Kreu Blog Faqe 742

Blushi tregon se si erdhi bektashizmi në Shqipëri dhe refuzimi nga vendet e tjera!

4

Ben Blushi Bektashizmi

Nga: Ben Blushi

Analiza e Ben Blushit: Si erdhi bektashizmi në Shqipëri dhe refuzimi nga vendet e tjera! Pse Tirana do të fitonte miliona nga pelegrinazhi

Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vogël. Kjo dhomë e vogël, që në këtë rast do ishte në Shqipëri, do tregonte disa gjëra të pakëndshme. Dhe ja pse. Historia e bektashizmit është e re, nuk ka as 800 vjet.

Bektashizmi konsiderohet një devijim dhe nuk mbështetet nga asnjë shtet i madh sic ndodh me fetë e tjera. Ai është një djalë i përzënë nga shtëpia, një trazovac rebel dhe shkelës parimesh, një lexues i keq i Kuranit, madje një lloj shartimi.

Në të vërtetë nuk ka produkt fetar më të shartuar mes islamit sunit dhe krishtërimit ortodoks sesa bektashizmi. Ky shartim pemësh parahistorike, ndodhi në Shqipërinë e shekullit 18, në vendin ku islami me krishtërimin kanë bashkëjetuar brenda një krevati, brenda një shtëpije, brenda një fshati, një lagje dhe një krahine dhe për shkak të kësaj bashkëjetese të gjatë lindi një produkt i ri.

Ky ishte bektashizmi shqiptar. Një shartim. Një mënyrë mbijetese. Pas Skënderbeut, bektashizmi ishte e vetmja formë proteste e shqiptarëve kundër Perandorisë Turke. Të krishterët që konvertoheshin me dhunë në suni, ktheheshin me qejf në bektashi. Teqetë ishin më mikpritëse se xhamitë, aty mund te flije sa të doje, mund të haje mirë, të pije dhe të këndoje. Si bektashi mund të faleshe dy herë në ditë dhe kishe më shumë kohë për punë. Si suni duhet të faleshe pesë herë në ditë dhe do punoje më pak. Në teqe gratë hynin lirisht sa herë të donin në prani të burrave.

Bektashizmi ishte më praktik se islami dhe kjo u erdhi për mbarë disa shqiptarëve të Mesjetës të mësuar me punë të përditshme, që ndryshe nga arabët, të cilët nuk e mbjellin dot shkretëtirën dhe kanë shumë kohë për tu falur, duhet të punonin cdo ditë arat e tyre sic kishin bërë nga mot.

Bektashizmi pra ishte një refuzim elegant i Islamit. Ishte një lloj oportunizmi. Shqiptarët duket sikur u thonin turqve, ne do bëhemi muslimanë, por në mënyrën tonë. Dhe një pjesë, jo e vogël u bënë. Por ndryshe nga të krishterët që kishin Greqinë, katolikët që kishin Austro Hungarinë, muslimanët që kishin Turqinë, bektashinjtë kishin vetëm Shqipërinë.

Prandaj ata nuk punuan për asnjë shtet tjetër, nuk u manipuluan nga asnjë shtet tjetër, sepse askush nuk i donte përvec Shqipërisë, që edhe ata e donin si të vetmin Atdhe. Sikur Shqipëria të ishte më e madhe ata do ishin më shumë.

Por Bektashizmi nuk ka qenë gjithmonë një dervish gazmor që ulej në hijen e teqes, që pinte raki pastaj këndonte dhe shëronte gra me metoda mistike. Jeta e tij nuk ka qenë cdo ditë kaq e hareshme. Bektashizmi ka patur shumë beteja me islamin sunit që ishte feja dominuese në Perandorinë Osmane. Turqit e ndaluan dy herë bektashizmin dhe i mbyllën teqetë. Një herë në 1826 kur Sulltani vrau 4000 jenicerë bektashinj në një natë, herën e dytë në 1925 kur gjithë dervishët u zbuan nga Turqia. Megjithëse Ataturku ishte laik, xhamitë nuk i mbylli, kurse teqetë po.

Jo vetëm sepse kryegjyshi bektashi i vitit 1925, Sali Njazi, që u dëbua nga Ataturku, ishte shqiptar nga Kolonja, por kryesisht për shkak të kësaj tradite shqiptare, të refuzimit oportunist ndaj Perandorisë Osmane, Ahmet Zogu i strehoi bektashinjtë. Nëse nuk do e kishte bërë bektashizmi do ishte zhdukur. Askush tjetër në Ballkan nuk mund ti strehonte bektashinjtë, në Evropë sigurisht që jo, por as në Turqi, as në Iran dhe aq më pak në Arabi.

Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi. Por Ahmet Zogu nuk i strehoi bektashinjtë si bashkëkombas pa atdhe dhe as si emigrantë fetarë. Ai ishte i ftohtë dhe nuk kishte emocione të tilla. Përkundrazi. I strehoi duke bërë një gjest politik të fortë. Pas shpalljes se Pavarësisë në 1912, pranimi i bektashinjve si kundërshtarë të Perandorisë Osmane ishte akti i dytë i clirimit nga Turqia të cilin Ahmet Zogu e bëri me qëllim. Edhepse qëllimet e tij politike nganjëherë ishin të paqarta, largimi më cdo kusht nga Perandoria Turke ishte qëllimi për të cilën ai punoi cdo ditë me sukses.

Ataturku, turku më i emancipuar i kohërave, nuk ia fali Zogut, i cili në fakt nuk është se u mërzit si cdo njeri që bën me qëllin dicka për të mërzitur dikë tjetër. Ai i strehoi bektashinjtë me ndërgjegje për ta mërzitur Turqinë dhe kjo ishte një hakmarrje e merituar, megjithëse e vogël, në krahasim me atë që Turqia i kishte bërë Shqipërisë.

Para Ahmet Zogut, dy shqiptarë të tjerë, një pasha dhe një poet, të dy qytetarë të Perandorisë Turke kishin mbrojtur bektashinjtë, njëri me armë, tjetri me penë, seicili në mënyrë e vet. Njëri ishte më i vrazhdë dhe më pragmatik, tjetri më i brishtë dhe më romantik. Ata ishin Ali Pashë Tepelena dhe Naim Frashëri.

Megjithëse i pari kishte qëllime politike kaotike dhe i dyti kishte vetëm qëllime letrare të qarta, të dy i mbështetën bektashinjtë si një mënyrë kundërshtimi ndaj Perandorisë Osmane. Ata ishin dy osmanë antiosmanë. Ata mbështetën kundërshtarët e brendshëm të Turqisë, tek të cilët projektuan veten. Ata i thanë shqiptarëve se rruga e bektashizmit ishte rruga e tretë, rruga që pajtonte lindjen me perëndimin, islamin me krishtërimin dhe Shqipërinë me veten.

Dhe për hir të së vërtetës Bektashizmi ishte rruga e tretë. Kjo është e vërteta historike. Bektashizmi është një dolce amaro, një ashure e hidhur e kohës kur Shqipëria pushtohej nga Perandoria Osmane dhe shqiptarët konvertoheshin me dhunë.

Nëse në Muzeun e Feve të Botës do kishte një stendë për konvertimin me dhunë, stenda shqiptare do nxinte më shumë se cdo stendë tjerër. Shqipëria është prova e dhunës fetare, të cilën popujt mundohen ta shmangin duke kursyer shpirtin dhe duke gjetur forma të durueshme dhimbjeje, njëra nga të cilat ishte bektashizmi.

Bektashizmi ishte një mënyrë për të vuajtur më pak, prandaj historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke, e cila është fatkeqësia më e madhe që na ka rënë përgjatë historisë.

Kur europianët u nisën të kolonizonin Amerikën në fund të viteve 1400, turqit u sulën të pushtonin Europën. Meqë nuk ia dolën disa herë, ndaluan në Balllkan dhe aty na shpërfytyruan ne për 500 vjet. Asnjë popull si shqiptarët, nuk e mbajti më shumë mbi shpinë peshën barbare të osmanëve.

Kur ata ikën, nuk lanë prapa asnjë urë, asnjë rrugë, asnjë port, asnjë ndërtim , asnjë institucion asnjë spital, asnjë shkollë por vetëm pluhur dhe mjerim dhe kur shoh që sot na thonë vëlleëzër dhe sinqerisht besoj se e kanë sinqerisht, mendoj se marrëdhënia e dashurisë mes vëllezërve në Turqinë Mesjetare, paska qenë dicka shumë e përgjakshme.

Por pushtuesit nuk i zgjedh dot dhe ne nuk i zgjodhëm turqit. Në një kuptim ata na ranë në pjesë. Pushtuesit janë të papranueshëm në cdo rast, kushdo qofshin ata, por kolonizatorët europianë që shkuan në Amerikë, tamam në kohën kur turqit erdhën në Shqipëri, i përkisnin një civilizmi më të emancipuar se vendasit. Ata cuan atje artet, teknologjinë, zanatet, gatimet, higjenën, ilacet dhe armët dhe megjithëse shfarosën në mënyrë të pashpirt, i ndihmuan vendasit të dalin nga gjendja fisnore ku jetonin.

Kurse në rastin tonë ndodhi e kundërta. Pushtuesi jonë ishte më i prapambetur se ne që u pushtuam. Shqipëria paraosmane ishte një vend normal europian, që nuk kishte shkëlqimin verbues të Venecias dhe muskujt e ushtrive të Napolit, por kishte institucione, kishte ligje, kishte kode, kishte diplomaci, kishte monedha, qarkullonte mallra, paguante taksa, njerëzit lëviznin lirisht dhe shkruhej shqip e latinisht që në atë kohë ishte si anglishtja sot.

Dëmi më i madh që na bënë turqit ishte që na zhveshën nga dëshira për punë. Ata na kthyen në një popull dembel, cilësi kjo që shkëlqen ende në kraharorin tonë. As historianët më patriotë nuk e shpjegojnë dot cfarë pune bëmë ne për 500 vjet, përvecse u ushqyem dhe u falëm duke pritur që Zoti të bënte për ne ato që ne nuk i bënim për vete.

Kurse dëmi i dytë ishte prishja e homogjenitetit tonë si popull. Një popull më homogjen në kuptimin fetar dhe kombëtar, sepse në Mesjetë këto dy shtylla ishin të pazgjidhura, do e kishte patur më të lehtë rrugën e historisë. Përvec komoditeteve të tjera, debati i flaktë mes bektashinjve dhe kundërshtarëve të tyre nuk do ishte sot kaq djegës, ose nuk do ishte fare, nëse ne do ishim një bashkësi homogjene e pandarë.

Kjo ndarje e vogël me ndikim të madh, që disa e quajnë ndarje e madhe me ndikim të vogël, është një peshqesh turk që ne bëjmë sikur e kemi zgjedhur vetë dhe e quajmë me termin modern tolerancë. Në fakt këtë dhuratë nuk e zgjodhëm por na e imponuam. Na konvertuan me dhunë duke na marrë fëmijët, pronat dhe armët. Shumë shpesh edhe jetën.

Për ata që nuk e kuptojnë dot cfarë ka ndodhur ato 500 vjet, është njëlloj sikur një fuqi e huaj të vijë sot në Shqipëri dhe të na marrë gjithë celularët, televizorët, librat dhe fotografitë që kemi në shtëpi, të hapë sëndukët dhe të zhdukë kujtimet e gjyshërve dhe stërgjyshërve, të djegi arkivat, të na ndalojë të gatuajmë mishrat dhe pijet që duam, të na mbylli shkollat, të na rrëmbejë fëmijët për ushtrinë e vet, të na izolojë nga bota, të shkatërrojë urat, rrugët dhe ujësjellësat dhe gjithë kjo errësirë torturuese të zgjasë 500 vjet. Natyrisht, ata prej nesh që do mbijetonin, kur të dilnin nga ky kafaz i llahtarshëm, do ishin gjysëm njerëz.

Kështu ishim dhe ne në vitet 1900.Prandaj kur dolëm nga ky ferr na masakruan edhe më keq duke na grabitur territore sepse ne nuk kishim fuqi të mbronim tokat ku jetonim. Ne dolëm si një komb pa shtet sepse turqit na e shkatërruan shtetin dhe për pak edhe kombin. Nëse nuk do ishte Perandoria Turke, Shqipëria nuk do ishte copëtuar sic ndodhi në 1913 dhe sot do ishte një shtet dy herë më i madh. Me siguri të gjithë shqiptarët ose pjesa më e madhe e tyre do jetonin brenda shtetit të tyre.

Por nuk mbaron me kaq. Nëse nuk do ishte Perandoria Turke, komunizmi shqiptar nuk do kishte qenë aq tragjik. Komunizmi ishte faza e fundit përmbyllëse e Perandorisë Osmane. Ishte një lloj verbimi pas errësirës. është njëlloj sikur ti nxjerrin sytë kur del nga një tunel i gjatë, pothuajse i përjetshëm.

Nëse nuk do kishim dalë aq të varfër dhe aq të mjerë nga 500 vjet robëri, ndoshta nuk do ishim kthyer fare një vend komunist sepse ushqimi kryesor i komunizmit është varfëria dhe mjerimi.Kjo është arsyeja që ne patëm regjimin komunist më të egër jo vetëm në Evropë, por në gjithë planetin dhe asgjë nuk i ngjan atij për nga fantazia që kishte për të kufizuar liritë personale.

Rrënjët e Komunizmit shqiptar janë të ujitura nga Perandoria Turke dhe ky ujë i ndotur vazhdon të kalojë nëpër themelet e shtëpisë sonë edhe tani që flasim.

Kjo është e vërteta. Prandaj debati për bektashizmin, si një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke, është sot aq djegës, aq dinak dhe aq i pandershëm. Pjesa e mbetur e Perandorisë Turke po e përndjek bektashizmin bashkë me kujtimet tona të harruara.

Vitrina bektashije që mund të ekspozohet do tregonte mynzyrën e Perandorisë Turke, produkt i të cilës janë vetë bektashinjtë. Kjo pjesë e historisë i është fshehur shqiptarëve dhe botës me shumë dinakëri, aq sa ne jemi i vetmi popull që konsiderojmë Skënderbeun baba të kombit dhe njëkoësisht armiqtë e tij i konsiderojmë vëllezër.

Si një ateist ky debat nuk më intereson. Sa më shumë kuptoj, aq më shumë bindem se Zoti ekziston, por vetëm në mendjet tona. Unë besoj se fetë kanë penguar progresin e njerëzimit, kanë vonuar shkenëcn, kanë sulmuar artet dhe i kaë sjellë botës vetëm ndarje dhe përcarje prandaj nuk meritojnë të kenë shtet.

Ngritja e më shumë objekteve të kultit, kishave dhe xhamive është një investim i kotë. 200 apo 300 vjet më vonë ato do jenë bosh. Shkenca do ti ketë zbrazur për të mirën tonë. Një shtet modern sot ka vetëm një detyrë: ti ndihmojë fetë të tërhiqen në mënyrë të barabartë, pa i nxitur të bëjnë garë kush vrapon më ngadalë drejt zhdukjes.

Debati për një shtet fetar më intereson si letërsi e bukur. Do mund të shkruaja qindra faqe duke fantazuar si jetohet brenda “shtetit brenda shtetit” me muzikë, me lodra, me dajre, me dëfrim dhe dervishë të hipur mbi bagi që rregullojnë trafikun e një pelegrinazhi fetar të pandërprerë.

Një shtet ku shërbehet ashure falas për të ëmbëlsuar gjuhët e hidhura të botës, do ishte shumë më ekzotik se Vatikani ku nuk të falin asgjë dhe shumë më liberal se Meka, ku duhet të zhvishesh me urdhër. Tirana dhe Shqipëria do fitonin miliona nga ky trafik pelegrinësh, por kjo është vetëm ekonomi letrare.

Pjesa më interesante e këtij shteti pa polici, pa ushtri, pa taksa, pa zgjedhje, pa sindikata, pa televizone, pa trafik, pa porte, pa aeroporte, do ishte Muzeu ku do ekspozohej Rezistenca Shqiptare, pjesë e të cilës janë dhe bektashinjtë.

Në këtë Muze do shërbeja çdo natë si roje, për ta mbrojtur nga ata që duan ta djegin, sic e kanë djegur.

