Kreu Blog Faqe 444

UÇK dhe Adem Demaçi në luftë në katër fronte 1998 – 1999

0

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Në gusht të vitit 1998 Adem Demaçi do të emrohët përfaqsues politik i UÇK-ës me seli në Prishtinë.Të nesërmen  më 14 gusht 1998 do të më ftojë për konsultime a pranoj të jam njëri ndër këshilltarët e tij për: diplomaci dhe filozofi të historisë. Në konsultë, fjalët e para që mi tha ishin këto. “Në çdo kohë ka mundësi që të vritemi të gjithë, sepse okupatori është kah kryen krime të papara në histori. Prandaj, bisedo me familje dhe mundësisht i strehon familiarët jashtë qytetit”. Iu përgjegja shkurt dhe shqip: Ia vlen të sakrifikohemi, sepse UÇK-ën e shiqojmë familiarisht si ndërmerrjën më të guximshme kombëtare në shekullin XX-të, dhe më thellë gjatë historisë. Baci: “Kjo do të thot se vendimi i juej është i prerë. Jeni në sherbim të UÇK-ës dhe i gatshëm edhe për t` u sistemuar në çdo zonë operative që eventualisht do të caktohësh”.

Pastaj Baci më pyet, në bazë të nivelit njohurive që i kisha, se ken e kemi aleat e kend e kemi armik të luftës sonë të drejtë. Ia thash shkurt: Bac i nderuar duhët të jemi të vetëdijshëm se jemi në mes katër (4) forcave kundërshtare, në një territor shumë të vogël, ku në bazë të teknologjiës që ka arritur njeriu, mund të dihët me shumë lehtësi se kush çka din e si vepron.Ne jemi publikisht në një zyre politike, me mundësi që seicila palë t` i shprazë llogaritë e veta, kundër neve. Por ky fenomen nuk duhët të na tremb sepse është momenti që t` i kapitalizojnë disa synime që janë shfaqur nepër burgje, demonstrata, greva, shkrime dhe moskënaqësi qytetare gjatë gjithë shekullit. Prandaj, po t` i numroj një nga një detyrat që do të ishin primare në punën tonë politike-ushtarake, në interes të UÇK-ës.Në rend të parë,ne duhet mirë dhe thellë ta njohim historinë, se nga ka nisur embrioni i krijimit të UÇK-ës; cila është strategjia e saj politike dhe ushtarake, në mënyrë që të dihët se ne nuk jemi të njëanshëm, por nuk jemi në të njejtën kohë as neutral, sepse i takojmë asaj strategjie që tani më me daljën publike të UÇK-s (28 XI 1997), gati çdo gjë dihet. Në këtë drejtim, duke përkrahur uniformën e UÇK-ës, praluftën e saj të drejtë, në mbështetje në Konventat e Gjenevës 1948/49, ne i dëshmojmë botës civilizuese se rreshtimi jonë është i drejtë, madje duke e respektuar çdo parim të Konventës Evropëiane për të drejtat e njeriut.

Në rend të dytë, lufta kundër okupatorit, nuk do të jetë e lehtë, por me direktivat tona ne do të arrijmë që të imponohemi në qarqet Perendimore edhe ushtarakisht, sepse punën politike dhe diplomatike, si duket e ka kryer LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës), deri në atë shkallë sa që lobimi i saj i ka kaluar kufijtë intelektual në nivel kombëtar. Sa kam njohuri kjo Organizatë instruksionet i merr drejtë për drejtë nga institucionet përkatëse të Shqipërisë. E më sa kam informata si hulumtues i dokumenteve më 1967 Sherbimi Informativ i Shqipërisë, ka pas informata se do ta sulmojë Jugosllavinë me 80 000 trupa, për ta çliruar Shqipërinë Kontinentale (Kosovën, Maqedonin Perendimore, Plavë, Gusi, Ulçin që janë okupuar nga Mali i Zi, si dhe Luginën e Prshevës). Kuptohet se një dokument i till konfidencial zbulohët dhe nuk zbulohët për qëllime gjeostrategjike. Por vihët në operacionalizim kur të krijohën rrethanat. Kuptohet se rrethanat kur krijohën,mundësitë për rrealizimin e projektit janë shumë të mëdha. E projekte të tilla krijojnë shtetët që u janë bërë padrejtësi, si dhe ato që kanë synime imperialiste. Në rastin konkret, synimi jonë është i drejtë. Lidhur me këtë, edhe më 1981 nëse eskalon situata, Shqipëria, thuhet në disa shkrime, e nxorri dokumentin nga sirtari dhe planifikoi nëse krijohën kushtët që Jugosllavinë ta sulmojë dikush nga jashtë, ose nëse brenda saj nëse shpërthen lufta qytetare, atëherë duhët të peshohet vlera operative e dokuemntit. Siç dihet situata nuk eskaloi deri në atë masë sa që të intervenohët. Madje edhe SHBA edhe BRSS u deklaruan “ilegalisht” se: “janë për ruajtjën e Jugosllavisë”. (Kolonel Halil Katana)

Situata pas 23 marsit 1989 ka ndryshuar, në saje të aprovimit “Programit jugosllav për Kosovën më 1988”. Tani (1998) jashtë Jugosllavisë është Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia. Mali i Zi dhe Serbia e kanë themeluar Jugosllavinë e Tretë, e cila me tërë potencialin nazifashist po e sulmon UÇK-ën (popullin shqiptar në Kosovë). Dhe, një fakt dihet se UÇK është disa dhjeta herë më e dobët se ushtria e Shqipërisë më 1967 dhe 1981. Por mbi të gjitha, rrethanat janë krejtë të tjera krahasuar me pozitën e RSFJ-ës më 1967 dhe 1981. Në luftën tonë të drejtë duhët të imponohemi dhe i nderuari Baci Adem, Programi që e keni përpiluar me 1963 si duket i ka ardhur koha sepse Perendimi është kah e hulumton pozitën (luftën) tonë dhe mendoi se nuk do të shiqojë mga bregu. Madje tani (verë 1998) e kemi një Rrezolutë të KS OKB nr. 1160 nga 31 marsi 1998 ku ndër të tjera mbështetët në Kaptinën e VII-të të Kartës së OKB (nenet 42-46), që do të thot se:”nëse RFJ i kalon kufijtë e përdorimit të forcës, lejohët BOMBARDIMI i atij shteti agresor, në rastin konkret Federata Serbi-Mali i Zi. Me këtë elaborim, Baci mbeti i knaqur. Nga ajo ditë isha ushtar i UÇK-ës, por pa uniformë!

Para Bacit e shtrova edhe këtë qëndrim, të cilin e kultivoja përmes Enver Malokut, i cili ma botoi librin në ÇIK me titull: “Politika e shfarosjës së Shqiptarëve  dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, botim në 20 000 kopje. Pra, në rend të tretë, duhët me të gjitha mjetët të ruhët autoriteti i LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), sepse gati i tërë populli i është mbështetur kësaj partie, e cila me propogandë dhe oportunizëm e ka bindur masën se është “pronare e lirisë”,me shpresë se do të vjen një ditë e caktuar, kur të piqën kushtët dhe “do të agoi liria”. Si duket, populli e ka pëlqyer këtë politikë dhe po i beson deri në miopi. Prandaj oportunizmin e kësaj partie dhe të atyre që i rrijnë parnë, nuk duhët ta nxierrim në istikame si konfrontim, sepse këta nuk duan luftë, dhe atë veprim të masivizimit të UÇK-ës, duhët ta bëjnë ata që e kanë komandën dhe armët në dorë, por që autoriteti i JUEJ (Bac) duhet shkojë në atë drejtim që t` i sinkronizpojë frontet e luftës. Por me kujdesin më të madh, ne politikisht duhet krijojmë miqësi me LDK-ën, të cilën miqësi, mund të mos e pranojnë. Por prap mos pranimi, nuk guxon të lexohët nga ne si hasmëri-armiqsie në mes shqiptarëve. Baci: “Më duhët këso kshillash për çdo ditë, sepse Ali Hadri i ka pasur vizion”.

Në rend të katërt, duhët ta dijmë se ndërkombëtarët janë kundër UÇK-ës, jo aq sa okupatori, por që me punën tonë, me informimin e drejtë që do ta bëjmë, ne do ta afrojmë LDK-ën së pari drejtë istikameve, por edhe ndërkombëtarët do t` i bindim, se lufta jonë është serioze, por që mbi të gjitha i xhveshë padrejtësitë që na janë bërë nepër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, e xhveshë kauzën e luftës që na është imponuar si mjet i fundit. Por, tani për tani (verë e vitit 1998) ndërkombëtarët janë pro politikës LDK oportuniste, dhe mbi të gjitha edhe Vashingtoni edhe Brukseli janë pro Beogradit (!), sepse UÇK-ën po e quajnë “terroriste”, sepse po synojmë me fuqinë e armës, ta krijojmë shtetin, të cilin nuk e kemi. Pra, ata (Perendimi liberal) e lufton tonë pa të drejtë. E luftojnë diplomatikisht politikën tonë, shtetin tonë të ardhshëm.  Dhe ky realitet duhet kuptuar se RFJ ka ambasada në shtetët Perendimore. Madje RFJ është antare e OKB-ës, Dhe kështu hapur, shtetët e demokracisë  po pozicionohën në anën e Beogradit agresor. Ky pozicionim e vështerson luftën tonë, por ne duhët të lëvizim andej kah jemi nis, kah janë nisur atdhetarët më të vëndosur. E lufta jonë besoi se do të kuptohet ngadal por sigurtë se është luftë e drejtë!

Çka është për neve shteti nazifashist-Jugosllavia e Tretë (DFJ)?

Fryma e fundit që manifestohët në oborrin e këtij shteti është arkitektura e: kishës,fryma e Akademisë me ushtri e polici serbiane. Në fakt, ky shtet serbian është kërrhama e fundit për krijimin e një Serbie homogjene dhe cenraliste, ku mbretëron dhuna dhe lufta për serbizim të çdo poreje të jetës njerëzore, ku serbët janë “popll i qiellit”, ndërsa të gjithë të tjerët, mbesin kope që flet.

Jugosllavia e tretë në fakt ishte vizatuar në një hartë të vitit 1913, e ku shprazej e tërë prapavia e Naçertanisë 1844. Në këtë program, ne duhët t` i dijmë këto aksioma që tani më janë fiktive në luftën serbe, sepse serbët e humën luftën në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe besoi se do ta humbin edhe në Kosovë.E vërteta okupatorin tonë po e finasojnë: Gjrmania me 1 miliardë dollarë; Franca me 850 milionë dollarë, Italia me 750 milion dollarë, shtetët arabe me 2 miliardë dollarë. Këto para po derdhën në bankat e Rusisë së mbetur dhe prej saj po blehej armatim. Kësaj strategjie po dëshmohët (1998) se i prijnë: Kisha serbe që është TRURI manjako depresiv i një shteti fashis.Në vijim, stratregjisë për Serbinë e madhe, pranë kishës është Akademia, e cila del nga truri si MENDIM i infektuar deri në helmim, sepse asprion për të shkatrruar çdo gjë që nuk është serbane.Pra lufta e saj është: Omnia contra omnes! Kurse, faktori i tretë, që është garancion i fuqisë së kishës dhe akademisë, mbetët: ushtria dhe policia, të cilat e kanë për mjetë të luftës përmanente SHPATËN (armën), me të cilën provojnë për ta kthyer historinë prapa, për t` i vëndosur kufijtë e shtetit Dushanit më 1346-1355, shtet ai që ishte shpallur i: serbianëve, arbanasëve dhe grekëve, shtet ai që pas vdekjës së carit (1355)  bërët copë e grimë, duke u ndarë në shumë principata. E deri me sot, asnjë perandori në histori nuk ka mundur të përtrihët pas dështimit! Mbi të gjitha qëndrimet është pozicioni ndërkombëtare, i cili lëre që e quan UÇK-ën “terroriste”, por shkonte edhe përtej duke thaksuar: “Shqipëria po e ndihmon terrorizmin në Kosovë”-J. Dinzbir, të cilin Baci e përjashtoi.

Adem Demaçi në vijim do të theksojë:Në rend të parë lufta jonë do të mbështetët në Kartën e OKB-ës e sidomos në Konventat e Gjenevës, që nënkupton se jemi këtu për çështje parimore të drejta pa dallim për asnjë kombë apo pakicë kombëtare.Ja pra ky është alfabeti jonë i veprimit. Ne do t` i respektojmë rregullat e luftës edhe sipas traditës, por edhe sipas Programit të Komitetit Kosovës, i cili program është pranuar si dokument i drejtë edhe në Shoqatën e Kombeve  me seli në Gjnevë.Në rend të dytë Konventa evropiane e të drejtave të njeriut do të jetë alfabeti jonë politik dhe juridik tani (1998) dhe  pas çlirimit.Detyrë mbi detyrat, do të jetë që kur të çlirohet Kosova, ne nuk do të sillemi si janë siellë serbët me neve.Me këtë qëndrim Adem Demaçi dëshmoi se është një tribun popullor, e që dëshmonte se është ndertues i madh, krijon së bashku me popullin shtetin e Kosovës, por në të njejtën kohë është shkatrrues i madh, sepse e lufton për vdelkje shtetin marionetë, që po shkonte në histori si relikt nazifashist, e që ishte Serbia, e cila si rezulata i politikës kishtare ishte plasuar as në tokë e as në qiell sepse drejtohej nga Patrikana, e cila popullin e konsideronte një lloj kafshe me barinjët në ball. Në vijim Serbia drejtohej nga Akademia, e cila mendon lëvizje fiktive, për t` ia mundësuar ushtrisë dhe policisë ta përdorë shpatën e cila ka vetëm një qëllim, që të pret koka të atyre që i kundershtojnë me fuqinë e armës synime imperialiste.

  • Shkrimi i kushtohët: Akademik Prof Dr Ali  Hadrit dhe Prof Dr Skender Rizës.

