
Nëse i largojmë “gjeneralët” prej politikës, shteti do të jetë gjithsesi më i shëndetshëm

Fushata zgjedhore në Kosovë u karakterizua nga premtime boshe dhe moskulturë elementare të sjelljes ndaj njëri-tjetrit

Nga: Arif Ejupi
Edhe kësaj radhe fushata zgjedhore në Republikën e Kosovës u karakterizua me premtime boshe dhe gjuhë ofenduese ndaj njëri -tjetrit.
Asnjëri nga liderët partiakë nuk u mor me zgjidhjen e problemeve aktuale por u dhanë premtime që vështirë mund t’i realizojnë edhe shtetet me ekonomi të zhvilluar si Zvicra, Gjermania, Britania e Madhe etj.
Asnjëri nga liderët partiakë nuk u mor me problemet esenciale të qytetarëve të Kosovës.
Asnjëri nga liderët partiakë nuk foli për ajrin e ndotur e as shkatërrimin e lumenjve dhe liqeneve.
Askush nuk ofroi program konkret mbi furnizimin e tregjeve me prodhime vendore, dhe shmangien e importimit të prodhimeve të skaduara nga vendet e rajonit.
Askush nuk foli për themelimin e ndonjë enti për mbështetjen e fëmijëve jetimë.
Askush nuk foli për hapjen e qendrave mjekësore dedikuar personave të moshuar që u mungon përkujdesja e familjes.
Tuberkulozi bën kërdinë e askush nuk e pati në program ndërtimin e një spitali të sëmundjeve të Kraharorit, apo rinovimin dhe shtimin e kapaciteteve të atij ekzistues në Pejë.
Askush nuk foli për mbrojtjen e shëndetit oral të nxënëseve në shkollat 9-vjeçare dhe të Mesme.
Askush nuk foli për përmirësimin e kushteve të personave me sëmundje mendore në strehimoren e Shtimes, që më tepër ngjanë në Kamp nazist të përqendrimit sesa në strehimore.
Askush nuk foli për personat me aftësi të kufizuara dhe angazhimin e tyre në ndonjë aktivitet.
Asnjëri nga liderët nuk tha që Kosovës i nevojitet një fabrikë farmaceutike, me çfarë do të ndërpritej kontrabanda dhe furnizimi me barëra të skaduara nga vendet fqinje.
Askush nuk tha do të rritet cilësia e shërbimeve në spitalet tona dhe do të ndërpriten shkuarjet për shërim jashtë vendit.
Askush nuk foli për sigurinë e qytetareve dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Askush nuk foli për ndërtimin e çezmave e tualeteve publike, e as të trotuareve për këmbësorët në qytetet tona.
Askush nuk e pati në planprogram ndërtimin e qendrave për riciklimin e mbeturinave.
Askush nuk e diskutoi pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura e lëre më ndërtimin e parqeve. Askush nuk foli për globalizmin dhe sfidat e tij.
Askush nuk i zuri në gojë ata që i kanë bojkotuar institucionet e dhunshme të Serbisë, dhe vite të tëra kanë punuar vullnetarisht, e sot janë nëpërkëmbur dhe fyer me 120(njëqindenjëzet) euro pension moshe.
Askush nuk paraqiti program konkret për mbrojtjen e pyjeve . Askush nuk e tha as edhe një fjalë të vetme për fshatrat e braktisura e mbipopullimin e qyteteve.
Askush nuk foli për nevojën e kultivimit të bimëve industriale dhe të atyre foragjere.
Askush nuk foli për vendosjen e pompave të ujitjes në arat e kullosat e vendit.
Askush nuk foli për ndërtimet e egra dhe shëmtimin e pamjeve të bukura të zonave kodrinore-malore.
Askush nuk tha se tash e tutje rreth këtyre problemeve do të vendoset nëpërmjet organizimit të referendumeve popullore.
Askush nuk paraqiti program mbi zonat industriale dhe mbrojtjen e tyre.
Askush nuk foli për kaosin urbanistik dhe shtëpitë e ngritura paleje, deri në mbylljen e dritareve fqinjëve.
Askush nuk foli për gjetjen e alternativave dhe debllokimin e rrugëve nga veturat e panumërta në rrugët e Kosovës
Koorporatat industriale Trepça dhe Kek-u, nuk u zunë fare -fare në gojë, sikur na ka zënë mallkimi që ato të shfrytëzohen pafundësisht nga të tjerët.
Askush nuk foli për ekuilibrimin e çmimeve në treg. Askush nuk foli për monopolet dhe konkurrencën.
Të gjithë përmenden ndërtimin e çerdheve e askush reformat që ndryshojnë gjendjen e mjerë në shkollat fillore dhe të mesme të vendit.
Askush nuk e pa të udhës të thotë që Kosovës i duhet patjetër një Task-forcë operacionale dhe e specializuar për luftimin e krimeve ekonomike dhe ndalimin e zhvatjes së pasurisë së popullit.
Askush nuk foli për fshehjen e pasurisë dhe shmangien e tatimit nga individë të përgjegjshëm.
Arsimi terciar apo universitar as që u përmend . Askush nuk tha se do t’i përkrah dhe do t’i bëjë me strehë novatorët apo shpikësit e rinj.
Askush nuk tha se do ta ndihmojë avancimin e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë.
Askush nuk tha se në vend të filialeve partiake duhet të bëhen projekte të përbashkëta kulturore me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Ulqinin e Krajën, Medvegjën, Preshevën e Bujanocin.
