Kreu Blog Faqe 513

DokuFest 2025 vjen si një protestë e vetëdijshme ndaj harresës

0
Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të medias,
Kemi kënaqësinë të shpalosim temën Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk, një deklarim i gjendjes shpirtërore dhe politike përmes të cilës edicioni i sivjetmë i festivalit tonë reflekton klimën e kohës sonë të dominuar nga lufta të vazhdueshme, apatia dhe boshllëku emocional.
Kjo temë nuk është koncept, por një tog fjalësh që pasqyrojnë pafuqinë tonë për të reaguar ndaj padrejtësive dhe për të ruajtur shpresën në një botë të mpirë nga dhuna dhe konsumimi vizual i saj.
Përmes filmave, diskutimeve dhe muzikës, DokuFest 2025 vjen si një protestë e vetëdijshme ndaj harresës, si një thirrje për të mos u shkëputur nga realiteti dhe për t’iu rikthyer gjuhës dhe fjalëve, rëndësisë së të dëgjuarit dhe të treguarit të këtij momenti në historinë tonë të përbashkët.
Për më shumë informata bashkangjitura gjeni komunikatën për media dhe njëkohësisht mund të vizitoni wefaqen tonë.
Gjithë të mirat,
DokuFest Media

Faik Bèj Konica, Mit’hat Bej Frashëri dhe Profesor Sami Repishti mbi pushtimin turk-osman

0
1- Faik bej Konica: “E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”.… Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë…. baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!” 

2- Mit’hat bèj Frashëri: “E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”

3- Profesor Sami Repishti: “… Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje garantuese (jashtëzakonisht e madhe) per njohuni të reja, për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim….“.

Marrë nga: AlbEmigrant

Në fund të fundit, sipas besimit hindu, e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë në mes të njeriut e Zotit, është Baba dhe Toka

1
PSE NUK KONVERTOHEM
Një numër miqsh e shokësh shpesh ma bëjnë një pyetje të çuditshme: Pse nuk konvertohem?
Janë shumë arsye dhe shumë gjëra që ma ndalojnë këtë gjë. Së pari nuk e konsideroj se, nëse konvertohem, do të bëhem një shqiptar më i mirë. Së dyti, nëse konvertohem dhe marr një fe tjetër, në këtë rast katolicizmin, do të largohesha, në masë të madhe, nga trinia ime shpirtërore dhe kjo ka të bëjë me dashurinë time të jashtëzakonshme për Skënderbeum, për Naimin, për Nolin dhe për Fishtën. Në jetë dua të jem shqiptar dhe të jem, njëkohësisht, po aq mysliman sa ka qenë Naimi, po aq ortodoks sa ka qenë Noli dhe po aq katolik sa ka qenë Fishta. Për këtë ndoshta, sikur të kisha inat me të gjithë, që herët, kam qenë dhe jam ende, kur më vjen ai momenti magjik, një lexues i pasionuar i librave të shenjtë. I të të gjithave.
Nuk mund të konvertohem sepse në mua është edhe ai besimi i lashtë, që e konsideroj paraabrahamik dhe që ende ekziston tek ne. Gjyshja ime, babai im dhe nëna ime, kur ma mësonin besimin në zot, ata më bënë që të besoj dhe t’i konsideroj të shenjta Diellin, Ujin dhe Tokën. Të betohesh ‘pasha diellin’, të betohesh ‘pasha ujin’ dhe të betohesh ‘pasha tokën’ ishte e njëjtë sikur të betoheshe në zot. Kur isha i vogël Baba dhe Nona më mësonin që Tokën, Ujin dhe Bukën duhet t’i konsideroja të shenjta. E kisha të ndaluar që, në cilëndo mënyrë, ta ndotja ujin sepse mund të më dënonte zoti. E kisha të ndaluar ta gjuaja bukën se mund të merrja dënimin e perëndive, dhe e kisha të ndaluar ta përdhosja tokën se mund ta humbisja magjinë e saj. Prandaj e puthnim tokën dhe e puthnim, nga tri herë, bukën. E bëjmë ende.
Babën e kisha kurbetçi dhe nuk e kishte fatin të shkollohej por ai, sa herë na këshillonte mua dhe vëllezërit e mi, na thoshte se duhet ta ndjekim e t’i shkojmë pas vetëm flamurit të Skënderbegut. E ndjeka gjithmonë dhe do t’i shkoj pas deri të vdes. Në fund të fundit, sipas besimit hindu, e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë në mes të njeriut e Zotit, është Baba dhe Toka.
Ja pra, shkurtazi, pse nuk konvertohem!

