Kreu Blog Faqe 256

Sulmet ndaj Don Shan Zefit dhe Nusret Pllanës, sulme të udhëhequra prej Islamit Politik

0

Nue Oroshi , historian, Prizren

Sulmet ndaj dr.don Shan Zefit dhe dr.Nusret Pllanës janë sulme të orkestruara nga islami politik që është në shërbim të Serbisë,Turqisë dhe Iranit Në dy shkrimet që kam shkruar para disa ditësh: Mjaft është mjaftë dhe Pse asnjë shqiptarë i besimit katolik nuk është emruar Ministër në Qeverinë Kurti 3 kisha burime të sakta nga politika gjermane se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës sa vjen e po rrezikohët.

Elementët e islamit politik në Republikën e Kosovës që paguhen nga Serbia,Turqia dhe Irani kanë nisë ta ndijnë vetën të fortë pasi që institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë duke marrë asnjë veprim për të burgosur dhe për të denuar për shkak se po bëjnë veprime kriminale në Republikën e Kosovës.

Ata në vend që të burgosën ato grupe po fuqizohen.Pse nuk vepron kundër këtyre grupeve Prokuroria e Republikës së Kosovës,policia dhe institucionet e tjera shtetërore. Është shumë interesantë të theksohet se pikë goditëse e këtyre grupeve të islamit politik në Kosovë janë atdhetarët shqiptarë.

Ato grupet e islamit politik para eprorëve të tyre serb,turq e iranian janë të nxitur që tash ta tregojnë vetvetën për ti arsyetuar pagesat milionshe që kanë marrë këto organizata terroriste nga Serbia,Turqia e Irani. Burimet politike gjermane me informuan ditë më parë se shqiptarët e besimit katolik, prifterinjët katolik si dhe shqiptarët e besimit islam që janë properëndimor dhe që i kundërshtojnë këto grupe do të jenë cak i sulmeve.

Nuk janë të rastësishme edhe sulmet ndaj priftit atdhetar dr.don Shan Zefi historian i Mesjetës i cili në doktoraturën e tij pasqyron qartë fenomenin e Laramanizmit në Kosovë si dhe në viset shqiptare. Dr.Don Shan Zefi është prifti atdhetarë i cili ka më shumë se katërdhjetë vjet që është në shërbim të kombit shqiptar.

Nusret Pllana

Roli i dr.don.Shan Zefit për Pavarsinë e Republikës së Kosovës është shumë i madh e sidomos bashkëpunimi i Dr.Don Shan Zefit me Presidentin Historik të Republikës se Kosovës dr.Ibrahim Rugova. Përveç dr.Don Shan Zefit në shenjestër te islamit politik ishte edhe atdhetari, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK, dhe autori i dhjetra librave për masakrat serbe në Kosovë.

Autor i botimit të librave për vrasjen e 1450 fëmijëve shqiptarë,autor i shumë filmave dokumentarë për vrasjet dhe masakrimet në Republikën e Kosovës dr.Nusret Pllana. Dr Nusret Pllana gjatë tërë jetës ishte dhe është në shërbim të kombit shqiptarë. Dikush habitet se pse sulmohen vetëm atdhetarët shqiptarë nga grupet e islamit politikë. Përgjigjja është e qartë.Islami politikë në Kosovë paguhet nga Serbia,Turqia e Irani.

Prandaj ata duhet ti sulmojnë atdhetarët shqiptarë sepse ishin pikërisht këta atdhetarë të cilët në bashkëpunim me Amerikën, Evropën, UÇK dhe NATO-n ia sollën lirinë Kosovës. Një vërejtje për institucionet e Republikës së Kosovës.

Veproni sa nuk është bërë vonë.Se kur islami politik në Repubikën e Kosovës të filloj me gjuajtjen e bombavc nuk është larg syve që edhe fëmijët tuaj mund ta pësojnë nga këto sulme terroriste.Institucionet e dinë se kush janë ato portale,gazeta, shoqata dhe organizata që janë në krah të islamit politik. Dr.Don Shan Zefi dhe Dr.Nusret Pllana janë shqiptarë të pastër atdhetarë që tërë jetën e tyre ia kushtuan atdheut.

Nuk është e rastit që në ditët në vijim do të kemi edhe sulme të tjera të atdhetarve shqiptarë, madje pas luftës në mes të Amerikës dhe Iranit këto forca politike mund të fillojnë edhe ndonjë provokim terrorist në Kosovë.

Bjeshka e Madhe – potencial i turizmit dimëror në Deçan

0

Adem Lushaj, Deçan

Zhvillimi ekonomik i një vendi është i ndërlidhur ngushtë me resurset natyrore që ai posedon, qofshin ato nëntokësore apo mbitokësore. Në këtë kontekst, turizmi përfaqëson një nga sektorët me rritjen më të shpejtë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien ekonomike. Ai nuk është më vetëm një aktivitet shërbimi, por një industri globale në zhvillim të vazhdueshëm.

Komuna e Deçanit, për nga pasuritë natyrore dhe konfiguracioni i saj gjeografik, paraqet një hapësirë me potencial të jashtëzakonshëm turistik. Turizmi tashmë konsiderohet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal, krahas bujqësisë dhe veprimtarive tradicionale prodhuese.

Relievi malor, klima e favorshme dhe bukuritë unike të Bjeshkët e Nemuna e bëjnë Deçanin një destinacion të përshtatshëm si për turizëm veror, ashtu edhe për atë dimëror. Përveç qendrës së skijimit në Beleg, një ndër resurset më premtuese për zhvillimin e sporteve dimërore është Bjeshka e Madhe.

Për nga lartësia mbidetare, konfiguracioni natyror dhe kushtet klimatike, kjo zonë ofron terren të përshtatshëm për zhvillimin e skijimit dhe aktiviteteve të tjera dimërore. Organizimi i Kampionatit të Kosovës në Skijim, më 15 mars 2026, në këtë zonë, përbën një dëshmi konkrete se Bjeshka e Madhe tashmë ka hyrë në vëmendjen sportive dhe institucionale. Ky nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por një sinjal i qartë për orientimin zhvillimor të kësaj hapësire.

Investimet në infrastrukturë të qëndrueshme – ndërtimi i stazave të standardizuara, përmirësimi i qasjes rrugore, ofrimi i shërbimeve turistike cilësore dhe garantimi i sigurisë, do ta shndërronin këtë potencial natyror në një burim të qëndrueshëm të ardhurash dhe punësimi për banorët e Deçanit.

Në një kohë kur shumë komuna kërkojnë modele të reja zhvillimi, Deçani e ka modelin para syve: natyrën e vet. Sfida nuk qëndron në mungesë resursesh, por në vizionin dhe vendosmërinë për t’i shndërruar ato në projekte konkrete.

Turizmi nuk është vetëm mikpritje; ai është ekonomi, është punësim, është perspektivë për të rinjtë. Bjeshka e Madhe mund dhe duhet të shndërrohet në një qendër të mirëfilltë të sporteve dimërore, duke e vendosur Deçanin në hartën turistike të Kosovës dhe më gjerë.

Ngjarja e 15 marsit duhet parë si një pikënisje, si hapi i parë drejt një vizioni më të madh zhvillimor. Sepse kur natyra të jep kaq shumë, përgjegjësia jonë është ta shfrytëzojmë me mençuri, profesionalizëm dhe parime të zhvillimit të qëndrueshëm.

Don Shan Zefi flet për shtrembërimin dhe manipulimin e fjalëve të tij pas intervistës për radion gjermane Deutschlandfunk

1
Deklaratë për opinionin publik
Lidhur me intervistën time në radion gjermane Deutschlandfunk dhe interpretimet e saj të pasakta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në disa media, ndiej për detyrë morale dhe publike të sqaroj opinionin.
Pretendimi se unë kinse kam deklaruar se: “si musliman nuk ke shpirt shqiptari” është një shtrembërim i qëllimshëm dhe manipulim i fjalëve të mia. Një formulim i tillë nuk përfaqëson mendimin tim në intervistë, dhe as qëndrimin tim publik, të cilin e kam dëshmuar për dekada të tëra përmes veprës sime meshtarake, shkencore dhe kombëtare.
Në intervistën në fjalë kam mbrojtur identitetin dhe traditën shqiptare, duke theksuar se shqiptaria është një vlerë historike, kulturore dhe shpirtërore që duhet ruajtur nga ndikimet e huaja që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Çdo interpretim tjetër është tendencioz dhe synon të krijojë përçarje ndërfetare dhe të dëmtojë figurën time publike.
Kjo nuk është hera e parë që përballem me manipulime dhe falsifikime publike. Edhe në të kaluarën janë krijuar materiale të rreme në emrin tim, për të cilat janë ndërmarrë veprime ligjore. Edhe në këtë rast do të ndiqen rrugët institucionale dhe ligjore për të zbardhur plotësisht të vërtetën.
Po bëhen përpjekje që intervista të publikohet e plotë dhe pa ndërhyrje, në mënyrë që opinioni publik të gjykojë mbi bazën e fakteve dhe jo të interpretimeve të pjesshme apo të manipuluara.
Gjatë gjithë jetës sime kam punuar pa ndërprerë për të mirën e popullit shqiptar, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për bashkëjetesën ndërfetare, pa dallim besimi apo përkatësie. Kjo është një e vërtetë e njohur publikisht dhe e dokumentuar në veprimtarinë time shumëvjeçare.
Prandaj kërkoj nga ata që kanë shtrembëruar fjalët e mia dhe kanë përhapur interpretime të pavërteta që të ndalojnë këtë manipulim dhe të kërkojnë falje publike për dëmin e shkaktuar opinionit dhe harmonisë ndërmjet shqiptarëve.
Unë do të vazhdoj, si gjithmonë, të mbroj vlerat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare të popullit shqiptar me përkushtim dhe përgjegjësi.
Me respekt!
Dashuria e ime për shqiptarët, pavarsisht besimit, është si e Zotit!

Prona e dhunuar dhe plagët e hapura të shoqërisë shqiptare

Nga Safet SADIKU

Ese

Historia moderne e Shqipërisë mund të lexohet edhe përmes fatit të pronës. Ajo që në shoqëritë e qëndrueshme përfaqëson siguri juridike, trashëgimi familjare dhe dinjitet ekonomik, në Shqipëri kjo e drejtë u shndërrua për dekada në objekt konfiskimi, manipulimi dhe konflikti.

