Kreu Blog Faqe 658

Prostata, ‘qendra dashurore e burrit’…, shenjat e para të problemeve

0
Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase me…

Trajtimi i prostatës përmes kurave bimore, cilat janë shkaqet dhe simptomat e sëmundjes dhe çfarë kujdesi duhet treguar

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për trajtimin e prostatës përmes kurave bimore, cilat janë shkaqet dhe simptomat e sëmundjes dhe çfarë kujdesi duhet treguar.

“Prostata është gjendër hormonale mashkullore me sekrecion të brendshëm, gjendet te meshkujt që nga fëmijëria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë e cila me kalimin e moshës mund të ketë premisa për t’u zmadhuar.

Funksioni i saj, të prodhojë lëngun prostatik, një sekrecion qumështor që ushqen spermatozoidët, ndihmon të rrëshqasin lirshëm, dezinfekton rrugën ku kalojnë spermatozoidët” thekson Merja, duke vijuar me sëmundjet që prekin prostatën, të cilat janë: inflamacioni i prostatës (prostatiti), zmadhimi beninj i prostatës, kanceri i prostatës.

Po si të bëjmë një dallim mes simptomave të inflamacionit-prostatiti, zmadhimit të prostatës apo kancerit të prostatës?

“Simptomat e inflamacionit të prostatës janë: dhimbje në pjesën pelvike, dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, ndjesi urinimi e shpeshtë, pamundësi dhe vështirësi në urinim, dhimbje gjatë ejakulimit. Ndërsa simptomat e zmadhimit beninj të prostatës janë: vështirësi në urinim, mos zbrazje e fshikëzës së urinës, urinim i shpeshtë, rrjedhje e dobët e urinës, urgjencë në të urinuar, urinim me pika, qëndrim i zgjatur në tualet. Ndërsa sa i takon kancerit të prostatës kemi vështirësi në urinim, bllokim të urinimit, shpeshtësi në urinim, mbetje e urinës reziduale me vlera në rritje, urinim me gjak” thekson Merja.

Shkaktarët e inflamacionit të prostatës janë: infeksioni bakterial i rrugëve urinare, dëmtimet fizike të prostatës, stresi, infeksionet nga marrëdhëniet seksuale me disa partnerë, gurët në veshka. Ndërsa shkaktarët e zmadhimi të prostatës janë: kalcifikimi i prostatës, dëmtimi fizik i saj nga qëndrimet ulur, çrregullimet hormonale, ulja e testosteronit, mangësitë në mikroelementet ushqyese apo shkaqe të paidentifikuara.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thekson se sa më herët të kapim shqetësimet me prostatën, aq më i lehtë bëhet dhe trajtimi, ku trajtimi bimor ka shumë efikasitet. Ndërsa në rastet kur sëmundja e prostatës ka përparuar, Merja këshillon një kombinim mes trajtimit alternativ me bimë dhe ilaçeve mjekësore.

Trajtimi alternativ i prostatës

– Përdorimi i bimëve që nxisin urinimin: hithra, trëndafili i egër, mustaqe misri, bishta qershie, rrush ariu

– Përdorimi i farave që stimulojnë funksionet e gjendrave me sekrecion të brendshëm: gjembgomari, gjembaç, fara hithre, arra, bajame

– Fara që përmbajnë W3, W6, Vitaminë B15, B17. Zvogëlojnë qelizat kancerogjene

– Bimë me veti antibakteriale: dëllinja, karafili i egër, trumza, rigoni, etj

– Bimë që vrasin qelizat kancerogjene: galium verum, galium aparine, rradhiqe

Si duhet të fillojë trajtimi?

– Pakësojmë mishin e kuq, 2 herë në javë

– Përdoren 2-3 vezë në javë

– Konsumohen perimet dhe zarzavatet, përmbajnë antioksidantë, likopene

– Përdoret çaji për prostatën, 3×1 gotë në ditë para buke

– Vaj rigoni, përdoret 3-4 pika në ditë

– Propolisi me rigon, përdoret 3×10 pika në ditë

– Vaj liri ose kungulli, 2 lugë çaji në ditë

– Përzierje farash, arra, liri, farë e zezë, fara hithre

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Shqiptarët me gjasë ende se kanë kuptuar se çdo shtet është i radhitur në njërën nga dy blloqet, SHBA-në ose me Rusinë