Ai që mbjell dhunë, korr dhunë

0

Trupi i këtij njeriu, i shndërruar në skelet, akuzon jo vetëm kriminelët serbë, por edhe ata që zgjodhën të heshtin.

Zyrtarët e rendit duhet ta kryejnë punën e tyre, pamjet e videos tregojnë Agonin duke i rezistuar arrestimit nga policia derisa vdiq

0
___
Ish-pjesëtar dhe shef i forcave të Policisë Ushtarake Amerikane.
___
Banorët e Kosovës duhet ta kuptojnë kontekstin që qëndron pas incidentit në Lipjan. Para videos, dihej që Agoni kishte thyer në disa automjete dhe kishte sulmuar fizikisht një grua në rrugë, duke e goditur deri në humbje ndjenje, përpara se të ndalohej nga policia. Ai ishte i dehur dhe me shumë gjasë nën ndikimin e kokainës. Zyrtarët e rendit kanë për detyrë ta kryejnë punën e tyre. Pamjet e videos tregojnë Agonin duke rezistuar arrestimit deri në momentin kur humbi jetën. Sipas mendimit tim, është e mundur që ai ka ndërruar jetë nga një atak i rëndë në zemër ose nga asfiksia. Atij iu dha mundësia të bashkëpunonte me policinë dhe të shkonte paqësisht në stacionin policor, por ai zgjodhi ndryshe.
Shqiptarët kanë shumë për të mësuar sa i përket respektimit të ligjit, siç dëshmohet nga numri i madh i personave që shoh çdo ditë duke kryer veprime të paligjshme. Ka mungesë të dukshme të respektit ndaj forcave të rendit në këtë rajon. Nevojitet prani më e madhe policore për të ruajtur kontrollin nëpër rrugë. Kjo zonë është e njohur për prani të grupeve të krimit të organizuar. Pasi kam jetuar këtu për katër vjet dhe jam i lidhur me Kosovën prej 15 vitesh, kam qenë dëshmitar i mashtrimit dhe mungesës së besueshmërisë te shumë njerëz. Mënyra se si shumë njerëz i drejtojnë veturat është tregues i qartë i shpërfilljes së ligjit.
Nuk dua të them çfarë duhet të bëni, por do të theksoj atë që nuk është e pranueshme. Nuk është e pranueshme të konsumosh lëndë narkotike dhe alkool në mënyrë të tepruar, të përleshesh fizikisht me qytetarë dhe të presësh që nuk do të përballesh me policinë. Nuk është e pranueshme të rezistosh arrestimit dhe të detyrosh policinë të përdorë më shumë forcë për të të kontrolluar. Nëse dikush është nën ndikim të lartë të substancave dhe trupi i tij pëson stres të madh për shkak të abuzimit dhe përpjekjeve fizike, kush mban përgjegjësi për vdekjen e tij? Nuk është policia.
Nëse raporti toksikologjik tregon se ai nuk kishte substanca në trup, atëherë mund të përcaktojmë saktë shkakun e vdekjes. Spreji lotsjellës e vështirëson frymëmarrjen. Kur 4 ose 5 policë qëndrojnë mbi një person, kjo gjithashtu e vështirëson frymëmarrjen. Të presim çfarë do të tregojë raporti.