Askush nuk tha se mërgimtarëve do t’u krijojë lehtësi doganore. Askush nuk tha se në krye të Ministrisë së Shëndetësisë do ta sjellë ndonjë mjekë shqiptar të formuar dhe me rezultate evidente nga Zvicra apo Gjermania.
Askush nuk e përmendi krijimin e një Fondi të veçantë në rast fatkeqësish natyrore e as të atij të rezervave ushqimore.
U premtua ndërtimi i magjistrales Shalë e Bajgores -Podujevë, u harrua që ende s’është përfunduar rruga Podujevë-Prishtinë.
U tha që do të nisë ndërtimi i hekurudhës Prishtinë -Durrës e nuk u përmenden fare hekurudhat jashtë përdorimit në Kosovë.
Askush nuk tha që Kanuni i Lekë Dukagjinit relikt shekujsh duhet të hiqet nga përdorimi dhe në vend të tij, duhet të fuqizohen Prokurorit dhe Gjykatat.
U përmend ndërtimi i një fabrike të municionit pa u thënë; që së pari duhet të krijohet Akademia Ushtarake e Kosovës, e pastaj të mendohet ndërtimi i fabrikës.
Askush nuk tha që Kosova duhet ta aplikojë shërbimin e rregullt ushtarak sikurse të gjitha vendet e tjera të botës.
Më herët është folur për pranimin e të burgosurve nga Danimarka, ne kemi nevojë për shkëmbim përvojash në fusha të tjera ,se burgjet i kemi përplot me të burgosur.
Askush nuk theksoi ikjen masive të të rinjve nga Kosova, sikur të gjithë janë pajtuar me boshatisjen e saj.
Askush nuk foli mbi shkaqet e papunësisë. Askush nuk ceku diskriminimin në tregun e punës dhe dallimin e madh në paga.
Askush nuk i zuri në gojë normat e larta të kamatave. Askush nuk foli për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.
Askush nuk e përmendi papërgjegjësinë e punëdhënësve ndaj punëtorëve, që punojnë më gjatë se orari i plotë i punës, ku janë të diskriminuar të rinj e të reja të punësuar, sidomos ata në sektorin e shitjes dhe të gastronomisë.
Askush nuk foli për çmimet e tokës dhe qirasë. Askush nuk u mor me analizimin e krimit ekonomik. Askush nuk e tha qoftë edhe një fjalë të vetme rreth raporteve të Ekonomisë dhe Drejtësisë.
Askush nuk tha se kush qeverisë me tregun individët apo shteti . Askush nuk përmendi mbështetjen e zejeve tradicionale.
Askush nuk foli për shkaqet dhe llojet e inflacionit. Askush nuk i zuri në gojë shkeljet e rënda të të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit, e as vdekjet tragjike të dhjetëra personave në sektorin e ndërtimtarisë.
Askujt s’i shkoi mendja tek mohimi i të drejtave elementare të shqiptarëve të Medvegjës, Preshevës e Bujanocit, nga ana e Serbisë.
Askush nuk u mor me mbrojtjen e pronave të shqiptarëve në ish-republikat jugosllave.
U premtuan pishina të shumta e u harrua që s’kemi uji të mjaftueshëm të pijes.
Të gjithë thanë do të ketë rritje të pensioneve prej 120(njëqindenjëzet ) eurosh në 500(pesëqind) euro. Vërtetë kjo është e pakapshme për trurin. Premtim qesharak dhe i pambulesë.
Nuk është thënë rastësisht se aty ku thuhet ka dredhëza shumë merreni shportën sa më të vogël.
Kudo u përdor gjuhë ofenduese dhe denigrim i kundërshtarit me çfarë u vërtetua se ende jemi larg të dëshiruarës dhe njerëzores.
Demokracia na i largoi prangat e robërisë, por jo edhe mendësinë e mykur titisto-enveriste të eliminimit të kundërshtarëve me metodat më të ndyta.
Ndërsa në Washington kujtohen martirët e komunizmit, politikani britanik Andrew Rosindell jep mesazhin e tij në “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës” në Shkodër
Nga ekspozita në Washington

Nga: Frank Shkreli
Ishte vërtetë nder i madh për ne — thuhet në portalin e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington – që të presim këtu në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit në Washington, Ipeshkvin Salvatore Cordileone, Ambasadorin Sam Brownback dhe Dr. Katrina Lantos Swift (e bija e ish-kongresmenit të ndjerë Tom Lantos i cili ka punuar aq shumë për Kosovë e për Shqipëri, sa ishte gjallë) – me qëllim për të zhvilluar një bisedë shumë të nevojshme për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithsi www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 — Në një sallë të mbushur plot me pjesëmarrës në këtë bashkbisedim të rëndësishëm, bashk-organizuar para dy ditësh — në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit — nga Instituti Papa Benedikti i XVI dhe Organizata Ndërkombëtare e Lirisë së Fesë, morën pjesë edhe përfaqsues të Komunitetit Shqiptar të Arkdioqezës së Arlingtonit, jo larg Washingtonit. Përfaqsuesit e komunitetit shqiptar në Virxhina kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirve shqiptarë të fesë nën komunizëm. Me një theks të veçant dhe me emocione u përmend rasti i Kardinalit shqiptar Ernest Troshani simbol i rezistencës kundër komunizmit– i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Merita McCormack (Bajraktari) në një komunikim me mua e cilësoi takimin si “Një ngjarje me rëndësi dhe emocionues për komunitetin shqiptar në Washington me rrethina… E ndjejë veten të privilegjuar që takova folësit kryesorë të këtij takimi. Por edhe për mundësinë që m’u dha të ndajmë me të pranishmit historinë e martirëve të komunizmit në Shqipëri, ndërsa u shpërndamë pjesmarrësve karta lutjesh në anglisht për martirët e komunzmit shqiptar. Ishte për ne (komunitetin shqiptar në Virxhinia) një ndjenjë krenarie morale dhe mendore, veçanërisht, kur që në fillim të konferencës, Senatori Sam Brownback foli mbi përvojën dhe persekutimin e klerikut të përvuajtur, Kardinalit shqiptar Ernest Troshani nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ndërsa fjalimi u pasua nga pjesëmarrsit e interesuar me pyetje-përgjigje mbi viktimat fetare të komunizmit në Shqipëri”, tha përfaqsuesja e Komunitetit shqiptar në Arlington të Virxhianas, Merita Mc Cormack (Bajraktari) për takimin përkujtimor të viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat e komunizmit shqiptar, që u mbajt këto ditë në Washington.
khttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 …
Është interesant se si klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve të kaluara nuk i shikon viktimat e komunizmit si të denja të kujtohen, ashtu që të mos harrohen, me qëllim që ato krime të mos përsëriten më. Shpesh herë në shkrimet e mia modeste kam venë në dijeni lexuesit shqiptarë për masat serioze që kanë marrë vendet perëndimore dhe ato ish-komuniste – ndryshe nga Shqipëria por edhe Kosova – për të kujtuar viktimat e komunizmit në vendet e tyre dhe në botë. Konferenca e ditëve të fundit në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, në kujtim të viktimave të komunizmit anë e mbanë botës ishte në vazhdën e lloj-lloj aktivitetesh që janë organizuar në nivele private dhe zyrtare — por edhe në nivele shtetërore e federale — anë e mbanë Amerikës, përfshi edhe vendimet legjislative në kujtim të vikitmave të komunizmit anë e mbanë botës – me qëllim që brezat e ardhëshëm të mos harrojnë krimet e komunizmit jo vetëm të shekullit të kaluar por edhe sot, anë e mbanë botës. Kujtimi i viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat shqiptare të regjimit të Enver Hoxhës, kujtohen edhe në Amerikë, megjithse komunizmi si ideologji zuri rrenjë në këtë vend dhe nuk u vendos kurrë në Shtetet e Bashkuara si një regjim sundues. Ndërkohë që në Shqipëri dhe në Kosovë, mbretëron heshtja zyrtare ndaj krimeve të komunizmit — shqiptarët nuk duhet të heshtin por të kujtojnë dhe të dënojnë krimet e sllavo-komunizmit aziatik kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve dhe të distancohen, zyrtarisht, njëherë e mirë nga ajo periudhë e trashëgimie vëllavrasjeje shqiptare, ashtu siç ka bërë bota perëndimore. Frank Shkreli: Nuk mund të hesht për krimet e komunizmit! | Gazeta Telegraf
Ndërkohë që këto ditë në Washington u kujtuan viktimat e komunizmit në botë, përfshir viktimat e regjimit komunist të Shqipërisë, si pjesë e një vizite në Shqipëri dhe takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Dr Sali Berisha në Tiranë – ditët e fundit, një delegacion i konservatorëve britanikë vizitoi edhe Shkodrën. Sipas lajmeve vendore nga qyteti verior i Shqipërisë, kryetari i delegacionit të konservatorëve britanikë, Andrew Rosindell shfrytëzoi rastin për të vizituar në Shkodër, “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, një prej burgjeve më famëkeqe të komunizmit në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë, për të mos thënë përfshir edhe Ballkanin e Evropën. Gjatë vizitës së tij në Shkodër, parlamentari konservator britanik nuk la asnjë dyshim se cili është qëndrimi i tij mbi krimet e komunizmit në Shqipëri dhe thirrja e tij për të mos harruar atë histori të tmershme për shqiptarët. Ai citohet nga mediat vendore ta ketë arsyetuar vizitën e tij në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër me këto fjalë:
“Ndodhem këtu për të vizituar një muze që përfaqëson disa nga krimet më të tmerrshme që kam dëgjuar ndonjëherë gjatë kohës sime në politikë. Ky është një vend që dikur u përdor për tortura, vrasje dhe trajtim çnjerëzor ndaj atyre që thjesht dëshironin të ishin të lirë – që dëshironin të praktikonin fenë e tyre dhe të jetonin në një shoqëri të hapur, por u mohua kjo e drejtë. Të dëshmoj një vend ku janë kryer krime kaq mizore nën regjimin komunist ka qenë një përvojë tepër prekëse”, duke i bërë thirrje klasës politike shqiptare të këtyre 35-viteve të ashtuquajtur “post-komunizëm”, se përkujtimi i viktimave të komunizmit është me rëndësi, për Shqipërinë dhe për botën:
“Është thelbësore që ta kuptojmë këtë histori, të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që dikush ta mohojë atë. E gjithë bota duhet ta dijë se në Shqipëri u kryen krime të tmerrshme gjatë sundimit komunist. Kjo është arsyeja pse ne, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në demokracitë e tjera anembanë botës, jemi të vendosur të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për të imponuar sundimin totalitar. Historia na tregon se ku çon ky sundim – në shtypje, tortura dhe vrasje brutale, siç kemi parë edhe në Shqipëri”, tha ai ndër të tjera, gjatë vizitës së tij në Shkodër.
Ndërsa klasës politike shqitare të tre dekadava të kaluara, që sot e kësaj dite refuzon të distancohet dhe, zyrtarisht, të dënojë krimet e komunizmit enverist, politikani konservator britanik, Z. Andrew Rosindell, si kundërshtar i komunizmit që deklarohet, shprehu shqetsimet e tija se si dhe pse “socializmi vazhdon ende të mbizotërojë në Shqipëri”.

