Kreu Blog Faqe 728

Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës

0

Nga Aurel Dasareti

“Ndërmjetësuesit” e BE-së lavdërojnë veten: “Ne e dimë çfarë është më e mira për të tjerët”. Dhe vazhdojnë: “Liria është gjëja më e rëndësishme në botë, por shqiptarët nuk duhet ta kenë!”

Ajo që këta “demokratë” të çuditshëm zbulojnë për asociacionin serbo-çetnik në mes të Dardanisë shqiptare është interesante. Ajo që fshehin është jetike.

***

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar.

Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la…

Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion (kërcënime dhe sanksione ekonomike) shqiptarëve që ta formojnë.

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Lexova për idiotësinë e radhës së

“ndërmjetësuesve që “besojnë se nëse serbëve u jepet ajo që ata kërkojnë, serbët e Kosovës dhe Serbia do ta pranonin përfundimisht statusin e Kosovës si shtet i pavarur”. Me Serbinë brenda.

Dhe është shumë e çuditshme që “ndërmjetësuesit” më të rëndësishëm vijnë nga vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran!

Shqiptarët duhet të mbrojnë me çdo kusht qëndrimin e tyre, jo kompromise të mëtejshme në “dialogun” me brekët e palara të Rusisë në Ballkan, Serbinë pan-sllavistë, naziste-terroriste që vazhdimisht përkëdhelet (ledhatohet) nga BE-ja dhe jo vetëm, me fjalë të ëmbla, me butësi, me përulësi e me plotë dashuri perverse, të njëanshme.

“Demokratët” e BE-së që përmes “shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar edhe për motive fetare (megjithëse shumica 90% janë jofetarë), le të guxojnë të krijojnë shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë.

***

Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën.

Nëse qeveria aktuale e Kosovës apo këta kuislingë (kriminelë) opozitarë duan patjetër të abuzojnë – thyejnë Kushtetutën e Kosovës – dhe të nënshkruajnë plehra, ata do të trajtohen nga sovrani si kriminelë dhe tradhtarë të neveritshëm të vendit; le të ikin nga vendet e tyre dhe të kërkojnë azil për tradhti në Serbi dhe Rusi.

Megjithatë, armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Ata gërmojnë varret e tyre, bëjnë vetëvrasje.

Tradhtarë dhe gënjeshtarë në çdo hap. O tradhtarë të ndyrë të popullit dhe të vendit tuaj! Stuhi dhe bubullima do të vijnë mbi ju, të gjithë gurët e shtëpive të shkatërruara e të shpërndara do të fluturojnë mes jush dhe do godasin në çdo gjurmë të mashtrimeve tuaja.

***

Një zhurmë nga prapa dhe erë e keqe doli nga veshja më e brendshme (brekët e zyrtarëve “demokratik” të BE-së), dhe u përhap lehtë rreth të vetmes temë: “Asociacioni serb në midis të Kosovës shqiptare është më i rëndësishmi nga virtytet tona të reja.”

Gjëja interesante për njollat ​​e disa mbeturinave në rrugë është se nëse ktheheni të nesërmen, ato janë zhdukur. Është pak si gjethe ose pupla – nuk do t’i gjeni më në të njëjtin vend. Prandaj më pëlqejnë, sepse kanë një jetë të përkohshme. Ashtu si ata dashakeq të korruptuar që kërkojnë nga qeveria shqiptare e Kosovës të lejojë lindjen e një Serbie të vogël në tokën e tyre. Por shqiptarët (pavarësisht se ku jetojnë) nuk duhet assesi ta lejojnë një vetëvrasje të tillë; miqtë e Serbisë terroriste që kërkojnë këtë pisllëk, gjithashtu kanë një jetë të përkohshme. Si mund të garantojnë të vdekshmit e zakonshëm që një Serbi “e vogël” por shumë e rrezikshme brenda territorit shqiptar nuk do ta shkatërrojë tërë Kosovën kur këta “garantues” të pamoralshëm të gjenden në birucat e ferrit?

Është për të ardhur keq që “ndërmjetësues” shakaxhinj që nuk mund të zgjidhin probleme shumë serioze në vendet e tyre – veçanërisht me ata qindra miliona “refugjatë” të rremë e të paligjshëm (mes tyre shumë kriminelë-terroristë) të cilët ilegalisht mbërrijnë çdo ditë nga Afrika, Arabia dhe Azia – por “dinë” saktësisht se si t’i zgjidhin problemet e të tjerëve?!

***

Edvin Kristaq Rama i këndon terroristit serb A. Vuçiç: “Këtu janë frutat, lulet, gjethet dhe degët. Dhe këtu është zemra ime që rreh vetëm për ty!”

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme – Transformimi gjeopolitik në rrafshin global

0

KUFIRI ËSHTË ARRITUR: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paralajmërojnë tani Izraelin se furnizimet me armë mund të ndryshojnë nëse banorët e Gazës nuk marrin ndihmë urgjente. Fotografia: Abdel Kareem Hana / AP / NTB

Nga Dr. Sadri Ramabaja

Gjasat që të kemi përshkallëzim të lufëts në Lindjen e Mesme gjithnjë e më tepër po shtohen. Një kundërpërgjigje e Izraelit ndaj sulmit rrufe të Iranit së fundmi tashmë është paralajmruar. Përmasat e tij do të jenë prologu i mundshëm i një trandje me karakter global.

Ekspertë e njohës të mirë të sigurisë dhe gjeopolitikës pohojnë se hakmarrja e Izraelit mund të jetë shkatërruese për Iranin. Nëse ata zgjedhin të synojnë infrastrukturën kritike të naftës iraniane – shumica e së cilës ndodhet në afërsi të ishullit Kharg – eksportet e Iranit do të bien. Nëse kjo ndodh, një sulm iranian në fushat e naftës saudite nuk do të ishte jashtë diskutimit dhe atëherë mund të flasim për 20 milionë fuçi në ditë që janë nën kërcënim.
Izraeli do të vazhdojë të realizojë strategjinë e tij që ndërlidhet me dobësimin e rolit dhe ndikimit të Iranit në rajon dhe kjo mund të arrihet vetëm me bombardimin e impianteve bërthamore të Iranit tok me burimet e rafineritë e naftës. Sulmi ndaj këtyre caqeve nëdrlidhet me ekzistencën e Izraelit, prandaj ai është në qendër të strategjisë së Izraelit.
Aksioni i kryer në mëngjesin e së shtunës [më 26 tetor 2024] nga ushtria izraelite, që kishte në shënjestër objektivat ushtarakë, ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me raketa balistike që Republika Islamike kreu ndaj Izraelit në 1 tetor. Imazhet e publikuara nga ushtria izraelite tregonin kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke menaxhuar operacionin kundër Iranit nga Kirya, selia ushtarake e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha në një deklaratë në një deklaratë që Netanyahu dhe Gallant “po ndjekin nga afër” sulmet në Iran “nga qendra e komandës dhe kontrollit të IDF”. [1]
Për të theksuar se hakmarrja ishte më efektive, Forcat Ajrore izraelite më vonë pretenduan se këto sulme kishin shkatërruar “shtyllën kurrizore të industrisë së raketave të Iranit”, një komponent kritik i programit të tij të raketave balistike. Objektivat e goditura ishin pajisje të sofistikuara që Irani nuk mund t’i prodhonte vetë dhe duhej të bliheshin nga Kina. Raportet e mëvonshme pretendojnë se Izraeli shkatërroi sistemet e mbrojtjes ajrore pranë rafinerive të naftës në sulm hakmarrës ndaj Iranit.

Nëse është kështu, qeveria Netanyahu po përpiqej të minimizonte dëmin që shkaktoi në Iran, për të qetësuar Shtëpinë e Bardhë dhe për të zbutur një përgjigje të mundshme iraniane. Në të njëjtën mënyrë, Netanyahu u përpoq të largonte vëmendjen ndërkombëtare nga mizoritë në Gazën veriore dhe Libanin jugor.

Kabineti Netanyahu po luante me zjarrin. [2]

Në këtë aspekt, pavarësisht nga dallimet midis SHBA-së dhe Izraelit, Uashingtoni do të qëndrojë në krah të Jeruzalemit, sepse në nivel strategjik dhe gjeopolitik Uashingtoni (dhe aleatët e tij perëndimorë) nuk mund të pranojë apo tolerojë më aktorët jo shtetërorë (Huthit, Hasd Al-Sha’bi, Hezbollahun), duke kërcënuar ose me bllokimin e rrugëve detare apo destabilitetin rajonal.[3]

Kjo përplasje do të godiste interesat e Kinës në energji dhe stabilitetin rajonal, ndërkaq Gjermania do të mund të ishte e goditura e dytë e radhës për nga përmasat e dëmit kolateral.

Gjunjëzimi i Kinës dhSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 22 tetor po qëndron në Izrael në vizitën e tij të 11-të në rajon që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Si Kina edhe Gjermania do të jenë nën presionin e madhë për të reaguar në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre strategjike. Në këtë rast Kina do të bëjë përpjekjet e fundit për të rritur ndikimin e saj në rajon, ndërkaq Gjermania do të përpiqet të ruajë stabilitetin e sigurisë evropiane. I.

Transformimi gjeopolitik

Zhvillimi i përshpejtuar i ngajrjeve në Lindjen e Mesme duket se kanë dalë jashtë çfardo skenari të mundshëm të paramenduar. Për rrjedhojë strategjitë e munguara për parandalimin e tragjedive të mëdha, mund të imponojnë transformim gjeopolitik në shkallë globale.

