Kreu Blog Faqe 448

Me detyra të posaçme nga Serbia…!

1
“DETYRË E POSAQME NGA SERBIA…”
Ende pa u zbehuar kujtimi i njëres prej ulërimave të Demaliajt, atij në fushat e mediave shqiptare, në skenë do të ngjitej tjetri i Muhaxherrëve, shemra e tij.
Analistë Muhaxherri!
“SHBA-ja dhe BE-ja, nuk e njohin më Kurtin si Kryeministër!”
* * * *
A duhet të trembëmi një rebelimit të dydekadave!
Nuk dihej se kjo frazë ka qenë shqiptuar diku në skenat apo paraskenat e kancelarive opozitare dhe të mediave Debat Plus e Klanë Serbija, por, që të jetë menduar është jashtë çdo dyshimi.
Ku hedh valle ARGATI i opozitës, pafytërsia e artit është e vetmja formë kulturore e jetës së tij dhe shfaqja e vetme shpirtërore për të cilën ëshë i aftë në lakuriqësinë e tij. Ku egoja e tradhëtisë komandon kurorëzimin me gjuhën e VUÇIQIT.
Ҫdokush që mund të habitët nga ky pohim le të hedh një sy mbi këtë analistë që u bë “argat i “Serbisë” dhe, do të arrini të shihni gjithë ato shëmti të sëmuara që u krijuan nga njerëz të çmendur, të korruptuar e të degjeneruar politikishtë. Qëndrimi gjysmak i shoqërisë shqiptare ndaj analistëve “i blerë, i shitur e i shitblerë” dhe i lëkundur në Dardaninë e pas luftës ndaj këtyre kushteve me siguri që mund të trajtohen si shenja të dukshme të rënies së çështjes kombëtare.
Sidoqoftë, ata shqiptar që nuk e marrin seriozisht këta analistë, do të bënin mirë t’u hidhnin një sy të dhënave statistikore të përhapjes së kësaj sëmundje, të studionin rritjen e saj gjatë dy decienve të kaluara dhe të parashikonin mundësitë për përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje fatale antishqiptare.
Vdekja zgërdhihet, gjen strehë në vargëzimet e gjak prishurve. Ama gjallë rrethuar me maskarenj nuk rrihet dot! Mjerë Muhaxherri – e paska mbulur muti.
Si çdo personazh të madh, rrëzimi i Albinit nuk ka qenë asnjëherë një lajm i ditës. Ai kishte qenë gjithmonë një lajm i vjetër. Sepse e vjetër, deceniesh, kishte qenë përpjekja për ta shkatërruar Mitrovicën e pozitëm. Historia kishte nisur dy decenie më parë, në atë ditë kur morën pushtetin helaqët. maskarenjtë e kombit, kur në kryeqytetin e mafisë të Dardanisë ishin gjeneralët më të “famshëm” të ushtrisë pa gjeneralë i kishin kthyer krahët kombit dardanë.
Me një karakter të theksuar etnik sllavë, pa vetëdije kombëtare e përgjegjësi shtetërore, me një etje ekstreme për shkije e shkina dhe për fitimin e përfitimin personal, me një urrejtje patologjike ndaj Albinit KURTIT dhe kombit, ky VEPRIMI I TIJ bëri gjithçka për të mbetur që coptimi të bëhet më i lehtë.
Artani është vegël dhe skllav i bindur e interesave të huaja kur ato i’a garantojnë sundimin skllavërues kur e sheh tradhëtin, i djallëzuar kur nuk i punon forca, i lidhur me krimin politik kur dështojnë analistët opozitar, përçarës dhe degjenerues kur nuk i bindet të vërtetës për çlirimin e Mitrovicës, dhe gjithnjë deklaratat e tij i paskrupullt në arritjen e qëllimeve të tij.
Muhaxherri nuk do të ndalët deri sa ta shohin kombin shqiptar të rrëshqas edhe në luftë vllavrasëse, vetëm e vetëm që të ruajnë interesat e oligarkëve të korruptuar. Me një kontroll të shtrirë përmes veglave opozitare shqipatre të indoktrinuara e të sëmura nga kjo mendësi, me aleanca që shpejt do të kthehen problematike për të me klanet e familjet kriminale e mafijozelokale, kjo pari ushqen një kaos të gjithanshëm, për të mirëorganizuar e të mirëdrejtuar që iu shërben interesave të tyre e të Zajednicës.
Nëse kombi do të pranojë një qëndrim të tillë, të këtij analisti, Muhaxherri, atëherë çdo politik analistësh e opozitare vërtet antishqiptare duhet konsideruar si të vdekur dhe e varrosur, bashkë me të gjithë analistët tjerë dhe me të gjitha shpresat për të ardhmen e popullit dardan.
Natyra e këtij analisti banal nuk njeh kufij politikë. Ai e nis duke e përhapurpropaganden Vuçiqjane në këtë mjedis dhe më pas shikon lojën e lirë të forcave serbe. Ata që tregojnë kurajo dhe zell të madh për punën antishqiptare të analistëve, ata janë LISTA SERBE që i ka më shumë për zemër dhe vetëm atyre u jep të drejtën sovrane për ta coptuar Mitrovicën.
Nëse një analistë apo një opozitar e kufizon vetën të “kolonizimi i brendshëm” ndërsa shkijet e zajednicës shtojnë pa pushim aneksimin territoreve në të gjithë territoret shqiptare, ai popull do të detyrohet ta kufizojë rritjen numerike të shqipfolsëve, ndërkoh që shkijet rrisin popullsin e tyre.
Sa më shumë të zhytet Muhaxherri në vetminë e tij ekzistenciale, duke i prerë urat e komunikimit me pushtetin legjitim që i qëndron përkarshi dhe që si Albini ka një mison për të jetuar jetën dhe për t’i shërbyer kombit, aq më shumë e keqja e Muhaxherrit merr forcë dhe godet pa pushuar optomizmin dhe kuptimin e kombit.

Gjendja dramatike e politikës botërore dhe përplasja në Lindjen e Mesme

0

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Bota sot po përballet me një krizë të re politike e ushtarake, ku Lindja e Mesme po kthehet sërish në epiqendër të tensioneve globale. Konflikti i përshkallëzuar mes Izraelit dhe Hamasit, me implikime të drejtpërdrejta në raportet ndërkombëtare, po sjell pasoja dramatike jo vetëm për rajonin, por për gjithë sistemin e politikës botërore.

Kjo periudhë e trazuar është e ngarkuar me sfida për shtetet, diplomacinë dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët përjetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e vendimeve të elitave politike dhe të lojërave gjeostrategjike.

Një kronologji e luftërave të fundit

Pas luftës së gjatë kundër Iranit dhe rrjeteve të tij terroriste, Izraeli ka treguar se mund të dalë fitues në fronte të ashpra. Hamas, i mbështetur financiarisht dhe politikisht nga shtete të ndryshme, vazhdon të përdorë popullin palestinez si mburojë njerëzore, duke i kthyer territoret në kampe lufte e terrori.

Sot, pas përplasjes me Iranin, radhën duket se e ka Turqia, e cila, në vend që të qëndrojë neutrale, është duke u përfshirë hapur në krahun e Hamasit. Historia po përsëritet: Irani u dobësua nga politika e tij destruktive, dhe nëse Turqia vijon këtë rrugë, edhe ajo do të përfundojë e rrënuar, e izoluar dhe e braktisur nga realiteti ndërkombëtar.

Turqia dhe iluzioni i Perandorisë Osmane

Turqia, në vend që të ndërtojë demokraci dhe stabilitet, shpesh është kapur pas iluzioneve të rikthimit të Perandorisë Osmane. Ajo ka investuar miliarda euro në ndërtimin e mijëra xhamive në Ballkan, duke krijuar terrene të reja për radikalizëm dhe duke tentuar ndryshime etnike e kulturore në disa vende të vogla. Ky është një projekt i rrezikshëm që i ngjan transformimit të rajoneve të qeta në Afganistanë të rinj.

Por në vend që të forcojë veten brenda kufijve, Turqia po e ekspozon veten në rrethime politike e ushtarake që vetëm forcojnë pozicionin e Izraelit, i cili tashmë e ka kthyer këtë luftë në një betejë mbrojtëse kundër grabitqarëve të historisë.

Pengjet, terrorizmi dhe qytetari i zakonshëm

Një plagë e hapur e kësaj lufte janë pengjet izraelite që mbahen nga Hamas. Në këtë dramë njerëzore, shfaqet fytyra më e shëmtuar e terrorizmit islamik, që jo vetëm nuk mbron kauza humane, por përkundrazi e shet gjakun e pafajshëm si mjet pazari politik.

Ndërkohë, qytetarët e thjeshtë, si në Gaza, ashtu edhe në Tel Aviv, apo në kryeqytetet perëndimore, janë ata që vuajnë. Çdo bombë, çdo peng, çdo krizë ekonomike që vjen si pasojë e luftës, bie mbi supet e tyre.

Politika ndërkombëtare dhe balancat e reja

Diplomacia botërore është vënë para një prove të madhe: a do të arrijë të gjejë një ekuilibër të qëndrueshëm, apo do të zhytet më tej në logjikën e luftës? Fuqitë e mëdha si SHBA-të dhe BE-ja, megjithë përpjekjet për të ruajtur paqen, shpesh tregojnë dobësi në vendosmërinë e tyre, duke i lënë terren aktorëve agresivë.

Kjo situatë e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë globale: çmimi i energjisë, krizat ushqimore dhe emigracioni masiv janë vetëm disa nga plagët që e prekin drejtpërdrejt qytetarin evropian dhe shqiptar.

Një reflektim për politikën dhe të ardhmen

Në këtë kohë dramatike, pyetja që lind është: a do të arrijë bota të shkëputet nga rrethimi i dhunës, apo do të vazhdojë të mbetet peng i ideologjive të vjetra e të dëmshme?

Nëse Turqia vazhdon rrugën e mbështetjes ndaj organizatave terroriste, ajo rrezikon të përfundojë si Irani – një vend i rrethuar, i sanksionuar dhe i braktisur. Ndërsa Izraeli, me gjithë kritikat që merr, është duke luftuar për mbijetesë kundër një bote të mbushur me grabitqarë të historisë.

Mbyllje reflektuese

Politika është arti i së mundshmes, por kur pushteti shndërrohet në iluzion, ai bëhet helm për popullin. Lindja e Mesme është pasqyra ku shohim të ardhmen e botës: nëse triumfon logjika e armës mbi atë të mendjes, atëherë njerëzimi do të ecë drejt një terri të ri.

“A është e gatshme bota të thyejë zinxhirët e historisë, apo do të mbetet gjithmonë peng i saj?”

Misteret e spiunazhit

0

Nga: Qazim Ali Doda 

(Rrëfimi i një të vërtete të mbytur nën hijet e shërbimeve sekrete ruso-grfeko-sllave si rryma më reaksionare dhe antishqiptare me dirigjim dhe kordinim  nga Moska !)

Ka fate njerëzish që nuk shkruhen në letër, por në mish dhe në kockë, në heshtjen e dhunës, në terrin e qelive, në syrin e heshtur të kohës. Unë jam njëri prej tyre – një nga ata që u përtypën në çarkun e një sistemi të ftohtë dhe të egër, të ndërtuar mbi urrejtjen dhe frikën, mbi tradhtinë dhe dredhinë, në emër të një rendi që u thërrmua mbi kurrizet e popujve të robëruar.

(Fragment hyrës)

Bosfori më është dukur gjithmonë si një plagë e hapur e historisë: një lumë deti që ndan dy botë, e megjithatë i lidh përmes fshehtësive të padukshme. Në mbrëmjet e Stambollit, kur dritat e qytetit shtrihen mbi ujë si hije të argjendta, ndien se aty kanë kaluar jo vetëm anijet e tregtarëve dhe flotat e pushtuesve, por edhe hijet e spiunëve, njerëzit e padukshëm të epokave. Këtu, mbi shtatë kodrat e lashta, është shkruar dhe rishkruar historia e intrigave që më pas janë derdhur si helm në Ballkanin tonë, në tokat shqiptare të copëtuara. Bosfori është portë, por edhe grackë: një vend ku lind pyetja e përhershme – kush na sundon, kush na vëzhgon, kush na drejton nga errësira.

Bosfori më është shfaqur gjithmonë si një plagë e hapur e gjeografisë, një damar blu i prerë midis dy kontinenteve, që mban brenda vetes tragjedi dhe madhështi. Në brigjet e tij lind dielli i Lindjes dhe perëndon me ngjyrat e Perëndimit, ndërsa mbi ujërat e tij rrëshqasin siluetat e anijeve që bartin jo vetëm mallra e tregti, por edhe hije njerëzish që jetojnë në kufijtë e dukshmërisë – spiunë, agjentë, diversantë. Ky ngushticë, që lidh Detin e Zi me Mesdheun, ka qenë gjithmonë nyja e përplasjes së interesave të mëdha, portë e hapur për karvanë pushtuesish dhe për çetën e padukshme të shërbimeve sekrete.

Stambolli, qyteti mbi shtatë kodra, është vetë metafora e historisë: një qytet ku është përzier drita e Bizantit me hijen e Perandorisë Osmane, ku xhamitë ngrihen si minare kujtese mbi rrënojat e kishave të vjetra, dhe ku pallatet e sulltanëve ruajnë ende gjurmët e intriga-ve që sot i shohim të transformuara në operacione sekrete. Ky qytet nuk është vetëm qendër gjeopolitike; ai është një kujtesë e gjallë e mënyrës si spiunazhi ka qenë gjithnjë hija e historisë, që ndjek pas çdo fuqi dhe çdo pushtet.

Në mbrëmjet e tij të qeta, kur Bosfori shndrit në dritat e argjendta të qytetit, duket sikur nën valë fshehen biseda të mbytura, marrëveshje të padeklaruara, plane që do të përhapen më pas në gjithë Ballkanin, në tokat tona të copëtuara. E ndiej këtë rrjedhë të padukshme si një frymë të ftohtë që kalon mbi supin tim sa herë kujtoj historinë e kombit tim – gjithmonë i vëzhguar, i përndjekur, i syrgjynosur.

Ese për  Ballkanin dhe fatin shqiptar

Bosfori gjithmonë më ka ngjallur një ndjenjë të dyfishtë: njëherësh i magjishëm dhe i frikshëm. Rrymat e tij, që ndajnë dhe lidhin Lindjen me Perëndimin, më kujtojnë udhët e fshehta të historisë sonë. Mbi ujërat e tij kanë kaluar anije tregtare dhe flota ushtarake, murgj e filozofë, shkrimtarë e spiunë. Çdo valë e Bosforit bart kujtime intrigash, lojërash të padukshme dhe fatale, që shpeshherë kanë përcaktuar jetën e popujve tanë. Stambolli, i vendosur mbi shtatë kodra, është vetë një metaforë e shtresëzimit të kohërave, ku hijet e perandorive të shkuara ende shëtisin nëpër rrugicat e tij.

