









Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
1. Gjuha agresive dhe ajo e rrugaçërisë, që po manifestohet në ndërkomunikimet e banorëve s’ bashku me përdorimin (publik!?) e pijeve narkotike, alkoolit, si edhe “promovimi” i sjelljeve tejet abuzive (si; adresimi i testiseve, mesazhet “a ta puthi buzën”, etj) po adresojnë përveç një tendence voajeriste, edhe një lloj perversion të ri social që për qëllim hë për hë e ka shndërrimin dhe promovimin e tyre në sjellje e “standarde” normale tek adoleshentët dhe shoqëria në përgjithësi.
Sa kam arritur ta kuptoj përmes vëzhgimit sociologjik, te këta “personazhe” nevoja për ta përcjellur “atmosferën” e ndjenjës së intimitetin tek banorët tjerë, s’bashku me maninë për t’i bulizuar atë, ka për qëllim të vetëm dukjen e tyre sa më atraktiv (lexo; sa më i veçantë e më protagonist!?) në sytë e publikut që “mbysin” kohén kot së koti duke e shikuar BigBrother-sin. Që nënkupton edhe një lloj perversioni* të ri (post modern) social në kohën tonë. Kjo po ndodh kështu edhe për shkakun se është krijuar një klimë etjeje (një far “tërrpie” si thot populli!) të çuditshme për ta shndërruar dhe promovuar këtë prirje e natyrë perversioni.’
Dhe ate jo si një normë e sjellje deviante por, si një normalitet dhe si një njësi të re vlerore në ambientet e reja sociale… postkomuniste!? Ku identifikimi i kësaj vlere (sipas “arkitektëve” dhe artikuluesve) duhet patjetër të shndërrohet me aplikativitet masiv dhe të merr përmasa gjithëpërfshirëse tek gjeneratat e reja. Arkitektët shqiptar (të Big Brother VIP), harrojnë faktin se këto njësi “vlerore” jo vetëm që përshpejtojnë dinamikën e sjelljeve deviante, por, edhe nuk përputhen aspak as me traditën, as me mentalitetin aktual, as me etnopsikologjinë e kulturën tonë kombëtare!
2. Tani, sikur e gjithë kjo energji perverse të orientohej kah fahu i arsimimit dhe edukimit tonë. Pra, kah sistemi dhe vlerat e reja që premtojnë futjen e këtyre kontingjenteve të reja të rinjve tanë në një konkurrencë të fortë dhe të ashpër me kombet e shtetet tjera në rajon, atëherë do thonim se është një vlerë e shtuar në Projektin e emancipimit. S’këndejmi, shpalimi i intimeteve, e as ai i cilësive me backgraund personal nuk përputhet as me jetën e standardet sociale post moderne perëndimore!
“Madhështia” e perversitetit që po shfaqet pa asnjë ngurrim nga protagonistët e ngujuar vullnetarisht në BigBrotherVIP Kosova, nuk qëndron edhe aq tek demonstrimi dhe shpalosja publike e këtij lloj perversiteti (gjë që mund të jetë edhe cilësi e karakterit të vetë protagonistëve në jetën reale) tek një kategori vogël e publikut me shqetësime e interesime të tilla (kinse post moderne!), sa mund të qëndroj te rreziku i infektimit me viruset e tilla që ambienti jonë social nuk mund t’i “përpijë” si kokrra paracetamoli!
3. Dikush nga “kujdestarët” dhe avokatët e kësaj mënyre të avokimit publik të perversionit, mund të thotë; po mirë e drejta e perversionit, është e drejtë e çdo njeriu në demokraci. Unë u them, dakord, por, kjo e “drejtë” mjaftë e diskutueshme edhe në sistemin vleror perëndimor, në momentin kur del nga sfera personale dhe e merr dhenë në publik, ajo më nuk konsiderohet si e drejtë elementare e njeriut, por, si mjet abuzimi e kërcënimi ndaj sferës publike. Sferë kjo që edhe në shoqëritë më të avancuara demokratike ruhet dhe monitorohet me xhelozi më të madhe. Pra, katapultimi i perversiteti në publik të gjerë si edhe intenca që ai të bëhet sa më masiv e më protagonist në jetën publike, nuk është asfare vlere (as etike, e as morale, madje as sociale!), por, një deviacion i qëllimshëm që ka synim, pretendim e ambicie për t’u shndërruar në sjellje normale sikurse sjelljet tjera të standardizuara në botën e qytetëruar… *)Perversioni… është një prirje erotike dhe një aventurë sfiduese personale seksuale…)
Reconquista. Kopjuar nga Twitter/X
Arnt Jensvoll 29.10.2024 17:00
Document.no
«España es cristiana no musulmana»,—thuhet në rrugët spanjolle. Në të gjithë Spanjën, ka pasur protesta kundër Islamit. Shumë kanë pasur mjaft. Duke iu referuar historisë, rënies së Granadës dhe Reconquista-s (ripushtimit), kërkohet që muslimanët të dëbohen.
