Kreu Blog Faqe 443

Strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi vazhdojnë të ekzistojnë dhe të ushtrojnë ndikim

0

Drizan Shala, ekspert i sigurisë

Dy vite pas sulmit terrorist në Banjskë, i cili tronditi jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin, eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se reagimi fillestar i shtetit ishte profesional dhe vendimtar. Forcat e rendit, sipas tij, vepruan me efikasitet duke neutralizuar menjëherë grupin e armatosur dhe duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Megjithatë, Shala thekson se “procesi pasues ka treguar se ka ende mangësi serioze në aspektin institucional dhe gjyqësor”. Sipas tij, pavarësisht suksesit taktik, organizatorët kryesorë të sulmit nuk janë sjellë ende para drejtësisë dhe shumë figura politike e kriminale që qëndrojnë pas këtij akti vazhdojnë të jenë të lirë.

“Kjo minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe lë hapësirë për perceptimin se drejtësia ndërkombëtare është selektive,” vlerëson Shala.

Ai shton se dy vite më vonë, megjithëse Kosova tregoi kapacitete të larta në terren, aspekti strategjik i forcimit të shtetit ligjor dhe konsolidimit të besimit qytetar “mbetet i paplotësuar”.

Sa i përket gjendjes aktuale në veri të vendit, Shala thotë se situata e sigurisë ka ndryshuar ndjeshëm. Institucionet e rendit dhe sigurisë kanë rritur kapacitetet profesionale, teknike dhe operative, ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është intensifikuar. Kjo ka sjellë, sipas tij, një nivel më të lartë kontrolli në terren, ndonëse sfidat nuk janë zhdukur.

“Strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi vazhdojnë të ekzistojnë dhe të ushtrojnë ndikim politik, ekonomik dhe të sigurisë”, thotë Shala. Kjo, sipas tij, i mban tensionet ende të hapura dhe krijon terren për destabilizim të mundshëm.

Eksperti e cilëson qetësinë aktuale në veri si “të brishtë dhe të kushtëzuar nga faktorë të jashtëm”, duke theksuar se përkundër përmirësimeve, rreziku nuk është eliminuar plotësisht.

Në një analizë më të thelluar të rrezikut të përsëritjes së sulmeve të ngjashme me atë të Banjskës, Shala pohon se kjo mundësi ekziston ende, sidomos gjatë proceseve politike të rëndësishme apo kur dialogu Kosovë–Serbi hyn në faza delikate.

“Inteligjenca dhe informacionet operative sugjerojnë se ekziston gjithmonë mundësia që grupet e organizuara kriminale dhe paramilitare, të mbështetura nga shërbimet e sigurisë së Serbisë, të aktivizohen në momente të caktuara kur tensionet politike arrijnë pikën kritike,” paralajmëron Shala.

Ai nënvizon se ndryshe nga viti 2023, sot Kosova ka ngritur ndjeshëm aftësitë parandaluese dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është shumë më i ngushtë, gjë që e bën të vështirë përsëritjen e një skenari të ngjashëm në të njëjtën formë.

“Rreziku është real, por menaxhimi i tij është më i avancuar. Përgjigja institucionale sot do të ishte më e koordinuar, më e shpejtë dhe më efektive,” përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Burri më i ri, gruaja më e vetmuar

0

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani

Gratë duhet të martohen me burra së paku disa vjet më të rinj se vetë. Patriarkati e ka paraparë që gruaja zakonisht të jetë më e re, në mënyrë që, kur burri të mplaket, ajo të shërbejë si kujdestare dhe infermiere e tij. Nëse jo ajo, fëmijët.Meqenëse sot fëmijët nuk e marrin atë përgjegjësi, dhe meqenëse jeta e grave është mesatarisht rreth gjashtë vjet më e gjatë se ajo e burrave, për të shmangur diskriminimin dhe mbetjen e grave të vetmuara në moshë të shtyrë, duhet shpërfillur ai zakon dhe të martohen me burra më të rinj se vetja.

Kështu, do të kishin më shumë mundësi ta përfundonin jetën së bashku. Apo përafërsisht së bashku.

Pse natyra, zoti apo zotat i shpërblejnë gratë me gati dhjetë për qind jetë më të gjatë, nuk dihet.

(Ndoshta sepse, sipas një ankete gjermane të vitit 2020, burrat kanë mesatarisht dhjetë lidhje seksuale në jetë, ndërsa gratë gjashtë. Megjithatë, patriarkati kishte vendosur për trajtimin e grave duke u bazuar në fantazitë e shthurura të burrave dhe lehtësinë e tyre për t’u zhveshur.)

Prandaj, për gratë që nuk kanë aftësi për t’u bërë infermiere dhe kujdestare, shkelja e atij vendimi të padrejtë nuk është thjesht çështje mode, por një mundësi për t’i dhënë grave dhe burrave një pleqëri të përbashkët, më të barabartë, më të drejtë dhe më të lumtur.

Ti je vetvetja, ti je ti, vetëm kur mendon, dashuron dhe vendos sipas vullnetit tënd.

Nëse vendos ashtu si pret shumica, atëherë e ke ekzekutuar veten psikologjikisht dhe je thjesht në një teatër, ku luan një rol dhe ku pret duartrokitjen e publikut pse ke bërë vetëvrasje!

Kështu turma bëhet e suksesshme në injektimin e vetes brenda teje dhe në zhbërjen tënde. Ti nuk do të jesh më ti; do të jesh ata. Pasqyra ku ata shohin vetveten!

Do t’u nevojitesh atyre, por jo vetes.

Ata do të mburren me përkuljen tënde; ti një ditë do të pendohesh për ‘humbjen’ e jetës tënde! E mundësisë së vetme!

Domethënë, heq dorë të bëhesh dikush dhe përfundon si ata: askush! Kjo vlen së paku për dy vendime kryesore: profesionin dhe martesën.

