Kreu Blog Faqe 258

Restorante me dyer të mbyllura për Ramazanin politik, që ndikojnë “të agjërosh” edhe kur as që të ka shkuar mendja për agjërim

1

Sak Muji, Rugovë

Republika me stomak të mbyllur

(Ku të ha bukë në shtetin laik?)

Sot bëra një veprim që në çdo vend normal do të ishte i zakonshëm: u afrova te dera e një restoranti për të ngrënë bukë. Jo për protestë. Jo për provokim. Jo për debat teologjik. Vetëm për bukë. Por dera ishte e mbyllur. Perdet e lëshuara. Qyteti në heshtje. “Është Ramazan”, më thanë.

Dhe papritur kuptova se stomaku im kishte hyrë në kalendar fetar pa më pyetur. Unë nuk dua të agjëroj. As pak. As simbolikisht. Madje dua tre racione në restorant. Sepse uria ime nuk është deklaratë politike. Dhe ngrënia ime nuk është akt rebelimi. Agjërimi është sakrificë personale.

Respekt për këdo që e bën. Por sakrifica është e vlefshme vetëm kur është e zgjedhur — jo kur shndërrohet në rregull kolektiv. Nëse lokalet mbyllen për ata që nuk agjërojnë, atëherë nuk kemi më liri fetare — kemi imponim social.

Nëse shkollat ndryshojnë orarin për arsye fetare, atëherë nuk kemi më neutralitet — kemi dorëzim institucional.

Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës, është shtet laik. Laik do të thotë: shteti nuk agjëron. Shteti nuk ha. Shteti garanton që secili të bëjë zgjedhjen e vet. Sot unë zgjedh bukën. Jo fshehurazi. Jo me turp. Jo me arsyetim. Thjesht si qytetar.

Ironia është kjo: Agjërimi duhet të jetë akt force shpirtërore. Por nëse për të funksionuar duhet të mbyllen dyert e qytetit, atëherë çfarë force është ajo?

Unë dua të hy në restorant. Të ulem. Të porosis. Të ha bukë. Pa u ndier si shkelës i një rregulli të padeklaruar. Sepse liria nuk matet me atë sa sakrifikon, por me atë sa lejon të tjerët të jetojnë ndryshe.

Nëse sot duhet të kërkoj leje për të ngrënë, nesër do të duhet leje për të menduar. Dhe aty fillon fundi i shtetit laik. Unë dua bukë. Nuk më intereson kalendari fetar. Dua tre racione. Sepse kam uri — dhe kam të drejtë.

Dakord…?

Sak Muji smuji’26

Inflacioni i Akademikëve – kur manteli bëhet më i rëndë se bibliografia

0
Agim Vuniqi, Vashington
____
Ka kohë që në hapësirën tonë publike po ndodh një fenomen interesant: titujt akademikë po shpërndahen me një ritëm që do ta kishte zili edhe tregu i pasurive të paluajtshme. Çdo javë dikush shpallet “akademik”, çdo muaj themelohet një “akademi”, dhe çdo sezon diplomimi shoqërohet me një fotografi me mantel, kapelë katrore dhe buzëqeshje solemne.
Nëse do të ishim të sinqertë me veten, do ta pranonim se fjala “akademik” ka filluar të përdoret me një fleksibilitet që do ta shqetësonte edhe vetë Platoni po të ngrihej nga Akademia e tij.
Sepse, sipas logjikës sonë aktuale, akademik janë edhe fëmijët që ndjekin “Akademinë e Futbollit”, edhe pjesëmarrësit e “Akademive Përkujtimore”, edhe anëtarët e ndonjë forumi lokal që mban fjalime të gjata për historinë universale të fshatit. Fjala është shndërruar në një dekor – një shenjë dalluese, një medalje që vishet mbi xhaketë.
Një anekdotë e vogël
Një mik më tregonte se në një ceremoni, prezantuesi lexonte CV-të me një frymë heroike:
“Doktor, profesor, akademik, ekspert ndërkombëtar, strateg global…”
Kur mbaroi lista, një i moshuar nga fundi i sallës tha me qetësi:
“Po mirë, a ka ndonjë njeri këtu që punon edhe diçka?”
Salla qeshi. Por brenda asaj batute fshihej një pyetje serioze: a po e zëvendësojmë punën me titullin?
Pse kjo etje për grada?
Në shoqëritë tona të tranzicionit, ku suksesi shpesh matet me dukje, titulli bëhet një formë sigurie psikologjike. Është si të vendosësh një targë “VIP” në portën e shtëpisë: nuk të ndryshon domosdoshmërisht përmbajtjen, por të jep ndjenjën e dallimit.
Ka edhe një dimension tjetër: krahasimi shoqëror. Kur sheh deputetë, profesorë, drejtues institucionesh me tituj të dyshimtë, lind tundimi për të hyrë edhe ti në lojë. Në një ambient ku grada perceptohet si kapital simbolik, ajo bëhet mjet për t’u dëgjuar më shumë, për t’u ftuar në tryeza, për të nënshkruar me një “Dr.” përpara emrit.
Por shkenca nuk është dekor. Ajo është proces. Është metodë, verifikim, botim, kritikë, citim. Është mundi i heshtur në laborator, në arkiv, në terren. Akademiku i vërtetë njihet nga bibliografia, jo nga pankarta.
Anekdota e dytë
Në një bisedë shoqërore, dikush prezantohet:
“Unë jam akademik.”
Tjetri pyet me sinqeritet:
“Në cilën fushë?”
“Eh… në fushën e përgjithshme të mendimit kombëtar.”
Kjo përgjigje do të ishte komike, po të mos ishte tragjikomike.
Sepse kur termat humbasin kuptimin, shoqëria humb busullën. Inflacioni i titujve prodhon një paradoks: sa më shumë akademikë, aq më pak autoritet real akademik. Dhe në fund, edhe ata që kanë punuar me ndershmëri paguajnë çmimin e dyshimit kolektiv.
Titulli si kurorëzim, jo si trampolinë
Duhet të jemi të drejtë: shumë njerëz, sidomos në moshë të shtyere, e shohin një titull si përmbyllje simbolike të një jete pune. Nuk ka asgjë të keqe në dëshirën për dinjitet. Problemi fillon kur dinjiteti kërkohet me rrugë të shkurtër, kur etiketa zë vendin e përmbajtjes.
Një shoqëri e shëndetshme nuk ka frikë nga titujt, por as nuk i idolizon. Ajo kërkon standarde. Transparencë. Vlerësim real të kontributit. Sepse ndryshe, universiteti rrezikon të shndërrohet në skenë ceremoniale me shumë mantelë dhe pak laboratorë.
Një reflektim i qetë
Në fund të fundit, i ditur mund të jetë edhe mësuesi i përkushtuar në një shkollë periferike, edhe inxhinieri që zgjidh një problem teknik pa bujë, edhe studiuesi që boton në heshtje pa kërkuar dekorata. Ata mund të mos kenë gjithmonë titullin e madh, por kanë peshën e dijes.
Dhe ndoshta kjo është ironia më e bukur: titulli më i madh nuk është ai që shkruhet para emrit, por ai që fiton pas tij – në mendjen e njerëzve.
Fundi i artë
Le t’i lëmë njerëzit të gëzohen me arritjet e tyre. Le t’i respektojmë ata që kanë punuar ndershmërisht. Por njëkohësisht, le ta ruajmë kuptimin e fjalëve.
Sepse “akademik” duhet të jetë emër përgjegjësie, jo dekor.
Në një kohë kur manteli vishet lehtë, pesha e vërtetë mbetet bibliografia.