Historia si libër shkollor
Sergio Gracia, i cili drejton qendrën kërkimore të krahut të majtë CINVED, tregon se si e djathta ekstreme përdor historinë për të justifikuar dëbimin e muslimanëve nga vendi.
“Ekstremistët e djathtë i referohen figurave historike si Don Pelayo dhe El Sid. Ata i referohen Betejës së Covadongas, Betejës së Alarcos, Betejës së Las Navas në Tolosa, një pikë kthese të rëndësishme në Reconquista dhe ripushtimit të Granadës në vitin 1492.
Mbretit të krishterë Don Pelayo i është dhënë merita për fillimin e reconquista për fitoren e tij në betejën e Covadonga. Fisniku El Cid Campeador ripushtoi Valencian nga Maurët. Këto, sipas Gracias, janë bërë simbole të Spanjës së krishterë.
“España es cristiana no musulmana!”
“Spanja është e krishter, jo myslimane!”
Video nga Telegram
Problemet e mediave të regjimit
Hacer Nacion është vendosur në të djathtë të Vox në politikën spanjolle. Ata vetë e përcaktojnë veten si nacionalistë në një kontekst politik dhe social në një kontekst ekonomik.
Në faqen e tyre në Facebook, ata përmendin mediat e regjimit dhe i referohen kanalit televiziv kombëtar La Sexta:
“Për La Sexta, rritja e krimit, grabitjes dhe përdhunimit nuk është problemi, problemi është se ne u themi atyre se ata mohojnë realitetin.
“Ata mohojnë pushtimin, mohojnë rritjen e krimit, mohojnë atë që populli vuan çdo ditë. Këta janë propaganduesit e pushtetit. Ata u shërbejnë vetëm atyre që mbushin xhepat e tyre. Ngrihuni para mohuesve të pushtimit!
Festa mbaroi
Në zgjedhjet evropiane, një parti e re e krahut të djathtë “Se Acabó La Fiesta” befasoi – partia arriti rezukltate zgjedhore me 4.6 për qind të votave dhe tre përfaqësues.
Partia e sapo themeluar, e udhëhequr nga 34-vjeçari Luis Perez, mori rreth 800,000 vota.
Perez, i cili është i njohur për retorikën e tij anti-islamike, thotë se Spanja është bërë një vend kriminelësh, njerëzish të korruptuar, pedofilësh dhe përdhunuesish. Ai i konsideron emigrantët e parregullt si kriminelë. Si një parlamentar i BE, ai refuzon të jetojë në Bruksel, i cili është “kryeqyteti i një vendi të dështuar plot islamistë, pasiguri dhe përdhunim.”
Vox, i cili ka qenë përfaqësuesi kryesor i së djathtës për dhjetë vitet e fundit, mori gjashtë përfaqësues në parlamentin e BE dhe 9.6 përqind të votave.
Pak sfond
Midis viteve 1609 dhe 1613, rreth 300.000 “Moriscos” u dëbuan nga Gadishulli Iberik. Gjatë rikonquistas, muslimanët u përballën me zgjedhjen midis kristianizimit, vdekjes ose mërgimit.
“MORISKËT ISHIN PASARDHËSIT E MUSLIMANËVE SPANJOLLË QË QËNDRUAN NË GADISHULLIN IBERIK PAS RËNIES SË MBRETËRISË NASRIDE TË GRANADËS NË VITIN 1492, TË CILËT U DETYRUAN TË ZGJIDHNIN KRISTIANIZIMIN OSE MËRGIMIN. SHUMICA DËRRMUESE U KONVERTUAN NË KRISHTERIM, POR DISA PRAKTIKUAN ISLAMIN NË FSHEHTËSI. NË VITIN 1502, U KËRKUA QË TË PAGËZOHESHIN TË GJITHA NËNSHTETASIT E KURORËS. MORISKËVE IU DESH TË MËSONIN TË HANIN MISH DERRI DHE TË PININ VERË,” THOTË SERGIO GRACIA.