2
Bota është e ndarë në dy blloqe.
Shqiptarët, ende nuk e kanë kuptuar , se çdo shtet është i radhitur në njërën nga dy blloqet: SHBA ose më Rusinë. Nëse je i radhitur në Alenacën amerikane apo ruse, duhët paguar taksa asaj force nën ombrellën e cilës je radhitur.Asgjë falas nuk ka!
NATO është forcë e përbashkët: amerikane , europiane, japoneze, angleze….
EUROPA është duke bërë përpjekje të fuqishme të pavarësohet nga SHBA, Rusia dhe Kina.
Rusia është duke bërë përpjekje të fuqizon ALEANCËN E JUGUT duke i futur nën ombrellën e saj Brazilin, një pjesë të shteteve arabe….
Kina , poashtu është një superfuqi në mes SHBA dhe Rusisë, por që anon nga Rusia. Sipas eksperteve botëror, Kina nuk ka përvojë në luftë, por botën po e pushton më tregëti marramendësese.
Në botë nuk ekziston asnjë shtet i pavarur pa mbështetjen e Amerikës ose të Rusisë. Askund në botë, nuk ekziston mbrotje humanitare apo mbrotje për të drejtat e njeriut pa interesa materilae.
Kosova duhët të jetë në Aleancë më Europën dhe Amerikën. Rusia sikur të jetë ENGJELL, ne shqiptarët duhet të bejmë aleancë me djallin e jo më Rusinë. Rusia kurrë nuk do të bëhet mik i shqiptarëve per derisa ekziston Serbia.
Serbia është më djall se vetë djalli. Imagjinoni kur Amerika dhe Europa i bombarduan caqet ushtarako-policore të Serbisë, dhe e çliruan Kosovën, Serbia, sot po e përfiton simpatinë dhe miqësinë e Amerikës dhe të Europës e gjithnjë duke e përkrahur Rusinë.
Imagjinoni , ne shqiptarët u çliruam duke i falenderuar Europës dhe Amerikës, e disa personalitete politike shqiptare gjejnë hapësirë për të deklaruar dhe shkruar se NATO është okupuese.
Duke e falenderuar Amerikën , Kosova u çlirue, e ne gjejmë hapësirë ta gjuajmë më vezë ambasadorën /rin amerikanë në Kosovë !
Imagjinoni, Amerika e çliroi Kosovën, e përsonalitetët tona poltike të rëndësshme thonë : “ Po shkoj ne Dragodan me lujt koqe më ambasadorin amerikan!”.
Përfundim: Mos e votoni asnjërin shqiptar që është kundër Amerikës dhe Europës!

Kosovë – Në veriun e Mitrovicës para çerek shekulli – 25 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët

1

MITROVICË, 3 Shkurt / Në veriun e  Mitrovicës tani me shumicë serbe,  para çerek shekulli- 25 viteve, natën e masakrës mes 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.

“Pasojat e sulmeve kriminale serbe të asaj nate në lagjet veriore të Mitrovicës ishin të tmerrshme. Dhunshëm u dëbuan nga pronat shqiptarët dhe në këtë mënyrë ajo pjesë u spastruar etnikisht dhe u ndryshua realiteti, duke u bërë serbët shumicë, që deri atëherë ishin pakicë”, është theksuar në veprimtaritë e përvitshme përkujtimore.

Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, masakra e para 24 viteve ndodhi pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit 1999, ndërsa gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë,  nga moshat 2 muaj e deri 89 vjet, janë zhdukur 279 dhe janë plagosur 450 shqiptarë. Janë rrënuar  9540 shtëpi shqiptare.

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  ka shkruar:

Në përvjetorin e 25-të, kujtojmë dy netët e tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, nderojmë me respekt të thellë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve pleq, gra dhe fëmijë – që u vranë mizorisht nga bandat kriminale të nxitura nga Serbia. Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve.

Dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale.

Këto ditë janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes për të qëndruar në vatrat e tyre, por edhe e nevojës për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë.

Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme.
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët e vrarë me 3-4 shkurt!

Rreth librit të shkrimtares Ervina Toptani në gjermanisht

2
___
ERVINA TOPTANI ME LIBER PER PUBLIKUN GJERMAN
___
Quhet Ervina Toptani, profesoreshe ne nje kolegj ne Vjene dhe ka fare pak qe ka botuar librin e saj të pare ne gjuhën gjermane. Prej Ervines kam lexuar teper shpesh miniprozat apo poezite qe hedh ne rrjetet sociale, por jo liber me vete. Dje u gezova shume kur pashe se nje tjeter simotër shqiptare dhe letrare imja, ka nisur nje rrugetim te mbare.
Ne Vjene eshte mesuese dhe kjo tregon shume per te. Shqiptaret shesin mend per arritjet e tyre jashte, po per mua qe kam kaluar ne procedurat e njohjes se diplomes a marrjes se liçences per punen me femije ne Gjermani, e di se sa e veshtire eshte te jesh mesuese. E di dhe se sa e veshtire eshte te botosh nje liber ne gjuhe te huaj. Me jane dashur vite per librin tim ne Carvena Barva Press ne USA. Prandaj dhe gezohem shume qe nje shqiptare eshte mesuese ne Vjene dhe mberrin para publikut gjermanishtfoles, qe nuk te fal per asgje kur vjen puna te meritat.
Jemi mesuar te tundim flamujt per shqiptare qe çajne jashte nga kontaktet me Shqiperine, qe kudo levizin me shtet perdore, apo te trumbetojme per perkthime veprash letrare qe i ben te mundur QKLL-ja. Vepra qe nuk gjenden ne librarite jashte, emra te establishmentit qe u jane bere te lodhshem te gjitheve dhe kur bejne promovime ne Perendim, kane te pranishem punonjesit e ambasades e ca veta nga fisi.
Diktaturat e çfare do lloji jane perhere marrafrymese, kurse librat si ky i Ervines, apo ai I Ardita Jatruse, qe botohen fale pelqimeve te nje botuesi te huaj, pa asnje nderhyrje shqiptare, jane nje fllad i bukur per gjuhën shqipe.
Suksese Ervina Toptani! Na i bere me te bukur Shqiperine e njerezve qe e duan artin fale empatise shpirterore, e asgjeje tjeter pertej kesaj.
Paç shendet, qofsh grua e lumtur ne çdo dimension e krijimtari te begate!
***
Me emocionoi Alisa Velaj me çfarë sinqeriteti e ka percjellë këtë shkrim/njoftim të saj mbi librin tim. Nuk është aspak e lehtë t’i bësh vend vetes askund sidomos në shtete të mëdha ku konkurenca e pse jo dhe xhelozia e shfaqur herë hapur herë e nënkuptuar nuk lenë shumë vend për përparime, por kur mirësia është motoja e çdo pune të kryer, e çdo sakrifice, ajo herët a vonë shpërblehet.
Të falenderoj shumë për këtë letër të hapur e dashur Alisa e të uroj suksese pafund në fushën tënde e në jetë po ashtu.
Të përqafoj nga Vjena në Hamburg.