Lufta që Vuçiq synonte të niste para dy vitesh (në Bajë), sipas Danas, kishte këtë PLAN

0
Lis Bukuroca, Gjermani
___
GAZETA DANAS
___
“Ajo krijoi edhe bazën për intensifikimin e mëtejshëm të presioneve të autoriteteve kosovare ndaj komunitetit serb në periudhën e ardhshme, por gjithashtu nxori në pah mekanizmin ushtarako-politik të Serbisë në Kosovë, i cili kishte një krah politik në formën e Listës Serbe dhe një krah ushtarak në formën e grupit në aksion.”
Avokati Çedomir Stojkoviq (tek X)
Lufta që Vuçiq synonte të niste para dy vitesh (në Bajë) kishte këtë
PLAN
– të hartuar nga Aleksandar Vuçiq, Milan Radoiçiq, Aleksandar Vulin me ndihmën e shërbimeve ruse: kopjimi i skenarit të Donbasit dhe zbatimi në tre faza:
1⃣ Krijimi i atmosferës se Kosova po përgatit gjenocid ndaj serbëve (ashtu siç Rusia pretendonte se Ukraina po kryente gjenocid ndaj rusëve).
2⃣ Futja e grupeve paramilitare nga Serbia në Kosovë për të shkaktuar përleshje (ashtu siç bëri Putini në Donbas), dhe më pas paraqitja e këtyre përleshjeve si “luftë e qytetarëve kundër gjenocidit që po kryen Kosova” (pra si Rusia në 2014/2022).
3⃣ Kur konflikti të përshkallëzohej mjaftueshëm, dhe pas lobimeve intensive diplomatike, t’i jepej urdhër ushtrisë serbe të hynte në veri të Kosovës dhe të përfshihej në konflikt me arsyetimin “mbrojtja e popullatës serbe nga krimet dhe gjenocidi i qeverisë së Kosovës”.
“Strategët” në Beograd, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, ishin të bindur se në këtë mënyrë do të mund ta pushtonin veriun e Kosovës dhe ta mbanin atë, ashtu siç bëri Putini me Krimenë.
Një plan aq i marrë sa edhe pjesëmarrësit në të.”
Gazeta Danas
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar sulmin si një “akt terrorist agresioni ndaj integritetit territorial të Kosovës” dhe ka deklaruar se ata që qëndrojnë pas këtij sulmi “janë të gatshëm për një konflikt më të gjerë dhe më të gjatë”.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kjo ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë dhe popullin serb që nga vitet 2004 dhe 2008, dhe theksoi se serbët nga veriu janë rebeluar sepse nuk duan më të durojnë terrorin e Kurtit, komuniteti ndërkombëtar ka insistuar në zbulimin e përgjegjësve.”

Shqiptarët që u islamizuan para shekullit 18-të dhe 19-të, u osmanizuan për t’u turqizuar më vonë…!

1
Në foto: Ballaban Badera (Ballaban Pasha)
* Origin: Albanian, born in Albania
* Devshirme conscript turned Ottoman Pasha
Driton Tali, Londër
___
Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi!
___
Ne, shqiptarët e stokut mysliman, që akoma ndihemi shqiptarë, të shumtën në shokën e pestë a gjashtë po dalim të krishterë. “Gjen Zit” dhe “Gjen Alfa” mbase në shokën e shtatë e tetë.
Nëse nisemi nga fakti se në të kaluarën një shekull i kishte katër gjenerata, po i bie se ne, të cilët akoma ndihemi shqiptarë, e ndrruam religjionin në rastet më të rralla ka mesi i shekullit 18’të e me shumë ka fundi i shek 18’të, dhe fillmi i shek 19’të, e më pak ka mesi i shekullit 19’të ose me vonë.
Tashti, vetvetiu shtrohet pyetja: çka u ba me ata shqiptarë që u konvertuan në islam më herët!?
Logjika thotë se ata u osmanizuan për t’u turqizuar më vonë, kurse disa “historianë” po na thonë se Perandoria Osmane na mbrojti nga asimilimi!!!?
Tashti cila osht e vëteta?!

Republika e Kosovës befason këndshëm: Nr.1 në Evropë për rend e ligj – mediat shqiptare në heshtje!

0

Është shumë e çuditshme që pothuajse asnjë portal në gjuhën shqipe nuk e publikoi lajmin për renditjen e parë të Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit!? Ngase, Raporti ndërkombëtar i Institutit amerikan Gallup Global Safety Report 2025 (https://kallxo.com/lajm/raporti-gallup-kosova-e-treta-ne-bote-dhe-e-para-ne-europe-per-ndjesine-e-sigurise-te-qytetaret/), ku Kosova renditet në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë për nga shkalla e ndjenjës së sigurisë dhe besimit që qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit, dëshmon më së miri rrugën e mbarë që këto institucione kanë marrë në këtë mini “kaos” dhe ngërç shtatëmujor. Në fakt, ky rangim, që është rezultat i Indeksit të Ligjit dhe Rendit, ku Kosova me punën dhe angazhimin e saj mori 94 pikë nga 100, ngre padyshim dilema interesante si për sociologjinë e sigurisë ashtu edhe për stabilitetin e vendit.

Për t’i kuptuar dhe interpretuar më thellë këto “gjetje” të raportit amerikan, vendosa t’i analizoj fillimisht përmes ‘llupave’ të sociologjisë së zhvillimit, në mënyrë që të kemi më të qartë gjykimin, kuptimin dhe dimensionet e tij.

