Kreu Blog Faqe 257

The Sphere (1929) / Historiani gjerman, Franz Babinger : “Vizita ime tek dervishët e Krujës, një komunitet i jashtëzakonshëm…”

PARAROJË E GJYSËMHËNËS NË KONTINENTIN E KRYQIT – Baba, ose Abati, i Teqesë së dervishëve të Krujës në malësitë shqiptare. — Burimi : The Sphere, 13 prill 1929, faqe n°63.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 shkurt 2026 

“The Sphere” ka botuar, me 13 prill 1929, në faqen n°63, rrëfimin e historianit gjerman Franz H. Babinger rreth vizitës së tij askohe tek komuniteti bektashi në Krujë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Me dervishët e Krujës

Nga Fr. H. Babinger 

Vizita në një komunitet të jashtëzakonshëm lindor në Shqipëri, i cili një herë në javë kryen një rit të pazakontë, të huaj për hapësirën evropiane. Në thelb, ky komunitet përfaqëson një pararojë të islamit të ardhur nga Azia në Evropë.

Burimi : The Sphere, 13 prill 1929, faqe n°63.

Burimi : The Sphere, 13 prill 1929, faqe n°63.

Duke iu afruar Tiranës, kryeqytetit shqiptar, nga veriu ose nga perëndimi, nga kodrat që ngrihen gradualisht drejt qytetit vërehet një fortifikatë e çuditshme shkëmbore mbi shpatet e maleve të Krujës, nga të cilat këto male kanë marrë emrin. Kjo është kështjella e Skënderbeut, e përmendur gjerësisht në këngë – Akçehisar, apo “Kështjella e Bardhë” e osmanëve. Që nga Mesjeta e hershme ajo ka qenë skenë e një historie të shumëllojshme dhe vetëm kohët e fundit ka humbur rëndësinë e saj strategjike.

Në udhëtimin tim përmes Shqipërisë, nga Cetinja deri në Janinë të Greqisë, ishte e domosdoshme të qëndroja përkohësisht në Tiranë për të përmbushur formalitete të ndryshme administrative. Nga kryeqyteti, rruga për në Krujë mund të përshkohet brenda një dite, pasi distanca është vetëm rreth tridhjetë e pesë kilometra. Rruga, e cila për një pjesë ndjek boshtin kryesor që çon drejt Durrësit, megjithëse e dëmtuar lokalisht nga kamionët italianë, është e kalueshme gjatë stinës së thatë. Në pikën ku rruga për në Lezhë dhe Shkodër ndahet drejt veriut, ende shihen gjurmët e një hekurudhe të ngushtë të ndërtuar nga trupat austriake gjatë Luftës së Parë Botërore; ajo ruhet në gjendje të mirë. Vagonë të përmbysur dhe mjete të ndryshme metalike të shpërndara përreth krijojnë përshtypjen se vetëm pak javë – dhe jo vite – kanë kaluar që nga ndërprerja e funksionimit të saj.

U nisëm herët nga Tirana dhe, duke zbritur me nxitim rrugën e gjerë që përshkon drejt nga pazari përmes qytetit, u larguam shpejt nga patrulla policore kureshtare e vendosur në dalje. Minaret e xhamive të Tiranës u zhdukën shpejt nga pamja; pak nga pak edhe barakat prej druri u bënë gjithnjë e më të rralla, derisa u zhdukën krejt. Pak më pas hasëm disa punëtorë gjermanë të zënë me punë në hekurudhën fushore. Përveç tyre nuk kishte qarkullim – herë pas here vetëm ndonjë bari i armatosur, në këmbë ose mbi kalë, ose ndonjë tufë dele që shpërndahej më dy anët e rrugës nga boritë e makinës, duke i dhënë bariut një ushtrim të vogël për t’i mbledhur sërish. Nën rrezet e forta të diellit, fermat e veçuara dhe xhamitë e vetmuara në majat e kodrave dalloheshin qartë.

MINAREJA E KRUJËS – Pamje e vendbanimit mysliman në Shqipëri, të vendosur në një peizazh malor. — Burimi : The Sphere, 13 prill 1929, faqe n°63.

MINAREJA E KRUJËS – Pamje e vendbanimit mysliman në Shqipëri, të vendosur në një peizazh malor. — Burimi : The Sphere, 13 prill 1929, faqe n°63.

Në horizontin verilindor u shfaqën shtëpitë e bardha të Krujës. Në të majtë vumë re një han të pajisur me farkëtari. Disa automjete ishin të ndaluara përpara ndërtesës së thjeshtë, në pikën ku rruga devijon djathtas drejt masivit malor të Krujës. Isha vetëm pak më shumë se njëzet e pesë kilometra larg destinacionit. Në krahun e djathtë, pak larg rrugës kryesore dhe i fshehur mes pemëve, shtrihej manastiri i njohur bektashi i Fushë-Krujës, i rrethuar nga kullota të gjera.

Kompleksi i ndërtesave të suvatuara me gëlqere, të rrethuara nga një mur i lartë, krijon më shumë përshtypjen e një shtëpie madhore fshati sesa të një institucioni monastik. Hyrja çonte në një oborr ku endetnin kafshë të ndryshme, përballë një ndërtese njëkatëshe me verandë të hapur. Nuk dukej asnjë njeri. Dalluam vetëm, të pikturuara me ngjyrë të gjelbër në mur, emrin e Aliut – dhëndrit të Profetit dhe figura qendrore e kultit bektashi – si dhe simbole të pemës së jetës.

Shërbëtori ynë ndërkohë kishte lajmëruar dervishët, të cilët ndodheshin pas një muri të dytë duke punuar në një ndërtesë të re. Godina kryesore e teqesë, e cila, siç mësuam, ishte përfshirë nga një zjarr, po rindërtohej dhe ishte drejt përfundimit. U shfaq një dervish me kapelën karakteristike cilindrike, të bardhë, me dymbëdhjetë faqe – një shenjë dalluese e bektashinjve – ndërsa veshja tjetër ishte krejt e zakonshme. Ai na njoftoi se shehu do të paraqitej së shpejti. Ne u ngjitëm në verandën prej druri dhe u ulëm.

Me mikpritjen e zakonshme na u ofruan kafe dhe duhan. Biseda u zhvillua në gjuhën turke, e cila, krahas shqipes, përdoret mjaft gjerësisht në komunikime në të gjithë vendin.

Pas pak minutash mbërriti edhe Abati (Baba), i veshur me petkun tradicional të bardhë dhe kapelën me mbështjellës të gjelbër. Ishte figurë imponuese, me mjekër të gjatë, dhe në veshin e majtë mbante një unazë prej argjendi të punuar në formë arabeske, si shenjë e gradës së tij. Rreth qafës i varej një varëse me karneol të kuq – taslim-tashi – simbol që shënon përfundimin e periudhës së sprovës, pra të noviciatit. Në disa prej këtyre varëseve pashë edhe gurë gjysmë të tejdukshëm gri, të quajtur durr-i-Najaf, – “perlat e Nexhefit”, sipas qytetit të shenjtë shiit në Mesopotami.

Udhëheqësi i teqesë na mirëpriti me përzemërsi dhe menjëherë nisëm bisedën. U kuptua qartë se Baba Mehmet ishte njeri me gjykim të pavarur dhe njohuri të konsiderueshme. Kur fillova të flisja për rregullat e urdhrit bektashi dhe themeluesin e tij, Haxhi Bektash Veliun e Horasanit, ai mori pjesë me interes dhe pa fanatizëm. Kur më në fund përmendëm shenjtorin më të madh të Krujës, Sari Salltëk Dedenë – legjendën e të cilit e kisha studiuar me kujdes – ai u bë shumë i shpenguar dhe nuk gjente fjalë të mjaftueshme lëvdate për të.

Prej kohësh e kisha vënë në dyshim teorinë e përhapur se ky urdhër ishte vendosur në Shqipëri vetëm rreth 150 vjet më parë. Megjithëse Baba Mehmet shkonte ndoshta tepër larg duke e vendosur praninë bektashiane para pushtimit osman në shekullin XV, të dhënat që mblodha më vonë, sidomos në teqetë e Shqipërisë së Jugut, dëshmojnë në mënyrë të qëndrueshme se urdhri bektashi ishte i pranishëm në Shqipëri, të paktën që nga mesi i shekullit XVI. Kjo mbështetet edhe nga numri i shenjtorëve shqiptarë të bektashinjve që i përkasin asaj periudhe.

Pas një sesioni tjetër mikpritjeje, Baba Mehmet na ftoi të vizitonim vendet e shenjta të teqesë. Kaluan oborrin e mesëm, me stallat dhe ndërtesat e reja, dhe përmes një porte të vogël dolëm në një livadh të gjerë ku ndodhej një pishë monumentale, e rrethuar me gardh druri. Rreth e rrotull qëndronin tyrbet e shenjtorëve të teqesë, e cila sipas traditës e ka origjinën tek Baba Ali, i cili vdiq më 1562 (970 H).

Përkrah tyrbes së Baba Aliut, tyrbja e Jelaleddin Ibrahim Shemimit, i cili vdiq si sheh i teqesë në vitin 1807 (1222 H), gëzon nderim të veçantë. Ai nderohet si shenjtor dhe si poet; në Krujë pata rastin të shihja për pak çaste një përmbledhje të veprës së tij. Një besimtar bektashi i ruante me kujdes dorëshkrimet dhe në disa përmbledhje këngësh bektashiane gjeta këngë të tij.