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar është në vazhdën e eliminimit të liderëve të tjerë të Hamasit dhe Hezbollahut. Plani i eliminimit të liderëve të së ashtuquajturit “boshti i rezistencës”, është me sa duket pjesë e strategjisë së Izraelit për t’i prerë krahët Iranit në rajon, si një parakusht për ta izoluar këtë të fundit, dhe ndoshta për të neutralizuar programin e tij bërthamor.[4]

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme ka krijuar një dinamikë të ndërlikuar që ndikon thellësisht në gjeopolitikën globale. Ky rajon është një pikë nevralgjike për shumë shtete dhe fuqi globale për disa arsye.

Lindja e Mesme ka një rëndësi të madhe për shkak të rezervave të mëdha të naftës dhe gazit. Kontrolli mbi këto burime e bën rajonin një fushë përplasjesh ndërmjet fuqive rajonale dhe globale. Fuqitë globale, si SHBA, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, kanë të gjitha interesa të forta strategjike në rajon.
Por krahas përballjes së interesave të fuqive të mëdha, lufta në Lindjen e Mesme po trand edhe fuqitë rajonale. Luftërat civile, konfliktet ndërshtetërore dhe mosmarrëveshjet fetare në rajon kanë përfshirë shtete si Siria, Iraku, Jemeni dhe Palestinën në një spirale të dhunës dhe pasigurisë. Fuqitë e huaja shpesh ndërhyjnë në këto konflikte, qoftë për të mbrojtur interesat e tyre, për të mbështetur një palë kundër tjetrës, ose për të garantuar kontrollin e zonave të rëndësishme strategjike. Për shembull, ndërhyrja e Rusisë në Siri dhe ndikimi i Iranit në Irak dhe Jemen janë vetëm disa nga shembujt e përfshirjes së jashtme.

Por, Lindja e Mesme përballet gjithashtu me një rivalitet të madh midis fuqive rajonale si Arabia Saudite dhe Irani. Këto dy vende përfaqësojnë dy pole të kundërta fetare dhe politike (sunitë dhe shiitë), dhe përplasja mes tyre ndikon në shumë n këtë kuadër konfliktesh në rritje në rajon. Kjo përplasje rrit përshkallëzimin e konflikteve ekzistuese dhe ndërlikon përpjekjet për zgjidhje diplomatike.

Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme ka pasur efekte të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Kjo përkeqëson marrëdhëniet mes superfuqive në shkallë globale dhe fuqive rajonale.
Konfliktit ndërkohë nuk i duket fundi. Përkundrazi: Krahas përshkallëzimit që ka ndodhur tashmë në konfliktin midis Izraelit dhe organizatës terroriste libaneze Hezbollah, skenari akut horror i një lufte rajonale midis Izraelit dhe Iranit dhe të ashtuquajturit “boshti i rezistencës” i udhëhequr prej tij. ekziston ende. Përveç Hamasit dhe Hezbollahut, kjo përfshin edhe Huthit në Jemen dhe milicitë në Siri dhe Irak.[5]
Reagimi i Turqisë ndaj përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme pritet të ndikohet nga disa faktorë të rëndësishëm strategjikë dhe politikë. Historikisht, Turqia ka një pozicion unik në rajon, duke qenë një anëtar i NATO-s dhe një fuqi rajonale që kërkon të ruajë ekuilibrin ndërmjet interesave perëndimore dhe lidhjeve me botën myslimane, përfshirë Palestinën dhe popullsinë arabe.

Nëse konflikti është përshkallëzuar ndërmjet Izraelit dhe grupeve palestineze, përfshi edhe Libanin së fundmi, siç ka ndodhur në të kaluarën, Turqia ka treguar solidaritet të fuqishëm me popullin palestinez, duke dënuar Izraelin për veprime ushtarake dhe duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës. Presidenti Erdogan shpesh ka qenë një kritik i hapur i politikave izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Nga ana tjetër, Turqia mund të jetë e kujdesshme për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe për të mos rrezikuar marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin ose shtetet arabe të Gjirit, me të cilat ka përmirësuar lidhjet kohët e fundit. Megjithatë, politika e jashtme e Turqisë është shpesh dinamike dhe e përcaktuar nga zhvillimet në terren, ndaj reagimi konkret do të varet nga rrethanat e përshkallëzimit dhe nga qëndrimet e lojtarëve të tjerë ndërkombëtarë.

Në rastin e një lufte të gjerë rajonale që përfshin më shumë vende (si Irani, Siria, apo aktorë të tjerë të fuqishëm), Turqia mund të përpiqet të ndërmjetësojë, duke shfrytëzuar pozicionin e saj si një ndërmjetës i mundshëm, ndërkohë që përpiqet të sigurojë kufijtë e saj dhe interesat strategjike. 

  1. Kurdistani – Balanca e mundshme ndaj ndikimit iranian dhe turk

Ideja për krijimin e një shteti të pavarur kurd, pas ndërhyrjes së SHBA-ve në Kuvajt dhe përmbysjes së regjimit të Hyseinit, ndërlidhje me idenë për riformatimin e Irakut, federalizimin e tij. Por ngajshëm si ideja për riformatimin e Lindjes së Mesme edhe ajo e krijimit të shtetit kurd, është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet realitet.

Ngritja e një shteti të pavarur kurd në kontekstin e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme dhe rreshtimeve gjeopolitike është një çështje komplekse, por edhe i mundshëm. Disa faktorë që mund të ndikojnë në këtë situatë përfshijnë:

Historiku i kurdëve: Populli kurd ka kërkuar pavarësi për shumë dekada, veçanërisht në Irak, Siri, Turqi dhe Iran. Megjithatë, formimi i një shteti të pavarur është penguar nga qëndrim i ashpër i vendeve fqinje dhe nga fuqitë ndërkombëtare që kanë interesa të ndryshme në rajon.

Aleancat gjeopolitike: Nëse përshkallëzohet një konflikt i gjerë, situata do të krijonte mundësi për aleanca të reja. Kurdët, veçanërisht ata në Irak dhe Siri, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it dhe janë mbështetur nga SHBA dhe disa vende perëndimore. Një rreshtim i ri gjeopolitik mund të bëjë që Kurdistani të shikohet si një aleat i mundshëm i Izraelit, veçanërisht nëse kuptohet se ai mund të ofrojë një balancë ndaj ndikimit iranian dhe turk.

Qëndrimi i Turqisë: Turqia ka një popullatë të madhe kurde dhe ka qenë historikisht kundërshtuese ndaj ideve për krijimin e një shteti të pavarur kurd. Një rreshtim i ri gjeopolitik që përfshin një ngritje të Kurdistanit do të përbënte një kërcënim të rëndësishëm për interesat e Turqisë. Kjo mund të çonte në një përplasje mes Turqisë dhe kurdëve, si dhe mund të ndikonin qëndrimet e vendeve të tjera.
Turqia ndërkohë ka kërkuar zyrtarisht që t’i bashkohet BRICS, ndërkaq, në anën tjetër ka rivendosur kontaktet me regjimin sirian dhe kurdët në Siri. Ankaraja është në favor të një bote multipolare dhe është e shqetësuar tej mase për mundësinë e krijimit ët shtetit kurd tashmë në truallin e Sirisë dhe me ndihmën e Izraelit, që do të mund të ishte panteoni I Kombit kurd të coptuar e ndaër mes shteteve fqinje, përfshirë Turqinë, ku jeton pjesa më e madhe e kurdëve. Ky fakt do të mund të ndryshonte gjithë dinamikën jo vetëm në Siri dhe Irak, por edhe në Turqi.

Interesat ndërkombëtare: Fuqitë e tjera, si Rusia dhe Irani, gjithashtu kanë interesa të forta në rajon dhe mund të mbështesin politikat që e pengojnë ngritjen e një shteti të pavarur kurd, në mënyrë që të ruajnë influencën e tyre.

Popullariteti i ideve kurde: Nëse situata në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, mund të rritet mbështetje për idenë e një shteti kurd, sidomos nëse kurdët shihen si një forcë stabilizuese në një mjedis të trazuar.

Përfundimisht, edhe pse ka mundësi për rritjen e mbështetjes për krijimin e një shteti kurd në kontekstin e një përshkallëzimi të mundshëm të luftës në Lindjen e Mesme, shumë faktorë politikë, ushtarakë dhe ekonomikë do të ndikojnë në këtë zhvillim. Situata do të mbetet e paqartë dhe dinamike, duke kërkuar vëmendje të vazhdueshme për zhvillimet e ardhshme.

2.1 Irani dhe shteti i ardhshëm kurd

Transformimi gjeopolitik në Lindjen e Mesme, në veçanti në lidhje me interesat strategjike të Iranit dhe aspiratat kurde për shtetësi, është një temë e ndërlikuar që lidhet me një sërë faktorësh historikë, etnikë, ekonomikë dhe ushtarakë.
Një pjesë e popullsisë kurde jeton brenda territorit të Iranit, kryesisht në rajonin perëndimor të vendit (Kurdistani Iranian). Kjo e bën çështjen e një shteti të ardhshëm kurd një sfidë të madhe për Iranin, pasi çdo lëvizje drejt autonomisë apo shtetësisë kurde shihet si një kërcënim për integritetin territorial të vetë Iranit.
Irani e sheh krijimin e një shteti të pavarur kurd (në Irak apo në Siri) si një precedent të rrezikshëm për të nxitur lëvizje separatiste jo vetëm tek kurdët në Iran, por edhe tek grupet e tjera etnike.

Lidhjet strategjike dhe ekonomike:  Irani ka një interes të madh për të mbajtur ndikimin e tij në Irak dhe Siri, ku kurdët janë një forcë e rëndësishme politike dhe ushtarake. Një shtet kurd i pavarur mund të minojë ndikimin e Iranit në këto vende, veçanërisht nëse shteti i ri kurd mbështetet nga Izraeli dhe SHBA-të.
Rajonet ku jetojnë kurdët, si në Irak dhe Siri, janë të pasura me burime natyrore, përfshirë naftën. Irani ka interesa ekonomike në këto rajone dhe mund të kërkojë të ruajë njëfarë kontrolli mbi këto burime përmes aleancave ose tensioneve të kontrolluara me kurdët.