Pirro Prifti, Tiranë
Nuk ka ditë dhe orë që mediat, tv, gazetat, anal-istët e paguar vazhdojnë të mbysin shoqërinë shqiptare me deklarattat nga vip-at e burgosur të cilët ndotin dhe blasfemojnë këdo, duke zmadhuar qimen në syrin e tjetrit por harrojnëtrarin që u bllokon shikimin vetë këtyre, tra i cili simbolizon hekurat e burgut për shkeljet e tmerrshme ligjore që kanë bërë këta individë dikur të veshur me pushtet me vota të vjedhura.
Dirigjimet nga burgjet dhe arrestet shtepiake për tu treguar shërbëtorëve të tyre tashmë pa pushtet se çfarë duhet të bëjnë për destabilizuar situatën me qëllim që të shpëtojnë nga drejtësia, do të kishin sukses, nëse Shqipëria dhe shoqëria shqiptare nuk do ti njihte mirë këta tipa sociopatësh të ardhur nga fshatra të humbur e të ngritur në pushtet nga ish Partia e Punës si besnikë të saj të cilët u vendosën në krye të Partive të reja gjoja pluraliste të mbushur me ish spiune, ish bashkëpuntorë të sigurimit, sigurimsa, antarë të zinj drejtues të partisë së punës që drejtonin sektorë të ndryshëm të jetës së asaj kohe.
Sidoqoftë e kaluara nuk mund të kthehet e të bëhej më e mirë, por realiteti që kemi përjetuar tregon qartë sesi këta biçim sëzë thirën brohoritën për Çekun e Bardhë, se si këta Hipokritë e kusarë kriptokomunistë shkatërruan me urdhër nga brënda e nga politkanët fqinjë rreth 500 e ca uzina e fabrika dhe të gjithë industrinë e lehtë dhe të rëndë shqiptare, se këta të ashtuquajtur komunistë por në fakt hajdutë të kthyer në demokratë, vendosën asistencën 80% për punonjësit, se si këta, persona me pardesy të bardha por zemërzinj, me politikat e tyre amatoreske të drejtuara nga politikanët fqinjë e kthyen Shqipërinë në një han pa porta dhe larguan rreth 1.2 milion banorë deri në 2000, por që vazhdojnë të largohen çdo vit nga 50 mijë vetë kryesisht të rinj dhe të shtresës së mesme jashtë shtetit për një jetë më të mirë dhe për një siguri jete shoqërore dhe shëndetësore. Bëmat e tyre nuk kanë të sossur. Vetëm në vitin e Mbrapshtë 1997-1998 u vranë rreth 4000 vetë nga anarkija civile dhe nga lufta për pushtet midis klaneve partiake.
Dy nga bëmat më negative që realizuan këta Sojsëzë me pushtet politik të dhuruar nga arkitekti i kësaj demokracie të rremë-Ramiz Alia, por që vazhdojnë të kenë efekte negative gjatë 34 viteve demokraci -anarkike por edhe sot- ishin:
– vënia në praktikë e ligjit 7501 që dëmtoi rëndë pronarët e vjetër duke mos u dhënë pronat dhemadje quhen në mënyrë turpëruese `ish pronarët e tokave`, gjë që shkaktoi rrëmbimin e tokave dhe të pronës nga pushtetarët dhe përkrahësit e tyre partiakë
– mungesa e dënimit kur shkelet ligji, duke shkaktuar që shkelësit e ligjit të mos dënohen, madje të vihen në pushtet herë pas here dhe kur largohen nga pushteti bëhen ose analistë ose biznesmenë por se në momente që e kërkon nevoja thërrasin: “kapeni hajdutin“ – duke qënë vetë kokrra hajdutësh.
Atëhere përse kjo gjëndje ku të akuzuarit për korrupsion dhe vjedhje madje edhe për vrasje të cilët kanë vënë psuri duke keqpërdorur buxhetin e shtetit dhe taksapuguesit shqiptarë- mbizotërojnë nw lajme e skoope, dhe përpiqen të nxijnë Shqipërinë dhe të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që …..të shpëtojnë nga burgu..
Përse mediat, gazetat, tv, linket, mbushen me lajme nga deklaratat e këtyre hajdutëve VIP duke na i dhënë si lajme të ditës si …U rrëmbeva nga mafia në pushtet! Me deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore merrej ish-gruaja ime… dhe kush nuk e njeh Metën (përveç popullit shqiptar) do të thotëse.. ky na qënka engjëll dhe jo kokrra e hajdutit???!!!
Apo një hyner tjetër i përditshëm si halucinacionet e liderit non-gratta që propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë duke thënë me gojë plot se SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor
Ligjvënësit e përjashtuar të PD nuk u paraqitën fare në seancë. Pjesë tjetër e opozitës, me pankarta në duar, bllokoi foltoren e Kuvendit.
