Kreu Blog Faqe 447

Taxi është taxi për të gjithë qytetarët – jo për myslimanë, jo për të krishterë, por për të gjithë kosovarët apo të gjithë njerëzit!

0

Emblema e “Vëllazërisë Muslimane”, që është themeluar nga reformatori i islamit, panislamisti dhe shovenisti religjioz Hasana al Bana , në Egjipt, në vitin 1928. Nga kjo vëllazëri religjioze frymëzohet edhe organizata më terroriste islamike në botë, Al Kaeda, Boko Haram, Islamistisk Jihhad etj. Policia e Kosovës menjëhere duhet ta hetoj etiketën si “musliamane” se taxisti, nuk është dhe nuk duhet lejuar të shfaqë shenja të shovenizmit religjioz islamik në publik; qofshin ato myslimane, të krishtera, a të tjeta, pasi si i tillë taxisti është dhe duhet të jetë vetëm në shërbim të publikut, që nuk kanë pse t’i interesojnë shenjat religjioze të kujtdoqoftë. 

Basri Beka, Prishtinë

Reagim ndaj fenomenit të përdorimit të fesë për biznese private në sherbime publike
Pamja e taksive me emra si “Muslim Taxi” nuk është thjesht një zgjedhje tregtare. Ky është një hap i qartë i islamit politik për të futur fenë si kriter ndarës edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Kosova është shtet laik dhe nuk njeh fe të privilegjuara. Kushdo që përpiqet ta paraqesë ndryshe, po punon kundër Kushtetutës dhe vetë themeleve të lirisë qytetare.
Kur transporti publik privat emërtohet “mysliman”, çfarë sinjali dërgohet? Se ka edhe “taksi të krishterë”, apo “taksi për laikë”? Ky është diskriminim i hapur, i maskuar si biznes. Është tentativë për të normalizuar ndarjet fetare dhe për të futur ideologjinë islamiste aty ku nuk ka vend.
Le ta themi qartë: kjo nuk ka të bëjë me besimin personal të askujt. Çdo qytetar është i lirë të besojë ose të mos besojë. Por kur feja përdoret si flamur biznesi, atëherë kemi të bëjmë me agjendë politike dhe kulturore, jo me tregti të pastër.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve që të mos lejojnë regjistrimin e emrave të tillë në ARBK. Përndryshe, nesër do të shohim “Muslim School”, “Christian Pharmacy”, “Orthodox Hospital” – dhe shoqëria jonë do të copëtohet në enklava fetare. Ky është modeli që kërkon islamizimi i shoqërisë: të zhbëjë karakterin qytetar të shtetit dhe të fusë moralin fetar në çdo hapësirë publike.
Kosova nuk u çlirua për t’u kthyer në terren eksperimental të islamit politik. Ky vend është shtet i lirë, laik, evropian.
Taksi është taksi për të gjithë qytetarët – jo për myslimanë, jo për të krishterë, por për të gjithë kosovarët, për të gjithë shqiptarët e njerëzit përgjithësisht.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të distancohen nga hoxha Nexhmedin Saqipi!

0
Parada ushtarake e Serbisë, që u zhvillua më 20 shtator 2025, paraqet një kërcënim të hapur për rajonin në përgjithësi, dhe për Kosovën në veçanti. Mbishkrimet me parullën “Kad se vojska na Kosovo vrati” (“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”) shoqërohen me demonstrimin e forcës ushtarake, ku arsenali i armatimit përcjell vendosmërinë e këtij shteti të vazhdojë me logjikën gjenocidale që ka zbatuar gjatë një shekulli e gjysmë.
Kur shohim se kush është në krye të institucioneve politike, ushtarake dhe të aparateve të tjera të dhunës në Serbi, nuk habitem për vazhdimësinë e politikës luftënxitëse të këtij shteti. Por ajo që më çuditi në këtë rast, ishte prania në këtë paradë e Nexhmedin Saqipit, hoxhës nga Tërnoci i Madh i Bujanocit i cili është Kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi.
Ky hoxhë ka harruar krimet e vazhdueshme që kanë përjetuar dhe përjetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës nga politika luftënxitëse e Serbisë.
Ky hoxhë, ka harruar se vetëm gjatë zbatimit të planit të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë më 1998-1999, ushtria serbe ka vrarë e masakruar mbi 10’000 civilë shqiptarë; mbi 20’000 femra e meshkuj ka përdhunuar seksualisht; ka shkatërruar objektet e banimit e të trashëgimisë kulturore që lidhen me identitetin kombëtar shqiptar dhe ka dëbuar shumicën e popullsisë nga Kosova.
Në të njëjtën kohë, ka rrëmbyer e zhdukur me forcë shqiptarët nga Kosova duke i fshehur në varreza masive në Serbi e Kosovë, duke i djegur e hedhur në lumenj kufomat e shqiptarëve nga Kosova. Edhe sot nuk dihet asgjë për fatin e 1584 shqiptarëve të zhdukur nga ushtria serbe.
Është e njëjta ushtri që ka vrarë, masakruar e përdhunuar mijëra Muslimanë e kroatë në Bosnjë dhe Kroaci. Ka djegur e shkatërruar në të gjitha hapësirat e Kroacisë, Bosnjës e Kosovës… Dhe pas gjithë këtyre tmerreve që ka shkaktuar ajo ushtri, gjendet një “hoxhë shqiptar”, që rreshtohet në krahun e kokës politike dhe ushtarake gjenocidale serbe për të duartrokitur gatishmërinë e këtij shteti për krimet e radhës që ka planifikuar.
Me sa duket, hoxha Nexhmedin Saqipi nuk e ka “sefte”. Ai qenka dekoruar edhe nga ish-presidenti serb Tomislav Nikolić më 2017 për merita të veçanta në shërbim të qytetarëve serbë, duke qenë pjesë e ushtrisë serbe në vitin 1999, pikërisht në vitin më të rëndë për shqiptarët e Kosovës.
Në prononcimin e fundit të Hoxhës, ai ka konstatuar se meqenëse Kosova dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës paskan hequr dorë nga bashkimi me Kosovën, ai paska marrë iniciativën “për avancimin e të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi”.
Çdo njeri që ka dy fije mend e ka të qartë se në çfarë drejtimi dëshiron t’i avancojë të drejtat tona, një hoxhë që është dekoruar nga presidenti serb për pjesëmarrje në ushtrinë serbe gjatë vitit 1999, kur kjo ushtri kreu gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Kambanat bien për ata që kanë vesh!
21 shtator 2025
Adnan Asllani
—

Titistët e hotel “Rognerit”dhe deformimi i projektit kombëtar pas Luftës Çlirimtare të UÇK-së

7

Në foto: Xhemil Zeqiri me Mina S. Jensen

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!