Arrestohet një shtetas i B e H, nën dyshimin se po “planifikonte sulme terorriste”

0

Bahri Cani, gazetar 

Policia në Essen ka arrestuar sot një 27-vjeçar me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina, që dushohet se ka mbledhur para për një sulm terrorist islamist dhe ka mashtruar njerëz gjatë këtij procesi. Bastisjet po bëhen në shumë qytete këtë të mërkurë.
Hetimet do të tregojnë sakt nëse ky person ka dhe bashkëpunëtorë dhe prej nga janë me origjinë, si dhe nëse ata vërtet kanë përgatitur ndonjë sulm terrorist islamist apo kanë mbështetur organizata terroriste.
Personi i arrestuar në Essen do të nxirret sot para gjyqtarëve në Gjykatën e Qarkut të Düsseldorf.
Bastisje po kryhen edhe në ndërtesa që u përkasin bashkëpunëtorëve të mundshëm, personave me njohuri për çështjen dhe dëshmitarëve në qytetet Essen, Dortmund, Düsseldorf dhe Soest…

Jo tolerancës për zhberje – Po harmonisë që na ruajti komb !

Zoti është në qiell, por kombi është në tokë.
Jo tolerancës për zhberje – Po harmonisë që na ruajti komb !
Në këtë kohë trazimi shpirtëror dhe ideologjik, kur shumëçka përpiqet të na tjetërsojë me emrin e tolerancës, ne shqiptarët kemi detyrim moral e historik të bëjmë një ndarje të qartë: toleranca nuk guxon të bëhet mjet për zhbërje kombëtare. Ajo nuk mund të përdoret si mbulesë për fshirjen e gjurmëve tona kulturore, gjuhësore e shpirtërore.
Me gojën plot “tolerancë” dhe me shikimin e fshehur pas velos së fanatizmit, qarqe të caktuara, individë dhe grupe me agjendë islamike radikale, po tentojnë të ngatërrojnë fenë me ideologjinë, dhe të përdorin emrin e Allahut e të “Padishahut” për të përhapur një asimilim të ri, të heshtur, por të rrezikshëm. Nuk flitet më për predikim të fesë, por për një program të zgjatur që ka në shënjestër doket, zakonet, simbolet, gjuhën dhe historinë shqiptare.
Kjo nuk është thjesht çështje besimi, por çështje identiteti kombëtar.
Feja është personale – Kombi është i përbashkët .
Shqiptarët kanë qenë dhe mbesin shembull i harmonisë ndërfetare – një virtyt që nuk e prodhoi as Perandoria Osmane, as ndonjë “Sulltan imagjinar”, por e trashëguam nga rrënjët tona pagane, ilire, arbërore e më vonë të krishtera e myslimane. Ky bashkëjetim unik nuk ka nevojë të rikonstruktohet sipas modelit të Arabisë apo Iranit. Ne nuk kemi qenë as beduinë, as persianë. Ne kemi qenë shqiptarë, të krishterë e myslimanë njëkohësisht, me zemër të bashkuar për flamurin, për tokën, për gjuhën dhe për nderin.
Të themi “Jo” me vetëdije dhe “Po” me përgjegjësi
Po, duhet ta themi hapur: jo çdo predikim është i pastër. Jo çdo shami është simbol modestie. Jo çdo thirrje për “vëllazëri islame” është e pafajshme. Sepse pas disa thirrjeve që duken fetare, fshihen qartë qëllime politike, përçarëse, e madje antikombëtare.
Ndaj, Jo tolerancës që kërkon t’na çrrënjosë! Po harmonisë që na ruajti komb!
Të ruajmë dhe kultivojmë atë tolerancë autentike shqiptare, që buron nga dashuria për njeriun dhe për tokën, e jo nga urrejtja për të ndryshmin. Të mos lejojmë që feja të bëhet grackë për nënshtrim. Të mos lejojmë që në emër të Zotit të na kthejnë pas në kohë, në errësirë, në robëri shpirtërore e kulturore.
Isa Boletini i Boletinit të Shalës së Bajgorës
Në fund të fundit, Zoti është në qiell, por kombi është në tokë. E për këtë tokë, për këtë gjuhë dhe për këtë flamur, na duhet unitet kombëtar, jo fjalë të zbukuruara që fshehin synime të errëta.