  1. “Llupa” e modelit të solidaritetit mekanik, të cilin sociologu Émile Durkheim me të drejtë e konceptonte dhe e trajtonte si një gjendje me lidhje e statuse të forta e të qëndrueshme sociale. Këto statuse dhe gjendje, kur i ndërlidhim me Kosovën, na bëjnë të dyshojmë se lidhjet e qëndrueshme midis farefisnisë dhe sidomos raporteve familjare, që ende ruhen e kultivohen me xhelozi, vazhdojnë të ushtrojnë ndikim si në mentalitetin ashtu edhe në etnopsikologjinë tonë sociale. Themi kështu sepse ky rrjetëzim i brendshëm, edhe sot e kësaj dite, shumë familjeve u shërben si “mburojë” morale e etike për të ruajtur si kohezionin social ashtu edhe raportet e një solidariteti që sot e gjen shumë rrallë tek popujt e tjerë. Mirëpo, meqë Kosova tashmë është “pushtuar” nga mediet sociale dhe informacionet hibride, ky tip solidariteti mekanik ngadalë por sigurt po zëvendësohet me një tjetër model – solidaritetin organik. Që i bie, se fisi, familja dhe klani sot e ushtrojnë më shumë besimin në institucione (Policia) dhe ligje (Kushtetuta), sesa në etikën dhe moralin tradicional. E përmend këtë “ecajake” edhe si shenjë emancipimi, por edhe për të kuptuar rangimin e lartë të Kosovës në Gallup Global Safety Report 2025. Pra, rasti i Kosovës dhe perceptimi i saj mbi sigurinë nuk është thjesht rezultat i statistikave të krimit, por edhe kombinim i forcës së solidaritetit shoqëror, mënyrës se si shoqëria paragjykohet nga jashtë dhe kapitalit simbolik që ajo arrin të prodhojë në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuptim, raporti i Gallup-it nuk është vetëm një matje teknike: është edhe një dëshmi sociopolitike se kosovarët ngadalë, por sigurt, po arrijnë të ndërtojnë një ndjenjë të re legjitimiteti dhe prestigji, që i kundërshton me vetëdije si paragjykimet ashtu edhe stigmat e së kaluarës.
  2. “Llupa” e paragjykimit dhe e stigmatizimit kolektiv, të cilën Erving Goffman në veprën e tij Stigma: Notes on the Management of Spoiled Identity e shpjegon dhe e elaboron në mënyrë shkencore, dëshmon se individët, grupet dhe komunitetet shpesh mbartin etiketime negative mbi origjinën dhe realizimin e tyre identitar. Etiketime këto, të cilat në rastin e shqiptarëve, të perceptuar historikisht nga historiografia dhe akademia serbe si një identitet i padenjë për të qeverisur vetveten, dalin si perceptime paragjykuese e stigmatizuese, që deformojnë “hartën” e demografisë, gjeografisë dhe gjeopolitikës sonë në Ballkanin Perëndimor. Kur këtij konstatimi i shtojmë edhe transferimin e këtij deformimi në planin ndërkombëtar, bëhet e qartë natyra paragjykuese e botëkuptimit të ndërtuar mbi shtetësinë dhe demokracinë që po ndërtojmë në Kosovë. Kjo e arritur e Kosovës, në planin e brendshëm, pa asnjë dyshim do duhej të shfrytëzohej si shembull i mirë nga mediat tona, nga shoqëria civile dhe sidomos nga politika – të cilat, çuditërisht, e kaluan në heshtje mortore këtë fakt. Ky rangim do të mund të shfrytëzohej të paktën si kapital legjitimues si nga qeveria në dorëheqje, ashtu edhe nga opozita. E them këtë, sepse mosshfrytëzimi i një fakti të tillë, nga një institut me renome e reputacion kredibil, të paktën do të zbutte paragjykimet dhe stigmatizimet sistematike që Serbia po i zhvillon përmes luftës hibride në arenën ndërkombëtare.
  3. Ky raport më bën të dyshoj se edhe qeveria (jo edhe aq opozita, e cila nuk e ka edhe aq “obligimi” politik!) sikur të kishte pak mendjen tek konsolidimi i shtetësisë dhe i demokracisë – pra, tek largimi i narrativave të dhunës dhe krimit që po “instalohen” nga qarqe dashakeqe të Serbisë dhe shteteve që po ngurrojnë të na njohin, me qëllim të komprometimit të shtetësisë së brishtë kosovare – do ta përdorte si instrument e argument të fuqishëm për të dëshmuar si ambicien, ashtu edhe synimin e Kosovës për t’u bërë nesër një kandidate mjaft serioze dhe e denjë, si për NATO, ashtu edhe për BE. Por, në ndërkohë, jam i bindur se do e zbuste edhe “flakareshën e pezullimit”..

Sipas publiçistit gjakovar Afrim Caka, Xhavit Haliti paskësh thënë se “Radojçiqi nuk ka kryer ndonjë aktë terroristë!”

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
PERANDORI I FUNDIT NË PERANDORIN E PRONTOS
___
Haliti i Rognerit, tha:
“Radojçiqi nuk ka kryer ndonjë aktë terroristë!”
* * *
Shkruaj, ndalem mbi njërimë të Perandorit të Rognerit.
Mbyllet viti, fillon tjetri, e kështu habitemi në pafundësi Xhavid Haliti akoma si buall i palodhur, mpreh gjuhen e xharprit për ta mbrojtur “Grupin Terrorist të Radojçiqit”, duke i marrë mend e Vuçiqit!
Na ka zverdhur shpirtin, nga bloza e deklaratës së trishtimit. Tani i erdhi fundi, mesa duket dhe ky, na paska tradhëtuar. Këta i mbanë gjallë veç “kontrabanda”? Ku vampiri bën politikën. Ama gjallë rrethuar me maskarenj nuk rrihet!
Atëherë thashë: – do t’i bëj një pyetje komandantit të një Perandori të errët!
Një pyetje jo “bombë”, nga ato që bën mënçuria intelektuale.
Në fillim, jo, kurrsesi. I themë që nuk bëhej më keq, por ai Perandori luftonte me armë më të fuqishme se që i kishte shkjau dhe, në ato rrethana, nuk kishte nga t’ia mbante ushtria e Radojçiqit. Prandaj ka pasur gjithmonë lidhje intime paralele me Radojçiqa e Rashiqa? Në rregull, duhet ta pranonte. Ke pasur apo nuk ke pasur lidhje me Zajednicën në Veri, por jo të shkurtra.
Ndyrësira e tij dyllçitej dhe shkëlqente si mjegulla acide vetëm përpara mediave së “kartmonedhave”, ndërsa përtej kësaj, ai shndërrohej në miljonër të një figurë tjetër publike si Adriatik Këlmendi, baba i tij ka qenë Prokuror sadist si Pilati.
O Xhavid! Mos na thuaj që s’të ka përqyer të jesh me anën e Zajednicës!
“Të urrej!!! Të vraftë zoti, maskara i ndyrë! Ti je monster!”

Presidentja Osmani: Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur një bisedë përmbajtësore me Sekretarin Rubio.

“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti e përkujtojnë policin Afrim Bunjaku në dy vjetorin e vrasjes

0

Presidentja: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në dy vjetorin e vrasjes. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm.

Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!

***

Kryeministri Kurti: Heroi Afrim Bunjaku, dëshmor i mbrojtjes së territorialitetit të shtetit të Kosovës

Prishtinë, 24 shtator 2025 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në kujtim dhe nderim të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në dyvjetorin e rënies së tij në Banjskë të Zveçanit. Kjo Akademi u organizua nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

 

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se në rrugën aq të gjatë dhe të vështirë të çlirimit dhe të shtetndërtimit nëpër të cilën ka kaluar atdheu ynë, 24 shtatori i vitit 2023, do të jetë një nga datat kyçe në kronologjinë e historisë së Republikës së Kosovës, kurse sot më 24 shtator 2025, jemi bërë bashkë për ta kujtuar Afrim Bunjakun, emrin e përveçëm të policit hero që u vra gjatë rezistencës shtetërore të para dy viteve, për sundimin e ligjit dhe lirinë e lëvizjes, mbrojtjen e territorit të Kosovës.

“Më 24 shtator 2023, shteti i Kosovës u përball me sulmin më agresiv dhe më të rrezikshëm ndaj sovranitetit dhe tërësisë së republikës. Kjo pasi në orët e para të mëngjesit, një grup terroristësh serbë, të armatosur rëndë dhe të trajnuar për operacione detyrash ushtarake, kryen një agresion me qëllim të marrjes nën kontrollë dhe shkëputjes së një pjese të territorit të shtetit të Kosovës në veri të tij. Por reagimi profesional, i vendosur dhe i guximshëm i policëve të Kosovës, e dështoi këtë operacion, duke e mbrojtur tokën e Kosovës, paprekshmërinë e territorit dhe pandashmërinë e Republikës”, deklaroi kryeministri.

