Kreu Blog Faqe 442

Dostojevski dhe instinkti i jetës: pse njeriu kapet pas ekzistencës, edhe kur ajo dhemb

6

Nga Isuf Bajraktari

Në romanin e tij madhështor Krim dhe ndëshkim, Fjodor Dostojevski na sjell një nga skenat më prekëse të letërsisë botërore. Ai përshkruan një njeri të dënuar me vdekje, i cili, teksa e çojnë drejt vendit të ekzekutimit, dëshiron që rruga të zgjasë edhe një centimetër më shumë. Ai shpreson deri në çastin e fundit, sikur fati mund të ndërhyjë dhe ta shpëtojë. Edhe një sekondë e vetme e jetës, për të, ka më shumë vlerë sesa asgjëja që e pret përtej.

Dostojevski shkon edhe më larg: ai shkruan se, nëse këtij njeriu do t’i jepej mundësia të jetonte gjithë jetën e tij mbi një majë të ngushtë ku mezi ka vend për një këmbë, mes stuhive dhe rrezikut të përhershëm të rrëzimit, ai prapë do ta pranonte këtë fat. Ky është një imazh i fuqishëm i ekzistencës njerëzore: e brishtë, e rrezikshme, pa rehati, por megjithatë e çmuar.

Ky pasazh nuk është thjesht një përshkrim i frikës nga vdekja. Dostojevski nuk e sheh njeriun si një qenie që thjesht ikën nga e panjohura. Përkundrazi, tek ai jeta ka një shenjtëri që shkon përtej instinktit biologjik. Të qenit gjallë është më shumë se të marrësh frymë – është të kesh shansin të reflektosh, të pendohemi, të duam, të ëndërrojmë. Jeta është arena ku njeriu mund të përballet me vetveten dhe me fajet e tij.

Ky është paradoksi i bukur i natyrës njerëzore: ne kapemi pas jetës edhe kur ajo dhemb, edhe kur humbet shijen, edhe kur është e mbushur me barrë dhe mundim. Sepse të jesh gjallë do të thotë të kesh shpresë – dhe shpresa është fryma e fundit që shuhet.

Në kohët moderne, kur shoqëritë tona përballen me kriza, polarizim dhe cinizëm politik, ky mësim i Dostojevskit bëhet më aktual se kurrë. Nuk mjafton të mbijetojmë. Nuk mjafton të kapemi pas ekzistencës si njeriu mbi majë. Jeta merr kuptim vetëm kur përballemi me veten dhe i japim një qëllim ekzistencës sonë – qoftë si individë, qoftë si shoqëri.

Mësimi i Dostojevskit është i thjeshtë, por i fuqishëm: më mirë një vuajtje e gjallë sesa një qetësi e pajetë – por kjo vuajtje duhet të ketë kuptim. Jeta nuk është e vlefshme vetëm për t’u ruajtur, por për t’u jetuar me dinjitet dhe përgjegjësi.

Nga letërsia te jeta politike

Në pjesën tjetër të kësaj analize, do të shqyrtojmë se si ky mësim lidhet me jetën politike në Kosovë pas 9 shkurtit – dhe pse nuk mjafton që pushteti të mbijetojë. Ai duhet të ketë vizion, moral dhe aftësi për të shërbyer, përndryshe mbetet thjesht një luftë instinktesh, pa shpresë dhe pa shëlbim.

Kur e vërteta heshtet, libri flet, recension i Isidora Nikollëbibajt për librin „Lisi i Gjakut“ të Arber Shabanajt

0

Nga Isidora Nikollëbibaj

Njeriu me karakter të qëndrueshëm, që vendos dorën në zemër dhe flet drejtpërdrejt, është një figurë e rrallë dhe e çmuar në kohët tona. Unë, si mbesë e xhaxhait tim, që ka qenë aktiv që nga stërvitjet në Qendrën Stërvitore përçarse të Burrelit, deri në vijën e frontit dhe betejat e ashpra në Pashtrik, mund të them me bindje se Arber Shabanaj është simboli më i pastër dhe enciklopedia e gjallë e Brigadës 128 – Pashtriku. Arber Shabanaj është vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Romani që thyen heshtjen

Libri „Lisi i Gjakut“ („Kur fjalët vrasin“) është një nga rrëfimet më tronditëse dhe të drejtpërdrejta që janë shkruar ndonjëherë mbi Luftën Çlirimtare të Kosovës. Si dëshmitar dhe protagonist i atyre viteve të zjarrta, autori Arber Shabanaj – një nga komandantët e UÇK-së me përgatitje të lartë ushtarake – ka thënë me guxim e saktësi të vërteta të pathëna, që për dekada janë fshehur nën pluhurin e harresës apo të frikës.

Në këtë roman, ai nuk i kursen kritikat as ndaj vetë strukturave të komandës së UÇK-së, duke shprehur bindjen se disa veprime mund dhe duhej të ishin bërë ndryshe. Ai shkruan:

“Eprori i lig është në gjendje që të shkrijë një armatë të tërë, vetëm që nesër të marrë për vete medaljen e gjakosur me gjakun e dëshmorit.” 

“Unë, si shkrimtar dhe luftëtar i lirisë, jam kronist, dëshmitar – jo misionar i një botëkuptimi të caktuar. Kështu që një deformimi të zhvillimit historik, i cili lidhet me tërë kombin dhe mendon të jetë vazhdimisht aktiv, unë iu përgjigja me literaturë. Meqenëse faktet dhe libri janë përgjigjja.”

Kur media hesht – dhe kush fshihet pas kësaj?

Më 17.06.2024, Arber Shabanaj ishte i ftuar në një intervistë të drejtpërdrejtë në RTK, në programin “Mirëmëngjesi Kosovë”, ku gazetarja Alketa Gashi Fazliu e intervistoi duke mbajtur me krenari romanin e tij në dorë. Por ky xhirim nuk u publikua kurrë në internet.

Përse? Pyetja është e hapur. Supozohet se materiali është fshirë përmes ndërhyrjeve të padrejta nga individë me ndikim, që përdorin ligjin e frikës dhe armët e heshtjes për të mbuluar të vërtetat që i mundon.

Kam kontaktuar vetë RTK-në për të marrë përgjigje, por deri më tani – asnjë sqarim. Një sjellje e tillë, për mendimin tim dhe sipas shumë intelektualëve atdhetarë, i ngjan strategjive të vjetra të okupatorit serb, që përdorte manipulimin dhe heshtjen për të fshehur dritën e të vërtetës shqiptare.

Pse duhet ta lexoni këtë libër?

Kur unë zgjedh një libër, zakonisht kërkoj këto tri gjëra:

  1. A ka autori përvojë reale me temën që trajton?

Po. Arber Shabanaj nuk është vetëm autor, por komandant dhe dëshmitar direkt i ngjarjeve.

  1. A e ka dëshmuar veten libri si klasik?

Po. „Lisi i Gjakut“ është një roman që ka zënë vend në ndërgjegjen kolektive të lexuesve si një vepër me ndikim të thellë.

  1. A ofron libri informacion konstruktiv dhe të vërtetë për historinë mbarëkombëtare?

Pa dyshim. Ky libër është një kontribut i çmuar, që lufton manipulimin dhe e vë në vend nderin e shumë të rënëve.

Mos lejoni që “recensat” e trilluara nga protagonistët evazivë të krimeve – të identifikuar qartë në këtë roman – të ju mashtrojnë. Mos shikoni vetëm çmimin kur bëhet fjalë për një vepër që ndriçon të vërtetën historike.

Ku mund ta gjeni librin?

Libri mund të porositet në këto platforma dhe botime:

  • Buchhandel.de (Amazon, Thalia)
  • Shtëpia Botuese Agora – (e gjeni në çdo librari, në Shqipëri & Kosovë – lexojeni …)

🟠 Arber Shabanaj – „Lisi i Gjakut“ („Kur fjalët vrasin“)

  • Shtëpia Botuese Neopubli GmbH / Epubli, Berlin
  • Roman 324 faqe
  • ISBN: 978-3-7584-5595-7
  • Çmimi: 19.99 EUR
  • Botim: Shtëpia Botuese „Neopubli GmbH“ / „Epubli“ 10997 Berlin

🔵 Shtëpia Botuese Agora – Tiranë

  • 336 faqe
  • ISBN: 978-9928-3122-3-5
  • Çmimi: 1000 Lekë
  • Botim: Agora, Tiranë, nëntor 2023

Artikulli: https://www.radiokosovaelire.com/doli-nga-shtypi-romani-lisi-i-gjakut-kur-fjalet-vrasin-i-autorit-arber-shabanaj/

Fjala e fundit

Fitorja më e madhe e Arberit është se ai ka mbetur vetvetja – i padjallëzuar, i pakorruptuar, dhe nuk është bërë si ata që duan ta fshehin të vërtetën.

Unë, nga një pozicion neutral, ju rekomandoj me bindje që ta lexoni këtë roman dhe të krijoni vetë gjykimin tuaj. „Lisi i Gjakut“ është më shumë se një rrëfim – është një thirrje për ndërgjegje dhe një dëshmi që nuk duhet të harrohet.

“Stenogrami” i Xhavit Halitit: histori e shpikur apo plagjiaturë politike? Reagimi i ashpër i Veton Surroit…!