Apo plehurina mediatike si….’Rama peshku i madh në telefonin tim’, Kryemadhi i kthehet Berishës: Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e PD-së për të votuar reformën në drejtësi…
Këto mbushin çdo ditë mediat në Shqipëri duke mos përsëritur nja 8 kllounë analistë të paguar nga shejtani që nxijnë Shqipërinë sidomos Qorri tv me verbërinë satanike -tip ….“mos shiko asgjë të mirë e normale por mallko e shaj, për ditë“`….
Më në fund shoqëria shqiptare, pavarësisht lajmeve bombastike të prodhuara nga “ne jemi “kokrrahajdutësh@gmail.al“nga këta shkelës ligji VIP dhe sahanlëpirësit e tyre, shpërdorues të buxheteve të shtetit shqiptar, që janë pasuruar padrejtësisht me qëllim “për të bëë klasën e pasur“ sepse ishte shkatërruar nga kamunistët – gjithsesi, porsi ai pensionisti i varfër që sheh çdo ditë gazetat dhe lajmet, me shpresën se Kryeministri më në fund do të rrisë pensionet e ulta, kur sheh kësi lajmesh dhe deklaratash nga VIP-at e burgosur, ngre sytë i habitur, dhe pastaj tund kokën dhe thotë me vehte: `përsëri flasin këta plehra e kanë guxim dhe flasin dhe akuzojnë për ato gjëra që I kanë bërë vetë“, dhe pastaj pasi tund kokën flak gazetën, dhe sheh gjallërinë e qytetit, njerëzit e mbetur që punojnë, që përpiqen por edhe me pak para, e duan vëndin dhe Shqipërinë, pastaj çohet nga stoli dhe sheh ndonjë ish drejtues partiak që i drejtohet dhe i thotë: “a do vish të bëjmë mosbindje civile e të bllokojmë rrugët“?
Pensionisti I varfër, pështyn pak më tutje, dhe I përgjigjet: ` e keni gabim, unë nuk vij për të mbrojtur kokrrat e hajdutëve VIP`.
Zeqir Bekolli, Drenas
___
Kryeministri i Republikës së Kosovës, herë- herë, me deklaratat e tij po i zhgënjen edhe ata që shpresuan dhe iu besuan fjalëve e premtimeve të tij sa ishte në opozitë. Me ardhjen në pushtet, ndryshoi aq shumë saqë, shpeshherë pyesim vetën: -A është i njëjti, apo çfarë ndodhi me të kur u ul në karrigen e butë të Kryeministrit, për të mos thënë afër arkës.
Nga shumë premtime që i pat bërë, ishte edhe ajo se pushtetin do ta zbres poshtë, në mënyrë që shtresa e ulët t’i shijojë frytet e tij. E njëra ndër shtresat e ulta e të nëpërkëmbura është ajo e pensionistëve, ndaj një pjese prej tyre u soll keq, duke i diskriminuar dhe trajtuar si qytetarë të rendit të dytë.
Bie fjala, me punëtorët ( pensionistë) të dëbuar nga puna, pas viteve të nëntëdhjeta nga regjimi serb, jo që u soll keq e i diskriminoi, por ndaj tyre bëri edhe “krim”, sikur edhe ndaj punëtorëve të gazetës “Rilindja”, të cilët punuan jashta tutelës serbe dhe i la me nga 100 euro pension!
Por, Kryeministri nuk kënaqet vetëm me këtë diskriminim -“krim”.
Ai doli edhe para mediave dhe pensionistëve ua caktoi edhe kohën e vdekjes, sikur të ishte ndonjë profet religjioz dhe për këtë veprim nuk u skuq fare!
Këto ditë deklaroi se “pensionistët do të vdesin brenda një ose dy dekadave” e harroi se vdekja e ka një tastierë, sikur kompjuteri sot, e dikur makina e shkrimit dhe nuk varet prej dëshirës së tij. Harroi, Kryeministri se edhe ai vet është pjesë e kësaj testire.
Motrat nga Bærum jetuan për pak kohë me gratë yazidi në Siri. Motra më e madhe u pyet nga prokurorja të martën për pikëpamjen e saj se Yazidis u mor si skllave seksi për luftëtarët e ISIS. Motrat nga Bærum janë akuzuar për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS. Foto: Ane Hem, NTB
Norvegjia
Gjykata e Qarkut të Oslos
Motra e akuazuar e ISIS, tek mikja e vet: “Mendoj se vëllezërit mund të flenë me skllevërit e tyre si të duan”
Motra e akuzuar nga ISIS mbrojti skllavërinë dhe seksin me skllevërit në një bisedë që pati me një mike në Norvegji. “A mund ta shpjegosh këtë?” E pyeti prokurorin për bisedën që u paraqit në gjykatë të martën.
