HARRY HODGKINSONI për Skenderbeun në beteja:





– Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, invalidi i luftës që ngjitet majë më majë…dhe milioneri i vetëshpallur, ka pasuri që duket si një mini shtet privat.
– Pasuria e tij është më shumë se ekonomi: është një sistem akuzash dhe teorish:
1. Shtëpia 950 m²:
– Është qendra e strategjisë.
– Në të gjitha dhomat dëgjohet një e njëjta muzikë pa tekst, që lehtëson pëshpëritjet në vesh.
– Këtu ndodhet edhe selia e “fakteve magjike”, ku çdo lëvizje e qytetarit bëhet provë për spiunim.
2. Shtëpia 800 m²:
– Është baza rezervë e komandantit.
Aty është Depoja e spiunëve imagjinarë.
– Çdo derë që hapet, nxjerr një teori të re për Albin Kurtin.
– Në çdo skaj është një mikroskop magjik që regjistron ‘serbizimin’ në ajër.
– Këtu nuk lejohet fjala me gojë, komunikohet veç me shkrim, dhe në përdhesë ndodhet një shpajz pa dritare, për kalljen e fjalëve të shkruara në bllok.
3. Toka 2,000,000 m²:
– Është territori i pafund i UÇK-së.
– Aty ndodhet Laboratori kryesor i strategjisë, dhe zhvillohen takimet për “integrimin e Serbisë” në akuza kundër shqiptarëve.
– Aty…gjashtë futbollistë mund të luajnë me top, pa e gjetur fundin…
Çdo top që humbet regjistrohet si korrupsion.
– Aty ndodhet edhe një shupë, e quajtur ‘shupa e mallkimit’.
Në shupë, tri plaka, njëra thuhet nga Tropoja, që aktivizohen vetëm kur propaganda dështon.
4. Truall 344 m²:
– Zona taktike për Bankën Qëndrore të gjykimeve.
– Në katin e dytë gjendet Zona e gjykimeve të nxehta;
në katin e tretë gjendet dhoma e gjykimeve të ftohta; në bodrum dhoma e gjykimeve të pafundme.
– Secili metër katror është i mbushur me mbishkrime frymëzuese, si për shembull: ‘Ajo që është e imja, është edhe e jotja’.
‘Në atë botë asgjë nuk merr me vete përveç sekretet e CIA-s’,
si dhe ‘E vërteta është luks’, që përdoret si moto.
– Aty…Lejohet vetëm një lopë, si dëshmitare e përjetshme e takimeve sekrete….
5. Shtëpia 500 m²:
– Shërben për vizitat e papritura të qytetarëve.
– Dritat në atë shtëpi fikën në orën tre të natës, si pjesë e një rituali misterioz.
– Aty ndodhet edhe Biblioteka e ekspertëve të shpikur; librat nuk lexohen, por shërbejnë për të justifikuar pasuritë.
6. Shtëpia 623 m²:
– Këtu ndodhet laboratori për akuza të shpejta dhe Stacioni i kontrollit, ku çdo kritikë regjistrohet automatikisht si “spiunim”.
– Çdo hap në oborr aktivizon sistemin që lëshon akuza automatikisht.
– Në verandë qëndron një papagall i verdhë me kokë të kaltër, që përsërit pafund: ‘Albin Serbia’.
7. Vila 405 m²:
– Në këtë vilë ndodhet Qendra e mendimeve të larta dhe selia e ambasadorëve.
– Aty jepen çmime për çdo deklaratë kundër Kurtit, pa nevojë për punë.
– Pasqyrat reflektojnë milionat, dhe varfëria konsiderohet krim.

Parafund:
– Republika e Kosovës i ka 120 deputetë.
– Republika e Ramushit i ka mbi 120 dhoma.
– Në Kosovë, qytetarët presin me vite për një vendim gjykate.
– Në Republikën e Ramushit, çdo derë e shtëpisë hap një gjykim të ri.
Fund teatror
– Perdet kadife mbyllen.

Papagalli i verdhë përsërit edhe një herë: “Albin Serbia!”.
– Në sallë mbetet vetëm heshtja e varfanjakëve dhe jehona e një shteti privat që duket më i madh se Republika.