Më tej ai shtoi: “Atë ditë i rënë në krye të detyrës, heroi Afrim Bunjaku, është dëshmor i mbrojtjes së territorialitetit të shtetit të Kosovës, hero i guximit profesional dhe i respektimit të detyrave policore dhe i betimit në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, duke iu përgjigjur detyrës së tij edhe patriotike si dhe duke i shkuar asaj deri në fund edhe me dhënien e jetës për ruajtjen e lirisë së hapësirës territoriale të Kosovës, Rreshteri Afrim Bunjaku është dëshmor i lirisë së Kosovës”.

Ai ritheksoi faktin se grupi i terroristëve serbë që e sulmoi Kosovën në veri të saj e që më 24 shtator 2023 ishte përqendruar në Banjskë të Zveçanit, ishte një grup paraushtarak i organizuar, i trajnuar, i instruktuar dhe i financuar nga shteti i Serbisë dhe se tashmë ka dëshmi e videoxhirime që në krye të grupit kriminal ishte Millan Radoiçiq, që në atë kohë ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe.

 “Sot, në dyvjetorin e sulmit në Banjskë, më lejoni të theksoj që Millan Radoiçiqi, personi për të cilin kemi dëshmi të pamohueshme se ka qenë i përfshirë dhe në krye të grupit në Banjskë, ka aktakuzë të ngritur në Kosovë dhe ndonëse edhe vet e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë, ai është liruar nga paraburgimi një ditë pas arrestimit në Serbi, kurse tash e dy vite është edhe i lirë edhe aktiv në Beograd”, tha ai, duke i bërë thirrje Misionit për drejtësi të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i, i cili e monitoron dhe e mentoron sistemin tonë të drejtësisë, që t’i bashkohet kërkesës së Kosovës për dorëzimin e Millan Radoiçiqit autoriteteve të rendit dhe të drejtësisë në Kosovë.


Në fund të fjalës, ai përgëzoi policët e Kosovës që kanë marrë pjesë në operacionin e 24 shtatorit 2023 për mbrojtjen e territorit të Kosovës nga Serbia, gjatë sulmit kriminal me qëllime aneksuese në Banjskë.

Forhåndsvisning av bilde

“Historia e shtetit të Kosovës do t’ju nderoj dhe do t’ju kujtoj për profesionalizmin dhe guximin tuaj, si dhe për shërbimin që ia keni bërë Republikës”, tha ai.

Lavdi heroit Afrim Bunjaku, dëshmorit të lirisë së pacënueshme të Republikës së Kosovës!

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

I nderuari z.Dimal Basha, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe znj. Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit,  
I nderuari z Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme,

I nderuari z. Petrit Ajeti, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
I nderuari kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,
E nderuara familje Bunjaku, bashkëshorte Lumnije, vajza Arbenitë, djemtë Fatlumi e Jetlumi, vëllai Mujë Bunjaku,
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatikë në Kosovë,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Të nderuar zyrtarë policorë, kolegë të Rreshter Afrim Bunjakut,
Të nderuar invalidë e veteranë të luftës çlirimtare,

Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar të pranishëm,

Motra e vëllezër,
Zonja dhe zotërinj,
 

Në rrugën aq të gjatë dhe të vështirë të çlirimit dhe të shtetndërtimit nëpër të cilën ka kaluar atdheu ynë, 24 shtatori i vitit 2023, do të jetë një nga datat kyçe në kronologjinë e historisë së Republikës së Kosovës. Andaj sot, më 24 shtator 2025, jemi bashkuar në këtë akademi përkujtimore për ta kujtuar Afrim Bunjakun, emrin e përveçëm të policit hero që u vra gjatë rezistencës shtetërore të para dy viteve, për sundimin e ligjit dhe lirinë e lëvizjes, për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Atë ditë të diel, më 24 shtator 2023, shteti i Kosovës u përball me sulmin më agresiv dhe më të rrezikshëm ndaj sovranitetit dhe tërësisë së republikës. Kjo pasi në orët e para të mëngjesit, një grup terroristësh serbë, të armatosur rëndë dhe të trajnuar për operacione detyrash ushtarake, kryen një agresion me qëllim të marrjes nën kontrollë dhe shkëputjes së një pjese të territorit të shtetit të Kosovës në veri të tij. Por reagimi profesional, i vendosur dhe i guximshëm i policëve të Kosovës, e dështoi këtë operacion, duke e mbrojtur tokën e Kosovës, paprekshmërinë e territorit dhe pandashmërinë e Republikës.

Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit 2023, pasi Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit kishte raportuar se hyrja në fshatin Banjskë të Zveçanit ishte bllokuar nga dy kamionë, Mbikqyrësi i Ekipit Patrullues në Stacionin Policor të Zveçanit, Rreshteri Afrim Bunjaku, që atë natë ishte edhe shef i ndërrimit, u nis me kolegët e tij drejt vendit të ngjarjes. Në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit, ata u sulmuan nga një minë kundërkëmbësore e telekomanduar nga distanca, pasuar nga rafale armësh të ndryshme.

Me atë rast u plagos zyrtari policor Alban Rashiti, kurse Rreshteri Afrim Bunjaku vdiq nga plagët. Pas kësaj, në Banjskë pasoi një operacion i gjerë policor që e dështoi planin aneksues të grupit terrorist paraushtarak të Serbisë në Banjskë, që i la të vrarë të paktën tre pjesëtarë të këtij grupi, kurse e neutralizoi rrezikun prej pjesëtarëve të tjerë.

Atë ditë i rënë në krye të detyrës, heroi Afrim Bunjaku, është dëshmor i mbrojtjes së territorialitetit të shtetit të Kosovës, hero i guximit profesional dhe i respektimit të detyrave policore dhe i betimit në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, duke iu përgjigjur detyrës së tij edhe patriotike si dhe duke i shkuar asaj deri në fund edhe me dhënien e jetës për ruajtjen e lirisë së hapësirës territoriale të Kosovës, Rreshteri Afrim Bunjaku është dëshmor i lirisë së Kosovës.