Motrat nga Bærum jetuan për pak kohë me gratë yazidi në Siri. Motra më e madhe u pyet nga prokurorja të martën për pikëpamjen e saj se Yazidis u mor si skllave seksi për luftëtarët e ISIS. Motrat nga Bærum janë akuzuar për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS. Foto: Ane Hem, NTB
Olga Stokke
Gazetar
Publikuar: 30.10.2024 08:34
Nga Siria, motra më e madhe nga Bærum që akuzohet si pjesëmarrëse në organizatën terroriste ISIS , bisedoi me miqtë e kthyer në shtëpi në Norvegji. Të martën, gjykata pa një bisedë në Facebook në të cilën një plumb shkon nxehtë midis të pandehurit dhe një miku.
Në të, i pandehura argumentoi me forcë se luftëtarët e ISIS kanë të drejtë të kenë skllevër seksualë në Shtetin Islamik. Shoqja e saj ishte e tërbuar.
Prokurorja Marit Formo i kërkoi të pandehurit të shpjegonte këtë bisedë. Ajo u zhvillua një muaj pas genocidit të Yazidis në malin Sinjar në Irak në gusht 2014. Mijëra gra dhe vajza u morën si skllave seksi për luftëtarët e ISIS.
Vetë motra jetoi për një periudhë në një shtëpi ku kishte edhe gra yazidi.

Motra e saj më e madhe kishte shkarkuar fotografi xhihadiste të tilla para se të shkonte në Siri. Ajo nuk e mban mend pse, i ka shpjeguar gjykatës. Foto: Policia
Mban mend shumë e pak
Në detaje, dy motrat e akuzuara nga ISIS nga Bærum i kanë thënë Gjykatës së Qarkut të Oslos për përvojat e tmerrshme në Siri. Motrat udhëtuan për në Siri kur ishin 16 dhe 19 vjeç në vitin 2013. Ata ishin zhdukur për dhjetë vjet. Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatën terroriste Shteti Islamik (IS).
Ata nuk deklarohen fajtorë, por pretendojnë se shkuan në Siri për të kryer punë ndihmëse.
Motrat kanë thënë se kanë parë shumë vdekje dhe vuajtje. Përjetoi mungesa të dëshpëruara ushqimi dhe iku nga një vend në tjetrin me tre fëmijët e saj të vegjël. Motra më e vogël u qëllua vetë. Ajo dhe vajza e saj u plagosën në një sulm me bombë.
Prokurori ka paraqitur dokumentacionin që tregon se motrat kanë shkarkuar propagandën xhihadiste, siç është fotografia e flamurit të ISIS-it, para se të largoheshin. Motra më e madhe ka thënë në gjykatë se nuk e mban mend ose nuk e di pse e ka bërë këtë.
“I parehatshëm me ISIS që merr skllevër”
Por ajo kujton se u festua si një fitore e madhe që IS kishte marrë kontrollin e Sinjarit. Motra më e madhe i shpjegoi gjykatës se pritej që ata të mbështesnin ISIS-in.
“Por kur dëgjuam se ata kishin marrë skllevër, njerëzit reaguan ndryshe,” tha e pandehura.
– Si reagove? Pyeti prokurorin.
“Isha shumë i parehatshëm dhe skeptik për këtë.
“Ishe i parehatshëm?” Pyeti prokurorin.
“Po, duhet të kesh kujdes se çfarë thua, kështu që nuk kisha asnjë bazë për të thënë se jo, nuk lejohet.
30-vjeçarja ka shpjeguar se nuk mund të thoshte apo të bënte atë që donte në IS. Burri i saj kontrollonte gjithçka në jetën e saj. Ishte e rrezikshme të flisje negativisht për ISIS- in.

Prokurorja publike Marit Formo pyeti nëse motra e madhe e akuzuar donte të gjente një bashkëshort në ISIS për mikun e saj Aisha Shazadi Kausar nga Bærum. Foto: Javad Parsa, NTB
Theksoi se profeti kishte skllevër
Prokurorja dhe prokurorja publike Marit Formo pyeti nëse motra e madhe e akuzuar donte të gjente një bashkëshort në ISIS për mikun e saj Aisha Shazadi Kausar nga Bærum.