Kujtesë e dëshirë, poezi nga Bekim I.Blaku

0

Bekim I.Blaku

KUJTESË E DËSHIRË

*

Çdo ditë pak nga pak 

Na e vrisnin lirinë,

Të paqenën

*

E tëra nuk filloi në shekullin e kaluar

Ajo vetëm vazhdoi,

Atëbotë, plagët vetëm sa u thelluan

*

Më nxorrën në rrugë-

“Ty s’të duhet shkolla”,

Unë ia dhash malit, foli grykëholla

*

Në mëngjesin e radhës,

Shijuam rrezet e Diellit, lirshëm,

Deri te Dreka e Lamës

*

Sogjetarët e urës flisnin

Për “këmishën e prerë”(të mbetur e paqepur)

Dikush heshti, e, dikush ua mbajti ison

*

Të moshuarit thanë, prap do prishet moti,

Djemtë me vrull u nisën drejt fundit të arës,

U kthjell prap Qielli

*

Si rrufe Olimpi u dëgjua

Një e shtënë pas shpine,

Një nëne i rrodhi loti,u qel plagë në zemër

*

Qoftë ky tagër i fundit

Për Diellin e Lirisë Tënde,

Atdhe.

Berlin, 24 shtator 2024

✔️KUJTESË E DËSHIRË.jpeg

Kulla me Karakoll e Pukës

0
Nga: Jaho Brahaj, Tiranë
____
“Kulla me Karakoll”, Kokdode, Puke.
Foto nga Jaho Brahaj, 2008.
Kulla me Karakoll Kokdode (Pukë)
___
Kur Edit Durham kaloi, më 1908-n në këtë fshat të Pukës do t’i bënte përshtypje një banesë tepër e veçantë. “Është banesa më interesante që pashë në Shqipërinë e Veriut”,- do të shprehej studiuesja angleze për banesën-kullë në fshatin Kokodë të Pukës që fatkeqësisht sot përbën ekzemplarin e vetëm të këtij tipi banese në Shqipëri
Në Shqipërinë e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa të quajtura kulla me karakoll. Karakolli ishte një ndërtim një kat më i lartë se ambientet e banimit me perimetër të vogël, i pajisur me frëngji dhe shërbente vetëm për mbrojtjen e banorëve të kësaj banese. Ne Shqiperine e Veriut njëra prej këtyre banesave u përmbyt nga liqeni i Fierzës në fshatin Dardhë të Pukës. Tjetra në rrethin (krahina) e Hasit do të rezistonte, por pa mundur të ekzistojë deri më sot.
E vetmja “dëshmi” e këtij lloji banese është në fshatin Kokdodë të Pukës.
E braktisur nga banorët e saj që prej shume vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetërore, banesa-kullë është në prag të shkatërrimit total edhe se çatia është tepër e dëmtuar. E ndërtuar në fillim te viteve 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithë banesat-kullë të krahinës. Ndërsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtëria dhe mentaliteti i gdhendjeve të shenjave në gurët e qosheve të kësaj banese, të cilat ruajnë kode të lashta të jetës së banorëve të krahinës.
Kode që koha në shumicën e rasteve i ka zhdukur si shpagim edhe për indiferencën e njerëzve dhe mosdokumentimit.
* * * * * *
Per Dijeni:
– Kulla e Kokdodes nuk eshte e shpallur Monument Kulture asnjehere. Histori e gjate, eshte propozuar qe ne vitin 1983 nga Muzeu Historik Puke, por athere nuk u shpall se nuk kishte rruge te pershtatshme makine qe te mirembahej dhe restaurohej.
– Ruhet dokumentacioni grafik, arkitektonik dhe fotografik i pergatitur nga Arkitekti-Studiues me i mire i Arkitektures Popullore Prof. Dr. Piro Thoma, qe eshte bere me interesimin e Muzeut Historik Puke ne ato vite. Ju pershendes.
– Du me kujtu e mos me ja harru nderen Lush Koles se Gralishtit, ku kemi bujtur ate nate, e jemi pritur fisnikerishte ne ato vite te veshtira; Prof. PiroThoma, skicografi Faruk Zarshati dhe une. Ndera nuk hupet dhe as nuk harrohet…

