Kreu Blog Faqe 259

Për një normalitet në marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë e jo për fjalë boshe !

0

Gjergj Kastrioti – Skenderbe në Prishtinë

‘

Nga Frank Shkreli 

17 Shkurti, 2026 shënoi 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në një shkrim të ditëve të fundit  Frank Shkreli: 17 shkurti – Pavarësia e Kosovës dhe shqiptarët e Amerikës | Gazeta Telegraf  jam shprehur se 17 Shkurti, si Dita e Pavarësisë së Kosovës, është gjithashtu edhe dita kur, të gjithë si shqiptarë pa dallim dhe kudo që jemi, kujtojmë në këtë ditë. Se liria dhe pavarësia kanë emër, sakrificë, por edhe përgjegjësi politike historike dhe kombëtare, sidomos, për klasën aktuale politike shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri, pasi të gjithë shqiptarët kudo e ndjejnë Kosovën si atdhe shpirtëror dhe histori të përbashkët. Argumentova se kjo është një datë që festohet si simbol i krenarisë dhe shpresës për të gjithë shqiptarët, ashtu siç është edhe 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. E kam thënë shpesh në të kaluarën se normaliteti dhe stabiliteti i marrëdhënieve në tërësi midis Shqipërisë dhe Kosovës është jetik për të ardhmen kombëtare dhe për integrimin euro-atlantik të shqiptarëve, para se të jetë vonë. Në dyzina artikuj gjatë viteve jam munduar të theksoj – që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot –nevojën urgjente për një normalitet të marrëdhënieve Tiranë-Prishtinë që duhet të bazohet, ndër të tjera, në disa shtylla kryesore.

Jam shprehur se elita politike në Tiranë dhe Prishtinë shpesh e përdor retorikën e të ashtuquajturit “partneritet strategjik”, midis dy shteteve shqiptare si një instrument mashtrimi politik për konsum të brendshëm, ndërkohë që në realitet këto marrëdhënie kanë pësuar gjatë viteve mungesa serioze, për të mos thenë fatale, siç është mungesa e një bashkrendimi të mirëfilltë të politikave të brendëshme dhe të jashtme midis Shqipërisë dhe Kosovës. Modestësisht, kam bërë thirrje nga hera në herë, për kundërshtimin nga të dy palët e nismave përçarëse, Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegraf,  ndërkohë që kam vlerësuar qëndrimin e udhëheqësve të Kosovës kundër nismave si “Ballkani i Hapur”, duke i cilësuar ato nisma përçarëse si projekte që mund të dëmtojnë pavarësinë dhe interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithsi, në favor të ndikimeve rajonale jo-shqiptare, serbo-ruse, e të tjera.   Kam nënvijuar gjatë viteve nevojën për basshkrendim — midis Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare — të politikës së jashtme. Kam bërë thirrje për një normalitet në marrëdhënie, që kërkon nga dy shtetet shqiptare të kenë një zë të unifikuar në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në raport me miqtë strategjikë si SHBA-ja, për të shmangur dështimet diplomatike dhe “turizmin politik”, historikisht, pa rezultate konkrete për asnjërën palë.

Kam folur shpesh mbi nevojën për politika të përbashkëta për tu mbrojtur nga ndikimet e huaja, historikisht, të dëmshme për interesat dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në trojet e veta shekullore. Në mënyrë të veçant kam paralajmëruar se “flirtimi” i udhëheqësve shqiptarë, në dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, me influencë të jashtme politike, ekonomike dhe fetare turko-ruse, paraqet një rrezik serioz për stabilitetin e të dy shteteve shqiptare dhe për vetë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, por edhe me shtetet mike perëndimore, siç ka provuar historia e viteve të fundit.

Shkak për këtë shkrim modest u bënë vizitat e Presidentit të Shqipërisë, Z. Bajram Begaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe takimet e tyre në Prishtinë — me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës – dhe takimet e tyre me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Kosovës, Z. Albin Kurti. Mediat vendase njoftuan se në takimet e tyre liderët më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës, “riafirmuan edhe njëherë partneritetin strategjik dhe vëllazëror”.  Fjalë që, fatkeqsisht, nuk është hera e parë që i dëgjojmë nga liderë shqiptarë në takime të tilla të përbashkëta në Tiranë ose në Prishtinë. Fjalimet e zjarrta, mbledhjet e përbashkëta ceremoniale midis dy qeverive dhe deklaratat e përvitshme për “vëllazëri të përjetshme”, nuk prodhojnë politika publike funksionale në asnjë fushë të marrëdhënieve të ndërsjellta. Sipas ekspertëve, shembëll i këtij dështimi janë marrveshjet e shumta të arrijtura gjatë viteve, por që shumica e tyre ende nuk zbatohen.

Duke marrë para sysh marrëdhëniet midis dy shteteve shqiptare gjatë viteve të fundit, të gjithë kemi qenë dëshmitarë se këto shprehje “vëllazërimi” kanë qenë dhe mbeten fjalë boshe të rastit dhe se realiteti i marrëdhënieve midis Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare, ka qenë dhe mbetet diçka krejt tjetër.  Këto takime në Prishtinë, ditët e fundit, dhe fjalët që u shkëmbyen midis liderve më të lartë të dy shteteve shqiptare më bindën edhe njëherë se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vazhdojnë të vuajnë nga mungesat e vjetra në marrëdhëniet dy-palëshe dhe se ato nevojitin një ndryshim rrënjësor, seriozitet kombëtar me vizion afatgjatë dhe jo fjalë simbolike boshe diplomatike, sa për sy-e faqe.

