Kreu Blog Faqe 743

Buxhovi: Shteti laik i Kosovës ka dështuar para islamit politik

1

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se Kosova laike ka “kapitulluar” para islamit politik, duke thënë se kjo ka sjell çrregullime të mëdha në shoqërinë kosovare.

Buxhovi ka theksuar se shtetet perëndimore, përfshirë edhe Kosovën, po i kthehen nacionalizmit me qëllim që të mbrohen nga rrymat e tilla fetare.

“Kapitullimi i shtetit laik ka sjell çrregullime të mëdha në shoqërinë tonë…Këto rryma janë edhe në shtete të tjera fuqishme, me formulat e veta. Kjo që po shihet sot është kapitullimi i shtetit para islamit politik që ka sjell çrregullime të mëdha”, ka deklaruar Buxhovi.

Historiani ka shtuar tutje se në Kosovë dhe në Shqipëri ekziston tendenca që identiteti nacional të zëvendësohet me identitet fetar.

Sopi: Muhamedi me 4 ndihmësit e tij kanë qenë sufistë, kjo nuk pëlqehet të thuhet

Opinionisti në “Konfront” të KTV-së, Agim Sopi, ka thënë se vetë profeti Muhamed dhe katër ndihmësit e tij kanë qenë sufistë.

Sipas tij, kjo mund të mos pëlqehet, “por është e vërtetë”.

“Bektashinjtë e thonë të vërtetën për Islamin sepse vetë profeti Muhamed a.s. me katër ndihmës të tij kanë qenë sufistë. Kjo nuk parapëlqehet të thuhet, por është e vërtetë. Sufizmi deri në shekullin 13 ka mbizotëruar civilizimin e Lindjes. Me krijimin e islamit politik ortodoks do të thoja, janë ndarë. Lindja e ortodoksizmit mysliman në njëfarë mënyre e ka egërsuar religjionin, nuk e ka liberalizuar, sepse vetë sufistat kanë qenë shumë liberalë. Kanë qenë të dhënë më shumë prej shpirtit.

Buxhovi: Shteti nuk e ka mbrojtur laicizmin, ministrat kanë agjituar nëpër xhamia

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se Kosova nuk e ka mbrojtur shtetin laik, duke i kritikuar institucionet se kanë agjituar me klerikë fetarë.

Ai ka deklaruar të enjten në emisionin “Konfront” të KTV-së se po ta mbronte shteti laicizmin, Kosova nuk do të përballej me probleme fetare.

“…Ne po i kthehemi religjionit, asaj që na premton jetë të përshpirtshme, barazi, e këto…Faktori kryesor duhet të nisë që shteti s’e ka mbrojtur parimin e laicizmit. Po ta mbronte, s’do të hapej kjo. Kur është bërë rekrutimi për Siri, ministrat e Kosovës kanë agjituar me klerikë nëpër xhami”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi: Me veprimet e fundit e kemi kthyer Serbinë në Kosovë

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se me veprimet e fundit, klasa politike në vend e ka kthyer Serbinë politikisht në Kosovë.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Buxhovi ka deklaruar se për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të politikanëve në vend, Kosova mund të ketë pasoja në gjeostrategji.

“Pasoja mund të ketë në gjeopolitikë. Aty qëndrojmë keq. Të gjithë ato avantazhe që kishim me aleatët perëndimorë, na kanë ndihmuar në të gjitha fazat, nga bombardimi deri te çlirimi, kanë filluar të lëkunden seriozisht, sepse kemi pasur politikë të papërgjegjshme prej vitit 2010. Klasa jonë politike, me këto probleme me të cilat po ballafaqohet, i ka prej sjelljes së papërgjegjshme politike, të cilën për nevoja të caktuara, përfitimeve personale dhe të logjikës që shteti nuk konsiderohet si diçka i shenjtë që duhet të ndërtohet, por që të shfrytëzohet, kanë arritur në gjendjen që të hyjnë në marrëdhënie me Serbinë pa pasur nevojë, nuk ka pasur kurrfarë nevoje që të hapen bisedime me Serbinë, pos atyre që janë të obliguara, si dëmshpërblimet e luftës, por jo që Serbia të kthehet politikisht në Kosovë. Prej 2013-tës e deri te këto të fundit, ne e kemi kthyer Serbinë politikisht në Kosovë, e kemi kthyer në një situatë shumë të disfavorshme për ne”, ka thënë ai.

(Dez)orientimi i shqiptarëve – Konfront, 26.09.2024 (youtube.com)

Hovenier, i paqartë në ngecjen e dialogut!

0

Nga: Gani I. Mehmeti
___

Siç dihet, Kosova me e pa dëshirën e saj, është përcaktuar për dialog me Serbinë nga kërkesa e ndërkombëtarëve për të arritur deri në një marrëveshje për njohjen e njëra-tjetrës, si dy shtete të barabarta.

Këtë dialog kërkon edhe Hovenier të zhvillohet, por në një mënyrë akuzon vetëm Kosovën, deri sa Serbia është ajo që nuk pranon të zhvillohet dialogu. Serbia, e cila ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, është e interesuar të neglizhojë bisedimet, se ndoshta,  do të vinë ditë «më të mira» për të dhe të marrë, nëse jo më shumë, veriun  e Kosovës, siç ua ka vënë syrin Serbia. Asaj nuk i ngutet, se nuk e bën për serbët e veriut të Kosovës, por për tokën e verit të Kosovës. Ajo i shtynë bisedimet deri sa të marrë fund lufta në Ukrainë, për çka pret të fitojë Rusia e pastaj të angazhohet edhe për Serbinë që ta shkëpusë veriun e Kosovës dhe t’ia bashkojë Serbsë. Pra, krejt presioni për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, duhet të bëhet mbi Serbinë.

