Kreu Blog Faqe 452

Tradhtarët e kombit shqiptar në majat e politikës

2

Eshref Ymeri

Disa ditë më parë pata botuar në internet analizën me titull “Shqiptarët përballë kulturës dhe politikës franceze”. Në faktet e renditura për politikën antishqiptare të Francës, kam përmendur edhe orientimin që kishin pilotët francezë gjatë bombardimeve të aviacionit të NATO-s kundër Serbisë fashiste në pranverën e vitit 1999. Ata pilotë ishin të orientuar për shmangien e bombardimeve të dislokimit të ushtrisë serbe dhe të objekteve të saj ushtarake. Për të mësuar më shumë hollësi për këtë problem, pata nderin të shkëmbej në internet një letërkëmbim më 02 shtator me kolonelin Dilaver Goxhaj, ish-Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ngarkuar (si specialist i anglishtes) edhe me detyrën e koordinatorit të operacioneve ushtrake mes pilotëve të NATO-s dhe trupave tokësore të Ushtrisë në fjalë.

Të nesërmen, më 03 shtator, i dërgova Kolonelit një letër tjetër. Duke pasur parasysh sakrificën e madhe që bëri me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në atë luftë të popullit dardan dhe të forcave të tij të armatosura, më brente kërshëria të mësoja se si e patën vlerësuar aktin e tij heroik autoritetet e larta shtetërore në Tiranë pas përfundimit të luftës.

Dhe Koloneli i nderuar, si gjithmonë korrekt dhe me një përgatitje të admirueshme në fushën e artit ushtarak të nivelit akademik, më ktheu përgjigje me letrën në vijim:

laver goxhai           Sep 3, 2025 7:20 AM (2 days ago)

to me

I dashur Profesor,

Në vitin 2001, kur Presidenti Rexhep Meidani miratoi kërkesën e Bashkisë së qytetit të Kavajës për dekorimin e dëshmorit të UÇK-së, Indrit Cara, me ndërhyrjen e këshilltarit të Presidentit, z. Sabit Brokaj, unë, së bashku me Jakup Krasniqin dhe  Ramë Bujën, i shkuam në zyrë Presidentit Meidani, për t’i propozuar që të vinte vetë ai për t’ia dhuruar familjes së Indritit dekoratën “Shqiponja e Artë”, e akorduar prej tij. Ai e kundërshtoi kërkesën për ardhjen e tij në atë ceremoni në Kavajë, duke u justifikuar:

“Mirë do të ishte, por i krijojmë pretekst presidentit të Rusisë, Jelcinit, që të thotë nesër se dekorojmë oficerat që kemi dërguar ne në luftë, në Kosovë, gjë që ata kanë shkuar vullnetarisht”.

Ka qenë muaji janar, i vitit 2005. Isha duke pirë kafe pranë selisë së Partisë Socialiste, Tiranë, me shokun dhe kolegun tim të luftës në Kosovë, Adem Qerim Shehi, nga Farka e Tiranës. Të dy artilierë kundërajrorë. Dhe, meqenëse interesoheni, po u them se nga 5 oficerat që ishim brenda në Kosovë, në rradhët e UÇK-së, 4 ishim artilierë kundërajrorë, një ishte kimist! Ademi, gjatë luftës në Kosovë, ka komanduar Brigadën 153 të UÇK-së, me aktivitet në Malësinë e Gollakut, pjesë përbërëse e Zonës Operative të Llapit. Ndërkohë, hyn në kafene deputeti i Kuvendit Popullor, Enver Reçi, deputet i zonës elektorale ku bëjmë pjesë unë dhe Ademi. Me Enver Reçin unë isha njohur gjatë fushatës elektorale të para 4 viteve, pasi isha në një qendër votimi vëzhgues i KQZ.

Porsa na pa, u afrua dhe u ul, pa na marrë fare leje. U gëzuam për thjeshtësinë dhe modestinë e tij. Enveri ishte edhe anëtar i Kryesisë së PS. Gjatë bisedës, na pyeti edhe nëse na ishte afruar ndonjë punë nga organet shtetërore neve, oficerëve që kishim qenë pjesëmarrës në radhët e UÇK-së brenda në Kosovë. E sqaova, duke i thënë:

Në vitin 2002, kur president ishte zgjedhur ish-ushtaraku gjeneral Alfred Moisiu, i kërkova unë personalisht, me shkrim, takim në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Vullnetarët e Lirisë”, pjesëmarrës në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Dhe më priti në zyrë. Ka qenë fundi i muajit gusht 2002. Pasi e njoftova për pjesëmarrësit nga Shqipëria në radhët e UÇK-së, të UÇPMB-së dhe UÇ Kombëtare në Maqedoni, më së fundi, e informova edhe për faktin se jemi gjithsej 17 oficerë të Ushtrisë Popullore, pjesëmarrës në luftën për çlirimin e këtyre tri trevave shqiptare në Ballkan, në vitet 1998-2001, duke shtuar se secili nga ne të 17-të ka përfaqësuar 1000 oficerë të Ushtrisë Popullore, e cila kishte 16.500 oficerë, kur pushtetin, në vitin 1992, e mori Partia Demokratike. pesë nga këta të 17-të, kemi qenë brenda në Kosovë, me funksione me përgjegjësi, të tjerët janë angazhuar në luftë në Preshevë (UÇPMB), një pjesë me forcat vullnetare që u grumbulluan në Shqipëri nga të gjitha trojet dhe diaspora shqiptare, në përgjigje të thirrjes prej Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, lëshuar më 1 prill 1999 për mobilizim të Përgjithshëm, të cilët morën pjesë në Operacionin “Shigjeta” në malësinë e Krumës, mali Pashtrik, për ta vënë ushtrinë serbe midis dy zjarreve. Ai operacion shpërtheu më 26 prill 1999. Dhe një pjesë në radhët e UÇ Kombëtare në Maqedoni.

Pasi më dëgjoi, më tha se nuk e kishte ai kompetencë;  duhej t’i propozohej prej Kryeministrit ose prej Ministrit të Mbrojtjes. E falënderova për udhëzimin, duke i thënë:

“Faleminderit që më pritët! Por lypsarit i jepet krotha, nuk i tregohet rruga”.

Kështu u ndava, – i thashë Enver Reçit, – dhe kemi vendosur të mos i lutemi kujt tjetër, pasi e ndiejmë se na kanë marrë inat, ngaqë kemi shkuar në ndihmë të vëllezërve tanë në Kosovë, por faleminderit që na pyete, pasi je i pari politikan që na pyet, pavarësisht se e keni edhe për detyrë se jeni përfaqësuesi edhe i yni personalisht në Parlament.

Dhe Enver Reçi na tha:

“Tash kemi mbledhjen e grupit parlamentar të PS, këtu, te selia e saj. A më lejoni ta thyej unë atë bindjen tuaj dhe t’i propozoj grupit parlamentar që t’i thotë Kryeministrit Nano që ai t’i propozojë Presidentit?”.

E falënderuam. Dhe ai vijoi:

“Por do t’ju lutem shumë të më prisni jo më pak se dy orë, pasi kemi shumë çështje për të diskutuar dhe besoj se do i kaloj dy orët”.

– Faleminderit! Ju presim dy ditë e jo dy orë, pasi pa punë e pa pension jemi, – i thamë me një gojë.

Nuk kishin kaluar plotësisht dy orë, kur deputeti Enver Reçi u kthye, dhe nuk u ul, por u mbështet me të dyja duart mbi tavolinën ku ne rrinim dhe na drejtoi pyetjen:

– More çfarë ka Gramoz Ruçi me ju?

Ne u habitëm. Dhe unë i thashë:

Ne Gramozin e njohim vetëm përmes televizionit, as e kemi parë nga afër e jo më që të kemi kontaktuar me të; po pse na pyet?

Dhe ai na tha:

– Në pikën “të ndryshme”, u ngrita dhe propozova për ju të dy, që jeni banorë të zonës ku unë jam zgjedhur deputet, që të rivisheni oficerë, me gradat që kini pasur në momentin e lirimit. Dhe Gramozi nuk u mendua gjatë, por menjëherë më tha:

“Le t’i shpërblejnë ata që i kanë dërguar, nuk i kemi dërguar ne”.

– Po a pati deputetë që të mbështetën? – e pyeta unë.

– Asnjë nuk foli, – u përgjigj deputeti Enver Reçi.

U befasuam, ngaqë nuk e prisnim një reagim të tillë nga kryetari i grupit më të madh parlamentar mazhoritar të Kuvendit Popullor, dhe, veçanërisht, edhe nga indiferentizmi i gjithë atij grupi parlamentar. Prej asaj dite, na është krijuar bindja se, si presidenca, ashtu edhe qeveria, edhe deputetët tanë, na kishin marrë dhe na kanë inat pse kemi luftuar kundër Serbisë. Nëse nuk jeni dakord më këtë mendim, lutem, Profesor, më bindni.

Këto përgjigje të këtyre dy funksionarëve të lartë të vendit i japin përgjigje edhe pyetjes:

Pse nuk u realizua referendumi popullor, si në Kosovë  dhe në Shqipëri, i miratuar në Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë, në Francë, për luftën në Kosovë, në muajt shkurt-mars 1999, e përfunduar në 18 mars 1999, ku në Pikën nr.3, të Nenit Nr.1, të Kapitullit 8, të Marrëveshjes së Rambujesë, theksohet:

“Tre vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve të rëndësishme, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe të Aktit Final të Helsinkit, si dhe të ndërmerren vlerësimet e përgjithshme për respektimin e saj, duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masat shtesë”.

Dhe kjo pikë e këtij neni të këtij kapitulli u imponua me këmbënguljen e Sekretares së Departamentit të Shtetit të SHBA, zonjës Medlin Ollbrajt.