Gatishmëria për “Riafirmimin edhe njëherë të partneritetit strategjik dhe vëllazëror”, siç u shprehen këto ditë udhëheqsit e të dy palëve në Prishtinë, nuk mjafton. Fjalët nuk mjaftojnë më. Rëndësi kanë veprat!  Prej vitesh, raportet midis Shqipërisë dhe Kosovës shpesh janë shoqëruar me retorikë të zjarrtë patriotike, me mbledhje të përbashkëta qeverish, deklarata “vëllazërore” dhe fotografi ceremoniale. Por përtej simbolikës, realiteti kërkon diçka më shumë. Kërkon seriozitet kombëtar, vizion strategjik politik dhe ekonomik si dhe përgjegjsi institucionale. Nuk mjafton të flitet për ri-afirmim të “partneritetit vëllazëror”, në mënyrë emocionale, ndërsa në praktikë pengesat burokratike politike dhe ekonomike midis dy shteteve shqiptare vazhdojnë edhe kur bashkëpunimi ekonomik mbetet dukshëm nën potencialin e duhur dhe të nevojshëm për të dy palët.  Ndërkaq, politikat e jashtme nuk janë të harmonizuara dhe jo në shërbim të interesave madhore kombëtare të gjithë shqiptarëve, falë politikave dështuese të klasës aktuale politike që vepron më shumë në shërbim të interesave personale dhe partiake, se sa në interesin madhor kombëtar.

Shqipëria dhe Kosova ndodhen në një rajon ende të brishtë politikisht dhe ekonomikisht, të rrethuar nga armiq historikë të shqiptarëve, ku çdo mungesë bashkrendimi politik, ekonomik dhe në politikën e jashtme midis Tiranës dhe Prishtinës, është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet me mjaft mjeshtri politike e diplomatike nga Beogradi e Moska dhe nga nga faktorë të tjerë në Evropë dhe në Ballkan që nuk ua duan të mirën shqiptarëve, as nuk duan stabilitetin shqiptar as paqë të rajonit. Në këtë kontekst, përgjegjsia për këto mungesa të dëmshme bie këmbëkryq mbi klasën politike në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. Që Shqipëria dhe Kosova të kalojnë, më në fund, nga folklori politik i të ashtuajturit, “partneritet vëllazëror” dhe përtej fjalëve që dëgjuam në Prishtinë, ditët e fundit, me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, atyre u duhet një bashkpunim dhe bashkrendim më i ngusht, për të çuar përpara zbatimin e politikave serioze mbarë-kombëtare, bashkrenduese dhe shtet-formuese, Tiranë-Prishtinë, për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

Koha e fjalëve të mëdha boshe që nuk pasohen me vepra konkrete në marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë, ka kaluar. Qytetarët shqiptarë presin rezultate të prekshme e të dukshme. Ata kërkojnë treg të përbashkët ekonomik funksional, projekte infrastrukturore të realizuara, bashkëpunim arsimor e kulturor të institucionalizuar (abetarja e përbashkët nuk mjafton) dhe sidomos, shqiptarët kërkojnë një zë të forte dhe të unifikuar në çështjet politiko-strategjike në fushën e politikës së jashtme. Tirana dhe Prishtina duhet të sillen si dy shtete sovrane që e kuptojnë se forca e tyre rritet vetëm përmes bashkërendimit, jo përmes retorikës e përçarjeve.  Një marrëdhënie normale shtet me shtet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk e dobëson aspak idenë kombëtare — përkundrazi, e forcon atë mbi baza moderne, euroatlantike dhe institucionale.

Normaliteti në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk është retorikë, por nevojitë seriozitet kombëtar!  Është detyrim historik kombëtar e moral i liderve aktualë të dy shteteve shqiptare. Një mundësi që historia dhe miqët historikë të Kombit shqiptar ua ka dhënë shqiptarëve në shekullin XXI, nuk duhet të abuzohet as të mos përfillet, por të përdoret në maksimum për të mirën e të gjithë shqiptarëve pa dallim, në Ballkanin Perëndimor. Kjo mundësi e shqiptarëve nuk mund të mbetet kurrsesi një eksperiment politik i pa realizuar. Koha e simbolikës boshe ka mbaruar. Serioziteti kombëtar dhe normaliteti i marrëdhënieve Tiranë-Prishtinë nuk është dhe nuk mund të jetë një slogan por është një përgjegjësi historike, kombëtare dhe morale, për këtë brez të politikanëve shqiptarë sot. Trajtojeni si të tillë!

Shqiptarët e Gjenevës në përvjetorin e Festës Kombëtare të Pavarësisë – 17 Shkurt 2008

0

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Ditën e mërkurë, më 18 shkurt 2026, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, u organizua një veprimtari festive me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ky përvjetor i rëndësishëm i shtetësisë sonë mblodhi së bashku nxënësit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Gjenevë, mësuesit e tyre të përkushtuar, prindër, familjarë dhe bashkatdhetarë.

Atmosfera festive ishte e ngrohtë dhe plot emocion. Fëmijët, të veshur me ngjyrat e flamurit dhe me simbolet e atdheut, mbushën sallën me buzëqeshje dhe energji fëmijërore. Të gjithë ishin mbledhur për të festuar së bashku këtë datë historike, që për shqiptarët përfaqëson kurorëzimin e një rrugëtimi të gjatë sakrificash dhe përpjekjesh për liri.

Nxënësit u pritën me përzemërsi nga Konsullja znj. Floreta Kabashi, Udhëheqëse e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë. Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo përgëzoi fëmijët për ndjekjen e shkollës shqipe dhe për përkushtimin në mësimin e gjuhës amtare – gjuhës së të parëve, gjuhës së identitetit dhe të shpirtit kombëtar. Ajo theksoi rëndësinë që brezat e rinj, edhe pse larg atdheut, ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare si pasuri të çmuar.