Më 25 shtator 2025

Izraeli mund të zgjerohet edhe më shumë territorialisht dhe askush nuk brengoset për “vujtjet e palestinezëve”, kujdes nga krenaria tragjikomike islame

0
Murteza Osdautaj, Prishtinë
___
GJENOCIDI NË GAZA, PRIMITIVIZMI DHE QYQARLLËKU EKSTREM ARAB, TRAMPI PËR EMIGRACIONIN DHE NJOHJA E PALESTINËS
___
Në disa shkrime të mëhershme, disa herë, shfaqa mospajtimin tim për gjenocidin të cilin Izraeli, si asnjëherë në historinë e njerëzimit, e ushtroi në Gaza. Mjafton të përmenden 18000 fëmijë të vrarë apo 28 fëmijë të vrarë në ditë. Ky gjenocid i paparë, për gati dy vjet, u shikua me një mosinteresim dhe neglizhim, gati të padurueshëm, nga i tërë opinioni ndërkombëtar saqë ,në disa momente, shpreha dyshimin tim nëse vlerat mbi të cilat është ndërtuar kultura dhe humanizmi evropian dhe perëndimor ishin të rreme.
*
Derisa palestinezët në Gaza vriteshin si të ishin minj, vendet arabe dhe bota islame, shikonte me një indiferencë të cilën nuk kam besuar se mund ta përjetoja ndonjëherë. 450 milionë arabë, 22 shtete arabe, miliona ushtarë, mijëra e mijëra aeroplanë luftarakë, dhjetëra mijëra tanke dhe, në asnjë moment, edhe pse vrasjet dhe gjenocidi transmetohej direkt në tv dhe në kanalet e internetit, nuk u shënua asnjë lëvizje, asnjë reagim dhe për më shumë, derisa bashkëkombësit e tyre vdisnin nga bombat, nga uria dhe nga etja, princat feudalë nga vendet arabe organizonin bankete me 500 deve të pjekura apo ndonjëri edhe i dhuronte Trampit aeroplan 500 milionësh. Tmerrimi është edhe më i madh kur e sheh se në këto vende arabe (nuk e di nëse arabët konsiderohen komb apo ymet ngase islami nuk e njeh nocionin dhe konceptin e kombit) nuk ka shoqëri civile dhe nuk ka reagim, protestë apo empati popullore ndaj bashkëkombësve apo bashkëbesimtarëve të tyre që në islam konsiderohen ‘vëllezër’.
*
Refugjatët më të shumtë në Evropë dhe në Amerikë janë nga bota Islame. Asnjëri prej tyre nuk ka emigruar në vendet islame por të gjithë, si një, ua kanë mësyrë vendeve të krishtera. Këta refugjatë hallexhinj, posa arrijnë në vendet mikpritëse, fillojnë dhe organizohen, në rend të parë, për t’i gllabëruar ndihmat sociale dhe vendstrehimin që ua ofron kultura dhe demokracitë evropiane dhe, pastaj, pasi rehatohen, fillojnë të sillen sikur në bashqe të babës, duke refuzuar të integrohen dhe duke u munduar që aty të sillen sikur në vendet nga kanë ardhur dhe duke bërë përpjekje që t’ua imponojnë vendeve mikpritëse kulturën primitive arabe dhe sheriatin. Gjithashtu përhapja e terrorizmit dhe përhapja e ideologjisë së islamit ekstrem ishte edhe doktrinë, edhe detyrë edhe ‘akt historik’ për ta pushtuar botën. Ju kujtohet ndoshta deklarimi i zv.ministrit të Kurtit, me mbiemrin Vokrri, që edhe ai konsideronte që një nga detyrat e neve shqiptarëve ishte të jemi porta e përhapjes së islamit në Evropë që, sipas atij zv. ministri hajvan (se edhe Kurti ka plotë Hajvanë afër tij), nëse kishte nevojë, duhej të bëhej edhe me luftë.
*
E lodhur nga këta islamistë që nuk i bëjnë ballë asnjë lufte dhe asnjë përpjekjeje për liri, që ikin ne vendet perëndimore dhe e shfrytëzojnë demokracinë dhe lirinë e krijuar me shekuj dhe me shumë përpjekje e sakrifica, me ata islamistë primitivë që duke e shfrytëzuar lirinë dhe ligjet e vendeve mikpritëse, e keqpërdorin, deri në skajshmëri, humanizmin, lirinë dhe mundësitë që ua ofron perëndimi duke u munduar ta ‘okupojnë kulturalisht’ vendin mikpritës, shoqëria perëndimore filloi të reagojë dhe të kundërpërgjigjet. Trampi ua tregoj një të vërtetë dhe një fakt që ata duhet ta mbajnë mend: emigrantët që ikin nga vendet e tyre ose duhet të integrohen dhe ta pranojnë kulturën dhe mënyrën e jetës të vendeve ku shkojnë ose, sikur tha Trampi, nëse mundohen ta pushtojnë vendin mikpritës me kulturën dhe sheriatin e tyre, do të konsiderohen armiq dhe do të përballen me tërë forcën e shtetit.
Mendoj se gjithë këta arabë, që mundohen ta shpërndajnë terrorizmin, islamin dhe sheriatin ne vendet ku shkojnë, duhet ta kenë parasysh se kanë ikur nga vendet e tyre se atje nuk kishin guxim ta ndërtonin dhe të luftonin për lirinë dhe mirëqenien, nuk kishin hapësirë dhe punë për ta siguruar kafshatën e gojës dhe po vdisnin urie, nuk kishin forcë as shkollë për ta ngritur kulturën dhe ekonominë e tyre për t’ju bërë ballë sulmeve izraelite dhe për të qenë konkurrentë me botën dhe kombet. Duke i pasur këto parasysh ata ja mësynë Evropës e perëndimit, jo pse i ftoj ajo, jo pse kishin diçka për t’i ofruar asaj dhe kulturës perëndimore por për arsye se, askush nga vendet islame, nuk kishte forcë dhe mundësi t’i mbronte ata nga vdekja pre urisë dhe nga rreziku i masakrave që myslimanët e milicitë e tyre dhe Izraeli e bënin kundër njëra tjetrës.
Nëse vazhdojnë këta myslimanë të sillen sikur kanë filluar të sillen, do të bëhen objekt i një kundërshtimi popullor në vendet evropiane që mund të jetë me pasoja të paparashikueshme për ta.
*
Dhe për ta përmbysur frikën time për rënien e kulturës perëndimore, derisa vendet arabe e islame bëjnë sehir karshi gjenocidit të paparë në Gaza dhe sillen sikur me bashkëkombësit e tyre nuk po ndodhë asgjë, dalin vendet perëndimore që, duke mos mundur t’i tejkalojnë parimet e demokracisë, të humanizmit dhe iluminizmit të ndërtuar me shekuj, e njohin masivisht shtetin e Palestinës. Kjo njohje është edhe një mundësi për vendet arabe e Islame që të ngritën e ta ndërtojnë lirinë e tyre dhe të Palestinës. Në të kundërtën Izraeli do të shtrihet, ‘me emër të Allahut’ siç thonë vetë, prej Nilit deri në Eufrat, ashtu siç e ka në plan.
Izraeli punon natën e ditën. Ata nuk bëjnë hareme seksi dhe bankete me tavolina darkash 500m të gjata e me qindra deve të pjekura derisa bashkëkombësit e tyre masakrohen dhe vriten si të ishin minj.
Izraeli, derisa princat arabë do të ekstazohen me kurvat botërore dhe derisa analfabetët dhe primitivët arabë do ta kryejnë ‘misionin e përhapjes se islamit në botë’, nuk flenë.
Ju betohem se, me këta arabë analfabetë e primitivë, me këta princër mesjetarë e me këta kurvarë të pamoralshëm, Izraeli do të shtrihet, pa u bërë 20 vjet, që nga Tigri e Eufrati e deri në Nil.
E njejta mund t’ju ndodhë edhe shqiptarëve të mi, nëse e ndjekin këtë rrugë fatkeqe.
Kaq!

Besa, guximi, mikpritja dhe bujaria shqiptare e familjes me tradita të Ded Kol Mirit Dedvukaj (1953-2025), në vendlidje dhe diasporë

0

 

Klajd Kapinova, New York

Lajmi i hidhur erdhi më 12 shtator 2025, kur u nda nga jeta atdhetari dhe miku i shquar i të gjithë shqiptarëve Ded Kol Miri Dedvukaj (1953-2025), në moshen 72 vjeçare, i cili tronditi të gjithë komunitetin e madh shqiptaro-amerikanë dhe Malësinë në vendlindje, qe e kanë njohur këtë atdhetar të palodhur dhe zemërbujar të përhershëm me të gjithë bashkatdhetarët pavarësisht fesë, krahinës dhe ideve. Disa vite më parë ishte ndarë nga jeta bashkëshortja e të ndjerit e ndjera Lene Nikollia Dedvukaj. Kjo ngjarje solli pikëllimin e djemëve Pashko dhe Joseph; Reja – Marta; Vajzave: Christina, Ruzhe, Mri dhe Valbona; Vellezërit e të ndjerit: Marash dhe Noc, Kunata – Vitore dhe Maria, si dhe motrat: Ageja, Marja, Terezia, Filja. Gjithashtu shumë të pikëlluar janë edhe 21 nipërit dhe mbesat si dhe 2 stërnipërit e tij. Kjo dhimbje përfshiu familjen e madhe të Kol Mirit si dhe farafesin Dedvukaj. Funerali u mbajt në Shtepinë Mortore “Yorktown Funeral Home”, ditën e marte me 16 shtator nga ora 2:00pm-9:00pm. I ndjeri u përcjell për tu varrosë në vendlindje, Vuksanlekaj, në Malësi. Famullitari i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës dom Pjetër Popaj, mbas meshës të përshpirtshme, i shprehu ngushllimet të sinqerta familjes dhe gjithe farefisit. “Deda, pastë dritë në amshim dhe të gjallëve Zoti u dhashtë forcë.” Pastë tokën e lehtë të vendlindjes së Hotit, njeriu kreshnik e fisnik i Malësisë e i shqiptarisë. Komunitetit të madh shqiptaro-amerikan në New York, Detroit dhe më gjerë, do t’i mungojë shumë prania, fjala dhe veprimtaria e këtij personalitetit të shquar të botës shqiptare. 

Historia e paharruar e nacionalizmit shqiptar të familjes Dedvukaj dhe pinjollit Ded Kol Mirit Dedvukaj  

Një pjesë e mirë e malësorëve tanë trima të pamposhtur, historikisht kanë qenë një qendrese e madhe dhe e vendosur në luftën kundër komunizmit në trojet etnike shqiptare. Ndër shekuj dhe deri në ditët tona, gjatë historisë së saj të lavdishme populli shqiptar ka dhënë shumë trima të guximshëm, dëshmorë e heronj kombëtarë, që kanë dhënë jetën, për lirinë, dinjitetin njerëzor e kombëtar, besën dhe besnikërinë tipike dhe tradicionale amtare.

Sikurse mësojmë nga historia, kujtimet e bashkëkohsve, librat me kujtime të botuara kohët e fundit si dhe nga vetë pjesëtarët e familjes Dedvukaj, del se disa dekada më parë me ardhjen e komunistëve në pushtet, kapiten Gjelosh Luli, qëndroi i fshehur nëpër male, duke u strehuar tek miqtë e tij, sa në malësitë e Hotit të përtej kufirit dhe atë të Kastratit këtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes.

Nga ajo familje e madhe, përveç Dedë Gjon Lulit, kanë qenë tepër të njohur edhe dy djemtë e tij, Kola me Gjergjin, të cilët patën luftuar përkrah babait të tyre. Kola vdiq tepër i ri, pasi u helmua nga serbët në një hotel të Vlorës në vitin 1910, në shenjë hakmarrje ndaj Dedës, ndërsa Gjergji mbeti i vrarë një vit më vonë në Luftën e Deçiqit me 6 prill 1911, kur po ngrinte flamurin shqiptar së bashku më babain e tij.

Sikurse dihet nga historia e populli shqiptar në vitin 1913, kur asokohe u bë ndarja e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha europiane të kohës, fshati etnik shqiptar Traboin mbeti nën juridiksionin sllav të Malit të Zi. Asokohe familja e Dedë Gjon Lulit u shpërngul që andej dhe erdhi e u vendos në afërsi të qytetit të Shkodrës, afër fshatit Shtoj, e cila edhe sot njihet me emërin: Hoti i Ri.

Heroizmi, qendresa stoike dhe bujaria fisnike shqiptare e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj

Në historinë e re shqiptare, me fakte dhe prova origjinale, të zbardhur nga investigimi i vijueshëm mbas viteve 1990 deri në ditët tona nga gazetarët, studiuesit dhe publicistët poskomunist të paanshëm, është hedhur dritë më në fund në një nga ngjarjet dhe faqet më të ndritura të historisë së dhimbshme të Kapitenit Gjelosh Luli, ku del në pah edhe heroizmi, qendresa stoike dhe bujaria tradicionale fisnike shqiptare e fisnikëve të pamposhtur të patriotëve sypatrembur Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj në Malësi të Tuzit.

Nga shfletimi i faqeve të ndritura dhe të përgjakura të heroizmit të tyre shembullor del se viti 1945-1947, atë e strehuan dy familje malësore, ose kushërinjtë e tij matanë kufirit, Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj.

Në vitin 1946, forcat shqiptare të Ndjekjes e rrethuan shtëpinë e Mark e Kol Mirit në Traboin të Malit të Zi, ku Gjeloshi mundi që të shpëtonte dhe iku ndër male. Pas kësaj forcat e Sigurimit e lidhën Kol Mirin këmbë e duar dhe i ndezën dy zjarre anash tij. Ndërsa filloi t’i fryhej mishi i trupit nga flakët e zjarrit…

Nga burimet e reja historike dhe shkrimet e shumta të studiuesve dhe hulumtuesve malësore të rinj bashkëkohorë, mësojmë se në këtë familje u kalit edhe Nora e Hotit, e shoqja e Kolë Dedës, e cila mbeti vejë tepër e re, por vazhdoi të jetojë në familjen e burrit të vet. Ajo ishte krah i djathtë i vjehrrit të vet Dedë Gjon Lulit, duke marrë pjesë aktive në Kryengritjen e Malësisë dhe në shumë luftëra tjera.

Familja e madhe e trime e Lul Doç Dedvukajt, lindi edhe kapitenin Gjelosh Luli, i cili së bashku me major Llesh Marashin, u vu në ballë të frontit të nacionalistëve shqiptarë të Malësisë së Madhe, për ta shpëtuar atdheun nga kulshedra komuniste, e cila e shkretoi vendin e i shkaktoi dëme popullit shqiptar për 50 vjet me radhë, shkruan studiuesi dhe publicisti bashkëkohorë dr. Fran Camaj.[1] “

Të rralla janë rastet në historinë e njerëzimit, si rasti i vëllezërve Kolë e Mark Miri Dedvukaj. Organet e Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë, i kishin rënë në gjurmë Gejlosh Lulit dhe kishin angazhuar forca të mëdha, për të rrethuar malin Drenas, ku ishte strehuar trimi i maleve, në një shpellë të cilën nuk e dinin shumë njerëz.

Vëllezërit Miri e kuptuan se forcat djallëzore partizane, gjegjësisht të Sigurimit Shtetëror, i kanë rënë në gjurmë vendit se ku ishte i strehuar kushëriri i tyre dhe fillojnë të mendojnë mënyrën se si ta nxjerrin nga rrethimi komandantin e vet trim. Kola ishte njeri me trup të shkurtër, i zhvilluar dhe shumë i fuqishëm. Nuk besoj se ka pasë duar më të fuqishme në Malësi se ato të Kolë Mirit Dedvukaj.

