










Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë
“Mos ua grabitini tokat e tyre, mos i detyroni të shpërngulën, mos u veni taksa enorme, mos i nënçmoni, mos i vrani dhe torturoni vetëm pse janë shqiptarë”. Studentë më 1937.
Nuk ka qeveri serbiane nga Kongresi i Berlinit (1878), që me rastin e inaugurimit në detyrë, që nuk e ka bërë një program antishqiptar. E tillë ishte edhe Qeveria Millan Stojadiniviq, e cila më 1935-1938, arrijti për t` e bindur Qeverinë e Republikës Turke që të gjithë shqiptarët e rreligjionit islam, të cilët ishin autokton në Iliri (Ballkan), të deportohën në Anadoll me detyrim. Kulmi i asaj politike nazifashiste ishte aprovimi i Konventës Jugosllavo-Turke (1938), për deportimin me obligim te të gjithë shqiptarëve të rreligjionit islam në shkretirat e Anadollit, duke filluar më 1 prill 1939 dhe duke mbaruar në të njejtin muaj të vitit 1944. Jo vetëm kaq, Qeveria Millan Stojadinoviq e kishte në procedurë të aporvimit: Ligjin për konfiskimin e pronave të shqiptarëve, duka u lënë vetëm 40 ari tokë, në mënyrë që jeta e tyre të bërët e pamundur. Lidhur me këtë, qeveria më 1935 e kishte krijuar “Klubin Kulturor serb” në të cilin gati 92% e ligjeratave mbaheshin kundër shqiptarëve. Madje referatët e:Vasa Qubrilloviqit, Gjoka Perinës, Orestie Krstiqit, Ivo Andriqit etj. do të konceptohën në politikën e qeverisë, si obligim shtetëror, rreligjioz dhe politik. Pra, krahas këtyre veprimeve mësohej edhe për t` ua rrënuar shqiptarëve varret, për t` ua shtuar taksat, për t`ua rënduar gjobat e çdo lloji. Më në fund, e njejta qeveri i filloi bisedimet me Italinë për ndarjën e Shqipërisë. E vërteta, ato bisedime u ndërprenë sepse princi Pavle reagoi: “Nuk mund ta okupojmë një pjesë të Shqipërisë Bregdetare, sepse atëherë, popullsia shqiptare në Jugosllavi, do ta ketë vendin e dytë për kah numri”. Madje, në frymën e këtij pazari qysh më 1937 do të angazhohën tre “dijetarë” serbian, për t` ia përgatitur Qeverisë një elaborat për ndarjën e Shqipërisë. Prej tre elaborateve, qeveria e zgjodhi atë të Ivo Andriqit si më i “arsyesgmi”. Por edhe dy autorët tjerë u shpërblyen për: “mundin e tyre nacional”. ( shiqo:DASIPB, Poslanstvo u Turskoj/1939. D.II/39). Edhe pas vitit 1945 pushtreti komunist nuk ka pushuar në realizimin e shfarosjës shqiptarëve. Për këtë qëllim më 1953 në Split erdhi deri te Marrëveshja Xhentelemene Tito-Kyprili”, për deportimin e shqiptarëve në Anadolli. Lidhur me këtë, është fakt i pamohuar se më 1954 në Prishtinë mbahet Plenum ilegal ku kritikohët dhuna që kishte për pasojë shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi. (Shiqo: Hakif Bajrami, Konventa Jugosllavi Turke për shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi 1938, Botim i “Kosova e lirë” 2003; Hakif Bajrami, Marrëveshja Xhentelmene 1953, notimi “Kosova e lirë, 2004).
Duke e vrejtur këtë qëndrim të qeverisë studentët që studionin në Beograd më 1937, e që ishin me ide të majta, do të reagojnë me një proklamatë e cila ngjalli reagime të shumta te pushteti e sidomos te kolonistët që ua kishin zaptuar pronat shqiptarëve. Në Proklamatën e studentëve rrevolucionar ndër të tjera thuhët: “Stojadinoviqi po sherbehet me metoda të vjetra të plaçkitësve dhe tradhtarëve …qeveria po ua grabitë pronat Shqiptarëve të varfur … Shqiptarë: policët, xhandarët dhe shpiunët janë bërë pronarë të pakufizuar të jetës së juej. Dhe për asnjë krim, pushteti nuk i përgjigjet askujtë sepse janë miqësuar me Hitlerin dhe Musolinin…Kolonistë, nuk u janë Shqiptarët fajtor për jetën e juaj të vështirë, dhe mos e pranoni tokën e dhuruar të shqiptarëve fatmjerë…Serbianë tregoni a më vështirë e keni pasur jetën nën osmanlinë apo nën rregjimin e Stojadinoviqit…Madje, ju serbianë duhët mësuar se trupat e Hitlerit janë në kufi, të gatëshme për të marrshuar në okupimin e vendit, prandaj mos pranoni të bëheni mashë e pushtetit gjakpirës”.
