Kreu Blog Faqe 506

Ja një nga letrat më të bukura e më të trishtuara të dashurisë, që u shkrua nga Richard Burton për Elisabeth Taylor

0
Kjo letër që kam përkthyer më poshtë është një nga letrat më të bukura e njëkohësisht më të trishtuara të dashurisë. U shkrua nga i madhi Richard Burton për Elisabeth Taylor, 8 muaj pasi u martua me gruan e tij të fundit, Sally Hay, dhe vetëm një javë para se të vdiste në moshën 59 vjeçare. Gjatë atij viti të fundit nuk ishte takuar më me Liz Taylorin e tij të dashur dhe Liz i mbërriti letra në shtëpinë e saj në Kaliforni pikërisht ditën që u kthye nga funerali i Burton që u bë në Zvicër.
Dua të di si je, o urrejtja ime, fytyra dhe kryqi im, hija dhe drita ime, pëllumbesha dhe korbi im.
Asgjë s’ka ndryshuar këtu: liqeni është ende i errët, shiu vazhdon të bjerë papushim dhe në dritaren e verbër ende shkëlqen smeraldi i kujtimit të syve të tu lejla.
Është e diel pasdite. Po pi… dhe më ler të ta them: jam i trishtuar si një qen plak. Vetmia ime ngjason me një shtëpi të madhe, bosh dhe të padobishme si kjo këtu.
Macja ime e verdhë mjaullin. Do të kisha dashur ta kaloja këtë çast nën hijen e supeve të tu,, pranë siluetës sate hyjnore e të lashtë.
Edhe macja e ndjen mungesën tënde, edhe merimanga ka marrë formën e mungesës tënde.
Ah, sikur të më kishe lënë sytë e tu këtu, që të mos mund t’i harroja kurrë!
Sikur të mund të më përgjigjeshe, sikur të mos ishte shumë vonë për këtë detar të dehur që endet pas limanit të tij…
Shtyp zemrën mbi xham, e përsëris emrin tënd dhe timin.
Je si shiu e kujtesa, si drita dhe terri, si arma dhe plaga, si gënjeshtra dhe bukuria, si zjarri dhe akulli…
Eshtë e çuditshme që ti je ende këtu, që koha nuk ka kaluar, që kjo që po shkruaj nuk është letra e një të dehuri, por një poezi e humbur, një poezi plagësh zemre.
Ma kthe kohën kur jetonim të dy si mysafirë të triumfit, në shtratin tonë, përhumbur në vorbullat e Teverit, me përkëdheljet e xhelozisë dhe kafshimet e dëshirës, me mashtrimet e tradhtisë dhe puthjet e fajit.
S’ka jetë pa ty.
Je eshtrat dhe gjaku im, turbullira dhe kthjelltësia ime, muri dhe blerimi, bari që do të puthë gurin e varrit tim.
Ti je jeta.
Do ta përfundoj këtë letër siç e nisa: asgjë e re këtu. Liqeni është ende i errët, era ulërin, është e diel pasdite. Eshtë natë dhe po pi.
Bie shi mbi këtë shtëpi të rrënuar, pa çati, me një dysheme të zbrazët nga mungesa.
Bie shi mbi mua dhe mbi këto fjalë të mjegullta, që të thërrasin një mijë herë.
Në fund të fundit, unë e di se ne nuk jemi ndarë kurrë. Dhe besoj se s’do të ndahemi asnjëherë.
Përktheu: Ervina Toptani

Shembull i Shaban Isufit, mërgimtarit nga Zvicra dhe rruga e tij përplot me sfida e suksese për Kosovën, që nga Bilinica e Gjilanit

Shaban Isufi, një jetë në shërbim të Kosovës, dhe një rol pozitiv gjatë gjithë karrierës duke kontribuar për shtetin e Kosovës

Shabani jeton në Zvicër qe një kohë mjaft të gjatë dhe tash është në pension. E ka një kujtesë të freskët, një mbamendje të rrallë dhe këtë freski të tij e ndihmon tërë kohën kompjuteri, që e ka mikun e mirë të shoqërimit.Ai e ka një histori interesante jetësore, sepse ka kaluar nëpër periudha të rënda dhe të paimagjinueshme për kohën. Nuk ka folur gjatë, sepse nuk ka dashur të tregoj për “heroin”, sepse mendon se të gjithë e kanë pasur obligim, që të punojnë e veprojnë, për ditën e fundit, kohën kur Kosova e përjetoi lirinë e shumëpritur.“Jam i lumtur së pari që kam mundësi të rrëfehem për atë periudhë të rëndë e të sikletshme për shqiptarët. Është punuar me dashuri, me sinqeritet dhe me të gjitha kapacitetet intelektuale e kadrovike, me të vetmin qëllim që t`i tregojmë ish Jugosllavisë së dikurshme, që Kosova mund të bëhet shtet sepse ka njerëz të kualifikuar. Do të doja shumë që këtë rrugëtimin, jo vetëm timin, po edhe të shumë të tjerëve, që kanë sakrifikuar e flijuar edhe jetën, ta bëjmë realitet, ta respektojmë me dinjitet vlerën e secilit sepse pa këto premisa, Kosova nuk do të ishte sot e lirë e as sovrane” shprehet Shaban Isufi.Po kush është në fakt Shaban Isufi, cila është rruga e tij që kaloi nëpër labirinthe të rënda, por krenarie e guximi, me një vendosmëri të madhe arriti të hyjë edhe në portat e Beogradit e Berlinit, për të treguar zotësinë, dijen e guximin e palëkundur.Nuk ka qenë fëmijë i një familje të pasur, por mburret që familja e bëri ky që është sot, të ecë kryelartë për rolin e madh që kishte atëherë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës së cunguar nga zgjedha e Serbisë.“Realisht ishin kohë të rënda, kohë të pakohë, po kishim shumë vullnet e gatishmëri për ta fituar një betejë që kuadrot kosovare e kishin para vetës. Beteja jonë ishte për të hyrë sa më shumë shqiptarë në punë, të jemi më të arsimuar, më të edukuar, më të afërtë me njëri tjetrin, më kolegial dhe më të respektuar me njëri tjetrin.Kuptohet ka pasur edhe atëherë lojëra e situata të pakëndshme, por i kemi tejkaluar sepse përpara e kishim një shtet komunist, që i shtypte kuadrot nga Kosova, por nuk mundi ta shtyp kurrë këmbënguljen tonë kolektive dhe timen për të ecur përpara” shton Shabani.Shaban Isufi, tani është 70 vjeçar, i lindur në Bilinicë të Karadakut të Gjilanit. Rrjedh nga një familje me gjendje të mesme ekonomike, por me plotë pasuri morale, atdhetare e shpirtërore.“Jam fëmiu i dytë i radhës nga 10 fëmijët e gjallë, të prindërve Hamide dhe Ali Isufi i cili me një rrogë të vogël korrieri të Zyrës së Vendit në Pogragjë, më vonë edhe në atë të Kuvendit Komunal në Gjilan, arriti t’i rris, shkolloj dhe edukoj 10 fëmijët e vetë. Nga të cilët katër me familjet e tyre jetojnë në Kosovë, pesë në Zvicër dhe një në Belgjikë. Shkollimin fillor, katër klasësh në vendlindje, tetëvjeçaren në Sh. fillore “Liria” në Pogragjë, gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, gjersa shkollimet e mëtejmë studimore në Prishtinë e Beograd. Meqenëse ishim dhjetë fëmijë, dëshiroja që sado kudo ta ndihmoj familjen. Kështu që gjatë pushimeve verore, më 1972 për herë të parë me vizë pune “Garancion” me shumë familjar punova për tre muaj në firmën “BRUN” Emmenbrucke të Luzernit në CH” , rrëfen për historinë e tij Shabani.Shaban Isufi meqë kishte nevojë për punë, do të jetë vazhdimisht insistues dhe në fund edhe del fitimtar.“Më vonë edhe si student në Prishtinë insistoja me shumë ngulm gjetjen e një vend pune, por njëkohësisht doja edhe të studioja. Mirëpo edhe pse konkurrova në shumë vende të lira puna, dëshira nuk mu realizua. Prandaj, vendosa t`i drejtohem Sekretarit të atëhershëm të Komitetit të LK në Gjilan z. Rexhep Hajrullahu, i cili aso kohe një ditë në javë pranonte qytetarët që kishin brenga për ti treguar.
Pas disa orvatjeve të pasuksesshme për pranim, vendosa ta ndërroj modusin dhe në herën t’jetër të radhës – kërkova pranim në cilësinë e kryetarit të lidhjes së Rinis së fshatit, kërkesë e cila rezultoi me pranim të takimit. Në pranimin e parë i prezantova sekretarit situatën e rëndë materiale të familjes sime shumë anëtaresh dhe eventualisht ndikimin e tij si autoritet për një gjetje pune.