Prokurorja dhe prokurorja publike Marit Formo pyeti nëse motra e madhe e akuzuar donte të gjente një bashkëshort në ISIS për mikun e saj Aisha Shazadi Kausar nga Bærum. Fotografia: Javad Parsa, NTB
Pothuajse një vit pasi motrat u bashkuan me ISIS në Siri dhe u martuan me një luftëtar të huaj secila, dhe rreth një muaj pas genocidit kundër Yazidis, i akuzuari 30-vjeçar bisedoi në Facebook me një mik në Norvegji. Të martën, prokurorja Marit Formo paraqiti bisedën në gjykatë.
Shoqja e saj është kurde. Ata diskutuan nëse skllavëria, skllevërit e seksit dhe përdhunimi janë të ligjshme në Islam.
“Çfarë mendoni për faktin se ne kemi një numër skllevërish kurdë këtu atëherë? Cila është prona e atyre që i zotërojnë? Mos harroni se profeti pa kishte skllevër,” shkruante i pandehuri.
“Ju jeni kaq qesharakë sa nuk është e mundur. Çfarë mendon për përdhunimin? Apo jo?”, iu përgjigj shoku.
E pandehura u përgjigj se nuk ishte një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur. Pastaj ajo shkroi:
“Mendoj se vëllezërit mund të flenë me skllevërit e tyre si të duan. Sepse Profeti flinte me skllevërit e tij.”
“Çfarë dreqin je qëlluar në kokë?”, pyeti shoqja e saj.
Shoqja shton se e pandehura e ISIS-it është e larë në tru dhe se nuk dëshiron të ketë të bëjë më asgjë me të. Ajo thotë se përdhunimi në Islam është i ndaluar pavarësisht se kush e bën atë. Ajo shtoi:
“Ju jeni idiotë, shisni dhe blini njerëz. Çfarë dreqin po ?????”
E pandehura theksoi se ISIS u zemërua dhe deklaroi se është fakt se profeti fjeti me vajzat e tij skllave. Dhe se ajo nuk është e shpërlarë në tru.
ISIS beson se Yazidis janë adhurues të djallit. Prandaj, gratë dhe vajzat mund të merren si skllave dhe skllave seksi. Gjenocidi kundër Yazidis në malin Sinjar në Irak filloi më 3 gusht 2014. Yazidis që nuk u vranë apo u kapën nga ISIS ikën. Fotografia është bërë më 8 gusht 2014. Fotografia: STRINGER/IRAK / Reuters / NTB
“Jo opinionet e mia”
Prokurorja Marit Formo pyeti:
“Do të ketë më shumë deklarata mbështetjeje për skllevërit dhe seksin me skllevërit. Mund ta shpjegosh?
“Këto nuk janë opinionet e mia, ato ishin argumente që janë paraqitur. Kjo ishte ajo që pritej në shoqëri, u përgjigj i pandehuri.
Ajo tha se këto biseda tani janë shumë të vështira për të. Shoqja e saj kishte shumë rëndësi për të.
“Fakti që i kam thënë këto gjëra asaj më lëndon jashtë mase. Por unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për ato biseda. Pritej të flisja dhe të sillesha në një farë mënyre,” tha ajo në gjykatë.

ISIS beson se Yazidis janë adhurues të djallit. Prandaj, gratë dhe vajzat mund të merren si skllave dhe skllave seksi. Gjenocidi kundër Yazidis në malin Sinjar në Irak filloi më 3 gusht 2014. Yazidis që nuk u vranë apo u kapën nga ISIS ikën. Fotografia është bërë më 8 gusht 2014. Fotografia: STRINGER/IRAK / Reuters / NTB
Donte të gjente një burrë për një mike.
Gjykata pa gjithashtu biseda që i pandehuri pati me një mik tjetër norvegjez, gruan e mirënjohur ISIS Aisha Shaz Kausar. Prokurori Formo beson se duket se i pandehuri e inkurajoi mikun e tij të vinte në Siri. Që e pandehura donte të ndihmonte shoqen e saj për të gjetur një bashkëshort në ISIS. Kausar përfundimisht udhëtoi poshtë dhe u bë gruaja numër dy e luftëtarit norvegjez ISIS Bastian Vasquez.
Si për akuzën, ashtu edhe për mbrojtjen, do të jetë e rëndësishme t’i vërtetohet gjykatës nëse motrat ishin atje vullnetarisht, nëse u përpoqën të ktheheshin në shtëpi.
Motra më e madhe ka thënë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa ishte në zonat e kontrolluara nga ISIS. Kjo nuk ishte e mundur.