Duke e vrejtur gjendjën në vend, studentët nga Kosova që studionin në Beograd më 1937 do të organizohën dhe me një Apel historik do të reagojnë para opinionit jugosllavë. Studentët që e nënshkruan Apelin ishin: 1.Kurtesh Agushi student i drejtësisë nga Gjilani*,2. Zenel Hajdini, student i drejtësisë nga Lebana*,3. Hivzi Sulejmani, student i teknikës nga Mitrovica*,4. Mehmet Bajraktari, student i drejtësisë nga Mitrovica*,5. Milija Banasheviq, student i drejtësisë nga Peja,6.Radoje Boshkoviq, student i drejtësisë nga Peja,7. Millutin Bozhoviq, stundet i drejtësisë nga Peja,8. Radosav Buriq, student i teologjisë nga Peja,9. Radmilla Veshoviq, studnete e drejtësisë nga Peja,10. Mileva Vukoviq, studnete e drejtësië nga Peja,11. Vitomir Veliq, student i drejtësisë nga Peja,12. Aleksandër Vuksanoviq, student i drejtësisë nga Peja,13.Çedomir Vuksanoviq, student i medinicinës nga Peja,14.Radovan Vujsiq, student i drejtësisë nga Prishtina,15. Radomir Periq, student i medicinës nga Peja,16. Vojisllav Giliq, student i medicinës nga Peja,17. Gojko Goshoviq, student i pylltarisë nga Istogu,18. Ivan Deniqi, student i medincinës nga Peja,19. Radovan Vujsiq, student i drejtësisë nga Prishtina,20. Spasoje Geriq, student i drejtësisë nga Gjakova, 21. Dragica Gjukiq, studnete e medincinës nga Peja, 22. Millutin Gjukiq, student i drejtësisë nga Peja,23. Vojisllav Ivanoviq, student i agronomisë nga Peja,24. Çamil Ibrahimi, student i agronomisë nga Peja*,25. Vuko Jovanoviq, student i drejtësisë nga Peja, 26.Ivan Novoviq, student i drejtësisë nga Peja, 27. Dragutin Kallugjeroviq, student i drejtësisë nga Peja, 28. Olivera Karalliq, studnete e filozofisë nga Prishtina, 29. Dojçin Katiq, student i Veterinarisë nga Prizreni, 30. Sllobodan Konstantinoviq, student i drejtësisë nga Prishtina,31, Lubomir Krushiq, student i pylltarisë nga Peja,32. Marko Lumoviq, student i drejtësisë nga Prishtina, 33. Vidak Markoviq, student i filozofisë nga Peja,34. Millutin Milkoviq, student i drejtësiës nga Peja, 35. Esad Mekuli, student i veterinës nga Peja*,36. Danillo Mergjanoviq, student i filozofisë nga Prishtina, 37. Shaip Mustafa, student i drejtësisë nga Presheva*, 38. Todorka Mitiq, student i fillozofisë nga Prishtina,39. Çedomir Pejoviq, student i drejtësisë nga Peja, 40. Vojin Nikoliq, student i drejtësisë nga Istogu,41. Vojisllav Nikqeviq, student i drejtësisë nga Peja, 42. Marko Peroviq, student i drejtësisë nga Peja,43. Milisav Peroviq, student i agronomisë nga Peja,44. Miodrag Popadiq, student i drejtësisë nga Rahoveci, 45. Radomir Paviçeviq, student i drejtësisë nga Peja,46. Miladin Popoviq, student i drejtësisë nga Peja, 47.Apostol Prshëndiq, student i drejtësisë nga Prishtina,48. Dimitrije Paramendiq, student i artit nga Prishtina,49. Vojisllav Paunoviq, student i drejtësisë nga Peja, 50. Radomir Popoviq, student i teologjisë nga Gjilani,51. Desanka Protiq, student medicinës nga Peja, 52. Petar Radoviq, student i drejtësisë nga Peja, 53. Jagosh Rakoçeviq, student i drejtësisë nga Peja, 54. Çedomir Raiçeviq, student i fiozofisë nga Peja,55. Vladimir Radovanoviq, student nga teknikës nga Peja,56. Vladimir Saveliq, student i drejtësisë nga Prishtina,57. Avdullah Saçipi, student i drejtësisë nga Presheva*, 58. Aiziz Sulejmani, student i drejtësisë nga Mitrovica*,59. Borisav Stanojeviq, student i drejtësisë nga Prishtina,60. Milija Spaleviq, student i drejtësisë nga Peja,61.Miomir Saviçeviq, student i medicinës nga Peja. 62.Sllobodan Piriq, studnt i drejtësisë nga Prizreni,63. Vasilije Smajoviq, student i drejtësisë nga Peja, 64. Lubomir Toshkoviq, student i drejtësisë nga Peja, 65. Sima Ceriq, student i drejtësisë nga Prizreni ,66. Esad Umeri, student i drejtësisë nga Gjilani*, 67. Kosta Çomiq, student i teknikës Prizren,68. Mateja Shugoviq, student i fikozofisë nga Peja. Pra, Apelin e studentëve në Beograd e nënshkruan 68 studentë, prej të cilëve 9 ishin shqiptarë, kurse 59 ishin malazezë, madje nga familjet koloniste!