Isha fëmijë dhe isha kurjoz ta shikoja atë njeri me fytyrë të gjërë e me rrulla të ashpëra, me qafë të trashë e të shkurtër, me sy të kaltër e mustaqe të zgjatura si grep, kurse nga dora nuk e heqte kurrë një shkop të trashë druri.[2]

Nuk bisedonte shumë, por kur të shikonte të bënte të kuptosh se është një njeri i veçantë, besnik e guximtar e i fortë si shkëmbi. Nuk dëshironte të fliste për ngjarjet e asaj kohe, në të cilat ai kishte qenë protagonisti kryesor. Në një udhëtim 10 orësh me të nga Detroiti deri në Nju Jork, me automobil, në verën e vitit 1977, e pyeta Kolën se si kishte ndodhur ajo ngjarje me Gjelosh Lulin në Shpellën e Drenasit.

“Janë kohë t’ shtira ato djalosh e nuk të lypet gja mej dijtë. I shalla mos i provosh ti as anmiku yt”- më tha Kola, por unë përsëri insistova të më tregojë për atë ngjarje: “Lëne djalosh se nuk t’ duhen gja. Ti don me’ u kthye atje me jetua e muç me ja pa sherrin edhe për kaq sa po flasim. Je i ri e nuk i njeh ti ata. Mos u përsëritshin ma ato kohna, se nuk di çka me than tjetër!”- më tha dhe rrulli ato vetulla të trasha.[3]

Kur e pa se jeta e kushëririt të tij dhe kapitenit të Malësisë Gjelosh Lulit ishte në rrezik, Kola mori konopin e kmesën dhe u nis, gjoja se po shkonte për të marrë kashtë për bagëti. I veshur si punëtor i thjeshtë, kaloi nëpër turmën e ushtarëve, të cilët vërtetë mendonin se është ndonjë bari. Iu afrua ngadalë dhe me kujdes të madh shpellës ku strehohej Gjeloshi.

Pasi e nxori nga shpella, e futi në dëngën e kashtës dhe e ngarkoi në shpinë. Me dengë të kashtës mbi krah, në të cilën fshehej kapiteni i Malësisë Gjelosh Luli, Kola kaloi nëpër turmën e ushtarëve, të cilëve nuk u shkonte ndërmend se aty fshehej njeriu më i kërkuar i Malësisë dhe ndër më të kërkuarit në tërë Shqipërinë.

Ushtarët e ngushtonin rrethimin, të bindur se ndokush duhet t’ i çojë ushqim Gjeloshit në shpellë ose do të detyrohet të dorëzohet ai vetë. Mirëpo, nuk ndodhi as njëra as tjetra. Ushtarët pritnin, ngase as nuk dinin mirë ku është shpella, por edhe nga frika se Gjeloshi nuk është vetëm, por me shokë dhe është i armatosur.

E dinin po ashtu, se Gjeloshi do të bënte rezistencë dhe se më parë do të vdiste se do t’ u binte në dorë atyre. Ngase për një kohë shumë të gjatë nuk vërejtën asnjë lëvizje, iu afruan shpellës me kujdes të madh.

Më në fund u bindën se aksioni i tyre kishte dështuar, edhe pse kishin pasë informatë të sigurt se ku gjendet Gjeloshi. Vetëm atëhere u kujtuan se askush tjetër, përveç Kolë Mirit, nuk ka mundur ta nxjerrë nga shpella trimin Gjelosh Luli. Dikujt nga ata i ra ndërmend, se ka mundur ta kalojë vetëm të fshehur në dëngën e kashtës dhe vrap mësynë shtëpinë e vëllezërve Kolë e Mark Miri.[4]

Kur e pyeta Kolën nëse është e vërtetë kjo që e thashë unë, ai vetëm lëvizi kokën më shikoi pak e tha: “Gjeloshin e kem kalua shpesh herë në jarën herë në anën tjetër të kufinit. E kem fsheh në gjeth, në kashtë ose në sanë, në shpinë, në kuaj e si kem mujt ndryshe. Asht dashtë disi”.

Kolën, pas kësaj ngjarjeje, menjëherë e kishin kapur forcat e Sigurimit shqiptar dhe e kishin munduar në mënyrë më mizore për të treguar dhe për ta dorëzuar trimin e maleve. E futën në mes dy zjarresh, të lidhur këmbë e duar, dhe e sjellnin si fërlikun, por trimi nuk flsite. Pasi trupi filloi t’ i fryhet nga flaka e zjarrit dhe të nxehtit e madh, për të shpëtuar nga kjo situatë e rëndë dhe për të fituar në kohë, Kola premtoi se do t’ i çojë te shpella ku strehohet Gjeloshi për të cilën tha se gjendet dikund larg nga aty dhe se duhet kohë e gjatë derisa të arrijnë atje. Të bindur se ia arritën qellimit, ushtarët e larguan Kolën nga mesi i zjarreve dhe me duar të lidhura u nisën malit për të shkuar atje ku u thoshte Kola se gjendet Gjelosh Luli. Duke i shetitur malit andej e këndej, i zuri nata….

Ushtarët gjuajtën me automatikë në drejtim të tij dhe iu vunë pas, por ai, edhe pse me duar të lidhura, iku për të mos u dukur në opinion për një kohë të gjatë, kurse Markun e kapën forcat jugosllave dhe e denuan me 8 vjet burg të rëndë. Në procesin e përsëritur gjyqësor, kur situata ishte qetësuar pak, gjykatësi që mbiemërin e kishte Gjuroviq, e pyeti Mark Mirin.

-Shoku Mark, na thuaj t’vërtetën çka t’ka shty çi ta vësh jetën në rrezik për at anmik t’popullit? A ke kenë i vetëdishëm se çka ka mujt me t’toll ty e familjes sate?

-Shoku gjyqtar! Do t’flas t‘vërtetën e ti merre si t‘ duesh. Ta jap besën e Zotit edhe ti tëm kishe ra n’dorë, si m’ka ra Gjelosh Luli, t’njajtën gja e kisha ba edhe për ty edhe për çdo njeri tjetë e jo për ata çi e kam kushri.

Ater gjykatsi, çi duket ite pa ken njer i mirë, lapsin çi e kite n’dorë e lëshou më tavolint, vuni gishtin n’tamthin e djathtë, e shikjoi Markun e pas pak, tha:

-T’ lumtë shoku Mark! Do ta marr parasysh këtë pranim tatin t‘sinqertë e burrnor.

Pas disa ditësh ia lexuan dënimin, çi ja kishin ul prej 8 në 3 vjet. Kola ite dënua ma parë vetëm me 3 muaj burg se Marku kite marrë më vetit tetanë fajin e përgjegjësinë.

Marku ishte vëllai i madh dhe ishte mjaft i çmuar në Malësi, jo vetëm si burrë besnik e guximtar, por edhe si njeri i mençur, i cili gjente dalje edhe nga situatat më të vështira për të cilat shpeshherë mendohej se nuk ka zgjidhje.[5] 

Kalon në amshim njeriu fisnik dhe atdhetari i shquar Ded Kol Miri Dedvukaj (1953-2025)

Gjatë gjithë jetës së tij, atdhetari i përkushtuar Ded Kol Mirit Dedvukaj, ishte dhe mbeti një aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan, burrë i zgjuar e fisnik dhe patriot i devotshëm i Malësisë së Madhe dhe mbarëshqiptarisë.

Qysh se kam ardhur në SHBA dhe jam vendosur në shtetin e madh metropolitan të New York-ut dhe deri tani Dedën e kam njohur si një ndër zërat dhe organizatorët më të palodhur të komunitetit tonë, i cili për dekada të tëra dha një kontribut me vlera të jashtëzakonshëm, në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës shqipe, si dhe në mbështetjen e vazhdueshme të kauzës kombëtare.

Gjatë punës time si gazetar dhe redaktor i gazetës “Illyria” (1992) me redaksi në Manhattan, New York, si dhe ne revistën fetaro-kulturore “Jeta Katolike” (1966) dhe disa gazeta në Shqipëri e Kosovë si dhe në shumë website të ndryshme të botës shqiptare, ku kam pasqyruar vazhdimisht aktivitetet e komunitetit tonë, gjithnjë kam parë dhe jam takuar me aktivistin e palodhur të komunitetit këtu patriotin e palodhur dhe të përkushtuar Ded Kol Mirit Dedvukaj.

Kujtoj vazhdimisht me respekt dhe mirënjohje, bashkëpunimin e ngushtë dhe fisnik të tij, në angazhimin e pandërprerë dhe në mbarëvatjen e të gjithë aktiviteteve kulturore, historike, fetare dhe kombëtare, sidomos në New York, Boston, Detroit, etj., që bëri ky personalitet dhe njeri shumë i mirë e i qetë për nga natyra dhe tepër modest, një njeri serioz dhe fisnik në shpirt, duke spikatur përherë si figurë shumë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë bashkatdhetarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Me përkushtim të veçantë, ai qëndroi gjithnjë në krah të aktiviteteve të shumta me frymë të pasur atdhetare, të cilat sot ruajnë në thellësi kujtesën e madhe historike dhe nderojnë figurat e shumta të kombit shqiptar.

Duke shfletuar albumet e shumta fotografike historike, që ruhen me kujdes si pasuri kombëtare në familjen e tij, të bie në sy takimet e shumta për disa dekada me shumë personalitete të botës shqiptare dhe amerikane, për çeshtjen shqiptare në trojet etnike.

Fatmirësisht për këto veprimtari të pasura dhe të larmishme atdhetare, ai është vlerësuar me të drejtë me respekt dhe mirënjohje të shumta nga shoqata dhe organizata kulturore në diasporë dhe në trojet etnike shqiptare si dhe në vendlindjen e tij në Malësi.

Ded Kol Miri Dedvukaj, kujtohet si shembull i gjallë i përkushtimit, fisnikërisë dhe dashurisë për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët e Malit të Zi, mbasi veprimtaria e tij e tij e pasur dhe e gjerë atdhetare mbetet një frymëzim i madh për brezat që vijnë. 

Po kush ishte Ded Kol Miri Dedvukaj?

Atdhetari dhe veprimtari i palodhur Ded Kol Miri Dedvukaj, vjen nga një prej fiseve më të vjetra dhe më të njohura shqiptare të Hotit, ku jetën e tij atdhetare e përjetoi si një urë lidhëse mes traditave të Malësisë dhe komunitetit shqiptar të Amerikës.

Deda ishte dhe mbeti deri në fund i thjeshtë në sjellje dhe jetesë, një njeri shembull i modestisë fisnike në veprime dhe shumë i dashur e fjalë ëmbël me të gjithë. Ende sot të gjithë e mbajnë të freskët në kujtesë Dedën si shembull i një njeriu me shpirt të madh fisniku dhe zemërbujar i përheshëm për nga natyra. Buzeqeshja e tij e pastër, spikati vazhdimisht në sjelljet dhe komunikimet e përditshme me të gjithë bashkatdhetarët e tij në vendlindje dhe kudo në SHBA.

Ai ishte një malësor tipik dhe shqiptar krenar, me tradita të lashta shqiptare, duke mbetur kështu gjithmonë deri sa mbylli sytë, sepse ai ishte i palëkundur në vlerat familjare dhe kombëtare, duke u konsideruar nga bashkëkombësit e tij si një udhëheqës i heshtur, që punoi për forcimin e lidhjeve të diasporës me vendlindjen dhe ruajtjen e vijueshme të identitetit të pastër kombëtar.

Rrënjët e hershme të familjes tipike malësore të Ded Kol Miri Dedvukajt i gjejmë tek historikisht tek fisi i tij, që ka shpalosur ndër shekuj një histori të pasur kombëtare të luftës për liri dhe pavarësi të zones së tij.

Deda u lind në një familje që mbart me nder, privilegj dhe krenari emrin e fisit Dedvukaj, një nëndarje me vijimsinë e fisit Hoti, një nga bajraktërit me emër e zë shumë të fuqishëm dhe me histori të lavdishme në të gjithë Malësinë e Madhe. Sipas traditës së Malsisë kreshnike, dihet se Fisi Hotit, ka qenë gjithmonë në ballë të luftërave dhe përpjekjeve titanike për pavarësinë shqiptare, duke sfiduar Perandorinë Islame Otomane dhe fqinjët sllav shovinistë malazez.

Etimologjia ose emri kuptimplotë Dedvukaj, rrjedh nga patriarku Dedë Vukaj, kur sikurse mësojmë nga historia e lavdishme e krahinës së Malësisë, del se ky fis ka dhënë figura legjendare si Ded Gjon Luli Dedvukaj (1840-1915), heroi i madh i kryengritjes së Malësorëve më 6 Prill të vitit 1911. Ded Gjo’ Luli, udhëhoqi me nder e lavdi historike bajrakun e Hotit në betejën e Deçiqit, ku u ngrit flamuri ynë për herë të parë, pas shumë shekujsh pushtimi sundimi barbar otoman, një moment historik, që simbolizon ringjalljen e shpirtit dhe vlerat e pastra kombëtare shqiptare.[6]

Shumë vite më parë, heroi lejendar antipushtues i trojeve shqiptare dhe flamurit kombëtar kuq e zi, fatosi zemërluan i lirisë Ded Gjon Luli, është vlerësuar pas kalimit në amshim me titullin e lartë kombëtar Hero Kombëtar dhe sot shtëpia e tij në fshatin Bardhaj të Hotit është muze historik, duke kujtuar sakrificat e fisit për autonominë dhe dinjitetin iliro-arbëror shqiptar.

Jeta dhe veprimtaria e pasur atdhetare e patriotit të përkushtuar Ded Kol Mirit në SHBA-Malësi

Të shkruash për bilancin pozitiv apo aktivistin e palodhur të Dedës fisnik, brenda komunitetit tonë këtu është sot nder dhe kënaqësi, mbasi çdo njeri nga ne, që jetojmë dhe punojmë në SHBA edhe pa qenë gazetar apo studiues, mund të rrëfei papushim me krenari të gjithë devocionin e tij të madh, për çështjen e shenjtë kombëtare, përgjatë shumë dekadave në SHBA dhe vendlindjen e tij Malësinë, të cilën për asnjë moment nuk e hiqte nga goja dhe zemra e tij, për t’iu gjend sa më pranë me mish dhe shpirt. Njerëz të tille fisnik si Deda, janë të rrallë dhe të papërsëritshëm në historinë e komunitetit tonë.

Familja e tij migroi në SHBA, në valën e hershme të migrimeve të shqiptarëve, para viteve ’70, kur shqiptarët e Malësisë të lënë mbas dore nga regjimet sllave malazeze erdhën këtu, për të shmangur luftërat dhe për të kërkuar mundësi më të mira jetese dhe ekonomike. Ato asokohe shumë shpejt u integruan në jetën e re dhe të vrudhshme amerikane dhe në jetën e komuniteteve të vogla shqiptare të Boston-it, Detroit-it, New York-ut etj., ku fisi Hoti formoi rrjete miqësie dhe lidhje të forta familjare dhe kulturore.

