Kreu Blog Faqe 601

Nasim Haradinaj, po pres ta realizosh kërcënimin !

0
Më 17 mars 2025, Nasim Haradinaj, duke shpërdor praninë live në TV-emisionin “pressing”, më kërcënoi: “[Ibrahimi] ashtë ni prej njerëzve që tanaherë ka krijuar probleme edhe mrena, aty ku ka qenë. E dinë ky mirë. Mos t’hy unë me fol për rastet që ky i dinë. Ky munohet me rehaboilitu sene. Pranaj është me smujë të vet e të merret me smujë çfarë e ka.”
Unë pata reaguar me postimin në ditën pasuese, më 18 mars 2025, duke prit që Nasimi t’i rrëfen të gjitha. Por ai vazhdoi me heshtje duke krijuar mundësinë për t’u keqkuptuar, se nuk ka çka me fol. Edhe unë tashmë po e keqkuptojë që Nasimi përdori metodat e UDBashit Mehmet Loci, i cili i kërcënon viktimat e tij “unë di shumë për ju, prandaj mos me shtyni t’i tregoj.” [përifrazim]. Pra, e ka prefeksionuar stilin me këso kërcënimesh blofuese, sepse i është mbush mendja, me gurmaz të madh, pa aspak urti, po del i fituar në çdo debat. Fatkeqësisht televizionet po e shpërdorojnë Nasimin, sepse po dëshirojnë debate të zhurmshme, grindavece, që të kenë sa më shumë klikime nga ata që u mungon kultura për (ç)vlerësim të debateve grindavece.
Ali Pashë Gucia duhet të ketë porositë: “Bani ner kush ashtë për ner!”
Fatkeqësisht shumë i kemi lazdruar kUmandantët e profiterët e luftës, si Nasimi dhe sisoji i tij, prandaj u është mbush mendja se duhet t’i durojmë edhe të na pshurrin në gojë. Akoma më keq, presin edhe t’u themi: “sa të ëmbël e paskeni shurrën”.
Urdhëro, rrëfej të gjitha që di, rrëfe edhe ato që do t’i shpifësh, pa përdor mashtrimin se gjoja po më kursen sepse je i mëshirshëm ndaj sëmundjes time.
Po të paralajmëroj: moti e kam humb respektin ndaj teje, sepse asnjëherë nuk ke reflektua për kryetarin e organizatës LNÇKVSHJ-së, ku ishe anëtar, gjegjësisht për Sabri Novosellën, “kryetarin” e përhershëm të saj (i caktuar nga kryeUDBashi Ibush Kllokoqi); edhe ty po të mungon kuraja të reflektosh sepse Sabriu ia ka dalë edhe ty të të mashtron, manipulon e viktimizon, prandaj shkaku i tij, – sepse ai u largua nga Lëvizja në prill 1984, – edhe ti si viktimë e tij, qysh kur je emigrua nuk je angazhua asnjëherë në LPK-në e Bashkëthemeluesit Jusuf Gërvalla.
Fatkeqësisht edhe angazhimi yt në UÇK në mars 1998, ishte angazhim komplotist, si pjesëtar i BKK-së / bandës kriminale e komplotiste anti-UÇK, të komanduar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi…
Të lutëm, mos taktizo sikur gjoja po të pengon sëmundja ime për t’i thënë ato që do t’i thoshe sikur unë të mos isha i sëmurë, sepse secili të njohim se ti je një egocentrik i babëzitur, cinik, narcisoid, sadist, ndaj secilit që nuk shfaq tifozeri idiote ndaj teje.
Kan være et billede af 1 person og tekst, der siger "Nasim Haradinaj: "[Ibrahimi] ashtë ni prej njerëzve Ae tanaherë ka krijuar probleme edhe mrena, aty ku ka qenë. E dinë ky mirë. Mos t'hy unë me fol prej rasteve Ae ky i dinë. Ky munohet me rehaboilitu sene." tv-emisioni pressing 18.03.2025"

Historia e trishtuar e Ulqinit dhe Tivarit, si iu dhanë Crna Gores, Malit të Zi të sotshëm?!

Flori Bruqi, Prishtinë

Ulqini  është qytet bregdetar në jugun e Malit të Zi, i cili ka dalje në Detin Adriatik.

Është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.
Ulqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga ilirët. Në vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Perandoria Romake dhe pas ndarjes së perandorisë i takon Perandorisë Bizantine. 
Gjatë mesjetës ishte nën udhëheqjen sllave dhe pastaj nën atë të Balshajve. 
Në këtë kohë ishte qendër e rëndësishme e pushtuesve të rinjë. 
Më 1405 u morr nga Republika e Venedikut e pasaj më 1571 nga Perandoria Osmane. 
Në Ulqinin osman jetoi vitet e fundit të jetës edhe “mesia i rremë”, Sabataj Cevi. 
Më 1880 e pushton Principata e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Ulqini do të përjetoj edhe epokën e tij të artë, që u ngrit nga turizmi i nivelit të lartë.
Ulqini është qendra e Komunës së Ulqinit dhe e bashkësisë shqiptare në Mal të Zi.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Ulqini numëron 10,707 banorë, ndërsa komuna numëron 19,921 banorë.
Etimologjia Dëshmia e parë në formë të shkruar për emrin e lashtë të Ulqinit ndeshet tek Plini Plak, i cili në veprën e tij Naturali Historiae, pohon se Olciniumi (Ulqini i lashtë) më parë është quajtur Col-Chinium, pra Kolkin ose Kolhin, sipas kolkasve apo kolhëve, themeluesve të parë të tij. Sipas një hipoteze, emri më i hershëm Colchinium ka të bëj me kolkët apo kolhët nga Azia, si themelues të këtij qyteti, në mbështetje edhe të të dhënës mbi poetin helen Apolonin nga Rodosi i cili, kur këndon për argonautët, thotë se kolkët janë vendosur në trevat Ilire.
Ndërsa historiani dhe gjeografi kroat Gerga Novak pohon se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit Ilir të Taulantëve. Shkencëtarët gjeorgjianë emrin e Kolhidës ose Kolkidës e vënë në raport me emrin Κολχισ që ndeshet te Ptolemeu, përkatësisht me stacionet Colchis dhe Colchion nga Tabula Peuntingeriana. 
Tit Livi e përmend Ulqinin si Olcinium, ndërsa banorët si Olciniatas, për të cilët ka mendime se i përkisnin fisiti Ilir të Labeatëve, i cili shtrihej rreth Liqenit të Shkodrës, dikur i quajtur Liqeni i Labeatëve (lat. Palus Labeatis). 
Udhëpërshkruesi arab al-Idrirzi përmend Ulqinin si Duljîna në veprën e tij Nuzhat al-mushtāq fi’khtirāq al-āfāq, të vitit 1154,pelegrini anglo-irlandez Symon Semeonis e përmend si Dulcynam në vitin 1322, ndërsa në vitin 1497 udhëtari gjerman Arnold von Harfi, që kaloi nëpër Ulqin, e quajti Dulcina, kurse gjeografi dhe kartografi i famshëm Piri Reis, në veprën e tij Bahriye e përmend me emrin shumë të përhapur Dulcigno.Evlia Çelebiu e përmend me emrin turk Ülgün në veprën e tij Seyahatname, të vitit 1662.Me një emër më pak të përhapur, historiani serb Ilarion Ruvarac e thekson Ulqinin si Оцињ (Ocinj), në vitin 1899. Klaudio Ptolomeu në veprën e tij Geographia për Ulqinin shënon trajtën Ulkinion ,e cila ka shërbyer si mështetje kryesore dijetarëve, siç janë Hahn, Majer dhe Çabej, që emrin e Ulqinit ta lidhnin me bazën i.e. *ulkuos, pra me emrin e “ujkut”, që në shqip është ruajtur edhe si ulk, sipas shtazës-totem të tij.Lidhja e emrit të Ulqinit me ujkun gjendet edhe tek fjala sllave vlk që vetëm ndryshon nga shkronja u dhe v, ndrësa sot ujku në gjuhëm serbokroate njihet si vuk. Si gjurmë më e afërt me trajtën e vjetër Ulkinion, Olkinion, Olcinium,(Olkinii) në gjinoren e latinishtes, e gdhendur në pragun e portës së Kishës së Shën Mërisë (sot Kishë-Xhamisë) në Kalanë e Ulqinit, ku bëhej fjalë për rindërtimin e këtij objekti në vitin 1569.
 Gjatë mesjetës, emri i Ulqinit, ndeshet në variante të ndryshme si Licinium (746), Ulcinium (1022), Dulcinium (1288) dhe Dulcignum (1302).
 Gjatë sundimit osman, është njohur si Ülgün  gjëgjësisht Ylgyn, Ylqyn dhe Ylqin.
Emrat Dolcigno Vecchio, Dulcigno Vecchio dhe Alt Dulcigno (sq. Ulqini i Vjetër) lidhen me një qytet të lashtë, Oleopolisin, i cili mund të ketë ekzistuar në afërsi të Ishullit të Ulqinit të Vjetër ose Adës së Krruçit.
Ulqini është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. 

Treva e Ulqinit deshmohet si vendbanim qe nga periudha parahistorike. Në të ndeshen gjurma të jetës dhe të vendbanimeve ilire që nga epoka e bronzit,siç janë dyshemetë e dheut,tumullat dhe sëpatat të ashtuquajtura të tipit Shkodran-Dalmatin. Në rrugëtimin e jetës urbane mbi dymijëvjeçare, janë ndërruar stinë e mote të panumërta, të shoqëruara me bukuri joshëse të ”kohëve të arta legjendare” por edhe me furtuna e rrëbeshe të kohëpaskohshme që kanë kanosur egzistencën dhe jetën e këtij qyteti.Që në kohët e lashta e deri në fund të shekullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të. Qytet me histori të bujshme dhe traditë të shkëlqyer. I ngritur mbi shkrepa, i përngjanë anijes që është duke u hyrë në det, qyteti i vjetër që më shumë se dy mijë e gjysmë vjet sfidon valët e detit. Askush nuk mundi ta pushtojë nga deti, edhe pse valët e detit e rrahin atë nga tri anë. Qytetin e vjetër e kanë sulmuar shumë pushtues, të cilët me të shkuar pas vehtes kanë lënë gjurmët e civilizimit të tyre. Qyteti, muret e të cilit janë të “thurura” nga gurët iliro-ciklopik, pas çdo pushtimi bëhej gjthnjë e më i pasur nga ana shpirtërore dhe kulturore, duke mos humbur asgjë nga origjinaliteti dhe papërsëritshmërija e tij. Ulqini, Olciniumi antik, Dulcigno i mesjetës është qytet i historisë së bujshme dhe të tashmes së qetë, i stolisur me arkitekturë rromake, gotike dhe orientale. Në breg të liqenit të Zogajve, në lokalitetin Qerret, janë zbuluar gjurmët e jetës më të vjetër të Ulqinit. Me rastin e sanimit të truallit për ndërtimin e Kripores, u gjetën dysheme dheu të vendbanimeve ilire që nga koha e bronzit. Nga kjo periudhë janë edhe dy tumulla të dheut (varre) – mënyra e varrimit të ilirëve derisa jetonin në rrafshe, të cilat u zbuluan në fshatin Zogaj, në lokalitetin Kodra e Kuqe. Nga koha kur, për shkak të rrezikut nga armiku, ilirët u larguan nga rrafshi dhe kaluan në bjeshkë, janë zbuluar dy grumbuj gurësh (gjithashtu objekte për varrim) mbi grykën e Megjureçit dhe në lokalitetin Gjat në shpatin verilindor të Malit të Brisë. Nga epoka e bronzit në fshatin Katërkollë dhe në Ulqin janë gjetur sëpata të të ashtuquajturit tipit shkodrano-dalmatin. Në shekullin V para erës së re mendohet se aty kanë jetuar kolonistët grekë nga Kolhida, të cilët i dhanë emrin Kolhinium. Në shekullin e II para erës së re vëndbanimet e tyre i kanë pushtuar rromakët. Pastaj qyteti hyri në kuadër të Bizantit, e me vonë u bë pjesë e shtetit të Zetës. Aty mund të shihni gërmallat e qytetit të vjetër të Svaçit, qëndrës mesjetare të mbretërisë së Gentës, qytetit në të cilin, simbas gojdhënave, kishte aq kisha, sa ditë ka viti! Ulqini nën Perandorinë Romake dhe Bizantine (163 p.e.s.–1040) 

Në vitin 163 p.e.s., Romakët e pushtuan Ulqinin nga ilirët dhe e emëruan qytetin Olcinium (si dhe Ulcinium). Nën sundimin romak, qyteti ka fituar statusin Oppidum Civium Romanorum (Qytet me privilegje të veçanta), ndërsa më vonë statusin Municipium (Qytet i pavarur).
Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Ulqini u bë pjesë e provincës bizantine të Prevalisë dhe popullsia përqafoi krishterimin. 
Nga kohët mesjetare u konsiderua si një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare, duke e ruajtur statusin qytetit autonom.[14] Në shekullin IX, Olciniumi u bë pjesë e temës (provincës ushtarako-civile) së Durrësit , që ishte pjesë e sistemit të ri administrativ të Perandorisë Bizantine. Në vitin 1010, Cari i Bulgarisë Samoili dështoi ta pushtojë qytetin gjatë luftës kundër Bizantit. 

Ulqini nën sundimin sllav dhe të Balshajve (1040–1405) 

Kulla e Balshajve Ulqini për herë të parë ra nën sundimin sllav në vitin 1040, kur arkoni Stefan Vojislavi e pushtoi qytetin dhe rrethinën e tij. Në vitin 1183, zhupani i lartë i Rashkës (Serbisë).
Stefan Nemanja pushtoi Shasin dhe Ulqinin, dhe nën sundimin e tij, Ulqini u bë një ndër qytetet më të rëndësishëm të zhupanisë së tij. 
Mongolët, nën udhëheqjen e Batu Kanit në vitin 1242, dështuan ta pushtojnë qytetin e Ulqinit, dhe për këtë arsye shkatërruan Shasin dhe vrarë popullsinë e tij.
Më 1280, Ulqini kishte kryetar komune një venedikas (comes Marcus Pollani). Ulqini mbeti në duart e Nemanjiqëve deri me vdekjen e car Dushanit (viti 1355). Pas vdekjes së tij, rajoni i Zetës, ku bënte pjesë dhe Ulqini, u vendos nën mbikëqyrjen e gospodin Zharkos, një vojvodë i car Uroshit. Me vdekjen e Zharkos (viti 1360) këto toka i takuan Balshajve. Nën sundimin e Balshajve, Ulqini vazhdonte të ishte një qytet i rëndësishëm dhe kishte valutën e vet. Nga viti 1385 deri në vitin 1403, kur në krye të dinastisë së Balshajve qëndronte Gjergji II, Ulqini ishte kryeqyteti i Principatës së Zetës. Pas vdekjes, Gjergjin e II e varrosën në kishën e Shën Katrinës në Ulqin dhe kryeqytet i Zetës u bë Tivari. Kulla e Balshajve në pjesën e epërme të Kalasë u ndërtua nga Balshajt në fundin e shekullit XIV. Ulqini nën Republikën e Venedikut (1405–1571) Në verën e vitit 1405, së bashku me Buduën dhe Tivarin, Ulqinin e pushtoi Republika e Venedikut. Nën sundimin venedikas qyteti u emërua Dulcigno, në italisht, dhe u bë pjesë e Arbërisë Venedikase. 
Nga viti 1413 deri në vitin 1421, sërisht Ulqini u sundua nga dinastia e Balshajve. Në Kalanë e Ulqinit u futën elementë të kulturës dhe të urbanizmit venedikas, që pasqyrohen në rindërtimet dhe ndërtimet e bedenave, portave, kullave, pallateve, kishave dhe shesheve. Si gjurmë nga ajo kohë, ndër të tjera, ka mbetur një mur i lartë mbi sheshin tek hyrja veriore e Kalasë, në platonë më të lartë të quajtur shpesh Shkalaja (ose Citadela), ku dallohet një mbishkrim prej tjegullave të kuqe të murosura dhe mund të lexohet  (Johani Bolani). Pranë këtij muri gjendet edhe Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në vitin 1510. Sot, kjo ndërtesë njihet si Kisha-Xhami e Ulqinit. Kalorësi gjerman Arnold von Harfi, që kaloi nëpër Ulqin në vitin 1496, mblodhi një fjalor shqip-gjermanisht, që ka rëndësi të madhe për historinë e shqipes dhe që vërteton se shqiptarët janë popullsi autoktone në Ulqin.
Ulqini u bë pjesë e Perandorisë Osmane në vitin 1571, kur osmanët e pushtuan qytetin me ndihmën e kusarëve berberë, të cilët nuk e lëshuan qytetin pas pushtimit. Kjo ndodhi pas betejës së Lepantit (në vitin 1571), kur kapedani i kusarëve Uruç Ali fitoi nga sulltani lejen të vëndoset në Ulqin me 40 kusarë. Plaçkitësit e detit iu rebeluan Cavtatit deri në Peloponez deri në fillim të shek. 19-të. 

Kusarët binin nga Afrika djem zezakë dhe i ushtronin ata për shërbim në sofër. Të rriturit i vishnin në rroba me ngjyra të theksuara dhe gjatë sulmeve plaçkitëse i detyronin që të parët të kërcenin në bash të anijes-viktimë, gjë që shkaktonte panik tek ekuipazhi. Ulqini qe një strofkë piratësh deri kur Mehmed pashë Bushatlliu u bë Pasha i Shkodrës dhe i dha fund piraterisë.

