
















Gjergj – Skender Jashari
Fenomenet e kërcënimit terrorist islamik në hapësirën shqiptare shpesh shfaqen jo vetëm përmes dhunës së drejtpërdrejtë, por edhe përmes formave të sofistikuara të presionit shoqëror, instrumentalizimit fetar dhe keqpërdorimit të mjeteve juridike. Pikërisht këtë e vërejta më 3 gusht, kur, gjatë një hulumtimi rutinë, hasa në një rast të dorëzimit të një peticioni që, në shikim të parë, dukej si nismë qytetare, por që në përmbajtje mbante elemente të qarta të radikalizimit ideologjik. Dokumenti i “Iniciativës…” që gjeta më pas, e konfirmonte se mjetet juridike po përdoren kundër qytetarëve të tjerë, jo për mbrojtjen e të drejtave, por për imponimin e një agjende fetare të ngurtë.
Kjo u konfirmua më 17 gusht 2026, kur në revistën zyrtare të Ipeshkvisë së Kosovës u publikua denoncimi i qartë: Policia e Kosovës kishte marrë vendim për të ndaluar ceremoninë fetare të bekimit të gurthemelit të Kishës në Zogaj, pavarësisht ankesës zyrtare të Don Fran Kolës. Ipeshkvia e cilësoi vendimin si “jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar”, duke theksuar se ceremonia ishte fetare, paqësore dhe në pronë të Kishës — pra, në një hapësirë ku ligji e mbron qartësisht ushtrimin e fesë.
Në këtë kontekst, lind pyetja thelbësore: cilat janë bazat ligjore që mund të justifikojnë një ndalim të tillë? Dhe më e rëndësishmja: a ka pasur Policia e Kosovës ndonjë bazë reale për të kufizuar një ceremoni fetare në pronë private? Analiza juridike e ligjeve në fuqi — Kushtetuta, Ligji për Policinë, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Tubime Publike — tregon se kufizimet e tilla lejohen vetëm në raste jashtëzakonisht të veçanta, të lidhura me sigurinë kombëtare, rrezikun e menjëhershëm për jetën, apo kërcënime të dokumentuara. Asnjë prej këtyre kritereve nuk është përmbushur në rastin e Zogajt.
Më 03 gusht kisha lexuar rastin e dorëzimit të një peticioni, duke hulumtuar gjejta edhe dokumentin e “Iniciativës…” Dukej absurde të keqpërdoren mjetet juridike legjitime, nga qytetarët kundër qytetarëve.
Më 14 gusht 2026, kam lexuar në mediet lokale në Republikë të Kosovës, një lajm që kishte të bënte me “kundërshtimin e ndërtimit të Kishës Katolike në Zagaj, më 18 gusht dhe bllokim rrugësh në Dumnicë e Samadrexhë.” Këtë fillimisht e lexova nga sygjerimi që më jep algoritmi në rrjetin social, tek një faqe që shpesh poston materiale të ideologjisë islamike, për temat që kanë të bëjnë me sigurinë, anti-terrorizmin etj. Për të vërtetuar lajmin kërkova OSINT dhe gjejta të njejtën edhe në një portal më kredibil. Në këtë rast kishte edhe këtë lajmërim:” Organizatorët kanë bërë të ditur se për protestën është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa është paralajmëruar bllokimi i rrugëve në Samadrexhë dhe në fshatrat e Dumnicës.”
Organizatorët e njohur për policinë dhe prokurorinë, nuk janë marrë në përgjegjësi penale deri më tash, për kërcënim terrorist “bllokimi i rrugëve në Samadrexhe dhe në fshatrat e Dumnicës.” Qytetatrët kanë të drejtë të protestojnë, por të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tjerë nuk mund t’i cënojnë. Policia, ushtria e ka detyrë ligjore dhe kushtetuese t’ia garantoj të drejtat dhe liritë qytetarëve pa dallim… feje. Prandaj kjo mbetet dukshëm formë hibride e terrorizmit islamik apo taktikë hibride e presionit fetar radikal
që disa dekada në Republikë të Kosovës ka manifestuar forma të ngjajshme të organizimeve të tubimeve gjysmë legale me thirrje kundër rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një akt quhet terrorist vetëm nëse:
Baza ligjore, që dëshmon ekzistimin e kërcënimit terrorist islamik janë:
Në bashkimin kumulativ të këtyre elementeve, ligjërisht mund të argumentohet se kemi të bëjmë me formë hibride të ekstremizmit të dhunshëm me motivim fetar, që në literaturën e sigurisë quhet: “terrorizëm i nivelit të ulët” (low-intensity terrorism) “terrorizëm i butë” (soft terrorism) “terrorizëm hibrid” (hybrid terrorism),[1] e që është shumë e njohur në botën perëndimore, në formë të : tubime fetare të politizuara; presion komunitar; intimidim të pakicave fetare; protesta të organizuara për të ndikuar vendime komunale; mobilizim fetar kundër objekteve të komuniteteve të tjera.[2] Derisa në vendet e Ballkanit( përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është heshtur dhe fshehur qëllimisht). E këso taktika terroriste organizatat terroriste islamike(si ISIS, Al‑Qaeda, Al‑Shabaab, Boko Haram – të cilat janë përgjegjëse për dhunë masive, vrasje dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut) i kanë përdorur shpesh. P.sh: Al‑Shabaab në Somali – bllokon rrugë për të penguar ceremonitë fetare të krishtera dhe aktivitetet shtetërore;[3] ISIS në Irak/Siri – bllokon rrugë për të ndaluar lëvizjen e komuniteteve të krishtera dhe për të imponuar rregulla fetare;[4] Boko Haram në Nigeri – përdor bllokime rrugësh për të frikësuar komunitetet e krishtera dhe për të penguar ceremonitë fetare;[5] Talibanët në Afganistan – bllokojnë rrugë për të detyruar popullatën të mos marrë pjesë në aktivitete fetare që nuk i aprovojnë.[6]
Denoncimi i Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës
Derisa më 17.08.2026, lexova në revistën e Ipeshkvisë së Kosovës:” Policia e Kosovës ka marr një vendim që nuk do të lejohet të zhvillohet ceremonia e paraparë për nesër, më 18 gusht 2026. Edhe pas ankesës zyrtare të Don Fran Kolës, Policia nuk e ka anulua vendimin. Ne e konsiderojmë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje kishtare, fetare dhe paqësore, në pronën e Kishës, për të cilën institucionet ishin njoftuar me kohë.”