Deda me qetësi dhe urtësi malësori mbeti një mbrojtës aktiv i komunitetit shqiptar

Qysh në fillim jeta e Ded Kol Miri Dedvukaj, ishte e lidhur ngushtë me këto grupe shqiptarësh, që asokohe ishin vendosur si pararendës veteran në mërgim. Ai punoi si punëtor i palodhur në industrinë e shërbimeve imobilare, duke dërguar ndihma financiare për familjen në Malësi, por mbi të gjitha si njeri me zemër shumë bujare, mbështeti organizatat dhe aktivitetet atdhetare, që mbanin gjallë identitetin dhe frymën dhe idetë shqiptare, në këtë shtet multietnik apo “oqean” të madh, që asimilon ndër shekuj vazhdimisht kultura dhe emigrantë të popujve të ndryshëm të botës.

Jeta në diasporën shqiptare të vjetër, dhe lidhja e tij me organizatat e grupet patriotike të reja la fatmirësisht gjurmë shumë të mira. Edhe të tjerët që e kanë njohur nga afër, tregojnë me admirim se Deda si patriot pati aktivitet të vazhdueshëm dhe kontriute të veçanta me Federatën Panshqiptare “Vatra”, në fillim në Boston dhe pastaj këtu në New York.

Ai u bë pjesë e kontributit historik të shqiptarëve të Amerikës para viteve ’90, në përpjekjet e tyre, për të drejtat e liritë e shqiptarëve nën ish Jugosllavi, si dhe në rrëzimin e diktaturës apo ideologjisë bastardhe dhe vrastare të komunizmit në Shqipëri (1944-1990), lirinë e plotë të fesë dhe rihapjen e dyerve të kishave dhe objekteve të tjera fetare në vend.

Me një bujari të madhe, Deda si një humanist shembullor dhe si besimtar i devotshëm katolik, ishte ndër të parët që me bujari fisnike dha një kontribut të vijushëm financiarë, për rindërtimin dhe restaurimin e kishave të lashta katolike në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë.

Gjatë kohës dhe viteve të ndryshme, kur diaspora shqiptare në SHBA, para viteve ’90 ishte një forcë active dhe vendimtare, për kauzën kombëtare, Deda ishte pjesë e Lidhjes së Prizrenit, Shoqatës Atdhetare “Malësia”, Federatës PanShqiptare “Vatra” dhe në vitin 1990, ai iu bashkëngjit me vullnet të plotë Albanian American Civic League me drejtues ish kongresistin republikan të shtetit të New York-ut, arberesho-italianin Joseph DioGuardi. 

Me kujtohet një rast në vitin 2002 New York, kur po shoqëroja misionarin dhe aktivistin e palodhur nga Shkodra Gjin Mekshi, asokohe Kryetar i Shoqatës të Pajtimit Mbarëkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri. Ai gjatë vizitës në zyrën e Federatës Panshqiptare “Vatra” këtu, kishte shpreh idenë qëllimmirë, që të krijonte një degë të re të Shoqatës në New York. Mes njerëzve të shumtë që ishin mbledhur në një sallë të Vatrës, ai u ngrit në këmbë dhe tha: “Gjatë këtyre ditëve, që po qëndroi këtu në New York, kam takuar fatmirësisht shumë njerëz të mirë dhe aktivistë të palodhur nga trojet etnike shqiptare. Midis këtyre njerëzve, më kanë mbetur në mendje për kontributin e madh që kanë dhënë prej shumë dekadash dy personalitete të mirënjohura dhe te shquara te komunitetit shqiptaro-amerikanë: Ata janë: Dedë Kolë Miri Dedvukaj, të cilin e propozoi për n/Kryetar i Shoqatës të Pajtimit Mbarëkombëtar “Nënë Tereza”, si përfaqsues i Malësisë dhe studiuesin dhe publicistin Tomë Mrijaj Nënkryetar si përfaqsues i Kosovës martire”. 

Ai iu bashkëngjit çdo aktiviteti dhe kontruti financiarë në komunitet, të cilat lobuan në Washington, D.C., dhe New York, para OKB-së, për pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe mbrojtën e lirive dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.

Ded Kol Miri u rrit dhe jetoi në mënyrë aktive në këtë ambient të madh metropolitan të New York-ut, duke kontribuar në jetën e përditshme të komunitetit tonë. Në New York, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës, ai ishte aktiv në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale NY, ku ai ka ndihmuar dhe kontribuar vazhdimisht në festën e Pavarësisë dhe Ditë në Flamurit (28 Nëntori), festën e Kryengritjes së Malësisë së Madhe (6 Prill 1911) si dhe mori pjesë në çdo demostratë nacionaliste në Washington, D.C., dhe New York.

Ded Kol Miri Dedvukaj, si pjesë e këtyre aktiviteteve, ishte një shembull i integrimit. Ai, ka mbështetur politikanët shqiptarë nga Ballkani, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria si dhe edukoi përherë me traditat e pasura malësore familjen, bijtë dhe bijat e tij, për historinë e lavdishme dhe heroizmin ndër shekuj të Malësisë. Sikurse e dijnë të gjithë, Deda është axha i heroit Simon Dedvukajt, shqiptaro-amerikani, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 11 shtator të vitit 2001 në Kullat Binjake, në Manhattan, New York. 

Në politikën dhe jetën e përgjithshme të komunitetit, Ded Kol Miri ishte me kontribute të mëdha dhe të paharruara nga të gjithë ne.  Duke shfletuar faqet e shumta të historisë së komunitetit tonë, del se jeta e tij reflekton dhe duket se ishte një urë e fortë lidhjeje mes së kaluarës dhe së ardhmes.

Dhe këtë aspekt shumë të rëndsishëm e tregon më së miri puna dhe veprimtaria e tij e pasur, ku del në pah pjesëmarrja aktive në protesta për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe për Pavarësinë e Kosovën nga nata e gjatë e pushtimit shekullor serb, për shqiptarët etnik në Mal të Zi, Luginës së Presheves, Maqedoninë e Veriut dhe sidomos ato aktivitete patriotike, që përfshijnë periudhën e viteve 1988-1999, për rrëzimin e sllavo komunizmit etj.

klajdkapinova@yahoo.com

[1] Dr. Fran Camaj, “Gjelosh Luli, figurë e shquar e lëvizjes antikomuniste”, Marrë nga www.zemrashqiptare.net 2008

[2] Po ai, po aty.

[3] Po ai, po aty.

[4] Po ai, po aty.

[5] Po ai, po aty.

[6] Klajd Kapinova, “Dritë dhe hije historike në New York” (Figura, analiza, reçensione dhe këndvështrime), “Shpalosja e historisë së kontributit të elementit dhe klerit katolik për atdhedashurinë dhe Malësia e Madhe si kryefjalë në vite”, f. 497-512, New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.

Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit dhe fillet e nacionalizmit shqiptar

3

Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë

-Nga parathënia e librit “Kosova” VIII, në të cilën përfshihen dokumentet e Kongresit të Berlinit si dhe një pjesë e atyre të Lidhjes Shqiptaret të Prizrenit 1878-1881.