Dhe, më e rëndësishmja është se, më 10 qershor 2007,  erdhi Presidenti George W. Bush i SHBA në Tiranë dhe meqenëse 10 qershori 2007 përkonte me 8-vjetorin e çlirimit të Kosovës (Kosova është çliruar nga UÇK-ja më 10 qershor 1999), deklaroi:

“SHBA e njohin pavarësinë e Kosovës”, që nënteksti ishte: “Bëni referendumin për bashkim kombëtar!”. Dhe, deri sot që unë po ua lëshoj këtë deklaratë, 3 shtator 2025, asnjë politikan i vetëquajtur shqiptar në Kosovë e Shqipëri, nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë bashkim kombëtar. Gjë që na jepet e drejta të shprehemi:

“Asnjë politikan shqiptar në Kosovë e në Shqipëri nuk e do bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.

Shpjegimin le t’ia jepni ju dhe lexuesit.

Me shumë respekt!

Dilaver Goxhaj

(Shpëtim Golemi)”

 

Mbeta i befasuar nga ky qëndrim antikombëtar i politikanëve tanë kryesorë ndaj këtij ushtaraku të lartë, i cili vuri jetën në rrezik në mbrojtje të vëllezërve tanë dardanë. Është me të vërtetë për të vënë kujën: Koloneli Dilaver Goxhaj, bashkë me të birin, oficerin Dritan Goxhaj, shkuan vullnetarisht të luftojnë përkrah vëllezërve tanë të një gjaku kundër bishës fashiste serbe dhe, normalisht, ashtu si edhe të gjithë ushtarakët e tjerë nga Shqipëria, Tirana zyrtare duhej t’i kishte trajtuar tamam si heronj të kombit shqiptar. Për merita të veçanta, Kolonel Dilaveri duhej dekoruar me Medaljen më të Lartë – Nderi i Kombit, i duhej dhënë grada gjeneral dhe një pension i veçantë. Por, paradoksalisht, autoritetet e larta shtetërore jo vetëm që e shpërfilln krejtësisht heroizmin e tij, si një ushtarak i talentuar në strukturat e larta komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, por edhe bashkëshorten ia patën pushuar nga puna, kurse të birin ia patën arrestuar padrejtësisht, duke e lënë edhe pa pension. Këtë turp nuk e ngre as dheu, as qielli.

Me sa duket, tradita e vijës politike proserbosllave,  e cila i ka rrënjët në 8 nëntorin e vitit 1841, vazhdon të mbetet e ngulitur në formimin psikologjik të politikanëve majtistë shqiptarë, çka gjen reflektimin e vet në qëndrimin ndaj Dardanisë.

Le të flasim me gjuhën e fakteve.

Partia me tre emra – Komuniste, e Punës dhe Socialiste, s’ka qenë dhe s’është gjë tjetër, veçse një fidanishte pjellore, ku janë kultivuar  dhe janë rritur argatë, në shërbim të serbosllavizmit.

Enver Hoxha, si argat i Jugosllavisë titiste, i peshkuar me kohë nga konsulli jugosllav në vitet ’30 në Korçë, Stanoje Simiç (Stanoje Simić – 1893-1970) për ta vënë në krye të partisë komuniste, zbulohet lakuriq me fakte konkrete në studimin e historianit Kastriot Dervishi, me titull “Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në vitet 1944-1948”, faqja e internetit “Zëri islam”. 28 Shtator 2009.

Po ky Enver Hoxha ishte ai, i cili, në mbledhjen e Byrosë politike të 15 dhjetorit 1947, pati bërë thirrje për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Veç kësaj, me porosi po të Enver Hoxhës, në faqen e parë të Abetares së vitit 1947, qe shkruar citati helmatisës për vogëlushët e shkollave tona fillore:

“Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”.

Po ky Enver Hoxha ka pasë deklaruar:

“…Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar, është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë, siç është Jugosllavia…” (Citohet sipas: Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin  IV të rinisë popullore”. Gazeta “Bashkimi”. 22 gusht 1947).

Ja çfarë ka deklaruar shumë vite më pare publicisti i njohur dardan, Xhafer Leci, me banim në Gjermani:

“Prof. As. Dr. Elmas Leci, Drejtor i Institutit të Studimit të Problemeve të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Tiranë, në shkrimin e tij “A e shiti Enver Hoxha Kosovën”, shkruan:

“Në shtëpinë e tij, në verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen:

“A kishte kontaktuar dhe a ia kishte bërë ndonjëherë prezent Enver Hoxhës çështjen e rëndë të Kosovës?

Fadil Hoxha m’u përgjigj:

“Po, kam shkuar te Enver Hoxha në Tiranë, në dhjetor të vitit 1945, inkonjito, pa lejen e Titos, së bashku me Zekeria Rexhën, dhe i kam shtruar si gjendjen e rëndë nën Serbi, ku ndodhen kosovarët, ashtu edhe se ç’duhet te bënim. Kjo ishte bisedë shqiptarësh, e mendoj, për shqiptarët. Biseda, e zhvilluar në kabinetin e Enverit, në vend që të bëhej preokupim i Qeverisë Shqiptare, kishte mbërritur, para kthimit tim, te Tito” (Citohet sipas: Xhafer Leci. “Masakra e Tivarit dhe tradhtia e Enver Hoxhës”. Faqja e internetit “Zemra Shqiptare”. 19 tetor 2008).

Vetvetiu shtrohet pyetja: vallë a ka pasë qenë e mundur që Enver Hoxha të kishte menduar ndonjëherë për ribashkimin e trojeve tona etnike? Sigurisht që mund të kishte menduar, nëse do të ishte pajisur që në fëmijëri me një edukatë të shëndoshë në frymën e nacionalizmit shqiptar dhe të një morali të lartë politik. Por e kaluara e tij në Francë, gjatë kohës që ishte “student” në Universitetin e Monpeliesë (Université de Montpellier), ku nuk pati frekuentuar asnjë orë mësimi dhe nuk pati dhënë asnjë provim, dëshmon se ai ishte një njeri i degjeneruar moralisht. Një degjenerim të tillë e ka bërë publik gazetari i njohur Ferdinand Dervishi, në pjesën e dytë të dokumentarit me titull: “Abc Story: Enver Hoxha, si i vrau miqtë që i njihnin zullumet e rinisë”. Faqja e internetit “abcnews.al”. 18 korrik 2020.  

Alfred Moisiu nuk mund të mbante qëndrim tjetër ndaj kolonelit Dilaver Goxhaj, sepse është i biri i Spiro Moisiut.

Historiani i lartpërmendur, Kastriot Dervishi, ish-kreu i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, ka publikuar një dokument të Arkivit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ku theksohet vendimi i Enver Hoxhës dhe i Spiro Moisiut për të autorizuar Dushan Mugoshën të marrë vendime në Brigadën e Parë, me komandant Mehmet Shehun. Një faksimile të atij vendimi, Kastriot Dervishi e ka botuar në faqen e internetit të gazetës “Panorama” të datës 27 tetor 2016.

Ai shqiptar me funksione të larta, i cili e bën zot shtëpie një njeri të huaj, është, pa diskutim, tradhtar i shtëpisë së vet.

Fatos Nano, në vitin 1998, deklaronte nga Lisbona se kryeqyteti i Kosovës është  Beogradi. Por, ky Fatos Nano, paska qenë argat jo vetëm i serbosllavizmit, por edhe i shovinizmit grekokaragjoz. Politologu grek, Nikiforos Diamanduros, ja çfarë ka deklaruar për gazetën “Eleftheri Ora”:

“…Greqia financoi ngjitjen në karrierë të Shpëtim Idrizit, duke ndërhyrë te Fatos Nano, që ai të bëhej drejtor doganash, që, me anë të korrupsionit, të bënte para për të marrë në kontroll partinë e çamëve…” (Citohet sipas: “Lista e shqiptarëve që janë paguar nga Greqia, në mesin e tyre edhe Shpëtim Idrizi i partisë çame”. Faqja e internetit “Ina”. 22 tetor 2018).

Sipas asaj liste, argatin e shovinizmit grekokaragjoz, politikanin tradhtar Shpëtim Idrizi, Greqia e paska blerë me 340 mijë euro.

Gramoz Ruçi dhe grupi parlamentar i partisë socialiste, me atë qëndrim prej tradhtarësh kundër kolonelit Dilaver Goxhaj dhe oficerëve të tjerë që shkuan vullnetarisht në Dardani të luftojnë në mbrojtje të vëllezërve tanë, kanë dëshmuar rreshtimin e tyre në mbështetje të trashëgimisë së nënës së tyre komuniste, si agjenturë e Jugosllavisë titiste në vendin tonë, çka historiani Kastriot Dervishi e ka dëshmuar me fakte konkrete, sipas analizës së sipërcituar.

Rexhep Mejdani, me përgjigjen që i ka dhënë kolonelit Dilaver Goxhaj, ka dëshmuar se qenka argat i Rusisë shoviniste dhe baba shpirtëror paska pasur presidentin rus Boris Jelcin. Vajmedet për ne shqiptarët se kë paskemi pasur president!

Koloneli Dilaver Goxhaj, si një intelektual ushtarak me brymosje të shkëlqyer atdhetarizmi, shprehet me revoltë kundër politikanëve shqiptarë, të cilët, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, nuk e duan jo vetëm bashkimin e Dardanisë, por as edhe bashkimin e trojeve të tjera etnike me Shqipërinë. Domosdo, se edhe në Prishtinë është selitur me kohë kasta e tradhtarëve, argatë të serbosllavizmit. Kreu i këtyre tradhtarëve ka qënë dhe është Hashim Thaçi dhe banda e tij. Hashim Thaçi ka qenë i rekrutuar nga shërbimi sekret francez për llogari të Serbisë fashiste. Për këtë rekrutim flitet konkretisht në informacionin e botuar në internet, me titull “Hashim Thaçi është agjent i Francës, e rekrutuan në Rambuje”. Faqja e internetit “lajme”. 25 janar 2016. Pikërisht nga banda e Hashim Thaçit është frymëzuar opozita tradhtare në Kuvendin e Republikës së Dardanisë, e cila, gjatë një periudhe më shumë se 6-muore, nuk votoi për konstituimin e tij.