Ndërkaq, minoriteti serb dhe minoritetet e tjera në Kosovë kanë të drejtat më të mëdha se në çdo shtet tjetër. Ata i kanë të drejtat e tyre sipas Kushtetutës së Ahtisarit, ku janë edhe të privilegjuar më shumë sesa shumica, që janë shqiptarët.

Ata kanë vende të rezervuara në Kuvend, kanë të drejtat e tyre në gjuhë, në shkollim, në kuklturë, etj.

Hovenier e thot se duhet të japësh diçka kur të marrësh diçka! Por, Kosova nuk është në treg, që për të ekzistuar si shtet, u dashka t’u japë nga diçka të tjerëve. Gjithçka që kanë shqiptarët shumicë, kanë edhe tjerët pakicë.

Asociacioni. – Asociacioni nuk do i integrojë serbët në Kosovë, ata nuk janë të interesuar në integrim, por në ç’integrim, për çka edhe e kërkojnë kaq me ngulm. Asociacionin e kërkojnë për t’u mbyllur në vetvete, ta izolojnë veten nga të tjerët, sidomos në veri, dhe më pastaj, të përpiqen të ndahen nga Kosova dhe t’i bashkangjiten Serbsë.

Nëse Hovenier garanton se asiciacioni do të shërbejë në integrimin e serbëve në Kosovë, do të ishte në rregull, por nuk ka garancë, sepse dihet mirëfilli qëllimi i asociacionit. Serbët kërkojnë pak në dukje, por më pastaj marrin shumë.

Nëse asociacioni ka kuptimin e lidhjeve të komunave serbe ndërmjetveti, ato këtë mund ta bëjnë edhe pa asociacion. Askush nuk ndal bashjkëpunimin e asnjë komune me të tjerat, kur është interesimi. Secila komunë mund të zgjedh vetë me cilën do të bashkëpunojë ose jo. Pra, edhe komunat serbe, do të mund të bashkëpunojnë mesvete, me e pa asociacin.

Ndëerkaq, Hovenier e thot se fundi i dialogut është njiohja e e dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Por, për këtë do duhej t’i bëhej presion Serbisë dhe t’i tregohet qartë se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, e cila e kundërshotn ashpër. Dhe, këtu fle lepuri që marrëdhëniet e të dy shteteve janë kështu si janë, vetëm pse Serbia nuk e njeh Kosovën.

Në momentin që Serbia do ta njohë Kosovën, normalizimi i marrëdhënieve do të vie në shprehje.

Prandaj, e ka gabim Hovenier që sulmon Kosovën e jo Serbinë, dhe pikërisht këtu është paqartësia e tij.

Si shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe i pranuar në të gjithë organizatat ndërkombëtare, si trashëguese e Jugosllavisë, duhet drejtuar kërkesat e trysninë në Serbinë, jo në Kosovën.

Dhe për fund, pajtoj me Hovenierin që thot :  « S’do të ishte asnjë fitore çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat”, tha Hovenier.

Por, minoritetve në Kosovë u respektohen të drejtat.

Çfarë është një vend demokratik? Po Shqipëria?

0
Nga: Aurel Dasareti
Demokracia, e quajtur edhe qeverisja popullore, është një formë qeverisjeje ku njerëzit kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në çfarë lloj vendimesh merren. Karakteristikat e demokracisë janë zgjedhjet e lira, sundimi i shumicës, e drejta për të mos u pajtuar me shumicën dhe që të drejtat themelore të individëve janë të mbrojtura.

Çfarë është ndarja e pushteteve?

Shpërndarja e pushtetit është një nga karakteristikat më të rëndësishme të një demokracie.

Në një demokraci, i gjithë pushteti politik nuk duhet të përqendrohet në një person ose në një institucion, si një mbret apo diktator.

Në vend të kësaj, disa njerëz duhet të ndajnë pushtetin politik dhe këta duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë shmanget që ata që kanë pushtet politik në shoqëri të abuzojnë me këtë pushtet.

Në Shqipëri (vetëm në letër), si në shumë vende të tjera, pushteti shpërndahet në tre pushtete të ndryshme shtetërore:

1. Pushteti legjislativ (parlamenti/Kuvendi)

2. Pushteti ekzekutiv (qeveria)

3. Pushteti gjyqësor (gjykatat)

Këto tri pushtete shtetërore kanë detyra dhe role të ndryshme kur merren vendime të rëndësishme politike.

Pushteti legjislativ

Kuvendi është pushteti legjislativ i Shqipërisë. Vetëm Kuvendi mund të bëjë ligje të reja, të ndryshojë ose të shfuqizojë.

Një shoqëri ka nevojë për ligje dhe rregulla të përbashkëta për të funksionuar. Një nga detyrat kryesore të Kuvendit është të vendosë se cilat ligje do të zbatohen në Shqipëri.

Kushtetuta thotë se populli është pushteti legjislativ i Shqipërisë, nëpërmjet Kuvendit.

Që populli, nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, të marrë pjesë në vendosjen e ligjeve të vendit është një parim i rëndësishëm demokratik.