Në vitin 1696, venedikasit sulmuan Ulqinin por dështuan ta pushtojnë. E njjëjta gjë ndodhi dhe më 24 korrik 1718, kur venedikasit sulmuan Ulqinin pas një rrethimi të pasuksesshëm të Tivarit. Nën sundimin osman, Ulqini fitoi një pamje orientale. Filloi ndërtimin i xhamive, hamameve, krojve të ujit të pijshëm, kullave të vrojtimit, dhe strukturave të tjera. Qyteti filloi të zhvillojë përsëri traditat e tij të vjetra tregëtare e detare. Ulqini arriti një kulm të ri gjatë shekujve 17 dhe 19, e sipas gjeografit dhe këshilltarit politik italian, Antonio Baldacci, kishte një flotë që numëronte 500 mjete lundrimi, të cilat tregtonin mes porteve të brigjeve të Adriatikut dhe Mesdheut. Në Kullën e Blashajve në Kala, nga mesi i shek. XVII ka jetuar mesia i vetëshpallur hebre dhe prijësi i njohur i lëvizjes së hebrenjëve në Perandorinë Osmane, reformatori dhe komentuesi i Talmudit, Sabataj Cevi. Ai u syrgjynos në Ulqin në vitin 1666, ndërsa pranoi islamin në vitin 1676, vit në të cilin edhe vdiq me emrin Mehmed Efendija. Ai u varros në oborrin e një shtëpie myslymane, varri i të cilit ende ruhet si një tyrbe. Në vitin 1867, Ulqini u bë kaza e Sanxhakut të Shkodrës. Sipas gojëdhënave vendase, në Ulqin kaloi plotë pesë vjet në robëri spanjolli Miguel de Servantes, që më vonë u bë shkrimtar i famshëm. Ai në Ulqin gjeti modelin e të dashurës së Don Kishotit të cilës në roman i dha emrin Dulqinja, sipas emrit të atëhershëm të qytetit.  Një rebelim në Hercegovinë shkaktoi një seri rebelimesh dhe kryengritjesh kundër forcave osmane në Evropë.

 Kjo ishte arsyeja që Mali i Zi dhe Serbia i shpallën luftë Perandorisë Osmane, më 18 qershor 1876.
 Në këtë luftë forcat malazeze hynë në Ulqinin më 19 janar 1878.
 Nën komandën e popit Ilija Plamenac, malazezët dogjën Çarshinë dhe Qafë Larjen (që nga atëherë Mëhalla e Re).
 Me Traktatin e paqes së Shën Stefanit të nënshkruar nga Perandoria Ruse dhe Perandoria Osmane për përfundimin e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877–1878, më 3 mars 1878, u vendos që Ulqini ti mbesi Malit të Zi. Por, Fuqitë e Mëdha ishin të pakënaqura me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe më 13 qershor deri më 13 korrik të vitit 1878 mbajtën Kongresin e Berlinit. Në Kongresin e Berlinit u vendos që Ulqini me rrethinë duhet ti kthehet Perandorisë Osmane, prandaj më 8 shkurt 1879 malazezët u tërhoqën nga Ulqini. Dy vjet pas Kongresit të Berlinit, çështja e kufirit midis Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi ishte ende e hapur. Me propozim të Austro-Hungarisë hidhet ideja që Malit të Zi t’i jepet qyteti i Ulqinit me rrethinë, sepse edhe pozita e tij gjeografike ishte më e favorshme se krahinat e mëparshme, të cilat ishin malore.[27] Princi Nikolla i Malit të Zi shqetësohet shumë nga gjendja e paparashikuar dhe nxiton të sigurojë shqiptarët se nuk dëshiron aspak të sulmojë më Shqipërinë. Por Lidhja tejkalon tashmë vetveten dhe jep urdhër të sulmohet Mali i Zi. Vetëm ndërhyrja e Fuqive të Mëdha do të jetë agjenti i jashtëm që do të shpëtojë Malin e Zi nga mësymja shqiptare.[28] Pasi merr miratimin e fuqive të mëdha, ushtria e Malit të Zi lëviz drejt qytetit të Ulqinit, e organizuar në 22 batalione.Lidhja, nga ana e saj, ngarkon degën e Shkodrës për organizimin e mbrojtjes së qytetit. Thirrjes i përgjigjen menjëherë 270 shkodranë dhe pas tyre niset dhe komandanti i përgjithshëm i caktuar nga Lidhja për mbrojtjen e Ulqinit, Jusuf agë Sokoli me 500 shkodranë të tjerë. Këtij i bashkohen edhe 300 shqiptarë të tjerë nën komandën e Haxhi Mehmet Becit e Mehmet Gjylit.[30] Shtabi i Lidhjes e kishte organizuar mbrojtjen dhe kishte ndarë forcat e saj në katër pika strategjike nga ku mund të vinin ushtritë malazeze, por edhe trupat osmane. Në pikën e parë, në bregun verior të Bunës, ishin vendosur qindra shqiptarë nën komandën e Hysen Shasit. Në pikën e dytë, të quajtur Kodra e Kuqe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, ishin vendosur rreth 1,000 luftëtarë nën komandën e vetë Shtabit të Lidhjes. Pika tjetër ishte mali i Mozhurit në verilindje të Ulqinit, ku ishte pozicionuar Mehmet Gjyli. Në Ulqin qëndronte kontigjenti i fundit shqiptar që duhej të zhvillonte dhe qëndresën e fundit. Brenda në qytet ndodheshin gjithashtu edhe forca osmane, rreth 7 batalione të ushtrisë së rregullt perandorake, por që 3 prej të cilave ishin të përbëra nga shqiptarë. Përballja e parë e forcave shqiptare ishte me ushtrinë osmane, e cila kërkonte që shqiptarët të lëshonin pozicionet. Një batalion osman u vu në lëvizje për “pastrimin” e kampit të Bardhokut. 22 Forcat shqiptare ishin më të pakta në numër dhe me armatim modest në krahasim me pajimin e ushtrisë osmane. Dervish Pasha, komandanti i operacionit osman për mundjen e kryengritësve shqiptarë, kishte mundur të merrte pozicionin e Bardhokut dhe tanimë kishte hyrë në Ulqin dhe bëhej gati t’ia dorëzonte këtë Malit të Zi. Forcat shqiptare ndodheshin pothuajse të rrethuara, nga deti ishin anijet e flotës ndërkombëtare, në Tivar ushtria malazeze, në Ulqin Dervish Pasha me rreth 1300 trupa osmane, dhe dy anije luftarake osmane (İstanbul dhe Mecidiye) në grykën e Bunës.Ndeshja kryesore e osmanëve dhe shqiptarëve u bë në grykën e Mozhurës. Edhe pse të pakët në numër, shqiptarët të komanduar nga Jusuf Sokoli ishin pozicionuar mirë dhe mundën t’i zbrapsin disa herë sulmet e osmanëve. Por komanda ushtarake shqiptare ishte pëçarë: Hodo bej Sokoli kishte kaluar në shtabin osman të Dervish Pashës. Forcat osmane do ta çajnë përfundimisht vijën shqiptare më 23 nëntor 1880 dhe do të hyjnë në qytet duke ia dorëzuar natën mes 26 dhe 27 nëntorit qytetin malazezëve. Po atë natë, Asım Pasha bëri me dije konsujt e Fuqive të mëdha për dorëzimin e Ulqinit dhe më 5 dhjetor 1880 mbaruan demostratat navale.

Ulqini gjendet në pjesën jugore të Malit të Zi dhe është qyteti më jugor i tij. Qyteti laget nga Deti Adriatik dhe lartësia e tij mbidetare është rreth 7 metra. 

Në veriperendim dhe veri ka masive malore dhe kodrinore kuse në juglindje dhe lindje të tij gjenden fusha pjellore, në të cilat kultivohen pemë dhe perime të ndryshme. Në afërsi të Ulqinit gjendet Liqeni i Shasit, të cilin ornitologët e quajnë “miniatura e liqenit të Shkodrës”, i pasur me peshq dhe zogj uji, si dhe Fusha e Shtoji, tërheqje e veçantë në bregdetin Adriatik për gjahtarë. Si pasuri tjetër hidrografike është edhe Lumi Buna. 
Legjenda thotë se në mesjetë asnjë beqar nuk mund të martohej, përderisa nuk i mbjellte së paku dhjetë fidane ulliri. Ulqini është qytet i ullinjëve, bimëve ekzotike të Adriatikut jugorë dhe specijalistë për kultivimin e ullinjëve. Në periferinë e tij gjindet ullishta më e madhe në vend, ku ka trungje të vjetër edhe me qindra vite. Të gjitha që i kemi përmëndur janë vetëm një reflektim i zbehtë i pasurive të begatshme natyrore të këtij vendi, ajri i të cilit është përplot me erë të mendrës, lavandës së egër, luleve për kullotjen e bletëve. Dashuria në shikim të parë për rajonin me natyrë madhështore të paprekur, për detin e pastër dhe të kthjellët të Adriatikut, ka lënë gjurmë të thella në zemrat e shumë poetëve dhe mëndimtarëve, siç janë Lord Bajroni, Xhorxh Bernard Shou, laureatit të çmimit Nobel për letërsi Ivo Andriqi dhe i ka inspiruar të thurin vargje për bukurinë e këtyre viseve. Karakteristikat gjeografike më të njohura të Ulqinit janë: Lumi Buna, Liqeni i Shasit, Liqeni i Adës, Ishulli Ada e Bunës, Ishulli Ulqini i Vjetër, Guri i Gjeranave, Valdanosi, Kanali Milena, Kepi i Sukës, Plazhi i Madh, Plazhi i Vogël. Ulqini në shekullin XX Çarshia e Ulqinit dhe Xhamia e Namazgjahut në vitin 1908. Gjatë shekullit XX Ulqini ka mbijetuar rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti i dytë i Malit të Zi në vitin 1880, kur u bashkëngjit këtij vendi, mbas pak më shumë se tre dekada ka mbërritur në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (mbas Podgoricës, Nikshiqit, Cetinës, Tivarit dhe Plavës). Detaria dhe tregtia e tij kanë pasë një ecuri gjithnjë e më dobët, kështu që qyteti është amulluar. Gjatë Luftës së Parë Botërore u pushtua nga Austro-Hungaria më 22 janar 1916 dhe nga Italia më 4 nëntor 1918,[36][37] ndërsa nga viti 1920 ishte pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e cila do të njihet më vonë si Mbretëria e Jugosllavisë. Si qyteti më jugor i bregdetit të Mbretërisë së Jugosllavisë, përjeton në vitet tridhjetë të shekullit XX një kthesë të fuqishme. Konkretisht, në atë periudhë u ndërtua Kriporja dhe hotelet Republika, Jadran dhe Koop (më vonë Galeb), të cilët Ulqinin shumë shpejt e bënë qendër ekonomike dhe turistike të vendit. Mirëpo, Lufta e Dytë Botërore e ndali vrullin ekonomik në mënyrë të menjëhershme. Prej vitit 1941 deri më 1944 Ulqini ishte nën administratën shqiptare. Më 7 nëntor 1943 Ulqini do të bombardohet nga forcat aleate, ku do të humbin jetën mbi 46 persona dhe shumë të tjerë do të plagosen. Forcat partizane marrin Ulqinin më 26 nëntor 1944 dhe kështu bëhet pjesë e Jugosllavisë Socialiste.[38][39][40] Periudhën më të ngritur në këtë shekull Ulqini e përjetoi dy dekada nga përfundimi i luftës. Ndërtimi i një sërë hotelesh moderne në qytet dhe Plazh të Madh, si dhe i kolektivave të mëdha ekonomike (NHT “Riviera e Ulqinit”, “Agroulqini”, Ndërmarrja ndërtimore “Primorje”, “Otrantkomerc”, “Ultep” dhe të tjerë) solli zhvillim fantastik. Ulqini në fund të viteve tetëdhjetë kishte rreth 40 për qind të qarkullimit turistik në Mal të Zi, ndërsa dy të tretat e mysafirëve ishin të huaj, kryesisht gjermanë. Në tërmetin katastrofik me 15 prill të vitit 1979 qyteti u dëmtua rëndë, mirëpo mbas vetëm disa viteve, me solidaritetin e qytetarëve të mbarë Jugosllavisë, është rinovuar shpejt. Gjatë Luftës në Kosovë, në vitet 1998 dhe 1999, mijëra shqiptarë të Kosovës u dyndën për në Ulqin dhe në rrethinat e tij, ku u pritën me kushtet më të mira të mundshme nga popullsia shqiptare etnike e Ulqinit dhe e rrethinës.
Tivari i Vjetër