III.  Dinamikat rajonale

Turqia dhe Irani: Të dyja këto vende kanë kundërshtuar krijimin e një shteti kurd, por për arsye të ndryshme. Ndërsa Turqia është e fokusuar në ndalimin e ndonjë lëvizjeje kurde që mund të fuqizojë PKK-në, Irani është i shqetësuar për mundësinë e destabilizimit të pjesës së tij kurde.
Transformimi i pritshëm gjeopolitik në lidhje me balancimin e interesave strategjike të Turqisë përballë formimit të një shteti të ardhshëm kurd është një çështje komplekse dhe delikate, që përfshin shumë faktorë, duke përfshirë marrëdhëniet rajonale, etnike dhe strategjike.

Historia e marrëdhënieve mes Turqisë dhe kurdëve ka qenë e tensionuar, veçanërisht për shkak të konfliktit të armatosur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Një shtet i ardhshëm kurd, qoftë në Irak, Siri, apo edhe në territoret e tjera me popullsi kurde, është parë tradicionalisht si një kërcënim për integritetin territorial të Turqisë, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e popullsisë kurde jeton në pjesën juglindore të vendit.

Megjithëse Irani kundërshton formimin e një shteti kurd, ai gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie pragmatike me disa grupe kurde në Irak, sidomos me PUK-un (Partia Patriotike e Kurdistanit). Kjo qasje i ka mundësuar Iranit të ushtrojë ndikim në Kurdistanin irakian dhe të përdorë kurdët si një mjet për të balancuar forcat kundër Turqisë dhe Arabisë Saudite.

3.1 Strategjia Rajonale e Turqisë

Turqia ka ndjekur një politikë të ndërhyrjes rajonale për të kontrolluar çdo zhvillim që mund të çojë në formimin e një shteti të pavarur kurd afër kufijve të saj. Në Siri, për shembull, Turqia ka ndërhyrë ushtarakisht për të parandaluar që forcat kurde të bashkërendohen dhe të krijojnë një entitet të pavarur në veri të vendit. Një pjesë e kësaj politike ka të bëjë edhe me krijimin e zonave tampon, ku Turqia ka synuar të kontrollojë territore për të kufizuar veprimtarinë e forcave kurde dhe për të parandaluar formimin e një shteti autonom.

3.2 Balancimi i interesave me SHBA-të dhe Rusinë

Formimi i një shteti kurd nuk varet vetëm nga rajoni, por edhe nga politikat e fuqive të mëdha si SHBA dhe Rusia. SHBA ka mbështetur kurdët sirianë në luftën kundër ISIS-it, ndërsa Rusia ka përdorur kartën kurde për të forcuar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme. Turqia, nga ana tjetër, është përpjekur të balancojë interesat e saj me të dy fuqitë, duke e bërë të vështirë një qëndrim të qartë. Çdo ndryshim në politikën e këtyre fuqive për kurdët mund të ndikojë në qëndrimin e Ankarasë dhe të formës së transformimit gjeopolitik në rajon.

3.3  Karta ekonomike dhe energjetike

Turqia mund të përdorë mjetet ekonomike për të ndikuar mbi kurdët. Në Irak, për shembull, rajoni autonom kurd ka qenë i varur nga Turqia për eksportet e naftës përmes tubacioneve turke. Ankara-ja mund të përpiqet të përdorë këtë ndikim ekonomik për të shmangur një shtet të pavarur kurd duke forcuar varësinë e kurdëve nga Turqia, sidomos në aspektet energjitike dhe tregtare.

3.4  Koalicioni i qëndrueshmërisë rajonale

Turqia, për të siguruar qëndrueshmërinë dhe për të minimizuar ndikimin e një shteti kurd të pavarur, mund të kërkojë të krijojë një koalicion rajonal me shtete si Irani, Siria, dhe ndoshta edhe Iraku, të cilët gjithashtu kanë minoritete të mëdha kurde dhe shqetësohen për pasojat e një autonomie apo pavarësie të kurdëve.

Në përmbledhje, transformimi i pritshëm gjeopolitik do të varet nga aftësia e Turqisë për të balancuar kërcënimin e perceptuar nga një shtet i ardhshëm kurd me interesat e saj strategjike, duke përfshirë marrëdhëniet me fuqitë e mëdha dhe partnerët rajonalë, si dhe përdorimin e mjeteve ekonomike për të ndikuar në këto zhvillime.

3.5  Aleancat me SHBA-në dhe Rusinë: Roli i fuqive të mëdha si SHBA-ja dhe Rusia mund të jetë vendimtar për të ardhmen e një shteti kurd. Irani është në një aleancë të vështirë me Rusinë në Siri dhe në një konfrontim të drejtpërdrejtë me SHBA-në, e cila ka mbështetur kurdët në luftën kundër ISIS-it. Ky kontekst ndërkombëtar ndikon fuqishëm në kalkulimet gjeopolitike të Iranit.

IV. Transformimi gjeopolitik në rrafshin global – Goditja e Kinës dhe Gjermanisë

4.1  Përfshirja e Kinës

Kina ka interesa të rëndësishme ekonomike dhe strategjike në Iran, veçanërisht në sektorin e energjisë. Një konflikt i madh në rajon mund të dëmtojë investimet kineze dhe projektet e saj infrastrukturore si pjesë e iniciativës “Një Brez, Një Rrugë” (Belt and Road Initiative). Për më tepër, Kina do të ndikohej drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve të energjisë dhe mund të përpiqej të luante një rol ndërmjetësues për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të mbrojtur interesat e saj.
Një sulm i Izraelit ndaj Iranit do të kishte pasoja të gjera gjeopolitike, që mund të ndikojnë fuqishëm jo vetëm rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe fuqitë globale si Kina dhe Gjermania. Marrëdhëniet e thelluara midis Kinës dhe Lindjes së Mesme reflektojnë zhvillime më të gjera në nivelet gjeoekonomike dhe gjeopolitike dhe kanë implikime që shkojnë shumë përtej rajonit.

Ndryshimet e thella në tregjet e energjisë gjatë dekadës së fundit e kanë tronditur ekuilibrin e krijuar në tri dekadat e fundit të shekullit XX-të. Këtë situatë të re, në vitin 2019, për shembull, Presidenti Donald Trump refuzoi të ndërhynte në sulmin iranian në objektet e përpunimit të naftës saudite në Abqaiq dhe Khurais, gjë që u pa si një tradhti në qarqet politike të Gjirit.[6]

Në të njëjtën kohë, gjatë dekadës së fundit, Kina është bërë importuesi më i madh i naftës në botë dhe blerësi më i madh në Lindjen e Mesme. Pjesa e Kinës në eksportet e energjisë në rajon u rrit nga më pak se 5 përqind në fillim të viteve 2000 në mbi 20 përqind në 2021.[7]

Marrëdhëniet ekonomike me Iranin: Kina është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Iranit, veçanërisht në sektorin e energjisë. Një sulm i Izraelit ndaj Iranit mund të kërcënojë interesat e Kinës, sidomos lidhur me furnizimet e naftës dhe gazit. Kjo do të prishte marrëdhëniet tregtare dhe energjetike që Kina ka ndërtuar me Iranin.

Stabiliteti rajonal: Kina është e interesuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon, pasi destabilizimi në Lindjen e Mesme do të ndikonte në rrugët e transportit dhe projektin e saj të “Një Brez, Një Rrugë.” Një konflikt i përshkallëzuar mund të rrezikojë ndikimin e Kinës në tregjet globale dhe iniciativat e saj të infrastrukturës.

Përballja me SHBA-në: Një sulm i Izraelit mund të sjellë përfshirjen e SHBA-së, dhe Kina, duke qenë në një konkurrencë të ashpër gjeopolitike me SHBA-në, mund të ndjehet e detyruar të ndërhyjë politikisht ose ekonomikisht për të mbrojtur interesat e saj në rajon dhe të balancojë pushtetin në skenën ndërkombëtare.

4.2  Përfshirja e Gjermanisë

Një sulm i mundshëm i Izraelit ndaj Iranit do të kishte pasoja të mëdha gjeopolitike dhe do të ndikonte fuqishëm jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ky skenar do të prekte drejtpërdrejt shumë vende dhe interesa të ndryshme globale, përfshirë dhe Gjermaninë. Disa prej pasojave kryesore mund të përfshijnë:

Përshkallëzim i tensioneve në Lindjen e Mesme: Një sulm i Izraelit do të përshkallëzonte tensionet në rajon, duke çuar në konflikte të reja mes fuqive lokale, përfshirë shtetet arabe dhe aleatët e Iranit si Hezbollahu dhe grupet e tjera pro-iraniane.

Ndikim në tregjet energjetike globale: Irani është një nga eksportuesit kryesorë të naftës dhe gazit. Një konflikt në këtë rajon mund të dëmtojë furnizimin global me energji dhe të rrisë çmimet, gjë që do të kishte pasoja ekonomike për vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, që varet nga importet e energjisë.

Impakti në politikën e brendshme gjermane: Gjermania është një nga vendet kryesore të BE-së që ka mbështetur marrëveshjen bërthamore me Iranin (JCPOA). Një sulm mund të përkeqësonte marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së nëse SHBA mbështet një veprim ushtarak nga Izraeli. Kjo do të vendoste Gjermaninë në një pozitë të vështirë, mes mbështetjes për diplomaci dhe marrëdhënieve të saj të ngushta me Izraelin dhe SHBA-në.

Kriza e refugjatëve: Një konflikt i zgjeruar në Lindjen e Mesme mund të nxisë një krizë të re refugjatësh që do të ndikonte drejtpërdrejt Evropën dhe veçanërisht Gjermaninë, e cila tashmë ka përballuar sfida të mëdha me flukset e refugjatëve nga rajone të tjera në vitet e fundit.