Në këtë përvjetor u rikujtua se sa shumë luftë, sakrificë dhe qëndresë i është dashur popullit tonë për të fituar lirinë dhe pavarësinë. U shtrua natyrshëm pyetja: A duhet që fëmijët tanë ta njohin historinë e Kosovës? Përgjigjja ishte e qartë. Mësimi i drejtë dhe i vërtetë i historisë sonë i ndihmon ata të kuptojnë rrënjët e tyre, të respektojnë sakrificën e brezave paraardhës dhe të ndërtojnë me dinjitet jetën në shoqërinë ku jetojnë. Fëmijët tanë duhet të dinë se populli shqiptar ka luftuar me heroizëm e vetëmohim, ashtu si çdo popull tjetër që ka synuar lirinë dhe dinjitetin e vet.

Pjesa artistike e programit i dha festës një gjallëri të veçantë. Nxënësit recituan poezi kushtuar atdheut, kënduan këngë dhe mbajtën një garë diturie. Mësueset shprehën emocionin e tyre duke theksuar se kjo ishte një pasdite e organizuar me shumë dashuri, ku fëmijët patën mundësinë të shpalosin talentin dhe përgatitjen e tyre.

Mësimi i gjuhës shqipe në Gjenevë, ashtu si në mbarë Zvicrën, zhvillohet nën organizimin e shoqatës Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” shkurt LAPSH. Kjo organizatë ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite për të qenë sa më pranë vogëlushëve shqiptarë që jetojnë larg atdheut, duke u krijuar mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë dhe kulturën kombëtare.

Gjeneva zë një vend të veçantë në historinë e arsimit shqip në diasporë. Pikërisht në këtë qytet ka filluar për herë të parë mësimi plotësues i gjuhës shqipe më 26  shkurt 1988, me mësuesen Hidajete Dërmaku dhe mësuesin Sejdi Sopa. Ky muaj shkurt, përkon me 38-vjetorin e këtij misioni fisnik, që ka ruajtur gjuhën dhe identitetin kombëtar ndër breza.

Në këtë ditë feste e krenarie, të pranishmit jo vetëm që përkujtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por edhe festuan vazhdimësinë e një pune të palodhur arsimore e atdhetare në mërgatë. Urojmë që shkolla shqipe në Zvicër dhe në Gjenevë të vazhdojë me suksese rrugëtimin e saj, duke mbetur një vatër e gjallë e gjuhës, kulturës dhe dashurisë për atdheun në zemrat e fëmijëve tanë.

Më 19. 02. 2026

Ne dhe Ata, poemë liriko-epike e Arif Ejupit kushtuar minatorëve të Trepçës

2

NE DHE ATA

(Poemë liriko-epike kushtuar minatorëve të Trepçës)

Ne,
me durim e urtësi, nëpër dekada
kemi gjurmuar
në çdo damar të nëntokës
së Stantërgut, Hajvalisë, Artanës dhe Goleshit.

Me duar të përgjakura,
buzë të shkrumbuara
e fytyra të nxira katran
nga pluhuri, bloza e balta,
kemi ushqyer djajtë e kuq.

Ne,
me litarët e lidhur në bel
dhe vdekjen më afër
se këmisha në trup,
kemi jetuar
në zgafellet e errëta
si zogjtë në kafaz.

Ne,
që jemi flijuar për të tjerët,
jemi trajtuar
si skllevër të damkosur.

Ata,
që na kanë shfrytëzuar deri në palcë,
na kanë ofenduar
e denigruar.

Ata
na kanë mbajtur
shtatë ditë e shtatë net
të ngujuar si kafshët në thark,
pa ngrënë
e pa pirë.

Ata
e kanë përgjakur Kosovën,
e ne jemi munduar
t’ia ruajmë fytyrën
dhe t’ia pastrojmë plagët.

Me llambën e Diogjenit në ballë
e kazmën në duar,
kemi shkruar
në çdo shkëmb e gur
historinë e Kosovës.

Të 1300,
aq sa ishim,
prej thellësive 900 metërshe të nëntokës,
i kemi thirrur
lirisë së Kosovës.

Ata,
që na pinë gjakun
e na gërryen edhe kockat,
të dëshpëruar me ne,
na burgosën,
na rrahën,
na përzunë
pa rroba në trup
nga vendet tona të punës;
menduan
se na shuan fare.

Por ata harruan
se ne,
me urtësi e dinjitet,
u bëmë
roje e Atdheut.

Ata,
të turpit.
Ne,
të së vërtetës.
Ata,
të shkatërrimit të vetvetes.

Minatorë të Stantërgut,
Hajvalisë, Artanës dhe Goleshit —
rrënjë, trung dhe fryt
i pemës komb,
heroizmi juaj
u kujtoftë
për jetë e mot!

Arif Ejupi
Gjenevë, 20 shkurt 2026

Dekadencë

1

Dritan Goxhaj, Tiranë

Para disa ditësh, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari i Shtetit i Amerikës Marko Rubio përforcoi më qartë të gjitha ato që për një vit të presidencës Trump jemi munduar tia sqarojmë vetes kuptimin.

Tashmë Rubio, në emër të presidencës Trump dhe Amerikës e ndau mitin nga realiteti, slloganet nga struktura dhe thashethemet nga qëllimet perandorake. Rubio, ashtu si Trump më parë në fjalimet e tij, nuk tentoi të ndryshonte Perandorinë, por ai së bashku me Trump e bënë atë vulgarisht të ndershme.

Në Mynih Rubio e bëri të qartë se Trump nuk ka ardhur në pushtet për të shkatërruar Perandorinë – si mendojnë disa – por për ta racionalizuar atë.

Trumpin nuk e sollën në pushtet për të ndaluar luftërat, por e sollën për t’i bërë ato ekonomikisht më efikase për Perandorinë.

Dhe, në këtë rast kjo do të thotë se Perandoria nuk do ofrojë sovranitet e as do kthejë sovranitet aty ku ka humbur, por ajo thjeshtë do tarifojë sovranitetin e mbetur.