Riinterpretimi shkencor i një procesi historik të Kosovës

0
Nga Ramadan Musliu*
_____
-Jusuf Buxhovi: “KOSOVA” VI, VII dhe VIII, boti “Jalifat Publishing” Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018.
Projekti kapital, “Kosova”, përkatësisht historia e Kosovës, u plotësua edhe me vëllime VI,VII dhe VIII, duke e rrumbullakuar dhe përfunduar një histori të shtetësisë, por edhe etnisë. Pesë librat e mëhershëm trajtuan në kontinuitet çështjen shqiptare të Kosovës që nga antikiteti, duke kaluar nëpër mesjetë, periudhën e sundimit osman, pavarësinë dhe periudhën e pasluftës së Dytë Botërore, ku u bë një sintezë të dijeve, duke hapur edhe perspektiva të reja të interpretimit të faktografisë të historike së këtij vendi, por edhe të plotësimit të kësaj faktografie.
Tre vëllimet e reja, Libri i VI, Kosova 1999-2001 (Lugina e Preshevës, Maqedonia); Libri i VII – Kosova 2002-2008 dhe VIII – Dokumente, Kongresi i Berlinit 1878, Lidhja shqiptare 1878-1881 – përmbyllin këtë projekt kapital për historinë e këtij vendi
Tre vëllimet trajtojnë periudhën më të re, që nga ndërhyrja e forcave të NATO-s, 1999, domethënë nxjerrjes së Serbisë nga Kosova, që nënkupton ndërprerjen e statusit të Serbisë si okupuese e territoreve shqiptare, vetëm se kësaj here me një ndryshim kualitativ, pezullimin e sovranitetit serb mbi Kosovën dhe krijimin e një subjektiviteti fillimisht jo të qartë, ashtu siç ishte edhe gjendja me Marrëveshjen e Rambujesë, e pranuar vetëm nga pala kosovare, për ta përmbyllur më shpalljen e pavarësisë të 17. Shkurtit të vitit 2008 dhe aprovimin e kushtetutës së shtetit të ri.
Libri i gjashtë fillon pikërisht më ndërhyrjen e NATO-s, krijimin n e gjendjes së protektoratit ndërkombëtar, gjendje e legjitimuar me Rezolutën shumë të njohur të OKB-ës, 1244., përmes të cilës operacionalizohen edhe përgjegjësitë ndërkombëtare dhe kompetencat vendore. Përgjegjësitë ndërkombëtare shtrihen në përgjegjësinë e administrimit, që i takon UNMIKU-ut, kurse çështja e sigurisë, KFOR-it, që të dyja me imunitet ndaj çdo qëndrimi të institucionet vendore.
Është kjo faza e parë protektoratit që fillon me ndarjen e sektorëve ushtarakë, nga e cila pasojnë edhe shumë probleme të tjera, çfarë është edhe ndarja e Veriut të Mitrovicës. Po në këtë pjesë trajtohet edhe problemi i trupave ruse, të cilat ishin një nga shkaktarët gjendje kaosi, të cilën shqiptarët e paguan shumë shtrenjtë. Në vijim autori merret me vakuumin institucional dhe përpjekjet për mbushjen e tij me të ashtuquajturën Qeveri e përkohshme, e cila legjitimoi dhunën, mafiozitetin dhe kaosin që na përcjell deri në ditët tona. Duke qenë kritik ndaj zhvillimeve politike doemos se trajtohet edhe roli i strukturave ndërkombëtare dhe partneriteti i tyre ma klanet politike mafioze vendore.
Në librin e gjashtë në mënyrë shumë analitike Buxhovi i qaset të gjitha dukurive, veprimeve dhe metodologjisë së qeverisje së te dy palëve duke definuar shumë çështje, veçmas duke tipizuar stadet e qeverisjes së UNMIK-ut . Autori bën një zbërthim pothuajse shterues jo vetëm të dy pushteteve paralele, atij ndërkombëtar dhe vendor, por analizon edhe sjelljen e faktorit vendor, duke trajtuar shumë çështje, që nga demilitarizimi i strukturave të UÇK-ës, shndërrimi i saj në formacione të SHPK dhe TMK, por edhe të strukturave klandestine, çfarë ishin shërbimet sekrete partiake, të cilat kishin funksione specifike, që ndikuan në erozionin gradual të mekanizmave të shtetit, duke mos lënë anash edhe rolin stimulues i të ndërkombëtare në këtë proces, falë imunitetit që kishin me Rezolutës 1244.
Një pjesë e librit i kushtohet përpjekjeve për ta rikëndullur këtë vend të rrënuar ekonomikisht, por edhe fizikisht nga barbaria serbe.
Një hapësirë të madhe në libër zë trajtimi i çështjes shqiptare në territorin më të gjerë etnik. Autori i qaset problemit të Luginës së Preshevës dhe lufta e UÇPMB-ës, si problem të pazgjidhur shqiptar.
Po kështu edhe problemi i Maqedonisë është i trajtuar gjerësisht, duke prekur çështjen shqiptare të Maqedonisë dhe suksesivitetin që nga antikiteti e deri më tani si problem etnik shqiptar. Këtu trajtohet edhe lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, fillimet e saj, sukseset në front, duke u bërë pala fituese e luftës, por edhe dështimet në politikë dhe në diplomaci, çështje që përmbyllet me Marrëveshjen e Ohrit, joefektive dhe e pazbatuar deri në fund.
Ndërkaq libri i shtatë (7) i Kosovës, që përfshin periudhën2002-2008, trajton zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, pas instalimit të qeverisjes së UNMIK-ut,duke veçuar dy etapa të qeverisjes, të cilat shpijnë nga definimi i statusit final të Kosovës, me shpalljen pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008.