Nga kolektivizimi i epokës së Enver Hoxhës e deri te tranzicioni i trazuar i fillimit të viteve ’90, çështja e pronës prodhoi pasoja të thella institucionale dhe shoqërore. Kolektivizimi dhe zhdukja e pronës private: Pas vitit 1945, regjimi komunist ndërtoi një sistem ku prona private u shpall pengesë ideologjike. Tokat bujqësore, ndërmarrjet dhe pasuritë e paluajtshme u shtetëzuan ose u kolektivizuan. Familje të tëra u shpallën “armiq të klasës” dhe u zhveshën nga pasuria pa proces të rregullt ligjor.

Kjo nuk ishte vetëm një reformë ekonomike, por ishte një transformim i marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit. Prona nuk shihej më si e drejtë individuale, por si instrument i planifikimit qendror. Pasojat ishin të shumëfishta: zhdukja e iniciativës private, varësia totale nga shteti dhe ndërprerja e vazhdimësisë së trashëgimisë familjare. Konflikti u shtyp me forcë, por padrejtësia mbeti e pashëruar. Tranzicioni dhe ligjet e paplota të kthimit të pronës, për shoqërinë shqiptare kanë qenë shumë të kushtueshme.

Me rënien e komunizmit, shoqëria shqiptare u përball me një dilemë të madhe: si të rikthehej e drejta e pronës në një vend ku dokumentet ishin të mbyllura, kufijtë e tokave ishin ndryshuar dhe ndërtesat ishin ndërtuar mbi prona të konfiskuara? Ligjet e para të viteve ’90 synuan rregullimin e kësaj çështjeje, por shpesh ishin të paqarta, të ndara dhe të zbatuara në mënyrë selektive.

Në vend të një procesi të unifikuar dhe transparent, u krijuan hapësira për abuzim, manipulim dhe përvetësim të paligjshëm. Në shumë raste, pronat nuk iu kthyen pronarëve historikë, por përfunduan në duar të individëve që përfituan nga boshllëqet ligjore ose nga lidhjet me pushtetin lokal. Kjo situatë prodhoi tensione të forta. Konfliktet për tokën dhe pronën shpesh kaluan nga gjykatat në përplasje direkte mes familjeve.

Në mungesë të një sistemi gjyqësor të besueshëm dhe të shpejtë, shumë mosmarrëveshje degjeneruan në dhunë. Në disa zona, çështjet e pronës u bënë shkak për vrasje dhe përhapje të hasmërive, duke ushqyer një klimë mosbesimi dhe hakmarrjeje që preku breza të tërë.

Nga padrejtësia ligjore te pasiguria shoqërore: Kur prona nuk garantohet nga shteti, shoqëria futet në logjikën e vetëmbrojtjes. Në vend që konflikti të zgjidhet institucionalisht, ai personalizohet. Në Shqipëri, mungesa e qartësisë pronësore ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, me ç’rast investitorët hezituan, dhe ndërtimet shpesh u bënë mbi baza të kontestuara, ndërsa qytetarët jetuan me pasiguri të vazhdueshme juridike. Kjo trashëgimi e dyfishtë e konfiskimit totalitar dhe tranzicioni i paqartë, krijoi një zinxhir problemesh që ende edhe sot kërkojnë zgjidhje të plotë.

Çështja e pronës nuk është vetëm problem teknik i regjistrave kadastralë. Por, ajo lidhet me drejtësinë historike, stabilitetin social dhe besimin te shteti. Mësimi i vonuar: Shkatërrimi i pronës në periudha të ndryshme nuk prodhoi vetëm varfëri materiale, por edhe çarje morale. Kur shteti merr ose shpërndan pasuri pa standarde të barabarta, ai minon themelet e rendit juridik. Ndërtimi i një shoqërie të qëndrueshme kërkon më shumë sesa reforma ekonomike, pra kërkon rikthimin e besimit se e drejta nuk ndryshon sipas pushtetit të radhës. Sot, kërkesa mbetet e qartë: konsolidimi i regjistrave të pronës, transparencë e plotë në proceset e legalizimit dhe kthimit, si dhe forcimi i gjyqësorit për të zgjidhur konfliktet në mënyrë të paanshme.

Vetëm kështu mund të mbyllet cikli i padrejtësive dhe të shmanget përsëritja e një historie ku prona u bë burim përçarjeje, në vend që të ishte themel i stabilitetit. Prona e dhunuar, shteti i munguar dhe cikli i hakmarrjes regjistruan një kontraditë në të gjitha proceset politike dhe ekonomike në 35 vjetshin e tranzicionit në Shqipëri, që edhe sot nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër me ndodhi të tilla të panumërta.

Historia e pronës në hapësirën shqiptare nuk është vetëm histori reformash ekonomike, por ajo është histori e ndërhyrjes së pushtetit mbi jetën private, mbi trashëgiminë familjare dhe mbi vetë strukturën morale të shoqërisë. Nga kolektivizimi i regjimit të Enver Hoxha deri te tranzicioni i paqartë i viteve ’90, prona u trajtua si instrument politik dhe jo si e drejtë themelore. Konfiskimi ideologjik dhe zhdukja e sigurisë juridike, edhe në kohën e tranzicionit u bë e planifikuar, ashtu si në kohën e regjimit totalitar. Në periudhën komuniste, shtetëzimi dhe kolektivizimi i tokës e zhveshën individin nga lidhja e tij tradicionale me pronën.

Familje të tëra humbën pasuritë pa një proces të drejtë ligjor. Kjo ndërpreu vazhdimësinë e trashëgimisë dhe krijoi një shoqëri ku varësia nga shteti u bë absolute. Pavarësisht kësaj, konflikti nuk u zhduk.

Ai thjesht u shtyp me forcë. Tranzicioni me ligje të paplota dhe drejtësi të vonuar: Rënia e komunizmit solli shpresën për rikthimin e së drejtës, por procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave u zhvillua me ligje të pjesshme, me boshllëqe dhe me zbatim selektiv. Në shumë raste, prona nuk iu kthye pronarit historik, por përfundoi në duar të individëve që përfituan nga kaosi administrativ apo nga lidhjet me pushtetin lokal. Mungesa e një sistemi gjyqësor të fortë dhe të paanshëm krijoi terren për konflikt të hapur. Mosmarrëveshjet për tokën kaluan nga zyrat e kadastrës në përplasje direkte mes familjeve. Në disa zona, këto përplasje degjeneruan në vrasje dhe hasmëri, duke e kthyer çështjen e pronës në burim destabilizimi të gjerë shoqëror.

Hakmarrja si trashëgimi e instrumentalizuar, me vetëdije dhe planifikim, me sjellje sipas mentalitetit serbo-sllav, edhe në Shqipëri „erdhi si dhuratë“ për ta mbajtur një shoqëri të tërë në varësi ekonomike dhe kontrroll të hekurt administrativ nga klasa politike e pushtetshme qysh nga fillimi i viteve ’90-ta. Në hapësirat shqiptare nën administrim serb gjatë shekullit XX, konfliktet e brendshme shpesh u ushqyen dhe u manipuluan nga pushteti për të dobësuar kohezionin komunitar. Nxitja e përçarjeve, tolerimi selektiv i dhunës dhe përdorimi i mosmarrëveshjeve pronësore si mjet kontrolli krijuan klimë mosbesimi dhe tensioni të vazhdueshëm.

Fatkeqësisht, në tranzicionin shqiptar kjo logjikë nuk u kapërcye plotësisht. Kur shteti ligjor nuk funksionon dhe drejtësia perceptohet si e kapur ose e ngadaltë, individët kërkojnë zgjidhje jashtë institucioneve. Në këtë boshllëk, konflikti personal po zëvendësohej me gjoja procedurën ligjore, dhe dhuna shihet ende si mjet për ta mbrojtur ose rikthyer atë që konsiderohet e drejtë. Kështu, një kulturë e mosbesimit institucional gjithnjë prodhon spirale hakmarrjeje që prek breza të tërë. Nga padrejtësia strukturore te pasiguria kombëtare: Kur prona mbetet e kontestuar dhe gjykatat nuk japin zgjidhje të qarta, zhvillimi ekonomik paralizohet. Investitorët hezitojnë, dhe ndërtimet mbeten të paqarta juridikisht dhe qytetarët jetojnë me ndjesinë se e drejta e tyre mund të vihet në pikëpyetje në çdo moment. Problemi, pra, nuk është vetëm historik.

Ai prek themelet e shtetit modern: sigurinë juridike, barazinë para ligjit dhe besimin në institucione. Pa këto elemente, çdo reformë ekonomike mbetet e brishtë. Por, cila është rruga e daljes nga ky udhëkryq ende i patrajtuar në mënyrë të mirfilltë?

Zgjidhja nuk qëndron në rikthimin e logjikës së konfliktit, por në forcimin e mekanizmave institucionalë. Regjistra të saktë pronësorë, gjykata funksionale, transparencë administrative dhe përgjegjësi politike janë parakushte për mbylljen e plagëve të hapura. Vetëm kur shteti garanton drejtësi të barabartë dhe të shpejtë, hakmarrja humbet arsyetimin e saj social. Ndryshe, cikli i vjetër, me konfiskim, padrejtësi, konflikt etj., rrezikon të përsëritet në forma të reja. Në fund, çështja e pronës në Shqipëri dhe në hapësirat shqiptare nuk është vetëm debat juridik, por ajo është provë e aftësisë së shtetit për të mbrojtur qytetarin.

Pa këtë mbrojtje, shoqëria rrëshqet drejt ndarjeve të thelluara. Vetëm me mbrojtje institutionale, ajo mund të ndërtojë stabilitet dhe besim të qëndrueshëm. Kompensimi i pronarëve nuk mund të mbetet çështje e shtyrë pafundësisht, por duhet të trajtohet si prioritet themelor i shtetit ligjor.

Vetëm përmes mbrojtjes institucionale të së drejtës së pronës mund të ndërtohet stabilitet i qëndrueshëm dhe besim afatgjatë në rendin juridik. Një zgjidhje e besueshme kërkon harmonizim të plotë me standardet dhe praktikat të Bashkimit Evropian, veçanërisht në fushën e sigurisë juridike, transparencës dhe kompensimit të drejtë financiar. Në këtë logjikë, “Platforma për Referendum Kombëtar” e ka tashmë të përfshirë çështjen e pronës si pikë themelore të vendimmarrjes popullore.

Sipas këtij programi, trajtimi i pronës dhe kompensimi i pronarëve do të përfshihen në Dokumentin Juridik që do t’i paraqitet referendumit të parë Shqipëri–Kosovë. Kjo nënkupton jo thjesht një deklarim politik, por angazhim për miratim ligjesh të qarta dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen dhe miratimin e popullsisë shqiptare.