Shenjti i tretë i rëndësishëm është Baba Haxhi Hysen, i cili vdiq në vitin 1890. Ndërkohë, edhe udhëheqësi aktual i teqesë gëzon reputacion të konsiderueshëm, megjithëse e ushtron këtë funksion prej vetëm shtatë vitesh. Ai e ka origjinën nga Gjirokastra, ku bektashinjtë kanë disa qendra të tjera, të cilat i vizitova më vonë.

Pasi koha kishte avancuar dhe kishim planifikuar të vizitonim edhe qytetin e Krujës, u përshëndetëm me Baba Mehmetin dhe katër dervishët e tij. Pas disa fotografive të dervishëve dhe objekteve të ndryshme të teqesë, filluam ngjitjen drejt qytetit në shoqërinë e mësuesit të zonës, i cili u ofrua të na udhëhiqte. Rruga fillimisht ishte e drejtë, më pas ngjitej me kthesa të shpeshta, përmes ullishtave të lashta. Së shpejti pllaja e gjerë u shtri poshtë nesh dhe pamja mbi territorin shqiptar u hap e plotë. Në horizont dallohej deti Adriatik.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërhiqte vetë qyteti i Krujës, me një bukuri pothuajse të pamundur për t’u përshkruar. Nga një pyll i dendur ullishtash dhe selvish të errëta ngriheshin kupolat e tyrbeve bektashiane, ndërsa shtëpitë e shpërndara në mënyrë pitoreske ngjiteshin drejt kështjellës me muret e saj të larta. Nga rrënojat dilte në pah vetëm një kullë sahati – i vetmi element arkitektonik që i ka rezistuar kohës. Pas qytetit ngriheshin shkëmbinjtë e thiktë të Malit të Krujës, ku në majë ndodhet vendi më i shenjtë i zonës: varri i Sari Salltëk Dedes. Aty arrihet vetëm në këmbë ose me mushka, përmes shtigjeve me gurë të mëdhenj.

Numri i vogël i xhamive në qytet është i dukshëm; dallova vetëm dy, dhe prej tyre vetëm një ishte në përdorim të përditshëm: xhamia e Murat Beut, e themeluar sipas mbishkrimit të saj në vitin 1533 (940 H) dhe e restauruar në 1827 (1253 H). Xhamia tjetër, e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II me dritare me xham shumëngjyrësh, ishte thuajse e rrënuar plotësisht.

Mungesa e xhamive lidhet me faktin se rreth tre të katërtat e popullsisë së Krujës (rreth 5.000 banorë) i përkasin komunitetit bektashi, ndërsa pjesa tjetër është sunite. Duke qenë se bektashinjtë nuk ndërtojnë xhami për funksionet e tyre fetare, nevoja për më shumë xhami ka qenë minimale. Përkundrazi, numri i madh i tyrbeve, kupolat e të cilave shfaqen kudo mes selvisë, është shumë mbresëlënës.

Tyrbja e Bali Sulltanit është veçanërisht e rëndësishme, pasi aty bëhen betime solemne. Baba Haxhi Hamzaj konsiderohet ndër shenjtorët e hershëm të bektashinjve; thuhet se ai ka vdekur në vitin 1533 (940 H), rreth së njëjtës kohë me Baba Aliun. Në atë periudhë Kruja kishte shumë kohë nën sundim osman. Monumenti kryesor i qytetit – kështjella që dominon gjithë zonën – u rrethua tri herë pa sukses nga sulltanët osmanë Murati II dhe Mehmeti II.

Gjatë asaj epoke Kruja ishte e njohur në të gjithë Perëndimin për mbrojtjen heroike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut – i cili kundërshtoi me vendosmëri ushtritë osmane. Dhjetë vjet pas vdekjes së tij, në verën e vitit 1478, garnizoni venedikas u detyrua ta dorëzonte qytetin pas një qëndrese të gjatë. Sulltani e pranoi dorëzimin personalisht. Qysh prej asaj kohe Kruja mbeti një qendër strategjike e rëndësishme në skajin perëndimor të Perandorisë Osmane. Pas dorëzimit, të krishterët lejoheshin të hynin në qytet vetëm ditën dhe vetëm nën shoqërimin e udhëzuesve myslimanë; hyrja e tyre natën ndalohej me dënim me vdekje.

Kështjella, dikur imponuese, sot paraqet një pamje të degraduar: muret dhe kullat, megjithëse të qëndrueshme pavarësisht shkatërrimeve të vitit 1832, rrethohen nga gurë të shpërndarë në hapësirën e brendshme. Në disa zona dallohet ende qartë muri më i vjetër rrethues, që me shumë mundësi i përket një periudhe shumë të lashtë.

Don Dominik Kukeli kërkon që të mos nxitohet me fushata të pabazuara në fakte ndaj Don Shan Zefit

0
Die Sinan-Pascha-Moschee in Prizren. In der zweitgrößten Stadt des Kosovos erschallt fünfmal täglich der Muezzinruf. (picture alliance / AA / Yunus Emre Gunaydin)
Xhamia e Sinan Pashës në Prizren
Don Dominik Kukeli
____
Mos nxitoni, o njerëz, mos nxitoni, se thotë një fjalë e urtë e popullit tonë: “Kush ngutet… i ban vaki diçka!”
Thotë një fjali e urtë latine: “Traduttore, traditore! – Përkthyes, tradhëtar!”
Zemra e plasur dhe dashuria për të vërtetën, po më detyron t’ju shkruaj të gjithë atyre që i ka shqetësuar lajmi i fundit mbi “skandalin e fjalëve të don Shanit”, pasi e kam dëgjuar më se 50 herë dhe me vëmendje shumë të madhe intervisten, jo vetëm në gjuhën gjermane, por mbi të gjitha fjalët origjinale të don Shanit në gjuhën shqipe, që dëgjohen në sfond.
Linkun e intervistes e keni në fund të këtij shkrimi.
Këtë që po shkruaj, po e bëj duke u mbështetur vetëm në atë që është publikuar.
Nëse dikush tjetër ka diçka nga kjo intervistë që nuk është publikuar nga gazeta gjermane deutschlandfunk, atëherë e kisha lutur që ta bëjë publike.
Dëgjojini me kujdes dhe vëmendje të madhe fjalët e don Shanit (min. 2.55), jo vetëm fjalët e reporterit/gazetarit të “deutschlandfunk” dhe përkthimin e tij në gjuhën gjermane.
Duke u mbështetur në atë që dëgjohet në intervisten audio dhe nga vetë fjalët e don Shanit (që dëgjohen në sfond), ai NË ASNJË VEND dhe NË ASNJË MËNYRË nuk e ka thënë fjalinë e famshme – “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar” – me të cilën jeni duke u munduar ta “kryqëzoni” atë dhe bashkë me të edhe ne vëllezërit e tij meshtar, sepse krenaria dhe turpi i vëllait tim, është edhe krenaria dhe turpi im.
Reporteri/përkthyesi gjerman thotë: “Als Mulsim, hat man keine albanische Seele.” Që mund të përkthehet: “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar.” Por në të vërtetë nga ajo që dëgjohet në prapavi, don Shani nuk e thotë këtë gjë.
Pyes veten ku e keni marrë, apo dëgjuar, apo gjetur fjalinë me të cilën po bëni gjithë këtë “katrahurë”: “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”. Këtë gjë as nuk e thotë don Shani në shqip, as nuk e thotë përkthesi në gjermanisht, edhe pse thotë diçka të ngjashme por që as ajo nuk është përkshimi i saktë i fjalëve të don Shanit (së paku jo i atyre që dëgjohen në intervistë).
JA FJALËT E SAKTA TË DON SHANIT (ashtu siç dëgjohen në audion e intervistes). Dukke folur për të kaluarën, don Shani thotë:
“Besimi në Kishë katolike është diçka tjetër, kombi është diçka tjetër, megjithëse janë të pandara njëra me tjetrën.
Ka patur edhe Kishë Katolike kur nuk ka patur serb.
Ka patur katolik shqiptar kur nuk ka patur turq. ME KOSTUME, TESHA DHE KËTO VESHJE NUK KA SHPIRT SHQIPTARI.”
Nuk do shumë mend për të kuptuar se për cilat veshje/kostume/tesha është duke folur.
Prandaj dy mundësi janë:
1. ose ata që kanë bërë sulme ndaj don Shanit e kanë dëgjuar vetëm përkthimin gjerman dhe nuk janë munduar të dëgjojnë fjalët e don Shanit;
2. ose ata e kanë diça që ne tjerët nuk kemi, pra audion e plotë dhe origjinale (të pa edituar) të intervistës së don Shanit dhe janë duke u mbështetur tek ajo.
Në rastin e parë, nëse janë mbështetur vetëm në atë që dëgjohet nga intervista e publikuar dhe fjalët e don Shanit në gjuhën shqipe: I DETYROHEN DON SHANIT DHE KISHËS KATOLIKE NJË KËRKIM FALJEJEPUBLIKE përmes një shkrimi po aq të zjarrtë siç ka qenë shkrimi i sulmit.
Në rastin e dytë: le ta publikojnë audion e plotë të intervistes në gjuhën shqipe dhe në këtë rast do të detyrohet don Shani të kërkoj falje publike… bashkë me të edhe unë si vëlla i tij meshtar.
PS. Linku ku mund ta gjeni/dëgjoni intervisten për të cilën bëhet fjalë.

Kur Prozatori Bëhet Misionar – Islam Politik në Formë Poezie !