Pavarësisht që nuk ka pasur ndonjë publikim të vendimit të Policisë së Kosovës që ta ketë treguar bazën ligjore, në të cilën e ka bazuar, por nga kërcënimet terroriste islamike prapa “Iniciativës…” mund të aludohet që këto të drejta mund të kufizohen vetëm në raste shumë të veçanta, sipas nenit 55 të Kushtutës së Republikës së Kosovës. Pa vazhduar në referimet ligjore mbi të cilat ka pasur mundësi të thirren, si Ligji Nr. 04/L-076 PËR POLICINË, neni 18, si dhe Ligjit Nr. 02/L-31, PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË, si dhe Ligji NR. 08/L-166, PËR TUBIME PUBLIKE, neni 7, paragrafi 2, thuhet:” Tubimet publike që mbahen në hapësira të mbyllura private, si dhe në prona tjera private, mund të mbahen pa u lajmëruar.” Sipas të njejtit ligj, Tubimet publike, mund të kufizohen, por asnjëherë nuk theksohet që tubimet në prona private të mund të kufizohen( shih nenent 9-13 të ligjit të njejtë).
Vendimi i Policisë së Kosovës, mund të bazohej vetëm në: Sigurinë publike, pasiqë kishte rrezik real; i dokumentuar dhe i provuar me fakte, që mund të kishte akte terroriste islamike, sepse ka pasur kërcënime të verifikuara.
Vendimi i tillë ka shkelur këto të drejta dhe liri themelore:
Kjo është e garantuar nga: Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP); Ligji për Liritë Fetare në Kosovë. Prandaj ndalimi i ceremonisë fetare, pa arsye të justifikuar ligjore përbën: Shkelje të nenit 38 të Kushtetutës së Kosovës( “Liria e besimit, ndërgjegjes dhe fesë është e garantuar.”); Shkelje të nenit 9 të KEDNJ( “Çdokush ka të drejtë në lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë.”); Shkelje të nenit 18 të PNDCP( “Askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e fesë.”).
Edhe Policia e Kosovës, më 18.08.2026, deklaroi që ceremonia ishte parapa të zhvillohej në: pronë të Kishës, me njoftim paraprak, etj. Kjo shkel Neni 46 të Kushtetutës – E drejta e pronës, sepse Policia nuk mund të ndalojë një aktivitet fetar në pronë private, pa një arsye të fortë ligjore.
Edhe pse ceremonia është fetare, ajo është një formë tubimi. Ndalimi i tubimit fetar pa arsye të qarta ligjore është shkelje, në këtë rast janë shkelur Neni 43 i Kushtetutës – Tubimi paqësor, Neni 11 i KEDNJ – Liria e tubimit
Nëse Policia ka ndaluar një ceremoni fetare pa bazë ligjore, kjo mund të interpretohet si: Diskriminim fetar( i ndaluar nga: Neni 24 i Kushtetutës; Neni 14 i KEDNJ dhe Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi)
Aktet juridike vendore dhe ndërkombtare që janë shkelur, janë:
Europol ka dy struktura që lidhen drejtpërdrejt me rastin:
Njoftimi i rastit si dhe njoftimet-denoncimet individuale të çdo qytetari të Vushtrrisë, që është ballafaqu me frikën, kërcënimin a rrezikun real nga këto ngjarjet e fundit, duke përfshirë edhe emrat e mbiemrat e të gjithë pjesëmarrësve të këtij “kërcënimi terrorist islamik”, do e lehtësonte punën e agjensive ndërkombëtare që trajtojnë radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, që emrat e tyre( qoftë edhe adresa false të rrjeteve sociale të zbulohen) e të futen në databazat e tyre. Prandaj njoftimet e tilla në: Policia e Kosovës, AKI, EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX, databaza e Schengen SIS II, databaza e radikalizimit të BE‑së, RAN Centre of Excellence, bëjnë që personat e tillë të parandalohen nga çdo mundësi për akte terroriste në të ardhmen, gjithashtu do:
Në aspektin ndërkombëtar, ky veprim mund të prodhojë pasoja serioze për imazhin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në raport me sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore. Vendimi i Policisë, i cili pritet të rrëzohet në instancat administrative, mund të interpretohet nga institucionet relevante ndërkombëtare si një precedent negativ në trajtimin e lirisë fetare dhe të drejtës së pronës.