MALI I ZI: ULQINI, TIVARI DHE SHQIPTARET 

Prof. Dr. Sabile Keçmezi, PHD  Basha
(historiane) & Prof. Dr. Tefik Basha, PHD
(gjeograf)
Gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, çdo plan apo dëshirë për të udhëtuar dukej se varej nga një kapërcyell i pashmangshëm: Mali i Zi. Ky vend i vogël bregdetar, me një peizazh që përqafonte male të larta dhe ujëra të pafund blu, ishte porta që lidhte shumë shqiptarë me bregdetin dhe horizontet e tjera. Mali i Zi nuk ishte vetëm një udhë për t’u kaluar, por një vend në vetvete, i mbushur me qytete që zgjoheshin nën ritmin e dallgëve dhe flladin mesdhetar. Ulqini, me plazhet e tij të ngrohta dhe historinë që thur legjenda e kujtime të brezave shqiptarë, ishte një nga vendet që shpesh na mirëpriste. Tivari, i vjetër dhe hijerëndë, ofronte një ndërthurje të traditës dhe ndryshimeve moderne, ndërsa Budva, me sheshet e saj të ngushta dhe muret e lashta, frymonte një romantizëm të veçantë. Nuk mungonte as Shën Stefani, që me shkëmbinjtë e tij madhështorë dhe ishullin e kthyer në oazë luksit, dukej si një skenë nga një përrallë. Dhe mes këtyre, gjithmonë zbulonim vende të vogla, më pak të njohura, që ruanin thjeshtësinë dhe autenticitetin e një Mali të Zi të paprekur nga koha. Por udhëtimi përmes këtij vendi kishte një tjetër domosdoshmëri: kalimi përmes kryeqytetit, atëherë i quajtur Titograd, sot Podgorica. Ishte e pamundur të mos e prekësh këtë qendër të jetës administrative dhe politike të Malit të Zi. Titogradi, një qytet që ngrihej midis traditës dhe frymës socialiste, shërbente si një pikë e rëndësishme ndalimi, jo vetëm për rrugëtimin tonë fizik, por edhe për një reflektim mbi realitetin politik të asaj kohe. Udhëtimet tona përmes Malit të Zi ishin më shumë se lëvizje nga një vend në tjetrin; ato ishin udhëtime nëpër një hapësirë ku historia, kultura dhe natyra shkriheshin në një panoramë të një Jugosllavie që kërkonte të bashkonte dallimet, ndërkohë që i bënte ato gjithnjë të dukshme. Mali i Zi mbeti një kujtesë e asaj kohe kur kufijtë ishin të hapur, por shpesh të ngushtuar nga rrethanat dhe politikat që qarkullonin mbi ne. Në atë terren të ndërlikuar, secili udhëtim ishte një akt i vogël lirie dhe eksplorimi. Albina Balidemaj-Basha & Agon Basha & Sabile Keçmezi-Basha, një pamje nga Ulqini, 2011 Rrugët që na çonin drejt Malit të Zi ishin më shumë se thjesht kalime përmes një peizazhi të gdhendur me male dhe bregdete; ato ishin rrathë dhimbjeje që shpalosnin padrejtësinë historike të ndarjes së tokave shqiptare. Ato toka, që për shekuj kishin përqafuar frymën dhe kulturën shqiptare, u ndanë me një thikë të pamëshirshme nga fuqitë politike të ish-Jugosllavisë, duke u shpërndarë mes Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Çdo kilometër që përshkonim, çdo fshat apo qytet që kalonim, bartte në vete një kujtim të heshtur, një plagë të hapur që reflektonte në sytë e shqiptarëve që jetonin atje. Për ne që jetonim në Kosovë, dhimbja ishte e pashmangshme. Sa herë që shihnim vëllezërit dhe motrat tona në Malin e Zi, ndjenim një përzierje të zemërimit dhe pafuqisë. Ata jetonin pa të drejta, pa një zë, si qytetarë të harruar në vendin e tyre. Ishin shqiptarë që mbanin kokën lart me krenari, por që barten mbi supe barrën e rëndë të një padrejtësie që nuk linte hapësirë për shpresë. Por dhimbja nuk përfundonte me Malin e Zi. Në të gjitha vendet ku jetonin shqiptarët, nga Maqedonia e deri në Serbi, shtypja ishte e njëjtë. Ata ishin të shtypur skajshmërisht, të mohuar në të drejtat më elementare për të jetuar me dinjitet dhe liri. Çdo shqiptar, kudo që të ndodhej, mbartte ëndrrën e një republike që do të quhej Kosovë, një tokë që do të bashkonte të gjithë, një vend ku të drejtat nuk do të ishin privilegje, por e drejta natyrore e çdo njeriu. Rrugët që na lidhnin me Malin e Zi nuk ishin thjesht rrugë fizike; ato ishin fije që lidhin një komb të ndarë, që pavarësisht kufijve dhe padrejtësive, ruante thellë brenda vetes një shpresë të pashuar. Dhe ndërsa udhëtonim në ato rrugë, nuk mund të mos ndjenim peshën e një historie të dhimbshme dhe të papërfunduar, një histori që vazhdonte të kërkonte drejtësi dhe bashkim. Historia e shqiptarëve është e mbushur me ngjarje që bartin në vetvete një dhimbje të thellë dhe një tragjedi të pashlyeshme. Ndër këto plagë të hapura, një emër që përmendet gjithnjë me dhembje është Tivari, qyteti që për shqiptarët nuk është thjesht një vend gjeografik, por një kujtesë e përgjakshme e padrejtësisë dhe barbarisë. Tivari, dikur i qetë dhe plot gjallëri, u kthye në një simbol të masakrës dhe varreve masive, një qytet ku dheu përpiu mbi 4,000 jetë të pafajshme shqiptare. Ata nuk kishin bërë asnjë faj, nuk kishin shkelur asnjë ligj; faji i vetëm i tyre ishte identiteti i tyre shqiptar. Për këtë arsye, ata u ndëshkuan me një brutalitet që tejkalon çdo kufi njerëzor. Tivari është më shumë se një qytet; është një kujtim i dhimbshëm që na ndjek brez pas brezi. Është një emër që thërret ndërgjegjen e kombit dhe kërkon drejtësi për ata që humbën jetën pa arsye, për ata që u mohuan të drejtën për të jetuar vetëm sepse mbanin në zemër një emër dhe një gjuhë që i bënte krenarë. Në gjirin e atij qyteti, gjaku shqiptar u derdh pa mëshirë, duke larë rrugët dhe sheshet e tij me dhimbje dhe tragjedi. Dhe sot, Tivari mbetet një kujtesë e gjallë e asaj që ndodhi, një vend ku dheu flet për të vdekurit, ku era bart me vete klithmat e atyre që humbën gjithçka. Është një thirrje për të mos harruar, për të mos lejuar që e kaluara të mbulohet me harresë, por të qëndrojë si një mësim dhe si një premtim se kurrë më një tragjedi e tillë nuk duhet të ndodhë. Sa herë që përmendet Tivari, mendja më fluturon drejt një imazhi që më ngrihet përpara syve: fytyra e babait tim, e ngurtësuar nga dhimbja dhe kujtesa. Sytë e tij, të mbushur me lot që nuk rrjedhin vetëm nga trishtimi, por nga një barrë e pashpjegueshme dhembjeje, më tregojnë historinë e një tragjedie që nuk u shërua kurrë. Ishte historia e bashkëkombësve të tij, njerëzve të pafajshëm, që përfunduan në duart e një fati mizor, ndërsa ai, për një lojë të pashpjegueshme të fatit, që ishte në eshalonin e tretë, arriti të shpëtonte. Albina Balidemaj-Basha & Agon Basha& Sabile Keçmezi-Basha & Tefik Basha, Ada Bojana, 2011 Me zërin e thyer, ai më tregonte për atë mars të përgjakur, kur shqiptarët, me shpresën e jetës, u dërguan drejt vdekjes. “Isha në eshalonin e tretë,” thoshte ai, me një përulësi që më thyente zemrën. Ishte si të më thoshte se shpëtimi i tij ishte një dhuratë që ai nuk e kuptonte plotësisht, një dhuratë që e ngarkonte me përgjegjësi për ata që nuk patën fatin të shpëtonin. Në fjalët e tij nuk kishte vetëm dhimbje, por edhe një heshtje që fliste më shumë se ç ‘mund të thoshte zëri. Një heshtje që ruante emrat dhe fytyrat e atyre që ai nuk i harroi kurrë. Ato fytyra, të fiksuara përgjithmonë në kujtesën e tij, dilnin para meje përmes rrëfimeve të tij, duke më treguar peshën e tmerrit dhe mrekullinë e shpëtimit të tij. Tivari, për babanë tim, nuk ishte thjesht një qytet; ishte një altar i dhimbjes, një kujtesë e vazhdueshme e asaj që ndodhi dhe e asaj që mund të kishte ndodhur. Dhe për mua, çdo herë që e kujtoj atë, fytyra e tij shfaqet si një pasqyrë ku reflektohen vuajtjet e një brezi, një kujtim që më mëson për tragjedinë, mbijetesën dhe barrën e kujtesës që mbetet përgjithmonë e gjallë në zemrën e të mbijetuarit. “Bija ime,” më thoshte ai me zë të dridhur dhe sy të ngulitur në një hapësirë të largët, “nuk mund ta marrësh me mend se si duket deti kur merr ngjyrën e gjakut.” Ishte një pamje që e kishte ndjekur gjatë gjithë jetës, një kujtim që nuk venitej kurrë. “Atë ditë të kobshme, unë e pashë me sytë e mi. Deti nuk ishte më një shtrat i kaltër qetësie, por një sipërfaqe e ngjyrosur me dhimbje dhe tragjedi.” Ai heshti për një çast, si për të mbledhur fuqinë për të vazhduar. “Ata, barbarët,” vazhdoi ai, “ishin të etur për gjak, si kafshë që ndjekin prenë pa mëshirë. Me një vendim të çmendur, ata vendosën që rinia më e bukur shqiptare, lulja jonë, të mos jetonte më. Rafalët e armëve nuk kursyen askënd. Gjaku u derdh pa fund, dhe deti u bë dëshmitar i kësaj mizorie, duke bartur klithmat e fundit të atyre që ëndërronin për liri.” Zëri i tij u mek, dhe fytyra iu zbeh, si të përjetonte sërish atë makth. “Na mashtruan, bija ime,” përsëriste ai, me një hidhërim të thellë në çdo fjalë. “Na thanë se do të ishim të sigurt, se do të kishim një të ardhme. Dhe ne i besuam. Si mund të mos i besonim, kur shpresa ishte gjithçka që na kish mbetur?” Ai mbylli sytë për një moment, sikur të përpiqej të largonte pamjet që i rëndonin shpirtin. “Edhe unë, atë ditë, mund të kisha qenë mes tyre,” tha ai, me një ndjenjë fajësie që nuk mund ta fshehte. “Por fati, një lojtar i pamëshirshëm, më la të jetoj, ndërsa ata të tjerët… ata u shuan. Dhe tani, çdo natë, ata më thërrasin në ëndrrat e mia, duke më kujtuar se jeta ime është një dhuratë që unë nuk mund ta harroj.” Fjalët e tij ishin një përzierje e dhimbjes, zemërimit dhe falënderimit. Ai më tregoi një botë që nuk do ta shoh kurrë, por që e ndjej thellë brenda vetes. Ishte një kujtesë e gjallë, një thirrje për të mos harruar dhe për të nderuar ata që u shuan në një det gjaku, por që mbeten të përjetshëm në zemrat tona. Për këto krime, si për një jehonë të largët, u dëgjua shumë vonë. Fjalët që përshkruanin atë që ndodhi, mbërritën në botën e jashtme si një pëshpërimë e dobët që nuk arrinte të thyente murin e harresës. Dhe megjithatë, edhe kur e vërteta doli në dritë, drejtësia mbeti një iluzion i paarritshëm. Askush kurrë nuk u dënua. Asnjë gjykatë nuk hapi dyert për të dënuar vrasësit e shqiptarëve, dhe shteti – ai shtet monstër – mbeti i heshtur, duke e mbrojtur me heshtjen e tij krimin që kishte bërë pjesë të strukturës së vet. Sabile Keçmezi-Basha & Tefik Basha & Albina Balidemaj-Basha, Kalaja e Ulqinit, 2011 E si mund të dënonte ai shtet, kur vetë vrasjet e shqiptarëve ishin kthyer në një mekanizëm të ftohtë dhe të pamëshirshëm të sistemit të tij? Ato nuk ishin më krime të izoluara; ato ishin një politikë e përgjakshme, një ritual mizorie që kryhej pa frikën e pasojave. Shqiptarët mund të likuidoheshin në çdo kohë, në çdo vend, pa asnjë arsye dhe pa dhënë llogari askujt. Vetë akti i vrasjes ishte bërë aq i zakonshëm, saqë për të nuk kishte më nevojë për shpjegime. Gjaku i tyre nuk ishte më një tragjedi, por një statistikë në duart e atyre që sundonin me dhunë dhe urrejtje. Në këtë skenar të zymtë, dhembja e një populli mbeti e paqortuar dhe kujtimet e viktimave të papërgjigjura. Një sistem që ktheu vdekjen në normë dhe padrejtësinë në ligj, la pas një trashëgimi të turpit që ende pret dritën e lirisë dhe drejtësisë. Dhe për ne, të mbeturit, mbetet një detyrë: të mos harrojmë. Të mos e lejojmë heshtjen të mbulojë atë që ndodhi, të mos e pranojmë kurrë harresën si pjesë të pajtimit me të kaluarën. Sepse vetëm duke mbajtur të gjallë kujtesën, mund t’i rezistojmë kthimit të së njëjtës mizori. Shumë herë më ka rënë të shkoj në Tivar, atë qytet që bart brenda vetes një histori të hidhur dhe një peshë të padurueshme për çdo shqiptar. Dhe sa herë që shkelja në rrugët e tij, më dukej sikur ecja në hapat e babait tim, duke kërkuar gjurmët e tij, ato gjurmë që njëherë e një kohë kishin lënë një rrugë shpëtimi mes plumbave dhe vdekjes. Pyesja veten: ku kishte vrapuar, ku ishte fshehur, dhe si kishte mbijetuar nga ajo makinë vrastare që nuk kursente askënd. Kaloja pranë plazhit të Tivarit, një vend që tani priste turistë dhe valët e qeta të detit, por që për mua ishte një dëshmi e gjallë e asaj tragjedie të përgjakshme. Mbyllja sytë dhe imagjinoja detin e skuqur nga gjaku, atë ujë që dikur kishte bartur ëndrrat e pafajshme të rinisë, por që më pas ishte bërë varr i tyre i përjetshëm. Në ato çaste, një trishtim i thellë më përfshinte, dhe në heshtje mallkoja ato bisha që, pa asnjë fije mëshire, kishin shkrepur armët dhe kishin marrë jetë të panumërta. Ata të rinj, djemtë e Kosovës, ishin sjellë aty të mashtruar nga një politikë antishqiptare që nuk njihte kufij në mizorinë e saj. U kishin thënë se do të armatoseshin, se në Tivar do të merrnin pushkët më moderne dhe do të niseshin për të mbrojtur Jugosllavinë në Trieshtën e largët. Por në vend të armëve, ata gjetën grykët e pushkëve të drejtuara ndaj tyre. Ajo që ishte premtuar si një mision heroik, u shndërrua në një kurth vdekjeje. Tivari, për mua, nuk është vetëm një qytet. Është një vend ku dhimbja dhe kujtesa kryqëzohen. Është një pasqyrë ku shoh fytyrat e atyre që nuk u kthyen kurrë dhe plagën e babait tim që mbetet ende e hapur. Dhe sa herë që shkoj atje, ndjej barrën e historisë, një histori që nuk duhet harruar kurrë, sepse vetëm kujtesa mund ta mbajë gjallë të vërtetën dhe të na ndihmojë të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie të re. Sabile Keçmezi-Basha & Tefik Basha & Albina Balidemaj-Basha, Kalaja e Ulqinit, 2011 Dhe ja, çfarë ndodhi në të vërtetë? Premtimet për pushkë, për armë moderne që do t’u jepeshin për të mbrojtur një ide të largët, dolën të ishin vetëm fjalë boshe – një mashtrim i hidhur që mbuloi të vërtetën me një vel të rremë shprese. Ato pushkë që u premtuan nuk u shfaqën kurrë, dhe ata, djemtë e rinj që kishin besuar në to, kurrë më nuk u kthyen në pragjet e shtëpive të tyre. As varret nuk iu dihen sot e kësaj dite. Trupat e tyre u zhdukën në harresën e dhunshme të një akti barbar. Nuk kanë një vend ku të prehen, një gur që të mbajë emrat e tyre, një shenjë që t’i kujtojë. Ata mbeten si hije, të shpërndarë mes kujtimeve të të mbijetuarve dhe valëve të detit që përherë pëshpërit emrat e tyre. Kjo është një nga ata kapituj të historisë ku dhembja nuk ka fund, ku padrejtësia shtrihet përtej jetës dhe vdekjes. Është një thirrje e pashuar që kërkon drejtësi, një kujtesë që refuzon të shuhet. Dhe ata, ata që nuk u kthyen, mbeten të pavdekshëm në dhembjen e një populli që nuk do t’i harrojë kurrë. Asnjëherë, askush nuk e pranoi krimin. Fjalët që do të duhej të ishin shenjë pendese, një kërkim faljeje për atë masakër të pashpjegueshme, nuk erdhën kurrë. Dhe as drejtësia nuk u vu në lëvizje; askush nuk u dënua, as atëherë, as më vonë. Heshtja e atyre që duhej të flisnin u bë një tjetër shtresë dhimbjeje mbi plagën tonë të hapur. Kjo heshtje u kthye në pjesë të historisë sonë, një kapitull i zymtë që na lidh përgjithmonë me Malin e Zi. Ditët kaluan, vitet u rrokullisën si ujëra që përpiqen të fshijnë gjurmët e së kaluarës. Por pavarësisht ndryshimeve që solli koha, kujtimet për ata që mbetën në humbëtirën e Tivarit nuk u zbehën kurrë. Nuk mund të zbeheshin. Ata ishin vëllezërit tanë, të rinjtë tanë, lulja më e bukur e një brezi që u flijua padrejtësisht. Tivari, me të gjitha hijet e tij, mbetet një plagë që nuk mbyllet dhe një kujtesë që nuk shuhet. Ai është një lidhje që na ndjek si një jehonë e së kaluarës, një thirrje për të mos harruar kurrë ata që u shuan në valët e dhimbjes dhe padrejtësisë. Dhe ndërsa vitet rrjedhin, barrën e historisë e mbajmë si një amanet që na thërret të ruajmë të vërtetën dhe të kujtojmë ata që u lanë pa zë, por jo pa emër. Do të kishte qenë një akt burrërie dhe drejtësie, që në këto ditë të pretenduara të demokracisë në Malin e Zi, të dilte dikush me guxim – një zë që në emër të të gjithëve të thoshte të vërtetën për atë masakër të pashlyeshme. Një zë që të pranonte dhimbjen dhe padrejtësinë, që të kërkonte falje në emër të popullit malazez për atë që ndodhi, duke u përballur me hijet e historisë që ende rëndojnë mbi ne të gjithëve. Një falje e tillë nuk do të kishte fuqinë të shëronte