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Figura e Muhammad është një nga figurat më të fuqishme në historinë botërore. Mund të trajtohet historikisht, kritikisht, filozofikisht, letrarisht. Por kur ajo paraqitet vetëm si triumf, si universalizëm absolut dhe si “vulë përfundimtare” e historisë, atëherë nuk kemi më letërsi – kemi ideologji.
Teksti i fundit i Milazim Krasniqi nuk është thjesht poezi fetare. Është afirmim i një narrative që e vendos umetin mbi kombin, doktrinën mbi kulturën dhe universalizmin fetar mbi identitetin shqiptar.
Kjo është pikërisht logjika e islamit politik:
Feja nuk mbetet çështje shpirtërore personale – ajo bëhet projekt identitar, projekt historik, projekt dominues.
Në vargjet ku “umeti formohet me fuqi uragani” dhe ku thirrja përhapet “në çdo cep të planetit”, kemi glorifikim të ekspansionit si vlerë në vetvete. Nuk ka reflektim mbi pluralizmin, mbi kulturat lokale, mbi përplasjet historike. Ka vetëm triumf.
Arti i madh krijon tension.
Ideologjia e zhduk tensionin.
Arti i madh e problematizon pushtetin.
Ideologjia e shenjtëron pushtetin.
Në këtë tekst, pushteti fetar është i padiskutueshëm, i pacenueshëm, i përjetshëm. Kjo nuk është estetikë – kjo është kornizë doktrinare.
Shoqëria shqiptare historikisht ka mbijetuar duke e vendosur kombin mbi përkatësinë fetare. Çdo projekt që tenton ta përmbysë këtë rend prioritetesh nuk është neutral kulturor. Është projekt politik.
Prandaj debati nuk është për besimin.
Debati është për instrumentalizimin e letërsisë në funksion të një narrative që relativizon identitetin kombëtar dhe e zhvendos atë drejt një universalizmi fetar.
Kur prozatori zgjedh të predikojë, ai nuk po bën thjesht zgjedhje estetike.
Ai po bën zgjedhje ideologjike.
Dhe zgjedhjet ideologjike, në një shoqëri të lirë, diskutohen hapur.

Si kaluan  kishat ortodokse shqiptare të shekullit XIX në Krajina dhe me gjerë, nën Kisha Serbe?

Fahri Xharra, Gjakovë

Ky është momenti kyç:

Pas vitit 1866, Austrio–Hungaria, për arsye politike,( sepse ne vitin 1830 lindi Serbia ) i dha Kishës Ortodokse Serbe (SPC) administrimin e të gjithë ortodoksëve në Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe Dalmaci.

Gjatë këtij procesi:Nuk kërkohej asnjë dokument pronësie për kishat ekzistuese.
Klerikët vllahë/arbnorë u zëvendësuan me kler serb
Regjistrat e kishave “vllahe”, “arbërore” ose “greko-orientale” u ndryshuan administrativisht në “serbe”.
Pra, SPC nuk i mori me dokumente, por me vendime politike të një perandorie që synonte stabilitet kufitar.

Kishat ortodokse në Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe në bregdetin Adriatik nuk janë fillimisht serbe.
Ato u ndërtuan ndërmjet shek. XV–XVIII nga komunitete vllahe dhe arbërore ortodokse, të cilët jetonin në shtete katolike (Venedik, Habsburg).
Kisha Serbe i mori nën administrim vetëm në shek. XIX, pa dokumente pronësie dhe përmes ndryshimit të kategorizimit etnik.

Në kontekstin juridik dhe historik, këto kisha i përkasin ndërtuesve të tyre historikë – komuniteteve që i ngritën, i mirëmbajtën dhe i trashëguan, jo atyre që i morën me ndryshim administrativ.

Marrja ose përvetësimi i kishave ortodokse në Kroaci nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është një proces historik i gjatë, që ndodhi në disa faza. Po ta përmbledh shkurt kronologjinë kryesore:

Para shek. XVII – Ortodoksia në Kroaci nuk ishte serbe

Para se të shfaqej ndikimi serb, në territorin e sotëm të Kroacisë kishte komunitete ortodokse të lidhura me Patrikanën e Kostandinopojës, shpesh të quajtura “greko-shqiptare” ose “vllahe”, jo serbe.

Këta ortodoksë ishin vllahë, arbër, bullgarë dhe grekë që kishin ardhur si ushtarë, barinj ose tregtarë në kufijtë e Perandorisë Osmane.

Shek. XVII–XVIII: Periudha e “Vojna Krajina” (Kufiri Ushtarak)

Kur Austriakët (Habsburgët) krijuan “Vojna Krajina” kundër Osmanëve, ata lejuan kolonizimin e disa popullsive ortodokse (shumë prej tyre shqiptarë ose vllahë të serbizuar më vonë).

Këta kolonë u vunë nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe, pas krijimit të Metropolitanës së Karlovcit (1691).
Kjo është pika ku Kisha Serbe fillon të zgjerohet në Kroaci, duke zëvendësuar strukturat më të vjetra ortodokse që vareshin nga Kostandinopoja.
Shek. XVIII–XIX: Zyrtarizimi nga Perandoria Austro-Hungareze

Në 1766 u shua Patrikana e Pejës nga turqit, por në territoret e Habsburgëve, Metropolia e Karlovcit u njoh si Kisha Ortodokse Serbe në Perandorinë Austro-Hungareze.

Kështu, kishat ortodokse në Kroaci, Sllavoni dhe Bosnjë, që dikur ishin nën juridiksione të tjera, kaluan zyrtarisht nën autoritetin e hierarkisë serbe të Karlovcit.
Pas 1918 – Mbretëria e Jugosllavisë

Pas krijimit të Jugosllavisë, të gjitha strukturat ortodokse u bashkuan në “Kishën Ortodokse Serbe” (1920).

Kjo përfshiu edhe kishat në Dalmaci, Lika, Kordun, Banija e Slavoni, të cilat deri atëherë ishin nën juridiksione të ndryshme lokale ose të Karlovcit.
Kjo bashkim de facto e bëri Kishën Serbe trashëgimtare të gjithë ortodoksisë në Kroaci.

Pas Luftës së Dytë Botërore – deri sot

Pas vitit 1945, në ish-Jugosllavi, Kisha Serbe u njoh si përfaqësuesja e vetme e ortodoksisë në Kroaci.

Sot ajo ka Eparkitë e Zagrebit, Dalmacisë, Gornji Karlovcit e Osijekut, që trashëgojnë pronat e vjetra të kishave ortodokse të përvetësuara.

Rekapitullim

Para 1600 Ortodoksia lokale, jo serbe, nën Kostandinopojë
1690–1700 Kolonizimet ortodokse në Vojna Krajina, krijohet Metropolia e Karlovcit
1766–1800 Juridiksioni serb konsolidohet në Kroaci
1920 Bashkimi i të gjitha kishave në Kishën Ortodokse Serbe
Pas 1945 Kisha Serbe mbetet institucioni i vetëm ortodoks në Kroaci

Histori e patreguar, apo kush deshti ta vriste Ibrahim Rugovën (5)