Për më tepër, praktikat e bllokimit të rrugëve, presionit komunitar dhe pengimit të ceremonive fetare janë të dokumentuara në literaturën e sigurisë si taktika të përdorura nga grupe radikale në kontekste të tjera globale. Kjo nuk nënkupton se rasti i Zagorit është i njëjtë, por ngrit shqetësimin se forma të tilla të presionit fetar mund të interpretohen nga qarqet ndërkombëtare të antiterrorizmit si indikatorë të hershëm të radikalizimit të mundshëm.
Më:18 gusht 2026
Shkruar nga Skender Jashari
Phd candidate, Criminologist, Counter‑Terrorism Expert, Hybrid Warfare Specialist | Scientific Researcher | Security Policy Advisor, Aerospace & Ground Systems Designer specializing in Drones (VTOL, Fixed‑Wing), UUVs, ROVs, UGV, and USVs.
[1] NATO Strategic Communications Centre of Excellence. (2017). Hybrid threats: A comprehensive analysis. NATO StratCom COE; European Union Radicalisation Aëareness Netëork. (2020). Hybrid extremist tactics in local communities. RAN Centre of Excellence; International Centre for Counter‑Terrorism. (2019). Community‑level coercion by violent extremist groups. ICCT; RAND Corporation. (2018). Hybrid ëarfare and extremist mobilisation. RAND.
[2] Europol. (2023). TE‑SAT: EU Terrorism Situation and Trend Report. Europol; OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights. (2020). Violent extremism and radicalisation in Europe. OSCE; RAN Centre of Excellence. (2021). Local extremist mobilisation in EU member states. European Commission; Institute for Strategic Dialogue. (2019). Religious extremism in European communities. ISD.
[3] Hansen, S. J. (2013). Al-Shabaab in Somalia: The history and ideology of a militant Islamist group, 2005–2012. Oxford University Press; Menkhaus, K. (2014). State failure, violent extremism, and terrorism in Somalia. Journal of Conflict Studies, 29(1), 7–33; United Nations Security Council. (2020). Report of the Monitoring Group on Somalia and Eritrea. United Nations.
[4] Ëeiss, M., & Hassan, H. (2015). ISIS: Inside the army of terror. Regan Arts; Lister, C. (2014). The Islamic State: A brief introduction. Brookings Institution Press; United Nations Human Rights Council. (2016). They came to destroy: ISIS crimes against the Yazidis. UNHRC.
[5] Zenn, J. (2020). Unmasking Boko Haram: Exploring global jihad in Nigeria. Lynne Rienner Publishers; Cook, D. (2014). Boko Haram: A neë Islamic state in Nigeria. CTC Sentinel, 7(8), 1–6; United Nations Office for Ëest Africa. (2015). Boko Haram: Impact on civilians. UNOËA.
[6] Giustozzi, A. (2019). The Taliban at ëar: 2001–2018. Oxford University Press; Ruttig, T. (2010). The Taliban’s shadoë governance. Afghanistan Analysts Netëork; United Nations Assistance Mission in Afghanistan. (2021). Protection of civilians in armed conflict. UNAMA.

Florim Zeqa
Një fjalë e urtë popullore e thotë “Mos i pyet se të tregojnë vet”! Pikërisht në këtë mënyrë u përgjigjen dy “kokat” e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani pasi iu dështoj gjahu politik që e pritnin prej Albin Kurtit!
Lumiri e Vjosa, dy “kokat” e turpit të LDK-së
I filluan bisedimet me ambicie të mëdha personale, duke u thirrur në emër të balancit politik në Kuvend, kinse për interesin e shtetit dhe qytetarëve, mirëpo të njëjtët e bën të kundërtën, duke u zhveshur lakuriq para popullit duke e treguar publikisht se nuk e pranuan ofertën e Kurtit! Nuk e pranuan për arsyen e thjeshtë, pasi ajo nuk i përmbushte orekset e tyre personale!
U bë mirë që dolën lakuriq para popullit, le t’i sheh populli dhe elektorati se kush janë përfituesit dhe rrënuesit LDK-së, le ta sheh përversitetin dhe prapaskenat e tyre politike në dëm të ish partisë shtetformuese dhe shtetndërtuese!
Për të “mirën” e shtetit ju duken pak, por, sikur të ishin plotësuar kërkesat e dy “kokave” për kënaqjen e egos së tyre personale do ta djegnin përseri LDK-në për të “mirën” e shtetit siq e dogji Vjosa në vitin 2021!