Rreziqet për Sigurinë Evropiane: Konflikti mund të rrisë flukset e refugjatëve dhe tensionet në Lindjen e Mesme, çka do të ndikonte në stabilitetin e Evropës. Gjermania, si një nga vendet kyçe të BE-së, mund të përballet me sfida të mëdha lidhur me sigurinë dhe politikën e brendshme, për shkak të pasojave humanitare dhe të sigurisë që mund të rrjedhin nga konflikti.

  1. Pozita e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Shqipëria si anëtare e NATO-s: Duke qenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shqipëria ndodhet në një pozitë ku duhet të mbështesë politikat e përgjithshme të NATO-s në rajon. Këët duhet ta bëjë edhe Republika e Kosovës në krah ët Shqipërisë. Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme mund të rrisë angazhimet ushtarake të Shqipërisë përmes misioneve ndërkombëtare të sigurisë apo rolin e saj diplomatik në përkrahjen e partnerëve të NATO-s.

Efektet ekonomike dhe emigracioni: Shqipëria, si pjesë e rajonit të Ballkanit, mund të ndikohet nga flukset e emigracionit të nxitura nga destabilizimi i Lindjes së Mesme. Një tjetër valë refugjatësh mund të ushtrojë presion mbi infrastrukturën e vendit dhe të krijojë sfida të reja socio-ekonomike.

Diaspora shqiptare në Lindjen e Mesme: Shqiptarët që jetojnë në vendet e Lindjes së Mesme mund të përballen me pasoja të drejtpërdrejta nga përshkallëzimi i luftës. Kjo përfshin emigrimin e mundshëm ose sfida të tjera në përpjekjet për të mbijetuar në një rajon të trazuar nga konfliktet.
Në këtë rast organizimi shtetëror për rikthimin e tyre në atdheun e të parëve të tyre, është detyrë historike dhe obligim njeërzor e moral.

Përfundim

Një sulm i Izraelit ndaj Iranit do të godiste interesat e Kinës në energji dhe stabilitet rajonal, ndërsa Gjermania do të përballej me sfida diplomatike dhe humanitare. Të dyja vendet do të ndjejnë presion për të reaguar në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre strategjike, me Kinën që mund të shikojë për të rritur ndikimin e saj në rajon, dhe Gjermania që do të përpiqet të ruajë stabilitetin e sigurisë evropiane.
Kjo nuk do të thotë se Izraeli mund të mos ketë një “Fitore si të Pirros” me një kosto goxha të lartë! Edhe Shtetet e Bashkuara mund të humbasin terrene ndaj Rusisë, Kinës dhe Jugut Global.  Kjo luftë e vazhdueshme tashmë është bërë rajonale, dhe e lidhur me rivalitetin e fuqive të mëdha.
Transformimi gjeopolitik që pritet në rajon, nëse një shtet kurd merr formë, do të kërkojë që Irani të kalibrojë me kujdes qasjen e tij. Balancimi i interesave të tij strategjike do të përfshijë një miks diplomacie, presioni ekonomik dhe influencë ushtarake, si dhe një ndjekje të kujdesshme të politikave të fuqive të mëdha.
Luftërat dhe konfliktet në Lindjen e Mesme mund të katalizojnë transformime më të gjera gjeopolitike. Përveç burimeve natyrore, rajoni ka rëndësi strategjike për korridoret tregtare dhe për rrugët kryesore detare dhe tokësore. Nëse konflikti thellohet, mund të ketë ndryshime në aleancat ndërkombëtare dhe ripozicionime të fuqive globale në mënyra të paparashikueshme.

________

  1. https://www.balkanweb.com/disa-shperthime-ne-teheran-cnn-izraeli-sulmon-iranin-netanyahu-dhe-ministri-i-mbrojtjes-ndjekin-operacionin/#gsc.tab=0
  2. https://www.eurasiareview.com/28102024-israels-iran-reprisal-middle-east-destabilized-oped/
  3. Dr. Robert G. Rabil: https://www.eurasiareview.com/21102024-the-geopolitical-transformation-of-the-middle-east-oped/
    4. Po aty
    5. https://www.freiheit.org/de/die-auswirkungen-des-hamas-angriffs-auf-israel-und-die-mena-region
    6. https://www.bpb.de/shop/zeitschriften/apuz/naher-osten-2024/546381/im-weltpolitischen-machtgefuege/
  4. Shih: Observatory of Economic Complexity, China, e qasshme edhe aktualisht, https://oec.world/en/profile/country/chn.

Naim Tërnava para se ti padisë të tjerët, t’i publikojë një auditim të plotë të të ardhurave të tij dhe të Bashkësisë Islame

0

I biri i Naim Tërnavës hipur mbi veturë… Para disa vitesh ai pati bërë thirrje publike që të rinjt t’i bashkoheshin Islamic Stat, ISIS-it, dhe asgjë -askujt?!

Basri Beka, Prishtinë

Në përgjigje të padisë së paralajmëruar nga Naim Tërnava, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), kundër ish-zëvendësministrit Milazim Gashi, dua të theksoj se ky veprim është një përpjekje e qartë për të devijuar vëmendjen nga çështje serioze të transparencës dhe përgjegjësisë së BIK-ut dhe të vetë myftiut.
Z. Tërnava, përpara se të ngrejë akuza ndaj të tjerëve, ka për detyrë të zbatojë dhe të publikojë një auditim të plotë të të ardhurave të tij dhe të Bashkësisë Islame, duke bërë të qartë burimet dhe përdorimin e fondeve që ky institucion mbledh nga besimtarët dhe burime të tjera. Këto fonde, shpesh të paqarta dhe të dyshimta, kërkojnë një transparencë të plotë për t’i siguruar komunitetit menaxhimin e tyre të drejtë dhe të pastër. Nëse ky auditim nuk ndërmerret nga vetë myftiu, atëherë organet e drejtësisë në Kosovë kanë për detyrë të hetojnë me seriozitet origjinën dhe destinacionin e këtyre fondeve.
Rëndësia e hetimit të burimeve të financimit për ndërtimin e xhamive në Kosovë është gjithashtu kritike: A janë këto ndërtime rezultat i kontributit të besimtarëve shqiptarë të Kosovës, apo financohen nga burime të huaja me qëllime të dyshimta? Publiku ka të drejtë të dijë nëse këto projekte dhe procesi i mbledhjes së fondeve janë kryer me përgjegjësi dhe në përputhje me standardet morale dhe kombëtare. Ka prova historike që individë të lidhur me interesa të huaja mund të shfrytëzojnë fenë për qëllime të dëmshme. Prandaj, hetimi i BIK-ut dhe i z. Tërnava nuk është më çështje e thjeshtë financiare; është një domosdoshmëri për të mbrojtur karakterin laik të shtetit të Kosovës, i garantuar me Kushtetutë.
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Naim Tërnava me Ali Eshbar, të parin e Diyanetit të Turqisë, që para disa ditësh në Tiranë me rastin e përurimit të Xhamisë së Namazgjasë, u thuri hymne hapur ushtarëve osman që e përhapërn islamin në “Arnautlluk”. Do të thotë e pranuoi publikisht se islami është përhapur me dhunë e gjakderdhje të madhe ndër ne.   
Nëse z. Tërnava dhe BIK-u kanë pranuar fonde të kushtezuara që kërkojnë përfshirje të praktikave fetare në sistemin arsimor apo në institucionet e sigurisë, atëherë kjo përbën një rrezik të madh për rendin kushtetues të Kosovës dhe për demokracinë tonë.
Deklaratat e fundit të Tërnavës për “neo-komunistët” dhe “shpifësit” janë shmangie nga kërkesat legjitime për auditim të pavarur dhe për llogaridhënie. Nëse BIK-u dhe Tërnava pretendojnë se nuk kanë marrë fonde të dyshimta apo nga burime armiqësore ndaj Kosovës, atëherë është momenti të demonstrojnë këtë me prova të qarta dhe me transparencë.
Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit para shumë vitesh
Në një shtet të së drejtës si Kosova, llogaridhënia është thelbësore për çdo institucion. Nëse Bashkësia Islame e Kosovës dhe z. Tërnava synojnë të ruajnë besimin e komunitetit dhe të qytetarëve, atëherë është koha të japin llogari të plotë dhe të lejojnë një auditim të pavarur mbi fondet dhe veprimtarinë e tyre. Kjo është e domosdoshme për të mbrojtur rendin kushtetues dhe karakterin laik të shtetit tonë.
____

Si ta shpjegojmë këtë lloj urrejtje

Shkruan: Petrit Aliaj

* Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!

Autori i këtij libri Xhemil Zeqiri edhe pse prej dekadash jeton në Danimarkë, asnjëherë nuk ka reshtur së punuari për çështjen kombëtare direkt edhe në ngjarjet më të rëndësishme të rënies së ish-Jugosllavisë por edhe në kontakt me shumë veprimtarë, autoritete dhe bashkëpunëtorë në gadishullin Skandinav dhe në Europën Perëndimore.
Aktiviteti i tij si një gazetar hulumtues e vrojtues direkt i ndryshimeve lindje perëndim, na sjell fakte të cilat edhe shumë studiues të tjerë i kanë anashkaluar, apo më qartë, pa u dhënë shpjegime.
Faktet me dëshmi të argumentuara edhe me burime historike shtjellohen larmishëm për vetë gamën e tyre e cila mund të shërbejnë si pikënisje e studimeve shkencore aty ku edhe historia ka nevojë të plotësohet me të dhëna biografiko-historike..
Publicisti, Xhemil Zeqiri i atakon direkt të gjithë manipuluesit që u vunë në shërbim të sistemit titist për interesa personale dhe më vonë me kapërcimet e tyre u ndodhën në qerre të huaja, të tjera.
Bindjet dhe analizat e z.Xhemil Zeqiri për të vërtetën, për vetëvendosjen kombëtare, ai e ka shtjelluar edhe në librin e tretë të tij,
“E VËRTETA BËN ARMIQ” por e rithekson tek ky libër se:
“Ne, kemi të drejtën: për “ribashkim kombëtar”!…
Ndaj, për ta çuar në fund dëshirën e të gjithë shqiptarëve, ai iu ka dërguar shumë letra redaksive të ndryshme, jo vetëm në Danimarkë, por, edhe Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon për çështjen e Kosovës, për një zgjidhje demokratike.
Le t’ia lëmë lexuesit që ta shfletojë këtë libër mjaft interesant për zhvillimet e ndryshme në jetën politiko-shoqërore të shqiptarëve etnikë në trojet e tyre.