Forhåndsvisning av bildeGrupi i terroristëve serbë që e sulmoi Kosovën në veri të saj e që më 24 shtator 2023 ishte i përqendruar në Banjskë të Zveçanit, ishte një grup paraushtarak i organizuar, i trajnuar, i instruktuar dhe i financuar nga shteti i Serbisë. Të gjithë pjesëtarët e atij grupi janë stërvitur nga ushtria, xhandarmëria dhe policia serbe, si dhe janë furnizuar me armë, me municione dhe me pajisje të prodhuara në fabrikat shtetërore të industrisë së armatimit në Serbi. Se sa serioz ishte plani aneksues i Serbisë karshi territorit të Republikës së Kosovës atë ditë, e ka treguar sasia aq e madhe e armatimit, e municioneve, e uniformave dhe e pajisjeve taktike ushtarake, e makinave të blinduara dhe të adaptuara për operacione ushtarake, e hartave dhe e pajisjeve të llojllojshme teknologjike, që janë kapur në fshatin Banjskë në ditët e para pas operacionit. Që ky plan operacional ishte menduar të shtrihej në një zonë të gjerë të veriut të vendit tonë me qëllim shkëputjen e tij, është dëshmuar edhe nga faktet që edhe dy vite më pas, deri para pak ditësh policia e Kosovës ka vazhduar të gjejë armë, municione, uniforma dhe pajisje të ndryshme ushtarake nëpër lokacione të ndryshme në veri, e ka dëshmi se kanë lidhje me të njëjtat aktivitete kriminale. Ndërkaq, shumë informacione janë mësuar nga materialet e kapura në atë zonë dhe nga procesi gjyqësor që po zhvillohet kundër disa pjesëtarëve të grupit terrorist serb të Banjskës.

Siç e kemi parë edhe nga videoxhirimet e bëra me dron më 24 shtator 2023, në krye të grupit kriminal ishte Millan Radoiçiq, që në atë kohë ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe. Pavarësisht kësaj, Lista Serbe asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë.

Në këtë pikë, më lejoni ta them sa më qartë: as Lista Serbe dhe asnjë parti apo organizatë, e fshehtë apo legale, nuk do të mund, sepse nuk do të lejohet ta heq asnjë grimë nga territori, nga sovraniteti apo nga pavarësia e Republikës së Kosovës. Kjo sepse Kosova është dhe do të vazhdojë të mbetet histori e suksesshme e shtetndërtimit, për të cilën paraprakisht janë mbajtur mijëra e mijëra vite burgosje politike; janë vrarë mbi dy mijë dëshmorë gjatë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe janë vrarë e masakruar mijëra viktima civile të paarmatosura, në luftë pikërisht me Serbinë, e cila jo vetëm që të kaluarën e ka kriminale dhe gjenocidale nga luftërat në Ballkan, por edhe politikat aktuale me fqinjët vazhdon t’i ketë destabilizuese dhe hegjemoniste.

Në këtë rrugëtim suksesi, Kosova dhe populli i saj, as nuk kanë qenë as nuk janë të vetëm. Ne i kemi patur dhe i kemi në krah shtetet dhe popujt me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë, të demokracisë dhe të prosperitetit. Në radhë të parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësen e fuqishme dhe të vazhdueshme të shtetëndërtimit në Kosovë, pastaj Britania e Madhe dhe Gjermania, Italia dhe Franca, Turqia dhe Kroacia, si dhe natyrisht Shqipëria, shteti që flet shqip dhe që në shqip do të na shpreh mirëseardhje një ditë në aleancën e NATO-s.

Forhåndsvisning av bilde

Sot, në dyvjetorin e sulmit në Banjskë, më lejoni të theksoj që Millan Radoiçiqi, personi për të cilin kemi dëshmi të pamohueshme se ka qenë i përfshirë dhe në krye të grupit në Banjskë, ka aktakuzë të ngritur në Kosovë dhe ndonëse edhe vet e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë, ai është liruar nga paraburgimi një ditë pas arrestimit në Serbi, kurse tash e dy vite është edhe i lirë edhe aktiv në Beograd.

Ndërkaq shtetasi i Kosovës, Arbnor Spahiu, që akuzohet nga Serbia se ka qenë i përfshirë si polic në rastin e Banjskës, ndonëse ai nuk ka qenë fare pjesëtar i Policisë së Kosovës kur Banjska kishte ndodhur, madje ai prej kohesh jetonte në Gjermani, po mbahet në paraburgim që nga 7 qershori, tash e 110 ditë. Bashkësia ndërkombëtare fatkeqësisht ka dështuar ta trajtojë me sukses si njërin ashtu edhe tjetrin rast, ndonëse te i pari kemi të bëjmë me një kriminel terrorist ndërkombëtar, kurse te i dyti thjesht me një qytetar që po i shkelen liritë dhe po i dhunohen të drejtat, ndonëse kurrë nuk ka patur probleme me ligjin.

Misioni për drejtësi i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i, i cili e monitoron dhe e mentoron sistemin tonë të drejtësisë, duhet t’i bashkëngjitet kërkesës së Kosovës për dorëzimin e Millan Radoiçiqit autoriteteve të rendit dhe të drejtësisë në Kosovë. Ne jemi shtet demokratik dhe sigurojmë proces të drejtë gjyqësor, për secilin, pavarësisht peshës së rëndë të veprës në këtë rast, apo përkatësisë etnike të të akuzuarve.

Forhåndsvisning av bilde

Vetë struktura e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës e dëshmon dhe e shpërfaq këtë. Ta zëmë, që nga marsi i vitit 2021 deri në korrik të vitit 2025, kur në Policinë e Kosovës janë rekrutuar 2731 pjesëtarë të ri, 2368 prej tyre janë shqiptarë; ndërsa 208 janë pjesëtarë serbë; 86 janë boshnjakë; 23 turq; 20 egjiptianë; 19 ashkali; 9 romë; 3 goranë dhe 1 çerkez. Përbërja e policisë së Kosovës është multi-etnike. Kosova e ka një ndër policitë më profesionale dhe të mirëtrajnuara, me nivel të lartë të kontrollit demokratik dhe me barazi të brendshme.

Ju lumtë policëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në operacionin e 24 shtatorit 2023 për mbrojtjen e territorit të Kosovës nga Serbia, gjatë sulmit kriminal me qëllime aneksuese në Banjskë. Historia e shtetit të Kosovës do t’ju nderojë dhe do t’ju kujtojë për profesionalizmin dhe guximin tuaj, si dhe për shërbimin që ia keni bërë Republikës.

Lavdi heroit Afrim Bunjaku, dëshmorit të lirisë së pacenueshme të Republikës së Kosovës!

Ju faleminderit!

Dedë Gjo Luli, malësori fisnik dhe prijësi legjendar i kombit në 110 vjetorin e vrasjes

0

Nga: Frank Shkreli

24 shtatori, 1915 shënon datën kur është vrarë në pritë nga forcat serbo-malazeze Dedë Gjo Luli, malësori fisnik dhe prijës legjendar kombëtar në luftërat për liri e pavarësi të shqiptarëve. Ishte 24 Shtatori, 1915 kur mbaroi njëri prej kreshnikëve më të shquar të kombit shqiptar. Dedë Gjo Luli ka lindur në vitin 1840 dhe sot në Tiranë ka një bust në nder të tij dhe emrin ia “trashëgojnë” shkolla e rrugë Por. sot, 110 më vonë e kujtojmë, simbolikisht dhe shkurtimisht, këtë burrë të madh të kombit në përvjetorin e tij të shkuarjes në amshim. Kujtojmë përpjekjet e tija të shumta në luftërat për pavarësi nga Turqia otomane, por edhe në përpjekjet e tija të shumëta në mbrojtje të trojet shqiptare nga planet grabitqare të fqinjëve armiqësor, ndër shekuj. E kujtojmë këtë malësor fisnik si protagonist kryesor i ngritjes së flamurit shqiptar në Deçiq – për herë të parë pas disa shekujsh, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skenderbe. E kujtojmë sot Dedë Gjo Lulin si luftëtar në Vraninë dhe si pjesëmarrës në Lidhjen mbarë Shqiptare të Prizrenit.