Autori trajton të gjitha zhvillimet, madje në mënyrë paralele, institucionalizimin e jetës shtetërore, por edhe dukuritë, siç janë: siguria dhe problemet etnike, krijimi i strukturave kriminele, problemin krimit të lidhur me politikën. Po ashtu një hapësirë e dukshme i është kushtuar sjelljes së ndërkombëtarëve, të cilit nuk mund të gjenin një zgjidhje optimale për Kosovën për shkak se nuk ekzistonte një koncenzus i gjerë rreth statusit të ardhshëm, prandaj edhe vetë ndikonin në zvarritjen e statusit, duke shpikur kushte të ndryshme dhe duke shantazhuar faktorin vendor. Ndër këto kushte pa dyshim si ishte projekti i standardeve para statusit, për të cilin e dimë se si u shfaq befas ashtu edhe humbi. Në këtë kohë shfaqet edhe Serbia si faktor shantazhues me të gjithë aleatët e vet, duke ofruar version pas versioni lidhur me statusin, të gjitha sipas kutit t saj.
Statusi i pazgjidhur është edhe shkasi kryesor i trazirave të marsit (17-18 mars) të vitit 2004, të cilat u bënë gur në qafë për shqiptarët shqiptarëve si inicues të dhunës kinse etnike.
Gjatë kësaj kohe shfaqen edhe opsione të ndryshme, të cilat shkonin në disfavor të palës kosovare, duke e vënë në rolin e fajtorit kujdestar. Një nga këto projekte ishte edhe ai i decentralizimit, me të cilin sikur thuhet koncepti i një shoqërie multietnike ngase krijohen komuna etnikisht dominuese serbe. Të cilat marrin funksion të penguesve të marrjes së vendimit për një status përfundimtar të Kosovës.
Po gjatë kësaj periudhe, fjala është për vitin 2003 dhe zgjedhjet e dyta, sikundër edhe që edhe Tribunali i Hagës fillon të merret edhe më shqiptarët, duke minimizuar fajin serb. Me këtë rast ndodh edhe arrestimi i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pas këtyre ngjarjeve të bujshme ndodh edhe një konfuzitet në skenën politike për shkak të sëmundjes së presidentit Rugova, i cili ishte orientues i proceseve politike në planin ndërkombëtar. Është koha kur hapen negociatat për statusin e Kosovës dhe kur bashkësia ndërkombëtare fillon të merret më seriozisht më statusin e ardhshëm. Krijimi i Grupit të Unitetit, të cilin e përbente spektri politik parlamentar, nxjerr shqiptarët si një faktor politik, i cili megjithatë, përkundër krizave të shumta, në një situatë historike diti të krijojnë unitet rreth çështjeve vitale për vendin. Në këtë kohë zhvillohen bisedimet e Vjenës, ku shtrohen në tryezë të negociatave shumë probleme të pazgjidhura. Ndër këto probleme, për të cilat shqiptarët dalin si pala e humbur, është ajo e trashëgimisë kulturo-historike, kur Serbisë jo vetëm se i falen objektet kulturo-historike, të cilat për shkak të politikës ekspansioniste serbe ishin shndërruar në objekte të kultit, çfarë ishin kishat ortodokse dikur që të gjitha shqiptare, por i falet e drejta e rreme historike ndaj Kosovës. Rreth këtij problemi ndërkombëtaret marrin qëndrime radikale, duke ua dhënë këto objekte serbëve dhe duke e faktorizuar pa nevojë, më herët përmes decentralizimit e tani përmes kishave, të cilave u jepen toka si zona mbrojtëse, të cilat nuk i kishin pas kurrë as në kohën monarkisë serbe.
Një vend të dukshëm në trajtim zënë zhvillimet që vijnë pas zgjedhjeve të treta qendrore, me ç’rast fiton PDK dhe Pushojnë shantazhet rreth kohës së zgjidhjes së statusit final. Gjatë kësaj kohe vazhdon operacionalizmi i Pakos së Ahtisarit, krijimi i rrethanave për shpalljen e Pavarësisë, e cila u bë më 17 shkurt të Vitit 2008. Është koha edhe e aprovimit të Kushtetutës së shtetit të ri, procesi i njohjeve dhe periudha e mbikëqyrjes ndërkombëtare.
Libri i tetë sjell dokumentet më relevante që lidhen me historinë e etnisë dhe të shtetësisë shqiptare, por edhe të subjektivitetit shtetëror të Kosovës. Në këtë vëllim kemi Vendimet e Shën Stefanit, Protokollet e Kongresit të Berlinit dhe të Lidhjes së Prizrenit. Më këtë rast duhet theksuar se në ky libër paraqet matricën historike për studimet e ardhshme historiografike që lidhen me një periudhë shumë të rëndësishme për kombin. Vlera e këtyre dokumenteve është se jepen në gjuhën e origjinalit dhe të përkthyera në shqip, gjë që ua lehtëson punën studiuesve tanë të ardhshëm, duke i liruar nga citatomania e autorëve serb dhe shtrembërimeve në interpretimin e dokumenteve, të cilat, pa asnjë qëndrim kritik, janë plasuar dhe janë shndërruar në të vërteta të pa kontestueshme kur është shkruar për këtë periudhë.
Në fund të themi se këto tre libra përmbyllin një projekt gjigant, çfarë është historia e shtetësisë së Kosovës dhe e popullit shqiptar, si banorë autokton të këtyre hapësirave. Botimi i këtij projekti kapital historiografik ndërprenë traditën e shtruarjes kolektive të historisë, çfarë ka ndodhur më herët me projektet analoge që ishin prodhim i instituteve shkencore dhe akademive, botime që mund të kishin vetëm funksion të librave mësimor, por jo edhe të historive kritike, çfarë është tipologjikisht historia e Buxhovit, Kosova në tetë libra, ku bëhet edhe sinteza e informacionit më të hershëm, kësaj herë shumë të gjerë për shkak të mundësive të mëdha të vjeljes së informacionit, por edhe të interpretimit e veçmas të riinterpretimit të një procesi historik.
(Prishtinë, 2018)
* Autori i kësaj analize historike për veprën e historianit e shkrimtarit Jusuf Buxhovi, ka vdekur në kohën e Covid19 në Prishtinë.