Dokumentet e gjithëmbarshme autentike të Kongresit të Berlinit dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – me ato përcjellëse nga burime të ndryshme, paraqesin çelësin e interpretimit po edhe të vlerësimit të drejtë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në përputhje me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, që e ndikuan drejtpërdrejtë nga shfaqja e saj si ideologji, që e vuri në veprim atë, bashkë me të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi deri te shpallja e pavarësisë kombëtar, më 28 nëntor 1912.
Mungesa e këtyre dokumenteve në formën autentike dhe shfaqja e tyre e pjesshme, të cunguara nga interpretime të ndryshme joshkencore dhe, të manipuluar nga historiografia serbe, greke, bullgare, ruse dhe të tjera, që u shërbenin platformave hegjemoniste të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kishin për qëllim fshehjen e të vërtetës për shqiptarët dhe identitetin e tyre historik nga antikiteti i e këndej, duke e paraqitur “të mjegulluar në histori”. Me këtë kërkohej që shqiptarët dhe çështja e tyre të përjashtoheshin nga harta e re shtetërore, që nga Kriza lindore e këndej, kishte filluar të marrë pamje në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.
Me shfaqen e lëvizjet nacionaliste të popujve të Ballkanit të mbikëqyrura dhe të drejtuara nga Rusia, grekët, malaziasit, serbët dhe më vonë bullgarët, fituan shtet e tyre kryesisht të mbështetura mbi faktorin fetar, me ç’rast një pjesë e mirë e popullatës shqiptare që i takonte besimit ortodoks u përfshi në këto projekte bile edhe si avangardë e tyre, siç ndodhi me arvanitasit në revolucionin grek, ndërkohë që pretendimet e tyre hegjemoniste ndaj etnisë shqiptare nuk u ndalën me kaq. Në përputhje me platformën e “Naçertanjes” e të “Megaloidesë” dhe atyre bullgare, serbët, grekët dhe bullgarët vazhduan planet e tyre për ta hequr nga rendi i ditës çështjen shqiptare, që një ditë, pa marrë parasysh se çfarë do të mbetej prej saj, doemos se do të zinte end në tryezën e Fuqive të Mëdha Europiane.
Kështu, Rusia, e cila brenda një shekulli kishte zhvilluar shtatë luftëra kundër Perandorisë Osmane (nga ajo e Krimesë e vitit 1745 e deri te e fundit në vitin 1878 kur nga pjesa e Bullgarisë iu kishe afruar Stambollit dhe priste që të vente nën mbikëqyrje edhe ngushticën strategjike të Bosforit),dhe me Traktatin e Shën Stefanit, nga marsi i vitit 1878, ia kishte dalë të sendërtojë pjesën më të madhe të planeve hegjemoniste në Ballkan, paralelisht me invazionet e saj ushtarake, kishte zhvilluar edhe platformën ideologjike, të mbështetur në të ashtuquajturën të “drejtë historike” të popullatës sllavo-ortodokse në këto hapësira, të rrënuar nga pushtimet osmane, e cila duhej t’u kthehej.
Duke shfrytëzuar qarqet kulturore të sllavistëve të Vjenës nga radhët e kroatëve dhe serbëve, që Perandoria Habzburge i kishte orientuar për të hulumtuar gjithanshëm të kaluarën e tyre historike në mënyrë, që të ndikonin zgjimin e vetëdijes nacionale të sllavëve të jugut, që lëvizjet e tyre çlirimtare të shfrytëzoheshin që ata të bëheshin pjesë e Perëndimit dhe jo e Lindjes, Rusia ia kishte dalë që të fusë ndikimin e tyre vendimtar në këto qarqe shkencore dhe hulumtuese kah platformat hegjemoniste shtetmëdha, të lidhura me pansllavizmin dhe krishterimin ortodoks.
Në përputhje me këtë politikë, studiues të shumtë rusë, diplomatë dhe klerikë të ndryshëm, në emër të gjoja ndriçimit të trashëgimisë ortodokse në hapësirat evropiane të Perandorisë Osmane, jo vetëm që ishin infiltruar në qarqet sllaviste të Vjenës, por ia kishin dalë që disa nga bartësit kryesor të sllavistikës në Vjenë (gjuhëtarë, historianë, etnografë, antropologë dhe studiues të tjerë), t’i orientojnë kah kjo platformë, duke u kthyer kështu në mentorë të një “shkolle të veçantë” – të një punëtorie të kishës ortodokse ruse dhe degëve të saj serbe, bullgare dhe greke, që kishte marrë përsipër fabrikimin e dokumenteve me anën e të cilave lëvizjeve nacionaliste të sllavëve të jugut u shkruhej historia e sajuar në përputhje me programet hegjemoniste, ndërsa të tjerëve (shqiptarëve) u krijohej anatema e “popujve të egjër” dhe pa histori, madje!
Falsifikimit i dokumenteve kishtare të niveleve më të larta, nga një mit i rremë mesjetar,u kthye në “një shkencë”, ku u dizajnua “e drejta historike” e Serbisë për Kosovën “djep mesjetar serb”. Me këtë rast, gjoja duke u nxjerrë në dritë “dokumentet e heshtura dhe të panjohura” nga arkivat e kishave të Kostandinopojës dhe të peshkopatave të tyre nëpër Ilirik dhe duke “u ndriçua shkencërisht”, rrodhën “tapitë” e “mbretërive” deri te ajo “e perandorisë” së Dushanit, e të ngjashme, që për referencë kishin “jetën kishtare serbe” nëpër manastiret “serbe” të Dardanisë (të Graçanicës, Deçanit, Pejës e të tjera), me “histori” e histori të sajuara rreth “shenjtorëve serbë” dhe monarkëve të shumtë të kishës serbe, paçka se ato i takonin krishterimit ortodoks, të shfaqura në Dardani nga shekulli I e tutje dhe të zyrtarizuara nga perandorët dardanë (Kostandini i Madh) dhe të përhapura më vonë nga Justiniani dhe të tjerë deri në shekullin IX, kur Dardania dhe Iliriku në kuadër të Bizantit, do të bien nën sundimin dyshekullor bullgar. Kohë kjo pra, kur disa formacione fisnore sllave do të shihen në pjesën e Bosnjës së Mesme (Zahumle), pasi që atje të janë vendosur, në shekullin VII nga perandori Herakli, prej nga, në shekullin X fillon organizimi i tyre në zhupani, epiqendër kjo e mbyllur dhe e kufizuar nga pikëpamja shoqërore në hapësirën midis Neretvës, periferisë së Duklesë dhe lumit Drina në lindje.
E vërteta historike se despotët rasienë Nemanjajt, sipas shumë burimeve me origjinë tribale (fis ilir i lidhur me Dardanët), pa ndonjë lidhje të qëndrueshme historike me formacionet sllave të Bosnjës, si vasalë të Hungarisë, do të depërtojnë në këto pjesë gjatë kryqëzatës së katër, në vitin 1192, duke i shkuar pas ushtrive gjermane dhe hungareze drejt Kostandinopojës, për herë të parëshfaqen në Nish dhe prej andej do të vazhdojnë për në Ulpianë, Prizren e deri në Ohër. Me feudalët dhe princat arbërorë të Dardanisë do të lidhin aleanca për ta përvetësuar sa më shumë që të jetë e mundur hapësirën nga shtëpia e përbashkët e Bizantit që po shembej. Ky realitet as që do të ketë rëndësi për fabrikuesit e kristobulave të manastireve “serbe” dhe “pronave” të tyre. Siç nuk do të ketë rëndësi as autoktonia e shqiptarëve në Dardani dhe Ilirik si dhe roli, që kishin luajtur ato nga antikiteti, pastaj gjatë shtrirjes së Perandorisë së Romë dhe shfaqja e Bizantit, ku Dardanët dhe Ilirët ishin bartësit kryesor të saj e të ngjashme. Për falsifikuesit e shkollës ruse të Jastrebovit dhe çirakëve të tij, që shfaqeshin “me tapi kishtare”, nuk kishte rëndësi, po ashtu as fakti se çfarë ishte roli i Arbërorëve në fazën e fundit të rrënimit të Bizantit si dhe i shfaqjes së Normanëve në Ilirik dhe i fuqive të tjera katolikë,veçmas i Anzhuve, që kishin themeluar jo rastësisht më 1272 “Mbretërinë e Arbrit” dhe po ashtu kishin ndihmuar feudalët tjerë arbërorë (Balshajt, Thopijajt, Kastriotët dhe Dukagjinët), që të zënë vend të rëndësishëm në jetën shoqërore të Ilirikut në rrethanat e shfaqjes së Osmanëve në këto anë, kur edhe ishin lidhur aleancat e para të princave arbërorë me Osmanët (Kastriotët, Brankoviqët dhe të tjerët), të cilat do të vazhdojnë edhe pas pushtimeve osmane, për t’u ndërprerë me largimin prej tyre të Skënderbeut, i cili, në saje të luftës, për mbi një çerek shekulli, ktheu shtetin arbëror në Ilirik.
Me këso dhe këto falsifikime, gjithnjë të mbikëqyrura nga shkolla ruse, historiografia serbe dhe ajo greke, ia kishte dalë, në shekullin nëntëmbëdhjetë, të ndikojë me të madhe politikën dhe diplomacinë e Fuqive të Mëdha europiane, e cila, nga shfaqja e Krizës Lindore e këndej, kishte përcaktuar edhe hartën politike dhe atë shtetërore të hapësirës europiane të Perandorisë Osmane në largim e sipër në përputhje me “të drejtën e sajuar” historike të Beogradit, Athinës dhe Sofjes të sponsorizuar nga politika ruse dhe interesat e saj hegjemoniste në këtë pjesë.
Me këto falsifikime politika hegjemoniste serbe dhe ajo greke ia kishte dalë që të pushtojë hapësirat etnike shqiptare dhe të ushtrojë gjenocide ndaj popullatës së saj (në vitin 1878 dhe 1912) duke sjell para aktit të kryer diplomacinë dhe politikën e fuqive të mëdha, siç kishte ndodhur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe atë të Parisit më 1919, paçka se do të jenë disa nga vendet europiane (Austrohungaria dhe pjesërisht Italia), që për interesat e tyre strategjike, do t’ia dalin që të njohin, por edhe të pranojnë një shtet të cunguar shqiptar, i cili shfaqej si digë kundër pretendimeve të mëtutjeshme hegjemoniste sllavo-ruse në Ilirik.
Me “tapi” të falsifikuara, ishte vazhduar edhe më vonë dhe deri te koha jonë, edhe pse ato, me shtetin shqiptar, të përgjysmuar, të pranuar nga Fuqitë e Mëdha Europiane, në vitin 1913 dhe, me shtetin e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, nuk ia dolën që të ndalin të drejtën etnike të shqiptarëve.
Edhe përkundër kësaj përvoje të hidhur me pasoja të rënda për shqiptarët dhe të drejtën e tyre, që të jetojnë të lirë dhe të pavarur, historiografia shqiptare (ajo në Shqipëri dhe në Kosovë), nuk ia doli të lirohet sa duhet nga klishetë e historiografisë hegjemoniste serbe, greke dhe asaj ruse si dhe dogma e “të drejtës historike”, e vendosur në shekullin nëntëmbëdhjetë me falsifikime, sajime dhe përvetësime ndër më flagrantet.
Ndonëse është lënë pas diktati ideologjik-klasor, që për më së gjysmë shekulli ka ndikuar historiografinë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, me gjithë ndonjë lëvizjeje pozitive që të kalohen limitet e diktaturës, historiografia zyrtare (institucionale në Tiranë dhe Prishtinë), kur është në pyetje krishterimi ortodoks si dhe mesjeta, thuajse në tërësi ka mbetur peng i klisheve hegjemoniste të historiografisë së Beogradit – duke e trajtuar atë si “pronë” të serbëve, me çka atyre u njihet “e drejta” mbi trashëgiminë e përbashkët të krishterë, së cilës i kanë takuar edhe shqiptarët nga fillimet e shfaqjes në Dardani dhe Iliri.
Ky qëndrim antihistorik shfaqet edhe në raport me të ashtuquajturin “shtet mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar. Duke u pranuar klishetë e falsifikuara të historiografisë serbe dhe duke u anashkaluar vazhdimësia historike e Mbretërisë së Dardanisë si dhe realitete shoqërore dhe politike të Bizantit në shthurje, historiografia shqiptare thuajse pa përjashtim te kjo çështje, feudalët e thjeshtë, të panumërt asokohe në çdo feud, edhe më tutje i mban për “mbretër” dhe “perandor” të një “shteti mesjetar serb”, që nuk kanë ekzistuar, pos në dokumentet e sajuara në shekullin XIX nga kisha ortodokse ruse dhe ajo serbe dhe greke!
Andaj, nuk është e rastit pse, në bisedimet e Vjenës, pa asnjë vërejtje, në Pakon e Ahtisaarit, politikanët e Kosovës, pranuan që trashëgimia e krishterimit ortodoks në Kosovë si dhe objektet e kultit të saj, së paku, të trajtohet si pasuri kulturore e shtetit të Kosovës, iu falën Serbisë, duke ua dhuruar kështu “tapitë” e “të drejtës historike”, me ç’ka u hoq dorë nga shtylla e kryesore historike që lidh Dardaninë me antikitetin, aty ku e ka burimin jo vetëm një qytetërim i zhvilluar perëndimor dhe vlerat e tij të njohura, por edhe formacionet shoqërore dhe politike (mbretërive dhe perandorive nga e Trojës, ajo Dardane, Maqedonase, ilire, e Romës e deri te Bizanti), me të cilat lidhet identiteti shtetëror shqiptar, i Shqipërisë dhe i Kosovës, ndonëse i rikthyer me një vonesë të madhe historike.
Në dekonspirimin e gënjeshtrës së Beogradit rreth përvetësimit të historisë me anën e falsifikimeve të dokumenteve nga shekulli XIX e këndej, të atyre që kanë çuar te krijimi po edhe pranimi i shteteve në Ballkan, veçmas i krijimit të Serbisë së Madhe, Bullgarisë së Madhe po edhe të Greqisë të mbështetur mbi elementin fetar (ortodoksinë, të shumtën nga elementi shqiptar), gjithsesi se rol të rëndësishëm luajnë dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), ngaqë ato janë zyrtare dhe si të tilla, jashtë mundësisë së falsifikimit, me kusht që të paraqiten si të tëra, ngaqë me anën e tyre sqarohen dy çështje fundamentale. Në njërën anë, ato që kanë të bëjë me planet e Fuqive të Mëdha Europiane, që pamja shtetërore e hapësirës evropiane e Perandorisë Osmane në ikje e sipër të komponohet në përputhje me interesat e fuqive Perëndimore (Austrohungarisë, Gjermanisë, Italisë po edhe të Francës dhe Anglisë), ku do të ketë vend edhe për shqiptarët dhe një shtet shqiptar, pa marrë parasysh se a do të jetë i përmasave etnike apo atyre të arnuara politike. Dhe, në tjetrën anë, dokumentet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nxjerrin pamjen e nacionalizmit politik shqiptar, te një organizimi që, krahas mbrojtjes së etnisë nga pushtimet e fqinjëve (serbëve,malaziasve,grekëve dhe bullgarëve),kishte për kërkesë autonominë politike në kuadër të Perandorisë Osmane (bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm në formën e një Shqipërie Osmane, që do të mund të kthehej në Shqipëri Europiane sapo të shembej Perandoria), ku ka burimin edhe shteti i parë shqiptar, i themeluar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitin 1880, me të cilin fillon rikthimi i shtetit shqiptar në Europë i shkëputur nga koha e Skënderbeut.
Në ndërtimin e të vërtetës historike për shqiptarët dhe nacionalizmin e tyre politik që prodhoi shtetin shqiptar në fillim të shekullit njëzet dhe atë të Kosovës në fillim të këtij shekulli, me çka, në një farë mënyre, rrumbullakohet edhe koncepti i rilindjes kombëtare për një organizim të përbashkët shtetëror sipas shtrirje etnike në kuadër të familjes europiane dhe të qytetërimit perëndimor, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit kanë një rëndësi të veçantë, ngaqë me anën e tyre dekonspirohet gënjeshtra e kthyer thuajse në një tabu se gjoja Fuqitë e Mëdha Europiane dhe Europa politike e shekullit nëntëmbëdhjetë jo vetëm që nuk i ka njohur shqiptarët si popull dhe etni historike, por, gjoja me injorimin, as që ka deshtë t’i trajtojë si të tillë, me çka ata i kishte kthyer në peshqesh për vendet sllave (Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë ortodokse).
Shfletimi sado kalimthi i këtyre dokumenteve autentik në këtë vëllim, nxjerr në pah gënjeshtrën e historiografisë serbe dhe të asaj ruse rreth “injorimit” të shqiptarëve dhe çështjes së tyre, nga “mosnjohja” e shqiptarëve ose trajtimi “si nocion gjeografik”, që gjoja kishte thënë Bizmarku, thënie kjo që me asgjë nuk mund të dëshmohet. Ky konstrukt bie poshtë edhe nga fakti se në Perandorinë Osmane nuk njohej kurrëfarë përkatësie kombëtare pos asaj fetare, të kategorizuar në “milleti-osman”, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit islam (pa marrë parasysh se në ç’masë ai ndikonte raportet e brendshme shoqërore, të cilat dihej se i përcaktonte Kanuni dhe ato mbeteshin autonome) dhe në “milleti-rum”për të krishterët, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit ortodoks, të shkapërderdhur te kisha sllave dhe ajo greke.
Ky realitet, që përjashtonte identitetin kombëtar, shqiptarët do t’i detyrojë të kërkojnë tretmanin e kombit mbi bazat e etnisë dhe të gjuhës shqipe. Këtu zë fill edhe kërkesa për vilajetin e përbashkët shqiptar, si formë e autonomisë si dhe lejimi i gjuhës shqipe në arsimim. Nga letrat dhe peticionet që do t’i dërgohen Kongresit të Berlinit dhe qendrave evropiane, kërkesa për gjuhën (shqipe) shfaqet si referencë e përbashkët identitare, që përcakton kulturën dhe etninë.
Se identiteti gjuhësor, si bazë e identitetit kulturor do të kthehet në një referencë të kërkesave politike që mund të quhen “reforma të brendshme” që prekin vendimet e Kongresit të Berlinit, nuk ishte vetëm “mburojë” e shqiptarëve, me të cilën ata do të mbështesin nacionalizmin e tyre si dhe lëvizjen kombëtare, këtë e tregon edhe vetë Lëvizja Xhonturke nga vitit 1982-1908 si dhe fitorja e revolucioni xhonturk në Ferizaj në gushtin e viti 1908, si platformë e nacionalizmit turk, mbi të cilin do të mbështetet osmanizmi, që më në fund, do të shfrytëzohet edhe nga Kemal Ataturku për ta themeluar shtetin modern turk. Kështu, gjuha si platformë e nacionalizmit mbi të cilën u mbështetën rilindësit kombëtar dhe koncepti i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte kundërpërgjigjja më e mirë modelit fetar, sidomos të krishterimit ortodoks, që u shfrytëzua nga nacionalizmi serb dhe ai grek për krijimin e kombeve mbi përkatësinë fetare.
Megjithatë, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit në këtë botim, ndonëse jo në mënyrë decidive, me vendimin në artikullin XIII dhe XVIII, “që Perandoria të fillojë reformat e brendshme politike”, ua hapin rrugën kërkesave, që shtronin shqiptarët për bashkim në një vilajet nga katër sosh. Duke u thirrur në vendimet për reforma të brendshme të Perandorisë, të shtruara nga Kongresi i Berlinit, shfaqen edhe kërkesat e Komitetit të Stambollit për “vilajetin shqiptar”, që do t’i dërgohen sulltan Hamidit, siç janë edhe ato të Degës së Lidhjes nga Dibra, të gushtit të vitit 1878 dhe të Degës së Jugut, nga Janina në dhjetorin e atij viti dhe pas një viti, që do t’u dërgohen Portë së Lartë po edhe Fuqive të Mëdha në Memorandumin që ua dorëzuan Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashëri qeverive të Berlinit, Vjenës, Parisit, Romës dhe Londrës. Madje, të kësaj natyre, por për herë të parë të përmendura drejtpërdrejtë, janë edhe qëndrimet e lordit britanik Fitzmauricie drejtuar Konferencës së Ambasadorëve, në Stamboll, në maj të vitit 1880, kur për herë të parë, gjithnjë në përputhje me zotimet që i dilnin Perandorisë Osmane rreth reformave të brendshme, u hap edhe çështja e një vilajeti autonom shqiptar. Edhe pse kjo nuk u pranua, megjithatë, siç shihet edhe nga dokumentet e sjellë në këtë libër, krijimi i vilajetit shqiptar brenda Perandorisë Osmane u hap si çështje politike, që do të preokupojë edhe punimet nismëtare të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në mars të vitit 1913, kur u mor vendimi i “krijimit të një Shqipërie autonome” nën suzerenitetin e Perandorisë Osmane, që pas pak do të hiqet nga rendi i ditës, ngaqë Fuqitë e Mëdha Europiane e hetuan se kjo mund t’i shërbente vetëm interesave të Rusisë.
Për fat të keq, historiografia ideologjike shqiptare, që kishte ndërtuar konceptin e shtetit komunist mbi armiqësitë me të tjerët, ku Europa, ishte kryesorja, diskursin e “komplotit” evropian në Kongresin e Berlinit, të sajuar nga historiografia serbe, jo vetëm që e kishte pranuar, por si të tillë e kishte kthyer në një mjet propagandues për qëllime politike.
Edhe pse kanë ekzistuar mundësitë që dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit të sigurohen dhe të interpretohen shkencërisht, historiografia e Tiranës po edhe ajo e Prishtinës, në tërësi ka ndjekur interpretimin që këtyre dokumenteve ua ka bërë Haxhivesilevi, Gopçeviqi dhe historianët tjerë serbë.
Kjo rrugë do të ndiqet edhe atëherë kur ndikimi politik i Beogradit në formën e shtetit komunist të përcaktuar prej tij, nuk do të jetë më as në Tiranë e as në Prishtinë dhe kur Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit do të botohen në gjuhën shqipe, në Prishtinë, në vitin 2008 “Kongresi i Berlinit 1878”, me protokollet e plota origjinale në frëngjisht dhe gjermanisht, të botuar për herë të parë nga Bundestagu Gjerman, në vitin 1978.
Ashtu siç është ruajtur diktati i historiografisë hegjemoniste serbe rreth “shtetit mesjetar” serb në Kosovë si dhe kishës ortodokse serbe në Kosovë në “Historinë e Popullit Shqiptar” në botimin “e përmirësuar” të vitit 2002-2007 ku “mbretërit” dhe “perandorët” e paqenë serbë do të vazhdojnë të “sundojnë” Kosovën, njëjtë do të ndodhë edhe me diskursin “antishqiptar” evropian dhe gjerman të Kongresit të Berlinit! Gënjeshtrat e Haxhivasilevit, Gopçeviqit dhe Garashaninit do të vazhdojnë të citohen nga historianët shqiptarë, thuajse pa përjashtim!
Krahas mosinteresimit rreth dokumenteve autentike të Kongresit të Berlinit nga druajtja se ato rrënojnë shumë nga “tempujt” e historiografisë ideologjike shqiptare dhe autorët e tyre si dhe “titujt” shkencor dhe akademikë, që edhe sot e gjithëditën u sjellin privilegje, gjë që përfillja e atyre nga versioni i manipuluar i Beogradit u siguron “mbrojtje”, njëfarë “moskuptimi” i kuptueshëm për këtë mendësi, vazhdon edhe me dokumentet autentike të vetë “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Jo vetëm te mbledhja e tyre nga burime të ndryshme si dhe klasifikimi i tyre së paku arkivor, por edhe tek çështja e interpretimit të tyre herë nga mosparja si tërësi, prej nga do të dilte edhe vlerësimi i plotë objektiv i tyre, që edhe mund të jetë mospërputhës me atë të deritanishmin dhe modelet e krijuara prej tij, e herë nga implikimet e politikës ditore nga frika se paradigma e tyre mund t’i ndikojë disa procese, që lidhen me implikimin po edhe përdorimin e religjionit te çështjet që besimi të kthehet në një identitet parësor mbi atë kombëtar ose të heq fare atë nga rendi i ditës duke e zëvendësuar me atë fetar, siç kishte vepruar Beogradi pas luftërave Ballkanike dhe me vonë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
Edhe te kjo çështje, qasja sado e tërthortë e dokumenteve të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, nga letrat e rëndomta dërguar Kongresit të Berlinit e deri te Peticionet dhe Memorandumet, flasin qartë se edhe në rrethanat kur Perandoria Osmane nuk njihte përcaktimin kombëtar por vetëm atë fetar (milleti-osman), gjuha, kombësia dhe identiteti etnik shqiptar, theksohej kudo. Madje, edhe në pjesën e atyre dokumenteve, ku theksohet besimi sulltanit dhe sheriatit si dhe Perandorisë Osmane dhe kjo ishte fare e natyrshme në ato rrethana kur vetëm Perandoria Osmane mund ta mbronte hapësirën etnike shqiptare nga copëtimeve e fqinjëve, identiteti shqiptar shfaqet parësor. Përkatësia besimit mysliman, apo të krishterë, ishte përcjellëse dhe assesi përcaktuese, siç ndodhte me kombin dhe gjuhën e përbashkët.
Në këto dokumente që sillen në libër, ndonëse të përzgjedhura nga një tërësi, që së shpejti do të gjejnë vend në dy vëllime të tjera me një paraqitje komplete dhe të përpunuar, veçmas te ato nga qarqet intelektuale të Stambollit, bie në sy përkatësia e shqiptarëve e lidhur me antikitetin pellazg si dhe qytetërimin perëndimor nga zanafilla. Në të gjitha këto deponime, gjuha shqipe shfaqet si gjuhë “mëmë”, gjuhë e gjuhëve, gjë që thyen që të gjitha spekulimet rreth propagandës hegjemoniste serbe dhe ruse për shqiptarët “pa gjuhë” dhe shqiptarët “egjër” dhe “pa qytetërim”.
Kësaj, gjithësi se do t’i ndihmojnë edhe disa nga shkrimet e gjuhëtarëve dhe historianëve gjermanë (G. Majerit) dhe të tjerëve, që iu dërguan Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha, por edhe shtypit të kohës, me të cilat do të tumirën ato që shkruante Vaso Pasha në historinë rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë në frëngjisht, te Sami Frashëri në Enciklopedinë Osmane për origjinën pellazge të shqiptarëve dhe kulturën e tyre të lidhur me antikitetin apo edhe studimet lapidare të filologut të madh arbëresh Dhimitër Kamarda rreth lidhjes së shqipes me pellazgjishten.
Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të përzgjedhurat rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe veprimtarisë së saj nga viti 1878-1881 kanë rëndësi edhe për raportet e brendshme shqiptare si dhe zhvillimet që e përcollën atë në rrethanat kur ajo, brenda tre vjetësh,ia doli që të përjetojë një emancipim të brendshëm politik nga patriotizmi, siç ishte qëndrimi për mbrojtjen e vatanit nga copëtimet, te organizimi politik, që u pasqyrua me luftën për mbrojtjen e territoreve e deri te krijimi i Qeverisë së Përkohshme, me çka lëvizja kombëtare mori fizionominë e një lëvizjeje shtetndërtuese, që e ktheu Shqipërinë në historinë.
Edhe këtu,në këtë zhvillim ndër më të rëndësishmit, doli në pah roli i Kosovës (Dardanisë antike dhe mesjetare), si epiqendër kulturore dhe politike e botës shqiptare, e cila do të ndikojë jo vetëm kohezionin e brendshëm të kombëtarizimit, por edhe ato do të ndryshojnë kahun e atyre rajonale dhe më gjerë, ngaqë Kosova u kthye në epiqendër të nacionalizmit shqiptar, por njëherësh do të kthehet në synim edhe të hegjemonizmit serbomadh për ta pushtuar atë, me çka, edhe politika e Fuqive të Mëdha do të fokusohet te Kosova si një strumbullar ku do të barten po edhe do të përthyhen sferat e interesit midis asaj austrohungareze dhe ruse, siç ndodhi gjatë dhe pas luftërave ballkanike, kur u arrit kompromisi midis tyre që të krijohet një Shqipëri, por e përgjysmuar, me çka, duke iu lënë Serbisë, ajo u sakrifikua, paçka se çështjen e la të hapur deri te koha jonë, kur me shtetin e pavarur të Kosovës, iu dha përgjigjja e duhur, një padrejtësie historike.