Nga Ismet M. Hasani, Suedi     
____
Rrahman Sylejmani: Atentati ka ardhë atëherë kur tensionet politike kanë qenë shumë të larta dhe shumë faktorë kanë ndikuar që mos të bëhet ndertimi i shtetit. Ka pas informata që atentati është organizuar nga grupe kriminale që vepronin në rajon dhe në Kosovë. Qëndron një teori që atentati është krye nga grupe ekstremiste, të cilat kane pasë për qëlllim të pëngojnë inisiativat e Rugovës për ecje përpara drejt formimit të shtetit. Edhe aty ku ka ndodhur atentati kanë qenë të vendosura edhe qeveritë që kanë ardhë nga egzili…kanë marrë kërcënim njerëzit, që janë detyruar edhe me e lëshuar vendin, si rasti i Januz Terstenës; ka pasë përçarje edhe brenda qeverisë Bukoshi, pastaj përçarjet midis Qeverisë Bukoshi dhe
Qeverisë  Rugova, i dimë na ato…ndalja e shpenzimeve, ndaljen e telefonatave të Rugovëse etj. Sulmet janë bërë edhe për ta penguar pavarsimin e shtetit të Kosovës. Si tha edhe profesori, ata djem i kanë ndihmuar vullnetshëm Rugovës, por pa pergatitje profesionale të duhur. Motivet politike dhe ekstremiste kanë pas një rol me rëndësi për destabilizimin e Kosovës.
Mensut Ademi: Jemi në një fazë ku është luftë ushtarake, politike dhe ekonomike,  dhe sa i përket luftës ekonomike, janë ato grupët kriminale që kanë veprua në Bosnje e Kroaci, dhe ato grupe janë pasurua nga ato para që janë keqëpërdor, janë bërë qëndra të mëdha sepse  e kanë dijtur se si me vepruar në një zonë pas lufte, siç është Kosova, dhe kanë vepruar me persona të grupeve kriminale ekonomike dhe sot na e kemi veshtirë me e luftua korrupcionin dhe krimin e organizuar. Këta djemt kanë filluar me mbrojtje të Ibrahim Rugovën,sepse ka pas gjasa të vie gjer të lufta civile në Kosovë. Unë kam pasë raste me dëgjuar se Ibrahim Rugova ka thënë: “…po, do të na rrahin, do të na kërcënojnë, por nuk guxojmë të lejojmë luftë civile në Kosovë!” Këto janë ato fakte. Unë e fajësoj UNMIK-un, i cili nuk ka qenë “sy qelë” në atë kohë, nuk ka qenë profesional. Na kemi pas rast, kem profesionistë të cilëve nga UNMIK-u nuk ju ka dhënë rast as mundësi të angazhohen në parandalimin e krimit të organizuar dhe n’këtë rast rrethanat kanë ndryshuar.
Der politische Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, aufgenommen ...
     Dr. Ibrahim Rugova
Refki Morina: Na nuk kemi qenë të formuar sa duhet, kompetencat kane qenë të UNMIK-ut, kështu që na si polici e Kosovës pak kemi pas qasje në ato dosje se nuk na u lejonte nga UNMIK-u, po kemi fillua të organizohemi si polici e Kosovës dhe dalngadal t’i marrim kompetencat që s’i kemi pas përpara, edhe në UNMIK ka pasë njerëz që kanë adhur nga shtete të ndryshme, të cilët nuk e kanë njohur punën policore, hetimet etj. Nuk kanë qenë profesional si ata nga Gjermania, Amerika…,Unë mendoj se në vendin e ngjarjës ka pas çka të gjindet. Përpos mjetit shpërthyes, dëshmitarët, dmth analiza prej momenti kur niset nga shtëpia e tij, duhet të analizohet, rruga rrugëtimi, bisedat edhe të bashkëpunëtorve të tij që kanë që me te, pozita e uljës -vendi ku ka qenë  ulur Rugova dhe krejt çka i nevojitet hetuesisë.
Mensut Ademi: Atë kohë unë kam qënë jashtë Kosovës, por kam informacione qe eskortës se Ibrahim Rugovës i është dhënë një alarmim që mos të nisën asaj rruge… aty ka qenë një veturë Audi, e kthyer anash, si shenj  se aty ka diçka, levizjet e disa personave të dyshimtë etj.  Sa herë ka levizë Rugova nuk ka levizë një rrugës, por një verzioni – rruge tjetër. Sa për informim është një video inçizim, është një veturë AUDI dhe në të ka qene një djalosh dhe  ka qenë alarm se  aty është vend i dyshuar, ai djalosh është nga Istogu, është pjesë e mbrojtjes se Ibrahim Rugovës.
Ibrahim Rugova në atë kohë ka qenë në nji gjendje tëe rëndë ekonomike: s’ka pasë para me ble naftë, s’ka pasë pare me e ble antifrizin, s’ka pas para me pagua shpenzimet e telefonit, sepse ia ka ndal Bujar Bukoshi, Qeveria në egzil. Konflikti politik brenda partisë, e kanë shantazhuar. Presidentin e ka mbrojt populli dhe njerëzit që i kanë qendruar afër.
 SHIK-u ka pasë interes me e mbrojt Ibrahim Rugovën, sepse Ibrahim Rugova ka qenë President i gjithë Republikës së Kosovës.
Rrahman Sylejmani: Levizjen e asaj dite e kanë ditur një numër i vogël i njerëzve. Edhe njerëzit që i kanë shërbyer Rugovës kanë pas një të kaluar jo të mirë, prandaj është dasht të verifikohën…Ka pasë përçarje brenda përbrenda Qeverisë se Bukoshit, Ndalja e finasncave ndaj  Rugovës etj. ka qenë një ideologji: “ta baltosim, ta largojmë…!?” Me metoda tjera këta e kanë pasë vështirë që Ibrahim Rugovën ta rrëxojnë nga pushteti. Pavarësia ndodhi tri vjet pas atentatit!? dmth. 3 vjet pas atentatit ndaj Rugovës ndodhi pavarsia e Kosovës (17 shkurt 2008). Një pjesë ekstremiste e LDK-së, e SHIK-ut, e LPK-së, një pjesë e të dalurve nga lufta (UÇK-ja) – nuk po them për të gjithë, se disa kanë dhanë gjithçka prej  vetit edhe jetën, po po them për ekstremistët që kanë qenë kundër Rugovës, nuk kanë gjetë metoda tjera për ta rrëxue Ibrahim Rugovën. Nuk e kanë pranua si Komandant të forcave të armatosura; këto dhe përçarjet brenda për brenda LDK-së e kanë çue gjendjen deri aty…!
( V i j o n )

Adem Jashari me familje e ndryshoi epokën historike

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian

ADEM JASHARI ME FAMILJE E NDRYSHOI EPOKËN HISTORIKE

(Shkruar me lot e krenari 9 mars 1998)

-Ato ditë kur gjithësia për Ty lutej,

Atë javë kur Zoti për Ty gjykoi,

Shqiptaria  të mos frikohej,

Bota demokratike për kombin

Tëndë ndryshe të mendojë.

Atë muej kur Zoti i gjithësisë,

Për popullin tënd po lutej,

Atë vit kur populli Yt u nda në dy,

Një palë t` admironte e t` çante,

Një palë të mallkonte e besa mëtej!

E TY liria e kuçe e gjaku Yt i familjes sate,

Të gjitha civilizimet i përshkoi nepër dejë.

Atë ditë kur krenaria Jote u bë NEO LUFTË,

Ta lindë një familje një Epokë të re historike,

Tërë bota për Ty dhe në Ty do të bëjë be,

Sepse asnjë popull si i Bacë Ademë Demës,

Se nxënsit Tuej Adem Jashari s`kanë më u frikua,

Pa bërë luftë për liri dhe për të shtrejtin atdhe.

Kështu është e kështu Epoka në gjithësi po del,

Adem JASHARI -Legjendari shembulli YT për LIRI,

U bë për jetë e mot për tërë Botën model.

NGA SHKOLLA KOMBËTARE E PREKAZIT DERI NË ÇLIRIM

Pas suprimimit të Kushtetutës Kosovës (1974) nga ana e Beogradit më 23 mars 1989, më nuk kishte dilema se me Serbinë do të na ndajnë vetëm krismat e pushkës. Do të pasojnë greva, demonstrata, reagime guerile në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sidomos, vendimitare se do të ndryshojë lufta jonë në metoda dhe veprime ishin demonstratat studentore të 1 tetorot 1997 në Prishtinë. U zgjodh kjo datë sepse më 1 tetor 1991 në Tiranë kishte zbritur Zahir Pajaziti me 53 trima për ta filluar Epokën e UÇK-ës. Nuk kishte më rrugë rezervë, por duhej treguar botës se ekzoston Unstria Çlirimtare e Kosovës.  Dhe, ekzistenca e UÇK-ës do të dëshmohet ku tjetër përpos në Prekazin e Ahmet Delisë në Drenicën kryengritës dhe Adem Jasharit me familje, lajmëtar i çlirimit kombëtar. Okupatori në anën tejtër, do ta kthej Kosovën në vendin më të militarizuar në Evropë. Por, krahas këtij militarizimi, nga fillimi i janarit e deri në fund të shkuritit 1998 mentalitetin kryengritës shqiptar kishin filluar për ta studiuar: një strateg rus me gradë kolonel, një strateg francez me gradë të majorit dhe një stratreg serbian me gradë të gjeneral majorit. Ky trinom kah fillimi i shkurtit 1998, në bazë të hulumtimeve kishte ardhur në përfundim se: “Popullsia më kryengritse shqiptare, në Shqipërinë Kontinentale është në Drenicë”.

Beogradi e kishte Planin për serbizimin e Kosovës dhe shfarosjen e shqiptarëve

Pas konkluzës aksiomë matematikore ushtrake, me urdhër të kryetarit të RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë, ose si quhej Jugosllavia e Tretë, në përbërje: Serbi, Mali i Zi), TRE gjenralë të Ushtrisë Jugosllave dhe një oficer i lartë policie  (lexo serbiane), do të vëndosen në Skenderaj. Nga ky vend strategjik pjesërisht përmes konfidentëve special serbianë do të fillohet për t` u hetuar çdo lëvizje e guerilës kryengritëse shqiptare se cili lokalitet në Drenicë është qendër e UÇK-ës. Lidhur me këtë, nëse hulumtohen me kujdes tratktet dhe proklamatat e Lëvizjes kryengritëse çlirimtare shqiptare, gjatë tërë vitit 1998, hapur para luftës së UÇK-ës kishin shtruar dy pengesa-dy forca kundershtare si: pushteti i okupatorit serbian me ushtri dhe polici speciale me shumë mercenarë nga tërë bota, në një anë  dhe n` anën tjetër propoganda e politikës paqesore që ishte koncentruar kryesisht në tri parti politike si: LDK, Partia Demokristiane e Kosovës dhe Partia Fshatare e Kosovës. Pra, gjatë tërë vitit 1998 në Kosovë kishim një shoqëri politike të organizuar: në ata që janë për zgjidhjen e Çështjës Kosovës me mjete paqesore dhe ata që ishin për përdorim të politikës jopaqesore. Tani,  lufta politike shqiptare, do të zhvillohet për çdo imtësi, për çdo individ që ka ndikim në popull. Kuptohet, ndikimi i tri partive të lartë theksuara në Kosovë kishte një përparësi të pakrahasuar. Dhe kjo përparësi vinte nga një propogandë se, Kosova do të të avansohet në Republikë pa luftë, por duke e internacionalizuar çështjen me propogandë. E mos të harrojmë,  se partitë e “paqes” si quheshin e kishin një qeveri në ekzil, e cila kishte edhe mjete materiale që i tubonte nga Diaspora patriotike shqiptare, sidomos nga Evropa dhe SHBA. Lidhur me këtë, Qveria në ekzil (e Bujar Bukoshit) dihej dhe propogandohej se kishte themeluar edhe ushtri “shumë të profesionalizuar” (!), nga ato forca shqiptare që kishin bërë përvojë lufte në Kroaci dhe Boasnje; që kishin marrë emrin FARK (Forca e Armatosur e Republikës Kosovës).