“Së pari, dua të them qartë se e kundërshtoj komunizmin dhe nuk jam dakord me një qasje socialiste ndaj qeverisjes. Më duket shqetësuese që ndërsa shumica e vendeve e kanë lënë pas këtë ideologji, socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Besoj se kjo është e dëmshme për popullin shqiptar, i cili meriton një të ardhme më të lirë dhe më demokratike. Kur vizitova Shqipërinë 29 vjet më parë, mendova se vendi ishte në rrugën e duhur drejt një demokracie të plotë perëndimore. Fatkeqësisht, sot nuk më duket se ky tranzicion ka ndodhur dhe mendoj se është i nevojshëm një ndryshim politik për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen”, është shprehur politikani britanik nga Shkodra.
Është absolutisht e pakuptueshme dhe e papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike shqiptare vazhdon të hesht. Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist, ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshir ato ish-komuniste të Evropës — politika zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë mbetet e lidhur dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar!
Prokurorja e Specializuar: Precedenti historik i pranimit të fajit mbron integritetin e procedurave
Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly WEST) e ka përshëndetur pranimin e fajësisë nga tre të akuzuarit në rastin Sabit Januzi dhe të tjerët si “historik” dhe “me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave” në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).
Si Haxhi Shala, ashtu edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, miratuan në marrëveshje të veçanta për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) faktin se ishin përfshirë në frikësim të dëshmitarit dhe pengim.
Kundër të akuzuarve ishin ngritur padi për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
“Marrëveshjet e pranimit të fajësisë janë precedent historik për faktin se ato përfaqësojnë rastin e parë kur të akuzuarit në DHSK pranojnë vullnetarisht fajin e tyre,” tha Prokurorja e Specializuar.
“Ky zhvillim është me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave në DHSK, si dhe një hap përpara për administrimin e drejtësisë në Kosovë.”
“Zyra ime është e përkushtuar për vendosjen e papenguar të drejtësisë, bazuar në faktet dhe ligjin,” vazhdoi znj. Uest. “ZPS-ja ka hetuar krimet kundër administrimit të drejtësisë me qëllim që të garantojë që dëshmitarët të mund të dëshmojnë në gjyq lidhur me krimet që kanë parë apo pësuar pa u druajtur nga frikësimi apo hakmarrja.
“Këto hetime kanë qenë faktor themelor në përparimin e të gjitha ndjekjeve të tjera penale dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë qendrore e punës së ZPS-së.”
4 February 2025
Press Release
Specialist Prosecutor: Historic admissions of guilt protect integrity of proceedings
Specialist Prosecutor Kimberly West has hailed guilty pleas of all three accused in the Sabit Januzi et al. case as “historic” and “critical to protecting the integrity of proceedings” at the Kosovo Specialist Chambers (KSC).
Haxhi Shala, Sabit Januzi and Ismet Bahtijari all admitted that they had engaged in witness intimidation and obstruction in separate plea agreements with the Specialist Prosecutor’s Office (SPO).
The accused had been charged with intimidation during criminal proceedings and obstructing official persons in performing official duties.
“The plea agreements are historic in that they represent the first occasion on which accused at the KSC have voluntarily admitted their guilt,” the Specialist Prosecutor said.
“This development is critical to protecting the integrity of proceedings at the KSC, as well as a step forward for the administration of justice in Kosovo.”
“My office is committed to ensuring that justice can take its course, based on the facts and the law,” Ms West continued. “The SPO has investigated crimes against the administration of justice to ensure that witnesses are able to testify in court about the crimes they witnessed or experienced without fear of intimidation or retaliation.
“These investigations have been fundamental to the progress of all other prosecutions and will continue to be central to the work of the SPO.”
Kalendar – Kosova drejt lirisë, para 26 viteve Konferenca ndërkombëtare e Rambujesë

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
-Para 26 viteve, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, mbahej Konferenca ndërkombëtare, ku Kosova në kohë lufte për liri përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak/
-Në kohën e Konferencës së Rambujesë, pas takimit në Shkup në 5 Mars 1999 me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova paralajmëronte lirinë – NATO-n në Kosovë/
PRISHTINË, Shkurt 2025/ Para 26 viteve Kosova po bënte një hap të madh drejt lirisë. Pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit – kryeqytetit të Francës, në 6 Shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak…
Po para 26 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishtina për në Shkup – kryeqytetin e Maqedonisë për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.
Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…
Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999, u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.
![]()
Dole-Rugova-5 Mars 1999
Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe në Kosovë, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000…
Ishte 5 Mars 1999, ditë e Premte…Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin para 15 Marsit të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku isha, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…
Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë, në vendin që në 2025-tën feston 26 vjetorin e lirisë e 17 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.
Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të Marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kështu ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…
Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës ushtarake më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s…
Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…
![]()
Rugova me Clinton – foto: Behlul Jashari – nga ekspozita e 24 majit 2018
NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ELMI BERISHA
Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. i emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe në ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…
Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.
Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në arkivin tim nga ajo kohë kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja ruaj edhe këtë shkrim nga Nju Jorku të medias Amerikane të transmetuar nga Qendra për Informim e Kosovës:
29 Prill 2004: GAZETA “POUGHKEEPSIE JOURNAL” PËR VIZITËN E PRESIDENTIT RUGOVA NË NJU JORK
![]()
Behlul Jashari e Ibrahim Rugova
Nju Jork, 29 prill 2004 – Kur Elmi Berisha erdhi nga Kosova në Uapingers Falls, para 15 vjetësh, ai e filloi një luftë të gjatë për prosperitetin dhe pavarësinë e vendit të tij. Kjo luftë për paqe e bëri mbrëmjen e së martës të veçantë për Berishën, pasi që zyrtarët lokalë u përshëndetën miqësisht me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në Hajd Park.
“Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Berisha, ‘sepse presidenti im… vendosi që të vijë në Shtetet e Bashkuara për t’i treguar qeverisë amerikane se sa mirënjohës janë ata për atë që Amerika ka bërë për ta pesë vjet më parë”.
Vizita e Rugovës në Qendrën e Vizitorëve dhe të Konferencës “Henry A.Wallace” dhe në vendin historik “ranklin D. Roosevelt” është hera e parë që një udhëheqës i huaj ka qenë në qendër, që nga hapja e saj në nëntor. Ajo poashtu shënon miqësinë e vazhdueshme nëpërmjet Uapingers Fallsit dhe Kosovës – vitin e kaluar fshati Datçes Kaunti u binjakëzua me Klinën.
Ndërkohë që Rugova e mori një stemë nga zyrtarët e fshatit Uapingers Falls, në shenjë nderimi për punën që ai e bëri për pavarësinë e vendit të tij, Rugova dhuroi një gur të vogël të çmueshëm nga mineralet e vendit të tij. Berisha tani shërben si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara.
Rugova është në mes të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Të hënën, Rugova është takuar edhe me ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, në luginën Suskuehana, për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.
![]()
Elmi Berisha – Ibrahim Rugova – Bob Dole – Muhamet Hamiti
Udhëtimi në AWallace Centar@ ishte inspiruar nga admirimi i Rugovës për Frenklin Rusveltin dhe kjo ngjarje mblodhi një numër të zyrtarëve lokalë, të cilët patën një darkë me kryetarin. Kuvendari shtetëror Xhoel Miller, ishte i pranishëm, sikurse edhe prefekti i Bikonit, Klara Lu Gould dhe mbikëqyrësi i qytetit të Hajd Parkut, Jensi MekArthur.
“Ne jemi në shtëpinë e presidentit të njohur amerikan”, tha Rugova, përmes zëdhënësit dhe përkthyesit të tij, Muhamet Hamiti. Më herët, ai iu referua marrëdhënies ndërmjet Amerikës dhe Kosovës si një “miqësi e përhershme dhe e qëndrueshme”.
Miller tha se ishte nder që është përfshirë në mbrëmje dhe e shprehu admirimin për punën e Rugovës për pavarësinë e Kosovës.
“Është unike të kesh një udhëheqës ndërkombëtar në shtëpinë tënde, prandaj kjo është tejet ngazëllyese”, tha Miller, i cili poashtu e lavdëroi Rugovën për mbështetjen e Shteteve të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.
Komuniteti i fuqishëm shqiptar në Bikon e nxiti pjesëmarrjen e Gouldit.
“Kjo është për të treguar respekt për ta”, tha ajo për vizitën e saj në “Wallace Center”.
PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.
Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…
***
DISA NGA RAPORTIMET NGA KOSOVA QË KAM BËRË PARA 26 VITEVE – SHKURT 1999:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-04.ata.html
[13] Names of 17 Kosova representatives who will take part in Paris Conference made public
PRISHTINE, Feb.4 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: The press in Prishtine published today the names of 17 members of the Albanian delegation which will represent Kosove in the Rambouillet Conference.
Kosove Liberation Army (UÇK): Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Xhavit Haliti and Rame Buja.
United Democratic Movement (LBD): Rexhep Qosja, Bakram Kosumi, Mehmet Hajrizi and Hydajet Hyseni.
Democratic League of Kosove (LDK): Bujar Bukoshi, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Idriz Ajeti and Mark Krasniqi of the Albanian Christian Democratic Party (PSHD) represented in the Parliament.
Veton Surroi and Blerim Shala will also go to Paris, as representatives of the independent political opinion, while the student movement has not yet made public whether it will be represented and by whom.
A member of the Kosova delegation will also be the President of Kosove, Ibrahim Rugova, but no official report is made yet when will he leave for Paris. /p.ta/xh/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-05.ata.html
[11] KLA ready for a solution to Kosova issue
PRISHTINE, Feb 5 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted one of the representatives of the Kosova Liberation Army (KLA) Rame Buja as saying that their participation in the Rambouillet conference near Paris showed their readiness for negotiation and agreement on a political solution to the Kosova issue.
The Kosova delegation, which will leave for France on Friday, also includes the president of Kosova Ibrahim Rugova.
Xhemail Mustafa, a spokesman of Rugova told a news conference in Prishtina on Friday that “the delegation of Kosova is leaving for Paris conference convinced that the independence of Kosova is the only right and stable political solution which will be accepted by all Albanians and stabilize the region.”
Mustafa added: “A temporary acceptable solution should include the establishment of the democratic institutions of Kosova, independence from Serbia in order that after three years the people of Kosova have the right to declare through an internationally guaranteed referendum the independence of Kosova.”
He also expressed concern over the fact that “the Serb violence can be intensified while the conference of Rambouillet is underway.”
Therefore, he stressed the “necessity of a quick and overall reaction of NATO. Only these forces can oblige Belgrade to accept a temporary solution for Kosova while their deployment in Kosova is a guarantee for such a solution.” pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-08.ata.html
[07] Powerful explosion in Mitrovice
PRISHTINE, Feb.8 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports:
A powerful explosion shook the city of Mitrovice at about 8.30 p.m. on Sunday.
