Kreu Blog Faqe 602

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

0

Nexhmije Mehmetaj

Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot dinjitet, u zhvillua një ngjarje kulturore e veçantë në qytetin e Gjenevës. Shoqata “Komuniteti Shqiptar”, në bashkëpunim me shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë, organizuan promovimin e librit “Shekulli i Parë” të autorit të mirënjohur nga Vlora, Sejmen Gjokoli – Mjeshtër i Madh.

Ngjarja mblodhi bashkë një publik të gjerë: përfaqësues të stafit diplomatik shqiptar dhe kosovar, studentë të rinj shqiptarë të lindur e rritur në Zvicër, intelektualë, përfaqësues të shoqatave shqiptare si dhe anëtarë të moshës së tretë që e mbajnë gjallë kujtesën e kombit edhe në mërgatë.

Programi u hap me një prezantim mbresëlënës nga Vanesa Likaj, një studente e re, e lindur në Zvicër, por me rrënjë në Kosovë dhe me një shqipe të pastër e të ëmbël, që i ngjante burimeve të freskëta të vendlindjes së saj. Ajo solli para të pranishmëve një përmbledhje të shkurtër por kuptimplotë të biografisë së autorit Sejmen Gjokoli, duke vënë në pah veprën dhe kontributin e tij në fushën e publicistikës dhe historisë.

Në vijim, znj. Afërdita Krasniqi përshëndeti të pranishmit, duke i uruar mirëseardhje publikut dhe duke theksuar rëndësinë e organizimeve të tilla në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar në diasporë.
Ngjarja u nderua edhe nga përfaqësues të ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ndërsa një fjalë përshëndetëse mbajti edhe znj. Floreta Kabashi, Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë, e cila vlerësoi punën e autorit Gjokoli dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luajnë aktivitetet kulturore në lidhjen shpirtërore me atdheun.

Për rëndësinë dhe vlerat që mbart libri “Shekulli i Parë”, foli me pasion dhe kompetencë z. Ali Mehmeti, një intelektual i palodhur në shërbim të komunitetit shqiptar në Gjenevë. Ai e cilësoi librin si një dokument të çmuar që pasqyron me finesë dhe vërtetësi ngjarjet kryesore që shënuan 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ofruar një rrëfim të detajuar dhe me shumë dimensione të historisë sonë kombëtare.

Kulmin e mbrëmjes e përfaqësoi fjala e vetë autorit, Sejmen Gjokoli – Mjeshtër i Madh, i cili ndau me publikun emocionet e punës shumëvjeçare dhe pasionin pas çdo faqeje të këtij libri. Ai falënderoi organizatorët dhe publikun e pranishëm për mikpritjen dhe interesimin, duke theksuar se diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet një mbështetje e fortë për çështjen kombëtare.

Në kuadër të këtij promovimi, u shfaq edhe një film dokumentar me të njëjtin titull “Shekulli i Parë”, i cili i dha ngjarjes një dimension emocional e vizual të jashtëzakonshëm, duke rrëmbyer duartrokitjet dhe vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Atmosfera u pasurua më tej nga pjesa muzikore, ku artistë shqiptarë nga Gjeneva dhe Llozana sollën tinguj të ngrohtë që preknin zemrën e publikut.
Në skenë u ngjit grupi muzikor “Hareja”, ndërsa me instrumentet e tyre shkëlqyen:

  • Z. Ilir Bytyqi me çifteli (SHKA “2 Ilirët” – Lozanë),
  • Z. Flamur Sherifi me violinë (Art Band – Lozanë),
  • Z. Bashkim Krasniqi me kitarë.

Një moment i veçantë ishte edhe interpretimi i këngës nga Ejona Bytyqi dhe Elion Krasniqi, që përçuan emocion e krenari në sallë.

Me shumë respekt dhe solemnitet, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Astrit Lekës, një veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, i cili së fundi është ndarë nga jeta. Kujtimi i tij u nderua me përulje nga të gjithë të pranishmit.

Mbrëmja u mbyll me një koktej rasti, ku pjesëmarrësit patën rastin të ndajnë përshtypjet e tyre, të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe të përforcojnë lidhjet e komunitetit. Nga fytyrat e buzëqeshura dhe përshëndetjet plot ngrohtësi, dëgjoheshin fjalët e zakonshme, por të mbushura me domethënie:
“Faleminderit!” dhe “Mirë u pafshim në raste të tjera!”

Kjo mbrëmje do të mbetet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve si një shembull i bukur i bashkimit përmes librit, fjalës, historisë dhe artit shqiptar.

Gjenevë, 05.04. 2025

Zonja Anna Luhrmann, kërcënimi juaj vie nga lëshimet ndaj serbëve dhe masat ndaj Kosovës

0

Në foto: Anna Luhrmann

Gani I. Mehmeti

Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe Çështjet Klimatike Anna Luhrmann shkroi në Instagram pasi Qeveria e Republikës Serbe e shpalli persona non grata:

“Sot isha në Banja Lluka, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Është një qytet i bukur me njerëz të mrekullueshëm. Njerëzit që takova atje më pranuan ngrohtësisht. Kam pasur një sërë takimesh të shkëlqyera me shoqërinë civile dhe opozitën. Aktivitetet secesioniste të Dodik janë të papranueshme.

Në fund të programit tim në Banja Lluka, Dodik përsëri tregoi qasjen e tij destruktive. Përfaqësuesit e tij më kërcënuan me dhunë mua dhe delegacionin tim. Kjo është një shenjë dobësie. Dodik është gjithnjë e më i izoluar dhe nuk ka mbështetje nga qytetarët e Republikës Serbe. (Bota Sot, më 4. 4. 2025)

Tani mos u çuditni. Për sa kohë që qenë “ndërmjetësues” në bisedimet Kosovë – Serbi Borell dhe Lajçak, ata kanë prëgatitur terrenin tek serbët edhe për kërcënime, edhe për persona nongrata ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga sa mendojnë serbët, qoftë në Serbi, qoftë edhe në Repuublikën Serbe. Atyre u janë mprehur brirët dhe duhet pasur kujdes tani. Ata, përveç që e kanë Rusinë me vete, kishin edhe Bashkimin Europian këto kohët e fundit.  Serbët kanë matur pulsin edhe me gjithë bashkësinë ndërkombëtare, nga lëshimet që u janë bërë, ata nuk durojnë të thuhet e të veprohet ndryshe nga ajo që ata vetë e kanë në kokat e tyre.

Mbani mend, kur ushtarët e KFOR-it u rrahën, u plagosën ngha serbët, pse ndërkombëtarët, prirë nga Borell e Lajçak, pas zgjedhjeve, po pengonin kryetarët e kiomunave të shkonin në zyre, në ndërtesat komunale.

Kërcënimet e Dodikut janë kërcënime edhe nga Vuçiqi. Pa Vuçiqin, Dodiku nuk do të kërcënonte. Prandaj kujdes të kini. Lufta e Parë Botrërore ka nisur këtu, në Bosnje, po nga serbët. Ata kanë të “drejtë” të kërcënojnë, kanë të “drejtë” edhe të vrasin dhe askujt asgjë!

Më 10 shtator 2003, Ministrja e Jashtme e Suedisë Anna Lindh u godit me thikë  në Stokholm nga një kriminel serb.

Në maj të vitit 2023, 92 ushtarë të KFOR-it në Zveçan u rrahën e plagosën nga bandat serbe me urdhër të Vuçiqit, dhe nuk u dënua askush prej tyre, e në vend të tyre BE-ja dënoi me masa Kosovën, pse ishte “drejtësia” e Borellit dhe Lajçakut. Tani, të trimëruar nga ngjarjet e mëparme, jo vetëm që kërcënojnë, por mund edhe të vrasin këdo e kudo.

Dhe, kur iu vunë masat Kosovës, nuk po kërkohej konsensusi se duhej të ishin të gjitha shtetet e BE-së për masa, por vetëm shumica: tani, kur kërkohet të heqen masat, shkon me konsensus, duhet të pajtojnë me radhë të gjitha shtetet e BE-së!

Po, nejse, desha vetëm të tregojë padrejtësinë dhe dënimin e të pafajshmit, ndërsa i fajshmi vazhdon me fajet e tij, me shpresë se nuk do të dënohet edhe tani.

Prandaj, edhe kërcënoheni, mos o Zot, mund të ndodhi gjithçka prej tyre, sepse janë lazdruar prej të parëve tuaj nga BE-ja.

Ne jemi mësuar me padrejtësira që nga viti 1878 e më përpara. Vazhdimisht u është dhënë krahu serbëve nga Europa, duke u dhënë trojet tona etnike, pse ata qenë treguar si më barbarët ndaj shqiptarëve, për çka edhe sot e kësaj dite na urrejnë sa, do të kënaqeshin vetëm me zhdukjen e shqiptarëve dhe vetëm atëherë do të ndjeheshin të lirë, pse nuk do të kishte kush u reziston më dhe pse ne jemi në tokën tonë, jemi në të drejtën tonë, për çka ka shenja se edhe Europa me SHBA kanë parë kohët e fundit dhe shpëtuat popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi shovenist serb në vitin 1999, për çka u jemi mirënjohës..

Serbisë dhe serbëve u janë bërë shumë lëshime, prandaj tani, ata nuk pajtojnë me drejtësinë, duan të jenë përmbi drejtësinë, duan të jetojnë në këto hapësira vetëm ata!

Serbët janë destabilizuesit e paqës në Ballkan dhe në Europë. Nëse edhe më tutje i përkrahni, vështirë do të jetë të ketë paqe.

“Qeveria e RS-së e shpall Anna Luhrmann persona non grata në Republikën Serbe dhe urdhëron Ministrinë e Brendshme që ta përcjellë jashtë kufijve (të entitetit) pas hyrjes në territorin e Republikës Serbe”, thuhet në deklaratë e shpalljes së ministres gjermane person të padëshirueshëm.

Pasi u shpall persona non grata, Luhrmann anuloi takimin në Banja Lluka me liderët e partive opozitare.

Po e përsësrisë edhe një herë se, krejt këto janë shkak i lëshimeve ndaj serbëve nga e BE-ja e mëparshme, se u besonin Borellit dhe Lajçakut.

Gjermania u dënua rëndë pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Serbia, përkundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ajo u përkëdhel pas luftës, në vend se të dënohej e të paguante të gjitha dëmet e shkatuara, nisur nga Sllovenia, kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe nga Kosova. Asaj iu lejua të armatoset me armët më të reja dhe iu lejua të nisin nga puna fabrikat e saj të armatimeve ushtarake.