Në këtë pikënisje të udhëtimit tim eseistik, unë nuk dua të flas vetëm për historinë si kronikë, por për historinë si përvojë të brendshme, si rrëfim i një të vërtete që është përpjekur të mbulohet. Shërbimet sekrete, ato duar të padukshme që tërheqin fijet e botës, janë bërë një prej aktorëve kryesorë të fatit shqiptar. Dhe unë dua ta rrëfej këtë jo si analist i ftohtë, por si dëshmitar që ka jetuar nën hijet e tyre.

Në thelb, spiunazhi është arti i dyshimit të ngritur në sistem. Çdo njeri bëhet potencialisht armik, çdo fjalë mund të kthehet në provë, çdo shikim bëhet indicie. Ai shndërron shoqërinë në një skenë të pambarimshme dyshimesh, ku besimi thyhet dhe miqësia tjetërsohet. Nuk është rastësi që regjimet totalitare kanë mbijetuar mbi këtë rrjet frike. Sepse frika është monedha më e fortë e pushtetit.

Në Ballkan, spiunazhi ka pasur gjithmonë një dimension të dyfishtë: kontrollin e brendshëm dhe lojën e jashtme. Nga njëra anë, duhej të mbahej nën kontroll popullsia e trazuar, e ndarë mes feve e etnive. Nga ana tjetër, duhej të luhej në tavolinat e mëdha të fuqive botërore, ku fatet e kombeve vendoseshin shpesh në një tryezë të fshehtë diplomacie.

Për shqiptarët, ky ka qenë një fat i dyfishtë: jo vetëm që u ndamë padrejtësisht nga traktatet e mëdha të shekullit XX, por mbi ne u hodhën edhe rrjetat e spiunazhit që na survejuan, na manipuluan dhe shpesh na vranë. Nga Beogradi e deri në Moskë, nga Athina e deri në Tiranë, gjithmonë ka pasur një sy që na shikonte, një dorë që na ndiqte, një hijë që na gjurmonte.

Ballkani si laborator intrigash

Ballkani është quajtur “fuçi baruti”, por në të vërtetë është edhe laborator intrigash të mëdha. Këtu janë testuar metoda kontrolli, janë provuar lojëra të reja diplomatike, janë ushqyer nacionalizma të sëmura për të mbajtur gjallë ndarjet. Nga Kongresi i Berlinit e deri te Marrëveshja e Daytonit, çdo ndërhyrje e jashtme ka pasur edhe hijen e shërbimeve sekrete, që kanë ditur të manipulojnë terrenin.

Shqiptarët, si një popull i copëtuar, kanë qenë terren i përsosur për këto eksperimente. Në Kosovë, UDB-ja jugosllave ndërtonte dosje për çdo shqiptar që ngrinte kokën. Në Maqedoni, survejimi ishte edhe më i rafinuar, duke futur përçarje mes vetë shqiptarëve. Në Çamëri, shërbimet greke i shndërruan shqiptarët në të padukshëm, duke ua mohuar edhe të drejtën e kujtesës. Dhe në Shqipëri, Sigurimi i Shtetit ndërtoi një univers paranoje, ku çdo qytetar mund të ishte spiun i një tjetri.

Ballkani, për shërbimet e mëdha të Moskës, Beogradit dhe Athinës, ishte një truall i volitshëm për të testuar fuqinë e tyre mbi një popull të vogël, por krenar. Dhe kjo fuqi nuk u shpreh vetëm me tanke e burgje, por me thashetheme, dosje dhe frikë.

Shërbimet sekrete nuk janë kurrë autonome; ato janë vegla të politikës së madhe. Dhe në rastin tonë, politika e madhe ka qenë gjithmonë e dirigjuar nga qendrat e huaja. Moska ka luajtur rolin e saj hegjemonik, duke u paraqitur si mbrojtëse e popujve sllavë. Beogradi, si nxënës i zellshëm, e zgjeroi këtë logjikë mbi shqiptarët. Athina, me ëndrrat e saj të mëdha helenike, e përdori spiunazhin për të zhdukur gjurmët e shqiptarëve në jug.

Këta tre dirigjentë – Moska, Beogradi, Athina – kanë qenë gjithmonë në harmoni kur vinte puna për shqiptarët. Sepse për ta, bashkimi ynë është kërcënim. Nuk është thjesht çështje territori, por çështje vetë ekzistence. Një Shqipëri e bashkuar, që përfshin Kosovën dhe Çamërinë, që afirmohet në Maqedoni e Mal të Zi, do të ishte një realitet i ri politik në Ballkan. Dhe ky realitet bie ndesh me interesat e fqinjëve tanë dhe me lojërat e fuqive të mëdha.

E vërteta është e hidhur: shqiptarët kanë jetuar më shumë nën syrin e shërbimeve sesa nën hijen e qeverive të tyre. Në çdo qytet, në çdo fshat, gjithmonë ka pasur një “sy” që të ndiqte. Fqinjët shpesh i frikësoheshin njëri-tjetrit, sepse nuk dinin kush mund të ishte informator. Në burgje, të burgosurit politikë nuk kishin frikë vetëm nga hetuesit, por edhe nga shokët e qelisë, që mund të ishin të dërguar të pushtetit.

Kjo trysni e pandërprerë ka lënë gjurmë të thella në shpirtin tonë kolektiv. Shumë shqiptarë u mësuan të heshtin, të fshihen, të mos i besojnë askujt. Ky është një dëm më i madh sesa vetë burgosjet dhe vrasjet: është plagosja e besimit, tharja e guximit, ngrirja e fjalës.

Frika është më e fortë se plumbi. Ajo të bën të dorëzohesh pa luftuar, të kthehesh në hijen tënde, të prishësh lidhjet me të afërmit. Frika sociologjike, ajo që përhapet nga shërbimet sekrete, është një fenomen i përhapur në Ballkan. Ajo e bën shoqërinë të vetëkontrolluar: nuk është nevoja të të ndjekë një polic në çdo hap, sepse ti vetë e kontrollon veten, nga frika e syrit të padukshëm.

Por frika nuk është e përjetshme. Historia ka treguar se frika, kur e kalon një cak, kthehet në guxim. Dhe shqiptarët kanë ditur gjithmonë të shndërrojnë frikën në revoltë. Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, pavarësisht represionit, ishin dëshmi e këtij transformimi. Edhe pse survejimi ishte total, studentët dolën në rrugë, duke treguar se ka një pikë ku frika thyhet.

Çështja e bashkimit kombëtar

Për fqinjët tanë, bashkimi kombëtar shqiptar shihet si “problem jetik”. Për ne, është thjesht e drejtë historike. Për ta, është rrezik. Për ne, është shpresë. Kjo përplasje e interpretimeve është thelbi i gjithë intrigës ballkanike. Dhe prandaj shërbimet sekrete kanë punuar gjithmonë kundër kësaj ideje. Ato kanë fabrikuar mite, kanë përhapur thashetheme, kanë inskenuar ngjarje, vetëm për të dëshmuar se shqiptarët janë të rrezikshëm po të bashkohen.

Në të vërtetë, bashkimi ynë nuk është kërcënim për askënd. Është shpëtim për ne. Është mbyllja e një rrethi të padrejtë historik. Është vendosja e ekuilibrit të munguar në Ballkan. Dhe për këtë, ne nuk kemi pse të kërkojmë falje.

Çdo komb që harron të shkuarën e tij rrezikon të bëhet rob i së tashmes. Kujtesa nuk është luks; është mburojë. Për shqiptarët, kujtesa është jetike, sepse mbi ne është hedhur gjithnjë hija e manipulimeve. Kur nuk na u lejua të shkruanim librat tanë, i kënduam në këngë. Kur nuk na u lejuan shkollat, ia mësuam gjuhën fëmijëve nëpër oda. Kur na u mbyllën rrugët e historisë, ia hapëm derën kujtesës së gjyshërve tanë.

E vërteta nuk vdes. Ajo mund të vonohet, të shtypet, të fshihet nën dosje sekrete, por një ditë gjithsesi del në dritë.

Nëse do ta përshkruaja historinë e shqiptarëve nën hijen e shërbimeve sekrete, do të thosha se ajo është një e vërtetë e mbytur në një pus të errët. Kapaku i tij është mbuluar nga hijet e Moskës, Beogradit, Athinës dhe herë-herë edhe Tiranës komuniste. Por poshtë, në thellësi, e vërteta vazhdon të rrojë, si një zjarr i mbuluar me hi.

Kam parë me sytë e mi se si fabrikohej një proces politik. Kam parë njerëz të pafajshëm të shpalleshin “armiq të popullit”. Kam ndjerë mbi supin tim syrin e një të panjohuri, që të vështron pa buzëqeshur. Dhe megjithatë, e kam ditur se e vërteta nuk vdes.

…Bosfori mbetet metafora e madhe: një rrjedhë uji që ndan dhe bashkon njëkohësisht. Mbi të kanë kaluar ushtri, tregtarë, shkrimtarë, spiunë. Por asnjëra prej këtyre hijesh nuk ka mundur ta ndalë rrymën e tij. Edhe e vërteta shqiptare është e tillë: mund ta pengojnë, mund ta ndotin, por nuk mund ta ndalin kurrë.

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në udhëkryq të historisë. Spiunazhi ka dashur të na mbysë me frikë, por frika ka lindur guximin. Ka dashur të na ndajë, por ndarja ka rritur etjen për bashkim. Ka dashur të na zhdukë, por zhdukja e premtuar ka lindur ringjalljen tonë.

Thirrja ime është e qartë: të mos harrojmë. Të mos harrojmë Çamërinë e heshtur, Kosovën e përgjakur, Maqedoninë e vëzhguar, diasporën e përçarë. Sepse kujtesa është arma jonë. Dhe bashkimi është fati ynë i vonuar.

Nga Bosfori i Stambollit, si metaforë e portës së madhe që lidh Lindjen dhe Perëndimin, e deri te fshatrat e Kosovës dhe qelitë e burgjeve në Jugosllavi e Shqipëri, ky rrëfim synon të nxjerrë në pah sesi spiunazhi është bërë një armë e fuqishme politike kundër bashkimit kombëtar shqiptar, e duke i bërë “lamsh” edhe politikat ditore4 dhe personat që merren me “politikë” që nuk dijnë kah e kanë shtegun  e daljes në rrugën e humbur…!

Kjo që shkruaj këtu nuk është vetëm histori e të kaluarës, por një thirrje për të mos harruar, për të kuptuar se kujtesa është arma më e fortë e një kombi që ka jetuar gjithmonë nën syrin e të huajve. Ai është një kombinim i analizës historike, reflektimit filozofik dhe tonit personal, i cili kërkon të mbajë të gjallë dritën përballë hijes të ngërthyer me fenomenet e spiunazhit politik të cilët veprojnë në shtigjet e favireve të regjimeve të shteteve nga vijnë dhe prej nga janë të koordinuar nën petkun e konspiracionit të agjenturës ose asaj diplomatike,  siç kemi shembull disa agjentë, atashe ushtarak e diplomatë të tjerë, të furtur në vallet dhe lojërat e dyfishta, bëjnë çudira në grumpullimin e informacioneve dhe të njëjtat, sipas bindjeve të tyre politike dhe ideologjike, kanë marrë obligime dhe për një gjë të tillë janë stërvitur, që informacionet  të kanalizohen përmes burimeve të veçanta ose atyre paralele dhe u jepen Shërbimeve inteligjente ruse dhe të tjerëve, ose depërtojnë deri te ato të vendeve Jugoafrikane etj.

Vepritaritë e shërbieve inteligjente të shteteve të ndryshe në Ballkan kanë pasur një ndiki të thellë në zhvilliet politike dhe siguriin e rajonit Ndërhyrjet e shërbieve të huaja, përfshirë ato ruse, izraelite dhe greke, kanë kontribuar në tensione dhe pasiguri, duke vënë në rrezik proceset e integriit evropian dhe stabilitetin afatgjatë të shteteve ballkanike Për të siguruar një të ardhe të qëndrueshe dhe të sigurt për Ballkanin, është e nevojshe të forcohen kapacitetet e shërbieve të inteligjencës vendase dhe të proovohen bashkëpunii dhe transparenca ndërkobëtare

Në Bosnjë-Hercegovinë, ndikimi rus u anifestua në bështetje për liderët nacionalistë, përes trajnieve të fshehta dhe shpërndarjes së inforacioneve për grupe të aratosura Ishte një lojë ku karta të thjeshta und të shndërroheshin në arë politike, dhe çdo lëvizje e gabuar und të shkaktonte shpërthie lokale që pasqyroheshin edhe në arenën ndërkobëtare…

…Për të ndërtuar një të ardhe të qëndrueshe, shërbiet e inteligjencës vendase duhet të forcohen, bashkëpunii ndërkobëtar të thellohet dhe transparenca të bëhet norë, ndërsa narrativat e jetës reale duhet të shërbejnë si kujtesë për ata që do të vijnë pas nesh.

( Vijon )

Nationen (1921) / “A morët pjesë në Luftën Botërore ? — Po, nga ana gjermane, dhe unë isha aty që në fillim.” — Intervista me Aleksandër Moisiun

1

leksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : Światowid, e shtunë, 31 mars 1928, Ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shtator 2025 

Gazeta norvegjeze “Nationen” ka botuar, të enjten e 28 prillit 1921, në faqen n°3, intervistën e Aleksandër Moisiut për revistën “Skappels” rreth pjesmarrjes së tij asokohe në Luftën e Parë Botërore, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pjesëmarrja e Aleksandër Moisiut në Luftën Botërore.

Burimi : Nationen, e enjte, 28 prill 1921, faqe n°3

Burimi : Nationen, e enjte, 28 prill 1921, faqe n°3

Aleksandër Moisiu, aktori më i madh gjerman, të cilin së fundmi kemi pasur rastin ta shohim dhe ta admirojmë këtu, ka treguar për revistën “Skappels” pak për pjesëmarrjen e tij në luftë gjatë qëndrimit të tij këtu.

— A morët pjesë në Luftën Botërore ?

— Po, nga ana gjermane, dhe unë isha aty që në fillim. Më 1917 më kapën francezët dhe më çuan në një vend në Gjirin e Gascognes. Megjithatë, arrita të arratisem dhe në këmbë u enda nëpër të gjithë Francën mbi Pirenejtë (Pyrénées), por më kapën në kufirin spanjoll.