E kujtojmë këtë burrë të Malësisë së Madhe si prijës i kryengritjes së malësorëve në vitin 1911, një zhvillim ky paraprijës i ngritjes së flamurit në Vlorë dhe i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.  Ishte kjo një kryezngritje që sipas historianëve kryengritja e Malësorëve kundër turqëve otomanë dallohej nga kryengritjet e tjera të shqiptarëve — mbi të gjitha — për nga karakteri dhe objektivat mbarëkombëtare të saj. Ishin këto objektiva që malësorë kishin përcaktuar për lëvizjet e tyre që, më në fund tërhoqën vëmendjen, interesimin dhe mbështetjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit për përpjekjet e malësorëve për liri e pavarësi. Si përfundim, dy protagonistët kryesorë të Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912, e gjetën të nevojshme të shkonin për tu takuar me malësorët e Ded Gjo Lulit. Si përfundim ata së bashku me malësorët përpilojnë atë që sot njihet siMemorandumi i Greçës, më 23 qershor, 1911 në të cilin pasqyroheshin, jo vetëm kërkesat e malësorëve, por të mbarë shqitarëve pa dallim për një Shqipëri me administratë, gjuhë dhe buxhet të vetin.  Memorandumi në thelb ishte, një pasqyrim i kërkesave të gjithë shqiptarëve për vetadministrim anë e mbanë trojeve veta.  “Shqipëria donte vedin me sundue”.

“Ded Gjo Luli, që vu sy me vdekë, a shqiptar i lirë me mbetë: me ata kreshnikë petrita të Maleve të Mëdhaja – burra si motit veç që i bante lokja shqipëtarë – bjen në mal, e mbi kaki të Deçiqit ngulë Flamurin e Shqipënisë kuq e zi: zjarm e dekë, nji be ai rreh, nji be të madhe po, rreh ai në sy të qiellës e të dheut, se rob shqiptari për nën themër mizore të turkut ma kurrë jo, kurrë nuk do të gjimonte, e as nën themër, t’atij sllavi të mënijshëm. Me atë be të shugurueshme ngeli në habi Evropa. Cetina u trand, e u dynd tanë pem’ e mëni Stambolla…dhe Malësori mujti”- ka kujtuar At Gjergj Fishta Ded Gjo Lulin dhe malësorët e tij. Ata malësorë, paraprijës të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – që ia dolën, në krye me Ded Gjo’ Lulin!  Frank Shkreli: At Gjergj Fishta për Dedë Gjon Lulin | Gazeta Telegraf

Një këngë popullore me lahutë nga Malësia e Madhe thotë se përpjekjet e malësoreve dhe prijësit të tyre Dedë Gjo Lulit kishin vetëm një qëllim: “Shqipëria donte vedin me sundue”.  Për Dedë Gjo Lulin, Shqipëria ishte mbi të gjitha ka deklaruar 10-vjet më parë i ndjeri President i Republikës Bujar Nishani kur në vitin 2015 ka nderuar Dedë Gjo Lulin, pas vdekjes, me njohjen e lartë: “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin:  “Në vlerësim dhe nderim të thellë të veprimtarisë dhe kontributit të shquar atdhetar si prijës legjendar e i paepur në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare dhe udhëheqjen e tij vizionare të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi”.

Zyra e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në atë ceremoni pëkujtimore 10-vjetë më parë, e cilësoi dekorimin e prijësit të malësorëve dhe heroit kombëtar, si një veprimtari solemne me rastin e 100-vjetorit të vrasjes së heroit dhe prijësit Dedë Gjo Luli, ndërsa kreu i shtetit shqiptar ka shprehur kënaqësinë dhe nderin që, në cilësinë e Presidentit të Republikës, po vlerësonte dhe të nderonte “një atdhetar të spikatur, një luftëtar sypatrembur, një strateg dhe një burrë trim që nuk kurseu asgjë, as jetën e tij, për mbrojtjen e territoreve shqiptare kundër copëtimit dhe shpërbërjes”.

Me atë rast në kujtim të Ded Gjo Lulit 10-vjet më parë, në fjalën e tij në inaugurimin e përmendores së Heroit Ded Gjo Lulit, Presidenti Nishani pat kujtuar fjalët e Luigj Gurakuqit për Ded Gjo Lulin duke cituar atë se “Para 100 vitesh teksa fliste në nder të Dedë Gjo Lulit, Luigj Gurakuqi profetizonte se: ‘Nuk e kemi nderuar siç duhet historinë e Shqipërisë deri në momentin që në një shesh të denjë të kombit, një monument i komandantit të kryengritjes kombëtare nuk do të vigjilojë mbi ne’.

“Të dy patën një jetë madhështore dhe një vdekje tragjike, si heronjtë e antikitetit, por pikërisht ata u bënë themeli i asaj ndërtese që quhet shtet shqiptar”, ka thënë Presidenti Nishani. “Po, sot Dedë Gjo Luli është në Tiranë pas një udhëtimi të gjatë shtigjeve të historisë.  Është këtu afër Gjergj Kastriotit Skenderbeut për të na rrëfyer se çfarë është Malësia e Madhe dhe bijtë e saj. Shqiptarë dje e shqiptarë sot, patriotë pa mëdyshje, pa hezitim, të gatshëm për gjatë shekujve për t’i shërbyer këtij vendi, identitetit të tij evropian, pa pyetur për çmimin e sacrifices, pa e vajtuar gjakun e derdhur”, a deklaruar Presidenti Nishani, 10-vjetë më parë me rastin e dorëzimit të dekoratës së lartë të kombit: “Famuri i Kombit”, pasardhësve të Dedë Gjo Lulit.