Kaq të pa cipë dhe të pakurrizorë janë dy “kokat” e turpit të LDK-së!
I quajta të tillë ata që e turpëruan LDK-në para qytetarëve të vendit, të cilët me padurim e prisnin lidhjen e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së, si e vetmja mundësi reale për t’i parandaluar zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për të mundësuar formimin e institucioneve të reja shtetërore.
Në momentin që iu dështoi gjahu për poste personale, përseri dolën në anën e kundërt të Albin Kurtit, duke e harruar interesin e shtetit dhe të qytetarëve!
E harruan balancin e pamerituar politik ashtu siq i synonin postet e pamerituara shtetërore.
Me largimin nga bisedimet me Albin Kurtin, “dy kokat” e LDK-së e dëshmuan se nuk është Albini i vetmi shkaktar për bllokadën politike, pasi fajin e morën dy ‘lumenjt’ e shtjerrur, Lumi dhe Vjosa të cilët po e dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kurse LDK-në drejt zhbërjes totale!
Ai (ajo) që tradhton njëherë, tradhton përherë
Duke kaluar nga njëri pol politik në tjetrin, nga njëra anë në tjetrën, Vjosa Osmani me përqafimet helmuese i ka tradhtuar të gjithë!
Fillimisht e tradhtoj besimin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu i cili e mori në zyrën e tij si këshilltare juridike, e tradhtoj Isa Mustafën i cili e ngriti në karrierë politike, duke e bërë kandidate të partisë për kryeministre, kurse së fundmi e tradhtoj edhe Albin Kurtin, personin që e ngriti në hierarkinë më të lartë shtetërore-Presidente të Republikës së Kosovës dhe Komandante Supreme e FSK-së!
Iku nga LDK-ja me tradhti, iku nga Kurti me tradhti, u kthye në LDK me tradhti dhe më tradhti bashkë me Lumirin po e përmbysin LDK-në, të cilën e kanë kthyer në pqaçavurë politike, të cilës nuk i beson më askush!
E kam thënë një një shkrim paraprak, por përserisë edhe tani, nga kjo LDK do të ikte edhe Ibrahim Rugova!
Lumi dhe Vjosa kanë bërë dhe po bëjnë luftë klasash brenda partisë, duke e mbajtur dhunshëm kreun e LDK-së!
Isa, Lumi dhe Vjosa janë shumë afër arritjes së misionit të tyre historik për shkatërrimin e LDK-së në një parti që lufton për ta kaluar pragun zgjedhor, ngase më lartë se kaq nuk do të ngritet asnjëherë! Kështu po e thotë elektorati, i cili tashmë ka vendosur që t’i bojkotojë zgjedhjet e planifikuara në fund të dhjetorit të këtij viti.
Një gjë mos e harroni, fajet fajet nuk i ka Albini për rënjën e LDK-së!
Fajin e ka Isa, Lumi dhe Vjosa, por më së shumti ata (ato) që ju shkojnë pas!
LDK nuk e pranoi ofertën për ndryshim, e pranoj poshtërimin!
Udha e mbarë në rrugën e pakthim!
Florim Zeqa, analist i pavarur politik




Dom Fran Sopi, Pejë
Kur i kthehemi historisë së krishterimit në Dardani, nuk kemi të drejtë ta lexojmë të kaluarën vetëm me ndjeshmërinë e sotme. Duhet t’i afrohemi asaj me respekt ndaj burimit, me maturi shkencore dhe me atë përulësi që kërkon çdo e vërtetë historike. Për mua, si meshtar i Kishës Katolike “Shën Katarina e Aleksandrisë” në Pejë, studimi i kësaj trashëgimie nuk është vetëm një ushtrim akademik. Është një përpjekje për ta kuptuar më thellë tokën ku Kisha jonë Katolike jeton, lutet dhe dëshmon sot.
Në këtë drejtim, veprat e prof. dr. Zef Mirditës kanë një rëndësi të veçantë. Ai e studioi Dardaninë nëpërmjet epigrafisë, antroponimisë, historisë së religjioneve dhe dëshmive mbi përhapjen e krishterimit, duke treguar se kjo hapësirë nuk ka qenë fetarisht e njëtrajtshme. Përkundrazi, këtu janë ndërthurur tradita vendëse dardane, kulte romake, ndikime greke e orientale dhe, më pas, edhe krishterimi.¹
Pikërisht në këtë horizont e shoh edhe lidhjen ndërmjet Ulpianës dhe Dresnikut të Klinës. Në pamje të parë duken si dy tema të ndryshme. Ulpiana na çon drejt kujtesës së krishterë, ndërsa Dresniku drejt kulteve të botës romano-dardane. Në të vërtetë, të dyja janë pjesë të së njëjtës histori të madhe: historisë së transformimit religjioz të Dardanisë.