(Dimë që ka qenë bashkëshortja aktuale e Moisiut, aktorja e njohur zonja Terwin, e cila kur dëgjoi se Moisuin e kishin zënë rob, lëvizi qiellin dhe tokën për ta liruar. Dhe më në fund funksionoi. Por Moisiu nuk thotë asgjë për këtë.)

Megjithatë, pas një kohe të shkurtër më liruan në shkëmbimin e të burgosurve dhe më dërguan në shtëpi.

— Çfarë ju bëri përshtypje më të madhe gjatë luftës ?

— Nuk ishin të vdekurit në fushën e betejës, thotë ai. Nuk kam duruar kurrë më parë të shoh një operacion apo njerëz që ishin plagosur në një aksident, me pak fjalë gjak, por nuk kaloi shumë dhe shikimi i të vdekurve dhe të plagosurve u bë zakon. E konsideroja luftimin si një sport, adrenalina më bënte të pandjeshëm.

Jo, kishte gjëra të tjera që më bënë përshtypje shumë më tepër. Mund të duket një gjë e vogël në krahasim me gjithçka tjetër, por më kanë lënë një përshtypje të pashlyeshme.

Për shembull, ne ishim vendosur në qytetin e vogël francez të Salomé-së. Në shtëpinë ku isha unë jetonte një grua dhe vajza e saj, një vajzë e vogël e bukur tre vjeçare. Me ndihmën e çokollatës dhe mirësisë, ne ishim bërë miq vërtet të mirë. — Ne kishim bombarduar anglezët me shumë zell për një kohë të gjatë me topat tanë me rreze të gjatë, por një mbrëmje, kur ata zbuluan pozicionin tonë, ata filluan të përgjigjen. Gjuajtja e parë preku shtëpinë tonë. Unë nuk u preka, por 3 vjeçarja e vogël. Ajo jetoi për disa orë në një gjendje të pavetëdijshme, pastaj hapi sytë dhe shikoi nënën e saj, shtrëngoi buzët si për të qarë, pastaj humbi sërish ndjenjat dhe vdiq. Ishte e tmerrshme të shihje pikëllimin e nënës, pikëllimin e saj të heshtur dhe të dëshpëruar ; Këto janë gjërat më të tmerrshme në luftë.

Më kujtohet një episod tjetër i vogël. Ne drejtuam një numër të burgosurish francezë nga fronti përmes qytetit të vogël të Notre Dame de Lorraine. Në rrugë dhe në dyert e shtëpive, gratë qëndronin duke pritur — ata shikonin me ankth të burgosurit që kalonin : A është ai atje ? Burri im… vëllai im… i dashuri im ?

Më duhet të shtoj se ishte e ndaluar, nën dënimin me vdekje, t’u drejtohej një fjalë të vetme të burgosurve.

Oh, ata sy ! Ato vështrime lutëse, përgjëruese dhe të dëshpëruara dëshmonin më shumë për vuajtjet se çdo rrëfim nga fusha e betejës.

Pushuam në një bujtinë. Pritësi, një njeri me përafërsi 60 vjeç, shërbeu vetë. Ai ishte një nga gjërat më rrëqethëse që kam parë ndonjëherë. Ai ishte i sjellshëm dhe i zbatoi urdhrat tona me përpikëri, dhe kërkesave dhe pyetjeve tona u përgjigj : Oui monsieur (Po, zotëri) ! Bien monsieur (Mirë, zotëri) ! i shoqëruar nga një qëndrim i ngurtë. Por fytyra e tij ishte e ngurtë dhe e palëvizshme si e gdhendur në gur, dhe vështrimi i tij ishte i shurdhër dhe pa shprehje. Një vuajtje e tmerrshme memece foli nga kjo maskë. Trupi i tij ishte skllavëruar, por shpirti i tij nuk mund të detyrohej — ishte i vdekur.

Por ka ndodhur edhe diçka që njeriu e kujton me kënaqësi. Megjithatë, ka njerëz që, pavarësisht luftës dhe armiqësisë, mbeten njerëz, që kanë aventura edhe jashtë romaneve. Më parë u bëra i burgosur në një qytet të vogël francez. Ishim rreth njëzet veta. Njerëzit na pështynin dhe na shanin. Pastaj papritmas një kadet i ri francez erdhi tek ne, u prezantua dhe tha me një gjermanishte shumë të dobët :

— Nuk dua t’ju pyes si jeni, sepse e shoh që nuk ndiheni mirë, por do të doja t’ju ndihmoja nëse mundem. Ju ndoshta keni njerëz të dashur që dëshironi të dinë se jeni gjallë. Do të kujdesem që telegramet të dërgohen përmes Zvicrës.

Ne i dhamë adresat tona dhe ai telegrafoi për të gjithë ne.

Disa vite më vonë, u plagosa në gjoks nga një copë predhe dhe u shtrova në një spital në Zvicër. Pashë një listë me disa francezë që ishin zënë rob në Darmstadt dhe aty gjeta përsëri emrin e tij. Më pas i telegrafova mikut tim shkrimtarit von Unruh-e dhe i kërkova të bënte ç’të mundej për të riun. Nëna e tij më shkroi më vonë dhe më falënderoi ; Djali i saj kishte marrë trajtimin më madhështor. Po, ai tregoi dashuri dhe shikoni – ”schon ist der Lohn da !” (shpërblimi është tashmë aty !)

—  Çfarë mendoni për francezët në luftë ?

— Ushtari francez është një zotëri, por oficeri francez është po aq “schwein – derr” sa gjermani. Anglezët janë shumë më të mirë, ata përgjithësisht sillen me mençuri dhe mirësi. Italianët u treguan gjithmonë si fëmijët e mëdhenj që janë : ata ishin po aq të gjallë dhe të sjellshëm me miqtë e tyre sa me armiqtë e tyre.

Moisiu nuk thotë asgjë për vuajtjet e tij ; por prej tij duket qartë se plagët e shumta të luftës nuk kanë kaluar mbi të pa lënë gjurmë. Por sa bekim që aktori i madh nuk u bë viktimë e luftës !

Të pandashëm deri në vdekje, po i ndajnë në liri

0
Padrejtësitë që po u bëhen heronjve tanë janë të pafalshme dhe kundër vetë atyre që e dhanë jetën për liri. Ata u vranë në të njejten ditë dhe në te njejtin sekond. Ata u vranë, për të njejtat ideale e për të njejtin qëllim. Ata u vranë se e deshën Kosovën e çliruar e jo robërinë. Ata u vranë se ishin të bashkuar e jo të ndarë , sepse vetëm të bashkuar arrihet qëllimi dhe çlirimi.
Në Kosovën e çliruar, më imponimin e partive politike- dëshmorët tanë i ndanë. I ndanë për të perfituar famë individët dhe partitë politike. Ata ishin të pa ndashëm : ia dhanë besën njëri-tjetrit që do luftonin bashkë deri në fitorën përfundimtare ose deri në vdekje ! Ata në momentët kur po e jepinin frymen e fundit , ia zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe me shikim të ngrirë u betuan në flamur e në gjakun e derdhur po e ujitnin tokën e etur për liri.
Sa herë shkoj në Pejë, përulem para permendores se Jusuf Gërvallës , e ne vete mendoj : sa i vetmuar ka mbetur Jusufi. E kur e vizitoj permendoren e Kadri Zekës, perkulem dhe i them : vetminë tuaj aktuale do ta korigjojnë gjeneratat e ardhshme.
Gjatë viteve te pas luftës në Bregun e Diellit, me admirim qendroja para dy emrave të skalitur në memer :Afrim Zhitia & Fahri Fazliu. Pranë luleve të venitura buzë mermerit në vete pëshperisja : bashkë ia filluat krismat e para të lirisë dhe sot, bashkë emrat e juaj qendrojnë të skalitura E ne vete i rikujtoja ngjarjet e 30 maj 1989, kur Afrimi më tjerët e organizuan demonstratën para Hotel Grandit, për t’i treguar delegacionit të Parlamentit Europian dhe botës perëndimore se shqiptarët kerkojnë liri. SOT, Mbetëm i stepur para permendores në bronz të Afrimit, e në fytyrën e tij në bronz e shoh vetminë dhe pikllimin që u nda nga Fahri Fazliu.
Duke i shkruar këta rreshta, më kujtohen permendoret e Adem Jasharit në disa qytete të Kosovës, dhe më bëhet sikur nga mermeret e ftohëta dëgjoj fjalet e Komandantit Legjendar duke më thënë : Të gjallët më ndanë nga vëllai im Hamza. Pse more vëllëzer e motra po bëhen këto ndarje- më thoshte Adem Jashari e unë i largoja mendimet e mia që të koncentrohem në realitetin që më rrethon e nuk kam qetësi. Sot flasin dhe krenohen duke treguar se ishin bashkêluftëtarë me ata tani të derdhur ne bronz, e dje ?

Kryengritësja e Masbjeshkës që triumfalisht iu kthye përkatësisë së mohuar kombëtare, recension për librin e Amina Nurajt që botohet së shpejti

1

Me znj. Amina Nuraj, korrik 2019, restorant “Trofta”, Burim (Istog).

RECENSION

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi

Po bëhen pothuaj mbi dhjetë vjet që kur komunikoj me Amina Nurajn nga Novi Pazari, që nga koha kur ajo ishte fëmijë. Unë nuk e dija se cila është mosha e saj atëherë kur komunikonim së bashku, para vitit 2016. Mirëpo, ajo për mua ishte një vajzë që imponohej me fjalorin e saj të pasur kulturor dhe për brengën që e shfaqte për prejardhjen e saj.

Në një pjesë të madhe të fëmijërisë së saj ajo kishte menduar se është me përkatësi kombëtare boshnjake, por duke i dëgjuar bisedat familjare qysh si fëmijë, nga prindërit dhe të afërmit, ajo e kishte kuptuar se nuk ishte boshnjake, por shqiptare! Identitet kombëtar ky që mbarë familja e kishte mbajtur të fshehur.

Kur flisja me të në atë kohë, komunikonim në gjuhën boshnjake dhe ndërkohë nisi të më tregonte se së shpejti do t’ia nisë ta mësonte gjuhën shqipe. “Për gjashtë muaj do ta mësoj shqipen dhe pastaj do të komunikojmë shqip me njëri tjetrin”, më pati thënë.

Pavarësisht se nuk doja që ta zhgënjeja, thjesht nuk besoja se për një kohë kaq të shkurtër ajo do të arrinte ta përvetësonte komunikimin në gjuhën shqipe. E një ditë e pata pyetur se çfarë moshe kishte, ndërsa ajo, që atëbotë e mbante mbiemrin Nuroviq, më pati thënë se gati i ka mbushur 16 vjet.

Paskam biseduar më një fëmijë, thash vetë me vete…! Por, atëherë e kuptova dhe u befasova nga kjo çupë “e vogël”; prej fjalorit të saj kulturor të pasur dhe etjes së madhe për të treguar se është shqiptare… Ky fakt më pati gëzuar shumë, sidomos këmbëngulja dhe misioni jetësor i saj që e pati treguar qysh si fëmijë, për ta zgjuar veten dhe popullin që i përkiste.

Në të vërtetë, njerëzit si Amina Nuraj lindin dhe e tregojnë gjithë atë që historia e pamëshirshme nuk i ka lejuar ta tregojnë. Ajo rrëfeu me këmbëngulje, zgjuarsi dhe trimëri të madhe se është shqiptare dhe se nuk e fsheh qenien e saj si arbërore e Masbjeshkës!

Kështu, nuk kaluan as gjashtë muaj dhe Amina Nuraj nisi të fliste shqip, në fillim duke i gjetur fjalët dhe duke i formuluar mendimet me vështirësi, por më vonë duke e pasuruar dukshëm fjalorin në gjuhën shqipe.

Sot Amina Nuraj flet rrjedhshëm, sikur që jep edhe intervista të shumta gjithashtu në gjuhën shqipe.

Fakti “se u takova” virtualisht me një njeri, që është shumë më e madhe se vitet që ka, me një Njeri që është një vullkan shpërthyes në vetvete, më gëzoi pa masë. U gëzova se me Amina Nurajn e vazhdova punën time profesionale aty ku e kisha lënë përpara luftës me intervistat dhe reportazhet e shumta nga Sanxhaku, përkatësisht nga Masbjeshka!

Intervistat me Amina Nurajn që nga dhjetori 2016 janë bashkëbisedimet më të lexuara që i kisha pasur me këdo në jetën time të gjatë në profesion.

Ndoshta fakti se e kisha intervistuar dhe ia kisha hapur dyer e dritare në portalin “Drini”, pati ndikuar që të shtohen sulmet ndaj portalit që e udhëhiqja qysh prej vitit 2006. Mendoj se edhe ato intervista ndikuan që të shkatërrohej tërësisht e për të satën herë arkivi i portalit “Drini”, qoftë me këtë, apo me intervistat që i kisha bërë me Aminen.

Por, portali “Drini” u rimëkëmb për të satën herë, ndërsa Amina Nuraj e vazhdoi edhe më furishëm rrugën e saj kah vetvetja e mohuar shqiptare.

Nga një fëmijë i druajtur, por këmbëngulës për ta treguar të vërtetën e fshehur, Amina Nuraj gradualisht u bë personalitet i dashur publik, duke u ftuar nga Presidenca e Shqipërisë, nga Kryeministria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, dhe nga shumë studio e radio anembanë hapësirës shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Amina Nuraj, kjo kryengritëse e lindur për të drejtat e fshehura dhe të mohuara për më shumë se një shekull, pa e ditur as vetë, e vazhdoi rrugën nga aty ku e kishin lënë të tjerët: Aqif Blyta me trimat e tij, Shaban Polluzha, Mulla Zekë Bërdyna e shumë e shumë të tjerë.

Ajo e vazhdon rrugën iluministe të të gjithë atyre që në histori bënë përpjekje të jashtëzakonshme arsimore e kulturore për ta zgjuar Sanxhakun (Masbjeshkën) e asimiluar gjuhësisht, si Ernest Koliqi me mësimdhënësit e tij, e shumë të tjerë.

As dikush nga paraardhësit e Amina Nurajt nuk e ka folur shqipen për dhjetëra vjet, pavarësisht se kanë bartë qeleshe në kokë. Por, gjuha mësohet shpejt kur njeriu do, ashtu sikur që harrohet po ashtu shpejt kur u nënshtrohesh metodave pushtuese të asimilimit.

Prandaj, zemra e njerëzve si Amina, edhe kur nuk e flasin shqipen, ata në fakt e flasin atë me zemër…!