Në këto 35 vitet e fundit të gjithë ne kemi jetuar me një iluzion të sajuar po nga vetë ne, në lidhje me rolin e Amerikës në botë, ku i kemi imponuar bindjen vetes se ajo është një demokraci e qeverisur nga ligji, morali dhe të drejtat e njeriut.

Fuqinë e saj ushtarake e kemi përshkruar si mbrojtëse dhe dominimin e saj global si një domosdoshmëri bamirëse.

U krijua ky perceptim që zgjati kaq gjatë jo se ky ishte realiteti, por thjesht se dhuna u eksportua gjithnji në vende të tjera e jo te ne, sepse vuajtjet e të tjerëve u reduktuan gjithnji në statistika, sepse vrasjet dhe mizoritë u mbuluan me togfjalëshet “dëm kolateral”, “për nevoja të stabilitetit”, “ per te krijuar siguri”, etj.

Por i gjithë ky iluzion i krijuar ra brenda një kohe të shkurtër, ra i gjithi në këto dy vitet e fundit, menjëherë pas tetorit 2023.

Gjatë këtyre dy viteve genocidi, shkatërrimi, pastrimi etnik dhe vrasjet e 71.000 civilëve (të pranuar së fundmi edhe publikisht nga Izraeli – çfarë kanë për të thënë vallë tashti ata që i quanin gënjeshtra këto shifra?)- ku 25.000 prej tyre janë fëmijë, të vrarë nga ana e zionismit izraelit në Gaza, as nuk mund të mbuloheshin e as mund të filtroheshin.

Për herë të parë gjithë bota dhe edhe ne, pamë pa nevojën e ndonjë ndërmjetësi, por direkt se çfarë do të thotë mbështetje e pa kushtëzuar e Amerikës për shtetin zionisto-fashist të Izraelit.

Mbështetja që Amerika i dha këtij genocidi, ushtarakisht dhe diplomatikisht, shokoi më shumë se sa vetë vrasjet dhe genocidi.

Dhe lufta heroike e Hamasit në Gaza nuk nxorri në pah ndonjë gabim politik, por ajo rinxori në dukje sërish një ligj që Perandoritë e ndjekin si një model i parashikueshëm graviteti.

Dhe ky gravitet është momenti kur një fuqi, sado dominuese qoftë, humbet aftësinë për të reformuar veten, ose për t’i vënë vetes linja të kuqe.

Duke e sjellë në një pike, që një dijetar arab, Sejid Bekir al-Sadr, e ka përcaktuar si ligji i pasurisë: “Bollëku prodhon lodhje morale dhe në këtë moment shtrëngimi zëvendëson pëlqimin.

Dhe kjo pikë konsiderohet pika e dekadencës, ose Epoka e Dekadencës”.

Në këtë fazë, brutaliteti i përdorur nga Perandoria nuk bëhet për shkak të ndonjë gabimi, por bëhet me qëllim dhe është i pashmangshëm.

Pasi në këtë pikë të dekadencës, Perandoria nuk mund të qeverisë më nëpërmjet besimit, ashtu si ka bërë nga 1945 deri në vitin 1990, por ajo qeveris vetëm nëpërmjet forcës.

Dhe sa herë që kjo forcë e përdorur nga Perandoria na konvenon direkt neve, ne bëhemi me Perandorinë, bëhemi turq, gjermanë, rusë, kinezë dhe në fund amerikanë. Dhe, edhe pse mundohemi ta paraqesim atë si një qëndrim politik, ajo nuk është asgjë tjetër, vetëm se nevojë psikologjike.

Është një nevojë të cilën e mbulojmë si analizë, por që në fakt e bëjmë për kompesim, si një përpjekje për të gjetur një lloj konfirmimi të pritshmërive të paplotësuara nga Perandoria në trupin politik të dikujt tjetër.

Dhe sa herë që Perandoria e rradhës, ku jemi atashuar politikisht dhe psikologjikisht, thotë diçka jo të këndshme për një entitet politik për të cilin nuk kemi simpati, e lexojmë atë si një zbulim gjeopolitk.

Kur Perandoria bën marëveshje, ne e interpretojmë atë si fillimin e një rendi të ri.

Ndërsa kur ajo bën atë që di të bëjë më mirë, të ndërhyjë brutalisht nëpërmjet forcës, ne e justifikojmë si një “manovër taktike”.

Në këtë mënyrë të gjithë ne, duke u munduar të hiqemi filo amerikanë, jemi vetëm një shembull i një projeksoni periferik, duke i ushqyer vetes besimin se qendra e sistemit do të bëhet në një moment aleate e periferisë.

Është si të besosh se Perandoritë në momemte krize, ato do të bëhen të moralshme, sepse janë lodhur duke qënë të pamoralshme.

Dhe në këtë vitin e fundit, Peradoria në të cilëm ne jemi periferi e saj, ka treguar se ajo që e qujamë “Deep State (shteti i thellë)”, nuk është zhdukur, por thjeshtë është përshtatur.

Perandoria në këtë vitin e fundit nuk flet më për demokraci, por vetëm për stabilitet dhe siguri kombëtare.

Ajo nuk premton në asnjë moment vlera, por vetëm rezultate. Perandoria më në fund thjesht e çliroi sistemin e saj nga justifikimi, por ne sërish këtë e quajmë përmbysje sistemi.

Dhe si optimistë të pandreqshëm që jemi, menduam se ardhja e Trump në pushtet do të sillte një lloj Jalte të Re midis Perandorisë, Rusisë e Kinës, një Jaltë që do të përcaktonte një botë multilaterale.

Një histori e re e botës, të cilën një pjesë e mirë vazhdojnë ta besojnë se ndoshta do të vijë pas shkatërrimit që Perandoria do mundohet ti bëjë civilizimit iranian.

Dhe në këtë pikë, pamvarësisht fakteve që thonë të kundërtën, besimi se shaktërrimi mund të sjelli prosperitet, e redukton gjeopolitikën në dëshirë, dhe në këtë moment çdo lloj analize bëhet e pavlefshme.