Ulpiana e Dardanisë antike zë një vend të rëndësishëm në studimet mbi krishterimin e hershëm. Në traditën kishtare ajo lidhet me Shën Florin dhe Shën Laurin, të kujtuar si dëshmitarë të hershëm të fesë së krishterë. Në studimet e prof. Zef Mirditës mbi përhapjen e krishterimit në Dardani, Ulpiana paraqitet si një nga pikat e rëndësishme të këtij procesi.²
Për mua, si meshtar, kujtesa e Shën Florit dhe Shën Laurit duhet trajtuar me një ndjenjë të dyfishtë: me nderim kishtar dhe me saktësi historike. Tradita e Kishës i ruan si martirë, por shkenca na kërkon të dallojmë qartë ndërmjet traditës martirologjike dhe dëshmisë së drejtpërdrejtë arkeologjike apo epigrafike. Ky dallim nuk e zvogëlon aspak vlerën e tyre. Përkundrazi, e mbron kujtesën e tyre nga ekzagjerimet dhe e vendos mbi atë që mund të dëshmohet me përgjegjësi.
Pikërisht për këtë arsye e konsideroj këtë parim shumë të rëndësishëm. Besimi nuk ka nevojë që historia të stoliset me pohime që burimi nuk i mban. E vërteta historike është vetë një shërbim ndaj së vërtetës së Hyjit. Nëse një gjë është traditë, duhet ta quajmë traditë. Nëse është mbishkrim, duhet ta quajmë mbishkrim. Nëse është hipotezë, duhet ta themi hapur se është hipotezë.
Kjo qasje na ndihmon ta kuptojmë më drejt edhe Dresnikun e Klinës. Në studimet e prof. Mirditës, Dardania perëndimore del si një territor i lidhur me botën romake përmes strukturave shoqërore, kulteve dhe materialit epigrafik.³ Dresniku është një nga ato pika ku guri na flet për botën e vjetër.
Kulti i Jupiterit, si hyjnia supreme e panteonit romak, përbën një nga dëshmitë e rëndësishme të këtij mjedisi religjioz. Në analizat e Mirditës, prania e kulteve romake në Dardani nuk shihet thjesht si import fetar, por si pjesë e një procesi më të gjerë të integrimit kulturor dhe administrativ.⁴
Ky fakt, për mua, ka rëndësi edhe për historinë e krishterimit. Ai na tregon se krishterimi nuk hyri në një tokë pa fe dhe pa struktura adhurimi. Ai u përhap në një botë ku besimi publik ishte i lidhur me qytetin, autoritetin, identitetin dhe rendin shoqëror.
Po aq domethënëse janë edhe të dhënat për kultet orientale. Prof. Zef Mirdita i trajton këto si pjesë të mozaikut religjioz të Dardanisë.⁵ Ato dëshmojnë se kjo hapësirë ishte e hapur ndaj lëvizjes së njerëzve dhe ideve. Ushtria, tregtia, administrata dhe kontaktet e shumta sillnin jo vetëm mallra dhe njerëz, por edhe besime. Kjo e bën Dardaninë një hapësirë shumë më dinamike nga sa mund ta imagjinojmë sot.
Në këtë kuptim, Dresniku nuk është vetëm një lokalitet i së kaluarës. Ai është një dëshmi se hapësira e sotme e Klinës ka qenë pjesë e proceseve të gjera të botës romake. Kur këto të dhëna vendosen përballë Ulpianës dhe kujtesës së krishterë të Florit e Laurit, para nesh shfaqet një panoramë më e plotë.
Në njërën anë kemi botën e kulteve; në anën tjetër shfaqet dëshmia e krishterë. Në njërën anë kemi altarët dhe dedikimet; në anën tjetër kemi kujtesën e atyre që tradita i ruajti si dëshmitarë të Krishtit.

Ulpianë, afër Prishtinës
Unë nuk e shoh këtë si një përballje të thjeshtë midis “botës së vjetër” dhe “botës së re”. Historia është më e ndërlikuar. Për një kohë të gjatë këto realitete bashkëjetuan. Krishterimi u përhap gradualisht dhe mori formë brenda një shoqërie që tashmë kishte tradita të rrënjosura religjioze.
Pikërisht këtu qëndron rëndësia e metodës së prof. Zef Mirditës. Ai na mëson të mos e thjeshtojmë Dardaninë.⁶ Nuk mund ta ndajmë antikitetin në kuti të pastra dhe të mbyllura. Kultet vendëse, romanizimi, ndikimet orientale dhe krishterimi janë procese që përplasen, bashkëjetojnë dhe ndryshojnë njëra-tjetrën.
Nga këndvështrimi im, kjo më çon edhe te një reflektim më i gjerë. Kisha nuk e fillon historinë e saj duke mohuar atë që i parapriu; ajo hyn në histori, e takon botën konkrete dhe, përmes dëshmisë së fesë, i jep asaj një horizont të ri. Në këtë pikë, figura e Florit dhe Laurit bëhet veçanërisht domethënëse.
Ata përfaqësojnë, në kujtesën e krishterë, dëshmitarin. Dresniku përfaqëson mjedisin. Ulpiana përfaqëson vendin ku krishterimi bëhet gradualisht më i dukshëm. Dardania përfaqëson hapësirën ku këto zhvillime marrin formë.