– Publiku qesh…sepse s’ka lot të qajë.

Fund politik
– Ramushi ka pasuri milionëshe: ka shumë shtëpi, toka e vila.
– Në Kosovë, drejtësia nuk banon në asnjë nga ato shtëpi, ajo jeton me qira, bashkë me popullin.
P.S. Sonte s’ka P.S.

Florim Zeqa
Përderisa pas lufte e kishim një fillim të mbarë shoqëror, me respekt dhe dashuri vëllazërore, me ndërtim dhe rindërtim të shtëpive të rrënuara, me arsimim cilësor dhe zhvillim të ngadalshëm ekonomik. Pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 e këndej, fillon rrënimi gradual i vlerave njerëzore dhe kulturore në vendin tonë.
Shkatërrimi i shtetit filloi me shkatërrimin e familjes
Fillimisht e keqja nisi nga klasa politike, përkatësisht nga liderët partiakë që e përçan dhe i ndanë pamëshirshëm familjet tona!
Politikanët ishin të pamëshirshëm në rrënimin e familjeve shqiptare në Kosovë.
Si rezultat i ndarjeve partiake në njërën anë dhe rënjës së cilësisë në arsim, morën hovë dogmat partiake dhe fetare, të cilat qëllimin e kanë të njëjt; dominimin në të njëjtin terren shoqërorë, me manipulimin e masave njerëzore drejt dominimit territorial në vendin e paradokseve të mëdha, ku mund të gjesh gjithçka të keqe pa asnjë të mirë, duke filluar nga: narkomania, trafikimi i qenjeve njerëzore e deri tek prostitucioni aq shumë i përhapur në shoqërinë kosovare!
Abuzimi me pushtetin dhe paranë publike i ka kthyer politikanët në milionerë!
Si rezultat i futjes së interesit në vend të respektimit të vlerave, është rrënuar në themel bërthamën e shoqërisë dhe çelula e Shtetit-Familja!
Si produkt i kësaj janë rrënuar raportet familjare dhe ato ndërvëllazërore në veçanti!
Si pasojë e faktorëve të sipërpermendur, kanë shkuar aq thellë përkeqësimet e marrëdhënjeve familjare!
Nuk ka ku shkon më keq, sesa kur mikut i thuhet vëlla, e vëllaut shkja!
Fqinjët nuk shkojnë tek njëri-tjetri si më parë!
Shoqëri të ndershme nuk ka më si më parë!
Ka vetëm shoqëri intersi!
Ka humbur respekti dhe dashuria mes njerëzve, ka humbur besa dhe morali njerëzorë!
Shkollimi dhe edukata kanë mbetur vetëm si nocione të papërfillshme!
Shkollimi bëhet shkel e shko dhe gjysmak, kurse punësimi pa meritë dhe pa kritere përmes lidhjeve nepotike dhe përkatësisë partiake!
Kështu, shteti ynë dhe kombi në përgjithësi është duke shkuar me shpejtësi të madhe drejt zhbërjes së vlerave njerëzore!
Lulëzojnë antivlerat, korrupsioni, nepotizmi dhe dukuritë e tjera negative!
Kurse morali, karakteri dhe edukata njerëzore janë në zhdukje e sipër!
Vlerat janë zavendësuar me arrogancë, me egoizëm, me urrejtje dhe gjelozi!
Askush nuk i gëzohet më suksesit dhe meritave të përbashkëta!
Secili/secila mundohet të përvetësojë diçka nga meritat e tjetrit pa bërë asgjë të mirë për vendin!
Kontaminimi shoqëror zanafillën e ka nga ndarjet partiake, kurse kulminacionin e ka arritur përmes të ashtuquajturave rrjete sociale, të cilat e kanë degjeneruar në themel shoqërinë tonë, të rinjët në veçanti!
Të rinjët nuk njohin më komb e atdhe, njohin fe e parti!
Nuk njohin familje dhe fqinjësi, njohin joshjen dhe mashtrimin që u vjen përmes shoqërisë virtuale, duke shpresuar në pasurim të shpejtë dhe ngritje në karrierë jetësore/politike përmes rrugëve të dyshimta!