Askush nuk guxon të mendojë e as të thotë se dhuna nuk sjell as stabilitet e as racionalitet edhe kur ajo ushtrohet nga Perandoria në të cilën ne jemi periferi. Por që kjo të thuhet e të pranohet duhet maturi.

Por maturia në periferi të Perandorisë zakonisht është një fenomen ekzotik, (që ka ardhur nga vise të largëta).

Dhe në këtë vitin e fundit shprehja “Amerika e Para” ka treguar se nuk do të thotë më pak Amerikë në botë, por krejt e kundërta – më shumë, më e ashpër dhe më e drejtpërdrejtë.

Në këtë vitin e fundit kërcënimi është kthyer në mjet të pedagogjisë morale, ndërsa aleatët në mallra shkëmbimi me një afat skadence.

Tashmë Peradnoria e ka paraqitur qartë se Rusia dhe Kina nuk mund të jenë partnerë të saj në një botë multilaterale, por probleme që duhen zgjidhur; Perandoria ka treguar se për këtë nevojë i duhet të instrumentalizojë Lindjen e Mesme, dhe po për të njëjtën arsye i është dashur e i duhet të disiplinojë Europën.

Ndërsa ne, si përherëm duke bërë tifozin për Perandorinë e radhës, shpresojmë se kësaj radhe Perandoria do na zgjidhë problemin e Kosovës duke “kastruar” Serbinë për ne, pa arritur të shohim se Trump i sheh krizat thjeshtë si çështje të maksimalizmit të pozicionit amerikan në botë, dhe jo me qëllimin për ta bërë atë një botë të drejtë.

Ky viti i fundit i Peradnorisë nuk duhet parë si një histori shpresash të tradhëtuara, por si një refuzim i vazhdueshëm i yni, për të parë realitetin në sy.

Kemi refuzuar e vazhdojmë të refuzojmë e të shohim se Trump nuk është alternativë, por një pasqyrë.

Kjo lloj shprese jo vetëm te ne por te të gjithë fqinjët në Ballkan, është treguesi më interesant sesi gjeopolitika nuk lexohet, por ajo vetëm imagjinohet.

Dhe imagjinohet se Peradoria është bërë e ndershme me ne, kur ndërkohë sa herë që një Perandori ndalon së pretenduari të jetë e moralshme, ajo thjesht është bërë e ndershme me veten, por jo me ne.

Dhe, duke qënë se kemi nevojë për ngushëllim, atëherë këtë gjë e shohim si shpëtim.

Dhe në këtë kërkim ngushëllimi i krijomë vetes gjithnji iluzionin e përhershëm se, duke zgjedhur Perandorinë mbi parimet, mendojmë se mund të ruajmë identitetin dhe dinjitetin.

20 shkurt 2026

Arrnautët e Sulltanit dhe Shqiptarët e Gjergj Kastriotit!

0
Shqiptarët ndahen në dy kategori, siç e ka thënë edhe i madhi Gjergj Fishta: në shqiptarë atdhetarë dhe në zuzarë, siç po e dëshmon edhe koha dhe siç po na përsëritet historia.
Gjithmonë, kur e thua të vërtetën, duhet të jesh i përgatitur dhe ta mbash pushkën plot kundër turmës së tradhtarëve dhe zuzarëve që i ke goditur si plumbi me të vërtetën që ua ke thënë troç. Trazimi dhe ulërimat e arrnautëve, zuzarëve të Sulltanit kundër patriotit dhe atdhetarit, luftëtarit të UÇK-së, zërit të lirisë Nesret Pllana, e tregojnë më së miri se në çfarë gjendje ka rënë ky popull dhe ky vend. Kjo dëshmon se një pjesë e madhe e këtij populli kanë qenë dhe janë gjithmonë zuzarë e tradhtarë.
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.
Kush janë këta arrnautë të Sulltan Muratit dhe talibanët e Iranit që u trazuan dhe po ulërojnë si hijena kundër patriotit Nesret Pllana dhe kundër gjithë patriotëve shqiptarë, kundër kulturës dhe traditave tona në të gjitha trojet ilire? Për ta kuptuar më së miri se kush janë, mjafton të shfletohen tefterët e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre dhe del qartë pasqyra e këtyre zuzarëve arrnautë.
Pikërisht kjo mostër gjakprishur, brez pas brezi, ka qenë në shërbim të pushtuesit që nga koha e Perandorisë Osmane, e më pas ka vazhduar si shërbëtore e Rankoviqit, Titos, Millosheviqit e deri sot, duke u shërbyer shërbimeve të huaja. Kjo racë zuzare gjithmonë ka luftuar dhe ka propaganduar kundër patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë, dhe për këtë shërbim është shpërblyer nga pushtuesit.
Shumë mësuesve dhe intelektualëve patriotë ua kanë marrë kokën pikërisht këta zuzarë, sidomos në kohën kur shqiptarët filluan të arsimoheshin pas Luftës së Dytë Botërore. Në krye me imamët e shërbimeve, kjo racë ka përgojuar, shpifur dhe përgatitur terrenin për likuidimin fizik të intelektualëve shqiptarë.
Kan være et bilde av tekst som sier 'Made in Serbia!'
Sot Kosova dhe të gjitha trojet ilire po rrezikohen nga kjo pjellë fanatikësh që po synon të infektojë rininë shqiptare me talibanizëm. Të financuar nga shërbimet serbo-ruse dhe nga disa vende aziatike, përfshirë Turqinë e sidomos Iranin, ata synojnë të shkombëtarizojnë shqiptarët dhe t’i shndërrojnë trojet ilire në zona fundamentaliste, siç ndodhi në Afganistan, Siri dhe shumë vende të Lindjes.
Futja e kësaj ideologjie u bë përmes një pjese të madhe të hoxhallarëve të shërbimeve të UDB-BIA-s dhe strukturave të huaja. Thirrja e ezanit nga minaret pesë herë në ditë, në formë ulërimash talibane, ka ndikuar fort në terrorizimin psikologjik të rinisë, duke krijuar breza të frikësuar dhe të nënshtruar.
Sot nuk bëhet më fjalë për besim e fe, por për hipnotizim dhe infektim ideologjik. Rinia shqiptare po shndërrohet në turma të manipuluara nga arrnautët e Sulltanit dhe talibanët e Iranit.
Kan være et bilde av tekst
Janë ndërtuar mbi 1500 xhami në Kosovë dhe në trojet shqiptare, ndërkohë që qytetarët ende bartin ujin me bidona, ujërat e zeza ndotin burimet e pijes dhe mbi 10% e popullsisë vuan nga kanceri për shkak të ndotjes së mjedisit.
Kan være et bilde av en eller flere personer og tekst som sier 'NU LUEP 利 DueA KURYAT VATEKOSOVES E KOSOVES'
Këta ekstremistë kanë filluar të futen edhe në institucionet shtetërore dhe në shkolla, duke përshtatur oraret mësimore sipas Ramazanit, gjë që përbën nënshtrim ndaj talibanizmit dhe shkelje të karakterit laik të shtetit, të garantuar me Kushtetutë.
Nëse shteti nuk merr masa ndaj këtij infektimi ideologjik, atëherë do të dalë përsëri dora e bardhë e popullit, ashtu siç doli dikur e lavdishmja UÇK.