Lufta hibride mediale, një “makiavelizëm” i ri politik në zgjedhjet e vitit 2025

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

___

1. Që nga viti 2017-2021, në Kosovë janë mbajtur gjithsejtë tri palë zgjedhje parlamentare, ku që të gjitha ishin të parakohshme, dhe me lloj lloj formulash koncesionale u krijuan katër qeveri e koalicionesh (jo) hibride.

Dikush do thotë, që ishin rrethanat e tilla për të ushtruar koncesione (si ajo për; Gjykatën Speciale, Asociacionin e pranuar më 2013 dhe të nënshkruar më 2015, pastaj ajo për Demarkacionin (ku na shkuan 8000 ha(!), Marrëveshja e Ohrit dhe së fundi Plani Franko-Gjerman…), pasi na kërkoheshin me trysni të butë e herë herë edhe të ashpër (si Open Ballkanin dhe Marrëveshjen e Uashingtonit që ende është në tavolinë…!?) nga miqtë dhe partnerët tanë strategjik.

Ajo çka është më interesant, ende asnjë institut, apo institucion kompetent qoftë shtetëror apo civil shqiptar, nuk ka bërë ndonjë studim apo analizë kompetente shkencore, si për pasojat ashtu edhe për benefitet që eventualisht do të mund të kategorizoheshin në mënyrë racionale në (dis)favor të interesave shtetërore të Kosovës, e nëse doni edhe interesave afatgjata kombëtare të gjithë kombit shqiptar.

Pse, nuk ka ndodhur ky lloj satisfaksioni jo vetëm moral por edhe social i shkencave tona, fajin duhet kërkuar padyshim te politika e cila shkencës jo vetëm që nuk i ka dhënë prioritet kombëtar, por, përkundrazi e ka periferizuar aq shumë sa që s’janë të rastësishme as rezultatet degraduese të PISA-s!

Politiken (lexo: qeveritarët që marrin vota e kredibilitet qytetarë), po ashtu duhet fajësuar edhe për rezultatet e dobëta kur janë në pyetje zhvillimet socio ekonomike e në veçanti kompromiset mjerane politike të cilat për dekada të tëra po i përjeton Kosova. Odisejadë kjo ende është duke e vijëzuar “traditën” e kompromiseve (mendoj të dhimbshme) për interesat tona afatgjata kombëtare.

Ashtu që cilado qeveri që do dal nga zgjedhjet e shkurtit 2025, do të jetë e “obliguar” të paguaj si tagrin e dobësive ashtu edhe atë të mangësive e koncesioneve gjatë periudhës se vendimmarrjes kur u kryen këto “transaksione” kërcënuese që do qëndrojnë “shpata e Demokleut” edhe për një kohë mbi interesat kombëtare. Pa asnjë dyshim, këtu e kam fjalën për “pazaret” e vitit 2013/2015/2024, ku në emër të interesave tona kombëtare, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut iu dhuruam tokë që historikisht kurrë nuk u ka takuar (!), kurse, Serbisë ia mundësuam futjen e “kalit të Trojës” (përmes Zajednicës së Isa Mustafes bashkë me Hashim Thaçin) mu në zemrën e sovranitetit (“thembra jone madhore e Akilit”) të shtetësisë se krijuar mbi gjakun e mijëra dëshmorëve.

S’ këndejmi, shpresoj që në zgjedhjet e 9 shkurtit, për dallim nga ato të para katër viteve, nuk do ketë vetëm “engjëj” garues” që do fshihen pas paravanit dhe “hipotekës” së gabimeve në (krim, skandale, korrupsion, nepotizëm, kapje të institucioneve, etj.) keqqeverisjet e mëhershme, por, do ketë edhe “djaj me mëkate” (që opozita e identifikon me qeverinë) dhe gabime nga më të ndryshme. Duke u bazuar në këtë baraspeshë (politike, po edhe morale e etike), kujtoj që zgjedhjet e vitit 2025 do jenë interesante edhe për një fakt të ri që shumica e mediave dhe analizave lokale, po e s’postojnë nga të qenit faktor kyç në procesin e animimit të elektoratit ende euforik, por i “pasuruar” edhe me sfondin e gjykimit racional.

E ai faktor për mendimin tim, është niveli shumë më i lartë i vetëdijesimit qytetar si për “peshën specifike” që do e ketë e ka vota e tij në “peshoren” elektorale, ashtu edhe për mënyrën se si do të “fitohet” apo përvetësohet kjo votë. Por, ajo çfarë është me e rëndësishme në këtë narracion që pretendon të fuqizohet në periudhën e re emancipuese në horizont, ka të bëjë me kërcënimin që është duke u lansuar pa ndalur nga fenomeni i ri, i identifikuar si “luftë hibride politike“ apo “betejë” tejet e sofistikuar për “shpëlarjen e trurit” ndërpartiak, qe po përdoret nga ca medie sociale lokale, si një mekanizëm i tërthortë për animimin dhe “pushtimin” e zemrave, simpative dhe përshtypjeve qytetare në zgjedhje.