Si masë preventive dhe mundësi reale që ai ka në disponim më propozoi një bursë studentore.
Por duke e parë interesimin dhe këmbënguljen time për një punë, më dha shpresë që takimi i dytë do të jetë rezultativ. Në takimin e radhës më është kumtuar lajmi për një vend të mundshëm pune në Inspekcion. Por vetë sekretari z. Hajrullahu ç’faqi skepticizëm se një fytyrë e butë si e imja, zor se mund ta kryen atë punë të rëndë (vendi i punës ishte inspektor i ndërtimtarisë) sqarohet Shabani.

Shabani tregohet modest kur tregon rolin që ka pasur Rexhep Hajrullahu, që ai të gjejë vendin e tij të punës të shumëkërkuar .

“Në njërën nga takimet e radhës Pranvera e vitit 1977, më ofroi përkatësisht më dha një shpallje konkursi të qeveris së KSAK, dhe sugjeroi konkurrim duke me premtuar se do e kam një preferencë të mirë mbi përshtatshmërinë time morale si anëtar aktiv në Lidhjen e atëhershme Komuniste, anëtar i së cilës edhe isha! I gëzuar dhe shumë i lumtur për premtim të referencës, konkurrova, sipas sekretarit Hajrullahu në Qeverinë e KSA të Kosovës, për një vend të lirë pune.
Më vonë u informuam se ishte një pranim i organizuar (sipas çelësit ) nga Ministria e Punëve të Jashtme të RSFJ-së në Beograd.

Më pas, pasojnë provimet pranuese I, II, III…. para komisioneve të caktuara të SFPJ nga lëmija e politikës brendshme, politikës së jashtme dhe gjuhës së huaj.

Më 20. Tetor 1978 nga ana e SFPJ me shkresën nr. 15100/12-78 informohem se nga Sekretari Federativ i punëve të jashtme në Beograd, e që në atë kohë ishte Millosh MINIQ, jam pranuar në marrëdhënie pune të përhershme në këtë Ministri.

Punën e fillova si praktikant më 01 Nëntor 1978 në Drejtoratin për çështje Kadrovike. Meqenëse isha i martuar, e fituam të drejtën e një banese – garsonierë dy dhomëshe. Në fillim më është lëshuar Pasaporta Zyrtare më vonë edhe ajo Diplomatike. Isha fatlum që pas praktikës afro një vjeçare e kalova me shumë sukses provimin shtetëror dhe vizën për suksese të më tejme. Vlenë të theksohet se, për veç meje, kishe edhe tre/katër të tjerë serb e shqiptarë që njëkohësisht u punësuam” shton Isufi.

Biografia dhe përmbledhja e Shaban Isufit është e gjatë, por ka momente interesante në periudha e vite kohore të ndryshme.

Si u njoh me Rexhai Surroin dhe kuadrot e tjera shqiptare?

“Ndërsa kuadri tjetër që në atë kohë ishin aktivë në këtë Ministri ishin Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Selim Seferi, prof. Qazim Selimi si dhe Rexhai Suroi të cilin pata fat të njëjtin ta kam përball meje në të njëjtën tavolinë gjatë provimit të gjuhës së huaj, unë në atë të gjuhës gjermane, gjersa Ambasador Surroi në atë ruse jashtë semestrale. Më 1979 jam transferuar nga SFPJ, në një mision të ri Diplomatik në Mannheim të RF të Gjermanisë.

Aty isha, përgjegjës i shërbimit konsullar për viza e pasaporta, por dhe të t’jera dokumentacioneve shtesë për qytetar.

Më 1982, përsëri jam sistemuar në SFPJ në Beograd. Kështu që pas demonstratave të 1981, u bë i paqëndrueshëm qëndrimi dhe në përgjithësi banimi në Beograd. Me insistimin timin tim personal, por dhe marrëveshjeve institucionale – kalova në Qendrën e Sigurimit Publik në Gjilan në cilësi të Inspektorit për delikuencën e të miturve”.

Shaban Isufi thotë se më 1990 futën masat e dhunshme në tërë Kosovën, pa e përjashtuar edhe Qendrën e Sigurimit në Gjilan.

“Atëherë me shumë krenari i thamë jo Serbisë, duke përpiluar një tekst kundërshtimi “Se tash e përgjithmonë i njohim vetëm organet legjitime të Kosovës, e jo ato të Serbisë. Braktisem në mënyrë të organizuar librezat e anëtarësisë së LK, braktisëm vullnetarisht edhe vendet e punës, formuam Sindikatën e pavarur të policisë. Kryetar i KE i së cilës sindikate isha unë. Me burgosjen e Halit Rexhepit, kryeshefit tonë historik, dhe shumë zyrtarëve të tjerëv si Esat Marovcit, Enver Ramizit, Fazli Murselit etj. Gjithashtu meqenëse i gjithë dokumentacioni mbi punën e kryer të kësaj sindikate (e që në fakt nuk ishte i paktë) gjendej në shtëpinë time, dhe se disa here isha kërkuar nga policia serbe në shtëpi vendosa të largohem përfundimisht nga shtëpia.

Në fillim vet e pas dy jave në Shkup mu bashku edhe familja. Më pastaj një muaj në Tiranë, 5 ditë në Como të Italisë dhe pas shumë peripecive më 01. Janar 1995 në destinacionin CH. Pas një vit pritjeje, pra më 1996 definitivisht na është njohur statusi i refugjatit. Fëmijët pas pesë vitesh, ndërsa edhe ne prindërit më vonë jemi natyralizuar me shtetësi dhe pajisur me Pasaporta Zvicerane. Më pastaj tre fëmijët tanë u shkolluan, u punësuan dhe në formën më të mirë të mundshme u integruan” shprehet me shumë krenari Shabani.

Shaban Isufi thotë se si prindër, vërtetë jemi të lumtur dhe shumë krenar me fëmijët tanë me trajtimin dinjitoz që ndaj neve kanë.
-Arlindi mbaroi fakultetin në Universitetin e Zürichut, është Magjistër i Ekonomisë, për disa vite ishte asistent i tri lëndëve në të njëjtin Universitet. Zyrtar i lart bankar, afarist dhe promotor i shumë sukseseve.

Shaban Isufi është i martuar baba i tre fëmijëve.

Valentina është edukatore dhe së shpejti edhe mësuese shkolle. Ajo është e martuar dhe i ka katër fëmijë. Fatlumi, është drejtues Arkitekture dhe afarist dhe është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Që të gjithë kanë shtëpi të veta banimi.