Si meshtar i Kishës Katolike “Shën Katarina e Aleksandrisë” në Pejë, e shoh këtë histori edhe si një thirrje për përgjegjësi. Ne nuk duhet ta përdorim antikitetin për të ushqyer krenari të zbrazët. Duhet ta studiojmë për ta kuptuar më mirë vetveten. Nëse kemi një mbishkrim pagan, ai është pjesë e historisë sonë. Nëse kemi një traditë martirologjike, edhe ajo është pjesë e historisë sonë. Nëse kemi një boshllëk dokumentar, duhet ta pranojmë. Ky qëndrim nuk e dobëson identitetin tonë; e bën atë më të pjekur.
Për mua, një nga mësimet më të bukura që mund të nxjerrim nga kjo temë është se feja dhe shkenca nuk duhet ta kenë frikë njëra-tjetrën. Shkenca kërkon provën; feja kërkon të vërtetën. Kur secila respekton kufijtë dhe misionin e vet, ato nuk bëhen armiq. Përkundrazi, mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën.
Në këtë dritë, Ulpiana dhe Dresniku mund të quhen dy gurë të së njëjtës kujtesë dardane. Njëri na flet për zhvillimin e krishterimit; tjetri na flet për botën fetare që e parapriu dhe e shoqëroi atë.
Ndërmjet tyre qëndron njeriu: ai njeri i antikitetit që kërkonte Hyjin në mënyra të ndryshme, që ndërtonte altarë, që shkruante dedikime, që besonte dhe që, në një moment të historisë, u përball edhe me mesazhin e krishterë.
Në këtë pikë, kujtesa e Florit dhe Laurit merr për mua një kuptim të veçantë. Jo sepse duhet t’u shtojmë atyre gjëra që nuk i dimë, por sepse vetë fakti që Kisha i ruajti në kujtesën e saj tregon se dëshmia e tyre u konsiderua e rëndësishme.
Martiri nuk është njeri i së kaluarës vetëm sepse jetoi në antikitet. Martiri është gjithmonë pyetje për të tashmen.

Ai na pyet: sa vlen besimi ynë kur kërkon qëndrueshmëri? Sa vlen e vërteta për ne kur bëhet e kushtueshme? Sa jemi të gatshëm të mos e kthejmë fenë në dekor, por në mënyrë jetese, ashtu siç na ka porositur Krishti?
Pikërisht këtu historia bëhet edhe mesazh shpirtëror.
Në përfundim, nga studimet e prof. dr. Zef Mirditës kuptojmë se Dardania ka qenë një hapësirë e gjallë religjioze dhe kulturore. Ulpiana dhe Dresniku përfaqësojnë dy faqe të kësaj historie. Në njërën faqe kemi kujtesën e krishterimit të hershëm dhe zhvillimin e tij; në tjetrën kemi dëshmitë e botës romano-dardane, me kultet dhe format e saj të adhurimit.
Për mua, epilogu i këtij vështrimi është i qartë: historia duhet lexuar me besim, por jo pa kritikë; me dashuri për trashëgiminë, por jo pa saktësi; me respekt për Kishën, por gjithmonë edhe me respekt për burimin.
Sepse e vërteta nuk ka nevojë për zbukurim. Ajo ka nevojë vetëm për guximin që të thuhet drejt.

Dersnik, Klinë
Dhe kur e themi drejt, edhe gurët e Ulpianës, edhe gjurmët e Dresnikut, edhe kujtesa e Florit dhe Laurit fillojnë të na flasin më qartë për atë që Dardania ka qenë dhe për atë që ajo vazhdon të thotë për ne sot.
¹ Zef Mirdita, Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antikë, Zagreb, 2001.
² Zef Mirdita, “Das Christentum und seine Verbreitung in Dardanien”, Balcanica, IV, Beograd, 1973, f. 83–93.
³ Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë: Rilindja, 1979.
⁴ Zef Mirdita, Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antikë, Zagreb, 2001, pjesët mbi kultet romake në Dardani.
⁵ Zef Mirdita, Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antikë, Zagreb, 2001, trajtimi i kulteve orientale dhe i ndërthurjeve religjioze në Dardani.
⁶ Zef Mirdita, “Novitates epigraphicae e Dardania collectae”, Arheološki Vestnik, 31, Ljubljana, 1980, f. 189–201.
Mirdita, Zef. “Das Christentum und seine Verbreitung in Dardanien.” Balcanica, IV, Beograd, 1973, f. 83–93.
Mirdita, Zef. Studime Dardane. Prishtinë: Rilindja, 1979.
Mirdita, Zef. “Novitates epigraphicae e Dardania collectae.” Arheološki Vestnik, 31, Ljubljana, 1980, f. 189–201.
Mirdita, Zef. Antroponimia e Dardanisë në kohën romake. Prishtinë: Rilindja, 1981.
Mirdita, Zef. Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antikë. Zagreb, 2001.
Më 18 gusht 2026

Neni 8 :„Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.“
Neni 9 : „Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.“
Neni 7 :1.“Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.“

Neni 24: 1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.
Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Neni 22 : Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
(6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Duke parë se sa e qartë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila nuk lejonë asnjë hapsirë për devijim në ndonjë shtet islamik apo katolik ose ndonjë shteti tjetër fetar, por është tepër e qartë se Kosova është një shtet laik dhe europian dhe se kështu duhet të jetë Kosova si shtet e shoqëri nëse dëshiron të integrohet në familjen europiane.

