Kreu Blog Faqe 445

Babai i Dejona Mihalit, i deklaruar me kombësi greke

0
Paparaci, më 09/08/2023

Javën e kaluar, një deputete e Kuvendit të Kosovës ngriti në publik pretendime lidhur me kombësinë e Dejona Mihalit, koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ganimete Musliu e PDK-së tha se Mihali “ka prejardhje greke” dhe se “nuk ia do të mirën Kosovës”, derisa kërkoi themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e saj.

Tetë ditë më vonë, pretendimet e Musliut i vërteton një dokument të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Paparaci.

Dejona Mihali, një nga eksponentët më të pushtetshëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Portretizohet si një një nga njerëzit që kontrollon shumicën e deputetëve dhe disa ministra të LVV-së.

Kjo funksionare e partisë në pushtet është vajza e një nënshtetasi shqiptar me kombësi greke, tregojnë të dhënat nga regjistri i gjendjes civile në Tiranë, Shqipëri.

Të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, të cilat i ka siguruar Paparaci, tregojnë se Aleksandër Mihali, babai i Dejona Mihalit, është i deklaruar me kombësi greke pranë autoriteteve shqiptare.

I lindur në Tiranë, Aleksandër Mihali është i deklaruar si pjesëtar i komunitetit grek në Shqipëri, tregon dokumenti. Emri i gjyshit të Dejona Mihalit, bazuar në dokument, figuron të jetë Leonidha. Emri i gjyshës: Figalia.

Nëna e Dejona Mihalit quhet Lindita Mihali. Ajo, pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri është e deklaruar me kombësi shqiptare.

Njëjtë është deklaruar edhe Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është deklaruar me kombësi shqiptare, tregojnë të dhënat pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri.

Një dokument tjetër të cilin e ka publikuar Paparaci rreth dy javë më parë, ngrit dyshime mbi dokumentin identifikues të Mihalit në Kosovë.

Në letërnjoftimin e Dejona Mihalit, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, nuk janë të deklaruara vendlindja dhe nacionaliteti i saj. Nuk është i ditur as qyteti i saj i lindjes.

Në këtë dokument, Mihali ka vendlindje “të panjohur”, qytet të lindjes “të panjohur” dhe një zbrazëtirë te “nacionaliteti”.

Dejona Mihali është pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje. Pjesë e këtij grupi janë eksponentë në zë në LVV, të cilat kanë prejardhje nga Shqipëria. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti: Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj.

“Grupi i Tiranës” ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e opozitës në Kosovë, sidomos të atyre me prirje ideologjike kosovocentrike. Njëri prej tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “të papranueshme” komentet e tyre politike ndaj aleatëve të Kosovës.

Dejona Mihali

Abdixhiku ka thënë se Mihali dhe pjesa tjetër e “Grupit të Tiranës” kanë tendenca kundër Republikës së Kosovës dhe aleatëve të vendit.

“Si është e mundur, që sot të më duhet të mbroj trupat e KFOR-it në Kosovë, që janë trupa në anën e Kosovës dhe popullit të saj, si mund me kaq lehtësi të sulmojmë publikisht sjelljen e aleatëve tanë kryesorë. Është e papranueshme, s’e pranon as LDK as qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku, në një intervistë për RTK-në disa muaj më parë.

Thirrje kandidatëve për kryetar të komunave: Bëni fushatë të qetë dhe dinjitoze

0

Florim Zeqa

Për fat të keq, të zhgënjyerit e shumtë, në vend që të ndërmarrin hapa për ndryshimin e situatës së krijuar, me organizimin e protestave dhe demonstratave për bllokimin e dyerëve të komunave të familjarizuara, e zgjodhën heshtjen dhe ikjen nga vendlindja!

Një pyetje për shumë përgjigje prej lexuesve të këtij shkrimi

Kjo u shkoj për shtati vetëm uzurpatorëve të institucioneve komunale, që në pushtet po mbeten dhe po vijnë me votën e blerë me një vend pune apo të kushtëzuar paraprakisht në mënyrë të pandershme dhe abuzive përmes shitjes së diplomave universitare, çertifikatave, mirënjohjeve dhe dekoratave pa mbulesë!

Të mos flasim për procesin e veteranomanisë apo të shitjes së statutit të veteranit, dëshmorit dhe heroit të paqenë!

Më shumë “gjeneralë” dhe “veteranë” të luftës ka Kosova sesa të gjitha shtetet e ish federatës jugosllave!

Kjo e shtron pyetjen logjike, pas kësaj armate parazitësh funksional, për çfarë arsye po qëndrojnë trupat e NATO-s në Kosovë!?

Përgjigjen në këtë pyetje po ua lë lexuesve, që secili në mënyrën e vet le ta zbërthejë siq është më së miri realitetin e hidhur kosovarë!

Jo pse unë nuk e di përgjigjën në këtë pyetje, por pse gjithnjë del dikush e thotë, e paske harruar edhe ketë pa e thënë këtë, etj!

Sikurse unë, edhe ju lexues të këtij shkrimi mund të kontribuoni me mendimet e lira, sesi mund të vijmë më lehtë deri tek zgjidhja e problemeve shoqërore të akumuluara ndër vite e dekada në Kosovë!

Ka ikur koha e mashtruesve, ka ardhur koha e së vërtetës

Sikurse që ka ikur koha e grumbullimit të votave me veteranë të rrejshëm, me emrin e Adem Jasharit, me emrin e Ibrahim Rugovës, ashtu ka ikur koha e mashtrimit të qytetarëve duke u thirrur në emrin sakrificës sublime të heronjve dhe dëshmorëve të lirisë.

Po ashtu ka ikur koha e mashtrimit të “Akademikëve” me plagjiaturë, pa dije dhe pa guxim intelektual, të cilët grumbullonin vota duke u thirrur në emrin e vrasjeve politike, pa e zbuluar asnjë rast të vetëm!

Kandidatët për kryetarë të komunave, duhet të bëjnë fushatë të ndershme, të qetë dhe dinjitoze, pa sharje dhe ofendime, me programe dhe ide konkrete për zgjidhjen e mijëra problemeve të qytetarëve, të akumuluara ndër vite e dekada, për t’a mbajtur në Kosovë atë popullatë të mbetur.

Vdes Enver Petrovci, ikona e teatrit dhe filmit 

1

Prishtinë, më 22 shtator 2025

Aktori dhe regjisori shqiptar, Enver Petrovci ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i aktorit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar.

Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.

Ngushëllime!

____

Amir Petrovci, i biri i Enver Petrovcit: 

Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas.