Qëllimi është qartësimi përfundimtar i statusit juridik të pronave, verifikimi transparent i titujve dhe krijimi i një skeme reale, të zbatueshme kompensimi, në përputhje me standardet evropiane. Një proces i tillë, i mbështetur në legjitimitet demokratik dhe në harmonizim me parimet e Bashkimit Evropian, do të shënonte kalimin nga tranzicioni i pasigurisë drejt konsolidimit institucional, ku e drejta e pronës garantohet nga ligji dhe jo nga forca apo ndikimi politik.

​​​​​​​(Nga dorëshkrimet, sirtari 113).

Ese: (2)

Elitat e harresës dhe politika e errësirës!

Çdo shoqëri prodhon elitat e saj

Por, jo çdo elitë prodhon dritë, për shtetin, për demokracinë, për qytetarët. Ka elita që ndërtojnë kujtesë, dhe ka elita që ndërtojnë harresë. Ka politika që çlirojnë qytetarin, dhe politika që ushqejnë errësirën si metodë sundimi. Tragjedia jonë nuk qëndron vetëm te e shkuara totalitare, por te mënyra se si ajo u përtyp, u relativizua dhe u riciklua në formë të re. Shqipëria e tranzicionit nuk u përball plotësisht me të shkuarën e saj, por ajo e arkivoi atë. Dosjet u bënë objekte burokratike, jo akte ndërgjegjeje. Krimet e regjimeve të së kaluarës u zhvendosën nga sfera morale në sferën e debatit teknik. Dhe kështu u krijua një boshllëk: një demokraci formale, por me memorie të paqëndrueshme, sepse kujtesa është akt gjykimi. Harresa është instrument pushteti.

Hapja e dosjeve nuk do të ishte dhe ende nuk është hakmarrje. Është vetëdije. Një shoqëri që nuk guxon të përballet me fantazmat e saj, mbetet e robëruar prej tyre edhe kur pretendon se ka hyrë në epokë të re. Fantazmat nuk janë vetëm figura të së kaluarës, por ato janë struktura të mendësisë, mekanizma frike, kultura servilizmi që mbijetojnë nën kostume moderne. Janë rrjete patronazhi. Janë gjuhë e dyfishtë.

Janë heshtje e organizuar. Kjo është arsyeja pse figura e Prometeut mbetet metaforë e dhimbshme edhe për ne dhe jo vetëm për titanët e ndëshkuar nga tirania, sidomos për ata që, pasi plagët u janë shëruar, zgjedhin të bëhen roje të zinxhirëve të të tjerëve.

Kur trauma nuk institucionalizohet për shërim, për t’u ruajtur në kujtesë kritike, ajo shndërrohet në mekanizëm përshtatjeje. Viktima mund të bëhet apologjete. I persekutuari mund të bëhet zëdhënës i pushtetit. Dhe absurditeti merr përmasa morale. Ngjanë si ulurimë: “O tempora, o mores!”, e cila është thirrja e Ciceronit, që tingëllon si jehonë në realitetin tonë.

Kjo, sepse problemi nuk është vetëm korrupsioni financiar apo dështimi administrativ. Problemi është deformimi i së vërtetës. Është relativizimi i krimit. Është normalizimi i manipulimit. Kur pushteti kontrollon të vërtetën dhe në gjithë kauzën e demokracisë, ende po kontrollon edhe kujtesën.

Dhe kur kontrollon kujtesën, kontrollon kufijtë e mendimit. Në vitet e tranzicionit, vendi u hap ndaj migrimeve, ndikimeve të jashtme dhe transformimeve të thella shoqërore. Minoritetet etnike janë pjesë legjitime e çdo shteti modern dhe mbrojtja e tyre është standard demokratik. Por manipulimi politik i identiteteve dhe përdorimi i tyre si instrument presioni, si mjet elektoral apo si kartë gjeopolitike, është një tjetër formë e errësirës. Identiteti nuk është statistikë. Nuk është numër. Nuk është slogan. Shteti që nuk ka vetëdije historike, bëhet terren eksperimentesh.

Depërtimi në administratë, blerja strategjike e pronave, përdorimi selektiv i statusit të minoritetit, instrumentalizimi i përkatësisë kulturore etj., që të gjitha këto janë forma të ndikimit të butë që mund të minojnë sovranitetin tonë shtetëror, nëse nuk monitorohen me transparencë dhe ligjshmëri. Sovraniteti nuk është vetëm vijë kufiri. Është kontroll mbi institucionet, mbi përceptimet dhe interpretimet historike, dhe po ashtu mbi memorien kolektive. Por, tragjedia më e madhe nuk është vetëm tek elitat.

Është edhe tek indiferenca jonë. Shoqëria që mësohet me mjegullën, fillon ta quajë atë si klimë normale. Hapja e dosjeve kthehet në spektakël mediatik. Skandalet bëhen ciklike. Indinjata zgjat 48 orë. Pastaj, harresa rikthehet si qetësi artificiale. Dhe kështu politika e errësirës funksionon jo sepse është e pathyeshme, por sepse është e përshtatur me lodhjen morale të qytetarëve. Memoria nuk është luks intelektual. Është armë morale.

Një komb që nuk e përpunon të shkuarën e vet, rrezikon ta riprodhojë atë në forma më të sofistikuara. Demokracia pa kujtesë është si një ritual. Zgjidhjet pa drejtësi historike janë procedurë pa themel. Pra, nuk ka pajtim pa të vërtetën. Ashtu si nuk ka stabilitet pa drejtësi. Identiteti, po ashtu, nuk është folklor ceremonial. Ai është arkitekturë e vetëdijes kolektive. Është gjuhë, histori, kulturë, sakrificë. Kur identiteti reduktohet në marketing politik, kombi shndërrohet në masë elektorale.

Kur historia relativizohet, brezat humbin boshtin orientues. Pa identitet të qartë, sovraniteti bëhet iluzion juridik. Dhe natyrisht pushteti duhet të jetë përgjegjësi, jo pronë. Por kur ai funksionon si trashëgimi, e cila po quhet se, „është oligarkike“, kur administrata shndërrohet në rrjet patronazhi dhe demokracia në ritual elektoral, atëherë kemi të bëjmë me një deformim të thellë institucional. Fenomeni, nuk është më vetëm çështje individësh, por po vlerësohet se është çështje strukture. Harresa kolektive bëhet infrastrukturë e pushtetit. Media relativizon informacionet. Ndërkaq, arsimi hesht. Institucionet kanë qëllim të zvarriten. Dhe vjen rezultati i shumëpritur; qytetari lodhet. Qytetarët mbeten shikuesit më besnikë! Megjithatë, errësira nuk është e përhershme. Ajo ekziston vetëm derisa dikush ndez dritën. Dhe drita nuk vjen nga elitat që përfitojnë nga mjegulla, por nga shoqëria që vendos të mos harrojë më. Vetëdija është akt politik. Kujtesa është formë rezistence. Transparenca është mbrojtje e sovranitetit. Ne nuk kemi nevojë për nostalgji. As për histeri. Kemi nevojë për qartësi. Për institucione që funksionojnë.

Për arsim që mëson historinë pa frikë. Për administratë që i shërben ligjit, jo partisë. Për një kulturë publike ku e vërteta nuk është luks, por normë. Elitat e harresës mund të mbijetojnë për një kohë. Politika e errësirës mund të duket e fortë. Por, asnjë sistem që mbështetet mbi manipulimin e kujtesës nuk është i qëndrueshëm në afat të gjatë. Sepse historia, herët a vonë, kërkon llogari. Memoria është dritë. Identiteti është bosht. Pushteti është përgjegjësi. Dhe momenti kur një shoqëri vendos të mos harrojë më është momenti kur errësira fillon të tërhiqet.

Nëse historia e shqiptarëve në shekullin e njëzetë dhe në fillim të shekullit njëzetenjë lexohet përmes prizmit të marrëdhënieve me regjimet përreth, atëherë bëhet e qartë se nënshtrimi politik nuk ka qenë vetëm çështje pushtimi territorial, por edhe çështje administrimi të kujtesës, deformimi të formimit dhe prodhimit të një elite që mëson të bashkëjetojë me errësirën më shumë sesa me transparencën. Në hapësirën e Shqipërisë shtetërore, regjimet totalitare prodhuan një izolim të skajshëm institucional, ku shteti kontrollonte ekonominë, mendimin dhe lëvizjen, ndërsa në hapësirat shqiptare nën ish-Jugosllavia u ndërtua një model tjetër nënshtrimi, më kompleks në formë, por po aq i thellë në përmbajtje, ku autonomia formale shpesh bashkëjetonte me kontroll strukturor politik dhe me tension të vazhdueshëm mbi identitetin kombëtar.

Në këtë kontekst, “elitat e harresës” nuk janë vetëm produkt i brendshëm, por edhe rezultat i ndërveprimeve me struktura rajonale të pushtetit, ku një pjesë e klasës drejtuese mësoi të administrojë realitetin duke heshtur për çështje thelbësore, duke relativizuar padrejtësitë historike dhe duke e zëvendësuar debatin mbi sovranitetin me diskurs teknik mbi stabilitetin. Në një interpretim moral të historisë, Ciceroni do të paralajmëronte se një komb që nuk mbron dinjitetin e vet politik rrezikon ta humbasë atë për një kohë të gjatë, dhe në këtë frymë do të këshillonte kujdes maksimal në raport me fqinjë si Serbia dhe Greqia, jo si thirrje për izolim të përhershëm, por si apel për maturi strategjike, sepse historia e konflikteve, ligjet e pazgjidhura të luftës dhe narrativat konkurruese mbi territorin e identitetin nuk zhduken vetëm me kalimin e kohës.

Në anën tjetër, zëri i Robotit do të argumentonte se në epokën e ndërlidhjes globale, zhvillimi ekonomik, integrimi tregtar dhe bashkëpunimi rajonal kanë peshë më të madhe sesa kujtesa e konfliktit, dhe se një shtet që siguron rritje ekonomike, investime dhe mirëqenie për qytetarët e vet mund të neutralizojë tensionet politike përmes ndërvarësisë ekonomike.

Por pyetja thelbësore që shtrohet është nëse zhvillimi ekonomik mund të kompensojë dobësimin e sovranitetit politik, dhe nëse politikat që privilegjojnë stabilitetin afatshkurtër ekonomik mbi konsolidimin institucional afatgjatë nuk kanë prodhuar kosto më të mëdha sesa përfitimet e dukshme. Sepse historia rajonale ka treguar se nënshtrimi politik, edhe kur shoqërohet me premtime zhvillimi, krijon varësi strukturore: varësi në energji, në tregti, në investime strategjike dhe në mardhënie diplomatike, të cilat, në mungesë të një administrate të fortë dhe një vizioni kombëtar të qartë, mund ta zhvendosin qendrën reale të vendimmarrjes jashtë hapësirës së kontrollit demokratik. Nëse elitat politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, prodhojnë debat të ashpër publik, por në planin administrativ tolerojnë kapjen e institucioneve, relativizimin e çështjeve të sovranitetit dhe mungesën e transparencës në marrëveshje strategjike, atëherë politika e errësirës nuk është aksident, por mënyrë funksionimi.