Beratis akute apo kur gazetaria zbret në nivelin e pështymës së një gomari

2
Autor : Lirim Gashi, Prizren
___
Joschka (Josef) Fischer, sipas mendimit tim, është politikani dhe diplomati më i talentuar që Republika Federale e Gjermanisë ka pasur ndonjëherë, megjithëse në rininë e tij ka qenë thjesht një shofer taksie pa asnjë diplomë shkollore.
Në Kosovë dhe Shqipëri, çdo shofer taksie është një avokat potencial, i pajisur me të gjitha diplomat.
Dhe madje edhe Mizi Pipidak Pilifunci është një doktor i shkencave ajnshtajniane për mbrojtjen fizike të territorit të komunës që e drejton nga invazioni i Sami Lushtakut agresiv dhe të rrezikshëm – por nga politika profesioniste kupton po aq sa Linda Morina nga muzika.
Në Kosovë të mburresh se ke një diplomë universiteti është njësoj si të mburresh se e ke vulën e budallallëkut.
Sepse më shumë të mbron perzervativi (kondomi) nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme se sa diploma universitare e Kosovës nga budallallëku.
Ftoj të gjithë të diplomuarit në shkencat shoqërore, përveç juristëve, të garojnë me mua: ata duke pirë qumësht, unë me 2.5 promilë alkool në gjak.
Vë bast me secilin prej jush se atë garë do ta fitoj më shpejt se Mike Tyson duelet e tij të boksit në rini.
Mos harroni që Dr. Hashim Thaçi ka shkruar një libër me telekomandë, duke drejtuar lapsin e Luci Leshit anglosakson.
Pra, nëse politikanët e PDK-së dinë të bëjnë ndonjë gjë, atëherë të blejnë gjithçka me para të vjedhura nga populli dhe shteti – përfshirë dijen dhe talentin.
Prandaj ti, Berat analfabeti i Nacional-Shurrës, që në pesë fjali të shkruara bën 500 gabime, mos na lodh sytë dhe veshët me hipokrizinë tënde të neveritshme, sepse çdo kromozom i yti është një deponi plehrash.
Ajo që dua të them është kjo:
Nezir Kraku ka më shumë dije, ndërgjegje, nder dhe atdhedashuri në testikujt e penisit të tij, sesa ti, Lirim Mehmetaj dhe Baton Haxhiu në kokë.
O Epistolari i mendimit të deformuar kombëtar, Berat Buzhala!
Po të kishte qenë Sokrati gjallë dhe të të dëgjonte ty duke dhënë mend për arsim, shkencë dhe politikë, do ta kthente kupën me helm në espresso, vetëm që të mos vazhdonte të jetonte në një botë ku ti konsiderohesh si gazetar dhe analist.
Ti, o Berat, kur flet për edukimin, është si ta dëgjosh një pulë duke ligjëruar për fizikën kuantike – shumë zhurmë, asnjë grimcë kuptimi.
Fjalët të rrëshqasin nga goja si pështyma e një gomari të etur mbi tastierë, e kur i lexon dikush, ndjehet sikur ka bërë dush në ujë të ndotur të Liqenit të Ujmanit.
Berat, në një univers ku Joschka Fischer kaloi nga shoferi i taksit në ministër të jashtëm, ti ke bërë rrugëtimin e kundërt: nga zhurmaxhiu i rrjeteve sociale je shndërruar në shofer të karrocës së mbeturinave ideologjike të PDK-së.
Dhe karroca jote nuk ecën më as me benzinë, as me naftë – ajo ecën me urrejtje, servilizëm dhe ndonjë tender të vogël për spote televizive.
Ti, je aq i zbrazët në tru dhe zemër, saqë nëse do të skanohej truri yt me rezonancë magnetike, ekrani do të nxirrte vetëm një njoftim: “No data found. Please insert logic.”
Linda Morina kur këndon, të paktën i shqetëson qentë. Ti kur shkruan, i shqetëson edhe delet, që e nuhasin më mirë budallallëkun tënd në ajër.
Për ty, fjala “arsyetim” është sinonim i “kërcitjes së rastësishme të gjuajtur me gishta në errësirë”.
Në vend që të jepje mendime boshe, do ishte më e dobishme të jepje heshtje boshe – të paktën për ruajtjen e shëndetit publik të lexuesve të mjerë që bien mbi ndonjë shkrim tëndin si mbi një minë anti-intelektuale.
Lirim Mehmetaj? Baton Haxhiu?
O vëllazëri e mbeturinës ideologjike!
Këta janë si tre kapuçë të një lodre të prishur që përpiqen ta fryjnë një balonë të quajtur “patriotizëm”, por gjithmonë u del jashtë gaz… jo ai i festës, por i bythës.
Ata e kanë degraduar gazetarinë në një zanat që ndoshta Aristoteli do ta përkufizonte: “Gazetaria nuk është më për kërkimin e të vërtetës, por për prodhimin e absurdit.”
Sa për Nezir Krakun… po, po, ai që ju e përqeshni, ka më shumë “arsye të pastër” në organin riprodhues sesa gjithë truri juaj i përbashkët në modalitetin “konsulent i Vulin-it”.
Dhe për fund, meqë e ke qejf filozofinë:
Siç thoshte Kant: “Guxo të dish!” – ndërsa ti, Berat, ke zgjedhur të guxosh të harrosh se çfarë është dija.
Siç thoshte Nietzsche: “Budallai i madh është ai që mendon se është i mençur, veç pse s’është i heshtur.” Ja, pikërisht ky je ti.
Dhe siç do të thoshte një taksist nga Kosova: “O Berat, shko pi qumësht, se as për kafe nuk je.”
Prandaj, të dashur qytetarë, kur ta shihni Buzhalën që flet për diploma universitare, për politikë, apo për vlera kombëtare, bëni të kundërtën: vendosni kufje, pini një gotë verë, dhe lexoni një libër. Sepse vetëm ashtu mbroheni nga infeksioni Beratitis Akute – një sëmundje që sulmon logjikën dhe ndërgjegjen.
Amen dhe Rroftë Neziri!