The explosion was near the vegetables market, but so far, there are no complete reports of the consequences, besides material damage, sources from Mitrovice say. /p.ta/xh/
Albanian Telegraphic Agency
[08] Albanian delegation in Rambouillet presents its demands
PRISHTINE, Feb 8 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted sources of the daily Koha Ditore of Prishtina saying that the Albanian delegation in Rambouillet,
France, had urged later on Sunday that a popular referendum on the status of Kosova be held after a three-year interim period as well as NATO signed an expected agreement and a clear definition of the Kosova status.
The same sources said that the above proposals were not backed by the ambassadors of the Contact Group who wanted things started “from the insignificant to the significant” that is first to discuss the concrete points of the Contact Group plan and later consider other things.
Later in the day the Albanian delegation urged the ambassadors Hill, Petritsch and Mayorsky to sign an armistice between the warring sides but they were said that it was included in the draft of the Contact Group. /pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-09.ata.html
[09] Ten people killed in Kosova as Rambouillet conference underway
PRISHTINE, Feb 9 – ATA correspondent Behlul Jashari said that at least six people were killed in the last 24 hours leading the number of those killed in Kosova to ten since the start of the peace conference in Rambouillet, near Paris.
Since the beginning, the Albanian delegation had asked for the signing of an agreement on armistice with the Serb side guaranteed by the Contact Group.
The start of the conference in Rambouillet was marked by an explosion which claimed the lives of three people in Prishtina followed by another one in Mitrovica whose targets were Albanians and their properties.
In a statement published in Prishtina on Tuesday, the Kosova Liberation Army (KLA) said that “the Yugoslav army has started its attacks against KLA backed positions in villages and regions of Suhareka and Malisheva as well as the area of Llapi and Mitrovica,” and considered this an “example of goodwill of the Serbian regime for negotiations in Rambouillet.”
Albanian sources said that new military and police forces had reached Kosova from Serbia on Monday, while villages of Sallabej, Majac and Konushevc of Podujeva region as well as Klina region were bombed and people had left the villages of Shtupel and Kernice.
Sources said that three out of six killed were found dead in suburbs of Gjakova, two Albanians kidnapped before were found dead near the town of Kacanik, while an unidentified person was found dead in Lipjan. /dast/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[11] Two blind Albanians accused of terrorism
PRISHTINA, Feb. 9 – ATA correspondent in Prishtina, Blul Jashari, reports:
Two blind Albanians are accused of “shooting by automatic rifles against the Serb forces,” and faced trial yesterday in Prizeren as terrorists, together with 22 other Albanians, arrested last summer in Rahovec.
The charge against the two blind Albanians has been turned down by the defence, which has considered “as impossible the committment of such act.” Last week, 26 Albanians were sentenced with 287 years in jail in a political process without any evidence to prove the accusation for terrorism, as the advocates said. /dast/mt/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-11.ata.html
[21] Walker warns demilitarization of Malisheve
PRISHTINE, Feb. 11 – ATA correspondent, Behlul Jashari, reports: William Walker,
OSCE Chief of Verifying mission in Kosove, warned the demilitarization of Malisheve and return of normality in this small city, completely destroyed by the attacks of the Serb forces last year.
The OSCE Verifying Mission has placed labels all over the city on Wednesday to warn the population not to use arms, while the chief of this mission in Kosova, Walker, said in a meeting hold with representatives of Albania subjects in Malisheve, that the work for demilitarization of the city is under the way. The presence of the Serb forces has made impossible the return of the displaced population and normalization of life in the city of Malisheve, where the schools and other institutions continue to be closed down. /lh/A.A/
Albanian Telegraphic Agency
![]()
Newborn – Kosovë -foto: Behlul Jashari
Sivjet në Ipeshkvinë Prizren – Prishtinë, në shenjtëroren dioqezane të Zojës në Letnicë, është kremtimi i Jetës së Kushtuar
Shembet muri i një ndërtese në Qendrën Historike, institucionet nuk ndërmorën masa emergjente mbrojtëse
Muri i ndërtesës me fasadë karakteristike në rrugën “Marin Barleti” në Prizren është shembur, disa muaj pasi që Komisioni komunal për vlerësimin e objekteve që paraqesin rrezikshmëri për qytetarët ka adresuar komentin se duhet të merren masa dhe të intervenohet sa më parë nga institucionet përkatëse që të parandalohet ndonjë fatkeqësi.
Ky komision më 26 shtator 2024 ka qenë në terren, në objektin në ngastrën kadastrale nr.03338-1, ku pas evidentimit në vendin e ngjarjes ka pohuar se pas zhvillimeve të punimeve në ngastrën fqinje për gërmimin e bodrumit ka ardhur deri te dëmtimi i themelit të ndërtesës, e cila ka pësuar zhvendosje dhe për pasojë janë paraqitur plasaritje dhe humbje në stabilitet.
Komisioni asokohe ka pohuar se objekti rrezikon të shembet dhe paraqet rrezik permanent për pronarin dhe kalimtarët, të cilët frekuentojnë në perimetër të objektit, dhe ka kërkuar masa e intervenim të menjëhershëm.
Pas këtij raporti, me 10 tetor 2024 edhe QRTK-Prizren ka kërkuar nga DES marrjen e masave lidhur me këtë ndërtesë.