Pushteti ekzekutiv

Qeveria është pushteti ekzekutiv i Shqipërisë. Është ai që zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi.

Krahas zbatimit të politikës së miratuar nga Kuvendi, qeveria del edhe me propozime për ligje të reja dhe për çfarë duhet të shpenzojë shteti para.

Kryeministri drejton qeverinë. Të tjerët në qeveri quhen ministra ose këshilltar shtetëror dhe janë përgjegjës për detyra të ndryshme në shoqëri. Për shembull, Ministri i Arsimit është përgjegjës për shkollat ​​në Shqipëri.

Ata në qeveri nuk punojnë në Kuvend, por në ministri.

Pushteti gjyqësor

Gjykatat janë pushteti gjyqësor. Janë ata që vendosin nëse dikush ka shkelur një ligj dhe cilat do të jenë pasojat.

Gjykatat ndahen në tre nivele:

1. Gjykatat e rretheve

2. Gjykatat e apelit

3. Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë është gjykata më e lartë e Shqipërisë. Këtu janë gjithsej disa gjyqtarë. Udhëheqësi ka titullin e Gjykatës së Lartë.

***

Historia:

Ideja e ndarjes së pushteteve daton që nga Iluminizmi dhe u formulua nga filozofi francez Charles Montesquieu (1689-1755). Montesquieu pa se mbretërit dhe të tjerët në poste të rëndësishme abuzuan me pushtetin e tyre. Çdo njeri që ka pushtet ka prirje ta shpërdorojë atë. Prandaj, ai besonte se ata që kanë pushtet duhet gjithashtu të kontrollohen nga të tjerët me pushtet. Në këtë mënyrë mund të parandalohet shpërdorimi i pushtetit.

Kjo ide u bë shumë e rëndësishme kur disa vende krijuan kushtetuta të reja në shekujt 18 dhe 19.

Demokracia:

Zgjedhjet dhe partitë

Zgjedhje të lira dhe të ndershme

Opozita e fortë

E drejta e votës universale

Shpërndarja e pushtetit dhe kontrollit

Proceset e hapura politike

Kontrolli i pushtetit ekzekutiv

Të zgjedhurit nga populli në pushtetin ekzekutiv

PS: Të jesh i zgjedhur nga populli do të thotë që njerëzit që jetojnë në një zonë të caktuar kanë zgjedhur një person për të ndihmuar në vendosjen atje. Përfaqësuesit e zgjedhur përfaqësojnë njerëzit në zonën e tyre.

Pjesëmarrja politike

Pjesëmarrja në zgjedhje

Interesi për lajmet

Ndikimi politik

Të drejtat e njeriut

Siguria juridike

Mbrojtja nga diskriminimi

Liria e shprehjes

Arsimi

Liria e fesë

PS: Në çdo shtet laik, si që është edhe Shqipërie dhe Kosova, ku shumica e popullsisë nuk praktikon fetë, feja është vetëm çështje private e individit, e ndarë nga shteti. Dhe, vetëm nëse ekziston ndonjë kafshë e egër apo kriminel i droguar, kloun, mercenar e tradhtar, me origjinë joshqiptare që ka kapur peng gjithçka në Shqipërinë tonë ilire-pellazge, mund të kërkoje që brenda një shteti sovran dhe laik (në letër kinse demokratik) si që është Shqipëria, të krijohet një shtet fetar të një sekti fetar shqiptar, që do të sillte pasoja vdekjeprurëse për kombin dhe vendin…)

***

Përfaqësues:

Në një vend demokratik, të gjithë me të drejtë vote duhet të jenë në gjendje të zgjedhin se kush do të qeverisë. Ideja është që njerëzit duhet të ndihmojnë në vendosjen e politikës.

Politika është ajo që ligjet dhe rregulloret duhet të zbatohen, dhe si duhet të fitohen dhe shpenzohen paratë.

Që populli të mos votojë sa herë që duhet bërë diçka, zgjidhet dikush që mund të flasë dhe të vendosë në emër të të tjerëve. Ata që zgjidhen për të vendosur në emër të më shumë se vetes quhen përfaqësues.

Nëse një qark, për shembull, dëshiron të ndërtojë një shkollë të re, një sallë sportive e të tjera, janë përfaqësuesit ata që votojnë nëse kjo duhet të ndodhë. Prandaj edhe Shqipëria quhet demokraci përfaqësuese.

Të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur angazhohen në politikë dhe janë politikanë. Disa politikanë kanë punë të tjera mënjanë. Jo të gjithë politikanët janë të zgjedhur. Për shembull, njerëzit që punojnë në një parti politike quhen gjithashtu politikanë.

Çfarë e karakterizon një demokraci? Dhe çfarë mund ta kërcënojë atë?

Që një vend të quhet demokratik, duhet të ekzistojnë një sërë kriteresh. Në shumë vende të botës, disa prej tyre janë nën presion të madh.

Çfarë është një demokraci?

Që një ndeshje futbolli të funksionojë, skuadrat në fushë duhet të bien dakord për rregullat. Nëse ata nuk bien dakord se si të luajnë, kjo çon në konfuzion (hutim) dhe një rezultat që nuk mund t’i besohet vërtet.

Pikërisht kështu është edhe në një demokraci: Ekipet ose partitë e ndryshme që konkurrojnë në zgjedhje duan rezultate të ndryshme politike, por duhet të bien dakord se si të luajnë.