E një ndër veprat më madhështore në shërbim të rizgjimit arsimor e kulturor të asaj krahine fatkeqe në historinë e dhimbshme të kombit është rifillimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, që udhëhiqet nga vetë Amina Nuraj.

Kjo është një vepër me domethënie historike, vepër tejet e çmuar në aspektin arsimor dhe kulturor.

Unë kam biseduar shpesh me Amina Nurajn, e cila më ka rrëfyer se pjesa dërmuese e banorëve të Masbjeshkës (Sanxhakut) janë me rrënjë dhe gjen shqiptar, andaj është e drejtë legjitime kthimi i tyre kah kultura dhe historia e mohuar shqiptare, edhe nëse nuk e njohin gjuhën shqipe.

Njerëzit duhet ta kuptojnë se mund të jesh shqiptar edhe kur nuk e flet shqipen dhe se nëse do dhe ke ambicie, atëherë një ditë mund ta mësosh edhe gjuhën e të parëve.

Thjesht, kjo që bën Amina Nuraj duhet parë më shumë në aspektin e historisë fatkeqe të banorëve të Masbjeshkës, të cilët nuk janë fajtorë pse i endën nëpër etni të ndryshme, herë në atë myslimane, e herë në atë boshnjake.

Kush i ka të parët shqiptarë, ai është shqiptar dhe përkatësia e tij kombëtare shqiptare nuk e dëmton, e as nuk e rrezikon askënd. Ashtu siç nuk rrezikohet Kosova nga serbët lojalë ndaj vendit, po ashtu nuk ka mundësi të rrezikohet Serbia nga banorët e Luginës së Preshevës, e as nga banorët e Sanxhakut të Novi Pazarit, nëse ata me këmbëngulje i kërkojnë dhe i realizojnë të drejtat e veta.

Të drejtat dhe liritë njerëzore që ua garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Serbisë, pavarësisht se nacionalistët serbë mund të mos pajtohen, janë minimumi i asaj çfarë meritojnë banorët e atjeshëm.

Amina Nuraj me inteligjencën e saj, me natyrshmërinë, me humanizmin dhe me vendosmërinë njerëzore e kombëtare arriti që t’i hapë dyert e çështjes që Serbia e kishte konsideruar të harruar dhe të mbyllur njëherë e përgjithmonë.

Prandaj, pas kryengritjeve të Aqif Blytës, Ahmet Dacit e të shumë trimave të tjerë të asaj ane në kohë shumë të vështira për Masbjeshkën, dalja në skenën publike e Amina Nurajt i jep jehonë e vëmendje publike kësaj çështjeje. Ajo e bëri një kryengritje të paimagjinueshme ndaj përkatësisë së huaj etnike që ia kishin mveshur të tjerët. Posa e zbuloj tragjedinë historike, e tha hapur e qartë se ajo është shqiptare, madje edhe kur nuk e njihte gjuhën shqipe. Të jesh shqiptare, serbe, bullgare, kroate, hungareze apo çka do tjetër, është gjëja më normale e mundshme, por është e pakuptueshme që kur i përket ndonjërit prej këtyre kombeve pa pasur lidhje gjenetike me të dhe pa të penguar a ushtruar dhunë tjetri ndaj teje, vazhdon të mbetesh aty.

Amina Nuraj e bëri atë që duhet ta bënte secili prej nesh, që kur nuk i përket një kombi e kulture tjetër dhe e zbulon se kujt i përket, atëherë deklarohesh hapur se je shqiptare apo tjetër.

Këtu nuk ka vend për ndonjë triumf atdhetar, por vetëm për zgjim kulturor në vendin tënd. Amina në këtë këndvështrim duhet të mos entuziazmohet nga ata që thërrasin për ndonjë misionarizëm se ta dish dhe ta kuptosh përkatësinë etnike nuk është asgjë tjetër pos respekt ndaj vetvetes, ndaj historisë e kulturës dhe ndaj traditave tua të mohuara.

Pas përpjekjeve vetëmohuese dhe rreziqeve të kuptueshme që i ka kaluar Amina Nuraj në rrugën e saj të vendosur kah vetja e mohuar nga politikat shfarosëse mbi njëshekullore, tani është koha që politika dhe diplomacia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të jenë shumë më afër njerëzve të tillë, duke ia bërë të qartë Serbisë se atë më tepër e dëmton fshehja e identiteteve, sesa bërja publike e tyre.

Prandaj, ky libër i zonjës Amina Nuraj duhet parë si pjesë e sinqeritetit, e kulturës dhe e vendosmërisë së saj për ta përhapur lajmin për rigjetjen e vetes së humbur si shqiptare e Sanxhakut, e asaj malësie që populli shqiptar gjithmonë e ka quajtur Masbjeshka.

Kosova në kërkim të vizionit: Ekonomia, arsimi dhe diplomacia në krizë

0

Nga Isuf Bajraktari

Një skenë politike më e polarizuar se kurrë…!
Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka kaluar nëpër sfida të shumta për ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e institucioneve. Megjithatë, rrallëherë kemi parë një skenë politike kaq të polarizuar dhe të ndarë në vija të trasha mes kampit që e quan veten “patriotik” dhe atij që e quan veten “lojal” ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Në vend që të krijohet unitet rreth interesave kombëtare, shoqëria jonë po konsumohet nga një luftë e brendshme ideologjike, ku politika shpesh shërben më shumë si mjet propagande sesa si mjet zhvillimi.

Patriotizëm i shekullit të kaluar, pa vizion për të ardhmen
Në vend që patriotizmi të shndërrohet në strategji kombëtare zhvillimore, ai shpesh reduktohet në emocione primitive dhe retorikë përjashtuese. Patriotizmi i vërtetë sot duhet të materializohet në projekte konkrete që forcojnë ekonominë, rrisin cilësinë e arsimit, modernizojnë kulturën dhe e shndërrojnë Kosovën në një faktor të besueshëm në arenën ndërkombëtare.
Kjo mungesë vizioni reflektohet sidomos te qasja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila gjatë katër deri pesë viteve të fundit ka dominuar skenën politike. Fokusimi i saj i tepruar në narrativën e padrejtësive historike dhe akuzat e vazhdueshme kundër kundërshtarëve politikë ka lënë në hije nevojën për strategji zhvillimore dhe projekte konkrete.

Ekonomia: Investime të pakta dhe rritje e brishtë
Ekonomia e Kosovës, megjithëse me potencial të madh, ka mbetur në vendnumërim. Investimet e huaja direkte janë ndër më të ultat në rajon, ndërsa diaspora mbetet burimi kryesor i qarkullimit financiar në vend. Mungesa e reformave fiskale dhe klima e pasigurt ligjore po dekurajojnë bizneset vendore dhe ato të huaja.
Në vend të një politike ekonomike që nxit prodhimin vendor, inovacionin dhe eksportin, kemi parë masa sporadike e populiste që synojnë më shumë efektin elektoral sesa zhvillimin afatgjatë. Papunësia, sidomos te të rinjtë, vazhdon të mbetet problem i mprehtë, duke nxitur emigrimin masiv dhe boshatisjen e tregut të punës nga profesionistët më të kualifikuar.

Arsimi: Stagnim dhe mungesë vizioni
Në fushën e arsimit, sfidat janë po aq alarmante. Kosova vazhdon të ketë një nga sistemet arsimore më të dobëta në rajon, me mungesë të reformave serioze në kurrikula, cilësi të ulët të mësimdhënies dhe infrastrukturë të pamjaftueshme shkollore.
Në vend që të përgatiten gjenerata të reja për tregun e punës dhe konkurrencën globale, arsimi shpesh prodhon të diplomuar pa aftësitë praktike të nevojshme. Kjo mungesë vizioni po dëmton kapitalin njerëzor – burimin më të çmuar të Kosovës – dhe po e pengon vendin të ecë me hapin e kohës.

Diplomacia: Mungesë koherence dhe izolim i rrezikshëm
Në arenën ndërkombëtare, Kosova po humb terren. Pas një periudhe fillestare suksesi në njohje dhe integrim ndërkombëtar, vitet e fundit kanë sjellë një ngecje serioze. Strategjia e politikës së jashtme shpesh duket e improvizuar dhe reaktive, duke u fokusuar më shumë te polemikat sesa te ndërtimi i aleancave të reja dhe zgjerimi i pranisë së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në vend të diplomacisë proaktive, që siguron njohje të reja dhe mbron interesat strategjike të vendit, shpesh jemi dëshmitarë të retorikës konfrontuese, e cila e izolon Kosovën dhe e bën më të brishtë përballë presioneve të jashtme.

Nevoja për rikthim te vizioni dhe bashkimi kombëtar
Kosova nuk mund të mbetet peng i përplasjes së brendshme ideologjike. Nevojitet një rikonfigurim i plotë i diskursit politik, duke e zhvendosur fokusin nga propagandat dhe konfliktet e së kaluarës drejt reformave konkrete dhe projekteve zhvillimore.
Ekonomia kërkon strategji afatgjatë që nxit prodhimin dhe inovacionin. Arsimi ka nevojë për reforma rrënjësore që e përgatisin rininë për sfidat e së ardhmes. Diplomacia duhet të rikthehet në binarë profesionalë dhe proaktivë, për të siguruar njohje të reja dhe mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.
Nëse nuk e kthejmë politikën në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, rrezikojmë që e ardhmja e Kosovës të mbetet peng i së kaluarës. Historia na mëson se çdo harresë, çdo dështim për të mësuar nga gabimet, mund të sjellë tragjedi të reja. Prandaj, ky është momenti për të ndërtuar vizionin e përbashkët për një Kosovë që jo vetëm mbijeton, por edhe lulëzon në një botë gjithnjë e më dinamike.

Adem Demaçi në mes tri zjarreve 1997 – 1999

2

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

Dialog strategjik në mes SHBA-ve dhe Republikës Kosovës nuk ka pasë. Pra fillimi i dialogut është ndërprerë ende pa filluar. Së këndejmi Kosova ka marrë një goditje diplomatike si paralajmërim. Ndërsa miqësia SHBA-Kosovë është e palëkundur. Institucione amerikane që e kanë përkrahur Kosovën nga dekada e fundit të shekullit XX e deri me tash, nuk ndryshojnë ashtu si parashikon pushtreti i Beogradit dhe Moskës. E vërteta, nuk besoj se fati i shtetit Kosovës, do të lidhet me një individ që e don shumica e popullit, por që e lufton opozita politike, për Amerikën është një pozicion, sikur referi kur e qorton një futbollist për diciplinë, por që futbollisti varet a e ka kuptuar seriozisht vrejtjën. E popullit i them se duhet mësoi me urti çështjët, e jo nga arsenali i politikës hasmuese!

Pozita e Adem Demaçit pas daljës nga burgu

Adem Demaçi edhe pse doli nga burgu më 1990 ai menjëherë u plasua në mes dy poleve politike, duke mësuar se doli nga burgu i vogël dhe erdhi në burgun e madh, sepse vendi ishte nën okupimin diaktatorial të Sllobodan Millosheviqit (Hitleri i BallkanitP). Por, në ato rrethana mbretronte një fenomen sepse më një anë ishte LDK që propogandonte politikë paqesore me okupatorin, e ai realitet ishte sikur të propogandonin hebrenjët paqe me Hitlerin më 1941. Në anën tjetër, ishin forcat rrevolucionare të Lëvizjës Popullore që propogandonin shkallë –shkallë luftë kundër okupatorit, ritmin e së cilës luftë do ta caktonin ata të LPK-ës ku Demaçi e kishte vendin parësor. Pra,nuk ka qenë pozicion i lehtë që Adem Demaçin deri më 1 tetor 1997, të pozicionohët më fuqishëm se kurrë më parë në anën e studentëve dhe profesorëve të Univerzitetit Prishtinës, për t` i përkrahur demonstratat, që u bërën kufi në mes ligësisë para okupatorit dhe patriotizimit e guximit për t` i ndryshuar epoakat historike në Kosovë. Po, Adem Demaçi më ka ftuar për këshillime në fund të shtatorit 1997. I kam thënë pa asnjë dilemë duhët përkrahur Rektorin e sidomos studentët, të cilët gjithëmonë simbolizojnë progres dhe siellin gjak të freskët në valët e përgjakura të historisë sonë të lavdishme.

Adem Demaçi pohimit tim do të shpreh: “Janë disa individë dhe studentë që po më telefonojnë se po u përgjakën rrugët e Prishtinës, do të mbetëm përgjegjës historik”. Iu përgjegja se më 1968, kërcnimet e ngjajëshme ishin përmanenete. Por, fyerjet ishin edhe fizike nga disa studentë, e sidomos profesorë, që shpresonin se trasformimet në shoqërin jugosllave do të pikin nga qielli. E kërcnuesit shprehnin se kishin kontake me parin politike, pa nderprerëje, prandaj folnin me gjuhën e tyre. Ishte kotë të na bind dikush ndryshe sepse ishim në anën e lavdisë, prandaj shumica dërmuese e studentëve, iu bashkuan Lëvizjës rrevolucionare `68.

Ndërsa më 1997 Bacit disa individë donin t` ia “prenin kmishën”, por që më parë donin t` ia shkurtonin të dy duartë dhe këmbët, sepse thonin kërcnuesit:  “lirinë do të na e siguron Perendimi, pa marr pjesë na vet, që kishim nevojë, pra po na hasmëron me tërë botën”. Bacit edhe në këto kushte i është thënë më vonë në procesin e miqësisë thellë: “Bac Ju jeni më shumë se Përfaqsues i UÇK-ës. Jeni përfaqsues i popullit në luftë për liri. E ata që janë “përfaqsues të popullit” kundër luftës, valët e historisë ngadal do t` i konvertojnë në pozicion dytësor, sa që do të vijë dita që do të turprohën edhe nga hieja e vet. Këtu diku pushon tajmbajdingu historik i kohës. Këtë fakt Demaçi e dinte fare mirë. Por kurrë nuk e potenconte para të huajëve që vinin plotë pezm e shkonin edhe më të pezmatuar siç ishte Jirzhi Dinsbir, Krostofer Hilli dinak dhe shumë i sharruar në hipokrizi. E vërteta, në saje të informimit të gabuar për realitetin, pse kishte lindur UÇK, shumë të huaj shfaqnin një mëni të papërshkruar ndaj guerilës sonë lavdiplotë. E Baci, ishte ai që u dëshmonte vëndosmërinë e shqiptarëve patriot me fjalët: “Ose duam pavarësi, ose duam me vdekë të gjithë”. Këtë aksiomë morale dhe politike Adem Demaçi ia tha edhe Zonjës Olbrajt në telefon nga Lublana në mars 1999.

Sot shumë korba po thonë  “jemi shqipe”!