Proklamata u shkrua në Beogrda me iniciativë të Miladin Popoviqit, Meto Bajraktarit dhe Zenel Hajdinit. Kundër kësaj Proklamate historike do të reagojnë pranë Qeverisë Milan Stojadiniviq-Koroshec-Spaho, një grup i kolonistëve nga Peja. Ankesës tyre iu kishte bashkuar edhe një grup i vogël serbianësh vendas nga Peja dhe Prishtina më 4 korrik 1938 (Pasojnë 20 nënshkrimet e kolonistëve).
Lidhur me këtë një fenomen duhet theksuar se: kundër studentëve rrevolucionar u ngritën shumë akuza nga pushteti, por asnjerit nuk iu nderpre stipendioni, ose të largohën nga studimet. Këtë apel mund ta komentojmë sidomos nga aspekti ideologjik dhe politik se: shumica dermuese e studentëve ishin malazezë, prindët e të cilëve ishin kolonizuar në Kosovë nga viti 1912 e tutje.
2.Apeli i 215 intelektualëve shqiptarë të Kosovës drejtuar opinionit të Jugosllavisë dhe Kuvendit Serbisë 1989
Aplei 215 lindi si reagim logjik dhe intelektual sepse ndaj shqiptarëve po zbatohej një politikë neokoloniale. Madje qeveria e RSFJ-ës më 1988 e kishte aprovuar: “Programin Jugosllav për Kosovn” që do të thot se synohej rikolonizim shtesë e sllavëve në Kosovë, krejtë me prapavi për sllavizimin e saj. Por në Apel thuhët me një butësi: “Në bazë të arsyes së shëndoshë dhe urtësisë, e cila nuk mund të mos marrë parasysh disponimin dhe qëndrimin dominant të popullsisë së Kosovës, të shprehur në debatin kushtetues, arsyes së shëndoshë të urtisë, e cila nuk mund të mos marrë parasysh rrjedhat e tjera të shprehjës së vullnetit të kombësisë shqiptare në Kosovë në protestat masive të nëntorit të vitit 1988, në tubimet protestuese të klasës punëtore të shkurtit (1989) të këtij viti, të gjithë me orientim dominant për mbrojtjen e pozitës kushtetuese , jo edhe kundër ndryshimeve kushtetuese në përgjithësi….” I drejtohemi:
Opinionit të Jugosllavisë
“Ftojmë opinonin e Jugosllavisë, duke përfshirë edhe strukturat politike në të, si dhe në rend të parë opinionin në RS të Serbisë , që me seriozitetin e momentit aktual, ta marrë zemërqelur në dijeni se qëndrimi dhe apeli ynë për mbrojtje institucionale dhe afirmim të pozitës kushtetuese të Kosovës mbi bazën e parimeve themelore të Kushtetutës së RSFJ-ës është qëndrim dhe apel legjitim dhe kushtetues i frymëzuar nga vlerat e çmueshme të Rrevolucionit Socialist dhe të emancipimit social e politik të të gjitha kombeve dhe kombësive në Jugosllavinë e re, në këtë kuadër edhe të klasës punërore dhe të intelegjencies shqiptare në Jugosllavi…. Pyesim çdo njeri dhe çdo popull me vullnet të mirë: si është e mundur dhe çfarë drejtësie do të ishte kjo, nëse shqiptarëve në Jugosllavi do t` u ngushtohej ajo shkallë e vetëçeverisjës politike, e cila, viteve të shtatëdhjeta me vullnet të përbashkët politik, u konstitua pikërisht nepërmejt pozitës së tashme të KSA të Kosovës si bashkësi e naxionaliteteve të barabarta të saj… Ngushtimi eventual i pozitës kushtetuese të Kosovës do të shkaktonte te shqiptarët ndienjën objektive se po u merret jo diçka që u është dhuruar, por ajo që u taon burimisht….” Më 21 shkurt 1989. Apeli u dergohet:
Kuvendit Serbisë, mjeteve të informimit publik në Jugosllavi, Kryesisë RSFJ; Kryesisë KQ LKJ; Kryesive të republikave dhe krahinave ; Kryesisë së Konferencës LSPP të Kosovës. Apelin e nënshkruajnë: 1.Agim Çadërbasha, 2.Abdyl Kadolli, 3. Abdyl Rama, 4, Abdylalatif Fusha, 5.Abdyl Krasniqi, 6. Abdullah Vokrri, 7. Adem Limani, 8. Adem Rrusta,9. Agim Deva, 10. Agim Vinca, 11, Agni Dika, 12. Agron Dobroshi, 13. Agron Kërliu, 14. Agron Krasniqi, 15. Agron Pustina, 16. Agush Beçiri, 17. Ahmet Klenendi, 18. Ajri Begu, 19. Ali Aliu prof, 20. Ali Aliu, eko, 21. Ali Olloni, 22. Ali Podrimja, 23. Ali Zatriqi, 24, Atdhe Gashi, 25. Anton Çetta, 26. Arsim Morina, 27. Asene Agai, 28. Avni Brovina, 29. Avni Spahiu, 30. Bajram Krasniqi, 31.Bajram Kabashi, 32. Basri Ibrahimi, 33. Bedri Bakalli, 34. Behar Zogjani, 35. Behxhet Krasniqi, 36.Beqir Shkreli, 37. Besim Bokshi, 38. Binak Kastrati, 39. Binak Kelmendi, 40.Bujar Kaloshi, 41. Burbuqe Pustina, 42.Burim Hatipi, 43. Dalip Limani, 44. Dervish Rozhaja, 45. Emine Gashi, 46. Emine Halili, 47. Engjëll Berisha, 48. Enver Maloku, 49. Enver Mehmeti, 50. Eqrem Basha, 51. Alvin Ahmeti, 52. Ejup Pllana, 53. Esad Dujaka, 54. Esad Mekuli, 55. Eshref Biçaku, 56. Eshref Osmani, 57. Elviana Bajçinovci, 58. Fadil Bujari, 59. Faik Hima, 60. Fatmir Dalladaku, 61. Faton Agani, 62. Faton Hoxha, 63. Fazli Zyferi, 64. Fehmi Agani, 65. Faton Hoxha, 66. Fehmi Rexhepi, 67. Fëllanza Gjinolli, 68. Flamure Selimi, 69. Flora Brovina, 70. Gani Mulliqi, 71. Gani Hoxha, 72. Gazmand Kaçaniku, 73. Gazmend Shaqiri, 74. Gazmend Zajmi, 75. Gani Bobi, 76. Halit Ahmetaj, 77. Halit Hoxha, 78. Halit Ymeri, 79. Hajrullah Gorani, 80. Hajredin Ukelli, 81. Hakif Bajrami, 82. Hamide Latifi, 83. Hasan Ahmeti, 84. Hasim Saliu, 85. Hivzi Islami, 86. Hysni Arifi, 87. Hysni Hoxha, 88. Hysni Daka, 89. Ibrahim Kadriu, 90. Ibrahim Rexhepi, 91. Ibrahim Rugova, 92. Idriz Ajeti, 93. Irfan Pashoja, 94. Ismet Shaqiri, 95. Isuf Berisha, 96. Jusuf Bajraktari, 97. Jusuf Buxhovi, 98. Latif Islami, 99. Liman Matoshi, 100. Liman Rushiti, 101. Lirim Shaqiri, 102. Lulëzim Agai, 103. Lumturie Gashi, 104. Lutfi Dervishi, 105. Mark Krasniqi, 106. Mazlum Belegu, 107. Mazllum Hasimja, 108. Mehmet Emërullahu, 109. Mehmet Gjata, 110. Mehmet Gerguri, 111. Mehmet Maxhuni, 112. Mehmet Kraja, 113. Mehmet Surdulli, 114. Mensur Pozhegu, 115. Muharrem Bajrami, 116. Muharrem Bulliqi, 117. Muharrem Kutllofci, 118. Muharrem Jakupi, 119. Muharrem Gashi, 120. Muharrem Saliu, 121. Muslim Begolli, 122. Muslim Begolli*, 123. Muslim Abdyli, 124. Mustafë Lecaj, 125. Murat Blaku, 126. Nagip Rexhepi, 127. Nazim Qehaja, 128. Nehat Islami, 129. Nexhat Krasniqi, 130. Nexhmi Hyseni, 