Kan være et bilde av 2 personer og tekst som sier 'MAIN JURY'

Aktori Enver Petrovci me të birin…

***

Bajram Kabashi

Me 10 gusht 2025 Mërgata Shqiptare në Botë , që udhëhiqet nga Bahri Ramadani dhe Agim Aliçkaj Drejtor Ekzekutiv ne Ligen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Joseph DioGuardi, ishim në Prishtinë në një takim që zgjati nja tre orë.
Ne takim mori pjesë edhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar.
Aty kishte ardh edhe aktori ynë i madh Enver Petrovci , megjithëse kishte qenë bukur ligësht me shëndet.
Pasi u krye takimi , me Lirim Gashin dhe vëllain e tij, Enverin e dërguam tek shtëpia e tij në Prishtinë, aty ku e kishte marrë Lirimi.
Sot Enver Petrovci paska vdekë.
Shpirti i tij u prehtë në paqen e përjetshme.
‘
Ja foto e takimit, ku është edhe aktori Enver Petrovci…

LPK-istët, krahu i majtë i UÇK-së, ishin të pabesë, ishin hileqar   

4

 

Sinan Kastrati, Suedi  

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Ata që e vranë Kolonelin Ahmet Krasniqin, vranë të ardhshmen e Kosovës (S. N.), 21, Shtator 2025 

Se krahu i majtë, UÇK-ja e udhëhequr nga Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e … Bardhyl Mahmuti për të cilët do të flas e të tregoj disa nga të bëmat e tyre, ishin besëprerë, hilexhi tregojnë edhe të dhënat që do ti paraqes: 

“Në Oslo e kemi caktuar takimin për të biseduar pikërisht për ofertën e Ahmet Krasniqit. Jo për të bërë marrëveshje siç interpretohet. Takimi është i regjistruar dhe nuk ka nevojë të shtrembëroj asgjë. Disa gjëra i ka kërkuar që unë s’jam pajtuar. Ka kërkuar që komunikatat të lëshohen në emër të qeverisë, komunikatat që lëshonte UÇK -ja, dhe ka bë ofertë për t’u bashkuar të gjithë…” thotë Xhavit Haliti 1*)   

Kolonel Agim Mehmeti në librin “E vërteta për FARK-un”, shkruan kështu: 

“ …Atë natë, më 23. 05 1998, në mbrëmje vonë nga hoteli “Oslo”, Fatmiri (Fatmir Zymeraj, sqarim imi), Ahmetin dhe mua na merr dhe na dërgon në një vend në Oslo, aty ku Fatmiri e kishte një lokal-byro të vetin. Ne, me të shkuar në byro takuam Shaban Mujën dhe Xhavit Halitin. Më vonë Fatmiri e sjell edhe Adem Demaçin. 

Të gjithë ulemi rreth një tavoline të gjatë. Pas përshëndetjeve, fjala e parë e Adem Demaçit ka qenë: 

Fikni telefonat dhe nxirrni bateriat jashtë “ 2*)  

E nënvizova me shkronja të zeza dhe një vijë të trash të zezë përfundi fjalisë: “Fikni telefonat dhe nxirrni bateriat jashte “, për të vërtetuar para lexuesve dhe shqiptarëve se Xhaviti ose është rrenc ose është rrenc, i pafytyrë e i pabesë.  

Qe pse është Xhaviti edhe rrenc, i pafytyråe edhe i pabesë. Adem Demaçi iu thotë që ti fikin, mbyllin telefonat e bateritë e telefonave ti qesin në tavolinë bashkë me telefonat ndërsa Xhavti tradhtisht paska pasur ndonjë aparat tjetër përgjimi, manjetofon, telefon ose mjet tjetër që i ka inqizua bisedat pabesisht. 

Kujt me i besua? 

Ahmeti është vrarë, Ademi e Agimi kanë vdekur por gjallë janë edhe dy të tjerë, Shaban Muja dhe Fatmir Zymeraj.  

Nëse Shaban Muja e Fatmir Zymeraj janë të  pashpirt e të pandershëm, mund të deklarohen ndryshe nga ajo që ka thënë Adem Demaçi dhe e ka ka shkruajtur Agim Mehmeti, “mbyllni telefonat …”. 

Kolonel Agim Mehemti, në librin  “E vërteta për FARKUN” vazhdon: 

“Pasi u pajtuam për të gjitha për çfarë kishim biseduar, Xhaviti, Shabani dhe Fatmiri i paraqesin si kërkesë Ahmetit për të ndërmjetësuar te Ministri i Financave, Isa Mustafa, pasi që Fatmir Zymeraj kishte mbledhur të holla për 3%-in në shtetet skandinave , mbi 170.000 marka gjermane dhe në momentin e fundit ato i kishte derdhur në Fondin “Vendlindja Thërret”.  

Ahmeti iu ka premtuar atyre se ky problem do të zgjidhet pasi ne u pajtuam për të gjithat” 3*) 

 Kjo është pabesia tjetër. I muarën paratë dhe ikën e u fshehën pas llugave derisa erdhën forcat e NATO-s, për të dalur si triumfues..  

“Kur këthehen në Tiranë, në zyrën ku punoja me Ahmetin, në pyetjen time drejtuar Ahmetit  

–“bacë, ku janë këta djemë që kishin marrë pjesë në takimin e Oslos”? Ahmeti përgjigjet:  

“-unë jam takuar një ditë me me ta dhe në kërkesën e bërë nga Xhavit Haliti, që të vie në shtab, ai Xhaviti, mu përgjigj se : 

 “-ne kemi punuar që tetë vite në konspiracion e kështu që për për çdo problem mund të takohemi në objektet  jashte shtabit, në dhomat e banimit (në Tiranë)” 4*) ,   

Jakup Krasniqi, deklaronte se nuk kishte FARK, më shumë se njëherë. Një gazetare shqiptare që punonte në Zagreb, Diana Rexhepi shkruante: “Është vrarë Krasniqi i gabuar!” 5*)  

Kurse për Hashim Thaçin, Diana shkruante: Hashim Thaci deshi të më vras tri herë 6*)   

Përmendorja e Kolonel Ahmet Krasniqit në Vushtrri

Por të dalim te Kolonel Ahmet Krasniqi.  

Krerët e UÇK-së, konkretisht Hashim Thaçi e kishte kërcënuar Kol. Ahmet Krasniqin. 

“Çka mund të them se në takimin e parafundit të cilin e patëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Bardhaniq më 01.09.1998, prezent ishin Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Idriz Zyrapi, Ramush Haradinaj, Binak Gashi etj, ishte bërë fjalë se do ta vraasin Ahmet Krasniqin dhe këto kanë dalë nga goja e Binak Gashit i njohur si “Breshka”, sepse e ka gruan serbe dhe gjithnjë sipas Binakut e njeh Ahmetin nga Kroacia, ndërsa në bisedë telefonike të cilën e ka zhvilluar komandant Tahir Zemaj me Ahmet Krasniqin në prezencë të Hashim Thaçit në një moment Ahmeti e kërkon Thaçin në telefon duke i thënë se, “Eprorët e mi nuk janë patate t’i vendosësh ku të duash ti, ata kanë një komandë dhe i përgjigjen asaj komande. 

Ti e din se çka jemi marrë vesh në Tiranë”, pas kësaj bisede Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”, pas tri jave u ekzekutua Ministri Ahmet Krasniqi në Tiranë. 

A ishte rastësi apo vrasje mirë e organizuar me aktorë dhe urdhërdhënës nuk duhet të jesh shumë i mençur për t´ia qëlluar” 7*)   

Bardhyl Mahmuti, është ai i cili në shoqatën “Liria”, në mbrëmjen e 21 shatorit 1998 ka thënë:  “ … do ta vrasim edhe Ahmet Krasnqin” 8*)  

Ky faqezi, Bardhyl Mahmuti tash rren  se gjoja nuk ka thënë se do ta vrasim Ahmet Krasniqin por e vërteta është se ai dhe lehaqenat tjerë të lpk-së, krahu i majtë i UÇK-së janë përgjegjesit, nëse jo dorasit që atdhetarëve siq ishte Kolonel Ahmet Krasniqi u vranë. Koloneli vritet para mesit të natës së 21 shtatorit kur në shoqatën “Liria” ende kishte bashkëqytetarë që e kishin dëgjua fjalimin e Bardhyl Mahmutit. 

Bardhyli, Xhaviti, Hashimi, Jakupi nuk mund të flenë të qetë sepse janë ata që i kanë ndërsye bandat vrastare kundër patriotëve shqiptarë e familjeve të dalluara nacionaliste. 

Ata mundohën të fëshihen pas UÇK-së por uçk-ja e tyre, krahu i shmajtë nuk po mundet me e mbrojtur as vetvehten.  

Ata, atje në Hagë, avokatët dhe dëshmitarët po pranojnë se nuk kanë pasur ndikim as autoritet, nuk kanë pas hierarki, zingjir komandues e nuk është ditur kush është komandant e kush është ushtar, kush është spiun e kush patriotë dhe a kishte apo jo Shtab të ashtuquajtut “Shtab të Përgjithshëm 9*)  

Po të ishte ndryshe, Hashimi nuk do ta “emëronte” Bislim Zyrapin Komandant të Shabit të Përgjithëm të UÇK-së.   

1*) “Haliti: Kam marrë para, por jo tetë milionë marka, Gazeta Liria, 24.05.2018 | 22:50 

https://gazetaliria.com/haliti-kam-marre-para-por-jo-tete-milione-marka/  

2*) “E vërteta për FARK-un, Fillet e organizimit të sistemit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 1991-1998, fq 107  

3*) Po ay, “E vërteta për FARK-un”, në faqe 113

4) fq. 114, 115 “E vërteta për FARK-un”. 

5*) “Diana Rexhepi përgjigje ish zëdhënësit të UÇK-së, zotriut Jakup Krasniqi, lidhur me prononcimin e tij në SHQIPTARI.EU, Publikuar me: 8 Maj, 2016 

https://www.facebook.com/ldkbos/posts/%C3%ABsht%C3%AB-vrar%C3%AB-krasniqi-i-gabuarpublikuar-me-8-maj-2016-diana-rexhepi-p%C3%ABrgjigje-ish/1134353186604459/ 

6*) Pročitajte ovo na: https://www.info-ks.net/vijesti/interview/138863/diana-rexhepi-hashim-thaci-pokusao-da-me-ubije-tri-puta (Hashim Thaci deshi të më vras tri herë) 

https://www.info-ks.net/vijesti/interview/138863/diana-rexhepi-hashim-thaci-pokusao-da-me-ubije-tri-puta 

7*) “Major Ramabaja: Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”, 27 Gusht, 2019 

https://alinsweden.blog/2019/08/27/major-ramabaja-thaci-i-drejtohet-ahmet-krasniqit-shume-shpejt-kam-me-e-krye-misionin-me-ty/  

8*) “Bardhyl Madhmuti,1998, në Liria.Do ta vrasim Ahmet Krasniqin”  

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t5964-bardhyl-madhmuti1998-ne-liria-do-ta-vrasim-ahmet-krasniqin  

“LDK BOS 

12 november 2014 

Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!   

”Serbët vrasin e ”UÇK-ja” flasin”, i shkruante Mer Baze, Milaim Zekës dhe ”Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, më 1998! 

Shkruan: S. Kastrati, Suedi  

https://www.facebook.com/ldkbos/posts/hajdin-abazi-e-bardhyl-mahmuti-u-betuan-n%C3%AB-vitin-1998-se-do-ta-vrasin-ibrahim-ru/844877568885357/  

9*) Duncan: Nuk kam pasur dëshmi se ekziston një Shtab i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve ushtarake 

https://kosovapress.com/gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-nis-deshmia-e-britanikut-john-stewart-duncan  

Të dhënat janë marrë nga librat dhe portalet dhe janë 100% të verifikuara si të sakta. 

FUND 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 22 shtator 2025 

sinankastrati09@hotmail.com 

“Arritje historike e sigurisë”, Netanyahu: Synojmë të shkatërrojmë boshtin iranian

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpalli të premten se Izraeli ka si objektiv arritjen e një arritjeje historike të sigurisë në vitin e ardhshëm, duke theksuar se një prej qëllimeve kryesore është “shkatërrimi i boshtit iranian”. Deklarata e tij u bë gjatë një ceremonie në prag të Rosh Hashanah, Vitit të Ri Hebraik, ku morën pjesë udhëheqësit ushtarakë të vendit.

“Jemi në mes të një beteje në të cilën po i mposhtim armiqtë tanë dhe duhet të shkatërrojmë boshtin iranian. Kjo është brenda fuqive tona. Kjo është ajo që na pret vitin e ardhshëm, i cili mund të jetë një vit historik për sigurinë e Izraelit,” tha Netanyahu në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.

Izraeli, sipas kryeministrit, është i vendosur të arrijë fitore në të gjitha frontet dhe të vazhdojë të shpresojë për paqe në rajon. Ai shtoi: “Jemi të vendosur të arrijmë të gjitha objektivat tona të luftës, jo vetëm në Gaza për të eliminuar Hamasin dhe për të çliruar pengjet, por edhe për të siguruar që Gaza të mos përbëjë kurrë një kërcënim për Izraelin, dhe për të hapur mundësi për siguri, fitore dhe paqe në sektorë të tjerë.”

Kërcënimi i “boshtit iranian” është një term i përdorur nga autoritetet izraelite për të përshkruar jo vetëm Iranin, por edhe aleatët e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë lëvizjet radikale palestineze si Hamas dhe Xhihadin Islamik, grupin shiit Hezbollah në Liban, lëvizjen Huthi Ansar Allah në Jemen, si dhe grupe të tjera shiite pro-iraniane që veprojnë në Siri dhe Irak.

Izraeli ka shpallur vazhdimisht shqetësimet e tij për ndikimin dhe praninë e Iranit dhe aleatëve të tij në rajon, duke e parë këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e tij.

Serbia sfidon Amerikën, Kosova e adhuron – kontrasti që po trondit Evropën!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

I.

Antiamerikanizmi në thelb nënkupton një pozicionim ideologjik, shpesh të shoqëruar me mosbesim, rezistencë ose edhe armiqësi ndaj idesë, politikës, kulturës dhe ndikimit amerikan. Në diskursin global, ky nocion shpesh lidhet me kundërshtimin e asaj që njihet si “ëndrra amerikane” (American Dream) (Hollander, 1992). Ky këndvështrim, në thelb paragjykues ndaj Amerikës dhe politikës së saj të jashtme, éshtë ndërtuar dhe kultivuar në disa periudha të rëndësishme historike. Fillet e para u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, kur boshti i “së keqes” (Gjermania, Japonia dhe Italia) kapitulloi para Amerikës dhe aleatëve të saj. Më pas, ai u shfaq fuqishëm gjatë Luftës së Ftohtë, sidomos pas ndërhyrjes amerikane në Vietnam, e më vonë pas rënies së Murit të Berlinit (1989) dhe shpërbërjes së BRSS-së dhe sidomos bombardimeve mdaj Serbisé në po këte kohë. Që ndërlidhet me marrjen edhe të asaj pak autonomie që e gëzonte Kosova, në kuadër të ish federatës famëkeqe jugosllave.
II.
Antiamerikanizmi u përforcua dukshëm edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi, si dhe me ndërhyrjet amerikane në Irak, Afganistan e së fundmi në Siri, e në mënyrë indirekte u implikua edhe në Ukrainë, Iran e gjetiu. Në këtë kuptim, antiamerikanistët që shpesh identifikohen si antiglobalistë janë protagonistë të një lëvizjeje sociopolitike të lindur në vitet ’90. Kjo lëvizje, në thelb, kundërshton çdo formë dhe përmbajtje të procesit të globalizimit. Për dallim nga antiglobalistët, alterglobalistët nuk e mohojnë globalizimin, por synojnë një version tjetër të tij, më të butë dhe më human, që do të reduktonte pabarazitë socio-ekonomike midis shtresave dhe klasave në shoqëritë bashkëkohore. Kurse antiglobalistëve modernë shpesh u vishet “këmisha” e anarkistëve dhe ekstremistëve të majtë, pasi ata kundërshtojnë rendin që prodhon neoliberalizmi. Në sytë e tyre, ky sistem shihet si i huaj, i padrejtë dhe prodhues i pabarazisë, papunisë dhe varfërisë sociale.
III.
Ndërkohë, alterglobalizmi si lëvizje civile e viteve ’80, lindi nga reagimet ndaj borxheve të rënda, liberalizimit të tregjeve dhe programeve të axhustimit strukturor të FMN-së. Kjo lëvizje, që u përhap si në Evropë ashtu edhe në SHBA, ngriti si shqetësim kryesor papunësinë e lartë, kushtet e vështira të punës dhe dobësimin e mbrojtjes sociale të punëtorëve. Termi alterglobalizëm u fut më vonë në diskursin politik e sociologjik, duke e ofruar veten si një alternativë më humane ndaj “pandemisë” së globalizimit.
IV.
Nëse bëjmë një “intervenim kirurgjik” në natyrën e alterglobalizmit, kuptojmë se ky grupim, në brendësinë e vetë sociopolitike, në vija të trasha aludon shumë më tepër në statuset sociale të shtresave të ndryshme. Këtu përfshihen: fshatarësia moderne dhe postmoderne, punëtorët e varfër e të margjinalizuar, borgjezia e vogël në vendet në tranzicion, punëtorët me paga të ulëta në vendet perëndimore, sindikatat, komunitetet e konsumatorëve, pedagogë me paga minimale, lëvizje ekologjiste dhe antimilitariste, si dhe grupe të ndryshme ideologjike që variojnë nga feministët e antifeministët deri tek fraksionet komuniste, marksiste, nacionaliste, socialiste e neosocialiste.
V.
Si mund të shpjegohet antiamerikanizmi dhe konteksti kosovar? Fillimisht duhet konstatuar se në hapësirën shqiptare, e sidomos në sferat politike (si sjellje), ato ekonomike (si veprime konkrete) dhe, sidomos, ato kulturore (si vlera dhe norma sociale), antiamerikanizmi pothuajse nuk ka gjetur fare terren të gjerë shoqëror. Kjo lidhet me faktin historik se SHBA-të janë perceptuar e projektuar si aleati kryesor politik dhe ushtarak i shqiptarëve, duke filluar nga ndërhyrja e NATO-s më 1999 e deri te mbështetja për shtetndërtimin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Arsyeja tjetër e fuqishme për mungesën e një diskursi publik mbi antiamerikanizmin duhet kërkuar te fakti se për shumicën e shqiptarëve, Amerika nuk përfaqëson thjesht një fuqi globale, por një garant ekzistencial i sigurisë, stabilitetit dhe vetë mbijetesës kombëtare shqiptare ne Ballkan. Megjithatë, në diskursin publik e besa edhe politik shqiptar, mund të hetohen aty kétu doza të antiamerikanizmit, të cilat shfaqen më së shumti në formën e kritikave ndaj neoliberalizmit, papunisë së lartë, varfërisë sociale dhe korrupsionit që shoqëron tranzicionin politik. Këtu duhet kuptuar se këto kritika nuk i adresohen drejtpërdrejt kundër Amerikës, por shpesh lidhen me pakënaqësinë ndaj institucioneve ndërkombëtare financiare (FMN, Banka Botërore, BE) dhe mekanizmave tjerë transnacional ku Amerika e ushtron ndikimin e vetë pa pardon. Ky ndikim shihet qarte sidomos te politikat që manifestohen në tematikat e “rregullimit strukturor” të arkitekturave shtetërore, në vendet në transicion, sikurse jemi ne.p.sh.
VI.
Nga ana tjetër, alterglobalizmi në shoqërinë kosovare shfaqet kryesisht përmes lëvizjeve qytetare, organizatave joqeveritare dhe rrjeteve të aktivistëve që kritikojnë modelin e zhvillimit neoliberal. Këto lëvizje kanë synuar të mbrojnë interesat e punëtorëve, të promovojnë barazinë sociale, të forcojnë lëvizjet ekologjike dhe të luftojnë klientelizmin e oligarkive të reja të tranzicionit. Në këtë kuptim, alterglobalizmi në Kosovë ka marrë një ngjyrim specifik lokal: lidhet më shumë me luftën kundër pabarazive të brendshme sesa me një kundërshtim total ndaj globalizimit (alias amerikanizmit). Pra, në nivelin global, antiamerikanizmi shpesh ushqehet dhe “nominohet” nga ndërhyrjet ushtarake të SHBA-ve dhe nga eksporti i kulturës së tyre, por në Kosovë ndodh e kundërta: Amerika, këtu perceptohet praktikisht me benefite “alarmuese” si garant i lirisë dhe pavarësisë, ndërsa kritikat drejtohen më shumë ndaj padrejtësive që prodhon globalizimi neoliberal, të cilin ardhja e Donald Trump e tronditi me themele.
VII.
Kjo bën që, në rrafshin sociologjik, shoqëria kosovare të mos prodhojë një qëndrim të hapur as ndaj kulturës, vlerave dhe normave e standardeve sociale antiamerikane, por, vetëm një diskurs të lehtësuar alterglobalist, ku “pëshpëritet” heshtazi një lloj globalizimi më i drejtë dhe më human që të shumtën e rasteve edhe keqkuptohet në publikun e gjerë dhe në mediet sociale…Temë kjo, që kërkon një elaborim më të detajuar dhe më multidisciplinar…

Anipse ngritja në pushtet e Donald Trumpit shkundi
themelet e globalizmit, shqiptarët, pa hamendje dhe pa ngurrim, vazhdojnë ta adhurojnë Amerikën pa masë! Përse?

Deklaratë kombëtare për përmbushjen e amanetit të 1981-shit dhe sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës

1

Sak Muji, Rugovë – Zvicër

1. Hyrje solemne
Deklaratë Kombëtare për Përmbushjen e Amanetit të 1981-shit dhe Sovranitetin e Plotë të Republikës së Kosovës
1. Hyrje solemne Ne, bijtë dhe bijat e këtij kombi, që në çdo gjeneratë u sakrifikuam për Liri, drejtësi dhe dinjitet, sot e themi me zë të plotë: Kosova nuk është e përfunduar, por e papërfunduar! Ajo që nisi si thirrje studentore më 11 Mars 1981, e u përhap më 26 Mars, për të shpërthyer me madhështi më 1 e 2 Prill 1981, ishte pranvera e madhe kombëtare. Një zë u ngrit nga zemra e Kosovës dhe u bë kushtrim për mbarë kombin: “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!” “Trepça punon – Beogradi punon!” Këto nuk ishin vetëm parulla të shkruara mbi karton, por vulë e një epoke, amaneti i brezit të rinisë studentore që përballoi dhunën dhe gjakun e parë të lirisë. Unë, si njëri nga organizatorët e Pranverës Studentore 1981, e mbaj gjallë kujtesën e atyre ditëve të lavdishme dhe të përgjakshme. Ishin ditët kur shpirti shqiptar shpërtheu kundër padrejtësisë, kur studentët me librat në duar u bënë flamurtarë të kombit, kur Prishtina u bë zemra e kryengritjes.
2. Nga 1981 te Lufta Çlirimtare
2. Nga 1981 te Lufta Çlirimtare Demonstratat e mars-prillit 1981 nuk ishin një ngjarje e izoluar. Ato ishin fillesë e një revolucioni të pandalshëm, që kaloi përmes burgjeve, torturave, përndjekjeve politike dhe mërgimit të detyruar. Qindra studentë e punëtorë u derdhën në rrugë, mijëra u arrestuan, dhjetëra u sakrifikuan. Por fara e mbjellë më 1981 mbeti gjallë. Ajo lindi lëvizjet ilegale, e forcoi vetëdijen kombëtare, e çoi popullin tonë drejt organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Amaneti i 1981-shit u kurorëzua me luftën e UÇK-së, me pushkë e me gjak, që e solli çlirimin e vendit më 1999.
3. Rambujeja dhe Kumanova – Kompromisi dhe imponimi
Lufta e UÇK-së, e përkrahur nga populli dhe nga miqtë ndërkombëtarë, e detyroi Serbinë të ulet në tavolinë. Rambujeja qe kompromis i dhimbshëm, por i domosdoshëm. Populli ynë nuk e pranoi më nënshtrimin, dhe Rambujeja u bë preludi i ndërhyrjes së NATO-s. Më pas erdhi Marrëveshja e Kumanovës (qershor 1999). Një akt i imponuar, që ia dha fund luftës por i vuri kufij sovranitetit tonë. Në atë marrëveshje u fut Rezoluta famëkeqe 1244 i OKB-së, që Kosova e ktheu në një territor “të administruar”, jo në shtet të lirë.

4. Eksperimenti Sui Generis – Përkohshmëria që u shndërrua në pranga

Me kalimin e viteve, vendi ynë hyri në një tjetër fazë – eksperimentin e quajtur Sui Generis, përmes Planit të Ahtisarit. Ky plan u shfaq si rrugë drejt pavarësisë, por ishte përkohshëm, jo përfundimtar. Sot, më shumë se një dekadë e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë, është e qartë: Sui Generisi nuk mund të mbajë më gjallë një shtet normal. Nuk mund të ngulfatet Kosova me status të përkohshëm, ndërkohë që mbi 140 shtete na kanë njohur. Ky status i përkohshëm u shndërrua në pengesë:
• Lista Serbe, e komanduar nga Beogradi, as nuk hyn në parlament e as nuk punon për qytetarët, por vetëm pengon jetën institucionale.
• 97% e popullsisë shqiptare nuk mund të mbetet peng i një pakice që përdoret si instrument politik i Serbisë dhe Rusisë.
• UNMIK-u me Rezolutën famëkeqe te 1244 i OKB janë bërë strehë për ndërhyrjet armiqësore ndaj sovranitetit të Kosovës.
5. Tradhtitë dhe gabimet e pushteteve pasluftës
Pas çlirimit, populli ynë shpresoi se sakrifica do të shpërblehej me një shtet të pastër, të drejtë dhe të fortë. Por, për fat të keq, tri pushtetet që udhëhoqën Kosovën pas vitit 1999 shpesh zgjodhën rrugën e kompromiseve të dëmshme dhe të pasurimit personal, në vend të mbrojtjes së interesit kombëtar. 5.1. Marrëveshjet e dëmshme ndërkombëtare
• Rambujeja (1999) – u pranua si kompromis i dhimbshëm, por me zotime që e lanë Kosovën të varur nga vullneti i fuqive të mëdha.
• Marrëveshja e Kumanovës (1999) – ia dorëzoi sovranitetin UNMIK-ut dhe vendosi Kosovën nën hijen e Rezolutes famëkeqe 1244 i OKB.
• Plani i Ahtisarit (2007–2008) – u pranua nga pushtetarët e kohës (Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi), duke e pranuar Kosovën si “rast të veçantë – Sui Generis”, jo si shtet të barabartë. 5.2. Tradhtitë e pushteteve vendore
• 2013 (Marrëveshja e parë e Brukselit) – Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me ndërmjetësimin e BE-së, pranuan krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke rrezikuar ndarjen e brendshme të shtetit.
• 2015 (Marrëveshja për Asociacionin) – edhe një herë, nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, u pranua struktura paralele serbe brenda Kosovës.
• Shitja e 8,500 hektarëve (Demarkacioni me Malin e Zi) – e miratuar në kohën e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, ku Kosova humbi territor me justifikime të rreme.
• Dialogu i dëmshëm 2011–2018 – i udhëhequr nga Thaçi, Mustafa e më vonë Ramush Haradinaj, i cili solli marrëveshje teknike që dobësuan sovranitetin, duke lejuar Serbinë të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në energji, telekom dhe dogana.
5.3. Pasurimi i komandantëve dhe varfërimi i popullit
• Një grup prej 4- 5 komandantësh të UÇK-së e shndërruan luftën në biznes personal, duke marrë për vete prona, tendera e pasuri publike.
• Populli, ndërkohë, u varfërua, u detyrua të marrë rrugën e mërgimit, ndërsa shteti u mbulua nga korrupsioni, nepotizmi dhe hajnija.
• Kosova e çliruar u bë laborator korrupsioni, ku pushteti u përdor për prostitucion politik e ekonomik, jo për ndërtimin e një shteti me drejtësi.
6. Kërkesat politike dhe kombëtare Duke parë të gjitha këto, ne, si dëshmitarë dhe bartës të amanetit të 1981-shit, kërkojmë:
1. Heqjen përfundimtare të Resolutes famëkeqe 1244 i OKB -së nga dokumentet që lidhen me Kosovën.
2. Shuarjen e plotë të UNMIK-ut si strukturë e tejkaluar.
3. Mbylljen e epokës Sui Generis dhe vendosjen e Kosovës si shtet i barabartë në OKB dhe në familjen ndërkombëtare.
4. Refuzimin e çdo Asociacioni që e ndan shtetin sipas etnisë.
5. Lustrifikimin e klasës politike: largimin e të gjithë atyre që kanë përlyer duart me korrupsion, me krime e me marrëveshje të dëmshme.
6. Drejtësi dhe ligj të vërtetë – për të burgosurit politik, për të rënët, për popullin e mashtruar.
7. Unitet kombëtar: të gjashtë rajonet shqiptare të jenë pjesë e një bashkimi të plotë kombëtar, me Kosovën si shtet normal, jo si eksperiment i përhershëm.
7a. Apel solemn Ky dokument nuk është thjesht një kujtesë historike, por një kushtrim kombëtar. Ai është amaneti i brezave të rënë, i studentëve të 1981-shit, i të burgosurve politikë, i ushtarëve të UÇK-së dhe i popullit të thjeshtë që sakrifikoi gjithçka për Liri. Ne i drejtohemi: Institucioneve të Kosovës
• Parlamentit të Kosovës: që të marrë vendime historike për heqjen e nenit 1244 dhe përmbylljen e statusit Sui Generis.
• Qeverisë së Kosovës: që të udhëheqë me guxim procesin e sovranitetit të plotë, duke mos u përkulur para presioneve shantazhuese.
• Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë: që të bëhen mbrojtëse të Kushtetutës e jo vegla të pushteteve të radhës. Akademisë së Shkencave dhe Institutit Albanologjik Ju, që jeni ndërgjegjja e kombit, duhet ta ngrini zërin e shkencës e të dijes për të mbrojtur të vërtetën historike dhe drejtësinë kombëtare. Shoqatës së të Burgosurve Politikë te Kosovë /SHBPK/ Ju jeni dëshmitarët më të gjallë të sakrificës sonë. Zëri juaj është themeli moral i Republikës. Kërkesa juaj për drejtësi nuk guxon të mbetet e nëpërkëmbur. Mediave dhe radiotelevizioneve kombëtare Ju keni për detyrë të përcillni të vërtetën tek qytetarët. Mjaft u bë Kosova arenë e propagandave të huaja; është koha për të thënë hapur kush janë tradhtarët dhe kush janë mbrojtësit e Republikës. Miqve tanë ndërkombëtarë SHBA, BE, Gjermania, Britania dhe të gjithë partnerët që na ndihmuan për çlirim: ne jemi mirënjohës. Por ju themi qartë: Kosova nuk mund të mbetet peng i një statusi të përkohshëm. Ashtu si çdo komb tjetër i lirë, edhe ne kemi të drejtë të jetojmë në një shtet të plotë e sovran.
8. Përfundim Historia na ka vënë përballë një udhëkryqi.
O do ta përmbushim amanetin e Pranverës së Madhe Studentore të 1981-shit, të UÇK-së dhe të dëshmorëve tanë, Ose do të mbetemi peng të Rezolutes famëkeqe 1244 i OKB, Sui Generisit dhe tradhtive të brendshme. Sot, zëri ynë është i qartë: O në Shtet kuptimplotë, O në Ferr! Këtë amanet ia lëmë brezave që vijnë, por mbi të gjitha ia lëmë vetes, sepse është ora e veprimit. Pa drejtësi nuk ka paqe, pa liri nuk ka jetë, pa shtet nuk ka komb.
Në emër të organizatorëve të Pranverës Studentore 1981, të të burgosurve politikë dhe të gjithë atyre që besojnë në drejtësi kombëtare: E P I L O G U 1981 – 2025: Nga thirrja “Republikë Kushtetutë” te kërkesa për Sovranitet të Plotë Historia e kombit tonë, nga pranvera e 1981-shit deri në këtë vit 2025, është një rrugëtim i përgjakur, i dhimbshëm, por edhe i mbushur me krenari.
• 1981 – Studentët e Prishtinës, me librat në duar e me zemra të zjarrta, shpërthyen si vetëtimë: “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!”. Ai kushtrim u bë themel i lëvizjes sonë kombëtare.
• 1990–1999 – Pas një dekade përndjekjesh, torturash dhe gjakderdhjesh, Kosova u ngrit në kryengritje të armatosur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mishëroi amanetin e 1981-shit. Lufta solli çlirimin, por me një çmim të madh gjaku.
• 1999 – Rambujeja e Kumanova na dhanë ndërprerjen e luftës, por jo lirinë e plotë. Rezoluta famëkeqe 1244 i OKB -së na lidhi me zinxhirë të rinj.
• 2008 – Shpallja e Pavarësisë qe ditë e madhe, por e lidhur me “statusin Sui Generis”, një përkohshmëri që na e kufizoi shtetin.
• 2013–2015 – Marrëveshjet e dëmshme të Brukselit, nënshkruar nga Thaçi e Mustafa, e dobësuan Republikën dhe i dhanë Beogradit instrumente bllokade.
• 2018–2020 – Tendencat për ndarje territoresh dhe pazaret e fshehta rrezikuan vetë ekzistencën e shtetit.
• 2021–2025 – Lëvizja Vetëvendosje, me Albin Kurtin në krye, ngriti flamurin e sovranitetit, të drejtësisë dhe të barazisë. Por rruga ende nuk është e përfunduar: hijet e korrupsionit, presionet ndërkombëtare dhe struktura paralele serbe mbeten pengesa serioze.
___
Sot, në vitin 2025, kur kanë kaluar 44 vite nga Pranvera e Madhe Studentore, zëri ynë është edhe më i fuqishëm:
*. Kosova nuk mund të mbetet laborator i Sui Generisit.
*. Kosova nuk mund të mbetet peng i Rezoluta famëkeqe 1244 i OKB-së. *. Kosova nuk mund të mbahet rob i Listës Serbe dhe Beogradit. Historia jonë është provë e gjallë se populli shqiptar i Kosovës nuk i nënshtrohet askujt. Ne mund të vonohemi, por nuk mund të ndalemi.
Epilogu ynë është një fillim i ri.
Nga 1981 deri më sot, çdo brez ka dhënë gjakun dhe mundin e vet. Brezit të sotëm i takon ta përmbyllë rrugëtimin:
• Me Lustrifikim – që e kaluara e errët të mos përsëritet.
• Me Drejtësi dhe Ligj – që të pastrohet shteti nga korrupsioni.
• Me Sovranitet të plotë – që të jemi shtet i barabartë, jo eksperiment.
• Me Bashkim kombëtar – që gjaku i derdhur të mos mbetet i copëzuar në gjashtë rajone. Kështu, amaneti i dëshmorëve dhe i brezit të 1981-shit do të përmbushet. Nga Pranvera e 1981-shit deri te Vjeshta e 2025-s, rruga jonë është e shkruar me gjak, me djersë dhe me lot. Por mbi të gjitha, ajo është e shkruar me besim të palëkundur se Kosova do të bëhet shtet i plotë, i lirë dhe i përjetshëm.
Epilog i Deklaratës Kombëtare
Në emër të Organizatës së Pranverës Studentore 1981 Sak Muji Isha /Sylë Mujaj/ qe për shkak te keqeperdorimesh te rrjedhave kombëtare nga ata qe rropën e e zhdropën unë nderrova emër e mbiemër vetëm Shqip ne zot e fe shqiptare.
Nga ata qe e perdhosen kauzën e çlirimit e lirisë ata qe e kthyen islsamin radikal ne vrasje te vlerave kobetare,….
Nga spiuj e UDB- sh, nga ata ish pobratim te serbo sllavisë më Arabi e Turqi. Dakord te dashur ekspert te fushave atedhetare e juridike …
Te dashur Vëllezer e motra!
Duke i çmuar miqtë tanë nderkombëtar qe na njohen edhe një shtet te pavarur Shqiptar drejt perendimit !

Tokat Historike të Izraelit – Midis së drejtës dhe luftës së përhershme dhe beteja për rikthimin e tokave të veta

1
Historia e Izraelit është historia e një populli që nuk u shua kurrë, pavarësisht përndjekjeve, shpërnguljeve dhe masakrave. Në tokën ku lindi besimi i tyre, hebrenjtë kanë mbetur gjithmonë të lidhur me Jerusalemin, me tokën e shenjtë dhe me rrënjët e tyre mijëravjeçare. Sot, Pamje e hartës se vjetër qe tregon se deri ku i ka pas tokat e veta Izraeli.
Kur Izraeli lufton për të rikthyer tokat e veta, ai nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të jetojë i lirë në shtëpinë e tij. Izraeli nuk është thjesht një shtet që lufton për disa kufij gjeografikë. Ai është një komb që po lufton për vetë ekzistencën e tij, për jetën e fëmijëve të tij dhe për trashëgiminë e shenjtë që ia kanë lënë të parët. Çdo sulm ndaj Izraelit është një sulm ndaj së drejtës, ndaj historisë dhe ndaj vetë qytetërimit.
E drejta mbi tokën e shenjë qe nuk negociohen
Asnjë komb nuk mund të ndahet nga historia e vet. Për hebrenjtë, çdo gur i Jerusalemit dhe çdo pëllëmbë e Judesë është dëshmi e ekzistencës së tyre. Nëse kjo e drejtë historike mohohet, atëherë mohohet vetë ekzistenca e tyre. Rikthimi i tokave nuk është një akt pushtimi, por një akt kujtese dhe mbrojtjeje: kujtesë për sakrificat e brezave dhe mbrojtje për brezat që vijnë.
Israel flag with a view of old city Jerusalem and the KOTEL- Western wall
Çdo gur i kësaj toke mban mbi vete gjakun, lotët dhe besimin e një populli që ka mbijetuar mes persekutimeve dhe shpërnguljeve. Rikthimi i tokave nuk është një zgjedhje politike – është një detyrim moral dhe kombëtar. Kush guxon ta quajë këtë “pushtim”, është ose i verbuar nga urrejtja, ose i lidhur me propagandën e armiqve.
Armiqtë e Izraelit – misioni i tyre është shkatërrimi
Palestinezët ekstremistë dhe shtetet që i mbështesin nuk kërkojnë paqe. Ata nuk kërkojnë kompromis. Ata kërkojnë vetëm një gjë: zhdukjen e Izraelit nga harta. Ata përdorin gjuhën e “çlirimit”, por në fakt kjo është thirrja e tyre për genocid ndaj hebrenjve. Dhe bota duhet ta kuptojë një herë e mirë: nuk ka asnjë vend në histori ku urrejtja ka fituar mbi të drejtën
Armiqtë e Izraelit shpesh nuk kërkojnë paqe, por zhdukje. Ata e maskojnë luftën e tyre me fjalë të mëdha për “çlirim”, por në të vërtetë synimi është shfarosja e një kombi të tërë. Historia e hebrenjve na mëson se çdo hap prapa, çdo kompromis i gabuar është shfrytëzuar nga urrejtja për t’i goditur edhe më rëndë.
Reflektim për të ardhmen, Forca e Izraelit është garancia e paqes
Izraeli është sot i fortë, por forca e tij nuk është vetëm në armë – është në besimin se e drejta nuk shuhet. Kjo është arsyeja pse ky popull nuk u mposht as nga perandorë, as nga tiranë, as nga pushtues. Në fund, e drejta historike është më e fortë se çdo propagandë.
Kush e sheh Izraelin vetëm si një fuqi ushtarake, nuk kupton thelbin: është fjala për mbijetesë, për jetën e një kombi që nuk pranon të zhduket. Tokat e Izraelit nuk janë thjesht territor – ato janë identitet, janë histori, janë amanet i brezave
Izraeli sot është i fortë, sepse e di se dobësia do të thotë vdekje. Ushtria e tij është mburoja e një kombi që nuk pranon më të jetojë i shpërndarë dhe i ndjekur. Kushdo që ngre dorë kundër Izraelit duhet ta dijë se po sfidon një komb që ka mbijetuar perandorë, tiranë dhe pushtues për mijëra vjet.
Përfundim dhe strategjia e popullit hebre
Në këtë betejë të gjatë dhe të vështirë, bota ka përpara dy zgjedhje: ose të pranojë të drejtën e Izraelit për të jetuar në tokën e vet, ose të lejojë që dhuna dhe urrejtja të vazhdojnë të sundojnë.
Historia do ta dëshmojë përsëri: Izraeli nuk do të dorëzohet kurrë. Ai do të qëndrojë, sepse rrënjët e tij janë më të thella se çdo urrejtje dhe sepse e drejta nuk shuhet nga asnjë armë.
Israel’s Prime Minister Benjamin Netanyahu make statements with the U.S. Secretary of State Antony Blinken to the media, inside The Kirya, which houses the Israeli Ministry of Defense, after their meeting in Tel Aviv, Thursday Oct. 12, 2023. President Joe Biden is dispatching his top diplomat to Israel on an urgent mission to show U.S. support after the unprecedented attack by Hamas militants. (AP Photo/Jacquelyn Martin, pool)
Kjo nuk është vetëm lufta e Izraelit. Është lufta e së vërtetës kundër gënjeshtrës, e jetës kundër shfarosjes, e lirisë kundër tiranisë. Populli hebre është betuar se kurrë më nuk do të lejojë askënd t’ia mohojë të drejtën për të jetuar në tokën e vet.
Armiqtë le të bërtasin, le të kërcënojnë – Izraeli do të mbetet në këmbë, sepse është i mbështetur mbi gurin e pathyeshëm të historisë dhe të drejtës.

Darka e gabuar ne Elbasan më 24 dhjetor 2021 , në mes të Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit

1
Po pse ne Elbasan? A mos mendohej si Dhimiter Shuteriqi qe Elbasani ” ështē serb “?
____
Lidhja me Serbinë është vetëm sensi antiperëndimor i shqiptarëve. Edhe Enveri ishte antiperëndimor dhe të vetmin aleat e kishte Serbinë, por historikisht e pagoi shumë shtrenjtë, jo ai dhe bastardët rreth tij por populli i vuajtur shqiptar.
Eh, ruajna zot mëndët e kresë kur të marrim hap të gabuar !
Një mik më shkroi deri sa unë djersitesha duke zgjedhur fjalët për këtë darkë të gabuar: “”Nëse një udhëheqës shqiptar vazhdon me zbrazë probleme të huaja në Shqiptari, siç po veprohet tani (në të vërtetë pak a shumë edhe të tjerët deri tash u janë zvarritur e lëpirë atyre që kanë plane me të shkatërrua si komb), atëherë ai udhëheqës është i gabuar Nuk ka popull europian (madje as botëror), që ikën nga historia e popullit të vet dhe i nënshtrohet tjetrit që para njëqind , më pak apo më shumë vitesh, apo edhe shekujsh, ka qenë pushtuesi i të parëve të vet.
Nuk duhet ti përkasësh asnjë partie, që tashmë ta gjykosh antishqiptarizmen e sotme shqiptare…… A din dikush me më kallxue se kah po shkon populli Shqiptar dhe si ia ka qitë «terezinë»: Ta mbrojë kulturën dhe historinë e vet apo të derdhet në wc-et serbe, greke apo neoosmane turkomëdha?
Si bisedohet me dikën i cili Masakrën e Reçakut e quan trillim amerikan? Pos kësaj bëjnë edhe film për të mohuar krimet e tyre.
A nuk është një grusht i rëndë për 78 ditshin e NATO-s ?
Si bisedohet me ” mysafirin” që s’ le gjë pa folur kundër Kosovës dhe shqiptarëve të saj nëpër kancelaritë e botës
Çfarë fytyre te kemi ndaj dashamirëve të ditëve të vështira, kur ky itthirrurii hoqi me dhjeta njohje politike të Kosovës.?
A e duan shqiptarët vetveten ? Me duket që jo.
Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t`ua vëmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ Pushtuesit e dinin mire që krahas çkombëtarimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”
….Vuçiqi na paska ber thirrje shqiptarëve: “ Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë, kam respekt për ju!” Po mirë e ka , ta ndiejmë veten si te daja sepse historianët shqiptar që 20 vjet e thonë që Skënderbeu “ e kishte nënën serbe”

Terroristët islamik, së bashku me sllavomaqedonasit, nuk e durojnë rimëkëmbjen e kombit shqiptar, përdhoset Parku i Nënë Terezës në qendrën e Shkupit

1
JU LUTEMI SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË!!!
Live nga parku i qytetit të Shkupit
Sot ndodhemi këtu, para muralit të vandalizuar të Shën Terezës. Ky akt i shëmtuar është një fyerje jo vetëm ndaj figurës së saj, por edhe ndaj vlerave më të larta që ajo mishëroi – dashurinë, paqen dhe humanizmin.
Shën Tereza është simbol që e nderojnë qytetet e botës, dhe nuk mund të lejojmë që në Shkup, në zemër të qytetit, dikush të tentojë të zbehë dritën e veprës së saj. Kujtimi i saj është frymëzim i përjetshëm për solidaritet dhe mirësi. Çdo tentativë për ta fyer është e kotë, sepse trashëgimia e saj nuk mund të shuhet. Shën Tereza mbetet krenari e jona, krenari e Shkupit, krenari e mbarë njerëzimit. ✝️🌹
Rasti sot do të denoncohet në organet kompetente, dhe ne do të kërkojmë me ngulm që autorët të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar për këtë akt barbar. Shkupi duhet të jetë qytet që nderon kujtimin e saj, jo vend ku fyhet një shenjtore që i dha botës vetëm dashuri.