0
Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër
___
Veton Surroi i reagon ashpër: “Ajo që keni publikuar nuk është stenogram i takimit të delegacionit të Kosovës me Clinton”
Kur historia bëhet “copy-paste”, rezultati është një tragjikomedi politike. Këtë javë, Xhavit Haliti – për disa i njohur edhe me nofkën e zymtë “Cerni Vranac” – vendosi t’i kthehet historisë së Kosovës me një “zbulim të madh”: një dokument që ai e paraqiti si stenogram të takimit të delegacionit kosovar me presidentin amerikan Bill Clinton.
Problemi? Dokumenti, sipas të gjitha gjasave, nuk është stenogram, nuk është autentik dhe nuk përputhet me realitetin historik të kohës.
Për më tepër, reagimi i menjëhershëm i Veton Surroit, pjesëmarrës i atij takimi, e rrëzoi pretendimin:
“Ajo që keni publikuar nuk është stenogram i takimit të delegacionit të Kosovës me Clinton.”
Kur “origjinali” lind pas kopjes
Këtu lind sarkazma: në çfarë bote ndodh që origjinali del vetëm pasi kopja është bërë publike?
Vetëm në botën e historisë që na serviret prej “arkivit” të Xhavitit.
Në vend të stenogramit, publikut iu dha një lloj “transkripti imagjinar”, i cili, si duket, kishte më shumë erë propagande se sa shije dokumenti.
Haliti pretendoi se delegacioni kosovar i kishte kërkuar Clinton-it të mos e njihte UÇK-në.
Një akuzë e rëndë, që nëse do të ishte e vërtetë, do të përbënte skandal kombëtar.
Veton Surroi
Por Surroi dhe të tjerët që ishin aty e mohuan prerazi: një gjë e tillë nuk është thënë kurrë.
Pra, kemi një “dokument” që s’është dokument, një akuzë që s’është fakt, dhe një version historie që duket më shumë si trillim.
Njësoj si ato tregimet që shkruhen me laps në kafene dhe më pas publikohen si “sekrete arkivore”.
Plagjiatura si metodë politike
Nëse në botën akademike plagjiatura është mëkat, në botën e politikës sonë ajo është sport.
Dhe Xhavit Haliti, me këtë “zbulim” të rremë, nuk bëri gjë tjetër veçse u fut në klubin e “plagjiatorëve politikë”: merr fragmente të historisë, i shtrembëron, i ngjyros me pak propagandë dhe ua shet publikut si “të vërtetën e fshehur”.
Veton Surroi, me një fjali të vetme, ia zhbëri të gjithë mitin: “Nuk është stenogram.”
Dhe kur njëri prej protagonistëve të takimit flet, çdo trill i mëvonshëm zbulohet për atë që është – një kopje pa vlerë, një plagjiaturë politike.
Pyetje që duan përgjigje
Në vend që të shpikte dokumente, Xhavit Haliti do të bënte mirë të sillte stenogramin origjinal – nëse ekziston.
– Ku është dokumenti zyrtar i takimit me Clinton?
– Kush e ka firmosur?
– Pse nuk gjendet në arkivat ndërkombëtare apo në dosjet e delegacionit kosovar?
– Dhe mbi të gjitha: pse ky “zbulim” vjen vetëm tani, pas kaq shumë vitesh, e jo në kohën kur kishte vlerë të debatohesh?
Pa përgjigje për këto pyetje, çdo fjali e tij mbetet vetëm një ngatërresë mes kujtesës së turbullt dhe dëshirës për të rishkruar historinë sipas qejfit.
Ironia e fundit
Në fund të ditës, kjo histori ka një ironi të hidhur.
Çdo komb ka historianët e tij.
Ne kemi Xhavitin.
Por historia nuk shkruhet me kujtime të shpikura.
Historia kërkon dokumente, fakte, stenograma të sakta – jo fletë të improvizuara që shërbejnë për propagandë politike.
Dhe nëse Haliti nuk ka stenogramin origjinal, atëherë mbetet vetëm një version: ai i Surroit, i cili e tha qartë dhe prerë.
Pra, në këtë rast, nuk kemi as stenogram, as histori të re.
Kemi vetëm një “plagjiaturë politike”, një “copy-paste” të dështuar.
Dhe për këtë, publiku meriton një sqarim të thjeshtë: pse duhet të besojmë te dokumentet e Halitit, kur ata që ishin aty i mohojnë si të pavërteta?
Përfundimi
Historia e Kosovës nuk ka nevojë për versionet e shpikura të Xhavit Halitit.
Ajo ka nevojë për transparencë, për fakte të verifikuara dhe për kujtesë të ndershme.
Çdo përpjekje për të vjedhur ose plagjiuar historinë është jo vetëm tallje me popullin, por edhe shkelje mbi gjakun e atyre që e sollën lirinë.
Dhe nëse ka një mësim nga kjo farsë, është ky:
historia nuk kopjohet – historia dëshmohet.

Shih videon:

(3) Facebook

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim.

Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Mendime për zëvendëspresidenten e dikurshme Kamala Harris, atë që Presidentin Trump e quajti diktator

0

Sa budallaqe është marksistja Kamala Harris: Ajo e quajti Trump-in diktator komunist, por mbështeti marksistin islamik Zohran Mamdanin, një komunist dhe antikapitalist radikal të vetëshpallur

Zohran Mamdani është një marksist që kërkon të shkatërroj kapitalizmin, qytetin, bisneset e njerëzve të pasur, transportin urban dhe policinë në New York City, sikurse po bën prej shumë vitesh muslimani pakistanez Sadiq Khan në Londër të Britanisë së Madhe 

“Si President i Shteteve të Bashkuara, nuk do ta lejoj këtë të komunist të çmendur të shkatërrojë New York-un. Jini të sigurt, unë kam të gjitha levat dhe kartat. Do ta shpëtoj qytetin e New York-ut dhe do ta bëj atë përsëri të nxehtë dhe të shkëlqyer, ashtu siç bëra me SHBA-në e Vjetër të Mirë!” – Donald J. Trump, President i 45 & 47 i SHBA-së, Truth Social 

“Nuk mendoj se duhet të kemi miliarderë, sepse sinqerisht, janë kaq shumë para në një moment të tillë pabarazie, dhe në fund të fundit, ajo që na duhet më shumë është barazia në të gjithë qytetin ose siç tha dikur Marksi, Kapitalisti i fundit që do të varim do të jetë ai që na shiti litarin.” – Zohran Mamdani, markisist, në emisionin “Meet the Press”

“Mamdani, nuk do të ishte fëmija i parë nga një sfond i pasur e i privilegjuar që do të përqafonte Marksizmin. Në librin tim të ardhshëm: “Tërbimi dhe Republika: Historia e Papërfunduar e Revolucionit Amerikan”, (Simon & Schuster, 3 shkurt 2026), unë shqyrtoj se si revolucionarët, nga Revolucioni Francez deri te lëvizjet bashkëkohore, shpesh kanë ardhur nga elita ose klasat e privilegjuara. Unë diskutoj radikalizimin aktual në SHBA, duke eksploruar të ardhmen e demokracisë amerikane në shekullin e 21-të. Ekziston një debat i mirëfilltë nëse të dhënat ekzistuese mbështesin pretendimin se Mamdani është komunist. Megjithatë, ka arsye të mjaftueshme për të sugjeruar se ai është marksist. Kjo duhet të jetë një çështje shqetësuese, veçanërisht si kreu i mundshëm i qeverisë në qendrën më të madhe financiare në botë. Marx dikur tha i frustruar se “nëse diçka është e sigurt, është se unë vetë nuk jam marksist”. Ndoshta, por kandidati për kryetar bashkie i New York City, Zohran Mamdani, ka të gjitha cilësitë e një marksisti të ashpër.” – Prof. Jonathan Turley, Washingotn University

Klajd Kapinova, New York

Servilizimi, është një kulturë disa shekullore otomane e përcjell fatkeqsisht si “vlerë” në trojet e Arbërit fatkeqsisht nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane. Shikoni se cfarë bëjnë shqiptarët për një marksiste të dorës së fundit këtu.

Libri me përralla “Autobiografia e Kamala Harris” me gënjeshtra apo fabrikime për historinë e jetës së saj, vjen në  shqip. Autorja e parathënies është gruaja e dytë e Ramaduros servilja Linda Rama. Shalgjati ose Dulla i Surrelit, është një nga krerët e denjë të komunizmit shqiptar sot në pushtet tesh 12 vjet.

Ky libër fillim e mbarim është hedhur poshtë qysh në fillim nga gazetarja investigative  afrikano amerikane Candace Owens, sepse Kamala ka gënjyer në lidhje me gjyshen e saj, e cila në fakt nuk ishte e Kamalës. Me kaq mjafton qe tërë libri të saj të futet në gjininë e trillimeve plot fantazi dhe shkruar me vesh vetëm për të bërë ca para…

Por, shqiptarët nuk ndalen këtu, sepse duan që të duken me gënjeshtrat butaforike të tyre. Ato me mjeshtëri e shumëzojnë në ekstrem gënjeshtrën e tyre edhe në gjuhën shqipe, për t’i shpërlarë trurin bashkëkombasve të tyre naiv, të lodhur nga hallet e jetës, që besojnë dhe genjeshtrën seriale se fluturon gomari Ramaduro…

Ja se cfare thote Linda Rama, në parathënien e saj propagandistike me titull: “Të vërtetat që mbartim”: “Karriera e Kamala-s ishte kaq graduale, sa herë-herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane. Kamala nuk kishte asnjë lloj vulnerabiliteti në libër. Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018. Sa shumë eksperiencë ka pasur në këto 30 vite, sa në të gjitha debatet që bëhen na bën të ndihemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç janë zgjedhjet në SHBA. Çfarë i mungoi Kamala Harris për të mos qenë presidente dhe çfarë nga profili i i Harris ka kandidati fitues, për të ushtruar detyrën si president i SHBA.”

Po e fillojmë nga fundi, për të dalë në krye të opinionit të Lindës së Ramaduros 4. Kamales fatmirësisht i mungoj gjithcka, për të qenë President i SHBA-së. Ajo nuk e meritonte as të kandidote si demokrate ose sikurse njihen këtu si komuniste, sepse nuk kishte asnjë meritë, por me urdhër të peshkut e vendosen Deep State, Cabala, Soros, Fake News dhe se ajo humbi për shkak të tyre dhe vetes…

Krejt genjeshtra të trash aka në fletët saj. Ajo mbahet si personi me injorant këtu, që nuk lidhi dot dy fjalë bashkë, kurse komunistët në Shqipni e ngrejnë në piedestal, sikurse bënë edhe me Hillary Clinton, që në jug të Shqipnisë komunistët fanatik të Dullës së Gjinokastrës i kishin bërë gati një bust, por kur ajo humbi edhe busti humbi… hahahah.

Të gjithë e dijnë në SHBA, se si ajo u bë Prokurore nga askushi u bë dikushi në saj të paraqitjes së saj joshëse… Ishte Kryetari i Bashkisë së LA afrikano-amerikani Brown, i cili ndonese i martuar e kishte dashnore publike, kur ajo i ngriti shkallët e hierarkisë së saj në pushtetin e Californisë…

Kamala përvec paraqitjes së jashtme dhe lukut, nuk ka pas asnjë meritë, kur ishte Prokurore e Përgjithshme e shtetit të gomerëve blu në California. Për këtë temë,  kam shkruar në librin tim: “Presidenti Trump dh ekeneta globaliste”, Shkodër, 2020 Botimi i Parë dhe New York 2021, Botimi i Dytë.