Këtu përplasen dy paradigma: ajo e kujtesës historike, që kërkon vigjilencë dhe ruajtje të interesit kombëtar në çdo marrëdhënie rajonale, dhe ajo e pragmatizmit ekonomik, që sheh zhvillimin si prioritet absolut. Rrezikshmëria për shqiptarët nuk është të zgjedhin njërën duke përjashtuar tjetrën, por të ndërtojnë një model ku zhvillimi ekonomik nuk blihet me çmimin e heshtjes politike, dhe ku bashkëpunimi rajonal nuk nënkupton relativizim të së shkuarës. Pra, një shtet që harron për hir të komoditetit rrezikon të përsërisë gabimet e veta, ndërsa një shtet që mbyllet në frikë rrezikon të izolohet!

Zgjidhja nuk qëndron as te mbyllja dyqindvjeçare e derës, as te hapja e pakushtëzuar e saj, por te ndërtimi i një administrate të fortë, të vetëdijshme për historinë dhe të aftë për të negociuar nga pozita e dinjitetit, dhe jo nga pozita lypsare. Në fakt, çështja nuk është vetëm se çfarë kanë bërë regjimet e së kaluarës, por se çfarë kanë mësuar elitat e sotme prej tyre: nëse harresa vazhdon të jetë strategji dhe errësira mjet, atëherë kostoja do të paguhet jo vetëm në terma ekonomikë, por në vetë strukturën e sovranitetit kombëtar.

Politika e errësirës dhe harresa kolektive: Politika e errësirës nuk është thjesht më një strategji afatshkurtër për të mbuluar dështimet ose për të shmangur llogaridhënien, por një mekanizëm i strukturuar që e bën shoqërinë të harrojë të kaluarën e vet, të relativizojë krimet dhe të përsërisë gabimet historike, duke krijuar një varësi institucionale dhe kulturore që është pothuajse e pamundur për t’u shmangur.

Në këtë kuptim, harresa kolektive nuk është mungesë emocionale apo indolencë morale, por një infrastrukturë e ndërtuar me qëllim dhe me vetëdije…. Ajo prodhohet përmes kontrollit të mediave që zgjedhin orientimin, përmes sistemit arsimor që relativizon ose deformon periudhat historike, përmes administratës që operon me logjikë lojaliteti e jo profesionalizmi, dhe përmes propagandës që e paraqet varësinë si normalitet të pashmangshëm. Për shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi, kjo politikë e errësirës ka funksionuar si një shtrëngim historik që ka minuar kujtesën kolektive: në Shqipëri, periudha e regjimit diktatorial ka fshirë dhe harruar historinë kombëtare. Në në Kosovë, gjatë okupimit serb, të dhënat historike, pasuria kulturore dhe institucionet lokale u nënshtruan një kontrolli që synonte jo vetëm shfrytëzimin territorial, por edhe ndryshimin e vetëdijes së komunitetit.

Ndërsa në Mal të Zi, nën presione të ndryshme politike dhe administrative, shqiptarët u vunë në një pozitë ku kujtesa e tyre kolektive shpesh nuk u njoh dhe sovraniteti i komunitetit u reduktua në formë simbolike. Ciceroni do të theksonte se për të mbrojtur identitetin dhe sovranitetin, një popull nuk mund të lejojë që politika e errësirës të imponojë harresën si normalitet.

Ai do të argumentonte se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për çdo përpjekje për të manipuluar memorien historike dhe për të mbajtur institucionet jashtë përgjegjësisë së tyre. Roboti, nga ana tjetër, do të analizonte të njëjtin fenomen si një problem sistemi, duke shpjeguar se harresa kolektive nuk ndodh rastësisht, por si rezultat i ndërthurjes së disa mekanizmave: kontroll mediash që filtron informacionin, ligje dhe politika që ndryshojnë sipas interesave të elitave, kontrata ekonomike të paqarta që e bëjnë varësinë të duket normale, dhe një gjyqësor që nuk garanton zbatim të drejtë, duke i dhënë elitës mundësi të ruajë privilegjet dhe të imponojë varësinë mbi qytetarët.

Në këtë prizëm, politika e errësirës është jo vetëm fshirje e të dhënave historike, por edhe instrument për të kontrolluar perceptimin e qytetarëve, duke e bërë shoqërinë të besojë se mosveprimi, mungesa e transparencës dhe varësia strukturore janë pjesë e një rendi natyror, dhe jo rezultat i manipulimit politik. Ky proces krijon një cikël ku memorja e fragmentuar ushqen identitet të dobësuar, dhe identiteti i dobësuar lejon humbje sovraniteti, dhe humbja e sovranitetit e bën më të lehtë për elitat të imponojnë interesat e tyre mbi shoqërinë.

Për shembull, në krahasim me Kroacinë dhe Slloveninë, ku procesi i kujtesës kombëtare dhe i institucionit ka qenë më i mbrojtur dhe më i strukturuar, shqiptarët në rajon shpesh kanë përjetuar një harresë të imponuar që ka lejuar dominimin e politikave të huaja ose oligarkive të brendshme, duke reduktuar mundësinë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe institucional. Nga ky këndvështrim, lufta kundër politikës së errësirës dhe harresës kolektive nuk është thjesht çështje morale, por një nevojë strategjike! Por, për të mbrojtur sovranitetin dhe për të konsoliduar identitetin kombëtar, duhet të ndërtohet një mekanizëm që siguron transparencë, llogaridhënie dhe njohje të historisë, duke e kthyer kujtesën jo në një fantazmë të harruar, por në mjet mbrojtës të integritetit të institucioneve dhe të qytetarit. Vetëm kur memorja, identiteti dhe sovraniteti trajtohen si bashkëveprim i pandashëm, mund të pritet që një komb të shmangë ciklet e varësisë, manipulimit dhe humbjes së kontrollit mbi fatin e vet, duke i dhënë qytetarëve fuqinë të vendosin mbi jetën e tyre, mbi pasuritë e vendit dhe mbi drejtimin strategjik të shoqërisë, dhe duke e kthyer historinë nga një mësim i harruar në një instrument të qartë për të ardhmen.

​​​​​​​(Nga dorëshkrimet, sirtari 113).

Ese (3) :

Dialog mbi të vërtetën dhe rendin ligjor 

Për dallim nga pjesa, që trajtonte harresën si mekanizëm dhe errësirën si metodë qeverisjeje, tani ky nëntitull kërkon të shqyrtojë raportin midis së vërtetës historike dhe rendit politik në hapësirën shqiptare në tërësi, duke përfshirë jo vetëm Shqipërinë shtetërore, por edhe shqiptarët e Kosovës, dhe gjithë të tjerët e Gadishullit Ilirik, të cilët për dekada jetuan nën strukturën federative të ish-Jugosllavisë dhe më pas përjetuan shpërbërjen e saj me pasoja dramatike politike, institucionale dhe njerëzore.

Dialogu mbi të vërtetën dhe rendin shoqëror nuk është debat abstrakt filozofik, por çështje konkrete e mënyrës se si ndërtohen institucionet, si interpretohet e shkuara dhe si legjitimohet pushteti në të tashmen, sepse çdo rend politik që nuk mbështetet mbi një të vërtetë të pranuar dhe të përpunuar rrezikon të mbetet i brishtë, ndërsa çdo e vërtetë që nuk institucionalizohet në norma dhe procedura rrezikon të mbetet retorikë e dështuar.

Në Shqipëri, regjimi komunist ndërtoi një rend të mbyllur, të centralizuar dhe të izoluar, ku e vërteta ishte monopol shtetëror dhe ku kundërshtimi i qëndrimeve ndaj politikës zyrtare përkthehej në përjashtim politik e shoqëror. Ndërsa në Kosovë, veçanërisht gjatë periudhës së dominimit të strukturave të lidhura nga Serbia brenda (ish)-federatës jugosllave, shqiptarët përjetuan një formë tjetër të rendit shoqëror, ku autonomia e kufizuar bashkëjetonte me kontroll të fortë politik, me presion mbi arsimin, kulturën dhe administratën, si dhe me ndërhyrje të vazhdueshme në përfaqësimin institucional. Në të dy rastet, e vërteta ishte e kushtëzuar nga rendi ligjor: në Shqipëri, e vërteta filtrohej nga ideologjia, ndërkaq në Kosovë, ajo kufizohej nga struktura federative dhe nga raportet e pabarabarta të pushtetit brenda saj.

Dhe kështu në këto administrata shtetërore në të dyja hapësirat, qytetari shqiptar mësohej të jetonte në një realitet ku përvoja e përditshme dhe diskursi zyrtar shpesh nuk përputheshin. Në një interpretim klasik republikan, Ciceroni do të theksonte se rendi i drejtë është ai që buron nga ligji i përbashkët dhe nga dinjiteti i qytetarit, jo nga frika apo nga imponimi, dhe se pa këtë të vërtetë të artikuluar hapur nuk mund të ketë republikë të qëndrueshme.

Ndërkaq, në gjuhën e analizës bashkëkohore, Roboti do të argumentonte se rendi funksionon vetëm kur sistemet institucionale si; gjyqësori, administrata, arsimi, media etj., operojnë mbi bazë të një transparence, llogaridhënieje dhe profesionalizmi. Në të kundërtën çdo deformim i këtyre hallkave prodhon një realitet paralel ku forma demokratike bashkëjeton me praktikë jo-transparente.

Krahasimi i regjimeve tregon se, megjithëse Shqipëria komuniste dhe Kosova nën ish-Jugosllavi kishin kontekste të ndryshme, ndonëse të dyja përjetuan kufizim të sovranitetit real të qytetarit: në njërin rast përmes izolimit ideologjik dhe kontrollit total të brendshëm, në tjetrin përmes një strukture federative ku qendra e vendimmarrjes për çështje të rëndësishme jetësore shpesh ndodhej jashtë vullnetit të shumicës shqiptare në Kosovë.

Pas ndryshimeve të mëdha politike në fund të shekullit XX, vështirësia kryesore nuk ishte vetëm ndërtimi i shteteve apo institucioneve të reja, por ndërtimi i një rendi të bazuar mbi të vërtetën e përpunuar historikisht, sepse pa adresimin e padrejtësive të së kaluarës dhe pa reformim të thellë institucional, rreziku i riciklimit të kulturave autoritare ende mbetet i pranishëm, edhe në kushte pluralizmi formal.