Pra, çfarë rregullash zbatohen në një demokraci? Zgjedhjet e rregullta dhe e drejta e votës për të gjithë mbi 18 vjeç janë kritere të rëndësishme, por a mjafton kaq?

Po sikur të ketë vetëm një parti që ka shanse reale për të fituar zgjedhjet? Po sikur politikanët në pushtet ta përdorin atë për të shtypur pjesë të popullsisë?

Ose po sikur një votë që keni dhënë në zgjedhje është e vetmja mundësi që ju keni për të thënë se çfarë mendoni për çështjet politike në katër vjet?

Më shumë se vetëm zgjedhje

Zgjedhjet janë një pjesë e rëndësishme e demokracisë, por jo e vetmja gjë që nevojitet që një vend të jetë demokratik. Që vendet të konsiderohen si demokraci që funksionojnë mirë, duhet të ketë një gamë të gjerë karakteristikash.

Të gjitha këto janë si dhëmbëza të vegjël që punojnë së bashku për të mbajtur demokracinë në lëvizje. Nëse ndonjë nga dhëmbëzat ndryshket ose pushon së punuari fare, kjo mund të çojë në dobësimin e demokracisë dhe, në rastin më të keq, në kolaps.

Të gjitha demokracitë duhet të ruhen dhe të mbrohen. Kjo ndodh përmes njerëzve që marrin pjesë në proceset politike. Qoftë përmes zgjedhjeve, demonstratave apo në mënyra të tjera, ata përdorin lirinë e tyre të shprehjes.

Edhe në vendet me tradita të gjata demokratike, si “Shqipëria” (në shpërbërje), demokracia mund të sfidohet dhe kërcënohet.

***

Hipokritët që shpërdorojnë pushtetin e tyre në mënyrat më të pahijshme nuk mund të ulen në sallën e Kuvendit dhe të sundojnë.

Legenët që shkelin Kushtetutën dhe rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin (copëzimin) e vendit duke e trajtuar atë si pronë e tyre private, si me ua pjellë mamaja, përbëjnë veprën penale më të rrezikshme.

Kur kreu i shtetit shqiptar (kushdo qoftë ai) bën një pisllëk të tillë, të gjithë njerëzit e vërtetë ngrihen menjëherë, e kapin për fyti dhe e hedhin në koshin e plehrave. Tradhtarët që shesin interesat e popullit, copëtojnë vendin duke ua dhënë të huajve, të arrestohen menjëherë dhe të dënohen me burgim minimal të përjetshëm.

Është momenti vendimtar, një krim i tillë ka të bëjë me jetë a vdekje.

PS: Fjalët e mëposhtme u drejtohen vetëm atyre kokëmishëve që e meritojnë. Për ata që shiten dhe blihen për para të pista. Për ata që vendosin tradhtarin (të gjithë tradhtarët) para atdheut, para vendit që e lindi dhe e rriti. Në rregull?

Ngrihuni dhe veproni o burra të feminizuar, bota ju tallet. Turp për ju që nuk reagoni e veproni. Turp për ju që i dhatë dhe (shitët) votën tuaj xhelatit tuaj më të rrezikshëm që ka pa ai vend ndonjëherë; shkaktarit të zhdukjes së gjeneve tuaja, ardhmërisë së fëmijëve, mbesave dhe nipërve të juaj…

“Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes që ekziston, përveç gjithë të tjerave që janë provuar ndër shekuj”- Winston Churchill

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Gafa e Kryeministrit për “shtetin bektashi”, rrezikon integritetin territorial dhe kulturor të Shqipërisë

1

Nga: Pirro Prifti

Në fjalimin e Ramës në OKB , Kryeministri shqiptar ndër të tjera foli edhe për `kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet`.

Kjo frazë në dukje interesante nga ana politike përbën një nga gafat më të rrezikshme të thëna nga një Kryeministër kundër vëndit të vet të vogël dhe të pastabilizuar mirë,nga përplasjet e shumta  politike, nga presionet e grupeve politike dhe BE fqinje që e kanë detyruar të pranojë 8 minoritete (7 nga të cilat janë fictive), me një ekonomi krejtësisht të varur nga importet, një një opozitë të bërë copë copë nga një non-gratta, dhe më e rrezikshmja është  pikërisht nga numri i shumtë i komuniteteve fetare, tre  më të mëdhatë e të cilave varen pjesërisht apo plotësisht nga italia, Greqia dhe Turqia.

Me pak fjalë Shqipëria e krijuar nga rilindasit me idenë e `shqiptaraizmës` dhe të të qënit të `një gjaku`, ku njërëzit jetojnë në një bashkëegzistencë fetare dhe tolerancë fetare të shkëlqyer, – sot me një fjalë goje të nxjerrë në OKB nga Kryeministri i Shqipërisë – për të bërë një minishtet brënda shtetit të vogël shqiptar- po vendoset eksplozivi i parë fetar për të copëtuar Shqipërinë përfundimisht, duke vërtetuar edhe një herë frazën e Faik Konicës: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“!

Përse Gafë? dhe një gafë e rrezikshme e thënë nga Kryeministri i një vëndi të vogël që ndoshta bëri efektin e duhur që politikanët rondokopë të vëndeve të vogla, dhe politikanët e zgjuar fqinjë dhe të vëndeve të mëdha të ngrenë sytë ëhabitur dhe të shsohin se si një drejtues  i një vëndi të vogël kërkon të dëmtojë vetë vëndin e tij  e për çfarë? Për një trill, tekë apo batutë, e për ti tërequr vëmëndjen të huajve se.. sa i zgjuar dhe plot humor është një drejtues  shteti që i ka hipur koka mbi kapele.