plagët, por do të ishte një fillim. Një akt që do të tregonte se e kaluara, sado e hidhur, nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë. Një falje që do të krijonte hapësirë për dialog, për pajtim, dhe për një të ardhme më të ndriçuar mes dy popujve. Dhe, si një simbol i përjetshëm i kësaj faljeje, do të duhej të ngrihej një përmendore për viktimat e masakrës së Tivarit. Një përmendore që të mos fliste vetëm për vdekjen e tyre, por edhe për të drejtën për kujtesë, për respektin dhe dinjitetin e atyre që humbën jetën pa faj. Do të ishte një gjest që nuk shlyen dot dhimbjen, por që u jep familjeve të tyre një grimë ngushëllim dhe një lloj satisfaksioni – jo për të harruar, por për të mësuar të ecim përpara. Një monument i tillë nuk do të ishte vetëm për të kaluarën; ai do të ishte një urë drejt së ardhmes. Një përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie mbi një themel të sinqertë, ku historia nuk mohohet, por pranohet si një mësim për brezat që vijnë. Në këtë mënyrë, dhembja e së kaluarës do të bëhej një premtim për një të ardhme më të drejtë dhe më njerëzore. Në këtë mënyrë, shpirtrat e trazuar, të cilët për vite me radhë kanë bartur peshën e dhimbjes dhe padrejtësisë, do të gjenin njëfarë qetësie. Njerëzit, ndoshta, do të mësonin të falnin – jo nga harresa, por nga një vendim i vetëdijshëm që të mos lejojnë më kurrë që e kaluara të përsëritet. Por falja vjen me një kusht të rëndësishëm: të mos harrojmë kurrë tmerret e kohëve të shkuara. Harresa nuk është shërim; ajo është një rrugë e rrezikshme që çon drejt përsëritjes së të njëjtave gabime. “Ata që harrojnë të kaluarën,” siç thoshte filozofi Santajana, “janë të detyruar ta përsërisin atë.” Dhe në këtë thënie, fshihet një mësim universal – kujtesa është mburoja më e fuqishme kundër errësirës së historisë. Të mos harrojmë do të thotë të mbajmë gjallë kujtimin e atyre që u flijuan pa faj, të dëshmojmë se tragjeditë e tyre nuk do të zhduken në hijet e harresës. Jo për t’u hakmarrë, sepse hakmarrja sjell vetëm më shumë dhimbje, por për të ndërtuar një të ardhme ku dhembjet e shkuara shërbejnë si gurë themeli për drejtësi dhe paqe. Kujtesa nuk është barrë; ajo është një përgjegjësi. Është një mënyrë për t’u siguruar që rrugëtimi ynë si shoqëri dhe si njerëzim të mos e kthejë kurrë mbrapsht rrotën e historisë. Sepse vetëm duke kujtuar, duke mësuar, dhe duke pranuar, mund të ecim drejt një bote ku e kaluara na udhëzon, por nuk na ndjek si një hije e pafundme. Mali i Zi, me të gjitha rrugët e tij të përthyera dhe qytetet e tij të fshehura midis maleve dhe detit, mbart brenda vetes një copëz të shpirtit shqiptar. Qytetet e banuara nga shqiptarët, dikur të heshtura nën barrën e historisë, sot gumëzhijnë me zëra të rinj dhe energji të reja. Koha ka sjellë ndryshime, ka formësuar jetët dhe ëndrrat e banorëve të tyre, por asnjëherë nuk ka shuar lidhjen e tyre me rrënjët. Gjatë ditëve të nxehta të verës, kur bregdeti gumëzhin nga ritmet dhe gjallëria e pushimeve, qytetet shqiptare në Malin e Zi shndërrohen në oaza të gjalla ku takohen njerëz nga të gjitha anët. Shqiptarët, të ardhur nga vende të ndryshme, mblidhen për të ndarë jo vetëm plazhin dhe rrezet e diellit, por edhe kujtimet, historitë dhe ndjenjat që i bashkojnë. Për disa ditë, ata janë të gjithë bashkë, si një familje e madhe që nuk e harron lidhjen e saj. “Gjaku nuk është ujë,” më thoshte gjithmonë gjyshja ime, dhe këto fjalë i ndjej më shumë gjatë atyre ditëve verore. Ato ditë kur shqiptarët, pavarësisht ndarjeve gjeografike apo historike, rikthehen tek njëri-tjetri, si rrjedha e një lumi që gjithmonë gjen rrugën për të mbërritur në det. Është një rikujtim se, në zemër të çdo shqiptari, pulson një lidhje e përhershme, një forcë që nuk shuhet as nga vitet, as nga kufijtë. Mali i Zi, në ato çaste, nuk është më thjesht një hapësirë gjeografike. Ai bëhet një vend ku historia, kultura dhe shpirti shqiptar takohen dhe përqafohen, duke na rikujtuar se identiteti dhe përkatësia janë më të forta se çdo dallim apo ndarje. Këto janë çastet kur kujtojmë se ne jemi një, dhe se gjaku, me të gjithë domethëniet e tij, mbetet një lidhje që nuk thahet kurrë. Ulqini gjithmonë ka qenë pjesë e shpirtit tonë, një tokë shqiptare e dashur, ku shkonim shpeshherë, gati instinktivisht, sikur ishte pjesë e pandashme e jetës sonë. Para luftës, pushimet verore i kalonim në këtë qytet të bukur bregdetar, i cili ishte për ne strehë e ngrohtë dhe derë e hapur, në një kohë kur Shqipëria mbetej një ëndërr e ndaluar. Durrësi, Shëngjini, Velepoja apo jugu i Shqipërisë ishin vende të mbyllura, vende që s’mund t’i shihnim as në ëndrrat më të guximshme, sepse kufijtë dhe burgjet për shqiptarët e Kosovës ishin një realitet i pamëshirshëm. Vetëm të mendosh për Shqipërinë, ishte një rrezik i madh që të dërgonte drejt prangave të burgut, prandaj Ulqini mbetej i vetmi port i lirë, i vetmi horizont i hapur për pushimet tona verore. Në ato ditë, ne ndiheshim sikur të gjithë ishim nën një qiell të përbashkët, pa doganierë e pa kufij që të na ndalonin. Mali i Zi ishte një republikë që e ndjenim si mik, dhe kjo miqësi ka mbetur edhe sot, kur vijmë e shkojmë pa pengesa. Republika e Malit të Zi, sot një shtet sovran në zemër të Evropës Juglindore, shtrihet përgjatë bregut perëndimor të Adriatikut, në kufi me Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë. Podgorica, kryeqyteti modern, përfaqëson zemrën e kësaj republike, ndërsa Cetina, qyteti mbretëror, ruan një histori të thellë e të lashtë. Me një popullsi prej rreth 644,578 banorësh (sipas të dhënave të CIA-s për vitin 2016), Mali i Zi është një vend ku natyra dhe historia ndërthuren në mënyrë të jashtëzakonshme. Peizazhi i tij është një mozaik i mrekullive natyrore, ku malet e larta dhe rrafshnaltat e thella krijojnë një harmoni të rrallë me luginat e lumenjve dhe gropat tektonike të Liqenit të Shkodrës. Zona qendrore dhe lindore ngrihen më lart, ndërsa bregdeti i ngushtë, i mbuluar me ujin e Adriatikut, zgjatet nga Gryka e Kotorrit deri te Lumi Buna, në kufi me Shqipërinë. Male të njohura si Bjellasica, Durmitori, Komova dhe Bjeshkët e Nemuna sfidojnë qiellin, ndërsa fushat e Podgoricës, Ulqinit dhe luginat e Beranës, Bellopojës, Plevlës dhe Nikshiqit, përshkohen nga lumenj që bartin gjurmët e kohës. Ulqini mbetet një përjetim i veçantë, një vend ku historia dhe gjeografia gërshetohen, një copëz e jetës sonë që kurrë nuk mund të harrohet. Ky qytet bregdetar, më shumë se një vend pushimi, ishte dhe mbetet një strehë shpirtërore, ku kujtimet e së kaluarës ndërthuren me përjetimet e së tashmes. Turizmi në Mal të Zi është si një thesar i fshehur, një margaritar në brigjet e Adriatikut që vazhdon të ndriçojë përmes plazheve të gjata me rërë të artë, veçanërisht në Ulqin, një qytet që mban në vete historinë dhe bukurinë natyrore. Infrastruktura turistike në qytetet bregdetare, si Hercegnovi, Igallo, Tivati, Budva, Shën-Stefani dhe Ulqini, është zhvilluar për t’i dhënë vizitorëve atë që kërkojnë—hotele, restorante dhe shtëpi pushimi që përqafojnë shijen e detit dhe natyrës. Klima e këtij vendi përcaktohet nga relievi i larmishëm, duke shtrirë krahët e saj mes maleve të larta dhe bregdetit me klimë mesdhetare, e duke sjellë ndryshime të këndshme nga zonat malore deri te ato bregdetare. Pas shpalljes së Malit të Zi si shtet sovran, ne vazhduam të ktheheshim në këtë vend që gjithmonë ka pasur diçka të re për të ofruar. Dhe çdo herë, ndjesia e vizitës dukej e freskët, si një kthim në një magji të re. Edhe tani, kur liritë e udhëtimit na lejojnë të shkojmë ku të duam, ne përsëri e lëmë Ulqinin për në fund të verës, si qershia mbi tortë—pushimi i fundit që mbush shpirtin me një ndjesi të veçantë. Çdo udhëtim në Ulqin më duket si një aventurë e parë. Shijoj çdo detaj, nga rrugët e ngushta dhe shtëpitë prej guri, te sheshet e vogla që ruajnë shenjat e Rilindjes dhe Barokut. Kombinimi i arkitekturës së Perandorisë Osmane me elemente të kulturave të tjera ka krijuar një përvojë arkitekturore të jashtëzakonshme. Në kohën kur Ulqini ishte pjesë e Perandorisë Osmane, ai ishte një vend i fuqishëm për piratët e asaj kohe. Sheshi i Skllevërve, një shesh i vogël në zemrën e qytetit të vjetër, bart një histori të thellë, ku dikur skllevërit e kapur nga piratët silleshin për t’u shitur. Ulqini ka gjithashtu një plazh të vogël në qendër të qytetit, me një shëtitore të mbushur me njerëz gjatë mbrëmjeve të nxehta të verës, ku është vështirë të kalosh për shkak të turmave që përjetojnë një lloj korzoje të magjishme. Ky është vendi më i zhurmshëm gjatë ditëve të verës, ku restorantet ofrojnë një atmosferë gjallëruese deri vonë dhe muzika tingëllon e lartë në ajrin e ngrohtë. Por nëse kërkon qetësi, Ulqini të ofron edhe këndet e tij të qeta, larg zhurmës. Ne gjithmonë zgjedhim hotelin Albatros, një ndërtesë që të kujton epokën e komunizmit, por që ofron qetësinë dhe aromën e pishave, një oazë që të qetëson shpirtin në çast. Një vend tjetër i veçantë është plazhi shërues i grave, i ndodhur në rrugën që të çon nga hoteli Albatros drejt qytetit. Ky plazh i veçantë, ku lejohen vetëm gratë, njihet për trajtimet shëruese me baltë dhe ujë squfuri, një oazë relaksimi që ofron më shumë se vetëm pushim—një mundësi për të rigjeneruar trupin dhe shpirtin. Plazhi, disi është nudist, është një vend ku gratë gjejnë shërim, jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen. Nëse kërkon hapësirë të lirë dhe qetësi nën diellin që ngroh butësisht, do të duhet të përgatitesh për një udhëtim të shkurtër – vetëm pesëmbëdhjetë minuta me veturë, ose të paktën kështu thotë Google. Por kur koha e verës sjell me vete turma dhe makina që mbushin rrugët, ky premtim i shkurtër shndërrohet në një orë të tërë udhëtimi, me rrugët që zgjaten pafundësisht mes bregut të Plazhit të Madh dhe qytetit, të mbushura me automjete të ngadalta nën peshën e pushimeve verore. Megjithatë, ky breg i pafund i detit të ngrohtë nuk është thjesht një vend për t’u larë – është një parajsë për dashamirët e aventurës, me erërat e fuqishme që thurin krahët e tyre me valët e cekëta, duke krijuar një skenë të përsosur për kitesurfing. Me një shtrirje prej 14 kilometrash, ky plazh ofron mundësinë e përsosur për të mësuar këtë art të fluturimit mbi valë, ndërsa erërat verore fryjnë me energji të vazhdueshme. Plazhi i Madh është më shumë se thjesht një vend për të bërë banjë dielli. Këtu mbahen festivale të ndryshme muzikore, duke sjellë jetë dhe ritme nën qiellin e hapur. Sportet ujore janë të pafundme, ndërsa restorantet e shumta që shtrihen përgjatë vijës bregdetare ofrojnë shije të freskëta të detit dhe ushqimeve vendase, për ata që kërkojnë një pushim gastronomik mes freskisë së valëve. Çdo kafshatë është e përzier me aromën e detit dhe tingujt e verës. Gjatë një prej atyre momenteve të pushimit tonë në Plazhin e Madh, na folën për një thesar të fshehur afër – Ada Bojana. Një ishull lumor, i ndarë nga rrjedha e Bojanës, me plazhe ranore që shtrihen për tre kilometra të tëra. Larg turmave të zhurmshme të qytetit, ky vend ofron paqe të pastër dhe qetësi, një oazë ku mund të kalosh një fundjavë të mrekullueshme mes sporteve ekstreme ujore, që kanë bërë Adën të famshme për sërfistët nga e gjithë bota. Por jo gjithçka në Ada është veç për ata që kërkojnë adrenalinë. Për ata që dëshirojnë të përjetojnë qetësinë e bregdetit, mund të zgjedhin një nga baret e plazhit, ku dielli shkëlqen butësisht dhe perëndimet janë magjike. Ushqimet e freskëta vendase, të servirura me përpikëri, bëhen një shoqërues perfekt për çdo funddite të qetë, ndërsa hidhesh në biseda të ngadalta e shikimet ndalen në horizont, ku dielli puth detin dhe qielli ndizet me ngjyra të zjarrta. Derisa qëndronim nën një çadër të madhe, na treguan se vetëm nja dhjetë minuta larg nga Ulqini gjendet një gji shkëmbor i cili të përfshin me magjinë e tij të lashtë, i rrethuar nga ullinjtë e vjetër që tregojnë historinë e kohërave të kaluara. Valdanosi, me mbi 18 mijë pemë ulliri, është jo thjesht një oazë natyror, por një thesar i çmuar i vendit. Në këtë fushë të blertë, ullinjtë e lashtë qëndrojnë si dëshmitarë të kohëve të largëta, disa prej tyre qëndrojnë krenarë për më shumë se 2000 vite. Me rëndësinë e tyre natyrore dhe ekonomike, ky vend mbrohet me kujdes nga qeveria malazeze, duke u bërë një simbol i bukurisë dhe qëndrueshmërisë së jetës në natyrë. Ne deri sa ishim në plazhe dëshira për të parë sa më shumë vende të ndryshme na tërhiqte tmerrësisht që të shihnim edhe më shumë vende të mahnitshme. Andaj vendosem të ngjiteshim në kodrën e Mendrës. Nga fari i kësaj kodre, mund të shohësh pamjen madhështore të gjirit që shtrihet deri në portën e Otrantos, ngushticën e famshme që lidh Adriatikun me Detin Jon. Kjo panoramë është një ftesë për të ndjerë frymën e detit dhe për të parë natyrën në gjithë përmasat e saj. Duke i vizituar kriporet e Ulqinit pamë se ky ekosistem është një parajsë për shpendët, duke mbledhur rreth vetes dashamirësit e zogjve nga e gjithë bota. Liqeni i Kripur i Ulqinit është një strehë për më shumë se 250 lloje zogjsh të ndryshëm, përfshirë pelikanin dalmat dhe lugët, që kalojnë fluturimet e tyre përtej valëve. Ky vend unik, që strehon më shumë se gjysmën e të gjitha llojeve të shpendëve të Evropës, është i vetmi vend në kontinent ku mund të shohësh flamengot e egra në natyrë, duke e bërë një mrekulli të gjallë për dashamirët e natyrës. Ndërsa lëmë Ulqinin pas, një student i Tefikut na u ofrua që të na çoi drejt Liqenit të Shasit, një perlë e fshehur që gjendet në majë të një kodre të vogël në veri të qytetit. Ky liqen i lashtë, i ngarkuar me histori, dëshmon për një qytet që dikur lulëzonte në shekullin e IV para Krishtit. Pushtime të shumta e lanë të rrënuar këtë qytet, nga mongolët e deri te osmanët, duke e kthyer në një “qytet të vdekur”. Sot, Shasi është një ndër qytetet më të njohura parahistorike të Evropës, një vend që ndjell historianët dhe arkeologët, duke ruajtur në heshtje misteret e tij të thella. Ndërsa shëtit në këtë vend të lashtë, nuk mund të mos ndjesh peshën e kohës dhe të përjetësisë, ndërsa pamjet nga maja e kodrës zbulojnë bukurinë e zonës përreth, me Adën dhe gjirin që shtrihet poshtë. Një nga udhëtimet më mbresëlënëse në Malin e Zi na çoi në zemrën e Parkut Kombëtar të Durmitorit, një oazë natyrore që duket sikur i përket një bote tjetër. Ky park, një zonë e mbrojtur me bukuri që të lë pa frymë, shtrihet në pjesën veriperëndimore të vendit, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë prej rreth 390 kilometrash katrorë. Në çdo hap, natyra zbulon një mozaik ngjyrash, formash dhe tingujsh që krijojnë një simfoni të pakrahasueshme për shpirtin dhe mendjen. Durmitori është një botë e pasur me jetë. Në pyjet e tij të dendura dhe kullotat e hapura, banojnë mbi 1800 lloje bimësh, duke përfshirë disa që duken si të dalë nga legjendat. Qielli i mbushur me 200 lloje zogjsh, zhurma e tyre e ëmbël që përplaset me freskinë e ajrit të pastër, dhe prania e gjitarëve, zvarranikëve dhe peshqve i japin parkut një jetë të veçantë. Përmes kësaj parajse të gjallë rrjedh lumi Tara, një kryevepër natyrore që gdhend një nga kanionet më të thella dhe më të gjata në Evropë. Kanioni i Tarës është një tjetër testament i forcës së natyrës, me ujërat e saja që lëshojnë një këngë të përhershme për ata që kanë fatin ta dëgjojnë. Ky park i mrekullueshëm është gjithashtu një vend për ata që duan të përqafojnë aventurën. Shtegu i ngjitjeve, rafting-u në ujërat e Tarës, çiklizmi malor dhe ngjitja në shkëmb janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të përjetosh këtu. Dhe, si një kurorë mbi