Hyrje:

Rezistenca paqësore albiniane dhe Lufta Çlirimtare e Kosovës (1997–1999), përfaqëson kulmin e rezistencës së shqiptarëve ndaj shtypjes serbe. Por, procesi politik dhe institucional pas luftës solli një deformim të qëllimeve thelbësore fillestare.
Në vend që të afirmohej projekti i ribashkimit kombëtar, Kosova u kap nga struktura politike të lidhura me trashëgiminë titiste, shpeshherë të mbështetura nga faktorët reaksionarë ndërkombëtarë, veçanërisht nga Franca dhe qarqe të afërta me Beogradin.
-Ky artikull analizon rolin e renegatëve të LÇ-re të “Grupit të Rognerit”, ndërhyrjen e Agim Çekut dhe pasojat e infiltrimit të agjenturës së trashëgimisë të sigurimit serb në politikën e Kosovës.
Konteksti historik?!
Pas dështimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës nëpërmjet rezistencës paqësore pasive; kjo ide mashtruese në krye me Ibrahim Rugovën dështoi me turp.
Si feniks rilindi ideja dhe veprimtaria revolucionare për çlirim; e famshmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila artikuloi me guxim në betimin e saj,-për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore dhe LBRSH të heroit Adem Demaçi; projektin e ribashkimit kombëtar nëpërmjet luftës së armatosur.
Por, fatkeqësisht, që në vitet 1998–1999, në Tiranë, në hotel “Rogner”, në skenë doli një fraksion i cili synonte kontrollin politik të UÇK-së, duke nënvlerësuar dhe injoruar figurat kryesore të UÇK-së që realisht e kishin udhëhequr LÇ-re në terren.
“Mic Sokolat” e Rognerit!
Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, të vetëquajturit, shpeshherë “Mic Sokolat e Rognerit”, përfaqësonin linjën e tutpshme të lëshimeve (kompromiseve politike dhe ushtarake, duke mos e zbatuar linjën e projektit kombëtar.
Në kundërshtim me Adem Demaçin, Bislim Zyrapin dhe Dilaver Goxhajn, të cilët e shihnin UÇK-në si mjet për realizimin e ribashkimit kombëtar.
Ky grup famëkeq i “Rognerit” synonte të kontrollonte narrativën politike dhe të përfitonte nga mbështetja ndërkombëtare selektive.
Ndërhyrja franceze dhe ardhja e Agim Çekut në udhëheqje të UÇK-së?!
Një element vendimtar prapakthyes, ishte ardhja e Agim Çekut, një ish-oficer i Ushtrisë Jugosllave, në krye të UÇK-së. Çeku, u soll në Kosovë përmes kanaleve të mbështetura nga Franca e ideve reaksionare të “Bastijes”, një shtet tradicionalisht i afërt me Beogradin. Vendosja e tij në krye të strukturave ushtarake solli margjinalizimin e Komandantëve që e kishin udhëhequr luftën në terren.
Kështu, figura të spikatura, si Gjeneral Bislim Zyrapi (Shef i Shtabit i UÇK-së) dhe Komandanti Kolonel Dilaver Goxhaj (“Shpëtim Golemi”), zëvendësshef i Shtabit dhe koordinator me NATOn,u denigruan nga strukturat e reja të pasluftës.
Vrasjet politike dhe heshtja institucionale?!
Një nga shembujt më të qartë të këtij procesi ishte vrasja e Ekrem Rexhës, Komandant “Drinit” në oborrin e shtëpisë së tij pas luftës. Ky akt, i interpretuar gjerësisht si krim politik, mbeti pa autor të zbuluar. Prokuroria e Kosovës, e lidhur me strukturat e partive të dala nga grupi i Rognerit, nuk ndërmori asnjë hap serioz për hetim, për vrasjet, kidnapimet dhe zhdukjet; siç u sulmuan egërsisht,bashkëpunëtorët e  Ukshin Hotit, Beadin Hallaçi e të t tjerë veprimtarë të bashkimit kombëtar.
Trashëgimia e sigurimit serb
Një analizë më e thellë duhet të bëhet më tej; që të sqarojmë qartë dhe saktë; se, ky proces nuk ndodhi rastësisht. Për dekada me radhë, Serbia kishte kultivuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh përmes sigurimit shtetëror.
-Shumë familje, që punonin roje mali, roje fushe, Drejtora , Pronar Kafeneje e Restorantesh, shoferë kamioni apo taksie, duhej të kishin lidhje me policinë serbe, këta puthadorë të armikut dhe pasardhësit e tyre; gjatë luftës, pa merita u emëruan me poste të larta në UÇK, si “Komandantë” dhe pas luftës, këta “trima” nga klikat e tyre u emëruan “Liderë politikë”.
Kjo qe njëra nga mënyrat më të sofistikuara përmes së cilës Serbia arriti të imponojë ndikimin e saj edhe pas luftës.
Përfundim
Kosova fitoi lirinë me gjak, por humbi projektin kombëtar pas luftës në tavolinat e politikës reaksionare përballë Serbisë dhe miqve të saj ndërkombëtarë.

Titistët e Rognerit, të përkrahur nga faktorët reaksionarë ndërkombëtarë dhe të mbështetur nga trashëgimia e sigurimit serb, e deformuan qëllimin fillestar të UÇK-së, që u pasqyrua qartë te betimi i ushtarëve dhe Komandantëve të UÇK-së.

Ky realitet i hidhur, ende mbetet plagë e hapur për kombin shqiptar, një sfidë për të ardhmen: si të çlirohet politika nga ndikimi i strukturave, që kurrë nuk i shërbyen idealit të ribashkimit kombëtar.
Referenca (për draftin)
Judah, T. (2000). Kosovo: War and Revenge. Yale University Press.
Demaçi, A. (2001). Deklarata publike mbi fragmentarizimin e UÇK-së. Arkivi i Kosovës.
Phillips, D. L. (2012). Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and U.S. Intervention. MIT Press.
Zyrapi, B. (2000). Raportet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Human Rights Watch (2001). Under Orders: War Crimes in Kosovo. New York.
Vickers, M. (1998). Between Serb and Albanian: A History of Kosovo. Columbia University Press.
20. 09. 2025

Poeti i madh Esad Mekuli me atdhetarin shembullor Adem Demaçin, pas lirimit të këtij të fundit nga burgu…

Bukuroca, më 2014: Si kuptohet se një shqiptar është në shërbim të Serbisë? Thjeshtë…, ai bën vepra që i konvenojnë asaj