Padinë dërgoje në gjykatë apo sheriat, por Allahun mos ma sill si avokat !

1

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

DËRGOJE PADINË NË GJYKATË A NË SHEJRAT , POR MOS MA SILL ALLAHUN SI AVOKAT !
Një komentues i shkrimeve të mia, i cili paska marrë rolin e “zëdhënësit” të një avokati të BIK-ut më kërcënoi publikisht mua dhe “rreth 20 të tjerë” me padi, duke përdorur një gjuhë rrugaçërie dhe një fjalor të ndyrë, ku përzihen sharjet, etiketime politike dhe kërcënimi fetar.
Së pari: padi dërgohet në gjykatë, jo në komente Facebook-u.
Kur dikush s’ka argument, del me kërcënim.
Kur s’ka fakte, del me baltë.
Kur s’ka moral, del me “Allahun” si shkop propagande.
Së dyti: ky nuk është debat.
Kan være et bilde av plakat
Kjo është përpjekje primitive për frikësim, ku çdo kritikë ndaj islamit politik shpallet “islamofobi”, ndërsa çdo shqiptar që mbron identitetin kombëtar etiketohet “serbofil”.
Kjo metodë është e vjetër, e ulët dhe e rrezikshme.
Në vend të argumentit, ai zgjodhi sharjen.
Në vend të mendimit, zgjodhi ofendimin.
Në vend të qytetarisë, zgjodhi kërcënimin.
Por le ta kuptojë mirë:
as unë, as askush që mendon lirshëm, nuk frikësohet nga kërcënimet në komente.
Unë e kam mbrojtur profesor Nisret Pllanën, sepse ai është intelektual dhe atdhetar.
Ai ka folur hapur kundër deformimit të identitetit shqiptar dhe kundër përdorimit të fesë si armë politike.
Kan være et bilde av tekst som sier 'CONSTANTINI I MADH PERANDORI ROMAK ME ORIGJINÉ ILIRE ヨジアーン SPQR ቁጥጥያ M Nga Dardania nẽ Fronin NgaDardaniankFroninePerandorise e Perandorisè'
Dhe pikërisht kjo i dhemb kësaj rryme:
sepse ajo nuk e duron shqiptarin e lirë.
Ajo do një shoqëri ku:
kush mendon ndryshe shpallet “armiq i fesë”,
kush flet për kombin shpallet “serbofil”,
kush e demaskon propagandën shpallet “islamofob”.
Kan være et bilde av tekst
Prandaj po e them qartë:
Dërgoje padinë në gjykatë, nëse e ke ligjin në anën tënde.
Por mos ma sill Allahun si avokat të kërcënimit.
Sepse Allahu (nëse ekziston) nuk është pronë e askujt,
dhe feja nuk është licencë për rrugaçëri.
Kan være et bilde av tekst
Në fund, kjo nuk është çështje “padi”.
Kjo është çështje e një ideologjie që kërkon frikë, heshtje dhe nënshtrim.
E ne, përballë kësaj, përgjigjemi me një fjalë:
Jo. Kurrë.
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.

Listat e hapura në favor të reformës zgjedhore në Mal të Zi

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Listat e hapura në favor të reformës zgjedhore

Duke marrë parasysh se pas miratimit  te ndryshimeve në ligjin zgjedhor(27 korrik 2025)  punët kanë ngecur   për të miratuar ndryshimet  që kanë të bëjnë kryesisht me listat e hapura zgjedhore  dhe rregullimin e regjistrit zgjedhor, anëtarët e Këshillit për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore  duhet të  përshpejtojnë punën në këtë drejtim,  sepse afati fundit është muaji qershor, për ta përfunduar këtë proces  të kornizës zgjedhore, ndërsa   mossuksesi eventual në këtë drejtim do të ishte goditje për demokracinë pluraliste  në Mal të Zi

Nga ndryshimi i pushtetit në Mal të Zi me 30 gusht 2020, në lidhje me reformën zgjedhore nuk është punuar pothuaj asgjë, ndërsa ne mbledhjen e Kuvendit, me 27 korrik 2025 deputetet miratuan ndryshimet në Ligjin për ndryshime  e plotësime  për zgjedhjen e këshilltarëve  dhe të deputetëve  ku risi paraqet listat e hapura, pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur në zgjedhje, barazimi i gjinisë femërore në parlament(40%), duke qenë një hap demokratik në zgjedhjen e qytetarëve në procesin  zgjedhor. Po ashtu  parashihet profesionalizimi  dhe depolitizimi i organit në realizimin e zgjedhjeve-Komisionit Qendror Zgjedhor, që është një hap përpara, ndërsa është vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen në një ditë (13 qershor 2027).