këtë mrekulli natyrore, qëndron Liqeni i Zi, një pasqyrë ujore që reflekton qiellin dhe malet përreth me një pastërti që të lë pa fjalë. Me ujërat e tij të kristalta dhe mjedisin piktoresk, ai duket si një skenë e dalë nga një ëndërr. Duke udhëtuar me veturë drejt Italisë, rruga na çoi në një ndalesë të papritur dhe të magjishme: Gjirin e Kotorrit. Një vend ku deti përqafon malet me një qetësi dhe madhështi që të lë pa frymë. Kjo perlë e Mesdheut, me ujërat e saj të kristalta dhe peizazhin e rrethuar nga maja dramatike, nuk është thjesht një gji, por një përvojë që të fton të ndalesh, të marrësh frymë thellë dhe të humbasësh në bukurinë e saj. Gjiri i Kotorrit nuk është vetëm një vend për turistët; është një hapësirë ku koha duket se ndalon, një arenë ku natyra dhe historia bashkëjetojnë në harmoni të përsosur. Në ujërat e tij të qeta, njerëzit lundrojnë me varka që lëvizin ngadalë, si të mos duan të prishin qetësinë e këtij vendi. Në breg, vendasit dhe vizitorët gjejnë strehë në qytetet dhe fshatrat simpatikë që pasqyrojnë një thjeshtësi të bukur, duke përfshirë Kotorin, Perastin dhe Risanin. Secili prej tyre flet me gjuhën e historisë, përmes arkitekturës së tyre mesjetare dhe atraksioneve kulturore që fshehin rrëfime të lashta. Ndër perlat e gjirit qëndron Qyteti i Vjetër i Kotorrit, një thesar i ruajtur nga UNESCO. Labirinti i rrugicave të ngushta, i mbushur me ndërtesa dhe kisha që datojnë deri në shekullin e 12-të, të fton të humbasësh në të. Kisha e Shën Trifunit, me madhështinë e saj të thjeshtë, është një dëshmi e përjetësisë, një monument që flet për kohët kur arti dhe feja ishin burim frymëzimi dhe ndërtimi. Por, Gjiri i Kotorrit nuk mbaron me historinë. Ai është gjithashtu një vend ku natyra të mahnit në mënyra të panumërta. Rrethuar nga gadishulli Lushtica, një zonë e mbrojtur që mbart një shumëllojshmëri flore dhe faune, gjiri mbetet një oazë për ata që kërkojnë të lidhen me natyrën. Plazhet e tij, si Blue Horizon Beach, të ofrojnë një arratisje të përsosur, me ujërat e pastër kristal dhe pamje që të ngjajnë si një kartolinë e gjallë. Gjiri i Kotorrit është një vend ku çdo gjë flet – valët pëshpëritin qetësinë, gurët e ndërtesave ruajnë kujtime, dhe malet, si roje të përjetshme, tregojnë madhështinë e natyrës. Në këtë ndalesë spontane, ndjeva që çdo kilometër i udhëtimit tonë kishte qenë i denjë vetëm për ta përjetuar këtë çast, këtë harmoni mes së shkuarës dhe së tashmes, mes njeriut dhe natyrës. Shumë herë, rruga na ka çuar përmes Tivatit, dhe gjithmonë, pa përjashtim, kemi mbetur të magjepsur nga bukuria e kësaj qyteze që shtrihet si një perëndi e qetë pranë Adriatikut. Shpesh ndalesat tona ishin të shkurtra – një kafe e shijuar nën hijen e pemëve mesdhetare, një pushim i vogël gjatë udhëtimit – por çdo herë ato ndalesa mbartnin një çast magjie, një lidhje të thellë me vendin që dukej sikur na përshëndeste me një butësi të heshtur. Tivati, ky qytet i vogël buzë detit, është si një perlë e fshehur në Bokën e Kotorit, me rrethinat e tij piktoreske dhe klimën mesdhetare që të përqafon me ngrohtësinë e saj. Nuk është vetëm një qytet; është një përvojë, një ftesë për të ndalur hapin dhe për të ndjerë ritmin e qetë të jetës bregdetare. Noti në ujërat e kthjellëta, lundrimi në varka që ngadalë përshkojnë gjirin, apo ecjet në rrugicat që frymojnë historinë e këtij vendi – të gjitha këto i japin Tivatit një jetë që rrezaton nga çdo cep i tij. Një ndër atraksionet më të njohura të Tivatit është padyshim vendi Porto Montenegro, një marinë luksoze që qëndron si një portë moderne drejt botës së elegancës. Me ndërtesa të rafinuara që shtrihen pranë detit, ky kompleks është më shumë se një marinë; është një qendër ku stili dhe rehatia bashkohen në harmoni të përkryer. Restorantet e tij ofrojnë shije nga e gjithë bota, dyqanet e tij janë si vitrina ëndrrash, dhe objektet rekreative – banjat, pishinat, palestrat – ofrojnë një prekje relaksimi që duket si një shpërblim për shpirtin. Kaltrina Hoti (poete) & Sabile Keçmezi-Basha, Plavë 2022 Por përtej luksit dhe shkëlqimit të Porto Montenegros, Tivati ruan një thjeshtësi dhe një ndjesi të ngrohtë që vetëm qytetet bregdetare të Mesdheut mund ta ofrojnë. Është një vend ku njeriu mund të ndihet si në shtëpi, mes bukurisë së thjeshtë të natyrës dhe rehatisë së jetës moderne. Sa herë që kalojmë përmes Tivatit, ndjejmë se çdo vizitë është një prekje e re e asaj bukurie që nuk lodhet kurrë të të mahnitë. Ky qytet i vogël, me klimën e tij të ëmbël dhe frymën e tij mikpritëse, mbetet si një strehë e vogël për udhëtarët, një kujtim i paharrueshëm që gjithmonë të fton të rikthehesh. Shumë vite më parë, të etur për të shijuar kënaqësinë e udhëtimeve, bashkë me Tefikun vendosëm të kalonim pushimet në Budva, këtë perlë të bregdetit Adriatik. Aty, mes dritës së diellit dhe valëve të qeta, një ide na lindi si një ftesë e heshtur: të vizitonim Shën Stefanin, atëherë simbolin e luksit dhe madhështisë së rivierës. Rrugëtimi na dukej kaq i afërt, si të thërriste një premtim bukurie dhe magjie që duhej zbuluar. Shën Stefani, ky qytet i vogël me një prani që kapërcen kohën, shtrihet në një gadishull të mbuluar nga plazhe të arta dhe ujëra të kristaltë. Vetë emri i tij mbart një simbolikë të veçantë, duke nderuar Shën Stefanin, shenjtin mbrojtës të Malit të Zi. Themeluar në shekullin e 5-të, ky vend mban gjurmët e një historie të lashtë, ku tregimet e periudhës romake përzihen me frymën e Mesjetës. Dikur një port i rëndësishëm dhe një qendër tregtare për rajonin, Shën Stefani ka luajtur një rol kyç në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të Malit të Zi. Sot, Shën Stefan është një nga vendet më të njohura turistike, një vend që duket sikur del nga një kartolinë e përkryer. Plazhet e tij, me rërën e butë dhe detin e kthjellët, janë një premtim për këdo që kërkon paqe dhe freski. Klima mesdhetare, që përqafon qytetin si një vello të butë, e bën këtë vend ideal për ata që kërkojnë të ndiejnë magjinë e natyrës dhe kulturës. Në këtë qytet, restorantet dhe kafenetë të ftojnë të shijosh jo vetëm gatimet lokale, por edhe ritmin e qetë të jetës së përditshme. Monumentet kulturore dhe historike, si Kisha e Shën Stefanit, janë kujtime të përhershme të një epoke që ende jeton mes arkitekturës dhe frymës së këtij vendi. Por Shën Stefani nuk është vetëm një vend për qetësi dhe reflektim; është gjithashtu një portë drejt aventurës. Me sportet ujore, si lundrimi, zhytja dhe madje rrëshqitja në ajër, ky qytet fton të gjithë të ndiejnë adrenalinën dhe bukurinë e bregdetit nga një këndvështrim tjetër. Në zemër të Rivierës së Budvës, Shën Stefani është një përmbledhje e përsosur e bukurisë natyrore dhe trashëgimisë kulturore. Për ne, ai udhëtim mbeti si një kujtim i paharrueshëm – një udhëtim jo vetëm në një vend, por në një gjendje ku njeriu ndihet pjesë e një harmonie më të madhe, midis natyrës, historisë dhe shpirtit njerëzor. Shën Stefani mbetet një strehë e përjetshme që të fton gjithmonë të rikthehesh. Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, udhëtimet tona drejt asaj toke të dashur shpesh na çonin përmes një prej mrekullive më të jashtëzakonshme natyrore të rajonit – Liqenit të Shkodrës. Çdo herë që kalonim pranë tij, dukej sikur ndaleshim në një prag magjie, ku natyra fliste me një gjuhë të heshtur, por mahnitëse. Ujërat e tij të kaltër, që pasqyrojnë qiellin si një pasqyrë e kristaltë, dhe malet që ngrihen si rojtarë krenarë përreth tij, e bënin këtë liqen një ndalesë të paharrueshme në çdo rrugëtim. Me një sipërfaqe që përfshin rreth 390 kilometra katrorë, Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Ballkan dhe një thesar i pashoq i florës dhe faunës. Mbi 260 lloje zogjsh, si dhe një mori peshqish dhe gjitarësh, e kthejnë këtë liqen në një oazë për natyrën, një simfoni të gjallë të jetës. Por ajo që e bën Liqenin e Shkodrës vërtet të veçantë nuk është vetëm jeta e tij e pasur natyrore, por edhe lidhja e tij e thellë me historinë dhe kulturën. Rreth liqenit, mes gjelbërimit dhe ujërave, ndodhen manastire dhe kisha mesjetare që tregojnë për një të kaluar plot besim dhe trashëgimi. Qytetet dhe fshatrat që rrethojnë liqenin ruajnë në gurët e tyre traditat dhe historitë e brezave, duke ftuar çdo vizitor të ndalet dhe të zbulojë sekretet e tyre. Kalimi përmes këtyre vendeve të qeta dhe të thjeshta ishte gjithmonë një përvojë që zgjonte ndjenjën e përkatësisë dhe rrënjëve. Por Liqeni i Shkodrës nuk është thjesht një vend për të soditur bukurinë – është një hapësirë për aventura dhe përjetime të paharrueshme. Noti në ujërat e tij të freskët e të kthjellët, shëtitjet me varkë për të zbuluar limane të fshehura, apo ecjet në pyjet e tij hijerëndë, janë vetëm disa nga mundësitë që ky liqen ofron. Çdo hap dhe çdo valë përcjellin një histori që ndërthur natyrën me shpirtin e aventurës. Liqeni i Shkodrës është më shumë se një liqe; është një përvojë që mbush shpirtin me paqe dhe frymëzim. Për ata që kërkojnë të ndiejnë lidhjen e thellë mes natyrës dhe historisë, ky liqen është si një ftesë e hapur për të përjetuar të pakrahasueshmen. Nuk ka rëndësi sa herë kalon andej; çdo herë, ai të flet me një gjuhë të re, duke të kujtuar se bukuria dhe trashëgimia e tij janë një dhuratë që nuk shteron kurrë. Gjatë udhëtimeve tona drejt Ulqinit apo bregdetit tjetër të Adriatikut, Cetinja shpesh bëhej një ndalesë e vogël, por e paharrueshme. Ndaleshim për të marrë fruta dhe lëngje të ftohta për rrugën që na priste, dhe gjithmonë mbetnim të mahnitur nga ky qytet i lashtë malazez. Cetinja, kryeqyteti historik i Malit të Zi, shtrihet si një perlë mes maleve, duke ruajtur historinë dhe shpirtin e një kombi. I themeluar në shekullin e 15-të, ky qytet, me vetëm 13,000 banorë, bart një trashëgimi të madhe kulturore dhe shpirtërore. Manastiri i Cetinjes, i ndërtuar po në atë shekull, është zemra e tij, një vend që ruan dorëshkrime të lashta, libra dhe objekte që flasin për identitetin malazez ndër shekuj. Përtej tij, Muzeu Kombëtar dhe Mauzoleu i Njegoshit zbulojnë aspekte të tjera të kulturës dhe historisë, duke ofruar një lidhje të thellë me të kaluarën. I rrethuar nga male dhe pyje madhështore, Cetinja është jo vetëm një qendër historike, por edhe një derë drejt natyrës së paprekur. Ky qytet i vogël mbetet një ndalesë që të fton të ndjesh ritmin e historisë dhe qetësinë e natyrës, një vend ku e shkuara dhe bukuria natyrore shkrihen në harmoni të përsosur. “Duhet patjetër ta vizitoni Parkun Kombëtar të Lovçenit,” na thoshin, dhe një ditë më në fund ndodhi. U nisëm drejt kësaj zone të mbrojtur, e cila shtrihet në zemrën e Malit të Zi, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 145 kilometrash katrorë. Lovçeni, me majën e tij që ngrihet krenarisht në 1749 metra mbi nivelin e detit, duket si një rojtar i përjetshëm i kësaj toke të bukur dhe të pasur me histori e natyrë. Parku është një botë në miniaturë, ku flora dhe fauna përzihen në harmoni, duke përfshirë edhe specie të rralla endemike që e bëjnë atë të veçantë. Gjithçka në Lovçen duket sikur frymon historinë dhe kulturën, duke e kthyer këtë vend në një thesar për ata që kërkojnë lidhjen mes natyrës dhe shpirtit njerëzor. Një nga perlat më të çmuara të këtij parku është Mauzoleu i Njegoshit, një monument që i kushtohet poetit dhe filozofit të madh malazez, Petar II Petrović-Njegosh. I vendosur në majën e malit Lovçen, ky mauzole është më shumë se një vend pushimi për të; është një udhëtim drejt shpirtit të kombit malazez. Rruga që të çon atje, me kthesa të shumta që ngjiten ngadalë, të fton të ndalesh dhe të admirosh panoramën e pafundme që hapet para syve. Nga maja, pamja është një simfoni qetësie: mali, deti dhe qielli bashkohen në një horizont që të mbush me frymëzim dhe paqe. Lovçeni është një ftesë për të ndjerë madhështinë e natyrës dhe për të prekur thellësitë e shpirtit njerëzor. Është një vend që nuk të lë thjesht mbresa, por të ndryshon; të mëson të sodisësh, të ndjesh dhe të kuptosh se si natyra dhe historia ndërthuren për të krijuar një përvojë që mbetet përgjithmonë në zemër. Pas tërë këtyre shëtitjeve nëpër vite në tokën e Malit të Zi, kthimi në shtëpi ishte një kthim që nuk na çoi vetëm drejt shtëpisë, por na futi në një botë të mbushur me kujtime të gdhendura në gurë dhe tinguj të zërit të detit. Rruga që na drejtoi nga Tivari në Tivarin e Vjetër u kthye në një udhëtim në thellësitë e historisë, aty ku toka dhe koha i përqafojnë njëra-tjetrës në heshtjen e qetë të jugut të Malit të Zi. Tivari i Vjetër qëndron si një kronikë e hapur nën qiellin e pafund të Adriatikut, një qytet që i përket më shumë shekujve sesa ditëve. Ndërsa hapat tanë kalonin nëpër rrugicat e tij të ngushta dhe të përgjumura, çdo gur dukej sikur fliste një gjuhë të lashtë, duke rrëfyer tregime për perandori të harruara, sundimtarë të fuqishëm, dhe dashuri që përballuan furtunat e kohës. Ishte një ndjesi që nuk kishte nevojë për fjalë – ishte aty në ajrin që thithnim, në hijen e kështjellës madhështore që qëndronte si një kujdestar i përjetshëm mbi qytet. Kalaja e Barit, krenare mbi kodrën e saj, ngjante si një ylber i ngrirë në gurë. E ndërtuar në shekullin e 12-të, ajo ruante me zell një pasuri të arkitekturës romane, por më shumë se kaq, ruan historinë e atyre që e ndërtuan dhe e mbrojtën. Çdo gur i saj është një dëshmitar i heshtur i shekujve të lavdisë dhe dhimbjes, duke krijuar një dialog të pazëshëm me valët që përplasen nën të. Por Tivari i Vjetër nuk është vetëm një qytet kështjellar; është një mozaik i kulturës dhe shpirtit njerëzor. Hapësirat e qeta, të mbuluara me pisha të hijshme, dhe plazhet që shtriheshin përqark detit të kristaltë na kujtuan se edhe natyra kishte vendosur të jetë pjesë e këtij tregimi të përjetshëm. Aty, Adriatiku dukej sikur përqafonte qytetin me dashurinë e tij të butë, ndërsa vala e qetë sillte një melodi të njohur – një këngë që na pëshpëriste për përjetësinë e jetës dhe të historisë. Në kthim, Tivari i Vjetër mbeti me ne. Jo si një vend që vizituam, por si një përvojë që u bë pjesë e shpirtit tonë. Në rrugët e tij, në kështjellën që sfidonte shekujt, dhe në detin që pasqyronte qiellin, gjetëm jo vetëm një qytet, por një histori që na rikujtoi sa e çmuar është lidhja jonë me të kaluarën. Tivari i Vjetër, për ne, nuk është vetëm një qytezë – është një ftesë për të reflektuar mbi përjetësinë që gjendet në çdo gjurmë të së shkuarës. Qyteti, i themeluar që në shekullin e IV para Krishtit, ngjan me një mozaik të përjetësisë. Ai ka parë perandori që lindën dhe ranë, sundimtarë që ëndërruan përjetësinë, dhe udhëtarë që kërkuan një strehë në krahët e tij të gurta. Në zemër të këtij qyteti gjallon kalaja e Barit, një kështjellë madhështore që qëndron krenare mbi një kodër, si një rojtar që përgjon horizontin. E ndërtuar në shekullin e 12-të, ajo është një shembull i mrekullueshëm i arkitekturës romane, një testament i aftësisë njerëzore për të lënë gjurmë të pashlyeshme. Kur ikëm për në Kosovë, deshëm të vizitonim edhe fshatin Krahvar. Një vend i humbur mes gjelbërimit dhe bukurive natyrore, ku shegat e ëmbla mbushnin duart tona dhe na dhuronin shijen e freskët të verës. Studenti i Tefikut- Fadil Demiri, na tregoi se në këtë fshat, në majën e një mali që ndan kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, jetonin shqiptarë nga të dy anët e kufirit. Gjatë verës, kur punonin nën diellin përvëlues, askush nuk guxonte të ngrinte kokën për të parë përtej kufirit, si një linjë e padukshme që ndante dy botë të njëjta. Dhe studenti qeshi me një hije dhimbjeje: “Ah, profesor, e di sa i ftohtë është kufiri? Të bën akull në pikë të verës”.
***