Mos të harrojmë, se nepër Kosovë gjatë gjithë vitit 1998 vepronin çeta dhe treshe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i kishte rrënjët historike, por nga viti 1993 ishte bërë forcë e shpresës dhe e idealit, e që kishte edhe një pervojë profesionale lufte, që e profeksiononte zanatin e luftës së drejtë në poligonet që i kishte ngritë në Shqipëri, atje pra ku oficerët patriotë të Shkollës “Skenderbej” ishin në dispozicion në çdo kohë. Madje ata profesorë u larguan nga puna nga Qeveria “demokratike”, sepse ndryshe nuk shkohej në Evropë, përpos duke e shtrirë qafën në mënyrë biblike. E JO, lufta jonë nuk ishte me themel as Biblike, as Kuarnore por me Besë të Zotit, me fe SHQIPTARE, me adete dhe zakone tona Pellzgo-Iliro-Arbërore. Atje, pra në Shqipërin MËMË, duke marrë mësime nga oficerët e Akademisë “Sknderbej”, UÇK ngadal do të avansohet në Ushtri të vërtetë popullore, fama e së cilës po rritej me shumë sakrifica. Aty nuk ishin si “nxënsit e parë” rastësisht:  Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Adrian Krasniqi me shokë. Kjo berthamë e oficerëve që do të mësojnë në Tiranë mendohej se: ishte një kualitet shqiptar, do të më thot oficeri i lartë Gjenral Halil Katana, sepse gati të gjithë ushtarët e UÇK-ës vinin nga: LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) dhe LKÇK (Lëvizja Kombëtare e Çlirimit Kosovës) .Pra, do të jetë kjo berthama e Ushtrisë popullore e cila me kohë e mori emrin famëlartë UÇK qysh më 1993 në një lagje të Prishtinës, pikërisht në shtpinë e një familje të sakrificës që quhet: Braishori.

Po faktori nderkombëtare cilën anë e mbante

Në tërë atë mozaik politiko ushtrak që mbretëronte në Kosovë dhe po piqej në Shqipëri, ishte edhe një forcë intelektuale që quhej “Forumi i Ingtelektualëve”. Në këtë Forum një kohë të gjatë është zhvilluar “luftë” speciale se kush ka të drejtë: krahu i luftës, apo krahu i paqes. Të kuptohemi, nuk ishte Forumi ndonjë fuqi arbitrare, por me ndikim në popull e sidomos në shtresën intelektuale, sa të duash. Parndaj, Çështja e luftës dhe çlirimit duhej të matej mirë e ngjeshur, sepse vinte duke u diferencuar dukshëm në kohë e hapësirë, sepse përbrenda Forumit kishte intelektual që ditën ishin me Forumin-për luftë; në mbramje ishin me LDK-n për paqe. Dhe numri i tyre nuk ishte i vogël dhe pa ndikim. Dhe, në Forum do të debatohet hapur (Ndertesa e Institutit Albanologjik një kohë) kah duhet drejtuar politikën shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, për ta çliruar Kosovën. E vërteta, në këtë forum një fakt e kishin të njohur se:Kosova nuk çlirohet me llafe e deklarata.

E kuptueshme, se krahu i Paqes ishte poziciuonuar se çdo lëvizje politike në Kosovë duhet konsultuar në Vatikan dhe me disa qarqe në Gjermani, prej kah u vinin haberet rreligjioze dhe ‘diplomatike” por edhe  paratë e shumta, që e kishin firmën e diersës së rinisë sonë partiotike, që kishte bërë burgje në Jugosllavi e tash bënte punë, madje shumë të rënda, në disa mese. Madje në diasporë, krahu paqesor do të propgandojë një politikë shumë primitive se: “Nëse armiku të bjen shpullë në njerën anë të fytyrës, ktheja edhe tjetrën faqe”. Kjo politikë shumë shpejtë ishte përhapur edhe në Kosovë, madje edhe me moton misterioze se do të: “konvertohemi të gjithë një ditë në katolik ose protestant”. E Vatikani këtë rreshtim, sidomos pas shembjës së komunizmit, e shiqonte si shansë që ka mundësi të realizohet, jo në formë kryqzate, por me akribi politike, dymendësi që po e tregon edhe sot në mos pranimin e Republikës Kosovës. E vërteta, Republikën e Adem Jasharit nuk po e pranon as Irani, Rusia, Kina e ndonjë Greqi apo Rumuni e Spanjë, dhe jo se nuk e njohin realitetin, por i frikohën MODELIT të UÇK, lufta e së cilës është Enciklopedi fitimtare.

Dhe okupatori nuk pritonte për ta spejguar këtë propogandë se: “Në Kosovë nuk ka rrezistencë ushtrake, por ka luftë në mes grupeve shqiptare për status quo, apo për konvertim në fenë e moçme.” E për okupatorin ky rreshtim si politikë ishte shumë frytëdhënës. Por në anën tjetër po të hulumtohen dokumentet e KLDMNJ, për çdo ditë mund të lexoish se lajmërohen rrahje publike të shqiptarëve nepër sheshe, shtëpia dhe në polici, sidomos. Madje ngjanin  edhe vrasje mizore nepër burgje. Ndërsa varrimet e viktimave shqiptare, ishin bërë një përditëshmëri ordinere. Ndërsa, atentatet në anën tjetër ndaj eksponentëve të pushtetit, siç ishte ai ndaj rektorit të Prishtinë, me pozicion terrorist kundër çdo realiteti shqiptar,  ishte kthyer në një guxim për çdo patriot që ia kthen grykën e pushkës Millosheviqit.

Gjithnjë në Forumin e Intelektualëve, aty kah fillimi i vitit 1998 do të dominojë mendimi se Washingtoni Protestant dhe Brukseli militarist (NATO) nuk preferonin “në katër sy” politikë paqesore të shqiptarëve me RFJ-ën komunisto çetnike, plus pro ruse. Të kuptohemi, edhe në kohën e Epopesë së Jasharajve nuk dihej se sa do të zgjatë lufta për Kosovën, ku sipas Kishës serbiane, sipas qarqeve ushtrako-policore serbe, nuk kishte teori se Beogradi do ta humeb luftën. Madje flitej se në Kosovë do të sillën, ose i kishin siellë mbi 200 000 serbianë nga Kroacia dhe Bosna e Hercegovina për serbizim të mëtejmë. Bile nepër botë, në anën tejtër, ishte lansuar propoganda se: “Shqiptarët po i vrasim se po na deturojnë, se i kemi vrarë me 1945 dhe prap do t` i vfrasim, sepse janë fundamentalistë islam”. E për çudi krahu politik paqesor shqiptar, këtë “gjuhë” propogandistike, shtihej se nuk e kuptonte. Madje nuk u kuptua as atëherë kur njëfar organizate e quajtur “Shën Exhidio” me një diplomaci zik zake i pati liruar disa lokale për shkolla, e të cilat ishin uzurpura, por jo asnjë shkollë e mesme.

Ku shpjente kjo “gjuhë politiko rreligjioze”, që shtihej si paqesore, u kuptua vetëm në Konferencën Nderkombëtare për Kosovën në Rambuje, se në cilën anë është Washingtoni dhe NATO. E mos të harrojmë se në Partinë Parlamentare të Kosovës që ishte pro UÇK, për politikë jopaqesore, pas 31 marsit 1998 kur KS OKB e aprovoi Rezolutën nr. 1160 për Kosovën, duke u mbështetur në Kartën e OKB-ës, Kapitina VII (nenet 39-52, sidomos neni 42 dhe 43), Beogradi kërcnohej hapur se po eskaloi politikën e krimeve do të përdoret mundësia e BOMBRDIMIT të RFJ-ës. Kjo çështje që u debatua në Partinë Parlamentare të Kosovës u spjegua se jo vetëm PPK, por edhe të gjitha partitë tjera duhet për t` u shpërndar dhe duhet të kalojnë në UÇK. Askush në anën tjetër në LDK, PDK dhe PFSH nuk e studioi Rezolutën e 31 marsit 1998 nr. 1160, sidomos atë pjesën ku potencohej Kaptina e VII-të e Kartës OKB-s. Dhe jo vetëm kaq, në krahun paqesor, nuk e kuptuan as Prononcimin e Grupit Kontaktit të 9 marsit 1998. Por të gjithë tokë, u turrën për t` i treguar botës se: “ne mbajmë zgjedhje Parlametafre më 22 mars 1998 dhe kjo tregon se Srerbia po aporvon “demokraci të dhëmzorëve të tankeve të përgjakura”. Kurrfarë përshtypje, do të na thot një ushtrak në Minhen nuk ia ka bërë popullit shqiptar, çka ka ngja në Çirez dhe Likashan më 28 shkurt 1998, apo Prekaz më 5 deri më 7 mars 1998 pra krim pas krimi, që tregohej se çka po synon okupatori nazifashist serbian. Po, në Minhen (nëntor 1998) na u tha hapur ndër të tjera se: “Vatikani nuk ua ka hatrin për faktin se Kisha Ortodokse Serbe  ka marrëveshje me Selinë e Shenjët në Romë, nga viti 1914” (Shiqo Konkordati KOS-Vatikani). Ky fakt që po tregohet edhe sot se ishte këshillë e sinqertë, sepse  Republika e Kosovës nuk po pranohet, fakt ky që po reflektohet në një pjesë jo të vogël të shteteve ku dominon rreligjioni katolik, sidomos në Amerikën Jugore dhe në Spanjë.