Përulje për Ramazan, trashëgimia kristiane po fshihet

0

Komuna e Oslos i ka ndez dritat për ndriçimin për Ramazan në Borggården, pranë Këshillit Komunal të Oslos. Foto: Alf Simensen . Përpara këshillit të qytetit të Oslo, Ramazani u shënua dukshëm vitin e kaluar. Foto: Alf Simensen / NTB

John Martin Johansen / Document.no

Ndërsa sapo kemi kaluar gjysmën e shkurtit, kemi qenë dëshmitarë të një shembulli fascinues dhe të çuditshëm të dyfishtë-moralit në shoqërinë norvegjeze.

E mërkurë, më 18 shkurt, shënoi një përputhje të rrallë kalendarike. Ishte fillimi i muajit të agjërimit mysliman Ramadan dhe agjërimi tradicional kristian me Dielën e Hirit. Por nëse ndjeki mediat norvegjeze ose dëgjoni politikanët tanë, do të mendonit se Norvegjia ishte vetëm një vend islamik.


Foto ilustruese: Fastelavnsbolle është një bukë gruri, shpesh e prerë horizontalisht, e mbushur me krem të rrahur dhe reçel dhe e spërkatur me sheqer pluhur. Bukët shërbehen të Dielën e Agjërimit,
Foto: Gorm Kallestad / NTB

Kur fillon muaji i Ramazanit, ministrat, kryebashkiakët dhe redaktorët pengohen nga vetja për të qenë të parët që uronin. Ka një garë për të dërguar përshëndetje me ‘Ramadan Mubarak’ në të gjitha kanalet. Gazetat mbushen me lajme të gëzuara për mënyrën se si muslimanët e thyejnë agjërimin, çfarë hanë për iftar dhe sa i rëndësishëm është ky muaj për bashkësinë në shoqëri.

Edhe rrjetet e supermarketeve pastrojnë raftet e veta për të vendosur hurma dhe mish halal për klientët e tyre. Norvegjia zyrtare qëndron në gatishmëri për të festuar një fe të importuar.

Po ç’ndodh me Dielën e Hirit dhe fillimin e agjërimit 40-ditor kristian që çon drejt Pashkës? Ajo u kalua në heshtje të plotë. Asnjë zë nga udhëheqja politike e vendit. Asnjë shkrim i lajmit në kanalin shtetëror mbi rëndësinë e reflektimit dhe kursimit në traditën kristiane. Dita e Hirit u reduktua në një kllapa të padukshme në kalendar, plotësisht e zhdukur nga vëmendja masive ndaj islamit.

Kjo nuk është thjesht harresë. Është një simptomë e një urrejtjeje të thellë kulturore ndaj vetes. Jemi bërë kaq të dëshpëruar për të dukur tolerantë dhe përfshirës ndaj të huajve, saqë aktivisht fshijmë rrënjët tona. Vlerat kristiane që kanë ndërtuar këtë vend dhe kanë formuar moralin, ligjet dhe kulturën tonë për mijëvjeçarë, tani trajtohen si një relike e sikletshme dhe e vjetëruar që më mirë të fshihet.


Foto ilustruese : fillimi i agërimit
Foto: Gorm Kallestad / NTB

Në të njëjtën kohë, islami ngrihet në një piedestal si viçi i ri i artë i shoqërisë.

Kur ne ndalojmë së vlerësuari historinë dhe traditën tonë, në të vërtetë kemi hequr dorë nga të qenit një komb kulturor. Një vend që turpërohet nga trashëgimia e vet dhe që i jep gjithë hapësirën në publik zakoneve të huaja, në fund do të humbasë vetveten.

Kush do të dijë nëse nxënësit në shkollat norvegjeze dëgjuan diçka për Dielën e Karnevalit, e Hëna Blu, E Mërkura e Dhjamit dhe Mërkura e Hirit këtë vit, sepse për Ramazanin patjetër që do të dëgjojnë.

Është koha që të ndalojmë së përkuluri për korrektësinë politike dhe në vend të kësaj të fillojmë të kërkojmë të njëjtën respekt për traditat tona që ne shpërndajmë bujarisht për të tjerët.