Nga Xhaferr Sadiku 

2.(Projekti i Fuqive të Mëdha dhe rezistenca e Portës së Lartë) 
Ky shkrim është bazuar në dosjet e fondit 143, të vitit 1880
Pas dështimit për dorëzimin e Plavë- Gucisë dhe Hot – Grudës Malit të Zi, konsujt e Anglisë dhe Austro-Hungarisë në Shkodër, përkatësisht Green dhe Lippich, ditët e para të majit 1880, morën iniciativën për të përgatitur një projekt tjetër. Këtë herë u bë kujdes që të dukej sikur projektin e kishte paraqitur vetëm Anglia, si fuqi më e painteresuar. Rusia kërkoi që Malit të Zi të mos i imponohej një zgjidhje kundër dëshirës së tij. Kërkesa e saj u pranua, madje ajo u njoftua për propozimin anglez që zhdëmtimi i Malit të Zi të bëhej me territorin në perëndim të liqenit të Shkodrës deri në derdhjen e Bunës në det. Edhe Franca me Gjermaninë e pranuan projektin, ndërsa Mali i Zi dhe Porta e Lartë nuk ishin informuar. Më 11 qershor u njoftuan Fuqitë e Mëdha për projektin i cili përfshinte dorëzimin e Ulqinit me rrethina dhe bregdetin e tij, Malit të Zi. Për të bërë më të lehtë realizimin e projektit, Green dhe Lippich kishin bërë pjesë të tij një autonomi për zonën në Veri të lumit Mat. Në fakt, si bazë për projektin e dorëzimit të Ulqinit, Geen dhe Lippich përdorën përkatësinë religjoze të popullsisë së zonës që do t’i dorëzohej Malit të Zi. I njëjti kriter u ndoq edhe për zonën që do t’i njihej autonomia. Kështu, në projektin e autonomisë nuk u përfshi tërë vilajeti i Shkodrës, por zona në veri të lumit Mat. Qendrimi i Portës së Lartë Që në fillim Porta e Lartë u ndodh përpara presionit të Fuqive të Mëdha, të cilat kërkonin zbatimin e vendimeve të tyre. Dega e Shkodrës e Lidhjes së Prizrenit, e përbërë prej 14 antarësh myslimanë dhe 6 katolikë, ishte në koordinim me përfaqësuesit e Portës, në vilajetin e Shkodrës. Në një letër dërguar kavalierit Thoemmel, më 5-17 maj 1880, Radonich i Malit të Zi theksonte se Porta kërkonte të fitonte kohë, “për të organizuar më mirë shqiptarët dhe për të na bërë ne të humbasim durimin”. Në të vërtetë, Porta kishte kërkuar disa herë zgjatjen e afatit, duke shpresuar në një çarje të Fuqive të Mëdha. Më 11 qershor 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll i dërguan një notë ministrit të Jashtëm të Perandorisë Osmane, Abedin Pashë Dinos, shqiptar nga një familje e famëshme e Çamërisë , notë e cila përmbante disa dispozita të Traktatit të Berlinit. Ata kërc ënuan se do ti zbatonin me forcë vendimet dhe për këtë qëllim dërguan flotën përballë Ulqinit. Abedin Pasha ngarkoi Izet Pashën të shkonte në Shkodër për të shmanur ndonjë konflikt midis shqiptarëve dhe malazezëve sepse një gjë e tillë do të bënte që zonat shqiptare të push toheshin nga Fuqitë dhe territoret do t’i kalonin Malit të Zi. Abedin Pashë Dino dërgoi në Shkodër edhe dy komisionerë, njëri prej të cilëve, Mustafa Pashë Vlora, më 1879, kishte mbrojtur territoret shqiptare në Shqipërinë e Poshtme. Më 6 korrik 1880 Ministria e Jashtme e Malit të Zi i lajmëroi Fuqitë e mëdha se Qeveria Osmane në njërën anë u bën lajka shteteve të Evropës në anën tjetër ar matos shqiptarët dhe i nis në anën e Bojanës për në Ulqin. I ndodhur nën presionin e Fuqive të Mëdha, Abedin Pasha u propozoi, më 15 korrik, se Porta ishte e gatshme t’i lëshonte Malit të Zi gjysmën e Cemit dhe të rrethit të Ulqinit, me përjashtim të qytetit dhe të bregdetit. Por Fuqitë nuk e pranuan në asnjë mënyrë propozimin e tij, madje, nëpërmjet disa notave kolektive i tërhoqën vemendjen se nuk i mbetej gjë tjetër veçse të lëshonte qytetin e Ulqinit me gjithë bregdetin. Presioni i madh i Fuqive të Mëdha bëri që qeveria në Stamboll, në dhjetëditëshin e parë të shtatorit 1880, të jepte dorëheqjen dhe bashkë më të u largua edhe Abedin Pashë Dino. Në postin e ministrit të Jashtëm u emërua Asim Pasha. Dorëzimi i Ulqinit Më 18 shtator Sulltani i propozoi ambasadorit anglez për ruajtjen e statuquo- së së vijës së kufirit shqiptaro-malazes, por ambasadori nuk pranoi. Më 28 shtator 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll i dorëzuan një Notë kolektive ministrit të Jashtëm të Perandorisë, Asim Pashës, ku kërkonin dorëzimin e Ulqinit. Dy ditë më vonë, ambasadori i Austro-Hungarisë i kërkoi Sulltanit të mos e zgjaste çështjen kaq shumë. Më 2 tetor 1880, Ambasadori i Rusisë deklaroi se e shikonte gjendjen shumë serioze. Sipas pikëpamjes së tij, fuqitë ose duhej të hiqnin dorë nga problem i Malit të Zi, ose të hynin në luftë kundër Turqisë. Anglia dhe ndoshta ndonjë fuqi tjetër do të dëshironin luftën. Rusia do të vihej në një situatë të vështirë. Sipas një raporti që mban datën 23 tetor 1880, qeveria gjermane ngulte këmbë që Turqia të dorëzonte Ulqinin. Sulltani ndodhej në pozitë të vështirë, pasi i kishte siguruar shqiptarët se nuk kishte për të dorëzuar asnjë copë të territorit të tyre. Duke përfituar nga presioni i Fuqive të Mëdha mbi Portën e Lartë Mali i Zi shtoi dhunën mbi shqiptarët. Sulltani kërkoi nga Fuqitë të ndërhynin pranë Malit të Zi, për të ndërprerë dhunën. Ambasadori francez i përcolli princit të Malit të Zi qëndrimin e qeverisë franceze e cila kërkonte që Mali i Zi të tërhiqte masat kundër shqiptarëve. Më 2 nëntor Graf Hatzfeld, përfaqësuesi gjerman në Stamboll, u takua me Sulltanin dhe i kërkoi të dorëzonte Ulqinin, sa më parë të ishte e mundur. Pas një zgjatje, Porta e Lartë dërgoi Riza Pashën në vilajetin e Shkodrës, por ambasadorët e Fuqive të Mëdha dyshonin se ai nuk kishte vajtur për ta dorëzuar Ulqinin. Betejave diplomatike dyvjecare të Portës së Lartë me Fuqitë e Mëdha, dhe në mënyrë të veçantë të Abedin Pashë Dinos,po u vinte fundi dhe Ulqini iu dorëzua Malit të Zi. Gjatë gjithë kësaj periudhe, nga Fuqite, vetëm konsullata italiane në Shkodër ka qenë në anën e shqiptarëve, madje duke i ndihmuar me ar më dhe para.
*** 

3.Pjesë nga historia tragjike e aneksimit të Ulqinit nga Mali i Zi 

Xheladin Zeneli 

Sa herë që kujtoj thënien e njohur e cila thotë “Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha”, më shkon mendja te dorëzimi i Ulqinit, Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha të asaj kohe. Ulqini do t’i bashkëngjitet Malit të Zi, kundër vullnetit dhe dëshirës së banorëve të tij, të cilët ishin krejtësisht popullsi shqiptare, në vitin 1880, dy vjet pas vendimeve të Kongresit famëkeq të Berlinit që u mbajt në vitin 1878. Janë bërë përpjekje të shumta, duke përfshirë edhe rezistencë të armatosur, nga ana e popullit shqiptar për ndalimin e aneksimit të këtij territori shqiptar nga ana e Malit të Zi, por pa sukses. Pas një demonstrimi të paparë të flotës detare ushtarake të Fuqive të Mëdha në ujërat e Adriatikut, pranë Ulqinit si dhe pas humbjes së luftës në teren të kryengritësve shqiptarë ndaj numrit shumë më të madh të forcave osmane, Porta e Lartë (Perandoria Osmane) përmes Dervish Pashës, me 26 Nëntor 1880, ia dorëzoj Ulqinin Principatës së Malit të Zi. Në dokumentet konfidenciale të kohës të cilat më vonë Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe (Foreign Office), do t’i publikojë me titull : KORRESPONDECA E MËTEJSHME lidhur me KORIGJIMIN E KUFIRIT MALAZEZ,(mbi 200 faqe të shkruara), paraqesin komunikimet e ndërsjella të protokolluara të ambasadorëve të Fuqive të Mëdha të asaj kohe, që kanë të bëjnë me përcaktimin e kufirit të Malit të Zi, konkretisht krijimin e mundësive dhe realizimin e një prej vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878, i cili ka të bëjë me aneksimin e qytetit të Ulqinit nga ana e Malit të Zi. Gjatë një korrespondence kohore prej dy muajve (prej 1 korrikut deri me 31 gusht të vitit 1880) janë shkëmbyer mbi 500 telegrame në mes përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të tyre përkatëse, kryesisht të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Italisë dhe Rusisë. Këto shkëmbime janë dëshmi ekskluzive e kohës, të cilat nxjerrin në pah planet djallëzore , intrigat, prapaskenat e Fuqive të Mëdha të kohës që janë zhvilluar përmes përfaqësuesve diplomatikë në vendet e tyre përkatëse. Cilët ishin protagonistët e vendimeve të dhimbshme për kombin tonë Disa nga protagonistët diplomatikë të kohës, të përfshirë në shkëmbimin e telegrameve ku diskutohej çështja e dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi kanë qenë: Henry George diplomat i “Foreign Office-it”, britanik me detyrë në Vjenë të Austrisë Earl Granville, zyrtar i “ Foreign Office-it ” në Londër Kirby Green, konsulli gjeneral i Austrisë në Shkodër George J. Goschen, ambasadori britanik në Turqi Augustos Paget, diplomat britanik me detyrë në Romë të Italisë M. de Giers , ambasador i Francës në Rusi; The Earl of Dufferin, ambasador i Britanisë në Rusi; M. Radonich ( Radonić), përfaqësues i Malit të Zi në Cetinë; Lord Odo Russell , përfaqësues i qeverisë gjermane me seli në Berlin; M. Lippich, konsulli gjeneral i Austrisë në Shkodër; Abedin Pasha, i ngarkuari i Portës së Lartë për çështjet me Malin e Zi , e të tjerë. Pjesë e këtyre komunikimeve janë edhe princat gjermanë të asaj kohe si , Pinci Bismarck dhe Princi Hohenlohe. Po shkëpus vetëm një komunikim të shkurtër i cili tregon shumë qartë vendosmërinë e këtyre diplomatëve ndërkombëtarë për shkëputjen e Ulqinit nga trungu kompakt etnik shqiptar dhe skenarin për bashkëngjitjen e tij Malit të Zi. Në telegramin numër 421 z. Kirby Green nga Shkodra i shkruan Earl Granville në Londër se ka pasur një komunikim me z. Riza Pasha, i cili ka pranuar në parim shkëputjen e Ulqinit dhe bashkëngjitjen e tij Malit të Zi, por me kusht që “Fuqitë e Mëdha duhen të marrin mbi vete zbatimin e kësaj marrëveshjeje, kurse forcat turke mund të kenë misionin e ruajtjes së kufirit pasi që ai të vendoset…”. Është interesant se disa nga këto diplomatë, me rastin e komunikimit të tyre e pranojnë qartas se vendbanimet të cilat ata tentonin t’ia dorëzonin Malit të Zi ishin territore shqiptare sepse iu referohen atyre si “Albanian districts” (Rrethe apo zona shqiptare), por përkundër kësaj ata vendosën në mënyrë të dhunshme dhe arbitrare dorëzimin e qytetit tonë bregdetar-Ulqinit, Malit të Zi. Turpi historik i Fuqive të Mëdha të kohës Vlen të theksohet se territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit në vitin 1878 kishte 4,405 km² kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e ekspansionit dhe dyfishimit territorial të Malit të Zi u arrit kryesisht në dëm të trojeve shqiptare. Por, sikurse ky ekspansion në fund të shekullit 19-të të mos ishte i mjaftueshëm, ai pas rreth tre dekadave pasoi me një tjetër, atë të Konferencës së ambasadorëve në Londër e mbajtur në vitet 1912-1913, ku Fuqitë e Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia), morën vendimet fatale, të cilat prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur. Me aneksimin e Ulqinit nga ana e Malit të Zi në vitin 1880 ndodhën fillet e tragjedisë së ndarjes dhe të copëtimit të trojeve shqiptare dhe turpi historik i Fuqive të Mëdha të asaj kohe, të cilat me vendimet e tyre në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, lanë rreth 40% të popullsisë shqiptare jashtë kufijve të shtetit të sapokrijuar shqiptar- Shqipërisë.

“Korrigjimi i kufijve”, tradhëtia që e shembi murin e Kosovës !

0
Halil Geci, Skenderaj
___
Muri i qëndrueshmërisë së Kosovës u shemb në momentin kur tradhtia e madhe goditi Dardaninë, orkestruar nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri ,Hashim Thaçi dhe rrethi i tyre.
Në historinë e Kosovës, këta tre emra dhe rrethi i tyre do të mbeten si “Emrat e Zisë” që ia shesin Serbisë kufijtë e vendit tonë. Ata hapën derën për “korrigjimin e kufirit” – një aleancë e fshehtë që e çoi Kosovën drejt një humbjeje historike. E gjithë kjo u bë në emër të paqes, duke nënshkruar një marrëveshje të heshtur tradhtie, ku heshtja e LDK-së dhe agjenda e SHIK-ut bashkëshkruan kapitullin më të errët të pasluftës.
Si mund ta quajmë ndryshe këtë veprim, veçse “Juda në Kosovë”: kur Isa, Lutfi dhe Thaçi e shesin tokën e shenjtë për tridhjetë argjendë.
Procesi i Ashtuquajtur “Korrigjim i Kufijve”
Ideja e “korrigjimit të kufijve” apo “shkëmbimit të territoreve” doli në sipërfaqe si një propozim politik rreth viteve 2018–2019, e promovuar fuqishëm nga ish-presidenti Hashim Thaçi. Kjo ide, e cila në thelb nënkuptonte ndryshime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, u paraqit si një “zgjidhje e mundshme” për përmbylljen e dialogut me Serbinë.
Roli i LDK-së dhe Figurave Kyçe
LDK, e cila historikisht paraqitej si një forcë politike kundërshtare e PDK-së dhe veçanërisht e SHIK-ut – strukturë e inteligjencës joformale e lidhur me PDK-në – fillimisht u duk si një palë e heshtur në raport me idenë e korrigjimit të kufijve. Por me kalimin e kohës, ajo doli hapur në mbështetje të kësaj tradhtie të kurdisur nga hileqarët vendorë dhe ndërkombëtarë, duke e tradhtuar parimin rugovian të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Lutfi Haziri (Luto Gellti)
Për ata që e njohin nga afër, Lutfi Haziri njihet si një politikan që flet shumë por thotë pak – një llafazan i politikës që shpesh gurgullon si vekshi, pa përmbajtje, pa drejtim, dhe pa ndonjë ide të qartë. Ai është përshkruar si një figurë e paformuar, jo vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë njerëzor.
Në radhët e rugovistëve, Haziri njihet si “delja e shkive” – një prishës i brendshëm, që ndërhyn kudo dhe përfshihet pa orientim, duke dëmtuar rëndë frymën rugoviste që kishte ndërtuar themelet e LDK-së. Pas vdekjes së Presidentit Rugova, ai u pa si një urë lidhëse mes SHIK-ut dhe strukturave të LDK-së, përmes së cilës u hapën dyert për Isa Mustafën dhe më pas për vetë Hashim Thaçin, duke i futur strukturat e SHIK-ut në zemër të partisë.
Përfshirja e tij në proceset politike e ka dëmtuar LDK-në përtej riparimit, ndërsa Kosovën e ka çuar drejt rrëshqitjes institucionale dhe kompromisit territorial. Kujtohen ende marrëveshjet e tij të fshehta me Thaçin, përfshirë dhe idenë famëkeqe të “korrigjimit të kufijve”, ku Haziri fliste lehtësisht për shkëmbime territoresh, me shprehjen famëkeqe: “Do japim 17 fshatra, do marrim 17 të tjerë nga Lugina”, si të bëhej fjalë për pazar gjedhësh e jo për tokën e Kosovës.
Isa Mustafa
Isa Mustafa, i akuzuar nga kundërshtarët si bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe i ish-sistemit pushtues serb, u soll në krye të LDK-së nga strukturat e SHIK-ut, me tupana e dajre. Me ardhjen e tij, u shua përfundimisht fryma rugoviste që kishte mbajtur gjallë idealin e Lidhjes. Nën drejtimin e Isa Mustafës, LDK u shndërrua nga një parti e rezistencës intelektuale dhe paqësore, në një aleate të bindur të PDK-së, duke e zhveshur nga identiteti i saj historik.
Rugovistët e shohin Isa Mustafën si njeriun që solli PDK-në në qendër të LDK-së, përmes bashkëpunimeve politike që deri atëherë ishin të paimagjinueshme.
NDIKIMI I SHIK-UT NË LDK
Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), ndonëse zyrtarisht i shpërbërë në vitin 2008, vazhdon të përmendet në kontekstin e ndikimeve të tij në politikën kosovare. Sipas raportimeve dhe analizave të ndryshme, SHIK ka pasur një rol të rëndësishëm në infiltrimin dhe ndikimin brenda partive politike, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Vendosja e individëve me lidhje të dyshimta në pozita kyçe brenda LDK-së ka çuar në ndryshime të qëndrimeve tradicionale të partisë, duke e transformuar atë nga një forcë që mbështeste ruajtjen e integritetit territorial në një parti që ishte e hapur ndaj “korrigjimeve” të mundshme të kufijve për hir të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Një skemë e gjerë politike ishte në zhvillim e sipër, ku përfshiheshin aktorë të shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë. Në qendër të kësaj skeme ishte veriu i Kosovës dhe pasuritë e tij të konsiderueshme.
Nga ana vendore, Hashim Thaçi nuk vepronte i vetëm. Ai kishte mbështetjen e LDK-së nën udhëheqjen e Isa Mustafës, e cila tashmë ishte transformuar dhe kishte humbur frymën e saj origjinale rugoviste. Lutfi Haziri u emërua si ideolog i marrëveshjes në emër të “paqes”, ndërsa Agim Veliu u përfshi si ndihmës, pavarësisht mungesës së përvojës së tij në politikë.
Në këtë fazë, Thaçi kishte arritur të vendoste LDK-në nën kontrollin e tij, përmes strukturave të SHIK-ut, të cilat vepronin në prapaskenë, duke ndarë pushtetin real dhe duke drejtuar lojën politike.
Një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ishte e gatshme të injoronte këto zhvillime për hir të arritjes së një marrëveshjeje “historike”, ndërsa disa ndërkombëtarë të tjerë ishin të përfshirë në ndërmjetësim, jo për paqe, por për përfitime personale financiare.