Agresoi është dashur të dënohet me vite e vite, që të mos i bie ndërmend më për të kërcënuar dikë dhe as për të luftuar më.

Mbresa e kujtime apo kur e prisnim të shtunave Ali Sutajn

Arif Molliqi, Llukë e Epërme 

Mbresa dhe kujtime
KUR E PRISNIM TË SHTUNAVE
ALI SUTAJN
Sa vjen, e fjala e tij e pafund nuk harrohet.
Vallë, a tregojnë të gjallët nëse gënjen për një çast koha?!
Megjithatë, skicat, kujtimet, mbresat, shkrimet medituese të Ali Sutajt nuk të lejojnë të harrosh. Ato janë kohë, mos të themi kronika të historisë sonë, të shkrimit gazetaresk, të letrave tona. Ato janë kohë, mos të themi kronika të historisë sonë, të shkrimit gazetaresk, të letrave tona. Ato janë brenga të kësaj historie, sepse koha me të cilën jetoj, me të cilën punoj, u kacafyt me të, mbeti kronikë e shkruar e filleve të gazetarisë, e filleve të publicistikës sonë si diçka e veçantë. E veçanta ishte këmbëngulja e penës së tij për të gjetur gjithmonë diçka të re në stilin e të shkruarit, në stilin e të menduarit. Sidoqoftë, e veçanta e Ali Sutajt nuk ka mbetur vetëm në stilin e të shkruarit…
Në stilin e të menduarit.
Sidoqoftë, e veçanta e Ali Sutajt nuk ka mbetur vetëm në stilin e të shkruarit. Ishte i veçantë edhe me gjeneratat e reja, që bënin hapat e parë në të shkruarit gazetaresk.
Dhe…
Diçka e veçantë ka mbetur edhe në kujtesën e mocanikëve të tij të shkrimit. Të bisedës… të ndejave, aty ku e kaloj jetën si gazetar, publicist, redaktor…
I veçantë ishte edhe kthimi i tij të shtunave në fshatin e lindjes. Atëherë, kur mblidheshim rreth tij, e fillonim bisedën për çdo gjë të re në kryeqytet. Nnë Prishtinë…
Biseda këto pa hala në dhe nën gjuhë.
Mirëpo, ndryshe e kujtojnë shokët e tij të punës, të jetës në “Rilindje”, ndryshe e kujtojnë sot llukjanët.
Ndryshe do ta kujtonin “Heronjtë e Kajamit!”
Ndryshe do ta kujtonin Tajar Hatipi, Esat Mekuli, Anton Pashku, Ali Jasiqi, Shyqëri Galica e të tjerë.
Pse jo, kanë këmbyer shumë llafe.
Mirëpo, Llukjanët e kujtojnë duke biseduar gju me gju. Kur kthehej Aliu nga kryeqyteti, e këtë e bënte të shtunave në mbrëmje, ne llukjanët e prisnim, sepse ia dinim stacionin e fundit. Zbriste aty tek “Udha e Bjeshkës”, para se të hynte në qytezë. Dëshironte ta kalonte rrugën në këmbë. Dëshironte të çmallej me kalldrëmin e përbaltur që gjithmonë e çonte në rini…
Kur i afrohej fshatit, ndalej. E vinte dorën mbi ballin e rrudhosur, sikur e lëvizte plisin pakëz, shikonte herë Gjeravicën e herë fshatin. Bisedonte me ta sikur t’i kishte në shuplakë të dorës.
Çmallej me bahçet në fshatin e lindjes.
Çmallej me dy liqenët e Gjeravicës.
Meditonte diçka me veten, për kohën e kaluar atje diku të Verrishta, atje të Verri Binjak. Ishte fjalëpakë…
I kursente si në shkrime.
“Po shkruan shumë rrallë” – thoshin ata që u pëlqente meditimi i tij.
Vërtet shkruante pak, por për merak.
Po ama, i prekte çështjet me themel. I zbërthente mendimet mirë. Edhe pleqve të fshatit u pëlqenin “rrotullat” e Aliut. “Kur e flet burri fjalën, të tjerët duhet menduar mirë ç´ka dëshirua të thotë” -thoshin herë pas here pleqtë e fshatit.
Një natë erdhi nga kryeqyteti në fshat. Kthimin e kishte bërë padiktueshëm. S’dinim pse veproi kështu, por hyri tinëzisht. Ashtu nëpër errësirë, kishte shëtitur në çdo rrugicë, në çdo lendinë. E kishte vizituar edhe Verrishtën.
Në mëngjes fytyra e tij dha shenja mërzie. Diçka nuk i kishte pëlqyer kësaj nate. Pyeti: “Pse nuk janë Kullat e Llukës, të vjetra me shekuj?! Pse nuk është vënë shenja përkujtimore të Verrat e Llukës?! Pse vendin historik e kanë bërë treg bagëtish?!”…
U munduam t’ia shpjegojmë të gjitha:
Enti Krahinor për Monumente Historike i Kosovës nuk tregoi interesim, edhe pse ne e bëmë kërkesën! As Kuvendi Komunal i Deçanit s’donte të dëgjonte për këtë dhe me polici e caktoi këtë vend për treg bagëtish…
Aliu ndezi një cigare. Nuk foli. Si gjithnjë, i kursente fjalët. Në Kuvendin Komunal na priten keq (isha me të). Bile edhe u tallën: “Ç’të duhen Verrat sot?” – thanë.
Me autobusin e parë Aliu shkoi në Prishtinë.
Të nesërmen shkuan edhe dyzet burra nga Lluka. Kishin shkuar të ankoheshin në organet me të larta… Të “effa”(!). Ishin ankuar edhe në Institutin e Historisë, edhe në Entin Krahinor për Ruajtjen e Monumenteve Historike… U ankuam… po ku nuk u ankuan?!
Por, qe do?! Nga kjo asgjë?!
Aliu përsëri i mërzitur. Meditoj dhe shkroi një skicë diçka si ato para shumë vitesh. Si ajo skica “Turpi nën borë”…
Ose
“Gëzuar se mbrëmë vdiq një idiot…”
Ishte i guximshëm në zanatin e vet. Ju kujtohet, nëse e keni lexuar librin e tij “Mbresat” e tij. Ai i pari shkroi edhe për Fishtën, por kurrë nuk lavdërohej për punën e madhe. As nuk thurte tregime vetëlavdëruese se, ishte i pari në nismat e daljes së kësaj apo asaj reviste. Kur dëgjonte ata që thoshin se Ali Sutaj është babai i revistave shqipe në Kosovë, qeshej.
Satirizonte.
“Po nëna, kush qenka?!” pyeste, dhe vazhdonte me modesti: “Unë vetëm kam përkrahur nismën e studentëve për ‘Botën e re’. Kam përkrah daljen e ‘Thumbit’, ‘Kosovares’, ‘Shkëndisë’ e gazetave tona të tjera. Lehtë është t’i përkrahësh kur punën e bëjnë të tjerët…”
Aliu e përdorte një thënie të moçme;“Mocaniku-mocanikut, shoku-shokut nuk duhet t’i lavdërohet, sepse ata ia njohin njëri-tjetrit të mirat dhe të këqijat. Puna flet për virtytin dhe ndërgjegjen e njerëzve…”
Desha të kujtoj edhe diçka.
Borxh ia kemi ta përkujtojmë Aliun: me emërtimin e një rruge në kryeqytet, të një shkolle, të një institucioni kulturor me emrin e tij.
Dhe borxhi duhet larë, sado vonë, por pa u koritur.
Se…se vjen një ditë, dhe fjala e tij e pafund nuk harrohet.
( Marrë nga libri i Arif Molliqit “PËRPLASJE”, botoi, Fakti, Shkup, 2000
Dhe gazeta BS, me 7 prill 1996)

Refugjate, në vendin tënd…!

0
Të ndjehesh refugjate në vendin tënd!
Si ta duash vendin tënd kur Ai nuk të do!
Si ta duash vendin tënd të lashtë kur sot Ti trajtohesh si një njeri i pakicës që me gjithë gjuhën tënde amtare je futur në kllapa e llogaritesh me përqindje.
Si ti mbetesh besnike vetvehtes në vendin tënd i cili pandërprerë tenton të të shndërojë në diçka që nuk je dhe nuk e ndjen.
Si ta përballosh ditën në këtë burg ku njerëzit e rëndomtë frikohen të flasin e njerëzit e politikës të cilët vendosin për jetën tonë na tregojnë që nuk është mirë të bëhemi kurrë si ata.
Si lejuam të degradohemi deri në këtë shkallë për pak pushtet e lekë e ti rrezikojmë të gjitha vlerat që i pasqyron identiteti i një kombi.
Si kemi dështuar në edukimin parësor të rinisë, se kombi është gjuha, gjaku, toka, historia, doket, zakonet, trashigimia, veshmbathja dhe feja është njëra nga elementet që na bashkon, ndërkaq besnikëria ndaj Zotit është punë zemre dhe dashuria me të cilën jetojmë.
Si ta kuptosh një femër që rrugëve ec me veshje të huaj kombëtare e thotë se jemi të një gjaku.
Si ta kuptosh kulturën e përshëndetjes në gjuhë të huaj i cili është shndëruar në zakon të përditshëm të jetës duke filluar nga rruga, duçani, çajtorja, kuvendi e deri në universitete veq injorancës tonë për ti dëshmuar agjenturave të huaja se jemi askushi.
Si nuk protestuam si popull asnjëherë kundër këtyre agjendave të huaja, që po punojnë me vite për ta shuar ekzistencën e popullit duke na e vjedhur gjuhën e fjalët tona.
Si e tradhtuam Zotin duke Ju drejtuar e lutur me gjuhë të huaja, pa i kërkuar falje asnjëherë për mëkatet e bëra ndaj gjuhës që na e fali si popull.
Si e sa jemi largu nga tradita e vlerat shpirtërore na dëshmoi edhe muaji i Ramazanit, ishte garë midis disa agjëruesve se kush po shtron iftare më të shtrejta nëpër restorane të ndryshme, pa munguar edhe fotot mes të cilave na tregonin se si pastrohet mendja e shpirti nga mëkatet e luksit.
Sa e mjerë është ajo jetë që jetohet me mashtrime, që matet me para e rryshfet, ku respektohet më shumë një politikan i dështuar, një hajnë e rrencë , përballë një intelektuali e një patrioti të moralshëm, apo besimtari të devotshëm që tërë jetën ka punuar me nder për komb e atëdhe.
Si të jetosh pa dinjitet njerëzor pa të vetmen pronë të vërtetë që ke dhe mos të ndjehesh refugjate në vendin tënd.
Sa ndjenjë e frikshme të jetosh në një vend të huaj që është i Yti.
Me 5.4.2025

“Komuna katolike…” dhe “Islami famëlartë” që, sipas Ali Eshbar, e sollën ushtarët osmanë në Gadishullin Ilirik!