Sot, dialogu mbi të vërtetën dhe rendin ligjor për shqiptarët, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kërkon të kapërcejë ndarjen midis ndjeshmërisë emocionale dhe analizës teknike, duke pranuar se pa kujtesë të qartë historike nuk mund të ketë orientim strategjik të qëndrueshëm, dhe se pa rend institucional të konsoliduar e vërteta mbetet e pambrojtur nga manipulimi.

Prandaj, kërkesa e përbashkët nuk është thjesht të krahasohen regjimet e së kaluarës, por të ndërtohet një kulturë politike ku asnjë rend nuk legjitimohet pa transparencë dhe asnjë e vërtetë nuk instrumentalizohet për interesa të ngushta, në mënyrë që hapësira shqiptare, në tërësinë e saj, të kalojë nga mbijetesa historike në konsolidim të plotë institucional dhe qytetar me një rend ligjor të zbatueshëm dhe demokraci të mirëfilltë.

Ciceroni: Unë vazhdoj ta mbroj titullin “Midis dosjeve dhe fantazmave të pushtetit”. Sepse demokracia jonë endet pikërisht aty: midis dokumenteve që flasin qartë dhe hijes që i relativizon ato. Dosjet janë prova. Fantazmat janë kultura e pandëshkueshmërisë. Pa i çliruar qytetarët nga frika e këtyre fantazmave, çdo reformë institucionale mbetet skelet pa shpirt. Roboti: Poeti flet për hije, por unë flas për struktura.

Demokracia nuk dobësohet nga fantazmat, por nga defektet sistemike. Unë e quaj këtë proces “Anatomia e harresës kolektive”. Sepse harresa nuk është emocion, por është një mekanizëm shtetëror, të paktën në syrin tim…

Ajo prodhohet nga institucione që nuk funksionojnë, nga administrata që i shërben partisë dhe jo ligjit, nga një arsimim që shmang kapitujt e vështirë të historisë. Nëse duam demokraci të fortë, duhet të rindërtojmë hierarkinë shtetërore mbi profesionalizëm, meritë dhe kontroll të ndërsjellë.

Ciceroni: Hierarkia pa moral bëhet piramidë frike. Unë nuk kundërshtoj analizën tuaj, por pa ndërgjegje, ajo kthehet në teknikë të ftohtë. Fantazmat janë simbol i padrejtësive të pashëruara. Nëse shteti nuk i jep përgjigje së shkuarës, ai nuk fiton legjitimitet në të tashmen. Një demokraci që nuk gjykon krimet e saj mbetet peng i tyre. Roboti: Prandaj kërkimi i së vërtetës duhet të institucionalizohet.

Hapja e dosjeve nuk duhet të jetë spektakël, por procedurë. Transparenca nuk duhet të jetë retorikë, por standard. Hierarkia shtetërore duhet të funksionojë si zinxhir përgjegjësish. Dhe, parlamenti kontrollon ekzekutivin, gjyqësori kontrollon ligjshmërinë, dhe administrata zbaton detyrat paanshmërisht. Kur secili nivel funksionon sipas kompetencës, harresa humbet terren. Ciceroni: Ti flet si arkitekt. Dhe ke të drejtë. Por arkitektura e demokracisë shembet nëse qytetari humbet besimin. Ndaj nevojitet edhe thirrja morale. Logjika: “Midis dosjeve dhe fantazmave” është kujtesë se e vërteta nuk është vetëm çështje dosjesh, por edhe çështje karakteri kombëtar. Roboti: Sinteza është e qartë. E vërteta duhet të jetë edhe normë me parime morale, edhe proces teknik. Dosjet janë të dhëna. Analiza është metodë.

Reforma institucionale është zbatim. Pa këtë treshe, demokracia mbetet e brishtë. Hierarkia si garanci shtetërore, jo si dominim politik: Hierarkia në një shtet demokratik nuk është shkallë privilegjesh, por arkitekturë përgjegjësish. Ajo nuk ndërtohet për të ngritur disa mbi të tjerët, por për të vendosur rend, kompetencë dhe llogaridhënie në një sistem ku pushteti shpërndahet, kontrollohet dhe kufizohet nga ligji. Kur hierarkia funksionon si duhet, ajo nuk prodhon frikë, por siguri, nuk mbyll gojë, por qartëson role, dhe nuk përqendron autoritetin në një dorë, por e ndan atë në hallka që mbikëqyrin njëra-tjetrën. Dominimi politik lind atëherë kur hierarkia deformohet dhe kthehet në piramidë klienteliste, ku besnikëria partiake zëvendëson meritën, ku urdhri zëvendëson procedurën, dhe ku institucioni humbet identitetin e vet kushtetues për t’u shndërruar në zgjatim të vullnetit të një grupi.

Në këtë pikë, forma mbetet, por përmbajtja zbrazet edhe kur struktura ekziston, por funksioni i saj është i kapur. Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi i veçantë dhe i rëndësishëm midis hierarkisë si garanci shtetërore dhe hierarkisë si instrument dominimi. Një hierarki shtetërore e shëndetshme presupozon ndarje të qartë kompetencash, standarde të paracaktuara me vendimmarrjeje dhe mekanizma kontrolli që nuk varen nga humori i shumicës së radhës. Kuvendi kontrollon qeverinë dhe gjyqësori kontrollon ligjshmërinë e akteve. Ndërkaq, administrata zbaton ligjin paanshmërisht, pavarësisht ndryshimeve politike. Kjo është logjika e një rendi kushtetues ku autoriteti nuk është absolut, por i kushtëzuar nga norma. Shembulli nga Gjermania është ilustrues për këtë dallim.

Pas përvojës traumatike të nazizmit dhe më pas të diktaturës në Gjermaninë Lindore, arkitektura shtetërore u ndërtua mbi një parim të qartë: asnjë pushtet nuk duhet të jetë i pakontrolluar. Kushtetuta gjermane (Grundgesetz) vendosi një rend federal ku kompetencat ndahen midis qeverisë federale dhe landeve, duke krijuar një ekuilibër që e bën të vështirë përqendrimin e tepruar të pushtetit në një qendër të vetme. Në këtë sistem, „Gjykata Kushtetuese Federale në Karlsruhe“ ka autoritet real për të rrëzuar ligje apo vendime qeveritare që bien ndesh me rendin kushtetues, çka tregon se hierarkia nuk është zinxhir nënshtrimi, por zinxhir kontrolli.

Por, ky shembull konkret, është mënyra si Gjermania po ashtu u përball me të shkuarën e saj totalitare. Hapja dhe administrimi i dosjeve të shërbimit sekret të ish-Gjermanisë Lindore u bë përmes një institucioni të posaçëm, të njohur si Autoriteti Federal për Dosjet e Stasit (BSTU), i cili funksionoi mbi bazë ligjore dhe me procedura të qarta aksesimi.

Kjo nuk ishte thjesht vetëm çështje simbolike, por ishte institucionalizim i së vërtetës. Hierarkia shtetërore garantoi që procesi të mos kthehej në mjet hakmarrjeje politike, por të mbetej brenda kornizës së ligjit dhe të drejtave individuale. Këtu shohim se si një rend i organizuar mirë mund ta shndërrojë përballjen me të shkuarën në forcim të demokracisë, jo në destabilizim të saj. Në një kontekst tjetër, administrata publike gjermane funksionon mbi parimin e profesionalizmit të shërbimit civil (Beamte), ku nëpunësi i shtetit i shërben ligjit dhe jo partisë. Ndryshimi i qeverive nuk sjell spastrim total të administratës, sepse hierarkia është e ndërtuar mbi karrierë, trajnim dhe detyrime ligjore, jo mbi besnikëri politike. Kjo krijon vazhdimësi, stabilitet dhe besim publik. Dhe ky besim është kapitali më i madh i demokracisë.

Nëse e kthejmë vështrimin nga vetja, kuptojmë se problemi nuk është ekzistenca e hierarkisë, por kapja e saj. Kur drejtuesit e institucioneve emërohen për shkak të lidhjeve partiake dhe jo për meritë, kur urdhri verbal zëvendëson aktin e shkruar, kur kontrolli parlamentar është formal dhe jo substancial, atëherë hierarkia shndërrohet në instrument dominimi. Ajo nuk garanton më ligjin, por ajo garanton vetëm pushtetin e momentit. Hierarkia si garanci shtetërore kërkon tre elemente të rëndsishme: ligj të qartë, institucione të pavarura dhe kulturë llogaridhënieje. Pa ligj të qartë, autoriteti bëhet arbitrar. Pa institucione të pavarura, kontrolli bëhet farsë. Dhe, pa kulturë llogaridhënieje, çdo strukturë rrezikon të kalbet nga brenda.

Demokracia nuk është kaos horizontal ku të gjithë flasin njëkohësisht dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ajo është rend i organizuar ku secili nivel di kufijtë e vet dhe i respekton ato. Hierarkia, në këtë kuptim, është një mekanizëm racionalizimi i pushtetit dhe ajo, çdo të vërtetë, e bën të dukshëm, të gjurmueshëm dhe të kontrollueshëm. Kur funksionon si duhet, ajo mbron qytetarin nga arbitrariteti. Kur deformohet, e ekspozon atë ndaj tij. Prandaj, sfida nuk është rrëzimi i hierarkisë, por pastrimi i saj nga dominimi politik. Së këndejmi gjer më tani është e konfirmuar, se një shtet pa hierarki funksionale rrëshqet në anarki institucionale. Ndërsa, një shtet me hierarki të kapur rrëshqet në autoritarizëm, ta quaj, të butë.

Midis këtyre dy ekstremeve qëndron demokracia e pjekur: një rend ku pushteti është i organizuar, por i kufizuar dhe ku autoriteti është i pranuar, por i kontrolluar, ku shteti është i fortë, por jo shtypës. Në parim, hierarkia është vetëm një mjet. Ajo mund të jetë zinxhir dominimi ose garanci e lirisë. Dallimi nuk qëndron te struktura formale, por te fryma kushtetuese që e animon dhe te vullneti politik për ta respektuar atë. Dhe kur kjo frymë është e gjallë, shteti nuk i frikësohet as transparencës, as së vërtetës, sepse e di se rendi i tij nuk mbështetet mbi frikë, por mbi ligj. Hierarkia, në kuptimin klasik të organizimit shtetëror, nuk është instrument shtypjeje, por mekanizëm racional i shpërndarjes së përgjegjësive, kompetencave dhe llogaridhënies, sepse një shtet që nuk funksionon mbi bazë hierarkie të qartë administrative rrezikon të bjerë në anarki procedurale, ndërsa një shtet që e shndërron hierarkinë në mjet dominimi politik e deformon vetë parimin e rendit juridik dhe e kthen administratën nga shërbim publik në strukturë kontrolli.