131. Nuri Bashota, 132. Nusret Ramadani, 133. Orhan Kubati, 134. Osman Imami, 135. Osman Zeka, 136. Qamile Morina, 137. Qazim Hyseni, 138. Ramadan Bislimi, 139. Ramadan Musliu, 140. Ramadan Jashari, 141. Ramë Myftari, 142. Ramiz Abdyli, 143. Ramiz Kelmendi, 144. Ramush Rama, 145. Ramush Tahiri, 146. Raif Aliu, 147. Rauf Dhomi, 148. Remzije Belegu, 149. Rexhep Ismaili, 150. Rexhep Qosja, 151. Rexhep Hoxha, 152. Rexhep Shala, 153. Riza Binishi, 154. Ruke Beqiraj, 155. Rrustem Berisha, 156. Rrustem Rugova, 157. Sabri Hamiti, 158. Salem Lepaja, 159. Sadri Bajraktari, 160. Sadri Fetiu, 161. Sami Beqiri, 162. Sami Mejzinolli, 163. Sami Piraj, 164. Sali Ahmeti, 165.Sali Krasniqi, 166. Sahit Maliqi, 167. Sehadete Mekuli, 168. Sejdullah Hoxha, 169. Selim Krasniqi, 170. Simë Dobreci, 171. Skender Zogaj, 172. Sulejman Aliu, 173. Sylë Osmanaj, 174. Shaban Geci, 175. Shaban Hasi, 176. Shefqet Berisha, 177. Shefqet Meha, 178. Shefqet Lulaj, 179. Shefqet Rizaj, 180. Shkelzen Maliqi, 181. Shkelzen Raça, 182. Shpëtim Robaj, 183. Shyqri Galica, 184. Talat Gjinolli, 185. Talat Pallaska, 186. Tafil Morina, 187. Tahir Neziri, 188. Tefta Ahmeti, 189. Teuta Ejupi, 190. Ymer Aliu, 191. Ymer Bajra, 192. Ymer Elezi, 193. Ymer Koçinaj, 194. Ymer Jaka, 195.Vehap Shita, 196. Veli Blakçori, 197.Vesta Nura, 198. Xhavit Bicaj, 199, Xhavit Kuçi, 200. Xheladin Shala, 201. Xheladin Reçica, 202. Xhemil Bajraktari, 203. Xhemail Mustafa, 204. Xhemail Rexhepi, 205. Xhemil Bytyçi, 206. Xhevat Hasani, 207. Zana Bukoshi, 208. Zenun Çelaj, 209. Zehir Hamiti, 210. Zejnel Kabashi, 211. Zejnel Kelmendi, 212. Zenullah Rrahmani, 213. Zekeria Cana, 214. Zekë Gecaj, 215. Zeçirja Ballata. (Marr nga Libri:Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 406-408.). Shumica e nënshkruesëve janë mjek. Por një pjesë jo e vogël kishin tituj akademik, profesor ordinar dhe inordinar, e mbi të gjitha puntorët kulturor dhe gazatarët i treguan apinionit se sistemi socialsit në Jugosllavi po kompromitohej dhe nuk pajtoheshin me te më me asnjë çmim.
Ky Apel si dokuemnt, së pari është shqyrtuar në organizatat e LKJ nepër kolektive në Prishtinë, ku punonin nënshkruesit. Ata që ishin antarë të LKJ-ës pas një procedure hetimore do të përjashtohën së pari nga partia. Dhe kur u krye procesi i largimit nga LKJ, tërë procedurën do ta merr në shqyrtim Lidhja e Komunistëve të Serbisë që drejtohej nga Sllobodan Millosheviqi. Të 215 intelektualët nënshkrues ishin shqiptarë, që nuk e pranonin grushtshtetin në Kosovë, prandaj do të përjashtohën nga puna, sepse pushteti serbian synonte serbizimin e plotë të Kosovës. Mjerishtë, një pjesë e intelektualëve shqiptarë, se për serbë e malazezë as që mund të mendohej, janë kompromituar historikisht sepse kaluan hapur në anën e okuatorit serbian. Emrat e tyre dihën. Ata mera janë në arkiva, dhe, ata një ditë, historianët e rinjë do t` i publikojnë.