Ai kallxon: “Kohën e lirë e kaloj, në kompjuter, vizita, sheti dhe të shumtën e kohës me ushqimin shpirtëror me fëmijët e fëmijëve; tre nipa si yje dhe gjashtë mbesa – princesha të gjyshit” përfundon rrëfimin e tij Shaban Isufi.

/Rajonipress/

 

Kur je kurvë me mandat!

1

Nga: Dijana TOSKA

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.

Na kanë lodhur me krenarinë tonë të lashtësisë.
Çdo krizë politike e morale e përballojmë me një fjali të vetme: “Jemi një ndër popujt më të lashtë në botë!”
Ne lindëm bashkë me diellin, tokën, Evën e Adamin i dhamë botës alfabetin, pastaj  i rrezistuam të gjitha furtunave historike ngase ishim trima legjendarë, pastaj na doli se gjatë studimit të evoluimit të specieve dhe njerëzimit në përgjithësi në ADN tona, informacioni gjenetik (te një pjesë e jona) na veçon për Kurvëri.

Prandaj,  sot  “të jesh kurvë” nuk është më ofendim, është strategji.
Është formulë për mbijetesë politike, për karrierë multiinstitucionale e shvaleraj mediatik.

Kur i shet idealet për një karrige, kur i ndërron bindjet si çorapet e bardha sipas sondazheve, kur nënshkruan marrëveshje e nuk i respekton kurrë, kur ligjet trajtohen si oferta, e drejtësia si monopol, kur postet kalkulohen me monedha brenda një martese qeveritare, atëherë nuk je më politikan.

Je kurvë me mandat.

Sot, nuk ka më ideologji, bindje, program apo profesionalizëm e meritokraci.
Sot, ka treg, ka klientë dhe ka çmime, varësisht nga aftësia për tu shitur.
Dhe kush nuk e shet veten,  mbetet jashtë tregut, pa çmim, pa vlerë dhe mbetet kërkushi.

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.

Dhe qeshin me zë të lartë kur i pyet kush se cili është  çmimi i shërbimeve të tyre në një shtëpi publike me emrin Shtet.
Dhe ne, populli i lashtë pellazgo-ilir, nuk reagojmë, kemi bërë kompromis me moralin duke e pranuar kurvërinë si kulturë shtetërore. Por, edhe nëse ndodhë të reagojmë  e protesojmë, këtë nuk e bëjmë pse udhëhiqemi nga idealet etike e qytetare, por pse ende mundohemi t’i mbrojmë standardet false që  na i imponon kjo kurvëri politike. Si klientë të rregullt, të përdorur e të heshtur në vazhdimësi kemi paguar çmimin më të shtrejtë, herë me djersën e ballit e diku edhe me ate të shpinës pa kërkuar hesape e as kusur.
Në këtë bordello moderne që quhet qeverisje demokratike, ne  kemi mbetur të vjetër, jo të mençur.
Kurvëria na është bërë pjesë e mendësisë!

Shkup, 18 korrik 2025

Rreth Kuranit të motorit të djegur, haditheve, kusherinave dhe transmisioneve

1
Preshevaret e disiplinuara e mësojnë Kuranin për hirë të vendeve arabe-islamike, Serbisë dhe Rusisë…!

Lirim Gashi, Prizren

(në shqip dhe gjermanisht)
Kur jetoja në Gjermani, e kuptova shpejt se 90% e arabëve që i njihja, gënjenin më së shumti pikërisht kur betoheshin në Allahun e Plotfuqishëm.
Më së shumti betoheshin kur donin të më shisnin ndonjë veturë të përdorur “në gjendje perfekte”. Dhe pikërisht në atë moment e kuptoja se pas 20 kilometrash, ose motori do të shpërthente si bombë, ose transmisioni do të shndërrohej në një mulli lutjesh – dhe mua do të më duhej të merrja me qira një kamion për ta tërhequr “bekimin me katër rrota” deri te dera e shitësit.
Por kur i bija ziles së shtëpisë që ai ma kishte prezantuar si të veten, më dilte në derë një gjerman plak me pantallona të ngritura deri mbi vetullat e Hitlerit dhe më thoshte, me një buzëqeshje të ftohtë:
“Arabë? Jo, faleminderit! As me qira, as si nënqiramarrës, as me britma gjatë Ramazanit, as me ulërima gjatë seksit. Dua vetëm pak qetësi!”
Por kjo nuk ishte gjëja më e keqe.
Tmerri i vërtetë fillonte kur ndesheshe me moralin e tyre seksual “familjar”. Mjaftonte që kushërirës t’i forcoheshin pak thithkat e cicave, dhe hormonet e tyre fillonin të vallëzonin si dervishët në ekstazë.
Kur i pyesja pse kishin një nevojë kaq të sëmurë për të bërë seks me kushërirat e tyre, shumë prej tyre më përgjigjeshin sinqerisht se penisi i tyre kishte krijuar një lidhje telepatike kuranore me vaginën e kushërirës – një lloj Bluetooth shpirtëror – dhe nuk mund ta përmbante veten. Aroma vaginale e kushërirës, sipas tyre, ishte aq joshëse sa bytha e kudres për një qen të kojshisë në ngrohtësinë e pranverës.
Dhe kur ua përsërisje pyetjen, përgjigja ishte e qartë: “Edhe Profeti e ka bërë.”
Thoshin se Profeti jo vetëm që shiste deve, por edhe kishte pasur marrëdhënie të shumta seksuale me kushërirat e veta. Madje disa besonin se ai ishte kushëri i parë me Ibrahim Miran Kelmendin.
Në atë çast, kuptoja përfundimisht: kur një arab i përkushtuar bënte be “pasha Allahun se “motori i makines është si i ri,, për mua kjo kishte të njëjtën vlerë si etiketa BIO në suxhukun prej mishi derri.
Sapo fillonte të betohej, e dija: kjo makinë s’e mbërrin as pompën e parë të benzinës.
Dhe pikërisht kështu ndodhte: pas 20 kilometrash nëpër rrugët e Këlnit, makina jepte shpirtin si një muezin që bërtet me zë të lartë gjatë Ramazanit, e më pas bën vetëvrasje nga epshi i pakontrollueshëm për të kënaqur 72 hyritë e Xhenetit me ndihmën e Kamasutrës së Muhamedit.
Me zemrën plot besim dhe karburatorin me vaj, kthehesha tek “shtëpia” që më kishte thënë se ishte e tija, murmurisja “Alhamdulilah”, i bija ziles – dhe përsëri më hapej dera nga gjermani i moshuar:
“JO! Këtu nuk ka arabë! Faleminderit prej Zotit, as me qira, as me selam, as me ulërima gjatë seksit, as me zënka gjatë ditës!”
Në fund, më duhej ta pranoja të vërtetën e hidhur se makina ishte mashtrim, se shtëpia ishte iluzion, ndërsa shitësi ishte një aktor profesionist, i diplomuar në Akademinë Islamike të Teatrit të Gënjeshtrave të Shenjta.
Por ajo që më tronditi më së shumti nuk ishte makina, as gjermani, as zhurma e transmisionit të djegur – por përgjigjja e njërit prej këtyre “profetëve të makinave” kur e pyeta:
“Pse jetoni kështu? Pse mashtroni?”
Më pa drejt në sy, me bebëza të skuqura nga leximi i sureve, dhe më tha me një sinqeritet të tillë që për pak më bëri ta ndryshoj fenë:
“Vëlla… edhe Profeti kështu ka bërë. Edhe ai shiste deve. Edhe ai qinte kushërira.”
Dhe unë s’dija më nëse isha në një treg veturash, në një seminar fetar, apo në një version pervers të Game of Thrones – Edicioni i Xhamisë.
***
DER KORAN DES VERBRANNTEN MOTORS: DIE HADITHE DER COUSINEN UND GETRIEBE
Autor: Lirim Gashi
Als ich in Deutschland lebte, war mir schnell klar: 90 % der Araber, die ich kannte, logen am heftigsten genau dann, wenn sie bei Allah dem Allmächtigen schworen.
Am liebsten schworen sie, wenn sie mir ein „perfektes“ Gebrauchtfahrzeug andrehen wollten. Und genau in dem Moment wusste ich: Nach 20 Kilometern wird der Motor platzen oder das Getriebe sich in eine Gebetsmühle verwandeln – und ich werde mir einen Transporter mieten müssen, um diese „Gottesgabe auf vier Rädern“ zurück zum Verkäufer zu schleppen.
Aber wenn du bei der Tür klingeltest, die er dir stolz als „seine“ Adresse präsentiert hatte, öffnete dir ein alter deutscher Opa mit Hosenträgern bis über die Augenbrauen von Hitler und sagte freundlich, aber bestimmt:
„Arabisch? Nein danke! Kein Mieter, kein Untermieter, kein Streit, kein Ramadan-Röcheln beim Sex. Ich will nur meine Ruhe!“
Doch das war nicht einmal das Schlimmste.
Das wahre Grauen begann, wenn man sich mit ihrer cousinophilen Sexualmoral beschäftigte. Sobald bei der Cousine die Brustwarzen ein wenig Richtung Himmel zeigten, begannen ihre Hormone zu tanzen wie Derwische in Trance.
Wenn ich sie fragte, warum um alles in der Welt sie so heiß auf ihre Cousinen seien, antworteten manche ganz ernst: Ihr Penis sei telepathisch mit der Vagina der Cousine verbunden – durch eine Art koranisches Bluetooth – und könne einfach nicht widerstehen. Der Vaginalduft der Cousine sei so verführerisch wie eine läufige Hündin für einen Straßenköter im Frühling.
Und wenn du nochmals nachharktest, kam die logische Antwort: „Auch der Prophet hat’s gemacht.“
Der Prophet, sagten sie, habe nicht nur Kamele verkauft, sondern auch fleißig Cousinen gevögelt. Manche meinten sogar, er sei ein enger Cousin von Abraham – oder Miran Kelmendi.
Spätestens da wurde mir klar: Der Ausdruck „Bei Allah, Bruder, der Motor ist top!“ hat denselben Wahrheitsgehalt wie das Bio-Siegel auf einer Packung Schweinesucuk.
Sobald ein besonders gläubiger Araber schwor, dass der Motor „wie neu“ sei, war mir klar: Diese Karre wird nicht mal bis zur nächsten Tankstelle überleben.
Und genau so kam es: Nach 20 Kilometern auf den Straßen von Köln hauchte das Auto sein letztes Bismillah, wie ein Muezzin im Ramadan, der so lange ruft, bis er aus Verzweiflung Selbstmord begeht – nur um endlich mit den 72 Jungfrauen im Himmel Stellung 47 der Kamasutra des Propheten auszuprobieren.
Mit Herz voller Vertrauen und einem Ölfilter voller Reue kehrte ich zurück zur angeblichen „Adresse“ des Verkäufers. Ich murmelte „Alhamdulillah“, drückte die Klingel – und wieder öffnete mir der alte Hitler-Opa:
„NEIN! Kein Araber hier! Kein Mieter, kein Geschrei, kein Allah-Akbar beim Orgasmus! Danke dem Herrn!“
Am Ende musste ich die bittere Wahrheit akzeptieren: Das Auto war Betrug, das Haus war eine Fata Morgana, und der Verkäufer war ein ausgebildeter Schauspieler der Heiligen Theaterakademie der Islamischen Lügenkünste.
Aber was mich am meisten schockierte, war nicht der Motor, nicht der Opa, nicht mal der Gestank des verbrannten Getriebes – sondern die Antwort eines dieser Gebrauchtwagen-Propheten, als ich ihn fragte:
„Warum lebt und betrügt ihr so?“
Er sah mir tief in die Augen, die Pupillen rot vom Koranlicht, und sagte mit so entwaffnender Ehrlichkeit, dass ich fast konvertiert wäre:
„Bruder… auch der Prophet hat das gemacht. Er hat verkauft. Und er hat gevögelt. Cousinen.“
Und ich wusste nicht mehr, ob ich auf einem Automarkt war, in einer religiösen Schulung – oder in einer perversen Neuverfilmung von Game of Thrones: Moschee Edition.