Politikanët shqiptarë nuk e duan bashkimin në fjalë, sepse i përmbahen vijës politike të Enver Hoxhës, i cili, në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1946, nuk e shfrytëzoi rastin ideal që u krijua, kur “…Shefi i misionit amerikan Jakobs… preku një çështje delikate. Ai e pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë se Shqipëria do të kërkonte futjen në axhendën e Konferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës, dhe në rast se  Delegacioni i SHBA do të votonte kundër së drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë në Konferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?” – kishte pyetur Jakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në një mënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia”” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 515-516).

Edi Rama, në vazhdën e traditës së dashurisë enveriste për serbosllavizmin, jo vetëm që s’ka menduar kurrën e kurrës për bashkimin e Dardanisë me Shqipërinë, por, përkundrazi, sapo u bë kryeministër, filloi flirtimet me armikun e Dardanisë, kriminelin Vuçiç, pasardhësin e Milosheviçit, për copëtimin e saj.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar :

“Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…” (Citohet sipas: Sonja Biserko: “Jo Bolton, as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik 2020).

Një gjë tejet interesante është vënë re lidhur me Çështjen e bashkimit të trojeve tona etnike. Çështje kjo krejtësisht e kundërt me qëndrimin prej tradhtarësh të politikanëve shqiptarë në majat e politikës. Janë dy personalitete të shquara të politikës botërore, të cilët janë shprehur për bashkimin e tyre. Këta janë:

Henry Kissingeri (1923-2023), Sekretar i Departamentit të Shtetit në vitet 1973-1977 dhe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare prej vitit 1969 deri në vitin 1975.  Rreth një muaj më parë,  në emisionin “Esencë”  të kanalit televiziv Report TV, gazetari Eljan Tanini kishte ftuar për një intervistë diplomatin e njohur Çlirim Çepani, një personalitet emblematik ky,  veteran  i shërbimit diplomatik në vende të ndryshme, duke filluar nga Amerika Latine, Kuba etj. Gjatë intervistës, gazetari e pyeti për takimet që ai ka pasur me personalitete të ndryshme botërore. Në përgjigje të pyetjeve, diplomati Çepani foli për takimet që ka pasur me Fidel Kastron, Nelson Mandelën dhe personalitete të tjera. Ndërkohë, gazetari e pyeti, nëse i kishte qëlluar rasti të takohej me ikonën e diplomacisë amerikane, Henry Kissingerin. I nxitur nga kërshëria për përgjigjen që do të jepte diplomati Çepani, vendosa ta zbardh në kompjuter dialogun e tyre:

Gazetari: Po Kissingerin, meqë jemi te këto figurat e mëdhaja?

Ambasadori: Kur u ktheva nga Italia.., shkova fillimisht këshilltar diplomatik i parlamentit, i Kryetarit Servet Pëllumbi. Më vonë kalova këshilltar diplomatik i Presidentit Topi dhe këshilltar diplomatik i Presidentit Nishani… Kishim një vizitë zyrtare në Izrael, në Jerusalem, në vitin 2012. Na priti Presidenti i Izraelit, një burrë jashtëzakonisht pozitiv dhe tepër i thjeshtë, në zyrën e vet. Na pritën shumë mirë si delegacion, kuptohet dhe për lidhjet miqësore që kemi pasur në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Aty merrte pjesë në një kongres, se u bë një kongres botëror për paqen në Lindjen e Mesme. Erdhi dhe Kissingeri. Dhe Kissingerit, nëpërmjet ministrisë së punëve të jashtme, i kërkuam një takim. Se ishte një nder i madh ta takoje personalitetin më të madh të Perëndimit në diplomaci.

Gazetari: A e pyetët, kur u takuat, për Kosovën?

Ambasadori: Atje bëmë një bisedë tepër interesante. Na uli dhe na pyeti që kur u takuam:

– Ç’kemi nga Shqipëria? Ç’kemi nga Kosova? Sa banorë ka në Kosovë, shqiptarë? Sa shqiptarë ka në Kosovë? Sa shqiptarë ka në Maqedoni? Sa shqiptarë ka në Serbi? Sa shqiptarë ka në Mal të Zi? Ai, si kalkulatriçe, ishte shkencëtar në fushën e fizikës, por ishte shkencëtar edhe në fushën e diplomacisë. Ai të bënte pyetje konkrete dhe donte përgjigje konkrete, kuptohet, dhe erdhi momenti që atë përgjigje kërkonte:

– A ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend që të bashkoheni?

Gazetari: Të bashkohet Shqipëria me Kosovën?

Ambasadori: Të bashkoheni të tërë, domethënë si komb shqiptar… Domethënë ai e dinte se Shqipëria ishte e copëtuar në kaq pjesë.

Gazetari: Çfarë i thatë ju? Po?

Ambasadori: Ne, – i thamë, – rruga e vetme që shikojmë është rruga e Bashkimit Europian, kur të integrohemi të gjithë në Europë… Ishte koha që ishte bërë bashkimi i Gjermanisë… Ai i dinte proceset një për një. Prandaj ai të jepte të kuptoje: edhe në rast se s’u ka shkuar mendja, shikojini këto probleme, se kjo është në interes të kombit shqiptar… Ishte një gjë e rrallë, një gjë elitare, ta takoje Kissingerin. Ne ishim shqiptarët e parë që e takuam.

Gazetari: Ishit me presidentin Topi?

Ambasadori: Me Topin.

Gazetari: Foli presidenti Topi?

Ambasadori: Foli, foli… (Citohet sipas: “Fidel Castro piu Raki Skrapari dhe hëngri ullinj Berati! Esencë-Report Tv”. YouTube).

Vajmedet për ish-Presidentin Bamir Topi. Ky ishte një tjetër rast ideal, si ai në Konferencën e Paqes të vitit 1946, të përmendur më lart, për t’i thënë shkoqur Henry Kissingerit për krimin që ka kryer Europa nën diktatin e Rusisë cariste për copëtimin e trojeve tona etnike në vitin 1878 dhe në vitin 1913. Bamir Topi, si përfaqësues i politikës antikombëtare të Tiranës lidhur me qëndrimin ndaj trojeve tona etnike, nuk mund të kërkonte ndërhyrjen e Henry Kissingerit për të krijuar një lob proshqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim shtrimin e këtij problemi në Kongresin dhe në Senatin amerikan, deri edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Angela Merkel (1954), Kancelare e Gjermanisë prej vitit 2005 deri në vitin 2021. Në një informacion, të botuar në internet, thuhet:

“Kancelarja gjermane, zonja Angela Merkel, gjatë një takimi me gazetarët në Berlin, ka folur rreth disa çështjeve në Ballkanin Perëndimor, duke folur, gjithashtu, edhe për Shqipërinë e shqiptarët që jetojnë në Ballkan. Angela Merkel theksoi se shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë, i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet. Kancelarja Gjermane deklaroi se shteti shqiptar duhet të punojë fort për mbrojtjen e popullit shqiptar në çdo anë të kufirit, duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë, ashtu siç po bën Turqia me shekuj, duke i mbështetur financiarisht dhe politikisht shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë. Në fund, kancelarja u shpreh se dëshira e saj është ta shohë një Shqipëri, ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së” (Citohet sipas: “Merkel trondit Ballkanin, shqiptarët duhet të kenë një shtet, sepse jau kemi borxh”. Faqja e internetit “Revista Ditore”. 28 dhjetor 2020).

Kaliforni, 15 shtator 2025

Voto Antigona Zeqa me numrin 15 në listën zgjedhore 113

0

Shkruan: F. Kalimashi

Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës, më 12 tetor është një moment i rëndësishëm ku secili prej jush e ka mundësinë të shprehë vullnetin e tij përmes votës së lirë, për të votuar për idetë kreative dhe vizionin inovativ të kandidates me numrin 15 në listën zgjedhore 113, zonjes Antigona Zeqa.

Kush është Antigona Zeqa?!

Antigona Zeqa e lindur më 25 Janar 1987 në Gjilan. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në qytetin e lindjes. Antigona është një nënë dhe një grua shëmbullore, e përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.

Arsyeja pse Antigona kandidon për Asambleiste është fakti se ajo e konsideron Komunën si shtëpi të përbashkët për të gjithë qytetarët, kurse Asamblenë Komunale si vendin ku duhet trajtuar problemet e tyre.

Ajo e konsideron se e ka për obligim që idetë e veta dhe konceptet jetësore t’i vëjë në shërbim të gjithë qytetarëve filluar nga fëmijët, për të rinjët dhe secilën nënë dhe grua të fshatit dhe qytetit pa dallim.

Energjia pozitive dhe vullneti i jashtëzakonshëm për punë e bën zonjen Antigona të dallohet prej të tjerëve/tjerave kandidate.

Intuita dhe meditimi si dy elemente bazike të intelegjencës janë garanca e suksesit të saj. Inovacionet dhe idetë kreative të Antigones do të sjellin risi edhe në Asamblenë Komunale, të papara dhe të padëgjuara deri më tani.

Kandimi i Antigones për Asambleiste në Komunën e Klinës është një rrugëtim i ri i saj në politikë pas një pune të gjatë profesionale në organizimin e eventeve kulturore dhe artistike në festa dhe ahengje familjare anë e kend komunës sonë e më gjerë gjithandej Kosovës, dhe përtej kufijve të saj në shtetet evro-perëndimore, si bie fjala në Zvicër, ku Kompania e saj ‘Dielli Dekor’ është e pranishme me produktet e saj inovative.

Aftësitë komunikuese, afërsia me njerëzit dhe dashuria që ka për të gjithë qytetarët e Klinës pa dallime partiake, e bën kandidaten Antigona Zeqa të dallohet nga kandidatet e tjera.

Prandaj, qytetarët e Klinës më 12 tetor pa asnjë hezitim duhet të votojnë zonjen Antigona Zeqa, pasi vota për të është votë për të ardhmen e ndritshme të qytetarëve, votë e cila do ta pasuron Asamblen Komunale me një vlerë kombëtare dhe njerëzore, e munguar deri më tani në qytetin tonë.

Kandidatja me numrin 15 në listën zgjedhore 113, në listën e partisë shtetformuese-LDK, nuk është thjesht një numër, por është një personalitet i shquar dhe kandidaturë serioze, njëra ndër kandidaturat më të mira dhe më të përgatitura në të gjitha listat zgjedhore në Klinë.