Terrroristi islamik – shqipfolës, “shehidi” panislamik Lavdërim Muhaxheri
Së fundi po bien maskat një nga një, që nga pushtetarët, politikanët e partive, individ e grupe që po koketojnë me ideologjinë islmaike për qëllime egoiste dhe të votave duke rrezikuar kështu edhe vetë shtetin laik dhe të ardhmen e tij euroatlantike.
Askush nuk do të lejohet qoftë ai edhe pushtetar në krye tw qeverisw apo ndonjw institucioni tjetwr shtewror, as parti apo lwvizje politike, e as ndonjë klerik apo grup i ideologjisë islamike apo individ etj, ta bëjë Kosovën një shtet islamik sipas rregullave të ideologjisë së tyre absurde dhe primitive. As ndonjë katolik qoftë edhe ai ipeshkv apo prift, apo edhe pastor ose individ apo grup ideologjik fetar katolik nuk do të lejohet të bëjë Kosovën shtet katolik.
Sepse nuk do të ketë as shtet islamik, e as shtet katolik, e as shtet protestant e as ndonjë tjetër në Kosovë. Por do të ketë shtet laik të Kosovës që i ka rrënjët e veta europiane të civilizimit dardan europian dhe që një ditë duke i kryer detyrat e shtëpisë si shtet dhe shoqëri do të integrohet në Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet në NATO.
Ata që tentojnë ta bëjnë Kosovën islamike e kanë të kotë, sepse miqtë tanë ShBA, pastaj vendet mike europiane dhe NATO/KFOR nuk kanë kontribuar në lirinë, demokracinë ,zhvillimin, paqen dhe pavarësinë, që Kosova të bëhet shtet islamik apo katolik ,por një shtet laik europian që një ditë të bëhet pjesë e botës së përparuar perëndimore dhe familjes së vetë aty ku ë ka vendin e natyrshëm brenda kontinentit europian.
Rasti i mosljemit të përurimit të gurit themeltar të Kishës me emrin e dy martirëve Shën Flori dhe Lauri në Zogaj nga institucionet e rendit dhe pushtetit është shkelje me dy këmbë e kushtetutës, laicitetit dhe lirisë fetare në republikën e Kosovës.
Si është e mundur që disa ditë më parë u bë përurimi i themeleve të një xhamie diku në një pjesë të Kosovës dhe askush nuk i ndaloj ata, ndërsa në rastin e themeleve të Kishës me emrin e dy martirëve dardan ndalohet përurimi ? Kush ia jep atë të drejtë atyre me e ndalu një përurimi të tillë, aksush, ata që kanë marrë vendim të ndalojnë këtë përurimi të Kishës me emrin e dardanëve Shën Flori dhe Lauri do të mbesin në analet e turpit të historisë së shtetit dhe kombit tonë shqiptar, sigurisht aktet të tilla të ndalimit do t’i gjykojë një ditë historia, gjaku i martirëve dhe dëshmorëve e heronjëve të Dardanisë europiane.
Turp i madh për pushtetarët, për ata që pa asnjë pikë gjaku arbëror- dardan ndalojnë një përurim të themeleve të një kishe me emrat e martirëve të vetë dardan europian sikur janë Shën Flori dhe Lauri, Çka mund të themi për ta, pos me fjalët e Jesusit që thotë: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë.“(Luka, 23:34) Ose më mirë mjerë për ta që me qëllim tentojnë ta pengojnë ringjalljen e historisë shpirtërore e kombëtare iliro-dardane europiane të kombit tonë të shumëvuajtur përgjatë historisë.
Shpresoj se janë njoftuar me rastin në fjalë ambasadat e miqëve si ShBA ,vendeve mike europiane dhe NATO/KFOR që të ketë një reagim të fuqishëm.
Sidoqoftë, po e përfundoj këtë shkrim me një porosi të qartë për të gjithë, se Kosova, Dardania jonë, nuk do të bëhet dhe nuk do të jetë as islamike ,as katolike, por një Kosovë laike europiane.
Sepse, askush as vetë miqtë tanë ShBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR nuk do të lejojnë që Kosova të bëhet islamike, as katolike e as ndonjë tjetër por një Kosovë laike europiane ashtu sikur është në vetë natyrën e saj, rrënjët e saj dhe kushtetutën e saj.
Ilustrim: fshati me xhaminë me shtatë minare në hyrje të Maqedonisë nga Kosova
Në shumë qytete të Orientit kjo është pjesë e përditshmërisë, ndërsë në Perëndim shkakton rregullisht debate të nxehta: Ezani, thirrja islame për lutje. Megjithatë, larg çështjeve fetare, një problem krejt tjetër po del gjithnjë e më shumë në fokus të mjekësisë dhe akustikës. Kur disa xhami thërrasin në mënyrë asinkrone (jo në të njëjtën kohë) dhe me zë të mbingarkuar, këndimi sakral shndërrohet në një përzierje frekuencash, gjë që për trurin e njeriut do të thotë stres i pastër.
Nga një redaktor i fushës Kushdo që ka qenë ndonjëherë në Kajro, Stamboll apo Kasablanka e njeh këtë fenomen: pesë herë në ditë dëgjohet thirrja e muezinit. Por në vend të një melodie harmonike, në shumë lagje shpërthen një kaos akustik. Njëra xhami fillon, disa sekonda më vonë nis tjetra, e ndjekur nga një e tretë nga një drejtim tjetë. Ajo që është menduar si një thirrje shpirtërore, për shkak të vonesës kohore dhe teknikës së dobët, kthehet në një provë ekstreme durimi për sistemin nervor – dhe kjo nuk është
çështje besimi, por biologjie.
“Lufta e Frekuencave” e Megafonave
Problemi kryesor fillon te teknika. Këndimi tradicional sot pothuajse kudo transmetohet përmes autoparlantëve në formë hinke (megafonë me dhomë presioni) që ndodhen në minare. Këto pajisje nuk janë projektuar për cilësi zëri, por për të arritur sa më larg.
Gjatë këtij procesi ndodh fizikisht kjo gjë: autoparlantëve i presin rrënjësisht të gjitha frekuencat e ulëta (basin) nën rreth 300 Hertz. Zërit të njeriut kështu i hiqet ngrohtësia e tij natyrale. Ajo që mbetet është një tingull i hollë dhe i mprehtë. Në të njëjtën kohë, këta megafonë përforcojnë masivisht zonën e mesme të frekuencave midis 1.000 dhe 3.000 Hertz.
Regjimi i Alarmit Biologjik në Trurë
Pikërisht në këtë fashë frekuencash (rreth 2.500 Hertz) ndodhet pika më e ndjeshme e dëgjimit të njeriut. Kjo është frekuenca në të cilën qajnë foshnjat dhe bëjnë zhurmë sirenat e ambulancave. Nga pikëpamja evolucionare, truri ynë është i programuar që te këta tinguj të aktivizojë menjëherë sistemin nervor vegjetativ dhe të çlirojë hormonet e stresit si kortizoli dhe adrenalina.

Nëse thirrja vjen tani nga disa burime në të njëjtën kohë, truri kalon në mbingarkesë. Si një „makinë kërkimi modelesh“ biologjike, ai përpiqet vazhdimisht të rregullojë sinjalet e ndryshme të tingullit dhe të deshifrojë fjalët arabe. Megjithatë, për shkak të vonesës së zërit nëpër rrugë (zëri udhëton rreth 340 metra në sekondë) dhe fillimit të mos-sinkronizuar të muezinëve, krijohet një e ashtuquajtur kakofoni – një lëmsh i pazgënjyeshëm. Truri dështon në filtrimin e zhurmës, mbingarkohet në nivel
kognitiv dhe reagon me shqetësim të brendshëm, irritim dhe agresivitet.
Nga Melankolia te Stresi Kronik Varësisht nga gjendja psikologjike dhe socializimi, ky tingull zgjon emocione të ndryshme. Ndërsë thirrja e herët e mëngjesit në Makam Saba tradicional dhe melankolik (një shkallë muzikore orientale me çerek-tone) te disa njerëz ngjall trishtim dhe mall, zhurma e lartë dhe asinkrone gjatë ditës shkakton thjesht një ndjenjë të humbjes së kontrollit.
Në mjekësinë mjedisore është vërtetuar prej kohësh: zhurma kronike dhe e padëshiruar e këtij intensiteti – veçanërisht kur i zgjon njerëzit papritmas nga gjumi – dëmton shë}ndetin. Ajo rrit rrezikun për tension të lartë të gjakut, çrregullime të gjumit dhe sëmundje kardiovaskulare.
Edhe Vendet Islame po Marrin Masa
Se kjo kritikë është e bazuar e tregojnë edhe reagimet nga vetë vendet islame. Atje, ky „lëmsh zhurmash“ nga minaretë është kthyer prej kohësh në një çështje politike:
Egjipti: Në Kajro u lançua projekti i „Ezanit Qendror“ (Adh&amacron;n Al-Muwahhad). Thirrja e një muezini të vetëm e profesionist transmetohet përmes radios në të njëjtën sekondë në të gjitha xhamitë, për të ndaluar këtë rrëmujë të dëmshme për shëndetin.
Arabia Saudite: Qeveria nxori ligje të rrepta, sipas të cilëve autoparlantët e jashtëm lejohen të ndizen vetëm në një të tretën e volumit të tyre maksimal.
Turqia: Në metropolet si Stambolli, xhamitë e lagjeve koordinohen akustikisht përmes një
kontrolli qendror për të parandaluar mbivendosjet e zërit.
Përfundim
Një këndim i vetëm dhe i pastër mund të perceptohet – pavarësisht nga feja – si një element kulturor ose meditues. Megjithatë, nëse ai fryhet në një tapet zhurme asinkron për shkak të teknikës së dobët dhe mungesës së sinkronizimit, ai humb çdo lloj spiritualiteti. Mbetet vetëm një faktor shqetësues akustik, i cui rëndon dëshmueshëm psikën e njeriut.
E përgatiti: Krenar Sopjani