1

Lis Bukuroca, Gjermani

Shkurt e shqip

Për ta shkatërruar një komb, pikë së pari duhet t’ ia rrënosh personalitetet me të cilët krenohet ai. Kur të arrihet kjo, atëherë mund t’i grahë atij populli edhe një çoban.
Sikur të mos ishte SHBA në Kosovë, tashmë do ta kishim rrënuar shtetin e Kosovës.
115.000 nënshkrime me titull: “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, janë grumbulluar në Kosovë. Pas 15 viteve. Në Luginë gratë shqiptare nuk kanë klinikë për lindje dhe duhet të shkojnë në Vranjë. Shqiptarët merren me problemet e botës, por jo me problemet që prekin gratë e tyre.
Serbia nga kriminele, u shndërrua në viktimë me ndihmën e lopëven dhe demave politik shqiptarë.
Shqiptaret duhet te distancohen nga qendrat qe merren me rekrutimin e shqiptareve në Siri dhe nga individ që merren me kultivimin e radikalizmit fetar. Distancim nga shkaku, jo nga pasoja.
Politikanët shqiptarë i vardisen Erdoganit dhe sillen ashtu si do t’ i pëlqente atij.
Perandorët ilirë për t’ u profiluar duhej të mësonin mirë latinishten, të bëheshin romakë të mirë, të ndiheshin krenarë me: CIVIS ROMANUM SUM dhe të harronin se kush ishin.
Vezirët shqiptarë për të bërë karrierë duhej ta mësonin turqishten, të thoshin TURK ELHAMDYRYLAH dhe të harronin se kush ishin.
Shqiptarët në Jugosllavi për të bërë karrierë, duhej të mësonin mirë serbokroatishten, të ndiheshin jugosllavë krenarë, të këndonin HEJ SLOVENI dhe të harronin se kush ishin.
Që nga perandori i parë ilir, nëpër vezirët shqiptarë, deri tek Rrahman Morina, karriera bëhej në të njejtën mënyrë: duke harruar kush ishin, duke menduar si pushtuesi dhe duke punuar për interesat e tij. Nga klasifikimi morineskë mund të shpëtojnë vetëm ato personalitete që kanë lënë së paku ndonjë fjali se nuk ishin romak, por ilir, se nuk ishin osman, por arnaut, se nuk ishin jugosllav, por shqiptarë…apo që kanë kontribuar për vendin e tyre, ose që nuk kanë dëmtuar athedun…
Fëmijët që edukohen me diskriminimin e motrës, nesër shtypin dhe rrahin gruan…
Turmën pa lider dhe kopenë pa bari, mund t’ i degdisë vetëm një ujk…
Gjergj Kastriotin e gjallë nuk mundën ta rrëzojnë ushtri e sulltan, e rrezojnë dhe e pështyjnë si permendore shqiptarët.
Gruaja dhe burri nuk kuptohet gjithmonë plotësisht, as nuk njohin njëri tjetrin tërësisht. Kur ta kuptojnë njëri tjetrin tërësisht dhe kur ta njohin njëri tjetrin plotësisht, atëherë humbet kurreshtja
dhe nis vyshkja e dashurisë, kurse lidhja shfaq shenja të lodhjes.
Mos mendoni se jemi çmendur dhe nuk dallojmë në mes mikut dhe armikut. Mos mendoni se jemi shastisur dhe ngritur në këmbë kundër vetes. Jo! Pjesa dërmuese vuan nga kjo gjendje e krijuar, por veprat e disave na shqetësojnë sepse janë në kundërshtim me vlerat tona morale zakonore, me bindjet tona si popull.
Si kuptohet se një shqiptar është në shërbim të Serbisë? Shumë e thjeshtë. Ai është i detyruar të bëjë vepra që i konvenojnë asaj. Nuk është me rëndësi si shpjegon apo interpreton ai veprimtarinë. Me rëndësi është kush përfiton nga vepra e tij.
Mediat shqiptare:televizionet, gazetat online dhe fizike, radiot duhet të mos bëhen altoparlant të ekstremistëve dhe promovojnë botëkuptimin e tyre, sepse në një shoqëri depresive si tonat, gjithmonë ekziston rreziku të ndikojnë në rritjet e numrit të tyre. Në shumë debate banale televizive është përhapur urrejtja. Nëpër shumë gazeta janë debatuar tema, që debatohen në një kafene pijanecësh. Gjendjen që kemi sot, nuk është ajo pse populli e deshi, por pse mediat ia imponuan popullit me temat e tyre eksluzive: provincialiste, fashiste, raciste, shoveniste, luftënxitse, homofobiste, mizogjiniste…Në Perëndim një predikuesi të urrejtjes nuk i lejohet hapsirë publike. Tek ne mezi presin ta publikojnë qëndrimin e tij në kundërshtim të qartë me Kushtetutën.

***

Ektremizmi në Kosovë është rezultat i politikës së Erdoganit dhe nënshtrimit të Thaçit…
Më 03.08.2014

Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit!

0

Florim Zeqa

Zgjedhjet Lokale janë mundësi e mirë për ndryshime pozitive, por janë edhe rrezik për vazhdimin e ‘status-quos’ politike nëpër komunat tona. E gjitha varet nga niveli i vetëdijes qytetare për dalje masive në zgjedhje.

Dalja e ulët në zgjedhje, i lë qeverisjet pa legjitimitet qytetarë

Lakorja e rënjes së pjesëmarjes së qytetarëve në zgjedhje e ka marrë tatpjetën nga paslufa, por më e theksuar është pas shpalljes së pavarësisë. Jemi dëshmitarë që në dekadën e fundit kemi rënje drastike të pjesëmarrjes së qytetarëve në procese zgjedhore.

Kjo e vë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve!

Deshëm apo s’deshëm ta pranojmë me 40 apo 45 % të daljes së elektoratit në zgjedhje nuk mund të kemi legjitimitet të plotë të asnjë qeverie lokale apo qendrore!

Në secilin vend demokratik, pjesëmarrja nën 50 % e qytetarëve në zgjedhje e konteston me automatizëm legjitimitetin e qeverisjes!

Kurse tek ne, në vendin e paradokseve të mëdha, edhe me më pak se 40 % të daljes së elektoratit në zgjedhje, ato janë konsideruar legjitime nga klasa politike e bashkëdyzuar fitues-humbës në qeverisjen komunale!

Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2002, ku e kishim 53,9 % daljen e elektoratit në zgjedhje në nivel vendi, jo që nuk është arritur më asnjëherë 50 %-i, shumica e qeverisjeve komunale nuk e kanë arritur as 40 %-in e daljes së elektoratit në zgjedhje!

Punësimi në zyrat komunale ‘mollë e ndaluar’ për shumicën qytetare!

Janë disa faktor politikë dhe shoqëror që kanë ndikuar në rënjën e interesimit të qytetarëve për zgjedhje. Në radhë të parë janë qeverisjet e dobëta dhe të papërgjegjshme komunale.

Rritja e nepotizmit dhe korrupsionit në nivele komunale, ka bërë që për shumicën e qytetarëve, një vend pune në zyrat komunale të mbetët ‘mollë e ndaluar!

Pse?!

Sepse drejtuesit komunal, duke filluar nga kryetari i komunës dhe vartësit e tij morbid, secili pa dallim, kush më pak e kush më shumë të gjithë i punësojnë familjarët e vet dhe militantët partiakë me rekomandim të liderit të partisë!

Qytetarët që nuk janë në lidhje familjare me pushtetarët, jo vetëm që nuk mund të ëndërrojnë punësimin në institucione komunale, e kanë problem edhe kryerjen e ndonjë pune në zyrat komunale shkaku i procedurave burokratike, nepotizmit dhe mit-marrjes!

Zakonisht tejkalimi i këtyre pengesave nuk bëhet në shtëpinë e përbashkët-Kuvendin Komunal, por në kafene dhe restorante, ku zakonisht zyrtarët e lartë komunal e kalojnë shumicën e orarit të punës!

Të mos flasim për tenderët një-burimorë, që zakonsiht i marrin kompanitë e lidhura me pushtetin lokal apo qendror, gjithnjë në koordinim të ngushtë mes tyre!

Si pasojë e kësaj situate, janë në rritje e sipër fenomenet korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse nepotizmi ka arritur në nivelet alarmante.

Një zyrtar komunal brenda mandatit katërvjeçar i punëson deri në 5-6 familjarë! Nuk ka ku shkon më keq se kaq veç me i privatizuar tërësisht komunat, pasi vetëm fëmijët nën moshën 16 vjeçare u mbeten pa i punësuar në institucionet shtetërore!

Të tjerët që nuk janë pjesë e pushtetit, ju mbetët të shërbejnë në shtëpitë e zyrtarëve komunal si ‘Baby Sitter’ apo pastrues ordinerë!

Në të kundërtën, qytetarët e këtij vendi duhet të zgjedhin, të punojnë si skllëvër në sektorin privat ose t’ia mësyjnë perëndimit për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme!