Edhe sot pra, në këtë 110-vjetor të vrasjes së tij nga forcat çetnike terrotiste slave, vepra e Dedë Gjo Lulit dhe e malësorëve të tij vazhdon të mbetet sot e kësaj dite një akt i madh historik e patriotik dhe në shërbim të identitetit kombëtar evropian të shqiptarëve. Si e tillë, vepra dhe përpjekjet e tija dhe të bashkvendasve të tij, për liri e pavarësi të shqiptarëve, meriton të kujtohet sot e gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale dhe të vlerave atdhedashëse të malësorëve dhe të kombit shqiptar, në përgjithësi.  Për të jetuar në liri, duke sunduar veten, larg influencave të huaja, kundër pushtuesve të huaj dhe të gjithë atyre që, historikisht, nuk ia kanë dashur kurrë të mirën shqiptarëve — as atëherë, as sot!  Të kujtojnë brezat se me heroizëm dhe sakrificë Dedë Gjon Luli dhe malësorët e tij —i ndëjtën besnikë vlerave shekullore të fisit të shqiptarëve:  lirisë dhe vet-sundimit. Besnikë ndaj dhe mbrojtës të vlerave historike të Kombit Shqiptar:  besës e burrënisë, nderit dhe dinjitetit njerëzor, përballë robërisë shekullore të perandorisë turke, si dhe të armiqëve të tjerë të afërt dhe të largët të Kombit shqiptar, ndër shekuj. Dedë Gjon Luli ishte personfikimi i këtyre vlerave shekullore të shqiptarit.  Si i tillë, duhet të kujtohet edhe sot. Si një figurë kombëtare shqiptare që me shembullin e tij u flet edhe sot shqiptarëve se kjo tokë e vjetër dhe as vlerat, as identiteti kombëtar nuk mund të nxirren në ankand për tu shitur askujt dhe nga askush.  Me ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit Skënderbe në Deçiq (1911), për herë të parë në pesë shekuj, Dedë Gjon Luli ka ndërruar përgjithmonë fatin dhe epokën e Shqiptarëve, duke paraprir kështu shpalljes zyrtare të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, me 28 Nentor, 1912. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij!

Nga ceremonia e dorëzimit të Dekoratës së Lartë “Flamuri Kombëtar” familjarëve të Heroit kombëtar Dedë Gjo Luli në Presidencë, në 2015, në 100-vjetorin e vrasjes së tij

Një grup malësorësh, klerikësh katolikë dhe një oficer ushtarak – ndër të cilët dallohet Ded Gjo Luli, Imzot Luigj Bumçi, At Gjergj Fishta, Jak dhe Zef Serreqi, e të tjerë. Viti 1914 një vit para se të vritej Ded Gjo Luli me 1915 nga forcat terroriste serbo-malazeze në Mirëditë (Shkodra blog)