Kryper for ramadan, den kristne arven viskes ut

Ai që e mendon mërgatën si “barrë” apo “gërrnaça”, ai nuk do t’i njoh realitetet kah kanë kaluar njerëzit

1
Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm.
Të quash diasporën “barrë” apo “gërrnaça” është mohim i realitetit historik, social dhe politik të Kosovës.
Mos na fyeni mërgimtarët , sepse disa e shitën atdheun, jo ne.
Për ata që sot sulmojnë mërgimtarët, që na quajnë “gërrnaça” dhe na tregojnë me gisht sikur të ishim barrë për Kosovën, ka ardhur koha të thuhet e vërteta , pa zbukurime dhe pa frikë.
Unë u largova nga Kosova pesë vite pas përfundimit të luftës. Jo sepse nuk e desha atdheun, por sepse atdheu nuk më mbrojti. Në atë kohë nuk qeveriste Albin Kurti, por një klasë njerëzish që u “doktoruan” pa ditur as sa shkronja i ka alfabeti ynë, pa dije dhe pa moral, duke e kapur shtetin për interesa personale. Në atë sistem u rrita, u formova dhe u thyeva.
Rinia ime rrezikohej çdo ditë. Nuk kishte perspektivë, nuk kishte drejtësi, nuk kishte siguri. Institucionet ishin të kalbura nga korrupsioni dhe heshtja kriminale. Në shkolla dhe institucione, aty ku duhej të kishte dije dhe mbrojtje, kishte frikë dhe abuzim. Disa nga ata që mbanin tituj profesorësh, disa njerëz të shtetit, e shiheshin një vajzë 15-vjeçare si objekt seksual, e jo si fëmijë që duhej mbrojtur.
Ky është krim.
Dhe ky krim na dëboi nga vendi ynë.
Por kjo nuk ishte e vetmja tradhti.
Tradhtia më e madhe ishte se disa keqpërdorën emblemën e UÇK-së, u mbështollën me sakrificën e luftës dhe e përdorën gjakun e dëshmorëve për interesa personale për pushtet, pasuri dhe imunitet. Ata e dredhuan idealin e luftës, e deformuan qëllimin e shenjtë për liri dhe e shndërruan atë në monedhë politike.
Kjo është plagë e hapur për Kosovën.
Dëshmorët nuk ranë që sot fëmijët të ikin nga vendi i tyre.
Nuk ranë që vajzat të mos ndihen të sigurta në shkollë.
Nuk ranë që mërgimtarët të fyhen nga ata që e përdhosën luftën.
Prandaj mos e fajësoni mërgatën pse e do atdheun e saj. Mos e fajësoni mërgatën pse e mban Kosovën gjallë me remitenca, me zë, me mall dhe me sakrificë. Ne nuk ikëm nga Kosova ne ikëm nga padrejtësia, nga korrupsioni dhe nga tradhtia e atyre që u fshehën pas flamurit për të mbushur xhepat e tyre.
Mos e sulmoni këtë pjesë të Kosovës që jeton jashtë, që ëndërron kthimin dhe që shpesh vdes në mërgim me emrin e Kosovës në buzë. Mërgimtari nuk është armik i Kosovës , armik është ai që e shiti Kosovën nga brenda.
Edhe unë dua të kthehem një ditë. Por dua të kthehem në një Kosovë të drejtë: ku vajzat e mia vlerësohen, mbrohen dhe ndihen të sigurta; ku emri i UÇK-së nderohet me drejtësi, jo me korrupsion; ku gjaku i dëshmorëve respektohet, jo keqpërdoret.
Dashuria për atdheun nuk matet me vendbanim, por me ndershmëri, drejtësi dhe guxim për ta thënë të vërtetën.
Dhe ju që sulmoni diasporën, ju rikujtoj: votat tona nuk kanë shkuar vetëm për Vetëvendosjen, por për të gjitha partitë. Prandaj tregoni pjekuri politike. Hapuni për bashkëpunim për të mirën e Kosovës. Mos u sillni si ato vjehrra shpirtkëqija që, nga inati ndaj nuses, thonë: “le të vdesë djali”.
Sepse kur ju duhej zëri i mërgatës si në manifestimet masive para Hagës diaspora ishte e mirë, e bashkuar dhe e dobishme. Sot, kur kërkojmë respekt dhe bashkëpunim, papritur bëhemi “barrë”.
Kjo hipokrizi duhet të marrë fund.
Sepse duke e dëmtuar diasporën, po e dëmtoni vetë Kosovën.
Urime Kosovë.
Urime ty, shpresë e ndryshimit.
Le të jetë kjo hera e fundit që atdheu i dëbon fëmijët e vet
Locarno 29/12/2025
Saranda Teresa Bruno

Illyrian Kastrioti tregon se ka paraqitur kallëzim penal pranë policisë gjermane ndaj avokatit islamist Asdren Bytyqi

1

Illyrian Kastrioti, Gjermani 

➡️
Informim për publikun:
❗️ Sot, me datë 19 Shkurt 2026, pranë Policisë gjermane paraqita Kallëzim penal (Strafanzeige) kundër Sharlllatan-Hajvan Avokatit islamist-neootoman, Asdren Bytyqi:
Teksti:
Me datën 18 Shkurt 2026 Avokati Asdren Bytyqi në faqën e tij në Facebook publikisht ka shpifur, ka gënjyer, ka nxitur dhe ka ofenduar kundër meje personalisht dhe njëkohësisht duke më ofenduar mua si ” Ekstremist Cionist” ka ofenduar dhe lëndiar rëndë edhe popullin mik të shqiptarëve, popullin hebraik, citoj në tërësi: “Ekstremist katoliko-cionist i Lëvizjes për rikthim në Kotolicizëm ….”, me çka ka gënjyer, shpif dhe ofenduar rëndë dhe papranueshëm ndaj meje, duke nxitur dhe provokuar kështu ndienjat e shumë njerëzëve nga publiku kundër meje dhe fëmijëve të mi, meqërast pasoi një valë e tmerrshme reagimesh ndaj meje dhe fëmijëve të mi, duke na kërcënuar me vrasje, kidnapime, përdhunime dhe masakrime!
Unë as nuk jam Ekstremist e as Anëtar i Shoqatës për rikthim në Katolicizëm, ashtu siq shpif publikisht ky Islamist, një përkrahës i Islamit politik dhe i Hamasit palestinez. Ai pastaj më poshtë në murin e tij vazhdon me shpifjen tjetër kinse unë kam nxitur, citoj: “vrasjen e muslimanëve shqiptar të Kosovës”, gjë që nuk është e vërtetë sepse unë vet në rrethin tim familjar kam shqiptar “musliman” por jo radikal sikurse këta përkrahësit e Hamasit dhe Hezbollahut, çfarë është vet Asdren Bytyqi, të Islamistëve radikal dhe Hejzbollahut, kundër të cilëve jemi të gjithë si rreth familjar pa marrë parasysh religjionin!
Për këto arsye sot me datën 19 Shkurt 2026 paraqes Kallëzim penal kundër Asdren Bytyqit për Shpifje, Nxitje, Urrejtje, mosdurim fetar ndaj katolikëve, urrejtje patologjike ndaj hebrenjëve dhe stigmatizim të të pagzuarëve shqiptar të cilët po e braktisin Islamin dhe po u rikthehen Rrënjëve të tyre katolike.
Pas këtyre Shpifjeve dhe Nxitjeve publike me të pavërteta ndaj meje nga ky “Avokat” sharllatan i cili fare nuk ka lidhje me Drejtësinë, kam marrë shumë kërcënime për vrasje, likuidim dhe masakrim të fëmijëve të mi.
Kjo është e paranueshme sot në Europën demokratike.
Pasojnë shkresat dhe materialet tjera.
Illyrian Kastrioti
Stuttgart, 19 Shkurt 2026