2. Natyrisht, gjatë këtyre “betejave” mediale midis qeverisë dhe opozitës po përdoren shumë (dez)informacione të pasakta (fake news) në mënyrë që qytetari i rëndomtë ta ndërroj si bindjen ashtu edhe përshtypjen e vetë personale për të (pa)bëmat e subjektit që ai (s) e rekomandon ditën e zgjedhjeve.

Ky fenomen (i ri) në skenën tonë politike, supozohet dhe shpresohet (nga ata që e kanë lansuar) se do i ndryshoj (lexo: acaroj skajshmërish!) raportet midis subjekteve antipode ideologjike dhe midis opozitës e qeverisë. Ku kufiri midis asaj që identifikohet si krim, si korrupsion, e si sjellje deviante gjatë këtyre katër viteve duket se është “zbehur” dhe se në një farë mënyre ka arritur të baraspeshohet.

Ky “suksese” i baraspeshës midis (hajde të themi) të “mirës dhe të keqes” në skenën tonë politike ka arritur edhe shkaku se qeverisja aktuale, nuk arriti për mendimin tim t’u ikë kurtheve të lakmisë dhe joshjes që i ofroj pushtet mbajtja katërvjeçare, po edhe mungesa evidente e një programi përmbajtjesor për sfidat (ekonomike e politike) që i ka Kosova. Megjithatë, mendoj që “betejat” më të ashpra priten në javën e fundit të përfundimit të fushatave zgjedhore, ku secili subjekt do të mundohet ta “bombardoj” e “gozhdoj” sa më shumë kundërshtarin (o)pozitar.

Ideja e këtij “bombardimi” (që veç ka filluar me publikimin e skandaleve dhe padyshim edhe “gozhdimi” (përmes gjuhës tejet të ashpër, si p.sh. shpallja edhe e “tradhtisë kombëtare”…) ka për imperativ të vetëm komprometimin, denigrimin, stigmatizimin dhe paragjykimin e kundërshtarit apo rivalit politik. Ky faksim i argumentuar është shumë i  rëndësishëm për “shëndetin” e demokracisë sonë të brishtë. Pra, është edhe një avancim evident në emancipim. Që nënkupton krijimin e konditave për një elektorat shumë më racional, më pragmatik dhe më realist në vlerësimin e qeverisjes po edhe qëndrimin opozitar ndaj kësaj qeverisje katër vjeçare.

Mirëpo, kur tejkalohen limitet (morale sidomos), kjo formë e denigrimit dhe sidomos linçimit publik gjuha e tillë (që i mungon alibia e fakteve) shumë lehtë shndërrohet në pengesë serioze jo vetëm për demokratizimin por, edhe për procesin e shtet ndërtimit!

Do cekur se në fushatën e sivjetme politike, kemi edhe një fenomen tjetër të ri që u “ambientua” dhe ngadalë po artikulohet përmes një lloj “makiavelizmi digjital” (për here të parë po e lansoj në publikun shqiptar këtë nocion) që është duke u ushtruar ndajë kundërshtareve politik. Ku përveç lirisë dhe sarkazmit të sofistikuar ka filluar të shpeshtohet edhe “arsenali” i fyerjeve të drejtpërdrejta, ai i stigmatizimit të pa ndalur dhe “agresionit” gjuhësor, duke mos ngurruar kështu të përdorën të gjitha “artileritë” në dispozicionin vetëm e vetëm për të anatemuar e sulmuar sa më brutalisht kundërshtarin e rivalin ideologjik, grupin klanor, apo edhe lidershipin politik.

Gjuhë, kjo që dosido mund të shquhet edhe si një lloj “makiavelizmi” digjital, ku në target “lejohen” të përdoren gjitha mjetet pa dallim!? Kjo lloj qasje e re ndaj kundërshtarit, si fenomen i ri sociologji në zgjedhjet e sivjetme në formën e artikulimit lë përshtypje të një trendi emancipues, mirëpo, në përmbajtje është degradim për subjektet, individët dhe grupet që i shfaqin në publik. Arsyeja kryesore degraduese ka të bëjë me faktin, se kur nuk ke argumentin denoncues, ti u lëshohesh “aventurave” të shpifjeve, sharjeve dhe denoncimeve pa prova që në publikun e euforik dhe të frustruar derisa të provohen si të vërteta prodhojnë efekte dezorientuese.

“Makiavelizmi” digjital në jetën tonë publike dhe sidomos tani në fushatën elektorale ani pse, na mungojnë analiza të thukëta ka rrezik që deri më 9 shkurt, do të mund të “dëshmoj” efektet e veta madhore.

Në këtë “mision” të paqësimit të kësaj situate, kujtoj që mediat sociale që dëshirojnë ta ruajnë reputacionin e vetë informues (jo atë të vrapit pas klikimeve!), do të mund ta neutralizojnë dukshëm fenomenin e ri të “makiavelizmit” digjital që në fakt është edhe një lloj lufte hibride.

3. Imponimi i vrazhdësisë së gjuhës që po përdoret edhe në fushatën e tanishme elektorale, dosido e rrit si ambicien ashtu edhe interesimin e kandidatëve për postin e KM, ngase, atyre dhe subjekteve që ata përfaqësojnë ua rrit kuotën e lakmisë dhe joshjes për privilegjet që ofron pushteti.