Dilaver Goxhaj: Një përgjigje fyerjeve dhe rrenave të Bardhyl Mahmutit

1

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë

  • Botuar në “Dita” datë 23 shtator, me titull: “Llogjika” serbe e manipulimit me citatet e Moikom Zeqos dhe logorreja allagoxhaj”                                                                                 
  • z.Bardhyl MAHMUTI reagimin e tij e nis me mua dhe familjen tonë dhe jo me autorin e shkrimit, vetëm pse shkrimin e Dritanit ia pata dërguar në adresën e emailit të tij, sikundër kish vepruar ai më herët me mua. Por i “kulturuari” Mahmuti, ndryshe nga përmbajtja kulturore e reagimit të Dritanit, na është drejtuar me epitete akuzuese dhe fyese si familje, si: “mercenarë”, “nostalgjikë”, “ të pështyrë”, “përfitues nga tragjeditë e shumta njerëzore të fushatave spastruese ideologjike” që paska bërë Enver Hoxha, etj., prandaj vendosa t’i kthej përgjigje unë vetë.
  • 1 z. Bardhyl MAHMUTI, duke përdorur etiketime të tilla ndaj meje dhe familjes sime, kujton se i rriten edhe më shumë vlerat kulturore dhe intelektuale, sikundër pretendon se është. Madje ky, zotëri nuk mjaftohet vetëm me këto etiketime akuzuese e fyese, por është edhe shumë i dashuruar edhe me fjalë e shprehjeanale, si p.sh “logorreja” (‘kapsllëku’), apo “jashtëqitjen nga goja të asaj që ka në bark”, etj, etj., të cilat i përsërit pothuajse në çdo shkrim. Gjithkush që mund të ketë edhe kulturën më elementare të kulturës njerzore e kupton se “intelektuali” MAHMUTI nuk ka as kulturën më minimale të një intelektuali, e jo më të një filozofi, sikundër pretendon, ngaqë ka studjuar në Francë, në kryeqytetin e gjyshes Jugosllavi, ku ky ka marrë dëftesën e pjekurisë.
  • Si rrjedhojë, kjo të bind që këtë “intelektual” më shumë e ka parë Evropa, sesa zoti Mahmuti Evropën. Këtë dukuri na e përforcon edhe fakti që është sot në moshën e tretë, madje edhe pas 40 vite të qëndrimit në Evropë! Dhe gjithkush që ka qenë i informuar se ky person ka qenë anëtar i Drejtorisë Politike i UÇK-së, dhe “Shef i Grupit Diplomatik të UÇK-së në Evropë”, sikundër vetëdeklarohet, pa hezitim që bindet se me këtë nivel “intelektual”, vështirë se z.MAHMUTI mund të ketë qenë bindës per institucionet e Evropës mbi të vërtetën e Luftës së drejtë Çlirimtare të Popullit shqiptar në Kosovë.
  • 2 Hera e parë që dëgjojmë që një ushtri guerile, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte organizatë politike e ushtarake ilegale, dhe organi më i lartë udhëheqës ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” (Jakup Krasniqi “Kthesa e madhe”, Prishtinë 2006,f.89),se na paska pasur edhe zyra diplomatike në Evropë?! Mirëpo, diplomacinë për Luftën Çlirimtare të Kosovës e di çdo shqiptar i madh e i vogël, që e ka bërë vetëm zonja Medlin Ollbrajt dhe asnjë institucion apo person tjetër shqiptar, ose i huaj. Është znj.Ollbrajt që urdhëroi të gjendeshi ju, “diplomatët e UÇK-së në Evropë”, dhe nuk i gjetët ju diplomatët amerikanë.
  • Dhe këtë fakt e shpreh qartë znj.Ollbrajt në librin e saj “Zonja sekretare”: “Nga mesi qershorit (1998) u bë e qartë se nuk mund të arrihej asnjë zgjidhje politike pa rebelët, kështu që diplomatët tanë filluan të takoheshin me përfaqësuesit e UÇK-së… Ne ishim kundër dhunës së të dy palëve”, (f.450). Po e përsëris: “në mesin e qershorit 1998”. E përsëris, sepse SHP i UÇK-së, në përbërjen e të cilit bënte pjesë edhe “Drejtoia e informimit” me kryeshef Hashim Thaçin, (e që shumë më vonë e ka marrë emrin “Drejtoria Politike”), është krijuar në mbledhjen e datës 11 qershor 1998, në fshatin Negroc të Drenicës, ndërsa ju, z.Mahmuti jeni “caktruar anëtar i saj më vonë”, sikundër deklaron Jakup Krasniqi, anëtari I Drejtorisë Politike, kryeshef për Drejtorinë e Pushtetit Civil dhe zëdhënës i SHP të UÇK-së.(shih Jakup Krasniqi, po aty, f.90). Me këtë dua të theksoj, se është znj.Ollbrajt që kërkonte ku ishit fshehur ju “diplomatët e UÇK”, që do të thotë se znj.Ollbrajt nuk e dinte se ka pasur edhe një rganizatë politike me inicialet LPK, gjë që, mosegzistencën e saj si udhëheqëse e UÇK-së e pohon edhe z.Jakup Krasniqi, sikundër e cituam më lartë.
  • 3 E megjithatë, me sa cituam më lartë, tregon se ju “Grupit Diplomatik i UÇK-së në Evropë” nuk kishit arritur t’i bindnit diplomatët amerikanë për drejtësinë e luftës së popullit shqiptar në Kosovë, edhe pse u kanë kërkuar e gjetur ata, pasi këtë fakt e pranon vetë znj.Ollbrajt. Dhe, kur ajo zonjë konstatoi se përveç Francës, Anglisë e Gjermanisë edhe diplomatët e saj amerikanë në Evropë, nuk fajësonin Serbinë por UÇK-në, ajo e humbi durimin, dhe në janarin e vitit 1999 ajo vuri veton jo vetëm mbi NATO-n por edhe mbi të vetët: “Më pas ua zbraza dufin edhe punonjësve të mi, të cilëve u thashë se po bënin si “ata minjtë, që rrotullohen në një rrotë e nuk shkojnë asgjëkundi”.
  • Po të mos ndërmerrnim veprime të forta, serbët do nisnin një ofensivë të re dhe e kaluara e Bosnjës do të bëhej e ardhmia e Kosovës.” (f.457) Për paaftësinë tuaj dhe të “grupit Diplomatik të UÇK-së në Evropë”, nëse ka egzistuar, të bind fakti tjetër që Evropa refuzoi të priste qoftë edhe një nga refugjatët shqiptarë që përzuri Ushtria e Millosheviçit; por ishte populli i atdheu Amë, i Republikës së Shqipërisë, që i priti, i strehoi në shtëpitë e tyre, (sikundër bëri edhe familja ime “mercenare”), i ushqeu, i mjekoi, u çoi në shkolla të gjithë fëmijët, me një humanizëm të panjohur më parë nga njerëzimi botëror, humanizëm që tronditi edhe Komandantin e Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneralin amerikan Uesli Klark, i cili, pasi u njoh me informacionin e saktë nga SHP i UÇK-së, të cilin e hartoi “mercenari” dhe “enveristi” juaj, Shpëtim Golemi, në përgjigjen e tij, mes të tjerave shkruante: “Shqipëria, në raport me popullsinë dhe sipërfaqen që ka, duke pritur këtë sasi refugjatësh në kohë lufte, është ngjashëm sikur Gjermania të priste 29 milionë refugjatë”.
  • Ndërsa Presidenti Klinton deklaroi: “Kemi njohur dhe mësuar se ka pas e ka shkencëtarë dhe njerëz humanë, por nuk e kemi ditur se ka edhe komb human, ai është kombi shqiptar.” Dhe zoti Mahmuti, pa pikën e turpit, na kapardiset edhe në këtë shkrim kundër familjes sime, duke na thënë:“Unë isha shef i Grupit Diplomatik të UÇK-së”! Sa i pa përgjegjshëm paska qenë dhe është ky “diplomati” vulgar!
  • 4 Midis të tjerave, në shkrimin e tij, “diplomati” i UÇK-së, z.Mahmuti shperhet ndaj meje: “E shoh të udhës që, në fillim të këtij reagimi, t’i drejtohem publikisht kryefamiljarit të kësaj familjeje, me sa vijon: “Sa më “enverist-marksist-leninist” të kesh qenë ose të jesh shitur se je, aq më shumë privilegje të panumërta dhe ngritje profesionale në rrafshin e pushtetit politik apo të ushtrisë e policisë ke pasur, në kohën kur vazhdimisht spastrohej “politika, ushtria dhe policia nga armiqtë e brendshëm, poliagjentë”!”.Rrjedhimisht,. . . që përfituan nga tragjeditë e shumta njerëzore të fushatave spastruese ideologjike dhe anëtarët e familjeve të tyre.” Me këtë “zbulim” të Z.Mahmuti, për karjerën time ushtarake, për hir të së vërtetës jam detyruar të sqaroj opinionin pblik, duke i kthyer përgjigjen e saktë të “përfitimeve” të mia si oficer “enverist marksist-leninist” karjere i Ushtrisë Popullore të Shqipërisë, atij dhe gjithkujt që e nxit, për t’i rrëzuar fyerjet e tij, por edhe pavërtetësitë, i cili i ka mbushur mendjen vetes, se sa më shumë fyrje dhe të pavërteta të thotë, aq më intelektual tregohet(!) Ky qoftë e mos u ndryshoftë!. Pika shkollave që ka kryer!
  • Nuk thonë më kot që nga trëbdafili del edhe ferra. Mësoje ti, “ambasadori” i UÇK, që më akuzon mua si njeri i “privilegjeve të panumërta dhe ngritje profesionale në rrafshin e ushtrisë”, se Dilaver Goxhaj rrjedh nga një familje e thjeshtë fshatare, brez pas brezi atdhetare, duke filluar që me luftën për mbrojtjen e Janinës, qysh në orët e para të thirrjes së Qeverisë së Ismail Qemailit, ku njëri prej kësaj familje ra dëshmor; më pas me pjesmarrje të xhaxhait dhe të gjyshit nga mëma në Luftën e Vlorës më 1920-tën. Mefillimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, babi im doli partizan së bashku me dy vëllezërit e mëmës time, njëri prej tyre dëshmor. Me të mabruar lufta, babi mori përsëri kopenë e deleve, se nuk luftoi për privilegje, ashtu si dhe unë kur u ktheva nga Lufta e Kosovës dhe im bir kur u kthye nga lufta e dytë në trojet shqiptare. Po ku e njeh ty turpin, turpi është për njerezit dhe jo për gjallasat dukëmbëshe me fytyrë njeriu. Kur unë mbarova filloren në fshat, duke qenë se nuk kishte shkollë 7-vjeçare, babai im, në moshën 61 vjeçare shkoi punëtor krahu ndërtimi në Gjirokastër, që unë të kryeja klasën 5,6 dhe të 7, dhe nga ajo punë e rëndë krahu për shkollimin tim, i shkaktoi vdekjen. Dhe në moshën 14 vjeçare, familja më dërgoi në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” (1962-1966). Titullohem oficer karjere për artilerier dhe raketa kundërajrore pas 3 vite studimi në Shkollën e Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha”, (1966-1969). Për fatin tënd të keq, edhe sikur të ketë pasur gjatë asaj periudhe “spastrime politike në ushtri”, sikundër u ka mbushur mendjen Titua ju jugosllavëve që flisni edhe shqip, unë nuk kam qenë ende kuadër ushtrie. 5 Prej vitit 1969 deri në vitin 1982, kur më jepet e drejta të vijoja studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, pra gjatë 13 viteve (1969-1972), kam kryer këto detyra komanduese: 3 vjet teknik autopiloti për raketë të drejtuar kundërajrore (RDKA) njëkohësuiisht dhe komandant toge; 3 vite komandant baterie teknike RDKA; 5 vite shef shtabi Grupi RDKA (prej tyre 3 vite larg familjes), dhe 2 vite përsëri komandant Grupi RDKA, transferuar larg familjes, duke gjatë këtyre 13 viteve unë dhe shokët e mi shkonim pranë familjeve vetëm tri ditë në çdo 20 ditë, pasi qëndronim në gatishmëri të përhershme luftarake për mbrojtjen e kryeqytetit të Shqipërisë nga usdhtria Jugosllave e juaj, dhe ajo Greke e Italiane.
  • Në vitet 1982–1984 më dërgojnë për studime në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore, në armën e Mbrojtjes Kundërajrore (MKA), si shpërblim ngaqë Grupi RDKA që komandoja, u shpall nga Ekipi i Kontrollit vjetor të Ministrit dhe i SHP “Repart Shembullor për disiplinë, gatishmëri dhe stërvitje”. Me t’u diplomuar, më emëruan përsëri komnandan Grupi RDKA në një Grup tjetër RDKA, larg familjes. Kur mbarova Akademinë, më thirrën në katëdrën e MKA dhe më morën mendimin: Nëse më kërkonin për pedagog, a do të pranoja? Dhe unë e prita me kënaqësi. Pas një viti, në vitin 1985, Komanda e Akademisë Ushtarake e Shtabit të Përgjithshëm u drejtohet komandës së njësisë RDKA, MKA dhe SHP të Ushtrisë për të më emëruar pedagog. Dhe në Tetor 1985 del urdhëri i Ministrit për t’u transferuar pranë Akademisë Ushtarake të Ushtrisë, pedagog taktike në katedrën e MKA dhe Aviacionit. Dhe, sipas kritereve, Brenda dy viteve pedagog dhashë provimet shtetërore pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës për ghuhën angleze dhe pedagogjinë, dhe atë për Artin Ushtarak para Këshillit Shkencor të Akademisë Ushtarake. Në vitin 1993, si rrjedhojë e reformës në ushtri që kreu PD, me kryetar Sali Berishën, ai dhe President i Republikës, u ndërpre kursi dy-vjaçar për MKA, dhe emrohem instruktor për RDKA pranë Komandës së MKA të Shtetit. Atë vit m’u besua të kryesoja delagacionin e Ushtrisë Shqiptare në samitin e Vendeve Partnere për Paqe në Rumani, e organizuar nga Komanda e NATO-s. 6 Ne vitin 1994 Presidenti Berisha urdhëroi që të eksperimentohej nëse ishin në gjendje luftarake RDKA që kishte Ushtria jonë. Këtë detyrë ma ngarkoi mua Komanda e MKA, si specialisti i saj për RDKA që isha.
  • Qitja u zhvillua në muajin nëntor 1994. Qitja rezultoi se raketat ishin në gjendjen më të shkëlqyer luftarake, sikur dje kishin dalë nga prodhimi, pasi në ushtrinë e ne “enveristve” punohej sipas parimit: “Ruajeni fishekun si djalin e vetëm!” Të pranishëm në atë qitje poligonale me avjon papilot ishin edhe dy oficera amerikanë, njëri prej tyre kishte marrë pjesë si pilot në Luftën e Vietnamit, dhe shprehu habinë për atë lloj gatishmërie dhe rezultatin e qitjes. Mirëpo, qëllimi i urdhërdhënësve “shqiptarë” ishte që të raportohej se ato raketa kishin dalë jashtë përdorimit dhe duhej të eleminoheshin. Por unë si “enverist” që isha, (pasi kështu të pëlqen ty z.Mahmuti t’i cilësosh idealistët e Shqipërisë Londineze se ashtu të ka brumosur Jugosllavia e Titos), nuk mund të tradhëtoja popullin tim, prandaj dhe këmbëngula me prova dhe argumenta se ato raketa ishin dhe do të ishin edhe sot tepër efektive, nëse do t’i kishim. Për këtë “gënjeshtër prej enverisi”, më 01 dhjetor 1994 del urdhëri ministrit për t’u liruar nga ushtria, duke kaluar oficer në rezervë. 7 Ua rendita, i nderuari “diplomat” i UÇK këtë kroronologji të karjerës sime ushtarek, për t’u thënë ty dhe gjithkujt që qëndron pas teje sesa kam përfituar “në kohën kur vazhdimisht spastrohej politika, ushtria dhe policia nga armiqtë e brendshëm, poliagjentë”, “që përfituan edhe ushtarakë nga tragjeditë e shumta njerëzore të fushatave spastruese ideologjike”, që ju m’i përmendni, – të cilat kanë ndodhur në mesin e viteve ’70-të, – ndërkohë që gjatë atyre “tragjedive politike” në Shqipëri, kam qenë oficer i rangjeve të ulta, deri në vitin 1985, madje larg familjes, sepse “diktaturë enveriste” hesapi, ngaqë Jugosllavia juaj të mos guxonte të mendonte ta sulmonte Shqipërinë, e jo më ta kryente në praktikë. Dhe, që të jini edhe më i qartë, gjatë 10 vjeçarit 1969-1979 jam shpalluar nga Ministria e Mbrojtjes dy here si një nga oficerat më shëmbullorëtë Ushtrisë Popullore, kuptohet, me propozim të ekipeve të kontrollit vjetor të Ministrisë të Mbrojtjes dhe tëSHP, për cilësi në mësimdhënieje, për përgatitje, disiplinë e gatishmëri luftarake të lartë të formacionit që kam komanduar.
  • Dhe kur u shpalla për herë të tretë “repart shembullor”, më shpërblyen duke më dërguar për studime në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm. Prandaj të jesh i qetë, o “intelektuali dhe “diplomati” MAHMUTI, se nuk kam pas “ngritje në rrafshin ushtarak” gjatë atyre “spastrimeve tuaja poliagjente” që u ka bindur Titua ose ndonjë gardian a drejtor burgu kur ke qenë në burgjet e Serbisë, për të të futur urrejtjen kundër Shqipërisë “enveristëve”, të asaj Shqipërie që mahniti gjithë njerëzimin në tragjedinë që I ndodhi Kosovës Shqiptare. Madje, në Akademi dërgohem 7 vite pas atyre “spastrimeve në ushtri” – sikundër ty dëshironi të më fyeni pse unë i kam shërbyer me ndërgjegje të pastër popullit dhe atdheut tim, ku përfshij edhe Kosovën. T’i them këto që të njohësh veten se cili je në të vërtetë, sesa intelektual je, o “diplomati” Mahmuti, o “intelektul” i shkolluar dhe jetuar në Perëndim. Pika u rëntë LPK-së dhe Drejtorisë Politike të UÇK-së që të patën përzgjedhur për “kryediplomat” i saj në Evropë! 8 Dhe kulmi i fyerjeve të z.MAHMUTI Bardhyl ndaj ne si familje, por që kuptohet e ka edhe për të gjithë vullnetarët nga Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare që shkuam në luftën për çlirimin e Kosovës, arrin kur e mbyll shkrimin e tij “argumentues” me një lloj fyerje që vështirë do të mund ta shkonin ndër mend Millosheviçi apo Arkani po të ishin gjallë, ndoshta edhe Vuçiçi, pasi ata, duke qenë nacionalitë për vendin e tyre, e dinë vlerën e kontributeve të tilla idealiste, si ai i familjes sime dhe i bashkëvullnetarëve të tjerë nga Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare, pavarësisht se ata na kanë dhe i kemi armiq kombëtarë.