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

0

Florim Zeqa 

Pas dështimit të 48, do të vjen i 49-ti, i 50-ti dhe kështu më radhë deri në pambarim i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës! Praktikisht kjo legjislaturë përveq besimit e ka humbur edhe legjitimitetin qytetar! 

T’iu merret imuniteti politik 120 depuetëve aktualë 

Nga paslufta në vijimësi kemi pasur ngërçe dhe bllokada politike në zgjedhjen e kryeministrit dhe presidentit, por është hera e parë në historinë më të re të Kosovës, kur ngërçi politik ndodhë në fazën e parë të konstituimit të Kuvendit!

Pas çdo ngërçi politik na është dashur ndërhyrja ndërkombëtare për arritjen e “marrëveshjeve” për bashkëqeverisje, por kemi pasur rastin kur edhe ndërhyrja ndërkombëtare ka qenë e pamjaftueshme, siq ishte rasti me zgjedhjen e presidentit, kur ish Ambasadori Amerikan, Christofer Dell na e solli presidenten në zarf!

Tani kur është e pamundur arritja e një konsensuesi politik mes forcave politike në Kuvend, vetëm zarfi ndërkombëtar kryen punë!

Porqë, kësaj radhe zarfi duhet të jetë i përmasave më të mëdha, për shkak se me një emër të vetëm nuk zgjidhet bllokada në Kuvend!

Në zarfin Amerikan duhet të futen 120 emra të rinj për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe një vendimin arbitrar për largimin e 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt 2025 dhe jo vetëm kaq!

Duhet t’iu merret imuniteti politik 120 deputetëve aktualë dhe t’iu merret e drejta për të kandiduar në zgjedhjet e radhës kurdo që të mbahen ato!

Vetëm kështu mund të ndodhë ndryshimi politik dhe vetëdijësimi i qytetarëve të këtij vendi për mosvotimin e partive ekzistuese, gjë e cila e krijon mundësinë e ngjizjes së Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), kërkesë kjo e vazhdueshme e imja për t’a kthyer vendin në rrugën e mbarë të politik-bërjes dhe shtetndërtimit. 

Vetëm largimi i tërësishëm i kësaj klase politike do të ishte shpëtim për vendin, në të kundërtën, përveq theqafjes politike e rrezikojmë edhe ekzistencën e Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran në hartën gjeopolitike të Evropës.

Drejtësia pa parime

1

Nga Dritan Goxhaj 

Pjesa e pare 

Një nga parimet kryesore të drejtësisë është ajo që njihet si “Parimi i Prezumimit të Pafajësisë”, që nënkupton se, një person, që organi i akuzës i ka atribuuar kryerjen e një vepre penale, konsiderohet sikur nuk e ka kryer atë, deri në momentin që një gjykatë kompetente do të krijojë bindjen dhe do të vendosë, nëpërmjet një vendimi gjyqësor të formës së prerë, që ai është i fajshëm penalisht për kryerjen e faktit penal, dhe se gjatë procesit gjyqësor barra e provës i takon ekskluzivisht organit të prokurorisë.  

Por kur organi i akuzës i atribuon personit ose personave të akuzuar vepra penale në një periudhë kohore në të cilën të akuzuarit nuk kanë qënë fare në detyra dhe struktura përgjegjëse për atë çka ka ndodhur, atëherë ky parim i prezumimit të pafajësisë ka rënë automatikisht.  

Dhe kjo ka ndodhur, ose më sakt po ndodh në procesin gjyqësor në Hagë kundër 4 (katër) ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.  