Zonja Antigona Zeqa nga Bokshiqi, me dashuri dhe përkushtim ashtu siq e ka ndërtuar një familje të shëndoshë dhe të mrekullueshme, di ta ndërtojë një model të ri qeverisës në Asamblenë Komunale të Klinës.

Bazuar në kapacitetet intelektuale dhe profesionale, vota për zonjen Antigona Zeqa nuk është vetëm votë për të plotësuar kuotën gjinore në Asamble, por është votë për një zë ndryshe në Asamblenë Komunale dhe për të ardhmen e sigurtë dhe prosperuese të qytetarëve të Klinës.

Klinasit me voten e tyre më 12 tetor për zonjen Antigona Zeqa, e kanë mundësinë e artë dhe të papërseritshme që të dëshmojnë se janë shembull i një pjekurie politike për ta ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Të nderuar qytetarë të Klinës, Antigona Zeqa, një intektuale e shquar dhe një atdhetare e dëshmuar, me votën tuaj të lirë mund të bëhet zëri i juaj në Kuvendin Komunal, e cila do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të komunës sonë.

Të priftë e mbara Antigona Zeqa! Jeni më e mira jo vetëm në listën zgjedhore numër 113, jeni nderi dhe krenaria e Bashkësisë Lokale të Grabanicës dhe e Klinës në përgjithësi!

Zoti e bekoftë voten e lirë të qytetarëve të Klinës e mbarë Kosovës!

Postmortum për Ded Kol Miri Dedvukajn – Një trashëgimtar i fisit Hoti në diasporën e vjetër shqiptare në SHBA

0

Nga: Beqir SINA – New York

Lajmërim Vdekje

Ded Kol Miri Dedvukaj

20 Maj 1953 – 12 Shtator 2025 

Kisha Katolike Zoja e Shkodres ne Nju Jork :Me hidherim lajmërojme komunitetin se me 12 Shtator, mbas nji semundje te pa-sherueshme u nda nga jeta Ded Kol Miri Dedvukaj ne moshen 72 vjeç.

Te piklluarit jan: Djemtë – Pashko dhe Joseph; Reja – Marta; Vajzat – Christina, Ruzhe, Mri dhe Valbona; 

Vellezërit – Marash dhe Noc, Kunata – Vitore dhe Maria Motrat Ageja, Marja, Terezia dhe Filja 21 nipërit dhe mbesat e 2 Stënipër. 

Si dhe familia e madhe e Kol Mirit si dhe farafesi Dedvukaj

Funerali do te mbahet ne shtepine mortore “Yorktown Funeral Home” të Marten me 16 Shtator prej ores 2pm-9pm. I ndjeri do përcjellet për tu varrose ne vendlindje, Vuksanlekaj, Malsi. 

Famullija “Zoja e Shkodres” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithe Farefisit.

Deda, paste drite ne amshim, dhe te gjalleve u dhashte Zoti force.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndrite drita e pambarueme. Pushoft ne paqe. Ashtu Kjofte. shkruan Famullija “Zoja e Shkodres”

Në një ditë të trishtë të 12 shtatorit 2025, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara humbi një figurë të dashur: Ded Kol Miri Dedvukaj, i lindur më 20 maj 1953. 

Ky burrë i urtë dhe i përkushtuar, pjesë e fisit të lashtë Dedvukaj nga fisi Hoti i Malësisë së Madhe, la pas një trashëgimi që lidhet thellë me historinë e shqiptarëve në Amerikë. 

Si një udhëheqës i heshtur por i pathyeshëm, Ded Kol Miri jetoi jetën e tij duke mbartur vlerat e diasporës së vjetër shqiptare, duke kontribuar në kauzën kombëtare dhe duke forcuar lidhjet komunitare. 

Në këtë artikull përkujtimor, ne reflektojmë mbi jetën e tij, lidhjen me heronjtë historikë si Ded Gjo Lulin, dhe rolin e tij në mbajtjen gjallë të kujtimeve kolektive, duke u fokusuar te komuniteti shqiptar në SHBA – një komunitet që ka luajtur rol vendimtar në mbijetesën e identitetit tonë kombëtar para valëve të mëdha të emigracionit të viteve ’90.

Rrënjët e Ded Kol Miri Dedvukajt: Një fis me historinë e luftës për liri

Ded Kol Miri Dedvukaj u lind në një familje që bart emrin e fisit Dedvukaj, një nëndarje e fisit Hoti, një nga bajraktërit më të fuqishëm të Malësisë së Madhe. Fisi Hoti ka qenë gjithmonë në ballë të luftërave për pavarësinë shqiptare, duke sfiduar perandorinë osmane dhe fqinjët shovinist. 

Emri “Dedvukaj” rrjedh nga patriarku Dedë Vuka, dhe ky fis ka dhënë figura legjendare si Ded Gjo Luli Dedvukaj (1840–1915), heroi i madh i kryengritjes së Malësorëve të vitit 1911.  Ded Gjo Luli, i njohur si “Deda”, udhëhoqi bajrakun e Hotit në betejën e Deçiqit, ku u ngrit flamuri shqiptar për herë të parë pas katër shekujsh sundimi otoman – një moment që simbolizon ringjalljen e shpirtit kombëtar.  

Ded Gjoluli është vlerësuar pas vdekjes me titullin “Hero i Shqipërisë” dhe sot shtëpia e tij në Bardhaj të Hotit është muzeum, duke kujtuar sakrificat e fisit për autonominë dhe dinjitetin shqiptar.

Ded Kol Miri, si pasardhës i këtij fisi, mbartte në gjakun e tij këtë histori. 

Familja e tij migroi në SHBA në valën e hershme të diasporës, para viteve ’90, kur shqiptarët e Malësisë erdhën për të shmangur luftërat dhe për të kërkuar mundësi ekonomike, por pa harruar kurrë rrënjët. 

Në SHBA, Dedvukajtë u integruan në komunitetet shqiptare të Bostonit, Detrojtit dhe Nju Jorkut, ku fisi Hoti formoi rrjete të forta familjare dhe kulturore.  

Jeta e Ded Kol Miri ishte e lidhur ngushtë me këto grupe shqiptarësh në mërgim. Ai punoi si punëtor i palodhur në industrinë e shërbimeve imobilare, duke dërguar remitenca për familjen në Malësi, por mbi të gjitha, duke mbështetur organizatat dhe aktivitetet që mbanin gjallë identitetin shqiptar. 

Siç tregojnë rastet e tjera të fisit, si Kola dhe Rrok Dedvukaj, të cilët u përballën me padrejtësi në Mal të Zi në vitin 2006 për mbrojtjen e të drejtave shqiptare, Ded Kol Miri ishte një mbrojtës i heshtur i komunitetit.  

Lidhja e tij finorr me Ded Gjo Lulin nuk ishte vetëm gjenealogjike, por edhe shpirtërore – Ai shpesh tregonte histori për kryengritjen e 1911-s, duke frymëzuar të rinjtë e komunitetit të mos harrojnë sakrificat e paraardhësve.

Jeta në diasporën shqiptare të vjetër, dhe lidhja e tij me organizatat e grupet patriotike, la gjurmë. Ai u bë pjesë i  kontributit historik të shqiptarve të Amerikës para viteve ’90 në përpjekjet e tyre për të drejtat e liritë e shqiptarve nën Jugosllavi, si dhe në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Kohën kur diaspora shqiptare në SHBA para viteve ’90 ishte një forcë e heshtur, por vendimtare, për kauzën kombëtare. 

Ai ishte pjesë e  Lidhjes së Prizerenit, Shoqatës Atdhetare Malësis, Federatés PanShqiptare Vatra (Pan Albanian Federation of America), dhe né 1990 iu bashkëngjit Albanian American Civic League me ish kongresistin republikan te Nju Jorkut, arbereshin Joseph DioGuardi. 

 Ded Kol Miri siç e njohin malësorët iu bashkëngjit çdo aktiviteti dhe kontributi në komunitet të cilat lobuan në Washington dhe New York për pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe mbrojtën të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.  

Ded Kol Miri u rrit në këtë ambient, duke kontribuar në jetën e përditshme të komunitetit. Në New York, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës, ai ishte aktiv në kishen katolike shqiptare. Dhe në komunitet ai ka ndihmuar e kontribuar në festën e Pavarësisë (28 Nëntori) – festën e Kryengritjes së Malësisë së Madhe(1911) mori pjesë në çdo demostrat né Washington e Nju Jork. 

Ded Kol Miri, si pjesë e këtyre aktiviteteve , ishte një shembull i integrimit. Ai, ka mbështetur politikanë shqiptar nga Ballkani, dhe edukoi bijtë e tij për historinë e Malësisë. Ai është xhaxhai heroit Simon Dedvukajt, një shqiptar-amerikan i coli humbi jetën në 11 Shtator 2001 në Kullat Binjake. 

Në politikën dhe jetën e përgjithshme të komunitetit, Ded Kol Miri ishte me kontribute. 

Jeta e tij reflekton dhe duket se ishte një  urë mes së kaluarës dhe së ardhmes, këtë e tregonte nga puna e veprimtaria e tij, te pjesëmarrja në protesta për Kosovën, për shqiptarët e Malit të zi, Luginës së Presheves, Maqedonisë dhe  sidomos ato në 1988/99, për rrëzimin e sllavo komunizmit.

Një kujtim kolektiv për bashkimin e komunitetit

Largimi i Ded Kol Miri na rikujton se diaspora jonë e vjetër nuk ishte vetëm migrim ekonomik, por një luftë për identitet për liri e pavarësi.Ai mbajti gjallë kujtimet e Ded Gjo Lulit, duke treguar se si fisi Hoti sfidoi Berlinin në 1878 dhe ngriti flamurin në Deçiq.  

Në kohë kur komuniteti shqiptar në SHBA fokusohet te integrimi dhe lobimi për Ballkanin, historia e Ded Kol Miri na fton të forcojmë lidhjet familjare dhe komunitare, duke nderuar fisin e tij si simbol të unitetit.