Shumica besoj, kanë tundur kokën duke thënë me vehte;- po ky trap ç`pati që flet broçkulla para botës? Kurse fqinjët tanë qindravjeçarë sigurisht kanë buzëqeshur duke menduar- “ja ku fqinji ynë i vogël bëri gomarllëkun më të madh duke e copëtuar vetë vëndin e tij“…….

Pak histori Bektashiane.

Tarikati Bektashi u përhap në Shqipëri nëpërmjet jeniçerëve shqiptarë gjatë periudhës së kontrollit osman në Shqipëri. Bektashinjtë përbëjnë 20% të popullsisë myslimane të Shqipërisë dhe 2,5% të popullsisë së vendit. Në Shqipëri tarikati Bektashi ka marrë karakter patriotik dhe nacionalist dhe ka luajtur një rol të madh në rilindjen kombëtare shqiptare. Udhëheqësit bektashinj kanë qenë historikisht anëtarë të shquar në lëvizjet shqiptare për vetëvendosje dhe autonomi kombëtare, gjë që ka kontribuar në popullaritetin e saj në mesin e shqiptarëve, dhe për shumicën e komunitetit bektashi të Shqipërisë, përkatësia e tyre me rendin bazohet në trashëgiminë kulturore dhe jo në besimin aktual fetar (Bektashinjtë në Shqipëri – Wikipedia). Misionarët bektashinj dërgoheshin në Shqipëri nga qendra bektashiane në Dimetoka, zakonisht në grupe prej tre vetash. Misionarët e parë mbërritën gjatë shekujve 14 dhe 15. Mustafa Pashë Bushatliu i familjes Bushati (i cili ishte sundimtar i Pashallëkut të Shkodrës) refuzoI të pranonte dervishë bektashinë në krahinat e tij nga shqetësimi se ata ishin spiunë të Aliut. Ai e përzuri tarikatin Bektashi nga Shqipëria e Veriut pikërisht për këtë arsye. Një nga prurjet e para ishte Sari Salltiku, i cili erdhi në shpellën e Malit të Krujës në vitin 1325, nga muaji maj e deri në shtator në shpellën ku dikur qëndronte  Shën Spiridoni por pas pushtimit Osman , lipsani i tij u çvendos në Korfuz. Sipas rrëfimit në Vilajetname-në e Haxhi Bektash Veliut, Sari Salltëku ka qenë një bari i thjeshtë, por Haxhi Bektash-i Veliu i ka thënë: “ Salltëk ty të lëshuam në viset Bizantine” dhe si pasojë është obliguar me detyrë të bekuar dhe i shndërruar në personalitet shpirtëror është nisur për në Ballkan (BEKTASHIZMI NË SHQIPËRI – Kryegjyshata Boterore Bektashiane). Gjatë vitit 1914-1915 ushtria greke shkatërroi 48 teqe ne jug të vëndit. Deri në vitin 1920, komuniteti bektashian në Shqipëri kishte fituar mjaft njohje për të pasur një përfaqësues – Aqif Pashë Biçakun – në Këshillin e Lartë të Regjencës që qeveriste Shqipërinë gjatë mungesës së Princ Vidit; dhe në kongresin e parë të tyre ata u shkëputën nga komuniteti islam turk në 1923. Kongresi i Dytë Kombëtar i Bektashinjve u mbajt më 8–9 korrik 1924, në Gjirokastër nën Baba Ahmet Turanin. Komuniteti turk bektashian mendoi të zhvendoste selinë e tyre në Shqipëri për shkak se Qemal Ataturku i ndaloi bektashinjtë në Turqi. Kongresi i tretë u mbajt në Turan Korçë në 1929 ku u caktua një Kryegjysh dhe e çvendosën qëndrën e tyre në Tiranë, ku deri në 1937 Kryegjyshi caktohej nga Mbreti Zog. Pas luftë dhe deri në 1967 krygjyshata vazhdoi ë Tiranë por u mbyll sepse Shqipëria u shpall shteti i parë Ateist në Botë. Pas vitit 1991 Kryegjyshata u hap dhe Kryegjyshët zgjidheshin nga vetë anëtarët e tij në Tiranë.

Përse është Gafë historike e Edi Ramës?

Sepse mund të ketë pasoja nëse Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshte si shkelje e Kushtetutës me pasojë dëmtimin e integritetit të shtetit shqiptar në bazë të Nenit 1 të Republikës së Shqipërisë i cili thotë: PARIME THEMELORE. Neni 1. 1Shqipëria është Republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Shkelja e Kushtetutës përbën shkelje penale.

Përse Krijimi i një minishteti fetar brënda shtetit shqiptar bektashian nuk ka asnjë ngjashmëri as me Vatikanin,  as me Dome of the  Rock qëndra islamike Al Aksha në Jeruzalem, Izrael, dhe as Mali Atos i Shënjtë në Greqi? Sepse këto tre qëndra fetare Katolike, Islamike dhe Orthodokse, kanë me qindra vjet të krijuara, madje edhe para formimit të shteteve si Italia, Greqia dhe Izraeli.