  • Dhe ja cili është “xhevahiri filozofik” i këtij bardhyl mahmutit: “E KONSIDEROJ TË PËSHTIRË T’U JAP LLOGARI MERCENARËVE QË NA KANË THINJUR LESHIN E KOKËS ME KËRKESAT E VAZHDUESHME PËR TË MARRË RROGA TË PËRJETSHME PËR KONTRIBUTIN E MADH KOMBËTAR QË NA PASKËSHIN DHËNË!.” Me këtë fyerje qëna bën i vetëemëruari “shef i Grupit Diplomatik të UÇK-së në Evropë”, i “dituri” Bardhyl MAHMUTI, bind edhe qytetarin me sadopak dije që të ketë, apo sadopak i formuar të jetë si qytetar, dhe cilido shqiptar del në përfundimin që i vetshpalluri ambasador i UÇK-së në Evropë, nga Tetova, ish-anëtar i ish-Drejtorisë Politikë të SHP të UÇK-së (kuptohet që Drejtoria Politike jepte llogari në SHP, pasi ai shtab, sikundër e thekson Jakup Krasniqi, nuk e njihte LPK-në), ky person duhet të jetë thjeshtë një gjallesë dykëmbëshe shqipfolëse e cekët, derisa arrin të na akuzoi dhe fyej mua, tim bir dhe familjen tone, duke na thënë: MERCENARË. Dhe këtë fyerrje z.MAHMUTI e bën vetëm e vetëm pse ai vetë as nuk e ka menduar e jo më të rrëmbente armën, as për Luftën Çlirimtare në Kosovë, as për Luftën Çlirimtare në Kosovën Lindore dhe as në atë të Tetovës së tij ku ai vetë ka lindur; por, përkundrazi, gjatë atyre viteve 1997-2001, z.MAHMUTI, si dhe “diplomatë” të tjerë të UÇK-së, shëtisnin nëpër hotelet e Evropës me markat dhe dollarët e Fondit “Vendlindja Thërret”. 9 Duke qenë se Fondi “Vendlindja Thërret” varej dhe përgjigjej vetëm para Kryesisë së LPK-së (ku anëtar i saj ka qenë edhe MAHMUTI Bardhyl), si dhe “Grupit Diplomatik i UÇK-së në Evropë”, ku kryetar ka qenë ky zotëri, jo vetëm që nuk e kanë publikuar asnjëherë listën e kontribuesve në këtë Fond financiar, nuk e kanë pasqyruar kurrë deri sot pas 25 vitesh liri, sasinë e derdhur prej secilit shqiptar, për secilin këst të derdhur prej tyre, sepse ai kontribut është veprimatria më e madhe që mund të jepte secili prej emigrantëve shqiptarëve të trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi, në interes të çlirimit të Kosovës, se jo të gjithë shqiptarët mund të reshtoheshin në radhët e UÇK-së.
  • Ai kontribut duhet të bëhet medoemos publik, si në media ashtu edhe në institucionet ligjore aktuale të Kosovës, që të dijnë të gjithë shqiptarët, veçanërisht familjarët e kontribuesve nga kryefamiljari i tyre dhe pjestarë të tjerë të familjes, sepse e kërkon historia për kontributin e secilës familjeje shqiptare, por dhe krenaria kombëtare e atyre familjeve. Vetëm kju transparencë e tillë nxjerr në pah se cilat familje shqiptare të Kosovës e kanë dashur Kosovën Shqipëri dhe cilat jo. Kështu bëhet historia nga ata që nuk ia kanë me hile popullit dhe kombit, o z.MAHMUTI. Por, si LPK-ja, ashtu edhe Shefi i “Grupit Diplomatik të UÇK-së në Evropë”,nuk kanë dhënë kurrë llogari as publikisht në media, por as edhe në asnjë institucion të Kosovës të zgjedhur nga populli, për ta ditur sesa financa u dorëzuan në këtë Fond në dollarë, në stërlina, në denarë, në dinarë, në rubla, në marka apo në monedha të tjera. 10 Dimë gjithashtu që pothuajse masa më e madhe e emigracionit shqiptar prej Kosove paguanin 3 përqindëshin në llogari të Qeverisë së Kosovës ne ekzil, me kryeministër Bujar Bukoshi. Nuk dua të bëj avokatin e asaj Qeverie, por di që Bujar Bukoshi, në mbledhjen e parë pas lufte të Parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet elektorale të muajit Mars 1998, dha llogari para atij Parlamenti, dhe ai Parlament e ka quajtur llogaridhënie egzakte.
  • Pse këta të “ndershmit”, kryesia e LPK-së dhe “Grupi Diplomatik i UÇK-së në Evropë” që kanë grumbulluar ato kontribute, nuk e kanë dhënë atë lloj llogarie që theksuam më lartë, madje duhet edhe të shpjegojnë se pse nuk e kanë dhënë këta 25 vite të paslufte, si dhe pse ende nuk kanë ndërmend ta japin?! Madje, “Grupi Diplomatik i UÇK-së në Evropë” duhet të japi llogari edhe për shpenzimet e bëra për diplomacinë e kryer nga secili anëtar i atij Grupi Diplomatik, me detaje dhe me sasi të harxhuar për çdo takim diplomatik me të gjithë përfaqësuesit diplomatikë të secilit shtet me të cilët ata janë ulur e kanë biseduar, koha dhe vendi, që ta dijë populli se cili ka qenë kontributi atdhetar i këtij lloj “Grupi diplomatik” dhe i anëtarëve të tij, si dhe i deplomatëve të atyre vendeve evropiane etj., që “Shefi i këtij Grupi” u ka kërkuar ndihmë për mbështetjen e tyre për luftën çlirimtare në Kosovë. Vetëm në këtë mënyrë mund të bindet populli për ndershmërinë, për ndjenjën e përgjegjësisë, për atdhetarinë të këtij “Grupi Diplomatik i UÇK-së në Evropë” dhe të secilit “diplomat” të tij dhe grumbullues të atij Fondi për luftën. Mosdhënia llogari e Udhëheqjes kryesore e LPK-së dhe e degëve të saj, në çdo shtet ku ka pas degët e saj, për financat e grumbulluara për luftën, ka bërë që populli të shprehet me dyshime, dhe në shumicën e rasteve negativisht për LPK-në. Nëse LPK-ja dhe këta “diplomatët” e saj nuk e bëjnë këtë llogaridhënie të hollësishme dhe jo të përgjithshme, historia ka të drejtën legjitime që t’i ndëshkoi rëndë, pavarësisht nga vetmburjet e tyre, sikundër po bën në këtë rast i vetshpalluri “Shef i Grupit Diplomatik të UÇK-së në Evropë”. 11 Sikundër e trajtuam më lart, Bardhyl Mahmuti e akuzon familjen tonë për MERCENARË, pse ne mbajtëm në familje të shpërngulur nga Kosova, pse ne dy burrat e saj shkuam dhe luftuam si në radhëte UÇK-së ashtu edhe të UCPMB-së. Së pari, na del detyrë ta sqarojmë “intelektualin” Mahmuti se cili është kuptimi i fjalës “mercenar”. Fjalorii i Gjuhës së Sotme Shqipe, sqaron: “Mercenar. Ushtar me rrogë në shërbim të një shteti a të një ushtrie të huaj.” Mund ta pranojmë se Mahmuti Bardhyl nuk e ka ditur kuptimin e fjalës shqipe “mercenar” deri para se të shkonte për studime në Francë. E themi këtë, ngaqë këtë fjalë ndërkombëtare nuk e ka vetëm gjuha serbe, të cilën ai e njeh me rrënjë e me degë, pasi, serbisht mercenarit i thonë: placenik em; kurse rusisht: nayemnik.
  • Dal në këtë përfundim se kuptimin e fjalës “mercenar”, z.Mahmuti e ka mësuar kur ka dalë për studime jashtë ish-Jugosllavisë, pasi fjala “mercenar” është fjalë ndërkombëtare, p.sh.: fërngjisht – mercenaire; anglisht –mercenary. Kështu, edhe pse nuk e njeh mirë gjuhën shqipe, Mahmuti Bardhyl fjalës mercenar ia ka mësuar kuptimin nga ferngjishtja, kur studjoi disa vite atje dhe jetoi po disa vite të tjerë. Si rrjedhojë, ky i vetëshpalluri ambassador i UÇK-së në Evropë, edhe sikur të mos e dinte kuptimin e saj në shqip sa kohë ka jetuar në ish-Jugosllavi, e ka mësuar nga fërngjishtja, aq më shumë që ka qenë edhe ambassador i UÇK-së në Evropë. Por lepuri i kësaj akuze fyese të Mahmutit Bardhyl qëmdron në një fakt fare të thjeshtë. Dhe cili është ai fakt? Ky zotëri ka lindur dhe jetuar në Jugosllavi. Duke u formuar si jugosllav, ky person ka bindjen që ka pas edhe Jugosllavia, por që e ka pas dhe dhe e ka edhe sot Serbia, se Kosova nuk është Shqipëri, por është Jugosllavi, apo është thjesht Serbi. Mirëpo duke qenë se ka shkuar për studime në Francë, ideuesja për krijimin e Jugosllavisë dhe mbështetësia kryesore europiane e Serbisë, natyrisht që edhe Franca e quan Kosovën pjesë të Sërbisë dhe jo të Shqipërisë. Me këtë dua të them se pak a shumë nuk ka shumë faj pse z.Mahmuti ka bindjen jugosllave, atë serbe dhe atë franceze, se Kosva është vend i huaj për Shqipërinë. Dhe, duke qenë se ka këtë lloj kultivimi historik, prandaj ne, vullnetarëve nga Shqipëria, dhe nga trojet e tjera shqiptare në Ballkan, që shkuam në luftë për çlirimin e Kosovës, natyrisht që do na quaj “mercenarë”, pasi nuk e lejon si nga shkollimi n ëish-Jugosllavi edhe nga ai në Francë. Në këtë rast ka të drejtë të justifikohet. Bazuar në këto dije të tij, bindemi se Bardhyl Mahmuti nuk ka lexuar as edhe nje libër të babit të tij, të Beqir Berishës, një ndër kuadrot e larta politologe dhe historianët më realistë e më atdhetarë aktualë i trojeve shqiptare.
  • Gjë qëna bind se, nuk ka rënë dardha nën dardhë; gjë që na bind pse populli ynë thotë: mos u habisni, se nga trëndafili del edhe ferra. 12 Së Dyti. Por, duke qenë se z.Mahmuti ka qenë anëtar i Kryesisë së LPK-së, ai natyrisht që gjatë asaj periudhe duhet të jetë bindur që Kosova nuk është shtet i huaj për Shqipërinë, por është pjesë e Shqipërisë. Atëhere na lind pyetja: Si është e mundur që Bardhyli të gabojë kaq rëndë dhe t’i cilësoi mercenarë qytetarët e Republikës së Shqipërisë që shkuan e luftuan në Kosovë?! A mundet ndonjë anëtar i organizatës së LPK-së ku ka bërë jetë partie Bardhyl Mahmuti, si dhe nodnjë nga vetë Kryesia e LPK-së t’i japi përgjigje kësaj pyetjeje?, se është e pabesueshme, të paktën për mua dhe familjen time, që ai na akuzon për mercenarë? Se të jesh mercenary, do të thotë të që kur je kthyer nga lufta, të jesh i pasur, të paktën për t’u ushqyer disa kohë si dhe të të lidhet edhe një pension i përjestshëm, sikundër e kanë Legjioni Frances, amerikan e ai Anglez. E them këtë, ngaqë më bën përshtypje heshtje nga ana e ish-Kryesissë së LPK-së, e cila, me heshtje e saj po mbështet këto shpifje dhe fyerje për personin tim, për djalin tim dhe për gjithë familjen time. Heshtja është miratim. Me këtë rast i lutem kësaj ish-Kryesie të LPK-së, të na sqaroni se, ku I gjeti milionat e markave ky anëtari i kësaj Kryesie së LPK-së, Bardhyl Mahmuti, që ka qenë thjesht refugjat në Zvicër dhe ka jetuar me mëshirën që i jepej si refugjat nga shteti zvicerian, se si mundi ky “diplomat” i juaj të ndërtoi menjëherë pas lufte vilën luksoze disa katëshe, ne lagjen “Pajton” të Prishtinës, e cila vlerësohet mbi 3 milionë marka gjermane të asaj kohe dhe që e ka dhënë me qera? Derisa asnjë prej ish-anëtarëve të asaj Kryesie nuk reagon ndaj këtyre shpifjeve të Bardhyl Mahmutit kundër zv.Shef I SHP të UÇK-së dhe oficerit të vetëm që mbajti bashkëveprimin me aviacionin e NATO-s, mos vallë përfitoni edhe ju nga qeratë e asaj vile? E bëj këtë pyetje, se Fondi “Vendlindja Thërret” jepte llogari në Ktyesinë e LPK-së ku bënte pjesë edhe Bardhyl Mahmuti, dhe sit ë tillë duhet të dinë se ku i gjeti ai milionat që e ngriti menjëherë atë vilë.
  • I shtrova këto pyetje, pasi ma ngacmoi mendimin një komentues me kduke u nisur nga një koment I bërë në gazetën “Dita” të datës 26 shtator 2024, ora 2:43 pm. “Ky koment është për shkrimin e Bardhyl Mahmutit: “LLOGJIKA” SERBE E MANIPULIMIT ME CITATET E MOIKOM ZEQOS DHE LLOGORREJA ALLAGOXHAJ”, kundër të cilit është edhe kjo përgjigje e imja. “Bardhyl Mahmuti është dashtë të tregojë se si u tradhtua BETIMI I UÇK-së dhe pse?! Së dyti, është dashtë të tregojë si u bë që të gjithë njerëzit kyç të UÇK-së të jenë të përzgjedhur prej familjeve më të njohura shqiptaro-jugosllave, që i kanë shërbyer pushtetit pushtues e poshërues serbo-jugosllav e shqiptaro-titist kundër shqiptarëve, që i kanë gëzuar të gjitha privilegjet e pozitat në Krahinën Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, dhe si u bë që veteranët e UÇK-së të mos gëzojnë asgjë nga mundi dhe djersa e tyre lënë në shtigje lufte për ta përmbushur BETIMIN E UÇK-së?… Madje, si u bë që bardhyli dhe bardhylat si ai të kenë pasuri përrallore në Kosovë, në Maqedoni e gjetkë ?!(kur ndejtën vetëm nëpër hotele luksoze të Evropës, duke treguar përralla me lesh për luftën e lavdishme të UÇK-së!…), ndërsa veteranët e UÇK-së nuk kanë as bukë për të ngrënë, madje, janë po shokët dhe miqtë e Bardhylit i kanë lënë pa punë shumë veteranë shqiptarë të UÇK-së, po, poshtërsia nuk paska brirë, o Bardhyl Mahmuti! Është mirë të tregosh nga e ke bërë tërë atë pasuri në Prishtinë, ke blerë truall e ke bërë pallat në lagjen më të shtrenjtë të Prishtinës, në “Qytezën Pejton”, dhe merr qira të majme prej saj, bën mirë të tregosh a e ke shtrenjtuar qiranë e saj?…
  • Ke banesë në lagjen “Dardania” e flitet se e ke në pronësi edhe Tregun e Gjelbër në Prishtinë, në Lagjen “Kodra e Diellit” dhe prej saj merr qira të majme dhe prona e prona të tjera në Maqedoni e ku jo, që nuk t’i dimë ne… Po, a po na e tregon nga i more të gjitha ato para e veteranët e UÇK-së nuk kanë bukë për familjet e tyre ose e çojnë jetën me cikërr… E, ne, dimë shumë veteranë të UÇK-së që nuk ua kanë punësuar asnjë anëtarë familje apo ndonjë fëmijë të tyre, se, përzgjedhjen e bëjnë shokët e tu “patriotë” e “shqiptarë” që ç’ke me ta!… Kujton ti se shqiptarëve mund t’u shesësh dushk për gogla a thana për rrush, kur të përkrahë edhe gazeta DITA, pa u dhënë të drejtën lexuesve të t’i zhveshin maskat “shqiptare” e “patriotike” të tuat e të shokëve të tu “shqiptarë”?!… E fëlliqtë dynjanë, o Bardhyl MahMUTI e nuk po u skuqet “fytyra”!… Po kush i qimë nane ua dha ato kompetenca kaq “pariotike” e kaq “shqiptare”, se?…DRENICA E KUQE” 13 Derisa na rezulton se z.Mahmuti Bardhyl duhet ta ketë mësuar kuptimin e fjalës mercenar, dhe për këtë na është betuar në përgjigjen e tij se e njeh gjuhën shqipe, por ndoshta më së shumti e ka kuptuar kur mësoi fërngjishten, atëhere na jepet e drejta të shprehemi se z.Mahmuti ka shumë gjasa të jetë përpunuar si agjent i UDB-së, para se të mësonte fërngjithsten, se nuk ka si ta kuptojmë që familjen tonë ta cilësoi familje mercenarësh pse ne shkuam e luftuam për çlirimin e Kosovës dhe Kosovës Lindore! Dihet se, nëse bie në kthetrat e agjenturave, nuk del dot sa të jesh gjallë, trashëgohet edhe te pasardhësit e agjentit. Po e ka ngrënë atë lugë çorbe, më vjen shumë keq, se ka turpëruan një prej intelektualëve dhe kryefamiljarët më të mirë që ka Tetova. Këtë dyshim ndaj tij ma përforcon veçanërisht urrejtja që ai shpreh ndaj meje, por ndaj gjithë luftëtarëve vullnetarë nga R. e Shqipërisë për çlirimin e Kosovës dhe Luginën e Preshevës (Kosova Lindore), duke na quajtur publikisht: mercenarë.
  • Mirëpo, edhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (në Maqedoni) pati vullnetarë nga Republika e Shqipërisë, natyrisht që edhe ata ky Bardhyl Mahmuti indirect I akuzon për mercenarë. Atëhere është ky që na jep të drejtën të mendojmë se edhe Maqedoninë Perëndimore ky nuk e quan pjesë të Shqipërisë. Po të dojë, le të na mbushi mendjen. Jetojnë të gjithë, jeton edhe Bardhyl Mahmuti! Hapu tokë! 14 Së Treti. I lutemi z.Mahmuti të na nxjerri qoftë edhe një pjesmarrës të UÇK-së apo të UCPMB dhe të vërtetoi këtë shpifje monstruoze anti-shqiptare ndaj nesh, që unë dhe im bir të jemi paguar nga UÇK-ja dhe UCPMB-ja si mercenarë. Le të pyesi ky “intelektual” Shefin e Fondit “Vendlindja Therret”, apo personin në Kryesinë e LPK-së që mbulonte atë Fond, apo Idriz Hysenin – ekonomatin e Shtabit të Përgjithshëm, apo Adem Grabovcin – shefi i Finacës e SHP, ose Azem Sylën – komandantin e SHP, apo Bislim Zyrapin – Shefin e SHP dhe pasuesin e tij Agim Çeku, ose edhe Sabit Gecin, personi i parë që më kontaktoi dhe më prezantoi me Azem Sylën, Xhavit Halitin e Kadri Veselin, të cilët duhet ta dinë se sa është paguar Shpëtim Golemi dhe djali i tij, ngaqë vetë z.Mahmuti ka jetuar në Evropë gjatë gjithë atyre tre luftrave shqiptare, ngaqë ka qenë anëtar me korespondencë i Drejtorisë Politike e SHP të UÇK-së, nëse nuk e ka nga formimi etja për shpifje dhe intrigë, tipare këto të përshtatshme për bashkpunëtorët e shërbimeve inteligjente antishqiptare. Vështirë se mund të gjendet në trojet shqiptare një mashkull shqipfolës me kaq ligësi shpirtërore. 15 E megjithatë, për të qenë sa më transparent lidhur me “mercenarizmin” tim, për të cilin më akuzon z.MAHMUTI, po përsëris publikisht atë çka kam deklaruar qysh në vitin 2006, në intervistën me shkrimtarin Ylli Polovina, e pasqyruar prej tij në librin:“Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, Tiranë 2007, f.43: “Do të niseshin të nesërmen për në Kosovë. Atë pasdite, në bisedën me të tre, (Hashimin, Kadri Veselin dhe Azem Sylën, D.G), ranë dakort edhe për pagesën që do të merrte për sa kohë do të ishte Dilaveri me mision në Kosovë”. – (meqenëse gruan e kisha pa punë, djali vijonte studimet për pilot në Turqi, në Vlorë dhe Greqi), se në Shqipëri qenë shkatërruar avjonët mësimorë në vitin e zi 1997, ndërsa vajza gjimnaziste, D.G) – “Ata do t’i dërgonin çdo muaj në shtëpi pesëqind marka.