Roli katastrofal për vendin i Hashim Thaçit në dialogun Kosovë – Serbi, prej vitit 2011 deri më 2020

2
ROLI I HASHIM THAÇIT NË DIALOGUN KOSOVË–SERBI (2011–2020)
Analizë sipërfaqësore e marrëveshjeve të dëmshme të Thaçit dhe Kurti si stopper i tyre”
Hashim Thaçi ishte arkitekti kryesor i dialogut me Serbinë për afro një dekadë. Fillimisht si kryeministër (2011–2014), pastaj si ministër i Jashtëm, dhe në fund si president i Kosovës.
Dialogu teknik (2011–2013) filloi në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Thaçi e prezantoi si “dialog teknik”, por në fakt, u trajtuan çështje shumë politike, si pranimi i dokumenteve nga Serbia (certifikatat, targat, Telekomi i Kosovës, doganat në veri, etj.). Paramendoni kush udhëhiqte bisedimet – një njeri që nuk kishte njohuri të mjaftueshme, për të mos thënë fare. Disa nga vendimet që u morën, ai as që i kuptoi se çfarë dëmi i bënin vendit. Shumë vendime u morën pa transparencë dhe duke i lënë institucionet jashtë.
Serbia, kur e pa se ky ishte një “lopë e gjallë”, përfitoi nga këto marrëveshje, dhe Vuçiç kishte dëshirë të vazhdonte dialogun me Thaçin. Ai vazhdoi ndikimin në veri dhe zotohej para qytetarëve të veriut se “çizme e shqiptarëve nuk hynë në veri”.
Në Marrëveshjen e Brukselit 2013, Thaçi dhe Ivica Daçiç nënshkruan një marrëveshje që parashihte krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednicës).
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Serbia forcoi policinë e integruar me një komandant rajonal serb në Veri dhe rregulloi pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në Veri.
Serbia tashmë mori në kontroll institucional në veri të Kosovës, ndërsa Kosova humbi autoritetin efektiv në disa zona. Ky nënshkrim i dha Kosovës një goditje të rëndë, e cila është ende e vështirë për t’u tejkaluar.
Idenë e ndarjes, Thaçi e shfaqi publikisht në periudhën 2018–2019 si “korrigjim kufijsh”, me synimin për të siguruar një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që do të përmbyllej me njohje reciproke. U përfol se Kosova do të jepte komunat në veri në këmbim të marrjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga Serbia.
Çfarë ndodhi në prapaskenë?
-Thaçi ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Vuçiç, me përkrahje të heshtur nga Richard Grenell (i dërguari i presidentit Trump).
-U përgatit një plan që mund të përfshinte shkëmbim territoresh, por asnjëherë nuk u bë publik në mënyrë të plotë.
-Nuk pati konsultime me Kuvendin, partitë politike, apo popullin.
Si e ndaloi Albin Kurti këtë rrjedhë?
Kur Kurti mori pushtetin në vitin 2020, dialogu u rikthye në binarë të rinj:
-Kurti e bëri të qartë se,“Mua më keni garancion se nuk do të ketë as ndarje, as Asociacion me kompetenca ekzekutive”.
-Ai u mbështet fuqishëm nga qytetarët dhe nga shtetet që janë kundër ndryshimeve kufijsh (si Gjermania), duke thënë “Jo ndarje, jo Asociacion etnik”. Kurti para Lejçakut dhe Borellit kërkonte qasje të barabartë me Serbinë.
-Thaçi, i zënë ngushtë nga veprimet e tij, shpesh ishte nën presionin e ndërkombëtarëve, të cilët e kërcënonin duke i thënë :a po thua çfare po të thomi ne “a po të dërgojmë në çuzkë”, nga ky presion pranoi shumë marrëveshje pa kushte.
-Marrëveshjen e Ohrit (2023), Kurti nuk e nënshkroi; ai pranoi ta zbatojë në mënyrë “të njëanshme” në disa pika, por e refuzoi plotësisht krijimin e një Asociacioni me pushtet politik.
-Thaçi, i trullosur nga hetimet dhe gjykata që e preste, veproi si i pa kokë.I dorzuar para presionit të gjykates vetem ua bënte aminin marrveshjeve.
Ai trajtoi dialogun si një proces personal, jo shtetëror. Lëshoi shumë kompetenca në veri pa garanci që Serbia do ta njohë Kosovën. Veproi pa konsultim institucional dhe nuk e mbrojti Kushtetutën, sidomos kur bëhej fjalë për Zajednicën ose manastiret.
-Thaçi krijoi imazhin e “babait të Kosovës”, duke synuar ta përmbyllë karrierën politike me një marrëveshje “historike”, duke pretenduar se po e zgjidhte problemin me Serbinë. Hetimet e Speciales e gjetën nën akuzë, dhe më vonë e dërguan në Hagë.
-Krejt në fund, Thaçi e vendosi dialogun në rrugën e rrezikshme të ndarjes territoriale dhe bëri lëshime pa transparencë.
Kurti u shfaq si figurë kundërshtuese, duke ndaluar trendin e ndarjes dhe krijimin e strukturave paralele. Sot, Kosova ka sfidën e madhe të ruajë sovranitetin, të përballet me presionet ndërkombëtare dhe të mos kthehet mbrapa në marrëveshjet e dëmshme të së kaluarës.

Serbia dërgon oficer në Kosovë, “opozita” e bllokon formimin e qeverisë…!

0
Analizë politike dhe thirrje për vetëdijesim: Prekni kokën, o opozitarë, se nuk jeni kurrë kah.
Veprimet destabilizuese të Serbisë, dhe bojkotin e papërgjegjshëm të opozitës, që në këtë moment luan rolin që Serbia dëshiron.
Katër “pelegrinë” serbë janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë – njëri toger i policisë së Serbisë, tjetri kapiten i ushtrisë! A thua vërtet vinin për pelegrinazh? Apo po matin terrenin për ndonjë ndërhyrje apo destabilizim?
Kjo është luftë speciale – një formë e re agresioni nga Serbia, që po tenton ta paraqesë Kosovën si të dobët, pa institucione dhe të përçarë.
Në të njëjtën kohë, opozita në Kosovë po e bllokon formimin e qeverisë. A nuk është kjo e njëjta lojë që e do edhe Vuçiqi? Një Kosovë e paralizuar dhe pa qeveri funksionale?
Koalicioni fitues LV-GUXO-ALT duhet me çdo kusht ta formojë qeverinë, qoftë edhe me njërën nga partitë opozitare që është e gatshme për përgjegjësi. Shteti nuk mund të mbetet peng i tekeve dhe shantazheve!
Nëse opozita vazhdon me këtë sjellje, atëherë nuk ka rrugë tjetër: zgjedhje të reja! Dhe në zgjedhje, populli do ta thotë fjalën e vet – pa pardon!
Kjo opozitë, bashkë me Listën e Vuçiqit, do ta ketë shumë të vështirë ta kalojë pragun.
Shteti është mbi gjithçka. Dhe kush i ndihmon Serbisë me bllokim të institucioneve – është po aq fajtor sa vet Vuçiqi!
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "PRESS K LAJMI I FUNDIT ARRESTOHEN KATER 'PELEGRINE' SERBE ΝE GJAKOVE NJERI ISHTE TOGER I POLICISE E TJETRI KAPITEN I USHTRISE SẼ SERBISE"

Njoftimi i zjarrfikësve për disa gra përpara se të masturbojnë trekëndëshat e tyre magjikë me gishta apo të shpohen nga ndonjë penis i mirëfilltë

Autor: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prizren)
___
MANUALI I ZJARRFIKËSVE PËR NJOHJEN E DALLËNDYSHEVE TË ZJARRTA
___
(shqip dhe serbisht)
Gratë që kanë të pasme të mbuluara me qime përmbajnë shumë më tepër hormone mashkullore në trupin e tyre sesa gratë pa qime.
Për këtë arsye, ato përjetojnë orgazma zinxhirore në formën e shpërthimeve vullkanike, të afta të ndezin qilimat dhe jorganët në dhomat ku ndodhen.
Meqë nga natyra janë hedhëse zjarri, do të ishte e udhës që ta njoftojnë Shërbimin e Zjarrfikësve përpara se të fillojnë të masturbojnë trekëndëshat e tyre magjikë me gishta apo të shpohen nga ndonjë penis i mirëfilltë.
Sipas një studimi të kryer në një laborator sekret për Shkencë të Çuditshme dhe Hormone të Lëshuara Spontanisht, është zbuluar se gratë me të pasme të mbuluara me qime kanë nivele të larta të hormoneve mashkullore. Pra, ato nuk janë thjesht gra – ato janë një përzierje e zjarrtë midis Zanave të Maleve dhe motorëve me nitroglicerinë, që shpërthejnë kur i shikon shtrembër.
Këto gra, kur ndihen “në valë”, nuk përjetojnë orgazma – ato përjetojnë vullkane emocionale me lavë hormonale, të afta t’i shkrijnë jorganët, t’i djegin qilimat persianë dhe ta aktivizojë alarmin e zjarrit në ndonjë pallat banimi.
Prandaj, në përputhje me ligjin për mbrojtje nga katastrofat natyrore, **rekomandohet që këto gra t’i njoftojnë paraprakisht zjarrfikësit lokalë përpara se të nisin “seancat e gishtërinjve magjikë”, ose të presin ndonjë “zjarrfikës me shkop të gjatë magjik” që do ta shuajë profesionalisht shpërthimin e tyre hormonal-seksual.
Nëse dikush ka ndonjë ankesë ndaj kësaj analize të thellë dhe të ndezur shkencore, le t’i drejtohet akademikut të famshëm të logjikës hormonale, Profesor Ibrahim-Miran Kelmendit, i cili aktualisht është në pension të detyruar pas një mbidozë testosteroni gjatë leximit të këtij shkrimi.
***
VATROGASNI PRIRUČNIK ZA PREPOZNAVANJE VATRENIH LASTAVICA
Autor: Lirim Gashi
Žene čije su zadnjice pune dlačica sadrže mnogo više muških polnih hormona u svom telu nego žene koje nemaju dlačice.
Zbog toga doživljavaju lančane orgazme u obliku vulkanskih erupcija koje mogu da zapale tepihe i jorgane u sobama u kojima se nalaze.
Pošto su po prirodi bacačice vatre, bilo bi poželjno da unapred obaveste Vatrogasnu Službu pre nego što odluče da masturbiraju svoje magične trouglove prstima ili da ih probodu pravim penisima.
Prema jednoj studiji sprovedenoj u tajnoj laboratoriji za Neobičnu Nauku i Spontano Ispuštene Hormone, otkriveno je da žene sa dlakavim zadnjicama poseduju visoke nivoe muških hormona. Dakle, one nisu samo žene – one su vatrena mešavina između Planinskih Vila i motora sa nitroglicerinom koji eksplodiraju kada ih pogledaš popreko.
Te žene, kada se osete „u talasu“, ne doživljavaju orgazme – one doživljavaju emocionalne vulkane sa hormonalnom lavom, sposobne da istope jorgane, zapale persijske tepihe i aktiviraju požarni alarm u stambenoj zgradi.
Zbog toga, u skladu sa zakonom o zaštiti od prirodnih katastrofa, **preporučuje se da te žene unapred obaveste lokalne vatrogasce pre nego što započnu svoje „seanse magičnih prstiju“ ili sačekaju nekog „vatrogasca sa dugim magičnim štapom“ koji će im profesionalno ugasiti hormonsko-seksualnu eksploziju.
Ako neko ima bilo kakav prigovor na ovu duboku i zapaljivu naučnu analizu, neka se obrati čuvenom akademiku za hormonsku logiku, profesoru Dragan Grujic , koji je trenutno u prinudnoj penziji zbog predoziranja testosteronom tokom čitanja ove teme.

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, Kalë Troje i shërbimit inteligjent Serbo-Rus !