Ndërsa Krijimi i një minishteti Bektashian në Shqipëri si një qëndër fetare që do ti bëjë karshillëk tre qëndrave të vjetra fetare të botës  do të ketë pasoja për Shqipërinë sepse:

  • Mund të krijohet pasi shteti shqiptar është krijuar kurse në të kundërtën qëndrat e mëdha fetare të sipër përmëndura janë krijuar para krijimit të shteteve përkatëse
  • Do të shkaktojë përçarje dhe prishjen e harmonisë fetare ndër shqiptarë dhe do të hëdhë `bezninë` zjarritë të shuar të armiqësive fetare
  • Do të shkaktojë ndarjen e Shqipërisë sipas komuniteteve fetare njëlloj sikurse Jugosllavia u nda në tre Republika sipas përkatësisë fetare: Kroaci-katolike; Serbi-orthodokse; Bosnje-myslimane.
  • Do të shkatërrojë Simbolin e Pashko Vaso se `Feja e Shqiptarit është shqiptarija` , symbol i bashkimit të shqiptarëve pa dallim, feje, krahine dhe ideje
  • Do të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Le të shpresojmë që ky budallallëk apo Gafë politike i Edi Ramës shprehur në OKB këtë muaj shtator të vitit 2024, të jetë më tepër si dëshirë e tij për ti treguar Botës se ….Shqipëria është po aq e rëndësishme nga ana e komuniteteve religjioze për shkak të bashëkegzistencës së shkëlqyer fetare sa dhe qëndrat e tjera fetare…. por të artikuluar shumë keq- se sa dëmi që do të shkaktojë Shqipërisë nëse kjo Gafë bëhet realitet.

priftipirro2017@gmail.com

Libri i Pirro Priftit për Autoqefalinë e Fan Stilian Nolit, përball KOASH të Kryepeshkopit Anastas

0

Pirro Prifti, Tiranë

Refleksionet e mia personale janë paraqitur në librin tim:

“ AUTOQEFALIA E FAN S BOLIT PERBALLE KOASH TE KRYEPESHKOPIT ANASTAS“,

janë ndarë në katër pjesë:Afrimi im Zyrtar me KOASH – Probleme historiko-fetare sipas analizës time – Përpjekjet për të sqaruar komunitetin orthodoks dhe opinion publik me anë të shkrimeve – Replikat në mbrojtje të komunitetit orthodoks shqiptar.

Në këtë refleksion personal që i kam bërë periudhës pas viteve 92 e deri në ditët e sotme, përsa i përket marëdhënieve dhe punës time personale brënda dhe jashtë komunitetit orthodox, pa qënë klerik por vetëm një besimtar i thjeshtë, – duke parë dhe zhvillimet vit pas viti në KOASH, kam dashur të paraqes opinionin tim për disa probleme të mprehta qe unë i kam vënë re në jetën dhe punën e përditëshme të komunitetit orthodox shqiptar dhe klerikëve shqiptarë në raport me ngjarjet klerikale dhe politike, por edhe me të kaluarën historike të këtij komuniteti.

Me sa kam lexuar, refleksionet personale i ngjajnë ashtu siç shkruajnë disa mendimtarë se Reflektimi Personal është një përgjigje ndaj një stimuli të veçantë. Shpesh, shkruhet nga një individ për të eksploruar përvojat, ndjenjat dhe ngjarjet personale. Një reflektim personal është një mundësi për të rishqyrtuar ngjarjet, mendimet dhe ndjenjat nga një këndvështrim i ri.

Sipas John Dewey i cili ishte një ishte një filozof dhe edukator amerikan i cili ishte një themelues i lëvizjes filozofike të njohur si pragmatizëm, një pionier në psikologjinë funksionale dhe një udhëheqës i lëvizjes progresive në arsim në Shtetet e Bashkuara i cili ka thënë se: `Ne nuk mësojmë prej eksperiencës por ne mësojmë prej reflektimit mbi eksperiencën që kemi kaluar`,-eksperienca ime bazohet në një reflektim të se kaluarës time personale me komunitetin orthodox me klerikët tanë, disa nga ata shumë të sinqertë e të talentuar, por disa shumë refraktarë për të kuptuar se çfarë është shqiptarizmi brënda religjionit orthodox, disa të preokupuar vetëm për të marrë ndonjë favor nga eprorët duke shpërfillur realitetet dhe ngjarjet dhe të kaluarën e këtij komuniteti dhe kësaj kishe e cila u bë me një luftë të madhe Autoniome, si dhe me shumë pjestarë të Lidhjes së Intelektualëve Orthodoksë në Tiranë brënda dhe jashtë saj.

Ajo që më ka intriguar dhe më ka shqetësuar është të saktësoj diferencat midis themeluesit të Kishës Autoqefale Orthodokse shqiptare Fan S. Nolit, dhe Kryepeshkopit Anastas që të dy drejtues që kanë lënë gjurmë të thella në Komunitetin orthodox.