Sot për patriotizmin dhe për luftën e UÇK-ës, gjithnjë për të marrë poena dhe për ta dytësuar luftën e drejtë, madje shumë gazetarë dhe individë me funksione katundi dhe qyteti, po e japin frymën e fundit për të mbetur të paktën në lojën historike, tash jo në luftë për çlirim, por në beteja për pushtet, po shajnë e pshtyjnë konkurentët politik.

Tani sa më përket mua, që po shkruaj dhe po provojë me fakte ta nxjerr rrënjën katrore realitetit politik në Kosovë,shkrimet  nuk po i shoqërojë me referenca, sepse natyra e gazetave është e tillë, por betohëm se gjithëmonë do të përpiqëm ta shpalosi të vërtetën, deri aty, qoftë që të jetë edhe kudnër meje. Por, tani dua t` e zbërthej një fenomen që mësohet në studimin e luftërave, të cilit do lloj qofshin ato luftëra. Gjithënjë pas mbarimit të luftës, për t` i dalluar disa fenomene shkollore, duhët njohuri. Është fenomen nga lashtësia se okupatori që e humb luftën, dihet se do ta shkrijë energjinë e fundit, për t` i krijuar kushtet, për ta kthyer humbjën në fitore. Konkretisht, okupatori serbian në Kosovë më 10 qershor 1999 u kualifikua si agresor, dhe humbës i luftës.Okupatori serbian u detyrua ta nënshkruaj kapitullimin. Si agresor, shteti i Serbisë ishte fakt se e kishte kthyer Kosovën në gërmadha. Dhe i vetmi mjet për te me u largua nga Kosova pa dëme kolaterale, ishte futja e akuzave ndërmjet UÇK-ës dhe LDK-ës.

Roli i ri i okupatorit serbian në Kosovë nga 10 qershori `99

Si humbës qarçet e okupatorit serbian, me shpejtësi do të riorganizohën gjatë qershorit dhe korrikut 1999, për të krijuar rrethana armiqsore: në mes UÇK që ishte fitimtare e luftës dhe LDK-ës që ishte paksa e dytësuar për pozicionin paqesor që kishte mbajtur si konstantë politike fillim e mbarim 1989-1999. Por, këtë fenomen historiko ushtarak, ardhja e Batalonit Rus në aeroportin e Prishtinës (11 qershor 1999), do të krijojë “siguri” psikologjike për banditizmin serbian. Kështu Beogradi do ta vazhdojë lufta në rrethana të reja , gjithnjë duke provuar që të shkaktojë luftë QYTETARE, në mes shqiptarëve. Po, okupatori do të kujdesët për të mbuluar gjurmë edhe duke vrarë serbianë civilë dhe duke propogaduar në çdo derë të oficerëve të NATO-s, nepër zonat: amerikane, angleze, franceze, gjermane, turke , holandeze, italiane etj se: “shqiptarët janë të pasigurtë dhe UÇK është organizatë terroriste”. Prandaj, “sigurinë dhe pushtetin mbi ta mund ta ushtrojë vetëm Serbia, e cila më 1945 i ka vrarë dhe nëse është nevoja do t` i vras të gjithë edhe tash”!

E vërteta, këtë rrol të okupatorit askush nuk e ka hulumtuar nga autoritetët e NATO-s dhe UNMIK-ut. Madje hulumtimin UNMIK ua ka ndaluar me kërcnim edhe puntorëve shkencore të institucioneve të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq, UNMIK prokurorëve dhe gjyqeve të Kosovës nuk u ka lejuar kurrfar kompetencash ligjore.

Çka dëshmojnë numrat: “janë vrarë 400 minoritarë, 116 UÇK dhe 106 LDK”?

Në opinion shumë shpejtë pas çlirimit do të lansohën shifrat se: “në Kosovë ka pasë krime monstruoze nga UÇK”. Sidomos në dy muajtë e parë të çlirimit do të propogandohët shifra e “vrasjeës së 400 serbianëve dhe shqiptarëve të ndershëm”. Këtë shifër, do ta lonsojë Sherbimi Kontrainformativ i Ushtrisë DFJ. Në këtë “sasi serbësh të vrarë-400” (?!), shumë shpejtë prej të njejtës “kuzhinë udbeske”, do të lansohët edhe shifrat se: “janë vrarë 116 pjestarë të UÇK-ës dhe 106 drejtues politik të LDK-ës”. Në këtë proporcion numrash, tabet (istikamet) ishin të përgatitura nga oficerët me pervojë serbianë. Por mungonte vetëm aktori, që do ta shkrep i pari lajmin e drejtimit të plumbave në mes UÇK-ës dhe LDK-ës. Dhe lajmin terthorazi e pati shkrep ai që në Rambuje krekosej nepër qoshe se: “UÇK ka bërë krime, se është terroriste”. Ai u shti sikur nuk e dinte se Amerikanët nuk e quante UÇK-ën më terroriste. Prandaj, kërcnohej bajlozi në Rambuje se: “Nëse Ju “Kolegë” nuk nënshkruani që në Kosovë e Metohi të mbesin 11000 ushtarë e policë serbian; nëse kufirin me Shqipërinë e ruajnë këto forca; nëse nuk ka asnjë garancion se do të largohen nga okupimi, ne rrezistencën diplomatike, do ta vazhdojmë nepër kampe dhe bordele ala Rambujet tjera”. Prapa këtij “diploamti” të vetshpallur qëndronte fuqishëm një diplomat që quhej Kristofer Hill. Në këtë valle ishin edhe disa agjetë rus,e që propogandoni se e kanë prapa Pentagonin.  Dhe në këtë mjegull të gjakut dhe skllotës, dihet se fjalën kryesore do ta kanë ata që komunikojnë anglisht. Për momentin ata që ishin kalbur nepër burgje, dhe nuk e kanë pasur asnjë shansë që të mësojnë gjuhë tjetër,u kualifikuan se janë “kundër tërë botës”. Këtu pushonte “fuqia” e interkolektorit intelektual, që numrohej i barabartë çak edhe me Presidentin Ibrahim Rugova, e ai (ata) ishte pa parti dhe nuk dihej kend e përfaqson.Por ngjarja e filmit, falë Sekretarës Olbrajt nuk mbaroi me fallin e sojit që thurë ngatrresa gati sa okupatori, në mes shqiptarëve.Prapaskenat e sojit të këtij personi do të zbulohën më vonë, kur akterët që e digjuan bisedën Ollbrajt-Demaçi e thanë të vërtetën.

Çka i ka sjellë Kosovës qëndrimi amerikanë për ndërprerëjën e dialogut strategjik (IX 2025)?

E Sot, Kosovën nuk e rrezikon “antiamerikanizmi” i Albin Kurtit, por e rrezikon proamerikanizmi i hajdutëve dhe agjentëve të Sorosit dhe Grenellit, shkroi këto ditë dijetari Kim Mehmeti. E vërteta, Kosovën e rrezikon edhe çdo dezinformim që plasohet në qarçet individuale amerikane, e që janë kundërshtarët politik të Bill Klintonit dhe Gjoe Bajdenit. Edhe më konkretisht, vrasjet e 116 pjesëtarëve të UÇK-ës dhe 106 aktivistëve politik të LDK-ës, gjithnjë duke e ditur se në mes UÇK-ës dhe LDK-ës ka pasë ekzistuar një rivalitet, i cili kur të ngjyroset politikisht, konvertohët në hasmëri, edhe sot rivaliteti në politikë po shfrytëzohet si një kartë pa mbulesë. Madje këtë hasmëri e lansoi një gazetar që shtihet edhe si historian sepse shkruan në stilin pozitivist sikur kur tregohën prrallat e Nastradin Hoxhës!

Ndërsa 400 minoritarët e ‘vrarë’ pas luftës, lansohën tash për ta “vërtetuar”, se shqiptarët nuk durojnë minoritarë. Këtu diku pushon “zbulimi” i hafijës nga ish errsirat udbeske, kartë boshe që e nxorri këto ditë nga “notesi i tij udbesk”. Por ata që i njohin fenomenet e luftës e dijnë se okupatorët pasi që e humbin luftën provojnë të përdorin çdo mjet për të krijuar shansa që të kthehën me luftë speciale ku ishin. Me këta numra të lansuar “historiani” ynë me famë (!) don për të treguar se nuk e ka harruar zanatin. Mos e vet se kallxon vet.

Në rrafshin ndërkombëtar pas kapitullimit, serbët provuan për ta mbuluar krimin e tyre me prezencën e ushtarëve rus në Aeroportin e Prishtinës, por edhe me largimin e kufomave nga Kosova. Prandaj, “ndërprerja e dialogut strategjik amerikan me Kosovën” sot, dhe prezenca e ushtarëve rus në Aeroportin e Prishtins më 1999, e kanë një emrues të përbashkët. E minojnë propogandikisht çdo investim nga të haujtë në Kosovë në rend të parë, sepse siguria propogadohët se: “nuk mungon” për të ndertuar hotel mu aty ku ishte Instituti historik ushtrak i RSFJ , si dhe selia e Gjeneral Shabit të APJ-ës në Beograd. Madje, nga i njeti majdan ka kontrata se do të investohet edhe në Sazan të Shqipërisë. E këtu në ndihmë kësaj politike i del, kush tjetër përpos Sorrosi dhe “Ballkani i hapur”, prapa të cilit qëndron Putini. E kto fakte të krijuara, për ata që janë të paarsimuar i spejgojnë, pse jo, si numra. Në shumë raste edhe duke shitë moral dhe patriotizëm që e ka përfshirë inflacioni, këta “fenomenarista”, janë sepse si polkitikanë nuk janë më konkurent për marrjën e pushtetit. E vërteta, ky idiotizëm politik i tezgave të zdralta nga alkoholi, ka për qëllim për ta përvetsuar miqësinë në mes Kosovës dhe NATO-s, në rrafshin pro amerikan. Për fat të mirë, këto fenomene drejtuesit e NATO-s i kanë të njohura dhe janë diskutuar dhe debatuar me kohë.Tash, as krimet e as miqësinë amerikano-shqiptare, nuk mund ta përvetësojë asnjë parti, asnjë individ, e mbi të gjitha asnjë qeveri. Ajo miqësi është pronë popullore gjithë shqiptare.

Si po e shfrytëzojnë kundërshtarët e UÇK-ës dhe Beogradi zyrtar gjendjën e re?

Me lansimin e pastudiuar se: “janë vrarë aktivistët nga LDK-ës jo nga sherbimet terroriste serbe”, por nga “UÇK terroriste” janë në sinkroni edhe një pjesë e agjenturave të huaja, sidomos ruse, sllovake, spanjolle, rumune e çipriote, të cilat nuk do të terhiqen edhe një kohë të gjatë nga supozimet se: “UÇK ka vrarë civilë joshqiptarë”, sepse kjo akuzë u nevoitët deri sa të përfundojë verdikti në Gjykatën Speciale në Hagë, e cila nuk i përgjigjet asnjë institucioni në Kosovë, por që iu ka ngushtuar horizonti i anarkisë me dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjës .

Po ku është drejtësia në këto rrethana atëherë? Si duket “drejtësia e vonuar” që nuk kishte të drejtë të ushtronte drejtësinë,prandaj mbeturinave të saj, sikur iu kanë kthyer kohën kur shqiptarët menjëherë pas 10 qershorit 1999, u bërën përgjegjës për çdo gjë, por u xhveshën dhe mbetën pa kompetenca për tërë atë që kshte ndodhur dhe po përseritej. E historia përseritej, krejtë me qëllim të primatit të diplomacisë së forcës t` i vijë në ndihmë se: ”Në një territor shtetëror nuk lejohën dy ushtri. Prandaj, më 21 qershor 1999, në stadionin e Prishtinës u demobilizua UÇK, dhe u kthyen në një institucion civil të uniformuar; Nuk lejohën dy hetuesi, dy gjyqe; Nuk lejohet të funksionojë kurrfar parlamenti ligjedhënës. Por Kosova duhet provojë me prova që janë në pyetje rrethanat për t` u spjeguar si drejtësi dykuptimore, në faktin se: “Lësho vërtetim, por mos vulos, e mos nënshkruaj, sepse nënshkrimin dhe vulën e mbajnë UNMIK-asit’. Këtu pushon realiteti i mjerë i Kosovës edhe pas çlirimit.

Propoganda kundër institucionit moral dhe politik: Adem Demaçi!

Po, propoganda kundër Adem Demaçit nuk është hulumtur dhe gjykuar nga sociologët dhe as nga diplomatët menjëherë pas çlirimit.Këtë propogandë, nuk e kanë hulumtuar as historianët, sepse arkivat janë të mbyllura. Ndërsa, katedrat nepër fakultete japin tema diplome më të “lehta”, fenomen ky që mund të spjegohët, se ka dorëshkrime por që nuk guxohet të botohën sepse Gjykata Speciale u rrinë te dera sikurse OVL UÇK-ës, për të cilën u bë burg, për një kohë të caktuar në Hagë, sepse ataqë e objektivizojnë UÇK si çlirimtare sipas një kaste që e humbi hapin me kohën duhej “bërë çdo gjë, për t` ua thyer kurrizin. Në rend të parë në këtë “rrevolucion kulturor” ishte menjanimi i Adem Demaçit nga çdo funksion, duke e shpallur “të paballansuar…”.

Po shtrohet pyetja: a ka ardhur koha që për Luftën e UÇK-ës të dihet e vërteta. Mendoi se PO. Sepse para Gjykatës  Speciale kanë filluar të plasohën prova dhe fakte nga: Xhemës Rubin, Paull Villiams etj. që do të vijnë, të cilët do të tregojnë se: Fuqia tash nuk është më në tanke, por është e rrënjosur në popull, sepse po vërtetohet e kaluara e ndritur nga njerëzit me autoritet të dlirë dhe me pozita të larta që kishin në kohët kritike gjatë luftës, dhe pas çlirimit Kosovës,gjithnjë me autoritetin Amerikan dhe fuqinë e NATO-s dhe UÇK-ës engjullore, ku Adem Demaçi si Mendele i Evropës, e zbardhëte luftën Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, sepse e kishte obligim moral, ashtu se e kanë historianët dhe të tjerët për realitetin e Kosovës dje, sot dhe nesër. Por tani dihet publikisht se në kulmin e luftës, një patri parashihte se në pikë të verës do të bje borë. Madje, nuk e dinte se ka punë me një okupator që e njeh vetëm grykën e pushkës. Në anën tjetër sot, Albin Kurti nuk do ta pranojë kurrë prrallën se: “rusët ia kanë pranuar një partie politike të Kosovës që: Prekupën, Kushumlinë, Vrajën me Luginë të Preshevës (Shipni e vjetër deri më 1877), t` ia kthejnë Kosovës,me kusht që shqiptarët ta lëshojë Bonstilin duke u lidhur me Qendrën “humaniatre ruse” në Nish. Madje, këto “prrala politike” premtohën se: “Kosova do të kthehet në një Izrael në Ballkan, pa të drejtë që të i bashkohët Shqipërin”. E këto fanazi shqiptarët nuk do t` i pranojnë kurrë sepse janë populli më pro Amerikan në botë.