Shën Nënë Tereza, simbol i marrëdhënieve miqësore midis Shqiptarëve dhe Kroatëve

1

Nga Frank Shkreli

Javën që kaloi, në Osijek — qyteti i katërt më i madh i Kroacisë – u përurua shtatorja e Shën Nenë Terezës, me nismën e ndërmarrë  nga komuniteti shqiptar i krahinës së Sllavonisë dhe Baranje të Republikës së Kroacisë, u realizua ky projekt.  Sipas medias vendore, përfshir OsijekExpress, në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nenë Terezës në atë qytet,  morën pjesë përfaqësues të qeverisë vendore dhe qendrore kroate, pjesëtarë të komunitetit shqiptar nga ajo krahinë e Kroacisë, udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë Kombëtare të Shqiptarëve të asaj zone, Basri Haliti dhe shqiptarë të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe nga trojet e tjera shqiptare.

Me këtë rast, Zëvëndës kryetari i Bashkisë Osijek, Dragan Vulin në fjalën e tij nënvijoi se shtatorja e Nenë Terezës në Osijek është edhe një simbol shtesë, një shenjë e lidhjeve të ngushta e miqësore midis popullit shqiptar dhe popullit kroat. “Miqët tanë shqiptarë që jetojnë në Osijek janë pjesë përbërse e këtij qyteti, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në mbrojtjen e qytetit tonë gjatë luftës për mbrojtjen e atdheut, për të cilën ndihmë, u jemi shumë mirënjohës dhe falënderues shqiptarëve”, ka thenë, Z. Vulin, zevëndës kryetari i Bashkisë Osijek, duke folur për rolin dhe kontributin – në kohë lufte dhe në kohë paqeje — të shqiptarëve që jetojnë në atë qytet dhe në krahinën kroate të Sllavonisë.  Njoftohet se ishte Zyra e Bashkisë të qytetit Osijek që merret me të drejtat e njeriut dhe me të drejtat e pakicave kombëtare, ajo që siguroi mjetet e nevojshme për për ngritjen e shtatores kushtuar Nënë Terezesn ë qytetin kroat.

Ndërkohë që Kryetari i Komunitetit Kombëtar të Shqiptarëve të Sllavonisë dhe Baranjës, Z. Basri Haliti – nismëtar dhe promovues i idesë për ngrijten e shtatores së Nenë terezës në atë qytet – sipas kronikave vendore për këtë ceremoni, ka theksuar se shtatorja kushtuar Nenë Terezës nuk është vetëm një nderim për një prej humanitarëve më të rëndësishëm dhe më të njohur të shekullit XX, por është gjithashtu edhe diçka që na kujton bazat e vlerave themelore të njeriut, e të cilat na frymëzojnë të gjithëve – siç janë dashuria, solidariteti dhe kujdesi për të afërmit tanë. Nënë Tereza ka kaluar gjithë jetën e saj duke ndihmuar më të rrezikuarit, më të varfërit dhe më të lenët pas dore të shoqërisë. Misioni i saj ishte i thjesht – t’i ofrohej ndihma secilit që ka nevojë për ndihmë, pa marrë parasysh besimin, origjinën apo statusin shoqëror. Prandaj, kjo shtatore kushtuar Nënë Terezës duhet të na kujtojë porosinë e saj për dashuri e paqë për të gjithë dhe pa dallim”, ka nënvijuar në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kombëtare të Shqiptarëve në Sllavoni, Z. Basri Haliti.

Një zyrtar tjetër vendor i qytetit Osijek, Josip Miletiq, tha se murgesha katolike, Nenë Tereza u ka shërbyer shoqërive që kanë më shumë nevojë duke u kujdesur për më nevojtarët e shoqërisë, duke u ofruar atyre, njëkohsisht, dashuri e shpresë.  Sipas të dhënave nga media vendore, ai uroi dhe falënderoi komunitetin shqiptar të krahinës Sllavonia-Baranje të Kroacisë, për nismën dhe më në fund për ngritjen e shtatores së Nënë Terezës në Osijek duke u shprehur se është i sigurt se ai vend ku është vendosur shtatorja e saj do të bëhet vend takimesh dhe uratësh për shumë besimtarë, pa dallim, ka thënë zyrtari i Osijekut, Miletiq. Ndërkaq,  në emër të Parlamentit kroat dhe të Presidentit të Republikës së Kroacisë foli antarja e parlamentit kroat me origjinë shqiptare, Ermina Lekaj -Prlaskaj. “Kjo shtatore është një kujtesë e fuqisë së pashtershme të mirësisë dhe altruizmit dhe na jep një shembull të asaj për të cilën duhet të përpiqemi të arrijmë, si shoqëri. Kjo shtatore simbolizon gjithashtu lidhjet e Kroacisë me vlerat universale të paqës, dashurisë dhe mirëkuptimit që kanë udhëhequr gjithmonë jetën dhe veprat e Nënë Terezës në rrugën e jetës së saj – është shprehur me atë rast, Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila foli në atë ceremoni si përfaqsuese e Presidentit të Republikës së Kroacisë dhe Parlamentit kroat.

Pjesëmarrësve në këtë ceremoni u është bashkuar edhe Dr Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Prishtinë-Prizren, biografi i njohur brenda dhe jasht trojeve shqiptare për veprat e shumta kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Shën Nënë Terezës. “Gjuha e Nënë Terezes”, tha në fjalën e tij Dom Lush Gjergji, “është mbi të gjitha gjuha e dashurisë. Një gjuhë që duhet ta mësojmë të gjithë, sepse sa gjuhë njeh, aq njerëz vlen. Mirëpo, gjuha e Nënës Tereze ishte një gjuhë universale, një gjuhë që nderon Zotin dashuri dhe afron vëllain apo motrën njeri…Kurdo që të vini para kësaj truporeje, shihni duart e hapura edhe më tepër zemrën e hapur të Nenës Tereze, për çdo njeri, pa dallim…Të mundohemi atëherë, që atë t’a nderojmë, atë t’a duam. Gjurmëve të saj të shkojmë e mbi të gjitha, atë t’a emitojmë”, tha ndër të tjera Dom Lush Gjergji, i ftuar enkas nga Kosova për të marrë pjesë në atë cermoni të përurimit të shtatores së Nënës Tereze në Osijek të Kroacisë.

Kjo nuk është shtatorja e parë e Nënës Tereze në Kroaci – e ma merr mendja se nuk do të jetë as e fundit, duke marrë parasysh, respektin, nderimin dhe devocionin e kroatëve ndaj Shën Nënës Tereze, por edhe lidhjet historike dhe marrëdhëniet miqësore midis dy popujve dhe kombeve tona – atij shqiptar dhe atij kroat. Marrëdhëniet shqiptaro-kroate, siç u tha edhe nga disa prej folësve në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nënës Tereze javën e kaluar në Osijek, mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve që sot ndajnë vlera të përbashkëta të integrimit euroatlantik. Por, siç u potencua nga folësit edhe në ceremoninë e javës së kaluar, lidhjet midis dy kombeve tona i kanë thelluar edhe mëtej kontributi, sakrificat dhe vetmohimet e shqiptarëve, sidomos atyre nga Kosova, në luftën heroike të popullit kroat për liri e pavarësi të Kroacisë, në fillim të viteve 1990.

Por, dihet se këto marrëdhënie e kanë zanafillën në historinë e hershme të lidhjeve midis dy kombeve – duke filluar nga lidhjet ndërmjet Arbërisë dhe Republikës së Raguzës (Dubrovnikut të sotëm), që në kohën e Kastriotëve, kur ato gëzonin liri të pa kufizuar tregëtie me njëri tjetrin, por edhe marrëdhënie të tjera të forta, sidomos në fushën e diplomacisë dhe të arsimit.  Thuhet se diplomati, kleriku arbëror, oratori i njohur dhe njeriu besnik i Gjergj Kastriotit, Palë Gazulli, ka shërbyer si ambasador i Heroit Kombëtar të Shqiptarëve në Republikën e Raguzës.  Se ai ka shërbyer edhe si rektor i shkollave të Raguzës.  Këto lidhje në fushën e arsimit, sidomos për studentët nga të gjitha trojet shqiptare kanë qenë evidente edhe më vonë, në fillim të shekullit të kaluar dhe gjatë periudhës së komunizmit. Në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar, të rinjtë nga trojet shqiptare në ish-Jugosllavi — preferonin të shkonin në shkollat kroate dhe sidomos ata të fesë katolike regjistroheshin në seminaret katolike anë e mbanë Kroacisë, ku edhe autori i këtyre rreshtave ka kaluar vitet më të bukura në shkollën e mesme klasike të urdhërit salezian në qytetin kroat, Rijeka.