Sot, në nderim të tij, kujtojmë Ded Kol Miri Dedvukaj – një malësor i vërtetë, një shqiptar i Amerikës, dhe një trashëgimtar i heronjve i fisit të Hotit. 

Përjetësi kujtimit të tij! Për komunitetin tonë, le të vazhdojmë me frymën e bashkimit dhe patriotizmit.

Ibrahim Rugovën koha e nxori në skenën politike, mu në dekadat më të vështira për Kosovën

2

Nga: Marjan Cubi

Në përkujtime të tilla duhet të thuhet çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Fatkeqësisht çështja kombëtare shqiptare përgjatë një shekulli ende nuk ėshtë zgjidhur. Pavarësia e shtetit amë, më 28 Nëntor 1912, i gjeti trojet tona të ndara dhe në kaos. Për shkak të fqinjeve grabitqarë trojet tona tkurreshin e të tyret zmadhoheshin, duke i zhvatur tokat shqiptare. Kombi nisi të tkurret nga 1878, në Kongresin e Berlinit, më pas me Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Austro-Hungaria nuk mund t’i bindte Fuqitë e Mëdha të Londrës për të pranuar kufijtë e Shqipërisë Etnike. Fqinjët sllavë e grekë kishin një avokat tëfuqishëm-Rusinë, që në dy pjesë ti ndanin trojet shqiptare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve iu shtuan shpresat se do rilindte Shqipëria Etnike, por ëndrrat u shuan në fundin e luftës, kur ata që i ushqyen këto ëndrra të shqiptarëve, dolën humbës.

Gjithsesi pjesa më e shëndoshë e Diasporës nacionaliste, nisi të organizohej dhe të trokiste në dyert e politikës amerikane. Shteti ateist shqiptar i vetizoluar në aventurën komuniste, fatkeqësisht herë lidhej me Beogradin, herë me Moskën e herë me Pekinin, por jo me Amerikën. Si për ironi të fatit ish aleatja e Shqipërisë komuniste, Jugosllavia, që diskriminonte Kosovën, ishte e përkëdhelura e Uashingtonit. Në këto kushte ishte shumë e vështirë për të ngritur zërin e protestës. Diaspora shqiptare nacionaliste në Amerikë: Federata Vatra, Balli Kombëtar, Organizata e Legalitetit, Blloku Kombëtar Indipendent, përpiqeshin që ta kundërshtonin duke u organizuar në protesta kundër komunizmit në Shqipëri dhe kundër komunizmit sllavo-ortodoks, që ushtronte dhunë e terror, burgosje e vrasje, në trojet etnike shqiptare, veçanërisht në Kosovë.

Koha nxori në krye birin e Kosovës, intelektualin e shquar, Kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Ai me guxim kundërshtoi represionin, doli në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, ngriti zërin e protestës, dhe u vu në krye të rezistencës. Dr. Rugova ishte udhëheqës me vizion Perëndimor.  Ai të gjitha shpresat i kishte tek Amerika, e cila në krye të shekullit XX i pat ardhur në ndihmë Kombit Shqiptar me anë të Presidentit Uillson. Me 9 nëntor 1989 nisi shembja e Murit të Berlinit që ndante dy botë, Lindjen nga Perëndimi, mur që ishte ndërtuar që në gusht të vitit 1961. Po binte perandoria e së keqes. Dr.Ibrahim Rugova së bashku me një grup intelektualësh me 23 dhjetor 1989, e themeluan LDK-në, ndër partitë e para që i parapriu pluralizmit në Ballkan dhe theu monopartizmin ndër trojet shqiptare. Rreth LDK-së Dr. Rugova bashkoi shqiptarët e Kosovës dhe i priu luftës per Liri.

Edhe në Amerikë, shqiptarët kishin arrit ta sensibilizonin këtë shtet, mbrojtës të lirive botërore.Një ngjarje tjetër që duhet përmendë, ishte dhe dëshmia e prillit 1990 në Senatin Amerikan, ku morën pjesë 14 intelektualë të Kosovës, kryesuar nga Kryetari Rugova, si dhe 13 prijës fetarë, përfshirë edhe politikanin intelektual serb Dobriça Qosiç, që deklaroi pas takimit: “E kemi të humbur Kosovën”! Dr. Rugova nisi të bëhej përherë më i pranueshëm dhe i besueshëm për amerikanët dhe ftesat e Uashingtonit u bënëmë të shpeshta. LDK-ja në SHBA, u bë një urë lidhëse mes Kosoves dhe Amerikës dhe një forcë organizuese e protestave që denonconin dhunën policore të shtetit jugosllav… Suksesi ynë në politikën dhe ekzekutivin amerikan, erdhi hap pas hapi: Ka qenë interesant fakti që kur më1990, Kongresi Amerikan, aprovonte Rezolutën: “Heqja e Prioritetit të Jugosllavisë”, ne na dukej se kjo ishte shumë pak, krahasuar me lirinë e plotë – dhe nuk ishim të kënaqur, por kur erdhi koha që në vitin 1999, Senati kërkoi që të përdoren “Të gjitha forcat e nevojshme për të larguar forcat serbe nga Kosova”, natyrisht ne ishim shumë të kënaqur. Për këtë kishim luftuar, protestuar dhe shpenzuar qindra mijëra dollarë.

Tragiedia po i afrohej Kosovës së pambrojtur. Mund të kishte ndodhë e njëjta tragjedi me përmasa si në Bosnjë por largpamësia e Kryetarit Rugova, shmangu përmasat e tragjedisë, duke i shtyrë ngjarjet me strategjinë e Rezistencës Paqësore, duke kërkuar publikisht, “Ne, shqiptarët, duam atë që të fitojnë sllovenët  dhe kroatët.” Kam pas fatin që ta përjetoj nga afër takimin e Rambujesë. Në raundin e parë nuk u arrit nënshkrimi, nga serbët, jo se jo, por as nga shqiptarët. U vendos që pas trijavësh të vazhdohej në Paris. Mendoj, se ato 3 javë, i kushtuan shtrenjtë Kosovës. Millosheviçi shtoi trupat, rriti represionin, dhe shkaktoi shumë viktima…nisi shpërnguljen e dhunshme, duke i detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Dhe erdhi kështu dita e 24 Marsit 1999, kur NATO-ja, filloi bombardimet kundër bazave ushtarake terroriste të Serbisë. Nga ana e saj edhe UÇK-ja vazhdoi misionin e saj në tokë, duke kombinuar aksionet e saj me sulmet nga ajri të NATO-s.

12 Qershori 1999 shënoi kapitullimin e Serbisë. Ajo e pranoi më së fundi tërheqjen e trupave pushtuese nga Kosova. Hynë trupat e NATO-s dhe Kosova fitoi Lirinë. Nisi rrugëtimi i vështirë i ndërtimit të Demokracisë.Të nderuar bashkatdhetarë, le të shpresojmë se betejën e vështirë me Serbinë nga një anë, dhe atë të korrupsionit të zyrtarëve tanë nga ana tjetër, do t’i fitojmë dhe Kosova jonë do të ecë perpara drejt Demokracisë! Rroftë e qoftë emri dhe vepra e Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova!

Nga shtet lypsar në partner strategjik: Kosova që i duhet Amerikës

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Konteksti sociologjik;
Kosova nuk mund të qëndrojë më vetëm duke pritur ndihma apo udhëzime nga SHBA-ja. Ajo duhet të fillojë të ofrojë një vizion konkret e strategjik, i cili përputhet me interesat afatgjata amerikane në rajon. Me pak fjalë, duhet të shndërrohet nga një vend që kërkon ndihmë, në një partner që sjell zgjidhje dhe stabilitet.

1. Proaktivitet, jo pasivitet i Kosovës;
Nuk mund të jemi më një shtet “lypsar i pasluftës”, që kërkon në vazhdimësi mbikëqyrje të përhershme për çdo gjë nga sponsorët tanë. Kosova duhet të fillojë të dëshmojë se di të krijojë politika dhe projekte që i shërbejnë jo vetëm interesave të veta, por edhe partnerëve përtej Atlantikut. Është e kuptueshme se një projekt i tillë kërkon bashkëpunim specifik dhe bashkërenditje koherente, sidomos me universitete, media, shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore.

2. Siguria dhe kapacitetet ushtarake;
Duhet të kuptojmë se interesi vital dhe strategjik i Amerikës, në këtë fazë të lëvizjeve tektonike gjeopolitike, është një Ballkan i qetë, stabil, i patrazuar dhe i pandikuar nga interesat ruse e kineze. Në këtë drejtim, Kosova mund të ndihmojë shumë. Por si?

• Duke zgjeruar kapacitetet e saj ushtarake, jo vetëm për ta mbrojtur veten, por edhe për të mbështetur interesat gjeostrategjike amerikane;
• Duke shndërruar gjithë shtetin në një “buffer zone” që kujdeset online kundër ndikimit ruso-kinez;
• Duke ngritur dukshëm kapacitetet edukativo-arsimore.
Në këtë kuadër, do të ndihmonte shumë krijimi i një kampusi “Made in America”, i cili do t’i mundësonte Kosovës të:
• formojë elita të reja me orientime të pastra perëndimore;
• ngrejë nivelin e arsimimit dhe vetëdijësimit për rëndësinë e dijes;
• forcojë vlerat demokratike dhe pro-amerikanizmin*)

*) Shembull frymëzues është AUBG në Bullgari, ku investimet amerikane kanë krijuar një laborator të tërë për formimin eelitave të reja…)

3. Diplomacia inteligjente dhe diaspora:
Kosova duhet gjithashtu të fillojë të përdorë një diplomaci të re, inteligjente, praktike e pragmatike. Ky projekt duhet të përfshijë:

• angazhimin e diasporës shqiptare në SHBA për një lobim të ri e strategjik;
• formimin e një Këshilli Strategjik Shqiptaro-Amerikan, për komunikim të drejtpërdrejtë me Uashingtonin dhe promovim të interesave të përbashkëta;
• identifikimin e një agjende të re lobuese, me fokus në të gjitha trojet shqiptare.