Qeveritarët që erdhën në pushtet me premtimin se do i ç’ kapin ish pushtetarët nga monopoli që e krijuan përmes qeverisjes dy dekadash, në “dioptrinë” opozitare ranë edhe vetë në kurthin e deliriumit të vetëkënaqësisë që ofron monopoli i pushtet mbajtjes. Kjo më së miri ilustrohet përmes skandaleve, ngritjes së aktakuzave ndaj niveleve të larta institucionale, shkeljeve procedurale në tenderime njëburimore, etj. Ndërkaq, meqë, qeveria aktuale, nuk arriti ta inicioj atë mekanizmin e “kontrollit”, që në shtetet me traditë demokratike shquhet dhe identifikohet si “check and balanse system”, duke vazhduar avazin e vakumit legjislativ të cilin grupet dhe klanet oligarkike e shfrytëzuan edhe më tej pér vazhdimin e ushtrimi të monopolit mbi resurset vitale kombëtare.

Fakti dhe akti i tjetërsimit të ndodhur që pamëshirshëm po “prodhon” individualizëm të theksuar në jetën sociale e sidomos atë politike, ka bërë që të rritet edhe “distanca sociale” midis individëve, grupeve e komuniteteve (apo, nëse doni edhe subjekteve politike) që me procesin e ri formatizimit social ndjeshëm i kanë përshtatur si sjelljet e preferencat, ashtu edhe admirimet e tyre karshi “ofertave” ekonomike, kulturore e politike. Megjithatë, “invazioni” i këtyre vlerave në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e qytetarisë së rëndomtë jam shumë i bindur se është një mesazh shumë i qartë dhe pa ekuivokë si për subjektet politike ashtu edhe për garuesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Të gjitha subjektet dhe “kuajt e tyre të Trojës” duhet të harrojnë mënyrën, narrativët dhe strategjitë e vjetra (viktimizuese dhe ato të sakrificës) të përfitimit të “zemrës” dhe “mendjes” së elektoratit kosovar. Arsyet; Gjenerata e “tik-tokut” (që llogaritet se për çdo vit shtohet 30/35 mijë), ka bërë revolucion edhe në elektoratin shqiptar. Tekefundit, këtë fakt për gjeneratën e tij-tokut, na e dëshmuan edhe zgjedhjet në Amerikë, ku përmbysen gjitha parashikimet e sondazheve, analizave dhe ekspertizave profesionale për fituesin potencial.

*)Koncepti i luftës hibride u përkufizua për herë të parë në vitin 2007 nga Frank Hoffman, një ish-kolonel i Marinsave të ShBA-së me emrin Frank Hoffman, ndërkaq, fjala “luftë hibride” filloi me aplikativitet masiv të përdoret pas pushtimit të Krimesë nga ana Rusisë në 2014 dhe vazhdon ende në medie sociale të përdoret herë si metaforë e herë si mjetë i stigmatizimit të kundërshtarit qoftë ai ushtarak, social, ekonomik, politik apo edhe kulturor e fetar.

Ky termë, është “produkt” i tendencës së globalizimit ku shumica e ekspertëve të lëmive të ndryshme pajtohen se nuk ka ndonjë definicion decidiv dhe të përshtatshëm për të gjitha lëmitë.

Por, ky termë kur të bartet në sferën politike merr konotacionet e kombinimit të një spektri tejet të sofistikuar metodash (jo)konvencionale, pastaj mënyrave të caktuara që për qëllim e synim ekskluziv e kanë manipulimin e përkohshëm apo sistematik të politikanëve mbi masat e gjera popullore.

Për moralin Turko – Arab që banon nën brekë, lëpihet si akullore dhe hahet si burek !

1
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni
(Autor : Lirim Gashi
___
Bukuroshja turke me emrin Fatmagyl inkurajoi kusheririn Mazllum natën t’ia fus k.. n’byth, ndërsa kushëririn Mahmut, ditën t’ia fus k… n’ p….!
Dhe kështu ata vranë njëri -tjetrin nga xhelozia ndërsa gjatë luftës për jetën ose vdekjen brohoriten parulla patriotike
“Rroftë Turqia dhe Arabia”, siç raportuan gazetat ” Hyrjet’ dhe “Nauqinana Ojbija”.
Siç e dini, nuk ka shtëpi publike në vendet arabe sepse arabët i kanë privatizuar të gjitha shtëpitë publike dhe i kanë kthyer ato në bordello private.
Në familjet turke dhe arabe, lloji më i popullarizuar dhe më i përhapuri i vrasjeve është ai mes të afërmve për ta fituar të drejtën për ta shpuar sa më thellë kusheriren më të bukur në trekëndëshin e saj magjik në hamamxhikun e zotit Abdixhik.
Pse pikërisht në hamamxhikun e zotit Abdixhik ?
Sepse në hamamxhikun e zotit Abdixhik kathinci kacavirret si arpaxhiku nën kapixhik dhe e thith me shkathësi të pakrahasueshme lëngun e bardhë dhe të trashë, direkt nga tyta e penisit të tij.
Dhe të gjitha këto gjëra të bukura ndodhin me lejen e përzemërt të Kuranit, i cili inkurajon kushërinjtë meshkuj të martohen me kushërirat femra.
Në Turqi dhe vendet arabe, morali i Kuranit fshihet nën brekë dhe lëpihet si akullore, e hahet si burek.
Nëse nuk më besoni, pyesni ekspertët e seksit turko-arab dr. Miran Kelmendin dhe zëvendësin e tij Dr. Bajram Kabashin.
Lexoni me kujdes se çfarë thotë për këtë fenomen të bukur, eksperti i seksit kuranor DR. Prof. Miran Kelmendi:
Ky varg “erdhi” nga “Allahu” dhe legalizoi kurvërinë e fshehtë të Muhamedit me rejen e tij Zaynab, e cila ishte nusja e djalit të tij birësues Zibdi :
“Mos harroni:
Kur thoni që Allahu ju lejoi gjëra të ndaluara, përmendne edhe faktin që Ai këtë e bëri vetem pse i besoni pafundësisht.
Dhe meqenëse Zibdi vendosi atë që vendosi, ne do të kurorëzojmë gruan e tij me ju i madhërishmi Profet.
Ndërkohë, jobesimtarëve si Tomë V. Gashi, nuk u lejohet të martohen me gra të birësuara nëse heqin dorë nga gratë e tyre.
Vendimi i Allahut është përmbushur. “[Kur’an, 33/37]
Ky varg “u krijua nga” Allahu “dhe i lejoi Muhamedit të martohej me të gjitha kusherirat e tij, gjithashtu në emër të Allahut “:
“Rreth Zotitit dhe të Dërguarit!
Ne ju lejojmë o profet t’i posedoni gjitha gratë që doni, edhe ato që erdhën në posedimin tuaj pasi ua vratë burrat në luftë.
Ne ju lejojmë të martoheni me vajzën e tezes, xhaxhait, hallës dhe tezes, përveç grave të kurorëzuara dhe atyre që ishin zhvendosur (ato që bënë Hixhren ).
Çdo grua që bie në dashuri me ty profet mund të martohet me ty nëse dëshiron.
Martesa gjithashtu mund të lidhet pa kurorë nëse një grua e bukur ka nevojë për kruarje profetike midis kofshëve me krëhër ose me dorë.
(Kur’an, 33/50)