Një krahasim historik:Nga nënshkruesit e Apelit 1937 pushteti nuk e denoi askend: as nga partia,as që u diskutua t` u ndalën bursat, e as të përjashtohët ndokush nga puna. Por pushtetin e fashizuar e denoi nazifashizmi i Adoll Hitleit dhe Beniyo Musolinit në prill 1941 duke e okupuar tërë Jugosllavinë.
Por, pushteti komunist (1945-1990) që krekosej se ka dalë nga lufta për barazi, drejtësi dhe vllazrim të popujve, jo vetëm që i denoi apelistët, ata që ishin në LKJ, por i përjashtoi nga puna të 215 intelektualët shqiptarë, vetëm pse Apeli u kualifikua nga qarqet politike serbiane se është: “politikisht i gabuar”.Madje duhet shënuar një fenomen se me apelistët shqiptarë nuk u solidarizua asnjë intelektual sllavë nga republikat tjera. Madje pati intelektual shqiptar më 1989 që u deklaruan se “janë penduar, ose nuk e kemi lexuar”, për të mbetur si shembull i paftyrsisë për format të interesit personal. Kurse Apleisët e vitit 1937 patën solidarësi solide në mes veti dhe asnjeri nuk u pendua kurrë. Por, një fakt duhët vequar se, në asnjë vend në Aplein 215 nuk kritikohët Programi i LKJ e as sistemi socialist në shtetin që quhej RSFJ. Pra, është fjala për një ftesë korrekte, dhe të civilizuar politikisht. Së kënejmi, aplelistët shqiptar 1989 e vejnë para opinionit një padrejtësi ndaj një popullsie që sipas udhëheqsisë serbiane me: “Librin e kaltërt” 1976, duhej të ishte:”qytetar i rendit të dytë”. E vërteta, Apeli 215 i intelektualëve shqiptarë, do ta zbulojë një realitet të ri në RSFJ, se kur është në pyetje kombi, atëherë përkatësia politike është irelevante. Për shembull, ata që u zgjodhën deputetë për Kuvendin e Kosovës pastaj, të gjithë ishin komunista (!), por më 2 korrik 1989 dhe më 7 shtator 1990 i thanë RSFJ dhe RS të Serbisë: Lamtumirë, Kosova shpallet Republikë. Në atë mënyrë u hap fronti që me luftë të fitohët liria dhe pavarësia.
Të gjitha pasojat e inkvizicionit serbian ndaj shqiptarëve 1981-1999 janë të njohura, prandaj mund të konkludojmë se dhuna gjithëmonë këputet prej së tashi, prej peshës saj. Kjo do të thot se Serbia e fashizuar më 1990 (kur e aprovoi Kushtetutën) e deri më 10 qershor 1999 i humbi katër luftëra duke promovuar Serbinë integrale dhe Jugosllavinë homogjene: në Slloveni, në Kroaci,në Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë, për faktin se në shekullin e kibernetikës më askush, asnjë popull nuk pranon të jetë i rendit dytë. Po edhe një fakt e zubulojnë fatet e dy apeleve se: më nuk mund të vlerësohet realiteti me fjalë por me vepra. Socializmi pra është kompromitua, ndërsa demokracia është propoganduar si “shpëtim” i shoqërisë. E vërteta, realiteti po tregon se shoqëria njerëzore ende nuk ka gjetur sistemin që të gjithë do të ishin të knaqur e jo grupi i shumicës.
Në bazë të hulumtimeve kuptojmë se Adem Demaçi më 1964 hapur tha: “Nuk ka rëndësi a na ndihmon Perendimi (kapitalizimi) apo Lindja (komunizmi), me rëndësi është që lufta jonë për çlirim është e drejtë, kuptohet për përmirësim të gabimeve politike dhe historike, ndaj një kombi që ishte coptuar nepër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, por që i kishte bërë dëme edhe veti duke i sherbyer okupatorëve po edhe duke u vetkompromituar me keqpërdorim të pushtetit. Lidhur me këtë, mund të konkludojmë se vizionet nuk kanë vdekur, por misionet duhet provuar me kujdes se kujt i dedikohën dhe kush i shfrytëzon.Prandaj lufta e UÇK-ës historikisht po tregohet se ishte vizion dhe mision i kërkimit drejtësisë.