2
Gjergj Kabashi
___
Dikund e lexova, por nuk më kujtohet se ku saktësisht se ” së shpejti do të kërkohen komuna katolike dhe bektashiane!”.
Jo…!
“Vatikanin Bektashian” në Tiranë, e bënë sherrgjiu dhe indiferenti kombëtar Edi Rama, ai që kur i vije Erdogani me Ali Eshbar-in në Tiranë për ta promovuar meremetimin e Xhamisë së Namazgjasë , rri në skaj i strukur sikur ai të ishte mysafi , e jo ekipi shtetëror – religjioz i Turqisë.
Njejt qysh u soll me rastin e varrimit të Anastasios Janullatosit, pushtuesit të KOASH-it, përpara ekipit shtetëror të Greqisë…!
Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë, ishte investim i Turqisë neoosmane, si të gjitha investimet e bëra në këto 35 vite në Shqipëri , e 26 vite në Kosovë, me të vetmin qëllim të pafshehur që është shtimi i ndikimit turkomadh – panislamik, në këtë pjesë të Gadishullit Ilirik.
Ali Eshbar, për ata që se dijnë e su kujtohet, në fjalimin e tij përurues të xhamisë, që ishte një promovim turkomadh-neoosman, i lavdëroj ushtarët osmanë që e “sollën islamin” në Arbëri.
Me këtë deklaratë të sinqertë dhe mospërfillëse ndaj kombit dhe shtetit të Shqipërisë e shqiptarëve përgjithësisht, ai tregoj për të satën herë se kryeqëllimi i pushtimit të Perandorisë Osmane ka qenë islamizimi dhe turqizimi i shqiptarëve !
Me atë deklaratë, turkomadhi e neoosmanisti Ali Eshbar, e pshurri në fytyrën e të gjithë shqiptarëve qëndresën historike-luftarake të Gjergj Kastriotit dhe të ushtarëve të tij.
Mirë ua bëri, se shqiptarët e përgjumur dhe të përhumbur , vetëm në fytyrë duhet pshurrë. Se janë popull i shkretë për mend, janë popull që nuk kupton se në cilën gropë të historisë ka rënë.
Po dalim tek “komunat katolike”…!?
Kjo është një tezë telër e rrezikshme turkomadhe-neoosmane…!
Atij që s’i bënë përshtypje kjo fatkeqësi historikr dhe që i duket krejt normale islamizimi i kombit, flasin këso mendimesh të shkreta e djallëzore.
“Komuna boshnjake” e goranes së bardh Dude Balje, është në vazhdën e komunave njëetnike serbe, që synim përfundimtar e ka zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe të kombit Shqiptar!
Ashtu qysh e kanë sunim mbi synimet ata që e islamizojnë kombin e shtetet shqiptare për interesat antishqiptare. Pra, ata që janë nostalgjik për sulltanët xhakatar të Perandorisë Osmane, apo për pashallarët (qofshin edhe serbë!) të asaj perandorie.
Me rëndësi është që t’ua kenë “sjelllë Islamin”…!
He u psh… në atë fe që nuk e fshehë se synon zhbërjen kombëtare shqiptare.

Donald Trump dhe lufta e tij tregtare ndaj BE-së prej dhomës së gjumit në Florida

0
SI I SHPALLI DONALD TRUMP LUFTË TREGTARE BE-SË NGA DHOMA E GJUMIT NË FLORIDA?
Autor: Lirim Gashi
“Donald Trump-i i çmendur po e pret me një sharrë të ndryshkur degën e hollë mbi të cilën janë ulur vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përmes një vendimi aventuresk që nuk do të mbahet mend si një pikë kthese historike, por vetëm si një episod delirant i një njeriu psikologjikisht të paqëndrueshëm, i cili, në madhështinë e tij të marrë, përshpejton rënien e vet.
Reagimet e ekspertëve më të mirë të ekonomisë dhe tregtisë në botë janë tronditëse, sepse vendimi i Trump-it për t’i vendosur Bashkimit Evropian tarifa 20% për të gjitha produktet eksportuese nuk mbështetet në asnjë bazë shkencore që do të provonte se SHBA do të përfitonte prej tij.
Më falni për shqetësimin, por Donald Trump sapo ka vendosur të shpikë një formë të re të diplomacisë ndërkombëtare: tarifokracinë. Sipas këtij modeli të “gurusë ekonomik” nga Mar-a-Lago, nëse dikush nuk të pëlqen – qofshin ata aleatë, miq apo një kontinent i tërë – thjesht i godet me tarifa 20% për gjithçka që prodhojnë. Dhe pastaj pret duartrokitje nga ata që mezi ia dalin, por ndihen të fortë kur presidenti i tyre “ndëshkon Evropën”.
A është BE një aleat që ndan me Amerikën vlera, tregje, NATO-n, shërbime sekrete dhe miliona turistë që blejnë “Make America Great Again” në Amazon? Po.
A ka kjo ndonjë rëndësi për Trump-in? Absolutisht jo.
Për të, Evropa është si një fqinjë e moshuar që guxon të japë vetëm këshilla, ndërsa ai do vetëm t’ia ngrejë gardhin më lart, t’ia vendosë tarifat dhe t’ia mbyll perdet.
“Është për mbrojtjen e punëtorit amerikan”, do të brohorasë Trump-i heroikisht nga podiumi, ndërsa një fermer amerikan i zhgënjyer do të shikojë eksportet e tij duke u kalbur në port – për shkak të kundërmasave evropiane.
“Evropa na ka mashtruar për vite me radhë”, do të shtojë ai, duke harruar se SHBA dhe BE janë partnerët ekonomikë më të mëdhenj në botë dhe se pa bashkëpunim të ndërsjellë as Amerika, as Evropa nuk do të ishin aty ku janë sot.
Por Trump nuk ka kohë për hollësi, analiza ekonomike apo kuptimin e fjalës “reciprocitet”. Ai është i zënë duke luftuar me karikaturat në kokën e vet – një Evropë që e urren dhe, sipas tij, ia vjedh hamburgerët.
Në të vërtetë, ndoshta këtu nuk kemi një president, por një aktor të shfrenuar të një reality show global, ku vendimet merren në varësi të humorit të mëngjesit dhe inspirimit nga Twitter (më falni, nga “Truth Social”).
Dhe kështu, SHBA – vendi i lirisë, tregut të lirë dhe udhëheqjes globale – shndërrohet në një shitës të fyer që zemërohet me klientët pse blejnë edhe gjetkë.
Në fund të ditës, ky vendim nuk do të mbahet mend si një “pikë historike kthese”, por si një moment grotesk në telenovelën politike të një njeriu që beson se ekonomia globale është si një treg javor, ku ai fiton gjithmonë – edhe kur të gjithë e braktisin.
Cilat janë pasojat e vendimit të Trump-it për tarifën 20% ndaj BE-së për SHBA-në?
Vendimi i Trump-it për t’i vendosur BE-së një tarifë të përgjithshme prej 20% për të gjitha eksportet në SHBA nuk është thjesht një akt ekonomik – është një goditje strategjike kundër pozitës globale të vetë Amerikës. Ja pasojat më të mëdha të mundshme:
1. Çmime më të larta për konsumatorët amerikanë
Produktet evropiane do të bëhen më të shtrenjta për konsumatorët amerikanë – nga makinat te vera, djathi e teknologjia. Kjo e përshkallëzon inflacionin dhe dobëson fuqinë blerëse.
2. Tarifa hakmarrëse nga BE (luftë tregtare)
BE do të përgjigjet me tarifa për eksportet amerikane. Kjo dëmton fermerët amerikanë, prodhuesit dhe kompanitë teknologjike që varen nga tregu evropian. Rrezikohet një luftë tregtare përshkallëzuese.
3. Dobësim i marrëdhënieve transatlantike
Ky vendim rrezikon aleancën tradicionale SHBA-BE dhe dobëson bashkëpunimin në fusha strategjike si siguria, teknologjia dhe diplomacia – aty ku një Perëndim i bashkuar është i nevojshëm përballë kërcënimeve si Rusia dhe Kina.
4. Aleanca të reja tregtare të BE-së
Nëse SHBA izolohet,
BE do të orientohet drejt tregjeve të tjera të fuqishme:
Amerika Latine: Brazili, Argjentina dhe Meksika kërkojnë bashkëpunim me BE.
India: një superfuqi në rritje me mbi 1.4 miliard konsumatorë.
Afrika: një kontinent në zhvillim ekonomik ku BE po investon gjithnjë e më shumë.
Kjo do të thotë: SHBA mund ta humbasë rolin si partneri më i ngushtë ekonomik i Evropës.
5. Izolimi ekonomik i SHBA në rendin e ri botëror
Në një kohë kur Kina, Rusia, India dhe vendet BRICS po krijojnë alternativa ndaj sistemit perëndimor, SHBA – për shkak të kursit të Trump-it – paraqitet si aktor i paparashikueshëm dhe i izoluar. Partnerët tradicionalë mund të kërkojnë stabilitet diku tjetër.
6. Dëm për industrinë dhe bujqësinë amerikane
Industria amerikane varet nga pjesët, teknologjia dhe materialet evropiane. Tarifat e larta nënkuptojnë kosto më të larta prodhimi. Njëkohësisht, fermerët amerikanë mund të humbasin tregjet evropiane dhe të pësojnë humbje masive.
7. Reagime zinxhir në tregjet financiare
Tregjet globale reagojnë me pasiguri. Tarifat sjellin luhatje në bursa, ulje investimesh dhe dobësim të dollarit. Investitorët nuk i duan udhëheqësit e paparashikueshëm.
Përfundim:
Sulmi tarifor i Trump-it ndaj BE-së është një akt vetëshkatërrues që e paraqet Amerikën si një fuqi të izoluar, të luhatshme dhe të papërgjegjshme. Ndërsa SHBA ndërton mure tarifore, BE ndërton ura të reja me botën – dhe pikërisht aty qëndron rreziku më i madh për Amerikën: të mbetet vetëm në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