“Sipas verifikimit në terren, gjatë punimeve në ngastrën e lartpërmendur, përmes gërmimit me ekskavator është dëmtuar ndërtesa fqinje dhe se pas shkaktimit të dëmit të konstatuar, nga inspektorati nuk janë ndërmarrë asnjë masë mbrojtëse në sigurimin statik dhe parandalimin e shkatërrimit total të ndërtesës dhe rrezikimin e kalimtarëve të rastit. Andaj, sipas kompetencave dhe përgjegjësive tuaja, kërkojmë që të ndërmerren masat emergjente mbrojtëse për ndërtesën në ngastrën kadastrale P-71813068-03338-1”, thuhet në shkresën e QRTK-Prizren.
Pas shembjes së një pjese të ndërtesës gjatë javës së shkuar, QRTK-Prizren më 30 janar 2025, sërish ka dërguar një shkresë në adresë të DES-it, ku thuhet se nuk është ndërmarrë asnjë masë, dhe se pas ndodhisë inspektorët komunal e kanë siguruar hapësirën përmes vendosjes së shiritave për pengimin e qarkullimit të njerëzve në këtë hapësirë.
Sipas QRTK-së, hapësira ku ndodhet kjo ndërtesë është brenda Qendrës Historike të Prizrenit, e cila gëzon status të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Në vijim QRTK ka ofruar udhëzime për ndërmarrjen e masave parandaluese të rrezikut, në mënyrë që të aplikohen standardet për ruajtjen e mbrojtjen efektive të trashëgimisë kulturore.
Komisioni komunal për vlerësimin e objekteve që paraqesin rrezikshmëri për qytetarët më 30 janar 2025 ka dalë në terren për të inspektuar këtë ndërtesë dhe ka konstatuar se situata është përkeqësuar më tej, “pasi një mur i ndërtesës është shembur plotësisht, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe kalimtarët”.
Komisioni edhe në këtë rast ka vlerësuar se ndërhyrja emergjente është e domosdoshme për të parandaluar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.
Lidhur me këtë rast, EC ka kërkuar informata edhe nga DI, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Për EC-in, neglizhenca e institucioneve përkatëse për të ndërmarrë masa emergjente mbrojtëse në raste të tilla është e papranueshme për shkak se në këtë mënyrë mund të rrezikohen jetët e njerëzve.
EC përsërit qëndrimin e kahershëm se siguria e qytetarëve është prioritet, dhe në këtë linjë thekson qëndrimin se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim me komunitetin duhet të ndërmarrin veprime adekuate me kohë që ndërtesat e vjetra mos të degradojnë deri në masën sa të paraqesin rrezik për sigurinë e pronarëve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Në këtë rast edhe zhvillimi i punimeve nga investitorët e punëkryesit duhet të jetë i kujdesshëm për mos dëmtimin e strukturave të ndërtesave të vjetra në Qendrën Historike.
Për këtë arsye, EC kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rrisin vigjilencën për të monitoruar situatën e punimet, dhe për të ndërmarrë veprime të duhura ligjore me kohë ashtu që ndërtesat e vjetra në Qendrën Historike mos të shndërrohen në rrezik për qytetarët, por të jenë vlerë e qytetit dhe ti shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.
Richard Grenell, ironikisht i ka bë një “shërbim” të pa pritur Albin Kurtit!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
1. Mendoj që Grenell (ashtu kontrovers sikurse Donald Trump) me prononcimin e tij të fundit personal…, sado që fillimisht ndoshta është menduar edhe nga vetë ai po edhe nga i gjithë publiku i gjerë të cilit edhe i adresohet prononcimi në fjalë se do i bëjë dëm Albin Kurtit në fushatën aktuale zgjedhore në një mënyrë ironikisht tani kur na ndajnë edhe ca ditë nga votimi plebishitar, në fakt, i ka bërë një “shërbim” të pa llogaritshëm të njëjtit! Arsyeja kryesore, për mendimin tim qëndron jo në qëllimin e tij fillestar por, në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e euforisë dhe frustrimit që është krijuar në kulturën dhe traditën tonë elektorale. Ku sulmet dhe denigrimet eventuale ndaj “viktimës” (në këtë rast KM në ikje) pak para zgjedhjeve nga kushdo që vijnë, zakonisht shpërblehen me rritjen e rejtingut të viktimës! Në këtë kontekst, nuk është i jo rastësishëm edhe mos reagimi i Albin Kurtit (e as ai i subjektit qe ai përfaqëson) , ndaj prononcimit te Grenellit.
2. Mos të harrojmë, që Grenell edhe në zgjedhjet para katër vitesh, ka atakuar me gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivokë Albin Kurtin, ku për pasojë KM iu ngritë pa papritur kuota e animimit.
Nëse e këndëvështrojmë nga këndi sociologjik ketë prononcim të adresuar nga Grenell, kuptojmë se edhe në të kaluarën ky lloj “makiavelizmi” digjital, ka “prodhuar” impakte jo vetëm sporadike po edhe të sish të drejtpërdrejta në kulturën po edhe në traditën tonë votuese.
Andaj, gjykoj që kushdo që i fiton këto zgjedhje, duhet të ketë parasysh gjithnjë ri konfigurimet e reja gjeopolitike e gjeostrategjike.
3. Dhe në këtë “odisejad”, faktori politik kosovar pa një konsensus nacional, pra, pa një unitet (jo uniformitet!) plural e ka shumë vështirë t’u bëjë ballë sfidave dhe pragmatizmit (ala Trump) në horizont. Vetëm, të bashkuar do të mund t’i tejkalojmë vështirësitë e këtyre kohërave.