Ndonëse  çështja e reformës zgjedhore   ka qenë e  rekomanduar vite më radhë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por, jemi dëshmitarë se  ishin partitë politike të cilat këtë çështje e kanë margjinalizuar, për qellime të tyre politike.

Listat e hapura kundër partitokracisë 

Vetëm listat e hapura janë modeli transparent  për të eliminuar shtetin partiak dhe partitokracinë, e cila është e pranishme në çdo veprimtari shoqërore. Ndonëse nga data 30 gusht 2020 u bë ndryshimi i pushtetit, Mali I Zi vazhdon si më parë të jetë shtet partiak.

Listat e hapura  mundësojnë nivelin më të lartë  të demokracisë së drejtpërdrejt, si dhe mundësojnë përgjegjësinë e vet deputetëve sepse qytetarët suveronitetin e tyre iu bartin deputetëve në kuadër të listës përkatëse zgjedhore. Kemi të bëjmë me mundësinë që qytetarët do i votonin ata të cilët mendojnë se do ti përfaqësojnë  në mënyrë më të mirë në pushtetin lokal e ate qendror. Në këtë aspekt Këshilli për Reformën Gjiithëpërfshirëese Zgjedhore, duhet të vendosë për modelin përkatës zgjedhor që duhet të jetë në favor të qytetarëve e jo si deri me tash që ishte për partitë politike.

Në muajt në vazhdim do të dihet se kush është në të vërtetë për  ndryshime  për reformën zgjedhore, apo deklarohen vetëm për hir të opinionit.

Modeli i Kosovës më i pranueshëm

Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me modelin zgjedhor i cili deri me tash nuk ka qenë në praktikë në Mal të Zi, nuk ka dilemë se modeli me i pranueshëm i listave të hapura është ai i Kosovës. Nëse deri para zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025, qytetari në listën zgjedhore partiake, ka pasur mundësi të rrumbullakoj 5 kandidatë për deputet, nga ato zgjedhje në sajë të ndryshimeve të ligjit zgjedhor qytetarët tash kanë të drejtë të votojnë për 10 kandidatë. Në parlament do të hyjnë ata kandidatë të cilët do të marrin më së shumti vota prefirenciale drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa  renditja e deputetëve në listën zgjedhore partiake nuk luan rol sepse ajo definitive varët nga votat e qytetarëve në zgjedhje.

Shqiptarët me kërkesa të veçanta

Në mungesë të një platformë politike për shqiptarët në Mal të Zi  çështja e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Malit të Zi, mbetet çështje e hapur. Dhe nuk ka si të  jetë ndryshe sepse shqiptarët janë e vetmja popullsi sllave në Mal të Zi, e cila ka të veçantat e saja dalluese nga pjesëtarët e popujve të tjerë. Ndërsa këtij konstatimi duhet shtuar edhe numrin e vogël të popullsisë(5%), andaj pjesëmarrja në  zgjedhje kërkon një qasje të veçantë analoge me vendet demokratike, sipas standardëve ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë çështje duhet  koordinim i  partive politike të shqiptarëve  duke marrë parasysh se nuk kemi të bëjmë me çështje partiake, por  të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Andaj, në këtë aspekt përgjegjësia bie mbi partitë parlamentare  për të qënë në nivelin e detyrës  duke lënë anash animozitetet e interesat partiake. Në lidhje me këtë çështje  duhet të organizohet takim i veçantë duke ftuar  profesionist të kësaj fushe  duke u bazuar në legjislacionin vendor e standardët ndërkombëtare kur janë në pyetje popujt e ndarë, përkatësisht popujt pakicë.

Forumi Shqiptar me propozime

Ne lidhje me këtë çështje  deri më tash Forumi Shqiptar është paraqitur me një kumtesë(5.11.2025) ku trajton çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve në nivelin shtetëror, duke dalur me propozim konkret që:   shqiptarët duhet të kenë katër mandate të garantuara parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi dhe e dyta e drejta e vetos  nga shumica e deputetëve shqiptarë për ligjet dhe aktet  që rregullojnë drejtpërdrejt  të drejtat dhe liritë e pakicave.

Në lidhje me këto çështje do të diskutohet në kuadër të Këshillit Gjithëpërfshirës të Reformës Zgjedhore, por mbetet të shohim reagimin e anëtarëve të tjerë të këtij Këshilli dhe rekomandimet nga subjektët e tyre politike. Ndërsa mbetet të shohim si do të veprojnë në këtë drejtim anëtarët shqiptarë në këtë Këshill pavarësisht se propozimet  që shqiptarët të kenë mandate të garantuara në sajë të numrit të banorëve, nuk është kundër realitetit demografik dhe të skenës politike në Mal të Zi, sipas standardëve  ndërkombëtare, kur janë në pyetje pakicat kombëtare.

Përfundim

Nuk ka dilemë se  mundësia për realizimin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse,  do të mundësonte demokratizim të plotë të procesit zgjedhor, në përputhje me praktikat më të mira, standardet demokratike dhe respektimin e rendit kushtetues, është kërkesë demokratike.

Është koha e fundit që qytetarët  të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes listave të hapura; të zgjedhin drejtpërdrejt kryetarin e komunës, duke respektuar vullnetin e tyre në favor të demokracisë pluraliste. Ndërsa çështje e veçantë mbetën përfaqësimi autentik i popujve pakicë përmes konsenzuesit e jo mbivotimit si ka ndodhur në vitin 2011  me shqiptarët, kur humbën numrin e deputetëve  që jepte njësia e “veçantë” zgjedhore  nga pesë në tre siç është edhe tash në ligjin zgjedhor.