Njerëzit me shumë luftojnë për poste politike sesa për rritjen e cilësisë në arsim, më shumë luftojnë për paranë e pistë sesa për ngritjen e mirëqenjes në mënyrë të ndershme!
Po jetojmë në një kohë të pakohë, ku më shumë ka vlerë dyfytyrësia dhe pabesia e pakurrizorëve dhe zvarranikëve partiakë sesa vlerat e një personaliteti të ngritur dhe përgatitur në aspektin profesional.
Politikanët e mbështjellur me hipokrizi hiqen sikur janë të drejtë dhe të mirë, reflektojnë mirësjellje dhe dashuri të rrejshme derisa ta arrijnë cakun e tyre politik, më pas, përveq harrimit të premtimeve, i harrojnë miq dhe shoqëri, përseri kthehen në përversistetin e tyre, për t’iu shërbyer liderëve partiakë, klaneve dhe grupeve të interesit brenda partisë!
Çka ndodhë pas zgjedhjeve?!
Kandidatët e ndershëm dhe të sinqertë zhgënjehen, shqetësohen, vuajnë, stresohen nga dëshprimi i gënjeshtrave të miqve dhe mikeshave virtuale që ua premtuan votën e nuk ua dhanë!
Ndërsa zvarranikët politikë përseri bëhen bashkë në koalicione pas raundit të parë (në balotazh), për të arritur në mënyrë të pandershme deri tek karrigia e pushtetit lokal!
“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër. Po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin, por të merr mendjen”!

Grafiti përkujtuar Jina Mahsa Amini në Kadiner Straße 11 në Berlin-Friedrichshain. Foto: Singlespeedfahrer CC0 1.0
/ Document.no
Sot për tri vjet më parë vdiq 22-vjeçarja Jina Mahsa Amini pasi u trajtua brutal nga ruajtësit e moralit; policia morale iraniane, për përdorim të gabuar të hijabit. Ajo ende është një simbol i të drejtave të grave, dinjitetit njerëzor dhe qëndresës kundër regjimit islamik të Iranit.Jina Mahsa Amini, e njohur si Mahsa, lindi në Saqqez në provincën kurde të Iranit. Ajo ishte një grua ambicioze që kishte një dyqan të vogël rrobash dhe do të fillonte studimet universitare.
U vra nga ata që ruajnë moralin
Nuk ishte kështu. Kur vizitoi të afërmit në Teheran më 13 shtator 2022, ajo u arrestua nga Gasht-e Ershad, policia e moralit, për “hixhab të lirshëm”. Dëshmitarët thanë se ajo u rrah rëndë në makinën e patrullës për rezistencë ndaj arrestimit së bashku me vëllain e saj dhe se ajo u rrëzua në qendrën korrektuese të policisë së moralit. Një video mbikëqyrjeje e tregoi atë duke rënë në koma ndërsa fliste me një oficer.
Ajo vdiq tre ditë më vonë në spital. Familja u tha se ajo kishte pësuar një atak në zemër dhe goditje në tru. Patologët mjeko-ligjorë pretenduan se vdekja lidhej me një operacion të trurit që gjetën në të dhënat e saj mjekësore, por operacioni, i cili kishte ndodhur më shumë se një dekadë më parë, kishte qenë pa komplikime. Familja nuk u lejua të ekzaminonte trupin e saj, por fotografitë dhe videot e kokës së saj të plagosur dhe dëshmia e familjes treguan dhunë të rëndë.
Vdekja e saj u bë një katalizator për kryengritje. Varrimi i Aminit në Saqqez u bë një pikë kthese. Mijëra hodhën hijabët e tyre në protestë dhe thërrisnin “Jin, Jiyan, Azadi” (Gratë, Jeta, Liria) – me referencë ndaj emrit “Jina” që do të thotë “jetë” në kurdisht.
Demonstratat u shpërndanë në më shumë se 150 qytete. Gratë ishin në vijën e parë, ato dogjën hijabët e tyre dhe prenë flokët në një rebelim simbolik.