E kam shprehur më se një herë në mënyrë alegorike që `Nëse Fan Noli e bëri Krishtin të flasë shqip, Kryepshkopi Anastas e ringjalli Kishën Orthodokse në Shqipëri nga vdekja e sigurtë`. Diferencat së pari janë në kohë pra, të dy janë përpjekur në kohë të ndryshme të ngrenë një Kishë nga themeli: Noli duke e shkëputur Kishën dhe Komunitetin Orthodoks shqiptar nga kisha greke paranojake dhe përbuzëse ndaj gjuhës Shqipe në atë kohë duke u justifikuar me pretendimet absurde se orthodoksia është greke në Ballkan (për shkak të një perandoria të dikurshme të Bizantit), duke mohuar etninë shqiptare duke konfirmuar tezën e Shën Kozmait i cili ka thënë sipas një versioni se: “Kështu, këtu, çdo i krishterë, burrë ose grua, që betohet të mos flasë arvanitika brenda në shtëpinë e tij, të çohet në këmbë dhe të më thotë, dhe unë do t’ia marr të gjitha mëkatet mbi supe, që nga koha kur lindi, dhe do t’i vë të gjithë të krishterët ta falin dhe të marrin falje”.

Fan Stilian Noli

Me veprën e Nolit i cili hapi kishën e parë shqiptare me emrin Shën Gjergj për nder të Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në SHBA në 1908 ku predikoi shqip si prift shqiptar i shuguruar nga Peshkopi rus Platon në New York, dhe me predikimin e tij të parë në Durrës Shqipëri në 10 mars 1914, mori udhë zhvillimi i një Kishe Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Shqipëri.

Ndërsa Kryepeshkopi Anastas erdhi si eksark dhe më vonënë korrik 1992, rihapi Kishën Orthodokse Autoqefale Shqiptare duke e ringjallur nga vdekja e diktaturës komuniste dhe me punën e tij e bëri funksionante Kishën dhe klerin shqiptar.

Sidoqoftë në shtjellimin tim të këtij libri, përveç diferencës në kohë, diferencat e tjera janë në trajtën e divergjencave përsa i përket traditive shiptare, historisë së orthodoksisë dhe rilindasve klerikalë shqiptarë, si dhe nga mardhëdhëniet e tensionuara politike Greko-Shqiptare, tensione të cilat vazhdojnë haptas apo fshehurazi në formë presionesh të hapura politike kundër Shqipërisë , por edhe presioneve të fshehura

ndaj KOASH dhe klerikëve të saj për ta bërë kishën orthodokse Autoqefale shqiptare një shotjcë të Kishës greke.

Anastasios Janullatos …

Këtu duhet të theksoj se në ndryshim nga këto probleme populli shqiptar, komuniteti orthodox shqiptar ka respekt për popullin vëlla grek, por është shumë diffident nga politikës greke e cila me dashje apo pa dashje ka ndërhyrë dhe ndërhyn vazhdimisht edhe në jetën fetare orthodokse të Shqipërisë.

Shtjellimet e mëtejshme do të mund të lexohen në libër.

Çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…?

0

Nga: Flori Bruqi
___

Në shkofshi ndonjëherë ju nipër në Isniq,
Në shtëpinë e të parëve,
Udhëve të stërlashta do të gjeni gjurmë,
Në gurrat e shumta të Lojzave
Në burime nga malli,
Këpusni një dushk gështenje,
E vini në buzë,
Aty do të shuani etjen për ujë.
Bisedoni me zogjtë e malit,
Seç çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…

Edhe pse s’dëgjohet më troku i kalit të Isa Boletinit,
Sorrat do të gugatin në blinit plak,
Po, po, kjo është një Legjendë e lashtë…
Edhe pse dyert kanë ngelur si gërdalla,
Me çelës të ndryshkur nga koha,
Shikoni me kujdes gurët e sokakut,
Në çarjet e tyre do të gjeni plagë,
Dhembesh të isniqasve ndër mote…

Më vellon e bardhë të trishtimit të hedhur,
Mbuluar do të jenë tek tuk shtëpitë e gurta,
Nga plakat më gurë të dyerve hijerënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura…

Një viti nga dalja në skenë e Lëvizjes së Deçanit për braktisjen e fesë islame

0

Nga: Agim Bajram, Prishtinë

Tani kur po bëhet një vjetori i daljes në publik,lëvizja e Deçanit krahasohet me rilindasit kosovar të Lidhjes së Prizrenit,dhe të natyrës reformiste të Martin Luterit, të cilt me vizionin e tyre, i dualën në ball shoqërisë shqiptare në Kosovë nga indktrinimi i islamit arab tëë shoqërisë kosovare dhe komëbit shqiptar si tërësi, ku Nismia e Deçanit me kohë e vlerësoj ,se e vetmja rrugë e ardhmërisë shqiptare është krishterizmi dhe vlerat sublime evropiane .

Mjerisht tek shqiptarët, nga administrimi i Kosovës nga bahkësia ndërkombëtare përmes UNMIK-ut (1999)dhe shpallja e shtetit të Kosovës(2008) shumë rryma të huaja të ekstremit radikal islam të paguara nga shtetet jo mike të Kosovës si;Rusia,Serbia,Irani,Turqia e të tjera, kishin përdorur bashkësin fetare islame dhe shumicën e predikuesve të tyre nga kleikët islam shipëfolës, që në emër të religjionit islam të mbjellin urrejtjen ndaj civilizimit të krishter evropian e ameikan,dhe në kuadër të këtyre sulmeve ndaj miwëve të lirisë dhe shtetit të Kosovës, nxitëshin predikime kundër vlerave autoktone të kulturës së krishtere shqiptare.

Ata jo miqët e Kosovës ,duke paguar kishin nxitë dhe rekrutuar të rinjtë shqiptarë duke i ushqyer nga urrejtjet idlame të cilt kishin përhapur ndikimin në radikalizimin e masave, duke i dërguar të rinjtë në luftërat e lindjes së mesme të cilt zhvillonin luftëra kundër njëri tjetrit në emër të mbrojtjes së “allahut të tyre” dhe kundër vlerave përendimore.