Trump kthehet 180 gradë: Ukraina mund të rikthej të gjithë vendin

0

Hans Rustad / Document.no

Në një mesazh në Truth Social, Trump shkruan se ai beson se është e mundur që Ukraina të rikuperojë të gjithë vendin. Rusia është në vështirësi. Ata nuk arrijnë të vendosin përfundimisht mbi luftën dhe janë nën presion ekonomik. Rusët janë të lodhur të presin në radhë për të blerë karburant. Trump beson se Putini mund të ushtrojë presion dhe të heqë dorë.

Këto janë tonet e reja.

Pas njohjes dhe kuptimit plotësisht të situatës ushtarake dhe ekonomike në Ukrainë/Rusi, dhe pas shikimit të problemeve ekonomike që kjo shkakton për Rusinë, unë besoj se Ukraina, me mbështetje nga BE, është në gjendje të luftojë dhe të KËRKOJË përsëri të gjithë Ukrainën në formën e saj origjinale.

Me kohë, durim dhe mbështetje financiare nga Evropa, dhe sidomos NATO, kufijtë origjinalë nga koha kur filloi ky luftë janë një alternativ i plotë i mundshëm. Pse jo? Rusia ka luftuar për tre vite e gjysmë një luftë pa objektiv, një luftë që një forcë ushtarake reale duhet ta kishte fituar për më pak se një javë. Kjo nuk është diçka që e dallon Rusinë. Në fakt, e bën atë të duket si një “tigër papirushi”. Kur banorët e Moskës dhe të gjitha qyteteve të mëdha, fshatrave dhe rajoneve në të gjithë Rusinë të kuptojnë se çfarë po ndodh realisht në këtë luftë, se është gati e pamundur për ta të gjejnë benzinë për shkak të radhëve të gjata që formohen, dhe të gjitha gjërat e tjera që ndodhin në ekonominë e tyre të luftës, ku shumica e parave të tyre përdoren për të luftuar Ukrainën, e cila ka një shpirt të madh dhe thjesht bëhet gjithnjë e më e mirë, Ukraina do të jetë në gjendje të kthejë vendin e saj në formën e saj origjinale, dhe kush e di, ndoshta madje të shkojë edhe më tej se kaq!

Putin dhe Rusia janë në probleme të MËDHA ekonomike, dhe ky është momenti për Ukrainën të veprojë. Pa marrë parasysh, u uroj të dy vendeve fat. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë armë për NATO-n, në mënyrë që NATO të bëjë çfarë të dojë me to. Suksese të gjithëve!

Në podium me Emmanuel Macron, Trump tha të martën se është lodhur nga Putin. Ata ishin në marrëdhënie të mira, por tani Trumpit iu bë mjaft.

Trump snur 180 grader: Ukraina kan gjenerobre hele landet

Në Mal të Zi më tepër vdesin sesa lindin

1

Nail Draga, Ulqin

Diskursi demografik

Të dhënat e publikuara  nga MONSTAT-i kohë më parë për pesë muajt e parë të këtij viti dëshmojnë së në Mal të Zi më tepër vdesin se sa lindin, nga del se këtu është e pranishme “murtaja e bardhë” që i ka përfshi 16 komuna, proces i cili është i pranishëm vite më radhë me pasoja jo vetëm demografike në këtë mjedis

Sipas të dhënave nga MONSTAT-i, në pesë muajt e parë të këtij viti numri i të vdekurve është më i lartë se sa i të lindurve, ndërsa situata me shqetësuese është në komunat në veri të vendit. Trendi negativ i shtimit natyror të popullsisë paraqet problem demografik për Malin e Zi, çështje e cila nuk është momentale por si proces është i pranishëm vite me radhë.

Sipas të dhënave nga MONSTAT-i rënie më të lartë të shtimit natyror të popullsisë është  në Plevle, Bijellopole dhe Plluzinë-komuna të cilat me dekada kanë rënie  të numrit të popullsisë si nga shtimi natyror por edhe  nga procesi i migrimit.

Të rrezikuara 16 komuna

Sipas të dhënave në pjesën e parë të këtij viti shtimin natyror negativ është i pranishëm në 16 komuna, nga 25 sa janë në Mal të Zi. Situata  me shqetësuese është në Plevle që është -119, pason Nikshiqi -81, Bijellopole -62, Herceg Novi -37, Cetina -35, Danillovgradi -31, Kotori -18, Plluzhina -17, Andrijevica, Kollashini e Mojkovci -13, Berana e Shavniku -12, Zhablaku -10, Petnica e Gucia -9.

Ndërsa në gjashtë muajt e parë kanë lindur 3.214 fëmijë të gjallë, e nga to 1.679 djem dhe 1.535 vajza.Më së paku fëmijë kanë lindur në Shavnik (3)  dhe Plluzhinë (9),  ndërsa më së shumti në Podgoricë (1.076)  dhe Nikshiq(311).

Lëvizjet  negative migruese

Dukuria e migrimit të popullsisë sipas komunave, në mes popullsisë së imigruar e asaj të emigruar me e theksuar është në Rozhajë e Plevle. Për këtë periudhë kohore  në Rozhajë janë vendosur 10 banorë, ndërsa nga kjo   komunë janë larguar 95 banorë, në Plevle janë vendosur 14 qytetarë të rinjë ndërsa  janë larguar 92 banorë. Saldo negative migruese kanë edhe këto komuna: Bijellopole (-70), Cetina (-59), Shavniku (-40), Mojkovaci (-38), Berane (-31), Nikshiqi (-25), Tuzi (-24), Andrijevica (-21), Herceg Novi (-18), Petnjica (-13), Plav (-12), Zhablaku (-10), Zeta (-8), Pluzhina e Tivati (-7).

Shpopullimi, dukuri shqetësuese

Në sajë të dhënave nga regjistrimi i popullsisë(2023) del se në Mal të Zi është e pranishme procesi i shpopullimit të vendbanimeve. Kështu në sajë te tyre  të dhënave del se në Mal të Zi janë 277 vendbanime me më pak së 10 banorë, 73 vendbanime pa banorë të përhershëm, ndërsa në regjistrimin e vitit 2011 kanë qenë 39 vendbanime të tilla,  proces i cili do të vazhdojë me rritje të tillë.

Në lidhje me këtë çështje shqetësuese  me i theksuar është migrimi i popullsisë në regjionin verior të vendit, sepse ne periudhën 1991-2023, në tërësi kanë migruar 65.940 banorë, ndërsa për periudhën nga viti 2011-25.258 banorë.

Rënia e  natalitetit dhe emigrimi i popullsisë  ka ndikuar edhe në moshënimin e popullsisë në nivel vendi, ku pjesëmarrja e popullsisë mbi 65 vjeç  sipas regjistrimit të vitit 2011 ishte 12% ndërsa tash është rritur në 16.8%  që  paraqet pjesëmarrje të lartë.

Ende pa të dhëna  sipas vendbanimeve

Ndonëse të dhënat nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023, MONSTAT-i  i ka publikuar  për   numrin e banorëve në nivel vendi dhe komunave, por për vendbanimet ende nuk janë publikuar. Mungesa e të dhënave të tilla nuk mund të arsyetohet, sepse opinioni i gjerë vetëm atëherë ka mundësi për analiza të strukturave të ndryshme  të popullsisë në vendbanimet përkatëse.

Mërgimtarët vetëm si numër

Nga ana tjetër  për mërgimtarët përkatësisht qytetarët nga Mali i Zi të cilët punojnë, jetojnë e shkollohen në botën e jashtme  ma tepër se një vit, është publikuar numri prej  44.017 banorëve,  por, MONSTAT-i e ka obligim të paraqes të dhënat e tilla sipas strukturës kombëtare, gjuhësore e fetare, nga cilat komuna janë dhe në cilët vende  jetojnë.

Cekim me këtë rast se një dukuri e tillë është paraqitur në regjistrim e popullsisë në vitin 2011, pa ndonjë arsyetim sepse çdo  mërgimtar ka emrin e mbiemrin e vet dhe përkatësisnë kombëtare e gjuhësore.

Kujtojmë se në sajë të regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vitin 2003, rreth 1/3 e mërgimtarëve ishin shqiptarë, ku në sajë të rrethanave sociale e shoqërore për këto dy dekada trendi i tillë nuk ka pësuar rënie por ka vazhduar në të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi, duke qenë popullsia me nivel më të lartë të emigrimit në vend, që është dëshmi e statusit social e shoqëror në këtë mjedis.

Po ashtu MONSTAT-i duhet të publikojë të dhënat edhe për 46.877 shtetas të huaj  të cilët kanë vendqendrim në Mal të Zi, nga cilët vende janë, në cilat qytete qendrojnë, cilës kombësi  e fe  i takojnë, dhe cilën  gjuhë e flasin.

Përfundim

Në Mal të Zi  shtimi natyror i popullsisë vazhdon me trendin negativ, që paraqet alarm jo vetëm demografik, por,  nga ana e qeverisë përveç deklarateve të rastit  nuk janë duke u angazhuar me  masa konkrete për zbutjen e gjendjes ekzistuese, e cila është me e theksuar në komunat veriore të vendit.

Ndonëse në lidhje me këtë çështje qeveria aktuale ka themeluar Drejtorinë për demografi në kuadër të Ministrisë të përkujdesjes sociale, kujdesit ndaj familjes dhe të demografisë, rezultatet konkrete mund të priten vetëm  pas disa viteve  e deri atëherë opinionit i mbetet të analizojë të dhënat periodike nga ana e MONSTAT-it, të cilat janë dëshpruese dhe me pasoja të përgjithshme shoqërore.