Rebelimi përfshiu grupe të ndryshme sociale, etnike dhe fetare si studentët dhe punëtorët, kurdët, baluçët, azarbajxhanasit, arabët, sunitet dhe shiitët muslimanë në kërkesat për liri dhe barazi. Ata kërkuan jo vetëm përfundimin e detyrimit për hijab, por gjithashtu një liri më të madhe fetare, drejtësi ekonomike dhe ndërhyrje të regjimit në atë që u zhvillua në kryengritjen më të madhe që nga revolucioni i vitit 1979.
Regjimi iu përgjigj me brutalitet
Më shumë se 500 persona u vranë, përfshirë 70 fëmijë, dhe 20,000 u arrestuan deri në dhjetor 2022, por kjo nuk was e mjaftueshme për të ndaluar protestat në emër të Aminis.
Historia e Aminit u përhap shumë përtej Iranit. Slogan i saj “Gratë, Jeta, Liria” u bë një thirrje globale, ajo u nderua me çmime si Çmimi për të Drejtat e Njeriut Václav Havel në vitin 2023. Artistë si Coldplay i dedikuan këngë asaj dhe në vitin 2025, imazhi i saj ende shfaqet gjatë protestave në Europë dhe Amerikën e Veriut.
Në nivel ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara, SHBA, BE dhe disa vende të tjera e dënuan Iranin dhe i sanksionuan zyrtarët iranianë.
Gratë iraniane vazhdojnë të shkelin ligjet e hijab-it, pavarësisht mbikëqyrjes me kamera dhe ekzekutimeve. Në gusht 2025, u miratua një ligj i ri mbi ‘ndershmërinë dhe hijabin’, por edhe ai po përballet me opozitë nga gratë që refuzojnë të përkulen.
Megjithëse protestat janë qetësuar nga shtypja e paackson, trashëgimia e Aminit vazhdon. Vdekja e saj ka zbuluar dobësinë e regjimit dhe ka frymëzuar një brez për luftë kundërshtimi. Të rinjtë iranianë vazhdojnë të ndajnë historinë e saj në mediat sociale – pavarësisht rrezikut.
PS. Shikoni komentarin e Sissel Edvardsen më poshtë!
sissel edvardse
Është disi e trishtë që autori i artikullit nuk e ka kuptuar se Dita e Mashadit 2025 u organizua jashtë Parlamentit këtë të diel.
Julie Dahle, Lily Bandehy, Mahmoud Farahmand, Farima Asadiazar, Afshin Bagherpour, Solmaz Refling, Shiva Alizadeh mbajtën fjalim.
Solmaz Refling tha ndër të tjera: “…Ne, iranianët në Norvegji, e dimë se fitorja mbi regjimin totalitar islamik mund të arrihet vetëm përmes hamkari-ye melli – bashkëpunimit kombëtar – një komunitet që lidh ata që janë në rrugë në Iran me miliona të tretë në mërgim në gjithë botën. Ne e njohim Princin e Kurorës Reza Pahlavi si zërin bashkues të popullit iranian dhe si simbolin e një kombi të lirë dhe të bashkuar në të ardhmen.”
Ne na kujtoi gjithashtu se historia e iranianëve është më shumë se një plagë – ajo është një paralajmërim për botën:
«Ne iranianët nuk mbajmë vetëm një bagazh tragjedish – ne po ashtu mbajmë një paralajmërim për botën. Ne e dimë se çfarë ndodh kur liria minohet, kur gratë humbin të drejtat e tyre, dhe kur historia dhe kultura e një kombi i hiqet popullit të tij.
Ekspertiza jonë nuk është vetëm historia jonë, por një burim për të mësuar për të gjithë ata që dëshirojnë të mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.»