Ndaj kësaj të keqe të islamit radikal kishin ndikuar me dhënien e hapsirës telivizive edhe pronarët e mediave kosovare, kurse zërave atdhedashës dhe të vleave krishtere ,të cilt donin të japin vizionin e tyre për ardhmërin shqiptare evropiane nuk u mundësohej. Klasa politike, institucionet arsimore, dhe institucionet publike qeveitare, ndaj kësaj të keqeje, dukurisë së përhspjes së radikalizmit islam në Kosovë nuk reagonin , bile në prapavi i përkrahnin dhe nxisnin në programet islame, për mbulimin e grave, dhe përpjekjeve e tyre për vendosjen e “sheriatit” nepër shkolla dhe institucione publike në emër të lirisë së ushtrimit të lirë të besimit fetar islam të parapar me ligjet dhe kushtetuten e Kosovës.

Dhe dalja në publik i grupit të Deçanit duke e kundërshtuar sulmet e përhapjes nga islami radikal ndaj figurave dhe vleave më sublime të historis,kulturës dhe ardhmërisë shqiptar reagoj levizjs e Deçanit, që tash e një vit po masovizohet dhe po mirëpriter nga shtresat e gjëra shqiptare duke ju kthye rrënjeve të tyre pellezge,iliro-shqiptare-evropiane, me moton ;ne shqiptarët, ishim të parët evropian-pagan, të paret evropian që pranuam krishteizmin , dhe do të jemi evropian të vëllëzërve dhe motrave të krishter evropiane.

Dhe mbi të gjitha, për Grupin e Deçanit, tani Lvizja e Deçanit , BIBLA e shqiptarëve është KOMBI SHQIPTAR i vlerave evropiane shqiptare .

Presidentja: Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

0

Presidentja: Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies dëshmor.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

Se liria nuk ka çmim.

Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!

Sot e përgjithmonë!

“Shteti bektashi” i Edi Ramës, a është Shqipëria shtet privat i tij?

1

Prof. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë

  • Shqipëria, s’është shtet privat i matrapazëve!

Edi Rama (që për vete s’ka as komb e as fe?!) me “Shtetin” Bektashi, përveç; – një presedani JURIDIK (ku e kundërshton haptas Kushtetutën shqiptare?!) dhe – një manipulimi të hapur POLITIK (ku synon të zhvendos vëmendjen nga kaosi i krimit e korrupsionit që është zhytur ai vetë dhe suita e tij qeveritare), ka edhe; – një qëllim ANTIFETAR (ta prishë hapur tolerancën shekullore dhe harmoninë e dëshmuar edhe në ditët sotme shqiptare!?)

Ky njeri, do vij koha kur duhet të do jap llogari për të bëmat e tij të dëmshme që i shkaktoj kombit, për këto dymbëdhjet vite qeverisjeje.

Sepse, shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre, kurrë nuk ishin ndarë në fetar e antifetar, por, në kombëtar e antikombëtar, në trathtar e patriot, në meritor e jo meritor, në….

Rasti më i mirë për ta marr DËNIMIN meritor, janë zgjedhjet në horizont në Shqipëri…

Mund të jetë një imazh i 1 person, redaksi dhe teksti

Demagogji e njohur e shfrytëzuar për qëllime antikombëtare…

Kryeministri Kurti vizitoi familjen Bunjaku dhe bëri homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij

0

Vushtrri, 24 shtator 2024

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  me rastin e shënimit të njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku, u organizuan aktivitete shënuese. Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vizituan mëngjesin e sotëm familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe pastaj bënë homazhe tek varri i tij në njëvjetorin e rënies së tij.

Në shënim të kësaj date të rëndësishme në historinë e Kosovës, Kryeministri Kurti, rikujtoi rënien heroike të Rreshterit Afrim Bunjakut, e cila sipas tij është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetës edhe ngadhënjen në çdo betejë.

Forhåndsvisning av bilde

“Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, para një viti, Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë.

Forhåndsvisning av bilde

Ai ritheksoi faktin që Serbia është përgjegjëse, andaj duhet të japë përgjegjësi, derisa në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë.

Forhåndsvisning av bilde

Tutje, kryeministri Kurti shprehu se sot me numrin e lartë të policëve dhe me rritjen e moralit të policisë e ushtrisë sonë, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë.

Forhåndsvisning av bilde

“Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj, kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi ai.

Së bashku në këtë vizitë tek familjarët e të ndjerit, ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, teksa vazhduan drejt varrezave të fshatit, të shoqëruar nga familjarë, ministra, deputetë, ambasadorë, e policë, në nderim të jetës dhe kontributit të heroit, Afrim Bunjakut.  

Forhåndsvisning av bilde

Deklarimi për media i kryeministrit Kurti: 

Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar.

Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejnë me nder dhe me përkushtim.

Forhåndsvisning av bildeNumri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe, ata policë të cilët ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë, të bie në duart e forcave armike. E forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi, sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe popullin tonë liridashës.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen, e faktorëve ndërkombëtarë.

Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë e po i jetësojmë, ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithë neve.

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmoreve të Kosovës!

___

  • Qeveria e Republikës së Kosovës ne nje mbledhje sot ka Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.