Ajo futi në burg për përdorim mariuane mbi 1500 vete nga komuniteti afrikano-amerikane, në nje kohe qe ajo ishte perdoruese e rregullt e marijuanes. Babai i saj nje profesor marksist në një univeristet liberal atje, ishte me banim në Jamaica asokohe dhe sot… Ajo e pranon me krenari pse ka prangos për përdorim droge të rinjtë afrikano-amerikanë.

Kamala si Prokurore e Përgjithshme e shtetit të Californisë, liroi nga burgu një vrases ose më saktë një kriminel të tmerrshëm në LA, që vrau për grabitje një baba dhe djalin e tij të pafajshem, të cilët po ktheheshin me makinë nga fundjava jashtë qytetit të tyre. Vrasesi u la i lirë prej saj. Ajo sikur 1000 herë me garu për president me më të keqin në SHBA kurrë nuk fiton e jo më një kundershtar dinjitoz republikan…

Zohran Mamdani është një marksist që kërkon të shkatërroj kapitalizmin në New York City

Kandidati marksist ose sikurse njihen formalisht këtu si “demokratë” për kryetar bashkie i qytetit të New York City (ku përfshihen pesë qytete të medha, si: Bronx, Queens, State Island, Brooklyn, Manhattan), Zohran Mamdani, foli gjatë një konference për shtyp jashtë ndërtesës federale Jacob K. Javits në New York.

Presidenti Donald J. Trump e quan atë komunist I mirëfilltë. Kritikët e tij thonë se ai dëshiron të shkurtojë fondet për policinë dhe qytetin, duke u dhënë mundsi keqbërësve që të marrin në dorë zotërimin e plotë të qytetit.

Ngritja meteorike e Mamdanit për t’u bërë kandidati marksist për kryetar bashkie i qytetit të NY, i ka vënë qëndrimet e tij të kaluara dhe të tashme politike nën shqyrtim të rreptë. Nëse zgjidhet, ai do të jetë kryetari i parë mysliman dhe indian-amerikan i qytetit. Ai do të jetë kryetari më liberal i qytetit në breza. Ai po përpiqet të zgjerojë mbështetjen e tij përpara zgjedhjeve të nëntorit, ligjvënësi i shtetit është zhvendosur më shumë në qendër për çështje të caktuara, ndërsa Nuk distancohet nga qëndrime të tjera politike potencialisht të dëmshme.

Kundërshtarët e Mamdanit 33-vjeçar sot janë dy demokratë: ish-guvernatori Andrew Cuomo dhe kryetari aktual i Bashkisë së New York Coty afrikano-amerikani Eric Adams dhe konservatori republikan Curtis Sliwa.

Disa demokratë të lartë të New York-ut, përfshirë senatorin komunist amerikan Chuck Schumer, kanë qenë të ngadaltë në mbështetjen e Mamdanit. Disa të tjerë dhe komuniteti i madh i ebrejve të majtë këtu, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të shtetit NY dhe disa anëtarë të Kongresit Amerikan nga periferitë, kanë thënë se nuk do ta mbështesin atë. Por disa emra marksistë e kanë mbështetur atë ditët e fundit, përfshirë guvernatoren komuniste radikale dhe të papaftë Kathy Hochul dhe dy udhëheqësit kryesorë legjislativë të shtetit.

Ai mbështet një sistem komunist dhe socialist, ku prona është në pronësi kolektive dhe drejtohet nga shteti 100%, taman si në kohën e zezë të diktaturës komuniste të Dullës së Gjinokatrës otomani-arabit anti capitalist Enver Hoxha në Shqipëri, gjatë viteve të errëta 1944-1990. 

“Nuk mendoj, se duhet të kemi miliarderë” – Mandami, marksist i cmendur 

Mamdani, si një marksist radikal, është në favor të rritjes së taksave 100% mbi të pasurit dhe më vonë të kolektivizimit të tyre të plotë, për të financuar parazitizmin dhe dembelet e tjerë, qe nuk duan të punojne por të jetojnë qyl në kurriz të taksapaguseve të tjerë dhe të pasurve si dhe propozimet me qindra programe boshe dhe të fryra, që ai argumenton si marksist sharlatan, se do t’a bënin qytetin metropolitan më komunist.

Idiotësia e ideve të tij të radhës po zgjerohet fatkeqsisht shumë me mbështetjen e media ultra të majta Fake News, George Soros, etj., The New York Times, Daily News, CNN etj., duke kopjuar saktësisht shtetet dhe qeveritë diktatoriale komuniste, si: Korenë e Veriut, Kubën, Venezuelën dhe shembullin e dështuar të komunizmit eksperimental eksperimental të Shqipërine së vëllait të tij në idetë e cmendura markiste Enver Hoxha etj.

Kjo përfshin shërbimin falas të autobusëve, kujdesin sa pë r sy e faqe “universal” për fëmijët dhe çështjen e tij kryesore: një ngrirje të rritjes së qirasë për 1 milion apartamente të qytetit me qira të rregulluar. Kundërshtarët e tij me të drejtë thonë se kjo cmenduri marksiste do të sjellë menjëherë një ngrirje të qirasë së banesave në të gjithë NYC dhe kësisoj do të dëmtonte pronarët e shtëpive, të cilët gjithashtu janë goditur rëndë nga inflacioni.

Ndoshta askund nuk është përmendur më shumë etiketa e merituar komuniste dhe marksiste, sesa në lidhje me propozimin idiot të Mamdanit, për të ngritur një program absurd dhe idiot të vetëquajur pilot, për dyqanet e reja kolektive ushqimore sipas modelit tipik marksist, të drejtuara nga shteti i tij i ri komunist. Miliarderi John Catsimatidis, i cili zotëron zinxhirët e dyqaneve ushqimore Gristedes dhe D’Agostino Supermarkets, tha se programi absurd i cmendur i markisistit injorant, do të “na tërheqë në një rrugë drejt radhëve të bukës së Bashkimit të vjetër Sovjetik dhe Shqipërisë komuniste”.

Në një intervistë me The Bulwark, marksisti Mamdani e paraqiti propozimin e tij komunist për 500 dyqane të kolektivizuara nga shteti, që do të shisnin produkte të kontrolluar direct nga ai (njësoj sikurse bënte klika e Enver Hoxhës) me çmime me shumicë dhe pakicë si një eksperiment, sipas modelit marksist dhe socialist të shteteve që përmenda më lart, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Pra, fatmirësisht ne ikëm nga shiu me dhunë e gjak marksist në Shqipëri 1944-1990 dhe ramë në breshër, që do të shkaktoj shumë shpejt varfëri dhe mjerim në qytetin tonë në NYC ideologjia e cmendur e një individi radikal komunist, islamik dhe injorant 24 karatsh.

Komunisti tha se nëse nuk funksionon, cmenduria e tij eksperimentale, ai serisht do të provoj një idiotësi tjetër të re po socialiste, me bazë të doktrinës marksiste, “C’est la vie, atëherë ideja ishte e gabuar”.

Ai është përballur gjithashtu me kritika për komentet që bëri në emisionin komunist Meet The Press të NBC-së, në të cilin tha se në një botë ekonomikisht të drejtë, “nuk mendoj se duhet të kemi miliarderë”.

Mandami mbështeti vazhdimisht me zë dhe figure në media ultra të majta dhe Fake News, shkurtimin e fondeve për policinë, pas vetëvrasjes së George Floyd nga overdoza (fentanol) në Minesota në vitin 2020, ku ai ishte midis një numri të madh marksistsh fanatik dhe radikal demokratësh të New York-ut dhe nga Kongresi dhe Senati Amerikan, që mbështetën shkurtimin e buxhetit të Departamentit të Policisë.

Në një postim turpi në mediat sociale, Mamdani përmes një gjuhe fudolleku me urretjeje dhe përbuzje si një radikal dhe anarchist maksist e quajti departamentin “racist, anti-njerëzor dhe një kërcënim të madh për sigurinë publike”.

Në një postim tjetër, Mamdani shkroi, “Shfuqizoni fondet për këtë agjenci mashtruese”, në një postim që ndau videon e NYPD-së, duke “rrahur” një burrë që ishte grindur me një oficer policie. Marksisti radikal, në cdo video, që qarkullon në internet dhe rrjetet sociale, ai me zë dhe figure paraqitet shumë agresiv, përballe NYPD, pra forcave të rendit dhe qetësisë publike të NYC.

Kundërshtarët e Mamdanit kanë qenë skeptikë ndaj ndryshimit të tij. Kryetari i Bashkisë aktuale të NYC Eric Adams, një ish-kapiten policie, thotë se Mamdani “ndryshoi” qëndrimin e tij ndaj zbatimit të ligjit, sepse votuesit nuk do të mbështesnin heqjen e fondeve të departamentit. Ish governatori komunist Andrew Cuomo ka thënë se kolegu i tij marksist Mamdani po “ndryshon” qëndrim dhe nuk u ka dhënë votuesve një pamje të kjartë se kush është në të vërtetë.

Si musliman ai ka kritikuar vazhdimisht Izraelin dhe ka mbrojtur palestinezët e Hamasit. Ai nuk ka kritikuar asnjëherë aktin terrorist të 7 tetorit 2023, që ndodhi në kufirin e Izraelit, ku terroristet palestineze hynë brenda territorit ebrej (nga toka, ajri dhe deti) dhe bënë masakër të përgjakshme, duke vrarë në shtëpitë e tyre, fëmijë, gra shtatzëne dhe pleq, ku më pas morën peng shumë njerëz mbi 1,200 personave nga grupi militant, në një koncert rinos, që po zhvillohej në tokën e Izraelit në kufi me Gazën.

Ai mbështet një bojkot ekonomik të Izraelit dhe ka premtuar se nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitonte New York City-n, ai do të respektonte një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe do të arrestonte Netanyahun për krime lufte. SHBA-të nuk janë anëtare të gjykatës së Hages në Holland dhe Izraeli mohon se po angazhohet në gjenocid ose krime lufte.

Para zgjedhjeve paraprake, Mamdani u pyet nëse do të mohonte shprehjen “globalizoni intifadën“, një slogan që disa e shohin si një thirrje për dhunë kundër civilëve izraelitë.

Cuomo, Adams dhe Sliwa e kanë përbuzur Mamdanin për lidhjen e tij me grupin marksist. Mamdani thotë se po kandidon me platformën e tij të veçantë, jo të DSA-së dhe se të qenit pjesë e një grupi nuk do të thotë që je dakord me të gjitha qëllimet e tij.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me mbështetjen e tij të mëparshme për dekriminalizimin e prostitucionit, Mamdani nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha: “Ajo që dua të bëj është të shoh mënyrat se si administrata e mëparshme e trajtoi këtë çështje”, duke iu referuar ish-kryetarit të bashkisë Bill de Blasio, nën të cilin arrestimet për akuza të lidhura u ulën.