Idag for tre år siden døde Jina Mahsa Amini. Slått ihjel av Irans moralpoliti



Nga: Frank Shkreli
Pak kohë më parë miku im dhe bashkpuntor i ngusht gjatë viteve, themeluesi dhe botuesi i revistës “Kuq e Zi”, Lek Pervizi më njoftoi se kishte vendosur t’i jepte fund botimit të revistës “Kuq e Zi”, botuar prej tij ç’prej tetorit të vitit 1993 në Bruksel. Bashkangjit këtij njoftimi ishte edhe dëshira e Z. Lek, që sipas fjalëve të tija, “si shoqërues e bashkëpuntor i saj prej më se 25 vjet, pothuaj së bashku e kemi përciellë revistën, rregullisht”, t’a shënoja edhe unë këtë ngjarje të rëndësishme me një shkrim modest, si bashkpuntor i saj gjatë viteve. E ndjejë veten të nderuar dhe të privilegjuar që të kujtoj këtë përvjetor, por edhe të shpreh mirënjohjen time për mundësinë të bashkpunoja me Z. Lek — me shkrimet e mia modeste që ai i ka botuar rregullisht në revistën 32-vjeçare, Kuq e Zi, numri i fundit i të cilës do botohet brenda disa ditësh. Unë kam patur nderin të shkruaj edhe në të kaluarën për këtë revistë, por ia vlen me këtë rast të kujtojmë pak historinë e saj dhe veprimtarinë e botuesit dhe kryeredaktorit 96-vjeçar, Z. Lek Pervizit.

Revista “Kuq e Zi” filloi botimin në tetor-nëntor, 1993 kur doli numri i parë i revistës kulturore euro-shqiptare e që vazhdoi për plot 32 vjetë nën drejtimin e botuesit dhe kryeredaktorit të saj, Lek Pervizit, ish i burgosur politik shqiptar, kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës. Që në fillesë, motoja e revistës ishte: “Shqiptarve nuk kanë ç’iu duhen ideologjitë e huaja, duke pasë një të vetmen të tyre: Shqiptarizmin-Idealin Kombëtar. Megjithse me një paraqitje modeste por me një përmbajtje të shëndoshë, fillimisht revistës “Kuq e Zi” iu bashkagjiten menjëherë figura të shquara të kulturës e të qendresës anti-komuniste komuniste, si Prof. Arshi Pipa, Nermin Vlora me të shoqin Ambasador Renzo Falaschi, Prof. Injac Zamputi, intelektualë ish të burgosur si Kardinal Mikel Koliqi, Prof. Guljelm Deda, Prof. Nush Radovani, Prof. Mark Deda, Prof. Mitat Araniti, At Zef Pllumi, Mons. Frano Illija, Mons. Nikoll Mazrreku Ndue Pjetër Gjomarku, Tef Krroqi, J-H. J Lanksch, Myrteza Bajraktari; Idriz Bésha, arbëreshi Vinçenz Golletti Baffa e të tjerë. Anëtarë nderi e bashkëpuntorë të zellshëm të kësaj reviste. Mjerisht, bashkpunimi i shumë prej tyre me revistën nuk zgjati shumë pasi për arsye të moshës dhe të lodhur nga pasojat e rënda të torturave dhe dënimeve me burgje e internime të parreshtura 45 vjeçare. Por ata do të vazhdojnë të jetojnë në revistën “Kuq e Zi” me veprat e tyre, si anëtarë nderi e bashkëpuntorë të përhershëm, pasi revista është e digjitalizuar dhe mund të gjëndet gjithashtu në bibliotekat kombëtare dhe private anë e mbanë trojeve shqiptare.
Duke përcaktuar qart e thjesht politikën redaksionale të revistës “Kuq e Zi”, Kryeredaktori Lek Pervizi e përcaktonte kështu misionin e atij medium ti rë në hapësirën mediatike shqiptare. Në ballinën e parë shkruhej: “Të dashun bashkatdhetarë, Gazeta “Kuq e Zi” ju përshëndet me rastin e daljes së saj në dritë për herë të parë. Ajo do të përpiqet të ngrejë më lartë prestigjin dhe lavdinë e Atdheut tonë të shtrenjtë. Historia, gjuha, kultura e traditat e përbashkëta janë baza e përmbajtjes së saj për të gjithë shqiptarët kudo janë në botë. E pavarur dhe demokrate, nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi, qoftë ideor e fetar, apo partiak e krahinor. I shërben vetëm kauzës së shenjtë të shqiptarizmit për shpëtimin e bashkimin e popullit e të kombit shqiptar. Ftojmë të gjithë intelektualët që i shpëtuan terrorit komunist, të marrin pjesë me shkrimet e tyre, të nivelit letrar e studimor. Një e drejtë që iu është mohuar gjatë një gjysëm shekulli diktature të egër antinjerëzore e antishqiptare.”