Në hapësirën shqiptare, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët e Iliridës nën Maqedonia e Veriut, problemi nuk ka qenë ekzistenca e hierarkisë si e tillë, por përdorimi i saj në funksion të balancës institucionale apo të dominimit politik, sepse aty ku zinxhiri komandues i administratës respekton ligjin dhe meritokracinë, ai shërben si garanci stabiliteti, ndërsa aty ku emërimet, promovimet dhe vendimmarrjet kushtëzohen nga përkatësia politike apo etnike, hierarkia shndërrohet në piramidë varësie.

Në një lexim republikan të rendit shtetëror, Ciceroni do të argumentonte se hierarkia është e ligjshme vetëm atëherë kur buron nga ligji dhe kur synon mbrojtjen e dinjitetit të qytetarit, sepse një republikë e qëndrueshme nuk ndërtohet mbi arbitraritet, por mbi rend normativ ku secili nivel i pushtetit është i kufizuar nga ligji dhe i orientuar drejt së mirës publike. Por, nëse ky kufizim mungon, atëherë hierarkia degradon në dominim dhe shteti humb karakterin e tij republikan.

Në anën tjetër, Roboti do ta përkthente këtë parim në gjuhën e sistemeve moderne, duke theksuar se hierarkia është arkitekturë funksionale e një organizmi institucional, ku çdo hallkë ka rol të përcaktuar, indikatorë performance dhe mekanizma kontrolli. Por, shpesh problemi lind jo nga struktura vertikale në vetvete, por nga kapja e saj përmes rrjeteve joformale që e zhvendosin qendrën reale të vendimmarrjes jashtë procedurave të parashikuara.

Në kontekstin e shqiptarëve në Iliridë, çështja e hierarkisë ka qenë e lidhur ngushtë me përfaqësimin proporcional, me përdorimin e gjuhës shqipe në administratë, me aksesin në pozita vendimmarrëse dhe me barazinë reale brenda institucioneve shtetërore të Maqedonia e Veriut, sepse kur hierarkia nuk reflekton përbërjen demografike dhe nuk garanton trajtim të barabartë, ajo perceptohet jo si strukturë e rendit, por si mekanizëm përjashtimi.

Krahasimi me periudha të mëhershme në Kosovë, kur ishte nën (ish)Jugosllavi apo në Shqipërinë e centralizuar tregon, se një administratë mund të jetë e rregullt në formë, por e njëanshme në përmbajtje, dhe pikërisht kjo diferencë midis formës juridike dhe realitetit praktik është ajo që përcakton nëse hierarkia funksionon si garanci shtetërore apo si instrument dominimi. Hierarkia si garanci shtetërore kërkon tri elemente thelbësore: ligjshmëri të pakontestueshme, meritokraci në rekrutim dhe promovim, si dhe llogaridhënie horizontale e vertikale, në mënyrë që asnjë nivel pushteti të mos funksionojë si qendër e mbyllur e vendimmarrjes.

Përndryshe, ajo krijon varësi politike, frikë administrative dhe reduktim të qytetarit në subjekt pasiv. Në këtë kuptim, sakrifica më e madhe për shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë ashtu edhe në Iliridë etj., nuk është të refuzojnë hierarkinë si koncept, por ta çlirojnë atë nga instrumentalizimi partiak apo etnik, duke e rikthyer në funksionin e saj themelor, i cili është garantimi i rendit, stabilitetit dhe barazisë para ligjit.

Kështu vetëm kur hierarkia i shërben shtetit dhe jo individëve, dhe kur ajo funksionon si strukturë e përgjegjësisë, e jo si zinxhir dominimi, mund të flitet për rend të konsoliduar, për siguri institucionale dhe për dinjitet qytetar të mbrojtur nga ligji e jo nga vullneti i përkohshëm politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës duhet urgjentisht ta anulojë vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë

1
Agron Mani, Ferizaj
_____
Ramazani qenka i shenjtë, kurse laiciteti i Kushtetutës së Kosova jo?!
Laiciteti është vijë e kuqe ndarëse mes shtetit dhe fesë. Kjo vijë nuk guxon të kalohet
Pse orari dhe procesi mësimor në shkollën publike shqiptare po ndryshohen për nevoja të një feje, ndërsa orari i iftareve nuk ndryshohet për nevoja të asaj feje?
Askush nuk po thotë se është cenuar planprogrami mësimor, por është cenuar laiciteti i shkollës shqipe – shtetit.
Edhe pse kjo vijë është e vendosur qartë nga Kushtetuta e Republikës, kryetari i Prishtinës Perparim Rama, përmes islamistit politik Eman Rrahmanit pati guximin ta shkel atë.
Një arkitekt-politikan që deklaron se nuk është partiak e në anën tjetër koketon me të gjitha partitë politike, por në fund të ditës llogaritë politike ja paguan LDK-ja.
Ky rast skandaloz i arkitektit nga Londra duhet të jetë mësim për LDK-në që nesër: kandidati për kryetar të Prishtinës – dhe jo vetëm, duhet të jetë jo vetëm menaxher teknik i qytetit sepse qyteti nuk ka nevoj vetëm për sheshe e rrugë, ato i ka edhe Siria e Irani, por kandidati duhet të ketë përputhshmëri me vizionin institucionalist Rugovian të partisë, në mbrojtjen e pavarësisë të shtetit laik dhe me orientimin euro-atlantik.
Pse Kushtetuta e Kosovës është përpiluar si laike dhe neutrale?
Pikërisht që mos të vie në këso situatash si kjo e fundit, që sa herë dikush edhe nga politika tenton të fusë fenë në institucione, siq është ky rasti më i freskët:
Shoqëria polarizohet, rritet tensioni, fillojnë sharjet, fyerjet, etiketimet dhe dëmtohet rendi kushtetues.
Andaj që mos të vie deri te më e keqja mes popullit tonë:
Ky vendim duhet të anulohet urgjentisht nga Lumir Abdixhiku dhe LDK, që shpesh me të drejt na thot se “ne e dëgjojmë anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së”
Atëherë LDK duhet ti përgjigjet situatës, duhet të flet, ashtu siq foli në mbrojtjen e vrasjeve politike të veprimtarëve të saj më të mëdhenj, nëse LDK nuk e dënon cenimin e laicitetit nga kushdo qoftë, dhe nuk e korrigjon këtë veprim të gabuar, për ta ruajtur rregullimin kushtetues të Republikës, atëherë rrezikon ta humbasë mbështetjen e elektoratit institucionalist, pro-BE dhe pro-Amerikë.
Mos thoni nesër: Pse jemi zvogëluar?
LDK-ja dhe të gjitha partitë politike si dhe shoqëria me orientim properendimor nuk duhet trajtuar si temë tabu laicitetin kushtetues të Republikës, miqt në FB nuk duhet të heshtin ndaj interferimit të relegjionëve në te, me synim të bashkëqeverisjes së Republikës sonë edhe nga një kushtetutë e huaj fetare – sheriati.

Qendra Kulturore me Tetë Lloje Mishi – dhe Zero Fjalë për Shpirtin

0
Kohët e fundit, nga një kureshtje e sinqertë, hapa disa faqe të qendrave fetare shqiptare në SHBA. Prisja të lexoja një reflektim për moralin në kohë të konsumizmit, një ligjëratë për familjen në epokën e rrjeteve sociale, ndonjë fjalë për krizën e identitetit te të rinjtë në diasporë.
Por jo.
Faqet ishin të mbushura me postera për festa kombëtare, mbrëmje gala, darka me “tetë lloje ushqimesh”, çmime “VIP”, sponsorë floriri, argjendi e bronzi. M’u duk sikur kisha hyrë gabimisht në faqen e një restoranti me rezervime paraprake, jo në një hapësirë që mban mbiemrin “fetare”.
Në fund të fundit, askush s’ka gjë kundër një darke të mirë. Por kur menuja bëhet më e gjatë se mesazhi shpirtëror, diçka ka rrëshqitur.
Anekdota e parë: Tetë lloje mishi dhe një lutje e shkurtër
Në një njoftim lexohej:
“Festë madhështore me tetë lloje mishi, muzikë live, mysafirë specialë.”
Poshtë, me shkronja më të vogla:
“Do të ketë edhe një fjalë rasti.”
Një mik imi bëri shaka:
“Fjala e rastit do të jetë përpara mishit apo pas tij?”
Sepse nëse është para, rrezikon të mos dëgjohet nga aroma e qebapëve. Nëse është pas, askush s’ka energji morale – vetëm tretje.
Kjo nuk është kritikë ndaj ushqimit. Është kritikë ndaj përmbysjes së prioriteteve.
Qendra fetare apo event center?
Shumë prej këtyre institucioneve e quajnë veten “Qendra Kulturore”. E bukur fjala. “Kulturë” nënkupton debat, art, mendim, edukim, bashkëbisedim.
Por çfarë shohim në praktikë?
Shumë pak tryeza për të rinjtë.
Shumë pak diskutime për sfidat e integrimit.
Shumë pak ligjërata për etikën në kohën e teknologjisë.
Në vend të kësaj, një kalendar eventesh që do ta kishte zili edhe një kompani organizimi dasmash.
Demokracia amerikane ofron hapësira të jashtëzakonshme: mundësi organizimi, fonde komunitare, bashkëpunime me shkolla, universitete, bashki. Mund të krijosh forume rinore, klube leximi, programe mentorimi, këshillime për familjet, seminare për bizneset e vogla.
Por ne shpesh e reduktojmë këtë liri në një kalendar banketesh.
Anekdota e dytë: Klubi që zëvendëson kulturën
Në disa raste, “qendrat kulturore” zëvendësohen nga klube ku pihet rakia e shtëpisë deri në dehje dhe ku bixhozi quhet “argëtim tradicional”.
Një i ri më tha me ironi:
“Te klubi mësojmë matematikë – si të llogarisim sa humbëm mbrëmë.”
Në vend që të jenë hapësira ku të rinjtë njihen, diskutojnë, krijojnë projekte, ato bëhen vende ku energjia e komunitetit tretet në tym cigareje dhe gota të zbrazura.
Kjo nuk është çështje morali puritan. Është çështje potenciali të humbur.
Shpirti si dekor ceremonial
Feja dhe kultura nuk janë dekor për festa. Ato janë mekanizma orientimi. Ato duhet të ndihmojnë komunitetin të përballet me realitetin:
– me krizën e familjes,
– me izolimin e të moshuarve,
– me presionin mbi të rinjtë mes dy identiteteve,
– me sfidat e suksesit dhe dështimit në diasporë.
Në vend të kësaj, shpesh kemi podiume me flamuj, foto, sponsorë dhe shumë pak fjalë për përmbajtjen.
Humor i butë, por pyetje serioze
Nëse një qendër fetare ka më shumë postime për “early bird tickets” sesa për mesazhe edukative, atëherë diçka nuk është në ekuilibër.
Nëse “kultura” matet me numrin e tavolinave të shitura, jo me numrin e ideve të shkëmbyera, atëherë jemi duke e ngatërruar suksesin me qarkullimin financiar.
Dhe nëse të rinjtë nuk e gjejnë veten në këto hapësira, ata do ta kërkojnë diku tjetër – në botën virtuale, në izolim, ose në struktura që s’kanë asnjë lidhje me komunitetin.
Një propozim i thjeshtë (pa moralizim)
Le të ketë festa – pse jo? Le të ketë edhe tetë lloje mishi. Por le të ketë edhe tetë ide. Tetë debate. Tetë iniciativa rinore.
Le të ketë një natë për bamirësi, por edhe një ditë për mentorim profesional.
Le të ketë koncert, por edhe forum për etikën dhe përgjegjësinë.
Le të ketë darkë, por edhe dritë.
Sepse demokracia nuk është vetëm liria për të organizuar bankete; është mundësia për të ndërtuar institucione me kuptim.
Fundi i artë
Qendrat fetare dhe kulturore janë thesare të komunitetit – nëse përdoren si ura, jo si salla dasmash.
Në një kohë kur gjithçka mund të blihet me biletë, shpirti nuk ka çmim tavoline.
Dhe ndoshta dita kur do të shohim më shumë diskutime se darka, më shumë ide se menu, do të jetë dita kur “Qendra Kulturore” do ta meritojë sërish emrin e saj.