Tani shtrohet pyetja: çka do të ndodhë me LVV-ën e çka me opozitën politike në Kosovë. Të nisemi nga e fundit. Lista serbe do të shuhet. Opozita shqiptare do të shpërbëhet vetëvetiu. LVV do të transferohej në parti republikane, ose socialdemokrate. Kështu moralizojnë “analizat” e konspracionistëve. Por mbi të gjitha, duhet mësuar fare drejtë se: fati i shtetit dytë shqiptar do të forcohet dukshëm sepse demokracia në luftë për pushtet, do të jetë në oborrin e konkurencës e jo në armiqësi, si deri me tash, gjithnjë duke qenë sa më afër SHBA-ve, sepse populli i Kosovës në çfardo kushtësh ishte, është dhe do të jetë populli më pro amerikan në botë, me Albinin Kryeministër të Republikës Kosovës.

Pak histori krahasuese

Më 1945 serbët me përvojën e tyre dinake nuk thonin: “Mulla Idirzi me forcat e veta po lufton që Kosova të çlirohet nga komunisto-çetnikët e konveruar në partizan nga 21 XI 1944 nga Kryesia e AVNOJ-i, por thonin dhe shpërndanin pamflete se Mulla Idrizi po lufton për kthimin e nazizmit në Kosovë”. Ngjajshëm deklaronin dhe shkruanin për Shaban Polluzhën dhe luftë e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, se “po lufton për Hitlerin dhe pushtetin e tij”.

Sot (2025) hilegjinjët dhe hajnat politik nuk po thonë se Albin Kurti po “Lufton për shtetin e Kosovës”, por po hapin propogandë speciale se “Albini është kundër Amerikës”. Unë mendoi se koha i qet në dritë të gjitha ndodhitë. Albini është më proamerikan se sa ata që qëllimin “ilegal” e kanë pushtetin, madje duke e quajtur vetën edhe agjent të CIA-s. E mjera CIA nëse ka mbetur në sherbimet e tyre! Panterej.

  • Kushtuar: Jusuf e Bardhosh Gervallës e Kadri Zekës, si nxënës të shkollës Bajram Currit!

Më 19 shtator 2025 

Kujtime e mendime për Vaso Pashën, otomanin e sulltanëve që ishte edhe Vaso e edhe Pasha

1

Klajd Kapinova. New York

Monolog dhe pak histori kujtese për mashtrimet, gënjeshtrat dhe hiperbilizimet e përsëritura me vesh për otomanin e sulltanëve edhe Vaso edhe Pasha

Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët (1883-1892)…

Tregojnë në qytetin e Shkodrës një ngjarje të përjetuar, se një person humorist popullor, duke bërë shaka i tha një gënjeshtër shokut të tij në autobus, në linjën e zakonshme urbane nga Fabrika ose Fermentimi i Duhanit deri tek Ura e Bahcallekut (ku urbani merrte kthesën dhe rifillonte sërisht linjën rutinë), për të parë dhe vërtetuar se a do të transformohet rrena e tij… Fatkeqsisht dhe në mënyrë të pabesueshme, Ai arriti të besonte rrenën e tij, sepse gënjeshtra ishte transformuar dhe kishte ndryshuar 100%, duke krijuar në këtë rast një genjeshtër të re…

Qefi i shqiptarit është ta gënjesh ndër sy dhe shpesh me “Akademi” pa akademikë

Ja se si vijohet të gënjehen dhe mashtrohen non stop 24/7/365, dhe tu shpërlahet truri gjeneratave të reja “studiues” apo “professor” edhe më shumë e me hapa të shpejtë me gjoja të ashtëquajturën “postkomunizëm”. Kjo po bëhet pikërisht në vitin 2025, po nga ata professor të moshuar të shkollës marksiste, që u dhurojnë “leksione” historie falas të rinjve dembela dhe naiv si “studiues”, të sponsorizuar si zakonisht nga regjimi rozë në pushtet.[1]

Në shumë kronika propagandistike standarte televizive, që pash në internet dhe kanalin YouTube, binte në sy titulli i përbashkët, me titra si me i pa shkru një dorë: “Nderohet, rilindasi Pashko Vasa, me ceremoni përkujtimore në Shkodër me rastin e 200-vjetorit të lindjes” dhe aty shihen disa të rinj naiv (student fatkeq, me ndërgjegje zero), me tufa me lule (sipas videos ne reportazh), kishin shkuar në varrin e tij, që thuhet se ndodhet në Varrezat e Deshmorëve të Kombit, fatkeqsisht në qytetin më  “antikomunistë” dhe më të politizuar qysh nga koha e Dullës se Gjinokatrës apo të “dekomunistizuar” njëkohsisht të Shkodrës.

Qysh në hyrje ka plot gabime trashanike. Ai quhet edhe “deshmor” kombëtar, në një kohë që edhe Vaso edhe Pasha dihet se ai s’ka vdekur nga plumbi në luftë kundër otomanëve, por në shtrat të rehatshëm, i rrethuar me të gjithë salltanetet dhe sulltanetët me hareme sipas traditat asokohe islame otomane.

“Atdhetari” e “intelektuali” edhe Vaso edhe Pasha!?

Le të ndalemi këtu pak. Në vorrezat e “deshmorëve” të kombit, të përcaktuar me lapidarë si të tille nga diktatorit Enver Hoxha, ka gënjeshtra dhe mashtrime historike, sepse nuk ka pas 28 mijë heronj, por disa here më pak.

Nëse shikohen faktet ësht krejt e kundërta. Në Shqipëri, sipas burimeve të nxjerra nga Institucioni përkatës, që merret me të rënët e luftës, jepet një shifër prej 2400 ushtarësh gjermanë, 1800 prej të cilëve janë identifikuar me emra dhe mbiemra. Pjesa tjetër është e panjohur.

Gjithashtu para pak vitesh ka ekzistuar një mendim se numri ishte  rreth 3600, pasi ka pasur një përzierje të shifrave të të rënëve në Shqipëri dhe Mal të Zi, sidomos dy javët e fundit të luftës. Duke qenë se u bashkuan shumë forcat që vinin asokohe nga vendet fqinje. 

Humbjet e gjermanëve nga data 22 qershor 1941 deri në 31 mars 1944, të vrarë janë 20 mijë e 276. Këto janë shifra që përfshijnë vetëm Ballkanin.

Sipas logjike historike dhe fakteve të reja del se ne nuk e kemi fituar luftën me nazi gjermanë, sepse jemi vrarë më shume se të ashtëquajturit pushtues gjerman. Si mund të fitosh një beteje kur ke 28 mijë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore!?

Kujtoj se vetë diktatori arabo-otoman Enver Hoxha, është vetëshpallur “hero” kombetar, kur ai dihet nga te gjithe ka vdekur në shtrat të butë e i rrethuar nga dhjetra doktorë dhe familja e tij në vitin 1985, kur Shqipëria nuk ishte në luftë me Gjermaninë Naziste!?

Kush mundet të më shpiegoj faktin, se si një “personalitet” i lartë qeveritar dhe ushtarak me pashaportë si qytetar otomane të quhet “rilindas” kur ai ka qenë zyrtari më i lartë i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe ka në trupin e tij më shumë dekorata se diktatori Enver Hoxha dhe perse i ka marrë ato e i varen si krenari në trup!?

A ka bërë krime ai në Bejrut, kur ishte drejtues me shpate kur’an dhe gjak të pafajshëm të popullit krisian libanez, duke u shkatërruar atyre kishat e vjetra dhe ndërtuar xhamia, duke i konvertuar me dhunë sërisht me: shpat, gjak dhe kur’an nga të krishtere në islam!?

Si shpiegohet që e njëjta historike kishte ndodh dhe po ndodhte ndër shekuj fatkeqsisht edhe në trojet martire të Arbërisë dhe Dardanisë martire dhe cfarë bëri  ky “intelektual” edhe Vaso edhe Pasha për t’i ndalur këto gjenocide apo krime kundër njerëzimit!?

Ai s’ka lidhje me Shqipninë, sepse ishte qytetar otoman e i ka shërbyer qeverive dhe otomanizmit, islamizimit dhe asimilimit të popujve etnik dhe të krishterë kudo ku ka shkelur e kishte toka të pushtuara dhe sunduara nga Perandoria në fjalë. Ata nuk do te sjelln dokumente nga burimet britanike, europiane, literature e pasur amerikane apo shtetet perreth Libanit, që të tregojnë per masakrat që bëri Perandoria Xhihadiste Islame Otomane e Hurit dhe e Liratit… Spikerja tha se autoret e kumtesave do te flaisn mbi bazen e burime te reja otomane, te cilat jane shkruar nga kronistet otomane, te culet asnjehere nuk kane kritikuar Perandorine por e kanë ngritur ne qiell si Perendi në Tokë. Pra, ata kërkojnë të rishkruajnë historinë fatkeqsisht gjoja “shqiptare”, duke u mbështetur tek burimet pushtuese glorifikuese të njëanshme si deri me sot.

Edhe Vaso edhe Pasha, s’ka lidhje me Rilindjen Shqiptare AntiOmane, por me rilindjen e ideve të skllavërisë së popullit liban dhe të shqiptarëve për të njëjtat arsye. Ai ishte turk dhe antar i levizjes xhihadiste otomane islame, e cila vendoste ligje për nënshtrimin e popujve brenda hartës së madhe perandorake…

Edhe Arianit Cela ka marrë shume dekorada nga regjimi komunist për shërbimet kriminale, që ka bërë ndaj Perandorisë Komuniste në Shqipni të diktatorit sultan Enver Hoxha, por kjo s’do të thotë se ai ishte patriot shqiptar.

Dekoratat e Vaso turkut janë otomane dhe asnjë shqiptare. Edhe Vaso edhe Pasha nuk e ngriti zërin asnjëherë tek eprorët e tij, për ti thënë bossit të tij Sulltanit, se populli im shqiptar, të cilin  e kam braktisë me kohë vetëm për bythen tënnde, për ofiqet e majme dhe privilegjet e mia otomane nuk di shqip me shkru as me lexue, sepse ju otomanet nuk e lejoni te mesoj gjuhen shqipe.

Sa shkolla për të mësuar gjuhën dhe kulturën etnike libaneze hapi Edhe Vaso edhe Pasha në Libanin e sunduar prej tij dhe bissit Sulltan, për fëmijet libenez, sa universitete ai ndërtoi për të rinjtë vajza dhe djemë libanez.

Asnjë dhe asgjë, por vecse hapi varre me viktimat libanez të tij, hapi shkolla me ideologji indoktrinuese radikale fetare islame etj… Edhe peshkopi i kuq Noli ishte adash i preferuar i Dullës së Gjinokatëes njësoj sikurse edhe ky trathtar dhe mercenary, që fatkeqsisht sot po e nderoni dhe pompon me hipërbolizime dhe trillime gjoja historike.

Të paktën hiqjani dekoratat, që ka në trup për turp. Ata i ka marrë nga sulltanin otoman islamin, që shkaterroi Arbërinë dhe dogji disa here kështjellën legjendare të Shkodrën.

Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët (1883-1892)…

“Vaso Pasha, gjatë gjithë jetës si mercenar otoman islam i bindur, i ka shërbyer vetëm vezirit dhe sulltanit. Ka qenë ai qe ka bërë kërdinë në Bejrud, e cila në histori njihet ose quhet edhe si Gjenocidi Libanez. Ky pasha besnik turkoshak, u dergua në Prizren si dorë e forte, për të mbajtur tokat e Khalifatit në truallin e Arbërit, në kohën e tkurrjes së detyruar të osmanllinjve mizor nga tokat ballkanike kristiane pas Panvarësisë së Greqisë. Në Prizren, ky pasha gjakatar, ka thënë: “Kush do që do t’guxoj të belbëzoj autonominë ndaj Portës së Lartë do të ndeshkohet me ligj për tradhëti. (Ligji ishte prerje koke dhe vendosja e saj në një hu)”. Shqipëria, fatkeqsisht vazhdon akoma sot me dimensionet historike të fallsifikuara e të servirura nga turqit (neo-otoman) apo nga kalemxhinj të paguar nga ata. Akoma sot i falen tyrbeve dhe sulltanëve mizor shqipfolësit, që rastësia i hodhi në atë truall të shenjte. Ato vazhdojnë për vete të mbajnë ndër shekuj emrat e mizorëve, si: sulltanëve, pashave, jeniçerëve, vezirëve, komandatëve të ekspeditave ndëshkimore ushtarake… dhe vazhdojnë fatkeqsisht t’i trashëgojnë ato tek fëmijët e tyre arnaut…” – Robert Qafzezi 

Gjendja në Liban dhe a ishte pashai “shqiptar”!?

Guvernator apo Mutasarrıf!?

Qysh në fillim duhet thënë se Vaso (Wassa) Pasha nuk ishte asnjiherë guvernator, por ishte emruar Mutasarrıf.

Historikisht, dihet se termi i mëparshëm guvernator, ishte braktisur nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.[2] Antarët e Komisionit Ndërkombëtar, vit pas viti dhe ndër dekadat e shkuara,  kanë hulumtuar shumë emra për ndarjen e re administrative dhe guvernatorin e saj.

Asokohe shumë tituj karriere administrative, u morën në konsideratë ose u anashkauan në përshtatje me kohën dhe inetresat perandorake xhihadiste otomane islame. Kështu emertimi emir u hodh poshtë shpejt, sepse ishte ofenduese ndaj Portës së Lartë Islame Otomane, mbasi dihet se emiri, ishte titulli i Sulltanit (Perandorit) figurës hierarkike më të lartë dhe madhe qendrore perandorake.

Ai, u kujtonte oborrit perandorak islam otoman sistemin e emirateve, që ata vetë asokohe e kishin luftuar për t’a shfuqizuar përgjithmonë.

Edhe emertimi tjetër valigji, gjithashtu ra nga “fiku” (përdorimi i përditshëm), sepse anëtarët e Komisionit donin të përcjellnin rëndësinë e rangut të titullit të ri, i cili ishte më i lartë se ai i guvernatorëve otomanë të vilajetëve të kohës.

Mirëpo, sikurse mësohet nga burimet historike të kohës, shohim se pas dy javësh diskutimi u miratua termi i ri francez i përkthimit në turqishten e vjetër (persisht, e cila sot është gjuhë e vdekur në Turqi) si mutasarrıf[3], i cili u miratua si titull i ri, për të përcaktuar saktësisht pozitën e lartë qeverisëse ose administrative të nivelit të lartë të guvernatorit otoman. Ai u quajt ashtu, për nder të Malit Liban.

Sipas burimeve historike dhe literaturës së shkruar, thuhet se pas vitit 1861, asokohe ekzistonte Mali i Libanit si Autonomi, me një mutasarrıf të krishterë, e cila ishte krijuar si atdhe (krahinë autonome) për maronitët, nën presionin diplomatik evropian.

Politika e vjetër otomane islame ishte perça dhe sundo, e cila asokohe futi në luftë civile banorët e krishterë në Malin e Libanit, në vitin 1860.

Kështu në me 22 maj të vitit 1860, një grup i vogël i maronitëve qëlluan një grup druzi në hyrje të Bejrutit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Kjo shkaktoi dhunën masive, e cila shumë shpejt doli jashtë kontrollit dhe fatkeqsisht përfshiu të gjithë Libanin. Nga data 29-31 maj të vitit 1860, burimet historike tregojnë se mbi 60 fshatra të banuara u shkatërruan totalisht në afërsi të Bejrutit.

Deri në muajin qershor të vitit 1860 nga luftimet e ashpra ndër fetare u vranë 33 banorë të krishterë dhe 48 druz.

Trazirat u përhapën edhe në lagjet e komuniteteve të përziera (miks) të Libanit jugor dhe në vendet e tjera, si: Sidon, Hasbaya, Rashaya, Deir el Qamar dhe Zahlé.

Fshatarët fanatik dhe radikal islam të Druzës, rrethuan manastirët dhe misionet fetare katolike e i dogjën ato menjëherë, duke vranë pa mëshirë të gjithë murgjit, që fatkeqsisht asokohe ndodheshin aty në ndërtesën e tyre.

Sikurse tregojnë kronistët, media dhe historianët e kohës, Franca ndërhyri menjëherë në emër të mbrotjes së popullatës së krishterë dhe klerikëve katolikë (të masakruar barbarisht me shpatë dhe nga indokrinimi radikal kur’anor islam), pas masakrave, në të cilat për arsye të pastra fetare dhe racizmit u vranë mbi 10.000 të krishterë.[4]

Vaso Pasha, është caktuar si mutasarrıf nga Djemal Pasha (një nga tre pashatë e udhëheqjes xhihadiste islame otomane të Luftës së Parë Botërore) në vitin 1915, pas së cilës ai caktoi asokohe mutasarrıf e tij.

Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, fatkeqsisht sundoi Libanin për 402 vjet nga pushtimi i tij në vitin e zi 1516 deri në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918.

Sulltani kalifatist islam otoman Salim II (1516-1520), pushtoi dhe masakroi barbarisht asokohe Sirinë dhe Libanin në vitin 1516. Salim I, i zhvendosur nga elokuenca e sundimtarit libanez Amir Fakhr ad Din I (1516-1544), vendosi t’i jepte amirëve libanezë një status gjysmë autonom.

Otomanët e kalifatit islam, përmes Maans, një familje feudale të madhe druze dhe shihabët (një familje myslimane sunite), që u konvertuan në krishterim, qeverisen Libanin deri në mes të shekullit XIX.

Administrata xhihadiste islame otomane, ishte e efektshme vetëm në zonat urbane, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit ishte e sunduar nga krerët fisnorë, kryesisht të bazuara në aftësinë e tyre për të mbledhur taksat e xhizies për sulltanin perandorak.

Sundimi i ashpër i sulltan Abdul Hamidit II (1876-1909), nxiti nacionalistët arabë, të krishterët dhe myslimanët, në Bejrut dhe Damask, për t’u organizuar së bashku në grupe dhe parti politike klandestine antiotomane.[5]

Shumë të krishterë libanezë asokohe, ishin shumë të shqetësuar për politikat e hapura agresive kur’anore asimiluese pan-islamike otomane (turke), duke pasur frikë nga përsëritja e mundshme e masakrave asimiluese kolektive të vitit 1860, ku u barbarizuan me qindra fëmijë, gra shtatzëna, pleq dhe njerëz të paaftë, të cilët jetonin paqesisht në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të lëviznin…

Një numër i muslimanëve libanezë, nga ana tjetër, kërkuan të mos liberalizonin regjimin xhihadist islam otoman, por t’a ruanin atë (sundim) sikurse ishte me force të herkut kundër të krishterëve etnik vendas, pasi sikurse dihet asokohe muslimanët radikal sunitë me fanatizëm pëlqenin të identifikoheshin me kalifatin e tyre tradicional islam otoman.

Në kohën edhe momentin e duhur nga gjiri i popullit libanez fatmirësisht doli heroi kombëtar i tyre Youssef Bey Karam, i cili, ishte një nacionalist libanez, që luajti një rol të rëndsishëm me ndikim politik, në ndërgjegjësimin dhe Pavarësinë e plotë të Atdheut të tij të dashur Libanit nga pushtimi gjaksor, kur’anor dhe mizor i Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane…

Mirëpo, asokohe fillimisht grupet reformatore të Arabisë Saudite, shpresonin dhe besonini me naivitet, se synimet e tyre nacionaliste do të mbështeteshin nga Revolucioni Xhonturq (Turqit e Rinj), të cilët kishin organizuar një revolucion islamik propagandistik, me qëllime të caktuara vetëm për pushtet, gjatë viteve 1908-1909.

Fatkeqësisht, pas ardhjes realisht në pushtet, turqit e rinj (xhonturqit) islamik, u bënë gjithnjë e më aggressive egoist, arrogant, hipokritë, mashtrues dhe “nacionalistë”, duke mos e vrarë mendjen për pavarësinë e shteteve, që parardhësit e tyre otomanë kishin arritur asokohe. Pra, qëllimi i tyre kryesor ishte thjeshtë, një ndërrim pushtetesh, sundim i vazhdueshem ku’anor radikal islam dhe jo liri dhe pavarësi të shtetëve të pushtuara (robëruara) nën flamurin e xhihadit të ri islam turk.

Ata braktisën shumë nga premtimet e bukura propagandistike për efekte elektorale dhe politikat e tyre gjoja “liberale”, për shkak të kundërshtimit të brendshëm dhe angazhimit të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane (Turqisë së sotme) në luftërat e reja të huaja, midis viteve 1911 dhe 1913…

Historia e kalifatit 507-vjeçar (1517-1924) dhe Arbëria nën kthetrat e saj radikale 

Përgjigjen e saktë të pyetjes historike e japin enciklopeditë dhe librat e mbushur me dokumente xhihadiste islame otomane me përmbatje historike, të shkruar nga autorë të ndryshëm dhe më të shumti ato britanik dhe të pranuar, sikurse edhe nga vetë otomanologët gjatë dekadave të shkuara. Ja disa nga citimet e autorëve dhe referencat e librave nga i kam marrë.

Sipas historianeve, thuhet se Perandoria Xhihadiste Islame Otomane u themelua në fund të shekullit XIII, në Azinë e Vogël Veriperëndimore, në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.

Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Europës Juglindore (Ballkanit), Bejllëku Otoman u kthye në një Perandori Agresive Barbare Xhihadiste Islame Otomane Ndërkontinentale.

Otomanët, i japën fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453, me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatih-u (shqip do të thotë Pushtuesi), i cili ka vrarë dhe prerë me shpatë dhe nxitur nga propaganda inspiruese kur’anore qindra dhe mijëra të krishterë entik shqiptar (dardan) në trojet e Arbërit.[6]

Për turpin tonë, sikurse dihet fatkeqsisht sulltan Pushtuesi (Fatih), ka sot xhaminë më të madhe në botë në Dardani, pra në kryqytetin e shtetit “arnaut” në Prishtinë, e cila mirëmbahet vazhdimisht, mbrohet me ligje dhe polici si monument kulture i trashigimisë dhe rëndësisë së veçantë, duke shprehur gjithnjë një adhurim mahnitës apo dashuri me fanatizëm islam të madh nga komuniteti naiv otomanë muslimanë i quajtur gabimisht “dardan” në Kosovë.

Sulltani xhihadist otoman islam, gjithashtu adhurohet si Perendi apo Zot, sepse otomanët arnaut dhe turqit e ardhur aty ndër shekuj falen rregullisht 5 (pesë) herë në ditë, sepse i bëri me dhunë dhe genocid (shpatë dhe kur’an) si otomanë dhe islam. Në qytetin historik të Prizrenit, që thuhet teorikisht se është kryqytetit i Shqipërisë Etnike, gjuha e re e folur e pushuesve xhihadistë islam otomanë (turqishtja e re me bazë latine), është bërë zyrtarisht një gjuhë e folur e perditshme, e cila sot po përdoret masivisht kudo në ambientet publike dhe shkollat e niveleve të ndryshme atje.

Kalifati otoman islam filloi në vitin 1517-1924, nën dinastitë otomane të Perandorisë. Ai ishte kalifati i fundit sunit islamik i epokës mesjetare të vonshme dhe të hershme.

Pra, edhe pashai otoman islam ose turqeliu Vaso Pasha simutasarrıf i Libanit, ka sunduar fatkeqsisht sipas ligjeve dhe praktikave të kalifatit të mirefilltë mizor islam otoman (vitet 1517-1924) për afro 507 vjet, të miratuar shumë shekuj më parë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.

Gjatë periudhës së rritjes otomane, sundimtarët xhihadistë islam otomanë, pohonin hapur autoritetin e kalifatit, që nga pushtimi i sulltanit Muratit I (që u vra në Fushë Kosovë nga heroi kombëtar dardan Llesh Nikoll Mhilli ose sikurse njihet edhe me emrin Millosh Kopiliqi) në Edirne në vitin 1362.

Më vonë, Selimi I, nëpërmjet pushtimit dhe unifikimit të tokave muslimane, u bë mbrojtësi i qyteteve të shenjta fetare islame të Mekës dhe Medinës, e cila më tej e përforcoi pretendimin islam otoman për kalifatin në botën  e pushtuar dhe nënshtruar muslimane.

Humbja e luftrave të njëpasnjëshme të Kalifatit Islam Otoman, u bë për shkak të një erozioni të brendshëm të ngadaltë të pushtetit (korrupsionit galopant i të gjithë niveleve hierarkike brenda Perandorisë; pushtetomania e pakufi me luftë të hapur apo të fshehtë për ofiçe më të larta; intriga nga më të ndryshmet; flirte apo pervesitete me dashuriçka inçsti non stop brenda gjakut; përhapja e pedofilisë dhe pederastisë; posedimi i grave pa kufi me dhe pa kurorë islame; rritja e numërit dhe kontrolli në duart e tyre i sa më shumë haremeve (prostitucioneve) me vajza dhe djem minorenë nga të gjithë vendet koloniale dhe pushtuara të krishtera dhe ateiste; etja apo zotërimi dhe zgjerimi i sa më shumë parave, gurëve të çmuar (ar, diamonde, smeralde, argjend, rubin etj.) dhe pasurive (tokave dhe pronave të tjera si banesa dhe bujtina apo hotele…) të tundshme dhe të patundshme përrallore pa kufi dhe kapja e sa më shumë froneve hierarkike, përhapja në masë e fenomenit antihuman të inçestit apo martesat brenda gjakut, traditë kjo e hershme absurde islamike), në raport me Europën Perëndimore dhe për shkak të përfundimit apo degradimit të shtetit otoman.

Abdulmecid II, kalifi i fundit osman, mbajti pozicionin e tij kalifor për disa vjet pas ndarjes, por me reformat laike të Mustafa Kemalit Ataturkut dhe me mërgimin pasues të familjes mbretërore Kalifatiste Islame Otomane nga Republika e Turqisë në vitin 1924, pozita kalifatiste fatmirësisht u hoq me ligj. Në këtë mënyrë kemi krijimin e shtetit laik, e cila pasoi me formimin e Republikës së parë laike  turke, me ligje dhe sistem qeverisjeve dhe kulture të re demokratike përparimtare, sipas modeleve të vendeve të civilizuara të Europës Perëndimore.

Që nga shekulli XIV, kalifati u pretendua nga sulltanët turq të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, duke filluar me sulltan Murati I, dhe ato gradualisht u konsideruan si udhëheqës de facto dhe përfaqësues të botës islame dhe më vonë nga Konstandinopoja (Stambolli i sotëm), sulltanët otomanë sunduan mbi një perandori, që në kulmin e saj mbulonte Anatolian, pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, Afrikën e Veriut, Kaukazin dhe u shtri thellë në Evropën Lindore dhe Juglindore (ku bëjnë pjesë fatkeqsisht edhe trojet e viktimizuara ndër shekuj të Arbërisë).

Me lindjen e Revolucionit Industrial Europian, fuqitë evropiane u riorganizuan dhe sfiduan gradualisht dominimin islam të kalifatit barbarë antihuman otoman.

Për shkak të udhëheqjes së dobët, normave arkaike dhe fanatike politike dhe sikurse edhe paaftësisë për të mbajtur hapin me progresin teknologjik në Evropë, Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, nuk mundi të reagoj në mënyrë efektive në ringjalljen e Evropës dhe gradualisht e humbi pozitën e saj si një fuqi perandorake e madhe sunduese ushtarake dhe islame kur’anore.

Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, nuk kishte në forcën ushtarake të rivalit kryesor të saj, Perandorisë Cariste Ruse dhe pësoi asokohe nga ajo fatmirësisht disa humbje të njëpasnjëshme dhe drastike në njerëz dhe armatime në luftërat e ashpra me Perandorinë e fuqishme orthodokse të Rusisë.

Edhe pse turqit e rinj (xhonturqit) e kishin detyruar sulltanin në cilësinë e tij si Kalifi, për të deklaruar një xhihad të ri (neo-kalifat), që i nxiste hapur të gjithë muslimanët e botës, që t’i rezistojnë me të gjitha mënyrat shkeljeve të aleatëve kristian europianë në tokat e tyre. Megjithatë duhet thënë se fatmirësisht përpjekja e tyre asokohe ishte e pasuksesshme dhe deshtoi, seps enuk gjeti përkrahje…

Qeveria xhihadiste islame turke e Rumanisë dha dorëheqje në masë dhe Enveri, Talati dhe Qemali[7]  u larguan (arratisën) nga Turqia menjëherë, me një anije luftarake gjermane.

Sulltan Mehmed VI, i cili u vetëshpall sultan, pasi vëllai i tij Mehmed V vdiq nga një atak në zemër në muajin korrik, ra dakord për një armëpushim, në mënyrë që riorganizonte ushtrinë e tij, që kishte pësuar asokohe disa disfata dhe shkatërrime të mëdha..

Trupat aleate europiane, arritën në Konstandinopoj dhe pushtuan pallatin e sulltanit, duke i dhënë fund fatmirësisht sundimit të tij të përgjashëm dhe barbar shumë shekullor.[8]

Feja e shqiptarit, nuk është shqiptaria! 

Ka të drejtë prof. Artan Fuga, kur pohon përkufizimin më të saktë, mbasi vjersha e pashait islam turk (Vaso Pasha) është lakuar apo përmendur në mënyrë rutinë nga politikanët sharlatanë dhe sherrbudallët ateistë si buka e përditshme më shumë para, gjatë komunizmit dhe sot në “demokraci”.

Nga përvoja botërore dhe ajo e vendlindjes, dihet se feja nuk ka në brendësi të vetën aksiomën e përçarjes (perça dhe sundo), por dashurinë për njeriun.

Pashai xhihadist islam otomano-arnaut Pashko Vaso, nuk iu kundëvu asnjëherë fesë islame si besim në Zotin, sepse vetë ai në Bejrut si sundimtar (1883-1892), për llogari të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane punoi papushim me trinomin: kërbaç, shpatë dhe kur’an, për të marrë sa më shumë dekorata (në gjoksin e tij), duke ndërtuar shumë xhami të reja mjerimi shpirtëror mbi themelet e kishave vendase etnike të lashta kristiane.

Edhe pse Pashai ishte dhe është ende sot personaliteti “shqiptar” më i glorifikuar në mënyrë hipërbolizuese propagandistike hoxhiste, në fushën e historisë dhe letërsisë, kalemxhinjtë e historiografisë islame komuniste dhe post-komuniste, nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj shprehjeve të hapura të tij pro otomanizmit islamik dhe Perandorisë së tij të mirëfilltë Xhihadiste Islame Otomane, që si objekt kryesor kishte asimilimin e trojeve dhe popullsisë etnike të krishterë shqiptare.

Diktatori komunist, nipi i hoxhës me origjinë otomane-arabe Enver Hoxha e kishte pashain otoman islam pasha Vaso-n pikë të dobët dhe shpesh u referohej apo citonte shprehjet e tij, si: “Feja e shqiparit asht shqiptaria”, gjë të cilën po e vijojnë presidentët e tjerë muslimanë, që erdhën mbas tij, me përjashtim të ish presidentit orthodoks dr. Alfred Moisiut (i cili, asnjëherë nuk i quajti turqit vëllezër), vazhdojnë edhe në ditët tona të shprehen hapur dhe publikisht, se me turqit ne jemi popuj vëllezër!!!!

Në vargjet e Vasos islam otoman dhe me pashaportë si shtetas perandorak otoman, ka një metaforë, pra kur thuhet se mbi dallimet fetare lulëzon ndjenja e kombësisë, dhe thuhet se feja e shqiptarit është shqiptaria, kjo duhet marrë në kuptim metaforik, sepse këtu barazohen dy gjëra të ndryshme me njera-tjetrën.

Sipas logjikës normale, mund të themi se ashtu mund të thuhet edhe se politika e shqiptarit është shqiptaria, se krahinarizmi i shqiptarit është shqiptaria, se shkenca e shqiptarit është shqiptaria, se familja e shqiptarit është shqiptaria., etj. Por, metafora në këtë rast, nuk duhet marrë dhe nuk merret asnjëherë si koncept shkencor.

Zëvendësimi i fesë me kombin, ngritja e kombësisë në fe, dëmton edhe kombin edhe fenë autentike. Kësisoj, ajo (feja) ngrihet kundër monoteizmit për idhujtarira dhe idole politike të konsideruara si Perëndi. Në këtë rast, sërisht ajo e lë shqiptarin pa mbrojtje metafizike, i heq mistikën metafizike kombësisë shqiptare.

Pasi e keqinterpretuan turkoshakun islam pasha Pashko Vasën dhe barazuan ndjenjën fetare me kombësinë, e ngritën këtë ideologjikisht si bazën e identitetit shqiptar nën ideologjinë totalitare.

Po sot përse nuk guxon kush t’a vendosi Pashko Vasën në vend?

Kjo po ndodh fatkeqsisht, sepse stalinizmi vazhdon t’a mbajë albanologjinë në disa kështjella të konservuar, pastaj punën tjetër e bën inercia mendore, lodhja intelektuale, përtacia e gjykimit, plakja e arsyetimit, e në fund budallallepsja sociale.[9]

Askush nuk merret për të analizuar në sensin kritik, shprehjen e pashait “shkodran” otoman: “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Perandorinë Otomane, përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse Ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…”[10]

Kësaj fyerje kombëtare me paramendim dhe ndërgjegje të plotë, poeti ynë brilant i tokës se Arbërit (të zhuritur shqiptar për shumë shekuj me radhë), i përgjigjet me vargje të skalitura mjeshtërisht dhe me shumë kuptim domethënës:

“…E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!

S’doni agimin e ditëve t’bardha?

Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!

Ju s’jenis Shqyptar…!

JU JENI BASTARDA,

T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…!”- Andon Z. Çajupi

Historiografia shqipshkruese komuniste, me mentalitet otoman dje dhe sot, në Prishtinë dhe Tiranë, vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin nxenësve naiv të shkollave nga cikli i ulët deri në auditoret e universitetëve private dhe shtetërore, përmes programeve të paramenduar nga qeveritë neo-otomane islame turke dhe respektive e Shqipërisë dhe Kosovës, e cila nuk është gjë tjetër veçse propaganda e mirëfilltë islame otomane dhe neo-otomane nënshtruese dhe antishqiptare.

Nëse i hedhin një vështrim librave të sotme të Historisë së Popullit Shqiptar, të periudhës së zezë nazikomuniste dhe post-nazikomuniste 1944-2024, që janë botuar, nën kontrollin e rrept të regjimit pro turk (arnaut) gjoja shqiptar, asnjëherë nuk thuhen anët e errëta të vezirëve, mutasarrıfve, pashave, valive, jeniçerëve, etj., shqiptarë ose me origjinë shqiptare (të asimiluar), që luftuan kundër popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të krishterë në Europën Juglindore (Ballkan), Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme etj.

Ata janë arnaut të shitur dhe asimiluar totalisht janë dekoruar vazhdimisht vetëm pse kanë vrarë bashkatdhetarët e tyre arbëror të krishterë nga sulltanët dhe vezirët e Perandorisë, për merita me motivacione plot lavderime, pse kanë nënshtruar brutalish me gjak, kur’an dhe shpatë, sipas devizës dhe porosisë së sulltanit dhe rregullave strikte të kalifatit islam otoman popujt fatkeq dhe martirë anti-otomanë. (!!!)

Shqiptari fatmirësisht ndër shekuj, nuk mbahet mend nga historia të ketë pushtuar dhe terrorizuar me shpatë territore apo kombe të tjera, për t’i sunduar. Vetëm individë me prirje apo gjak egoist arnaut, kanë vepruar si diktatorë në disa shtete apo popullsi, ku ata kanë qenë sundues. Historia, sjell raste negative të shumë individëve fatkeqsisht shqiptarë, duke nxjerrë në pah vazhdimisht veset më negative antinjerëzore…, kur ato kanë qenë me pushtet apo detyrë administrative për llogari të të huajve.

Kësisoj kujtojmë, se fatkeqsisht dhe negativisht si shembull mbetet shqiptaro otomani Muhammed Ali, i cili ishte nënkryetar i Egjiptit. Ai ndërhyri shpesh brutalisht me forcën e armëve kalifatiste otomane islame, për të mbrojtur interesat e Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane, në një shtet tjetër si Libani, që juridikisht ishte jashtë juridiksionit të shtetit të tij.

Në vitin 1821, Bashiri II u detyrua të kërkonte strehim në Egjipt, duke revoltuar maronitët libanez të mërzitur.

Në vitin 1822, emiri u kthye në Liban, i mbështetur nga Muhamed Aliu, ku shumë historianë të kohës e akuzojnë emirin për nxitjen e tensioneve fetare midis bashkësisë së maronizuar dhe Druzët historikisht dominues.[11]

Në enciklopedinë e historisë kalifatiste islame otomane të sulltanëve të plotfiqishëm, shkruhet gjerësisht dhe me krenari, se të gjithë zyrtarët e lartë të emruar direkt me dekret perandorak (sulltani) në vendet dhe shtetet e ndryshme, brenda hartës pushtuese kalifatiste islame otomane, ata duhet të zbatojnë pa diskutim (kundërshtim) të gjithë ligjet e kalifatit, poltikën e vazhdueshme të islamizimit me cdo kusht të popullsisë së krishterë, të ndërtojnë aty sa më shumë minare mbi xhami të reja në tokat kristiane, duke rrënuar kishat dhe objektet e tjera fetare etnike vendase jo islame të kohës në ato shtete dhe brenda qendrave të banimit të zonave urbane dhe rurale t’i sundojnë vazhdimisht dhe përjetësisht.

A nuk ka ndodhur e njëjta situatë negative e dhimbshme historie shumë shekullore me skenarë të ngjashme dhe aktorë tragjikë edhe në trojet e lashta etnike të Arbërisë!?

Ja se çfarë shkruan turkushaku servil dhe xhelat njëkohsisht Vaso Pasha (1825-1892): “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Peranrorine Otomane Islame, përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…”[12]

Ndryshe nga Vaso Pasha, luftëtarët e pamposhtur të lirisë dhe pavarësisë të tokës amtare të Arbërit, me armë në dorë në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shprehen hapur: “Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë, përvec fese (edhe këtë një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lenë nga stërgjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë.” – Çerciz Topulli (1880-1915), Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, luftëtar.

Andon Z. Çajupi:

“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,

SHQIPTAR mos rri, po duku, shqiptar!

MJAFT PUNOVE PËR TË TJERE, O FATKEQ,

kujto vendin ku ke lerë dhe po heq…

Të ka bërë Perëndia luftëtar,

Nuk të lodhi robëria, shqipetar?

Të gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi,

Për Morenë janë vrarë, përTurqi.

Trathtorve të kombit

Ç’asht kjo mynxyrë?

Cili komb jemi?

Vallë prinden tuej s’e keni njoftë?

Po Çfarë gjaku nder dej ju keni?

E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!

S’doni agimin e ditëve t’bardha?

Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!

Ju s’jenisShqyptar…!

JU JENI BASTARDA,

T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…! –

Kurse shkrimtari tjetër atdhedashës Risto Siliqi (1882-1936), poet, publicist dhe atdhetar, një ndër rilindasit dhe patriotët më të shquar të pushkës, mendjes dhe pendës së mprehtë.

Ne, shqiptarët e anës kombëtare, nuk kemi tjetër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi ynë me gjuhë të tij, me mendime e me ndër të tij. Sa shqiptarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata që janë ZUZARË, SHPIRTROBËR, e BIJ KURVASH, le të mbajnë me anët e tjera.” – Faik Domenik KONITZA.

Shkrimtari Ismail Kadare, ndër të tjera: “Turqia, bërthama e Perandorisë Islame Pushtuese, ajo që me ME SHPATE DHE KUR’AN kishte bërë ç’nuk e ç’mos PER T’I KTHYER ballkanasit nga europianë në otomanë, e NGA TE KRISHTERE NE ISLAMIKE, në mbarim të kacafytjes përfundoi ajo vetë në një shtet laik e republikan.”

 

A jemi shqiptar apo otomanë?

 

Dhe së fundi, sot po mësojmë të “vërtetën”, sipas hoxhës fanatik islam Ternava të ditëve tona, i cili, nxjerr hapur dhe pa dorashka atë që i vlon me kënaqsi në gji, mbi identitetin otoman (turk) të vetin dhe shqiptarëve muslimanë në token e masakruar në Dardani.

Kështu mullar Naim Tërnava, pohon se: “Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.[13]

Në një takim tjetër faljesh islame, para varrit të kriminelit barbar Sulltan Muratit I, që ndodhet në Prishtinë dhe është shpallur prej kohësh fatkeqisht si monument kulture (që mbrohet ligjshmërisht e fanatizëm “atdhetar” nga shteti i Kosovës), kryemyftiu neo-otoman Naim Ternava, sërisht rithotë:

“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (Islamizmit) se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot. Është obligim për t’a kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”.[14]

[1] https://www.youtube.com/watch?v=3Yca3vnBWz0

[2] Pashko Vasa, aka Wassa Pasha, mutasarrıf from 1883 to 1892.

[3] Cebel-i Lübnan Mutasarrıflığı

[4] Fawaz, Leila Tarazi (1995). Occasion for War: Civil Conflict in Lebanon and Damascus in 1860 (illustrated ed.). I.B.Tauris & Company. p. 320

[5] U.S. Library of Congress. “Lebanon-Religious Conflicts”.  countrystudies.us. Retrieved 2009-11-23.

[6] Mehmet Fatih (Pushtuesi), sultan, i cili, sot është një nga idhujt insipirues më i admiruari i presidentitit neo-otoman “turk” Rexhep Taip Erdogan. Kujtojmë, se fatkeqsisht muslimanët kosovarë, për nder dhe respekt të tij, i kanë përkushtuar sulltanit mizor Pushtuesi xhaminë më të madhe në gadishullin e Ballkanit dhe fallen 5 here ne dite tek ai që i ka djeg dhe pjek per disa dekada… Per here te tij shume muslimane kosovare mbaj edhe emrin e tij dhe ua percjellim me krenari ate edhe femijeve dhe nipave të tyre…

[7] Emra identik sunduesish mizorë otomanë këto fatkeqsisht sot shumë të përhapur në disa shekuj edhe në trojet etnike shqiptare nga komuniteti musliman vendas dhe ish kolonët nga vendet islame të Lindjes së mesme etj.

[8] Lambton, Ann; Lewis, Bernard (1995). The Cambridge History of Islam: The Indian sub-continent, South-East Asia, Africa and the Muslim west. Cambridge University Press. p. 320. Retrieved 13 March 2015. An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. 2. Cambridge University Press. Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (2 ed.). Cambridge: Cambridge University Press. M. Naeem Qureshi (1999).

[9] Artan Fuga, 27 Janar 2018, Gazeta Shqip.

[10] Vaso Pasha (1825-1892): Marrë nga libri: “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët”, f. 124.

[11] Kisirwani, Maroun (October 1980). “Foreign Interference and Religious Animosity in Lebanon”. Journal of Contemporary History. 15)

[12] Marrë nga libri: Pashko Vaso “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët” f. 124.

[13] Kosova Haber, 2013

[14] Nail Ternava, Prishtinë, 15 Qershor 2015.