Islami Politik, që udhëhiqet nga “Vëllazëria Myslimane”, nuk mund të kaloj ndër Arbërorët dhe Arbëroret

0
ISLAMI POLITIK NUK KALON!
____
Islami Politik, që udhëhiqet nga programi panislamik i “Vëllazërisë Myslimane”, nuk mund të kaloj ndër Arbërorët dhe Arbëroret
____
Komuna e Prishtinës, me në krye kryetarin e saj Përparim Rama, i është nënshtruar sërish Bashkësisë Islame përmes përshtatjes së orarit të shkollave publike për shkak të Ramazanit. Ky vendim përbën cenim të drejtpërdrejtë të karakterit laik të Republikës së Kosovës, siç garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila sanksionon ndarjen e qartë mes shtetit dhe bashkësive fetare, si dhe barazinë e të gjitha besimeve para ligjit.
Shteti i Kosovës është laik dhe duhet të mbetet i tillë. Çdo ndërhyrje e një bashkësie fetare në organizimin dhe funksionimin e institucioneve publike, në këtë rast në sistemin arsimor komunal, krijon precedent të rrezikshëm juridik dhe institucional. Institucionet publike nuk mund të përshtaten sipas kalendarit apo praktikave të një besimi të caktuar, sepse një veprim i tillë cenon neutralitetin shtetëror dhe barazinë kushtetuese të qytetarëve me bindje të ndryshme fetare ose pa bindje fetare.
Hapi i parë i kësaj kronologjie ishte rasti i tendës islamike të vendosur para bustit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Leja për vendosjen e saj ishte dhënë nga i njëjti kryetar, Përparim Rama, pikërisht në të njëjtën ditë kur në të njëjtin shesh organizohej manifestimi për ditëlindjen e Gjergj Kastriotit, kryeheroit kombëtar. Është fakt historik se Gjergj Kastrioti udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane, e cila përveç pushtimit ushtarak përdori edhe dimensionin e Islamit Politik si instrument zgjerimi dhe kontrolli mbi tokat shqiptare.
Dhënia e lejes për një tendë me përmbajtje kulturore dhe fetare islame në të njëjtën ditë me përkujtimin e figurës që simbolizon rezistencën kundër asaj perandorie, përbënte një veprim me ndjeshmëri të lartë historike dhe simbolike. Ky vendim mund të kishte përshkallëzuar situatën dhe të krijonte tensione të panevojshme mes qytetarëve. Komuna e Prishtinës ose nuk e kishte vlerësuar rrezikun institucional dhe shoqëror të një vendimi të tillë, ose e kishte ndërmarrë atë me vetëdije të plotë për pasojat që mund të prodhonte.
Më pas, në vazhdën e këtij normalizimi, vjen vendimi për përshtatjen e orarit të shkollave publike sipas Ramazanit. Kjo tregon një vazhdimësi veprimesh që në thelb përfaqësojnë depërtimin gradual të Islamit Politik në sferën institucionale. Sot bëhet fjalë për orarin e shkollave, nesër mund të shtrohen kërkesa të tjera me natyrë normative.
Në këtë kontekst duhet theksuar qartë dimensioni i Islamit Politik. Historikisht, Islami Politik nuk është kufizuar vetëm në sferën shpirtërore, por ka synuar organizimin shoqëror dhe shtetëror mbi baza fetare. Që nga fillesat e tij, koncepti i bashkimit të fesë me pushtetin politik ka qenë pjesë përbërëse e traditës së tij doktrinare. Në shumë vende me rend laik, Islami Politik ka vepruar në mënyrë graduale dhe sistematike për të zgjeruar ndikimin e tij normativ, me synimin e shtrirjes së parimeve të sheriatit në jetën publike. Ky është një realitet i trajtuar gjerësisht në literaturën politike dhe historike ndërkombëtare.
Edhe në Kosovë, në dy vitet e fundit, në një periudhë kur në shoqërinë shqiptare po ndodh një rikthim masiv në Kishën Katolike me vullnet të lirë dhe në mënyrë plotësisht demokratike, janë intensifikuar kërkesat dhe presionet e Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj institucioneve publike. Kjo përputhje kohore nuk është e rastësishme. Në vend që këto kërkesa të hasnin në kufij të qartë institucionalë në një shtet laik me orientim euro atlantik, ato po gjejnë hapësirë në vendimmarrjen publike, duke e normalizuar gradualisht ndërhyrjen e Islamit Politik në administrimin shtetëror.
Kërkesa për përshtatjen e orarit shkollor sipas Ramazanit nuk është thjesht çështje teknike administrative. Ajo përfaqëson hap konkret drejt institucionalizimit të kërkesave fetare brenda sistemit publik. Nëse sot përshtatet orari, nesër mund të kërkohen forma të tjera akomodimi normativ. Kjo është mënyra kronologjike dhe graduale përmes së cilës Islami Politik historikisht ka vepruar në shoqëri laike, duke e shndërruar presionin kulturor në praktikë institucionale.
Një shtet demokratik, sipas parimeve kushtetuese, duhet të garantojë neutralitet aktiv dhe të mos identifikohet me asnjë besim. Favorizimi i një bashkësie fetare në dëm të të tjerave cenon barazinë para ligjit dhe krijon pabarazi faktike mes qytetarëve.
Para dy mijë vjetësh, sipas Biblës, Jezus Krishti formuloi parimin themelor të ndarjes së sferës shpirtërore nga ajo shtetërore me fjalët jepja Perëndisë atë që i takon Perëndisë dhe jepja Cezarit atë që i takon Cezarit. Ky parim është themel i qytetërimit perëndimor dhe i konceptit modern të shtetit laik.
Kisha Katolike, në vazhdimësi historike, e ka respektuar këtë parim me korrektësi institucionale. Në veçanti, Ipeshkvia e Kosovës ka dëshmuar përgjegjësi të lartë qytetare dhe respekt të plotë ndaj rendit kushtetues. Ajo asnjëherë nuk ka tentuar të ndërhyjë në organizimin e institucioneve publike, nuk ka ushtruar presion mbi vendimmarrjen politike dhe nuk ka kërkuar privilegje në dëm të barazisë së qytetarëve. Qëndrimi i saj ka qenë gjithmonë në përputhje me ligjin, me parimet demokratike dhe me orientimin euro perëndimor të shtetit tonë. Ky është një model i qartë i respektimit të kufijve ndërmjet fesë dhe shtetit, në kontrast me qasjen e Islamit Politik që synon depërtim gradual në strukturat publike.
Ky reagim nuk është personal ndaj kryetarit të Prishtinës apo ndaj një subjekti të caktuar politik. Problemi është më i thellë dhe lidhet me tolerimin e vazhdueshëm të Islamit Politik nga klasa politike në tërësi. Flirtimi me kërkesa që cenojnë laicitetin, për arsye elektorale apo oportuniste, krijon terren për transformime afatgjata që mund të prekin vetë karakterin kushtetues të shtetit.
Aleatët tanë strategjikë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës na njohin si popull me rrënjë evropiane perëndimore. Orientimi ynë shtetëror është euro atlantik. Çdo devijim nga parimi i laicitetit dhe çdo hap drejt institucionalizimit të kërkesave të Islamit Politik bie ndesh me këtë orientim strategjik.
Rasti i lejimit të një tende të vendosur nga Bashkësia Islame para bustit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur organizohej manifestim për ditëlindjen e heroit kombëtar, ishte një tjetër shembull i mungesës së ndjeshmërisë institucionale. Hapësirat publike dhe simbolet kombëtare nuk mund të shndërrohen në terren eksperimentimi për projekte ideologjike.
Çdo veprim që cenon rendin kushtetues, laicitetin dhe barazinë e qytetarëve para ligjit duhet të ndalet menjëherë. Secili është i lirë të praktikojë besimin e tij dhe të festojë sipas bindjes së vet. Por ndërhyrja e bashkësive fetare në institucionet publike dhe shndërrimi gradual i kërkesave fetare në norma institucionale përbën shkelje të parimit të neutralitetit shtetëror dhe duhet të trajtohet me seriozitet të plotë juridik dhe institucional.
Sinqerisht
Blerim Nika