Kjo është padia
I akuzuar për pjesëmarrje etj. në një organizatë terroriste sipas nenit 147 të Kodit Penal (deri më 30.09.2015) dhe më pas nenit 136 a (Kodi i ri Penal):
“Një person që formon, merr pjesë, rekruton anëtarë ose siguron mbështetje financiare ose materiale të tjera për një organizatë terroriste, dënohet me burgim deri në 6 vjet, kur organizata ka marrë masa për realizimin e qëllimit të mjeteve të paligjshme.”
Dënimi maksimal është burgimi deri në 6 vjet.
Akuzat nuk janë tamam të njëjta për të dyja, por të dyja akuzohen për faktin se ato:
Udhëtoi në zonat e kontrolluara nga ISIS në Siri dhe u martua me një luftëtar të huaj që mori pjesë në luftime të armatosura.
Ishte përkrahëse e të shoqit duke bërë punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur për të.
Marrë strehim, kujdes shëndetësor dhe përfitime të tjera nga IS.
Mori pjesë në aktivitetet e ISIS, të tilla si kurset Sharia.
U përpoq që gratë në Norvegji të udhëtonin në Siri, të bëheshin pjesë e ISIS dhe të martoheshin me një burrë të ISIS.
Sipas padisë, 30-vjeçarja thuhet se ka qenë aktive që nga koha kur u largua në tetor 2013 deri në maj 2021, ndërsa jetonte në kampet e kontrolluara nga kurdët në Siri. Prokuroria beson se ajo gjithashtu:
Bashkëpunoi me të tjerët në ISIS për propagandën e ISIS dhe transaksionet financiare.
Planifikoi arratisjen e tij dhe të të tjerëve nga kampi në një shtëpi grash të ISIS në Idlib në Siri.
Kryer “Trajtimi i incidenteve dhe reagimeve kundër personave” që konsideroheshin armiq/kundërshtarë të IS-it, dhe/ose nuk mbështesnin ideologjinë e IS-it.
Mori pjesë në aktivitetet e IS-it, si shkolla koranike, trajnimi i gjuhës nën patronazhin e ISIS-it dhe u mësoi anglisht grave dhe/ose fëmijëve.
27-vjeçarja akuzohet për periudhën nga koha kur u largua në tetor 2013 deri në mars 2019. Prokuroria beson se ajo gjithashtu:
Betimi për besnikëri ndaj ISIS-it.
Në pranverën e vitit 2014, përgatitjet u bënë me qëllim fillimin e një kampi stërvitjeje ushtarake për gratë në IS.
Njohuri të fituara për armët dhe municionet.
Aktorët: Prokurorja Publike Marit Formo, Prokurorja Publike Anne Karoline Bakken Stafi dhe bashkëprokurorja e policisë Kathrine Tonstad në PST.
Mbrojtësit: Avokati Hilde Firman Fjellså (për motrën e vogël) dhe avokati Geir Lippestad (për motrën më të vjetër)
Motrat nga Bærum
Më e vjetra (30):
Ajo ishte gjashtë vjeçe kur erdhi në Norvegji nga Somalia në vitin 2000.
Qytetar norvegjez.
Ishte 19 vjeçe kur shkoi në Siri në tetor të vitit 2013.
Atje ajo kishte dy vajza, të cilat tani janë shtatë dhe nëntë vjeçe.
Avokati i mbrojtjes: Avokati Geir Lippestad.
Më e reja (27):
Ajo ishte dy vjeçe kur erdhi në Norvegji nga Somalia në vitin 2000.
Qytetar norvegjez.
Ishte 16 vjeçe kur udhëtoi për në Siri në tetor të vitit 2013.
Atje ajo kishte një vajzë që tani është shtatë vjeçe.
Avokatja Hilde Firman Fjellså.
Aftenposten
IS-tiltalt søster fra Bærum forsvarte sex-slaver i chat med venninne



Nga: Fahri Dahri
(Një vështrim retrospektiv, drejt rrugës së prosperitetit).
Për ata që na kanë coptuar nga vitet 1877 deri në vitin 1913,
Zotërinj dhe zonja. Shumë drama të mëdha janë kryer. Janë lejuar të kryhen krime të rënda e gjenocide tejet të tmershme ndaj kombit shqiptar.
Kanë coptuar arbitrarisht hapësirën territoriale të Shqipërisë etnike. Kanë lejuar vrasje makabre, dëbime të dhunshme, tjetërsim të gjësë më të shenjtë të njerëzimit, të drejtën e pronësisë. Fuqitë e Mëdha kanë rënë në kurthin famëkeq të parësisë së subjektives duke shkelmuar parësinë hyjnore, atë objektive. Nuk mbajnë parasysh kriterin shqiptar të përcaktimit të kombit bazuar në gjakun, gjuhën, gjeografinë, traditat, zakonet, antropologjinë.