Afrim Caka nga Gjakova rreth fenomentit babëzi në dy parti të vendit

0
FENOMENI “BABËZI” BRENDA LËVIZJES PD E LDK
Ne si popull jemi si ajo karroca që udhëhiqet nga një kali i lodhur dhe i verbër. Nese do ta krahasojmë me kohen e viteve ’50, ‘60’ ’70, ’80 e ’90-ta, kishte vetëm zgjimë kombëtar… Po tani???
Skenari i kësaj babëzie politike.
Ideatori është vetë Hashim Broja.
Realizator Kadri Veseli e Isa Mustafa!
Pjesëmarrës: Gjithë anëtarët e bandës Hashimjane të sigurisë politike. Me kundërgaz shqelma e grushte?
Çuditërisht, sot historia dhe politika jonë sikur po zhvillohet pa ne. Hallka më e dobët e çështjes shqiptare është vetë subjekti shqiptar PD e LDK. Deri tani tani këto dy parti kanë dëshmuar vetëm se jemi viktimë që pret në udhëkryq.
Në Dardani, në pushtet vepron sot mafia autonomiste, rrymë politike më e rrezikshme brendakombëtare. Kjo rrymë odash e kafenesh është favorizuar nga vetë pushtuesi i djeshëm dhe nga disa qarqe kombëtare e ndërkombëtare. Kalorsit autonomistë PD-së e LDK-së të shpëtimit kombëtar ulërijnë nën flamurin e demokracisë. Misioni i tyre i shenjtë është anatemimi ideologjik i të burgosurve politik, përdhosja e kulturës, historisë, gjuhës dhe e personaliteteve kombëtare. Këta janë të lindur për të mbjellë të keqen, në qoftëse do të kishte shkja në mesin tuaj ai patjetër që do t’ju kishte zili. Gabimet politike mund të jenë tragjike, por gabimet historike gjithherë janë fatale. Ju urrej nuk mund ta kuptoni sesa ju urrej, nuk është personale por kombëtare. Kaq keq i bëtë popullit dhe vëndit tim ç’do ditë sa penda ime nuk gjenë dot më fjalë për ta përshkruar këtë babëzi. A e dini ju pse o kuçedra ky Komb dhe fjalët krahasuese me mizorinë i ka të pakta në fjalor, kështu po përdori huazime sepse ju jeni e keqja e kësaj toke që nuk keni kufi. Ndërkaq, si për një drejtpeshim fatal, pikrisht në këtë kohë, një pamje e dytë, ajo që s’duket, jep një paralajmërim tjetër: kombi Dardan është në rrezik zbehjeje, faza e parë e shuarjes. O Zoti Madh!
Kjo është etapa e dominimit serb, që imponoi dhunshëm Hashimit e Veselit jo vetëm tërheqjen e Dardanis pas qerres serbe dhe mohimin e të drejtës legjitime të kufirit Dardanë, por edhe me synimin e coptimit të saj. Shkurt, te ky Barbarikum i ri shfaqej spikama e bushtit shqiptar dhe bushtit aziatik turko-serb. Shqiptarët, si të përmendur nga dremitja, bënin pyetjet: si ndodhi pse duhet tej të ndodhte kjo tradhti? Kjo gjendje shtron sot edhe çështjen e moralit tonë kombëtar: përse tradhtojmë, përse vonohemi dhe dështojmë në momentet kyçe historike? Përse nuk i mbrojmë vleratë tona të lashta, përse nuk i artikulojmë kërkesat historike dhe nuk kërkojmë zgjidhje historike për një Shqipëri Etnike? Siç duket, politika pragmatiste e Hashimit dhe e Kadri Veselit ia ka lënë së ardhmës zgjidhjen e çështjes kombëtare… Kjo ka një emër dhe ajo është quhet TRADHTI!
Frika për të mos rënë nga pushteti është një prej fenomeneve më të rëndësishme në jetën e krijesave Veseljane… Zemërimi i egërsuar është ndjenja më tipike për synimin e e mbajtjes së pushtetit me dhune dhe të dominimit mbi ata që mendojnë më ndryshe. Qëllimi i tyre është shkatrrimi i shpejtë e i dhunshëm i demokracisë dhe çdo pengese në rrugën e zullumçarëve. Duke parë skenarinë, na treguan se këta zerzop analfabetë të zemëruar janë ata, të cilët synojnë drejtë epërsisë ndaj të tjerëve, pa u ndalur përpara përdorimit të të gjitha forcave policore dhe mjeteve të dhunës që janë në dispozicionin e pushtetit…
Hashim Broja, këtë herë ministër i Jashtëm, bëri ekspozenë e kësaj ngjarje në Parlament dhe theksoi se kjo “është një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër PD-së apo ndonjerit nga ne”. Veseloviqi kërkoi masa repressive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi, meqenëse edhe më herët “kemi rrahur e arrestuar deputet jashtë ligjeve në fuqi”. Për të mos lejuar që opozitarët të forcoheshin më tej. Le të shikojmë rastin e ndërhyrjes së bishave antikombetare në parlament, në të cilin zakoni i keq i vetëmbrojtjes dhe u shfrytëzua me qëllimin për të destinuar mbi opozitarët tjerë. Populli dhe opozita duhet të bashkohet si një grsuhtë i vetëm pa dallim tendencash politike kundër një regjimi dallaverëgjinjësh e tiranik në vendin tonë, shkatar i korrupsionit, krimit dhe tradhtisë politike, burgjeve dhe arrestimeve në masë të deputetëve e demonstruesve në masë të dhjetrave e dhjetrave djelmëve liridashës të vendit tonë! Të radhitemi si një grusht i vetëm në ndihmë të opozitës dhe në mbrojtjen e kufijve tanë Dardanë “Dardania e Lirë” e cila ka për qellim të çlirojë vendin nga zullumçarët dhe tradhtia e madhe. Ti japim, pra, të kuptojë qeveria tradhtare e Dardani, uzurpatorëve të pushtetit e të parlamentit se populli do liri dhe pavarësi të plotë, do demokracinë e vërtetë, bukën me bollëk, punën e lirë dhe se nuk gënjehet me fjalime e teori boshe antikombëtare. Ti japim, pra, mese ka ardhur dita me kërkue demokracin e vërtetë, ka ardhur koha të kemë njerëz intelektual e nacionalistë e atdhetar të vërtetë, lirinë e fjalës dhe të menduarit më ndryeshe! O popull shqiptar të Dardanis, mos keni frikë nga gërmadhat e SHIKUT bolshevik që i ka ardhur fundi!
Takohën disa ministra e deputetë, të cilët shfaqin tiparet e karakterit të tyre, të cilin mund ta quajmë prirje për sjellje brutale ose të pakulturuar. Kësaj kategorie i përkasin ata zagar, servile, përulës, edepsësa e sojëza. Kuptimi i tyre sjelljeve bëhet i qartë mjafton që ne të shikojmë pas njerëz të pangopur, kafshonin copëra të mëdha lekësh e livadhesh. Të gjithë ne kemi ndeshur njerëz të pushtetit, të cilët janë të lumtur kur ngopeshin me anë të dallavereve mbushnin edhe xhepat. Por këta nuk u ngopën kurrë? Njerëzit e asaj kategorie të pushtetit, për të cilët po flasim, si rregull, pothuajse nuk merren me punë të dobishme për kombin dhe gjithnjë janë të rrethuar me gjëra të çregullta dhe plehra. Këta prototipa, të cilët, duket, se kënaqen nga pisllëku e spiunllëku e tradhtia dhe nga rrëmuja që i shkaktuan këtij populli. Pas kësaj u përdor taktika e PD-së “O me ne, o kundër nesh!”. Të gjithë deputetët e dy partive politike ishin dhe janë dakort për masa të menjëhershme represive. Të gjithë anëtarët e Byrosë politike të Brojës e të Prapashticës vetëm atëherë kur politika Hashimjane, Veseljane dhe banda tyre ishin dakort për masa të menjherëshme represive. Kadri Veseli: Të arrestojmë sa më shumë opozitar duke i zgjedhur sigurishtë ata më kryesorët… Kjo masë do të procedohet me një masë tjetër spastrimi nga parlamenti.
Veseloviqi, ulërinë si me qenë shkja, tha: “Ne duhet “terrorit” opozitar t’i përgjigjemi me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje me gjakftohtësi, mafijoze…!”.
Mjaftë më, JU urrej z. kryeministër, ju urrej z. ministër sëbashku me politikën tuaj antikombëtare dhe shkatërruese. Këta qeveritar janë frikacakë e të papërgjegjshëm sa nuk kanë asnjë rimors, asnjë pendesë e nuk dinë të kërkojnë njëherë falje për faktin që e kthyen parlamentin në stallë, që i kanë kthyer disa deputet të PD-së e LD-ës në një garnizon paramilitarësh ushtarak e shqiptarët brenda saj janë shndërruar në një turmë të skllavëruar. E vërteta është që në Dradani kemi ndertuar një qeveri të kalbur, ju jeni ata që është ndërtuar nga votuesit e juaj. Nëpër gjithë historinë botërore ju jeni rasti unikal i shpërdorimit më të madh të besimit. Kurrë nuk keni qënë i drejtpërdrejtë me popullin, pavarsisht fasadës që ndërtoni në prapaskenë. I bleni, i shitni, i gjunjëzoni deputetët e votuesit tuaj, i tallni, i grabitni, i shtyni me vetdije në akte kundra popullit. Dhe më tej vijuan: “Sundimtarët bolshevik e dy partive mezi i mblodhën votat, bashkpunimi me zajadnicën ishte një krim shumë i madh se bashkpunimi u bë me shkja e shkina pa flamur e pa amblemë shtetërore!”. Shkuan aq largë hoqën nga holli i Parlamentit edhe pikturën me motive Shqiptare. Pas kësaj u përdor takrika e PD-së “O me ne, o kundër nesh”! Mjaft më, JU urrej z. Kryeministër e z. ministër. Largë duartë nga pushteti e politika…? Hashim Thaçi, si mjeshtër i madh kurthesh, përdori e thuri një varg tërë pabesishë, hipokrizinë si edhe goditjen e asgjasimin pas shpine të opozitës me ndihmen e zagarëve tu. Sepse, historia nuk përbëhet prej jushë që kurrë s’keni krijuar asgjë, por vetëm keni shkatërruar, shitur, përvetësuar dhe tradhtuar prej emrash kriminelësh dhe vrasësish… Ja një shembull: “Efekti që bën fizionomia Hashimjane e Veseljane ndaj deputeteve tjera, është një nga shijet më të hidhura e më të flliqura politike… Për një dramë me temën e Dardani, siç është Toka e ndezuar, vihet në lëvizje agjentura serbe me shpifje e inskenime të ndihmuar edhe nga shqiptarët gjak prishur!”.
Dhe nga kjo kohë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjë e Bujanoc u bë mollë e ndaluar për Hashimin nga Daçiçi. Në Dardani dheu nuk e thithte dot gjakun e djelmoshave, nënave, baballarëve dhe të fëmijëve që u vranë dhe u therrën nga Daçiçët. Sa gjak kërkonë Hashimi, Mustafa e Veseli që të harrohet. Sa gjak kërkojnë këta deputetë të PD-së e të LDK-ës që ky gjak të lihet në harresë, në humbëtirë? Sa histori kërkojnë këta shitës të kombit e të farmerkave, sa histori kërkojnë këta zotëri të zinjë katran si bytha e kusisë që këta të harrohën të fshihet e vërteta për demarkacionin? Kurrë nuk është kërkuar kaq shumë teritore e ndryshim kufijshë e historisë, SESA SOT. Kurrë nuk ka pasur kaq babëzi e tradhti prej vetë shqiptarëve. Këta mashtrues, kur të zihet fjala Dardani në gojë, duhet të ngrihen e të bëhen allqi; dihen të ngrihen e të bëhen dhe. Por jo, jo. E keqja ka rrugë të të gjatë për të bërë… drejtë Serbisë e Turqisë.
Shikoni Dardaninë monstër!I ngjan një të sëmuri nga Bosfori që përpëlitet dhe ha çdo ditë pjesë nga trupi për të mbijetuar. E shkretuatë e sakatuatë, ju të ç’mëndurit më një tufë bastardësh antikombëtarë të përzgjodhën për ti ngulur thikën e radhës pas shpine Atdheut tim të brishtë. Të urrej z. Kryeministër sepse na lë përballë fatkeqsive të shumta, fshihesh, mandje kërkon të zëvëndësosh postin me ate të Kryetarit për t’i fajësuar të tjerët më të bëmat e tua tragjike. Ngriheni çdo ditë e netë, nuk ndaleni në mizoritë e juaja, rrenca e arroganta të pareflektueshëm që po mbjellni vetëm tragjedi kombëtare. Jnie kthyer në Rrahmon Morina e Ali Shukria ku klasa politike e juaja e lodhur me bij të hajdutërisë ku ju thurin këngë se keni ndërtuar pas njëqind vjetësh pavarësinë nga shkja???
Ju urrej o Kryeministër, ju urrej o ministër i dallavereve ju urrej kaq shumë sesa nuk jeni më shqiptar. Hytë në Prishtinë me brekë të grisura e nata ju zuri me vila, pallate e makina luksoze?