Pikërisht, dje, më 16 korrik 2025, kjo Gjykatë Speciale e Kosovës, e stacionuar në Hagë, ka vendosur të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: për të hequr nga aktakuza të gjitha akuzat që lidhen me ngjarje të pretenduara para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.   

Sipas mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, konflikti i armatosur në Kosovë ka zgjatur nga maji 1998 deri më 20 qershor 1999, dhe çdo pretendim për krime jashtë kësaj periudhe është i pabazë në realitetin historik dhe ligjor.  

Pamvarësisht se ideja e kësaj kërkese është e drejtë, formulimi i saj mbetet i gabuar, dhe kjo Gjykatë Speciale nuk është organi kompetet për të shtjelluar këtë këkrkesë, pasi në ligjin për Dhomat e Specializuara të vitit 2015, në Nenin  Nr.7, Juridiksioni Kohor shkruhet: “Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre, të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.” 

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të kërkojë që këta të mos akuzohen për vepra penale që prezumohet dhe që kanë ndodhur para dhe pas periudhës kur këta persona kanë qënë pjesë e strukturës komanduese të UÇK -së.  

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë bërë pjesë e strukturës Komanduese të UÇK -së në qershor të vitit 1998. Më konkretisht: në 10 Qershor të vitit 1998, kur këta persona themeluan Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK -së.  

Deri më këtë datë përgjegjës për gjithë veprimtarinë dhe atë çka ndodhte brenda UÇK -së ishte një strukturë tjetër me persona të tjerë.   

Dhe kjo strukturë quhej Sektori i Rëndësisë së Veçantë -SRV. 

Ky sector, i quajtur SRV, është krijuar nga kryesia e LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) në vitin 1993, me detyrë: për krijim e lëvizjes së armatosur për çlirimin e Kosovës.  

Dhe më datë 17 Dhjetor të vitit 1994, në një mbledhje të saja, Këshilli i Përgjithëshm i kësaj force politike (LPK), me bazë jasht vendit, vendosi që, Ushtrinë që do krijohej ta emërtojnë “Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK”, dhe po në këtë mbledhje ju kërkua këtij Këshilli që të emëronte edhe anëtarët e këtij Sektori të Rëndësisë së Veçantë.  

Dhe në përbërje të këtij Këshilli Kryesia e LPK-së emëroi këta persona: Xhavit Halitin, Azem Sylën, Jashar Salihun (i ndjerë) dhe Ali Ahmetin si drejtues dhe përgjejgës të SRV për gjithë veprimtarinë e UÇK-së.  

Jashar Salihu u caktua kryetar i Fondit Vendlindja Thërret, ndërsa tre të tjerët, nga data 17 dhjetor 1994 e deri më 10 qershor 1998 kanë qënë përgjegjës për gjithçka ndodhte në dhe me UÇK -në.   

Prandaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke mos qënë pjesë e kësaj Strukture të Rëndësisë së Veçantë, nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vepra të supozuara të ndodhura në periudhën kohore nga 1 janar 1998 deri në 10 qershor 1998.  

Por këta persona, nuk mund të jenë përgjegjës as për vepra penale të supozuara të kryera në periudhën nga Qershori i vitit 1999 e deri në më 31 dhjetor 2000, sipas Nenit Nr.7 të larpërmendur.  

Më saktësisht, më 20 qershor të vitit 1999 Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së ka nënshkruar me KFOR-in Marëveshjen e demilitarizimit dhe transmormimit të UÇK -së. Kjo do të thotë se, në 20 Qershor të 1999, UÇK -ja ka pushuar së ekzistuari dhe funksionuari si organizëm dhe, me përjashtim të Shtabit të Përgjigjëshëm, i cili pësoi një ristrukturim të ri në kuadër të transformimit, gjithë strukturat e tjera të UÇK -së u shpërbënë. 

Pra UÇK-ja nuk ekzistone më, dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk ishin më pjesë e UÇK-së, por anëtarë të Qeverisë të Përkohëshme, të krijuar në Rambuje.  

Prandaj, për gjithçka që ka ndodhur midis periudhës kohore: 20 Qershor 1999 dhe 31 Dhjetor 2000 është përgjegjëse Qeveria e Përkohëshme e Kosovës. 

Do thoni ju që këta kanë qënë anëtarë të Qeverisë dhe drejtues, po, por ama këtu po akuzohen vetëm si strukturë e UÇK- së, ndërkohë që kjo structure, për të cilën këta mbahen përgjegjës, ka funksionuar në periudhën kohore 10 Qershor 1998 deri në 20 Qershor 1999, vetëm një vit.  

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të riformulojnë sërish kërkesën e tyre, drejtuar Dhomave të Specializuara, që klientët e tyre të mos akuzohen për vepra penale të cilat janë kryer në kohën që këta nuk kanë qënë përgjegjës të strukturës drejtuese të UÇK -së, por, për to të mbajnë përgjegjësi ata që kanë qënë, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti.  

Pasi tashmë është evidente, ashtu si në rastin e Sali Mustafës, edhe në rastin e Pjetër Shalës (që do e trajtoj në pjesën e dytë të këtij shkrimi), dhe tashti në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, drejtësia që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendojnë të përçojnë dhe japin, është një drejtësi që i ka humbur parimet e saja dhe nuk mund të pritet që ajo të korigjojë vetveten.  

Ndërsa shoqata e Veteranëve të Luftës, të mos merret vetëm me deklarata mediatike por të inicojë një kërkesë ligjore drejtuar Gjyaktës Kushtetuese të Kosovës për ndryshim të Nenit Nr.7 të Ligjit për Dhomat e Specializuara.  

Si dhe njëkohësisht të fillojë organizimin e protestave massive, jo vetëm në Prishtinë, por në të njëjtën kohë e ditë në gjithë qytetet e Kosovës, kundër kësaj Gjykate e Prokurorie, në mënyrë të vazhdueshme.  

Ndërsa partitë e dala nga rradhët e luftës në kuvendin e Kosovës, atëherë kur të arrijnë ta konstituojnë atë, duhet të inicojnë një rishkim total të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke filluar që nga kopetencat e tyre, e deri të ndryshime thelbësore në nene të veçanta. 

Ndryshe çdo lloj retorike tjetër është e kotë. 

Populli ynë thotë: “Llafet e tepërta janë fukarallëk.” 

Tiranë, 17 korrik 2025 

Kush ishte Ali Gostivari …?!

Nga: Nafi  Çegrani  

Në historinë e popullit shqiptar, shpesh e vërteta ka ecur e përgjakur, fshehur pas fjalëve të mëdha dhe mbuluar nga zëri i trumbetave ideologjike. Konferenca e Bojanit, ku u proklamua me ngazëllim bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ishte një yll i ndritshëm në horizontin e zymtë të Luftës së Dytë Botërore. Por ajo dritë u shua shpejt. Në vend të bashkimit, shqiptarët e Kosovës u lanë të zbathur përpara një Jugosllavie që vinte me flamurin e “vëllazërim-bashkimit”, por sillte ndarjen e re, më të sofistikuar.

Në këtë terr ideologjik, u shfaqën emra që sot janë të lidhur me tradhtinë, dhunën dhe mashtrimin. Miladin Popoviqi, malazezi që Enver Hoxha e quante “Ali Gostivari”, ishte më shumë se një emisar i Partisë Komuniste Jugosllave – ai ishte zbatuesi praktik i një projekti që kishte për qëllim nënshtrimin e vetëdijes shqiptare përmes shantazhit ideologjik dhe dhunës së fshehtë. Ai ndihmoi Enver Hoxhën të merrte pushtetin në Shqipëri, duke zhdukur çdo alternativë nacionaliste dhe duke përçarë rezistencën e vërtetë shqiptare. I fshehur pas pseudonimeve dhe misioneve të koduara, Miladin Popoviqi ishte një instrument i qartë i Kominternës dhe më vonë i UDB-së.