Edhe një fakt e plasojmë para opinionit shqiptar, se edhe sot situata është e polarizuar deri në skajshmëri se kush e çliroi Kosovën më 1999, politika e LDK-ës “historike”, apo lufta e UÇK-ës “legjendare”. Në Rambuje në anën tjetër deshmohet se me propozim të atyre që po thuej se i kishin ndez motorret e avionëve për bombardimin e RFJ-ës nga 24 marsi 1999, drejtues i Delegacionit shqiptar u zgjodh përfaqsuesi Politik i UÇK-ës Hashim Tahçi, i cili po mbahet padrejtësisht në burgun e Hagës me shokë, krejtë me prapavi për ta “barazuar xhelatin(Serbian) me viktimën (Shqiptarinë). Madje jo rastësisht ky nejri u zgjodhë për ta shpallë edhe pavarsinë e Kosovës edhe më 17 shkurt 2008 në Paramentin e Kosovës, fakt ai që tregon një realitet që nuk do koment. Këto dy fakte i  treguam, si  shembull që duhet të nxirret mësim nga praktika se: Nuk ka politikë pa ushtri. Se të kaluarën nuk mundemi për ta përmirësuar, por ardhmërinë PO.

T` i kthehemi Eopopesë së Prekazit 5-7 mars 1998  

Për ta gjetur rrugën e re, për ta çliruar kombin, Adem Jashari me shokë e panë të nevojshme se duhej lexuar shumë, se duhej mësuar në çdo çast. Por të kuptohemi lexues i neruar se: Adem Jasharit më tepër i shkonte automatiku se sa një libër në dorë. Ky fakt do të mësohet gjatë qëndrimit për ushtrime ushtarake në Akademinë “SKENDERBEJ” në Tiranë. Kuptohet, patriotët shqiptar mësuan te profesorët patriotë dhe shkenctarë të Akademisë pretigjioze kombëtare. Pikërisht për këtë, gjeneratës së Adem Jasharit i duheshin njohuri të plota mbi luftën, e cila nga mësimet në Akademin “Skenderbej” në Tiranë u kthye në luftë spceiale çlirimtare në Kosovë. Në lidhje me këtë, luftën speciale çlirimtare Komandnati Legjendar Adem Jashari e filloi për ta avansuar duke u mbështetur jo vetëm  nga leksionet speciale, jo vetëm në litraturën profesionale ushtarke, por edhe në traditën e ndritur të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878), Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899), në trimërinë e  Ahmet Delisë, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës, Ramë Vllasës, Osman Pollatës, Dan Dorocit, Shaqir Igrishtës, Ilaz Raçalkut,  Bajram Currit, Nazim Gafurrit, Luftës antifashiste të Qemail Stafës, Emin Durakut, luftës antifashiste dhe antiçetnke të Shaban Polluzhës, në luftën politike të NDSH së Halim Spahisë, LRBSH-ës ADEM DEMAÇIT e deri te Ruzhdi Xhakja me shokë në Besi  më 2 prill 1981, kur e themloi çetën e armatosur, deri te  lufta  e Tahir Mehës me familje në Prekazin e Ahmet Delisë më 13 maj 1981. Kështu Demonstratat rrevolucionare të drejtuara nga Hydajet Hyseni dhe Mehmet Hajrizi, do të shndërrohën në një shkollë që kërkon simbiozë të librit dhe pushkës në një front të drejtë për liri dhe pavarësi.

Adem Jashari duke u mbështetur në këtë traditë, duke e begatuar traditën e luftës për liri, e lidhi politikën e Adem Demaçit dhe NDSHës në rrafshin horizontal dhe vertikal, duke e bërë luftën e DREJTË TRODIMENZIONALE– Lartësia, gjërësia dhe gjatësia e saj, e begatuar me moral të pashterrur se nuk i vërsulet askujt pa hak, që nuk është violentë ndaj atyre që luftojnë për liri, pasi që ishte proklamuar se atdheu-Kosova nuk duron më robëri, se do të organizojë luftë të drejtë, deri në fitore.

Adem Jashari –Komandnat i një ushtrie në themelim i interesoi deri në përkushtim politika e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.Mësoi për luftën e drejtë dhe rrolin e demonstrimit popullor, me theks të posaçëm për Demonstratat shqiptare në Kosovë dhe viset tjera të robëruara shqiptare më 1968. Adem Jashari mësoi se Demonstratat e viteve 1981-1989 e kishin një mison civilizues, sepse e nxirrnin popullin nga letargjia dhe politika e diferencimeve dhe e forconin bindjën se çlirimi i Kosovës kërkon SAKRIFICA sublime, duke shtuar se ideologjia nuk mundet të kryej punë aty ku kërkohet të FLET gryka e pushkës  dhe orës çetës Ali Ajetit me shokë.

Adem Jashari në Akademinë “Skenderbej” dhe nga rrethi shoqëror me të cilin jetonte në Shqipëri, sidomos,  mësoi se okupatori serbian po i ushtron dy politika robërie ndaj shqiptarëve: me një anë po vret ushtarë shqiptar nepër kazermat e tyre (1981-1990), në anën tjetër po vret demonstrantë civilë në kontinuitet nepër sheshe e bulevarde. Lidhur me këtë, vrasja e Jusuf Gërvallës me shokë, vrasja e Enver Hadrit, vrasjet e e të rijëve dhe të rejave në vijim në Kosovë, ishin bërë një alarm se kombi duhet të zgjohet.

Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasnjqi etj. afruan rreth veti një forcë të organizuar djalërie të cilët ishin të dlirë, sepse prindërit e tyre kishin një shkollë tradicionale shqiptare, që lirisht mund të quhet se kishte për “kryeqytet” odat patriotike: Oda e Sylë Hys Popovës, Oda e Isa Boletinit, Oda e Prekazit dhe Oda e Junikut. Së këndejmi, lufta e Ruzhdi Hajdinit dhe Tahir Mehes (1981) për Adem Jasharin dhe ushtarët e tij, ishin pjekë me kohë dhe përgaditë për një luftë të programuar dhe të komanduar, gjithnjë të DREJTË, në çdo apspekt. ADEM JASHARI ishte i udhëzuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do ta komandojë, nuk guxon të jetë kundër civilëve të cilit do komb qoftë, që jetojnë me bindje se të gjithë qytetarët duhet të janë të barabartë. Adem Jashari, nuk ka bërë luftë selektive. Çdo dhunues të lirisë, qoftë ai sllavë apo shqiptar, mësone se duhet ta ndiej peshën e luftës, prej së cilës kishte krijuar bindje se shteti dhe politika koloniale e atij shteti okupator serbian, do të dali HUMBËSE e dyfishtë. Dhe doli.

Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari kishin mësuar në Akademin “Skenderbej” në Tiranë: se ngritja në kryengritje don përkrahje gjithëkombëtare, donë përgatitje teorike dhe praktike, donë armatim dhe logjistikë që nuk është në funksion vetëm për një ditë e tri ditë siç ka ngja në histiorinë tonë kryengritëse, e që të gjitha janë të humbura. Por lufta e Adem Jasharit, lufta e UÇK-ës e komanduar nga një institucion ishte e përgatitur që të bëjë sakrifica për një kohë shumë të gjatë. E kur të sigurohet ky qëndrim në masë apsolute, paralelishtë me këtë, duhet jo vetëm përkrahja verbale por edhe materiale e miqëve që do të sigurohen me luftën tonë politike dhe civilizuese, duke SPJEGUAR të drejtën shqiptare, si e drejtë imediate dhe e domosdoshme deri në pashmangshmëri për vetëvendosje.

Historia e UÇK-ës pra, gjatë viteve 1992-1999, gjthnjë e më shumë po merrte përmasa të gjëra në lëminë e hulumtimit të shkencave të historisë, filozofisë, politologjigjisë, sociologjisë,diplomacisë, gjeostrategjisë, etnopsikologjisë dhe të organizimit në përgjithësi, kudo në Glob. E tërë kjo, për faktin se u themlua një Ushtri që nuk kishte kazerma ushtarke, nuk kishte banka, nuk kishte fabrika armatimi, nuk kishte shtete të fuqishme që e përkrahnin luftën e saj të drejtë, në fillim. Historikisht pra, UÇK e ka ndarë mendimin për LUFTËN, sepse kjo ushtri e Adem Jasharit, u krijua në kushte SPECIALE, prej një populli jospecial, për të bërë luftë SPECIALE. E lufta e saj e drejtë do të quhet substancialisht  NEO LUFTË (sepse nuk vret civilë), për dallim nga PALEO LUFTA( që vretë dhe bënë kërrdi edhe civilë, e sidomos masakron edhe ushtarë të zënë robër!).

Në PALEOLUFTË çdo gjë zhvillohet me qëllim kriminal. Paleolufta ishte mizori, që vrasjet në mes palëve ndërluftuese të jenë sa më të mëdha, por që fundi të sjellë jo vetëm fitore ushtarke, por edhe politike, duke krijuar njëfar MITI religjioz, duke i thurë kryeheroit veprime imagjinare.