  • Kjo ishte gati sa gjysma e rrogës së mësuesit, pensionit të ushtarakut në rezervë dhe honoraret e shkrimeve në shtypin ushtarak të Tiranës dhe në gazetat e tjera. Treqind mijë Lekë të vjetra (3000 Lekë të reja) ose pesëqind marka, asnjë qindarkë më tepër.” Nëse unë si Dilaver do të kisha gënjyer, meqenëse z.Mahmuti i kujton të gjithë si veten ndja dhe nuk e ka probem shpifjen, natyrisht që do të kish reaguar dikush, edhe antishqiptari më i madh sikur të ishte në radhët e UÇK-së, pasi libri i Ylli Polovinës është botuar në 1.000 kopje dhe është shpërndarë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, përveç që u është dhuruar gjithë anëtarëve të SHP të UÇK prezentë në Kosovë gjatë luftës, si dhe gjithkujt bashkluftëtari tjetër që është interesuar. Libri u botua në këtë tirazh, ngaqë e sposorizoi bashkëluftëtari dhe biznesmeni nga Tetova, Billall Ceka. 16 Gjithashtu, në gushtin e vitit 2000, kur unë u ktheva përfundimisht në Shqipëri, kontaktova me ishMinistrin e Mbrojtjes së QPK-së, z.Azem Syla, në zyrën e tij në selinë e PDK-së, Prishtinë, dhe i kërkova: “Zoti Azem, derisa QPK-ja ka gjashtë muaj që është shkrirë, dhe këta gjashtë muaj kam punuar mësues i gjuhës angleze në Shkollën Mjekësore të Prishtinës, duke qenë i detyruar të prisja të mbaroi vajza vitin shkollor në Universitetin e Prishtinës, tash kam vendosur të kthehem në Tiranë. Sikundër e dini, djali është në luftë në Preshevë prej ditës së parë që nisi atje lufta, ndërsa gruan ma ka pushuar qeveria e Tiranës nga puna si laburante në njësinë e RDKA ngaqë unë erdha dhe luftova në Kosovë me gjithë djalin, në këto kushte, a keni mundësi të më ndihmoni, me borxh, të paktën 4.000 marka, për të përballuar jetesën derisa të sistemohemi në Tiranë me ndonjë punë unë ose ime shoqe?”
  • Dhe Azem Syla u ngrit nga karreklla, dhe më tha: “Pritëm këtu!” Dhe shkoi në një zyrë tjetër të PDK-së. U kthye dhe bëmë këtë bisedë: “Dilaver, të na falësh që prej mbylljes së QPK-së nuk jemi interesuar për ju. Bëtë mirë që m’u drejtuat mua. Me këtë rast unë do t’u jap jo vetëm juve, por edhe Adem Shehut dhe Bardhyl Tahirit të njëjtën sasi markash, se nuk mund t’i veçojmë edhe ata të dy, pasi nga 5 oficerë që erdhët dhe luftuat brenda në Kosovë duke u besuar funksione nga më të rëndësishmet, ju të tre keni mbetur gjallë dhe hë për hënuk ua shpërblejmë dot, por kaq mundësi kemi tash për tash”. E falënderova dhe pas disa ditësh që u ktheva në Tiranë kontaktova edhe me dy kolegën bashkëluftëtarë. Ky është i gjithë mercenarizmi i oficerave nga Shqipëria që shkuam e luftuam në Kosovë, e nderuara gjallesa MAHMUTI. Gjykojeni vetë, të nderuar lexues, se cila është ndërgjegjia e “kryediplomatit” të UÇK-së dhe binduni se si mund ta ketë përfaqësuar UÇK-në në Evropë një ndërgjegje e tillë njerëzore. Mjerë UÇK-ja në duar e kujt e kish besuar diplomacinë e saj në Evropë, nëse është e vërtetë çka vetdeklaron ky shqipfolës, pasi, sa isha në SHP gjatë luftës nuk ia kisha dëgjuar as emrin, por edhe që të kish UÇK-ja ambasadë në Evropë.
  • Prandaj i bëj pyetje vetes: Si është e mundur që LPK-ja dhe Hashim Thaçi i kanë besuar këtij lloj personi të ishte kryetar i grupit diplomatik në Evropë,nëse është e vërtetë?! Ku flen lepuri? 17 Së Katërti. Gjithashtu, le të na vërtetoi ky Mahmuti Bardhyl shpifjen tjetër të tij, se unë kam kërkuar “RROGË TË PËRJETSHME” dhe kujt ia kam kërkuar. Këtij personi? Po çfarë kompetence ka pas ky person që unë t’i jem drejtuar për një gjë të tillë, duke mos e njohur as si fytyrë? A mundet t’I besohet një gjë e tillë një njeriu që nuk e ke kontaktuar kurrë? Apo ngaqë ky, është paguar me rrogë të përjetshme vetë, nga z.Thaçi si kur ishte emruar prej tij Ministër i Jashtëm i QPK, dhe ndoshta më pas si këshilltar i presidentit Thaçi, i ktyeministrit Thaçi dhe e ministrit të jashtëm Thaçi? Të vetmen bisedë që unë kam bërë në telefon me këtë person, është rasti kur e pyeta se si është e mundur që Jakup Krasniqi ka votuar Gjykatën Speciale duke qenë kryetar Parlamentit të Kosovës. Dhe ai më sqaroi se Jakupi nuk ishte kryetar në atë sesion, dhe se pat abstenuar.
  • Është e vërtetë që Unë kam reaguar publikisht, me shkrim, në mediat e Kosovës, se Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Qeveritar i evidentimit të listave për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kryesuar nga Agim Çeku, por jo për “rogë të përjetshme”, sikundër shprehet filo-jugosllavi MAHMUTI, por për mohimin e të qenit tim veteran i UÇK-së, si ndaj meje edhe ndaj Dritanit! Madje, gjatë kohës të atij reagimi i kam telefonuar edhe z.Jakup Krasniqi për këtë ankesë, dhe ai m’u përgjegj se nuk merrej me listat e veteranëve dhe ma mbylli telefonin. Por i jam mirënjohës z.Xhevat Bislimi, kryetarit të Shoqatës “Lëvizja”, i cili, me nismën e tij, pa e biseduar më herët me mua, dhe më pas edhe ish-Shefi i SHP të UÇK-së, kolonel Bislim Zyrapi, pas dy-tri vitesh si qe venë në zbatim Ligji për Veteranët, na pajisën të dyve me çertifikatën e veteranit të UÇK-së. Dhe këtë reagim publik z. Mahmuti ma quan kërkesë për rrogë të përjestshme! Si mund të eci vallë përpara kombi ynë kur vazhdojmë e u besojmë detyra të rëbdësishme shtetërore personave si ky shpifës? 18 Së Pesti.Me paturpësinë më të madhe z.Mahmuti fyen jo vetëm sakrificën time dhe të familjes që, babë e bir shkuam vullnetarisht, pas një kërkese të vijueshme disa mujore, (korrik – dhjetor-1998) të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylës dhe Sabit Gecit, të nxitur prej shkrimeve javore sh publike, duke filluarprej marsit 1998, në mbështetje të Luftës Çlirimtare të Kosovës, botuar në organet e shtypit të përditshëm, njëkohësishtë, në gazetën “Rilindia” dhe “Shekulli” në Tiranë, “Bota e re” në Prishtinë dhe “Zeri i Kosovës” në Zvicër, të shkoja vullnetar në atë luftë çlirimtare, duke qenë i bindur se edhe mund të mos kthehesha i gjallë, ndërkohë z.Mahmuti Bardhyl me paturpësinë më të madhe shprehet për kontributin tonë modest: “MBURREN PËR KONTRIBUTIN E MADH KOMBËTAR QË NA PASKËSHIN DHËNË!” Të jetë vallë jo normal mendërisht ky “intelektuali” shpifës i LPK-së, apo shtiret si e tillë?! Intelektualë apo filozofë si të kalibrit Bardhyl Mahmuti, me sa na len të kuptojmë nga sa shkruan kundër famijes sime, kontribut kombëtar konsiderojnë tradhëtinë kombëtare, prandaj e kanë mendimin se kush sakrifion patjetër që paguhet, ngaqë nuk e kuptojnë dot se çfarë quhet atdhetarizëm.
  • Se, helbete, ky person në kapitalizëm është kompletuar si intelektual. Ky person, duke pasur këtë lloj mentaliteti, prandaj ne ideaklistëve që shkuam vullnetarë në luftë për atdhe na quajnë jo vetëm të marrë, por edhe “enveristë marksistë-leministë”. Kështu e kanë quajtur dhe e quajnë edhe sot UÇK-në, njësoj si Bardhyl Mahmuti, armata 800 mijëshe e LDKsë. Të jetë vallë rastësi kjy dyfytyrësi e tij?! Këtë propagandë ka bërë dhe bën Serbia për UÇK-në, por këtë propagandë kanë bërë dhe bëjnë qeveritë e njëpasnjëshme të Tiranës, këtë ka bërë dhe bën kundër LANÇ-it të Shqipërisë “Instituti i studimit të krimeve të Komunizmit” që paguhej dje nga qeveria e PD-së dhe sot nga e PS-së; prandaj dhe familjeve të Dëshmorëve të LANÇ-it u janë ndërprerë shpërblimet dhe po u jepen familjeve të të dënuarve politikë për veprimtari antikombëtare, sabotatorëve të ekonomisë socialiste dhe të gjitha kategorive që e vodhën dhe e rropën pasurinë socialiste, dhe që janë dënuar ashpër nga qeveria socialiste,etj. Dhe çudia është që Organizata e veteranëve të LANÇ-it bën thirrje: Votoni PS-në, ajo e OBVL: Votoni PD-në! Rrojnë popujt e tjerë, rrojmë dhe ne. Pika që s’na bie! 19 Ky “intelektuali “ Mahmuti Bardhyl çdo qelizë të trupit të tij duhet ta ketë vetëm ligësi. Me këtë rast po i kujtoj këtij modeli të ligësisë shpirtërore, se të nesërmen e përfundimit të luftës me MARRËVESHJEN E KUMANOVËS, Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Gjenerali Uesli Klark dërgoi në fax-in e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, telegramin e Mirënjohejs, duke u shprehur, mes të tjerave: “BASHKËVEPRIMI MË I MIRË LUFTARAK NË HISTORINË 50-VJEÇARE TË NATO-S”. Dhe atë bashkëveprim luftarak 78 ditor, Shefi i Shtabit të Përgjitdhëm i UÇK-së, Koloneli Bislim Zyrapi, ia besoi Kolonelit Dilaver Goxhaj (Shpëtim Gilemit), dhe, sikundër deklarohet, atë besim Shpëtim Golemi e justifikoi. Por ai shpërblim moral nuk më përket thjesht mua si individ, por, në radhë të Parë gjithë efektivi komandues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se pa ata nuk shkruaja dotë as edhe një fjalë, duke justifikuar edukimin tim Ushtarak që më pat kompletuar Ushtria Popullore e Shqipërisë e udhëhequr nga Enver Hoxha, e cila më besoi edhe për të përgatitur oficera të lartë të Ushtrisë Popullore për Mbrojtjen Kundërajrore, duke referuar, veç lëndës së Taktikës së Armës Kundërajrore, edhe lëndën e Mbajtjes së Bashkëverimit gjatë luftimeve midis forcave tokësore dhe Forcave Ajrore, duke e kryer për një periudhe 8-vjeçare.
  • Dhe të arrijë “intelektuali” Mahmuti ta shumë zoi me zero atë kontribut të Shpëtim Golemit, duke thënë: “mburren për kontributin e madh kombëtar që na paskëshin dhënë!”, kur faktikisht Gjenerali Uesli Klark, me atë vlerësim, indirekt e ka renditur e lartësuar UÇK-në në një ushtri të nivelit të njejtë me të ushtrive të tjera të NATO-s, për most ë thënë edhe më lart. Mirë unë që po mundohem ta bind “intelektualin” Mahmuti se çfarë don të thotë ai Telegram Mirënjohjeje nga Komandanti I NATO-s, po vallë a e kupton biçim intelektuali Mahmuti? Unë nuk di se si ta komentoj këtë konkluzion të z.Mahmuti, por, megjithatë, më mgushëllon shprehja popullore: “Ku di derri, se ç’është nderi”. 20 Duke qenë si ky zotëria Mahmuti ka këtë urrejtje ndaj kontributit tonë si familje, ndërkohë që ka qenë këshilltari kryesor i Hashim Thaçit, a mos vallë është ky që e ka këshilluar Hashimin për dhëniet me diferencime të dekoratave, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, për kontribuesit nga Shqipëria? Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me motivacionin: “Përkontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës”, mbi 100 qytetarë nga Republika e Shqipërisë, përfshi edhe kamarjerët që i kanë servirur kafe. Ndërkohë që 3 (tre) oficerat nga Republika e Shqipërisëqë, kanë kryer detyra të larta komanduese në radhët e UÇK-së brenda në Kosovë, të dalë të gjallë nga ajo luftë, nga 5 që ishim: Adem Shehu – komandant i Br.153 e UÇK, Bardhyl Tahiri – shefi xhenjos (inxhinierisë) në SHP të UÇK dhe Dilaver Goxhaj – zv.Shef i SHP të UÇK dhe oficeri që mbajti bashkëveprimin 78 ditor me aviacionin e NATO-s si dhe komunikuesi me letra direkte me gjeneral Klarkun, (ndërsa Indrit Cara dhe Tahir Sinani ranë dëshmorë). Si është e mundur që asnjë institucion shtetëror në Kosovë, nuk kanë marrë mundimin që t’u jepnin këtyre 3 oficerave të kthyer gjallë nga ajo luftë, qoftë edhe një copë letër dore të thjeshtë mirënjohjeje, të protokolluar, për atë kontribut, të shkruar qoftë edhe me laps plumbi: “Faleminderit që na nderuat me ardhjen në luftën tonë çlirimtare!” Lind pyetja: Pse nuk e ka dhënë këtë shpërblim moral Presidenti Hashim Thaçi për këta oficerë, derisa mendoi për qindra të tjerë?
  •  Përgjigjia është e thjeshtë: Nëse Hashimi do të dekoronte Ademin dhe Bardhylin, dhe do të linte pa dekoruar Dilaverin dhe Dritanin, do të dillte lakuriq që Hashimi, por edhe drejtuesit e institucioneve qeveritare të Kosovës e urrejnë Jugubn e Shqipërisë, pavarësisht se kjo urrejtje është shprehur dhe vijon të shprehet në shumë forma. Po mund të thotë dikush: e tepërove Dilaver. Mirëpo, si është e mundur që edhe oficerat e tjerë nga Jugu i Shqipërisë, që morrën pjesë duke luftuar në zbatim të Operacionin “Shigjeta”, në mal të Pashtrikut, në Kukës, si dhe ata nga Jugu që morën pjesë në luftimet 67 ditore për hapjen e Korridorit të Furnizimit: Tropojë-Gjakovë nuk janë dekoruar?! A mund të besohet të jenë vallë rastësi këto fakte? 21 Po e them për herë të parë që, unë kam qenë jo vetëm pjesmarrës me përfaqësinë e UÇK-së por dhe mbajtës i protokollit gjatë bisedimeve në fshatin Berishë të Drenicës, 18-20 qershorit 1999, me përfaqësuesit e NATO-s, të kryesuar nga Gjenerali anglez Xhekson, i cili mëpas u emrua edhe komandant i KFOR-it. Midis të tjerave, debate më këmbëngulës nga ana jonë ishte për dy pika, nëprojekt-“Marrëveshjen për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së”. 1.”Të largohen nga Kosova të gjithë ata që s’janë nga Kosova; e sidomos duhet të largohen këshilltarët, luftëtarët e lirisë, ekspertët, vullnetarët dhe anëtarët e tjerë të ardhur nga vendet fqinjë”. Pas një debate të gjatë më në fund ramë në konsesus, duke u shtuar fjalia: “nëse është e nevojshme”.
  • U shtua kjo fjali, duke e bindur ekipin e NATO-s së asnjë vullnetar apo specialist, jo qytetarë të Kosovës, nuk janë të huaj, por janë shqiptarë. 2. U këmbëngul nga ana e jonë dhe u shtua pikë më vete që: UÇK-ja të transformohej me kompetenca njësoj si Gardës Kombëtare Amerikane. Të nesërmen, më 21 Qershor 1999 erdhi helikopteri i KFOR-it dhe mori Hashim Thaçin dhe Agim Çekun dhe i ço te “Shtëpia e Filmit” në Prishtinë, ku ishte vendosur Komanda e KFOR-it, dhe nënshkruan të hedhur në të pastër Marrëveshjen për Demilitarizimin dhe Transformimin e UÇK-së, në Shqip dhe Anglisht. Në mesditën e datës 23 qershor 1999 Komanda e KFOR-it na e fakson ne në SHP të UÇK-së atë Marrëveshje. Në Fax isha unë. E lexoj fjalë për fjalë, dhe më rezultoi se ato dy shtesa nuk ekzistonin. E marr Marrëveshjen e faksuar dhe i shkoj te ekipi i atyre bisedimeve për atë Marrëveshje, të cilët ishin në pritje, duke pirë çaj poshte një pemë qershie, dhe u tregoj mangësinë. Hashim Thaçi më thotë që t’u shkruaja se nuk është Marrëveshja që kemi rënë dakort. E shkruajtëm në kompjuter refuzimin, hodhi nënshkrimin Hashimi ,dhe ia dërgova Komandës së KFOR-it. Pas gjysëm ore, a disi më shumë, na vjen përgjigjia: “Na falni! Ka gabuar ushtari.” Dhe na faksojnë atë me shtesat përkatëse. Mirëpo, në Përmbledhjen e Akteve Ndërkombëtare për Kosovën, me autor Mr.Sc.Enver Sopjani, Prishtinë 2005, ato dy shtesa nuk ekzistojë! Dhe nuk dimë nëse janë ankuar më pas udhëheqësit ish drejtuesit kryesorë të UÇK-së dhe të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës dhe ata të TMK-së.
  • 22 Duke i kaluar në kujtesë këto raste, më kujtohet edhe shpërndarja nga ajri e mijra kopjeve të një pamfleti-trakt propagandistik i KFOR-it, hedhur mbi të gjitha qendrat e banuara të Kosovës, gjatë muajve korrik e gusht 1998, e cila titullohej: “NDËRMARRJA e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”. Në pikën nr.2 të atij pamfleti-urdhërues shkruhej: “Sipas kësaj ndërmarrjeje duhet që të gjithë ata që s’janë nga Kosova të largohen; e sidomos duhet të largohen këshilltarët, luftëtarët e lirisë, ekspertët, vullnetarët dhe anëtarët e tjerë të ardhur nga vendet fqinjë.” Ndërsa në pikën nr.3 të saj thuhej: “Demilitarizimi dhe integrimin e UÇK-së në jetën e përditshme të Kosovës e ka nënshkruar dhe verifikuar komandanti I UÇK-së, Agim Çeku, dhe është aprovuar nga komandanti i KFOR-it”(!) Nuk është sqaruar ende, se kush ia dha të drejtën Agim Çekut t’i bënte atë propozim Komandantit të KFOR-it, ndryshe nga çfarë ishim dakordësuar gjatë bisedimeve?
  • Dhe si rjedhojë, të gjithë vullnetarët pjestarë të UÇK-së nga Shqipëria nuk u lejuan të qëndronin në TMK, dhe u larguan nga Kosova. 23                                                          Nuk kam dash ta besoja deri sot atë që shkruan gazetari investigiv i gazetës “Rilindja” e Prishtinës, me përvojë gazetareske 40-vjeçare, Bajram Kabashi, në librin e tij, “Rrëfime nga Norvegjia”, ku është detyruar të mërgoi pas lufte: “UDB-ja “jonë”, pasi m’i kishte bërë të kota përpjekjet profesionale e atdhetare dhe më kishte përgjakur jetën, më kishte prekur aty ku i dhemb më së tepërmi njeriut, duke më lënë të varfëruar. Pas luftës ka filluar të funksionojë plotësisht kjo e keqe dhe ky kob i madh kundër popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.” 
  •  (Bajram Kabashi “Rrëfime nga Norvegjia”, Prishtinë 2024, f.37).                                   
  •  Tiranë, 25 shtator 2024