Revista “Kuq e Zi” ka vazhduar të jetë për 32-vjetë tani një revistë patriotike, mbi të gjitha, pasi ashtu e kishte përcaktuar misionin e saj në editorialin e parë, botuesi Lek Previzi, kur shkruante se revista “Kuq e Zi”, synonte të shërbente si platformë shqiptarizmi por edhe si tribunë e të përndjekurve politikë-kundërshtarë të regjimit komunist: “Ku ata që vuajtën dhe u sakrifikuan nën dhunën komuniste gjatë një gjysëm shekulli, të kenë mundësinë të shprehin e të tregojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të dijes e të kulturës”, shkruante Lek Pervizi,
njëri prej gë mbijetuarve të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikuar me gjakftohtësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukur të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën tonë, ka shkruar ai.

Është kjo revistë pra, që do mbyllet me botimin e numrit të fundit në 32-vjetorin e botimit të numrit të parë nën tetor-nëntor, 1993 në Bruksel. Për më shumë se tri dekada, revista Kuq e Zi ishte një pasurim, jo vetëm mediatik, por edhe kulturor dhe politik për diasporën shqiptare në veçanti dhe për botën shqiptare në përgjithësi. Lek Previzi, me sakrifica personale ia doli, për 32-vjet tani, të përgatiste botimin e revistës “Kuq e Zi, me artikuj mjaft interesantë, të cilët – për nga subjekti dhe përmbajtja — rallë mund të gjënden në revistat, gazetat dhe portalet shqiptare të ditës. Botimi i revistës Kuq e Zi nuk ka qenë diçka e rastit, sipas Z. Pervizi. Duke përshkruar fillimin e vështirë të botimit, ai shprehet se revista “Kuq e Zi”, s’u krijue kot pse mu tek mue, është shprehur ai, por pse, “Unë e kisha si një detyrë që më takonte të kryeja, në nder të atyne burrave që mendonin vetëm për përparimin e naltësimin e kombit shqiptar, ku dhe një revistë sado e vogël dhe e thjeshtë, do të lozte rol të madh. Me këto premisa ishte si një formë amaneti që unë duhej të përmbushja. Sigurisht se në këto kushte, pavarësisht se gjendëshim në botën e lirë, truri ynë ishte akoma i bllokuar nga ndikimi i shtypjës së diktaturës. Dashje pa dashje, truni ynë ishte formatuë dhe duhej kohë që të rikthehej në gjendjën normale”, ka shkruar Leka.

Por me kohë, nisma modeste e botimit të kësaj reviste, sipas botuesit të saj, ndryshoi dramatikisht me paisjen me kompjuter, gjë që rriti cilësinë si dhe shpërndarjen e revistës. Përballë mos aftësisë për të përballuar shpenzimet e botimit të revistës, ai vendosi që si alternativë, revistën Kuq e Zi ta botonte në internet, ndërkohë që ua dërgonte një numri të zgjedhur lexuesish e miqësh të botuesit. Z. Previzi thotë se kohët e fundit, revista është digjitalizuar komplet nga Nr. 1 deri në numërin e tanishëm, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe në Bibliotekën e Shkodrës, ndonëse ka kërkesa edhe nga biblioteka të tjera, përfshir ato private.

Unë dhe shumë lexues dhe bashkpuntorë të tjerë e kemi konsideruar revistën “Kuq e Zi”, si një organ mediatik shqiptar ndër më seriozet e periudhës së pas shembjes së Murit të Berlinit – një organ mediatik, misioni parësor i të cilës ishte mbrojtja e shqitarizmit, identitetit dhe interesave madhore të Kombit. Si e tillë, natyrisht, se mbyllja e një organi të tillë me prirje atdhetare, pro-perëndimore, kulturor-euro-shqiptar, do i mungojë shumë botës shqiptare, sidomos asaj klase të përndjekur politike, brenda dhe jasht Shqipërisë. Por, thuhet se gjithë të mirave në këtë jetë, domosdoshmërisht dhe eventualisht, u vjen fundi. Asgjë nuk është e përgjithmonshme në këtë jetë. Mbyllja e revistës “Kuq e Zi”, sipas vet Z. Lek, ishte një vendim i vështirë, por një vendim që u kushtëzua nga mosha 96-vjeçare e Z. Pervizi, Kryeredaktorit të saj për 32-vite – një zhvillim normal i ritmit të jetës në këtë botë të përkohëshme. Megjithate, Leka nuk i dorëzohet moshës. Ndonëse vendimi për të mbyllur revistën “Kuq e Zi”, nuk ishte i lehtë për ‘të, ai më siguron me entuziazëm se, “Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt, sepse aktiviteti jonë do vazhdojë në firma të tjera më të lehta e përballuese prej nesh”. Por numri i radhës i revistës “Kuq e Zi” do të dalë, për herë të fundit, sipas Z. Lekë, në Tetor që bie përvjetori i 32-të i botimit dhe me rastin e 28-Nëntorit, 2025, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
***
Në ballinën e numrit të parë të revistës Kuq e Zi shkruhej: Të dashur bashkatdhetarë: “Gazeta “Kuq e Zi” ju përshëndet me rastin e daljes së saj në dritë për herë të parë. Ajo do të përpiqet të ngrejë ma nalt prestizhin dhe lavdinë e atdheut tonë të shtrejtë. Historia, gjuha, kultura e traditat e përbashkëta janë baza e përmbajtjes së saj për të gjithë shqiptarët kudo janë në botë. E pavarur dhe demokrate, nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi, qoftë ideor e fetar, apo partiak e krahinor. I shërben vetëm kauzës së shenjtë të shqiptarizmit për shpëtimin e bashkimin e popullit e të kombit shqiptar. Ftojmë të gjithë intelektualët që i shpëtuan terrorit komunist, të marrin pjesë me shkrimet e tyre të nivelit letrar e studimor. Një e drejtë që iu mohua atyre gjatë një gjysmë shekulli diktature të egër antinjerëzore e antishqiptare.”
Lek Pervizi i cili me dorën e vet përjetësoi me art dhe shkrim vuatjet biblike të popullit shqiptar nën komunizëm, përfshir edhe vdekjen nga uria dhe tifoja e rreth 300-fëmijve të familjeve anti-komuniste në kampin famëkeq komunist të Tepelenës. Frank Shkreli: Lek Pervizi, ikonë e qëndresës anti-komuniste në Shqipëri dhe më gjërë | Gazeta Telegraf Versioni anglisht i librave të autorit Lek Pervizit kushtuar gjendjes së burgjeve e kampeve, që ka përjetuar ai vet me bashkvuajtës të tjerë, kundërshtarë politikë të regjimit komunist. “Këtë e kam bërë që të mbeten si dokumente faktike të terrorit bolshevik, që përfshiu me mija viktima të pafajshme” është shprehur Lek Pervizi, me rastin e botimit.
_____
“Duhet te konvergjojmë drejt atyre çeshtjeve që na bashkojnë, ku gjënden premisat e marrëveshjes dhe të unitetit, dhe të menjanojmë të gjitha shkaqet që na perçajnë. Merita e të parëve tanë patriotë e atdhetarë ishte se për hir të shpëtimit e të bashkimit të kombit u përqendruan në ato parime që ishin themelore për t’i afruar e për t’i bashkuar. Shqiptarizmi dhe ideali kombëtar ishin pra, parimet bazë të lidhjes se tyre në një besë te vetme shqiptare. Shprehja më e fuqishme e dinjitetit të kombit shqiptar janë Historia, Gjuha, Kultura dhe Traditat e përbashkta. Mbi këto veti u mbeshtet gjithë puna e madhe e Rilindasve për të arrijtë në atë bashkim monolit shpirtënor e njerëzor që na dha pamvarësinë me 1912. Në këte përpjekje duhet të perqendrohemi edhe ne”. —Nga editoriali i numrit të parë të revistës “Kuq e Zi”, botuar në Tetor-Nëntor, 1993 në Bruksel