Nuk mund të ketë debate dhe as negociata për laicitetin e shtetit

0
Shteti laik nuk negociohet
Vendimi i Drejtoria e Arsimit në Prishtinë për të ndryshuar orarin shkollor gjatë muajit të Ramazanit nuk është çështje besimi – është çështje parimi.
Kosova është shtet laik. Kjo nuk është slogan, por themel kushtetues. Laiciteti nënkupton që institucionet publike, sidomos arsimi, funksionojnë të pavarura nga ndikimet fetare. Feja është çështje personale. Shkolla publike është institucion shtetëror.
Kur orari mësimor ndryshohet “në respekt të agjëruesve”, shteti po hyn në territor që duhet të mbetet neutral. Sot ndryshohet orari i shkollës, nesër normalizohet ndikimi fetar në çdo vendimmarrje tjetër. Kjo nuk është tolerancë – kjo është rrëshqitje institucionale.
Respekt për çdo besim, po.
Ndikim të fesë në organizimin shtetëror, jo.
Shumica nuk e zëvendëson parimin. Demokracia nuk është sundim i kalendarit fetar, por respekt i rendit kushtetues. Nëse duam shtet modern evropian, atëherë institucionet duhet të qëndrojnë mbi ndarjen e qartë mes fesë dhe shtetit – në Prishtina dhe kudo tjetër.
Shteti laik nuk është kundër fesë.
Është garanci që asnjë fe nuk sundon mbi shtetin.

Alarm kombëtar: Mos e prekni shtetin laik – Kushtetuta nuk është pronë e askujt, andaj MASHT të reagoj e zhbëj vendimet e tilla

0

Nga: Luan Dibrani, Prishtinë

Nëntitulli:
Institucionet publike nuk mund të përshtaten sipas ritualeve fetare – çdo precedent që cenon neutralitetin e shtetit është kërcënim direkt për stabilitetin, barazinë dhe të ardhmen e Republikës.

Arsimi publik nuk është hapësirë për eksperimente ideologjike

Kosova është një shtet laik. Arsimi publik nuk mund të përshtatet sipas kalendarëve fetare apo bindjeve individuale religjioze të një grupi. Kur një drejtori komunale ndryshon funksionimin e shkollave për shkak të ritualeve fetare, nuk bëhet fjalë për rregullim teknik, por për sfidim të parimeve mbi të cilat është ndërtuar shteti.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është letër që lakohet sipas presioneve momentale. Ajo është kontratë kombëtare, e ndërtuar mbi sakrificën dhe gjakun e atyre që luftuan për liri. Askush nuk ka mandat ta zhbëjë me një vendim administrativ.

Shteti laik nuk është opsion – është detyrim

Kosova është shtet laik dhe kjo do të thotë:

  • Institucionet publike nuk organizohen sipas ritualeve fetare.
  • Arsimi nuk harmonizohet me kalendarë religjiozë.
  • Politikat publike nuk përshtaten sipas praktikave të asnjë feje.

Kush relativizon këtë parim, relativizon vetë shtetin. Laiciteti nuk është kundër fesë – është mburojë që religjioni të mos instrumentalizohet nga politika.