Plisi dhe lashtësia Shqiptare

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
E natyrshme është plisi!
Është mjaft e thjeshtë të jesh SHQIPTAR me PLIS!
Plisi duhet të bëhet vlerë e re, nuk duhet të ketë asnjë shqiptarë pa plis në kokë, sepse ky ka qenë shkaku i të gjithave rezistencave dhe luftërave me shkja e turk. Vetë plisi nuk mund të krijojë vlera të reja, por ai mund të krijoj liri, mundësi për krijimin e SHQIPËRIS ETNIKE.
Duhet bërë patjetër diçka. Nëse nuk do të ketë respekt për plisin, atëherë i gjithë populli do të shembet!
Plisi dhe Flamuri është komb dhe fe për ne!
Një hambar, një thesar lashtësie! I lavdëruar dhe i nderuar si gjithmonë. Vetëm atje ku fillon plisi, fillon shteti jo i tepërt, por i nevojshëm: atje fillon kënga e që quhet, e vetmja dhe e papërseritshmja plisi i bardhë.
Gjithmonë kam dashur dhe dua të japë një porosi, një mesazh!
Plis, kushë të lë në mesë të udhës!
Na thuaj! Apo se thua dot moj Kosovë e tretur në ethe?
Ҫfarë do bëja unë. Do ta ndimoja për ta zgjidhur hallin që ka ky plis i lodhur, i plagosur dhe i coptuar nga zullumqarët e sotit.
Ja pse themi ne, se PLISI është lashtësia e jonë, gjuha e jone dhe historia e jonë. Të parët e Evropës. Këtu në këtë shkrim do të japë vetëm disa copëza nga historia e rrugës së fillimit të këti Plisi të lashtë. Dhe përse? Për të tregaur se jeta e shqiptarëve pa plis në kokë nuk mund të ketë kuptim, lashtësia e jonë do të merrte përmasa të tjera ndaj armiqëve, me kërkesa gjithnjë e më cilësore. Këtu plisi ka bërë kërcimin, siç thuhet në gjuhën popullore jo një hapësh por shumë hapësh. Dhe kjo e ka shpjegimin e vetë. Veç mos e harroni:
– “Ta duamë atdheun me punë e durim, vullnet e sakrifica dhe Plisin ta ruajmë si dritën e syve”.
Ҫdo gjë do të shkoj si s᾿ka më mirë. Ҫfarë nuk sjellë rastësia e shkrimit tim! Nga rastësia, plisi tek mësuesi ynë i parë, si udhërrëfyes e nxitës, që duhet të ndiqnim të ardhmen tonë dhe artin maxhik të plisit!
Para se të shkruaj për Plisin, kisha ca emocione. Por kisha pak droj se mos po gaboja. Dhe shkrova: – Kosovë ty Përendia të ka priveligjue, të ka falë plisin aq të bukur që na bënë të ndjehemi të krenarë. Ne duhet vetëm me ia ba hyzmetin si duhet pa frikë. Të punojmë me këmbëngulje dhe sa ma parë, sepse, o shqiptarë të mi, koha ecën e nuk kthehet ma. Si dhe fillimi i çmendurisë serbo-malazeze e grekë treguan qëndrim poshtërues nda plisit dhe shqiptarëve, aq u shtohej oreksi për t᾿a zhdukur atë. E ç᾿farë duhet të bëjmë ndaj dreqit sllavë e grekë! Dhe, ne duhet të bindemi se atë që e mbajmë në kokë është si një kala madhështore. Plisi është krenaria, është simboli i shqiptarisë. E në këto çaste nostallgjije, pyes veten e them:
“Përse të mos mburren shqiptarët me PLISIN e tyre antik?!”.
Këtu në këtë tokë Dardane mbretëroi gruaja e parë me plisin e lavdishme në kokë, Tetuta, këtu sundoj vite me radhë mbreti Bardhyl me plisin në kokë, këtu sundoj vite me radhë i madhi Pirro plisin në kokë, këtu sundoj vite me radhë edhe Skënderbeu, Sulejman Vokshi, Mic Sokoli. Ali Ibra etj. Këtu, nëpër badenat e kësaj kështjelle u janë bërë prita dyndjeve romake, bizantine, serbomalazeze, turke e greke. Zuzarët nuk e kuptojnë se kënga e plisit është më e fuqishme se arma bërthamore. Çuditërisht shteti me këngën, me melodinë e tij. Shteti gjithmonë e vret veçantinë!
Plisi është lule dhe vërtetë i thonë lule. E burri botës udhëtoi ana anës deri në ditët e soti! Dhe plisi, prap sikur na thotë:
“Këtu jam, nuk luaj nga vendi. Më mbroni, t᾿ju mbroj!”.
Gjithë këtë shkrim e bëra për të treguar se Plisi gjatë shekujve, së bashku me bijtë e saj, ushqeu shqiptarët e tij edhe me qumshtin e historisë Dardane.
Duke vënë Plisin në një komunikim gati telapatik me dërguesin e këtyre shkronjave, me komentuesit dhe lëxuesit tjerë për ta kapur shijen e shqiptarit me te në kokë. Kështu, tërthorazi, krejt si në përralla duke e kapur kumtin, ulërimen e ca zagarëve e zuzarëve shqiptarë të humbur të provincës, ndërruan plisin me qallmen, ndërruan gjuhen, ndërruan emrat e mbiemrat, ndërruan flamurin me ate turko-arabe dhe në fundë ndërruan heronjtë tanë me ate që deri dje vranë e prenë… E gjithë kjo do të ishte “djep”e njëkohësisht varr i tyre?
Kjo gjëndje më ka torturuar dhe më ka munduar gjatë. Kjo sëmundje, ky kancer ka ndërhyrë në jetën e tradhtarëve me ngulm, dhe unë, duke u përpjekur të vërë në kontroll penën time, ta diktojë letrën e bardhë me shkronja të zeza, ngjyrimin e fjalëve, deri në formimin e togfjalshit, gjithçka, deri sa ky togfjalësh të merr një formë vetdijesimi për të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë shqip.
Ҫ᾿ishte kjo përmendje, ç᾿ishte ky vetdijesim, në kohën kur sytë po na errën nga tradhëtia dhe Kosova po bie drejtë humnerës? Pa dyshim, një përpjekje e këtij shkrimi është për të bërë një bilanc të fundit në mes trutharëve dhe atdhetarëve, i shtyrë përherë nga vetëdija e krijuesit të këtij shkrimi…
Respekt për plisin dhe flamurin…

Zëri i Amerikës me kryeqendër të re në Washinginton

0
Nga: Frank Shkreli 
___

Kryeqendra e re moderne e Zërit të Amerikës në rrugën kryesore Pensilvania Avenue të kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara – rrugë që lidhë Shtëpinë e Bardhë me Kongresin

E lexova këtë lajm që më erdhi sot në adresën e postës elektronike, me shumë emocion dhe kujtime jashtzakonisht të mira, pasi kam kaluar një pjesë të konsiderueshme të jetës sime duke punuar në ndërtesën aktuale të Zërit të Amerikës, për një kohë të gjatë. Në të vërtetë, këtë vit, janë mbushur, plotësisht, 50-vjet nga koha kur kam filluar (Qershor, 1974) karrierën time në Zërin e Amerikës, në atë ndërtesë të madhe, përball Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Se pse u emocionova dhe pse më mbuluan shumë kujtime të mira nga karriera ime në Zërin e Amerikës, qe, pikërisht, lajmi i shpërndar të premtën në mengjes nga Agjencia Amerikane për Media Globale — U.S. Agency for Global media, (USAGM), sipas të cilit, Zëri i Amerikës do të transferojë kryeqendrën nga ndërtesa aktuale, në ndërtesën me adresën 1875 Pensylvania Avenue, Wasington DC – që do të jetë, sipa këtij njoftimi për mediat, kryeqendra e re moderne për Zërin e Amerikës, që është ndër më të vjetrat e pesë enteve mediatike që mbikqyrë Agjencia Amerikane për Media Globale.  Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se transferimi i operacioneve mediatike, teknike dhe administrative do të fillojë brenda disa muajve – për tu përfunduar në disa faza gjatë viteve të në vijim.

Ky vendim për të vendosur kryeqendrën e Agjencisë Amerikane për Median Globale në adresën e re 1875 Pennsylvania Avenue, shënon një kapitull të ri, për të ardhmen e njërit prej enteve më mëdha mediatike në botë, është shprehur Amanda Bennett, shefja e USAGM.

“Si një prej organizatave më të mëdha botërore mediatike, puna jonë gazetareske vazhdon të jetë kritike – veçanërisht, përball censurës, influencave negative dhe manipulimit të informacionit, në duart e regjimeve autoritare.  Sigurimi i aftësisë dhe i mundësive tona të vazhdueshme për të konkurruar në fushën mediatike është hapi i parë dhe ndoshta më jetësor për të fituar luftën globale në fushën raportimit të sakt të lajmeve dhe të informacionit. Kryeqendra e re e (USAGM) do të rrisë, në mënyrë dramatike, kapacitetin tonë teknologjik dhe, për më shumë, do të përmirësojë dukshëm aftësinë tonë për të kontaktuar dhe komunikuar më kollaj me audiencat në rajone të ndryshme të botës që nuk gëzojnë një shtyp të lirë.  Jam shumë e frymëzuar nga fillimi i kësaj epoke të re të mrekullueshme dhe e kënaqur për gjithçka që do të bëhet e mundur për shkak të saj”, ka komentuar, sipas njoftimit, me këtë rast, të (USAGM) për mediat — pritshmëritë e saj, Amanda Bennett, për kryeqëndrën e re moderne të Agjencisë Amerikane për Median Globale, përfshir Zërin e Amerikës.

Ndërtesa aktuale ku Zëri i Amerikës ka zhvilluar veprimtarinë e tij mediatike ç’prej vitit 1954, është përcaktuar dhe njihet ç’prej vitit 2022, nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, si një Ndërtesë Historike Kombëtare e Gazetarisë. Ndonëse, fillimisht, ndërtesa aktuale, kryeqëndër e Zërit të Amerikës dhe USAGM, nuk ishte ndërtuar me qëllim që të shërbente për aq gjatë, për veprimtarinë e një organizate mediatike.  Por gjatë dekadave të kaluara, kjo ndërtesë, e quajtur (Cohen Building), në të vërtetë, ka shërbyer shumë mirë si një kryqendër e madhe dhe e besueshme – për disa breza anë e mbanë botës — për transmetimin e lajmeve dhe të informacionit, thuhet në njoftimin e USAGM të shpërndar për mediat, të premtën në mengjes.

Ndërkaq, në të njëjtin njoftim për media, në lidhje me këtë vendim, citohet edhe Drejtori i Zërit të Amerikës, Michael Ambramowitz, se, “Ndërkohë që Kryeqendra aktuale e Zërit të Amerikës na sjell gjithmonë kujtime shumë të bukura dhe të mira nga e kaluara, Kryeqendra e re i ofron Zërit të Amerikës mundësitë për të modernizuar operacionet dhe mjetet teknike, ashtuqë të jemi më në gjëndje të përmbushim misionin tonë jetësor në një botë ku fuqitë autoritare po shpenzojnë miliarda dollar në përpjekjet e tyre për të minuar shtypin e lirë dhe për të ndërprer përhapjen e lirë të lajmeve dhe të vërtetës”, u shpreh Dejtori i Zërit të Amerikës, Michael Abramowitz.

Siç dihet, Agjencia Amerikane për Median Globale mnikqyr pesë entitete transmetuese lajmesh, përfshir Zërin e Amerikës, Entin Transmetues për Lindjen e Mesme, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Radion Azia e Lirë dhe Entin e Transmetimeve për Kubën, por edhe ente siç teknike siç është Fondi për një Teknologji të Hapur dhe Fondi i Medias Frontale. Të gjitha këto kanë për qëllim, sipas, Agjencisë USAGM, për t’u lidhur, për të informuar dhe për të angazhuar në dialog popujt anë e mbanë botës, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë.  Të gjitha së bashku, këto ente mediatike amerikane furnizojnë çdo ditë me lajme të sakta dhe informacion të vërtetë, mbi 420-milion veta në mbarë botën, sipas njoftimit për media të entit USAGM, që mbikqyr të gjitha këto entitete mediatike të Shteteve të Bashkuara.

E solla këtë njoftim për të interesuarit lexues shqiptarë, pasi siç e dijmë të gjithë, Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën shqipe, për pothuaj një shekull, ka qenë pjesë dhe vazhdon të jetë pjesë e botës mediatike shqiptare — në kohë të mira e në periudha të vështira — siç ishte koha e Luftës së ftohtë e diktaturës sllavo-komuniste dhe deri në dekadat e fundit të luftës në Kosovë.

Gjatë gjithë këtyre dekadave, VOA shqip,  falë punës së dyzina gazetarëve shqiptaro-amerikanë dhe përkushtimit të tyre ndaj të vërtetës dhe dashurisë së tyre për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë dhe për Kombin shqiptar, kanë kontribuar në përhapjen e të vërtetës në periudhat më të errëta të historisë dhe në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, sidomos në periudhën fatzezë gjysmë shekullore të komunizmit shqiptar sllavo-aziatik, kur dy vendet tona nuk kishin marrëdhënie dypalëshe diplomatike.  Ishte kjo një periudhë kur Shtetet e Bashkuara, komunikonin me kombin shqiptar, vetëm nëpëmjet Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. VOA gjatë dekadave të kaluara, u solli shqiptarëve lajmet objektive, të vërtetën dhe faktet — për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme — si mjete dhe instrumente të nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë, duke shërbyer, njëkohësisht edhe si një lidhje e pandërprerë dhe pa ndërhyrje komunikimi ose influencimi, midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, në ditët më mira dhe në periudhat më të vështira.

Urojmë që kjo trashëgimi shembullore e së vërtetës gazetareske e Zërit të Amerikës gjatë dekadave të kaluara — si një ent i besueshëm lajmesh, informacioni, analizash dhe programe të tjera në mbrojtje të së vërtetës — të vazhdojë edhe me dekada të tjera në të ardhmen, ndonëse nga një kryeqendër më e re e më moderne në përputhje me me nevojat e botës akzuale dhe në përputhje me gjendje gjeopolitike të sotme.

Viata Ardealului (1935) / “Ahmet Zogu, mbret dhe hero!” — Rrëfimi i Basile Doganit, kryekonsullit të Shqipërisë në Rumani

1

Burimi : Viața Ardealului, gusht 1935, faqe n°30-33

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Shtator 2024 

Revista rumune “Viața Ardealului” ka botuar, në gusht të 1935, në faqet n°30-33, rrëfimin ekskluziv të Basile Doganit, kryekonsullit të Shqipërisë në Rumani, mbi mbretin Zog dhe zhvillimin e vendit tonë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ahmet Zogu, mbreti dhe heroi shqiptar

Krahasimi mes Shqipërisë së sotme dhe të shkuarës

Disa sqarime të dhëna nga z. Basil Dogani

Kryekonsulli i Shqipërisë në Rumani

Burimi : Viața Ardealului, gusht 1935, faqe n°30-33

Burimi : Viața Ardealului, gusht 1935, faqe n°30-33

Me rastin e ngjarjeve të fundit në Shqipëri, na u dha rasti të bisedonim me z. Basile Dogani, kryekonsullin e Shqipërisë në Bukuresht, i gatshëm të na tregojë shumë gjëra interesante për këtë vend. 

  1. Dogani flet për Shqipërinë si një poezi të dashur të gdhendur thellë në zemrën e një poeti. 

Detajet historike nga lashtësia, situata politike, krahasimi i Shqipërisë së sotme me të kaluarën pasqyrohen nga z. Dogani, aq i qartë sa të jep përshtypjen se është profesor specialist në këtë çështje. Duke i parë gjërat kaq qartë dëshmon se z. Dogani është një njeri me kulturë të lartë dhe që do të bënte nder në trupin diplomatik të çdo shteti perëndimor. 

Dhe, tani le të flasim me fjalët e z. Basile Dogani, “Kreshtat e thepisura dhe të thyera të Shqipërisë malore, ndriçohen nga agimi i një qytetërimi të ri. Një rilindje që fshin të gjitha kujtimet e dhimbshme dhe të shëmtuara të së shkuarës kaq të trazuar, vë gjithnjë e më shumë kontroll mbi shpirtin e këtij populli të rilindur në jetën kombëtare, pas luftës botërore. 

E gjithë kjo ngritje e shkëlqyer e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur është vepër e një njeriu : Mbretit Ahmet Zogu I. 