Dhe të gjitha këto veprime të shëmtuara ndaj kombit shqiptar, janë kryer me gjakftohtësi, me zjarr e hekur, me laps e letër, krejt të pa argumentuara, aspak ndërgjegjshmëri.
Është mohuar dhe ndërhyrë në tjetërsimin e kulturës së lashtësisë, për të plotësuar egon e pa justifikuar të së resë ndaj antikitetit, lashtësisë historike. Dhe kjo është vendosur me djegjen e Bibliotekës së Aleksandrisë, nga e cila janë vjedhur dijet, përvojat, arritjet e mëdha njerëzore, për ti përvehtësuar si të arrira të fuqive të mëdha.
Një nga shembujt e këtyre tjetërsimeve në realizim të strategjive mohuese të lashtësisë, veç të tjerave na e dëshmon krijimi i shteti Grek, sajesa e fuqive të mëdha, e vitit 1830.
Njerëzimi i sotëm është i vetëdijshëm për këto plagjiatura të turpshme, ndaj kërkohet:
Të pranohen e të korigjohen të gjitha strategjitë e shëmtuara që i janë krijuar shoqërive njerëzore. Ato kanë penguar rëndshëm zhvillimin ekonomiko-shoqëror të mbarë njerëzimit; kanë shembur shtyllat mbajtëse të urave për miqësinë dhe paqen ndërkombëtare të popujve; janë zhvilluar dhe vazhdojnë luftëra të tmerrshme mes popujve në të gjitha kohërat me fillesë romako-greke; është shënjtëruar forca dhe nënvlerësuar dituria; janë krijuar kampe të shtwtërore të kundërta mbi baza fetare, ideologjike, dhe rracore; u kanë krijuar gara për përsosjen e armatimeve për shkatërrimin e popujve më pak të fuqishëm. Pse jo armatime të fuqishme me pasoja katastrofike deri në shkatërrimin e planetit dhe më tej.
Zotërinj! Ndofta është arritur e kthesës së Madhe, ku të ndërrohet kahja botërore duke i dhënë përparësi diturisë dhe përdorimit të forcës nën kujdesin e të shënjtës mënçuri-dituri.
Të shmangen propagandat, demagogjitë, nga çdo strategji egoiste, qofshin këto individuale, të grupimeve të caktuara apo kolektive dhe ndërshtetërore.
Le të drejtohemi nga poziviteti, të shtohet vigjilenca për frenimin e negativitetit.
Zotërinj, të zgjedhur apo të emëruar! Detyra, misioni i juaj, të kthehet në shërbim të njerëzimit, duke e drejtuar atë me dituri në ndërthurje të kujdesshme me forcën.

Tashmë është mëse e qartë se ”Fuqitë e Madhe”, janë mbështetur tek ligësia e forcës dhe rezultatatet kanë sjellë vrasje, mizori, lëvizje demokratike therëse, pengesa në progres, shkatërrime të shumëllojshme.
Fuqitë e Mëdha, gjoja me argumentin e ekuilibrave botëror, kanë krijuar humnera të tmerrshme ndaj popujve të ndryshëm. E vërteta dhe e drejta janë shumë të vështira, ato sulmohen egërsisht dhe mbrojtja e tyre do shumë argumente, vendosmëri e mënçuri!
Të gjithë e ndjejmë dhe e përjetojmë se dekadat e fundit janë mbërthyer nga zullumi dhe zullumqarët. Në kohët e lashta, historia na tregon se ata popuj që ishin pushtuar nga zullumi e zullumqarët, me që kapërcyen kufijt e limituar, u ndëshkuan rëndshëm nga fenomenet e rralla natyrore. Trupat e njerëzve vërviteshin në ajër, ktheheshin në kufoma si kërma, si copa leckash të pista. Të nderuar miq, tashmë ëdhtë kuptuar e vërtetuari me faktin ku Fuqitë e Mëdha mbështeten tek forca. Ndaj kundërvënia e popujve duhet të ndërtohet mbi baza të forta mënçurie, dipllomacie, tepër të kujdesëshme dhe me vizion të qartë. Mendoj se kështu duhet të synohet që Bota të ndryshojë për mirë! Ndryshe njerëzimi do të vazhdojë përballjen me egërsitë konfliktuale.
Shënim: Artikulli, në këndvështrimin tim, është bazuar në realitetin historik të kombit tonë!.
Më, 29 Tetor 2024