0
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
(në shqip dhe serbisht)
___
Historia na mëson se perandoritë nuk vdesin—ato transformohen. Sot, në kohën e luftërave hibride dhe manipulimeve të thella, forcat më të rrezikshme nuk vijnë më me tanke, por me mantila, diplomaci dhe ikona fetare. Kisha Ortodokse Serbe, e fshehur pas maskës së institucionit fetar, në thelb funksionon si ekspozitura më e efektshme dhe më e rrezikshme e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse në territorin e Kosovës. Ajo nuk është një kishë e zakonshme—ajo që përfaqëson ajo sot është një poligon institucional i luftës speciale.
Në thelb, kërkesa e Kishës Ortodokse Serbe për statusin “shtet brenda shtetit” nuk ishte asgjë tjetër veçse një përpjekje për ta destabilizuar shtetësinë e Kosovës nga brenda. Ishte një kërkesë që mbante metastazën e një plani kancerogjen—për të ndërtuar fuqi parainstitucionale nën maskën e shpirtërisë: si depo armësh, si kazermë ushtarake, si polici paralele, si shërbim sektet, duke u kamufluar nën maskën e një institucioni të shenjtë serb.
Shembujt konkretë të këtyre aktiviteteve subversive në terren janë të shumtë. Kisha Ortodokse Serbe nuk është vetëm një simbol i autoritetit fetar, ajo është bërë një simbol i nacionalizmit agresiv serb, me një qëllim të qartë: kontrolli i trupit shpirtëror dhe politik të Kosovës.
Përmes eparhive që ndodhen në enklavat e veriut të Kosovës, në Zveçan, Leposaviç dhe në pika të tjera strategjike, Kisha Ortodokse Serbe merret shumë pak me çështje fetare. Në fakt, përmes udhëheqësve shpirtërorë të objekteve të saj fetare, ajo përhap ideologjinë mitologjike serbe për gjoja “ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, shpesh në një mënyrë thelbësisht subversive.
Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë tashmë nuk është vetëm një institucion fetare. Ajo ka një ndikim të thellë edhe në sistemin arsimor, ku përmes mësimdhënies së lëndës fetare dhe manifestimeve kulturore përhap “pabarazinë historike” të serbëve, duke injoruar qëllimisht viktimat e vërteta të shoqërisë kosovare—shqiptarët, boshnjakët dhe popujt e tjerë që ishin të ekspozuar ndaj politikave gjenocidale.
Po ashtu, Kisha Ortodokse Serbe shpesh është keqpërdorur si një instrument propagandistik, përmes liturgjive fetare që thërrasin për “shpëtimin” dhe per “çlirimin” e Kosovës nën flamurin e ideologjisë së serbizmit të madh.
Nuk duhet harruar se me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe gjatë luftërave të viteve 1990, u organizuan masakra dhe gjenocide paramilitare dhe ushtarake, ku kishat u bënë pika logjistike për rekrutimin, pajisjen dhe trajnimin e formacioneve ushtarake.
Në veri të Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe ka ndërtuar struktura paralele tè pushtetit—nga administrata kishtare deri tek organizatat joqeveritare që kanë ndikim të thellë në jetën e përditshme të popullatës. Në shumë raste, ndërtimi i objekteve fetare ishte thjesht një mbulim për zgjerimin e ndikimit politik dhe ushtarak, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Për vite me radhë, liderët e paaftë ose të korruptuar të Kosovës e kanë konsideruar këtë fenomen si diçka të padëmshme folklorike.
Ata ishin të verbër ndaj simbiozës së Kishës me strukturat që kurrë nuk e pranuan ekzistencën e Kosovës, as sovranitetin e saj. Kjo verbëri dhe injorancë nuk ishte vetëm pasojë e padijes, por edhe e qëndrimit pasiv politik që nuk dëshironte të përballej me realitetet e konflikteve postjugosllave. Politika e pajtimit nuk mund të ishte një justifikim për injorimin iracional të kërcënimeve reale.
Vetëm falë Qeverisë së Albinit Kurti, sot shfaqet për herë të parë një refleks i vërtetë politik, njè instinkt serioz shtetëror dhe një aftësia për të parashikuar, parandaluar dhe vepruar.
Në një kohë kur Kisha Ortodokse Serbe luan rolin e kameleonit—ndonjëherë si vend i shenjtë, ndonjëherë si bunker, ndonjëherë si kazermë, ndonjëherë si postbllok policor dhe ndonjëherë si kullë propagande—nuk ka mjet tjetër veçse vigjilencës, ligjshmërisë dhe vendosmërisë strategjike.
Veprimi i Qeverisë së Kurtit tregon se kjo çështje duhet parë jashtë kuadrit të korrektësisë politike, duke kuptuar realitetin se Kosova nuk është vetëm në fazën e ndërtimit, por edhe në fazën e subversionit të rrezikshëm.
Kosova duhet të ndalojë së trajtuari këtë institucion si një organizatë fetare dhe të fillojë ta shohë siç është: një aparat proxy për projektin imperialist serb dhe rus. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë duhet parë si një pikë kyçe e frontit për sovranitetin—dhe jo vetëm territorial, por edhe kulturor, politik dhe shpirtëror. Sepse armiqtë nuk vijnë vetëm matan kufirit të jashtëm—ata tashmë jetojnë brenda mureve tona, ushqehen me taksat tona, keqpërdorin tolerancën tonë dhe planifikojnë shkatërrimin tonë.
Prandaj apeloj: mos harroni se filozofia e mbrojtjes nuk është vetëm luftë kundër pushtimit ushtarak, por edhe luftë kundër pushtimit ideologjik, kundër manipulimit dhe kundër virusit strukturor që shkakton erozionin e themeleve të kombit. Dhe humbja më e madhe ndodh jo kur dikush na pushton, por kur nuk e njohim që jemi tashmë të pushtuar.
Kosova, si shtet sovran, duhet të veprojë me vendosmëri në çdo segment të shoqërisë, duke përfshirë institucionet fetare që nuk funksionojnë në përputhje me parimet e ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit kombëtar. Para nesh është sfida për të njohur kërcënimet që nuk janë gjithmonë të dukshme për sytë e zakonshëm, por që, me kalimin e kohës, mund të shkatërrojnë themelet e shoqërisë sonë. Dhe vetëm duke vepruar në kohë mund të sigurojmë që Kosova të mbetet e lirë dhe e pavarur, e fortë në rrugën e saj drejt së ardhmes.
KAKO JE SRPSKA PRAVOSLAVNA CRKVA POSTALA TROJANSKI KONJ SRPSKE I RUSKE TAJNE SLUŽBE ?
Autor: Lirim Gashi
Istorija nas uči da carstva ne umiru—ona se transformišu. Danas, u vremenu hibridnih ratova i dubokih manipulacija, najopasnije sile više ne dolaze sa tenkovima, već sa mantijama, diplomatijom i verskim ikonama. Srpska Pravoslavna Crkva, skrivena iza maske verske institucije, u suštini funkcioniše kao najefikasnija i najopasnija izložba srpskih i ruskih tajnih službi na teritoriji Kosova. Ona nije obična crkva—ono što ona predstavlja danas je institucionalni poligon specijalnog rata.
Suštinski, zahtev Srpske Pravoslavne Crkve za statusom “države u državi” nije bio ništa drugo osim pokušaja da se destabilizuje državnost Kosova iznutra. Bio je to zahtev koji je nosio metastazu kancerogenog plana—da se izgrade para-institucionalne sile pod maskom duhovnosti: kao depoi naoružanja, kao vojne kasarne, kao paralelne policijske stanice, kao javni servis, sve to prikrivajući maskom svete srpske institucije.
Konkretni primeri ovih subverzivnih aktivnosti na terenu su brojni. Srpska Pravoslavna Crkva nije samo simbol verske vlasti, ona je postala simbol agresivnog srpskog nacionalizma, sa jasnim ciljem: kontrola duhovnog i političkog tela Kosova.
Kroz eparhije smeštene u enklavama na severu Kosova, u Zvečanu, Leposaviću i drugim strateškim tačkama, Srpska Pravoslavna Crkva se vrlo malo bavi verskim pitanjima. U stvari, kroz duhovne vođe svojih verskih objekata, ona širi mitološku srpsku ideologiju o navodnom “očuvanju kulturnog nasleđa”, često na suštinski subverzivan način.
Srpska Pravoslavna Crkva na Kosovu već nije samo verska institucija. Ona ima dubok uticaj i na obrazovni sistem, gde kroz nastavu verskog predmeta i kulturne manifestacije širi “istorijsku nejednakost” Srba, ignorišući namerno prave žrtve kosovskog društva—Albanace, Bošnjake i druge narode koji su bili izloženi genocidnim politikama.
Takođe, Srpska Pravoslavna Crkva je često zloupotrebljavana kao instrument propagande, kroz verske liturgije koje pozivaju na “spasenje” i “oslobađanje” Kosova pod zastavom ideologije velikosrpstva.
Ne treba zaboraviti da su uz blagoslov Srpske Pravoslavne Crkve tokom ratova 1990-ih organizovani bezbrojni zločini i genocidi paramilitarnih i vojnih snaga, gde su vjerski objekti postali logističke tačke za regrutovanje, opremanje i obuku vojnih formacija.
Na severu Kosova, Srpska Pravoslavna Crkva je izgradila paralelne strukture moći—od crkvene administracije do nevladinih organizacija koje imaju dubok uticaj na svakodnevni život stanovništva. U mnogim slučajevima, izgradnja verskih objekata bila je samo maska za širenje političkog i vojnog uticaja, stvarajući neposrednu pretnju stabilnosti i suverenitetu Kosova.
Godinama su nesposobni ili korumpirani lideri Kosova ovaj fenomen smatrali neškodljivim folklorom.
Bili su slepi za simbiozu crkve sa strukturama koje nikada nisu priznale postojanje Kosova, niti njen suverenitet. Ova slepila i ignorancije nisu bila samo posledica neznanja, već i političkog pasivnog stava koji nije želeo da se suoči sa realnostima postjugoslovenskih konflikata. Politika pomirenja nije mogla biti opravdanje za iracionalno ignorisanje stvarnih pretnji.
Samo zahvaljujući Vladi Albina Kurtija, danas se po prvi put pojavljuje pravi politički refleks, ozbiljan državni instinkt i sposobnost da se predviđa, sprečava i deluje.
U vreme kada Srpska Pravoslavna Crkva igra ulogu kameleona—ponekad kao sveto mesto, ponekad kao bunker, ponekad kao kasarna, ponekad kao policijska kontrolna tačka, a ponekad kao propaganda kula—ne postoji drugi alat osim budnosti, zakonitosti i strateške odlučnosti. Akcija Vlade Kurtija pokazuje da ovo pitanje treba posmatrati izvan okvira političke korektnosti, shvatajući stvarnost da Kosovo nije samo u fazi izgradnje, već i u fazi opasne subverzije.
Kosovo treba da prestane da ovu instituciju tretira kao versku organizaciju i da je počne gledati onako kako ona zaista jeste: kao proxy aparat za srpski i ruski imperijalni projekat.
Srpska Pravoslavna Crkva na Kosovu treba da se vidi kao ključna tačka fronta za suverenitet—ne samo teritorijalni, već i kulturni, politički i duhovni. Jer neprijatelji ne dolaze samo sa spoljnih granica—oni već žive unutar naših zidova, hrane se našim porezima, zloupotrebljavaju našu toleranciju i planiraju našu destrukciju.
Zato apelujem: ne zaboravite da filozofija odbrane nije samo rat protiv vojne okupacije, već i rat protiv ideološke okupacije, protiv manipulacije i protiv strukturnog virusa koji uzrokuje eroziju temelja nacije. A najveći gubitak se ne dešava kada nas neko okupira, već kada ne prepoznamo da smo već okupirani.
Kosovo, kao suverena država, mora delovati odlučno u svakom segmentu društva, uključujući verske institucije koje ne funkcionišu u skladu sa principima međunarodnog prava i nacionalnog suvereniteta. Pred nama je izazov da prepoznamo pretnje koje nisu uvek vidljive običnim očima, ali koje vremenom mogu uništiti temelje našeg društva. I samo delujući na vreme možemo osigurati da Kosovo ostane slobodno i nezavisno, snažno na svom putu ka budućnosti.

Ftesë për takimin e madhërueshëm kushtuar ditëlindjes së Kryeheroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë

0
Në foto: Pamje nga vendosja e përmendores së Gjergj Kastriotit me 28 nëntor 2021 në Prishtinë.
___
Në nder të 6 Majit 2025, ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Organizata Shqiptaria ju fton të merrni pjesë në një takim të madh dhe festiv, i cili do të mbahet në Prishtinë. Kjo ngjarje është një mundësi për të lavdëruar dhe nderuar figurën e Skënderbeut, njëherazi si simbol i unitetit, lirisë dhe guximit të kombit shqiptar.
Organizata Shqiptaria, si pararoje e kombit dhe atdheut, ka punuar gjithmonë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve. Kjo organizatë është një shtyllë e fortë e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe identitetit shqiptar, duke vepruar për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve nga të gjitha trevat dhe diaspora.
Në këtë ngjarje do të zhvillohen aktivitete kulturore dhe artistike, ku janë ftuar të marrin pjesë grupet artistike, shoqatat kulturore dhe klubet nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke e shndërruar këtë ditë në një festë të madhe të lavdisë dhe traditës kombëtare.
Deri tani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre grupe dhe shoqata nga:
• Arbëreshët e Italisë
• Mali i Zi
• Maqedonia e Veriut
• Shqipëria
• Kosova
Ky takim është një mundësi e jashtëzakonshme për të bashkuar shqiptarët në këtë ditë të shënuar, për të festuar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme të fortë për kombin tonë. Le të përkujtojmë me krenari atë që na ka lënë Skënderbeu dhe të vazhdojmë të mbrojmë vlerat e lirisë, dinjitetit dhe unitetit.
Për të qenë pjesë e këtij takimi madhështor, ju lutemi të kontaktoni me ne për t’u bashkuar në këtë ngjarje të veçantë.
Kontakti:
Organizata Shqiptaria
Email: organizatashqiptaria@gmail.com
Le ta festojmë së bashku trashëgiminë dhe lavdinë e Skënderbeut, duke forcuar unitetin tonë dhe duke e ruajtur identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar!
E dërgoj për publikun Luan Asllan Dibrani në emër të ” Organizatës Shqiptaria”
Mund të jetë një imazh i monument

Seksi fetar sipas përshkrimit në një poemë nga Lirim Patrioti

Foto nga artisti Sak Muji, (Sylë Mujaj) …

Shkruan e këndon: Lirim Gashi, Prizren

(I njohur ndryshe si Lirim Patrioti)

Më pyeti një taleban: „A je katolik apo mysliman?“

I thashë: Jam një katolik mysliman i ritit rabinik me frymëzim ekzotik.

Më pyeti: „A je një mysliman katolik i ritit të Mekkës-Romës-Jerusalemit?

Dukesh si një ritualist i talentuar nga qyteti i Prizrenit.

“ I thashë: Jo, unë praktikoj lutjen në trekëndëshin magjik – në stilin avangardistik. Lahem gjithmonë në hamamxhik, me ujë të ngrohtë, shampon dhe sapun, Dhe bëhem shaman i shekullit të 21-të, sa herë që e kryej me pasion atë “punë”.

Më tha: „Ti nuk e pëlqen as kishën, as sinagogën, as xhaminë, o i pa fe!“

I thashë: Kjo nuk është e vërtetë, o Hafiz– shpesh hyj në shtëpitë e Zotit, sidomos kur dua t’ua kthejë femrave qumështin në gjizë. Ulem në çdo tavolinë të shenjtë, ku ka raki, bakllavë dhe mish të kuq e të bardhë.

Jo vetëm në xhami dhe kishë – por edhe në Teçe, ku frekuentojnë shumë gjakovarë. Ai tha: „Po ti qenke një dervish në ekstazë – pa kthim!“

I thashë : „Jo vetëm një dervish – por edhe një Sheh.“ Gratë nga Gjakova janë aq tërheqëse – sa s’ke ide. Me ngashërima që e trondisin qytetin, më pèrgjerojnë : „O Baba Sheh, tè lutemi depërto në vrimat tona thellë – deri sa shpirtrat tanë të ngjiten nga kënaqësia te Zoti në qiell !“ Papritmas bien në gjunjë, mbështeten për kastravecin tim dhe brohorasin: „Bismillahi Rahman e Rahim“.

Pastaj e shuajnè me të zjarrin mes kofshëve – në stilin „Subhanallah Rabbil Alamin“. Ndërkohë klithin: Ahhh, Ohhh, Uffff, Uhuuuu…!

– „Ah me sa shumë kënaqësi po na shpërblen, o Allahu Gjelleshan e Huu.“ E arrijnë kulmin e ekstazës me fjalët: „Për hir tëndin – dhe për hir të kësaj natë me hënë – E lejuam katundarin të na ngriste këmbët deri në qiell, oj nënë. Në të kundërtën, nuk do ta lejonim kurrë që të na shponte mes kofshëve me haletin e tij sa të demit. Edhe nëse do t’i kishte dhëmbët e mprehte si ata të qenit!“

Më tha: „Pirdhu, s’dua të kem punè me ty, o shejtan i keq !“

I thashë: „As unë me ty –sepse koka jote është plot stres.“

Krejt në fund i thashë : Përshëndete gruan tënde nga ana ime – Unë do të jem shume i kujdesshëm me të, gjatë marrëdhënieve intime.

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

0

Nexhmije Mehmetaj

Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot dinjitet, u zhvillua një ngjarje kulturore e veçantë në qytetin e Gjenevës. Shoqata “Komuniteti Shqiptar”, në bashkëpunim me shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë, organizuan promovimin e librit “Shekulli i Parë” të autorit të mirënjohur nga Vlora, Sejmen Gjokoli – Mjeshtër i Madh.

Ngjarja mblodhi bashkë një publik të gjerë: përfaqësues të stafit diplomatik shqiptar dhe kosovar, studentë të rinj shqiptarë të lindur e rritur në Zvicër, intelektualë, përfaqësues të shoqatave shqiptare si dhe anëtarë të moshës së tretë që e mbajnë gjallë kujtesën e kombit edhe në mërgatë.

Programi u hap me një prezantim mbresëlënës nga Vanesa Likaj, një studente e re, e lindur në Zvicër, por me rrënjë në Kosovë dhe me një shqipe të pastër e të ëmbël, që i ngjante burimeve të freskëta të vendlindjes së saj. Ajo solli para të pranishmëve një përmbledhje të shkurtër por kuptimplotë të biografisë së autorit Sejmen Gjokoli, duke vënë në pah veprën dhe kontributin e tij në fushën e publicistikës dhe historisë.

Në vijim, znj. Afërdita Krasniqi përshëndeti të pranishmit, duke i uruar mirëseardhje publikut dhe duke theksuar rëndësinë e organizimeve të tilla në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar në diasporë.
Ngjarja u nderua edhe nga përfaqësues të ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ndërsa një fjalë përshëndetëse mbajti edhe znj. Floreta Kabashi, Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë, e cila vlerësoi punën e autorit Gjokoli dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luajnë aktivitetet kulturore në lidhjen shpirtërore me atdheun.

Për rëndësinë dhe vlerat që mbart libri “Shekulli i Parë”, foli me pasion dhe kompetencë z. Ali Mehmeti, një intelektual i palodhur në shërbim të komunitetit shqiptar në Gjenevë. Ai e cilësoi librin si një dokument të çmuar që pasqyron me finesë dhe vërtetësi ngjarjet kryesore që shënuan 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ofruar një rrëfim të detajuar dhe me shumë dimensione të historisë sonë kombëtare.

Kulmin e mbrëmjes e përfaqësoi fjala e vetë autorit, Sejmen Gjokoli – Mjeshtër i Madh, i cili ndau me publikun emocionet e punës shumëvjeçare dhe pasionin pas çdo faqeje të këtij libri. Ai falënderoi organizatorët dhe publikun e pranishëm për mikpritjen dhe interesimin, duke theksuar se diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet një mbështetje e fortë për çështjen kombëtare.

Në kuadër të këtij promovimi, u shfaq edhe një film dokumentar me të njëjtin titull “Shekulli i Parë”, i cili i dha ngjarjes një dimension emocional e vizual të jashtëzakonshëm, duke rrëmbyer duartrokitjet dhe vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Atmosfera u pasurua më tej nga pjesa muzikore, ku artistë shqiptarë nga Gjeneva dhe Llozana sollën tinguj të ngrohtë që preknin zemrën e publikut.
Në skenë u ngjit grupi muzikor “Hareja”, ndërsa me instrumentet e tyre shkëlqyen:

  • Z. Ilir Bytyqi me çifteli (SHKA “2 Ilirët” – Lozanë),
  • Z. Flamur Sherifi me violinë (Art Band – Lozanë),
  • Z. Bashkim Krasniqi me kitarë.

Një moment i veçantë ishte edhe interpretimi i këngës nga Ejona Bytyqi dhe Elion Krasniqi, që përçuan emocion e krenari në sallë.

Me shumë respekt dhe solemnitet, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Astrit Lekës, një veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, i cili së fundi është ndarë nga jeta. Kujtimi i tij u nderua me përulje nga të gjithë të pranishmit.

Mbrëmja u mbyll me një koktej rasti, ku pjesëmarrësit patën rastin të ndajnë përshtypjet e tyre, të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe të përforcojnë lidhjet e komunitetit. Nga fytyrat e buzëqeshura dhe përshëndetjet plot ngrohtësi, dëgjoheshin fjalët e zakonshme, por të mbushura me domethënie:
“Faleminderit!” dhe “Mirë u pafshim në raste të tjera!”

Kjo mbrëmje do të mbetet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve si një shembull i bukur i bashkimit përmes librit, fjalës, historisë dhe artit shqiptar.

Gjenevë, 05.04. 2025