(Shkurt  2026)

Paradoksi i shtetit që proteston kundër mekanizmit që vetë e ka votuar

0
Dhomat e Specializuara janë produkt i një vendimi të Kuvendit të Kosovës. Deputetët që votuan krijimin e saj, në logjikën e rendit kushtetues, e transferuan një pjesë të sovranitetit juridik në një mekanizëm ndërkombëtar.
Kur përfaqësues të po atij rendi institucional shfaqen në protestë kundër një institucioni që buron nga një akt i tyre sovran, lind një tension normativ: a po kontestohet drejtësia, apo po kontestohet vetë vendimi politik i vitit kur u themelua gjykata?
Në demokracitë perëndimore, një dallim thelbësor bëhet mes: kritikës ndaj një vendimi gjyqësor, dhe delegjitimimit të vetë gjykatës si institucion.
Nëse protesta synonte të parën – ajo është pjesë e lirisë së shprehjes. Nëse rrezikon të perceptohet si e dyta – ajo hyn në zonën e konfliktit me parimin e sundimit të ligjit.
Paradoksi i shtetit që proteston kundër mekanizmit për të cilin votoi vetë ështëi vetë shteti (ose organi i tij përbërës, votues) që proteston kundër një mekanizmi që autorizoi, nxjerr në pah një tension themelor midis legjitimitetit demokratik dhe pushtetit strukturor. Kjo kontradiktë ndodh kur votuesit ose institucionet, pasi kanë “zgjedhur me vetëdije”, kanë votuar Dhomat e Posaçme (votim për degradim institucional të sistemit të brendshëm juridik), duke ndryshuar Kushtetutën, më pas i rezistojnë pasojave, zbulon konfliktin midis autoritetit shtetëror dhe cenueshmërisë së tij të natyrshme.

Bordi Paqes, pse mos ta zëvendësoj OKB-ën

0
Pse “Bordi i Paqes” të mos e zëvendësojë OKB’në?!!!
OKB është krijuar për të mbajtur ekuilibrin në mes dy superfuqive të kohës (ShBA’së dhe Rusisë Sovjetike), ndonëse në praktikë ato gjithmonë mosmarrëveshjet e tyre i zgjidhnin me anë të samiteve bilaterale.
Por, nga rënia e “Murit të Berlinit” bota ka ndryshuar rrënjësisht. Tashti e kemi një superfuqi me disa fuqi tjera.
Më Rusia nuk është superfuqi. Sepse për të qenë superfuqi nuk mjafton vetëm posedimi i armëve bërthamore. Për faktin se armë atomike të mjaftueshme për shkatërrim masiv kanë edhe Pakistani dhe India, pa përmendur Izraelin, Francën apo Mbretërinë e Bashkuar.
Tani superfuqia matet me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik, të cilat pastaj ju mundësojnë shteteve ndikimin global politik dhe ushtarak – e jo vetëm arsenali bërthamor.
Pastaj, në KS të OKB’ës, si anëtare permanente me të drejtë të vetos e kemi Francën dhe jo Gjermaninë, kur dihet mirëfilli se Gjermania është shtylla kryesore e UE’së, e cila ja imponon Francës (dhe anëtarëve tjera të UE’së) vullnetin e saj politik. Për mos ta përmend faktin se ekonomia e saj është dy herë më e madhe se e Rusisë.
E megjithate Gjermania nuk është anëtare e përhershme e KS kurse Rusia, Franca dhe Britania po!?
Po ashtu, India – e cila tashmë e ka kaluar Kinën për nga numri i banorëve – nuk është anëtare e përhershme. Pikërisht pesha demografike ishte arsyeja që Kina komuniste mori ulësen e përhershme në vitin 1971, duke zëvendësuar Republikën e Kinës (Tajvanin), etj.
Pra, realiteti gjeopolitik i vitit 1945 nuk përputhet më me realitetin kontaporan.
Fakt tjetër është se reformat në OKB, sidomos në Këshillin e Sigurimit, janë praktikisht të pamundura, sepse secili nga pesë anëtarët me të drejtë vetoje mund ta bllokojë secilën nismë që cenon interesat e tij, dhe ky fakt e bën strukturën aktuale të ngrirë dhe joefektive.
Shih për këtë, ngase OKB’ja – dhe sidomos Këshilli i Sigurimit – e ka konsumuar modelin e vet historik, atëhere pse nuk po bëjka që “Bordi i Paqes” të zhvillohet paralelisht dhe në një të ardhme të afërt ta zëvendësojë OKB’ën, afati së cilës i ka skaduar?!
Sidomos kur edhe ne – Kosova dhe Shqipëria – jemi pjesë e kësaj nisme.

Urime festën e bekuar të Ramazanit, Insh’Allah zoti ua bënë kabull që të keni agjërim të lehtë, thotë i jauj Lirim Patrioti

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti

Urime festën e bekuar të Ramazanit.

Allahu jua lehtësoftë agjërimin ditën dhe tretjen e ushqimit natën, dhe jua ulttë në sofër Mujën dhe Fatën.

Zoti ua dërgoftë burrave çdo ditë në vizitë Duda Baljen, ndërsa grave Altin Llallen, që t’i argëtojnë me humor mbi rimorkion e traktorit, duke i incizuar me kamera kameramanësh dhe duke i shfaquar në ekran të televizorit.

Allahu i Madhëruar ju ruajtë nga mbyllja e zorrës së trashë dhe jua laftë Isa Mustafa prapanicën me sapun apo me faks.

Allahu i Plotfuqishëm jua ëmbëlsoftë seksin pas syfyrit, nëpërmjet melekut Lirim, i cili e di saktësisht se kujt i del dhe kujt i hyn.

Insh’Allah !