Botohet monografia “Rexhep Kuçi – Një jetë në shërbim të njerëzve në nevojë”, nga autori prof.Fadil Bytyçi

0

Shkruan: Drenojeta Berisha

Reflektim mbi jetën dhe veprën e një humanisti me vlera të larta civilizuese.

Autori përmes kësaj monografie i ofron lexuesit dëshmi autentike për punën e palodhur si veprimtar, humanist para së gjithash edhe edukator me etikë të lartë profesionale për Rexhep Kuçin.

Kjo vepër e autorit Fadil Bytyçi është një monografi reflektuese mbi jetën dhe

veprën e humanistit Rexhep Kuçi në periudha të ndryshme të jetës së tij. Vetë

titulli i veprës, “Një jetë kushtuar njerëzve në nevojë,” me konotacione të gjera,

përfshin dimensione të ndryshme ku Rexhep Kuçi ka dhënë kontributin e tij për

çdo person që kishte nevojë. Titulli prek vlerat e humanizmit, etikes dhe moralit,

duke theksuar përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë, duke përfshirë familjarët,

ish-nxënësit, grupe të margjinalizuara të shoqërisë dhe çdo person tjetër rreth tij.

Ai prek gjithashtu përpjekjet e tij për rindërtimin e Kosovës nga pasojat e luftës,

rindërtimin e infrastrukturës dhe arsimit, bashkëpunimin e tij me organizata

ndërkombëtare dhe aktivitetin e tij në çdo sferë tjetër për përmirësimin e jetës së

qytetarëve tanë.

Kjo monografi nuk shtjellohet në një ngjarje kronologjike. Është e ndarë në 6

kapituj, ku secili përshkruan periudha të veçanta nga jeta e personazhit, duke

përfshirë edhe ngjarje dhe rrëfime nga familjarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij.

Në kapitullin e parë, të pjesës hyrëse, autori përshkruan rëndësinë që i

kishte kushtuar kësaj vepre dhe përgjegjësinë që ndjente mbi supet e tij për

të përmbledhur një pjesë nga puna dhe veprimtaria e Rexhep Kuçit. Ky

kapitull përbëhet nga tri pjesë: Trungu familjar, Familja e ngushtë e Rexhep

Kuçit, Fëmijëria dhe shkollimi.

Kapitulli i dytë përshkruan veprimtarinë politike dhe institucionale të tij,

duke theksuar ngjarjet nga periudha e paraluftës, gjatë luftës dhe pasluftës.

Kapitulli i tretë ndahet në tri nën-tituj, ku autori përshkruan me delikatesë

punën e tij në Handikos, si pasion dhe dashuri.

Personale, ku autori ndan një moment personal me mikun e tij që i kishte

mbetur në kujtesë, si një moment për ta vlerësuar. Dhe pjesa e tretë:

“Humanisti nuk vdes kurrë,” ku autori rrëfen momentin kur kishte marrë

lajmin për vdekjen e mikut të tij, duke theksuar se ndarja e jetës së Rexhepit

është vetëm një ndarje fizike, sepse një humanist si ai nuk vdes kurrë.

Kapitulli i katërt është një kapitull i veçantë, ku ish-nxënës,

bashkëpunëtorë dhe personalitete të shquara të vendit tonë ndajnë momentet

ose ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre në raport me personazhin.

Kapitulli i pestë, "Familja vlerëson Rexhën," është një kapitull rrëfyes dhe

emocional, ku familja e ngushtë dhe një pjesë e anëtarëve të tjerë vlerësojnë

dhe kujtojnë figurën e tij.

Kapitulli i gjashtë është kapitulli përmbyllës, që i kushtohet mirënjohjeve

dhe çmimeve që i janë dedikuar Rexhep Kuçit, dhe pjesa përmbyllëse ku

autori edhe njëherë vë në pah gjithë kontributin e personazhit në fusha të

ndryshme, sidomos në periudhën kur Kosova karakterizohej me një gjendje

tejet të rëndë për shoqërinë tonë.