(Shtator 2025)

Lejmet që nuk duhen dëgjuar e lexuar!

0
Melazim Koci, Prishtinë
___
Gallup Global Safety Report 2025, keto dite beri te ditur se Kosova eshte renditur e treta ne bote dhe e para ne Evrope per ligj dhe rend.
Hulumtimi i Gallup eshte nje deshmi e qarte qe Kosova ka aftesi shtetndertuese. Kjo bie ndesh me narrativen e Serbise, qe shpesh mohon kapacitetin e Kosoves per te funksionuar si shtet i pavarur.
Mjerisht, mediat e aferta me opoziten e kane heshtur kete lajm, i cili do te duhej te zinte ballinat e tyre.
Te njejten e beren edhe mediat e aferta me pushtetin aktual ne rastin e pezullimit te fillimit te dialogut strategjik SHBA – Kosove. Ato e minimizuan peshen e krisjes me partnerin ekzistencial te Kosoves.
Roli i mediave nuk eshte te minimizojne te arriturat dhe as te na bindin, sipas logjikes se pushtetit, si pohonte Orwell, se dy plus dy bejne pese.
Gazetaria objektive dhe e paanshme siguron informacion te sakte dhe te drejte, pa ndikime partiake. Misioni i gazetarit profesionist eshte raportimi i fakteve me integritet dhe pa paragjykime.
Te tjerat jane propagande per perfitime afateshkurtra partiake, duke demtuar interesin afatgjate shteteror.

Pezullimi i Dialogut Strategjik – ndëshkim kolektiv i klasës politike!

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
Pezullimi i Dialogut Strategjik mendoj se është përtej ndëshkimit diplomatik të Qeverisë Kurtit. Ky dënim është për tërë klasën politike të Kosovës dhe më gjerë për shoqërinë kosovare. Vërtet, një popull i pushtuar, poshtuar dhe i sunduar nga të huajt, për shekuj dhe i përçmuar e maltretuar përgjatë gjithë shekullit 20-të, ka rrënjosur ndjenjën e robit, nënshtrimit.
     Pas Plenumit të 4-të të LKJ, të mbajtur në ishullin Brione, të Kroacisë, me 1966, presidenti jugosllav Tito, i “qeroi hesapet” me klanin-bandë të serbit Aleksandër Rankoviq, ministër i Brendshëm jugosllav, filloi një frymëmarrje e shpenguar e shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Republikat tjera, ku jeton në trojet e tyre, komuniteti kolektiv shqiptar. Dhe, pas denoncimit të krimeve makabre, të bëra ndaj popullit shqiptar, të cilat pushteti i quante “deformime”, kam menduar se ajo kohë zezonë, kurrë nuk do të kthehet më në Kosovë.
     Përgjatë atij 10 vjeçarit Kosova avancoi me disa të drejta elementare, të munguara padrejtësisht, si e drejta e përdorimit të flamurit kombëtar, hapja e Universitetit në Prishtinë, amendamentet, ndryshimet kushtetuese 1974.
     Megjithatë, të shpenguar dhe të ngazëllyer, nga ajo “liri” relative, edhe pse Kosova numëronte 48 mijë studentë, Serbia, nën ombrellën e jugosllavizmit, iu kthyer zanatit të vjetër goditës: burgut, dajakut, plumbit për shqiptarët. Zullumi po trashej deri në heqjen e asaj autonomie të vitit 1974. Vetëm 10 nga deputetët reaguan me trimëri dhe dinjitet. Serbia e kishte “kolonën e pestë” brenda vetë Kuvendit të Kosovës, madje edhe zyrtarë bollshëm të shkolluar, deri në thirrjen: “Me ndryshimet kushtetuese, heqjen e autonomisë, Kosova nuk humbet asgjë!”
     Edhe sot, me polarizimet e brendshme, klasa politike është e ndarë, e përçarë, gjithnjë në dëm të Kosovës. E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Annu Prattipati kumtoi vendimin e administratës amerikane, për pezullimin  e “Dialogut Strategjik”, i cili përfshinë mbrojtjen, sigurinë, mjedisin, energjinë, bashkëpunimin diplomatik e tjera.
     “Ra ky mort dhe u pamë”,- thotë populli, kur përballja është sy me sy. Ishte nismë e mençur dhe fisnike e Presidentes unike Vjosë Osmani, që Kosova ta gëzojë Dialogun Strategjik me SHBA. Por, opozita kishte planet e veta sabotuese, me qëllim të ndëshkimit dhe të “qërimit të hesapeve” me Albin Kurtin dhe LVV të tij. Opozita bëri koalicionin e pashpallur, madje të paligjshëm, sepse koalicionet bëhen para zgjedhjeve, “të gjithë kundër njëshit, duke bllokuar zgjedhjen e institucioneve kuvendore. Në ndihmë të opozitës ishte Vuçiq me Listen Serbe të tij, Grenell dhe Hill.
     Sidomos Grenell, i mësuar me konspiracione, rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, i lidhur edhe me familjen e të parit të Shtëpisë së Bardhë, ndikoi dukshëm në masën në fjalë, sepse durimi po sosej në lidershipin aktual të Kosovës, stërzgjatën e bllokadës kuvendore.
     Mendoj se fajësia e Albin Kurtit është e hershme, me disa mendime të shprehura publike. Kulmore dhe e paqëndrueshme është të thuhet se “partneriteti me Amerikën i përket së kaluarës dhe jo të tashmes dhe të ardhmes!?” Por, para se ta thuash këtë, duhet të kesh siguruar partner më të mirë, më të fuqishëm, se sa Amerika aktuale! Partneriteti besnik i Amerikës fillon me Presidentin Woodrow Vilson, më 1915, kur Shqipëria rrezikonte ndarje, deri në shuarje! Lakeu serbo-rus, Enver Hoxha, rrënoi miqësinë që kishte krijuar Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë.
     Realisht, e gjithë e majta shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri, janë pro Lindjes, pro Rusisë dhe kundër Perëndimit, me Amerikën në krye. PDK-AAK-NISMA, pra, PAN-i, janë pjellë e LPK-së. Ka dëshmuar këtë, duke protestuar kundër rrëzimit të “Murit të Berlinit”, sepse sipas tyre, “po dobësohej Rusia, përkatësisht, komunizmi në shkallë botërore!”
     CIA, FBI dhe Shërbimet  tjera Informative Perëndimore, mund të ofrojnë dhe rekrutojnë agjentë nga radhët e PAN-it, të shantazhuar me dosje penalizuese, kriminale, në këmbim të lirisë së tyre, të cilët falsifikueshëm janë shpallur si subjekte të “djathta”! Roli i vetëm i këtyre “biçim agjentësh” mund të jenë shpifjet brenda llojit, LPK-së, për t`i bërryluar për çështje karriere, pushteti. Duke qenë të shantazhuar me dosje penalizuese, deri në vrasje, ata, aktualisht, bëhen të dëgjueshëm në dëm të Atdheut. Dhe, kjo ka ndodhur, duke bërë Demarkacionin, me dhënie falas territor, duke nënshkruar Asociacionin e deri në tradhtinë e madhe, ndarjen e Kosovës, siç bëri Hashim Thaçi me bandën e tij PAN-iste!
     Lirimi i kriminelëve faktik, qoftë serbë, malazezë, boshnjakë apo shqiptarë, nuk u bënë nder Shërbimeve Informative të Quintit, përfshi SHBA-në. Mjerisht, kjo ka ndodhur në të kaluarën dhe mund të përsëritet edhe në të ardhmen!
     Megjithëse i vonuar, Albin Kurti ka reflektuar pozitivisht në raportet me SHBA. Padyshim, ndikim pozitiv tek Albini kanë pasur Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla dhe bashkëmendimtarët e tyre të subjektit GUXO, që në politikë udhëhiqen nga filozofia e Presidentit Rugova, se “shtëpia pa miq nuk mbahet”.
     LDK-ja si parti e qendrës së djathtë, e ruan dhe kultivon në mënyrën më të mirë miqësinë me Amerikën, të lënë trashëgim, deri në amanet, nga Presidenti Rugova, vizionar i pashoq. LDK-ja po shkon “si Muqa pas daive”, duke miratuar prapësitë e partive-banda të PAN-it.
     Lind dyshimi, mos vallë, Lidershipi aktual i LDK-së është i porositur nga ndërkombëtarët, qoftë edhe nga Grenell, t`i bashkohet kampanjes të PAN-it, kundër Kurtit dhe Qeverisë së tij, për ta mundur atë me bllokada, deri në ndëshkimin diplomatik të Kurtit, siç është pezullimi i Dialogut Strategjik, pa asnjë masë tjetër paraprijëse, “si rrufeja në mot të kthjelltë!” Një agjent legal, madje me pagesë nga Beogradi, siç është Richard Grenell, nuk merakoset fare për dëmin që i shkaktohet Kosovës dhe popullit të saj.
 
         Bllokada e opozitës për pushtet, po rrezikon shtetin! 
     Pa mëdyshje, Kosova lakmon dhe xhelozon pozitivisht, pse vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po thellojnë lidhjet me SHBA-në. Realisht, pezullimi i Dialogut Strategjik nuk ka bazë reale, madje është masë aksidentale, njësoj si rrëzimi i Qeverisë Kurti 1, që i solli dëme të mëdha Kosovës, por me ndikim negativ edhe në rajon.
     Shtrirja legjitime e sovranitetit shtetëror në veriun e Kosovës është një “keqkuptim” i shtirur dhe krejt artificial nga BE-ja, përfshi edhe SHBA-në. PAN-i, por edhe LDK-ja trumbetojnë se “ne e kishim shtrirë sovranitetin në veri!” Këtij legeni të shpuar i bie vegla e Hashimit, Edita Tahiri, e cila ka gënjyer shqiptarët, për vite radhazi, se “po bëjmë vetëm dialog teknik”, ndërkohë që ajo me Hashimin bënin dialog puro politik!
    Realisht, as fije sovraniteti nuk kishte në veriun e Kosovës. Atje qeverisnin bandat çetnike, me dirigjim të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar. Albin Kurti dhe Qeveria e tij i ka kërkuar BE-së, sidomos shteteve të Quintit, SHBA-së, për të vendosur rend dhe ligj në atë pjesë integrale të Kosovës. Ose kanë heshtur me injorim të një kërkese legjitime ose kanë thënë “duhet të bisedohet në Bruksel, me palën serbe!”
     Për çfarë duhet biseduar, kur Kushtetuta, me ligjet e saj, përcakton qartazi, për të gjitha ndërhyrjet e Qeverisë, të cilat ishin super-legjitime. Krahas reagimit, kundërshtisë kriminale të Beogradit zyrtar, e pasonte BE-ja dhe, jo rrallë, SHBA, duke e konsideruar si provokim të minoritetit serb në Kosovë. Absolutisht, fajësia bie mbi BE-në dhe ndërkombëtarët, të cilët e miklojnë Serbinë dhe e sanksionojnë, madje padrejtësisht dhe arbitrarisht, Kosovën!
     Ishte logjike kërkesa e BE-së dhe SHBA se Kosovës i duhet një Qeveri stabile, respektivisht, një koalicion me shumësi deputetësh. Kurti me LVV e tij, e pranoi këshillën e sinqertë të ndërkombëtarëve dhe ofroi bashkëqeverisje LDK-së, si parti e pa kriminalizuar. Nuk pati ofertë për PDK-në dhe AAK-në, duke i cilësuar “të pa reformuara, përkatësisht, të kriminalizuara”. Sepse, pranimi i tyre në bashkëqeverisje, e kriminalizon tërë qeverinë! Propozimet e opozitës për qeveri teknike dhe propozime të tjera të ngjashme, ishin jashtë çdo standardi dhe logjike. Rrjedhimisht, opozita destruktive, me kushtin e marrjes të pushtetit në tavolinë, solli edhe pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA.
     Megjithatë, Presidentja Vjosë Osmani është optimiste, se do të mbizotërojë arsyeja. LDK-ja si parti institucionale, do të reflektojë dhe kompromisi për bashkëqeverisje, do të jetë përmbajtësor dhe lëndor, duke shmangur rrezikun e izolimit. Përvoja e hidhur e karrierizmit në LDK, rrënoi partinë e Presidentit Rugova. Ky pësim, duhet t`i shërbejë klasës politike të sotme. Qenia i parë apo i dytë, në një koalicion të sinqertë, për hirë të Kosovës, do të ishte domethënës.
     Ndoshta, nuk do të kishte asgjë të keqe, sikur LumirAbdigjiku ta kryesonte Qeverinë e koalicionit, duke qenë se kanë punuar ekipe profesionale, në hartimin e një plan-programi zhvillimor. Pavarësisht, Albini apo Lumiri, reciprokisht, në kryesim të Qeverisë, me një marrëveshje të brendshme, me kusht që të gjitha vendimet qeveritare, të konsultohen dhe aprovohen bashkërisht.
 
     Pozita, opozita, gjykata dhe mediat,  
           të jenë palë me popullin!
     Vërtet, Amerika nuk është aq modeste, sa për të duruar sfidimin nga mini-shtetet, siç është Kosova. Shprehjet banale, në mos idioteske se “Amerika na mbështeti”, “Amerika na përkrahu”, nuk janë reale dhe as adekuate. Duhet pranuar se Amerika, me aleatet e saj, e çliroi Kosovën dhe këtë duhet thënë me zë të lartë. Dhe, kjo nuk zvetnon aspak luftën e shenjtë të dëshmorëve dhe të luftëtarëve të mbijetuar, për lirinë e Atdheut-Kosovë.
    “Ne e fituam Luftën, ju fitoni Paqen”,- ka deklaruar, madje prerazi, Presidenti Bill Clinton, i cili dha firmën e parë, për nisjen e Apaç-ve bombardues të NATO-s mbi Serbinë agresore serbo-sllave.
    Ndërkohë, merakosja e SHBA-së për të ashtuquajtura “sulme” të Albin Kurtit, kundër Gjykatës Kushtetuese dhe të mediave në Kosovë, është dezinformim i skajshëm e kriminal, i bërë nga opozita PAN-iste, rrast e kriminalizuar. Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, është tërësisht e kapur nga PAN-i. Sipas historianit Jusuf Buxhovi, vetëm në shtrirjen kohore një-vjeçare, qershor 1999 – qershor 2000, janë kryer mbi 600 vrasje. Dhe, pothuaj se, të gjitha kanë mbetur vrasje pa autorë, të pa hetuara, të pa zbuluara, të pandëshkuara!
     Shumë mijëra lëndë penale janë stoqe, ndër vite e dekada, të cilat presin të parashkruhen, siç ndodhë jo rrallë!  Mesatarisht, 8 vite i duhet një lënde penale, për t`u zgjidhur! Kjo nuk ka të bëjë fare me mungesën e personelit gjyqësor, por, ekskluzivisht, me burokracinë korruptive.
     Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është pajtuar me mediat e kapura nga subjektet e koaliciouara në PAN. Asfare nuk i bënë përshtypje kur në debatet televizive, çdo ditë e natë, nga 6 analistë, 5 syresh janë PAN-istë të sertë, të cilët shajnë e shpifin LVV dhe LDK-në. Edhe vetë televizioni publik, RTK, sulmon Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, edhe pse ajo është krijesë e Kuvendit të Kosovës. Për më keq, himnizon krimin dhe kriminelët! Pikërisht, kjo propagandë lehaqene e subjekteve politike të kriminalizuara, janë burime informimi, më sakt, dezinformimi për ndërkombëtarët, të cilat i plason edhe Shoqëria Civile, gjithashtu pjesë e PAN-it.
     Megjithatë, pas kumtimit të pezullimit të Dialogut Strategjik, nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Annu Prattipati, natyrisht, me një ashpërsi, paksa të tepruar, dy ditë më vonë, nga SHBA, pati mesazhe shprese, se “Kosova edhe më tej do ta gëzojë mbështetjen tonë”. Por, parashtroi disa kushte të pranueshme se “Amerika donë partnerë serioz, të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të dëgjueshëm”.
     Reflektimi i klasës politike, respektivisht, konsultimi dhe koordinimi, sidomos me SHBA-në, por edhe me BE-në, është i nevojshëm, bilëz i domosdoshëm, madje edhe i mundshëm. Por, ndërkombëtarët duhet ta mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, qoftë për sanksionet e padrejta të vëna Kosovës, qoftë për ndëshkimin e radhës, pezullimin e Dialogut Strategjik, duke toleruar dhe mikluar, cinikisht, Serbinë, me qëllim të shkëputjes nga tutela ruse. Realisht, oferta për bashkëpunim me BE-në dhe Amerikën e qeverive të Kosovës, për ta kthyer sovranitetin e humbur në veriun e Kosovës, nuk ka munguar. Por, me keqardhje, është shpërfillur me premtime boshe dhe heshtje, për një çerek shekulli radhazi. 
 