Janë këta faktorë dhe të tjerë si këta që kanë ndikuar në demoralizimin e qytetarëve për mos dalje në zgjedhje. Të rinjët e përgatitur profesionalisht për punë, në mungesë të përspektivës zhvillimore të vendit dhe mbylljes së dyerëve për punësim në institucionet komunale e kanë marrë rrugën e mërgimit si zgjidhje afatëgjate dhe të qëndrueshme për familjet e tyre.

Përderisa politikanët e kanë motiv pushtetin që iu sjellë pasurim të shpejtë dhe privilegje të pafundme, qytetarët pas secilës palë zgjedhje dalin më të zhgënjyer dhe më të pashpresë!

Vazhdon praktika e ardhjes në pushtet të humbësve të zgjedhjeve

Secila parti pjesëmarrëse në Zgjedhje Lokale do duhej ta kishte parasysh një parim të shëndoshë dhe fisnik, që në listat e tyre zgjedhore të vendosin njerëz sa më sa më të përgatitur në aspektin profesional, të sinqert dhe kredibil që i tërheqin votuesit për dalje në zgjedhje!

Por, për fatin e keq, shumica e kandidatëve në të gjitha listat zgjedhore janë futur me logjikën e nepotizmit, dallavereve dhe allashvireshit shqiptarë. Si zakonisht, në shumicën e rasteve, kandidati për kryetarë është edhe bartës i listës!

Pse?

Sepse bartësi i listës e ka të garantuar vendin në Asamble Komunale! Shumica prej tyre janë të bindur për humbjen, andaj duan që në këtë mënyrë të sigurojnë postin e asambleistit për të mos mbetur duarthatë nga procesi zgjedhor.

Ngase jo të gjithë kandidatën për kryetarë i besojnë fitores së tyre në zgjedhje! Pas raundit të parë e presin me padurim ‘Balo(sh)tazhin’ si mundësi e artë manipulimi dhe kontarbandimi të votës së elektoratit të partisë, për arritur qëllimin personal duke ju vardisur kryetarit të partisë fituese të zgjedhjeve.

Nga paslufta është bërë parktikë e keqe e kryetarëve të partive humbëse të

zgjedhjeve lokale, që si humbës serik të mbeten në pushtetin lokal pa besimin e qytetarëve!

Instalimit të kësaj logjike të keqe dhe perfide të partive politike duhet t’i përgjigjet zëri i qytetarëve me mosvotim në zgjedhjet e 12 tetorit!

Që kjo praktikë e keqe të mos përseritet më, i mbetet elektoratit që të votojë për më të mirët, më të merituarit dhe më të vendosurit e jo për mashtruesit dhe matrapazët politik që dhënë premtime boshe vetëm sa për të marrë pushtetin, ngase në “vetëdijen” e tyre ekziston vetëm logjika e manipulimit dhe e mashtrimit të masave e jo shërbimi për popullatën.

Zgjedhjet lokale janë të një rëndësie të veçantë. Për qytetarët më i rëndësishëm është një kryetarë komune i mirë dhe i përgjegjshëm sesa presidenti i shtetit me kompetenca të kufizuara siq e kemi shkaku i sistemit parlamentar. Kryetari i Komunës ndikon drejtëpërdrejt në përmirësimin e jetës dhe mirëqenjen e qytetarëve, gjë të cilën nuk mund ta bëjë presidenti i shtetit.

A do digjet Shqipëria? Analizë e Aurel Dasaretit e vitit 2015

0

Nga: Aurel Dasareti

Apel të gjithëve me gjak shqiponje në damarët e zemrës të leni mënjanë ideologjitë, inatet, rivalitetet e sëmura, hakmarrjet, fanatizmat fetare, budallallëqet dhe dëshirat e juaja personale. Është koha për të lejuar Shqipërinë të vijë më parë. T`i largojmë kriminelët. Të dritësojmë Shqipërinë!
***
Sqarim: Kur them “SHQIPËRI” mendoj për të gjitha trojet, brenda dhe jashtë murit të arbrit. Kur them “unë” mendoj për secilin prej jush.
Unë nuk dua asgjë tjetër përveç se vendi ynë i përbashkët përsëri të bëhet i joni. Unë nuk dua që shqiptari edhe më tutje të ndjehet i huaj në vendin e tij. Ëndërroj që motrat/vëllezërit e mi të gjakut dhe gjuhës një ditë do ta duan përsëri njëri-tjetrin, dhe që askush prej nesh nuk do të tolerojë padrejtësinë, që të gjithë ata që venë re diçka të gabuar në këtë vend, do ta korrigjojnë atë përsëri dhe se zyrtari do të mendoj një mijë herë para se me goditur ndokënd në fytyrë.
Të gjithë do ta takojnë fatin e tyre, herët a vonë. Sipas meritave. Shpërblimet apo dënimet. Dhe siç thotë gjyshi im: “Ti nuk mund të zgjedhësh si të vdesësh. Ose kur. Por ti vetëm duhet të zgjedhësh si të jetosh”.
Jo të gjithë besojnë në atë që kam shkruar në mediumet shqiptare prej vitit 2001 deri më tani, por unë betohem se ajo vjen direkt nga zemra. Kam lindur, jetoj dhe veproj jashtë Shqipërisë, jashtë Evropës, por e dua pakufishëm edhe vendin e gjyshërve të mi dhe unë ëndërroj për kushte më të mira të jetesës për të gjithë shqiptarët e trojeve. Unë nuk dëshirojë për të filluar një revolucion ose të bëjë grusht shteti ushtarak dhe unë nuk e konsideroj veten si ndonjë formë e liderit politik. Unë jam ai që kam qenë dhe ai që do të jem. Thelbi i qëllimit tim është që unë vetëm dua të jem krenar se jam shqiptar dhe unë nuk dua që një qytetar i vetëm pa privilegje të rrahet nga kriminelët sa që ai të mos jetë në gjendje as të shprehë dhimbjen e tij.
Unë kam dhënë një betim përpara Perëndisë se do të shpenzojë kohën e duhur për të zbuluar të gjithë kriminelët, hajdutët, tradhtarët dhe spiunët në Shqipëri. Unë nuk do të lejojë djegien e vendit tim (tonë). Por këtë nuk mund ta bëjë vetëm. Unë dua që ne të punojmë së bashku që secili prej jush të ndjeni se ne duhet të ndryshojmë Shqipërinë. Unë u bëj thirrje të gjithë atyre atdhetarëve që u është dhënë një talent për të shkruar, ilustruar ose për të bërë film të unifikojnë veprimet. Le të bëjmë atë që mundemi për të përhapur mesazhin. Të dritësojmë Shqipërinë!
***
Të mos harrojmë amanetin dhe Gjakun e Dëshmorëve të Lirisë që gjatë rrjedhës së historisë flijuan jetën në luftërat e pabarabarta kundër pushtuesve barbarë.
Lavdi dëshmorëve! Ne të gjithë duhet të përpiqemi për drejtësi për ta.
Shqipëria! Ky është vendi im. Ky është vendi ynë. Secili prej nesh që jemi duke thënë se Shqipëria është e jona, duhet të jemi të gatshëm për të luftuar për të drejtat e Kombit dhe për sovranitetin e Atdheut, nëse jo për brezin tonë atëherë për të ardhshmin. Kërkesat tona janë: “Ikni”! Daljes në pension të politikanëve, qeveritarëve dhe zyrtarëve bastard është një kërkesë që duhet të mbështetet nga të gjithë ne.
Ndjenja e solidaritetit me vëllezërit dhe motrat tona të gjakut dhe gjuhës do të mjegullon dallimet në moshë, klasë, kulturë, arsim, krahinë, parti, fe. Të gjithë shqiptarët mund të besojnë në ëndrrat e tyre. Shqiptarët duhet të ngrihen së bashku për të fituar të drejtat e tyre dhe të realizojnë aspiratat e tyre. Përvoja e paparë dhe inkurajuese e unitetit, marrëveshjes tonë, do ta prezantonte popullin shqiptar me të gjithë dinjitetin dhe bukurinë e tij, në kontrast të qartë ndaj regjimit të prishur, ligësisë dhe tradhtisë. Gjëja kryesore tani është të mos tradhtojmë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për atë që ata ëndërruan.
Se qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët shqipfolës janë të zhytur në krimin e organizuar dhe tradhtisë ndaj vendit është një fenomen i njohur që ndihmon bastardët për të mbajtur edhe më tutje pushtetin. Zyrtarët publik, duke përfshirë administratën politike dhe gjyqësore, drejtuesit që kontribuojnë në krimin kundër të drejtave të njeriut në lidhje me një ose më shumë persona janë kriminelë që duhet ndjekur penalisht.
***
A e dini pse pronarët antikombëtar analfabet të portaleve/gazetave të “mëdha” nuk i publikojnë shkrimet e mia? Sepse unë nuk kam marrë lekë për të shkruar tregime të rreme siç u konvenojnë punëdhënësve dhe financuesve të këtyre servilëve të gërditshëm.
Mediumet e pavarura janë mjeti ynë për të shprehur mendimet, shpresat dhe ëndrrat, pa qenë të ndikuar nga presionet e gjithanshme me konflikt interesi.
Mediave “të mëdha – të pavarura” dhe “Analistëve” të cilët mbrojnë ligësinë e fundamentalistëve islamik apo ortodoks, të korruptuarve, kriminelëve, politikanëve dhe regjimeve të fëlliqura u them:
Ju nuk jeni gjë tjetër veçse plehra propagandistësh që përhapni gënjeshtra. Plehrat si ju duhet të gjendeshin të shtrirë në spitalet psikiatrike ose në burg e jo në mediume apo zyrën publike. Ju jeni pazgjidhshmërisht të lidhur ngushtë me politikanë shqipfolës, sllavo-folës, greko-fil, turko-fil dhe regjime gjakatare që kanë vrarë me gjakftohtësi qindra mijëra shqiptarë dhe po aq femra të dhunuara seksualisht.
***
Partia shqipfolëse e FYROM-it, BDI, të largohet nga qeveria e sllavo-folësve fashistë/nazistë/ terroristë sepse me vrasjen e fundit të shqiptarëve në masakrën e Kumanovës nuk kanë më kënd të vrasin përveç vetvetes.
***
«Vëllezërit» primitiv racist aziatik/afrikan-mysliman të shqipfolësve, përfshirë “Palestinën” për të cilën bastardët e trojeve arbërore derdhin pa ndërpre lot deveje të shkretëtirave arabike, favorizuan mikun e tyre Serbinë, votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Qeveria kriminele antikombëtare e Hashim Thaçit dhe Isa Mu(t)stafës domosdoshmërish të ndërpresë dialogun me Serbinë dhe të shpall të pavlefshme nënshkrimet për “Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë” dhe “Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”.
***
Pasi Shqipëria nuk është anëtare e BE-së, nuk ka asnjë detyrim për të ndjekur vendimet që BE-ja miraton. Kjo do të thotë se nuk është obligimi dhe detyra e Shqipërisë lilipute të mbrojë “refugjatët” e gjithë rruzullit tokësor, por të mbrojë dhe strehojë ata qindra mijë “refugjatë” shqiptarë të cilët BE-ja ka filluar t`i dëbojë, dhe ata qindra mijë nevojtarëve të vendit që jetojnë nën kushtet më mizore. Skandaloze. Qeveria mos të përpiqet të kolonizojë vendin me ata 1-2 miliard aventuristë të huaj që kërkojnë fatin në Evropë. Askujt nuk i kemi borxh. Nuk është Shqipëria që gjatë historisë ka robëruar, kolonizuar, shfrytëzuar dhe masakruar Afrikën dhe Azinë, por Fuqitë e Mëdha kolonialiste: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia, të njëjtët që në Kongresin e Berlinit (1978) dhe Konferencën e Londrës (1913) copëtuan edhe tokat tona duke mos i marrë aspak parasysh kundërshtimet dhe kërkesat e shqiptarëve. Edhe pse në Berlin dhe Londër luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Prandaj, mos bëhemi edhe më tutje gaztorët e gjithë rruzullit tokësor. T`i kthehemi vetvetes. Kombit. Vendit.
***
Për të gjithë qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët kriminel:
Ne nuk do të lejojmë shitjen e Shqipërisë te fqinjët apo kolonizimin e saj me “refugjatët” e paftuar afrikan/aziatik/arabik-islamik. Ne nuk do lejomë më të na manipuloni, mashtroni, shfrytëzoni, dëboni, keqtrajtoni, terrorizoni dhe masakroni. Nuk do të kënaqemi me reforma të vogla. Ju do të ikni vullnetarisht ose do ta paguani ligësinë e juaj. Mjaftë është mjaftë. Gjaku shqiptar nuk është i lirë. Ne betohemi se dëshmorët e viteve të fundit nuk do të kenë vdekur më kot.
Gjaku i vëllezërve dhe motrave tona që flijuan jetën për Komb e Atdhe nuk është i lirë, të dashur plehra.

  • Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Parada ushtarake e Beogradit dhe mashtrimi i dyfishtë ndaj Shqiptarëve

0
Nga: Luan Dibrani
___
Një paradë që flet më shumë se armët
Parada ushtarake e Beogradit 2025, e shfaqur me moton “Снага Јединства” (Forca e unitetit), nuk ishte vetëm një demonstrim i tankeve dhe raketave. Ishte një mesazh i qartë politik: Serbia nuk është më vetëm me Rusinë, por po ndërton ura të reja me botën arabe. Prania e princit Mohamed bin Zayed nga Emiratet e Bashkuara në krah të Vuçiqit tregoi se miliardat e Gjirit tashmë po rrjedhin në energji, infrastrukturë dhe industri serbe.
Kjo është një kthesë strategjike. Serbia fiton investime dhe mbështetje diplomatike, ndërsa shqiptarët mbeten në një realitet krejt tjetër.
Dy rrugë të ndara: investime për Serbinë, xhami për shqiptarët
Arabët dhe turqit në Beograd sjellin kapital, teknologji dhe projekte ekonomike. Por në Kosovë dhe në trojet shqiptare, ndihmat nga të njëjtat vende shkojnë kryesisht për ndërtimin e xhamive. Fshatra pa kanalizime, pa ambulanca e pa qendra rinore, por me minare të reja që ngrihen si simbole të varësisë fetare.
Gjenerali Bozhidar Jankoviq, një pushtues i madh i Kosovës, i masakrave në Lumë të Shqipërisë dhe njeriu që Hani i Elezit deri në vitin 1999 e mbante emrin e tij.
***
Ky nuk është zhvillim, por një strategji e qartë islamizuese, që dobëson lidhjet tona me Evropën dhe na paraqet si “mbetje osmane”. Ndërkohë, Serbia shfaqet si shtet modern, i fortë dhe i orientuar drejt partneriteteve globale.
Mashtrimi i dyfishtë
Kjo gjendje i shërben më së shumti propagandës serbe. Shqiptarët portretizohen si popull i zhytur në islam, i larguar nga rrënjët evropiane dhe i dyshuar për radikalizëm. Nga ana tjetër, bota arabe dhe Turqia përdorin fenë për të mbajtur shqiptarët të nënshtruar e të varur. Ky është mashtrimi i dyfishtë: njëra palë na përdor si “instrument fetar”, tjetra si “argument për të na përjashtuar nga Evropa”.
Rikthimi i domosdoshëm
Nëse duam të mbijetojmë si komb, nuk mund të mbetemi të mbyllur në këtë kurth. Rikthimi te rrënjët arbërore dhe identiteti ynë evropian nuk është çështje nostalgjie, por domosdoshmëri politike. Duhet të ndërtojmë shkolla, laboratorë, industri dhe kulturë kombëtare, jo vetëm xhami bosh.
Pyetja që mbetet hapur
Serbia shfrytëzon çdo mundësi për t’u forcuar. Shqiptarët, përballë këtij realiteti, duhet të zgjedhin:
A do të lejojmë që fëmijët tanë të trashëgojnë vetëm minare pa libra, apo do t’u japim një atdhe evropian, të lirë e të dinjitetshëm?

Demonizimi i Albin Kurtit, kryeministrit më të sukseshëm, është bërë sport nacional ndër shqiptarë

3

Nga: Agim Vinca,Prishtinë

Kurrgjë mos pastë bërë kjo qeveri, e ka ndryshuar dukshëm gjendjen në Veri, duke e shtrirë autoritetin e shtetit edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës, betejë që ende nuk ka përfunduar dhe që kërkon angazhimin e të gjithëve. 🇦🇱🔴 Tashmë mund të thuhet lirisht se demonizimi i Albin Kurtit është bërë sport nacional ndër shqiptarë. Ngado që të sillesh, kudo që të shkosh, nuk dëgjon gjë tjetër veçse sharje e mallkime për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, tani në detyrë, Albin Kurtin. Lëshon radion, ndez televizorin, hap kompjuterin, merr në dorë celularin, kudo i njëjti avaz! Akuza nga më të rëndat shqiptohen për çdo natë në ekran, në Prishtinë, por edhe në Tiranë, ku jo rrallë ftohen në studio njerëz që për Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës flasin me gjuhën e rrugës.

Albin Kurti është i vetmi kryeministër në botë që shahet edhe gjatë transmetimit të ndeshjeve futbollistike! Disa media në Kosovë mezi presin që dikush, qoftë edhe ndonjë anonimus, të postojë ndonjë fjalë kundër Albinit në fejsbuk për t’i bërë vend sa çel e mëshel sytë në mediumin e tyre.

Askush nuk ia konteston askujt të drejtën që për Albin Kurtin dhe qeverinë që e kryeson ai, sikurse edhe për subjektin politik që e drejton (Lëvizjen Vetëvendosje!) të ketë mendim kritik dhe ta shprehë atë lirisht kudo e në çdo kohë. Por nuk duhet shumë mend për të konstatuar se këtu, fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë për kritikë, por për fushatë, madje jo thjesht fushatë, por linç.

Dhe kjo fushatë linçuese zhvillohet horizontalisht dhe vertikalisht, nga Prishtina në Tiranë, via Shkup, Tetovë, Strugë e Elbasan dhe nga maja e kupolës e deri në bazë. Nga lart rri e vështron Vëllai i Madh, karizmatik, që modelin Kurti e sheh si rrezik. Është e pamundur të numërohen të gjitha akuzat që i bëhen Albin Kurtit, por po përmendim vetëm disa nga ato që dëgjohen më shpesh: “mashtrues”, “njeri i Serbisë”, “agjent i Rusisë”, “antiamerikan”; “stalinist”, “maoist”, “fundamentalist”, “populist”; “komunist”; “kundërshtar i UÇK-së”; “përçarës i shqiptarëve të Maqedonisë dhe të luginës së Preshevës”; “prishës i marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës”, e sa e sa gjepura të tjera, që s’i rrok mendja e shëndoshë.

Disa e quajnë edhe ardhacak (“njeri nga Mali i Zi”), edhe pse Albini ka lindur dhe është rritur në Prishtinë, ku edhe jeton. (Babai i tij, një burrë i nderuar, ka ardhur në Kosovë, si shumë të tjerë, nga një fshat shqiptar në Mal të Zi dhe kjo është e gjitha). Nuk ka mbetur gjë pa u thënë për të, nuk ka mbetur sharje e fyerje që nuk i është bërë. Edhe kur ia ul rrogën vetes Albin Kurti e shkel ligjin!

Lexo po ashtu: Huawei vazhdon të jetë pjesë e listës së zezë pavarësisht premtimit të Trump Fushatë kundër Albin Kurtit zhvillohet edhe në Serbi, e edhe nga militantët e Vuçiqit në “Kosovë e Metohi”, por kjo s’është temë e këtij shkrimi. Veç një gjë nuk e kuptoj dhe nuk di si ta shpjegoj: si ka mundësi që i njëjti njeri të jetë shqiptari më i urryer në Serbi dhe njëkohësisht edhe njeriu më i urryer në Shqiptari?! Në Beograd quhet “njeri që i urren serbët”, “terrorist” dhe “shiptar”, kurse në Prishtinë, Shkup e Tiranë, natyrisht në qarqe të caktuara, “njeri që lufton për pushtet”, ”karrierist” dhe “antikombëtar”! Kur i dëgjon aleatët, e quajnë “të pavendosur” e “frikacak”, kur ndodh të mos i dëgjojë për ndonjë çështje si puna e targave dhe e dinarit, e shpallin “antiamerikan” dhe “antiperëndimor”. Hip se të vrava, zbrit se të vrava!

Gazetarë, analistë, reporterë, moderatorë, drejtues OJQ-sh, politikanë, ish-politikanë, kryetarë komunash, kryetarë partish, deputetë, ish-deputetë, biznesmenë, oligarkë, ish-anëtarë të VV-së, një lukuni e tërë, s’lënë gjë pa thënë për njeriun që në krye të këtij vendi ka ardhur me verdiktin e popullit, në zgjedhje të lira e të rregullta, të njohura edhe nga rivalët e tij politikë, të cilët duket se pikërisht kjo gjë i tërbon. Flasin për keqqeverisje, për borde e punësime, për shpenzime e privilegje; s’lënë gjë pa thënë ata që kur ishin vetë në pushtet s’lanë gjë pa bërë!

Nuk mungojnë as akuzat për korrupsion!

Kërkojnë burgosjen e Albinit për “hajni”, ata që s’ia dinë skajin pasurisë… Kur kapobanda thërret: “Kapeni hajnin!” edhe qorri e di sa është sahati: në ç’gjendje është katandisur morali, etika dhe politika. E ritheksojmë: askush nuk është kundër kritikës, si asaj që vjen nga opozita, ashtu edhe nga shoqëria civile dhe media, por kjo për të cilën po flasim s’është kritikë, por propagandë që ka për qëllim diskreditimin e kundërshtarit politik, i cili trajtohet si armik!

Është shumë e rëndë akuza që i bëhet në vazhdimësi Kryeministrit të Kosovës se ai qenka kundër UÇK-së, se paska qenë dikur dhe vazhduaka të jetë edhe sot, sado që faktet flasin ndryshe.

Në vitet nëntëdhjetë Albini ishte sekretar i përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, Adem Demaçit, dorë e djathtë e “Bacës”, i cili nuk do të mund të funksiononte, sidomos në raport me botën, pa shërbimet e djaloshit flokëgjatë, që e zotëronte në mënyrë perfekte anglishten dhe teknologjinë, e kjo do të thotë se ai u bë edhe vetë pjesë e luftës, për çka edhe u dënua me 12 vjet burg si “terrorist”.

Ne e dimë mirë kush ka deponuar në Hagë kundër UÇK-së, përveç Serbisë, vite me radhë. Edhe ata që e drejtojnë gishtin kah VV-ja, shumica syresh, e dinë, por e bëjnë me qëllim. Shpif shpif se diçka do të mbesë! Askush si Albini nuk i nderon dëshmorët; familjen Jashari dhe familjet e tjera të dëshmorëve; përpjekjet e pareshtura të atdhetarëve të të gjithë brezave, nga viti 1912 e deri më sot; ish-të burgosurit politikë, që e kaluan rininë burgjeve dhe të gjithë ata veprimtarë, intelektualë e të tjerë që kontribuan në çfarëdo mënyre për lirinë e Kosovës dhe për kauzën kombëtare.

Por, kot. Argumentet nuk vlejnë kur urrejtja e errëson arsyen. Albin Kurti është fajtor kujdestar për gjithçka që ndodh në Kosovë. Ai, askush tjetër. I ka fituar zgjedhjet, por nuk i ka numrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe konstituuar Kuvendin. Pas shumë seancash, votimesh, çvotimesh, akuzash e kundërakuzash, më në fund zgjidhet kryetari i Kuvendit, por jo edhe të pesë nënkryetarët.

Puna ka ngecur te përfaqësuesi i komunitetit serb që duhet të vihet në këtë pozitë. Përse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk e votuan deputetin Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit, njeriun që e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij, por kërkojnë që ai të jetë patjetër nga radhët e Listës Serbe, e cila e hap fushatën për zgjedhjet lokale me himnin e Serbisë dhe me sloganin “për çlirim nga Albin Kurti”?!

Duan ta vazhdojnë bllokadën, me pretendimin se po mbrojnë Kushtetutën, duke fajësuar përsëri shkaktarin e të gjitha të këqijave që i paskëshin rënë mbi kokë Kosovës dhe mohuesin e të gjitha të arriturave të saj, Albin Kurtin.

Janë po ata që e shkarkuan në mars të 2020-s, në kulmin e pandemisë, me 61 vota (vota e fundit, e 61-ta, e siguruar me angazhimin personal të Presidentit dhe të ish-Kryeministrit, në orët e vona të natës) dhe është po ajo mendësi: “Do t’ia nxijmë jetën!”. E kanë krahasuar me Hugo Çavezin, me Fidel Kastron, me Musolinin, me Hitlerin, me Kim Jong Unin, me Putinin, me dreqin e të birin… E kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë “mashtrues”, që premtoi bashkimin kombëtar e s’po e bën dot (prite, o Zot!); që premtoi se hajnat do t’i fuste në burg, por ata vazhdojnë të jenë të lirë (thuase kjo është punë e qeverisë e jo e prokurorisë); që doli i gjallë nga burgjet e Serbisë e çkamos tjetër.

Lexo po ashtu: Ushqimet që ju ndihmojnë të humbisni peshë Marrëzia arrin deri aty sa të thonë se edhe fakultetin e paskësh kryer me intervenime! Nuk është pa të meta Qeveria Kurti; disa nga ministrat lënë për të dëshiruar; mjaft nga premtimet nuk janë përmbushur, jo vetëm për mungesë të vullnetit politik, por edhe për shkak të rrethanave në të cilat i ra në hise ta drejtonte Republikën e Kosovës liderit të Vetëvendosjes. Në fillim pandemia, që u menaxhua mirë, pastaj lufta në Ukrainë dhe pozicionimi i drejtë kundruall saj; obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë dhe qëndrimi tolerant i BE-së ndaj Beogradit zyrtar, madje edhe pas sulmeve terroriste si ai në Banjskë dhe në Ibër-Lepenc, gjithnjë me pretekstin e largimit të Serbisë nga prehri i Rusisë. Për të gjitha këto probleme duhet të flitet në mënyrë racionale, e jo me turr, zjarrmi e mësymje. Kurrgjë mos pastë bërë kjo qeveri, e ka ndryshuar dukshëm gjendjen në Veri, duke e shtrirë autoritetin e shtetit edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës, betejë që ende nuk ka përfunduar dhe që kërkon angazhimin e të gjithëve.

Vërtet i ndaloi referendumet që mbante Serbia më parë në Kosovë dhe nuk e formoi Asociacionin, të cilin ia lanë në derë pararendësit, por nuk u ka cenuar asnjë të drejtë pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilëve u drejtohet pa kompleks edhe në gjuhën e tyre. Vendimi i Departamentit të Shtetit për “pezullimin e dialogut strategjik”, i bërë publik nga e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, i dha impuls të ri luftës politike në Kosovë dhe fushatës kundër “shkaktarit të bllokadës”.

Natyrisht se ky vendim nuk është një lajm i mirë për Kosovën dhe duhet të na brengosë të gjithëve, por askush nuk duhet t’i gëzohet rikthimit të skenarit të emisarit të dekoruar në Beograd nga mandati i parë i Presidentit Tramp. Ende pa u përhapur mirë lajmi, shpërtheu cunami: “Ja ku na solli!”.

I kuptoj politikanët që luftojnë për pushtet, por nuk e kuptoj ish-politikanin Ben Blushi, i cili, tani në rolin e shkrimtarit, lëshon fetvanë kundër Albin Kurtit, sepse nuk mund të quhet ndryshe artikulli i tij, ku ai e quan Vetëvendosjen “sekt”, kurse elektoratin kosovar “insekt”!

Ajatollahët e Iranit e falën dikur shkrimtarin “heretik” Salman Ruzhdi, por ai mbeti pa një sy!

Ne këtij tonit duam t’ia nxjerrim që të dy!

Qeveria, partitë, studentët, akademikët: Kush mban barrën e vendimeve historike?

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Kosova, si një rast “sui generis”, mbetet ende në proces të vetëkërkimit, verifikimit dhe vetëdëshmimit të organizimit të jetës sociale, politike e ekonomike. Ajo ka një NEVOJË të pashmangshme për një strategji gjithëpërfshirëse dhe ekspertizë shumëdimensionale dhe të nivelit kombëtar e shtetëror. Por dilema mbetet: kush do ta bëjë këtë punë të vështirë, kur shoqëria është e kapluar nga histeria e inateve, smirës, nepotizmit, hedonizmit, servilizmit, poltronizmit e konformizmit social, politik e kulturor?

2. Kjo nuk është më vetëm një dëshirë, por një NEVOJË ekzistenciale, që do të shërbente për profilizimin dhe artikulimin e qartë të ca kërkesava fundamentale të interesit shtetëror e kombëtar, si:

A. Definimi i qartë i sovranitetit ende pezull e të papërfunduar, në vorbullën e ridefinimit të rendit të ri botëror;

B. Zgjidhja e dilemës së (mos)bashkimit me Shqipërinë, duke pasur që tani një vizion të qartë për këtë proces;

C. Kyçja në Bashkimin Evropian, e cila ka mbetur pezull midis dy ekstremeve – integrimit dhe dezintegrimit;

D. Profilizimi kulturor dhe ideologjik, ku partitë e vjetra ose duhet të shkojnë në “histori”, ose të përshtaten me trendet e kohës së re;

E. Konsolidimi i demokracisë, që kërkon jo vetëm retorikë, por veprime konkrete për të dëshmuar orientimin tonë properëndimor.

3. Pyetja që mbetet është: kush duhet të përfshihet në këto “beteja”, që përveç tjerash, lidhen edhe me “bukën e përditshme” dhe me vendime historike?

– Qeveria që ende nuk është formuar, falë “shizofrenisë politike” dhe kacafytjeve e kalkulimeve të kota për ndarjen e pushtetit;

– Partitë politike, të cilat shumë më shumë po i shërbejnë “llukut” ideologjik, klaneve meskine, grupeve të interesit, dhe inateve personale, sesa interesit të shtetit e atij kombëtar;

– Klasa e të papunëve, që me sytë kah Perëndimi shpreson vetëm në arratisje të shpejtë dhe mirëqenie vetanake;

– Studentët dhe pedagogët (heshtaka!) e blerë me “qetësi sociale” nga politikanë të pangopur, që si makiavelistë të regjur nuk zgjedhin mjete për të fabrikuar të vërteta fluide mbi vetën dhe pushtetmbajtjen;

– Akademikët e senilizuar, të cilët më tepër se fatit të kombit i kushtojnë rëndësi heshtjes mortore dhe indeferencës idiotike duke e pakësuar kështu angazhimin e tyre në pamflete ideologjike në vend të kauzave shtetërore e kombëtare.

Kush, pra?

Ju lutem, më jepni gjykimet dhe qëndrimet tuaja, të çliruara nga pesha e përditshmërisë sonë sociopolitike…

Me detyra të posaçme nga Serbia…!

1
“DETYRË E POSAQME NGA SERBIA…”
Ende pa u zbehuar kujtimi i njëres prej ulërimave të Demaliajt, atij në fushat e mediave shqiptare, në skenë do të ngjitej tjetri i Muhaxherrëve, shemra e tij.
Analistë Muhaxherri!
“SHBA-ja dhe BE-ja, nuk e njohin më Kurtin si Kryeministër!”
* * * *
A duhet të trembëmi një rebelimit të dydekadave!
Nuk dihej se kjo frazë ka qenë shqiptuar diku në skenat apo paraskenat e kancelarive opozitare dhe të mediave Debat Plus e Klanë Serbija, por, që të jetë menduar është jashtë çdo dyshimi.
Ku hedh valle ARGATI i opozitës, pafytërsia e artit është e vetmja formë kulturore e jetës së tij dhe shfaqja e vetme shpirtërore për të cilën ëshë i aftë në lakuriqësinë e tij. Ku egoja e tradhëtisë komandon kurorëzimin me gjuhën e VUÇIQIT.
Ҫdokush që mund të habitët nga ky pohim le të hedh një sy mbi këtë analistë që u bë “argat i “Serbisë” dhe, do të arrini të shihni gjithë ato shëmti të sëmuara që u krijuan nga njerëz të çmendur, të korruptuar e të degjeneruar politikishtë. Qëndrimi gjysmak i shoqërisë shqiptare ndaj analistëve “i blerë, i shitur e i shitblerë” dhe i lëkundur në Dardaninë e pas luftës ndaj këtyre kushteve me siguri që mund të trajtohen si shenja të dukshme të rënies së çështjes kombëtare.
Sidoqoftë, ata shqiptar që nuk e marrin seriozisht këta analistë, do të bënin mirë t’u hidhnin një sy të dhënave statistikore të përhapjes së kësaj sëmundje, të studionin rritjen e saj gjatë dy decienve të kaluara dhe të parashikonin mundësitë për përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje fatale antishqiptare.
Vdekja zgërdhihet, gjen strehë në vargëzimet e gjak prishurve. Ama gjallë rrethuar me maskarenj nuk rrihet dot! Mjerë Muhaxherri – e paska mbulur muti.
Si çdo personazh të madh, rrëzimi i Albinit nuk ka qenë asnjëherë një lajm i ditës. Ai kishte qenë gjithmonë një lajm i vjetër. Sepse e vjetër, deceniesh, kishte qenë përpjekja për ta shkatërruar Mitrovicën e pozitëm. Historia kishte nisur dy decenie më parë, në atë ditë kur morën pushtetin helaqët. maskarenjtë e kombit, kur në kryeqytetin e mafisë të Dardanisë ishin gjeneralët më të “famshëm” të ushtrisë pa gjeneralë i kishin kthyer krahët kombit dardanë.
Me një karakter të theksuar etnik sllavë, pa vetëdije kombëtare e përgjegjësi shtetërore, me një etje ekstreme për shkije e shkina dhe për fitimin e përfitimin personal, me një urrejtje patologjike ndaj Albinit KURTIT dhe kombit, ky VEPRIMI I TIJ bëri gjithçka për të mbetur që coptimi të bëhet më i lehtë.
Artani është vegël dhe skllav i bindur e interesave të huaja kur ato i’a garantojnë sundimin skllavërues kur e sheh tradhëtin, i djallëzuar kur nuk i punon forca, i lidhur me krimin politik kur dështojnë analistët opozitar, përçarës dhe degjenerues kur nuk i bindet të vërtetës për çlirimin e Mitrovicës, dhe gjithnjë deklaratat e tij i paskrupullt në arritjen e qëllimeve të tij.
Muhaxherri nuk do të ndalët deri sa ta shohin kombin shqiptar të rrëshqas edhe në luftë vllavrasëse, vetëm e vetëm që të ruajnë interesat e oligarkëve të korruptuar. Me një kontroll të shtrirë përmes veglave opozitare shqipatre të indoktrinuara e të sëmura nga kjo mendësi, me aleanca që shpejt do të kthehen problematike për të me klanet e familjet kriminale e mafijozelokale, kjo pari ushqen një kaos të gjithanshëm, për të mirëorganizuar e të mirëdrejtuar që iu shërben interesave të tyre e të Zajednicës.
Nëse kombi do të pranojë një qëndrim të tillë, të këtij analisti, Muhaxherri, atëherë çdo politik analistësh e opozitare vërtet antishqiptare duhet konsideruar si të vdekur dhe e varrosur, bashkë me të gjithë analistët tjerë dhe me të gjitha shpresat për të ardhmen e popullit dardan.
Natyra e këtij analisti banal nuk njeh kufij politikë. Ai e nis duke e përhapurpropaganden Vuçiqjane në këtë mjedis dhe më pas shikon lojën e lirë të forcave serbe. Ata që tregojnë kurajo dhe zell të madh për punën antishqiptare të analistëve, ata janë LISTA SERBE që i ka më shumë për zemër dhe vetëm atyre u jep të drejtën sovrane për ta coptuar Mitrovicën.
Nëse një analistë apo një opozitar e kufizon vetën të “kolonizimi i brendshëm” ndërsa shkijet e zajednicës shtojnë pa pushim aneksimin territoreve në të gjithë territoret shqiptare, ai popull do të detyrohet ta kufizojë rritjen numerike të shqipfolsëve, ndërkoh që shkijet rrisin popullsin e tyre.
Sa më shumë të zhytet Muhaxherri në vetminë e tij ekzistenciale, duke i prerë urat e komunikimit me pushtetin legjitim që i qëndron përkarshi dhe që si Albini ka një mison për të jetuar jetën dhe për t’i shërbyer kombit, aq më shumë e keqja e Muhaxherrit merr forcë dhe godet pa pushuar optomizmin dhe kuptimin e kombit.