Kur shkruaj natën vonë, poezi e Lulzim Osmanajt

1
Nga: Lulzim Osmanaj
____
KUR SHKRUAJ NATËN VONË
Poezi
I thura disa vargje,
ylberin mbas shiut
kur e pashë
Pranverës kurora lule, thura
vjeshta, dushkun
shkundi mbi qafë
Buzëqeshje shpërndava,
ngrohtësi nga shpirti dhurova
mbetëm si Migjeni,
netëve të vona
Kurbeti, rrugët e natës u ngatërruan,
S’dimë, jemi në vendlindje apo në
dhe të huaj
Rri në heshtje, plagos trurin
të më thotë një fjalë, tymos një cigare
i vetmuar, zbërthej jetën në
kllapën e parë.
Atje nën çati kam fshehur fletoret,
tani pluhuri fort e fort ka rënë përmbi,
thesare do thuash prapë gjete,
koha shpaloset e strukur e trembur
si zog në kafaz, e mbyllur nën dry.
Autor: Lulzim Osmanaj
Piktura nga piktori i njohur Drilon Osmanaj

Donjeta Hoxha thotë se Kosovën nuk e rrënoi Serbia, por ata që thirreshin në emrin e luftës, ndërsa punonin për interesat e armikut!

1
Donjeta Hoxha, Prishtinë
____
“Pas luftës në Kosovë, disa “komandantë–gjeneralë” erdhën në pushtet me forcë, me frikë dhe me mit.
Ata e morën shtetin si plaçkë lufte, jo si përgjegjësi ndaj popullit.
Dhe pastaj filluan ta rikthenin Serbinë në Kosovë —
jo brenda natës, por pak nga pak, ditë pas dite, vendim pas vendimi, marrëveshje pas marrëveshje.
Si në historinë e bretkosës:
– nëse e hedh në ujë të valë, kërcen dhe shpëton
– por nëse e lë në ujë të vakët dhe e ngroh ngadalë… ajo mbytet pa e kuptuar
Kështu ndodhi edhe me ne.
Populli u mësua me:
• privilegjet e tyre
• zhvatjet e tyre
• zhdukjen e drejtësisë
• rikthimin e strukturave të Serbisë
• pazaret politike
• tradhtitë kombëtare të maskuara si “dialog”
Nuk ndodhi brenda ditës.
Ndodhi ngadalë.
Dhe populli, ashtu si bretkosa, u përshtat me temperaturën.
U mësua me padrejtësinë, me poshtërimin, me mashtrimin.
Deri sa uji u bë i valë — dhe shteti u gjet në prag të shkrirjes.
Ky është realiteti ynë:
Kosovën nuk e rrënoi Serbia. E rrënuan ata që erdhën në pushtet duke thirrur emrin e luftës, ndërsa punonin për interesat e armikut.”

A jam unë islamofob?

2
Ramazanin kam filluar ta agjeroj në moshën dymbëdhjetë vjeçare. E mbaj mend si sot, kur ditën e parë të ramazanit u ktheva nga shkolla, nga e cila, si fëmijë, bëja një orë rrugë, dhe po haja bukë. Nuk isha agjërueshëm…
Erdhi mixha im, Daka, të cilin e kish rrok sikleti i duhanit…haha… dhe kur më gjeti duke ngrënë më tha “Qe qysh han buk ky, si shka! Qou dil te gjâja!” Unë u preka shumë! Krahasimi me “shka” ishte fyerja më e madhe që mund t’i bëhej një shqiptari!
Me që në anën tonë nuk kishte shqiptarë të ndonjë besimi tjetër, përveç atij mysliman, ata që nuk ishin myslimanë dhe nuk agjeronin, ishin vetëm “shkiet”! Mendoj se, para së gjithash, në anët tona feja praktikohej për të mos pasur asgjë të përbashkët me “shkiet”…
Që nga ajo natë, edhe pse kisha vetëm 12 vjet (isha në kl VI fillore), u çova në “syfyr” dhe agjerova, deri sa e kreva klasën e tetë.
A mund të isha, dhe a mund të jem unë kundër “fesë” së babait tim, i cili edhe pse kishte agjeruar, ishte falur, madje kishte luajtur rolin e imamit, kur në odën tonë ishin dhjetë meshkuj që e falnin “akshamin”, por i cili me pushkë në dorë e kishte luftuar “shkaun” në “Luftën e Shabanit”?! A mund të isha kundër “fesë” se Tij, kur pasi ishte kthyer nga një mungesë e gjatë, për shkak të një tragjedie (…) e më kishte gjetur 15 vjeçar, kurrë nuk më detyroi të falem a të agjëroj, por më tha shko në shkollë e mëso ti, kjo është puna e jote!
A mund të isha e të jem unë kundër “fesë” së Mixhokut, mixhës sim Dakës” i cili edhe pse më kishte thënë “po e ha ramazanin si shka!”, nuk kishte, po thuaj, natë që nuk na e përsëriste: E more bir, nuk e dini ju çka asht shkau! I cili, me pushkë në dorë kishte marrë pjesë në “Luftën e Koloshinit” kundër çetnikëve dhe ishte shquar në atë luftë?!
A mund të jem unë kundër fesë së mixhës Lah, i cili, ndonëse ishte pak më i rreptë për punë feje, u kishte thënë vëllezërve të vet se edhe tokë duhet me shit, e me i shkollue djemtë! Dhe, në ato kushte, na shkolluan.
A mund të jem unë kundër fesë së gjyshit, Halimit, i cili ndonëse e ka agjëruar ramazanin, sigurisht, kishte marrë pjesë në “Luftën për mbrojtjen e kufinit” dhe ishte plagosur në atë luftë, në Merdar?!
A mund të jem unë kundër fesë së axhës së gjyshit, Hetemit, i cili kishte qenë pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe, bashkë me parinë e Drenicës, ishte pushkatuar te “Ura e Podranxhës”, në Vushtrri, më 1912?!
Jo!
Unë nuk jam kundër atyne që, me fjalë e me vepra, na edukuan e na mësuan që para së gjithash e mbi të gjitha jemi SHQIPATARË! Fenë, besimin, e mban gjithkush për vete.
Nëse unë jam kundër degjenerimit të këtij besimi, në këtë rast të besimit islam, I cili ka marrë hov, dhe të cilitdo besim tjetër, në dëm të interesit kombëtar, le të më quajnë islamofob, a s’i të duan!