         Qeveria e Kosovës ta shfrytëzojë vullnetin e mirë integrues
                  të arsimit dhe shëndetësisë të zonjes Prattipati!
     Një javë më parë, zonja Annu Prattipati, për herë parë deklaroi se edhe sistemi paralel i arsimit dhe i shëndetësisë, duhet të integrohet në sistemin shtetëror të Kosovës. Aprovimi i kësaj mase, sa logjike, aq edhe legjitime nga SHBA dhe BE, do të lehtësonte shumë punën e organeve komunale dhe qendrore të Kosovës, për ta realizuar këtë të drejtë. Sepse është absurditet “sui generis”, që shteti pushtues i djeshëm, të këtë qasje në këto dy institucione vitale të shtetit të Kosovës, siç është arsimi dhe shëndetësia.
    Për çudë, vetëm 5 ditë më vonë, një zyrtar gjerman tërheq vërejtjen se Qeveria Kurti, nuk duhet ta prekë sistemin paralel në arsim dhe shëndetësi të serbëve të Kosovës!? Paradoks, që nuk ka asnjë bazë ligjore, që edhe pas një çerek-shekulli, Serbia përzihet dhe provokon shtetin e Kosovës, me institucione të ndryshme paralele!
     Kryeministri shqiptar, Edvin Rama, në Tiranë, i kërkoi sekretarit të shtetit amerikan, Blinken, ta largojë Kurtin nga posti i kryeministrit. Por, zotëria i mençur amerikan, u përgjigj se “Albini ka shumë përkrahje në popull”, duke e refuzuar kërkesën e argatit të Vuçiqit dhe të Grenellit.
     Me punën voluminoze e ligjore që kryeministri Albin Kurti, të bërë në spastrimin e institucioneve paralele, në veriun e Kosovës, duke u lehtësuar punën edhe ndërkombëtarëve. Pikërisht për këtë SHBA e vlerësojnë atë, pa e humbur mbështetjen amerikane edhe më tej. Natyrshëm, kërkohet maturi dhe koordinim, jo duke e lutur Serbinë, por, duke kërkuar mirëkuptim nga zyrtarët amerikanë në Kosovë dhe Uashigton, si dhe nga miqtë tanë, BE-ja.
     Le të urojmë që pezullimi i Dialogut Strategjik me Amerikën zë madhe, të jetë një taktikë presioni e përkohshme nga Vashingtoni. Por, angazhimi i klasës politike të Kosovës duhet të jetë i konsultuar, koordinuar, për ta arrirë sërishmi Dialogun Strategjik me SHBA-në.

Nuk është me rëndësi që Dejona Mihali është vajza e një greku, problem është që ajo e përmban “modelin Baleta” për Lëvizjen Vetëvendosje!

2

Nga: Gjergj Kabashi

“Dejona Mihali

ABDI BALETA
Mbi modelin politik të Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Albin Kurti
Në kujtim të tij pas kalimit në amëshim të patriotit më të pakompromistë që kemi pasur në Shqipëri në shekullin 21, i fundit i gjeneratës dhe profilit të tij.”
___
Dejona Mihali e paska komentuar dhe lartësuar me pak fjalë Abdi Baletën, kryeislamistin politik të “arnautllukut”.
Ishte një lavdërim i turpshëm e djallëzor njëherit!
E paraqiti si “model” Abdi Baletën, antiamerikanin dhe antieuropianin më të madh, që i zhvilloj dhe formuloj tezat dhe platformën antishqiptare ndër ne…!
Mihali nuk ka asnjë mundësi (ose nuk do…!) që ta njof tashmë të ndjerin Abdi Baleta, qysh e kam njohur une, për shembull.
Une e kam intervistuar gjatë atë pseudonacionalist , panislamik dhe neootomanist të mëvonshëm, qysh në vitet 1996 e 1997, duke e menduar se ishte nacionalist (modern) shqiptar dhe për këtë bashkëbisedim e pata bërë një libër me të për nacionalizmin shqiptar.
Por ai ndërkohë u shfaq si nacionalislamist, që e pati detyruar Kastriot Myftarajn që t’ia jipte një leksion të paharrueshëm me librin e tij.
Abdi Baleta ka me mbetë në historinë shqiptare si njeriu që e ka urrejtur më shumë se kushdo tjetër identitetin kombëtar shqiptar dhe ka dashur, pa e fshehur fare, të na bënte e shndërronte pjesë të sherreve të huaja.
Abdi Baleta si kryeislamisti politik “arnaut” Numër 1, si neootomanist i madh nuk ia ka dashur të mirën asnjë Arbnori / Arbnorja e Arbërisë.
Nuk ka ndonjë nacionalist serb apo grek që ka mund të krijonte platformë antishqiptare, duke ia vënë bazat teorike “popullit Musliman “shqiptar”, si i kobshmi Abdi Baleta, “intelektuali i xhamive” dhe “hoxha” i pothuaj 40 viteve demokraci !
Por, Abdi Baleta, ka dështuar për së gjalli pas përgjigjes së fortë, të pamëshirshme dhe të pakompromis të mbarë inteligjencës së kombit shqiptar.
Atij i hasi “sharra në gozhdë” se u ndesh me përgjigjen e fortë shqiptare, e nuk i doli punë qysh mendonte vetëm me “katolikët”!
Vetëm një person i korruptuar me para apo në shpirt si Abdi Baleta, ka mundur t’ia bënte të gjitha ato të këqija popullit Shqiptar!
Prandaj, kushdo që ndihet shqiptar e shqiptare me ndërgjegje dhe me kulturë, duhet të ruhet si prej gjarpërinjeve më helmues nga “modeli” i Abdi Baletës, qysh na e propozon me dashakeqësi Dejona Mihali!
Se “modeli” i tij antishqiptar ka për tu mbajtur në mend gjatë si kanceri më i madh i kombit shqiptar, si një “model” që synon të na zhdukë andaj duhet ta shkelim me këmbë dhe që të ikum sa më larg prej kundërmimit tejet ndotës të tij…!
Mjerë ajo parti apo komb që i ka ngecë jeta aq pas, sa ta ketë “model” Abdi Baletën, njeriun kobzi që e krijoi platformën teorike për “një komb tjetër”, që u dashka ta lidhte si ind religjioni islam !
___
Shih videon:
___
Nuk do të paraqiste asnjë problem prejardhja etnike greke e babait të Dejona Mihalit, por problem është kur ajo e thekson se LVV duhet ta ketë “model” Abdi Baletën, të parin e nacionalislamizmit “shqiptar”…!
Njeriut që në listat e regjistrave të gjendjes civile sigurisht është i regjjstruar si shqiptar, por që ka vepruar si nacionalislamist, sidomos pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, që edhe nëse se ka pranuar , i ka takuar “Miletit/Umetit Musliman!”
Ata që shkuan ta “mbronin” të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe “Levantin”, toka që, sipas BIK-ut, “janë aq të rëndësishme për Allahun”, janë zero, thjeshtë asgjë krahasuar me platfomën kombzhbërëse të Abdi Baletës.
Të tillët janë më të rrezikshëm dhe të kobshëm, se sa të gjithë xhihadistët shqipfolës së bashku, qofshin ata që “ranë shehid për të mos vdekur kurrë” qysh pati theksuar imami Shefqet Krasniqi, apo të tjerët që mbetën gjallë..!
Andaj, nëse thuhet se “Kjo funksionare e partisë në pushtet është vajza e një nënshtetasi shqiptar me kombësi greke, tregojnë të dhënat nga regjistri i gjendjes civile në Tiranë, Shqipëri.”, nuk thuhet ndonjë gjë nëse ajo nuk vepron dëmshëm ndaj vendit.
Por, me deklaratën për “modelin Beleta” për LVV, ajo i tha të gjitha. Tregoj se “ku fleka lepuri” në shpirtin e saj ! Kjo prandaj nënkupton se duhet analizuar me vëmendje të madhe shtetërore ardhjen e “grupit nga Shqipëria” në këtë parti, sidomos ardhjen e Dejona Mihalin dhe të Hysamedin Ferajn, që të mos na del si grupi i komunistëve jugosllav, që dikur patën shkuar ta formonin Partinë Komuniste të Shqipërisë…!
Baleta ka dashur , ashtu qysh duan të gjithë “baletanët”, të na largojnë nga boshti i jetës sonë njerëzore e kombëtare dhe të na bëjnë pjesë të sherreve e konflikteve të huaja bazuar në religjionin islam.
“Populli Musliman “shqiptar”, në realitet është pjesë e thesit me Mut të “miletit/umetit të profetit M.”, ai që me aq zemër e forcë e duan Turqia neoosmane, Serbia që nga themelimi i saj si shtet, që madje “arnautëve” në Shkup ua pati ngritur “Veliku Medresu “Krala Aleksandra”, 12 vjet pas pushtimit prej saj të asaj pjese të tokës së Arbërisë, vetëm që “mos ta harronin Islamin!”.
Apo Rusia Cariste dikur dhe Federata Ruse sot…!
Baleta ia ka vënë bazat teorike të ashtuquajturit “Miletti Mulslimanë “shqiptar”, në mënyrë që mos t’i lente të bëheshin si komb modern, pra të mbeteshin shqiptar ashtu qysh duan kryesisht Serbia e Turqia.
E për ta arritur këtë do të duhej t’ua sulmonte historinë kombëtare në rrjedhën e saj, sidomos katolicizmin shqiptar.
Ta sulmonte dhe mohonte Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin, Idriz Seferin, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën, Teki Dervishin etj.
Këtë veprim e ka bërë armiku numër Një i kombit, Abdi Baleta…!
Prandaj, jo nga populli shqiptar i Shqipërisë, që janë vëllazërit e motrat tona të shtrenjta, por duhet të ruhemi nga “haxhiqamilët” e asaj pjese të historisë kombëtare, nga ata që i dërguan dhe masakruan në Tivar me mijëra shqiptarë për hirë të orekseve gjakatare serbomëdha.
Të ruhemi nga Mugoshjanët që ia formuan Partinë Komuniste Shqipërisë, asaj pjese shtetërore nga viti 1912. Të ruhemi nga ata që i vranë shqiptarët e Kosovës dhe viseve të saj në frontin e Sremit etj.
Duhet të ruhemi si prej gjarpinjve më helmues nga ata që e sollën Islamin politik në Kosovë, që e nxitën vrasjen e njerëzve të një partie tjetër etj.
Apo nga ai që nga pozitat e larta shtetërore të Shqipërisë pjesën veriore të Kosovës e quan “tokë të askujt”.
Njejt si akademiku serb , nacionalisti Mihajllo Gjuriq, pas Luftës së Dytë Botërore!
A. Baleta ka qenë dhe mbetët kryeislamisti politik i “arnautllukut”, njeri që e ka urrejtur për vdekje Gjergj Kastriotin madje edhe pasardhësit e tij me atë mbiemër nga Arbëreshëm e Italisë.
Persoanlisht ajo që thotë se “Baleta ishte model i LVV” apo i një partie tjetër, nuk është me rëndësi a është shqiptare apo jo, pasi ajo apo ai, janë antishqiptarë/e me vepër, asgjë tjetër.
Dhe për me e ditur se cili është mendimi i tyre i vërtetë, nuk ka nevojë për analizë tjetër, përpos fjalëve të tyre!
Jo vetëm LDK, PDK, AAK por edhe LVV , DUHEN TÊ REFORMOHEN urgjentisht dhe t’i kthehen kombit dhe interesave të tij, pasi të gjitha këto parti e kanë islamizuar kombin e vendin për interesat antishqiptarei.
Se , pak a shumë, të gjitha këto parti pas vdekjes së Ibrahim Rugovës e ISLAMIZUAN vendin për interesat e huaja, qofshin ato të serbëve, turqve apo itë baletave e mihalve…!
Shqiptarëve nuk u duhet kurrfar “bashkimi islamistë shqiptar” as krenari panislamike, pasi vet ekzistenca e shtetit të Kosovës, paraqet siguri për Shqipërinë dhe anasjelltas.
Dhe kurrë nuk duhet ta përziejmë flamurin e shtetit të Kosovës, me flamurin e kombit shqiptar!

Aty ku islami zuni rrënjë të thella, u shua ndjenja për pavarësi

2
Aty ku islami zuni rrënjë të thella, u shua ndjenja për pavarësi.
Në Vilajetin e Kosovës, të Manastirit (Maqedonia e sotme) e në Shqipninë e Mesme, pra në trevat ku shqiptarët ishin masivisht të konvertuem ose ku kishte kolonë aziatikë të shqiptarizuem, nuk kemi asnjë revolucion a luftë të organizueme antiturke gjatë 200 viteve të fundit të Perandorisë Osmane.
Nga Çamëria e turqizueme, madje, nuk dolën as rilindas, jo vetëm që mungoi çdo lëvizje antiosmane.
Jo rastësisht, të gjithë rilindasit shqiptarë i përkisnin komunitetit ortodoks, françeskan apo bektashij. Myslimanët sunitë, megjithëse ishin shumicë numerike, nuk e përqafuan idenë e shkëputjes nga Perandoria e errësinës.