4. Ekonomia dhe investimet strategjike;
Për ta mirëmbajtur idenë e faktorizimit shqiptar në rajon, Kosova duhet të ofrojë projekte të mëdha ekonomike, infrastrukturore dhe digjitale që:

• të jenë atraktive dhe inovative për kompanitë amerikane;
• të kontribuojnë në siguri dhe stabilitet rajonal;
• të mos mbeten në transaksione të përkohshme, por të kenë mandat afatgjatë.

Në fund, Kosova mund të bëhet një partner strategjik e i besueshëm për SHBA-në vetëm duke ofruar stabilitet, vizion afatgjatë, kapacitete edukative e ushtarake, diplomaci inteligjente dhe angazhim ekonomik. Vetëm kështu ajo del nga pozicioni i klientelizmit dhe fillon të shndërrohet në një aktor proaktiv në rajon – jo më një “viktimë infantile” pasive që në vazhdimësi kërkon përkujdesje dhe avokati vetëm për interesat e veta.
Mirëpo, ky projeksion kërkon një brezë të ri!

Grotestku i Listës Serbe – Alarm për demokracinë, kujtesë për gjenocidin dhe sfidë për ndërkombëtarët

0

Foto e disa përfaqësuesve të Listës Serbe duke shkuar në një tubim të partisë në Leposaviq

Lirim Gashi, Prizren 

Lista Serbe hapi fushatën zgjedhore me himnin e Serbisë dhe me një betim publik: “Do ta rrëzojmë qeverinë Kurti me ndihmën e Vuçiqit, opozitës kosovare dhe ambasadës amerikane.” Kjo skenë nuk është vetëm provokim – është një fyerje e rëndë për viktimat e gjenocidit, një shkelje e sovranitetit të Kosovës dhe një alarm për demokracinë.
Politikisht, kjo është përpjekje e hapur për ta rrëzuar me ndërhyrje të jashtme një qeveri legjitime të zgjedhur nga populli. Lista Serbe nuk po bën fushatë për qytetarët serbë të Kosovës – ajo po bën fushatë për projektin e Aleksandar Vuçiqit, pasardhës i drejtpërdrejtë i ideologjisë së Millosheviqit.
Diplomatikisht, ky akt është test i sinqeritetit të partnerëve ndërkombëtarë. A do ta lejojnë ata që një strukturë politike e dirigjuar nga Beogradi të destabilizojë Kosovën? Apo do të mbajnë qëndrim të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues? Heshtja e tyre, ose edhe më keq – rreshtimi në krahun e Listës Serbe – do të thotë se ata janë bërë pjesë e projektit për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.
Filozofikisht, ky është triumfi i absurdit. Është e paimagjinueshme që një parti brenda një shteti të këndojë himnin e shtetit që kreu mbi 13 mijë vrasje të civilëve, 20 mijë përdhunime dhe më shumë se 100 masakra gjatë viteve 1998-1999. Krushë e Madhe, Reçak, Mejë, Abri e Epërme, Likoshan, Poklek – emrat e këtyre vendbanimeve janë plagë të hapura të historisë sonë. Të hapësh fushatë me himnin e atij shteti është të pështysh mbi varret e viktimave dhe mbi gjakun e fëmijëve të masakruar.
Ideologjikisht, kjo është ringjallje e projektit të Serbisë së Madhe. Lista Serbe është vetëm kolona e pestë e Beogradit brenda institucioneve tona. Ajo nuk punon për integrimin e komunitetit serb në Kosovë, por për ta mbajtur atë peng të politikës së Vuçiqit dhe për ta përdorur si mjet shantazhi.
Etikisht dhe moralisht, ky është kulmi i cinizmit politik. Në vend që të angazhohet për punësim, siguri dhe zhvillim për serbët e Kosovës, Lista Serbe i thërret ata të betohen për rrëzimin e qeverisë së shumicës shqiptare – një qeveri që, paradoksalisht, ka bërë më shumë për jetën e tyre të përditshme sesa qeveritë e kaluara që i kishin lënë në mëshirën e bandave kriminale të veriut.
Kjo nuk është fushatë zgjedhore, por një projekt destabilizimi. Nëse kjo kalon pa kundërshtim, do të hapet dera për një cikël të ri dhune dhe përpjekjesh për destabilizim, që mund ta kthejnë rajonin prapa në vitet e errëta të pasluftës.
Prandaj, kjo është thirrje për veprim:
Për shoqërinë civile, që të ngrejë zërin kundër këtij grotesku politik.
Për partitë opozitare, që të mos bëhen pjesë e planeve të Vuçiqit dhe të mos e legjitimojnë këtë kolonë të pestë.
Për ndërkombëtarët, që të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të ndershëm në mbrojtje të demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Heshtja nuk është neutralitet – është pajtim me të keqen. Kosova ka paguar me gjak për lirinë e saj. Nuk do të lejojmë që ajo liri të shitet në pazaret e politikës ditore dhe të shndërrohet në monedhë për pazaret gjeopolitike.
Kjo është një thirrje e qartë: Mos prekni sovranitetin, mos luani me gjakun e viktimave dhe mos e përdorni Kosovën si tavolinë eksperimentale për ambiciet tuaja politike.
Qeveria Kurti mund ta tejkalojë këtë situatë groteske vetëm duke e kthyer këtë provokim në një rast për forcimin e institucioneve, konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një narrative të fuqishme, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Ja disa hapa strategjikë:
1. Transparencë dhe komunikim i qartë me qytetarët
Qeveria duhet t’i flasë drejtpërdrejt popullit, duke e shpjeguar pse ky akt i Listës Serbe është rrezik për demokracinë dhe sigurinë e Kosovës. Të përdoret gjuha e fakteve: numri i masakrave, viktimave, dëshmitë e gjenocidit. Ky nuk është sulm ndaj serbëve si komunitet, por kundër një strukture politike që punon për llogari të Beogradit.
2. Konsolidim i frontit të brendshëm
Kryeministri duhet ta informojë opozitën parlamentare për një takim kombëtar mbi sigurinë dhe sovranitetin. Kjo do ta nxjerrë opozitën nga dilema: ose të pozicionohet në mbrojtje të Kosovës, ose të ekspozohet si pjesë e planit për destabilizim. Një platformë e përbashkët për mbrojtjen e rendit kushtetues do t’i japë qeverisë fuqi shtesë.
3. Përfshirje aktive e shoqërisë civile dhe mediave
Qeveria mund të nxisë debat publik, tribuna, fushata informuese, ekspozita për gjenocidin dhe kujtesën historike. Kjo do ta bëjë të pamundur relativizimin e krimeve dhe do t’ua heqë Listës Serbe hapësirën për manipulim emocional mbi komunitetin serb.
4. Diplomaci proaktive
Kurti duhet të kërkojë nga aleatët ndërkombëtarë:
një deklaratë të qartë që dënon çdo ndërhyrje nga Beogradi,
masa konkrete kundër strukturave paralele në veri,
monitorim më të rreptë të zgjedhjeve.
Nëse ambasadat hezitojnë, qeveria mund të publikojë fakte që tregojnë se çfarë përfaqëson Lista Serbe – një degë e drejtpërdrejtë e partisë së Vuçiqit.
5. Sundimi i ligjit pa kompromis
Çdo thirrje publike për rrëzimin e qeverisë me ndërhyrje të jashtme duhet të trajtohet si akt kundër rendit kushtetues. Prokuroria dhe policia duhet të veprojnë. Sundimi i ligjit nuk është hakmarrje – është mbrojtje e demokracisë.
6. Angazhimi i komunitetit serb të Kosovës
Qeveria mund të organizojë takime të drejtpërdrejta me qytetarët serbë, duke i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ofruar projekte konkrete për punësim, infrastrukturë dhe siguri. Sa më pak që ata të ndihen peng të Listës Serbe, aq më e dobët bëhet struktura e Beogradit në veri.
7. Ndërtimi i narrativës ndërkombëtare
Në çdo forum, Kurti mund të artikulojë këtë situatë si shembull të rrezikut që paraqet ndikimi autoritar rus përmes Serbisë në Ballkan. Kjo e bën çështjen e Kosovës pjesë të debatit global për mbrojtjen e demokracisë kundër ndikimeve destruktive.
Nëse këto hapa ndërmerren në mënyrë të koordinuar, grotesku i Listës Serbe mund të shndërrohet në një moment historik për forcimin e shtetit të Kosovës – duke e bërë më të fortë, më demokratike dhe më të paprekshme nga skenarët destabilizues.

Thirrje për 12 Tetorin 2025 – Votat për Vetëvendosjen

4

Ne, të përndjekurit e Pranverës së Madhe Shqiptare 1981, ne bijtë e atyre që e vuajtëm birucën e UDB-së, gjyqin e Orhan Rekathatit, torturat e Asllan Sllamnikut, ne që mbetëm gjallë nga burgjet e Serbisë – kemi vetëm një amanet për këtë brez: mos harroni kush jemi dhe pse jemi këtu.

Me 12 tetor 2025, populli i Kosovës do të ketë në dorë një armë më të fortë se plumbi: votën.

Dhe kjo votë duhet të jetë e qartë, e pastër, e pandikuar nga klanet, oligarkët dhe bijtë e ish-UDB-së.

Ne, të Vetëvendosjes – të vendosur e të paepur – nuk jemi këtu për karrige, për tendera e për pazare. Jemi këtu sepse jemi pro-perëndimorë, sepse besojmë tek Europa, tek liria dhe demokracia.

Jemi kundër filozofisë së vjetër sllavo-komuniste, që na i rrethoi shpirtin për gjysmë shekulli.

Jemi kundër çdo lloj islamizmi të kombit shqiptar, që do të na shndërronte në oborr të huaj, duke ngritur minaret si raketa ruse në zemër të qyteteve tona, në vend të shkollave e universiteteve.

Ne nuk jemi pajtuar e as që pajtohemi rreth asnjë investimi të huaj religjioz, deri tek e ashtuquajtura “Xhami e Erdoganit” në Prishtinë, për të cilën Diyaneti i Turqisë, organizatë e afërt me Qeverinë Turke, që është organizim religjioz për përhapjen e islamit në botë sidomos në viset e dikurshme të Perandorisë Osmane, po i investon 52 milione euro para të taksapaguesve turq.