Në NEOLUFTË të Adem Jasharit  qëllimi është (i palës që bënë luftë të DREJTË) që vrasjet të jenë sa më të pakta në numër, në mënyrë që fundi i saj të merret me çështje të viktimave, me çështje të humanizmit të kundërthënjeve. E vërteta, për herë të parë (ata që bëjnë luftë të DREJTË) në histori, fitimtarët nuk janë ma uzurpues të industrisë së kotë siç janë reklamat për ndonjë luftë të re lokale për të shitur armë. Por çdo popull i robëruar me NEO LUFTË, vihet në shansë dhe në shembull që drejtësia demokratike e jo totalitarizmi, qoftë i majtë, apo i djathtë-pra të dy ekstremet, t` i fryjnë xhepat e tregtarëve të armëve dhe të sigurojnë para. Neolufta, është pra një filozofi që mund t` i FAKTUROHET Ushtrisë së Adem Demaçit, Adem JASHARIT, Zahir Pajazitit, Tahir Sinanit si parathënje e zbritjës së njeriut nga “ajri në tokë”, për t` u këndellë truri i çdo kujtë, me moton se EDHE TJETRI që nuk është si Ti, ka të drejtë në jetë, ka të drejtë në çlirim kombëtar dhe ekonimik. Me fjalë tjera, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e Adem JASHARIT i ka humanizuar vlerat e luftës, sepse nuk vret e nuk dhunon: civilë, gra, fëmi, pleq, plaka, njerëz pa armë në dorë, siç ka vpruar okupatori serbian.Me fjalë tjera Adem JASHARI nuk i kishte rrokë armet me shokë shumë, për ndonjë avanturë. Avanturën e Beogradit, UÇK-ja ia fakturon okupatorit që nuk po dallonte mjete duke vrarë e dhunuar civilë, duke synuar spastrim total që shënoi në kulmin e luftës edhe GJENOCIDIN, sepse nga Kosova u detyruan të shpërngulën 985655 civilë shqiptarë, duke u shpërndarë të katër anët e Botës , gjithnjë me programe: Shpronësim, shpërngulje, Shfarosje të Shqiptarëve, përmes tre eskponentëve vrasës si: “Koridoret përplasëse”-Aparthejd; “Toka e Djegur”, prej 1315 fshatrave shqiptare u bombarduan 1008; dhe “Patkoi”,që kishte për qëllim asgjasimin e UÇK- si mbrojtëse e popullit dhe sulmuese e forcave të okupatorit, seicili eksponent me specifika striktive kundër veprimeve kriminale dhe gjenocidale serbe . Pra, gjenocidi nuk mund t` u përshkrueht rreth 14000 të vrarëve, por  gjenocidi konceptualisht vërtetohet me 1 500 000 shqiptarë të zhvëndosur civilë, nga shtëpitë e tyre, sidomos më 1998/99. Gjatë kësajkohe nga 1315 katunde dhe qytete shqiptare, u bombarduan 1008 lokalitete.

E vërteta, Adem JASHARI dhe FAMILJA e tij famëlartë, kishin pësuar më shumë sepse ishin vrarë e maskaruar, gati të gjithë. Edhe më saktë, okupatori për të humbur gjurmë kishte filluar të bartë kufoma nepër Serbi, për t` i varrosur aty dhe andej kah nuk do të dihej ma kurrë (mars-prill 1999), të masakruarit tjerë anën e mbanë Kosovës së “mbiellur” me varre.

Lufta e Adem Jasharit, në anën tjetër kishte adresë, kishte mision e jo fiksion që të vrasi këndo që i del përpara. Mu për këtë, okupatori dhe agjentuart e tij, në bazë të dokumenteve u PËRKUJDES që t` i vrasi disa figura të njohura shqiptare, krejtë me qëllim që të mbetën ENIGMA, pale mos do të fillohet lufta qytetare ndërshqiptare, e cila do të ishte shumë më e egër se lufta klasike-paleo lufta.

Lufta e UÇK-ës e Adem JASHARIT e ka edhe një çështje dalluese nga ajo që bëri okupatori. Ushtria Çlirimtare e Kosovës- Adem Jasharit nuk rrënon ura, nuk djeg shtëpia, nuk djeg arkiva e bibiloteka, nuk rrënon objkete të kultit, nuk lëshon qoftë edhe një plumb mbi objektet që e përfaqsosjnë okupatorin, sepse e kishte në ndrëgjegje se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë. Pra, shqiptarët si autokton mendojnë të jetojnë në trojet e veta, pra nuk rrënojnë asgjë, por okupatori që e ka të qartë misionin dhe fiksionin provon që mos të mbetët asgjë pa u dëmtuar në Kosovë, duke proklamaur edhe stilin e luftës për: “TOKËN E DJEGUR dhe pa shqiptarë”. E kundërta, shqiptarët si i vetmi popull në Evropë gjatë Luftës Dytë Botërore e japin një porvim para njerëzimit: I mbrojnë me çdo kusht HEBRENJËT e rrezikuar kudo dhe këndo.

E shtrohet pyetja:  kush e ktheu jetën në “tokën e djegur dhe pa shqiptarë”, përgjegja historike është se, vetëm lufta e drejtë e UÇK-ës. Dhe, kur t` i shtohet kësaj lufte edhe fuqia ushtrake e NATO-s, që u rreshtua në anën e Adem Jasharit dhe UÇK-s, atëherë fitorja e saj është e dlirë si hëna e plotë, si dielli që shëndritë gjithësinë.

Në fund shumë është folur për karakterin e atyre që e lëshuan Kosovën dhe atyre që SAKRFIKUN dhe mbetën, qoftë në varre qoftë duke i ndërruar vendstrehimet por kurrë nuk e lëshuan Kosovën me UÇK-ën në ball, duke vlerësuar se kemi të bëjmë me një dallim cilsorë të veprimit. E veprimi i Adem Jasharit dhe familjës së tij që qëndroi dhe u sakrifikua në shtëpi, u bë shembull i luftës që nuk mund të përshkruhet tani për tani vetëm me fjalë, sepse parvarësia e Republikës Kosovës, vlen më tepër si në kohë ashtu edhe në kuptimin tredimenzional: lartësi morale, gjërësi jetësore dhe largësi kohore, sepse koha  nuk vdes kurrë, mësa Adem Jashari me Familje, as për neve e as për civilizmin, sepse mbetet katakomb edukimi për njeriun aktiv dhe liridashës-lirindërtonjës historik.

Lufta e Adem Jasharit me familje, ishte një neoreferendum, që njeriu t` i besoi veti, t` i besoi bukës së vet, zakoneve të veta, armëve të veta, t` i besoi fuqisë popullore mbrojtëse, t` i besoi fuqisë tij civilizuese, që janë në dobi të kohës, sepse misioni dhe vizioni i lirisë, nuk vdes kurrë. Pra, Adem Demaçi, Adem Jashari dhe UÇK-ën janë një projekt civilizues kombëtar  trodiemnzional, si Theorema e Pitagorës, që do të rrezatojnë si dielli gjatë historisë . T` ia japim BESËN shqiptare këtij projekti, se do t` e kujtojmë këtë vepër, se nuk do ta lëshojmë nga zemra dhe mednja kurrë, deri sa të ketë jetë mbi tokë. Respekt dhe përkulje para dëshmorëve të kombit dhe veprës sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Neo Luftës, që i priu krenarishtë emri dhe vepra e Adem JASHARIT-LEGJENDARIT me familje.

Më 20 shkurt 2026

Blerim Nika: E kam ndëgjuar intervistën e Don Shan Zefit dhe si njohës i gjermanishtes, them se intervista po keqinterpretohet prej anadollakëve

3
Deklarata e Dom Shan Zefit për mediumin gjerman Deutschlandfunk është nxjerrë nga konteksti me qëllime të liga, për ta barazuar Kishën tonë të dashur Katolike me islamin radikal dhe politik në Kosovë.
E kam dëgjuar me vëmendje intervistën e Dom Shan Zefit, të përkthyer me kujdes në gjuhën gjermane, dhe duke qenë njohës i mirë i kësaj gjuhe, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kjo intervistë po keqpërdoret nga qarqe tipike anadollake, të cilat po nxjerrin një fjalë të vetme nga konteksti për qëllime arbitrare dhe anti shqiptare.
E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur në Kosovë po zhvillohet një rikthim masiv i shqiptarëve, në mënyrë të lirë dhe demokratike, në Kishën Katolike.
Në intervistë, Dom Shan Zefi ka shpjeguar në mënyrë historike dhe të argumentuar çështje që ne si shqiptarë i njohim dhe i diskutojmë çdo ditë. Nuk ka asgjë të re apo të jashtëzakonshme në ato që ai ka thënë, përveç së vërtetës historike që disa qarqe përpiqen ta deformojnë.
Nuk është hera e parë që islamikë radikalë dhe politikë, bashkë me sejmenët e tyre, i vërsulen Dom Shan Zefit, jo vetëm për ta sulmuar personalisht atë, por për të goditur Kishën Katolike në tërësi dhe, bashkë me të, rrënjët tona historike, identitetin tonë perëndimor dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Unë dhe të gjithë të rikthyerit në Kishën Katolike qëndrojmë fuqishëm me Dom Shan Zefin dhe i përshëndesim të gjithë ata sejmenë të islamit politik, duke u thënë qartë se përpjekjet e tyre janë të kota. Shqiptarët po rikthehen në Kishën Katolike me vullnetin e tyre të lirë, me ndërgjegje të plotë dhe me bindje të thellë, dhe askush nuk mund ta ndalë këtë proces.
Me sinqeritet dhe seriozitet,
Blerim Nika

A po u hapet varri shqiptarëve? Mos e prekni shtetin laik – Kushtetuta nuk është pronë e askujt!

1

Luan Dibrani, Prishtinë 

Institucionet publike nuk mund të përshtaten sipas ritualeve fetare – çdo precedent që cenon neutralitetin e shtetit është kërcënim direkt për stabilitetin, barazinë dhe të ardhmen e Republikës.

A po u hapet varri shqiptarëve?
Kjo pyetje nuk është retorikë boshe dhe as figurë letrare për të nxitur emocion. Është një kambanë alarmi që duhet të zgjojë çdo qytetar të ndërgjegjshëm. Kur preken themelet e shtetit laik, kur relativizohet Kushtetuta dhe kur interesat e ngushta vendosen mbi rendin kushtetues, atëherë nuk rrezikohet vetëm një vendim administrativ – rrezikohet vetë orientimi i Republikës.