Drejtoria duhet të japë llogari

Fakti që Drejtoria e Arsimit ka vepruar mbi bazë kërkesave nga grupe të interesit nuk e justifikon vendimin.
Institucionet publike nuk funksionojnë mbi presion, por mbi ligj.

Në një shtet ligjor:

  • Vendimet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën.
  • Jo me disponimin e momentit apo emocionet e përkohshme.

Ky vendim duhet të rishqyrtohet menjëherë dhe përgjegjësit duhet të japin llogari institucionale.

Arsimi nuk është fushë kompromisesh ideologjike

Në vend që të luftojmë:

  • Rënien dramatike të cilësisë,
  • Mungesën e standardeve akademike,
  • Dobësinë metodologjike,
  • Braktisjen e nxënësve dhe humbjen e besimit në arsimin publik,

po merremi me përshtatjen e sistemit sipas praktikave fetare.

Kjo është zhvendosje e rrezikshme e prioriteteve.
Shkolla është tempull i dijes dhe zhvillimit qytetar, jo laborator kompromisesh ideologjike.

Tejkalim i kompetencave

Kush i dha të drejtë një drejtorie komunale të vendosë mbi filozofinë e shtetit?
Ku është miratimi parlamentar?
Ku është debati publik?
Ku është analiza kushtetuese?

Kosova nuk është dhe nuk lejohet të jetë “vend islamik”, qysh duan antishqiptarët…!

Vendime që prekin karakterin e shtetit nuk mund të merren me arsyetime të momentit.
Nëse ka tejkalim kompetencash, duhet të ketë përgjegjësi ligjore.

Shteti ligjor nuk funksionon mbi tolerim – funksionon mbi llogaridhënie.

Pse ky vendim është i rrezikshëm?

1️⃣   Cenon karakterin laik të shtetit
Kur funksionimi i shkollës lidhet me ritualin fetar, krijohet lidhje institucionale që bie ndesh me neutralitetin.

2️⃣   Krijon precedent
Sot është agjërimi.
Nesër mund të jetë një kërkesë tjetër fetare.
Pasnesër një tjetër.
Dobësimi nuk ndodh me një vendim – ndodh me precedent.

3️⃣    Vendos emocionin mbi ligjin
Argumenti human nuk zëvendëson normën juridike.
Zgjedhjet fetare janë personale.
Institucioni publik nuk mund të transformohet për çdo zgjedhje individuale.

4️⃣    Cenon barazinë
Nxënësit që nuk agjërojnë nuk duhet të penalizohen.
Arsimi publik duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

5️⃣    Zhvendos vëmendjen nga kriza reale e arsimit
Ku janë reformat për cilësi, standardet akademike dhe rritja e rezultateve?
Në vend që të ngremë arsimin, po e relativizojmë atë.

6️⃣    Rrezikon politizimin e fesë
Kur politika harmonizohet me rituale, hapet dera për ndikime ideologjike dhe polarizim     shoqëror.

7️⃣    Tejkalon kompetencat
Asnjë zyrtar nuk është mbi Kushtetutë.
Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë filozofinë e shtetit.

Thirrje për ndërgjegje dhe veprim

Ky nuk është debat kundër besimit.
Ky është debat për mbrojtjen e shtetit dhe të kombit.

  • Nxënës – mbrojtni cilësinë e arsimit tuaj.
  • Arsimtarë – ruani profesionalizmin dhe neutralitetin.
  • Intelektualë – mos heshtni.
  • Juristë – analizoni kushtetutshmërinë.
  • Ministria e Arsimit – ndërhyni menjëherë.

Ky vendim duhet të tërhiqet, dhe orari mësimor duhet të rikthehet sipas normave ligjore dhe standardeve profesionale.

Kosova nuk është pronë e askujt.
Shteti laik nuk është luks – është themel i stabilitetit, barazisë dhe të ardhmes së breznive.

Neutraliteti institucional nuk diskutohet.
Mos e dobësoni shtetin.
Mos krijoni precedentë që nesër do t’i pendoheni.

Sot është arsimi.
Nesër mund të jetë gjithçka tjetër.
Nëse heshtim tani, çmimin e paguajnë brezat e ardhshëm.

Koha për reflektim dhe veprim është tani.
Mbrojtja e Republikës nuk pret askënd.
Republika e Kosovës është amanet – dhe ne duhet ta mbrojmë me çdo mjet ligjor dhe qytetar.

Agjërimi është sakrificë personale, ne të tjerët nuk kemi pse të mendojmë për sakrificën vullnetare të tjetrit

1
Agjërimi është sakrificë personale; shkollimi është detyrim shoqëror që na mëson kuptimin e saj.
Dituria Nuk Shkurtohet për Komoditet
Ndryshimi i orarit të mësimit për shkak të Ramazanit është një dorëzim i turpshëm i institucioneve përballë presionit fetar. Shkolla publike nuk është faltore. Ajo ekziston për dije, për disiplinë dhe për të ardhmen e fëmijëve, jo për t’u përshtatur me praktika fetare që janë zgjedhje personale.
Shkollimi është i detyrueshëm me ligj. Agjërimi nuk është. Kush vendos të agjërojë, e bën me vullnetin e vet dhe duhet të përballet me kushtet e përditshme të jetës, përfshirë orarin normal të mësimit. Është e papranueshme që fëmijëve t’u shkurtohen orët, t’u prishen rutinat dhe t’u cenohet cilësia e arsimit për shkak të komoditetit të disa të rriturve.
Ky është një precedent i rrezikshëm. Sot ndryshojmë orarin për një praktikë fetare, nesër për një tjetër. Ku ndalet kjo? Shteti laik nuk funksionon me përjashtime sipas bindjeve personale. Ai funksionon me rregulla të barabarta për të gjithë.
Të privosh fëmijët nga dituria dhe pushimi i rregullt për të krijuar lehtësi fetare është padrejtësi. Arsimi nuk negociohet. Kushtetuta nuk përkulet. E drejta e fëmijëve është mbi çdo interes tjetër.
Untersiggenthal 20/02/2026
Saranda Teresa Bruno