Jo për “ne”, por për shtimin e turkoshakëve-islamistëve e turkofilëve ndër ne…!

më…Herdokur, kombi shqiptar secilin investim të huaj religjioz do ta konsideroj ilegjitim, të huaj dhe të bërë për interesa armiqësore. Nuk do tï lejojmë se Kosova nuk është as Dobrica Qosiq, as Qubrilloviç, as Andriç. Kosova nuk është as Radojiçiç, as Vuçiç, as Daçiç.

Kosova është amaneti i dëshmorëve, ëndrra e studentëve të marsit ‘81, fryma e Adem Demaçit dhe gjaku i atyre që ranë për flamurin kuqezi.

Kush guxon ta shesë këtë amanet, kush firmos marrëveshje të turpit me Serbinë, kush shkel mbi varret tona, le ta dijë: populli nuk fal më. As UNMIK-u, as EULEX-i, as Soros-i, as oligarkët e tyre nuk mund ta ndalin të vërtetën.

Me 12 tetor, në çdo kuti votimi, do të shkruhet me gishtin tonë dhe me shpirtin tonë: 👉 Republika e Kosovës është e popullit, jo e tradhtarëve. 👉 Vetëvendosja është rruga jonë, e Perëndimit, e drejtësisë, e lirisë. Populli i Kosovës nuk ka nevojë për tutorë as nga Lindja, as nga Perëndimi. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk pranojmë asgjë më pak se dinjitet kombëtar, drejtësi sociale dhe shtet të vërtetë.

Mjaft u vodhën votat, mjaft u shitën tokat, mjaft u kthyen fabrikat dhe pasuria e prindërve tanë në biznese të klaneve mafioze.

Tash është koha e ndëshkimit me votë.

Mos harroni: çdo votë për Vetëvendosjen është votë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për lirinë që nuk shitet, për Kosovën që nuk tjetërsohet.

Me 12 tetor 2025, le ta bëjmë fjalën tonë të madhe: Republika është e popullit, jo e tradhtisë. Kosova është e shqiptarëve, jo e Beogradit. ✍️🇦🇱

Sak Muji (Sylë Mujaj), Rugovë – Zvicër

Video e Sak mujit:

(1) Bajram Kabashi | Facebook

Si donin ta kalonin vjedhurazi dhe pa debat Kiço Blushi dhe Artur Zheji një kanal televiziv në gjuhën greke, në fund të tetorit 2004!

0
Në foto: Kiço Blushi
Nga: Mark Marku
___
Nënshtrimi dhe toleranca në marrëdhëniet shqiptaro – greke
___
Botuar në gazeta «Shekulli», 29/10/2004 fq. 21
___
Hapja e një kanali televiziv të RTSH-së në gjuhën greke është bërë para dy ditësh objekt i një debati të ashpër në Këshillin Drejtues të RTSH-së. Disa protagonistë të këtij debati – anëtarë të Këshillit Drejtues, e kanë paraqitur dje në një të përditshme krejt të deformuar thelbin e debatit dhe të asaj që ka ndodhur në mbledhjen ku u diskutua projekti për hapjen e kanalit televiziv në gjuhën greke. Në prononcimet e pjesës më të madhe të tyre vihej re një përpjekje për ta paraqitur ngjarjen në një optikë rozë, që e përmbledhur në pak fjalë konsiston në këtë mesazh të thjeshtë: kishim të bënim me një projekt krejt normal, miratimi i të cilit u shty thjesht për disa verifikime dhe saktësime të mëtejshme.
Në të vërtetë as projekti, as mënyra se si u servir ai, nuk kishte ndonjë gjë normale.
SI DËSHMITAR DHE PJESËMARRËS NË KËTË DEBAT NË CILËSINË E ANËTARIT TË KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH MË DUHET TË THEM SE PROJEKTI U PARAQIT NË MËNYRË TË PAPRITUR RRETH ORËS 11.00 TË NATËS PASI NE KISHIM BËRË NJA 5 ORË TË MIRA DISKUTIME PËR ÇËSHTJE TË TJERA QË LIDHEN ME FUNKSIONIMIN E RTSH-SË. E RËNDËSISHME TË THEKSOHET ME KËTË RAST ËSHTË FAKTI SE KJO ÇËSHTJE NUK BËNTE PJESË NË RENDIN E DITËS POR U FUT NË MËNYRË TË PAPRITUR NGA KRYETARI I KËSHILLIT DREJTUES Z. KIÇO BLUSHI.
Në fakt projekti nuk kishte asgjë të ngjashme me një material për debat pasi ishte një vendim i formuluar në emër të Këshillit Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së. Miratimi i tij e bënte fakt të kryer ngritjen e kanalit televiziv në gjuhën greke. Kuptohet pra se koha e paraqitjes lidhet me mënyrën e paraqitjes, dhe nëse ky dokument nuk do të kishte asnjë problem dhe do të ishte aq virgjin sa pretendojnë autorët e tij, nuk kishte pse të tentohej të kalohej kështu vjedhurazi dhe pa debat, aq më tepër që natyra e tij nuk e bënte urgjente miratimin e tij. Këshilli kishte materiale shumë më urgjente për të miratuar si p. sh. miratimin e strukturave të RTSH apo të projektit për festivalin e radhës të këngës në RTSH. Në morinë e këtyre dokumenteve dhe të tjerave shumë të rëndësishme për veprimtarinë e RTSH, u gjet pikërisht ky dokument, dhe pikërisht në momentin kur vëmendja e pjesëmarrësve në mbledhje ishte më e dobët se kurrë.
Këtij anormaliteti i shtohet një tjetër: vendimi mbështetej në një kërkese të BE-së ndërkohë që në mbledhje nuk u paraqit asnjë dokument apo kërkesë nga ana e BE-së që të konfirmonte një fakt të tillë. Edhe në prononcimet për shtyp një rrenë e tillë përbënte argumentin kryesor ndërkohë që nuk jepej asnjë bazë dokumentare në mbështetje të argumentit. BE, me sa dimë, i komunikon mesazhet dhe kërkesat në rrugë zyrtare dhe me dokumentacion të rregullt. Vetëm shërbimet sekrete i komunikojnë mesazhet e tyre në formë gojore nëpërmjet individëve të përshtatshëm për këtë punë. Nëse BE e kishte një kërkesë të tillë, fare mirë kjo kërkesë mund t’i paraqitej mbledhjes së këshillit në çdo orë të ditës apo të natës dhe për të mund të diskutohej pa asnjë problem në çdo orë të ditës apo natës.
Në të vërtetë nuk ka asgjë të keqe në idenë e transmetimeve në gjuhën greke pasi kjo do të ndihmonte në mirëinformimin e atyre pak minoritarëve që ndodhen në Jug të Shqipërisë. Por problemi është se realizimi i një ideje të tillë kërkon reciprocitet nga të dyja palët dhe për këtë kërkohet një protokoll bisedimesh dhe një marrëveshje e shkruar nga të dyja palët, ku secila palë të marrë përsipër informimin e minoriteteve përkatëse në territorin e secilit shtet. Sipas kësaj marrëveshjeje reciproke edhe pala greke do të duhej të merrte përsipër të ngrinte një stacion në një qytet grek për transmetime shqip për pakicat shqiptare të zonës së Çamërisë në Greqi.
KUPTOHET QARTË SE NJË ZGJIDHJE E KËSAJ NATYRE KËRKON PROCEDURA JO TË PËRSHPEJTUARA PESËMINUTËSHE SI ATO PARA SË CILËS KËRKUAN TA NA VININ DREJTORI I PËRGJITHSHËM Z. ARTUR ZHEJI DHE KRYETARI I KËSHILLIT DREJTUES ZOTI KIÇO BLUSHI, POR DITË, JAVË E NGANJËHERË MUAJ TË TËRË .
Pikërisht reciprociteti ishte dhe argumenti kryesor i mbledhjes dhe kjo ishte arsyeja pse vendimi u rrëzua me votim nga anëtarët e këshillit drejtues.
Natyrisht një kanal transmetues në gjuhën greke dhe shqetësimi për të nuk ka asgjë të keqe, por nëse vërtetë nuk ka asgjë të keqe, atëhere pse duhet miratuar në formë gjysmë klandestine. Në vendimin e paraqitur, nuk saktësohej asgjë, as programacioni, as personeli, as fondet që kërkonte realizimi i tij, as hapësira që do të mbulonte. Vendimi të krijonte përshtypjen e një dokumenti që kishte mbërritur në këshill nëpërmjet ndonjë kanali që nuk merrte vesh nga punët e kanaleve televizive.
Shqetësimi i drejtuesve të RTSH-së bëhet edhe më paradoksal po të kihet parasysh fakti se pjesë të tëra të territorit shqiptar në Jug janë të pambuluara nga valët e RTSH-së dhe ka zona ku mbërrijnë vetëm sinjale televizive nga stacionet greke. Në të vërtetë minoritarët grekë në Jug të Shqipërisë janë më të mbuluar me informacion në gjuhën e tyre amtare prej stacioneve greke se ç’janë të mbuluar me informacion në gjuhën shqipe shqiptarët që banojnë në ato zona.
Shkurt vendimi u hodh poshtë jo për arsyet që përmendte dje në një të përditshme ndonjë nga anëtarët e këshillit sipas të cilit, dokumenti kishte nevojë për saktësim, por për shkak se miratimi i këtij dokumenti nga pala shqiptare kërkon patjetër nënshkrimin e një dokumenti të tillë nga pala greke. Ky mendim u shpreh qartë dhe prerë nga pjesa dërmuese e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Por prononcimet e tyre në faqet e shtypit janë në disa raste krejt ndryshe me atë çfarë deklaruan në sallën e mbledhjes apo çfarë më kanë shprehur ditën e nesërme. Është e trishtueshme të vëresh se si kolegë me një profil intelektual të spikatur frikësohen dhe tjetërsohen kur vjen puna për t’u shprehur në një debat që ka të bëjë me një çështje “greke”. Përkundër impostimit atdhedashës të mëparshëm dhe retorikës patriotike, ligjërimi i tyre tjetërsohet në përputhje me standardet OJQ-iste të ligjërimit, gjë që megjithatë nuk arrin të fshehë kompleksin e thellë të inferioritetit, madje edhe të faktit se tashmë në Shqipëri ashtu si në Çekosllovakinë e pas ‘68-ës apo si në të gjitha vendet gjysmë të pushtuara kemi arritur në një pikë ku njerëzit kanë frikë të mbrojnë hapur interesat e vendit të tyre dhe aspak frikë të mbrojnë hapur të drejtat e të huajve.
P.S. Një detaj pikaresk: Në këto 15 muaj të funksionimit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, kryetari i tij z. Kiço Blushi dhe drejtori i përgjithshëm i RTSH-së z. Artur Zheji kanë qenë në të gjitha rastet kundërshtarë të paepur të njëri-tjetrit. Ishte kënaqësi t’i shikoje një herë të vetme në konkordancë të plotë. Nuk e kanë kot grekët kur thonë se helenizmi është ideologji që bashkon. Shpresojmë që futja e kësaj shprehjeje këtu të jetë e papërshtatshme për rastin në fjalë.

E përgatiti, Agim Morina, Prizren

“Ja një artikull për Kiço Blushin, babën e Ben Blush moralistit, në të cilën dëshmohet përpjekja e tij, derisa ishte kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me kontrabandu një kanal televiziv në gjuhën greke në vitin 2004.

(Pjesët me germa të mëdha në shkrim janë nënvizime të miat.)

Ismail Ramadani Njeriu që përkujdesej për teatrin “Dodona” në kohë robërie…! A nuk e meriton Ismaili votën tuaj?!

1

Ismail Ramadani i lindur 01.01.1964 ne fshatin Medvec të Lipjanit. Ismaili rrjedh nga nje familje e madhe dhe me të vjetër te njohur nga Lipjani.

Ka punuar ne pushimoren e Kosoves ne Mal te Zi-Kamenova, Budva. Aty ka ndihmuar shumë njerëz për pushime por edhe gjatë kohës së luftës Kroaci-Bosnje, i ka ndihmuar shumë shqiptarë që të ikun nga ushtria jugosllave dhe te strehohen gjetiu. Të fundit kanë qenë djali nga fshati Ribar i Lipjanit nga familja Boshnjaku dhe nje tjetër nga Sllovia-Lipjan nga familja Gashi dhe shumë të tjerë, që tashmë ka kaluar kohe dhe nuk i kujtohen emrat e tyre.

  • Ndërsa shumë nga aktorët, punëtoret dhe njerëz të tjerë e dijnë që pasi jam kthyer nga pushimorja kam filluar punën në Teatrin Dodona me kerkesën e aktorit te madh Enver Petrovci , ku së bashku me aktorin tjetër të madh Faruk Begollin, tashmë të ndjerin kemi pasur marrveshjen që në cdo premierë, shfaqje, festivale, koncerte, tubimet e delegacioneve të ndryshme të cilat i kanë organizuar i ndjeri Ibrahim Rugova dhe te tjerë të gjitha këto janë mbajtur gjatë asaj kohe sa kam qenë une në kujdestari pasi që ka qenë e ndaluar që shqiptarët të mbajnë aktivitete në institucione shtetërore e njëri ndër rastet më kritike ka qenë kur është gjiruar kënga Ilir Shaqiri dhe Mihrije Braha “A ka një pushkë për mua”.
  • Në atë rast e kanë rrethuar Teatrin mbi 8 Kompanjolla të Policisë Serbe, pasi dikush i kishe lajmëruar se po gjirohej për UÇK dhe me gjindshmërinë time kemi shpëtuar të giithë, pasi isha kujdestar në atë mbrëmje në Teater, por edhe fakulteti i Arteve provimet i mbante provimet aty kur une isha në kujdestarim të Teatrit gjate viteve nga viti 1993 e deri sa ka filluar lufta. Edhe pas lufte kam vazhduar prapë punen në Teatrin Dodona.

Ne fshatin tim Medvec-Lipjan për disa vite para dhe pas lufte kam qenë perfaqësues i fshatit dhe i Nënë Terezës, kryetar për ndërtim të fshatit ku kam ndihmuar fshatin dhe rajonin në ndërtimin e shtëpive dhe projekteve të ndryshme për njerëzit në nevojë.

***

Mbajeni në mend partinë e tij dhe numrin për të cilin do të duhej të votonit. Ismail Ramadani është njeri me këso preokupimesh partiake, por gjithnje ka qenë njeri që me prokupimet, përkushtimet dhe punën e tij atdhetare, njeri mbipartiak.

Shinie më poshtë CV e Ismail Ramadanit:

CV-Ismail-Ramadani-1-1 (1) (1) (1) (1) (1).pdf

Dosja e Pranverës 1981 dhe tradhëtia pas çlirimit

6

Nga Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj), i përndjekur politik dhe dëshmitar i ngjarjeve 11–26 mars 1981

⸻

I. PARATHËNIE

Pranvera e Madhe e studentëve shqiptarë në Kosovë (11–26 mars 1981) ishte themeli i Republikës së Kosovës.

Ishte përballja e parë madhore kundër Jugosllavisë dhe Serbisë, e mbajtur mbi shpatullat e rinisë dhe intelektualëve shqiptarë. Ne u përndoqëm, u torturuam dhe u dënuam me vite të tëra burg. Disa u vranë, disa u shuan nëpër qeli, disa jetojnë ende si dëshmitarë të gjallë. Por, pas 44 vitesh, me dhimbje e themi: liria u tradhtua.

⸻

II. TABELA KRONOLOGJIKE (1967–2025)

• 1967–1968: Përndjekja e mësuesit Isa Demaj.

• 1977 (shtator): Betimi i grupit të Rugovës (Ibrahim Nikçi, Riza Demaj, Sylë Mujaj).

• 1978–1979: Isa Demaj në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Prishtinë.

• 1979: Arrestimi politik i Isa Demajt.

• 1979: Vizita e Titos në Kosovë; aksioni studentor me qentë dhe tenxheret.

• 1979–1980: Incidentet në Pallatin e Rinisë “25 Maji” (koncertet e Çoliqit dhe grupit nga Shqipëria).

• 11–26 mars 1981: Demonstratat studentore; ndezja e “zjarrit”, përplasjet, fjalimet, arrestimet dhe gjyqi.

• Gusht 1981: Dënimi i 21 studentëve në Pejë nga gjykatësi Orhan Rekathati, prokuror Kol Lumezi, kryetar i Gjykatës Supreme Tadej Rdiç.

• 1991 (gusht): Dorëzimi i aktgjykimit tim në policinë zvicerane për strehim politik. • 2008: Shpallja e Pavarësisë sipas Planit të Ahtisaarit.

• 2013 (19 prill): Marrëveshja e Brukselit (Thaçi–Dačić).

• 2015 (26 gusht): Demarkacioni me Malin e Zi (Isa Mustafa).

• 2018: Tentativa e Thaçit për ndërrim territoresh me Vučić.

• 2025: Pas 44 vitesh, ende oligarkët dhe tradhtarët janë në majat e politikës, duke sunduar mbi djersën e popullit.

⸻

III. LISTA E 21 TË DËNUARVE (1981)

1. Ali Lajçi

2. Bajram Kosumi

3. Musli Kosumi

4. Merxhan Avdyli

5. Januz Januzi

6. Kadri Kryeziu

7. Gani Koci

8. Hamdi Zymeri

9. Hamdi Hajdini

10. Riza Demaj

11. Ramë Demaj

12. Bedri Deliu

13. Selim Geci

14. Sylë Mujaj

15. Halit Osmani

16. Fahri Ymeri

17. Xun Çeta

18. Ramadan Dobra-Gashi

19. TBD 20.

TBD 21. TBD (Emrat e mbetur do të plotësohen nga arkivat dhe dëshmitarët e gjallë.)

⸻

IV. TRADHTIA PAS ÇLIRIMIT (2008–2025)

1. Marrëveshjet e turpit

• 2008: Plani i Ahtisaarit – legalizoi komunat serbe.

• 2013: Marrëveshja e Brukselit – Zajednica, shtet brenda shtetit.

• 2015: Demarkacioni – humbja e 8.200 hektarëve.

• 2018: Shkëmbimi i territoreve Thaçi–Vučiq.

2. Oligarkët dhe pasurimi i tyre

• Azem & Nadira Vllasi – butiqe dhe biznese nga privilegjet e Jugosllavisë.

• Isa Mustafa – abuzimi me fondin e 3%.

• Veton Surroi – media e Soros-it, propagandë për kompromis.

• Ramiz Kelmendi – Elkos/ETC, lidhje me tregtinë serbe.

• Xhavit Haliti, Radojičiq, Bogoljub, Ramush Haradinaj – uzurpim tokash, biznese kriminale. ⸻

V. AKUZA PUBLIKE

Ju, që tradhtuat:

• Dëshmorët – duke e përbuzur gjakun e tyre.

• Të përndjekurit – duke na harruar e përjashtuar.

• Prindërit tanë – duke ua marrë tokat dhe pronat.

• Kombin – duke ia shitur pasurinë Serbisë, Malit të Zi, Soros-it, EULEX-it.

Ju ndërtuat parqe zoologjike mbi tokat tona, ndërsa populli mbeti pa shtëpi e pa punë. Ju u bëtë miliarderë, ndërsa Kosova u varfërua.

⸻

VI. FJALË MBYLLËSE – MANIFEST POLITIK

Ne jemi ende gjallë. Do të përballemi me ju me fakte, dokumente, dëshmi. Ju do të zbulohemi si tradhtarë, dhe historia do t’ju mbajë përgjegjës. Republika e Kosovës nuk është pronë private. Ajo është amaneti i gjakut të derdhur dhe i Pranverës 1981.

Ju duhet të largoheni: në Serbi, në Turqi ose në Siberi – por jo më në Kosovën tonë. ✍️🇦🇱 Sak Muji (Sylë Mujaj)