“Kapitalisti i fundit që do të varim do të jetë ai që na shiti litarin.” – Karl Marx

Mamdani, fytyra e re e Marksizmit, që nga fitorja e tij e madhe në zgjedhjet paraprake demokrate për kryetar bashkie në New York City, bën thirrje për një pagë minimale prej 30 dollarësh, ushqime në pronësi të qeverisë dhe që “lagjet e bardha” të paguajnë taksa më të larta se lagjet e pakicave.

Marksi na paralajmëroi se “të gjitha faktet dhe personazhet e mëdha historike botërore” shfaqen dy herë, “herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë“.

Pra, nuk është çudi që Marksizmi është përsëri në lëvizje, 143 vjet pas vdekjes së filozofit sharlatan gjerman, teoritë dhe kërkesat e luftës së klasave për revolucion, të cilit frymëzuan shekullin më të përgjakshëm në historinë njerëzore. Komunizmi dhe ideologjia e saj kudo ku u aplikua, vrau në vendet ku ai sundoi me barbari absolute mbi 150 milion njerëz, pra tre herë më shumë se gjatë periudhës s Luftës së Dytë Botërore.

Amerikanët e vjetër, e kanë të freskët në kujtesë dhe përjetuar mjaftueshëm për të kujtuar rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989, nga presidenti ameirkan Roland Reagan dhe rusi Mikael Gorbacov, menduan se Marksi ishte hedhur në grumbullin e hirit të histories ose në koshin e plehrave pa ricklim…

Karl Marksi tha se e kishte “zgjidhur” enigmën e historisë, se kushtet materiale, sistemet ekonomike dhe produktiviteti formësojnë thelbin tonë. Një pikë kthese kyçe tregon se marksizmi sharlatan nuk u zhduk kurrë, ai vazhdoi të lëvizte ne mendjet e maksisteve të tipit Mamdani.

Në një ditë të vetme, 4 qershor 1989, votuesit në Poloni votuan kundër pothuajse çdo kandidati komunist, pikërisht kur Kina marksiste e Mao Ce Dunit masakroi protestuesit studentë në Sheshin Tiananmen. Atëherë, të gjithë donin tregti të lirë. 

Elita e tronditur e Nju Jorkut përpiqet të zbusë marksistin Mamdani

Sigurisht, ky nuk është një mendim i shumicës midis elitës së biznesit të qytetit. Shumica janë të frikësuar për vdekje se një radikal me pikëpamje marksiste mbi ekonominë, thirrje të kaluara për të shkurtuar fondet për policinë, dikush që nuk do ta denoncojë termin “globalizimi i Intifadës”, mund të jetë kryetari ynë i ardhshëm. Por ky mund të jetë rasti pasi Mamdani fitoi zgjedhjet paraprake “demokrate” komuniste në këtë qytet me shumë “demokratë” (marksistë radikalë), duke mposhtur ish-guvernatorin dhe të moderuarin e partisë Andrew Cuomo me një diferencë të konsiderueshme.

Siç ka raportuar On The Money, besnikëria e komunitetit të biznesit ndaj Cuomo tani po dobësohet; me shumë udhëheqës me xhepa të thellë që e nxisin atë të heqë dorë ndërsa ata kërkojnë të bashkohen rreth kryetarit aktual, Eric Adams.

As Eric Adams dhe as Andrew Cuomo nuk duket se janë të gatshëm të tërhiqen nga gara, kështu që është e kuptueshme që shumë lloje biznesesh po shohin një të ardhme si Kryetar Bashkie Mamdani dhe po vënë bast se mund ta bëjnë të funksionojë, shkruan gazeta New York Post.

Cuomo mbetet në garë, duke u përpjekur të bindë udhëheqësit e biznesit se Adams është “i pazgjedhshëm” (fjala e tij) dhe duke shfaqur sondazhe të ndryshme që tregojnë se Adams do të mposhtet nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot. Mandani, tregojnë këto sondazhe, mezi merr më shumë se 35% të votave në zgjedhjet e përgjithshme, që do të thotë se ai është i mundur nëse fusha ngushtohet.

Por as Adams dhe as Cuomo nuk duket se janë të gatshëm të tërhiqen nga gara, kështu që është e kuptueshme që shumë lloje biznesesh po shohin një të ardhme si Kryetar Bashkie Mamdani dhe po vënë bast se mund ta bëjnë të funksionojë, sipas On The Money. 

Mamdani është produkt i prindërimit marksist musliman të së majtës ekstreme

Babai i tij është një akademik marksist, pra professor i mirëfilltë, që jep leksione bajate mbi marksizmin si ideologji dhe praktikë absurde në Columbia University…, me fraza shterpe, por të bukura në aparencë se fluturon gomari.

Komuniteti i biznesit nuk është blloku më i madh votues i qytetit në NYC, aspak, megjithëse kjo e nënvlerëson rëndësinë e tij. Drejtuesit e pasurive të paluajtshme, financave dhe teknologjisë kanë para për të shpenzuar për kandidatin e tyre dhe mbushin valët e transmetimit me reklama negative, të cilat mund t’i largojnë votuesit nga Mamdani, kur përballen me kujtime të përditshme të opinioneve të tij kontraverse dhe fragmente nga rrjetet e tij sociale, që mund të paraqesësh një rast të mirë shndërrohen në disa interpretime të frikshme të racës dhe kulturës.

Në pamje të parë, Mamdani duket si një fletë e bardhë. Ai nuk ka pasur kurrë një punë në sektorin privat, përpara se të hynte në politikë, përveç nëse e konsideroni përvojën e tij të shkurtër dhe të pasuksesshme si reper si përvojë pune.

Së pari, ai është produkt i prindërimit të majtë ekstreme, një akademik marksist dhe një regjisor, i cili u rrit i pasur në NYC, ndoqi shkolla të mira dhe ultra-liberal në kolegjin Bowdoin.

Siç ka raportuar gazeta The Post, ai e ka zgjedhur kutinë “Zi ose Afro-Amerikan” në aplikimin e tij për në kolegj jo për shkak të trashëgimisë së tij indiane, por sepse para se të transferohej në SHBA, ai lindi në vendin afrikan të Ugandës dhe donte të “kapte plotësinë” e prejardhjes së tij.

Obsesioni i majtë me ndërthurjen duket të jetë ndër pikat e tij të forta. Lexoni burimin e tij X. Shprehjet e tij të pakjarta rreth ekonomisë, nevojën për ushqime të drejtuara nga qeveria, rritjet masive të taksave mbi krijuesit e pasurisë, ripostimet e tij të stereotipeve të ashpra racore dhe do të shihni se ky është dikush që nuk kërkon mentorim, por që e shtyn NYC-në në një territor të rrezikshëm progresiv.

Mamdani mund të interesohet shumë për qytetin edhe pse ai e shtyn atë nga shkëmbi fiskal me politika që do të çojnë në më shumë krim, largim biznesesh dhe falimentim, prandaj disa udhëheqës biznesi më thonë se Wylde po tregohet absurdisht naiv duke menduar se mund të krijojë një marrëdhënie me një marksist, deklaratat e të cilit të kaluara sugjerojnë se ai e sheh komunitetin e biznesit me përbuzje të madhe. 

“Pse Zohran Mamdani i NYC-së duket gjithnjë e më shumë si një marksist i ashpër!?” – Prof. Jonathan Turley, Washingotn University 

Tani për tani, duket se Zohran Mamdani mund të jetë një marksist, bazuar në komentet e zbuluara së fundmi që ai ka bërë në të kaluarën.

Mbijetuesi i Revolucionit Kulturor të Kinës e quan Zohran Mamdani të NYC-së një “komunist të plotë”. Mbijetuesi i Revolucionit Kulturor të Maos, Xi Van Fleet, lëshon një paralajmërim për amerikanët, në lidhje me kandidatin socialist demokrat të qytetit të New York-ut për kryetar bashkie në show-n ‘The Ingraham Angle’.

Tani, debati është i ndezur se kush është në të vërtetë Mamdani. A është ai antisemit apo thjesht pro-palestinez? A është ai anti-ICE apo thjesht pro-emigrant? Megjithatë, një gjë duket se po bëhet gjithnjë e më e kjartë. Mamdani është një marksist serioz dhe kjo duhet të shqetësojë këdo në qytetin e New York-ut. 

Mamdani është produkti perfekt i së majtës ekstreme amerikane

Kohët e fundit, e majta PolitiFact deklaroi se ishte “e gabuar” që Zohran Mamdani është një komunist. Kjo ishte në përgjigje të Presidentit Donald J. Trump që e quajti atë një “100% të çmendur komunist” në Truth Social. Megjithatë, ndërsa mund të debatojmë nëse termi komunist mbështetet nga deklaratat e kaluara, duket se Mamdani ka të ngjarë të jetë një marksist.

Mamdani është marksist, bazuar në komentet e zbuluara së fundmi që ai ka bërë. Në një fjalim para konferencës së Socialistëve të Rinj Demokratë të Amerikës, Mamdani madje deklaron në mënyrë të drejtpërdrejtë se si një nga qëllimet është “kapja e mjeteve të prodhimit” në Amerikë.

Kjo nuk tingëllon si socializëm i butë, por si marksizëm mjaft i ashpër. Mamdani është produkti perfekt i së majtës ekstreme amerikane. Ai doli nga mjediset e Hollivudit dhe akademike, ku pikëpamjet ekstreme janë në modë. Ai është djali i Profesor Mahmood Mamdani, një profesor i ekstremit të majtë, dhe Mira Nair, një regjisore liberale indiano-amerikane. Babai i tij jep lëndë “post-koloniale” në Universitetin e Kolumbias.

Marksisti i ri, është prototipi i asaj që disa prej nesh kanë shkruar në lidhje me radikalizimin e arsimit të lartë, veçanërisht në kolegjet dhe universitetet elitare të Amerikës. Ai u diplomua në vitin 2014 nga Kolegji elitar Bowdoin me një diplomë bachelor në studime afrikane. Këto shkolla tani janë kryesisht të lira nga anëtarët e fakultetit konservatorë. Studiuesit përgjithësisht drejtohen nga e majta në të majtën ekstreme.

Sondazhet tregojnë mbështetje në rritje midis të rinjve për socializmin dhe madje edhe komunizmin. Veçanërisht, Mamdani mori mbështetje të konsiderueshme në zgjedhjet paraprake nga votues të pasur dhe të rinj me arsim të lartë.