“A po ta ndalon Albin Serbia a?”

1
___
Veç sa më erdhi kjo pyetje/kritikë: “Pse nuk po shkruan për rastin e Lipjanit, vrasjen e Agon Zejnullahut? Ta ka ndalë Albin Serbia a?”
Natyrisht që jam i njoftuar me rastin e tmerrshëm në komunën time të Lipjanit dhe t’ju them të drejtën jam shumë i shokuar me këtë rast.
Por duke mos i ditur detajet e plota, nuk kam dashur dhe nuk dua të spekuloj në asnjë mënyrë për rastin e rëndë.
Ajo që shihet në fotografi dhe video lë disa dilema të hapura – pse erdhi te rasti, pse deshi të ikë, pse nuk u dorëzua thjesht dhe të sqarohen punët, pse policia reagoi ashte me dhunë, a pati vërtet nevojë për kaq shumë dhunë të policisë, pse, pse, pse…
Rasti për mendimin tim nuk është sqaruar deri në fund as pas sqarimeve të Ministrisë së Brendshme, ndaj mendoj se vërtet duhet të presim dhe të shohim çfarë do të tregojë hetuesia…
Sa i përket asaj se mua ma ndalon “Albin Serbia”, apo Hashimi, apo Ramushi, apo Merzi apo Grenelli, apo… harroni këto terminologji o njerëz!
Harrojeni sepse unë punoj shumë dhe jetoj nga djersa ime, nuk varem nga askush hiç. Por kjo nuk do të thotë qe nuk e respektoj askend.
Për shkak të profesionit tim dhe mendimit të lirë kam shkuar dikur edhe në burgun e Serbisë, ndaj gjithmonë, pra gjithmonë, përpiqem t’i mbetem besnik profesionit dhe të jem i përgjegjshëm. Kjo nuk do të thotë se kurrë nuk gaboj, por përpiqem të mos gaboj me qëllim…
Përgjegjësia në gazetari është shumë e rëndësishme, në veçanti në rastet e rënda si ky.
Me një fjalë, në rastin e Agonit tani të ndjerë nuk kam dashur të spekuloj dhe nuk dua.
Mendoj se më mirë është të pres pak, të mos jem ndoshta i pari, sesa të publikoj gjëra të pasakta!
Por para së gjithash, dua të shpreh keqardhje të madhe për këtë rast, për humbjen e një jete të një të riu, dhe dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, që me siguri po kalon momente dramatike.
Shpresoj shuuuuumë, që rasti të sqarohet deri në fund!
Por në asnjë mënyrë, pra në asnjë mënyrë, nuk duhet që pas këtij rasti të hidhet hije e zezë mbi të gjithë Policinë e Kosovës, siç po përpiqen disa!
Policët duhet të përgjigjen nëse gabojnë, sepse as ata dhe askush tjetër nuk është dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin, por kurrsesi nuk duhet të hidhet hije e zezë mbi Policinë.
Përkundrazi ajo duhet të ndihmohet atje ku ka nevojë dhe mundësi.