Murtaja te Kamy dhe Buxhovi

0
o Studim krahasues i romanit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit me rastin e botimit në frëngjisht – “Qui resiste a la peste resiste au diable”,nga botuesi i njohur francez “L’Harmatann” i Parisit
Shkruan: Aleksandar ZOTO
Është e pamundur të pohohet që leximi i „Dekameronit“ të Bokaçios, i „Ditarit të murtajës“ të Daniel dë Fosee (De Foes) , i „Ambre“ të Katlen Vinsorit (Kathleen Winsorit), i „Kalorësit mbi çati“ të Xhinios (Giono) ose edhe i „L´oevre au noir“ të Margarita Jursenarit (Marguerete Yourcenar), t´i ketë paraprirë hartimit të „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit, përderisa keto vepra, nëse nuk gabohemi, nuk kanë qenë të përkthyera në shqip, pa dyshim, as në serbokroatisht. Nga ana tjetër, është e pamundur të përfytyrohet që Buxhovi të mos ketë njohur romanet e Ismail Kadaresë që i kanë paraprirë romanit të tij, sepse, megjithëse të ndaluar nga pushteti serb, ata kanë qarkulluar midis shqiptarëve të Kosovës, qoftë edhe në pak kopje.
Është e pamundur,gjithashtu, të imagjinohet që Buxhovi nuk e njihte „Murtajën“ (La Peste) e Alber Kamysë, këtij klasiku të letërsisë botërore. Pra, është me interes të shohim se si romani i tij, që rrëfen peripecitë e një epidemie murtaje në sfondin e luftës së fshehtë dhe të hapur midis otomanëve dhe shqiptarëve, vendoset në linjën e romanit të Kamysë dhe të disa veprave të Kadaresë dhe takon temën e tyre ose, më saktësisht shtyhemi të shikojmë sesa ai arrin t´u shpëtojë atyreve, të përballojë sfidat që paraqesin këto vepra për të parë, pasi as që mund të vihet në dyshim që ai të ketë pasur synim të vetëm imitimin e tyre, riprodhimin,nëse mund të thuhet e Kadaresë ose të Kamysë në dorë të dytë; krijimtaria e tij e mëparshme e përjashton a priori një proces të tillë dhe një lexim sadopak i vëmendshëm i „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ e mbështet këtë mendim.
Në fakt, s´bëhet fjalë për një „remake“ (nga angl.“ribërje“) të „Kështjellës“, i pari nga romanet e Kadaresë, të cilat i jemi referuar. Së pari, sepse Buxhovi rrëfen në të për një epidemi murtaje të shkaktuar nga pushtuesit turq, me synimin politik më tepër se ushtarak, kundër banorëve të qytetit dhe të rrethinës së Gjakovës, synimi është të dobësohet pa kthim dhe të gjunjëzohet një komb tashmë i nënshtruar nga qeveria e Portës, por që ruan një karakter tepër të pavarur, duke e qëlluar për vdekje në përmasa të mëdha. Për më tepër veprimi vendoset në një datë të saktë, në vitin 1747, zgjedhje kjo që me siguri nuk është rastësore, por ka një bazë historike në kryengritjen që shpërthyen gjatë shekullit XVIII kundër sundimit osman.
Në romanin „Kështjella“ përkundrazi, futja e minjve të infektuar në kështjellën e rrethuar përbën një nga manovrat e njëpasnjëshme, me anë të të cilave Tursun pasha përpiqet të bëhet zot i saj; nga ana tjetër, rrëfimi zhvillohet pa referim kronologjik të veçantë dhe ngjarjet shihen kryesisht nga ana turke. Së fundit, nëse Buxhovi, nën shembullin e Kadaresë, aludon për armët bakteriologjike të këtij shekulli, ai zhvillon paralelisht një temë që kolegu i tij i Tiranës vetëm sa e ka skicuar (dhe pa folur për murtajën) në një skaj të novelës së tij „Krushqit janë të ngrirë“:atë të „zgjidhjes përfundimtare“ (solution finale),sipas shprehjes së trashëguar nga nazizmi.
Në fund të fundit, vepra e Buxhovit rimerr më tepër sesa përsërit „Kështjellën“, përderisa ajo ilustron dhe zhvillon disa faqe të këtij romani,ku Intendenti parathotë vështirësitë e ardhshme pas pushtimit të Shqipërisë, pavarësisht nga fitorja ushtarake dhe mjetet që duhen përdorur për ta integruar përfundimisht këtë vend në Perandorinë otomane.
Nga ana tjetër,si mund të mos takoheshin rrëfimet e dy romancierëve shqiptarë përderi sa njëri,ashtu dhe tjetri, e kthejnë ballafaqimin e popullit të tyre me otomanët në një metaforë të ndeshjes së tij të sotme kundër shtypësve të tjerë? Kështu shpjegohet, pa dyshim, fakti se rrëfyesi te „Shënimet…“, si dhe ai i Kadaresë te „Ura me tri hare“ quhen Gjon dhe janë murgj, pra i referohen që të dy figurës së shquar të Gjon Buzukut, murgut themelues të letërsisë së shkruar shqiptare.
Së fundit, disa konvergjenca janë të pranishme për arsye të referimit të përbashkët (pak a shumë të saktë) te doket dhe zakonet politiko-ushtarake të Perandorisë otomane. Ibrahim Pasha,p.sh.,(përveç titullit të tij „kajmekam“) të bën njëherazi të mendosh për Tursun pashën,hero i „Kështjellës“ dhe Hurshid pashën, një nga figurat e „Kamares së turpit“,që e di se është i dënuar edhe ai dhe pret vetëm çastin kur koka e tij do të bjerë. Klasifikimi i kombeve të perandorisë në tri kategori – popujt e asimiluar ose të konsideruar si të tillë, popujt në asimilim e sipër dhe,së fundit, popujt rebelë – të kujtojnë gjithashtu pesë etapat që paraprijnë, në të dytin e romaneve të sipërpërmendura, „zhdukjen“ e plotë dhe përfundimtare të vendeve që i nënshtroheshin ligjit të „kra-kra“-së.
Këto pika të shumta takimi midis Buxhovit dhe atyre të Kadaresë për të cilat u fol më sipër, e veçanërisht te „Ura me tri harqe“, janë tepër të dukshme,të pohuara aq qartë sa s´ka vend për të folur për plagjiaturë. Më tepër mund të konkludohet për njëfarë homazhi, me një syshkelje miqësore ndaj veprës së mjeshtrit (vëmë re, në veçanti,që murgu i Buxhovit,po ashtu si dhe i Kadaresë, e nis kronikën e tij në një muaj mars), madje për një lojë shkrimi ndërtekstore, siç e praktikon si një prirje Mishel Turnier, Premtimi i të cilit na jep shembullin më të njohur. Faktikisht, dallimet janë më të shumta se ngjashmëritë, sikur Buxhovi të kish vënë nderin e tij në lojë për t´u shkëputur nga vepra e Kadaresë, duke e përshëndetur atë në kalim e sipër. Një invetar i shkurtë vetëm i të dhënave materiale që dallojnë dy romanet do të lejonte të gjykojmë për këtë.
Kadareja (rrëfimtari i të cilit i përket një epoke para asaj të Buzukut) mjfatohet me një emër simbolik – Gjon -, ndërsa Buxhovi i jep të vetit një gjendje civile më të detajuar dhe e lidh shprehimisht me kujtimin e Buzukut, nëpërmjet Colit, beniaminit të tij, i cili ëndërron të çojë më tej veprën e stërgjyshit të vet të madh, duke shpikur alfabemin origjinal që ende s´e ka gjuha; Gjoni i Kadaresë,pra, del si përfaqësues i Shqipërisë paraotomane, ndërsa nga ai i Buxhovit, që ka si vëlla e kusheri Lam Mulën, i kthyer në mysliman, prej nga del kjo temë ankese, praktikishte e papranishme në veprat e Kadaresë të përmendura këtu:ndarja e popullit shqiptar midis islamizmit dhe krishtërimit. Dallimi i tretë:figura e emblemore e Buzukut duke si e dyzuar te Buxhovi. Meqë përkthimi i tij i Biblës në shqip saksiononte qenien e një gjuhe dhe të një kulture shekullore, baba i letërsisë shqipe ringjallet njëherazi te Coli, poeti që do të dëshironte të shkruante shkronja të mirëfillta shqipe, dhe te Gjon Nikolla, herë pas here arkitekt si dhe prift e kronik. Një dallim i katërt, së fundi,lidhet me mënyrën e rrëfimit dhe jo më me rrëfimtarin. Te Kadareja, rrëfimi bëhet, si të thuash, me kalim të drejtpërdrejtë nga pena e Gjonit të syri i lexuesit, ndërsa te Buxhovi ka një dyfishim, përsëritja ose „mise en abyme“ të aktit të të shkruarit: murgu i tij është jo vetëm autori i kronikës që e lexojmë, pore edhe i një fletoreje shënimesh, me sa duket e caktuar për të ushqyer këtë kronikë, nga e cila ai na jep andej-këndej disa pjesëza. Kështu vetëpërmbajta e shënimeve paraqitet si një nga ngjarjet që përfshin kronika dhe kështu ato bëhen elemente përbërës i saj…Këtu gjejmë sërish, me nuanca të vogla ndryshimesh, mënyrën e famshme të Zhidit te „Prerësit e parave të rreme“ („Les Faux-monneyeurs“), më tepër sesa atë që ka përdorur Kadareja në „Kronikë në gur“, roman ku gjejnë jehonë kujtimet e rrëfimtarit dhe copëza kronikale që u atribuohen dëshmitarëve të tjerë.
Pra,të kuptuara dhe të vendosura siç duhet, afritë që nxorëm midis romanit të Buxhovit dhe këtyre veprave të Kadaresë, na nxisin më tepër kuriozitetin ndaj tij;ato vërtetojnë vlerën dhe peshën e dëshmisë që ky autor sjell mbi fatin e popullit të vet, jo pa e bërë atë shembull, ose e thënë ndryshe, të aftë për një shtrirje përtej vetë Shqipërisë.
Pikërisht këtë përmasë njerëzore të librit kërkojmë të nxjerrim tani, me anë të një paraleleje tjetër, që na fton me ngulm,së paku për nga tema, sepse edhe aty pikëtakimet do të shfaqen shumë më të kufizuara.
Në fakt,romani „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ i Jusuf Buxhovit nuk është gjithnjë një „remake“ e „Murtajës“ („La Peste“) të Kamysë.Së pari, e rithemi,sepse rrëfimi i Buxhovit është vendosur në një kuadër historik,a, të paktën, mëton të jetë një krijim fiktiv me frymëzime historike. Nga ana tjetër, edhe pse konisderatat morale, madje filozofike, të lidhura me fatin e këtij ose të atij personazhi nuk mungojnë dhe kërkojnë meditimin vetjak të çdo lexuesit, ai trajton para së gjithash një avanturë kolektive. Drama e Kamysë prek gjithashtu një bashkësi, por që është, në thelb, mbarë njerëzimi;pra ai të drejton te një entitet paksa abrstrakt, qoftë edhe i mishëruar në fate të veçanta.Po ashtu,megjithëse ai paraqet efektet e vërejtura klinikisht të një epidemie murtaje, kjo nis dhe përhapet vetvetiu, në një farë mënyre si një fatalitet, dhe megjithë zgjedhjen e Oranit si vend skene, nuk bëhet fjalë posaçërisht për Algjerinë. Në romanin e Buxhovit, përkundrazi, fatkeqësia jepet qartë,me shkaqet dhe fundin e saj, në kohën dhe vendin e saj. Në fund të fundit – por pa u kufizuar në një „subjekt“ rreptësisht të përcaktuar ose të përvijuar – Buxhovi aktualizon dhe zhvillon një nga kuptimet e mundshme të „Murtaja“ („La Peste“) e Kamysë: vuajtjen që u shkaktohet njerëzve nga njerëz të tjerë, dhunë që përdorin disa për të nështruar më mirë të tjerët, madje për t´i zhdukur fizikisht.Pikërisht këtu është, në fakt, një nga murtajat që nënkupton „Murtja“ e Kamysë, në mos shprehimisht,së paku me aluzionet e tekstit ose me përgjithësimet ku ai të shpie.
Sipas datës së shkrimit dhe daljes në shitje – pra realiteteve që e sollën dhe të cialve ai u vën qëllimisht dhe domosdoshmërisht jehonë – romani i Kamysë evokonte së pari, me siguri, totalitarizmin, këtë përbindësh të kohëve moderne. Autori njëherazi ka pasur edhe kurajon, edhe qartësinë, mjaft të rralla në periudhën fill pas luftës, të denoncojë si murtajën e kueqe, edhe atë zezën. Por ai e bën këtë me terma të qarta dhe jo më me zhvendosje, me komente me të cilat ai e shoqëron atë. Rrjedhimitsh, përtej këtyre rezonanace ose shkrimeve „aktuale“ të tekstit, të bëra më të ndjeshme në atë kohë nga kujtimi i menjëhershëm i flijimit (holocauste),kujdesi i Kamysë për t´i siguruar veprës së tij një përmasë polisemike (ai donte,siç shprehet vetë, që ajo „të lexohet në shumë nivele“),kjo i jep atij një karakter „atopik“ (ngjyra algjeriane, e përsërisim, nuk llogaritet aspak), dhe „akronik“, duke përjashtuar disa tregues që dalin nga e kaluara e Tarrout dhe e Rambertit. Do të dukej sikur ai ka dashur kështu ta çojë më me siguri lexuesin drejt pyetjes thelbësore:cilat mund të jenë, në një vështrim absolut,sjelljet e njeriut përballë vdekjes së verbër,e,më përgjithësisht,përballë të gjitha formave të vuajtjeve fizike dhe morale, në të cilat mund të shfaqet e keqja?
Një tjetër veçori e murtajës së Buxhovit, përballë asaj të Kamysë, është se ajo nuk ka pamjen e një fatkeqësie të shfaqur befasisht. Sigurisht romancieri frëng e shtjellon me etapa progresive,por mbetet,siç e theksmuam më lart, që ajo të shfaqet “exnihilio“ se është e tërë njëherazi,pa iu dashur të lindë. Te Buxhovi, përkundrazi,ajo vjen nëpërmjet një vënie në skenë sa sekrete aq edhe të hollë:ajo përbën për dje,por figuron edhe për sot (në kontekstin e sotëm mbi disa realitete social-politike dhe për gjuhën e dyfishtë), një përpjekje për gjenocid, së paku të pjesshëm, aq të shyrë sa të mund të shkatërrojë të mbijetuesit çdo përpjekje, sado të vogël,për t´u mbrojtur. Kështu, vdekja fizike e disave do të sigurojë vdekjen politike dhe morale të të tjerëve.
Fshehtas, i maskuar në përkujdesje, ky plan djallëzor nënkupton, në fakt, në dredhat e veta,një art të përkryer të helmimit, të frikësimit, derisa shkakton psikoza të vërteta, duke krijuar kështu kushtet e favorshme për të parandaluar ose asnjanësuar qëndresën e popullsisë,për t´u paraprirë kundërveprimeve të tij.
Këtu hasim elementet që afrojnë romanin e Buxhovit me ata të Kadaresë në paraqitjen alegorike të Perandorisë Osmane.
Çuditërisht, synimet e kësaj „supërfuqie“ janë shprehur qartë te Buxhovi,të „Strategjia osmane“ e njëfarë Kavijusit.(Prapa kësaj dyshohet për mbështetje në një realietet historik).Nga ky traktat janë frymëzuar gjërisht mendimet e një poeti tjetër epik të madhështisë osmane,i quajtur Osman Inxhi Karaogllu,sipas rrëfimit të Gjon Nikollës.E ashtuquajtura strategji nuk është pohuar,sigurisht, në librin e Karaogllusë si një synim makiavelik. Ajo duhet të përfundojë me kurorëzimin e njeriut të ri osman, të farkëtuar sipas një modeli të vetëm ideal, i vetmi mjet për të siguruar shpëtimin e Perandorisë. Gjithashtu ka prirje për të lexuar aty një aluzion të dyfishtë ndaj realiteteve bashkëkohore, së pari, ndaj ideologjisë komuniste, që ka rishpikur mitin e njeriut të ri, por edhe ndaj shkrimeve të Çubrilloviqit, teoricien i „rregullimit të çështjeve shqiptare“, në të mirën më të madhe për Serbinë. Futja në lojë e dy veprave në fjalë ndoshta gjen këtu shpjegimin e saj:mos jemi të ftuar ta kujtojmë Biblën e paemër dhe të paemërtuar të shovinizmit dhe të ekspansionizmit serb prapa asryetimeve të tij të veshura bukur, ashtu si në roman,njëra nga këto vepra (ajo „e paraqitshmja“ me pamje „të ndershme“) e nënkupton tjetrën (atë të urryerën) nga u frymëzua në të vërtetë?
Merret me mend në një referencë tjetër ndaj sistemit komunist me mbledhjet ose më mirë me dërdëllisjet e pafundme (mania „marksiste-leniniste“),ku përfaqësuesit e pushtetit qendror, kur nuk i anullojnë a shtyjnë, për efekt takt ose thjesht për përbuzje, bëjnë sikur janë në një mendje me mjediset e shquara, për të diktuar, në fund të fundit, vetëm vullnetet e tyre. E si të mos përfytyrosh në këtë faqe autonominë relative të pranuar dikur për krahinën e Kosovës, autonomi që sot është likuiduar krejt.
Përballë kësaj shtypjeje shtetërore, qëndresa shqiptare niset nga një ndërgjegje e vetme, një kapërcim i njeriut,i jetës dhe i vdekjes,e jo nga konsideratat politike. Prej këtij rrjedh një përmasë filozofiko-morale,që i jep romanit gjithë rëndësinë që ka.
Pa qenë e mundur të zbulohen në këtë fushë përkime të qarta midis romanit të Buxhovit dhe këtij ose atij të Kadaresë, gjendet megjithatë atmosfera e përgjithshme,e cila, tek i dyti, përshkon veprat e frymëzuara drejtpërsëdrejti nga tema e „besës“.
Njeriu shqiptar paraqitet si një „homo religiosus“, në kuptim etimologjik;ai përcaktohet vetëm nëpërmjet lidhjeve të tij:me vëllezërit e tij, me tokën,gjuhën, të kaluarën. Romani i Buxhovit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ na jep të kuptojmë se, meqë as Krishti e as Muhameti nuk u kërkonin të hiqnin dorë nga kjo „besë“,që ishte e rrënjosur thellë në qenien e tyre, Shqiptarët mund t´i përkushtoheshin padallimisht njërit ose tjetrit,sipas rrethanave. Romani „Shënimet…“ na përkujton gjithashtu se sa shqiptarët, nga ky fakt,kanë mësuar e zbatuar tolerancën, respektin e çdo besimi,e, prej kësaj, të çdo kombësie…Kulti i përbashkët i „besës“ nënkupton para së gjithash një sërë angazhimesh, ligjesh e zakonesh,që rrjedhin nga besa e fjalës së dhënë. Kështu, shpjegohen kujtimet e përseritura të historisë së tij të gjatë; ato janë po aq shenja e përjetësisë së tij, sa edhe të nevojës që ai ka, në orët e vështira, të ringjall heronjtë e tij mbrojtës, t´i mëshirojë ose t´i ndjieje që rijetojnë përmes magjisë së fjalës. Më shumë se prej kujtdo tjetër:kujtesa i vjen nga poetët e tij (Colit i shtohet personazhi shumë simbolik i rapsodit popullor Selami Takraku), nga këngët e legjendat që përjetësojnë kujtimin e sprovave. Kështu përballë një të keqeje të harruar, që të zë papritur,kundërveprimi i parë është pyetja e së kaluarës,këshillimi me të vjetrit, me ata që kanë mundur të shikojnë ose të dëgjojnë të tregohet sesi ka mundur ta kufizojnë atë, një shekull më parë, gjatë epidemisë së 1646-ës.
Nga kjo rrjedhin edhe këto elemente të tjera: përsëritja me këmbëngulje e disa toponimeve,zanati i arkeologjisë që ushtron Gjon Nikolla krahas prirjes së tij fetare dhe odiseja e Kelmendëve, një familjeje shqiptare,që përshkon shkurtimisht romanin. Të mërguar në Bosnje që prej disa brezash, para se të rikthehen e të vendosen në Gjakovë,si dyshekëpunues, këta endacakë do ta gjejnë identitetin dhe përkatësinë e tyre të humbur vetëm duke u bërë një me baltën e varrit. Copa e poçarisë së vjetër ilire, që Gjoni ka nxjerrë nga thellësia e dheut, afirmon edhe vlerën shenjtërore të tokës, përveçse vërteton lashtësinë e qytetërimit nga kanë rrjedhur shqiptarët.Së fundit,duhet thënë se ka lidhje të plotë midis koncepteve tokë-identitet-kujetesë. Vetëdija e trashëgimisë është futur shumë imtimisht në shpirtin shqiptar,saqë kronikani njëherazi me predikimin e rizbulimit dhe të pasurimit të kësaj trashëgimie gjatë brezave, arrin të vërejë se jo gjithmonë, në fakt, lipset kërkim ose studim i veçantë,pasi ajo ka kaluar në gjakun e shqiptarëve dhe shfaqet në jetën e tyre të përditshme. Historia duhet njohur,në fund të fundit,kur ta kanë cënuar identitetin tënd për shekuj me radhë vetëm për ta përvetësuar a ripërvetësuar sa më mirë atë e të ruash kështu vazhdimësinë e qenies sate.
Kulti i këtyre vlerave te shqiptari çon në një formë stoicizmin, që e bën atë të shohë vdekjen në sy, meqë ai ka kryer atë çka duhet, atë që kërkon prej tij „besa“.Madje, herë-herë,ai duket si i nënshtrohet një magjepsjeje të vdekjes;së pari,sepse kjo vdekje e lavdishme,e denjë, e virtytshme, mund të lindë një këngë pavdekësi, dhe, e dyta,për atë se kjo vdekje, tek e fundit, paraqet jetësinë e një populli, si dhe për arsyet se ajo është sakrificë,mposhtje e gjunjëzimit.Kronikani arrin deri aty sa të shpjegojë,në mos të përligjë për këtë,zakonet vetëvrasëse të disa fiseve ilire, sipas dëshmive të historianëve latinë.Pasioni dhe krenaria e tij kombëtare do të shkonin pothuaj, në disa prej fjalëve të tij, në larëtsimin elitar, sikurse të mos vërente edhe ai vetë se ka edhe shqiptarë të aftë për vepra të ulëta dhe për tradhti. Njëri prej tyre, Çosaleshi,bie kaq poshtë në bashkëpunim me armikun,sa autori i mohon shugurimin e tokës,duke lënë kështu të qarkullojnë dyshimet për qenien e tij shqiptar:askush s´është në gjendje të thotë nga vjen,nga e ka prejardhjen, thua se s´ka prejardhje fare.
Të gjitha këto zgjatje simbolike dhe metaforike lidhen me të papriturat e një beteje me përmasa me të vërtetë epike:nga njëra anë, një popull i tërë që mobilizohet,qëndron dhe që forcën për të mbijetuar e gjen te burimet e tij më të thella,dhe, nga ana tjetër, makina e ditur politike e një fuqie peradorake dhe,po të mos flasim me gjuhën e La Fontenit, një e keqe që kudo përhap tmerr…muratjë,përderisa duhet thirrume me emrin që ka“. Kështu libri shkon shkallë-shkallë deri në zgjidhjen e tij te fitorja, të paktën edhe e përkohshme,e gjenisë njerëzore mbi të keqen me anë të skenave dh të pamjeve rrënqethëse, që shfaqen si një kërcënim therës. Aty gjejmë frymën e frikërave të mëdha mesjetare,ankthet mijëvjeçare të njeriut përballë fatkeqësive apokaliptike. Edhe në vetë etimologjinë e saj, fjala „mortje“,“murtajë“, në shqip,është sinonim i vdekjes. Ndaj,edhe nëse shqiptari mund të shkojë si individ deri aty sa të kërkojë vdekjen, siç e kemi vërejtur, si kolektiv ai priret drejt jetës, drejt një vullneti të pamposhtur për të qenë,për të ruajtur identitetin e vet.
Shtrirjes dhe ngjeshjes së një drame që priret drejtë epopesë,u shtohen,për lexuesin perëndimor,shijet e forta të një ekzotizmi ballkanik. Libri i Buxhovit, në këtë pikë, ruan denjësisht vendin e tij përballë kronikave të famshme të Ivo Andriçit (nga të cilat do të harrojmë këtu,vetëm për interesa letrare, idetë e padenja për një humanist,që ai shpalli gjatë kohës që punonte në Ministrinë Serbe të Punëve të Brëndshme. Me anën e atyre ideve ai propozonte „rrugët“ për rregullimin përfundimtar të çështjes shqiptare). Shtjellimet që paraprijnë,sidoqoftë,e vërtetojnë mjaftueshëm:ekzotizmi oriental nuk e bën romanin e Buxhovit një vepër thjeshtë argëtuese,një arratisje thjesht romaneske. Ngarkesa e tij emocionale dhe rëndësia e çështjeve që ai shtron,e mendimeve që ai ushqen,e prekin edhe më me siguri lexuesin, nga që ai e zhyt atë në një pjesë të Europës viktimë,edhe sot, e tronditjes më të dhimbshme, fati i të cilës, duam ose jo, prek kontinentin mbarë.

“Memorandumi për Kombin Shqiptar”, platformë që e shënon hapin e parë drejt rilindjes kombëtare shqiptare

Stuttgart, 01 Prill 2025

“Themelimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare: Hapi i Parë drejt Rilindjes Kombëtare me „Memorandum për Kombin“

Ngjarja historike në Stuttgart

Më 1 prill 2025, në një ngjarje historike për komunitetin shqiptar, në qytetin e Stutgartit, Gjermani, është themeluar Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare. Ky projekt ambicioz ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në mbarë botën, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e ekonomisë, kulturës, shkencës dhe artit.

Bashkimi i mendjeve dhe energjisë së përshtatshme për Çështjen Shqiptare

Takimi përfundoi si një ngjarje gjithëpërfshirëse, që bashkoi intelektualë, poetë, profesorë, shkrimtarë dhe individë të pavarur. Pjesëmarrësit erdhën gjithashtu nga fusha të tjera të rëndësishme si kultura, arti dhe afarizmi. Në këtë ngjarje, morën pjesë anëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria, dhe shtetet perëndimore, si SHBA, Australia dhe shumë të tjerë.

Fjalimi i Z. Asllan Dibrani: Hapi i parë i procesit të Rilindjes Kombëtare

Një moment i veçantë i këtij takimi ishte hapja e ngjarjes nga zoti Asllan Dibrani, një nga përfaqësuesit kryesorë të grupit iniciues të kësaj organizate. Ai përshëndeti të pranishmit dhe shpalosi planin dhe projektin për themelimin e Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, në formën e një “Memorandumi”. Zoti Dibrani theksoi se ky projekt ka për qëllim të adresojë disa prej sfidave më të mëdha që ka pasur populli shqiptar gjatë historisë. Ai e lidh këtë iniciativë me shqetësimet aktuale për situatën në Kosovë, duke nënvizuar se ky është vetëm hapi i parë i një procesi të gjerë për të realizuar objektivat e organizatës.

Bashkëpunimi dhe ndihma për mbrojtjen e Identitetit Kombëtar Shqiptar

Zoti Dibrani shpjegoi se Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare ka për detyrë të kontribuoni në mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe vlerave të tij. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e organizatës për të ndihmuar përballimin e sfidave politike, ekonomike dhe sociale që shqetësojnë shqiptarët në trojet etnike dhe në diasporë.

Pjesëmarrja ndërkombëtare dhe fuqizimi i mesazhit të projektit

Një element tjetër që bëri këtë ngjarje edhe më interesante dhe tërheqëse ishte pjesëmarrja e individëve nga e gjithë bota, të cilët u bashkuan përmes rrjeteve digjitale. Pjesëmarrësit, të cilët ishin përfaqësues të komunitetit shqiptar nga shtete të ndryshme, kontribuuan me diskutime të pasura dhe shkëmbim mendimesh përmes platformave digjitale, duke e bërë këtë ngjarje një ngjarje të vërtetë ndërkombëtare. Ky bashkim i mendjeve dhe pasioni i përbashkët për çështjet shqiptare sollën një energji të jashtëzakonshme dhe fuqizuan më tej idenë e këtij projekti të madh. Po ashtu, pos atyre që ishin prezent fizikisht, në këtë takim u lidhën dhe u ndërlidhen edhe shumë pjesëmarrës përmes rrjeteve sociale dhe digjitale, duke kontribuar me video, telefonata dhe diskutime që i dhanë jehonë dhe përhapje më të gjerë kësaj ngjarjeje historike, duke e bërë të mundur që kjo ngjarje të arrinte një ndikim global dhe të fuqizonte më tej mesazhin dhe qëllimin e saj.

Zoti Gjergj Bajram Kabashi: Rreziku i islamizmit politik dhe rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar

Në këtë ngjarje historike, një tjetër diskutues i rëndësishëm ishte zoti Gjergj Bajram Kabashi, gjithashtu një iniciator i themelimit të kësaj organizate. Zoti Kabashi, i cili udhëtoi enkas nga Norvegjia për të marrë pjesë, është një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin shqiptar, që vjen nga një familje me histori të lavdishme, duke përfshirë lidhjet me figurën e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu. Kjo trashëgimi ka influencuar fort angazhimin e tij për atdhenë dhe kombit shqiptar. Zoti Kabashi është gjithashtu udhëheqës i revistës Drini, një platformë e njohur që është shpesh në shënjestër të organizatave që përkrahin islamizmin politik, në krye me Bashkësinë Islame të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilat, sipas tij, kanë tentuar të drejtojnë një pjesë të komunitetit shqiptar drejt një rruge të rrezikshme. Gjatë diskutimit të tij, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar dhe nevojën urgjente për të reaguar ndaj këtyre tendencave destruktive që po kapin organet dhe institucionet shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në shumë rajone të tjera të Ballkanit.

Thirrje për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët

Një nga temat kryesore të fjalës së zotit Kabashi ishte rreziku që paraqet islamizmi politik për kombin shqiptar. Ai theksoi se ky fenomen ka prekur edhe shtetet perëndimore ku jetojnë shqiptarët, duke përfshirë rastet e dhunës dhe terrorizmit që janë kryer nga individë të lidhur me ideologji të tilla, si në Austri, Gjermani, SHBA dhe Zvicër, ku janë realizuar sulme që kanë tronditur këto shtete dhe kanë dëmtuar imazhin e shqiptarëve në botë. Në këtë kuadër, zoti Kabashi bëri thirrje për një angazhim të përbashkët nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke i kërkuar bashkëpunim për të parandaluar një fatkeqësi që mund të prekë çdo individ, dhe për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe paqësore për shqiptarët. Ai theksoi se është koha për të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur dhe ruajtur vlerat kombëtare shqiptare, si dhe për të luftuar çdo formë ekstremizmi që mund të dëmtojë unitetin dhe sigurinë e komunitetit shqiptar në tërësi.

Pjesëmarrësit dhe kontributet e paharrueshme

Në këtë ngjarje, diskutimi dhe angazhimi ishin jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të rëndësishëm. Pjesëmarrësit, duke përfshirë z. Asllan Dibrani dhe z. Gjergj Bajram Kabashi, ndanë pikëpamjet e tyre mbi mundësitë dhe sfidat që ka kombi shqiptar, duke theksuar domosdoshmërinë e përballjes me kërcënimet që kanosen aktualisht ndaj tij. Po ashtu, shumë individë të tjerë si Fahri Xharra, Dr.Qazim Namani, Doc. Dr. med. Salih Sefa, Dr. Sadri Ramabaja, Sak (Sylë) Muji, Prof:Refik Hasani,  Përfaqësuesi i Lëvizjes Shqiptaria Shefki Sejdiu, Prof. Kristaq F. Shabani, Lulëjetë Dragidella, Drita Lulaj Berisha, Dr.Msc Belisa Jezerci, Dr. Muhamet R. Rogova, Dr.Bahtijar Kryeziu, Ramadan Dibrani, Profesor Musa Ahmeti, Shqiptar Shaljani, Riza Krasniqi, Argjend Hasani, Xhafer Leci, Hava Shabanaj, Nafi Çegrani, Avdi Gege Drini, dhe shumë të tjerë, kontribuan me idetë e tyre të vlefshme dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar.

Ky bashkim i mendjeve dhe pasioneve ka krijuar një platformë të fuqishme, e cila i jep mundësi avancimit të kauzës shqiptare dhe ofron një shpresë për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur për brezat që do të vijnë. 

Arsyet e themelimit të kësaj organizate

Themelimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare ka pasur një arsye të thellë dhe të drejtë. Në një kohë kur forcat që përfaqësojnë ekstremizmin politik dhe islamizmin po rrisin ndikimin e tyre në rajon, ishte e nevojshme të krijohej një strukturë që mund të mbrojë dhe promovojë vlerat e shqiptarëve. Ky është një reagim ndaj sulmeve që ka marrë kombi shqiptar për shumë shekuj, përmes politikave dhe strategjive që synojnë minimin e identitetit kombëtar dhe shkatërrimin e strukturave shtetërore shqiptare.

Një arsye tjetër e fortë për themelimin e kësaj organizate është edhe roli i rëndësishëm i shtresave të biznesmenëve. Ata, përmes afarizmit, kanë krijuar jehonë në të gjithë botën. Këta individë janë të përfshirë në fusha të ndryshme si kultura, shkenca dhe biznes, duke kontribuar fuqishëm në zhvillimin e vendit dhe duke pasur ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare. Ata janë njohur dhe respektuar në nivel global për aktivitetin dhe kontributin e tyre në promovimin e vlerave shqiptare.

Korrupsioni dhe keqpërdorimi i kapitalit kombëtar

Megjithatë, shtetet tona janë ende të mbërthyera nga korrupsioni, vjedhja dhe keqpërdorimi i kapitalit të shoqërisë, çka ka sjellë një gjendje të mjerueshme dhe varfëri të thellë. Ky është një nga aspektet më të rëndësishme që na ka shtyrë të angazhohemi me urgjencë për ringjalljen e ekonomisë shqiptare. Ne synojmë që, përmes bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve të diasporës dhe atyre në trojet etnike, të mundësojmë depërtimin e mallrave dhe produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Përkrahja për Artin dhe Kulturën Shqiptare

Po ashtu, arti dhe kultura shqiptare do të mbështeten dhe shpërndahen përmes ekspozitave dhe panaireve ndërkombëtare. Muzika shqiptare do të dëgjohet në arenat ndërkombëtare, duke i dhënë mundësi artistëve tanë të shfaqin talentin e tyre. Nëpërmjet kësaj organizate, diaspora shqiptare kërkon të përballet me organet shtetërore të vendeve tona për të ndaluar praktikat antikombëtare, të cilat janë po aq të dëmshme për kombi tonë sa janë ato që lidhen me islamizmin politik.

Përballja me bbuzimet dhe korrupsionin në shtetet shqiptare

Gjithashtu, në kuadër të kësaj organizate, ne do të përballemi me organet shtetërore që, duke i paguar taksat tona, kanë lejuar që këto struktura të abuzojnë me pasurinë e kombit. Ky është një cenim i drejtpërdrejtë i interesave të shqiptarëve, dhe ne nuk do të lejojmë që ky proces të vazhdojë. Po ashtu, është e dukshme se ka një cenim të drejtpërdrejtë të interesave të milionerëve shqiptarë nga diaspora, të cilët dëshirojnë të investojnë në shtetet shqiptare, por hasin në barrierat e korrupsionit dhe keq menaxhimit të pasurisë publike.

Mbështetje për investimet e Diasporës Shqiptare

Ne, si Federatë dhe Platformë Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, do të ndjekim këtë proces deri në instancat më të larta ndërkombëtare, duke siguruar që investimet e diasporës shqiptare të mbështeten dhe të realizohen pa pengesa dhe keqkuptime. Kjo është një mundësi për të siguruar që shqiptarët të kenë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e kombit pa pasur frikë nga ndëshkimet dhe abuzimet që i vijnë si pasojë e korrupsionit dhe keq menaxhimit.

Angazhimi për të mbrojtur identitetin dhe interesat e Shqiptarëve

Kjo organizatë është një përgjigje e fuqishme ndaj këtyre sfidave dhe një angazhim i pahequr për të mbrojtur identitetin dhe interesat e shqiptarëve kudo që ata ndodhen. Ne do të luftojmë për një të ardhme më të ndritur për kombet shqiptare dhe për një bashkëpunim të fuqishëm që do t’i sjellë përfitime ekonomike dhe kulturore në nivel global.

Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare

           Thirrje për angazhim dhe bashkim të Anëtarëve

Të nderuar anëtarë të Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare,

Në si Federatë dhe Platformë, po iu drejtohemi me një thirrje të fortë dhe të rëndësishme për të gjithë ata që ende nuk janë bashkuar me ne në këtë kauzë të madhe, për të forcuar dhe ngritur më lart unitetin dhe forcën e kombit shqiptar.

Një hapi i fuqishëm për Kombin Shqiptar

Një histori e fuqishme filloi më 1 Prill 2025 në Stutgart, Gjermani, ku ne morëm një hap të rëndësishëm për krijimin e një organizate që do të përçojë mesazhin e bashkimit dhe forcës së shqiptarëve në mbarë botën. Ky është një mundësi që secili prej nesh mund të kontribuojë në mënyrë të fuqishme për të zhvilluar popullin dhe kulturat shqiptare, si dhe për të mbrojtur interesat e çdo individi që ndjen dhe mbështet atë që ka përjetuar historia e shqiptarëve.

Angazhimi për një të ardhme më të shëndoshë dhe të qëndrueshme

Me shumë krenari dhe angazhim të palëkundur, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij projekti që synon jo vetëm të forcojë identitetin tonë kombëtar, por edhe të kontribuoni me mundësitë dhe aftësitë që secili mund të ofrojë. Ky angazhim është një mundësi për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme, për të rritur mundësitë dhe për të siguruar që shqiptarët kudo që jetojnë, të mund të kenë një të ardhme më të ndritur përmes punës dhe unitetit tonë.

Kërcënimet nga jashtë dhe rreziku për kombin shqiptar

Ky është një moment historik, pasi populli shqiptar po kalon një periudhë të vështirë. Po përballemi me sfida të jashtme që kërcënojnë identitetin dhe pavarësinë tonë. Aleanca të fuqishme anti-shqiptare janë duke u bashkuar për të ndryshuar rrugën e kombit shqiptar. Prandaj, është koha për të vepruar dhe për të mbrojtur çdo aspekt të identitetit tonë kombëtar.

Momenti për të vepruar: A është koha të bashkohemi?

Ne ju ftojmë të lexoni dhe të kuptoni më mirë angazhimin tonë, duke lexuar Statutin dhe Memorandumin që kemi hartuar. Pas leximit të këtyre dokumenteve, ju ftojmë të pyesni veten: A jam unë i gatshëm dhe i aftë të jap kontributin tim për këtë kauzë të madhe?

Në këtë moment, Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare po kalojnë në një periudhë të vështirë. Po përballen me sfida që kërcënojnë identitetin dhe pavarësinë e tyre. Rreziku i kërcënimeve të jashtme është i madh, dhe është koha për të mbrojtur çdo aspekt të kombit shqiptar.

Shqiptarët, Zgjohuni!

Populli shqiptar, zgjohuni! Koha e ndryshimeve të mëdha globale ka ardhur dhe është duke trokitur në dyert tona! Rendi i ri botëror po ndryshon me hapa të shpejtë, me ndryshime kufijsh, formime dhe zhdukje shtetesh që janë krijuar mbi kurrizin e shqiptarëve. Ne jemi në një moment historik që kërkon vëmendje të thellë dhe angazhim të plotë për të ruajtur identitetin dhe të ardhmen tonë.

Një Komb, Një Flamur, Një Gojë: Kombi Shqiptar !

Mendoni dhe kuptoni: Ne kemi një komb dhe një popull të vetëm. Nuk jemi disa kombe, por vetëm një komb, kombi shqiptar. Ky është një komb që ka një flamur, një histori dhe një gjuhë të përbashkët që na lidh, kudo ku jetojmë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Çamerinë, dhe në çdo vend të botës ku shqiptarët janë të shpërndarë.

Ndryshimet që po ndodhin dhe rreziku për kombin Shqiptar

Ndryshimet që po ndodhin në botë janë të paevitueshme dhe ato po prekin edhe trojet tona. Po përpiqen të shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar me mund dhe sakrifica për shekuj me radhë. Shqiptarët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën për të ruajtur këtë komb dhe këtë atdhe. Kështu ka qenë dhe kështu duhet të jetë! Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, të fuqishëm dhe të gatshëm për t’i mbrojtur trojet tona dhe identitetin shqiptar nga çdo kërcënim, pavarësisht nga ndryshimet që po ndodhin rreth nesh.

Thirrja e heronjve tanë dhe historisë tonë

Po na thërrasin heronjtë tanë, ata që kanë luftuar për lirinë dhe për mbrojtjen e Shqipërisë. Po na thërrasin ata që kanë ngritur mbi gjakun e tyre themelet e shtetit shqiptar, që sot është kërcënuar nga shumë rreziqe të brendshme dhe të jashtme.

Po na thërrasin nënat shqiptare që kanë humbur djemtë e tyre, ata që janë dërguar të luftojnë nëpër luftërat e huaja, pa e ditur se po i humbin përgjithmonë! Po na thërrasin ata që janë kthyer në grumbuj eshtrash, të vrarë dhe të zhdukur, pa mundur të gjejnë një të ardhme të ndritur, ndërsa mijëra gra dhe fëmijë shqiptarë mbeten jetimë e të braktisur, të nënshtruar dhe të shkelur nga barbarizmi i regjimeve të huaja.

Angazhohuni për Shqipërinë dhe kombin tuaj!

Po na thërrasin shkollat tona, të cilat po i përdorin për t’i mësuar fëmijët tanë vetëm fenë, duke hequr dorë nga identiteti i vërtetë shqiptar! Po na thërrasin ata që nuk duan që fëmijët tanë të rriten dhe të kenë një të ardhme të ndritur si shqiptarë, por që po i shohin ata si vegla të ideologjive të huaja dhe të dëmshme për shpirtin dhe kombin.

Koha për të Bashkuar Trojet Shqiptare

Shqiptarët, ky është momenti për të vepruar! Ne nuk mund të lejojmë që kjo traditë, kjo histori, kjo kulturë dhe ky identitet të zhduken. Na thërret Shqipëria për ta mbrojtur pavarësinë e saj, për të ndaluar çdo formë të dhunshme që do të shkatërrojë atdhenë tonë. Na thërret kombi dhe është koha të veprojmë!

Bashkohuni për Shqipërinë tuaj!

Angazhohuni, qëndroni të bashkuar dhe luftoni për **Shqipërinë tuaj të copëtuar padrejtësisht. Shqipëria e ndarë në 6 shtete në Ballkan është një padrejtësi që duhet të rregullohet. Bashkohuni në këtë betejë për ribashkim, sepse erërat po fryjnë në gjithë botën dhe është koha për të vepruar, që të mos përsërisim gabimet e gjeneratave tona të mëparshme.

Angazhohuni për të dhënë mundësinë popullit shqiptar që të zhvillohet dhe të rritet, të ketë mundësi për të kontribuar dhe për të mbrojtur këtë atdhe të shtrenjtë!

Bashkohuni me ne, për të fuqizuar këtë Federatë dhe Platformë Ndërkombëtare, dhe për të bërë një ndryshim të qëndrueshëm dhe të fuqishëm për kombin shqiptar! Ky është momenti për t’u angazhuar dhe për t’i dhënë një mundësi të re Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo.

Selia e Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare do të mbetet në Stuttgart deri në mbajtjen e Kuvendit të Parë në Shqipëri ose në Kosovë. Pas këtij Kuvendi, do të hapen seli të tjera në shtetet e Ballkanit, me synimin që të krijohet një konfederatë që do të përhapet më pas me regjistrime të veçanta në shtete të tjera të botës, aty ku ka shqiptarë.

Njoftim për publikun

Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, si një nismë e Rilindjes Kombëtare, fton të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje të madhe, që ka si qëllim përballimin e sfidave të përbashkëta të kombit shqiptar dhe forcimin e identitetit të tij. Kjo platformë ka për synim të kontribuoni në zhvillimin e shoqërisë shqiptare përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimit të të gjithë shqiptarëve, si në trojet etnike ashtu dhe në diasporë, për të adresuar sfidat politike, ekonomike, kulturore dhe sociale që shqetësojnë popullin shqiptar.

Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë emrin, mbiemrin, profesionin dhe adresën e tyre përkatëse për t’u regjistruar si anëtarë të kësaj organizate, e cila do të angazhohet për të mbrojtur dhe promovuar interesat e kombit shqiptar dhe për të kontribuar në një të ardhme të ndritur dhe të sigurt.

Adresat e emailit për kontakt:

Me respekt të pafund, Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare është themeluar për të bashkuar dhe mbështetur shqiptarët në mbarë botën. Qëllimi i kësaj federate është të krijohet një rrjet i fuqishëm që promovon vlerat kulturore, intelektuale dhe ekonomike. Ajo synon të sigurojë një platformë ku shqiptarët mund të bashkëpunojnë, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kontribuoni për zhvillimin e Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit shqiptar. Në këtë mënyrë, federata do të jetë një udhëheqëse e fuqishme për të ardhmen e shqiptarëve, duke krijuar mundësi dhe hapa konkretë për zhvillimin e tyre.

  • Nga “Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare” për publikun.

Poshtërim i madh ndaj boshnjakëve prej “vëllezërve turq”, “pulla postare” me foton e Milorad Dodik në Turqi

1
Sak Muji, Rugovë
(Sylë Mujaj)
TURQIA E TURPIT – PULLA POSTARE QË VULOSI FYERJEN MBI GJAKUN E POPUJVE
Sot, një tjetër tragjedi u shtua në kujtesën tonë kolektive.
Sot, kur Evropa dhe bota përkujtojnë rëndësinë e NATO-s dhe sakrificat për paqe, Turqia e Erdoganit vendosi fytyrën e një krimineli lufte në një pullë postare – duke e nderuar publikisht Millorad Dodik, mohuesin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Por kjo nuk është vetëm fytyrë në një copë letër.
Është përfaqësimi i një bote të kthyer përmbys, ku viktima harrohen dhe kriminelët nderohen.
Është një shuplakë për çdo boshnjak që humbi familjen në vitin 1995.
Është një thikë pas shpine për çdo shqiptar që mban një varr të hapur në shpirt nga viti 1999.
Ne, shqiptarët e Kosovës, me mbi 14.000 të vrarë, me fëmijë të masakruar, me gra të dhunuara, me popull të tërë të përndjekur, ndjehemi sot të fyer.
Turqia, që për vite u tregua mik, sot tregoi një fytyrë tjetër: fytyrën e atij që vesh kostumin e diplomacisë për të shpërlarë mëkatet e gjakut.
Dodik nuk është një politikan. Ai është simbol i mohimit, i gjakut të pashlyer, i aleancës së heshtur me Putinin dhe makinerinë e vjetër të krimit serb.
Ai është ai që e piu gjakun me gisht, si kumbarë i vëllazërisë mes vrasësve të popujve ballkanikë.
Sot, Turqia dërgoi nëpër botë pullën e turpit, pullën që do ngjitet mbi zarfe, mbi letra, mbi histori – jo për të përkujtuar paqen, por për të kthyer në nder fytyrën e mohuesit të masakrave.
Sot ne turqinë e Erdoganit
Sot me datën e NATO- s boterore,
Sot kur dinamizmi po arrin luften ekonomike kunder tarifave boterore,
Sot ne Turqin e mbush me miliona ish te burgosur politik aty ku e shtini edhe perfaqesuesin kryesor per president te Stambollit
Sot kur Erdogani jo rastesisht ne pullat postale e qiti kriminelin vrases te mbi 200.000 boshnjakësh serbin e listes se zezë per NATO e për Amerikën e ky iku nga Bosnja e quhet Vlladimir Dodik (apo kumbarën qe e pinë gjakun ne gisht me Putinin dhe u kumbaruan si vëllam) …
Sot pullat e turpit postale do te mberrijnë me fytyrën e kriminelit Dodik ne zarfet e postat private te familjeve te Juaja, sot Turqia e Erdoganit e tregoj fytyrën e vetë vrastare te popujve pikerisht me pasqyren e pulles postale me vrasesin e katër popujve ngaserbia ne krye me Dodik
Sot doli pulla postale.
———————————————————–
Për viktimat e Kosovës, për të vrarët tanë, për gjakun tonë – kjo është një ditë zie.
Një ditë për të ngritur zërin kundër harresës.
Një ditë për të mos heshtur kurrë
Nga Sak Muji

Keqpërdorimi i Zotit

1
Keqpërdorimi i zotit
Zoti ishte përherë prezent! Edhe pa u krijuar trupat qiellorë, edha pa ekzistuar ora për matjen e kohës dhe pa u krijuar hapësira në mendjet njerëzore, pasi njeriu u paraqit për herë të parë në planete. Edhe nuk është vetem toka jonë, në të cilën jetojnë gjallesat intelegjente. Në universin e pa fund ka pafund trupa qiellorë ku jeta është e mundur, bile dhe në kushte tjera nga ato qe ka planeti tokë.
Politeizmi, apo besimi në shumë zota ishte një koncept i përafërt, i bazuar në nevojat e krijesave intelegjente, sikur është njeriu!
Ta zëmë, besimi në kafshë, drunjë, trupa qiellorë, si dielli, hëna, është krejt normal, sepse njeriu ka nevojë për gjitha këto. Me krijimin e besimeve abrahamike, zë vend zanafillja e keqpërdorimit të zotit.
Përdorimi i konceptit “Zot” për frikësimin e masave nga ndëshkimi; përdorimi i “Zotit” për përfitime materiale; përdorimi i “Zotit” për mbizotërimin e teritoreve; dhe sundim, është keqpërdorimi më i madh, qe mund t’i bëhët një krijuesi real apo dhe imagjinar. Nese “Zoti” si koncept, bazuar në brsimet monoteiste vertetë ekziston, ai përdoret e keqpërdoret në mënyra më të ulëta nga prediekuesit e klerikët.
Zoti i pretenduar sipas përfaqësuesve fetar, është ai qe të denon, është ai qe të masakron, është ai qe t’i përcjell gjitha gabimet në këtë jetë dhe në botën e përtejme dhe në fund të adreson. Për mua edhe ferri edhe parajsa janë shpifje njerëzore për t’a nënshtruar njeriun e pa ngritur, naiv dhe të pa ditur.
“Zoti” i pretenduar sipas librave e klerikëve nuk ka nevojë të trumbetohet e keqpërdoret as me këmbana e as me ezane. Këmbanat e ezanët qe u vendosen kafshëve apo dhe thirren ato, mbase të përcjellura me shkop apo guraleca, përdoren vetem qe mos të largohen nga tufa. Paramendoni qe të bie këmbana njëkohësisht me ezanin, i bie, qe “tufat” e njerëzve të shpërndahen, disa në kisha e të tjerët në xhamia. Kjo nënkupton se “Zoti” qenkësh ai i cili i ndanë njetëzit, i përçanë dhe në fund i grindë e i futë në konflikte. Një zot i tillë nuk ekziston.
Nese vërtetë ekziston zoti, por jo sipas dogmave, ai do t’u ndihmon njerëzve, qe t’u ikin fatkeqësive, të përmirësojnë sjelljet, të mos marrin jetëra njerëzish!
Në raste të fatkeqsive natyrore, luftërave, masakrave sikur ato gjithandej Kosovës, kur vriten qindra përsona, del i mbijetuari e thotë:
“deshi zoti e shpetova nga masakra”!
Në këtë rast deshira e zotit nuk qenka për t’u admiruar, sepse po lejoka masakrimin e qindra vetave dhe po shpetoka vetëm një përson. Njeriu, nese e ka krijuar zotin si koncept mbështetës, ai duhet të jetë shtyllë për të mbrojtur dhe për t’u lutur njerzia në te e jo të sherbejë për ndëshkim!
Me logjike do të ishte sikur “Zoti” i besimeve fetare t’u mbushte mendjen popullit, qe pa shtytje, pa imponim nga klerikët, pa këmbana e ezane të luteshin e falëshin nëpër “shtepitë e zotit”, apo në vende tjera.
Konsideroj qe “Zoti” keqpërdoret, luftohet e ofendohet më se shumti nga ata qe përditë nxjerrin “bidate” të pa thëna apo dhe të shpifura. Këta lidhje nuk kanë as me fe e as me shkencë!
Me 04.04.2025.