Atentati ndaj tij në Prishtinë më 1945 nuk ishte një rastësi, as një akt i çmendur, as komplot i errët i shërbimeve sekrete. Ishte një vendim politik dhe moral, i marrë nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, ku bënte pjesë edhe Haki Taha, patrioti i heshtur nga Gjakova. Ai nuk ishte as fashist, as reaksionar. Ai ishte njeri i sakrificës, që e njihte dhimbjen e robërisë dhe e ndiente mashtrimin mbi kurrizin e popullit të vet.

Por historia e tij u mbulua. Asnjë televizion, asnjë akademi, nuk dëgjoi zërin e dëshmitarëve të asaj dite të kobshme. Xhavit Nimani, nën shoqërinë e OZN-ës, udhëhoqi ndjekjen e Haki Tahës. Kjo është e dokumentuar nga gojët e gjalla që e panë, që e përjetuan. Njëri dëshmitar e kishte parë Hakiun të plagosur në “plemën” e Prishtinës, i cili, i tradhtuar nga vija e gjakut, u gjet dhe u rrethua. Tjetri përshkroi kufomën e tij, disa qindra metra më larg. Nuk e vrau askush tjetër – ai vrau veten pas plagosjes, për të mos rënë i gjallë në duart e një pushteti që nuk njihte as mëshirë, as dinjitet.

Dosjet e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri flasin. Ose më saktë, heshtin. Sepse pas vitit 1948, kur Shqipëria u nda nga Tito, shumë gjëra u “rishkruan”. Versioni fillestar i vitit 1945 duhet ekzaminuar me kujdes për të zbuluar se si u interpretua vrasja e Popoviqit kur Enveri ende i shërbente Jugosllavisë, dhe si ndryshoi narrativa më pas – kur propaganda donte ta nxirrte OZNA-n si fajtor, për të larë mëkatet e një ideologjie që kish nxjerrë përbindësha.

Teoria se Miladin Popoviqin e vrau vet UDB-ja është një mashtrim i ndyrë, një retorikë konspirative e ndërtuar për të fshehur turpin e bashkëpunimit të Enver Hoxhës me pushtuesin e vërtetë të Kosovës. Ironikisht, vet Fadil Hoxha – më vonë në fund të jetës – pranoi se Haki Taha kishte qenë patriot dhe jo bashkëpunëtor. Por për shumë dekada, as Hoxha i Gjakovës, as Hoxha i Tiranës, nuk patën guximin ta thonë të vërtetën. Njëri për shkak të frikës nga Beogradi, tjetri për të ruajtur mitin e tij si revolucionar.

E gjitha kjo për të përkrahur një tjetër teori të turpshme, që përpiqet ta paraqesë Miladinin si “nacionalist shqiptar”! Si të ishte ai që e donte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe jo ai që u përpoq me të gjitha mjetet ta zhdukte atë shpresë.

Nëse ndalemi në mendimin e filozofes Hannah Arendt, e cila shkroi për “banalitetin e së keqes” dhe për mënyrën si regjimet totalitare fshijnë individualitetin dhe përgjegjësinë morale, atëherë veprimi i Haki Tahës duhet parë si akt i ndërgjegjes, si protestë personale kundër një makinerie që kërkonte të zhdukte çdo frymë lirie.

Albert Camus, në veprën e tij Njeriu në revoltë, e përshkruan njeriun që ngrihet kundër padrejtësisë jo si kriminel, por si dëshmitar të jetës që ka kuptim. Haki Taha, në këtë kontekst, nuk ishte thjesht një atentator – ai ishte revoltë kundër heshtjes, kundër mashtrimit, kundër një politike që përdorte shqiptarët si mjet për interesat e të tjerëve.

Miladin Popoviqi ishte jo vetëm “miku” i Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës, por një figurë e errët e një politike që, në emër të revolucionit, dogji flamurin e bashkimit kombëtar. E megjithatë, pas vrasjes së tij, historia u shkrua nga fitimtarët. U përhap mjegulla e propagandës; Haki Taha u shpall armik, bashkëpunëtor i fashizmit – një stigmatizim që, në thelb, synonte të fshihte frikën që regjimet kishin nga njeriu i lirë.

Në fund, kjo ngjarje nuk është vetëm një çështje historike. Ajo është një çështje ndërgjegjeje kombëtare. Deri kur do të lejojmë që figurat e tradhtisë të shfaqen si “çlirimtarë”, dhe dëshmorët e vërtetë të etiketohen si “reaksionarë”? Deri kur do të heshtim para dëshmitarëve që jetojnë me të vërtetën në shpirt, por askush nuk i pyet?

Haki Taha është një kujtesë – por mbi të gjitha, është një ndërgjegje që na ndjek. Dhe çdo përpjekje për ta zhdukur atë nga historia, është një atentat i dytë – këtë herë, jo ndaj trupit, por ndaj së vërtetës. 

Rreth autorit 

Nafi Çegrani – Një jetë në kërkim të së vërtetës

U lind në Çegran, në zemrën e Pollogut, në një kohë kur të qenët shqiptar kërkonte guxim dhe qëndresë. Nafi Çegrani, autor i veprës “Diversantët”, është një dëshmitar dhe shkrimtar i ndërgjegjes së ndaluar. Ai nuk e kërkoi letrën për modë, por për drejtësi. I përndjekur nga një sistem i verbër ndaj të vërtetës, ai e ruajti shpirtin e lirë përmes fjalës.
Në këtë vepër, ai nuk rrëfen vetëm jetën e tij – por jep zërin e heshtur të shumë të burgosurve, të internuarve dhe të nëpërkëmburve. Në rrëfimin e tij ndërthuren kujtesa, morali dhe filozofia e njeriut që, edhe kur dështojnë institucionet, mbetet njeri. 

Pas përfundimit të shkollës Normale “Zef Lush Marku”, Çegrani u diplomua në Akademinë Pedagogjike të Shkupit dhe më vonë në gazetari në Tiranë, pasi kishte kaluar nëpër kalvarin e burgut politik. Studimet në albanologji dhe gazetari nuk ishin për të vetëm përgatitje profesionale, por edhe një mënyrë për të ndërtuar një filozofi jetësore mbi identitetin, kulturën dhe drejtësinë.

Në rininë e hershme, u përfshi në strukturat e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë dhe u dërgua për trajnim në Qendrën famëkeqe të SDB-së në Batajnicë, Beograd. Aty u gjend përballë një realiteti të errët, ku nëntoka shoviniste dhe logjika e frikës sundonin gjithçka. Në vend që të përshtatej, ai u përplas me këtë sistem nga brenda – një konflikt i heshtur, por i thellë, që e çoi drejt arratisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, në mërgim, ai nuk humbi, por e gjeti zërin e tij.

Pas kthimit, me qëllimin për t’u inkuadruar si gazetar në Radio Prishtinë, e gjeti veten në vorbullën e ngjarjeve të vitit 1981, kur shpërthyen demonstratat shqiptare në Kosovë. U arrestua nga UDB-ja jo pse kishte kryer ndonjë krim, por për faktin se mendonte ndryshe dhe dinte shumë – një krim i padukshëm në një shoqëri që i trembej mendjes së lirë. E dërguan në burgun e rëndë të Zenicës në Bosnje, ku iu inskenua një proces gjyqësor absurd, si për të dëshmuar se edhe heshtja është faj, kur je shqiptar dhe i vetëdijshëm.

Pas daljes nga burgu, Çegrani e shndërroi vuajtjen në krijimtari, dhe përvojën në reflektim. Vepra e tij është një ballafaqim i hapur me të keqen që vjen nga strukturat e pushtetit të fshehtë dhe me dhunën që kamuflohet si ligj. Në librat “Ballë për ballë me vdekjen” dhe “UDB-ja vepronte edhe në Amerikë”, ai nuk shkruan vetëm si dëshmitar, por si njeri që e ka përjetuar drejtësinë e shtrembëruar në thellësinë e qenies. Fjalët e tij janë ngulitur me gjak dhe ndërgjegje.

Në librin “Çegrani dhe trungu i fiseve”, autori i rikthehet rrënjës dhe origjinës, duke u zhytur në thellësinë e kujtesës historike, në atë vijë të padukshme që lidh individin me fisin, vendin dhe gjuhën. Ky libër është më shumë se një studim: është një akt i kujtimit dhe ruajtjes së qenësisë, në një kohë kur gjithçka tenton të zhbëhet në emër të harresës.

Ndërsa në veprën “Diversantët”, ai analizon me vëmendje të veçantë fenomenin e veprimtarive të fshehta dhe subversive të drejtuara nga UDB-ja dhe Sigurimi. Përmes një gjuhe të ngjeshur dhe stilit të tij rrëfimtar që shpesh e prek kufirin e së jashtëzakonshmes, Çegrani ndriçon rrugët e errëta të shërbimeve sekrete – aty ku fati i njeriut trajtohet si numër, si mjet, si hijë. Ai ndërton një portret filozofik të njeriut që përballet me përbindëshin e kohës, por nuk dorëzohet – sepse dinjiteti është bastioni i fundit i lirisë së brendshme.

Në romanin “Aroma e nargjilesë”, imagjinata dhe realiteti shkrihen në një simfoni të mendimit dhe kujtesës. Çegrani ndërtuan një rrëfim ku njeriu i zakonshëm përballet me absurditetin e sistemit dhe me vetminë e ekzistencës. Është një roman që flet për heshtjet që nuk dëgjohen, për aromat që mbartin histori të pathëna, dhe për kërkimin e një identiteti që nuk mund të shtypet nga dhuna apo mërgimi.

Nafi Çegrani është më shumë se një autor: është një zë i thellë i kohëve të vështira, një kujtesë në kohë harrese, dhe një mendje e lirë në një botë që përpiqet të kontrollojë çdo mendim. Vepra e tij është një ftesë për të mos harruar, për të kuptuar mekanizmat e së keqes, dhe për të mbrojtur njeriun e thjeshtë që mbetet gjithmonë viktimë e sistemit. Ai shkruan si një që ka jetuar përtej fjalëve – dhe për këtë, çdo rresht i tij mbart peshën e së vërtetës.

Figura e Nafi Çegranit mishëron fatin e shumë shqiptarëve të ndërgjegjshëm që jetuan në skaj të historisë, atje ku fjala bëhet rrezik dhe e vërteta dënohet. I lindur dhe i rritur në fshatin Çegran të Pollogut – një vend i thellë në kujtesën shqiptare – ai përjetoi që në rini të hershme përplasjen me një sistem shtypës që kërkonte nënshtrim dhe heshtje.

Pas përfundimit të shkollës Normale “Zef Lush Marku”, studioi në Akademinë Pedagogjike në Shkup, e më pas në gazetari në Tiranë, por rruga e tij drejt dijes u ndërpre nga arrestimi i padrejtë nga UDB-ja në vitin 1981, në kohën e demonstratave në Kosovë. Me një proces të inskenuar politik, ai u dënua dhe u burgos në Zenicë – një përvojë që do të linte gjurmë të thella në jetën dhe krijimtarinë e tij.

Çegrani nuk u thye, por e shndërroi vuajtjen në reflektim dhe krijimtari. Në Shtetet e Bashkuara ku u arratis për një kohë, dhe pas kthimit në vendlindje, ai vazhdoi të shkruajë e të denoncojë hapur veprimtarinë represive të shërbimeve sekrete jugosllave dhe trysninë e tyre mbi shqiptarët. Librat “Ballë për ballë me vdekjen”, “UDB-ja vepronte edhe në Amerikë”, “Diversantët” dhe romani “Aroma e nargjilesë” janë dëshmi të një përvoje të jetuar, por edhe të një ndërgjegjeje të kthjellët, që nuk heshti asnjëherë.

Dënimi i Nafi Çegranit me pushkatim,  ishte njëakt simbolik që synonte të delegjitimonte figurën e tij dhe të transmetonte një mesazh frike ndaj mërgatës dhe të rinjve shqiptarë që guxonin të mendonin ndryshe. Ai ishte shndërruar në “armik të idealizuar” nga propaganda shtetërore – një koncept tipik i regjimeve totalitare për të justifikuar represionin dhe për të konsoliduar frikën si mjet kontrolli social, duke shkruar madje veset propaganduese të asaj gjykate në mediumet dhe shtypin jugosllav, për devalvimin e personalitetit të tij, sipas instruksioneve të Beogradit.

Ai mbetet një figurë që sfidon harresën, një histori që thërret për t’u rrëfyer e për t’u shkruar, dhe një emër që meriton të zërë vendin që i takon në altarin e kujtesës kombëtare.

Pas “Shtetit Bektashi”, Edi Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

0

Projekti i godinës së re të Kishës Ortodokse

AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, së shpejti do të ndërtojë një godinë 10-katëshe, në funksion të aktivitetit të saj.

Leja e ndërtimit është dhënë rreth dy muaj më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që vendimi është zbardhur vetëm së fundmi.

Leja për kishën ortodokse pason një projekt të shpallur më herët nga kryeministri Rama për shpalljen e “shtetit bektashi” dhe duket si një manovër e kreut të qeverisë për të krijuar një aeroelë dashamirësie ndaj komuniteteve fetare, në një vend që e qeveris me nota të forta autokracie.

Megjithatë, leja për godinën e re të Kishës Ortodokse ka një qëllim shumë më të ndryshëm nga moria e kullave që kanë pushtuar Tiranën. Dokumentat e lejes tregojnë se godina e re do të jetë në shërbim të aktivitetit meshar, kishtar dhe didaktik.

Vendimi i KKT-së për godinën 10-katëshe të Kishës Ortodokse

Në 18 Prill 2025, KKT miratoi vendimin nr.11, me objekt “Miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtesë polifunksionale në shërbim të Kishës Autoqefale Orthodhokse e Shqipërisë 2, 5 dhe 10 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”.

Kisha 10 kate

Ndërtesa e re polifunksionale e Kishës Ortodokse të Shqipërisë pritet të ndërtohet në rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku sot gjendet Kisha e Ungjillizimit, vendi kryesor i kultit për shumë vite në kryeqytet, që pas rënies së komunizimit.

Trualli i ndërtesës është pjesë e ansamblit Orthodhoks pranë Rr. Kavajës me nje siperfaqe prej 1201 m2. Ndërtesa e re do te fqinjësohet në veri me ndërtesën e Kishës Orthodhokse “Ungjillizimi”, në perëndim me një ndërtesë banimi 10 kate, ndërsa në lindje dhe jug me ndërtesat e ulëta të banimit të zonës përkatëse, subjekte zhvillimi në një të ardhme. Aksesi ekzistues bëhet nëpërmjet Rr. Kavajës.

Referuar dokumentit të lejës së ndërtimit, “trualli ndodhet në afersi të Rrugës së Kavajës dhe më tej, Kishës Orthodhokse Ungjillizimi, shkollës të ciklit të ulët të Kishës dhe ambienteve të saj sportive, gjithashtu dhe objekteve të banimit në afërsi. Për momentin sheshi përballë Kishës shërben si parkim për makina. Gjithashtu vihet re prania e gjelbërimit, siç janë pemët e qiparisave që janë nje pike e rëendësishme e projektit tonë. Duke patur parasysh praninë e shkollës së ciklit të ulët, ambientit sportiv dhe konceptit të ndërteses së re, trualli në fjalë ka të gjitha potencialet per t’u zhvilluar si një ansambël, një vlerë qe i shtohet Kishës, por edhe zonës”.

Në vijim, dokumenti i nënshkruar nga Rama, jep detaje për godinën e re të pritshme.

Objekti zhvillohet në në një pronë prej 1201 m², dhe zë një siperfaqe prej 411 m² në shesh. Objekti përbëhet nga 10 kate mbi tokë të shkallëzuara në 2, 5 dhe 10 me funksion polifunksional akademiko-administrativ kurse kati nëntoke ka funksion laboratoresh dhe biblioteke.

Ndërtesa ka një sipërfaqje ndërtimore mbi tokë 4075.2 m² dhe nëntoke 1040 m². Ndërtesa e re polifunksionale kërkon të plotësojë nevojat administrative dhe edukativo-arsimore brenda ansamblit orthodhoks në rrugën e Kavajës.

Leja e ndërtimit për kompeksin e ri të Kishës Ortodokse

Sipas lejes së nënshkruar nga Rama, “kjo ndërtesë nuk mund funksionoje në mënyrë të pavarur nga ndërtesat dhe funksionet ekzistuese në këtë ansambël. Ajo do të plotësojë në mënyrë komplementare nevojat për zyra të reja administrative, do t’i bashkëlidhi programit edukativo-arsimor të ciklit të ulët edhe hapësirat e nevojshme për një cikël të mesëm në vazhdimësi”.

Në vijim thuhet se “ndërtesa do të japë dhe marrë, duke shfrytëzuar hapësirat e ndërsjellta me shkollën e ciklit të ulët. Auditoriumi, laboratorët, biblioteka, zyrat, hollet dhe dhoma muzeale do të funksionojnë si elemente të të njëjtit trup.

Sigurisht që këto dy ndërtesa do të shërbehen edhe nga palestra e mbyllur e cila është planifikuar të zhvillohet në vijim në hapësiren ekzistuese sportive”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e lejes së ndërtimit.

Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj: Ato njerëzit e shkretë i joshën, i rrejtën dhe në fund i tradhtuan

0

Famullitari Dom Vlash Palaj, në meshën e mbajtur ditën e sotme në Shkodër, ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me situatën e krijuar në Theth ditët e fundit.

Ai është shprehur kundër aksioneve të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje, ku thekson se e gjithë çështja mund të zgjidhet me dialog mes të dy palëve.

“Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume.”, thote Dom Vlash Palaj.

Gjithashtu ai shprehet se marrëdhëniet mes njerëzve nuk zgjidhen me ndëshkime e dënime, ndërsa bën thirrje për një rrugëzgjidhje që të jetë në të mirën e të gjithëve.

Më tej ai thotë se kjo situatë të sjell kujtimë nga e shkuara kur njerëzit vritenin për uje e tokë, ndërsa sot po vriten për disa kabina dërrasash.

Kuvendi pa Kuvendarë – Zgjidhje pa Zgjedhje

0

Nga Isuf Bajraktari

Në Republikën e Kosovës sot nuk është mungesa e numrave ajo që po e pengon shtetin të ecë përpara, por mungesa e vullnetit politik për bashkëpunim dhe mungesa e vizionit të përbashkët. Kuvendi, institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, për të 47-tën herë me radhë dështoi të funksionalizohet. Jo për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore, por si pasojë e një arrogance të vazhdueshme politike që ka mbërthyer shumicën parlamentare.

Dikur e pranishme vetëm në libra historikë, sot thënia e Lord Acton – “Pushteti absolut, korrupton absolutisht” është realiteti i përditshëm i jetës institucionale në Kosovë. Me 48 deputetë, partia në pushtet sillet si e vetmja forcë politike me të drejtë për të vendosur, përjashtuar dhe kontrolluar çdo segment institucional. Demokracia, në vend të zhvillohet, ka rrëshqitur drejt një forme moderne të monopolizimit politik, ku shumica e zgjedhur nuk e njeh më opozitën si partner në debat, por si pengesë në rrugën e vet drejt dominimit total.

Ky Kuvend, siç po shihet, është gjithçka përveçse një arenë dialogu demokratik. Ai është bërë vegël e njëanshme për të heshtur kundërshtarët, për të anashkaluar pluralizmin, dhe për të çuar vendin drejt një rrënimi institucional që nuk e kemi parë që nga ditët e para të pasluftës.

Një e majtë ekstreme me sjellje autoritare

Paradoksi më i madh është se pushteti aktual, që dikur u prezantua si alternativë e shpresës, sot është kthyer në shembullin më të qartë të pushtetit të mbyllur, të centralizuar dhe autoritar. Kjo e majtë e re politike, në formë, i përket progresit, por në përmbajtje sillet si një strukturë e djeshme totalitare. Nuk ka vend për ndjeshmëri politike, për bashkëpunim apo për ndërtimin e një fryme të përbashkët. Ka vetëm një drejtim: ai që përcakton lideri i partisë në pushtet.

Në këtë realitet të tensionuar politik, margjinalizimi i opozitës nuk është vetëm padrejtësi ndaj spektrit politik, por është padrejtësi ndaj vetë demokracisë dhe qytetarit që kërkon zgjidhje.

Pesha e heshtur e LDK-së, dhe nevoja për meritokraci

Përballë gjithë kësaj arrogante politike, është koha të vendoset vëmendja mbi subjektet që kanë trashëgimi politike dhe institucionale në këtë vend. LDK-ja, me gjithë sfidat e saj të brendshme, mbetet e vetmja forcë tradicionale që përfaqëson një ekuilibër të nevojshëm në skenën politike të Kosovës. Nuk ka qenë kurrë zë i përjashtimit, por gjithmonë pjesë e frymës së bashkëpunimit.

Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për rikthimin e meritokracisë në politikë. Për një qasje të re që nuk e sheh pushtetin si pronë të partisë, por si shërbim ndaj qytetarit. Nëse do të duhej të provohej një zgjidhje tjetër, atëherë ajo duhet të përfshijë forca si LDK-ja që i japin përparësi dialogut, bashkëjetesës politike dhe ndërtimit të institucioneve funksionale.

A ka zgjidhje pa zgjedhje?

Kosova nuk mund të ecë përpara duke rrotulluar krizën politike. Nëse sërish do të shkojmë në zgjedhje, pa reflektim të thellë dhe pa një ndryshim të modelit të sjelljes politike, atëherë zgjedhjet do të jenë vetëm një raund tjetër për të thelluar përçarjen. Nuk zgjidhet një krizë përfaqësimi me një tjetër teatër fushate. Zgjidhet vetëm me konsensus dhe udhëheqje të përgjegjshme.

Kosova nuk ka nevojë për liderë të fortë që imitojnë perandorët, por për drejtues që frymëzojnë, që bashkojnë, që dëgjojnë. Liderë me integritet, e jo me instinkt hakmarrës. Liderë që nuk kërkojnë nënshtrim, por ofrojnë bashkëpunim.

E PROVOJMË?

Në këtë udhëkryq politik dhe moral, na duhet të pyesim: A jemi gati të provojmë ndryshe?

– Të provojmë qeverisjen përmes bashkëpunimit, jo arrogancës.
– Të provojmë meritokracinë në vend të militantizmit.
– Të provojmë një Kuvend ku kuvendohet, jo ku bllokohet.

Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Rrëshqitja institucionale nuk ndalet me fjalë, por me veprime. Dhe nëse nuk e provojmë sot ndërtimin e një rendi të ri politik, nesër mund të jetë tepër vonë.