Siç e theksova më lart, kjo monografi nuk shtjellohet në një ngjarje kronologjike,

por i takon periudhave të ndryshme dhe fushave të ndryshme ku Rexhep Kuçi

është angazhuar gjatë jetës së tij, të cilat autori i përshkruan me delikatesë dhe me

gjuhë formale, duke pasqyruar një ton serioz dhe të përkushtuar. Ajo përmban

terma filozofikë dhe etikë, si dhe përshkruan saktë dhe qartë ngjarje nga jeta e

qytetarëve në periudha të vështira, duke përshkruar situata të veçanta me një

nuancë emocionale. Citatet nga filozofë dhe personalitete të njohura e bëjnë veprën

më tërheqëse dhe më të fuqishme për lexuesit. Ky element ka ndikuar që teoritë e

njohura të etikës dhe humanizmit t'i japin një gravitet shumë më të lartë veprës.

Vlen të theksohet se autori ka përdorur edhe figura stilistike si metafora dhe

krahasime, mirëpo asnjëherë duke e hiperbolizuar figurën e personazhit. Vepra

është e pasur me argumente dhe fakte mbështetëse nga burime të besueshme.

I gjithë ky material na sjell në një konkluzion për rëndësinë e humanizmit dhe

faktin e gjallë që kishim mes nesh, që duhet të jetë një reflektim dhe shembull për

t’u ndjekur nga të gjithë. Një person nuk duhet të jetë i privilegjuar për detyrën dhe

pozitën e tij; pozita duhet të jetë e privilegjuar për njeriun që ka në krye. Dhe kjo

thënie vlen për Rexhepin, sepse çdo pozite, detyrë apo karrige në të cilën ai ulej,

ishte e privilegjuar për personin që kishte në krye.

I ndjeri Rexhep Kuçi do të mbetet një personalitet i shquar i shoqërisë sonë, i cili

autoritetin e tij e ka ndërtuar mbi punën, sinqeritetin dhe humanizmin. Krahas

mallit për të, familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij janë me fat që

përgjithmonë do ta mbartin me vete ndjenjën e krenarisë për të. Ky libër do të

mbetet një dëshmi e dokumentuar mbi veprat e tij, dhe për këtë realizim duhet

vlerësuar lart autori i këtij libri, prof. Fadil Bytyçi.

Arabët erdhën nga Kuvajti për të rrënuar xhami të vjetër dhe ndërtuar xhami të re në Bllacën shqiptare!

1
Agjenda antishqiptare : Xhamijëzimi i trojeve shqiptare
KËTYRE SHQIPFOLËSVE Të FSHATIT TIM JU PASKA ARDHË BABA PREJ KUVAJTI
– Kush është “Rahma Global Society” ?
– Po xhemati i fshatit bllacë kush janë ?
– Sa individ shkojnë në ditën e premte në xhaminë e Bllacës?
E lumja Serbia për këto vegla shqipfolëse, të cilat i përdor për realizimin e agjendave antishqiptare të agjenturave serbo-turko-ruse dhe greke në kurriz të popullit shqiptar !
Në fshatin Bllacë të Therandës, rrënohet xhamija e meremetueme mbas luftës për të ndërtue xhamijë të re !
Agjenturat antishqiptare serbo-turko-ruse dhe greke janë më aktive se kurrënjëherë më parë, sepse po ju rrëshqet dheu nër këmbë !
Fatkeqësisht, klerikët e fesë islame dhe asajë ortodokse shqipfolëse, pjesa dërmuese e tyre historikisht kanë qenë vegla apo marioneta të agjenturave antishqiptare serbo-turko-ruse dhe greke.
Misioni i tyre ka qenë, është dhe vazhdon të jetë kryekëput mohimi i çdo vlere njerëzore dhe kombëtare shqiptare, trushpërlarja e besimtarëve, degjenerimi dhe asimilimi i tyre.
Të gjitha botimet që i bëjnë janë 100% në shërbim të këtij misioni antishqiptar.
Kjo kategori e klerikëve hanë bukën, pijnë ujin, thithin ajrin e trojeve arbërore iliro-pellazge dhe punojnë për agjenturat antishqiptare serbo-turko-ruse dhe greke !👿☠️😢
– Çfarë humanizmi është të rrënosh xhaminë e re dhe të ndërtosh një xhamijë tjetër në vendin e sajë ?
– Çka kërkon populli shqiptar:
1. Integrim në botën islamike, apo
2. Integrim në Evropë dhe botën perëndimore ?
E kam thënë e stërthënë se:
– Pa u vra tradhëtia, kurrë për jetë nuk do të shohë ditë të bardhë shqiptaria .
P. S.
“Shoqëria Ndërkombëtare Rahma është një nga institucionet “bamirëse” në Kuvajt që operon në fushën e bamirësisë dhe humanitare, filloi më shumë se 38 vjet më parë, pasi u krijua në 1982 si një nga komitetet e bamirësisë, më pas u bë publike nga Ministria e Çështjeve Sociale, sipas numrit të rezolutës së ministrive. 100/A 2018 AD, për të ofruar shërbimet e saj për nevojtarët brenda dhe jashtë shtetit të Kuvajtit,
***
Shoqata ka partneritete dhe marrëveshje bashkëpunimi me një sërë institucionesh “humanitare” dhe filantropike brenda dhe jashtë Kuvajtit, duke përfshirë por pa u kufizuar në Shtëpinë e Zekatit në Kuvajt, Fondacionin Kuvajtian awqaf publik dhe Organizatën Ndërkombëtare Islamike të “Bamirësisë” në Kuvajt.”
– Çfarë humanizmi është të rrënosh xhaminë e re dhe të ndërtosh një xhamijë tjetër në vandin e sajë ?
– Çka kërkon populli shqiptar:
1. Integrim në botën islamike, apo
2. Integrim në Evropë dhe botën perëndimore ?