Bëjë apel publik që i gjithë spektri politik të vë vëmendjen më shumë tek interesat (afatgjata) kombëtare e shtetërore, se sa te ato (afatshkurtra) politike të lidershipit aktual. Sepse, qeveritë dhe KM shkojnë e vijnë, ndërkaq, vendimet gabuara që mund të bëhen për interesa meskine (personale, klanore, partiake e ideologjike), nga kushdo qoftë ai (person, apo subjekt politik) mund të lënë vragë historike në procesin e shtete ndërtimit dhe bashkimit kombëtar…
E gjeneratat që vijnë, s’kanë me ia falë as personazheve e as partive, gabimet e sotme…
Rreth shkrimit të Zotni Rrezart Kalaja per efektin perçarës të Lëvizjes per rikëthim në kristianizem
Nga: Paul Tedeschini, Milano
E lexova me vemendje këtë shkrim analitik të Zotni Rrezart Kalaja.
Un personalisht këtë problem e shof në nji kand tjeter dhe e ndaj në dy pikëpamje.
Nga pikpamja fetare:
Në fakt PERÇARJA FETARE në trojet shqiptare ka fillu qyshë mbas pushtimit turk-osman, i cili me mjetet dhe format e veta bani këthimin e të krishterve shqiptar në musliman, apo siç quhej atëher turq-elahamdulilah. Kjo asht trashigimia e damshme perçarse e pushtuesit turk-osman, që i la popullit europian shqiptar turku. Hec e rregulloje tesh.
Nga pikpamja kulturale:
Besimi apo Feja në fakt asht nji pjesë perbase e kultures së nji populli. Ndryshe asht besimi fetar në Kinë si pjesë perbase e kultures së kinezve, ndryshe asht në Indi, ndryshe asht në Japoni, ndryshe asht në Lindjen e Mesme dhe disa vendeve aziatike, ndryshe asht ne Boten Prendimore e kështu me rradhë.
Muslimanizmi i perket kultures se popullit aziatik arab, i cili bartë me vedi kulturen e këtij populli. Muslimanizmi nuk ka pothuejse asgja të përbashkët me kulturen europiane kristjane, së ciles i perkitte popullit europian shqiptar para pushtimit turk-osman. Simbas mendimit tim kjo diference e madhe kulturale perban PERÇAMJEN KULTURALE TȄ POPULLIT SHQIPTAR TȄ SOTEM.
Fakti, qe mbi nji milion shqiptar nder tre miljon shqiptar te Shqipnise (musliman dhe kristjan) , nuk kan emigru në vendet muslimane arabe simbas perkatësisë fetare, por kan emigru shumica dermuese në vendet prendimore kristjane, pra ky fakt tregon PRIRJEN E POPULLIT SHQIPTAR per heqjen dorë nga kultura arabe e trashigueme nga pushtuesi turk-osman. Ky asht nji PLEBISHIT I LIRE i SHQIPTARVE per rrugen, që kan gjedhë të ndjekin shqiptart per te miren e vet.
Zgjedhje për refresh politik!
Florim Zeqa
Edhe pse qeveria në largim ishte e para në Kosovën e pavarur me legjitimitet të plotë qytetar, nuk arriti ta realizoj në plotni programin e saj qeverisës, e shumë më pak premtimet e dhëna ndaj qytetarëve.
Faturën e diplomacisë inerte e pagojë shrenjt Kosova
Paaftësia dhe pamundësia e zgjedhjes së problemeve të akumuluara ndër vite në të gjitha fushat e jetës ishte produkt i mungesës së zhvillimit ekonomik dhe stagnimit në politikën e jashtme.
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit Kosova ka nevojë për një Qeveri gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për zgjedhjen e shumë problemeve, sfidave dhe rrethanave ndërkombëtare para të cilave ndodhet vendi ynë.
Qëndrushmeria politike e qeverisë do të varet nga procesi i dialogut që po zhvillohet më Serbinë në Bruksel. Ikja nga kjo temë e të gjitha partive politike gjatë fushatës zgjedhore, do të jetë e pashmangshme pas formimit të qeverisë së re.
Është dëshmuar se në përballje me Serbinë në dialog duhen diplomatë të aftë dhe të pëgatitur që janë të zotët të ndërtojnë raporte të mira me ndërkombëtarëte e jo ta bëjnë të kundërtën e saj me gjuhë folklorike që e përdorin në Kosovë me elektoratin e tyre.
Përfaqësuesit politik të shtetit në dialog me Serbinë dhe në politikën e jashtme në përgjithësi, duhet të jenë largpamës dhe vizionarë, të urtë dhe vendosur në qëndrimet e tyre.
Sikur partia politike në pushtet t’i realizonte premtimet e dhëna para qytetarëve dhe mbajtjen e zotimeve në raport me dialogun me Serbinë, sot Kosova do ta kishte një pozicion më të favorshëm në arenën ndërkombëtare.
Mungesa e vizionit politik dhe diplomacia inerte i kushtuan Kosovës me mos anëtarësim në KiE dhe pa asnjë rezultat në politikën e jashtme. Degradimi i politikës së jashtme të Kosovës duhet t’i shërbejë si mësim qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, që të mos i përseritë gabimet e së kaluarës.
Me këtë përbërje të kandidatëve në listat e partive politike, nuk pritet ndonjë ndryshim rrënjësorë dhe substancial, për shkak se mungojnë emrat me begrand politik dhe atdhetarë.
Pas zgjedhjeve, nga të cilat na ndajnë vetëm edhe pak ditë, qeverisë së re i duhet një refresh i thellë politik në qeverisjen e vendit, në të kundërtën na pret një theqafje akoma më e madhe nga ajo që e përjetuam përgjatë katër viteve në në politikën e jashtme!