Thënë thjesht, është në rregull të jesh socialist midis brezave që nuk dëshmuan dështimet ekonomike të sistemeve socialiste në shekullin e 20-të në vende si Britania e Madhe dhe Franca. Ata nuk panë vendet ish-komuniste që iu drejtuan kapitalizmit për të shpëtuar ekonomitë e tyre në rënie.

Është e vërtetë që shumica e vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë përqafuar prej kohësh sistemet e mirëqenies sociale. Është gjithashtu e vërtetë që disa programe që dikur denoncoheshin si socializëm tani konsiderohen si rrjedhojë kryesore. Kundërshtimi kategorik i Mamdanit ndaj kapitalizmit dhe referencat e tij për marrjen e kontrollit të mjeteve të prodhimit, sugjerojnë pikëpamje më ekstreme marksiste.

Drejtori ekzekutiv Jamie Dimon i JPMorgan: Mandani “është më shumë marksist sesa socialist”.

Kandidati demokrat socialist i New York City propozon pagë minimale prej 30 dollarësh, ngrirje të qirasë dhe një normë tatimi mbi korporatat prej 11.5%.

Telefonata e Dimonit me Mamdanin, një anëtar i Socialistëve Demokratë të Amerikës, ishte një bisedë miqësore, raportoi Bloomberg News, duke cituar njerëz të informuar mbi telefonatën.

Biseda pasoi kritikat e Dimonit për preferencat ideologjike të Mamdanit për kontrollin qeveritar dhe ndodhi ndërsa asambleisti i shtetit u ngrit në krye në garën për kryetar bashkie të NYC, pavarësisht kritikave dhe shqetësimeve të ngjashme nga komuniteti i biznesit të qytetit.

Dimon shtoi se Mamdani po shtyn “të njëjtën përzierje ideologjike që nuk do të thotë asgjë në botën reale”.

Presidenti i Donald J. Trump zotohet ta ‘Bëjë NYC-un Përsëri të Madh’, e quan Mamdanin “komunist të çmendur”

 

Presidenti amerikan Donald J. Trump tha se do ta shpëtojë qytetin e New York-ut nga “i komunisti i çmendur” kandidati për kryetar bashkie me origjinë indiane, Zohran Mamdani. Në një postim në Truth Social, ai shkroi: “Si President i Shteteve të Bashkuara, nuk do ta lejoj këtë të çmendur komunist të shkatërrojë New York-un. Jini të sigurt, unë kam të gjitha levat dhe kartat. Do ta shpëtoj qytetin e New York-ut dhe do ta bëj atë përsëri të nxehtë dhe të shkëlqyer, ashtu siç bëra me SHBA-në e Vjetër të Mirë!”

Kjo vjen në sfondin e refuzimit të Mamdanit për t’u frikësuar nga Presidenti Trump, pasi republikani tha se administrata e tij do ta arrestonte demokratin nëse ai ndalon Zbatimin e Imigracionit dhe Doganave (ICE) të bëjë punën e saj në qytetin më të populluar të Amerikës.

Mamdani tha: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara sapo më kërcënoi se do të më arrestonte, do të më hiqte shtetësinë, do të më vendoste në një kamp paraburgimi dhe do të më deportonte. Jo sepse kam shkelur ndonjë ligj, por sepse do të refuzoj ta lejoj ICE-në të terrorizojë qytetin tonë. Deklaratat e tij nuk përfaqësojnë vetëm një sulm ndaj demokracisë sonë, por një përpjekje për t’i dërguar një mesazh çdo banori të New Yorkut që refuzon të fshihet në hije: nëse flisni, ata do të vijnë për ju”, shtoi ai.

Presidenti Trump tha se kandidati demokrat për kryetar bashkie i New York City është një “komunist i pastër e i vërtetë” dhe një “i çmendur totalisht”.

Mamdani është i lindur në Ugandë nga prindër nga Azia Jugore. Ai u bë shtetas amerikan në vitin 2018.

Votoni asambleistët më të mirë!

0

Florim Zeqa

Qytetarë të Republikës së Kosovës, siq e keni vërejtur deri më tani, me shkrimet e mia nuk jam duke e favorizuar dhe as kundërshtuar asnjërin nga kandidatët për kryetar komune, me qëllim që të mos influencojë në votën tuaj të lirë. Mirëpo si shtatas i Kosovës do ta zhfrytëzoj të drejtën qytetare për të votuar kandidatin e preferuar për kryetar dhe asambleist të komunës sime.

Balotazhi përcaktues për shumë komuna

E kam vendosur të përcjellë me qetësi fushatën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, që i bie, do të jem me të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk do të mbështes asnjërin subjekt politik, i mbështes të gjithë kandidatët e rinj për Asamble të komunave të të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës

Elektorati duhet t’i votoj për kryetarë komune ata kandidatë që e vlerëson që i përmbushin dhe i mbajnë premtimet elektorale e jo gënjeshtarët dhe hipokritët.

Kryetarët aktualë me përformancë të dobët do të ndëshkohen që në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse kandidatët e rinj e kanë rastin që përmes gabimeve të tyre të arrijnë në krye të komunave.

Do të jenë fare pak komuna, të cilat do të kenë fatin të zgjedhin kryetarin e ri në raundin e parë. Që i bie se, në raundin e dytë apo të ashtuquajturin balo(sh)tazh do të përballen shumica e komunave të Kosovës.

E quajta baloshtazh për faktin se në raundin e dytë do të kemi përmbysje të rezultateve në shumë komuna si produkt i koalicioneve dhe marrëveshjeve ndërpartiake.

Paqe e dashuri vëllazërore mes elektoratit kosovar

Në këtë fushatë të zgjedhjeve lokale i bëjë thirrje elektoratit kosovar që të tregojë maturi dhe pjekuri politike. Në asnjë rrethanë, të mos bie pre e matrapazëve politikë, por të gjykojnë me gjakftohtësi të gjitha situatat dhe prapaskenat e liderëve partiakë.

Votoni ata kandidatë apo kandidate për asamble komunale që e vlerësoni që punojnë për të mirën tuja dhe përmbushin premtimet elektorale.

Qytetar të respektuar të Republikës së Kosovës, bashkombas të dashur, përcaktohuni vetëm për kandidatët që mund të sjellin ndryshimin në komunën e tuaj.

Vëllezër dhe motra, ju ftoj, që gjatë fushatës zgjedhore, përveç pjekurisë politike për vendimmarrje të drejtë më 12 tetor 2025, të dëshmoni paqe e dashuri vëllazërore me njëri-tjetrin.

Pavarësisht prejardhjes partiake, të gjithë kandidatët/kandidatet janë vëllezër e motra tonat, nga të cilët presim që nesër t’na sjellin ndryshim dhe mirëqenie qytetare në komunat tona.

Bashkatdhetarë të nderuar, elektorat i çmuar kosovar, forca e ndryshimit është në dorën e tuaj, në votën tuaj të lirë dhe sovrane.

Andaj, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim mos ua shitni votën matrapazëve politikë.

Injoroni dhe denonconi në polici, prokurori dhe gjykata të gjithë ata që ua kërkojnë votën në këmbim të parave të pista. Me bërjen publike të emrave të matrapazëve politikë do të fillojë epoka e ndryshimit të madh në politikën kosovare.

Një Asamble e fortë e bën kryetarin më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve! Andaj zgjedhni asambleistët më të mirë për një qeverisje ndryshe në komunën tuaj.

Zoti e bekoftë votën e lirë të elektoratit kosovar më 12 tetor 2025.

Qeni që la Tiranën

0

Pjesë nga libri ”Ndeshje me të keqen – Staffan de Mistura: Një jetë me luftëra e zgjidhje konfliktesh” (Armbrytning med ondskan-Staffan de Mistura: Ett liv med krig och konfliktlösning)

Stafan de Mistura është një diplomat suedezo-italian. Autori i librit Erik Olson ka bërë një libër me intervistat e zhvilluara me këtë veteran të OKB-së. Në këtë libër ai sjell një pjesë të jetës së këtij diplomati si i dërguar i KB në vende të ndryshme të botës, ndër tjera edhe në Ballkan.

Tre kapituj të këtij libri i kushtohen perspektives shqiptare. Në një nga publikimet e mia të mëhershme kam sjellë historinë e këtij diplomati me Nënë Terezën në Sudan ku nobelistja shqiptare për paqe kishte shpëtuar mbi 300 000 refugjatë nga vdekja prej urisë.

Sot po ju sjell kapitullin e dytë që mban një titull interesant: Qeni që la Tiranën

Pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor të 1989 Evropa po hynte në një kohë optimizmi ndërkohë që në Gadishillin Ballkanik kontradiktat e pazgjidhura etnike po çonin ish-Jugosllavinë komuniste drejt luftërave të reja. As Shqipëria nuk mbeti jashtë rebelimeve.

Pas vdekjes së Enver Hoxhës pushtetin në Shqipëri e mori mbështetësi i tij Ramiz Alia. Ai vazhdoi qeverisjen e vendit në frymën e Hoxhës. Kur u ngrit çështja e sistemit shumëpartiak, pas rënjes së Murit të Berlinit, Alia deklaronte se populli dëshironte të ruajë pushtetin  e Partisë Komuniste Shqiptare. Dukej se ai nuk e ndjente shumë se ç’po ndodhte në shpirtin e shqiptarëve.

Në fillim të korrikut 1990, mijëra njerëz vërshuan një numër ambasadash të Evropës Perëndimore në Tiranë. Ata refuzuan të largoheshin nga hapësirat e ambasadave nëse nuk u jepej leje për t’u larguar nga vendi. Në anën tjetër, jashtë portave të ambasadave qëndronin ushtarë dhe forca të sigurimit shqiptar që kërcënonin se do të ndërhynin me forcë për ti arrestuar “huliganët”.

Në këtë kohë Stafan de Mistura punonte në Selinë Qendrore Evropiane të OKB-së në Gjenevë dhe dërgohet me urgjencë në Shqipëri për të gjetë një zgjidhje “pushtimit” të ambasadave.

Gjendja ishte kritike: Mijëra njerëz brenda hapësirave të ambasadave. Tualetet nuk mjaftonin dhe ishte dhënë urdhëri që të hapeshin tualete në kopshtet e ambasadave. Edhe furnizimi me ushqime e ujë të pijshëm ishte i kufizuar dhe nën kërcënimin e autoriteteve për ndërprerje.

Me të arritur në Tiranë, de Mistura kontakton me Ministrinë e Brendshme dhe Sigurimin. Vëren një nervozizëm te autoritetet. Vë kontakt edhe me shoqërinë civile dhe mëson një mundësi teorike të daljes nga situata e krijuar: që ”pushtuesit e ambasadave” të aplikonin për një leje daljeje si turistë!

Pas një sërë kontaktesh intensive me ambasadat e Gjermanisë, Italisë e Francës në një anë dhe me Sigurimin në anën tjetër u gjet një kompromis: do të lejohej një herë dhe kurrë më!

”Një kusht tjetër ishte që evakuimi nga ambasadat duhej të bëhej sa më qetësisht dhe diskret. Asnjë brohoritje, asnjë shfaqjeje gëzimi që mund të tërhiqte vëmendjen për të shkaktuar trazira të mëtejshme në rrugë.”

Ndërsa po punonte me ngulm për realizimin e këtij projekti Stafan de Mistura do të përjetojë emocione të paharrueshme nga dy takime të çuditshme që vetëm jeta  nganjëherë di t’i ofrojë.

Përjetimi i parë te hoteli në pjesën qendrore të Tiranës

Kë e takoi de Mistura?

”Kur mbërrita te hoteli, vonë në mbrëmje, pas ditës së dytë të punës, një punonjës i hotelit më thotë: Një zotëri me zonjën e tij duan të të takojnë.

Në një cep të hotelit, një çift të moshuarish ishin ulur në një divan. Burri ishte pothuajse tullac, i veshur me një kostum të vjetër por të pastër. Një shall mëndafshi i varej mbi shpatull. Ai më studioj me një vështrim plot gjallëri dhe depërtues. Gruaja kishte tipare të skalitura me hollësi, flokë të gjatë e të bardhë dhe një buzëqeshje të bukur e të butë.

Burri u ngrit dhe ma zgjati dorën. Nuk arrita të prezantohesha kur ai tha: Ti duhet të jesh Stafan de Mistura!

U habita dhe tunda kokën.

A do të doje të ulemi dhe të bisedojmë pak? E kam njohur mirë babain tënd.

Pastaj më prezantoi gruan e tij dhe filluam të bisedojmë. Qe historia e tij.

” Shikoni, unë jam poet. Dhe poezia ime është drejtuar gjithmonë kundër abuzimit me pushtetin dhe shtypjes. Kështu që kur fashistët italianë pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkrova poezi në shenjë proteste kundër dhunës që pasoi. Dhe kur komunistët pas luftës morën pushtetin kritikova tiraninë e tyre. Kjo do të thotë se kam kaluar shumë kohë në burg, në fakt pjesën më të madhe të jetës sime.”

Pastaj mu drejtua, të ka treguar babai yt se ai ka shërbyer në kalorësinë ushtarake italiane?

Ç’ ti thoja? Ai më kishte treguar disa episode e fragmente por jo dhe aq të detajuara. Pastaj as unë nuk e shtyja t ‘mi tregonte duke menduar se do të ndjente dhimbje duke i kujtuar.

Megjithëkëtë poeti i vjetër vazhdoi: “ Ka qenë viti 1930, një kohë kur mbretëria italiane ishte aleate me shtëpinë mbretërore të Shqipërisë. Mbreti shqiptar quhej Zogu I dhe mbretëresha Geraldinë. Më vonë ata do të përfitonin edhe trashëgimtarin e tyre, princ Lekën.

Italia kishte marrë përsipër të stërviste rojet e nderit të Mbretit Zog dhe kjo detyrë i kishte rënë babait tënd Emilio.

Emilio punoi shumë. E mësoi gjuhën dhe ia kushtoi gjithë kohën stërvitjes së 400 ushtarëve në forcën që do ta mbronte mbretin.

Por më vonë Benito Musolini urdhëroi ushtrinë italiane të pushtonte Shqipërinë për të nënshtruar vendin dhe për ta përdorur atë si pikëmbështetje për ta sulmuar Greqinë. Ka qenë e Premtja e Madhe e vitit 1939.

Babai yt ishte shumë i mërzitur nga agresioni I Musolinit. Ai ndjeu më shumë besnikëri për mbretin shqiptar se sa ndaj fashistit Musolini. Kështu që Emilio ndihmoi familjen mbretërore të kalonte shëndosh e mirë kufirin në Greqi. Pastaj u kthye në Shqipëri ku arrestohet me akuzën për tradhti.

Në të njëjtën kohë botova poezi dhe tekste tjera që drejtoheshin kundër pushtimit Italian. Gjithashtu u arrestova dhe u burgosa. Atëherë takova babain tënd në transportin e të burgosurve që do të na çonte në ishullin e Ponzës. Në këtë ishull Musolini i dërgonte të burgosurit politik, larg Shqipërisë, pranë bregut perëndimor të Italisë. Kjo ishte një formë ndëshkimi e quajtur konfino. Nuk ishte një burg në kuptimin formal por si një koloni të burgosurish. Na internuan në një pjesë të ishullit që ishte e rrethuar dhe mbikëqyrur nga rojet. Racionet e ushqimeve ishin të pakta dhe kryesisht na jepnin bukë të zezë, fasule, ujë dhe një herë në javë pak djathë. Unë dhe babai yt shkonim mirë dhe i tregonim njëri tjetrit për jetën tonë, profesionet, familjen, gëzimet dhe fatkeqësitë.

Qeni Fido

Në koloninë e të burgosurve kishte një qen që i përkiste një prifti. Qeni ishte i dobët dhe i sëmurë por mbaj mend që babai yt kujdesej shumë duke I dhënë nga një pjesë e racionit të tij ushqimor. Ai nuk ia dinte emrin qenit por e quante Fido.

Një ditë babai yt ishte zhdukur pa u parë. Më vonë mora vesh se ai kishte arritur të kalonte fshehurazi barrierat dhe të bindte disa peshkatarë që ta çonin në kontinent. Pastaj kishte shkuar në Milano ku prap ishte arrestuar nga njerëzit e Musolinit dhe e kishin burgosur.

Kur unë u lirova dhe u ktheva në Shqipëri u përpoqa të hulumtoja fatin e mëtejshëm të babait tënd. Zbulova se ai ia kishte dalë të arratisej përsëri diku nga fundi i luftës. Burgu ishte bombarduar nga britanikët dhe ai ia kishte dalë të arratisej së pari në Zvicër e më pas në Suedi ku kishte takuar një suedeze, Birgitën, me të cilën ishte martuar dhe më të kishte dy djem, Stafanin dhe tjetri Peter…dhe tani qe, takova Stafanin!”

Sigurisht që u ndjeva i tronditur dhe thellësisht i prekur nga historia që mësova, tregon de Mistura.

”Krejt papritur mora njohuri të reja mbi të kaluarën e babit tim dhe këto nga një person krejtësisht i panjohur për mua më parë. Në të njëjtën kohë ndjeva trishtim. Babai im Emilio kishte vdekur para afër 20 vitesh dhe nuk mund ti tregoja për këtë takim. Por nuk kisha kohë as për reflektime më të thella mbi përvojat e babit tim në Shqipëri dhe në Italinë e Musolinit.

I thashë lamtumirë çiftit të moshuar dhe shkova të flija gjumë në dhomën e hotelit.

Gjendja e mijëra shqiptarëve në ambasadat evropiane kishte pushtuar edhe vëmendjen time ”.

                               

Të lehurat e Fidos së ri

Në ditën e tretë (të aktivitetit në Tiranë) përfunduan negociatat me autoritetet shqiptare në lidhje me largimin e refugjatëve nga ambasadat e huaja në Tiranë. Për këtë qëllim ishin nisur dy tragete për në Durrës, njëri italian dhe tjetri francez. Refugjatët do të shoqëroheshin nga Kryqi i Kuq.

Ditën e katërt Mistura e kaloi duke ndërgjegjësuar refugjatët për rëndësinë e evakuimit të tyre në heshtje dhe qetësi. Dhe ndërsa ky po fliste me një megafon në oborrin e ambasadës gjermane merr shqetësimin nga të lehurat e vazhdueshme të një qeni të vogël, qimebardhë po që lehte pa pushim para portës së ambasadës.

”Pronari i qenit ndodhej brenda kompleksit të ambasadës dhe nga nxitimi e kishte harruar jashtë. E ngrita qenin e vogël dhe me pak vështirësi arrita ta tërhiqja përtej gardhit dhe ia dërgova pronarit të tij. Për kënaqësinë time pashë qenin duke tundur bishtin me gëzim dhe duke u fërkuar te një djalë nga fundi i adoleshencës.”

Pasi informon refugjatët me  udhëzimet e fundit u kërkon atyre që nëse i kanë kuptuar këtë ta tregojnë duke mbyllur sytë.

”Dhe atëherë pashë mijëra sy të pulitur brenda kopshtit të ambasadës”.

Të nesërmen në mëngjes u parkuan autobusët e huazuar me qera dhe evakuimi shkonte sipas planit në heshtje të plotë…

Me të mbërritur në portin e Durrësit autoritetet shqiptare do të kontrollonin refugjatët sipas një liste që kishin hartuar autoritetet diplomatike.

”Ishte një procedurë e tensionuar dhe që vinte në provë durimin. Kontrollin e pasaportave dhe të dokumenteve e bënte Sigurimi. Ata filmuan edhe ngjarjen duke shfaqur vrazhdësi e armiqësi. Por refugjatët e ambasadave qëndruan të qetë dhe të heshtur.

Në fund të njërit nga radhët e bërë qëndronte një i ri me një bluzë që  i dilte e dyshimtë. Ishte ai pronari i qenit që e kishte fshehur mikun e tij katërkëmbësh dhe e kishte bërë një me trupin e tij.

Zyrtari shqiptar u indinjua: Çka ke këtu? Ju e dini që me vete nuk mund të merrni asgjë përveç një qese letre. Qenin nuk e keni në listë.

Stafan de Mistura po e ndiqte procesin e shënimit të pasagjerëve dhe sa dëgjon debatin rreth qenit ndërhyn me shpejtësi. ” A jeni absolutisht i sigurt se qeni nuk është në listë? Hidhni një sy regjistrit. Në fund të kolonës kisha shtuar emrin “Fido”. Të njëjtin emër që im at ia kishte vënë qenit për të cilin ishte kujdesur në burgun e Ponzës. Zyrtari rënkoi pak dhe përshëndeti djalin e qenin duke ua bërë me dorë që mund të kalonin…

Çka u tha në konferencën e shtypit në Nju Jork

Një ditë pasi anijet me refugjatë u larguan nga Shqipëria zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Fransua Guliani informoi gazetarët në selinë e OKB-së në Nju Jork duke theksuar se “Zoti de Mistura koordinoi evakuimin, i cili përfshinte largimin e sigurt dhe dinjitoz nga Shqipëria të afër 5 000 njerëzve si dhe të një qeni të racës së përzier.” Ai ndër tjera informoi gazetarët se gjatë transferimit për në Itali kishte lindur edhe një vajzë të cilës prindërit ia kishin vënë emrin Liri.

“Kur më dërguan në Shqipëri kisha vetëm një ide të paqartë sa i përket lidhjes së ngushtë të babait tim me vendin dhe familjen mbretërore të përmbysur. Por ndodh që papritur historia dhe e tashmja të bashkohen . M’u kujtua se jeta ofron surpriza të vazhdueshme. Në këtë rast, sigurisht bëhej fjalë për lidhjen e papritur me kohën kur babai im kaloi në Shqipëri. Poeti që u shfaq nga hiç krijoi një lidhje të mëtejme midis meje dhe babait tim Emilio. Bëhet fjalë për dashurinë e madhe që babai  im ka pasur për qentë. Meqë ra fjala këtë dashuri e ndaj edhe unë.

Ndoshta ishte kujdesi i babait për qenin në kampin italian të të burgosurve në Ponza që mu shfaq pavetëdijshëm në mendje kur vetë ia ktheva qenin e vogël, të frikësuar që lehte jashtë ambasadës gjermane në Tiranë pronarit të tij të ligjshëm.”

Përshtati në shqip: Shuquri SEJDIJAJ

Stokholm

Zhvlerësimi shpirtëror i shenjtërisë së çlirimit që nuk solli lirinë, në veprën e Buxhovit

0

Prof. asoc. dr. Anila Mullahi

Mendime rreth librave të Jusuf Buxhovit

Jusuf Buxhovi ka shkruar një numër të madhe veprash letrare. Në vitet e fundi, vlejnë për tu vlerësuar në mënyrë të veçantë, tri veprat e tij; “Dosja B” (2016), “Dushkaja” (2017) dhe “Mona” (2020). Këto tre vepra, ndonëse të shkëputura njëra nga tjetra për sa i përket subjektit, kanë një fill tematik që i përbashkon. Të tre këto romane i vendosin ngjarjet në bashkohësi, në atë që ndodh në kohën e shkrimit, të cilën shkrimtari e kishte imagjinuar krejt ndryshe nga çfarë po shpërfaqet realisht. Kosova e pasluftës, e çliruar nga i huaji, zhvillimi i së cilës është bërë peng i disa dukurive të rrezikshme siç janë triumfalizmi, populizmi, kapja e shtetit nga ata që duan të përvetësojnë pushtetin me çdo kusht etj. Dëshirave dhe ëndrrave për liri, ja kanë zënë vendin deziluzionet: gjakderdhjes për të arritur lirinë ja kanë lënë vendin vrasjeve për pushtet. “Dosja B” ka tiparet e një romani politik që zbërthen një realitet që flet për mënyrën sesi po ndërtohet një shtet; prapaskenat që shkatërrojnë ëndrrat dhe shpresat, papërgjegjshmëria në marrjen e vendimeve, vrasjet politike, vrasjet e dëshmitarëve, mungesa e vetëdijes politike etj.
Buxhovi ka zgjedhur ta ndërtojë këtë roman në dy linja, nga njëra anë është rrëfimi i një vrasësi të penduar, i cili rrëfen veprimet e tij, arsyet politike që e çuan në këtë situatë dhe rrethanat në të cilat ndodhet tani i penduar dhe i futur në kurth. Ndërsa linja tjetër është rrëfimi i hetuesit gjerman të EULEX-it cili po heton klanet politike të cilat janë shndërruar edhe në klane kriminale. Koha për të cilën rrëfehet, ndonëse jemi në një periudhë paqe, karakterizohet nga një numër i madh vrasjesh, që çuditërisht ndodh më së shumti të jenë dëshmitarë të mbrojtur, të ngjarjeve të rëndësishme që po hetohen. Në të tre këto vepra, personazhet të cilët janë në qendër të ngjarjeve kalojnë gjendje shumë të rënda psikologjike. Jeta e tyre është një kalvar vuajtjesh, dhune, keqkuptimesh, heshtje dhe revolte të brendshme. Në romanin “Mona”, rrëfimi është ndërtuar si gërshetim i rrëfimit të ngjarjeve, nga këndvështrimi i disa personazheve. Romani ka në qendër të tij historinë e një ish koloneli që e kanë izoluar në një fshat të largët, në Dushkajë. Ai ndonëse ish kolonel i ushtrisë jugosllave, nuk ka lejuar që në këtë zonë të kishte luftë dhe gjenocid. Por në periudhën pas luftës, ai është izoluar nga forcat ndërkombëtare. Si ish-kolonel ai konsiderohet i dyshimtë. Pasi fillojnë të vdesin të gjithë ata që ai i zë me gojë, konsiderohet edhe shumë i rrezikshëm. Shpejt vjen vrasja e tij, përçudnimi i trupit dhe hedhja e tij tek varri pa varreza, ku rrinin bagëtitë. “Mona” është një intelektuale që s’bën asgjë tjetër veçse tregon të vërtetën. Ajo jeton në periudhën e pasluftës në Kosovë, në kohën kur disa njerëz që kanë luftuar ose janë veteranë të rremë, paraqiten dhe marrin meritat e shpëtimtarit, marrin meritat e luftës. Në një situatë ku gjithçka është e keqkuptuar të vërtetën nuk e do askush. Mona simbolizon viktimizimin e së vërtetës.
Ajo çmendet nga rrethanat. Ajo është fatkeqe sepse tregon të vërtetën. Mua më quajnë të çmendur dhe më marrin për të tillë. Kjo as që më shqetëson meqë në këtë vend kushdo që flet të vërtetën, kushdo që nuk pajtohet me të keqen, që këtu merret si e mirë, shpallet i çmendur dhe pastaj tallen me të… (f.84) – përshkruan Mona gjendjen e saj. Gjithë ky roman është i përshkruar nga lajtmotivi i përsëritur që është një pasthirrmë që i ka brenda tij të dyja anët, brengën dhe kënaqësinë. “Ah Amerikë!… Amerikë!…” Dushkaja është një toponim të cilin do ta gjejmë në romanin me të njëjtin emër “Dushkaja” të Buxhovit. Ky emërtim i një vendi gjeografik, të largët, të papërcaktuar qartë është simbol, por ndërsa tek “Mona” krahas toponimit Dushkajë është edhe ai Kosovë si dhe elementë të tjerë që përcaktojnë qartë kronotopinë e zhvillimit të ngjarjeve. Ndryshe ndodh në romanin “Dushkaja” ku nuk përmenden pothuajse fare përcaktues kronotopik dhe as emra institucionesh dhe as ngjarje të identifikueshme në mënyrë eksplicide. Romani “Dushkaja” është një roman me një formë të veçantë. Ai është ndërtuar si një tekst që rrëfen për një personazh të dyzuar. I gjithë rrëfimi është ndërtuar si një dialog ndërmjet të dy anëve të të njëjtit personazh. Në qendër të romanit është një piktor në moshën e vonë të jetës së tij, që në një natë të errët fillon një dialog të gjatë me Zërin që s’është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij antagoniste. Të gjithë dialogët, që në të vërtetë janë monologë, sepse realizohen në dy zëra të të njëjtit personazh, janë të realizuara në brendësi të narratorit. Narratori i dyzuar shpreh të gjithë këndvështrimet e tij për botën të cilat tashmë shihen plotësisht si të gabuara nga Zëri, pjesa antagoniste e vetvetes. Piktori duke analizuar pikturat e tij, të realizuara në faza të ndryshme të jetës së tij, analizon historinë, ngjarje të rëndësishme në të cilat ka kaluar ai dhe populli i tij. Ai e rrëfen botën duke pasur si pikë qendër të gjithë saj Dushkajën, vendin të cilit ai i referohet gjithmonë. Dushkaja është një vend i papërcaktuar qartë, me të cilin rrëfimtari i veprës lidh origjinën dhe fëmijërinë e tij. Në fillim ai e idealizon këtë vend nëpërmjet një pasthirrme që përsëritet – Ah Dushkaja ime e harruar… vendi i vetëm i virgjër në botën pise.., por Zëri e kundërshton mendimin e tij. Dushkaja në të vërtetë është një metaforë e vendit ku gjithçka është e përmbysur. Lexuesi do të kuptojë se Dushkaja është metaforë e çdo vendi që ka kaluar nëpër pushtime e luftëra të pafundme, prej të cilave kanë fituar vetëm të poshtrit. Është një vend për të cilin rrëfimtari përpiqet të paraqesë ndjesitë e dashurisë për vendlindjen e tij, por që shpejt duke e analizuar, me ftohtësi edhe nën presionin e Zërit do të kuptojë se Dushkaja është “strehë e përhershme e vrasësve”, ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe tjerët që paguajnë për të vrarë”. Bota ku jeton Piktori është e mbushur me “vrasësit (cuba, kaçakë, hakmarrës, belaxhi dhe të tjerë si ky soj), të cilët nuk duhet që të kremtohen si heronj, siç ndodh rëndom mbas çdo lufte” (f.46) Në këtë roman nuk kemi pothuajse fare veprim të jashtëm sepse gjithçka ndodh në brendësi të narratorit. Diskutohen, mëdyshen, kundërshtohen idetë e Piktorit nga vetë Zëri i tij. Dushkaja është një roman i ndërtuar mbi zbërthimin psikologjik të asaj që ka përjetuar artisti gjatë jetës së tij, të mënyrës sesi ai e ka parë botën dhe sesi ai tashmë dyshon se e gjithë ajo tek e cila ka besuar është e pavërtetë. Paraqitja e jetës në romanin “Dushkajë” është e ftohtë, e ngrirë dhe e errët si nata gjatë të cilës zhvillohet i gjithë rrëfimi. Përjetimet e një artisti që gjendet në një situatë pa shpresë, i cili brenda nëntë orëve të një natë, përjeton dhe analizon gjithë jetën e tij e nëpërmjet saj jetën e popullit të tij. Autori i librit, Jusuf Buxhovi, është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje me historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”. Romanin mund ta shohësh në plan universal, si raport i përhershëm kontradiktor mes krijuesit dhe realitetit, ndryshimit të fortë mes realitetit jetësor dhe atij artistik, por mund të shihet edhe në një kontekst të ngushtë kohor, shoqëror dhe politik, në kontekstin e tranzicionit të vendit ku shkrimtari jeton. Gjithë romani është një prerje diakronike e asaj që ka përjetuar rrëfimtari në jetën e tij dhe nëpërmjet saj ai bën një diakroni të gjithë epokës historike në të cilën ka jetuar. Epoka, historia e përthyer në shpirtin e përvuajtur të një artisti, një piktori që shkruan dhe poezi. Ajo që kuptohet është se jemi në një situatë të pasluftës, por gjatë gjithë kohës flitet për luftën. Lufta nuk përshkruhet si fenomen, veprim më vete, por përshkruhen pasojat që ka ajo në shpirtin dhe karakterin e njerëzve, në përçudnimin dhe në dyzimin që lë pasojë. Pas çlirimit vjen liria, por ndodh që edhe të mos kenë këtë rend. Fjala liri, “rëndom ngatërrohej me çlirim”, por për shkrimtarin ndodh që një pushtim të zëvendësohej me një pushtim tjetër, me kaosin që vetëm liri nuk është, e ku ata që ndjehen triumfatorë shndërrohen në shtypës. Mona në romanin me të njëjtin emër do ta quajë këtë situatë “Liri e kaosit”. Në të tre romanet e tij, Buzhovi ka krijuar realitete tragjike ku vrasësi dhe çlirimtari herë janë përballë njëri tjetrit e herë identifikohen. Ashtu si në një lojë shahu ku dy anë të ndryshme të narratorit luajnë bashkë, e herë njëri bëhet sulmues e tjetri mbrojtës dhe e kundërta edhe në realitetin politik që përshkruan Buxhovi duket se rolet kanë ndryshuar. “Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë” – do te shprehet shkrimtari në një intervistë.
Në qendër të tre romaneve shkrimtari zgjedh të trajtojë ngjarje që po ndodhin në bashkohësi, por e sheh të tashmen të lidhur me historinë. Ai e sheh të tashmen si një riciklim i të shkuarës, historia si “përsëritje e së njëjtës”. Historia është shndërruar në “Histeria”, historia është shndërruar në një “histeri lufte” janë fjalë që artikulojnë personazhet e Buxhovit. Njerëzit i harrojnë vazhdimisht mësimet dhe pësimet nga ajo që ka ndodhur para tyre. Leo Strauss theksonte se: ai që sot është më i forti mund të jetë më i dobti pas ca kohësh dhe pastaj viktimat e tij të mëparshme apo miqtë, do të marrin një hakmarrje të tmerrshme mbi të, për çfarë ka bërë ndaj më të dobtit kur ishte në lule të fuqisë së tij. Njerëzit gjithmonë harrojnë, se rolet vazhdimisht shkëmbehen. Tre romanet e fundit të Buxhovit janë një reflektim i thellë i situatës kaotike të krijuar për individin e pasluftës që e do lirinë nga pushtuesi, por do dhe lirinë personale e cila reflektohet në atë që ndodh jashtë, por dhe në ndjesinë krijuese.
(Botuar në ExLibris, Tiranë, më 24 shtator 2022)

Hebrenjtë mbi 200 Nobelistë, shqiptarët vetëm një: Ç’na mungon neve?

0

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Bota ka mijëra nobelistë – amerikanë, gjermanë, francezë, madje edhe popuj shumë më të vegjël se shqiptarët. Hebrenjtë, vetëm 15 milion banorë, kanë mbi 200 çmime Nobel. Ndërsa ne shqiptarët, një komb me histori e kulturë mijëravjeçare, kemi vetëm një emër në këtë listë: Nënë Terezën. Ky është një nder i madh, por edhe një reflektim i hidhur: pse kaq pak?

Çmimi Nobel – pasqyra e shpirtit dhe mendjes së kombeve

Çmimi Nobel është simboli më i lartë i arritjeve njerëzore. Ai nuk është thjesht një medalje: është pasqyra e një kombi, e dijes së tij, e shpirtit krijues dhe e kulturës që ai lë pas. Që nga viti 1901, Nobel ka treguar se kush e ushqen shkencën, letërsinë, artin dhe humanizmin.

Shifrat që flasin për botën

  • SHBA: mbi 400 nobelistë, falë universiteteve dhe kërkimit shkencor.
  • Gjermania: mbi 100.
  • Franca: mbi 70.
  • Suedia: mbi 30, me vetëm 10 milion banorë.
  • Izraeli dhe hebrenjtë: mbi 200 laureatë nga një popull prej vetëm 15 milionësh – një rekord i jashtëzakonshëm.
  • Japonia: mbi 20.
  • India (1.4 miliard banorë): vetëm 5–6.
  • Kina (1.45 miliard banorë): vetëm 3–4.
  • Në Afrikë, vetëm pak figura të mëdha si Nelson Mandela apo Wangari Maathai kanë marrë Nobel.

Edhe vendet e vogla kanë ditur të shkëlqejnë:

  • Irlanda: mbi 10 nobelistë.
  • Hungaria: disa laureatë të shquar, sidomos në mjekësi.
  • Çekia: 2–3.
  • Polonia: disa çmime të mëdha në letërsi e paqe.
  • Zvicra: 10–15 nobelistë, një arritje e jashtëzakonshme për një vend me më pak se 9 milion banorë.

Shqiptarët dhe Nobel: një emër, por i pavdekshëm

Shqiptarët kanë vetëm një emër në listën e madhe të Nobelit: Nënë Terezën, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1979.
Ajo ishte dhe mbetet ikona më humane e shekullit XX, një grua shqiptare që me dashurinë dhe mëshirën për të varfrit e bëri botën të përkulet para emrit shqiptar.

Por këtu lind pyetja e hidhur:
Pse Shqipëria nuk ka nobelistë në shkencë, letërsi apo art?
Pse popuj më të vegjël se ne kanë dhjetëra, ndërsa ne vetëm një?

Arsyet që na mungojnë

  • Shkenca dhe arsimi i nënvlerësuar: për dekada, investimi në kërkime shkencore ka qenë minimal.
  • Tranzicioni i gjatë politik e social: energjia e kombit shpesh është harxhuar në mbijetesë, jo në zhvillim.
  • Diaspora e harruar: shumë shkencëtarë shqiptarë punojnë në universitete të huaja, shpesh të njohur ndërkombëtarisht, por jo nën flamurin shqiptar.

Reflektimi për të ardhmen

Çmimi Nobel nuk fitohet rastësisht. Ai kërkon libra, laboratorë, universitete të forta dhe kulturë leximi. Shqiptarët kanë treguar se mund të japin botës një shenjtor të dashurisë, si Nënë Tereza.

Por është koha që të ëndërrojmë më shumë: për nobelistë shqiptarë në letërsi, shkencë, art dhe mjekësi.
Ky është një apel që kombi ynë të ngrejë shkencën dhe dijen në nivel kombëtar, që universitetet tona të mos jenë vetëm ndërtesa, por qendra të mendimit dhe krijimtarisë.

Përfundim

Çmimi Nobel është pasqyra e shpirtit të kombeve. Shqiptarët kanë vetëm një emër të pavdekshëm – Nënë Terezën – por kjo nuk duhet të mbetet faqja e vetme e historisë sonë në këtë listë.
E ardhmja jonë duhet të matet jo vetëm me kufij e flamuj, por me mendje të ndritura që i japin botës dije dhe vlera.

Strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi vazhdojnë të ekzistojnë dhe të ushtrojnë ndikim

0

Drizan Shala, ekspert i sigurisë

Dy vite pas sulmit terrorist në Banjskë, i cili tronditi jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin, eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se reagimi fillestar i shtetit ishte profesional dhe vendimtar. Forcat e rendit, sipas tij, vepruan me efikasitet duke neutralizuar menjëherë grupin e armatosur dhe duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Megjithatë, Shala thekson se “procesi pasues ka treguar se ka ende mangësi serioze në aspektin institucional dhe gjyqësor”. Sipas tij, pavarësisht suksesit taktik, organizatorët kryesorë të sulmit nuk janë sjellë ende para drejtësisë dhe shumë figura politike e kriminale që qëndrojnë pas këtij akti vazhdojnë të jenë të lirë.

“Kjo minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe lë hapësirë për perceptimin se drejtësia ndërkombëtare është selektive,” vlerëson Shala.

Ai shton se dy vite më vonë, megjithëse Kosova tregoi kapacitete të larta në terren, aspekti strategjik i forcimit të shtetit ligjor dhe konsolidimit të besimit qytetar “mbetet i paplotësuar”.

Sa i përket gjendjes aktuale në veri të vendit, Shala thotë se situata e sigurisë ka ndryshuar ndjeshëm. Institucionet e rendit dhe sigurisë kanë rritur kapacitetet profesionale, teknike dhe operative, ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është intensifikuar. Kjo ka sjellë, sipas tij, një nivel më të lartë kontrolli në terren, ndonëse sfidat nuk janë zhdukur.

“Strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi vazhdojnë të ekzistojnë dhe të ushtrojnë ndikim politik, ekonomik dhe të sigurisë”, thotë Shala. Kjo, sipas tij, i mban tensionet ende të hapura dhe krijon terren për destabilizim të mundshëm.

Eksperti e cilëson qetësinë aktuale në veri si “të brishtë dhe të kushtëzuar nga faktorë të jashtëm”, duke theksuar se përkundër përmirësimeve, rreziku nuk është eliminuar plotësisht.

Në një analizë më të thelluar të rrezikut të përsëritjes së sulmeve të ngjashme me atë të Banjskës, Shala pohon se kjo mundësi ekziston ende, sidomos gjatë proceseve politike të rëndësishme apo kur dialogu Kosovë–Serbi hyn në faza delikate.

“Inteligjenca dhe informacionet operative sugjerojnë se ekziston gjithmonë mundësia që grupet e organizuara kriminale dhe paramilitare, të mbështetura nga shërbimet e sigurisë së Serbisë, të aktivizohen në momente të caktuara kur tensionet politike arrijnë pikën kritike,” paralajmëron Shala.

Ai nënvizon se ndryshe nga viti 2023, sot Kosova ka ngritur ndjeshëm aftësitë parandaluese dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është shumë më i ngushtë, gjë që e bën të vështirë përsëritjen e një skenari të ngjashëm në të njëjtën formë.

“Rreziku është real, por menaxhimi i tij është më i avancuar. Përgjigja institucionale sot do të ishte më e koordinuar, më e shpejtë dhe më efektive,” përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala.