Kreu Blog Faqe 446

Kur feja shndërrohet në vegël: BIK-u si kolona e pestë e Beogradit

0

Nga: Rrezart Kalaja

Historia e shqiptarëve është histori lufte për liri, gjuhë, identitet dhe flamur. Në këtë rrugëtim të përgjakshëm, kemi pasur gjithmonë armiq të hapur – pushtues të huaj, ushtri e polici të Serbisë – por edhe armiq të fshehur, ata që vijnë si “hoxhallarë” e “imamë”, por në fakt janë spiunë dhe vegla të Beogradit, të maskuar me petkun e fesë.

Trashëgimia e errët e UDB-së

Që nga koha e Jugosllavisë, BIK-u (Bashkësia Islame e Kosovës) dhe Bashkësia Islame e Serbisë kanë funksionuar si zgjatim i UDB-së, duke përgjuar shqiptarët, duke i ndarë e duke i përçarë. Nuk është rastësi që çdo herë kur shqiptarët ngriheshin për liri – nga Lidhja e Prizrenit e deri te UÇK-ja – hoxhallarët e BIK-ut nxirrnin fetva kundër tyre, duke i quajtur “komunistë”, “terroristë” ose “kundërshtarë të fesë”.

Me këtë gjuhë ata i shërbyen gjithmonë pushtuesit, duke mohuar gjakun e dëshmorëve dhe duke u përpjekur të zhbëjnë çdo frymë kombëtare.

Nga okupimi në propagandë

Pas luftës së vitit 1999, kur shqiptarët menduan se më në fund ishin të lirë, rrjeti i BIK-ut u ringjall me urdhër të Beogradit. Nga xhamitë filluan të dalin predikime kundër UÇK-së, kundër pavarësisë së Kosovës, madje edhe kundër vetë identitetit shqiptar. Në vend të predikimit fetar, ata predikojnë:

  • mohimin e gjakut të dëshmorëve,
  • lavdërimin e Serbisë si “shtet i drejtë”,
  • nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve të besimeve të tjera,
  • dhe futjen e fëmijëve shqiptarë në një ideologji të huaj, larg flamurit e kombit.

Hoxhallarët – spiunë të rinj të Serbisë

Sot, numri i hoxhallarëve që funksionojnë si spiunë të hapur të Serbisë është në rritje. Ata nuk e fshehin më qëndrimin e tyre kundër shtetit të Kosovës: e kundërshtojnë ushtrinë, e nënçmojnë gjyqësinë, dhe e portretizojnë shtetin tonë si “të përkohshëm”. Në fakt, ata janë kolona e pestë, të paguar e të drejtuar nga shërbimet sekrete serbe, që punojnë ditë e natë për ta minuar shtetin shqiptar të Kosovës nga brenda.

Tradhtia nën petkun e fesë

Tradhtia e tyre është edhe më e rëndë, sepse fshihet nën petkun e fesë. Ata përdorin fenë si mbulesë, ndërsa në realitet janë armiq të lirisë dhe të kombit shqiptar. Në vend që të jenë prijës shpirtërorë, janë shërbëtorë të Serbisë. Në vend që të ngushëllojnë popullin, e helmojnë me propagandë antikombëtare.

Mesazhi i reflektimit

Historia po përsëritet: nga UDB-ja e djeshme te hoxhallarët e sotëm. Vetëm një gjë ka ndryshuar – tani ata janë më të hapur, më agresivë dhe më të guximshëm në shërbimin e tyre ndaj Beogradit. Nëse shqiptarët nuk i njohin e nuk i izolojnë këta imamë të shitur, atëherë tradhtia do të bëhet plagë edhe më e madhe se pushtimi i armikut.

BIK-u në Serbi e Kosovë – vegla të Beogradit për zhdukjen e kombit shqiptar

0

Ish-Presidenti i Serbisë Nikoliq, duke e nderuar me dekoratë Saqipin, kryeimamin e Luginës së Preshevës…!

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Numri i hoxhallarëve të lidhur me Serbinë po rritet nga dita në ditë. Nga Presheva në Bujanoc, nga Novi Pazari deri në Prishtinë, ata që paraqiten si prijës fetarë, në fakt kanë marrë rolin e spiunëve dhe tradhtarëve në shërbim të shtetit serb.

Bashkësia Islame në Serbi dhe ajo në Kosovë nuk janë struktura të pavarura, por vazhdimësi e aparatit të vjetër të UDB-së, sot e transformuar në BIA. Shumë prej tyre janë dekoruar nga presidentët serbë, kanë marrë pjesë në parakalime ushtarake të ushtrisë që ka kryer gjenocid mbi shqiptarët, dhe shfaqen publikisht në anën e atyre që mohojnë pavarësinë e Kosovës.

Këta nuk flasin për masakrat e 1998–1999, për përdhunimet, për varrezat masive ku ende gjenden trupat e shqiptarëve të zhdukur. Përkundrazi, ata ulin kokën para Beogradit dhe i shërbejnë politikave të tij antishqiptare

Sot është koha të thuhet hapur: BIK-u në Serbi e Kosovë është kolona e pestë e Serbisë në trojet shqiptare. Ata janë kundër UÇK-së, kundër pavarësisë, kundër çdo ideali për të cilin u derdh gjak shqiptari.

Pamje  e ketij tradhtari  ne amanetin e sherbimit nga bashkesia islame  e Kosoves dhe Serbisë duke pranuar dekorate nga ish presidenti serb

Ky nuk është vetëm faji i individëve si Nexhmedin Saqipi, por i një strukture të tërë që ka rrënjë në shërbimet e huaja. Çdo shqiptar duhet ta kuptojë se nën petkun e fesë po fshihet një tradhti e madhe.

Tradhtia nuk ka asgjë të shenjtë. Sot kambanat bien: mos i pranoni më këta spiunë si prijës, por denoncojini si vegla të Beogradit.

Fahri Xharra, në vitin 2016: I kujt dhe për kë lufton Abdi Baleta ?

2

Fahri Xharra, Gjakovë

I kujt dhe për kë lufton Abdi Baleta ? Një është e sigurt që ky njeri vetëm flet shqip dhe qëllimi i tij është shtrembërimi i çdo gjëje shqiptare. Abdi Baleta është një fenomen i zi , një ogur i zi i të ardhmes kombëtare .

Një maskara i degjeneruar kombëtarisht , njeriu më i zëshëm në çështjen anti shqiptare, një turi turku i cili me vetëdije të plotë mundohet të “islamizojë” çdo gjë shqiptare . Mjerë diplomacia e Shqipërisë që e kishte këtë përbindësh përfaqësues të vetin në Kombet e Bashkuara me vite të tëra.

Ky shqiptar duket se ka shumë të pa lara në karrierën e tij diplomatike dhe se medoemos duhet që sot të jetë kundër çdo përpjekjeje të ndershme të afrimit të qenjës shqiptare me Europën . I mjeri !

Thuaj se nuk jeton në Shqipëri dhe frymon shqip.

Ajo që më nxiti që të shkruaj është referati i tij i gjatë që të vjen mërzi ta lexosh , e që është i porositur për ngritjen e “moralit ‘ antieurpian të shqiptarëve; “ Katolikët Shqiptarë shfrytëzojnë kombin për të dominuar”( Nga Prof. Dr. Abdi BALETA )

Pa e filluar përpunimin e tekstit më duhet të shënoj i tërë “referati “ i Abdi Baletës është në frymën e grupit të Sabri Maxhunit- Novosellës . Por, të shkojmë më tutje ; burrat e botës na e ç’pikën një term të ri “katolikocentrizmin” me të cilën mundohen të shëmtojnë qëllimet e pastërta shqiptare dhe të çdonjërit që mundohet të mbanë qasjen properëndimore të shqiptarëve,

“Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazeztë ka trashëguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, idenë e ‘kristianizmit’ si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.(A.B) “ – kjo është tragjedia mendore e një të porosituri si Abdi Baleta.

I tërë mundi i tij që të shpreh atë se për çka është i porositur për të keq qëndron këtu: “Kështu, katolikocentrizmi i sotëm, ashtu si ai shekullor, ka rimarrë formulën e ‘kristianizmit’ si rrugë për afrimin me ortodoksinë, para së gjithash atë serbe e greke kundër myslimanëve(A.B).”

Pra , çdo frymëmarrje që nuk është myslimane ( turke ) është serbo greke.

Nëse lexohet kjo e thene nga Abdi Baleta: “Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. “ . me një herë kuptohet një tentim serb i mëshehur nën petkun e turkut për të na bërë që të “urrejmë” çdo gjë që flet shqip.

“ ‘armiku i përbashkët’ i serbëve dhe shqiptarëve “ shkruan Baleta . Por kur e kishim një armik të përbashkët me serbët ? Ky mendon në turkun ; jo pse nuk e njef historinë por pse i duhet të flet sipas urdhërdhënësit .

Propaganda serbe e luftës kundër shqiptarëve, veçanërisht në prag dhe gjatë bombardimeve të NATO-s i ka paraqitë shqiptarë si rrezik për Serbinë e gjithë Evropën se shqipatrët e Kosovës ishim në mbrojtje të osmanizmit se për shqiptarë luftonin xhihadistët islamik , se Lufta e UÇK-ës ishte luftë fetare islamike ndërsa serbet ishin ata që e mbronin krishterimin europian.

Por Euro- Amerika nuk e hëngrën këtë “çorbë “ thuajse e përgatitur nga abdibaletat e sabrinovosellat.

Abdi Novosella alias Sabri Baleta- Maxhuni e hedhin “grepin” e mashtrimit në ujëra tjerë duke thënë : “Tani katolikocentrikët shqiptar u thonë shqiptarëve se edhe ata kanë këtë armik kryesor të përbashkët me serbët. Në vija të përgjithshme argumentimi i tyre thotë se qenia në shumicë e shqiptarëve mysliman po përdoret për propagandë në favor të Serbisë, prandaj myslimanizmi dhe myslimanët janë vërtetë armik i Serbisë, por kështu po bëhen edhe armik i shqiptarëve. “ dhe ,se Eureka u gjet përfundimi, “shqiptarët dhe serbët kanë një armik të përbashkët: myslimanizmin.” D.m.th Abdi Baleta e hedhë poshtë , e njollosë një luftë çlirimtare kombëtare të shqiptarëve duke na bërë “ bashkëpunëtor” me serbët , gjëja kundër myslimanizmit .

Imagjinata antishqiptare e Baletes në lexim të parë të duket anti serbo-greke për ai të vërtetës së mendjes së tij nuk mund`i ikë kur e shkruan : “Por katolikocentrikët dallohen, ndër të tjera, nga vetë fakti se përpiqen të gjejnë ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve. Për ta nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dhe serbët kanë vërtetë ndonjë armik të përbashkët, ai mund të jetë real ose imagjinar, por kryesore për ta është të shtyhen shqiptarët të mendojnë gjithnjë për të gjetë një ‘armik të përbashkët’ e të hyjnë në aleancë me serbët kundër tij. Kriteri për t’i dalluar katolikocentrikët është i lehtë: ata përpiqen të gjejnë ose të sajojnë një armik të përbashkët të serbëve e shqiptarëve. “

Po kush na qenkan këta “katolikocentrikët sipa Abdi Baletës ? Pra ,të gjithë shqiptarët properëndimor pa dallim feje . Sa i ultë qëllimi baletian i përdhosjes kombëtare shqiptare ?

Ky nuk është fund ii shkrimit për Abdi Balet (anin)en , por ja hipokrizia e tij dhe qëllimi i tij i perfid për ngritjene “hasmërisë” shqiptare kundër Perëndimit : “Provokimi, agresivitieti, ligësia, pamëshira e përqendruar në këtë rrymë katolike është në disproporcion të jashtëzakonshëm me madhësinë e tyre. Prandaj mund të thuhet se një koncentrim kaq i madh i të keqes sa në këtë rrymë katolike nuk gjendet në asnjë tjetër se sa tek shqiptarët “

“ Cinizmi i tyre e kalon shfaqjen e çdo besimi tjetër fetar në fushën e politikes. Megjithatë, një qenie e tillë kaq e ligë, edhe pse shumë e egër dhe agresive zakonisht nuk ngjallë frikë po neveri kur e sheh se si e ha veten nga inati se është e pafuqishme të realizoj ligësinë e vet.” (A.B po aty ) Kush pra ? shqiptarët e Europës

Fahri Xharra 08.01. 16
Gjakovë ( xharraf@gmail.com )

Abdi Baleta apo “Hoxha” frymëzues i 35 viteve demokraci otomane

1
Shënimet vlerësuese që kanë shoqnue lajmin e dekës të Abdi Baletës, për të cilin me përshpirtni të kshtenë lusim Zotin të ketë mëshire për shpirtin e tij, mbasi feja e Krishtit na mson me e falë edhe armikun, kallxoi katërcipërisht dimensionin e rranjosun otoman e antiperëndimor të parisë politike e kulturore të Tiranës. Abdi Baleta ishte prototipi i sinqertë i kontradiktave logjike të antikulturës otomane dhe mbrojtës i paepun i asaj trashëgimie tragjike për trojet arbnore, të cilat kjenë dhunue me vandalizëm ekstrem e zell diabolik në 5 shekuj sundim gjakatar të islamit politik.
Ndonëse hiqej si ateist, ashtu si Enver Hoxha, të cilin e përfaqësoi me devocion e servilizëm në OKB, në fakt ishte nji “ezan” kumbues i xhihadit dhe interpretues dinak i konceptit të “Takisë” kuranore, pra i normalizimit të hipokrizisë, bespremjes, trathtisë dhe transformimit simbas nevojave kontingjente të kauzës islamike.
Gjatë diktaturës ishte njeriu ma i besuem i regjimit e megafon llapaqen e delirant i tyne në OKB e me transformimin e diktaturës komuniste, u ba “imami” i shpërlamjes të trunit të elitës komuniste otomane e përgjegjës i fidanishtës të tyne (anti) kulturore. Në krijimin e peudo-opozitës të parë në vitet 90″, roli i Abdi Baletës me enturazhin e vet, ishte deçiziv për me sigurue depërtimin e frymës islamike militante në Partinë Demokratike, të konfirmueme prej akteve të para të saj në pushtet, sikur ishte antarsimi në Konferencën Islalmike të vitit 1993.
Lidhjet e e tij, gati publike me rrjetin e xhihadizmit botnor dhe shërbimet e mshehta të diktaturave islamike, përfshi edhe të aleancave hibride me botën ortodokse despotike, edhe pse i kritikonte sa për sy e faqe, dëshmojnë karakterin e hapun antikombëtar e anti progres të Abdi Baletës. Mllefi ndaj qytetnimit perëndimor, mrekullitë e të cilit kishte pasë mundësi me i pa në karrierën e vet të privilegjueme dhe urrejtja patologjike ndaj kolosëve të kulturës katolike, të cilit mbrojtën kombin shqiptar prej shuemjes të sigurt nen terrorin osman e post osman, kallxojnë se ai ishte thjesht nji kamikaz mjeran i nji kauze të pashpresë, edhe pse helmi i saj asht i pranishëm te shumë “dishepuj”dhe të singjashëm të tij jetim, të cilët kto ditë po e kjajnë me statuse patetike hagjografike.
Abdi Baleta nuk ishte njiri i kulturës, por thjesht nji mediokër me inade të shtreshëzueme, të kristalizueme dhe të papërnueme që shfaqeshin në nji retorikë shabllone delirante në debatet publike apo fletushkat e tij të financueme prej armiqve të Shqipnisë. Si njiri me varfni ideshë të shëndetshme dhe pa sensin e historisë, krijoi nji punishte “medrese” për intelektualët e ri mëtues islamik, të cilët të kompleksuem prej dinamizmit të historisë aktuale shqiptare, i vunë vedit si mision, leçitjen e bazamentit islamik të kombit shqiptar, tue u ba krejt qesharak.
Madje shumë prej “dishepujve” të tij, i dolën kundër Abdi Baletës dhe ia dekonspiruen lojën e tij të vogël, edhe pse nuk e trathtuen kurrë në qasjen e urrejtjes e te mllefit që ai kishte mbjedhë në mendjen e zemrën e tyne.
Fanatizmi i tij si kamikaz i pandreqshëm ka konsistue në pandershmëninë e sulmit ndaj asaj pjesë të bashkëqytarëve të vet, të cilët vuejtën dhe u persekutuen pa asnji faj në trojet e veta gjatë regjimit osman e atij komunist, shoqnue me mbrojtjen me ngulm satanik të kasaphanës historike otomane.
Në kushtet e lirisë e mundësisë me kërkue e njoftë të vërtetën, qëndrime të tilla retrograde, janë njollë turpi e modele të shëmtueme emuluese e imitues për të cilët nuk ka nevojë trajektorja e Shqipnisë evropiane dhe qytetarët e saj, kjofshin arbnor autentik apo me matrice gjenetike ardhacak-kolon të miletit osman.

Ata që e vranë Kolonelin Ahmet Krasniqin, vranë të ardhshmen e Kosovës (S. A.)

1

Sinan Kastrati, Suedi

Sot, më 21 shtator 2025 bëhen 27 vjet nga vrasja e Kolonelit Ahmet Krasniqi, Ministër i Luftës.

Për vrasjen e Kolonelit, un¨dëgjova më 22 shtator 1998. Më thirri Ramë Ademi i Rugovës e më tregoi. Ai i kishte dëgjua lajmet. Unë vazhdoja një kurs kompjuterik në Halmstad e kompjuterin nuk e mësova kurrë.

Sot, rastësisht hyra dhe shikoja titujt në portalet tona në gjuhën shqipe. Një kyeartikull ishte në Botë nga një gazetar i ri, Petrit Rudaj por që edhe ai ka çka tregon dhe din sepse babain (Fetahin) e ka në karrocë, nga kuqaloshët).

Kishte edhe shkrime të tjera nga ish bashkëpuntorët, ushtarakë e njohës të kohës.

Kolonelin, atëherë Major Ahmet Krasniqin e njoha shumë herët por u takova në fundin e korrikut të vitit 1982 në Zhilivodë.

Ahmetin e kisha mik dhe te miqtë u pamë e ndejtëm 2 dytë e një natë, në odën e vjehrrit tim, Qerim Shaban Krasniqit në Zhilivodë.

Qerimi, Azizi (Aziz Zhilivoda, axha i Ahmetit e gjyshi i Ahmetit (Mustafa), ishin vëllezër.

Unë sa kisha ardhur nga shërbimi ushtarak. Isha ”liruar” nga izolimi që isha disa javë në Tuzëll e Ahmeti kishte ardhur në Kosovë se Behxheti, vëllai i vetëm i Ahmetit ishte burgosur dhe dënuar 5 vjet burg të rëndë nga një gjykatë e Mitrovicës.

Në Zhilivodë ishin përhap lajmet se shkaku pse është burgosur Behxheti, ishte një ushtar nga rrethi i Suharekës (unë isha nga Rahoveci), mendohej për mua, se gjoja paska treguar për aktivitetin politik dhe pjesëmarrjen e organizimin e demonstratave nga puntorët e KEK-ut në Obiliq, me B. Krasniqin si një nga organizatorët dhe se një serb, gjoja e paskan detyrua të iu prij demonstruesve shqiptarë me kërkesat Kosova Republikë. …

Ahmeti për këto theashetheme, më kërkoi falje.

Për Ahmetin kam publikua disa herë kujtimet dhe i kam edhe në librin ”25 vjet përpjekje për Kosovën republikë”, kam tregua në masë të madhe ato ngjarje e ata njerëz.

“Kur e njoha dhe si komunikoja me kolonel Ahmet Krasniqn”

Dossier Histori Kujtime

Nga Drini.us, 1 Prill 2024

https://www.drini.us/kur-e-njoha-dhe-si-komunikoja-me-kolonel-ahmet-krasniqn/

“Kur e njoha dhe si komunikoja me kolonel Ahmet Krasniqin”

Nga admin -1 Prill 2024

https://fjala.info/kur-e-njoha-dhe-si-komunikoja-me-kolonel-ahmet-krasniqin/

Për “komandant pamukat” dhe “komandant …!”

Dossie Mendime

Nga Drini.us, 10 Shkurt 2023

https://www.drini.us/per-komandant-pamukat-dhe-komandant/

“Kështu kishte bashkëpunuar Bislim Zyrapi me UDB-në, ja njeriu që i përpiloi listat e vrasjeve”

Major Nazif Ramabaja, Bota Sot, 23 janar 2021 Në ora: 17:5

https://www.botasot.info/opinione/1491198/keshtu-kishte-bashkepunuar-bislim-zyrapi-me-udb-ne-ja-njeriu-qe-i-perpiloi-listat-e-vrasjeve/

Përveç Bislim Zyrapit, nxënës-kadet të Kolonel Agim Mehmetit, ka qenë edhe Mahir Hasanaj.

“Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë”

Dossier

Nga Drini.us, 19 Maj 2024

https://www.drini.us/gjenerali-bislim-zyrapi-ai-qe-luftoj-per-ne-eshte-i-semure-rende-andaj-tash-ne-duhet-ta-ndihmojme-ate/

Ndaj këti shkrimi, në faqen e komenteve reagova shkurt:

Sinan Kastrati, 12 Nëntor 2024 Në 9:40 am

Lirim, më beso që shkrimet tua i lexoj me ëndje por kësaj radhe për Bislim Zyrapin e paske lënë mangut.
Bislimi është gradua deri në gradën gjeneral dhe ka mbajtur mbi supe e shpatulla postet më të rëndësishme në ish UÇK-në.
Ai ishte deshmitar i rrejshëm kundër 10 oficerëve madhorë shqiptar në

”Vojni Sud u Sarajevu, i K broj 2087, 27 marta 1987, godine:
1. Agim Mahmetit,
2. Xhafer Kabashit,
3. Miftar Zybës,
4. Shani Dermakut,
5. Rrahim Ademit,
6. Xhavit Shaqirit,
7. Musë Hoxhës,
8. Xhemë Ademit,
9. Tahir Mehmetit dhe
10. Enver Hoxhës.

Mr. Bislim Zyrapi, është Gjeneralmajor dhe ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ish epror i APJ-së, për të cilin ka shumë dyshime se ishte bashkëpuntor i UDB-së, udbash.
Çka thotë Agim Mehmeti për Bislim Zyrapin?

A ishte Bislim Zyrapi bashkëpunëtor i UDB-së?
Bislim Zyrapi me profesion ishte ushtarak i “karierës”. Ai kishte të kryer shkollën e mesme në “akademinë” ushtarake (?) në ish Jugosllavi.
Kolonel Agim Mehmeti, ish Zv. Ministër i Ministrit së Mbrojtes, Kolonel Ahmet Krasniqit për Bislim Zyrapin thotë:
“… Mē 7 shkurt 1989, nē mēngjes, gjatē revistēs ushtarake qē u bēhej kadetēve, nē pistēn e kazermēs, e vērejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili nē cilēsinē e dēshmitarit kishte dēshmuar rrejshēm pēr mua dhe … si “dhuratē” pēr atē dēshmi dhe bashkēpunim me organet e UDB-sē dhe tē sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa tē tjerē, i kishin regjistruar nē akademinē njēvjeçare!… ” Fatkeqēsisht, thotë auori, disa nga kēta persona sot gjenden nē vende tē rēndēsishme tē pushtetit aktual tē Kosovēs, sigurisht, me frikē, por tē kujdesshēm qē tē mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fēlliqur!’ (Libri “E vërteta për FARK-un”, fq. 12.).

Si ndihen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, … Bardhyl Mahmuti e ndonjë tjetër, që sot janë ”të lirë”, bëjnë jetë të ”qetë”, gjumë të ”rehatshëm” në mes të atij bollëkut e salltanetit?

Atyre nuk iu mungon asgjë, asnjë qime floku ndërsa Ahmeti hanë dhe.

Këta dhe ish udhëheqja socialiste e shtetit shqiptar, janë përgjegjës për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Pjesë nga literatura e konsulltuar:

“Kur e njoha dhe si komunikoja me kolonel Ahmet Krasniqn”

Dossier Histori Kujtime

Nga Drini.us, 1 Prill 2024

https://www.drini.us/kur-e-njoha-dhe-si-komunikoja-me-kolonel-ahmet-krasniqn/

“Kur e njoha dhe si komunikoja me kolonel Ahmet Krasniqin”

Nga admin -1 Prill 2024

https://fjala.info/kur-e-njoha-dhe-si-komunikoja-me-kolonel-ahmet-krasniqin/

Për “komandant pamukat” dhe “komandant …!”

Dossie Mendime

Nga Drini.us, 10 Shkurt 2023

https://www.drini.us/per-komandant-pamukat-dhe-komandant/

“Kështu kishte bashkëpunuar Bislim Zyrapi me UDB-në, ja njeriu që i përpiloi listat e vrasjeve”

Major Nazif Ramabaja, Bota Sot, 23 janar 2021 Në ora: 17:57

https://www.botasot.info/opinione/1491198/keshtu-kishte-bashkepunuar-bislim-zyrapi-me-udb-ne-ja-njeriu-qe-i-perpiloi-listat-e-vrasjeve/

Përveç Bislim Zyrapit, nxënës-kadet të Kolonel Agim Mehmetit në Sarajevë, ka qenë edhe Mahir Hasanaj.

“Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë”

Dossier

Nga Drini.us, 19 Maj 2024

https://www.drini.us/gjenerali-bislim-zyrapi-ai-qe-luftoj-per-ne-eshte-i-semure-rende-andaj-tash-ne-duhet-ta-ndihmojme-ate/

Ndaj këti shkrimi, në faqen e komenteve reagova shkurt:

Sinan Kastrati, 12 Nëntor 2024 Në 9:40 am

“Major Ramabaja: Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”

“Major Ramabaja: Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”

https://alinsweden.blog/2019/08/27/major-ramabaja-thaci-i-drejtohet-ahmet-krasniqit-shume-shpejt-kam-me-e-krye-misionin-me-ty/

“Kush, kush na e vrau kolonel Ahmet Krasniqin? Flet ekskluzivisht Bardhyl Mahmuti”

Prsheva jonë, November 21, 2018

https://www.preshevajone.com/kush-kush-na-e-vrau-kolonel-ahmet-krasniqin-rrefen-ekskluzivish-bardhyl-mahmuti/

“Krasniqi: Në Kosovë ka ekzistuar vetëm UÇK-ja e jo FARK-u”, 01/04/2014

https://telegrafi.com/krasniqi-ne-kosove-ka-ekzistuar-vetem-uck-ja-e-jo-fark-u/

“Sa për FARK-un s’do të kishte kurrë luftë, në Kosovë”

Insajderi 7 vite më parë

https://insajderi.com/sa-per-fark-un-sdo-te-kishte-kurre-lufte-ne-kosove/

“Jakup Krasniqi: Në Kosovë kishte vetëm një UÇK, sa për FAR-kistët, lufta nuk do të ndodhte kurrë“, 12/04/2018

https://www.radiokosovaelire.com/krasniqi-ne-kosove-kishte-vetem-nje-uck-sa-per-sa-per-far-kistet-lufta-nuk-do-te-ndodhte-kurre/

“Hashim…Kush e vrau Tahir Zemajn? Flet major Nazif Ramabaja“.

https://alinsweden.blog/2019/08/27/hashim-kush-e-vrau-tahir-zemajn-flet-major-nazif-ramabaja/

“Major Nazif Ramabaja shpalosë detaje të pathëna nga biseda telefonike ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ahmet Krasniqit”

https://alinsweden.blog/2019/08/27/major-nazif-ramabaja-shpalose-detaje-te-pathena-nga-biseda-telefonike-ndermjet-hashim-thacit-dhe-ahmet-krasniqit/

“Nazif Ramabaja tregon pse u vra Tahir Zemaj – Ja pse e përmend Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.”

https://alinsweden.blog/2020/11/05/nazif-ramabaja-tregon-pse-u-vra-tahir-zemaj-ja-pse-e-permend-hashim-thacin-dhe-ramush-haradinajn/

“Xhavit Haliti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, tregon a është e vërtetë ajo që tha Sali Berisha”

Insajderi, 18 September 2020 – 08:16

https://insajderi.org/xhavit-haliti-flet-per-vrasjen-e-ahmet-krasniqit-tregon-a-eshte-e-vertete-ajo-qe-tha-sali-berisha/

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 21 shtator 2025

sinankastrati09@hotmail.com

Jeta dhe vepra e kolonel Ahmet Krasniqit, ministri i parë i mbrojtjes së Republikës së Kosovës

1

Nga: Major Nazif Ramabaja

Ahmet Krasniqi, është lindur në vitin 1948, në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë në një familje të njohur atdhetare.

Ahmeti u bë sinonim i familjes Krasniqi, e cila në vazhdimësi punoi dhe veproi për t’u liruar dhe çliruar nga armiku shekullor.

Ahmet Krasniqi, punoi për liri dhe pavarësi. I frymëzuar nga idetë liridashëse, zgjodhi rrugën dhe drejtimin e ushtarakut dhe filloi shkollimin në Akademinë Ushtarake në Beograd, drejtimi i Këmbësorisë.

Atje takohet me Tahir Zemën dhe njoftohen , për herë të parë në v.1969.

Vitin e tretë dhe të katërt i vazhdojnë studimet ushtarake në Sarajevë, vetëm këta dy nga 28 kadetët shqiptarë, më 1973 e kryejnë akademinë dhe fillojnë me punë, Zemaj në Pejë e Ahmeti në Sarajevë, ku njihet me Agim Mehmetin. Në vitin 1993, nga organet e brendshme të sigurimit serb, zbulohen pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, një ndër ta Hazer Hajzeraj, Zaim Berisha etj.

Në vitet 1993-1994, Ahmet Krasniqi ndodhej në Kroaci, i pa punë, dy herë i burgosur nga regjimi serb, sugjerohet të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Ahmet Krasniqi me propozimin e eprorëve ushtarak caktohet koordinator i të gjithë ushtarakëve me pëlqimin dhe firmosjen e atyre eprorëve, të cilët vepronin në Zvicër, Gjermani, Slloveni, Kroaci, Suedi etj.

Pra ai përcaktohet koordinues për formimin e shtabit suprem dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Konsultimet, janë bërë me Bujar Bukoshin, i cili e ka bërë nënshkrimin e emërimit të Ahmet Krasniqit person përgjegjës për formimin e shtabit Suprem dhe ushtrues detyre të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Popullit të Kosovës i duhet një forcë mbrojtëse thoshte Ahmet Krasniqi.

Pas kësaj Ahmet Krasniqi me Agim Mehmetin nisen për në Oslo të Norvegjisë me 21-22 maj, për të biseduar me Adem Demaçin, i cili ishte përfaqësues politik i UÇK-së. Ahmet Krasniqi, informon Adem Demaçin dhe bien në ujdi për: Formimin e shtabit të përbashkët me qendër në Tiranë. Njohja e të gjitha njësive që vepronin në Kosovë, emërimi i tyre i përbashkët UÇK dhe stema e saj. Të gradoheshin dhe të plotësoheshin me oficer profesionist ato njësi për të krijuar hierarkinë ushtarake dhe institucionale. Çdo informacion apo komunikatë shtypi do të kalonte nëpërmes shtabit në Tiranë. Të sigurohej komandimi i të gjitha njësive me oficer profesionist. Për në Osllo udhëtova edhe unë (Nazif Ramabaja) me dy kolegët e mi. Me 22 maj, në ditën e dytë, takohem me Ahmet Krasniqin dhe Agim Mehmetin dhe them se ka qenë dita më e lumtur e tij, ishte shumë i disponuar përtej mase duke na treguar dhe informuar për marrëveshjen duke thënë: “Nazif, kurrë ma i lumtur se sot s’kam qenë në jetën time, tani mund të dërgoj në Drenicë armatim me helikopter. UÇK-ja do të jetë brumi i një ushtrie të ardhshme”.

Angazhon kolonel Zemën dhe Salih Çekajn. “I armatosur” rëndë me marrëveshjen e Osllos, kthehet prapa në Zvicër, bën përgatitje për formimin e Shtabit Suprem në Tiranë. Fton dhe e informon Tahir Zemën duke i kërkuar që sa ma parë të lajmërohet në Tiranë bashkë me Salih Çekajn dhe disa eprorë të tjerë.

Salih Çekaj kishte marrëdhënie të mira me komandantin e rrethit të Tropojës Selim Demushin, i cili e lejon lokacionin dhe gjetjen e objektit në Papaj. Ai ndihmonte që të mos ketë incidente ndërmjet policisë kufitare dhe ushtrisë në Tropojë, për ta bërë të mundur veprimin e njësive nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes pa pengesë. Deri më 21 qershor janë bërë përgatitjet dhe pastaj është bërë edhe formimi dhe betimi i brigadave 131,133 134 .

Komandant emërohet Tahir Zemaj dhe poashtu emrohen komandantët e Brigadave 131,13, me oficer të karrierës profesionistë. Incizimet e formimit të brigadave me 21 qershor dhe dhënia e betimit janë sekuestruar nga bandat e Fatos-Klosit, megjithatë një kasetë ka shpëtuar dhe disa ditë para vrasjes së Ahmet Krasniqit, për çudi janë lejuar publikimet e xhirimeve në TVSH, pra i janë dhënë opinionit. Formimi i atyre brigadave operative të UÇK-së, më vonë kalon në grupin e tretë operativ G-3-shi me batalionin desanto-vëzhgues.

TAKIMI I FUNDIT ME KOLONELIN AHMET KRASNIQI 

Fillimisht u shpreh se ndihej tejet i lumtur që po na shihte edhe njëherë. “Ju kam urdhëruar të futeni në mes të zjarrit pa pasur mundësi t´ju ndihmoj”. Na tha dhe këto fjalë, se na kanë zbutur zemërimin, bëmë informimin dhe u informuam për të gjitha problemet që kishin ndodhur brenda dhe jashtë Kosovës, të cilat s’ishin të pakta dhe kishin karakter bllokues dhe dezionformues kundër njësive operative të FARK-kut dhe vetë Ministrit Ahmet Krasniqit.

Ahmet Kransiqi (majtas) dhe Nazif Ramabaja (djathtas)

Pengesat, abuzimet dhe ndalesa e lëvizjeve të Ahmetit kishin marrë hov të madh. Ja disa skena dhe bllokime të bëra ndaj Ministrit Ahmet Krasniqit dhe stafit të Ministrisë: Ngjarja e Komanit dhe plaçkitja e një grupi banditësh bashkë me një pjesë të shtabit suprem Grabitjen që ju kishin bërë zyrave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vendbanimit të Ahmetit.

Presionet dhe çarmatimi i tij. Kolonel Ahmet Krasniqi, nuk ishte i kënaqur me punën e Mjeteve të informimit dhe thoshte: “Më shumë i jepnin publicitet ndasive, se sa faktit se jemi të okupuar dhe armik të vetmin e kemi Serbinë. Shtypi e tregon se armiqësinë më të madhe e kem në mes veti e jo me okupatorin. Kjo është tragjike, gazetarët duhet të jenë në funksion të misionit historik që ka të bëjë me qenien kombëtare”.

“Komandantët”, më tepër e dëmtuan se sa e ndihmuan çlirimin e Kosovës. Përveç që ishte kritik me mjetet e informimit, ai bëri një kritikë të njohur edhe për hiperbolizimet dhe propagandën që bënin disa komandant të UÇK-së në terren dhe me këtë s’mund të pajtohej Ahmeti.

Duke u prononcuar thoshte: „Shumë nga udhëheqësit e atëhershëm të UÇK-së, jepnin deklarata të mëdha e të pa mbulesë, që ishin euforike dhe tepër pak apo aspak ushtarake. Flitej për territoret e çliruara, por kur ndodhi sulmi serb të gjithë zhurmagjinjtë e zëshëm ikën duke e lënë popullin në mëshirën e armikut. Ua kemi bërë me dije se duhet të jenë më të kursyer në deklarime, se deklaratat duhet të pasqyrojnë realitetin dhe të kenë qëllimin e tyre konkret; ua kem tërhequr vërejtjen se mosrealiteti i deklaratave është me pasoja.

”Fatkeqësisht u deshtë të ndodhin ngjarje tronditëse për tu bindur populli dhe vetë ata “komandantët” që me deklaratat dhe me punën e tyre më tepër e dëmtuan se sa e ndihmuan çlirimin e Kosovës. Rezultatet në terren, dëmet e mëdha njerëzore e materiale dhe sidomos zhvendosja masive e popullatës janë argumenti konkret i pasojave të mëdha.

“ Shpresoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dijë të gjykojë dhe thellojë përvojën e vet, se me një vullnet më të madh e me një vëmendje të kthjellët do ti kushtojë kujdes vetorganizimit, institucionalizimit dhe ndërmarrjes së aksioneve të nivelit të duhur, me një angazhim e seriozitet përkatës me përgjegjësi historike që ka, në mënyrë që t’i arrijë rezultatet konkrete që kërkohen prej sajë. Nga vlerësimet e gjithanshme duhet të dal strategjia e veprimit që i ka hije veprimeve të vërteta ushtarake.

Pra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet ta strategjinë e sajë, ta bazojë në sa më shumë fitore që të bëhen aksione dhe luftime vetëm në ato territore ku i konvenon forcave tona mbrojtëse. Ministri Krasniqi: Tahir Zemës nuk guxon ti ndodhë asgjë Kishte thirrur shefin e sigurimit të shtabit suprem Ismetin duke i thënë, mua mund të më ndodh gjithçka, veç kini kujdes që komandant Tahir Zemes të mos i ndodh asgjë. Kah ora 23.00 e 21 shtatorit në mes të Tiranës vritet Ministri i Mbrojtjes Kol. Ahmet Krasniqi. Kjo më shkaktoi dhimbje të pa përshkueshme, vështirë i mbaja emocionet.

E thirra Agim Mehmetin duke e pyetur për ngjarjen, i shprehëm ngushëllime njëri tjetrit, më tha se e vërtetë është, na e mbytën Ministrin-bacen. UÇK-ja ishte nën kupolën e FARK-ut Kush ishte FARK-u dhe në përbërje të këtyre forcave kush hynte, Ato ishin të përbëra nga: UÇK-ja Aviacioni luftarak Mbrojtja territoriale Njësitë e Ministrisë së Brendshme. Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të Ligjit për Mbrojtje, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës përcaktohen se duhet të jenë të organizuara në mënyrën më profesionale dhe varësisht nga situata në terren.Qëllimi ynë kryesor është që populli i Kosovës ta ketë një forcë mbrojtëse, e cila do të jetë garantuese e sigurisë e të gjithë banorëve të sajë. Ushtria e fortë Kosovare do të ndikonte edhe në rrafshin ndërkombëtar si faktor stabiliteti në Ballkan. Në këtë mënyrë duhet pasqyruar figurën e kol. Ahmet Krasniqit, i cili ishte institucionalist dhe veproi në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit të Mbrojtjes dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë s´ju largua këtyre akteve madhore, të cilat kishin qëllim dhe karakter shtet-formues. Ai i mbrojti me xhelozi dhe përkushtimin më të madhe dhe për këtë qëndrim figurat e errëta e linçuan, bën atentatin e shekullit kundër figurës dhe qëndrimeve të tij të pa luhatshme. Në fund më lejoni që ta them edhe këtë. Figura e ndritur e kol. Ahmet Krasniqit do të jetë objekt studimi për gjeneratat e ardhshme se si duhet punuar dhe vepruar për popull, komb dhe atdhe.

Major Nazif Ramabaja

Seancë e tretë informative për mërgimtarët shqiptarë në Gjenevë – Përfitimet plotësuese (SPC) të AVS/AI

0

Më 19 shtator 2025, në ambientet e École de l’Étang në Châtelaine – Gjenevë, u mbajt një mbrëmje e përbashkët informative, e organizuar nga Shoqata Komuniteti Shqiptar në Gjenevë në bashkëpunim me shoqatën zvicerane për të drejtat EPER. Ky aktivitet shënoi Seancën e tretë informative kushtuar mërgimtarëve shqiptarë, me temë qendrore “Përfitimet Plotësuese (SPC) të AVS/AI”.

Seancën e hapi z. Nasuf Nuhiu, kryetar i Shoqatës së Komunitetit Shqiptar në Gjenevë, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për informimin e drejtë të komunitetit. Ai kujtoi se:

  • Seanca e parë (prill 2025) trajtoi çështjen e AVS-it – Shtylla e parë e pensionit;
  • Seanca e dytë (maj 2025) ishte përqendruar në Shtyllën e dytë të pensionit (LPP);
  • ndërsa kjo seancë e tretë u fokusua tek përfitimet plotësuese (SPC), të cilat janë thelbësore për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ligjërata kryesore u mbajt nga znj. Luljeta Krasniqi Hajrizaj – juriste, përfaqësuese e programit Age-Migration pranë EPER-it, e cila, me kompetencë të lartë profesionale, sqaroi procedurat, të drejtat dhe rëndësinë e njohjes së skemës së përfitimeve plotësuese.

Në vijim, dy specialistë të kësaj fushe dhanë shpjegime të hollësishme mbi kriteret për përfitimin e SPC-ve, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm si dhe rastet konkrete të hasura në praktikë. Diskutimi u zhvillua në formë interaktive, duke iu dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shtrojnë pyetje mbi situatat e tyre personale.

Takimi u ndoq nga një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh shqiptarë, kryesisht të moshës së tretë, të cilët treguan interesim të madh për temën. Atmosfera miqësore dhe praktike e bëri seancën jo vetëm informuese, por edhe inkurajuese për ata që shpesh hezitojnë të kërkojnë ndihmë ose nuk janë të informuar mbi të drejtat e tyre ligjore.

Në fund, organizatorët nënvizuan se qëllimi kryesor i këtyre seancave është që çdo qytetar shqiptar në Gjenevë të ketë qasje të plotë në informacion mbi sistemin social zviceran, në mënyrë që të mund të përfitojë drejtësisht nga skemat që i garantohen me ligj.

Shkruar nga: Nexhmije Mehmetaj

Gjenevë 21.09.2025               

Parada ushtarake e Serbisë nuk ishte vetëm shfaqje e armëve, por edhe dëshmi e miqve të vjetër që Serbia gjithmonë i ka pasur pranë

0
Në paradën ushtarake të Serbisë, bota pa edhe njëherë fytyrën e vërtetë të këtij shteti barbar, i cili që nga lindja e tij është ushqyer me gjak e mashtrim.
Parada nuk ishte vetëm shfaqje e armëve, por edhe dëshmi e miqve të vjetër që Serbia gjithmonë i ka pasur pranë: ata që e ndihmuan në lindjen e saj mbi kurrizin e shqiptarëve dhe boshnjakëve.
Historia na kujton se Serbia u ngrit si shtet në fund të shek. XIX e fillim të shek. XX me ndihmën e Perandorisë Osmane, e cila për të dobësuar shqiptarët dhe boshnjakët, lejoi krijimin e një strukture shtetërore serbe që më pas u bë mjet i gjenocidit dhe shpërnguljes masive. Nga marrëveshjet e fshehta të shpërnguljes së shqiptarëve me Turqinë, deri tek aleancat politike dhe fetare që i shërbyen asimilimit, çdo hap tregoi se “vëllazëria” fetare ishte një mashtrim që u përdor kundër nesh.
Një ndër iftarët politik pas luftës…
Pas luftës, disa ndër ju propaganduat islamizimin dhe arabizimin e fëmijëve shqiptarë, duke i quajtur “bashkëpunëtorë të Serbisë” ata që e kundërshtonin këtë ideologji asimiluese. Por ja ku del e vërteta: vetë “vëllezërit muslimanë” që na i shitët si shpëtimtarë, sot janë krah Serbisë ashtu siç ishin dje, kur luftuan në anën e saj për shuarjen e kombit tonë.
Kan være et bilde av 4 personer og tekst
Dhe e vërteta më e dhimbshme është se po të kishte ndonjë lidhje islamiste me luftën e UÇK-së, siç e theksoi edhe Rubin, historia e shqiptarëve do të kishte marrë një tjetër rrjedhë jo drejt çlirimit, por drejt shkatërrimit të plotë.
Kan være et bilde av 4 personer og tekst
Prandaj, le ta kuptojmë njëherë e mirë: shqiptarët kanë mbijetuar jo për shkak të “vëllazërive fetare”, por për shkak të vetëdijes, besës dhe gjakut të derdhur për lirinë e tyre. Asnjë ideologji e huaj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë shpëtimi ynë. Shpëtimi ynë është vetëm Shqiptaria sepse aty ku vdes vetëdija, lulëzon robëria.

Antiamerikanizmi , sot për sot: arma më e rrezikshme e Serbisë kundër Kosovës!

1

Forcat e këmbësorisë së NATO-s , duke hyrë në Kosovë kah Hani i Elezit, në qershor të vitit 1999 pasi më shumë se dy muaj e kishin bombarduar nga qielli Serbinë. Roli i SHBA-ve për lirinë e Kosovës ishte dhe mbetët i jashtëzakonshëm.

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Gjatë javëve të fundit, në mediat tona sociale dhe në televizionet nacionale është vërejtur një rritje e diskutimeve rreth temës së antiamerikanizmit.

Megjithatë, kjo frymë më shumë duket artificiale sesa reale. Ata që e nxisin këtë debat kanë interesat dhe arsyet e tyre, ndërsa të tjerët që e mbrojnë Amerikën e bëjnë këtë shpesh nga motive të ndryshme.

Të dyja palët, duke pretenduar se mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare të Kosovës, shpesh bien në grackën e përplasjes së panevojshme, apo si thotë një thënie popullore: “e kruan vetullën, e nxjerr syrin”?!

Shikuar nga pikëpamja sociologjike, çdo dukuri e re politike e shoqërore duhet analizuar me kujdes, për të kuptuar si “diagnozën” ashtu edhe “terapinë” e duhur.

Antiamerikanizmi, si temë, është i rrezikshëm sepse debati rreth tij – qoftë edhe i nxitur nga qarqe antishqiptare – është i panevojshëm, i pakuptimtë dhe në kundërshtim të plotë me interesat tona shtetërore dhe ato kombëtare.

2. S’ë këndejmi nuk guxojmë të mbështetemi vetëm në euforinë e nacionalizmit irracional, për ta aktualizuar këtë stigmë e stereotipi të padobishme e madje edhe tejet të rrezikshme për interesat e lartëcekura. Sepse, thjesht kjo stigmë rrezikon të na përplasë me vlerat perëndimore.

Përpjekjet e shtetit për të afirmuar vlerat tona të nëpërkëmbura nuk duhet të na largojnë nga minoritetet, veçanërisht nga serbët e Kosovës, të cilët siç e dimë përherë janë të manipuluar nga regjimi i Serbisë.

Problemi ynë nuk janë serbët vendas, por Serbia, e cila po përpiqet të mbjellë farën e antiamerikanizmit në Kosovë.

Prandaj, nacionalizmi kosovar duhet të “spastrohet” nga ambiciet irracionale. Ai nuk duhet të bëhet pjesë e programeve shtetërore, sepse mund të prodhojë një gjeneratë antiamerikane e antiperëndimore, ashtu siç do dëshironte edhe “babai” i kombit serb Dobrica Cosiq! Nacionalizmi mund të përdoret përkohësisht nga partitë për konsum e interesa te brendshme politike, por jo të institucionalizohet si politikë shtetërore. Kjo qasje do të ishte fatale për Kosovën.

3. Situata në veri të Kosovës është testi më i qartë i këtij diskursi. Serbia është e interesuar që përmes politikës, diplomacisë, mediave dhe mekanizmave të tjerë ta imponojë tek ne dhe sidomos ne bote narrativen antiamerikane.

Kosova nuk duhet të bjerë në këtë kurth. Përkundrazi, duhet të kërkojmë standarde dhe përvoja të dëshmuara evroamerikane. Për nacionalistët irracionalë kjo mund të duket si “humbje”, por në fakt është tani per tani alternativa e vetme e qëndrueshme. Në të kundërtën, siç kemi parë, parlament ynë po edhe e gjithë jeta sociale e meditative rrezikon të kthehet në një arenë zhurmuesish irracionalë që nuk kanë vizion për shtetin, por vetëm për ruajtjen e privilegjeve të tyre dhe gërryerjen e shtetësisë se Kosovës.

Në këtë kohë të vështirë, kur ekziston rreziku të na ngjitet etiketa e antiamerikanizmit, një synim e jam shume i bindur edhe një Projekt i shumëdëshiruar nga Serbia, është jetike të dëshmojmë lojalitetin tonë ndaj vlerave dhe standardeve euro perëndimore

Dhe kjo nuk bëhet me kakofoni politike, e vajtime e akuza të ndërsjella nga aula e Kuvendit, e as në medie sociale, e as përmes shoqërisë civile, por vetëm me një; ushtri té fortë dhe diplomaci inteligjente, pra, një lobim te orkestruar mirë me Shqipërinë dhe aleatët tanë…

Taxi është taxi për të gjithë qytetarët – jo për myslimanë, jo për të krishterë, por për të gjithë kosovarët apo të gjithë njerëzit!

0

Emblema e “Vëllazërisë Muslimane”, që është themeluar nga reformatori i islamit, panislamisti dhe shovenisti religjioz Hasana al Bana , në Egjipt, në vitin 1928. Nga kjo vëllazëri religjioze frymëzohet edhe organizata më terroriste islamike në botë, Al Kaeda, Boko Haram, Islamistisk Jihhad etj. Policia e Kosovës menjëhere duhet ta hetoj etiketën si “musliamane” se taxisti, nuk është dhe nuk duhet lejuar të shfaqë shenja të shovenizmit religjioz islamik në publik; qofshin ato myslimane, të krishtera, a të tjeta, pasi si i tillë taxisti është dhe duhet të jetë vetëm në shërbim të publikut, që nuk kanë pse t’i interesojnë shenjat religjioze të kujtdoqoftë. 

Basri Beka, Prishtinë

Reagim ndaj fenomenit të përdorimit të fesë për biznese private në sherbime publike
Pamja e taksive me emra si “Muslim Taxi” nuk është thjesht një zgjedhje tregtare. Ky është një hap i qartë i islamit politik për të futur fenë si kriter ndarës edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Kosova është shtet laik dhe nuk njeh fe të privilegjuara. Kushdo që përpiqet ta paraqesë ndryshe, po punon kundër Kushtetutës dhe vetë themeleve të lirisë qytetare.
Kur transporti publik privat emërtohet “mysliman”, çfarë sinjali dërgohet? Se ka edhe “taksi të krishterë”, apo “taksi për laikë”? Ky është diskriminim i hapur, i maskuar si biznes. Është tentativë për të normalizuar ndarjet fetare dhe për të futur ideologjinë islamiste aty ku nuk ka vend.
Le ta themi qartë: kjo nuk ka të bëjë me besimin personal të askujt. Çdo qytetar është i lirë të besojë ose të mos besojë. Por kur feja përdoret si flamur biznesi, atëherë kemi të bëjmë me agjendë politike dhe kulturore, jo me tregti të pastër.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve që të mos lejojnë regjistrimin e emrave të tillë në ARBK. Përndryshe, nesër do të shohim “Muslim School”, “Christian Pharmacy”, “Orthodox Hospital” – dhe shoqëria jonë do të copëtohet në enklava fetare. Ky është modeli që kërkon islamizimi i shoqërisë: të zhbëjë karakterin qytetar të shtetit dhe të fusë moralin fetar në çdo hapësirë publike.
Kosova nuk u çlirua për t’u kthyer në terren eksperimental të islamit politik. Ky vend është shtet i lirë, laik, evropian.
Taksi është taksi për të gjithë qytetarët – jo për myslimanë, jo për të krishterë, por për të gjithë kosovarët, për të gjithë shqiptarët e njerëzit përgjithësisht.