Shteti laik nuk është kundër fesë; ai është garancia që asnjë fe, asnjë grup dhe asnjë ideologji të mos vendoset mbi ligjin. Kur cenohet ky parim, hapet rruga për përçarje, për prapambetje dhe për dobësim institucional. Dhe historia na ka mësuar se çdo dobësim i shtetit paguhet shtrenjtë nga qytetarët.

Prandaj kjo nuk është thjesht një debat politik. Është çështje e së ardhmes sonë, e dinjitetit shtetëror dhe e rrugës evropiane që kemi zgjedhur. Kushtetuta nuk është pronë e askujt – ajo është kontrata jonë e përbashkët dhe mburoja e Republikës.

Nëse dëshironi, mund ta bëj edhe më të shkurtër dhe më goditës për fund artikulli, ose më analitik për mesin e tekstit.

Arsimi publik nuk është hapësirë për eksperimente ideologjike

Kosova është një shtet laik. Arsimi publik nuk mund të përshtatet sipas kalendarëve fetare apo bindjeve individuale të një grupi. Kur një drejtori komunale ndryshon funksionimin e shkollave për shkak të ritualeve fetare, nuk bëhet fjalë për rregullim teknik, por për sfidim të parimeve mbi të cilat është ndërtuar shteti.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është letër që lakohet sipas presioneve momentale. Ajo është kontratë kombëtare, e ndërtuar mbi sakrificën dhe gjakun e atyre që luftuan për liri. Askush nuk ka mandat ta zhbëjë me një vendim administrativ.

Shteti laik nuk është opsion – është detyrim

Kosova është shtet laik dhe kjo do të thotë:

  • Institucionet publike nuk organizohen sipas ritualeve fetare.
  • Arsimi nuk harmonizohet me kalendarë religjiozë.
  • Politikat publike nuk përshtaten sipas praktikave të asnjë feje.

Kush relativizon këtë parim, relativizon vetë shtetin. Laiciteti nuk është kundër fesë – është mburojë që feja të mos instrumentalizohet nga politika.

Drejtoria duhet të japë llogari

Fakti që Drejtoria e Arsimit ka vepruar mbi bazë kërkesave nga grupe të interesit nuk e justifikon vendimin.
Institucionet publike nuk funksionojnë mbi presion, por mbi ligj.

Në një shtet ligjor:

  • Vendimet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën.
  • Jo me disponimin e momentit apo emocionet e përkohshme.

Ky vendim duhet të rishqyrtohet menjëherë dhe përgjegjësit duhet të japin llogari institucionale.

Arsimi nuk është fushë kompromisesh ideologjike

Në vend që të luftojmë:

  • Rënien dramatike të cilësisë,
  • Mungesën e standardeve akademike,
  • Dobësinë metodologjike,
  • Braktisjen e nxënësve dhe humbjen e besimit në arsimin publik,

po merremi me përshtatjen e sistemit sipas praktikave fetare.

Kjo është zhvendosje e rrezikshme e prioriteteve.
Shkolla është tempull i dijes dhe zhvillimit qytetar, jo laborator kompromisesh ideologjike.

Tejkalim i kompetencave

Kush i dha të drejtë një drejtorie komunale të vendosë mbi filozofinë e shtetit?
Ku është miratimi parlamentar?
Ku është debati publik?
Ku është analiza kushtetuese?

Vendime që prekin karakterin e shtetit nuk mund të merren me arsyetime të momentit.
Nëse ka tejkalim kompetencash, duhet të ketë përgjegjësi ligjore.

Shteti ligjor nuk funksionon mbi tolerim – funksionon mbi llogaridhënie.

Pse ky vendim është i rrezikshëm?

1️⃣   Cenon karakterin laik të shtetit
Kur funksionimi i shkollës lidhet me ritualin fetar, krijohet lidhje institucionale që bie ndesh me neutralitetin.

2️⃣   Krijon precedent
Sot është agjërimi.
Nesër mund të jetë një kërkesë tjetër fetare.
Pasnesër një tjetër.
Dobësimi nuk ndodh me një vendim – ndodh me precedent.

3️⃣    Vendos emocionin mbi ligjin
Argumenti human nuk zëvendëson normën juridike.
Zgjedhjet fetare janë personale.
Institucioni publik nuk mund të transformohet për çdo zgjedhje individuale.

4️⃣    Cenon barazinë
Nxënësit që nuk agjërojnë nuk duhet të penalizohen.
Arsimi publik duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

5️⃣    Zhvendos vëmendjen nga kriza reale e arsimit
Ku janë reformat për cilësi, standardet akademike dhe rritja e rezultateve?
Në vend që të ngremë arsimin, po e relativizojmë atë.

6️⃣    Rrezikon politizimin e fesë
Kur politika harmonizohet me rituale, hapet dera për ndikime ideologjike dhe polarizim sh oqëror.

7️⃣    Tejkalon kompetencat
Asnjë zyrtar nuk është mbi Kushtetutë.
Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë filozofinë e shtetit.

Thirrje për ndërgjegje dhe veprim

Ky nuk është debat kundër besimit.
Ky është debat për mbrojtjen e shtetit.

  • Nxënës – mbrojtni cilësinë e arsimit tuaj.
  • Arsimtarë – ruani profesionalizmin dhe neutralitetin.
  • Intelektualë – mos heshtni.
  • Juristë – analizoni kushtetutshmërinë.
  • Ministria e Arsimit – ndërhyni menjëherë.

Ky vendim duhet të tërhiqet, dhe orari mësimor duhet të rikthehet sipas normave ligjore dhe standardeve profesionale.

aaKosova nuk është pronë e askujt.
Shteti laik nuk është luks – është themel i stabilitetit, barazisë dhe të ardhmes së breznive.

Neutraliteti institucional nuk diskutohet.
Mos e dobësoni shtetin.
Mos krijoni precedentë që nesër do t’i pendoheni.

Sot është arsimi.
Nesër mund të jetë gjithçka tjetër.
Nëse heshtim tani, çmimin e paguajnë brezat e ardhshëm.

Koha për reflektim dhe veprim është tani.
Mbrojtja e Republikës nuk pret askënd.
Republika e Kosovës është amanet – dhe ne duhet ta mbrojmë me çdo mjet ligjor dhe qytetar.

Betim i brezave në Maje të Rugovës, herë me gur e herë me Kanun

0
____
NË MAJE TË RUGOVËS – BETIMI I BREZAVE
____
Në bjeshkët e Rugovës nuk u ngjit lehtë askush.
Aty rreshqitën perandori.
Aty u thyen çizmet e pushtuesve.
Screenshot
Nga kuvendet e maleve të Dukagjinit,
te kryengritjet kundër Perandorisë Osmane,
te Lidhja e Prizrenit (1878), ku u hodh ideja e mbrojtjes së tokës shqiptare,
te kryengritjet e viteve 1910–1912,
te përballja me regjimet e Mbretërisë serbo-jugosllave,
te rezistenca e viteve ’80-’90 kundër shtypjes së regjimit serb,
dhe deri te lufta çlirimtare e fundit —
ky vend ka njohur vetëm një gjë që nuk u dorëzua kurrë:
Shqiptarin me krye lart.
Në Rugovë nuk mbijetoi pushteti i huaj.
Mbijetoi fjala e dhënë.
Kanuni i Maleve nuk ishte fe.
Nuk ishte ideologji e importuar.
Ishte rregull i brendshëm, nder, besë, përgjegjësi para fisit dhe para tokës.
Në ato maja, betimi nuk bëhej mbi libra pushtuesish.
Bëhej mbi natyrën që kishte parë gjakun dhe sakrificën.
“Pasha Tokë e Qiell, e Hënë e Diell.”
Tokën – që e mbrojtëm brez pas brezi.
Qiellin – që pa çdo betejë.
Në vitet ’80-’90, mbi 400 burra kaluan nëpër burgje, hetuesi, dhunë dhe terr,
duke ia falur rininë rezistencës kundër pushtuesit të fundit serb.
Mbi 14.000 të vrarë në luftën e fundit.
Dhjetëra mijëra të dëbuar.
Dhjetëra dëshmorë nga këto bjeshkë që u përgjakën me flamurin kombëtar në dorë.
Ata nuk ranë për përçarje.
Ranë për liri.
Për shtet.
Për dinjitet.
Në këto male nuk u ruajt as shallvare, as zhele, as frikë.
U ruajt plisi.
U ruajt fjala.
U ruajt identiteti.
Ne kemi marrë nga Evropa ligjin modern, shtetin modern, drejtësinë moderne.
Por nuk kemi hequr dorë nga rrënja jonë.
Sepse shqiptari mund të jetë bashkëkohor,
mund të jetë perëndimor,
por mbetet shqiptar në shpirt.
Kanuni nuk është armë kundër askujt.
Është kujtesë se fjala peshon.
Se nderi mbahet.
Se rendi nuk ndërtohet me turmë, por me përgjegjësi.
Ne nuk luftuam për të zëvendësuar një pushtim me një tjetër kulturor.
Luftuam për të qenë vetvetja.
Dhe mbi gjithçka, sot e përgjithmonë, qëndron:
SHTETI – DREJTËSIA – FJALA
Në maje të Rugovës,
betimi bëhet para qiellit –
jo para turmës.
Historia jonë nuk është huazim.
Është sakrificë.
Dhe ajo sakrificë nuk shitet,
nuk harrohet,
nuk tjetërsohet.
Nga i Juaji kuptohet vetëm shqiptar me zot, besë e fe
Sak Muji /d.v/