Një personazh plot virtyte të lashta, një ushtar sypatrembur, një baba i urtë i popullit, një trim, një energji e palodhur, një organizator frytdhënës, kështu paraqitet mbreti Ahmet Zogu përballë historisë, bashkëkohësve dhe nënshtetasve të tij. Për të vlerësuar mirënjohjen e pamasë që populli shqiptar i detyrohet mbretit të tij, mjafton të hedhim një vështrim se çfarë ka qenë Shqipëria në të kaluarën dhe gjendjen e saj aktuale. 

Shqiptarët janë populli i fundit që e rifituan pavarësinë pas luftës botërore. Që nga koha e ilirëve të lashtë, vendi i tyre ka jetuar nën pushtim të përhershëm, i përçarë nga luftimet vëllavrasëse, luftimet për epërsi të përkohshme dhe luftimet fetare midis shqiptarëve të konvertuar në fenë myslimane dhe atyre që mbetën pasues të fesë së krishterë. 

Disiplina dhe normat që drejtojnë jetën e njerëzve të pavarur dhe të qytetëruar u futën në Shqipëri nga Ahmet Zogu. 

Do të ishte e vështirë të analizohej se cilat rrethana çuan në ngjitjen romantike të Ahmet Zogut në fronin e vendit të tij. Prestigji personal ? Loja e ndikimeve politike ndërkombëtare ? A do të kërkohej një shpjegim ? Ahmet Zogu dominon plotësisht jetën e vendit të tij. I lënë mënjanë në mes të një populli ku autoriteti i babait të familjes nuk pëson asnjë tronditje, vetëm mbreti administron vendin e tij, të cilin e ka udhëhequr në shtigjet e prosperitetit. 

Për shqiptarët, shtetari dhe lideri suprem duhet të jetë mbi të gjitha ushtar. Një hero që përçmon rrezikun dhe nuk merr parasysh koston e jetës së tij. Ky popull i kryengritësve nuk do të mbështeste një princ limfatik nëse portreti i mbretit të tyre do të shfaqej kudo pranë fytyrës së heroit kombëtar Skënderbeut, i cili, në mesjetë, në kohën e Vlad Drakulës, korri fitore kaq të shkëlqyera kundër turqve. 

Vështrimi shqiponjë i këtij mbreti reflekton vullnetin për të fituar në çdo rrethanë. 

Duke filluar nga viti 168 p.e.s., kur mbretit Gent iu desh t’u dorëzohej legjioneve romake, shqiptarët duruan të gjitha rrënimet e popujve që pushtuan gadishullin Ballkanik. Të tërhequr në mal, ata e mbajtën të paprekur flakën e pavarësisë së tyre. Kështu, në mesin e shekullit modern, ata ende ruajnë në jetën e tyre zakonet patriarkale, të ashpra dhe ndonjëherë tmerrësisht mizore, të cilat përbëjnë ligje të forta në shoqërinë e tyre. 

Qeliza bazë e kësaj shoqërie origjinale është familja. Disa familje me prejardhje të njëjtë formojnë organizimin ndërmjetës midis familjes dhe fisit, i cili quhet “Mëhallë”. Kreu i “Mëhallës” që rekrutohet me votim quhet Gijopar. “Mëhallarët” e bashkuar formojnë fisin, kreu i të cilit quhet “Bajraktar”, që do të thotë rojtari i flamurit. 

Lëvizja e rizgjimit kombëtar të shqiptarëve gjatë shekujve u mbështet veçanërisht nga kolonitë e shqiptarëve të emigruar në Amerikë, Francë, Angli, Rumaniaetj. Manifestimi i parë i pavarësisë së Shqipërisë ndodhi në vitin 1912 kur patrioti Ismail Qemali thirri një kongres kombëtar në Vlorë, ku u shpall pavarësia. Momenti ndërkombëtar ishte i favorshëm sepse Italia dhe Austria, të cilat i trembeshin ekspansionit sllav në gadishullin ballkanik, e panë me sy të mirë ringjalljen e shtetit shqiptar. 

Fatkeqësisht, pikërisht në këtë kohë në Shqipëri filluan grindje të tmerrshme civile dhe vëllavrasëse, që të mos fitohej pavarësia. Konferenca e Londrës e vitit 1914 përcaktoi karakterin e Shqipërisë si një principatë kushtetuese dhe trashëgimore, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. 

Princ Vidi, i cili ishte sundimtari i parë shqiptar, qëndroi në fron vetëm për disa muaj. Ai nuk mund të zotëronte shpirtin e këtij populli. Anarkia ishte edhe më e madhe se më parë. Në fillim të luftës botërore, Shqipëria po humbte sërish pavarësinë e saj mezi të fituar. 

Gjatë Luftës Botërore, Shqipëria u sundua dhe u pushtua ushtarakisht nga austro-hungarezët, grekët, francezët dhe italianët. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu, pothuajse 20 vjeçar, organizoi një kongres të madh mbarëshqiptar në Elbasan, duke u shfaqur që nga ajo kohë si një udhëheqës i ardhshëm i popullit të tij. 

Gjatë konferencës së paqes, Ahmet Zogu mori pjesë në organizimin e kongresit të Lushnjes, i cili zgjodhi një përfaqësi kombëtare. Me këtë rast Ahmet Zogu, në moshën 26-vjeçare, u emërua ministër i Brendshëm në qeverinë që u formua dhe disa vite më vonë u bë edhe kryeministër dhe president i Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, ai udhëhoqi trupat kombëtare të Shqipërisë drejt fitoreve të shumta, në betejat civile që ishin rend dite. Në vitin 1924, pas një komploti që përmbysi qeverinë, iu desh të strehohej në Jugosllavi, prej nga u kthye pas një viti, duke rimarrë sërish kryeqytetin e vendit të tij me ndihmën e ushtrisë. 

Më 1 shtator 1928, republika shqiptare u shndërrua në një monarki të trashëgueshme nën skeptrin e Ahmet Zogut. Që atëherë, Shqipëria është kthyer në një vend rendi, i cili ka përvetësuar plotësisht nga perëndimi format e jetës së qytetëruar”. 

  1. Basile Dogani thotë për trazirat e fundit : 

“Sipas informacioneve të mia, të ashtuquajturat “turbullime në Shqipëri” zbresin në përpjekjet e një grushti politikanësh që nuk pajtohen me idenë e rendit. Gjithçka u qetësua që në ditën e parë dhe në Shqipëri ka një heshtje të plotë.”

Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe Sindromi i Fregolit

0

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë 

Në rendin e ri botëror, Shqipëria dhe Kosova synojnë të mbeten pjesë e bllokut perëndimor, duke u angazhuar për integrim në institucionet ndërkombëtare si BE-ja dhe NATO-ja.
Kosova është duke 
rrumbullaksuar procesin e shtrirjes së sovranitetit të plotë në veriun e saj dhe me këtë edhe funksionalizimin e plotë të Republikës.

1. Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë

Nga një pjesë e opozitës dhe portparollëve të saj në media, jo rrallë pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë shikohet e gjykohet sikur ai është i ndërlidhur me qëndrimin e qeverisë, respektivisht si një lloj nusprodukti i qëndrimit të Qeverisë së Kosovës! Ky rezonim banal duhet të jetë i ndërlidhur krejt pa vetëdijshëm me fenomenin e sindromit të Fregolit.Sindromi i Fregolit është një çrregullim psikik që karakterizohet nga besimi i gabuar se një person i njohur po e ndjek ose po shfaqet në forma të ndryshme. Personi i prekur beson se individë të ndryshëm janë në të vërtetë i njëjti person i fshehur ose që po e manipulojnë situatën. Kjo sindromë shpesh lidhet me deluzionet dhe perceptimin e deformuar të identitetit. Emri i tij vjen nga një aktor italian, Fausto Fregoli, i njohur për aftësinë e tij për të ndryshuar shpejt identitetet në skenë.
Ky është rezonim tepër miop dhe reflektim i injoranëcs në rrafshin e mendimit politik, sidomos në atë që prek sferat e gjeopolitikës.
Përpjekjet e diplomacisë perëndimore, sidomos nga Franca, SHBA-të dhe Gjermania, për të tërhequr Serbinë nga ndikimi i Rusisë në Europën Juglindore mund të shpjegohen përmes disa faktorëve:

1. Gjakimit për një lloj stabiliteti rajonal në këtë periudhë lufte në Ukrainë, si domosdoshmëri dhe interes strategjik.
Rezonimi i diplomacisë perëndimore se një Serbi që do të ishte e integruar në strukturat perëndimore, do të kontribuonte në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit, bazohet në gjykimin racional, pavarësisht se historia na mëson diçka tjetër. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tensionet historike dhe politike vazhdojnë të jenë të pranishme.
Ky lloj gjakimi i diplomacisë perendimore me përmasat e insistimit permanent për integrimin e Serbisë në Be, gjithashtu ka një shpjegim logjik. Një anëtarësim i tillë do të nënkuptonte, sipas këtij rezoni logjik të të menduarit perëndimor, edhe një angazhim të fortë ndaj vlerave perëndimore dhe do të ndihmonte në konsolidimin e demokracisë dhe reformave në vend. Duke theksuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, Perëndimi shpreson të krijojë lidhje më të forta midis Serbisë dhe vendeve perëndimore, duke reduktuar kështu varësinë ekonomike nga Rusia.

2. Nga imponimi që bën kundërshtimi i ndikimit të Rusisë, i cili ka një histori të gjatë të prezenëcs në Ballkan, ndërkaq përpjekjet për ta shtuar praninë perëndimore ndihmojnë në balancimin e këtij ndikimi. Përmes bashkëpunimit me Serbinë, Perëndimi synon të frenojë ndikimin rus në ekonomi, politikë dhe kulturë.
Çështjet e Sigurisë luan rol ët ndjeshëm në këtë pozicionim të Perëndimit ndaj Serbisë. Krijimi i një rajoni më të sigurt dhe të stabilizuar është një prioritet për SHBA-të dhe BE-në. Tërheqja e Serbisë nga ndikimi rus është një mënyrë për të përmirësuar sigurinë dhe për të parandaluar potencialin për konflikt.

Këto përpjekje janë të ndërlidhura dhe kërkojnë një qasje të kujdesshme, për shkak të historisë dhe ndjenjave kombëtare të popullatës serbe, si dhe realitetit politik të rajonit. Ky rezon i diplomacisë perëndimore, sidoqoftë, është në shpërputhje me realitetin aktual serb.

2. Ndeshtrashat në politikën e jashtme
Drejtori i Shoqatës Gjermane për Politikë të Jashtme (DGAP), Zsofia Pölöske, njërit prej Think-tekëve më me peshë në Gjermani, në pyetjen e parashtruar nga gazetari i njohur Thomas Kleine-Brockhoff se, cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet politika e jashtme gjermane, jep tri përgjigje që do të mund të ishin një leksion i veçantë edhe për politikën e jashtme të dy republikave tona – Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës.
Pasi konstaton se Republika Federale Gjermane është një fuqi e status quo-së, ai vazhdon gjykimin e tij se ky pozicionim i Gjermanisë nuk ishte krejt i rastësishëm.
Duhet të kujtojmë se Gjermania ishte përfituesja më e madhe e ndryshimeve politike në raportet ndërkombtëare të periudhës së pas Lufëts së Ftohtë.
“Që nga viti 1990, vazhdon reflektimin e tij Dr Cofia PËLËSKE [Zsofia Pölöske] ne jetojmë në një vend ku rrjedhë qumështi dhe mjalti përsa i përket politikës së jashtme, ndaj do të preferonim të ruanim situatën aktuale”.1 Sipas tij Rendi botëror dikur bashkëpunues po bëhet i brishtë dhe konkurrues. Prandaj, konkludon ai në këtë çështje “pasojat e mundshme janë të pakëndshme” dhe rrjedhimisht ky fakt mbetet sfida më e rëndësishme për politikën e jashtme gjermane. Kushdo që heziton dhe zvarrit nuk mund të udhëheqë ndërkombëtarisht., konkludon ai.

Ndryshimi i Rendit botëror dhe gara për dominim në çdo cep të Globit, rrjedhimisht edhe për Ballkanin, e shndërron Serbinë automatikisht në një objekt trajtimi specifik.
Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës në këtë rend të ri botëror janë të rreshtuara qartë, pozicionimi i tyre si pjesë integrale e hemisferës perëndimore nuk është i diskutueshëm për asnjë forcë serioze politike. Këtë fakt e kanë të qartë miqtë tanë.
Kosova përballet me një sërë sfidash në politikën e saj të jashtme, të cilat lidhen kryesisht me njohjen e saj ndërkombëtare, marrëdhëniet me fqinjët dhe aspiratat për integrim në organizatat ndërkombëtare. Ja disa nga sfidat kryesore:

​2.1 Mosnjohja Ndërkombëtare

Një nga sfidat më të mëdha për Kosovën në politikën e jashtme është mosnjohja e saj nga disa vende. Deri më sot, rreth 100 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por disa shtete të rëndësishme, përfshirë pesë vende anëtare të Bashkimit Europian (Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia) dhe vende si Rusia, Kina, India dhe Serbia, nuk e kanë njohur ende. Kjo kufizon pjesëmarrjen e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare dhe krijon pengesa për avancimin e saj në diplomacinë globale.

​2.2. Dialogu me Serbinë

Një tjetër sfidë madhore është dialogu me Serbinë, i cili është ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian që nga viti 2011. Marrëdhëniet e ndërlikuara me Serbinë, e cila ende e konsideron Kosovën si pjesë të saj, përbëjnë një pengesë për stabilitetin rajonal dhe për përparimin diplomatik të Kosovës. Dialogu ka pasur ulje-ngritje, me disa marrëveshje të arritura për çështje praktike, por mosmarrëveshjet themelore, si njohja e ndërsjellë dhe statusi i serbëve të Kosovës, mbeten të pazgjidhura.

​2.3. Integrimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)

Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, për shkak të veto-s së Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit. Kjo është një pengesë e madhe për përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e plotë të Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare. Pa anëtarësimin në OKB, Kosova përballet me kufizime në aftësinë e saj për të ndikuar në vendimmarrjet globale dhe për të qenë pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare.

​2.4. Anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe NATO

  • Anëtarësimi në BE është një prioritet për Kosovën, por pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj e komplikojnë këtë proces. Kosova ka arritur disa përparime, përfshirë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, por ende është larg nga statusi i kandidatit për anëtarësim.
  • Anëtarësimi në NATO është gjithashtu një qëllim strategjik, por pengesa kryesore është fakti që disa vende anëtare të NATO-s nuk e kanë njohur Kosovën. Kosova ka marrë mbështetje nga SHBA dhe disa vende perëndimore, por rruga drejt anëtarësimit mbetet sfiduese.

3. Pozita e Shqipërisë dhe Kosovës në Rendin e ri botëror

Pozita e Shqipërisë dhe Kosovës në Rendin e ri botëror është e ndikuar nga faktorë të ndryshëm politikë, ekonomikë dhe socialë. Pas ndryshimeve të thella në rrafshin gjeopolitikë fill pas përmbysjes së BRSS-së dhe rënies së Murit të Berlinit, me theks pas çlirimit të Kosovës [1999], prioritet i politikës së jashtme të të dy republikave tona mbetet integrimi në institucionet Euroatlantike: në NATO dhe BE.
Shqipëria tashmë është anëtare me të drekjta të plota në Aleancën Verioatlantike – NATO,

Kosova shkon një hap më pranë NATO-s, duke avancuar statusin e saj nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare pikërisht në samitin e Sofjes të Bullgarisë (27.05.2024) për avancimin e statusit të Kosovës nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar të kësaj organizate.2
Të dyja republikat tona kanë shprehur ambicien për t’u integruar në Bashkimin Europian. Shqipëria ka marrë statusin e kandidatit dhe ka hapur negociatat, ndërsa Kosova është duke rrumbullaksuar procesin e shtrirjes së sovranitetit të plotë në veriun e saj dhe me këtë edhe funksionalizimin e plotë të Republikës dhe njohjen ndërkombëtare. Integrimi europian përbën një mundësi për zhvillim ekonomik dhe përforcimin e institucioneve demokratike.

Pozita e Shqipërisë dhe Kosovës në rendin e ri botëror, të formuar nga dinamika e re gjeopolitike dhe ekonomike, përballet me sfida dhe mundësi të reja, duke pasur parasysh synimet për integrim perëndimor dhe pozicionimin strategjik në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe ka filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Integrimi euro-atlantik e vendos Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm si një partnere e besueshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Duke qenë pjesë e NATO-s, Shqipëria merr pjesë në vendimmarrjen për çështje të sigurisë ndërkombëtare, dhe duke synuar integrimin në BE, synon përmirësimin e standardeve demokratike dhe ekonomike.
Kosova pavarësisht se ende nuk është anëtare e NATO-s, ajo, megjithatë, ka marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim me këtë organizatë përmes disa mekanizmave dhe programeve të partneritetit. Statusi i Kosovës në raport me NATO-n mund të përshkruhet si vijon:

​3. 1. Prania e NATO-s në Kosovë: KFOR

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, NATO themeloi misionin e saj të njohur si KFOR (Kosovo Force), me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ky mision vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot dhe është një element kyç për sigurinë e brendshme të Kosovës.

​3. 2. Programi i Partneritetit për Paqe (PfP)

Aktualisht, Kosova nuk është pjesë e Partneritetit për Paqe (PfP) të NATO-s, një program që u ofron vendeve të interesuara mundësinë për të ndërtuar një bashkëpunim më të ngushtë me NATO-n. Një nga arsyet për këtë është fakti që pesë vende anëtare të NATO-s (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro) ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Mosnjohja nga këto vende e bën të vështirë për Kosovën të përparojë drejt anëtarësimit në NATO ose të marrë pjesë plotësisht në programet e saj.
Pikërisht ky fakt, mund të jenë faktorët shtytës i shqyrtimit të mundësive për të përshpejtuar procesin e krijimit të Federatës Shqiptare, me ç’rast automatikisht, Kosova do të ishte pjesë edhe e NATO-s, si pjesë përbërëse e Shqipërisë Federale.
Të kujtojmë se pikërisht ky model ishte aplikuar me rastin e Republikës Demokratike të Gjermanisë [DDR-it].

Megjithatë, Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të rëndësishme me NATO-n përmes bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in dhe përpjekjeve për reformimin e sektorit të sigurisë. Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kaluar reforma që synojnë të transformojnë ato në një ushtri moderne, dhe NATO ka ofruar trajnime dhe mbështetje në këtë drejtim. Megjithatë, NATO ka theksuar se ky transformim duhet të bëhet në mënyrë të qartë, gjithëpërfshirëse dhe në bashkëpunim me partnerët rajonalë për të shmangur tensionet.

​3. 3. Ambiciet e Kosovës për Anëtarësim në NATO

Kosova ka bërë të qartë se synon anëtarësimin në NATO si një qëllim afatgjatë, duke e parë këtë si një garanci për sigurinë dhe sovranitetin e saj. Mbështetja nga SHBA dhe disa vende të tjera perëndimore është një faktor kyç për këtë synim, por Kosova ende përballet me sfida të mëdha, përfshirë mungesën e njohjes nga disa vende anëtare të NATO-s dhe nevojën për të përmbushur standardet e nevojshme për anëtarësim.

Në përgjithësi, Kosova mbetet një partner i rëndësishëm për NATO-n, por ende nuk ka status zyrtar anëtarësimi apo pjesëmarrje në programet kryesore të organizatës, megjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’u integruar më shumë në këtë strukturë.

4. Marrëdhëniet me SHBA-në
Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, e që janë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Shqipëria dhe Kosova kanë mbështetje të fuqishme nga SHBA-të. Kjo mbështetje luan rol thelbësor në stabilizimin e rajonit dhe në procesin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të dy republikave tona. SHBA-të konsiderohen partner strategjik i të dyja shteteve tona, veçanërisht për Kosovën, duke e parë atë si garantues të sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit të saj.
Pyetja e dytë, në këto rrethana krejtësisht e pritshme, për z. Zsofia Pölöske, që ka të bëjë me rrjedhën e pritshme të marrëdhënieve transatlantike në sfondin e një skenari të mundshëm Trump 2.0, përgjigjia ka të bëjë me Rendin e ri dhe raportet transatlantike.

Rezultati i zgjedhjeve në SHBA do të ketë gjithësesi implikime përtej politikës së brendshme të SHBA-ve, në rrafshin global e me theks edhe në Europë. Zgjedhja e Trump-it do të kishte një karakter përçarës. Ai do ta ndante Evropën: në ata që do të përshtateshin nga varësia e politikës së sigurisë dhe do të bilateralizonin marrëdhëniet transatlantike; në ata që do të donin të distancoheshin duke u thirrur në betejën e “sovranitetit evropian” dhe në ata që do të donin të përuleshin Trumpit. Reagimi më i pjekur i evropianëve anëtarë të NATO-s do të ishte kalimi i pavarur nga ndarja e barrës në transferimin e barrës dhe paraqitja e një plani afatmesëm për këtë, në vend që të linin SHBA-të të paraqesin me ngurrim hapat drejt kësaj.3

Në këtë rast qëndrimi më i matur i Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës do të ishte koordinimi me partnerët e saj europian, duke vënë në dispozicion resurset tona strategjike dhe bashkëpjesëmarrëse aktive me grupimin do të pajtohej me kalimin e pavarur nga ndarja e barrës në transferimin e saj. Ky qëndrim do të mund të zbatohej gjithashtu edhe nën Presidencën e mundshme të Kamala Harris-it.
Regimi i pjekur i europerendimorëve, rrjedhimisht edhe i lidershipit shqiptar, është I ndërlidhur me ndërgjegjësimin e plotë se “për të përballuar sfidat e kohës sonë, roli i duhur udhëheqës i Amerikës është thelbësor në një nivel filozofik dhe gjeopolitik”4 do të shprehej Henry Kissinger.
I bindur për këtë rol, por edhe nevojën urgjente për bashkëveprim në raportet transatlantike, Kissinger sugjeron që krahas ruajtjes së vlerave vetanake, partnerët kanë nevojë të bëjnë të domosdoshmen, para se zhvillimet e rendit të marrin rrjedhën e vet.
Prandaj, konkludon Kissinger: “Për të arritur një rend të vërtetë botëror, pjesëmarrësit e tij, duke ruajtur vlerat e tyre, duhet të përvetësojnë një kulturë të dytë që ka natyrë globale, strukturore dhe ligjore: një koncept rendi që shkon përtej perspektivave dhe idealeve të rajoneve ose kombeve individuale. Aktualisht kjo do të thotë se sistemi westfalian duhet të modernizohet dhe të përshtatet me realitetet e reja.”5

Modernizimi i sistemit vestfalian do t’i impononte pozicionim më korrekt Perëndimit kundruall Serbisë në raport me Kosoëvn.

***
Tri konstante orjentojnë drejtimin e politikës së SHBA-së në raport me Ballkanin.
Konstanta e parë është përkushtimi i SHBA-së për të parandaluar Rusinë ose Kinën të dominojnë politikën e rajonit, një fakt i kuptuar mirë nga vendet e Ballkanit. Konstanta e dytë është tërheqja e Serbisë me çdo çmim nga orbita e interesave dhe ndikimit rus. Dhe e pesta fokusohet në zhvillim e prosperim demokratik dhe në luftën kundër terrorizmit.
Për dallim nga Lindja e Mesme ndërhyrja e SHBA-ve në Ballkan, pavarësisht kompleksitetin e politikës, ato i kanë dhënë fund luftës në Bosnjë e Kosoëv, duke ndihmuar në procesin dekolonizues shekullor të saj dhe kanë transformuar rajonin.

Në raport me Kosoëvn mbështetje e vazhdueshme nga SHBA-të për reformën në sektorët e sigurisë dhe për zhvillimin ekonomik është thelbësore.

4.1 Stabiliteti Rajonal: Të dy vendet përballen me sfida të sigurisë, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve me Serbinë. Stabiliteti i Kosovës dhe marrëdhëniet e mira me Shqipërinë janë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

4.2 Zhvillimi Ekonomik: Shqipëria dhe Kosova janë duke punuar për të forcuar ekonomitë e tyre, përmes investimeve dhe reformave që synojnë tërheqjen e investitorëve të huaj. Turizmi dhe energjia janë sektorë me potencial të lartë.

4.3 Pjesëmarrja në Forumet Ndërkombëtare: Të dyja vendet janë aktive në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Iniciativën për Bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor, për të promovuar interesat e tyre dhe për të forcuar pozitat e tyre në arenën ndërkombëtare.

4.4 Sfida të Brendshme: Të dyja vendet përballen me sfida të brendshme si korrupsioni, papunësia dhe mungesa e besimit në institucione. Këto probleme ndihmojnë në formësimin e politikave dhe strategjive për të ardhmen.

Qasja e drejtpërdrejtë republikane

Nëse Trump fiton presidencën, ai do të ndjekë një politikë të jashtme të bazuar në parimet “Amerika së pari”, duke përfshirë nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare, duke hezituar për t’u përfshirë në ndërhyrje ushtarake jashtë vendit dhe duke reduktuar angazhimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të NATO-s.

Në Ballkan, Trump ka dëshmuar pak entuziazëm për zgjidhje politike dhe preferon të imponojë zgjidhje të shpejta pa u fokusuar në realizueshmërinë e tyre.

Trump ka të ngjarë të kërkojë marrëveshje të drejtpërdrejta normalizimi midis Serbisë dhe fqinjëve të saj, me theks Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, të ngjashme me atë që ai imponoi midis qeverisë kosovare dhe asaj serbe në vitin 2020.6 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka prirje për të sabotuar Marrëveshjen e Brukselit [shkurt 2023], është i orjentuar të blj kohë dhe ët pres përfundimin e luftës në Ukrainë – megjithëse ai duket se e ka pezulluar dialogun e ndërmjeëtsuar tash e një dekadë nga ana e BE-së, në pritje të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, duke preferuar t’i jap kredi Trumpit dhe jo Harrisit për suksesin e tij.

Qasja e ekuilibruar e demokratëve

Për dallim nga Lindja e Mesme, ku qasja e shumicës së kandidatëve republikanë të Kongresit që fituan garat e tyre paraprake mbështesin Izraelin pa kushte, ndërkaq nga ata demokratë ka një qasje më të nuancuar, në raport me Kosovën qasja është pothuajse unike.

Demokratët tutje shprehin gadishmërinë e tyre për angazhim veçmas në fushën e sigurinë dhe mirëqenies së Kosoëvs.

Nëse Harris fiton zgjedhjet, politika e saj e jashtme do t’i përmbahet linjave të përgjithshme të Partisë Demokratike, si mbrojtja e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, forcimi i aleancave ndërkombëtare, përballja me sfidat globale si ndryshimi i klimës dhe përhapja bërthamore, bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht në NATO, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përballjes me Rusinë në Ukrainë dhe kufizimit të ndikimit të saj në Ballkan.

Nuk ka gjasa që mbështetja e SHBA-së për Kosovën të dëshmojë një ndryshim dramatik nëse Harris fiton detyrën. Përkundrazi, mund të kemi një qasje më pragmatike, të ekuilibruar, madje do ët mund të thosha një rivlersim të këtyre raporteve në shenjë të mbrojtjes së vlerave dhe interesave të SHBA-ve për Ballkanin, sidomos sa i përket trajtimit të Serbisë.
Politikat e Harris-it ka të ngjarë të pasqyrojnë ato të Biden-it. Qëllimet e saj do të përfshijnë forcimin e marrëdhënieve të sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Ballkanit dhe bashkëpunimin në teknologji dhe tranzicionin e energjisë së gjelbër.

Përfundimi
Si dy vende të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova janë të pozicionuara në një rajon strategjik që ndodhet në qendër të interesave të ndryshme gjeopolitike. Përderisa Rusia dhe Kina kanë shfaqur interes në Ballkan, përmes projekteve ekonomike dhe lidhjeve politike, Shqipëria dhe Kosova mbeten të përkushtuara ndaj orientimit perëndimor, duke forcuar marrëdhëniet me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n për të përballuar këto ndikime.

Në rendin e ri botëror, Shqipëria dhe Kosova synojnë të mbeten pjesë e bllokut perëndimor, duke u angazhuar për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim në institucionet ndërkombëtare si BE dhe NATO. Pozita e tyre strategjike në Ballkan u jep mundësinë të luajnë një rol më të rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Përmes këtyre faktorëve, Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë të pozicionohen si aktorë të rëndësishëm në rendin e ri botëror, duke synuar përparimin në drejtim të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit në strukturat europiane. Ky pozicionim do të ishte edhe më i fuqishëm në rast se, ndërkohë, do të thellohej integrimi i brendshëm, thellimi i bashkëpunimit në sektor të veçantë, si ai i mbrojtjes, politikës së jashtme, ekonomisë etj., duke kulmuar me miratimin e një akti juridik që do ta bënte krijimin e Federatës Shqiptare çështje të kryer.
_________________________________________

1 https://internationalepolitik.de/de/drei-fragen-thomas-kleine-brockhoff

2 https://www.dw.com/sq/nato-kosova-merr-statusin-e-vendit-t%C3%AB-asociuar-nga-ap/a-69190303

3 https://internationalepolitik.de/de/drei-fragen-thomas-kleine-brockhoff

4 Henry Kissinger, Welt Ordnung, 4 Auflage, Bertelsman Verlag, Muenchen 2014, f. 424

5 Po aty, f. 424

6 https://www.evropaelire.org/a/linja-ajrore-izraeli-marreveshja-shtepia-e-bardhe/30820613.html

______________________________
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë
ISSN: 3005-2777

______________

Z. Ambasador Hovenier, ne jemi me demokracitë perendimore, jo me Putinin

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Disa nga doktrinat e presidentëve të SHBA-ve që i dhanë vulë historisë:

1. Presidenti James Monroe [1823] nxori doktrinën Monroe. Përmes saj ai udhëzoi fuqitë koloniale evropiane të qëndronin jashtë hemisferës perëndimore.
Për kohë të gjatë kjo doktrinë ishte shndërruar në bazament themelor për politikën e jashtme të SHBA-ve.

2. Një shekull më vonë [1947], doktrina Truman e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin vendet e kërcënuara nga përmbysja komuniste.

3. Në vitin 2001, ish-presidenti Xhorxh W. Bush përmes doktrinës së tij dha urdhërin e njohur: “Çdo komb, në çdo rajon, tani ka një vendim për të marrë. Ose je me ne, ose je me terroristët.”

Dr Dominic Tierney, anëtar i lartë jorezident në Programin e Sigurisë Kombëtare të Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme dhe profesor i asociuar i shkencave politike në Kolegjin Swarthmore, në një prej analizave të tij të fundit të publikuar në Foreign Policy Research Institute, shprehet taksativisht “një doktrinë ka të bëjë me mënyrën se si një udhëheqës e sheh botën, i udhëhequr nga përvoja, historia dhe kujtesa e tij personale – dhe se si ai/ata vulosin perspektivën e tyre mbi krijimin e shtetit…
Doktrina Biden gjithashtu kap prirjen prej dekadash të presidentit për të punuar me aleatët dhe partnerët, të cilën ai i sheh si një element thelbësor i fuqisë amerikane.” […]

Presidenti rus Vladimir Putin synon ta pushtojë tërësisht dhe ta shuaj shtetin e Ukrainës. Ky është objektivi strategjik i Putinit jo vetëm kundër Ukrinës, por edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të njejtën strategji, siç e dëshmoi presidenti serb edhe në fjalimin e fundit të mbajtur në Asamblenë e OKB-së, e ka ai në raport me Kosovën. Kjo strategji nuk është e orjentuar vetëm kundër Republikës së Kosovës, por edhe kundër interesave strategjike amerikane në Ballkan.

Ndërkohë progresistët europian janë në pritje të doktrinës së Kamalla Harris-it, përmes së cilës do të duhej t’i jipej fund paqartësisë strategjike amerikane në lidhje me Ballkanin dhe veçmas me Kosovën.

Z. Ambasador, Jeffrey M. Hovenier, ne jemi me demokracitë perendimore, me SHBA-të dhe BE-në, ndërkaq kush është me terroristët dhe autoritaristët si Putin, Orban…në Ballkan, është më se e qartë.