Më 11 korrik 2025










Kolonel Dilaver Goxhaj
SHQIPËRISË – ÇLIROI SHQIPËRINË DUKE I DHËNË SHANSIN TË KRIJOHET SHTETI DEMOKRATIK MË LIGJOR NË EVROPË.
PREZANTOI NË EKRAN SHKQLQIMIN EPOKAL TË SHQIPËRISË.
Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar, mbledhur më 4 Korrik 1943, në Labinot të Elbasanit, bazuar në zbatim të vendimit të Konferencës së Pezës, mbajtur më 16 Shtator 1942, plaforma pluraliste e së cilës e vinte theksin “.. për një organizim më të shëndoshë të gjithë shqiptarëve”. Në rezolucionin e saj theksohej: “Prej lufte dhe në luftë ka për të dalë dhe Shtabi Madhor”. Dhe më 10 korrik Këshilli i Përgjithshëm, përmes një proklamate të përgjithshme, njoftoi popullin për këtë ngjarje të rëndësishme.]
Nismëtarja e Konferencës së Pezës, Partia Komuniste Shqiptare, e krijoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionallirimtare kur Shqipëria ishte në ditët më të vështira të saj, për zhvillimin e organizuar të luftës për çlirimin e Shqipërisë, e cila shënon edhe datën e Ushtrisë Popullore të Shqipërisë. Detyrat më të rëndësishme të SHP ishin: organizimi i UNÇSH, udhëheqja strategjike dhe operative e saj, përpunimi i taktikës së luftës partizane dhe udhëheqja e kësaj lufte.
E lavdishme është rruga e ushtrisë sonë Popullore. Emri i saj është shkruar me gjakun e 28.315 Dëshmorë të nënave shqiptare, përfshi dhe të 205 dëshmorëve të nënave italiane.
Në vargun e pikave kulmore të historisë luftarake mijëravjeçare shqiptare, ngrihen madhështore vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1944.
Ajo luftë shkëlqen, veç të tjerash, për shkallën e lartë të organizimit e të drejtimit. Nga format e ngushta të qëndresës, duke filluar me veprimet luftarake mbrojtëse, më 7 Prill 1939 kundër agresionit fashist Italian, por që deri në vitin 1941 lufta pati karakter spontan. Me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, forca politike që përqafoi e propagandoi idenë e luftës së armatosur kundër pushtuesve, filloi të përpunohet një strategji me vizion të qartë, që erdhi duke u përsosur, krahas rritjes dhe zgjerimit të luftës. Impulse të fuqishme i dha zgjerimit të luftës së armatosur Konferenca e Pezës, me nismën e Partisë Komuniste, e Mbështetur në këtë platformë u krijua Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe fronti Nacionalçlirimtar, i cili hodhi themelet e bashkimit politiko-ushtarak të të gjithë popullit shqiptar në luftëtë armatosur pa dallim feje dhe ideje.
Si rrjedhojë, ajo luftë u zgjerua, u organizua e u forcua pandërprerje.
Zhvillimi i asaj lufte çoi natyrshëm në zgjedhjen e aleatëve e deri në formimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Heroike Nacionalçlirimtare Shqiptare, istitucion që mori në duart e veta drejtimin e kësaj lufte heroike, duke e shndërruar atë në kryengritje të armatosur të fuqishme popullore, nën udhëheqjen e PKSH me në krye Enver Hoxhën, i cili e drejtoi Shqipërinë “Në çdo dallgë dhe rrebesh, / Historia siç e desh / Komandant dhe Kosmisar”, sikundër thotë edhe kënga popullore. Po sot, a kemi Ushtri të armatosur dhe të aftë që t’i dali për zot vendit? Jo!
Kinostudjos “Shqiperia e Re” me gjithë kompleksin e studiove filmike, qëndra e madhe e artit kinematografik shqiptar, industria e filmit shqiptar. Për herë të parë në Shqipëri filloi nga puna arti dhe shkenca e regjistrimit dhe e shpërndarjes së Dritës, thënë ndryshe “arti i të treguarit në lëvizje të përditshme zhvillimi shoqëror, ekonomik, mendor, arsimor, kulturor, industrial, bujqësor e blegtoral, veçanërisht përsosja morale e popullit të Shqipërisë socialiste”, KINOSTUDJUA “SHQIPËRIA E RE”, themeluar në përvjetorin e IX të themelimit të Ushtrisë Popullore Shqiptare.
Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj vepre të planit të parë 5-vjeçar asistonte Kryetari i Këshillit të Ministrave Enver Hoxha, Presidenti i Presidiumit të Kuvendit Popullor Dr. Omer Nishani, anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PPSH: Hysni Kapo, Gogo Nushi, Beqir Balluku dhe Spro Koleka, deputetë, anëtarë të qeverisë, funksionarë të lartë të partisë e të shtetit, gjeneralë të Ushtrisë Popullore dhe përfaqësues të organizatave të masave.
Shiritin e inaugurimit e preu Enver Hoxha.
Në një nga sallat e projeksionit, Enver Hoxha dhe të pranishmit e tjerë panë shfaqien e të parit kinozhurnal të prodhuar në kinostudion e re shqiptare. Punonjësit e Kinosstudjos i dhuruan Enver Hoxhës kopjen e parë të kinozhurnalit të ri të prodhuar nga vetë Kinostudjua.
Paralel me ndërtimin e godinës kryesore të Kinoshtuios “Shqipëria e Re” me të gjitha anekset e saj, ishin dërguar studentë shqiptarë në shkollat kinenematografike në Rusi, Çeki dhe Hungari. Prej këtyre shkollave erdhën kuadrot e para që krijuan premisat për krijimin e qendrës kinematografinë me emrin “Kinostudio Shqipëria e Re”, një emërtim ky që i përshtatej sistemit më të përparuar shoqëror socialist e cila e justifikoi veten, ku për 37 viteve, 1953-1990, prodhoi 270 filma artistikë me metrazh të gjatë, 700 dokumentarë dhe 150 filma të animuar, ku rreth 90% e prodhimeve të atëhershme ishin me karakter edukativ, kulturor dhe historik. Bazuar në këtë prodhim kinemetografik rezulton se janë prodhuar 1.120 filma artistikë e dokumentarë, mesatarisht 30 filma dhe dokumentarë për do vit, ose 2-3 filma e dokumentarë në çdo muaj! Dhe e gjithë kjo prodhimtari artistike është financuar nga shteti. Shumica e artistëve të asaj plejade socialiste arritën të konkuronin edhe artistët më të shquar me famë botërore. Dhe nuk duhet harruar fakti se më herët në Shqipëri kishte vetëm kinema që shfaqnin vetëm filma të huaj. Filmi i pare artistik i prodhuar nga kjo Kinostudjo ishte “Skënderbeu”, bashkëpunim ky me kinematografinë sovjetike, në vitin 1953.
Ndërkohë, gjatë periudhës pluraliste “demokratike” për 35 vjet “demokraci”, 1990-2025, asnjë film artistik e asnjë dokumentar, dhe, çuditërisht, politikanët dhe inteligjenca e paguar nga partitë aktuale politike me veprimtari ekonomike dhe edukative antikombëtare e këtyre 35 viteve marrin guximin dhe epokës të ndritur të rendit socialist i thonë: diktaturë! Që do të thotë se në “demokracinë” pluraliste shqiptare mashtrimi, nihilizmi dhe hipokrizia i kanë kaluar kufijtë e imagjinatës mashtruese. Ky është prodhimi “artistik demokratik” i vetëm aktual shqiptar.
“Ska gajle! – shkruan Skënder Luarasi në nëtorin e vitit 1945 –Shqipërinë që ndërtoi Skënderbeu, na e prishën Turqit me tradhëtarët shqiptarë. Shqipërinë që ndërtoi Ismail Qemali me patriotët e tjerë, na e prishën Ahmet bej Zogu dhe patroni i tij, Musolini. Shqipërinë e sotme që e çliroi gjithë populli me Enver Hoxhën, duhet ta ndërtojmë ne në mënyrë që të mos dalin më tradhëtarë që të na e prishin përsëri.” (“Fjala shqipe”, Tiranë, 1961, f.57). Ku janë sot kinematografia, bujqësia, blegtoria, industria e rëndë dhe e lehtë, ajo kimike, metalurgjike, ushqimore, e armëve, e drurit, ushtria dhe armatimi i saj që ndërtuam në vitet 1944 – 1990? Në zero. Historia jonë na u përsëritkërka(!)
Tiranë, 10 Korrik 2025