Zgjedhjet test demokratik i shoqërisë!

0

Florim Zeqa

Kosova është njëra ndër vendet e para në rajonin e Ballkanit që ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike që nga viti i largët 1992 dhe atë nën rrethana të okupimit klasik të Serbisë.

Vazhdimësia dhe ndryshimi me sfida të mëdha

Përvoja e mirë e organizimit të zgjedhjeve ka vazhduar edhe pas përfundimit të luftës që nga viti 2001 e këndej. Nga ajo kohë e deri më sot, edhe përkundër baticave dhe zbaticave ka ardhur duke u zhvilluar demokracia dhe rritur cilësia legjislative në Parlamentin e Kosovës.

Për dallim nga herat e kaluara, ku legjislaturat njëra pas tjetrës i mbyllën para kohe dyert e Kuvendit, Legjislatura e 8° është e para në historinë e pasluftës që i shkoi deri në fund mandatit politik.

Pavarësisht pajtimeve dhe mospajtimeve, ngrindjeve dhe kacafytjeve të deputetëve në Kuvend, kjo legjislaturë do të mbahet në mend, më shumë sesa për punën e saj, për mungesat e shumta të deputetëve në Kuvend (mbi 5 mijë).

Edhe përkundër regresit në politikën e jashtme, qeveria në largim është e para e pas luftës që arriti të shtrijë sovranitetin në veri të vendit duke mos pyetur ndërkombëtarët, për çka, këta të fundit na futën nën sanksione të forta ekonomike dhe politike.

Zbërthimi i kësaj situate kërkon kohë dhe trajtim të gjatë, për shkak se erdhi si produkt i shumë veprimeve të njëanshme të kryeministrit aktual, i cili, edhe përkundër konseguencave për Kosovën, e dëshmojë se shumë gjëra janë të mundura, por duhet guxim dhe vendosmëri në veprime!

Ndryshimi i realitetit në veri do të jetë sfidë e qeverisë së ardhshme.

Po e marrim në mënyrë hipotetike se qeveria aktuale e vazhdon mandatin, do ta ketë të vështirë të vazhdojë ‘Status Quon’ e sovranitetit në atë pajesë shkaku i presionit të madh që do të ketë nga administrata e re e BE-së dhe ajo e SHBA-së në krye me presidentin Donalld Trump për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiçit për themelimin e Asociacionit!

Po ashtu në mënyrë hipoptetike, në rast se vjen në pushtet opozita, që në ditën e parë të qeverisjes do të përballet me veriun e vendit në Dialogun e Brukselit.

Pra, pavarësisht se kush do të jetë në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk do ta ketë aspak të lehtë qeverisjen e vendit me probleme të vjetra dhe të pazgjidhura si ato të natyrës politike me veriun e vendit, ashtu edhe me problemet socio-ekonomike të qytetarëve, të ardhura si shkak i rritjes së madhe të inflacionit dhe rënjes së fuqisë blerëse si pasojë e rënjes së numrit të popullatës në Kosovë si pasojë e migrimeve të viteve të fundit.

Për këtë arsye dhe shumë të tjera si ato të sipërcekurat në këtë shkrim, demokracia ka nevojë që herë pas here të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e institucioneve të saj.

Zgjedhjet, si një prej instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë, shërbejnë si rrugë dhe urë lidhëse për pjesëmarrje të qytetarëve dhe mërgimtarëve në procese politike, me zgjedhjen e njerëzve që përfaqësojnë më së miri vlerat dhe interesat e tyre.

Votuesit me dorën e tyre në ‘Kutitë e Votimit’ mund të përcaktojnë kahet e politikave zhvillimore të vendit, të cilat nesër e përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre. Për këtë arsye, zgjedhjet janë test demokratik i shoqërisë, prandaj është fondamentale pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.

Peter Sorensen, emisari i BE-së, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

0

Nga: Refik Hasani

Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez, emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Emisari i BE-së, Peter SORENSEN,është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav LAJÇAK.

Diplomati, me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së, me një karrierë që ka ushtruar disa detyra një ndër ta edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.

Emisari, Peter SORENSEN, përveqë në krizën më të rëndë që po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë, ka ushtruar detyrën edhe Shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
Emisari i BE-së, do të duhej të trajtojn duke e vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës, zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit,por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dal në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, asnjëherë, ska kërkuar që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.

Shqiptarët të mbeturë padrejtësisht nën administrimin e Republikë së Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe Qendror.

BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kan harruar luftën e UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit, dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.

Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë-ua mohon shqiptarëve në Serbi-këtu kemi dy standarde.
Emisari, Peter Sorensen,në mbylljen e bisedimeve Beogra-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.
BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Mbesim me shpresë se njohurit, e emisarit të BE-së, Peter SORENSEN,do ti shërbejn që ishte si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe përvojën në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.
Krahina shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Shqiptarëve nuk mundë t’ju mohohen të drejtat që i gëzojn sikurse pakica Serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Peter SORENSEN, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do ti përsëritë gabimet e rënda e paraardhësit, duke praktikuar dy standard për dy pakica.

Me 1 shkurt  2025