Për Xhavit Halitin “virtual” dhe real

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
XHAVIT HALITI – VIRTUAL DHE REAL
___
Qysh në vitin 1978, kur u njoha me preshevarin Hasan Kadria (nipin e veprimtarit veteran Ali Alia), e dëgjova ta përdorte një proverb: “mos u bë pushkë kur nuk je as pushkallë”. Ua thoshte atyre që krekoseshin pa pasur mbulesë. Këtë këshillë po ia jap edhe ish-bashkëveprimtarit Xhavit Haliti, i cili në këtë intervistë ngjau shumë me krekosjet arrogante të kryeUDBashit pejan Mehmet Loci.
Pjesëtarët e bandës komplotiste – Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi & Co – të penetruar në UÇK (ZPS-ja i ka akuzuar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”), kishin përvijuar si praktikë: takimet gjatë luftës me diplomatë operativë dhe me kuadro të agjenturave të huaja i quanin vlera ekstra, duke spekuluar e gënjyer se ato kishin rëndësi të madhe pozitive për UÇK-në dhe për Kosovën. Njësoj shpërdorojnë edhe “krahu pacifist”, i cili krekoset me “turizmin politik” të Ibrahim Rugovës & Co (që bënin “vizita” në shtete të ndryshme, duke u shërbyer me pasaporta të Serbisë).
Për ata që nuk e dinë: deri më 23 mars 1999, krejt qeveritë e botës ishin pozicionuar kundër Luftës Çlirimtare të UÇK-së, dhe asnjëra nuk ishte për çlirim e pavarësim të Kosovës. Pra, as qeveritë e shteteve të Aleancës NATO. Të gjitha ishin të përcaktuara se Lufta Çlirimtare e UÇK-së duhej të ndërpritej – qoftë edhe me ndërhyrje ushtarake nga jashtë – dhe Kosova duhej të vazhdonte të mbetej nën Serbi, gjegjësisht në Jugosllavi (siç e quanin zyrtarisht Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Vojvodinën). Në kuadër të këtij përcaktimi, kuadrot operativë të qeverive të huaja, diplomatë e agjenturistë, ishin angazhuar, kush më shumë e kush më pak, për të shtypur kryengritjen e UÇK-së. Për këtë angazhim ata patjetër bashkëpunonin me kolegët e tyre serbë. Pikërisht aty ka zanafillën protagonizmi “ndërkombëtar” i Xhavit Halitit & Co, sepse kolegët serbë duhet t’i kishin udhëzuar kolegët e shteteve të interesuara për ta shtypur Kryengritjen që të komunikonin me pjesëtarët e asaj bande komplotiste, të cilën e kishin kompiluar (kombinuar) agjenturat serbe.
Besoj se ndokujt i intereson e vërteta se si ka ndodhur konkretisht penetrimi i Xhavitit & Co në UÇK, prandaj po ofroj informacion telegrafik.
Më 4 dhjetor 1993 kemi formuar Fondin Vendlindja Thërret (FVTH) dhe Sektorin e Rëndësisë së Veçantë (SRV). Ishte Këshilli i Përgjithshëm (KP) i LPK-së që kishte detyrim zbatimin e vendimeve të Mbledhjes së katërt të përgjithshme të LPK-së, e mbajtur në Prishtinë më 26–27 korrik 1993. FVTH obligohej të grumbullonte ndihma financiare për UÇK-në (të cilës ende nuk ia kishim konkretizuar emrin), ndërsa SRV duhej t’ia përcillte ndihmat financiare UÇK-së, por gjithashtu duhej të krijonte kontakte mes grupeve guerile që ishin formuar sidomos pas Mbledhjes së tretë (Ujmirë, 4 tetor 1991), sepse edhe ajo mbledhje kishte vendosur formimin e guerilës çlirimtare.
Për udhëheqës të FVTH patëm zgjedhur Musa Xhaferrin, ndërsa për SRV u vendos që Kryesia e KP të caktonte tre veta, për shkak të ndjeshmërisë (konspiracionit). Kryesia caktoi Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. KP vendosi që secili anëtar i LPK-së në emigracion ta kishte detyrim të paguante 1000 SFr / 1000 DM në vit (përveç anëtarësisë nga 50 DM në muaj), që do t’i dërgoheshin UÇK-së.
Në mbledhjen e 17 nëntorit 1994, Kryesia e KP vendosi për emërtimin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe miratoi formimin e Shtabit Qendror (SHQ) me koordinator Nait Hasanin dhe anëtarë Xheladin Gashin, Rexhep Selimin dhe Sokol Bashotën. Po në atë mbledhje u vendos të publikoheshin komunikatat për të informuar publikun se aksionet i kishte kryer UÇK-ja; publikimi nisi nga nr. 11, për të lënë të kuptohej se 10 komunikatat e para (interne) i përmbanin aksionet e guerilës deri atëherë.
Në vitin 1996 u informuam se UÇK-së në Kosovë nuk i dërgoheshin pothuajse asnjë qindarkë nga FVTH për nevoja elementare, armë e municion. Fatkeqësisht Kryesia e KP e LPK-së vazhdonte t’i besonte SRV-së, meqë ata tre veta ishin njëherësh edhe anëtarë të Kryesisë.
Në mars 1998, pas Epopesë së Jasharëve në Prekaz, edhe anëtarët më skeptikë të Kryesisë u bindën se UÇK-në ajo epope e kishte gjetur të përtokur, pa asnjë lloj komande qendrore. Kryesia vendos ta shpërbën SRV-në dhe rolin e Shtabit Qendror ta ushtronte vetë Kryesia, sepse nga janari 1997 ishte shpërbërë (edhe pse edhe më parë kishte qenë vetëm improvizim). Kryesia, tashmë e vendosur në Tiranë (në Selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve), vendosi që financat e FVTH të dorëzoheshin vetëm në Kryesi, e jo vetëm te Xhavit Haliti si më parë. Ky vendim bëri që Xhavitit t’i “thyenin arrat” edhe me shokët e tij të ngushtë (Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani; Fazli Veliu, kryetar, dhe Muhamet Kelmendi, nënkryetar ishin vetë dekor i “celulës” konspirative të Xahvitit, Emrushit, Aliut, Gafurrit). Ai i kërcënoi se do t’i dëbonte apo arrestonte Policia Shqiptare, nëse nuk largoheshin vetë nga Shqipëria. Kjo ndodhi në javën e dytë të prillit 1998 (ku rastisi të isha edhe i pranishëm). Pas këtij kërcënimi, anëtarët e asaj Kryesie ikën nga Shqipëria.
Për shkak të atyre komploteve u detyruam të mbanim Mbledhjen e 6-të të LPK-së më 2 maj 1998. Në Kryesinë e re nuk u zgjodh asnjë pjesëtar i bandës së Xhavitit & Co, por u zgjodhën tre marioneta të tyre: Agush Buja, Bardhyl Mahmuti, Jashar Salihu. Kundër asaj bande ishim Ali Ahmeti, Sejdi Gega dhe unë, ndërsa kryetari Bedri Islami simulonte neutralitetin. Kështu, Kryesia e re nuk arriti të zbatonte vendimet as të Mbledhjes së 6-të, as të Komisionit hetimor për akuzat që Hashim Thaçi ngriti në Mbledhje të 6-të (edhe pse ishte futur kontrabandë si pjesëmarrës, pa të drejtë statutore).
Që nga ajo kohë Xhaviti nuk kishte funksione operative as në LPK, as në UÇK, sepse nuk ishte më anëtar i Kryesisë, as në SRV e SHQ (të dyja të shpërbëra). Ai nuk kishte funksion “zyrtar” deri në nëntor 1998, kur u improvizua Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së (edhe pse Jakup Krasniqi kishte plasuar dezinformatë publike se SHP e kishin formuar me 10 qershor 1998. Atëherë banda e komplotistëve futi njerëzit e vet në SHP, sepse i kishin ndihmën e agjenturave armiqësore – nga Shqipëria deri në SHBA – që po koordinonin shtypjen e Kryengritjes së vegjëlisë çlirimtare, e cila ishte vetorganizuar në Kosovë nën akronimin UÇK. Prandaj më neverit kur Xhaviti thotë se i ka “autorizuar” Bardhyl Mahmutin, Jashar Salihun e Ramadan Avdinë të takonin Gelbardin e SHBA-ve në Gjenevë, ose kur Bardhyli thotë se “më autorizoi Xhaviti”. Në verën e vitit 1998 Xhaviti nuk kishte asnjë përgjegjësi zyrtare!
Po ua rikujtoj edhe atyre që simulojnë sikur nuk e dinë:
Departamenti i Shtetit i SHBA-ve qysh në shtator 1998 ishte përcaktuar konkretisht për ta shtypur Kryengritjen Çlirimtare në Kosovë. Këtë e bëri përmes Christopher R. Hill-it, atëherë ambasador në Shkup. Ai e publikoi platformën e DASH-it në gazetën Koha Ditore, më 17 shtator 1998. Teksti ishte konceptuar si projekt-statut që përcaktonte nivelin e autonomisë së Kosovës në kuadër të Serbisë, i sistemuar në 10 kapituj me pika të detajuara. Pra, ai ishte qëndrimi zyrtar i SHBA-ve, jo “bisedat” në “takime” që kishin pjesëtarët e bandës komplotiste duke “përfaqësuar” UÇK-në.
Qysh pas publikimit të kësaj platforme, diplomacia operative dhe agjenturat u angazhuan konkretisht për shtypjen e Kryengritjes së UÇK-së, duke shpërdoruar edhe marionetat e infiltruar në “kreun” e saj. Në janar 1999, konkretizimi u ngrit në nivel ministrash në konferencë në Londër, duke përfunduar në organizimin e Konferencës “ndërkombëtare” të Rambujesë në Francë (6–23 shkurt 1999), me përfshirjen edhe të Rusisë si bashkë-koordinatore.
Agjenturat dhe diplomatët operativë të SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë e kompiluan delegacionin e shqiptarëve të Kosovës për “përfaqësim” në atë konferencë. Në fillim të saj, RDB-ja dhe DGSE-ja serbofile franceze imponuan Hashim Thaçin kryetar të delegacionit shqiptar. Po ato dy agjentura e urdhëruan Thaçin të mos nënshkruante marrëveshjen më 23 shkurt 1999, meqë Millosheviqi ishte kundër, prandaj faji duhej të barazohej mes Kosova shqiptare dhe Serbisë serbe.
Fatmirësisht, me 23 mars 1999, pozicionimi i “ndërkombëtarëve” ndryshoi për 180 shkallë, sepse fashistoidi Millosheviq e refuzoi përkrahjen e organizuesve të Konferencës së Rambujesë!
Kujt i interesojnë informata plotësuese, përgjigjem nëse i di.
***
Si ilustrim po paraqes faksimilet e platformës amerikane, të publikuar edhe në shqip në Koha Ditore, më 17 shtator 1998.
Për ata që duan ta ndjekin intervistën e djeshme të Xhavit Halitit (nga minuta 17 e videos):