Këto marrëdhënie të ngushta e të hershme midis dy popujve tanë, janë përforcuar gjithashtu në fillim të shekullit të kaluar me punën e palodhëshme të shumë kroatëve, por sidomos të veprimtzarisë së historianit dhe albanologut shumë të njohur kroat, Milan Shufflaj, i cili nepërmjet hulumtimeve dhe disa veprave të tijame rëndësi historike, ka dokumentuar historinë e shqiptarëve në Mesjetë — veprimtari të cilën, fatkeqsisht, ai e ka paguar me jetën e tij, duke rënë martir i albanalogjisë. Për veprimtarinë e tij në fushën e albanologjisë,ai është vrarë nga dora e zezë serbe në Shkurt të vitit 1931, një ditë pasi ishte kthyer në Zabgreb nga një vizitë që kishte bërë në Shqipëri dhe ndërkohë që po përgatiste një botim tjetër mbi historinë e Shqiptarëve.  Kontributi i tij në ëtë fushë, konsiderohet nga historianë dhe akademikë të njohur, si unik dhe i pazëvëndsueshëm. Ky është vetëm një shembull i kontributit të një individi në forcimin e lidhjeve të ngushta midis kombit shqiptar dhe atij kroat.

Uroj që përurimi i javës së kaluar në Osijek të Kroacisë i shtatores së Shën Nënës Tereze — bijës së nderuar të Kombit shqiptar dhe Nënës së botës – të shërbejë si një dëshmi tjetër e miqësisë së fortë dhe historike midis dy popujve, drejt përforcimit të mëtejshëm të miqësisë historike dhe të marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis dy kombeve tona. Si kontribues të denjë të paqës dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në miqësi të përhershme me njëri tjetrin, në kuadër të integrimit të plotë euro-atlantik të shqiptarëve dhe kroatëve në trojet e tyre historike në Ballkanin Perëndimor.

FOTO E TË DHËNA, NË GJUHËN KROATE, NGA CEREMONIA NË LINKUN MË POSHT-OsijekExpress

FOTO U Osijeku postavljen kip Svete Majke Terezije! Evo gdje je i kako izgleda… – Osijek Express

Pamje natën e qytetit Osijek në Kroaci, ku të henën që kaloi, u përurua shtatorja e Shën Nenë Terezës

Kryeministri Albin Kurti viziton tri shtëpi tradicionale të restauruara në Qendrën Historike të Prizrenit

Prizren, 27 tetor 2024 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan dje tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren, të cilat gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe që të trija tani janë të banueshme;

Forhåndsvisning av bilde

-Shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, ajo përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Fasada ballore ka një trajtim të lartë artistik, përmes plastikës dekorative.

Forhåndsvisning av bilde

– Shtëpinë e Familjes Vetimi që gjendet në rrugën e Saraçëve, dhe paraqet një shembull të arkitekturës së banimit gjatë shek.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

XIX. Nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese, janë ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore duke siguruar kushte më të dinjitetshme për banim për familjet.

Forhåndsvisning av bilde

Kompleksin e banimit të Familjes Munik, që i takon shek. XIX. Për nga kompozicioni urban dhe trajtimi arkitektonik, kompleksi paraqet një nga shembujt e paktë të komplekseve të banimit të asaj kohe. Shquhet për trajtim të lartë artistik të dhomës së miqve, e dekoruar me elemente të drugdhendjes. Shtëpia dhe ahuri kanë qenë në gjendje shumë të rëndë fizike. Përmes restaurimit janë shpëtuar nga rrënimi.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku falënderuan familjet Kirajtani, Vetimi dhe Munik për mikpritjen dhe për përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së vlerave historike dhe tradicionale të këtyre shtëpive.

Forhåndsvisning av bilde

Qendra Historike e Prizrenit është zonë e veçantë e mbrojtur e cila mbrohet përmes Ligjit të veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë këtij mandati, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në dhjetëra monumente.

Forhåndsvisning av bilde

Trembja ime nga varfëria linguistike, që në thelb është varfëri kulturore

0
Ervina Toptani, Vjenë
___
Gjëja që unë i trembem më shumë është varfëria linguistike sepse në thelb është varfëri kulture. Eshtë pjesa më e rëndësishme që pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë identitetin kulturor individual të njeriut.
Më shqetëson veçanërisht varfëria linguistike tek të rinjtë. Në Austri ku unë vetë jap mësim, nëpër gjimnaze, profesorët e gjuhës kanë për detyrë të shohin me kujdes maksimal sa është në gjendje një nxënës të shprehë mendimin, të shpjegojë konceptet, gjendjet dhe emocionet nëpërmjet fjalorit linguistik që disponon. Kështu nxjerrin dhe mesataren e fjalëve që nxënësi njeh, duke konstatuar, mbi baza racionale nivelin intelektual, kulturor të individit në faza të rëndësishme përgatitore për profesionin dhe jetën.
Në thelb ky është problem njohurish (konjitiv) studimi, leximi, pasurimi mendor e shpirtëror, pra problem akut kulturor. Nëse marrim shembull mësuesit, niveli i tyre kulturor në përgjithësi do të reflektojë ndjeshëm tek niveli kulturor e përgatitor i brezave. E nëse i referohemi politikanëve, niveli është katastrofik. Por ata kanë në dorë drejtimin e fateve të shoqërisë dhe përzgjedhja e tyre reflekton direkt nivelin kulturor të shoqërisë. (Sa fjalë mund të njohë, të dijë një politikan shqiptar? Dëgjojini me vëmendje kur flasin se nuk disponojnë më shumë se 200-300 fjalë në fjalorin e tyre. Kjo reflekton menjëherë kulturën e përgjithshme të njeriut duke çuar tek përcaktimi i identitetit individual të gjithsecilit e dalim dhe në përfundime më të gjera konceptuale më pas mbi nivelin e politikës që bëhet dhe popullit që i zgjedh).
Ne arrijmë të shprehemi dhe tē mendojmë me aq fjalë sa njohim. Përpos atyre fjalëve nuk arrijmë të shpjegojmë më e për pasojë as nuk kuptojmë më. Çdo fjalë që ne përdorim mban brenda saj dhe kulturën me të cilën vetë fjala ka lindur. Nëpërmjet saj (fjala e folur, e shkruar, komunikimi) ndërtohet më pas skeleti i plotë i identitetit individual të gjithsecilit prej nesh shpesh duke reflektuar dhe identitetin e trashëguar familjar e kombëtar.
Të rinjtë që nuk njohin fjalët, konceptet e shprehura me to ose që kanë një bagazh të ngushtë shprehimor, që nuk munden të shprehin e të artikulojnë qartë mendimin, ndjenjat apo e gjendjet e ndryshme që përjetojnë reflektojnë ndjeshëm papërgatitjen intelektuale të tyre (shpesh dhe të prindërve të tyre sikurse dhe shkollës ku përgatiten) e cila do te jetë përcaktuese më pas edhe për jetën në përgjithësi, në lidhje me profesionin e mbi të gjitha në lidhje me harrimin e kulturës.
Ne jemi vonë, shumë vonë si shoqëri në këtë aspekt. Gjithçka mësohet, askush nuk lind i ditur!

80 mandate për Listën e Lëvizjes Vetëvendosje!

3

Ali Mehmeti, 26.10.2024

Këtë lloj dhe intensitet angazhimi të opozitës dhe zëdhënësve të tyre mediatik të cilët i kontrollojnë në masë pothuajse të plotë, nuk kemi parë qysh nga viti 2020 kur në mes të pandemisë që kaploi botën nga virusi covid19 dhe kur vdisnin me mijëra njerëz brenda ditës edhe në shtete më të zhvilluara, opozita jonë të vetmin “problem” kishte rrëzimin e Qeverisë Kurti. Deri sa në shtete tjera, edhe pse ju skadonte mandati, vazhdonin mandatet qeveritë aktuale për tu përqendruar në probleme shëndetësore të popullatës. Ky shembull i opozitës tonë ishte i pashembullt në botë me ç’rast u shpërfaq i gjithë imoraliteti i saj. E njëjta opozitë është edhe sot. Atëherë nuk kishin kurrfarë arsyetimi për rrëzimin e qeverisë sepse qeveria e re sapo kishte filluar punën. Por, as që ju duhej ndonjë arsyetim, sepse u bënë të gjithë bashkë dhe i bën numrat, mbi 2/3. Në zgjedhje që pasuan me 14 shkurt 2021, këtë imoralitet votuesi e ndëshkoi duke i dhënë koalicionit LVV-Guxo 50,28% të votave të përgjithshme, ose 56% të votave shqiptare, me gjithë refuzimin e shumicës së votave nga diaspora që në shumicë dërmuese ishin për LVV-Guxo.

Gjatë gjithë mandatit të fundit, tashmë gati 4 vjeçar, u munduan të gjejnë kauzë për ta luftuar qeverinë, por nuk e gjetën, sepse qeveria punonte me duar të pastra. Numrat më nuk i kishin për ta rrëzuar qeverinë, kurse opozitarizmi i tyre, i thënçin opozitarizëm, u përqendrua në dy pika: të fusin pyka (përçarje) në koalicionin LVV-Guxo dhe të dramatizojnë raportet e qeverisë me bashkësinë ndërkombëtare me theks të veçantë në raportet me ShBA. Në të dy pika dështuan. Në të parën sepse koalicioni ishte i sinqertë, kurse në të dytën sepse qytetarët ishin të gatshëm të sakrifikojnë raportet me “miqtë ndërkombëtarë” për ta vendosur ligjin dhe rendin ne veri të Kosovës, që disa e quanin “dhuratë e Rankoviqit” kurse disa të tjerë “tokë e askujt”. Në fakt ajo ishte tokë e Kosovës, e pranuar nga 112 shtete të botës, por e udhëhequr nga bandat legale serbe të udhëhequra nga Beogradi dhe të mbështetura nga bandat ilegale shqiptare, ku të dy palët kishin gjetur interesa të veta kriminale. Duke filluar nga kontrabanda e mallrave të konsumit të përgjithshëm të cilat kalonin edhe në jug, me ç’rast dëmtohej buxheti i Kosovës, kultivimi dhe përpunimi e narkotikëve deri të harxhimi enorm i energjisë elektrike për prodhimin e bitcoinave, të cilën e paguanin qytetarët shqiptarë nga pjesa tjetër e Kosovës. Mos të flasim pastaj për pamundësinë që qytetarët e dëbuar nga shtëpi dhe banesat e veta nga veriu të vizitojnë pronat e tyre për 20 vjet resht apo për ndërtimin e lagjeve të tëra me shtëpi dhe banesa për kolonët serb. Të gjitha këto u përmbysën brenda këtij mandati, kur edhe filloi kthimi i të dëbuarve nëpër banesa dhe shtëpi të tyre, madje duke u ndihmuar financiarisht apo me ndërtimin e shtëpive të shkatërruara në ndërkohë. Sigurisht, ky është vetëm fillimi.