Kur shteti mbahet me spango: Adhokracia*) bëhet mbijetesë politike në Kosovë

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Ngërçi – ose më saktë paraliza absurde – që po shfaqet edhe më tej në Parlamentin e Kosovës, tashmë ka kaluar nga një krizë procedurale në një sëmundje kronike institucionale. Me bllokim të seancave, mungesë kuorumi dhe – së fundi – bojkot të opozitës, kemi hyrë në një fazë ku improvizimet ad hoc janë bërë mënyra e vetme e funksionimit të shtetit. Ky realitet i trishtë, që ilustron edhe gjendjen e kapur të Kuvendit (“zemrës”së shtetësisë), flet më shumë për shizofreninë politike sesa për mungesën e vullnetit të duhur politik. Parlamenti, që duhej të prodhonte stabilitet demokratik përmes artikulimit të ligjeve të reja akomoduese me kërkesat dhe standardet e botës perëndimore, sot nuk po arrin as të mbajë rend dite!

Dhe kjo situatë apo gjendje stagnimi e vendnumërimi për nga natyra, përkon me atë që në sociologjinë politike shquhet dhe identifikohet adhokraci – një model e formë e përkohshme specifike, e pastrukturuar, e mbijetesës institucionale. Sociologjikisht, kjo gjendje është një simptomë e përplasjes midis modelit autoritar të (bajraktarizmit)trashëguar dhe mungesës së kulturës (rregullave dhe normave) demokratike. Raste konkrete të adhokracisë në praktikën tonë parlamentare;

1.Thirrja e seancave pa koordinim paraprak, pra, pa marrëveshje politike vetëm për të arritur njëfarë improvizimi e fasade funksionaliteti, duke shmangur çështje të kornizuara dhe precizuara me rregullore, ligje e Kushtetutë, janë raste tipike të një sjellje e modeli organizativ institucional që po ushtrohet nga një strukturë e decentralizuar e të cilës nuk i shihet fare hierarkia(!), por, që për objektiv ka marr përsipër zgjidhjen e problemit të ngërçit (paralizës apo bllokimit!) si një sfidë djallëzore të planifikuar në jetën politike të Republikës.

2.Tendenca e krijimit komisioneve ad hoc, pa një marrëveshje kreative e fleksibile të supozuar dhe të përgaditur me ambicie e synime të gjetjes së një zgjidhje kompromisi për të iu shmangur bllokimit, na ilustron poashtu, një pamje të paradigmës së adhokracisë “made in Kosova”. Realitet ky që faktikisht përveç fshehjes aë mungesës së konsensusit politik, po i degradon edhe të arriturat e matura të procesit të ahtendërtimit të Kosovës.

3. Pazaret nën tavolinë për kuorum, ku për shkak të mungesës së marrëveshjeve të qëndrueshme e fleksibile, partitë parlamentare po mbështeten në individë me “background” të respektuar për të plotësuar minimumin teknik të legjitimitetit.

4. Ndërhyrjet e presidentes në rolin e ndërmjetësueses, jashtë kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta, për të zëvendësuar mungesën e dialogut institucional – është një tjetër formë adhokratike.

5. Keqpërdorimi i diskursit ligjor, ku në vend të adresimit të temave madhore si reforma zgjedhore, integrimi evropian, apo çështja e Asociacionit, Kuvendi i Kosovës është shndërruar në skenë të smirave, inateve klanore dhe interesave të ngushta partiake. Ky degradim nuk është thjesht reflektim i një krize politike. Është edhe pasojë e një kulture politike të paformuar, ku vendimmarrja ndodh jashtë institucioneve, përmes kalkulimeve personale dhe marrëveshjeve të përkohshme gojore!

Adhokracia, në këtë kontekst, nuk është më një mjet fleksibiliteti institucional për raste emergjente, por një mashtrim sistemik, ku të gjithë bëjnë sikur shteti funksionon, ndërsa në realitet ai po “mirëmbahet” me infuzione të vendimeve fragmentare dhe pa vizion afatgjatë. Sot për sot, Parlamenti i Kosovës nuk është më vend i prodhimit të politikës publike dhe aulë i ligjeve të reja (aq të nevojshme, për “higjienën” demokratike të vendit), por pasqyrë e improvizimeve të elitave që, në mungesë të pjekurisë politike, nuk arrijnë të ndërtojnë konsensus për asgjë që ka të bëjë me interesin e shtetit dhe të kombit. Nga ky ngërç – që është më shumë bllokim i qëllimshëm sesa dështim i rastësishëm – nuk dilet përmes zgjidhjeve (ad hoc) të momentit.

Demokracia nuk (ri)ndërtohet përmes adhocizmit, por përmes institucioneve të konsoliduara, dialogut të vazhdueshëm dhe respektit për rregullat e lojës. Sociologjikisht, kjo gjendje është simptomë e përplasjes midis modelit autoritar të trashëguar nga e kaluara e jonë dhe mungesës së kulturës demokratike që na privoj robëria shekullore… Adhokracia do të vazhdojë të jetë prezentë – dhe e dëmshme – për aq kohë sa elitat tona politike nuk e ndjejnë as përgjegjësinë minimale, e as pjekurinë e duhur për t’i dalë zot funksionimit institucional dhe vizionit për një shtet të vetëm në Ballkan… *)Adhokracia, si formë dhe model i përkohshëm i organizimit dhe i ushtrimi të pushtetit, prejudikon një strukturë të përkohshme, fleksibile e shpeshherë reaktive, që krijohet për të adresuar një problematikë sociopolitike që gjendet jashtë “orbitës” institucionale të një shteti apo vendi të caktuar.

Në rastin e ngërçit (lexo; paralizës dhe bllokimit) tonë aktual, ky koncept fiton peshë e konotacione specifike edhe për shkak të “dhimbjeve” të transicionit dhe brishtësisë që e vuan ende shteti i Kosovës. Si i tillë, adhokracia po (keq)përdoret ekskluzivisht si një strategji e mbijetesës institucionale për subjektet politike!?

Në dioptrinë sociologjike, kjo gjendje e cilësuar si “shizofreni politike”, mund të shpjegohet edhe si një lloj përplasjeje sociale midis modeleve të trashëguara autoritare që i “legalizoj” mungesa e qeverisjes sonë historike me vetën tonë.

Adhokracia bashk me traditën e munguar të respektimit të rregullave e normave të dalura nga “tyta” e legjitimiteti demokratik, do mbesin edhe për një kohë “banore” aktive në skenën politike kosovare.