Këtyre ditëve, në prag të zgjedhjeve të ardhshme, e kanë angazhuar gjithë arsenalin që e kanë në dispozicion kundër Qeverisë së Kosovës, duke mos çarë kokën nëse njëkohësisht dëmtojnë edhe interesat e Kosovës apo dobësojnë pozicionet negociuese në raport me Serbinë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza brenda Stejt Departamentit deklaron se vendimet e qeverisë “me doemos do revidohen”, duke bërë premtime në dëm të Kosovës!

Ish kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu ankohet se ngecja në negociata me Serbinë me faj të qeverisë (!) dëmton rëndë biznesin, duke sugjeruar tërthorazi formimin e zajednicës që është kusht i Serbisë për të “ecur përpara”.

Ish ambasadori dhe tani Drejtor i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ishte edhe më eksplicit duke thënë se nga mos procedimi i Asociacionit ka rrezik që ”në tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës”.

Krye propagandisti në të dy anët e Drinit, Baton Haxhiu, kërkon që Serbisë t’i jepet çka do që kërkon, vetëm të na pranon sikur shtet. Sikur nuk e di se Serbia as atëherë nuk të pranon si shtet, sepse gjithnjë do të ketë kërkesa të reja. Vetëm kushtëzimet dhe sanksionet mund ta detyrojnë Serbinë ta pranoj Kosovën.

Rasti KEK dhe Nagip Krasniqi mbahet pezull tani e dy vjet dhe i tillë, me siguri do mbetet deri pas zgjedhjeve për t’i shërbyer opozitës si ushqim apo do aktivizohet pak para zgjedhjeve.

Në mungesë të aferave korruptive, ato shpiken. Rasti më eklatant ishte “afera me rezervat e shtetit”, të cilat kjo qeveri i gjeti me 10 mijë euro. Shpifën se kishte keqpërdorim me blerje të grurit. Në fund Gjykata e Apelit refuzoj të ngrit aktakuzë. Përkundër këtij vendimi, edhe sot deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi u thirr në “keqpërdorime me rezervat e shtetit”, duke llogaritur në mos informim të qytetarëve, sepse ky vendim shumë pak u pasqyrua nëpër mjetet e informimit.

Efikasiteti i prokurorisë në lëndë ku denoncohen qeveritarët dhe futja e lëndëve në sirtar kur denoncohen ish qeveritarët tregojnë anësi totale. Me dhjetëra ish qeveritarë janë denoncuar për keqpërdorim dhe korrupsion, por asnjë lëndë ende nuk ka mbërri në gjykatë, me përjashtim të ish ministrit Pal Lekaj që e dënua me 3 vjet burg për 54 milion euro të keqpërdorura, por ende nuk u dërgua në vuajtje të dënimit. Me afrimin e zgjedhjeve kjo dukuri do të shpeshtohet, sepse do të shpeshtohen edhe shpifjet nga brenda administratës të instaluar nga opozita e tashme. Madje, mund të ketë edhe shkelje të qëllimshme ligjore nga opozitarët brenda administratës dhe denoncim po ashtu nga opozitarët, që të kërkohet pastaj llogari nga Albin Kurti

Politikisht opozita është kapur pas një bisede të Mimoza Kusarit me shefin e grupit parlamentar të Listës serbe Goran Rakiq i cili ia imponoi një bisedë me Radojçiqin, duke insistuar kështu që kishte koordinim me personin nga lista e zezë e ShBA-ve. Sigurisht se do të ketë edhe vazhdime tjera të kësaj bisede duke i paraqitur këto sekuenca sikur biseda të reja. Sikur harrojnë se për të njëjtin u tërhoq aktpadia sa këta ishin në pushtet, nga veglat e tyre nëpër prokurori dhe gjykata dhe se i njëjti më parë hynte dhe dilte nga Qeveria e Kosovës, madje pritej edhe në zyrën e Kryeministrisë dhe cakërroheshin gotat nëpër ndeje të ndryshme. Kurse kjo qeveri e uli ndikim e tij në veri të Kosovës në zero, ia konfiskoi pasurinë e fituar me kriminalitet dhe e përcolli në Serbi me plumba pas prapanice, pa të drejtë kthimi.

Me një fjalë, opozita nuk ka kauzë e cila ngjitet te qytetari. Prandaj shpif! Shpif nga frika se LVV kësaj radhe do fitoj edhe më shumë deputet sesa në zgjedhjet e kaluara dhe kështu pasuria e tyre do vihet në rrezik, sepse nuk do ketë kush ta pengoj vetingun në polici, prokurori dhe gjykata apo ta bllokoj ligjin mbi vërtetimin e prejardhjes së pasurisë dhe ligjin mbi konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyra kundërligjore. Prandaj, LVV nuk “guxon” të fiton mbi 60 deputetë dhe ky është objektivi i opozitës dhe i Listës serbe, sepse fitorja nuk vihet në pikëpyetje. Për këtë objektiv, siç shihet, opozita nuk do zgjedh mjete, duke ofruar edhe zajednicën në shkëmbim me asgjë.

Objektivi i qytetarëve duhet të jetë mbrojtja e arritjeve në veri të Kosovës, forcimi i FSK-së, minimizimi i korrupsionit dhe barazia para ligjit për të gjithë. Vlera këto për të cilat duhet luftuar pa pushim, sepse mund të vihen në pikëpyetje nëse fiton opozita, duke marrë parasysh deklaratën e kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike Bedri Hamza, i cili “me doemos do revidon” vendimet e qeverisë aktuale. Pa dyshim që në këtë operacion do kishte ndihëm të pakursyer të mbarë opozitës dhe sidomos të Listës serbe.

Të gjitha anketat tregojnë se LVV do të ketë rreth 55-60% të votave, respektivisht ndërmjet 60 dhe 70 deputet, pa llogaritur votat e diasporës. Por, a do mjafton kjo përqindje për të realizuar punët e nisura në mandatin aktual? Jo. S’pari, sepse mund të ketë erozion të deputetëve gjatë “udhëtimit” sepse LVV është “shkencë e rëndë” dhe disa lehtë heqin dorë pasi kalojnë lumin, siç u vërtetua me Doarsa Kicën, Haki Abazin, Korenicën, Rrahmanin . . . që e (keq)përdoren LVV-në sikur trampolinë, s’dyti  sepse nuk mund të aprovohen ligjet që kërkojnë dy të tretat e votave dhe s’treti sepse opozita do mund të bllokoj këto ligje. Në zgjedhjet e kaluara nga votat e diasporës janë pranuar 56 mijë nga rreth 170 mijë aplikime. Nëse nisemi nga supozimi minimalist se gjysma e këtyre votave ishin për LVV, siç ishin edhe votat në Kosovë, i bie se nga 438 mijë vota që fitoi LVV në zgjedhjet e vitit 2021, 28 mijë ishin nga diaspora, ose përkthyer në mandate i bie se nga 58 mandate të fituara, nga diaspora i kanë fituar 4 mandate. Sigurisht se këtë vit pjesëmarrja e diasporës do jetë shumëfish më e madhe duke pasur parasysh ndryshimet, respektivisht lehtësimet ligjore.

Prandaj numri prej 80 mandateve është më se i nevojshëm dhe i mundshëm. Sigurisht që kërkon angazhim maksimal, sidomos të diasporës, e cila nuk duhet të mjaftohet vetëm me shprehjen e entuziazmit nëpër tubime dhe fejsbuk, por me regjistrim të menjëhershëm për votim jashtë vendit dhe më vonë me votim.

https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

Sekretet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara , Antonio Guterres

0

Gani I. Mehmeti

Nuk e di përse me hamendjen time, po mendoja se nuk je nga Europa, por kjo nuk çon peshë aspak. Ka qenë një gabim imi, asgjë më shumë, e paranoj.

Por, ajo që më shtyri të shkruajë, vjen nga Raporti juaj të përgatitur rreth situatës në veri të Kosovës, që do ta jepni më 30 tetor, siç transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të dates 25 Tetor 2024 – 10:39.

Ne e dimë se të dhënat i merr nga UNMIK-u që ende shtrihet në veri të Kosovës.  Nuk mundem të ju mësojë se nga duhet t’i merrni raportet edhe ju, por për mua, disi, sipas asaj që lexova, nuk më duket krejt e drejtë. Ne duhet të flasim çka është e drejtë e çka jo, është diçka tjetër çka është e mundshme e çka jo. Por, edhe kur është e mundshme dhe i jipet apo shfaqet padrejtësia, është shumë më e rëndë.

Dhe, a di ku, sipas meje, është padrejtësia ?

Ju në raport shpreheni se shumë ngjarje në veri të Kosovës janë bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e Kosovës. Është fakt, e pranoj.

Por, kam pyetjen tani ndaj jush: Deri sa Kosova paska vepruar në mënyrë të njëanshme, vallë, Serbia a ka vepruar në marrëveshje me organet shtetërore të Kosovës?  Ajo a po e fuste dinarin në vri në bazë të marrëveshjes me Kosovën? Organet kriminale serbe në veri të Kosovës, a po vepronin në marrëveshje me organet e Kosovës apo me ato të Serbisë ?

Veriu i Kosovës, në rregull, kështu është. Por, veriu i Kosovës, është i Kosovës apo i Serbisë? Deri sa është veriu i KOSOVËS?

Vallë, kush duhet të shtrijë pushtetin atje: Kosova, apo Serbia? Dhe, a ishte pyetur Kosova, a ishin vënë në marrëveshje me Kosovën apo me dikë tjetër? Ndoshta, të gjitha ato që ka ndërmarrë në veri të Kosovës, qenka bërë në marrëveshje me ju! Nëse qenka kështu, atëhere, në marrëveshje me ju, edhe të eleminohen të gjitha ato veprime kriminele kundër shtetit të Kosovës. Serbët e Kosovës, nuk janë banorë të Serbisë, janë të Kosovës. Dhe, nuk ia japim ata serbë asnjëherë Serbisë, deri sa ata janë banorë të Kosovës. Natyrisht, nuk do ju mungojnë as të drejtat e tyre njerëzore dhe i kanë ato në nivelin më të lartë si pakicë në mbarë rruzullin tokësor. Shqiptarët, si shumicë, besoni, nuk janë aq të privilegjuar sa janë serbët në Kosovë. Mirëpo, është një diçka tjetër këtu: Serbia nuk i lë të pajtohen me shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri të Kosovës dhe ata, serbët, në vend se të integrohen në Kosovë, sipas porosisë së Vuçiqit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Millosheviqit, nuk i lë të integrohen në roganet e Kosovës, me qëllim të pushtimit të veriut të Kosovës, dhe jo për serbët që janë këtu, por për pasurtië nëntokësore të Kosovës:

Prandaj, deri sa ju nuk pranoni që Kosova të shtrijë sovranitetin e saj në veri të Kosovës, po i bie sikur jeni ose bashkëpunëtorë të Vuçiqit ose i dominuar nga Vuçiqi, apo, nuk e di ndryshe si të them, përveç i shitur tek Vuçiqi.  Ndoshta pak janë të rënda këto vlerësime, por më të rënda janë vërejtjtejt tuaja për Kosovën, deri sa Serbinë e përkrahni, që vazhdimisht luan me fatin e shtetit të Kosovës.

Zotëri sekretar i OKB, a thua, a nuk veproi  Serbia njëanshëm që po lobonte kundër Republikës së Kosovës edhe pas Marrëveshjes në Bruksel dhe në Ohër, dhe kurrë, asnjëherë nuk iu tërhoq vërejtja, edhe pse kjo shkruan në marrëbveshjen e Ohrit: Kurrë në asnjë dokument e as traport nuk e keni futur këtë.

Vallë, a në bashkëpunim me Kosovën, Bërnabiq, shkroi letrën BE-së se Serbia tërhiqet nga ato pika ku shkruan përKosovën se duhet të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, deri në OKB? Nuk di se ju keni ndërmarrë diçka, apo se e ekni cekur diku se edhe kjo si shumë tjera, ishin të njëanshme nga Serbia dhe se ishte ikje nga dialogu.

Këtu, e në shumë raste tjera, jeni treguar edhe i dobët edhe i padrejtë, zotëri sekretar. Dhe, kjo nuk çon ujë në përmirësimin e normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, por përkundrazi, sepse kështu trimërohet Srbia kriminele dhe bëhet gjithnjë e më agresive, në veçanti ndaj Kosovës dhe ikje nga normalizimi i marrëveshjes mes këtyre dy shteteve, Kosovës e Serbisë.

Zotëri sekretar, Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë, më 10 korrik 2010 dha të drejtën Republikës së Kosovës. Përse tani edhe ju nuk ia njihni këtë të drejtë Kosovës, përse, me e pa pëlqimin e Serbisë, nuk e pranoni në OKB Kosovën? Serbia ka qenë edhe kundër Republikave tjera të dala nga Jugosllavia që të anëtarësohen në OKB, por u anëtarësuan edhe pa lejen e saj. Përse nuk veprohet edhe me Kosovën në të njëjtën mënyrë?

Ju, as që i thoni Vuçiqit se Kosova është shtet i pavarur. Kjo është dashur të bëhet dhe duhet të bëhet. Sa më shpejt, aq më mirë, sepse ndoshta do të qetësohej Iliriku i dikurshëm, apo Ballkani i sotëm.

Është mirë ta korrigjoni RAPORTIN ndaj Kosovës, të bëheni i drejtë, sepse nuk iu kushton asgjë. Unë nuk po them të anoni nga Kosova, por as nga Serbia…

Para çerek shekulli, 15 Tetor 1999: Reagimi nga Rusia kundër Zyrës për ATSH në Prishtinë që më dha Qeveria e Kosovës

ATSH- zyra – Kosovë-Pallati Rilindja-Behlul Jashari. Telexi i raportimeve nga 24maji 1992 -Grevë e Urisë -1993

Behlul Jashari, Prishtinë

–Behlul Jashari: Shënim, derisa për librin “Kosova, lufta në lajme” po mbledh raportimet që kam bërë gjatë viteve …/

PRISHTINË, 15 Tetor 2024/ Para çerek shekulli – 25 viteve,  në 15 Tetor 1999, ishte një reagim nga Rusia kundër  Zyrës së Agjencisë Telegrafike Shqitare (ATSH) në Prishtinë që më dha Qeveria e Kosovës.

“Vendimin per hapjen ne Prishtine te perfaqesise se ATSH-s eshte veshtire te vleresosh. ndryshe, vecse si nje aksion tjeter i drejtuar per shkeputjen e Kosoves nga Serbia dhe Jugosllavia”, thuhej në fillim të shkrimit të gjatë të “The Voice of Russia”.

Në fund shënohej një si titull tjetër dhe autori: “Lojë me zjarrin (Nga Pioter Iskenderov)”.

Në vitin historik të lirisë së Kosovës 1999, në 1 Tetor, Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, me kryeministër Hashim Thaçin, më dha zyrë në Prishtinë me kërkesën që bëra si korrespondent  i Agjencisë Telegrafike Shqitare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, edhe si shprehje vlerësimi e mirënjohje për raportimet nga Kosova në vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi.

“Në bazë të kërkesës së korrespondentit të ATSH-së, zotit Behlul Jashari, të datës 1.10.1999 lëshojmë këtë:

LEJE PUNE

I lejohet kësaj agjensie puna në territorin e Kosovës, si dhe vendosja e personelit të saj zyrtarisht në kryeqendrën e Kosovës”, theksohej në dokumentin e lejes së punës dhe dhënies së Zyrës në aneksin e Pallatit Rilindja në Prishtinë, në një ambient ku para luftës ishte e vendosur një bankë. I nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Informimit Publik në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, Bajram Kosumi, dokumenti mu dha pa asnjë pritje në të njëjtën ditë kur bëra kërkesën.

Për ATSH-në raportoja korrespondent nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, e me marrjen e botimin e informacioneve të saj nisëm e themeluam bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri që nga numri i parë i gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që nisi të dalë në Prishtinë nga 18 Janari i vitit 1991 dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale të vetme në Kosovë në gjuhën shqipe Rilindja nga regjimi okupues i Serbisë.

ATSH – zyra-Prishtine- reagim- Zeri i_Rusise – dokument – foto- Behlul-Jashari

Në kohën e luftës në Kosovë, drejtori i përgjithshm i Agjencisë Kombetare-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërise ATSH, Frrok Çupi,  në intervistë për Gazetën Flaka të Shkupit të datës 4-5 Korrik 1998 – ditë e shtunë dhe e diel, lidhur me informimin e korrespondentin nga Kosova me vlerësimet më të larta deklaronte mes tjerash:

“Që në momentin kur filluan ngjarjet më dramatike në Kosovë ATSH-ja ka ngritur një redaksi me katër ose pesë veta në Veri, në Tropojë, të cilët informojnë çdo ditë me një buletin të veçantë.

Ndërkohë ne kemi korrespondentin tonë të instaluar në Prishtinë, i cili edhe në sytë e gazetarëve botërorë është shfaqur si një gazetar i saktë dhe me tërë parametrat e gazetarisë.

ATSH-qeveria-Perkohshme-Kosove-dokument-foto-Behlul-Jashari

Kjo është njëra punë që bëjmë për të informuar opinionin. E dyta është se, kemi arritur të kthehemi në një qendër të shtypit botëror që vjen nga bota në Shqipëri. Pjesa më e madhe e gazetarëve të botës, miqësisht ose profesionalisht kalojnë nëpërmjet nesh. U ndihmojmë që edhe bota nëpërmjet burimeve të veta të mësojë se çka po ndodhë në Kosovë.”

Pikërisht para 25 viteve, në 2 Tetor 1999, ATSH dha lajmin për hapjen e Zyrës në Kosovë, të cilin sot e gjejë në anglisht:

 http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-10-02.ata.html#04

[04] ATA to open office in Prishtine soon

-Minister Kosumi allows its opening-

TIRANE, Oct 2 (ATA)-The Albanian Telegraphic Agency (ATA) will soon open its office in Prishtine.

The Minister of Information in the Kosova Interim Government, Bajram Kosumi, has approved the request of ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari, to open an office of this agency in Kosova.

“This agency is allowed to work in the territory of Kosova as well as to officially establish its personnel in the centre of Kosova,” the permission issued by Minister Kosumi says.

The ATA office in Prishtine will temporarily be located in the premises of the former-Diamant Bank, near the Press Palace in Prishtine. It will be further provided with cameramen, operators and others.

The Albanian Telegraphic Agency is the first media of Albania installed in Kosova. /a.ke/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency