Idriz Morina: Filoserbi dhe filogreku Edi Rama!
Kalendar-Kosova në 1 Tetor 1997, protesta në mbrojtje arsimit shqip
-Nga protesta studentore e 1 Tetorit 1997 nga Prishtina në Tiranë raportoja për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000 studentëve shqiptarë, se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”. Theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën: “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”/
-“Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”/
-Nga raportimet e mia të 30 Shtatorit e 1 Tetorit 1997: Protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor, beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te Studenteve, Albin Kurti\

SPECIALE – Nga Behlul Jashari
PRISHTINË, 1 Tetor 2024/ Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, e para 27 viteve, 1 Tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara e të mbyllura nga regjimi i dhunës serbe që nga viti 1991.
Të mbështetur edhe me pjesëmarrje në protesta nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, drejtues të Lëvizjes Studentore në Kosovë në atë kohë ishin Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi, Ernest Luma e të tjerë.
Para 27 viteve gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë i bënte jehonë e përkrahje të madhe protestës. “Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”.
Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Në Prishtinë dje protestuan paqësisht mbi 30.000 studentë, profesorë e intelektualë të tjerë, e mbi 100.000 qytetarë shqiptarë dolën në rrugë e sheshe për përkrahje e solidarizim, përkundër shtetrrethimit policor serb”.
Gazeta raportonte se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dënoi ashpër brutalitetin policor mbi protestuesit, se Qeveria shqiptare dënon dhunën që ushtron Beogradi mbi shqiptarët, se Ambasada e SHBA-ve është e brengosur për situatën e krijuar…
“Pas ndërhyrjes së policisë serbe kundër studentëve shqiptarë në Kosovë Kongresisti Amerikan Eliot Engëll kërkon që SHBA-të të dënojnë energjikisht Serbinë – Komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë duarkryq për të lejuar që protestat paqësore të shtypen me dhunë”, theksonte gazeta në mbititullin, titullin e nëntitullin e një prej shkrimeve në shumë faqe.
![]()
Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 27 viteve, drejtpërdrejtë nga protesta, raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”, se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja si korrespondent i ATSH-së nga Prishtina përmes telefoninit në 1 Tetor 1997.
![]()
Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.
“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja, ndërsa që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000 studentëve shqiptarë protestues bëja të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.
Në raportim theksohej edhe se “‘Policët e
egërsuar po shqyejnë nëpër sheshe e rrugë pankartat e studentëve
protestues. Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100
000 qytetarë, perkunder shtetrrethimit policor, mbretëron një
atmosferë tepër e rënde dhe e jashtëzakonshme’,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina”.
Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968-tën. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë, në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.
Gazeta e rezistencës “Bujku”, që ishte e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë në atë kohë, kryeredaktor-themelues i së cilës isha, që sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale Rilindja, para 33 viteve – në 3 Shtator 1991 shkruante në titujt e ballinës: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë – Fillimi i vitit shkollor shtyhet deri më 1 Tetor – Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”. Në numrin pasues shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 Shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”…
Gazeta nuk u ndal edhe kur u ndalua, vijoi të dalë duke qenë pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm perëndimor euroatlantik…
As nga fillimi i Tetorit e as muajëve e viteve në vijim pushteti okupues i Serbisë nuk hapi dyert e shkollave e të Universitetit të Kosovës për shqiptarët…
Gazeta “Bujku” e 3 Tetorit 1991 në ballinë kishte kryetitullin “Shkollat janë tonat, ato nuk i japim”, ndërsa mbititullin “Në tërë Kosovën protestë e qetë e nxënëseve, studentëve, arsimtarëve dhe prindëve shqiptarë”. Një nga titujt tjerë ishte: “U arrestuan dhe u maltretuan shumë pjesëmarrës të protestës së qetë”.
Nga protestat kudo në Kosovë kundër mbylljes së shkollave shqipe botoheshin edhe fofografi me raportimet në ballinë e në faqet vijuese të gazetës “Bujku”…
Titujt e gazetës si dëshmi i lexoj edhe në një film dokumentar nga greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të nisur nga simboli i rezistencës Adem Demaçi, në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, të zhvilluar nga 24 Maji deri në 3 Qershor të vitit 1993.
Trokëllima e telexit, të lidhjes së vetme të mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, të raportimeve që bëja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, duke nisur nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe. Flas në dokumentar: “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”
Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po vijonte të bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim…
***
“NA E MORËN SHKOLLËN…”
Para 33 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:
Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.
Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.
Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”
Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)
Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.
Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.
Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…
DISA NGA RAPORTIMET E MIA TË 30 SHTATORIT E 1 TETORIT 1997:
https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/izCKtqqUjSs/RWH7-u3CFCsJ
PROTESTAT NE KOSOVE FILLOJNE ME 1 TETOR -Keshilli Organizativ
PRISHTINE, 30 shtator /ATSH-Behlul Jashari/ – Keshilli
Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje
qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor,
beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te
Studenteve, Albin Kurti.
“Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne
Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines,
per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve
europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme
edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997”,
thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
do te jape sot nje konference per shtyp./MY/kled/
PROTESTAT PAQESORE NE KOSOVE DO TE FILLOJNE NESER PARADITE
PRISHTINE, 30 shtator /ATSH/- Ne Kosove protestat paqesore
studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te
fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne
nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet
shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne
me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te
kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne
lagjet e tij.
Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese
dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga
brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha
mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper
pankarta.
Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te
mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave
do te mbajne shirit te kalter.
Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te
Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te
Universitetit te Prishtines.
Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te
solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale
se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri
strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te
heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave,
Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference
shtypi. /B.J/AG/kled/
https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/mjLGD2xVlpI/jLmmVXWhRjIJ
POLICIA NDERHYN ME GAZ LOTJELLES NE PROTESTAT E STUDENTEVE NE
PRISHTINE
PRISHTINE, 1 tetor /ATSH-Behlul Jashari/ – Policia serbe
bllokoi studentet shqiptare protestues ne Prishtine dhe u dha
ultimatum per shperndarje. Rreth ores 11:50, policia nderhyri
duke perdorur gazlotesjelles ne lagjen Velania, ku ishin mbledhur
studentet. Per ne Velani jane drejtuar dhe tanket. Nderkaq
forca te medha policore kane rrethuar Rektoratin e
Universitetit te Prishtines. Nje pjese e studenteve eshte
shperndare.
Ne Mitrovice protestuesit paqesore, studente te Fakultetit
Xehtaro-Metalurgjik e te Shkolles se Larte Teknike kane marshuar
rreth tre kilometra dhe pastaj jane ndaluar nga policia.
Kercenimit te dhunes ata i jane pergjigjur paqesisht dhe jane
kthyer ne vendin e nisjes.
Nga Vushtrica mesohet se ne te gjitha rruget, e sidomos ne
ato te drejtim te Prishtines, kishin ardhur perforcime te forcave te
policise, te cilet penguan nisjen e studenteve dhe qytetareve
te tjere per ne Prishtine. Edhe ne Vushtrice mbizoteron atmosfera e
tensionuar.
Studentet protestojne ne pergjigje te nismes se Unionit te
Pavarur Studentor per te kerkuar kthimin ne mjediset e tyre
shkollore, nga te cilat administrata serbe i deboi me force
shtate vjet me pare. /cela/pas
PRISHTINE: NDERHYRJA E POLICISE SERBE SHKAKTON TE PLAGOSUR NE
RADHET E STUDENTEVE SHQIPTARE
PRISHTINE, 1 tetor/ATSH/ – Ne Prishtine ka shume studente
te plagosur pas nderhyrjes se policise serbe ne protesten
paqesore te dites se sotme, te organizuar nga Uninon i Pavarur
Studentor i Kosoves, njofton Keshilli i Studenteve per Sherbime
Mjekesore.
Nje numer studentesh dhe profesoresh jane rrahur nga
policia nderkohe qe ka shume te arrestuar, te cilet me furgone
dhe autobuze dergohen ne stacionet e policise serbe dhe ne
burgje, ben te ditur me telefon korrespondenti i ATSH-se ne
Prishtine.
Edhe pse studentet kane ndenjur ulur, si shenje e
reagimit paqesor ndaj dhunes se eger, policia eshte versulur
brutalisht mbi ta me shkopinj gome dhe me mjete tjera. Me kete
rast jane rrahur edhe shume vajza – studente te Fakultetit te
Mjekesise sepse donin te ndihmonin studentet e lenduar.
Sipas korrespondentit te ATSH-se, pas ores 1300 Qendra
Studentore ne Velani dukej e shkrete. Ne vend te mbi 30 000
studenteve dhe protestueseve te tjere, hapesiren e kane pushtuar
forca te medha policore me autoblinda, tuba uji dhe armatime nga
me te rendat.
Forcat policore kane bllokuar edhe ndertesen e rektoratit.
“Ne rektorat jane strehuar shume studente te lenduar,
ndersa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjelles. Policet e
egersuar po shqyejne neper sheshe e rruge pankartat e studenteve
protestues. Ne tere qytetin e Prishtines, ku kane dale mbi 100
000 qytetare, perkunder shtetrrethimit policor, mbreteron nje
atmosfere teper e rende dhe e jashtezakonshme”,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina.
Unioni i Pavarur Studentor i Kosoves ka filluar sot
organizimin e protestave paqesore per lirimin e ambjenteve
shkollore, nga te cilat studentet shqiptare u debuan me force
shtate vjet me pare. /sara/
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-30.ata.html
[01] PROTESTS IN KOSOVE START ON OCTOBER 1 – Organizational Council
PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – By Behlul Jashari: The Organizational Council of the University of Prishtine decided yesterday that the peaceful protests of the students to have the school and university building released will start on October 1, one of the leaders of the Independent Students’ Union, Albin Kurti, said.
“After the meetings that representatives of the students in the Organizational Council had with regard to peaceful students protests with the President of the Republic of Kosova Dr Ibrahim Rugova, and with the delegation of the European and American diplomats, in Kosove yesterday, confirm once more that the protests will start on October 1, 1997,” says a decision of the Organizational Council.
The Independent Students’ Union of the Prishtine University will give a news conference today. my/kled/xh/
Albanian Telegraphic Agency
[03] PEACEFUL PROTESTS IN KOSOVE WILL START ON OCTOBER 1 BEFORE NOON
PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – Peaceful protests of the students in Kosova for the release of the occupied school buildings will start on October 1, at 10.30 a.m., the Organizational Council of the Prishtine University told ATA.
The protests of the students who were not allowed by Serbian authorities to attend classes in their school and university buildings 7 years ago, will start marching towards the Prishtine city centre, passing through the main boulevard and then to city quarters.
The students will carry badges and they are asked to wear white blouses or shirts. During the protests the students will not chant any slogan because all the messages and demands of the students will be written in placards.
The people to keep order during the protests will be students wearing a red ribbon while the students who will observe the protests will have green ribbons.
The same procedure will be followed in other cities of the Republic of Kosova where there are affiliates of the University of Prishtine.
The Organizational Council appealed to citizens to side with the peaceful protests of the students by joining them on the streets and strictly respecting the strategy of the students. The citizens must be calm and silent, says the Council.
Today, one day before the beginning of the protests, the Independent Students’ Union will hold a news conference. bj/ag/kled/xh/k
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-10-01.ata.html
[05] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.
In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. xh/
Albanian Telegraphic Agency
[08] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the Albanian students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.
In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed.
The protesting students of the Xehtaro-Metallurgical Faculty and of the High technical School in Mitrovice have marched about three kilometers and then have been stopped by police. They have peacefully turned back to the starting place after threats and violence.
Through all the streets in Vushtrice, especially through those leading to Prishtine, arrived reinforcements of police forces who prevented the flux of other students and citizens towards Prishtine. A tense situation is prevailing in Vushtrice too.
The students are supporting through their protests an initiative of the Independent Student Union to demand their return to the school premises from which the Serbian administration has forcefully expelled them seven years ago. cela/pas/xh/k
Albanian Telegraphic Agency
[09] ALBANIAN STUDENTS INJURED DUE TO SERB POLICE INTERVENTION IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in the peaceful protests today, the Students’ Council for Medical Services reports.
The protests have been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.
A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. sara/lm (more)
Albanian Telegraphic Agency
[10] ALBANIAN STUDENTS INJURED BY POLICE IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in a peaceful protest today, the Students’ Council for Medical Services reports.
The protest has been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.
A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone.
Although the students have been staging sit-down protests as a sign of peaceful reaction to savage violence, police have brutally interfered with batons and other means. Many young women, students of the Medicine Faculty have been beaten because of wanting to help the harmed students.
According to the ATA correspondent, after 13.00 the Students’ Centre in Velani seemed deserted. Instead of 30 000 other students and other protesters, the area was occupied by large police forces supported by armoured vehicles, water cannon and heavy armours.
The police forces have also blocked the rectorate building.
“Many injured students are sheltered in the rectorate, into which tear- gas penetrates. The angry police are tearing to pieces placards of the protesting students.”
“A very tense and unusual atmosphere is prevailing over the whole city of Prishtine, where over 100 000 citizens have taken to the streets, despite police curfew,” the ATA correspondent reports from Prishtine.
The Students’ Independent Union of Kosove started today the organisation of peaceful protest to demand access to school premises, from which the Albanian students were forcibly removed seven years ago. sara/lm/k
Albanian Telegraphic Agency
Para çerek shekulli, Tetor 1999: Zyra për ATSH në Prishtinë që e dha Qeveria e Kosovës, Reagimi nga Rusia kundër…

PRISHTINË, 1 Tetor 2024/ Para çerek shekulli – 25 viteve, në vitin historik të lirisë së Kosovës 1999, në 1 Tetor, Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, me kryeministër Hashim Thaçin, më dha zyrë në Prishtinë me kërkesën që bëra si korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqitare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, edhe si shprehje vlerësimi e mirënjohje për raportimet nga Kosova në vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi.
![]()
“Në bazë të kërkesës së korrespondentit të ATSH-së, zotit Behlul Jashari, të datës 1.10.1999 lëshojmë këtë:
LEJE PUNE
I lejohet kësaj agjensie puna në territorin e Kosovës, si dhe vendosja e personelit të saj zyrtarisht në kryeqendrën e Kosovës”, theksohej në dokumentin e lejes së punës dhe dhënies së Zyrës në aneksin e Pallatit Rilindja në Prishtinë, në një ambient ku para luftës ishte e vendosur një bankë. I nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Informimit Publik në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, Bajram Kosumi, dokumenti mu dha pa asnjë pritje në të njëjtën ditë kur bëra kërkesën.
Për ATSH-në raportoja korrespondent nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, e me marrjen e botimin e informacioneve të saj nisëm e themeluam bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri që nga numri i parë i gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që nisi të dalë në Prishtinë nga 18 Janari i vitit 1991 dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale të vetme në Kosovë në gjuhën shqipe Rilindja nga regjimi okupues i Serbisë.
![]()
Në kohën e luftës në Kosovë, drejtori i përgjithshm i Agjencisë Kombetare-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërise ATSH, Frrok Çupi, në intervistë për Gazetën Flaka të Shkupit të datës 4-5 Korrik 1998 – ditë e shtunë dhe e diel, lidhur me informimin e korrespondentin nga Kosova me vlerësimet më të larta deklaronte mes tjerash:
“Që në momentin kur filluan ngjarjet më dramatike në Kosovë ATSH-ja ka ngritur një redaksi me katër ose pesë veta në Veri, në Tropojë, të cilët informojnë çdo ditë me një buletin të veçantë.
Ndërkohë ne kemi korrespondentin tonë të instaluar në Prishtinë, i cili edhe në sytë e gazetarëve botërorë është shfaqur si një gazetar i saktë dhe me tërë parametrat e gazetarisë.
![]()
Kjo është njëra punë që bëjmë për të informuar opinionin. E dyta është se, kemi arritur të kthehemi në një qendër të shtypit botëror që vjen nga bota në Shqipëri. Pjesa më e madhe e gazetarëve të botës, miqësisht ose profesionalisht kalojnë nëpërmjet nesh. U ndihmojmë që edhe bota nëpërmjet burimeve të veta të mësojë se çka po ndodhë në Kosovë.”
Pikërisht para 25 viteve, në 2 Tetor 1999, ATSH dha lajmin për hapjen e Zyrës në Kosovë, të cilin sot e gjejë në anglisht:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-10-02.ata.html#04
[04] ATA to open office in Prishtine soon
-Minister Kosumi allows its opening-
TIRANE, Oct 2 (ATA)-The Albanian Telegraphic Agency (ATA) will soon open its office in Prishtine.
The Minister of Information in the Kosova Interim Government, Bajram Kosumi, has approved the request of ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari, to open an office of this agency in Kosova.
“This agency is allowed to work in the territory of Kosova as well as to officially establish its personnel in the centre of Kosova,” the permission issued by Minister Kosumi says.
The ATA office in Prishtine will temporarily be located in the premises of the former-Diamant Bank, near the Press Palace in Prishtine. It will be further provided with cameramen, operators and others.
The Albanian Telegraphic Agency is the first media of Albania installed in Kosova. /a.ke/lm/
D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:
Albanian Telegraphic Agency
E pas më pak se dy javëve, në 15 Tetor 1999, ishte një reagim nga Rusia.
“Vendimin per hapjen ne Prishtine te perfaqesise se ATSH-s eshte veshtire te vleresosh. ndryshe, vecse si nje aksion tjeter i drejtuar per shkeputjen e Kosoves nga Serbia dhe Jugosllavia”, thuhej në fillim të shkrimit të gjatë të “The Voice of Russia”.
Në fund shënohej një si titull tjetër dhe autori: “Lojë me zjarrin (Nga Pioter Iskenderov)”.
Përmbajtja e plotë e reagimit në dokumentin bashkangjitur si fotokopje.
Zgjimi i një kombi…, përballë tradhtisë fetare dhe kombëtare

Stuhitë e terrorizmit islamik, një kronologji që duhet ta kenë parasysh Shqiptarët !

Nga: Nafi Çegrani, Çegran, Maqedoni
Refleksione
STUHITË E TERRORIZMIT
(Pas rënies së Murit të Berëinit, i inspiruar nga disa analiza të CIA-s amerikane )
Gadishulli Ballkanik përgjatë zhvillimeve historike ka shërbyer si nyje nevralgjike e konflikteve gjeopolitike me ideologji konkurruese e shfaqur herë përmes sistemeve politike qeverisëse, kulturës, religjionit e deri tek përplasjet drejtpërdrejta ushtarake. Duke qenë një rajon i ndarë thellësisht mes etnive të ndryshme që ushqejnë marrëdhënie armiqësore kundrejt njëra tjetrës, situatë apo proces i njohur si Ballkanizim, aktorë të jashtëm nuk hezitojnë të ndezin fitilin e kësaj Fuçi Baruti për të avancuar pozitat e veta në tavolinat ku luhen lojërat e mëdha të politikës globale.
Pas rënies së murit të Berlinit, që ishte edhe fillimi i fundit të Bashkimit Sovjetik dhe luftës së ftohtë 50 vjeçare, në Ballkan filloi shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë, një dhjetëvjeçar i mbushur me gjenocid, masakra e tragjedi njerëzore. Harta e sotshme e Ballkanit ende krijon tensione, pasiguri dhe armiqësitë e vjetra mbahen të shtypura nga vizioni dhe përkushtimi për të ardhme të përbashkët Evropiane. Dhe në fakt, kjo është alternativa kryesore të cilën si strategji nacionale e kanë vendosur për prioritet të gjitha shtetet, disa prej të cilëve si Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Sllovenia kush më herët e kush më vonë janë bërë anëtarë të BE-së. Pjesa e ngelur, apo siç tash më i referohen Shtetet e Ballkanit Perëndimor (SHBP), vazhdojnë rrugën e integrimit përplot pengesa.
Kjo situatë, lë zbrazëtirë dhe shteg që palë të treta, jashtë përcaktimeve strategjike të qeverive të SHBP-ve dhe mbështetjes së qytetarëve, të ndërhynë përmes një kombinimi të veglave konvencionale dhe jokonvencionale për të sabotuar rrugëtimin drejt integrimeve euro-atlantike, posaçërisht aderimit në NATO. Cilët janë lojtarët e mëdhenj rreth Fuçisë së Barutit?
Bashkimi Evropian dhe SHBA-të – Përtej acarimit të fundit për politikat ekonomike mes administratës së Presidenit Trump, Bashkimit Evropain dhe Brexit-it që po ndodh, kjo aleancë është fuqimisht e vendosur mbi vlerat demokratike, shtetin e së drejtës dhe principin e tregut të lirë. Në këtë vijë ka një konsensus të palëkundur mes aleatëve perëndimor se cili është përkushtimi i tyre ndaj rajonit dhe si duhet të zhvillohen edhe SHBP-të. Me mbështetje të gjërë mes qytetarëve dhe përcaktim strategjik, qeveritë e SHBP-ve janë në proces të reformimit për të arritur standardet e kërkuara dhe sigurimin e anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ndihma e vazhdueshme ekonomike në rregullimin e infrastrukturës, ndërtimi i institucioneve të fuqishme demokratike, transparente dhe llogaridhënëse, pavarësia e gjyqësorit dhe funksionimi i shtetit ligjor, ekonomi e fuqishme e tregut, shoqëri civile vibrante, ushtri profesionale e mbikëqyrur nga qytetarët, qytetarë aktiv dhe forcimi i vlerave demokratike në përgjithësi janë lartë në agjendën SHBA-ve dhe BE-së. Andaj edhe mbështetja e qytetarëve për integrimin në këto institucione kuoton mbi 80%.
Rusia – Real-politika globale bipolare e luftës së ftohtë u zbeh në fillim vitet e 90’ta dhe u duk që demokracia liberale, e udhëhequr nga SHBA-të triumfoi mbi sistemet tjera qeverisëse. Forcimi i Rusisë në periudhën post-privatizuese, me oligarkë të fuqishëm që janë në relacione të drejtpërdrejta me qeverinë e Putinit, rikthen garën për ndikim global. Natyrisht që Ballkani ka qenë në polin e influencës ruse dhe rrënjët e ndikimit të saj janë historike, kryesisht përmes vijës pan-sllaviste dhe pan-ortodokse që përdor elementet kulturore, religjioze dhe historike për të krijuar aktor lokal për mbështetje. Përskaj diplomacisë, siç është rasti me mbështetjen e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e Dodikut në Bosnjë dhe Hercegovinë me donacione ushtarake dhe mbështetjen e kërkesës së tij për autonomi më të madhe (herë-herë për shkëputje të plotë) qeveria ruse përdor edhe investimet ekonomike në tregun energjetik, duke tentuar të vendos monopol kryesisht mbi furnizimin me gaz natyror. Duke ia shtuar këtu edhe sofistikimin e ndërhyrjeve hibride përmes dezinformimit klasik dhe lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale nga media të lidhura me qeverinë ruse, kjo ndërhyrje në mënyrë aktive minon qeveritë e SHBP-ve në rrugën integruese, posaçërisht në NATO. Ky ndikim nuk ka për qëllim prosperitetin e rajonit dhe i shërben interesave ruse për të pasur një rajon i cili është gjithmonë i gatshëm të shpërthej në konflikte të reja, me institucione të dobëta dhe udhëheqës që lehtë korruptohen. I gjithë ky investim ka për qëllim të rris rolin e Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes rolit destruktiv, që për fat të keq shpesh herë gjen mbështetës lokal të cilët i japin jehonë narrativeve pro-ruse dhe vendosin në shënjestër vlerat perëndimore të cilat i përkrahin shumica e qytetarëve.

Kina – Roli i Kinës në marrëdhëniet ndërkombëtare ka qenë kryesisht i fokusuar në polin e vet gjeografik. Nën udhëheqjen e Xi Jinping dhe me forcimin ekonomik të dekadave të fundit, roli dhe apetitet kineze për ndikim global janë rritur dukshëm. Iniciativa multi-miliardëshe për ndërtimin e projektit ‘’Rruga e re e Mëndafshit’’ ka për qëllim sigurimin e tregut për produktet kineze dhe rritjen e tregtisë globale, por në vete ajo ka për qëllim forcimin e pozitës së Kinës për dominim global. Duke përjashtuar vetëm Kosovën, iniciativa e Ministrisë së Jashtme Kineze, e njohur si CEEC 16+1, ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e tregtisë dhe infrastrukturës. Pikërisht përmes iniciativave të tilla, qeveria kineze ofron kredi për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse rrugore, hekurudhore, ujore dhe ajrore që janë në kuadër të projektit për ndërtimin e Rrugës së Mëndafshtë. Por, problemi i këtyre kredive qëndron në normat e larta të interesit, mungesën e barrierave për keqpërdorimin e tyre nga pushtetarët lokal dhe cilësohet si grackë borxhi. Edhe në Ballkan, pothuaj të gjitha shtet janë shfrytëzuese të kredive kineze, ku më i rrezikuar nga varësia e borxhit është Mali i Zi ndërsa rasti më skandaloz ishte ai me ndërtimin e autostradave në Maqedoninë e Veriut, për të cilin rast është hapur proces gjyqësor për korrupsion kundër ish-kryeministrit Gruevski dhe ish-ministrit të transportit Janakievski. Ashtu si në rastin e Maqedonisë së Veriut, këto kredi janë tunduese për liderët Ballkanik të cilët për efekte elektorale duan ta zhvillojnë shpejtë infrastrukturën dhe njëkohësisht duke qenë dukshëm më pak të rregulluara se kreditë e Bankës Botërore apo BERZH-it për shembull, janë më të lehta për tu keqpërdorur. Ndikimit ekonomik kinez është në rritje dhe përveç ndikimit ekonomik ajo gradualisht rrit edhe shkëmbimet kulturore dhe akademike. Problemi këtu qëndron tek promovimi i modelit kinez të qeverisjes, që në fakt është një diktaturë komuniste me ekonomi kapitaliste dhe vlerave që ai sistem i promovon. Në vijim pritet që përplasja mes Shteteve Perëndimore, në veçanti SHBA-ve dhe Kinës të rritet, posaçërisht në garën e teknologjisë së komunikimit bashkëkohor.
Turqia – Si pasardhëse e Perandorisë Osmane e cila 5 shekuj e ka pasur nën okupim këtë regjion, lidhja e saj me Ballkanin është historike. Presidenti aktual Erdogan dhe qeveria e tij, investojnë fuqishëm për të rritur ndikimin e tyre dhe prezenca turke ndihet fortë, posaçërisht në Shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ndikimi i Turqisë vjen në të gjitha format, edhe përmes demokracisë publike edhe përmes investimeve ekonomike dhe infrastrukturore. Ajo promovon kulturën turke duke u udhëhequr kryesisht mbi konceptin e njohur si Neo-otomanizëm që ka për qëllim të ndryshoj perceptimin e qytetarëve për pushtuesit Osman dhe të rivendos lidhjet e varësisë ndaj saj nga politikanët dhe aktorët lokal. TIKA, agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim, është instrumenti kryesor në ringjallje dhe konservimin e objekteve nga trashëgimia kulturore e periudhës osmane. Ajo investon edhe në rindërtimin e Xhamive të vjetra dhe në ndërtimin e atyre të reja, duke përdorur në këtë formë elementin religjioz atje ku ka qytetar të besimit Islam. Shteti turk, ndikon edhe përmes mediave të veta të cilat janë prezente në forma të ndryshme në të gjitha shtet e Ballkanit, ndërsa ndikimi kryesor vjen përmes shkollave nga cikli fillor deri tek studimet universitare dhe shkëmbimet e shumta akademike. Ky ndikim u vërejt më së shumti pas grusht-shtetit të dështuar në vitin 2016 dhe përplasjes së hapur mes Erdogait dhe klerikut Gylen, duke bërë presion të hapur, madje me tone kërcënuese drejt liderëve politik për dorëzimin e anëtarëve të lëvizjes Hyzmet. Ky ndikim mund të vijë me pasoja në rast të përshkallëzimit të përplasjeve mes shteteve të Perëndimit dhe Presidentit Erdogan, i cili duke përdorur si shkas dështimin e grusht-shtetit, uzurpoi të gjitha pushtetet përmes rritjes së kompetencave të presidentit, ngulfati demokracinë dhe e shndërroi Turqinë në një shtet me diktaturë hibride.
Përveç aktorëve të lartpërmendur, ndikim të vetin kanë edhe Shtetet e Gjirit Persik, posaçërisht Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat përveç investimeve ekonomike, për një periudhë më të gjatë se 20 vjet e promovojnë Vehabizmin si formë e praktikimit të Islamit, duke i radikalizuar besimtarët përmes organizatave humanitare dhe predikuesve fetarë të shkolluar në vendet arabe.
Së fundmi, Ballkani duket se po merr vëmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të ndërkaq hapësira e tij perëndimore e lënë jashtë këtyre institucioneve, gjithmonë do të jetë cak i forcave të treta për ta ndezur Fuçinë e Barutit, sa herë që t’ju duhet një flakë për mbuluar një zjarr diku tjetër.
Një vështrimi konstruktiv dhe Lëvizja vehabiste… !
Vehabistët, krahas kundërshtarëve ushtarakë, kishin edhe kundërshtarë doktrinarë. Qysh me paraqitjen e tyre u paraqit një numër i madh shkrimesh që kundërshtonin parimet e tyre, sidomos me prejardhje egjiptiane, osmane dhe të vendeve të tjera. Në to kryesisht theksoheshin mangësitë e kësaj lëvizjeje, eksagjerimet e tyre në politik, vrazhdësinë, ngurtësinë dhe ekskluzivitetin e tyre teorik dhe praktik. Madje, Ed-Dahlani, mufti i Mekes, paraqitjen e vehabistëve e quajti hiq më pak se fitne. Një tjetër dijetar arab paraqitjen e lëvizjes vehabiste e shikon : “Potez i suksesshëm që Perëndimi e tërhoqi ishte themelimi i një lëvizjeje fetare e cila në formën e saj të jashtme do të dukej islame, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet perëndimore, nëpërmjet saj, ta marrin pushtetin mbi myslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin.”
…Është mendim i shkencëtarëve se shumica e kundërshtimeve të masave dhe intelektualëve myslimanë ishin kundër aktiviteteve politike të vehabistëve dhe kundër militantizmit ekstrem të tyre. Ata pohojnë se shpallja e luftës së shenjtë kundër të gjithë atyre që nuk ishin me ta, ishte jashtë çdo mase. Ata ku depërtonin, shkretëronin, plaçkitnin në emër të presë së luftës dhe mbysnin të gjithë kundërshtarët, sepse i shpallnin për renegjatë, heretikë. Disa madje pohojnë se qëndrimi militant dhe jotolerant i vehabistëve ndihmoi në vetëhumbjen e tyre.
Ibn Abdulvehabi mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë : shejh Abdullah ibn Ibrahim Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui. Mësuesit e Muhammed Ibn Abdulvehhabit janë të shumtë dhe do të na çonte larg numërimi i tyre. Disa burime, të pakonfirmuara, theksojnë se Ibn Abdulvehhabi në fillim ka mësuar literaturën dhe jurisprudencën hanefite.
Disa dijetarë pohojnë se suksesi i Ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta, kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i Muhammed Ibn Abdulvehhabit ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në Ujejne, ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para.
Megjithatë jeta dhe brengat, rrëmujat dhe rrëmetet e kohë ishin si dallgë deti, të stuhishme dhe me rrebeshe… Andaj, ai, IBN ABDULVEHHABI , duke e ndier rezistencën e fuqishme, e cila I vinte vërdallë nga kundërshtarët e tij, u largua nga ky vend dhe shkoi në veri të Riadit, në vendlindjen e princit saudit, ku lidhi edhe marrëveshje me mbretin Muhammed ibn Saudin, në vitin 1744 , me kusht që të qëndrojë në vendin e familjes saudite, kudo që të vendoset ajo.. .
Bashkëpunimi ndërsjelltë mes tyre, si asociacion i dinastisë saudite dhe fundamentalizmit vehabit, vazhdon dhe dominon edhe deri në ditët tona, duke përhapur MËSIMIN e ri dhe ideologjinë e tyre fundamentalist me shpatë e hanxharr në dorë…!
…Emërtimi vehabizëm rrjedh nga vetë emri i themeluesit, Ibn Abdulvehhabit , e cila edhe sot ka dhe mban doktrinat e veta që ka të bëjë me bazat themelore të besimit, respektivisht vehabistët thërrasin në konfirmimin e “tevhidit” dhe në mohimin e “shirkut”, duke kërkuar që shenjtëria dhe adhurimi të redukohet vetëm për Allahun e lartëmadhëruar. Me shenjtëri dhe adhurim në vehabizëm nënkuptohet çdo respektim, qoftë ai që zë fill në traditë apo miqësi. Ngritja e mauzolejeve, vizitimi i rregullt i tyre dhe qëndrimi me përunjtësi para tyre nuk është rrugë deri në idhujtari dhe politeizëm, por është vetë idhujtaria. Këtu qëndron edhe faktori i ndarjes ndërmjet vehabistëve dhe të tjerëve, sepse, mendojnë të tjerët, vehabistët e teprojnë në kërkesat e tyre rigoroze, duke e quajtur veten ehl’ut-tevhid (unitarist), kurse të gjithë të tjerët jashta tyre i quajtën ehl’ul-shirk (politeist). Mirëpo, “të tjerët”, i quajnë vehabistët si kokëfortë, ekstremë dhe zemërngushtë në të perceptuarit e tevhidit, sepse ndërtimi i mauzolejeve dhe vizitimi i tyre nuk është edhe idhujtaria e arabëve parakur’anor. Jovehabistët pohojnë se idhujtaria moderne nuk konsiston në adhurimin e gurit dhe objekteve tjera, as në vizitimin e varrezave, por në moskrijimin e ndjenjës së barabarësisë ndërmjet të gjithë njerëzve, në mosrealizimin e vëllezërisë dhe bashkëpunimit ndërmyslimanë, ndërmjet individit dhe grupit, në mosrealizimin e parimeve tjera islame në mjediset, shoqëritë dhe bashkësitë myslimane, të cilët gjenden dhe veprojnë në meridianet arabike dhe më gjërë të rruzullit toksorë, e veçmas në Gadishullin e Ballkanit dhe Evropë.
Vehabistët mendojnë se ndërmjetësimi si i tillë ka hyrë në shoqërinë myslimane nëpërmjet neoplatonizmit, mirëpo vehabistët neglizhojnë faktin se ndërmjetësimin e pranojnë edhe sisteme e shkolla të tjera islame. Sa i përket problemit të imamit apo halifit, ata shkojnë edhe më tutje. Jo që refuzojnë imametin shi’it, por refuzojnë edhe institucionin e hilafetit, duke pohuar se hilafet universal nuk duhet të ketë. Ibn Abdulvehhabi mendon se në territorin e caktuar duhet shpallur sundimin e të drejtës së Zotit, dhe aty të ketë imam, e jo edhe të ketë halif universal për tërë botën.
***
Ne kemi heshtur kur janë bërë të njohura publikisht lidhjet e lëvizjes vehabiste, ta zëmë në Kosovë, me struktura të posaçme të shërbimit sekret serb, që e përdorin këtë armë, sepse armë është, për të ngritur një vatër të re të krimit…
Në Shqipëri, jo rastësisht dhe jo pa u ndjerë, ka lindur e po gjallërohet lëvizja vehabiste e salafiste dhe kjo nuk është e panjohur për njerëzit, ashtu si nuk është e padukshme për institucionet e shërbimeve të posaçme. Njerëz të caktuar, disa të shkolluar në institucione të rëndësishme të Jemenit, Arabisë Saudite, etj., nuk mësuan vetëm ritualet dhe perceptimet fetare, por edhe shëmtinë që vjen nga i ftohti i një mentaliteti mesjetar, dhe bashkë me rikthimin, sollën edhe këtë mendësi, që dalëngadalë u shndërrua në praktikë dhe më pas në dhunë. Në Kosovë, disa vite më parë, ishte edhe një hoxhë vehabist, që kishte ngritur një xhami me paratë e fshehta të një rryme islamike ekstremiste, që shpërndante ndihma dhe përcaktonte kushte se cilët mund t’i përfitonin ato, dhe, për fat të keq, kushtet ishin vazhdë e një mjedisi radikal ekstremist. Ai quhej Kastriot Duka, i veshur me pantallona treçerekëshe, mjekër të dendur, sy që i shkëndijonin nga e keqja, me fjalën e tij përcillte hasmërinë dhe urrejtjen ndaj atyre që nuk ishin myslimanë, por edhe ndaj myslimanëve jo praktikantë. Në të gjitha fjalët e tij ai sillte në vëmendje vetëm një pjesë nga Kur’ani, atë që i interesonte dhe duke e shkëputur nga konteksti, se “Dënimi i atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij (…) është të mbyten ose të gozhdohen në kryq, ose të gjymtohen, t’u priten duart dhe këmbët e anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo masë ndëshkuese është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh”. [5:33]
Kur u mendua se u mbush kupa, e përzunë nga Kosova, por bëri strofullën e tij në Shqipëri. Dhe vazhdoi të predikojë hasmërinë dhe urrejtjen. Një figurë e tillë, aspak fetare e aspak njerëzore është e kundërta e asaj që ishte e ngulitur në vetëdijen tonë. Predikimi i hasmërisë dhe i urrejtjes që është i pranishëm në fjalët e një grupi të caktuar klerikësh myslimanë, sidomos në rrethinat e Tiranës dhe të Elbasanit; është, po ashtu, e kundërta e besimit njerëzor për të mirën dhe të virtytshmen
Kritikët thonë se kjo ngurtësi e vehabistëve ka çuar në keqinterpretimin dhe shtrembërimin e Islamit, duke drejtuar gishtin kah ekstremistët si Osama bin Laden dhe talibanët.
Sot, në diskursin mediatik, fjala vehabizëm lidhet me lëvizjet ekstremiste, që në rastet më radikale kryejnë sulme terroriste në emër të Allahut, edhe pse studiuesit e kësaj rryme thonë se vetë teoricieni Muhamed in Abd al-Vahab nuk e ka mbështetur dhunën.
Pyesim, pra, a ekziston Lëvizja vehabiste në Kosovë?
Dyshime për individë të caktuar që mund ta ndjekin këtë rrymë të Islamit ka, por mungojnë provat, si nga Policia, ashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
“Retorika fetare mungon në masë të madhe në diskursin publik të komuniteteve myslimane, ndërsa pjesëmarrja në xhami është e vogël. Por, veshja islamike, edhe pse jo shumë e shpeshtë, ka shënuar rritje”, thuhet në raport.
Në të njëjtin vihen në pah shqetësimet e Bashkësisë Islame të Kosovës për grupet radikale islamike, për të cilat thuhet se po veprojnë nga shtëpitë private dhe “udhëhiqen nga persona që nuk janë të Kosovës”.
Vërshimi i organizatave të ndryshme joqeveritare në Kosovën e pasluftës, sipas drejtorit për media dhe veprimtari botuese të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka futur edhe elemente fetare që kanë devijuar nga praktikimi i Islamit tradicional në Kosovë.
Pjesa e dytë :
VEHABIZMI DHE KONHSPIRACIONI NË BALLKAN
…Fundi i Luftës së Ftohtë, dhe shembja e komunizmit në Ballkan dhe Europë, në mos përcakton “fundin e historisë” (sipas formulës së mejtuar të hsitorianit të famshëm amerikano-japonez Francis Fukuyama), me siguri provokon fundin e një historie të re të njerëzimit, ku bën pjesë edhe fatumet tragjike shqiptare shkaktuar nga spiunazhi jugosllav. Një histori që zgjati gjysmë shekulli gjatë të cilit rregullat e Lojës së Madhe janë të njohura, armiqtë të panjohur, rreziqet të parashikueshëm, sfidat të qarta, sidomos duke I future UDB-a në përfshirrje të tilla operative edhe hoxhallarët, akademikët , politikanët, diplomatët etj. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shërbimet e fshehtë ndërkombëtarë do të duhej të përballeshin me një situatë krejt të re, që kërkonte një riorganizim të thellë.Por, me Ballkanin qëbdrrojnë stuhi dhe beteja të tjera , ndryshe!
U kalua, në fakt, nga rreziqet klasikë (në nivel shtetesh, gjeografikisht të kufizuar, me një kod sjelljeje të pranuar nga palët, me forca ushtarake të identifikuara, me doktrina ushtarake të njohura) tek rreziqet e rinj (transnacionalë, gjeografikisht të përhapur, pa ligje dhe kode të pranuar, me fanatikë vështirësisht të identifikueshëm dhe me vullnetin për të vënë në përdorim të gjithë mjetet e shkatërrimit në dispozicion, të future në këto rrjete dhe anale të fshehta edhe “Njerëzit e Zotit”). Në një kontekst të tillë sfidat e shërbimeve jugosllave komuniste (të quajtura: UDB), do të bëheshin globale dhe metodat e tyre do të pësonin ndryshime thelbësore. Shërbimet e fshehtë duhej që nga ky moment të interesohen për të gjithë çështjet e mëdha që mendohet se kanë ndikim në ecurinë globale, humane e njerëzore , (tensione demografikë, rezerva energjie dhe lëndë të para, siguria e produkteve ushqyes, ndryshime të klimës, globalizimi i ekonomisë, rishfaqja e luftërave fisnore, ndëretnike dhe fetare), pa keqpërdorime apo keqtrajtime.
Rreziqet e rinj përfundimisht do i shtyjnë shërbimet e fshehtë drejt bashkëpunimeve në rritje për të zhvilluar komplementaritetin e nevojshëm mes mjeteve teknike të inteligjencës (satelitë, avionë) dhe faktorit njerëzor, që mbetet pavarësisht gjithçkaje, kyç në luftën kundër terrorizmit. Pra, nëse rezulton një plan teknik relativisht i lehtë kalimi i informacionit nga rrjetet sovjetikë tek ata të “shteteve batakçinj”, rezulton absolutisht e pamundur të dëgjosh individë që komunikojnë përmes mesazherëve apo që mblidhen në një shpellë në anë të shkretëtirës ku nuk realizon dot asnjë lloj përgjimi. Megjithatë, është gjithmonë e mundur të kapësh mesazherin, të infiltrosh në grupet ekstremistë apo të bësh ndonjë anëtar të tyre të tradhtojë. Pikërisht, faktori njerëzor. Një zanat që nuk njeh kriza: si për të demonstruar këtë gjë, në 2010 në Vjenë, në pistën e Aeroportit Schwechat, dhjetë spiunë rusë u shkëmbyen me katër informatorë të CIA, gjë që u transmetua direkt në televizion. Jetë reale, por duket sikur lexon një prej romaneve të famshëm të Jan Flemingut.
Por, shyqyr që UDB-a duket si e “vdekur” ! Megjithatë, kur të hapen dosiet dhe arkivat e fshehta të Batajnicës, do të shikojmë se sa dhe sa hoxhallarë, priftërinj, profesora, politikanë e akademikë ishin të përgëdhelur nga UDB-a dhe sa i kanë shërbyer asaj makinerie famkeqe gjatë viteve të rrënuara komuniste si në Shkup, Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Tiranë , Podgoricë (Titograd) dhe gjetiu në Gadishullin e Ballkanit.
Qytetarët pohojnë prezencën e vehabizmit në Kosovë. Bashkësia Islame kundërshton ekzistimin e tij. Kushtetuta e Kosovës garanton lirinë e çdo besimi. Policia zotohet se do të luftojë grupacione, që bien ndesh me ligjin.
Mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtuara është imazhi identifikues i individëve apo grupeve, të cilët thirren si bartës të islamit burimor në Kosovë. Dhe Selefinjte, siç e quajne veten, apo Vehabinjtë, siç i quajnë të tjerët, mbjellin përshtypje të ndryshme varësisht nga këndi, prej të cilit shikohen. Ky qytetar, i cili për shkak të ndjeshmërisë së fenomenit nuk desh të identifikohet, është vëzhgues i vëmendshëm i asaj, që ndodh përreth tij.
Kam parë persona të caktuar, sidomos të rinj, të cilët manipulohen më lehtë. Ata shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm në çfarë lëvizje kanë hy dhe janë të bindur se jane pasues të islamit të vërtetë. Financimi i tyre nuk është i drejtpërdrejtë e as mujor, por bëhet në formë ndihmash, që atyre ju thuhet “nga vëllezërit muslimanë”. Por duhet ditur se këtu ekziston një hierarki dhe burimet i dinë vetëm maja e tyre prej 10-të apo 15-të vetash.
Duke qënë se aktivitetet e shoqatave apo individëve, që promovojnë islamin mesjetar janë të kristalizuara mirë dhe shkojnë në formë bamirësie, ato s’mund të përcillen. Pagesa të konvikteve, pagesa të semestrave, punësim në internet kafe, në librari etj. (të cilave rrallëherë iu dihen burimet e financimit), janë format e yshtjes së të rinjve,“të cilët si shkëmbim duhet të dëshmojnë devotshmërinë e tyre duke u identifikuar me mjekra dhe pantallona të shkurtuara”.
Por profesor Qemajl Morina, prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Kosovë thote se: “Çdo lëvizje radikale në islam është e urryer. Islami është fe, e cila e preferon mesataren dhe falë kësaj mesatareje ai ka bashkëjetuar gjithmonë me besimet e tjera në Kosovë”.
Sipas njohësve të kësaj fushe, rryma fetare Selefij njihet si rryma më jotolerante e praktikimit të fesë islame.
“Rrymë antikombëtare dhe antishtetërore”, mendon ky qytetar i Kosovës, i cili edhe nga jashtë ka arritur të kapë thelbin e problemit, sepse nëqoftëse interesi jonë kombëtar është drejtimi kah vlerat properëndimore dhe drejt modernizimit të shoqërisë, ata shkojnë në të kundërtën dhe thërrasin kah lindja dhe kthimi në mesjetë. Ata kanë një tirazh edicionesh të posaçme të veprave të fuqishme, që i botojne, por nuk i botojnë veprat dhe dijetarët islamë, të cilët janë në kundërshtim me ideologjinë e tyre.
Zakir Naik nxit urrejtje kundër sufive, ai shkurajon njerëzit që të kenë vende të shenjta dhe nëse ai nuk inkurajon vizitat në vendet e shenjta, si do të lejojë ai që njerëzit të kenë kisha, ose sinagoga ose çkado tjetër që i takon besimeve tjera. Kjo është një çështje për të cilën mendoj se kosovarët duhet të kenë kujdes, si myslimanët ashtu edhe jomyslimanët.
Islami nuk është një fe që është përhapur me shpatë, islami është përhapur me dashuri. Zakir Naik po e përhap punën e tij misionare duke nxitur urrejte përmes fjalëve dhe madje me fjalët e tij nxitëse, ai mund t’i ndalojë edhe ata që duan të bëhen myslimanë, duke i shtyrë të thonë se ‘ky nuk është një religjion për mua’.
“Arabët, agjentët iranianë dhe fundamentalistët turq kanë bërë përpjekje për një invadim të dukshëm në komunitetin mysliman të Kosovës”- është ky një tjetër citim nga publikimi juaj. Keni thënë se mundësia e devijimit të komunitetit mysliman të Kosovës, meriton vështrim hetues dhe përkushtim ndaj besimtarëve të moderuar. Kush mendoni se është përgjegjës për të mbikëqyrur këtë?
Mendoj, se pikë së pari liderët e komunitetit, duhet të jenë përgjegjës. Mendoj se kosovarët dhe shtetet përreth duhet të mbështesin myftinjtë, klerikët që janë përgjegjës për komunitetin mysliman. Natyrisht se atje ka myftinj dhe këta njerëz, duhet të edukohen në nivele të caktuara për të kuptuar se çka po ndodh brenda dhe përreth Kosovës, duhet ta kuptojnë se atje ka elemente ekstremiste, sepse elementet ekstremiste shumë shpejtë mund të infiltrohen nga çdo vend në botë dhe Kosova nuk është shtet i madh.
Megjithatë, rreziku është se kushdo që është mysliman, mund ta hapë një xhami, pa e testuar apo monitoruar për të kuptuar se çka po predikojnë, mund të jenë këto shkolla myslimane, mund të jenë institute myslimane dhe kjo është një nga gjërat, që i frikësohemi .. ky është rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe (për vendet) përreth në atë pjesë të botës. Megjithatë, mendoj se (është e rrezikshme)nëse qeveria nuk është e kujdesshme të monitorojë dhe të kuptojë, se cilët dijetarë i ka në vend, cilët dijetarë vijnë nga jashtë.
Për shembull, Zakir Naik është ndaluar të hyjë në Britaninë e Madhe thjesht sepse nxit urrejtje, imami i Xhamisë së Madhe në Mekë e ka të ndaluar të hyjë në SHBA dhe në Britaninë e Madhe sepse nxit urrejtje përmes predikimeve në xhami. Prandaj mendoj se Kosova, qeveria duhet ta kuptojë se kurdo që një dijetar apo klerik mysliman e viziton vendin, qoftë si vizitues ose si ligjërues, ai duhet të kontrollohet ku ka studiuar, ku është arsimuar dhe çfarë lloj islami po e predikon te myslimanët dhe jomyslimanët. Duhet ta kuptojmë këtë pjesë të botës, e cila do të duhej të ishte porta e artë për shkollën e mendimit hanefi, një portë e hekurt. Natyrisht, me vite, porta është rrëzuar dhe i ka hapur rrugë radikalëve islamikë, që kanë nisur të depërtojnë në Kosovë.
Mendoj se duhet ta bëjmë të qartë se islami është një religjion i paqes, ne nuk nxisim urrejtje, ne nuk kryjmë vrasje për nder apo të përhapim fjalën përmes shpatës. Megjithatë, ka disa elemente ekstremiste në disa pjesë të islamit. Por, ekstremizëm kemi në secilën fe, ju keni të tillë në fenë hebraike, dhe të të tjerat.
Megjithatë, duhet të themi dhe ta bëjmë të qartë se derisa ka elemente ekstremiste në islam, apo mediat perëndimore kapen pas tyre, apo sulmojnë islamin, duhet të theksojmë se bëhet fjalë për vehabizmin islamik, ose xhematin teblig, ose islamin deobandi (lëvizje rilindëse në islamin sunit), që natyrisht janë degë të islamit të Arabisë Saudite.
Duhet të kuptojmë se ky lloj islami është lëvizje misionare dhe ka për qëllim kryerjen e punës misionare, siç bën Kryqi i Kuq në disa pjesë të Afrikës duke ndërtuar kisha, duke ofruar ushqim.
Gjëra të tilla bëjnë edhe këto degë të islamit. Por, ne duhet ta bëjmë të qartë dhe të lehtëkuptueshme për jomyslimanët se kërcënimi nuk është islami, kërcënimi është vehabizmi, salafizmi i fuqishëm, xhemati teblig ose islami deobandi. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë.
Agjentura e Serbisë dominon në Ballkan përmes vehabizmit!
Kjo çështje është tejet voluminoze për ta trajtuar në të gjitha dimensionet, por këtu do të paraqes përgjithësisht elementet kriminale, të cilat kanë tipare të shumta të veprave penale, më gjerësisht e kam trajtuar në një punim të veçantë. Tërë ky aktivitet është i mirorganizuar, planifikuar paraprakisht për qëllime politike, politiko-fetare dhe materiale (financiare) dhe varion varësisht nga aktorët e veprimeve të tilla.
Agjentë të tjerë, që do të mund të klasifikoheshin në QKD, QPGJ dhe QPL (informatorët) mund të jenë të ndarë në: a. agjentë të Serbisë dhe b. “vehabistët të lidhur me Serbi” të identifikuar nga mediat si “terrorist islamik si agjent të Serbisë” (do i quaj “terrorist vehabist si agjent të Serbisë”, që qytetarët Shqipëtarë të besimit islam mos të ndjehen të cenuar fare). Si agjentët e Serbisë, a “terroristët vehabist si agjent të Serbisë”, kanë specifika të përbashkëta (siç do paraqiten më poshtë). Si për agjentët e Serbisë dhe për “terroristët vehabist si agjent të Serbisë”, kam dhënë më sipër (në këtë studim), por asnjë agjentë i Serbisë, nuk vetëpublikohet, por maskohen mjaft mirë! Përjashto rastet kur gabojnë a bien në gracka, apo nga informata të jashtme (të sjella), ku dekonspirohen. Por, agjentët e Serbisë dhe “terroristët vehabist si agjent të Serbisë”, janë përgjithësisht eprorë të terroristëve vehabist, që janë rekrutuar gjatë vuajtjes së burgut.
Duke qenë një pjesë e vogël e së të vërtetës, kjo nuk është e gjitha. Problemi është më i thellë se kaq, dhe shpesh herë, ne ngurrojmë ta themi, edhe nga droja e keqkuptimit me njerëzit, edhe nga ndikimi që krerët e kësaj rryme kanë në politikën shqiptare, por edhe nga egërsia e reagimeve në rrjetet sociale dhe jo vetëm aty.
Është e ditur tashmë se ndaj çdo qëndrimi konstant, kombëtar, ndaj lëvizjeve vehabiste selafiste në Kosovë, do të kesh përballë një fortunë të organizuar, të cilat kërkojnë të krijojnë staturën e një njeriu të humbur, të shitur dhe pa din e pa imam, por po ashtu është e ditur, se edhe liderë të lëvizjeve politike, njëri ndër ta edhe Albin Kurti, bëjnë kujdes të mos e prishin në asnjë rast me liderët e kësaj lëvizje, prononcohen haptas edhe pro saj, lëshojnë e marrin mesazhe mirëkuptimi, e ndoshta edhe financimi; por edhe qeveria e Kosovës, duke dashur të mbulojë punën e saj vetëm përmes një projektdekreti, ka drojën se tashmë, në këtë fazë të Kosovës, kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, mund të humbasë nga kundërvënia e kësaj force, që shfaqet tashti si religioze, por që është edhe politike.ose më saktë, që ndikon në politikë e që nesër mund të jetë pjesë e furishme e politikës.
Shpesh herë lindjen e kësaj rryme ekstreme islame e kemi parë si vazhdë e ndikimit të shteteve islame, të rrjeteve të ndërtuara prej tyre, e kontributit që kanë dhënë , qoftë shtetërore, si Arabia Saudite, apo jo zyrtare, përmes indidividëve. {Është e ditur se qeveria saudite ose jo zyrtarët e saj kanë dërguar donacione të mëdha në institucione ose tek indidividët, për hapjen e xhamive vehabiste selafiste, për të bërë të njohur ideologjinë ekstreme islame. Në këtë xhami, sipas traditës së tyre, mund të punojnë ose imamë të dërguar prej tyre, ose të përgatitur prej tyre, çka në fund të fundit është e njëjta gjë.Po ashtu, ata kanë ndikuar në krijimin e televionit PEACE TV, ku themeluesi i saj, Zahir Narik, është i njohur për urrejtjen ndaj besimeve të tjera fetare, dhe fondet për këtë Tv janë zyrtare ose jo zyrtare pikërisht nga sauditët.Ndërkohë, e gjithë popullsia shqiptare, kudo ka ka jetuar, ka qenë e shquar për tolerancën ndaj besimeve të tjera, i ka respektuar e mbrojtur ato, u ka hapë udhën e lirë të së drejtës për besimin përkatës dhe nuk është bërë pengesë as në kohrat më të vështira të përplasjeve fetare.
Mirëpo, dhe vijmë kështu, në thelbin e këtij shkrimi, jo çdo gjë që është e dukshme, është e gjitha. Shpesh herë ajo që fshihet bart më shumë rreziqe.
Në Kosovë, ashtu si edhe në Bosnje një dekadë më parë, krijimi i terrenit për lëvizjet ekstreme islame, lindi pas luftës për çlirimin e vendit. Por me një ndryshim të madh: në Bosnje atë, lëvizjen vehabiste selafiste, e bartën, e sollën me vete, muxhadinët, luftëtarët e fesë, që shkuan nga bota islame për të luftuar sëbashku me vllazërinë islame të Bosnjes. dhe, që pas luftës, si shpërblim për atë që kishin bërë, qëndruan në Bosnje, morën shtetësinë e këtij shteti, dhe duke qenë të mirëorganizuar dhe , po ashtu të fuqishëm financiarisht, krijuan sektet e tyre, ndaj të cilëve shteti ose nuk reagoi,ose reagoi me shumë vonesë Në Kosovë, gjatë luftës, nuk patëm luftëtarë muxhahidinë, edhe ata pak vetë që deshën të ishin pjesë në fllim, u dëbuan dhe nuk zunë vend.
Por, edhe në Bosnje, edhe në Kosovë, ka një passkenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë serb. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj.
Në shtypin e Kosovës është cituar disa herë Fuat Ramiç, politikan i ditës, si i lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb, por, i njëjti është njëri ndër paraqitësit radikal të vijës së ashpër islame në Kosovë, bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës.
Ose të kemi një shembull tjetër. Website e njohur në Kosovë, sidomos për përforsimin e linjës vehabiste e selafiste në Kosovë është “botaislame.com”. Përmes saj bëhen thirrje për luftë të shenjtë, për xhihad, për mbështetjen e sivllezërve islamë në Siri dhe në botën arabe, ajo është bërë një strehë e njohur e mendimit radikal. Mirëpo pak vetë e dinë se pas kësaj faqe ekstreme islame qëndron shërbimi i fshehtë serb. Kjo website është e krijuar nga Milutin Jovanoviç, i cili tani jeton në Sigtuna, Suedi dhe është pronari i kësaj, ndërsa menazhimi, i kësaj faqeje, e cila del haptas në përkrahje të Xhihadit, zihet në një kuzhinë serbe, në Kragujevac, prej Jovan Jovanoviç.
Do të ishte naive të mendohej se serbët këtë faqe urrejtje e nxitjeje në gjuhën shqipe e kanë ngritur për hobi dhe pa asnjë qëllim tjetër, ashtu si do të ishte naive të mendohej se kjo nuk mbështetet nga struktura zyrtare ose jo zyrtare serbe.
Që prej lëvizjes së Rezistencës në Kosovë, e gjithë media revanshiste proserbe, por edhe mendimi akademik i saj, në çdo kohë, është përpjekur të paraqesë rrezikun islamik në Kosovë si një rrezik për të gjithë Perëndimin, si një vatër nga ku mund të bulojë e më pas të shpërthejë infeksioni islamik ekstrem. Kjo është edhe arsyeja përse tashmë, në një formë më të sofistifikuar, mllefi i vjetër vjen në një formë të re.
E vërteta është se ekstremi vehabist selafist në Kosovë nuk është në ato përmasa sa po shfaqet në Bosnje. Por e keqja është se ajo po vjen e rritet, po fiton terren, dhe disa shfaqje të tij të sforcuara drejt dhunës, nesër mund të ndikojnë në heqjen e aureolës së tolerancës ndërfetare që ka populli ynë.
Dy janë rrezikshmëritë më të ndjeshme sot ndaj vendit: qeverisjes dhe mendimit politik në Kosovë: ringjallja e shërbimit të fshehtë serb në Kosovë, dhe kjo ka filluar të duket gjithnjë e më shumë, në politikë, në ekonomi, në propogandë, në rehabilitimin e figurave të njohura proserbe; dhe së dyti, në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për lëvizjen vehabiste selafiste, e cila, është tepër e dëmshme për njerëzit tanë, dhe që, njerën këmbë të financimit të saj të padukshëm, e ka pikërisht në qarqet e shërbimeve të fshehta serbe.
Askush më shumë sesa Serbia( shërbimet e saj të inteligjencës), nuk kishte, që ta ndihmonin, nxisnin dukurinë e tillë! Fillet e dukurive të tilla u panë me dërgimin e të rinjëve Shqipëtar, për shkollim gjoja teologjik në vendet arabe, më konkretisht në universitetet islamike me doktrinë vehabiste!
Personalisht, kam studiuar që në stadet e para këtë dukuri, madje kam poseduar informata të besueshme deri edhe disa herë kanë bë përpjekje me oferta të ndryshme edhe mua t’më përfshinin në “idealet e tyre xhihadiste”. Kam ngritur zërin derisa edhe kanë tentu disa herë t’më vrisnin( rastet për të cilat Policia e Kosovës-disa policë të saj hetues, qëllimisht i kanë heshtur, shkaku i implikimit të Serbisë)! Për fat të keq, AKI( Agjensia e Kosovës për Inteligjencë), Policia e Kosovës, e sidomos Prokuroritë dhe Gjykatat, kanë përgjegjësinë kryesore, ngaqë morën vazhdimisht porosi politike( nga politika vendore dhe një pjesë e asaj ndërkombëtare me qëllime dashakeqe ndaj Kosovës), që t’a heshtnin, mos ta bënin publike, terrorizmin islamik të dirigjuar nga Serbia!
Vehabistët (Agjentët Islamik të Serbisë), kryesisht në Kosovë, por edhe në Trojet tjera Shqipëtare, janë të përfshirë pos propagandimit, nxitjes për kryerje aktesh terroriste islamike, ndikuan dhe u përfshinë edhe në akte tepër të rënda kriminale!
Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, shkaku i implikimeve politike( porosive të dhëna nga politikan të caktuar vendor, por edhe nga politikan të huaj kryesisht të vendeve jomiqësore ndaj Republikës së Kosovës), dështoi në ndjekjen, hetimin, gjykimin dhe dënimin meritor dhe objektiv të krimeve ordinere të kryera nga kryes me motive fetare vehabiste!
Lëvizja vehabiste është zgjeruar në disa valë në këtë rajon. Kështu, sot ka rreth 20% vehabitë në mesin e besimtarëve myslimanë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fund të viteve ‘70 e fillim të viteve ‘80 të shekullit të kaluar, Husein ef. Xhozo dhe Ahmet Smajloviq përkthyen veprat e Muhamed abdul Vahabit “Libër për monoteizmin” dhe “Tri parimet themelore dhe dëshmitë e tyre”.
Për rrezikun e vehabizmit, flet i pari Hasan Sushiq (1982-1983), kur në një këshill në Reka (Kroaci) tha se “vehabizmi përpiqet të keqpërdorë pozitën shoqërore ku ndodhen pakicat myslimane, për të arritur pranimin mes tyre”. Zgjerimi befasues filloi me luftën qytetare në Bosnjë-Hercegovinë, kur erdhën muxhahedinët në mesin e të cilëve edhe një numër vehabitësh, si dhe kur u rrit numri i studentëve që shkojnë për shkollim në Arabinë Saudite, veçanërisht në Universitetin Islamik në Medinë.
Në një seminar të KFOR-it me drejtuesit e Shërbimit Policor të Kosovës, ekspertët amerikanë vlerësuan se vehabizmi është në rritje të madhe në Kosovë dhe për pesë vjet “Kosova do të bëhet vatra më e rëndësishme e këtij sekti islamik” në Evropë. Komiteti Saudit i Ndihmës për Kosovën dhe Çeçeninë dërgon çdo vit për shkollim dhe qëndrim në Arabinë Saudite 200 shqiptarë, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme. Në Kosovë sot janë 30 shkolla vehabite.
Pasuesit e Muhamed ibn Abdel Vahabit e kanë përdorur depërtimin e Napoleonit në Egjipt dhe Palestinën si pikëmbështetje për zmbrapsjen e osmanllinjve turq nga Gadishulli Arabik. Për t‘u mbrojtur, turqve u duhej të sillnin forca nga Ballkani e Azia e Vogël. Largimi i këtyre forcave nga Ballkani krijoi hapësirë për kryengritje në Serbi e Greqi. Por që nga viti 1807, Turqia u konsolidua dhe i zmbrapsi me sukses vehabitët.
Por në Kosovë shfaqet dhe problemi tjetër. Imamë të veçantë shqiptarë mendojnë se vehabizmi është bërë kundërshtar më i madh se sa nacionalizmi serb, sepse ky është mësim direkt për mohimin e nacionalizmit shqiptar! Vehabizmi nuk e pranon kombin. Myslimanët nuk mund të ndahen sipas kombit, gjuhës e ngjyrës së lëkurës. Ky është thelbi i shpjegimit kuranor të barazisë së myslimanëve.
***
Terroristët vehabist kanë detyrat: propagandë politiko-fetare terroriste vehabiste, pro ISIS-it dhe Al Nusra; organizim, rekrutim, radikalizi, ekstremizim dhe udhëzim, sulme-veprime terroriste vehabike; ndihmë ( logjistikë) për terroristët vehabist dhe veprime të veçanta ( vepra të agjentëve të Serbisë)! Fakti se këta terrorist vehabist, janë të motivuar politikisht, ndjekin kauza politike, ndërsa nuk janë të dhënë pas kauzës sektare me petkun e së cilës mbulohen( pra të vehabizmit).
Propaganda politiko-fetare terroristo- vehabiste pro ISIS-it dhe Al Nusra seperatizohen terroristët vehabik varësisht cilës kategori i takojnë, kështu terroristët vehabist, si agjentëtë serbisë e bëjnë për interes material (sidomos); terroristët vehabist të paguar kanë qëllimin personal material, kurse terroristët vehabist të indoktrinuar kanë verbërinë mendore-logjike (ideologji ekstreme)- mos të harrohet edhe këta kanë përfitimin material. Mirëpo të gjitha këto kategori bëjnë të njejtën formë propagandë (pro ISIS dhe Al Nusra, kundër aleatëve të Shqipëtarëve – SHBA-së), aspirojnë politika armiqësore ndaj Atdheut, rendit kushtetues, sigurisë së përgjithshme, institucioneve tona shtetërore!
Kategoria e terroristëve vehabist të paguar nga Serbia a edhe organizatat terroriste vehabiste, i bëjnë vetëm për interesin material, kjo kategori nga e para dallon për disa aspekte, këta zakonisht nuk e dijnë që paguhen nga Serbia, por nga Organizata terroriste vehabiste (siç i quajnë ata organizata humanitaro-fetare), apo ca e dijnë që lekët e tillë vijnë edhe me implikim-porosi të qarqeve te Serbisë mbi Organizata Terroriste Islamike (që të derdhin fonde në drejtime të caktuar, por këta arsyetohen: “Pse mos me ja marrë parët pasi fal po mi japin!”), këta nuk besojnë në sektin vehabi, por shtiren për të përfitu! Ndërsa terroristët vehabist të indoktrinuar, i bëjnë me arsyetimin që “ po bëjnë xhihad!” (kjo realisht është e cekët, ka më shumë aspekte psikologjike, sociale, ekonomike-finansiare etj), ndihma (logjistika) “vëllaut musliman (siç e quajnë)” për terroristët vehabist është detyrë nga shkaku që i takojnë grupimit- organizimit vehabist (mirëpo kjo është një taktikë për të mbulu realisht një veprimtari kriminale, sepse këta nuk ndihmohen realisht mes vete me lekët që i fitojnë me djersën e tyre, por vetëm i transferojnë lekët që u’a japin organizatat fetaro-humanitare).
Mirëpo terroristëve vehabist u propagandohet dhe propagandojnë gjithnjë parimet morale-fetare që duhet të ndihmohet “vëllau musliman” (siç shprehen), në çdo aspekt, nga aspekte njerëzore e deri në veprime kriminale-terroriste.
Veprimet e veçanta, si detyrë specifike të terroristëve vehabist janë nga aktet terroriste vehabiste sidomos në forma si: kërcënime, shantazhime, rrahje e deri në akte terroriste tejet të rënda.
Serbia suksesin më të madhë, është duke arritur, sidomos në ndërhyrjen e agjentëve të saj, që Organizata Humanitare Islamike( të njohura botërisht të lidhura me Terrorizëm), të shpërndajnë lekë në regjione të caktuara të Trojeve Shqipëtare, ndaj kategorive të caktuara të qytetarëve Shqipëtarë, me qëllim që ato mjete materiale të jenë frytëdhënse dhe vegla të dëobishme edhe për politikën e Serbisë!
Nga ky shkurtim maksimal i kësaj tematike, specifikova detyrat dhe kategorizimet e tyre, theksoj se si agjentët e Serbisë dhe terroristët vehabist kanë kontakte dhe lidhje me njerëzit dhe organizatat e ndryshme, si për të thithë fonde, shpërnda ato në drejtime të caktuara, organizata terroriste të njohura botërisht etj. Agjentët e Serbisë dhe kategoria e parë ( terroristëve vehabist si agjentë të Serbisë), zakonisht tërthorazi ( lidhen me ndonjë ndërmjetës ) lidhen me njerëz të agjensive informative të Serbisë (kjo është forma më e shpeshtë). Ndërsa si agjentët e Serbisë dhe terroristët vehabi kanë kontakte të drejtëpërdrejta a të tërthorta (me një ndërmjetës) me organizata humanitare-fetare (të dyshuara si terroriste vehabiste), apo me “ imam vehabist” (të dyshuar për terriorist vehabist).
Problemet psiko-fizike për të gjithë terroristët vehabist janë shumë më të theksuara, zakonisht ballafaqohen edhe tani edhe më përpara me: psikoza, neuroza, psikopati, etj sëmundje psiqike depresive, patologji seksuale, antropometrisë-konstruktit trupor të shëmtuar, sëmundjeve të ndryshme trupore. Karakteristikat personale (psiqike), përfshi këtu edhe : karakterin, temperamentin, shprehit, inteligjencën, emocionet, motivet, motivet biologjike-sociale, xhelozinë, jopërshtatjen bashkëshortore, jopastërtinë e gruas (jo virgjërisë) etj. Të gjitha këto elemente luajnë rrol shumë të rëndësishëm tek terroristët vehabist, të të tria kategorive.
Realisht karakteristikat personale (psiqike) nga karakteri e deri tek motivet biologjike-sociale) kanë relevancë edhe tek agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues, mirëpo këta faktor personal-subjektiv (karakteri, temperamenti, shprehitë, inteligjenca, emocionet, motivet, motivet biologjike-sociale etj por edhe faktorët e jashtëm si : faktorët ekonomiko-social, faktorët ideo-politikë, faktorët mikro-grupor) janë relevant si për agjentët e Serbisë ashtu edhe për terroristët vehabist. Këta faktorë të përgjithësuar e që më lartë u specifikuan disa më ndikues-konkret, janë determinues për ta.
Serbia, Rusia dhe aleatët e saj, si objektiva politke specifike ka bërjen e Kosovës shtet jofunksional dhe si sponsorizuese të vehabizmit dhe organizatat fetaro-humanitare vehabiste jane të njejta. Shtetet sponzorizuese të vehabizmit dhe organizatat fetare humanitare vehabike, janë: përhapja e vehabizmit pro-ISIS, Al Nusra, përmes kësaj përhapjeje kundër Shqipëtare dhe aleatëve të saj ( sidomos SHBA-së) dhe njëkohësisht pro-Serbisë dhe Rusisë, bën të mundur që edhe Serbia të bashkohet me ta. Vehabizmi është ideologji politike, nën maskën e sektarizmit fetarë, i organizatave fetare humanitare vehabiste ( të dyshuar për terrorizëm) a shteteve sponzorizuese të vehabizmit, kanë aleancë faktike me Serbinë!
1.Terroristët vehabist janë shërbëtor-vegla të lojrave politike të këtyre palëve, por personalisht ata, s’kanë ndikim në këtë lojë, pos bindjet e tilla politike që do të kenë efekt realisht të dëmshëm për interesin tonë Kombëtar.
2 Kanë qëllime politiko-fetare në gjerështrirjen e vehabizmit ( ushtrim të ndikimit të tyre). Terroristët vehabist për arsye personale( materiale e deri ideologjike) që vehabizmi të përhapet si bindje politike a edhe fetare. Të parët mund të jenë terroristët vehabist “ trushpërlarë” të cilët vërtetë mund të besojnë në ideologjinë vehabiste ( asnjë s’ka pa patur edhe interesin personal material!).
3. Sigurisë së vendit ( të Kosovës), agjentët e Serbisë si zyrtar korrektues si vegla të politikës së Serbisë, tentojnë që përmes aktivitetit politik-fetar të vehabistëve, seriozisht të rrezikohet siguria e institucionit korrektues ( kujto tentativat për arratisje, si dhe arratisjet e suksesëshme nga QKD të disa terroristëve “islamik”) dhe siguria e republikës së Kosovës. Organizatat fetare humanitare vehabiste dhe shtetet sponzorizuese të vehabizmit, nga qëllimet politike-fetare seriozisht rrezikojnë sigurinë e institucioneve korrektuese dhe të republikës së Kosovës duke patur sidomos parasysh jostabilitetin politik rajonal ( pretendimet territoriale dhe armiqësore të Serbisë). Terroristët vehabist edhe pse e dijnë që cënojnë sigurinë e institucioneve korrektuese dhe republikës së Kosovës, nuk e marrin në konsiderat, qëllimi i tyre personal është më i rëndësishëm. Terroristët vehabist me dhe pa dijeni veprojnë në rrezikimin e sigurisë së institucioneve korrektuese dhe të Kosovës. Akte konkrete si sulme terroriste kundër Institucioneve të Kosovës a tentim-sulme në asnjë rast s’mund të quhet si kryerje e pavetëdijshme, që në ato raste kanë rrezikuar Shtetësinë dhe Sigurinë e Kosovës.
4.Organizatat fetare humanitare vehabiste dhe shteteve sponsorizuese të vehabizmit kanë objektiv material të arritjes së objektivave të tyre politiko-fetare, që ngërthehen edhe objektivat materiale. Vetëm pjesërisht terroristët vehabist “trushpërlarë” mund të mos kenë objektiva material, mirëpo është e sigurtë që besimi fetar shumë vështirë mund të ndërrohet pa patur impak të rëndë nga jasht( veçmas këto kategori të margjinalizuara, apo pa ndikim permanent për disa brezni), që të gjitha këto kontraktojnë shumën e shpërblimeve-fitimeve, ndërsa edhe terroristët vehabist “trushpërlarë” paguhen-ndihmohen në forma të ndryshme.
- Terroristët vehabist kanë varësisht nga rasti në rastin konkret më shumë a më pak, përfshirë si : gjetje të vendit të punës, a një burim më të lehtë e më të mirë të pagës, ngritje a mbajtje të vendit të punës, edukim fëmijësh, raporte familjare-shoqërore etj. Mirëpo çdo objektivë personale s’do koment që ka intenca-qëllime materiale, mirëpo bindjet personale që të arrihet të përvetësohet si ato politiko-fetare vehabiste, e të veprohet në përmbushje të tyre, ato janë me mundësi shumë të vogëla reale.
… Ka një tendencë për ta parë politikën e jashtme të Kremlinit, nga një këndvështrim gjeopolitik, domethënë që Rusiae Putinit po përpiqet të rifitojë një pjesë të territorit që humbi kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Por, kur Putini flet për armikun e popullit rus, ai e ka fjalën për diçka më të thellë dhe më bazike. Forcat kundër të cilave ai ka shpallur luftë nuk po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre gjithnjë e më shumë në lindje, ato i janë qepur edhe shpirtit rus. Këtu e ka fjalën Putini kur thotë se Rusia duhet të ngrihet kundër Perëndimit.
Po çfarë ka në qendër të këtij shpirti? Edhe këtu, Putini ka ofruar disa ide. “Unë mendoj që një rus, ose në një shkallë më të gjerë, një person që i përket botës ruse, kryesisht mendon për përcaktimin e tij më të lartë moral, për të vërtetën më të lartë morale”,- tha ai gjatë intervistës. Kundër kësaj ideje, është një Perëndim i fiksuar tek suksesi dhe prosperiteti personal, ose siç e thotë Putini “vetvetja”. Në këndvështrimin e presidentit, beteja që po zhvillon Rusia është ideologjike për nga natyra. Eshtë një luftë kundër materializmit sipërfaqësor, kundër zbehjes së vlerave, kundër feminizimit dhe zhburrërimit të shoqërisë, dhe kundër shpërbërjes së të gjithë lidhjeve tradicionale që janë pjesë e këtij zhvillimi. Shkuërt, kundër gjithçkaje “joruse”.
Edhe sot, shumëkush e ka të vështirë të njohë natyrën e vërtetë të një njeriu që aktualisht po përpiqet të përmbysë rendin paqësor europian. Ndoshta nuk kemi kurajën të bëjmë krahasimet e duhur, sepse ata na kujtojnë një epokë që kishim menduar se e kishim lënë pas. Brenda Partisë së Majtë në Gjermani dhe një pjese të Socialdemokratëve, Putini shihet ende si një njeri të rritur në traditën e liderit partiak sovjetik, i cili qëndronte për një version të idealizuar të Socializmit. Ndjesia e vjetër e solidaritetit është aty. Por, bazohet mbi një keqkuptim, sepse Putini nuk është postkomunist. Ai është postfashist.
Kërkimi për analogjinë e duhur historike duhet të përqëndrohet në ngjarjet e Romës në 1919 dhe Sarajevës në 1914. Nuk do u duhet shumë kohë atyre që hyjnë në botën e jehonave dhe metaforave të Putinit, për të identifikuar tek ai tipare që kanë qenë të pranishëm edhe në kohën e lindjes së fashizmit. Eshtë kulti i trupit që ka Putini, retorika e fortë e vetëvlerësimit, denigrimi i kunërshtarëve si të degjeneruar, përbuzja e demokracisë dhe parlamentarizmit perëndimor, nacionalizmi i ekzagjeruar.
Armiqtë e lirisë në të djathtën ekstreme të Europës e kanë nuhatur herët ndryshimin e klimës politike. Ata e kuptuan menjëherë, se kur flet Putini, ata dëgjojnë dikë që ndan me ta obsesionet dhe urrejtjen. Putini ua kthen duke i pranuar këta individë që mendojnë si ai. “Sa për rishikimin e vlerave në vendet europianë, unë mendoj që po, jemi dëshmitarë të këtij procesi”, tha ai gjatë intervistës të enjten e kaluar, duke përmendur fitoren e Victor Orbanit në Hungari dhe suksesin e Marine Le Penit në Francë. Ishte evetmja gjë pozitive që pati për të thënë gjatë intervistës 4-orëshe.
Kur u miratuan për herë të parë një vit më parë, njerëzit nuk arritën të rroknin kuptimin e vërtetë të ligjeve të reja kundër homoseksualëve në Rusi. Por sot është e qartë se ai hap shënoi shfaqjen e Rusisë së re. Ajo që nisi me një ligj kundër homoseksualëve, tani po vazhdon në një tjetër nivel: Përparimi logjik i besimit se disa grupe janë më inferiorë si dhe superioritetit të popullit tënd.
Dhe kur Putini përmend legjendën e Moskës si një “Romë e Tretë”, është e qartë që ai i cakton një mision historik popullit rus. Rusisë po i bie barra jo vetëm të ndalë dekadencën e Perëndimit në kufijtë e saj, por edhe të ofrojë bastionin e fundit për ata që i kishin humbur tashmë shpresat në këtë betejë. Por ai po thotë gjithashtu që Rusia nuk dorëzohet asnjëherë.
“Vdekja është e tmerrshme, apo jo?” i pyeti Putini shikuesit në fundin e intervistës televizive. “Por jo, mund të jetë e bukur kur i shërben popullit: pra vdekja për mikun, për popullin, për atdheun”. Më fashist nuk bëhet.
…U trishtova sërish ditët e fundit, pas leximit të një hulumtimi për rrezikun që i kanoset Kosovës nga radikalizmi islamik. Jo aq nga ideja se ata që e ndjekin këtë rrugë po shfrytëzojnë çdo formë për të bindur sa më shumë njerëz që t’u shkojnë pas, por më shumë nga fakti se autoritetet po merren me ta fare pak, për të mos thënë aspak, duke i lënë të operojnë lirshëm.
Organizata të identifikuara si mbështetëse të terroristëve tash sa vjet financojnë ndërtimin e xhamive nëpër Kosovë dhe të tjera projekte. Të fshehura kryesisht pas emërtimeve “humanitare” e “kulturore”, ato pa pikë pengesash vazhdojnë agjendat e tyre radikale.
Që nga përfundimi i luftës, Kosova është shndërruar në oazë të organizatave të shumta “humanitare” – jo vetëm myslimane, të cilat qëllim parësor nuk e kanë humanizmin. Me to nuk është marrë askush seriozisht, por ato janë marrë seriozisht me ne.
Njerëzit e varfër e kanë pranuar ndihmën e tyre si shenjë të vullnetit të mirë, pa iu ardhur ndërmend se lehtësisht mund të keqpërdoren për të tjera qëllime.
Kemi parë viteve të kaluara skena trishtuese, me vajza të vogla të mbuluara me shami. Kemi dëgjuar edhe arsyetime të tipit se ato po duan vetë të mbulohen!
Kemi parë edhe veprime të dhunshme të radikalëve islamikë, që kanë ardhur të na tregojnë se cili është islami i vërtetë.
Ata kanë rrahur hoxhallarë që nuk e pranojnë mënyrën e tyre të praktikimit të fesë, ndërkaq në ligjëratat e veta bëjnë thirrje për luftë ndaj “të pafeve”. Vazhdojnë t’i luftojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe që nuk e pranojnë mënyrën e re të të jetuarit. Duan që Kosovën ta arabizojnë, ta largojnë nga praktikimi i islamit tradicional dhe të sjellin një frymë dhe mënyrë jetese që s’është parë ndonjëherë këndejpari.
Ata kanë sulmuar imamë që kanë këmbëngulur të ruhen dhe kultivohen vlerat fetare, të cilat janë trashëguar nga të parët. Dhe, gjithçka e kanë bërë me mbështetjen e heshtur të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucion që duket se është kapur nga radikalët.
Rastet e dhunës ndaj hoxhallarëve që praktikojnë islamin tradicional, por edhe protestat për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë dhe për lejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla duhet të jenë alarm për të gjithë, në radhë të parë për institucionet, se sa të rrezikshëm mund të jenë ata që nuk zgjedhin mjete e as mënyra për t’i arritur qëllimet e tyre.
Ata që ligjërimet përpara xhematit i kanë të mbushura plot jotolerancë, mllef e fyerje ndaj feve të tjera, plot thirrje për dhunë ndaj të tjerëve që nuk janë si ata.
Ata që arsyetojnë vrasjen e të pafajshmëve “në emër të islamit”, që urrejnë Amerikën dhe çdo gjë amerikane, që Osama bin Ladenit i thurin vargje e i këndojnë këngë.
Ata që flasin për islamin si fe të paqes dhe tolerancës, por që shfaqen jotolerantë e racistë.
“Shqiptarët kanë qenë myslimanë për më shumë se 500 vjet dhe atyre nuk iu duhen të huajt (arabët) për t’iu treguar se cila është mënyra më e mirë për ta praktikuar islamin”. Kjo deklaratë e Rexhep Bojës, ish-udhëheqësit të Bashkësisë Islame të Kosovë dhe personit i cili u përpoq të përballojë presionin e misionarëve radikalë ndaj BIK’ut, flet shumë për identitetin fetar të shumicës së kosovarëve.
Myslimanët e Kosovës janë në përgjithësi trashëgimtarë të islamit osman por këta misionarë, të cilët Boja përpiqej t’i mbante sa më larg BIK’ut, po provojnë që identitetin kombëtar shqiptar ta shndërrojnë në një identitet fetar. Ndonëse zyrtarisht e publikisht pa agjenda radikale e të dhunshme, ata ditë e natë përhapin pikëpamjet e tyre ekstremiste dhe fshehurazi rekrutojnë të rinj që përkrahin idetë e tyre. Vendin e Molla Sulës në BFI në Shkup, a thua kush do tam err , vallë? A ka trashigimtar “pushteti” ai në këtë instirucion delikat fetar islam në Maqedoni…?!
Vendin e Bojës në BIK e ka zënë Naim Tërnava, i cili nga disa imamë është akuzuar se përkrah gupe radikale dhe ekstremiste islame. Madje Stephen Suleyman Schwartz, drejtor i Qendrës për Pluralizëm Islamik me seli në Washington, e ka cilësuar atë si një prijës vahabist në Kosovë. Sipas Schwartz’it, islami sunit i kosovarëve është konvencional dhe i moderuar, kurse sufizmi shpirtëror një fuqi ndër besimtarët.
Por, pikërisht ky islam i moderuar po luftohet nga radikalët. Dhe ata do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre derisa të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë.
Nuk dua të besoj se aktivitetet e tyre nuk vëzhgohen a mbikëqyren nga askush në Kosovë. Po ashtu, nuk dua të besoj se udhëheqësit kosovarë nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që i sjellin ata vendit.
VEHABIZMI DHE GLOBALIZMI !
( Ose: kush e prodhoi dhe në shërbim të kujt është vehabizmi?!
… Vehabitët janë të mëshirshëm me pabesimtarët dhe shumë të ashpër me çdo musliman, krejtësisht në kundërshtim me atë që e udhëron All-llahu xh.sh.. Gjaku i muslimanve në shikimin e tyre është i lejuar, siç kanë vepruar shpatat e tyre kundër muslimanëve në të kaluarën e afërt, po ashtu pasuritë e muslimanve jan të lejuara me arsyetimin se jan duke bërë shirk, gjuha e vehabitëve (sharjet, akuzat, ofendimet), udhëheqësave të tyre dhe dijatarëve të tyre është e drejtuar vetëm kundër ulemasë islame, sharjen e të devotshmëve nga minberet e xhamive dhe në librat e tyre, pa kurfarrë mëkati, vetëm e vetëm për rehatinë e udhëheqësve të tyre dhe armiqëve të Islamit, çifut dhe kristian. Thirrja e saudëve dhe e vehabive në dyftyrësi mizore dhe armiqësore dhe në mbrojtje të akides, thërrasin në shërbim të vendeve të shenjëta e ata janë rreziku më i madh. Kush shikon dhe lexon vetëm pak në historinë e tyre e kupton se Abdulvehabi dhe Ibni Seudi me pasuesit e tyre kanë bërë luftra kundër muslimanëve besimtarë, kanë mbushur tokën e Nexhdit dhe vendeve fqinje me të vrarë që në fillim të përhapjes së tyre. Nuk ka dyshim se pajtimi në mes të Ibni Abdulvhabit dhe Ibni Seudit ka qenë që mendimi dhe drejtimi vehabit të përhapet përmes shpatës dhe luftërave …… Drejtimi i tyre është mbështetur në vrasjen e atyre muslimanëve që nuk pajtohen me mendimet e tyre. Deri sa Islami ka ardhur për luftimin e padrejtësisë (dhulmit), e cila ka dominuar te popujt e injorancës që kanë luftuar njëri tjetrin pa të drejtë, vehabitët dhe Seudi e kanë ringjallur padrejtësinë (dhulmin) qysh kur lejuan (dhanë fetva) për vrasjen e ulemasë së Islamit në Irak, Sham, Egjipt, Marok në vitin 1920, kanë dhënë pasurinë e tyre, veten e tyre dhe armët të luftojnë kundër atyre që kanë luftuar kundër Italisë, Anglisë dhe Francës, që i kanë pushtuar Egjiptin, Libinë, Shamin, Tunisinë, Algjerinë dhe Marokun, e këta në këto vende nuk kanë luftuar kundër atyre që kanë shqiptuar shehadetin por kundër armikut pushtues te tyre. Vëllezër të dashur muslimanë, mbetet në ndërgjegjën e çdo muslimani që të kuptojë dallimin në mes besimtarëve të sinqertë dhe atyre që luftojnë për qëllime të tjera në emer të Islamit. Nuk bënë që askush ta cilësojë askend të humbur dhe rregullues derisa t’i bëhet e qartë dhe ta shijojë atë dhe argumentet, e kush e ka lexuar historinë e jetës së Muhamed Ibni Abdulvehabit….. që në fillim do ta kuptojë se ai i ka imponuar mendimet e tij me anën e forcës në veçanti kundër muslimanëve e jo kundër të tjerëve. Si është e mundur që vehabitët kanë bashkuar, kanë futur në një thesë besimin në All-llahun një dhe thënien e tyre “Vehabizmi ose Shpata” (El-Vehabije ev Es-Sejf)…, vrasin, përhapin urrejtjen, fitnet, luftrat dhe çdo lloj fesadi, bëjnë thirrje se veprojnë me drejtësi dhe atë e dëshirojnë për njerëzimin…. por nuk ka dyshim se ata që bëjnë një gjë të tillë janë udhëheqës të humbjes, dyfytyrësisë dhe thirrës të shkatërrimit dhe mëkatit. Ne ndjejmë keqardhje për ta, sepse kanë cilësuar dhe akuzuar muslimanët për mosbesim vetëm pse nuk pajtohen me mendimin e tyre, e ne ju themi se obligim i yni është thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Kjo arrihet me urtësi dhe me këshilla të mira e nëse vjen puna te diskutimi duhet diskutuar me atë çka është më e mirë siç thotë All-llahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë: “Thirrë në rrugën e All-llahut me urtësi dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ta me atë çka është më e mirë.” Kjo është rruga më e arsyeshme dhe më e mirë për pranim dhe arritjen e qëllimeve dhe largim nga gabimi dhe budallallëku, gjë e cila dominon te pasuesit e Muhammed bin Abdulvehabit dhe Ibni Seudit, e kanë akuzuar ulemanë për kufër vetëm pse nuk pajtohen me mendimet e tyre gjë që është në kundërshtim me fenë, dhe që ka ndaluar nga kjo All-llahu xh.sh.. Po ashtu, me ixhma (konsensusin e dijetarëve) është e ndaluar t’i thuhet dikujt kafir duke qenë nga Ehl’ul-kibleti përveç nëse kundërshtimi është i qartë në çështje që bëjnë të dalësh nga feja, si mohimi i All-llahut ose mohimi i pejgamberllëkut etj.
Roli i vehabitëve në themelimin dhe ngritjen e masonizmit në Palestinë
Vehabizmi lindi nga planet e skicuara të kryqtarëve anglezë me synim që të sundojnë me Islamin. Synimi vijues i tyre ishte që sytë e muslimanëve të drejtohen drejt shtrembërimeve dhe të rritet kujdesi ndaj çdo gjëje të huaj. Vehabitët luajtën rol shumë të rëndësishëm në tradhëtinë e Islamit dhe të shtrembërimit të tij. Këtu do të përqendrohemi në çështjen palestineze dhe shërbimet e vehabive në dobi të anglezëve dhe të masonëve. Këtë do ta paraqesim përmes veprave të tyre, fjalëve të tyre dhe dakordimit të tyre me kryqtarët që nga formimi i këtij drejtimi të ndytë. Po ashtu, nuk ka ndonjë dallim në mes vehabizmit dhe dinastisë saudite që u ngrit në baza të injorancës (Mbretëria e Saudisë).
Pas kundërshtimeve të muslimanëve që Palestina t’u jepet çifutëve, lëvizja vehabite, e nxitur nga anglezët, pajtohet me mendimin e anglezëve në Konferencën që është mbajtur në vitin 1926 me titull “Shikim në metodën e sundimit të Hixhazit”. Kur disa delegacione muslimane bënë thirrje që pushtuesit të largohen nga tokat arabe, që përfshinte Palestinën, Sirinë dhe Gadishullin Arab, vehabitët argumentojnë dhe përkrahin që kjo çështje të largohet nga rendi i ditës.
Pas kundërshtimeve të muslimanëve që Palestina t’u jepet çifutëve, lëvizja vehabite, e nxitur nga anglezët, pajtohet me mendimin e anglezëve në Konferencën që është mbajtur në vitin 1926 me titull “Shikim në metodën e sundimit të Hixhazit”. Kur disa delegacione muslimane bënë thirrje që pushtuesit të largohen nga tokat arabe, që përfshinte Palestinën, Sirinë dhe Gadishullin Arab, vehabitët argumentojnë dhe përkrahin që kjo çështje të largohet nga rendi i ditës.
Mashtrimi i muslimanëve në shërbim të konspiracionit të agjenturave bollshevike!
Kur filloi kryengritja palestineze në vitin 1936 kundër Britanisë, sepse qëllimi i Britanisë ishte dhënia e Palestinës çifutëve mason, ndërhynë vehabitet në shërbim të Anglisë që t’i mashtrojnë për liri, duke ju premtuar kryengritësve që Britania do t’i plotësojë kërkesat e tyre nëse e ndalin kryengritjen. Thirrja e vehabitëve ishte si vijon: “Ju drejtohemi vëllezërve arabë palestinezë se jemi në vëzhgim të gjendjes që po mbretëron në Palestinë; në pajtim me mbretërit arabë dhe emirin Abdullah ju bëjmë thirrje që të ndaleni dhe të qetësoheni, të mbështetur në All-llahun dhe nijetin e mirë të qeverisë angleze dhe dëshirën e saj të njohur për drejtësi; na zini besë neve, së shpejti do t’ju arrijmë në ndihmë”. Kjo thirrje u bë duke u mbështetur barabart në All-llahun dhe në kristianët!, vetëm që të përçahen palestinezët. Vehabizmit nuk i mjaftoi vetëm kjo thirrje por dërguan në Palestinë fshehurazi Xhon Filipin dhe një nga zëvendësit e tij . Emirët e Nexhdit (Fejsal Bin Abdulaziz) u takuan me udhëheqësit palestinezë në Kuds duke ju drejtuar atyre përfaqësuesi i vehabive me këto fjalë: “Duke u mështetur në atë sa e njohë sinqeritetin e qëllimeve të Anglisë mund të betohem në All-llahun se Britania është e vendosur në atë çka na ka premtuar; Britania i ka premtuar babait tim se është e vendosur në zgjidhjen e çështjes së Palestinës”.
Vehabitët ia kanë shitur Palestinën qysh herët çifutëve dhe kjo ka ndodhur në konferencën (Elakir) në vitin 1341 h./ 1922, në vendin e quajtur Elahsae, në mes udhëheqësave vehabit dhe ministrisë së jashtme Angleze. Kjo shkruhet në vërtetimin zyrtar në të cilin thuhet: (i shkruar nga udhëheqësi i vehabive): “… Kam vendosur dhe e falënderoj njëmijë herë zotëri Bersi Kuks, përfaqësues i Britanisë së Madhe, që nuk ka kurrfarë pengese nga ana jonë që t’i jepet Palestina çifutëve të varfër ose të tjerëve sikur që po mendon edhe Britania dhe nuk kundërshtoj mendimin e saj derisa të ndodh kijameti”. Arlah Bin Xhorjon ka arritur në vizitë në Teheran me 13. 09. 1945, pastaj në Rijad që të vërtetojë marrëveshjet; po ashtu, një delegacion vehabit drejtohet për në Londër, që të prezentojë në konferencën qëllimi i së cilës ishte shpërngulja e çifutëve për në Palestinë dhe përfaqësues i vërtetë i tyre ishte Shejhu i tyre Xhon Filip. Xhon Filipi propozon në dhënien e Palestinës çifutëve me qëllim të çlirimit të gjitha tokave arabe. Kur filloi lufta në Palestinë me 15 Maj 1948 udhëheqësit vehabitë dërguan ushtarë në ndihmë të palestinezëve. Këta ushtarë ishin të papërgatitur dhe në numër të vogël nga 60 deri 200. Emiri i lindjes se Jordanit nuk lejoi futjen e tyre ne tokën e tij (Abdullah Bin El-Husejn). Po ashtu ndodhi edhe në pjesën veriore. Atyre ju mbetet vetëm pjesa jugore, në të cilën nuk kishte kurrfarë lufte. Më pastaj këta ushtarë hyjnë në shkollat e Egjiptit për ushtrime. Ndërsa për armët e tyre fletë Udhëheqësi Taha El-Hashimij, kryetar i seksionit ushtarak, i cili thotë: asnjë armë nuk ka qenë në gjendje të përdoret, të gjitha kanë qenë jashtë përdorimit për mungesen e pjesëve që e kanë pasur.
Xhon Filip shkruan në librin tij 40 vite në Gadishullin Arab për të vërtetën e udhëheqësit vehabit për çështjen e Palestinës: “Vërtetë çështja e Palestinës nuk i ka interesuar mbretit Abdulaziz As-Seudit, sepse kjo i ka konvenuar në zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me Britaninë dhe Amerikën për shkak të rreziqeve “. Xhon Filip shton duke thënë: “Çështja e Palestinës ishte krejtësisht në duar të udhëheqësve vehabitë, ishte çështje e Anglisë së dashur që të bëj çka të dojë dhe si të dojë me Palestinën, ndërsa për udhëheqësat e vehabive të binden dhe të nënshtrohen”.
Në vërtetimet amerikane dhe britanike dhe në shkrimet e Xhon Filipit tregohet shumë qartë për çështjet e fshehta në mes vehabitëve dhe Anglisë, Artur Lawri ambasador i Izraelit në Londër në komentin e tij në gazetën “Tajms” të Londrës në vitin 1964, mbron Hajmin Wajzman i cili ka treguar për vërtetimet e ministrisë së jashtme të Amerikës se ai i ka dhënë ryshfet 20 milionë stërlina angleze udhëheqësve vehabitë në atë kohë që ti përkrahin dhe ndihmojnë në ngritjen e shtetit zionist në Palestinë, duke bërë të ditur se ai që ka dhënë këtë mendim ishte Kolonel Xhon Filipit , (ky ishte udhëheqës i vehabitëve dhe formues i tyre)
Politika e vahabive asnjëherë nuk ka ndryshuar lidhur me çështjen e Palestinës; duke u kujdesur gjithmonë për kryqtarët dhe çifutët, asnjëherë gjatë historisë së tyre nuk kanë hyrë në ndonjë luftë a kundërshtim. Vehabitet nuk marrin pjesë në asnjë luftë arabe kundër armikut sionist por ata gjithmonë janë drejtuar në kënaqjen e arabëve dhe të korrupsionit për qëllim të rehatisë së armikut.
Përpjekjet për blerjen e gjakut…!
Me fillimin e luftës në Qershor të vitit 1967, të cilën e filloi regjimi sionist kundër disa tokave arabe me përkrahje dhe mbështetje nga Amerika dhe Evropa, paraqitet udhëheqësi vehabit duke iu drejtuar këtyre shteteve me 6 Qershor: “O vëllezër, ju kam ardhur nga vëllezërit tuaj amerikanë, anglezë dhe evropianë; ju duani ata dhe ju duan ata juve…..” Tregon Shejh Esad Et-Temimi, imam në xhaminë e Kudsit, para humbjes se vitit 1967, se vehabitët i kanë dërguar atij nga Jordani 1 milion dollar që të heshtë në lidhje me çështjen palestineze por ky këtë nuk e kishte bërë.
Në vitin 1958 kolonelet e ushtrisë së vehabitëve kanë dërguar leter në Minstrinë e Mbrojtjes duke thënë: “Anijet izraelite kanë zbritur në pjesën e vehabive të Gjirit (Halixhit) El-Ukbetu, (zbresin anijet ne tokat tona dhe ushtarët izraelitë na provokojnë, bëjnë bartjen e drogës, ua japin disa përsonave të cilët e dërgojnë në vendet e tyre dhe nganjëherë vetë ushtria e bënë këtë punë; kërkojmë leje që t’i sulmojmë (që të hapim zjarrë kundër cionistëve armiqë). Përgjigjja e udhëheqësve të vehabive ishte: “Nuk ka mundësi që çifutët të tregojnë armiqësi ndaj jush gjersa ju nuk tregoni armiqësi ndaj tyre; çifuti nuk e ka vleren e një plumbi; është nënçmim të shpenzojmë një plumb për ta, e All-llahu në Kur’anin famëlartë thotë: “I kanë mbyllur duart e tyre (janë bërë koprrac kundër armikut) dhe janë mallkuar “.
Shumë njerëz nuk e dinë të vërtetën e politikës së vehabive saudit dhe të marrëdhënieve të tyre me çifutët dhe cionistët, marrëdhënie këto të shkëlqyera që herët. Kush i dinë festimet e udhëheqësve vehabit e kupton se çfarë marrëdhenie kanë, dhe që shumë kohë kanë bërë përpjekje për rregullim me çifutët qysh para marrëveshjes së “Kamp Dejvid” në vitin 1979!! Prononcimi i udhëheqësit të vehabive Fejsal Bin Abdulaziz për gazetën “Vashington Post” në vitin 1969 thotë: “Vërtetë ne dhe çifutët jemi të bijtë e agjës dhe nuk lejojmë që t’i gjuajmë në deti siç thonë disa, por dëshirojmë të jetojmë në paqe me ta …”. Më shumë se një herë e ka thënë këtë fjalë po ashtu me 15 Qershor 1975 se “jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta njohim Izraelin si shtet…. por Izraeli duhet ta rregullojë problemin e tij me fqiun e tij dhe ta rregullojë çështjen e tij me palestinezët”. Kur është pyetur për thënien “ta rregullojë çështjen e tij me Palestinën, ai ka thënë: “Izraeli e dinë më mirë punën e tij “.
Që nga shtatori i vitit 1982 në Konferencën e quajtur “Plani arab për barazinë e plotë, drejtësine dhe zgjidhjen e problemit të Lindjes së Mesme” vehabistët fillojnë të japin fetwa për rregullim joushtarak por paqësor me Israelin dhe për vazhdimin e marrëdhënieve në këtë frymë. Nga këto fetva po cekim: Së pari fetwaja e Shejh Abdulaziz Bin Abdulvehab Bin Baz, i cili e lejon rregullimin dhe jo armiqësinë me çifutët, punën me ta pa marrë parasysh qoftë qetësi të përhershme apo të përkohshme, madje vizitën e Mesxhidi Aksasë e ka cilësuar sunet për muslimanët !!!. Ndërsa ne besojmë që kjo fetwa nuk delë nga dikush xhahil, por kjo është shërbim në rrugën e rregullimit me çifutët, që një vepër të tillë nëse e veprojnë muslimanët donë të thotë njohje e pushtimit cionist të vendeve të shenjta, po ashtu forcim i ekonomisë pushtuese cioniste. Çudi edhe më e madhe është që ky dijetar nuk e ka lejuar që të kërkohet apo të merret ndihmë nga Rusia kundër cionistëve, e pas kësaj ka dhënë fetwa për lejimin e hyrjes së çifutëve dhe kristianëve në vendet e shenjta dhe i ka thirrur ai së bashku me ndjekësit e tij në minberet e vendeve të shenjta, madje i kanë quajtur (xhundullah) “Ushtria e All-llahut”, e kjo nuk është tjetër veçse vrasje e fëmijëve, grave dhe pleqëve irakianë, madje lejon edhe vrasjen e irakianëve edhe nëse janë në namaz. Edhe më trishtuese se kjo është fetwaja e Shejh Nasrudin El-Albanit, e botuar në revistën “El-Hirs El-Watani”, revistë saudite, viti 14, numër 134, Rebiu’l-ahir 1414 h./ tetor 1993, në të cilën thotë: “Ju bëjë thirrje popullit palestinez që të dalin nga toka palestineze dhe ti’a lënë atë dhe shtëpitë e tyre çifutëve!” Kështu bëhet e qartë se vehabizmi nuk është ngritur për tjetër qëllim por vetëm që ta shtrembërojë Islamin, dhe t’i bëjë muslimanët të merren me vetveten e tyre dhe t’i largojë nga çdo rrugë që çonë në drejtim të bashkimit të muslimanëve. Revista “Menar El-Hadij”, në numrin 30, të botuar në muajin Dhul-ka’de të vitit 1415 h., boton fetwanë e Bin Bazit, ish-mufti i Saudisë, në të cilën bën thirrje për rregullim të përhershëm me cionistët pa kurrfarë kushtesh. Po ashtu, ka botuar fetwanë e Bin Bazit, se lejohet të kërkohet ndihmë nga amerikanët dhe përkrahësit e tyre për luftimin e irakianëve në luftën e dytë në Gji (Halixh) në vitin 1991. Në muajin Maj të vitit 2001 jep fetwanë e tij Abdulaziz Al Eshejh mufti i Saudise duke thënë se shpërthimet të cilat po i bëjnë palestinezët janë vetvrasje. Gazeta El-ahbar e Kajros me datën 24.2.1996 boton fetwanë e Sherif Kusamij, emir i vehabitëve në Algjeri, se lejohet dhunimi i vajzave muslimane, me këtë fetwa pasuesit e tij dhunojnë mbi 3000 vajza të cilat janë shfaqur në televizione, duke e llogaritur këtë xhihad, me këtë rast ngriten në protesta mbi 100 mijë gra algjeriane kundër kësaj vepre neveritëse vehabiste. XIV. Udhëheqësit vehabit dhe ndalimi i duave kundër Jahudive dhe Krishterëve Gjatë udhëtimit tonë për në haxh me zbritjen tonë në vendet e shenjta në aeroport fillon kontrolli. Ne mendonim se vëllezërit tanë mendojnë se mos jemi nga ata që bëjnë trafikimin e narkotikëve, por zyrtarët na bëjnë me dije kontrolli ka lidhje me librin e quajtur “Rregullat e Islamit”, i cili është në listen e zezë dhe ndalohet hyrja e atij libri në Saudi; sipas tyre ky libër përmban fyerje të ndryshme. Ne u munduam t’u tregojmë se libri përmban fjalë dhe mendime nga të gjitha medhhebet por ishte e kotë; duhej të digjej ky libër sepse ky libër është një nga 5 librat që është në listen e zezë ishte përgjigjja. Po ashtu, ishte i ndaluar libri tjetër i dijetarit Es-Salimij “Derdhja e mundit në ndryshim nga të Krishterët dhe Jahuditë”. Ne themi se vehabizmi është formuar nga anglezët dhe qëllimi kryesor i tij është shkatërrimi i Islamit nga brenda, nënshtrimi ndaj çifutëve dhe kristianëve. Kjo kuptohet qartë nga lejimi i tyre i derdhjes së gjakut të muslimanëve dhe përvetësimi i pasurisë së muslimanëve, vrasja e njerëzve të pafajshëm pa kurrfarë mëkati. Si është e mundur që vehabitët t’i ringjallin të gjitha këto mendime shkatërruese dhe demtuese për muslimanët (lejimin e gjakut të muslimanëve) e të cilat islami i kishte shuar para qindra viteve dhe e kishte ndaluar derdhjen e gjakut të muslimanit, tani këta i vënë në jetë mendimet paraislame shkatërruese, që edhe një nga mendimet e tyre të dëmëshme shkatërruese është edhe mendimi dhe bindja e tyre se Zjarri i xhehennemit do të shuhet dhe do të dalin mushrikët nga ai. Tani po paraqesim ndalimin e tyre që u’a kanë bërë të gjithë imamëve që të mos bëjnë dua kundër jahudive dhe të krishterëve,me qëllim që të ndalohet qdo gjë që i bën jahudit dhe të krishterët të mos ndjehen rehat duke ndaluar edhe fjalët dhe qdo shprehje kundër tryre,(ah sikur të merreshin vendime për dërprerjen dhe ndalimin e fjalëve fyese kundër muslimanëve dhe dijetarëve islam), vendimi i datës 13.5.1409 h. nga Ministria e Haxhit dhe Vakëfeve me numrin 3719 të Vendimit , në vendim shkruan : “…kemi vërejtur te disa imamë se hytbet e tyre përmbajnë dua për shkatërrim dhe të ngjashme me këtë kundër çifutëve dhe të kristianëve dhe grupeve të tjera fetare, edhe duke i përmendur shtetet me emra, e kjo nuk është në pajtim me atë si na ka udhëzuar Kur’ani i madhërueshëm”. Kjo është akideja e vehabive e cila bën thirrje për dashurinë për armiqët e All-llahut xh.sh. dhe mbrojtjen e tyre, ndërsa vrasjen e muslimanëve madje edhe në vendet e shenjta. Tani na duhet të cekim thënien e emirit të vehabive në Nexhd në letrën e tij drejtuar përfaqësuesit anglez Sër Bersi Kuks, me rastin e pushtimit anglez të Basrës dhe daljes së saj nga duart e muslimanëve. Në këtë letër shkruan: “Zotriu im Bersi Kuks, përfaqësues i Britanisë së Madhe, gjithmonë të zgjasë triumfi i saj…. hyrja e ushtrisë suaj madhështore angleze në Irak është fitore e madhe për muslimanët dhe triumf i madh për ne … nënshtrimi jonë dhe shërbimi jonë do të jetë për Britaninë e Madhe dhe dashuria jonë për ju do të jetë deri në pa fundësi”, kjo është e vërteta e hidhur, o ju vëllezër të dashur muslimanë, të cilëve ju ka rënë në kokë thirrja e vehabive për mos lexim dhe as shikim të ndonjë libri islam që nuk përshtatet me menhexhin e tyre.
Vehabizmi është prodhim i çifutëve dhe i kristianëve !
Për një musliman është vështirë të paramendojë një mjekërgjatë, i rënë në dy gjunjë, duke qajtur në Meke, ndërsa është prodhim i çifutëve dhe kristianëve. Por, e vërteta është e hidhur. Po këtë e themi me besim shumë të thellë se kështu është e vërteta, sepse do të sjellim argumente të bollshme dhe bindëse për këtë. Vehabitet i kanë kushtuar kujdes të madhë besimit për personifikimin e All-llahut xh.sh., duke i dhënë formë Atij e kjo është besim i qartë kristian, që e ka ujitur Ibni Tejmije nga librat e përkthyera nga kristianët, sepse vendi i tij ishte HARANI, qendër e njohur e përkthimit të librave grekë. Ulematë e Shamit e kanë cilësuar Ibni Tejmijen, duke i thënë se është në humbje për besimin e prishur të tij dhe e kanë burgosur në burgun e njohur El-Kalea në Damask deri në vdekje, ndërsa këtë ide, të drejtuar nga mushrikët, e ka ringjallur Muhamed Bin Abdulvehab. Ky besim është përhapur me shpatë në Xheziren arabe, duke e lejuar gjakun dhe pasurinë e muslimanëve. Muhammed bin Abdulvehab kur kthehet nga Basra, ai kthehet me një grup kristianësh dhe çifutësh. Kur pyetet nga njerëzit kush janë këta, ai thotë se janë robër që i kam blerë. Në të vërtetë, ata ishin mësuesit e tij kristiano-çifut; ata kishin ardhur për t’u qetësuar se Abdulvehabi po shkonte me hapat qe ia kishin vizatuar ata që të sundojë kundër Xhihadit, gjë e cila e kishte shkatërruar Anglinë në luftën në Indi nga musliamanët duke bërë xhihad atje. Asnjë luftë nuk ështe shënuar se e kanë bërë vehabitet kundër çifutëve ose të kristianëve, ndërsa sa i përket luftrave kundër muslimanëve duke filluar nga Meka, Medineja e ndritshme, Katari, Kuvajti, Omani, Basra dhe Shami, të gjitha e kanë provuar mizorinë vehabite dhe madje krenohen me këtë në historinë e tyre në librat e tyre sikur në librin “Unwan el-mexhd fi tarihi Nexhdi”, me autor Osman bin Besher En-Nexhdij. Vehabitët i kanë rënë në gjunje kristianëve dhe udhëheqësave të tyre si Mister Hamfer, pastaj Kapiten Shekspir, i cili u vra në luftën që e bënë vehabitët kundër Er-Rreshidit në vitin 1915, e këtë e trashëgoi Xhon Filipi, të cilin vehabitët e quajtën “Esh-Shejh Abdullah Filip”!!! Shteti Osman ishte shumë i vendosur kundër të kristianëve dhe çifutëve dhe duke bërë përpjekje për të shuajtur fitnet në vitin 1914, bën njohjen e udhëheqjes së tyre në Nexhd, por kur kërkon Enver Pasha në emër të shtetit turk, duke u bazuar në marrëveshjen e mëhershme që ti vijnë në ndihmë vehabitët kundër Anglisë në mbrojtje të Basrës ata i përgjigjen: jemi të zënë me luftimin kundër Ibni Reshidit!!! Këtë e bënë të ditur edhe Ministria e Indisë Angleze, me datën 31 Kanun Eth-thani 1915, duke e përshendetur dhe falënderuar vehabizmin për zënien e tyre me Bin Reshidin dhe pengimin e fitores së Osmanëve. Po ushtria Vehabite ka ushtruar çdo herë për luftë nga Ministria e ushtrimeve në Indi, sikur që Xhon Filipi i jep Emirit të vehabive Abdulaziz Al Seud një shumë të madhe prej sterlinave dhe Rijaleve Marja Tereza, e ndihma vjetore për vehabitet ka arritur në 100 mijë rijalë për përgaditjen e fiseve kundër Bin Reshidit. Po ashtu, Anglia ka shpërndarë armë. Kur fillon lufta, Xhon Filipi e ndjekë luftën nga një kullë aty afër nga frika se po vritet si paraardhësi i tij Shekspiri, madje nganjëherë plaçkitjet e tyre kan vënë në vështirësi qeverinë angleze që në vitin 1817 kërkon nga vehabitët t’u kthehet njerëzve ajo çka e kanë plaçkitur e ata udhëheqësit vehabit i përgjigjen: “Si po kërkon nga ne ta kthejmë atë çka e kemi fituar nga armiqtë tanë në Xhide, në Shahra, në Elmekla, Maskat, Basra dhe nga populli persian, pasues të Seid Bin Sultan!!! Vërtetë ata janë armiqët tanë dhe do t’i vrasim ku do që të jenë, në zbatim të ligjeve të Allahut, Allahu Ekber”. Kështu shumë qartë thotë: muslimanët, armiqtë e mi, e kristianët evlijatë e mi. Për të treguar edhe mëqartë armiqësinë e vehabitëve kundër muslimanëve po cekim shkresën drejtuar nga Emiri i tyre (vehabitëve) në vitin 1810 qeverisë Britanike në Indi në të cilë emiri i vehabitëve shkruan : “Shkaktar i armiqësive në mes meje dhe atyre që e quajnë veten muslimanë është largimi i tyre nga Libri i Krijuesit dhe refuzimi i tyre që të veprojnë sipas traditës së Pejgamberit a.s.. Nuk do të bëj luftë kundër grupeve të tjera dhe nuk do të përkrahi askend që është kundër jush dhe në këto kushte ju lajmëroj se nuk do të më interesoj bregdeti; ai është i juaji e unë i kam ndaluar pasuesit e Muhamedit nga çdo vepër që cenon anijet tuaja”. Po, ky është vehabizmi, vrasja e muslimanit dhe ndihma për kristianët; kjo është ajo që e kanë dashur kristianët me formimin e këtij drejtimi, grupi të ndytë,shumë qartë e cek se ka armiqësi duke thënë “shkaktar i armiqësive” e që me këtë shprehje tregon dhe thotë për veten e tij se une jam armik i muslimanve. Nuk ju ka mjaftuar vetem kaq, por e kanë mbyllur bregdetin për muslimanët për ushqime e ndihma. Kjo qartë shihet në letrën drejtuar britanezëve në Basra ku thuhet: “Vërtetë e dini që me parë se ne ju nderojmë ju dhe çdo kend që është me ju dhe mbështetet në ju. Nuk do të ju ndodhë asnjë mundim apo e keqe sado e vogël të jetë nga pasuesit e mi, por në kompenzim të kësaj ju duhet juve ta mbyllni bregdetin për armiqtë e mi”. Kjo që u tha më lartë ishte në fillim të përhapjes së tyre, ndësa më vonë e deri në kohën tonë tani dijetarët e tyre e kanë lejuar që çifutët dhe kristianët të hyjnë në tokat e shenjta dhe t’i vrasin irakianët muslimanë, madje udhëheqësi i vehabitëve ka dhënë fetwan që lejohet vrasja e irakianëve, qoftë edhe në namaz ; a nuk ka menduar se ka lejuar vrasjen e muslimanëve atëherë kur janë më së afërmi me All-llahun xh.sh.. Muslimanë të dashur, vehabitët u janë nënshtruar kristianëve dhe çifutëve plotësish duke zbatuar urdhërat e tyre në përpikëri edhe më e rrezikshme se kjo është fakti se ata identifikojnë veten e tyre me dukjet e jashtme dhe duke paraqitur para njerëzimit konse takwallëkun e lartë të tyre ndërsa në mendjet e tyre nuk ka asgjë përveq vrasje të muslimanëve,kështu në vitin 1210 h kan sulmuar AHSAN sikur tregon historiani i tyre Ibni Besher kur lavdërohet me masakrat e tyre atje.
Pas sulmit vehabit ndaj AHSAS dhe vrasjes se Bin Reshid në vitin 1906 vehabitët kërkojnë nga anglezët ndihmë dhe leje nga Kapiten Perdo për sulm dhe pushtim por ai nuk ju jep leje, nuk iu përgjigjen kërkesës së tyre, pastaj kërkojnë prap në vitin 1911 nga Diksoni në Kuwajt por as ai nuk iu përgjigjet sepse nuk kishte ardhur momenti i duhur për anglezët. Kjo dëshira e tyre plotësohet me 13 prill 1913. Në këtë çështje duhet shikuar dy gjëra: 1. Udhëheqësit: Kush ishin udhëheqësit e ushtrisë dhe të sulmit? Ata ishin kristianët, anglezët Lejtshman dhe Semhan dhe 2. Armët: Armët ishin nga anglezët po ashtu armë moderne të asaj kohe pushkët EM 11. Po këtu duhet të bëjmë të qartë se kush ishte udhëheqës i sigurimit të vehabitëve? Në mbledhjen e emirëve dhe udhëheqësve të vehabitëve sundues i Ahsas u caktua familja Al-Xhalva, e njohur për krimet në atë vend dhe për vrasjet e pamëshirëshme, torturat në burgun e njohur El-Abid, në të cilin edhe janë varrosur të gjallë banorët e Ahsas. Duhet të përmendim se ai i cili e morri postin udhëheqës në administraten e Sigurisë në vendet vehabite ishte çifut, që kishte shërbyer në shërbimin sekret anglez në Irak e ai quhet Mehdibok, por normalisht pasi i është bindur “Shejh” Xhon Filipit. Provat: Në librin numër 2139 të administratës së sigurisë angleze, tregohet se ka arritur letër nga zëvendësi i mbretit në Indi e cila u është drejtuar vehabitëve për bashkpunim në largimin e turqëve nga Basra, me qëllim që basra t’i dorëzohet qeverisë induse nën sundimin anglez. Ndërsa letra e dërguar nga udhëheqësi vehabit për Bersi Kuks më datë 13 Qershor 1913, në të cilën e falënderon shumë, në letër thuhet: “Duke shikuar në ndjenjat e mia miqësore që kam për ju, dua që marrëdhëniet e mia me ju të jenë sikur me paraardhësit e mi”. Këtë e ka vërtetuar edhe ambasadori anglez në Stamboll në letrën të cilën ia ka dërguar ministria e jashtme, në të cilën thuhet se udhëheqësi i vehabitëve Abdulaziz Al- Seudi “E nderon dhe e respekton qëndrimin tonë në Halixh, po ashtu se ai atje vepron ashtu si ne i themi” Që të qartësohet më mirë për lexuesin se prodhim i kujt dhe në shërbim të kujt është vehabizmi, patjeter duhet që të diskutohen edhe disa pika shumë me rëndësi në akiden e tyre, në librat e tyre dhe të ulemave të tyre, tek të cilët mbështeten, pika të cilat janë pothuajse kushte të besimit, dhe ai që i zbaton këto pika dhe ecën në përputhje me to është nga mesi i vehabitëve apo ai që dëshiron të jet vehabit duhet ti vëj në jetë këto pika (rregulla) apo më mirë të themi shtyllat e besimit të tyre , gjatë sqarimit dhe komentimit të këtyre pikave patjetër se duhet për çdo njërën pikë argument dhe shembull nga librat dhe shkrimet e dijetarëve të tyre. Pikat që do të përmenden më poshtë pothuajse për qdo njërën do sjellim shembuj dhe argumente,i kemi emëruar: Akideja Vehabite.
Urrejtja … !
“Kur’ani i madhëruar flet në shumë ajete në lidhje me urrejtjen ndaj mushrikëve dhe armiqëve, të cilët i kanë larguar muslimanët nga shtëpite e tyre, i kanë torturuar, i kanë vrarë për shkak se ata kanë zgjedhur fe tjetër nga ajo në të cilën ishin gjyshërit e tyre. Në lidhje me këtë flasin ajetet në vijim: sureja El-Bekare 217; Et-Tewbe 8, 15, 23, 24; El-Enfal 30, 38, 40; El-Muxhadele 20, 22; El-Mumtehinetu 8, 9. Urrejtja në këto ajete përmendet kur ekziston armiqësia dhe padrejtësia (dhulmi). Komentimi i këtyre ajeteve është se nëse nuk ekziston kurrfarë armiqësie dhe kurrfarë padrejtësie nuk ka vend urrejtja, kurse lufta është për shkak të largimit të armiqësisë dhe padrejtësisë dhe jo armiqësi me muslimanët siç flasin ajetet e sures El-Bekare 190 dhe 194, për joarmiqësi me muslimanët, ndërsa Muhamed Bin Abdulvehab mushrik i quan muslimanët të cilët nuk shkojnë sipas mendimit të tij!,- sqarron hoxha Qani Baki Loku dhe vazhdon më tej:
(në librat e tij “Keshf’ush-shubehat” dhe në librin “Risaletu tefsir kelimet’ut-Tewhid”).
“Kjo qështje akuzimi për mosbesim ndaj muslimanëve ishte shumëprezent ne mesin e tyre dhe ishte një qështje shumëme rëndësi për arsyetimin e sulmeve dhe krimeve të tyre kundër musliamanëve. Madje Muhamed bin Abdulvehab i ka akuzuar njerëzit të cilët jetonin në atë kohë për mosbesim, madje duke menduar se mosbesimi i njrëzve që jetonin në kohën kur ai vepronte dhe përhapëte mendimet e tij ishte më i madh më i rëndë se mosbesimi i njerëzve para islamit,në lidhje me këtë thotë: “Vërtetë shirku / të bërit shok Allahut/ i xhahilëve të hershëm ( i popujve para islamit ) është më i lehtë se shirku i njerëzve të kohës së tij për dy arsye. E para: të parët (popujt para islamit ) nuk i kanë bërë shok Allahut dhe nuk iu kanë lututur melaikeve as evlijave dhe as idhujve përveç kur kanë qenë të lirë ( ky mendon se ata kur ishin jo në vështirësi i besonin idhujve ). Ndërsa kur ishin në vështirësi i besonin All-llahut. Arsyeja e dytë: të parët paraislamikët i kanë besuar përveç Allahut edhe gurëve e jo pejgamberëve, pemëve e jo melaikeve e kjo është më e lehtë sepse pemët dhe gurët janë të nënshtruara ndaj Allahut dhe nuk i bëjnë mëkate, e ndërsa njerëzit në kohën tonë iu besojnë dhe ju luten përveç Allahut njerëzve më të prishur ” (kjo thënie gjendet në librat e Muhammed ibn Abdulvvehabit “Keshf’ush-shubehat”, faqe 10, “Risaletu tefsir kelimetu-t-tewhid”, faqe 35, “Risaletu erbea kawaid li’d-din”,faqe 39) Ndërsa në librin “Ed-Din’ul-halis”, autor i librit Muhamed Siddik Hasan El-Fetuh, vëllimi i parë, faqe 140, botim i shtëpisë botuese “Daru’l-kutub El-Ilmije”, Bejrut, thuhet se që të katër medhhebet kanë bërë kufër dhe llogarisin se kufri i mushrikëve kurejsh është më i lehtë se pasimi i katër medhhebeve. Madje, kanë shkuar edhe më larg dhe kanë shtuar edhe më tepër armiqësinë ndaj muslimanëve duke shkruar po në këtë libër, në faqe 160, se nëna e njerëzimit, Hava ishte mushrike dhe duke i llogaritur se i gjithë njerëzimi janë “evlad’uz-zina” = fëmijë jashtë martese”. Në sherhun e El-Buhariut, pjesa e dytë, boton “Dar’ul-Ma’rifeh”, Bejrut, faqe 95, Abdulaziz Bin Baz e akuzon për kufër sahabiun e ndershëm Bilal bin El-Harith El-Mezenij, sepse e ka vizituar varrin e Pejgamberit a.s.. Madje edhe shejhu i këtij Ibni Tejmije në librin “Iktidae Essirata Elmustekiim” (اقتضاء الصراط المستقيم ) boton “Dar’ul-Marife”, Bejrut, faqe 390, akuzon për mosbesim edhe Abdullah bin Omerin r.a.. Po ashtu, në librin “Feth’ul-Mexhid Sherh Kitab’ut-tewhid”, me autor Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulvehab, libër të cilin e ka rishikuar Bin Baz dhe në faqe 190 akuzon për kufër ehlussunetin në Sham, në Xheziren Arabe, Hixhaz, Irak, Egjipt, duke thënë se: banorët e Shamit adhurojnë Ibni Arabiun, banorët e Egjiptit adhurojnë El-Bedewiun, banorët e Irakut adhurojnë Xhejlaniun, ndërsa banorët e Hixhazit e Jemenit adhurojnë pemët, gurët dhe varrezat”. Kurse Muhamed Bin Salih El-Uthejmin, në librin “Likau elbab el-meftuh”, faqe 42, boton “Dar’ul-Watan”, Rijad, akuzon Imam Newewiun dhe El-Hafidh Bin Haxherin për dalal (humbje), duke thënë: “Ata dy nuk janë nga ehlussuneti dhe el-xhemaati”. Po ashtu, vehabitet akuzojnë për mosbesim banorët e Dubait vetëm pse nuk thonë si vehabitët, nuk i përcaktojnë All-llahut vend dhe anë, madje në lidhje me këtë në librin “Ixhmau Ehl’us-suneti En-Nebewijjeti ala tekfiri el-mutaletu el-xhehmijjeh”,- përfundon Qani hoxha i Çegranit.

Vežba vehabija u Gornjoj Maoči – Ushtrimet e vehabistëve në Maoqin e Epërm
Bosnja dhe Hercegovina !Pas Shqipërisë, Bosnja ka grupin më të madh të myslimanëve krahasuar me popullsitë e vendeve të tjera ballkanike. Myslimanët përbëjnë 44 përqind të popullsisë 3,7 milionëshe të Bosnjës të zvogëluar shumë pas luftës.
Por ndryshe nga shqiptarët, që e përcaktojnë identitetin e tyre nëpërmjet kombësisë së tyre, dhe jo nëpërmjet fesë, në Bosnjë feja – ose tradita kulturore që ajo përfaqëson në mesin e shumë njerëzve me mendim sekular – është një tregues i rëndësishëm për të treguar identitetin e vet.
Pa këtë formë vet-përcaktimi, nuk do të ishte e lehtë të dalloje ndryshimin midis myslimanëve dhe kroatëve kryesisht katolikë dhe serbëve tradicionalisht kryesisht ortodoksë.
Për ironi, ishte nën regjimin ateist të Titos gjatë ditëve të Jugosllavisë komuniste që myslimanët – fillimisht një grup fetar – u përcaktuan për herë të parë si një komb i veçantë me të njëjtat të drejta si kombet e tjera brenda federatës.
…Pas marrëveshjeve të paqes të Dejtonit në vitin 1995, muxhahidinëve, së bashku me luftëtarët e tjerë të huaj, iu kërkua të largohen nga Bosnja. Por disa qëndruan, veçanërisht ata që u martuan me gra vendase dhe ju dha shtetësi boshnjake.
Janë disa nga këta muxhahidinë, së bashku me zyrtarë të organizatave të huaja islamike, që përbëjnë objekt shqetësimi për bashkësinë ndërkombëtare në luftën e shpallur të saj kundër terrorizmit.
Ambasada amerikane në Sarajevë ishte një prej disa misioneve të huaja që u mbyllën për pak kohë pas sulmeve të 11 shtatorit në përpjekje për të shmangur sulme të tjera të mundshme – këtë herë në tokën boshnjake.
Janë marrë gjithashtu masa për të forcuar kufirin më parë të pasiguruar mirë të Bosnjës si dhe kontrollet e imigrimit, sepse vendi është kthyer në një pikë të rëndësishme kalimi për në Perëndim për migrantë ilegalë dhe refugjatë nga vendet e Botës së Tretë.
Ndërsa disa myslimanë të huaj shihen si kërcënim i mundshëm, vetë popullsia vendase myslimane e Bosnjës, me traditat e saj evropiane të ngulitura mirë, konsiderohet në përgjithësi pro-Perëndimore.
Situata vazhdon të jetë e tillë, megjithëse lufta – në të cilën myslimanët ishin viktimat kryesore – e radikalizoi komunitetin boshnjak deri në një farë shkalle. Lëvizjet masive të popullsive i kanë transformuar disa qytete më parë kozmopolitane dhe shumë-etnike në vende kryesisht myslimane me refugjatë nga zonat fshatare që vishen me rroba më tradicionale. Por vlerat perëndimore vazhdojnë të dominojnë në jetën shoqërore, ashtu edhe në politikë.
Bashkëpunimi ndëretnik, me dëshirë ose jo, është më i rëndësishëm për myslimanët se sa për serbët dhe kroatët. Megjithëse Bosnja nuk është më në rrezik që të shpërbëhet nga Serbia dhe Kroacia, vetëdija se vendi nuk mund të mbijetojë pa bashkëpunim shumë-etnik mbetet një prej parimeve udhërrëfyese të politikanëve myslimanë të Bosnjës.
Tendencat radikale, fryma ekstremiste dhe prania e mercenarëve fetarë rrezikon të përthithë një vëmendjen e elitave dhe shoqërisë, duke e larguar atë nga debate për çështje themelore të ndërtimit të demokracisë. Fakti që një grup luftëtarësh të huaj nga Ballkani janë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë apo Shqipërisë, i projekton shqiptarët si ekstremistë, duke minuar pozitat e tyre ndërkombëtare në Ballkan dhe botë.
Pra, në fund fare, duhet të ceki se globalizmi në përgjithësi mëton ( si dikur UDB-a jugosllavekomuniste) nga shqiptarët e shitur krijonte rrjete injorante informatorësh të cilët i angazhonte në planet e fshehta operative, të agjenturës dhe spiunazhit. E pra, kur feja të bëhet një arsye e thjeshtëzuar, kur pushohet së marri në konsideratë kompleksiteti i jetës politike, ne kthehemi në populizëm i cili e përkufizon ngushtësisht tjetrin dhe e vendos atë përgjegjës për të gjitha anomalitë dhe sëmundjet e shoqërisë, për shkak të asaj që ai është dhe gjendjes që egziston. Pikërisht kjo përbën definicionin e racizmit dhe politikës që mund të jetë si një “adhurim” i frikshëm për njeriun ose njerëzimin në aspektin kolektiv.
… Vitete e fundit në Europën Perëndimore kishim disa raste më të freskëta dhe më ekstrem në përshfaqjen e terroizmit islamik, si psh. në Vienë, por që është i manipuluar dhe i rekrutuar nga të tjerë, nga vehabistët fundamentalist të cilët i ka dhe mban në rrjet Moska dhe Sherbimet inteligjeinte sllave me selitë dhe rezidencat e tyre të agjenturave në Perëndim. Radikalizimi i tij nuk ka ardhur në një ditë dhe as për një kohë të shkurtër. i nisur drejt ISIS-it, i kapur dhe i dënuar me 22 muaj burg, i liruar para kohe, ai kishte të gjitha shenjat e njeriut që kishte kaluar në kampin e njerëzve me ideologji dhe botë kuptime vehabiste. Sjellja e tij injorante, e frymëzuar, ndoshta edhe nga filmat ekstrem të kësaj natyre, andaj edhe i ka adhururar shpatat, hanxharret dhe armatime të tjera që përdorin terroristet. Por, më duhet të them se ky është vetëm një vegël, një mashë e ndryshkur në duarët e vehabistëve të mëdhenj, pas të cilëve qëndrrojnë Shërbimme të mëdha, të fuqishme dhe të frikshme me qendrat e tyre nga shtete islamike, arabia saudite, sudani, Libija, Iraku, Irani etj. dhe e gjithë ky krim që bëri Fejzullahi, si njeri i verbërt nga rrymat injorante me te cilat është infektuar, NUK DUHET T’U KUSHTTOJNË SHTREJTë SHQIPTARëVE Në PERëNDIM, kudo që të gjenden, në Gjermani e Austri, Francë e Belgjikë, Zvicër e Danimarkë, sepse kjo nuk ka të bëjë as me fenomenin e besimit islam apo të ndonjë feje tjetër tek shqiptarët. Por, shqiptarët, thënë drejtë, janë popull krahu, luftojnë në gyrbet për të siguruar kafshatën e gojës dhe egzistencën e tyre individuale dhe familjare. Ata, për shkakun e budallakijave të ndonjë egërsire me pikpamje injorante, ose i sëmurë mentalisht, nuk duhet të jenë SHQIPTARËT si viktimë dhe në syrin e urrejtjes, sepse FAJI NUK ËSHTË I TYRE! Shqiptari ka dinjitet, edukatë paqeje, tolerance dhe humanizmi…sepse i takon trungut dhe rracës që ka një histori të bujshme, mjerishtë edhe shumë tragjike në këtë cep të Ballkanit, i cili vrapon pas kafshatës përtej maleve e fushave, detrave dhe horizonteve, përtej stinëve dhe viteve në pllajat e Perëndimit për të mbetur gjallë…!
***
Një lum i tërë propogande ekstremiste, shumë degë të së cilit janë nga Serbia dhe të financuara direkt prej saj, prej kohe kanë krijuar rrjetet e furishme për të ngritur pikërisht këtë ekstremizëm dhe kanë gjetur edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoninë e Veriut rrjetin e tyre bashkëpunues.
Që në vitin 1981, me fshehjen e Osama Bin Lladenit nga UDB-a në Beograd, si dhe strehimi i Karlosit të Venecuelës nga ky Shërbim famkeq, madje pas ngjarjeve të marsit të atij viti me shpërthimin e demonstratave në Kosovë, u bënë shumë bastisje, arrestime e burgosje, montime akuzash të rreme dhe procese të inskenuaara, u dënuan grupe dhe individë shqiptarë nga të gjitha trojet tona. Qeveria komuniste e Beogradit bëri kërdi ndaj shqiptarëve… Më vonë pas vitesh, pas rënies së sistemit komunist erdhi kasapi i Ballkanit, Millosheviqi dhe kriminelët gjakatarë rreth tij. Qeveria serbe ngriti një Komitet të posaçëm për Kosovën, në përbërje të së cilit janë akademikë, studiues, njohës të mirë të jetës dhe traditave shqiptare, ushtarakë, teologë, gjeografë, gjeologë, politologë, pjesë të shërbimit inteligjent, komitet i cili drejton veprimtarinë e qeverisë serbe në ndërlidhjet e saj me Kosovën dhe jo vetëm me të, por edhe me shqiptarët në Maqedoninë dhe Shqipëri. Njëri nga drejtimet themelore të këtij komiteti është edhe radikalizimi i shqiptarëve dhe paraqitja e tyre si pjesë e një lëvizje ekstreme vehabiste dhe salafiste, që lindi së bashku me aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur ekstremitetin fetar si veti të shqiptarëve. Fondet e vëna në shërbim të këtij komiteti janë të nënshtruara nga kontrolli i shtetit, ata kanë të drejtën e fshehtësisë së punës së tare dhe shpesh herë përdorin të njëjta metoda që kishin sukses edhe në radikalizimin e mendimit islam në Bosnje e Hercegovinë, paraqitjen e shqiptarëve si radikalë të lindur dhe rrjeti i tyre, i depërtuar edhe në organiazata islamike, ka qenë dhe vazhdon të jetë i dendur.
Serbi Vladimir Jaksimoviq nga Gjilani, i lindur në vitin 1975, pjesë e inteligjencës serbe dhe me financimin e saj është ai rekrekutoi shumë nga shqiptarët e Kosovës, sidomis të zonës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit në ushtrinë e ISIS-it. Për të bindur ata, krahas agjitimit të parreshtur dhe duke përdorur disa imamë radikali, ai financoi jo vetëm udhëtimin, por edhe ndihmat për familjen që mbeteshin në Kosovë, duke shpnzuar qindra mijra euro. Shumë prej atyre që shkuan atje nuk u kthyen më, por edhe që arritën të rikthehen, nuk u bënë më pjesë e shoqërisë.
Në vitin 2007, serbi Milutin Jovanoviç, banues në Suedi, me paratë e shërbimit inteligjent serb blen website “Bota islame” dhe e kthen atë në një makineri lufte. Investimi që bën shërbimi i fshehtë serb në këtë faqe të njohur interneti është qindra mijra euro dhe, jo vetëm kaq, përmes Jovanoviçit bëhet edhe shpërndarja e mjeteve financiare për zëdhënës të saj në botë.
Në Bosnje, por edhe në Kosovë, ka një passkenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë serb. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proces. Por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zëvendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj.
Në shtypin e Kosovës është cituar disa herë Fuat Ramiç, politikan i ditës, si i lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb, por i njëjti është njëri ndër paraqitësit radikal të vijës së ashpër islame në Kosovë, bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës.
Ose shembulli tjetër, të cilin e citova më sipër. Website e njohur në Kosovë, sidomos për përforcimin e linjës vehabiste e selafiste në Kosovë është “botaislame.com”. Përmes saj bëhen thirrje për luftë të shenjtë, për xhihad, për mbështetjen e sivëllezërve islamë në Siri dhe në botën arabe, ajo është bërë një strehë e njohur e mendimit radikal. Mirëpo pak vetë e dinë se pas kësaj faqe ekstreme islame qëndron shërbimi i fshehtë serb. Kjo website, tashmë është e ditur, është e krijuar nga Milutin Jovanoviç, i cili tani jeton në Sigtuna, Suedi dhe është pronari i kësaj, ndërsa menaxhimi i kësaj faqeje e cila del haptas në përkrahje të Xhihadit, zihet në një kuzhinë serbe, në Kragujevac, prej Jovan Jovanoviç.
Do të ishte naive të mendohej se serbët këtë faqe urrejtje e nxitjeje në gjuhën shqipe e kanë ngritur për hobi dhe pa asnjë qëllim tjetër, ashtu si do të ishte naive të mendohej se kjo nuk mbështetet nga struktura zyrtare ose jo zyrtare serbe.
Që prej lëvizjes së Rezistencës në Kosovë, e gjithë media revanshiste proserbe, por edhe mendimi akademik i saj, në çdo kohë është përpjekur të paraqesë rrezikun islamik në Kosovë si një rrezik për të gjithë Perëndimin, si një vatër nga ku mund të bulojë e më pas të shpërthejë infeksioni islamik ekstrem. Kjo është edhe arsyeja përse tashmë, në një formë më të sofistifikuar, mllefi i vjetër vjen në një formë të re.
Shërbimi sekret shqiptar mund të deklarojë se janë iks apo y “luftëtarë” të ISIS nga shteti ynë amë, dhe shumë më tepër se kaq janë nga Kosova apo viset shqiptare në Maqedoni, se sa kanë mbetur në kampe apo se sa janë vrarë. Numërimi i atyre që kanë ikur për të qenë pjesë e luftës kundër nesh apo të vrarëve të mbeturve nuk është një detyrë statistikore për shefin e shërbimit sekret shqiptar, kushdo qoftë ai. Këtë mund ta bënin edhe kryepleqtë. Një rrjet i njohur mediatik dhe financiar ka depërtuar nga shërbimi serb në qarqet radikale dhe goditja e tyre është primare në kushtet e rritës së tyre.
***
Nën hisen e diellit që na takon, në këtë vend të trazuar erërash dhe të historisë, kemi pasur fatin të jemi shumëplanësh në rrafshin e besimeve fetare. Shumë prej nesh, si edhe unë, kemi pasur të parët tanë, shumë e shumë vite më parë, kristianë të besimit roman, të cilët jeta i ka kthyer në një besim tjetër, por që kurrë nuk janë lëshuar nga betimi në gur, në diell e në hënë, në virtytet e njeriut dhe në besën e tij. Mund të kem ende në viset e Shkrelit kushërinj të largët, të cilët, në ditët e shenjta ose në ditë të zakonshme, i luten Zotit të tyre, me një emër krejt tjetër që i janë lutur gjyshërit e mi shenjtit që kanë pasur më për zemër, por ngarendjen ndaj të mirës, njerëzores e kanë pasur njëlloj.
Bota e civilizuar u trondit nga akti makabër në rrugët e Vjenës, ku në tre plane, ekstremist vrasës, viktimë dhe tre policë ishin të së njëjtës kombësi. Njerëzit u tronditën duke parë në të shumë më tepër se ajo që është dukur: Duke parë rrezikun e mbarsjes së një distancimi të ri, tashmë alogjik dhe çnjerëzor mes dy botëve; lindjes dhe perëndimit, të cilat si dy hemisfera përbëjnë të tërën e njerëzores. Asnjëra pjesë nuk mund të perceptohet pa tjetrën, asnjëra prej tyre nuk e përjashton tjetrën, asnjëra nuk ngrihet mbi vlerat e tjetrës. Me këtë ide, ashtu si unë, është shumica dërmuese me dhimbjen e banorëve vjenezë, duke dënuar ekstremizmin dhe do të ishin ndjerë të qetë, sepse jeta e tyre nuk ka të bëjë në asgjë, në asnjë sekondë të jetës së tyre me ata që bëjnë krime kundër njerëzimit, si mbrëmë në Vjenë, qoftë në mesin e Parisit, të Nicës, të Londrës apo në viset arabe e afrikane, ku brenda ditës masakrohen qindra herë më tepër se sa në rrugët e qytetërimit europian.
Shumë gjëra civilizuese të sotme e kanë burimin në civilizimin islam, ashtu si shumë vlera perëndimore janë përcjellë tek qytetërimi islam.
Ne kemi pasur fatin të jemi një vend ku përbashkësitë fetare mund të ishin ose shesh përplasjesh, ose mund të ishin truall bashkëjetese. Ndodhi kjo e dyta, por në dekadat e fundit, pas daljes nga izolimi religjioz, rrymat që u përplasën këtu ishin të furishme, pikërisht sepse e shihnin këtë vend si një shesh ku mund të vinin përplasjet e furishme mes lindjes dhe perëndimit. Duke njohur më mirë se vetë ne psikologjinë dhe mentalitetin e sunduesve të rinj, të paraqitur si demokratë, në shtigjet ballkanike nisin rrëmujë e rrëmete që shqetësojnë opinionin dhe dhithandej këto troje u bënë vendtakime dhe pikëtakimi i vazhdueshëm i rrymave radikale islame …

Medresja e Madhe “Mbreti Aleksander” në Shkup
Pjesa e tretë :
“Njeri i Zotit” , IMAM i trajnuar në Moskë !
(Ose: hoxhallarët si produkt i misionit rus…)
Misioni i kahershëm rus me qendër në Moskë dhe selia e saj në Beograd, janë fenomen për të bërë analiza dhe elaborate të veçanta, sepse kjo histori agjenturedhe spiunazhi nën petkun e priftëve, kallugjerët e manastireve dhe mantien e hoxhallarëve ( nga të cilat rradhë, për IMAMË janë emruar me urdhër të Moskës si misionarë, sidomos në disa qendra të BeH, në Sarajevë, madje në Prizren të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke filluar që nga koha blozake e imamit të Prizrenit , agjentit rus me emrin Kazimir Olenko, që vetëm krerët e spiunazhit rus në Moskë e njihnin me këtë emër, kurse i njejti në Prizren dhe gjetiu në Kosovë e më gjërë njihej si Mulla Adnani, dhe i cili njihte rrjedhshëm gjuhën shqipe, dialektet e saja me atë tipike të folmes së Kosovës, njihte traditat shqiptare, veset, doket , zakonet e gjithë Drenicës, Llapit, Dukagjinit dhe kështu me rradhë.
Disa dijetarë pohojnë se suksesi i Ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta, kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i Muhammed Ibn Abdulvehhabit ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në Ujejne, ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para.
Megjithatë jeta dhe brengat, rrëmujat dhe rrëmetet e kohë ishin si dallgë deti, të stuhishme dhe me rrebeshe… Andaj, ai, IBN ABDULVEHHABI , duke e ndier rezistencën e fuqishme, e cila I vinte vërdallë nga kundërshtarët e tij, u largua nga ky vend dhe shkoi në veri të Riadit, në vendlindjen e princit saudit, ku lidhi edhe marrëveshje me mbretin Muhammed ibn Saudin, në vitin 1744 , me kusht që të qëndrojë në vendin e familjes saudite, kudo që të vendoset ajo.. .
Bashkëpunimi ndërsjelltë mes tyre, si asociacion i dinastisë saudite dhe fundamentalizmit vehabit, vazhdon dhe dominon edhe deri në ditët tona, duke përhapur MËSIMIN e ri dhe ideologjinë e tyre fundamentalist me shpatë e hanxharr në dorë…!

Medresja e madhe “Mbreti Aleksander” në Shkup. Punim vizatimore i ish-mbretit Aleksander, që ishte me origjinë shqiptare, por që gjithë jetën luftoj dhe u përpoq për idetë serbomëdha.
Vehabizmi lufton kundër tendencave të ndryshme ideologjike islame, sikur lufta kundër filozofisë, ngjashëm çfarë ka bërë edhe Ibn Tejmijje dhe el-Xhevziu dhe lufta kundër bindjeve shi’ite në pagabueshmërinë e imamit dhe besimin në ndërmjetësimin që e bën imami shi’it në botën tjetër. Vehabistët mendojnë se ndërmjetësimi si i tillë ka hyrë në shoqërinë myslimane nëpërmjet neoplatonizmit, mirëpo vehabistët neglizhojnë faktin se ndërmjetësimin e pranojnë edhe sisteme e shkolla të tjera islame. Sa i përket problemit të imamit apo halifit, ata shkojnë edhe më tutje. Jo që refuzojnë imametin shi’it, por refuzojnë edhe institucionin e hilafetit, duke pohuar se hilafet universal nuk duhet të ketë. Ibn Abdulvehhabi mendon se në territorin e caktuar duhet shpallur sundimin e të drejtës së Zotit, dhe aty të ketë imam, e jo edhe të ketë halif universal për tërë botën. Me këtë ata provonin ta privojnë nga legjitimimi fetar Perandorinë Osmane, duke e eliminuar halifin dhe duke e promovuar imamin.
Parimisht, doktrina vehabiste bën pjesë në doktrinën tradicionaliste islame, si vazhdimësi e shkollës hanbelite, me specifika të caktuara. Mirëpo, për dallim nga tradicionalizmi skolastik, vehabizmi do të mund të vendosej në tradicionalizmin selefi. Karakteristikë e kësaj tendence është se në qasjen dhe leximin e tyre të Teksteve (Nusus) refuzojnë ndërmjetësimin e shkollave juridike dhe të ulemasë në të cilën thirren ata. Ata quhen selefi për arsye se janë të preokupuar me ndjekjen e selefëve, shokëve bashkëkohës të Pejgamberit të Zotit dhe myslimanëve të devotshëm nga tre brezat e parë.

Policijska stanica u Bugojnu posle napada 2010. godine – Stacioni Policor në Bugonj pas sulmit të vitit 2010
(Vehabistët dhe xhihadi !)
***

Vehabist nga Gorna Maoqa (Maoqa e Epërme e Bosnjës lindore), vetëm 200 kilometra nga Beogradi
Spiunazhi serbojugosllav me rrënjë nga Moska !
… Në saje të spiunazhit dhe spiunëve UDB-a dhe KOS-i jugosllav i viteve të rrënuara komuniste, kanë zhvilluar rrjete, operacione dhe aksione të fshehta, sidomos ndër shqiptarët dhe me shqiptarë, madje duke i infiltruar edhe në qarrqe dhe rrjedha konspirative të organizatave, grupeve të emigracionit shqiptarë, duke survejuar dhe spiunuar përmes informatorësh sekret edhe në rradhët e emigracionit të kohës komuniste, edhe në të gjitha poret dhe segmented e jetës shoqërore, politike, ekonomike etj. Nuk do mend, përmes spiunazhit të hershëm dhe atij modern janë fituar luftëra, perandori të mëdha janë gjunjëzuar, janë shkatërruar jetë personalitetesh të shquar politik në etapa dhe epoka të ndryshme që nga koha e CHEKES, NKVD, UDB-së, SIGURITATE, MOSSADIT etj. janë viktimizuar jetë njerëzish, por dhe janë shpëtuar në të njëjtën kohë në aspektin masovik. Sidomos UDB-a, siduket e ka pas në natyrën e saj aspektin e fshehtësisë dhe konspiracionit duke fshehur brenda për brenda në analet dhe arkivat e saj fenomenin e asaj që është dashur të dinin gjithçka dhe çdo gjë që ishte secrete në shpirtin dhe mëndjen e njerëzve, të dinin diçka që të tjerët duan ta kenë sekret, qoftë në aspektin individual ose kolektiv.
Kështu ishte edhe çështja esenciale e veprimtarisë dhe konspiracionit të UDB-së në kohën para dhe pas kohës së Rankoviqit, para dhe pas vdekjes së Titos!
…Historia e spiunazhit dhe agjenturave jugosllave që i mbulonte UDB-a me ombrellën e saj, e që storie të çuditshme edhe sot gjenden hermetikisht të mbyllura në arkivat secrete, janë të mbushura me ngjarje të panumërta, të ndërthurura dhe misterioze, me lista të gjata informatorësh, agjentësh nga profilet më të ndryshëm, duke përfshirë këtu, në rend të parë edhe KLERIKËT: murg e murgesha, priftërinj, imama , hafuza e hoxhallarë, ata të cilët kishin lidhje direkte me popullin dhe populli u besonte si “Njerëz të Perëndisë!”. Sepse edhe ishin në shpirt njerëz perfidy, të cilëve UDB-a u jepte apo i ngarkonte me detyra delicate rreth grumbullimit të informacionit. Një pjesë se bën këtë detyrë me vetë dësgirë, për karierizëm apo interest ë veçantë, disa për vese të ndonjë hakmarrjeje ndaj tjetrit, disa e bënin të kushtëzuar ose të manipuluar edhe në saje të ashtuquajtur “materialeve kompromituese” , sidomos rreth organizmit dhe detyrës secrete të ngarkuar për të mbledhur informacione nga çdo burim i mundshëm për sigurinë e Shtetit komunist, veprimtarisë dhe operacioneve konspirative të Shërbimeve inteligjente të Jugosllavisë së atëhershme, KOS-it dhe UDB-së.
Madje, gjithashtu, çdo njeri duhet ta ketë të qartë dhe kuptuar thellë në mëndje se shejtani, apo siç e quaj unë në këtë shkrim Djall apo Satana, ashu siç e ka quajtur edhe shkrimtari i madh Salman Ruzhdi, janë zjarr i grindjes, dhe dëshira e djajve është të ketë mes njerëzve grindje, acarrime, përplasje, antagonizma dhe hakmarrje djallëzore!
A mund t’i mbajë Djalli njerëzit nën kontroll?
Jo !
Andaj njeriu duhet me kohë t’u kundërvihet Djallit dhe intrigave të tij, sepse marrja e tij me spiritizëm quhet TRADHËTI !
Njeriu i cili i revoltuar nga shtypjet , provokimet dhe intrigat nga më të çuditshmet që të vejnë kamza e bariera gjatë viteve në rrethana të frikshme të një sistemi komunist dhe regjimi të një shoqërie moniste, caktojnë fatin e tij, edhe kur ai vepron në rrugëne drejtë për çështjen kombëtare, mbetet i revoltuar kur morali i tij përballë intrigave dhe peshës së padrejtësive pëson, duke i përgatiten kurthe pas shpine, me akuza mashtruese dhe process gjyqësor të inskenuar , e akuzojnë dhe dënojnë me padrejtësi, ia vënë Gurin Sizifit mbi shpatulla, mbetet me pasoja fatale të padrejtësive që i bëhen në emër të shtetit dhe të ligjeve të atij sistemi, që thurren me motive politike, siç ishte sistemi komunist jugosllav ndaj shqiptarëve që jetonin nën ombrellën e këtij shteti me ideologjinë e një virusi politik, tash të rrënuar para shumë vitesh, pas shembjes së Murit të Berlinit !
***
( … Sipas Kamysë, i revoltuari synon themelimin e një rendi njerëzor, në të cilin të gjitha përgjigjet të jenë njerëzore dhe të bazuara në arsye. Meqenëse i revoltuari proteston për padrejtësitë e gjendjes njerëzore në emër të një jetese me dinjitet dhe të drejtë, një motiv për t’u rebeluar, është edhe kushtëzimi biologjik i njeriut.
Njeriu i krijon vlerat vetë dhe ku ndërhyrja hyjnore bëhet e pavlefshme , në këtë botë mbetemi vetëm ne, njerëzit dhe vetëdija e revoltës është pishtari që na tregon rrugën për përmirësimin e botës. Për Kamynë, kjo nuk është një gjendje fataliste e dëshpëruese, përkundrazi është vetë kushti i emancipimit: “Që të mos i ikim realitetit, duhet që pikërisht këtu t’i gjejmë vlerat tona njerëzore”.
Në poezinë “Parathanie e parathanieve” e Migjenit ndeshim pikërisht barazimin e statusit të Zotit me njeriun, në kohën moderne kur “s?po dihet ma kush asht Zot e kush njeri”. Njeriu nuk e mohon Zotin, sepse ai nuk është më i sigurt nëse Zoti është pjella e tij, apo është njeriu pjella e Zotit, një dilemë kjo që ka të bëjë me ekzistencën në pikëpyetje të një rendi të parashkruar për njeriun. Gjithsesi, në valën e shndërrimeve të vrullshme shoqërore e politike rreth e rrotull tij, njeriu e di se është i vetëm, sepse zoti ka kohë që nuk i përgjigjet më. Në mungesë të përgjigjeve, njerëzve nuk u mbetet tjetër veçse të merren vesh me njëri-tjetrin për të ndërtuar Kullën e Babelit e prej majës së saj të thërrasin: “Perëndi! Ku je?”. Kjo e fundit duhet kuptuar si një thirrje sfiduese.
Për Kamynë, çdo revoltë nënkupton një lloj bashkimi: “revoltohem, pra jemi”. Njeriu ngre krye në emër të një drejtësie që e kapërcen atë vetë, në emër të një parimi moral, i cili e nxjerr individin prej vetmisë dhe e lidh me të tjerë dhe me mbarë njerëzimin. Revolta të solidarizon me bashkëkohësit, ose me ata nga brezat e djeshëm dhe të ardhshëm që thirren për të qenë bashkëkohës. Gjithsesi, të revoltuarit janë, me fjalët e Migjenit, “birtë e shekullit të ri”, ata që kërkojnë agun e një ere të re, për të mos rënë përsëri në “pellgun e mjerimit” dhe për të mos kënduar “kangën monotone, pa shpirt, të skllavnis”. Një burim solidariteti Migjeni cilëson kombin shqiptar që ka vuajtur nga padrejtësia e pushtuesve. Te poezia “Zgjimi”, “vullneteve të ndrydhuna” e të shtypura prej atyre që “vatrat tona në mjerim i përlanë”, u bëhet thirrje që të zbresin poshtë në dhé e të zbulojnë fillin e ndonjë himni të Ilirisë së vjetër, kohë kur “zemra e kombit në liri kumbonte”. Illyria jepet si vendi idilik i zanafillës, ende i dëlirë nga pushtimet dhe, si i tillë, burim i frymëzimit për ringjalljen kombëtare. Të frymëzuar nga e shkuara heroike, Migjeni i thërret shqiptarët në revoltë kundër fatit që vetëm në dukje të parashkruar, në mënyrë që të bëhet e ditur se “birt? e Shqipes folenë ia ngrehën vetvetit”. Te e njëjta poezi, fjala “viganët” tregon perandoritë, të cilat e kujtonin veten si të përjetshme, por që të gjitha shkuan në “theqafje” e shqiptarët mbetën në dheun e tyre.
Po kush duhet ta kupton këtë, edhe nga aspekti I fenomeneve për çfarë shkruaj, sepse tmerret e burgjeve ,akuzave të rreme, inskenime gjyqi dhe tortura komuniste me motive politike dhe në baza nacionale, I kam përjetuar vetë, me vite e vite I vuajtur në burgje.
Sa për ilustrim po sjelli këtu edhe disa aspekte nga vepra apo pikpamjet e Migjenit :
Një burim i sigurtë i solidaritetit te vepra e Migjenit janë punëtorët në sistemin shoqëror kapitalist. Punëtori shqiptar sillet në rrugët e qytetit në kërkim të punës, njëlloj si kolegët e tij në Berlin e Londër dhe ai është i revoltuar për gjendjen e tij, sikurse edhe ata. Në ciklin e “Këngëve të Përndimit” aludohet për revoltën që po ndizet prej klasave punëtore të Perëndimit. Siç komenton Arshi Pipa, kumti i Migjenit është se qytetërimit industrial po i afrohet orës së gjykimit. Këtë poeti e dallon edhe pse njëkohësisht ai ndien një “dashni tragjike” dhe tërheqje emocionale për viset e “Përndimit të mrrekullueshëm”. Ai ëndërron për jetën në një qytet modern europian, mirëpo gjithashtu e di se realiteti i atyshëm e përmban shfrytëzimin dhe betejat klasore që po acarohen. Vargu “dielli do të lindë nga Përndimi” shpall “kredon” e re të proletariatit si varrmihës i borgjezisë. “Merimanga” e kapitalizmit që ka kapur Perëndimin është edhe vetë e mbërthyer brenda saj, prandaj “le të dëgjojmë kangën që mshtillet në shllung? avulli në pika djerse” dhe në të “nesërmen fatale [të] kundrojmë një horizont me njolla [të përgjakshme]” të revolucionit që do të vijë.
Pasi kam lexuar romanin Të mjerët të Hygoit, e kam të qartë dhe e kuptoj përse Migjeni ka shkruar këtë shënim: “Zemra jonë asht aq e frikëshme dhe jeta e njeriut asht një mister i atillë sa që edhe pas një vrasjeje politike, edhe pas një vrasjeje çlirimtare, në rast se ka të tillë, brerja e ndërgjegjes se kemi vrarë një njeri ia kalon gëzimit se i kemi shërbyer racës njerëzore”. Mëdyshja e personazheve të Migjenit para pyetjes nëse qëllimi i revoltës e justifikon dhunën dhe vrasjen, e pengon shndërrimin e mërisë së brendshme në agresivitet të jashtëm. Malësori dëshiron t?i bijë malit me grusht, por ndihet i pafuqishëm dhe i hakërrehet bashkëvuajtësit kur ky pa dashje shkel kokrrat e misrit që bien në tokë. I papuni shtrëngon grushtin, por aty për aty kujtohet për ligjin dhe policin dhe e braktis synimin fillestar. Në çastin kur lypësi “përpara vetes nuk shef tjetër, veçse objekte mnije” ai nuk e dallon dot se ndodhet në mes të kryqëzimit dhe rrotat e makinës i japin fund revoltës së tij. Burri i poshtëruar në nderin e tij nga skamja e thellë, nuk arrin të revoltohet as me të pasurin që e shpërfill, as me gruan që e tradhton e as me rendin shoqëror, por mbetet pa fjalë dhe i fiksuar pas vrimës “interesante” në dysheme, që është edhe zbrazëtia që ka në shpirt. Në veprën e ndërprerë të Migjenit, revolta e personazheve ndërpritet; ata nuk arrijnë të solidarizohen me bashkëvuajtësit, por mbesin, vuajnë, durojnë dhe vdesin në vetmi. Duket sikur njeriu migjenian nuk ia del dot ta dhunojë një njeri tjetër edhe kur ky është shënjestër legjitime, sepse është burim apo agjent i shtypjes dhe i padrejtësisë. Përballë njeriut të revoltuar dhe të ndrydhur nga frika apo dilemat morale, Migjeni fantazon për trajtat e një mbinjeriu që nuk ka mëdyshje për domosdoshmërinë e dhunës e të vrasjes. Nëse njeriu është i bindshëm, mbinjeriu është i përbindshëm: ai është “ndërgjegje pa dyshime”, “pa zemër, pa ndjenja” dhe ka një “grusht graniti që kurr nuk do thehet”. Ai do të hakmerret për poshtërimin e njeriut dhe do të hapë një epokë të re.
Siç e ka vërejtur studiuesi Ardian Marashi, ndërsa sprova Miti i Sizifit është hulumtimi i Kamysë mbi çështjen e vetëvrasjes, të cilin ky e konsideron si problematikën themelore të filozofisë, te sprovaNjeriu i revoltuar, Kamyja ndeshet me çështjen morale të vrasjes. A është e justifikuar vrasja në emër të revoltës dhe të revolucionit? Kamyja sprovën mbi revoltën e ka shkruar duke pasur në mendje imazhet e barbarisë, masakrave, terrorit dhe të lemerive të tjera të kryera në emër të “mbinjeriut” apo të “mbiklasës”. Sipas tij, revolucionet, të cilat burojnë nga ndjenja e revoltës, e cila nga ana e saj është thelbi i njerëzores, e kanë tradhtuar motivin e revoltës në çastin kur ia nënshtruan njeriun dhe jetën ndaj domosdoshmërisë historike. E tashmja i flijohet së nesërmes kur i revolucionari është i bindur se është vetëm një agjent i ligjeve të hekurta të historisë. Skllavit i thuhet se çlirimi do edhe ca kohë dhe që të agojë. Drejtësia që do të vijë legjitimon padrejtësitë e sotme, por edhe ato që janë kryer përgjatë historisë. Në këtë mënyrë, revolta e njeriut, kur humbet orientimin e duhur për nga solidariteti njerëzor, kthehet kundër vetë njeriut. Edhe pse revolucionari ka të drejtë në faktin që historia i vë disa kufizime njeriut, në krahun tjetër, shkruan Kamyja, është po ashtu e vërtetë se “njeriu, në revoltën e tij, i vë një kufi historisë. Në këtë kufi lind premtimi i një vlere”. Revolta është pohimi i jetës, prandaj parulla e të revoltuarve është “Ne jemi!” në vend të “Ne do të jemi!”. Kamyja kërkon lindjen e një etike të revoltës, një shqyrtimi të brendshëm për ta përmbajtur revoltën prej tejkalimeve të revolucionit. Ai përkrah ata që pyesin pareshtur mbi parimet e revoltës së tyre, sepse padyshim që ndjenja të revoltës dhe rebelë do të ketë përherë: “padrejtësia dhe vuajtja do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe, pa marrë parasysh se sa të kufizuara do të jenë, ato nuk do të pushojnë së qenë një skandal.
Imagjinoni vujtjet e shqi-ptarit të pafajshëm nëpër burgjet slave, i cili edhe pas vuajtjeve dhe torturave brutale ndaj tij Brenda mureve të trasha të burgut , sidomos të atyre komuniste siçka qenë Goli Otoku, Zenicës, Mitrovicës, Nishit, etj në Jugosllavinë titiste, apo edhe si ai i Spaçit, Burelit etj në Shqipëri. Por, ajo që më shqetëson më së shumti, trajtimi çnjerëzor ndaj fatprerëve, sidomos kur fajsia e tyre nuk ishte e argumentuar me ligj apo thënë shkurt, ata ishin viktimë të sistemit politik dhe pafajsia ishte e PAMBROJTUR !
Lajm i gëzueshëm, Shkolla shqipe hap dyert për herë të parë në qytetin Hanau të Gjermanisë

Nga: Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mesimit plotësues në Zvicër
- Bisedë me mësuesen e përkushtuar të kësaj shkolle Alma Hani
Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë është një detyrë e rëndësishme dhe një domosdoshmëri për mbijetesën e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve që jetojnë larg atdheut. Në kushtet e emigrimit, ku ndikimet e gjuhëve të huaja dhe asimilimi kulturor janë të mëdha, mbajtja gjallë e shqipes është një sfidë e vazhdueshme.
Më 10 shtator ’24 në qytetin Hanau të Gjermanisë u hap Shkolla e parë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë ku zhvillon mësim edhe mësuesja e përkushtuar Alma Hani.
Mësuesen beratase Alma Hani e njoha në një seminar me mësues/se të gjuhës shqipe nga mbarë diaspora më 28 korrik 2012 mbajtur në Ulqin. Para disa ditësh në adresën time elektronike ajo më shkruan … vjeshta përveç ngjyrave të saj të arta vjen me zërat e fëmijëve që gumëzhijnë në oborret e shkollave, me aromën e librave dhe jo vetëm… Edhe për mua në ketë vjeshtë, më vjen një lajm i gëzueshëm në emigracionin e dytë ku do të jem njëra prej mësimdhënësve të gjuhës shqipe. Nuk mund ta lija këtë lajm të mirë larg lexuesve. Më lejoni që të ndaj bisedën e zhvilluar përmes telefonit me mësuesen Alma Hani.
Çfarë ju shtyu të hapni këto klasë të gjuhës shqipe në qytetin Hanau ?
Faleminderit për këtë mundësi për të ndarë përvojën time. Duke qenë aktive, si mësuese e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Greqi, gjithmonë kam ndjerë një përgjegjësi të madhe për të mbajtur gjallë gjuhën, traditat dhe kulturën kombëtare – shqiptare për brezat e rinj. Nisma për hapjen e shkollës shqipe në Hanau erdhi nga dëshira e përbashkët e prindërve shqiptarë që jetojnë këtu prej disa dekadash. Kjo është një nismë e mbështetur nga autoritetet shkollore dhe nga Konsullata e Kosovës në Frankfurt- e falënderoj. Ndërsa unë, si mësuese, ndiej një kënaqësi të veçantë që mund të vazhdoj punën time edhe këtu, pas një periudhe të shkëputjes nga arsimi në Greqi. Shkëputja dhe shpërngulja në Gjermani ishte një sfidë, por falë dëshirës për të kontribuar në ruajtjen e vlerave tona kombëtare, unë jam përshtatur dhe jam gati të jap maksimumin tim.
Sa e vështirë ka qenë të krijoni dhe të organizoni klasat e gjuhës shqipe?
Në Gjermani, organizimi i klasave të gjuhës shqipe ka qenë një proces relativisht më i lehtë në krahasim me përvojën time në Greqi. Këtu shteti ka një qasje më të strukturuar, ku çdo qytet ofron mundësinë e ruajtjes së gjuhës së prejardhjes për komunitetet e huaja. Nxënësit kanë mundësinë të zgjedhin gjuhën e tyre amtare përmes një formulari të thjeshtë, gjë që lehtëson shumë procesin. Ndërkohë, në Greqi, përpara 12 vitesh, kjo ka qenë një sfidë e madhe për komunitetin shqiptar, ku duhej të kërkohej çdo ambient për zhvillimin e mësimit për fëmijët tanë. Këto përvoja më kanë mësuar se me këmbëngulje dhe dëshirë të madhe gjithmonë mund të arrihen rezultate pozitive.
A keni mbështetje nga komuniteti shqiptar ose autoritetet lokale për ruajtjen e gjuhës shqipe?
Deri tani, kemi hasur në një fillim të mbarë për sa i përket bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe autoritetet shkollore. Kjo mbështetje është thelbësore për vazhdimësinë dhe rritjen e numrit të nxënësve, dhe ndjej që ky bashkëpunim do të forcohet akoma më shumë me kalimin e kohës.
Cilat janë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballeni si mësuese e gjuhës shqipe në një vend të huaj?
Sfidat janë të shumta, sidomos kur fillon një punë të re. Një nga sfidat më të mëdha është përballja me klasat heterogjene, ku nxënësit kanë nivele të ndryshme të njohjes së gjuhës shqipe. Kjo kërkon një përpjekje të madhe për të ndërtuar një metodologji që të përshtatet me secilin nxënës. Një tjetër sfidë është që mësuesi shpesh ka edhe angazhime të tjera, çka ndikon në menaxhimin e kohës dhe burimeve të nevojshme për të arritur rezultate të duhura.

Sa i ndihmon mësimi i gjuhës shqipe fëmijët shqiptarë të ruajnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor?
Mësimi i gjuhës amtare nuk është thjesht ndihmë, por një vlerë e jashtëzakonshme për fëmijët. Është një pasuri që u ndihmon të forcojnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, duke i bërë të ndihen krenarë për prejardhjen e tyre. Gjithashtu, kjo u jep mundësinë të jenë më të hapur ndaj kulturave të tjera, pasi njohja e gjuhës dhe kulturës së tyre i ndihmon të mësojnë dy gjuhët shqip dhe gjermanisht dhe të integrohen më mirë në shoqërinë pritëse.
Çfarë këshillash do t’u jepnit prindërve shqiptarë për të mbështetur mësimin e gjuhës shqipe?
Si nënë e dy djemve, do të këshilloja të gjithë prindërit të flasin sa më shumë me fëmijët e tyre në gjuhën shqipe. Gjithashtu të i çojnë në shkollën shqipe të mësimit plotësues, sepse punën që bën shkolla nuk e bën dot familja. Gjithashtu, do t’u sugjeroja prindërve që, kur është e mundur, t’i dërgojnë fëmijët për pushime në Shqipëri ose Kosovë, në trojet tjera shqiptare ku mund të praktikojnë nga afër gjuhën dhe kulturën e tyre.
Çfarë do të dëshironit të arrinit në të ardhmen me këto klasë të gjuhës shqipe në Gjermani?
Dëshira ime më e madhe është që nxënësit që vijojnë mësimin shqip të arrijnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të flasin shqip me përpikëri. Në të ardhmen, do të doja që këta nxënës e nxënëse të zgjerojnë ndikimin e tyre dhe të jenë një burim i pashterueshëm për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë për brezat e ardhshëm.
Si reagojnë fëmijët ndaj mësimit të gjuhës shqipe? A është për ta një proces i vështirë apo i lehtë?
Fëmijët përballen me sfida në mësimin e shqipes, pasi jetojnë në një ambient ku shqipja nuk është gjuha dominuese. Për shkak të angazhimeve të tyre të tjera, si aktivitetet sportive dhe kulturore, ata shpesh kanë pak kohë për të praktikuar shqipen. Teknologjia gjithashtu ndikon në përqendrimin e tyre, por detyra jonë si mësuese është të gjejmë mënyra kreative për ta bërë mësimin më tërheqës dhe lehtë.
A planifikoni të zgjeroni klasat e gjuhës shqipe për moshat dhe nivelet e tjera?
Aktualisht, klasat tona përfshijnë tre nivele fëmijësh: nxënës të vegjël që sapo kanë filluar shkollën, ata që flasin pak shqip por nuk e shkruajnë, dhe adoleshentët që shpesh nuk e flasin fare gjuhën shqipe. Sigurisht, do të dëshironim të zgjerojmë klasat për të përfshirë sa më shumë fëmijë që dëshirojnë të flasin e të shkruajnë në gjuhën e ëmbël shqipe.
Si bashkëpunoni me mësuesit dhe shkollat e tjera për të promovuar mësimin e gjuhës shqipe në diasporë?
Aktualisht, si fillim nuk kemi ende një bashkëpunim të strukturuar me shkollat e tjera, por kam pasur mbështetje nga mësuesja Etleva Mançe, në vendin ku punon ajo mësimi i gjuhës amtare është i institucionalizuar në sistemin arsimor gjerman. Ky edukim dygjuhësh nuk është i mundur në Republikën e Hessenit ku unë kam filluar të punoj. Zgjedhja e personelit arsimor dhe financimi është detyrë e vendit të origjinës. Andaj do të dëshiroja të shoh një përfshirje më të madhe të autoriteteve shqiptare, si Ambasadat dhe Konsullatat, për të ndihmuar në financimin e mësuesve të kualifikuar. Kështu veprojnë Greqia dhe Kroacia organizojnë dhe i financojnë mësimdhënësit e mësimit plotësues të gjuhës amtare.
Çfarë do t’i thoshit një personi që dëshiron të bëhet mësues i gjuhës shqipe jashtë vendit?
Do t’i këshilloja që çdo mësuese ta bëjë punën me zemër dhe pasion. Vetëm kur e dashuron atë që bën, mund të përcjellësh vërtet vlerat dhe dijen tek fëmijët, duke lënë një ndikim të përhershëm tek ata.
Çfarë ndikimi mendoni se do të ketë mësimi i shqipes te këta fëmijë në të ardhmen e tyre?
Mësimi i gjuhës shqipe te këta fëmijë ka një ndikim shumë të thellë dhe të shumanshëm në të ardhmen e tyre. Së pari, ruajtja e gjuhës amtare u ndihmon fëmijëve të ruajnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor. Gjuha është një urë që i lidh me traditat, historinë dhe vlerat që kanë kaluar brez pas brezi, dhe kjo u jep atyre një ndjenjë krenarie për prejardhjen e tyre. Përmes gjuhës shqipe, ata do të kenë mundësinë të komunikojnë më mirë me familjarët e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, duke ndërtuar dhe forcuar lidhje më të ngushta ndër personale dhe emocionale.
Gjenevë, 30.09. 2024
Memorandumi i dytë i Akademisë serbe, udhërrefyes për destabilizim të Kosovës dhe tërë regjionit

Nail Draga, Ulqin
Diskursi politik
Për të kuptuar relacionet aktuale politike në Kosovë në përgjithësi dhe në veriun e saj në veçanti, duhet lexuar me kujdes Memorandumin e dytë të Akademisë Serbe të Shkencave(2011), sepse aty çdo gjë është e shënuar qartë për të gjithë që duan të kuptojnë strategjinë e politikes serbe, tash dhe në të ardhmën, e cila e lëdhatuar nga faktori ndërkombëtar, vazhdon të mbesë faktor destabiliteti në regjion
Opinioni i gjerë si në vend dhe në botën e jashtme është i njohur me përmbajtjen e Memorandumit të Parë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë(1986) që ishte projekti i shkatërrimit të ish Jugosllavisë, për interesat serbe, që u realizu në luftërat 1991-1995, por pak kush është i njohur me përmbajtjen Memorandumit të Dytë të kësaj Akademie(2011) i cili në detaje prezanton veprimin strategjik të politikës serbe në regjion, ku të rrezikuar janë Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.
Memorandumi 2 i ASHAS(2011)
Pas humbjes së luftës në Kosovë(1999) në bashkësi me Serbinë kishte mbetur Mali i Zi, por edhe kjo bashkësi shtetërore ishte e përkohshme sepse kërkush nuk dëshironte me Serbinë, duke pasur parasysh rolin e saj në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë dhe politikën e saj hegjemoniste. Pikërisht nga sindromi i një politike të tillë në Mal të Zi, me 21 maj 2006 u mbajt referendumi për pavarësi. Dhe nga kjo datë politika hegjemoniste serbe mori fund e me të edhe dezintegrimi i ish Jugosllavisë dhe me te edhe idesë së Serbisë së Madhe.
Por, në rrethana të reja intelektualët serb nuk janë heshtur por janë angazhuar për çështjen serbe, por në kushte e rrethana të reja. Fjala është për Memorandumin e dytë të ASHAS, që e ka siguruar gazeta boshnjake „Slobodna Bosna“, në mars të vitit 2011. Ashtu si Memorandumi i Parë(1986) edhe ky përmban programin, qëllimez strategjike dhe veprimin në kushte të reja.
Kështu, Memorandumi 2 përcakton se duhet:
1) Të zvogëlohet përgjegjësia e Serbisë për krimet e kryera dhe shkatërrimet, ashtu që duke ngritur akuza e fletarreste dhe procese gjyqësore të montuara kundër qytetarëve të B-H, Kroacisë dhe Kosovës, të vihet në pozitë të barabart me shtetet përreth;
2) Të çvendoset vëmendja e mediave rajonale dhe atyre ndërkombëtare nga proceset e zhvilluara në Tribunalin e Hagës,
3) Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Kosova të detyrohen të heqin dorë nga paditë e tyre para gjykatav nërkombëtare;
4) Me aksione pendese ta vejmë Serbinë në pozitë të barabart me shtetet e tjera të rajonit;
5) Të insistohet në mbylljen e Tribunalit të Hagës dhe që gjykimi i Mlladiqit të bëhet në gjykatat vendore;
6) Të destabilizohen qeveritë e shteteve fqinje, të provokohen trazira të brendshme dhe paknaqësi e të topitet tehu i akuzave kundër Serbisë
7) Të insistohet në shkëputjen e Republika Sërpska;
8) Të insitohet për fitimin e statusit konstituiv të Serbëve në Kroaci, në Mal të Zi dhe në Kosovë dhe të bëhet transicioni i bashkësive të serbëve në shtetet e rajonit në Bashkësi Panserbe;
9) Të pengohet ndarja e Vojvodinës, të pengohet rajonalizimi i Serbisë dhe të pengohet veprimi i Bashkësisë Islame në Sanxhak.
Si të Memorandumi i Parë i ASHAS nga viti 1986, edhe ky i dyti ka lindur kryesisht nga Dobrica Qosiqi e pastaj nga Lubomir Tadiqi dhe të disa koautorëve nga ASHAS me origjinë nga Bosna e Hercegovina.Ky dokument është trajtuar si jozyrtar për përdorim intern në Qeverinë e Serbisë me siglën „ të lexohet por të mos shpërndahet“.
Nëse analizohen këto pika del qartë se ky dokument është përcaktues në strategjinë e politikës serbe për të realizuar objektivat e tyre të „botës serbe“ që është sinonim për krijimin e „Serbisë së Madhe“, e cila është kërcënim i vazhdueshëm për tërë regjionin.
Serbia mbetet faktor destabilizues në regjion
Edhe pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë ku shkaktare kryesore ishte politika hegjemoniste serbe dhe luftërave të humbura në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundit në Kosovë, pushteti serb ndonëse në rrethana të reja vazhdon me politikën e tillë destabilizuese ndaj fqinjëve në veçanti e regjionit në përgjithësi, ku Memorandumi i dytë i Akademisë serbe mbetet strategjia e politikës serbe tash dhe në të ardhmën.
Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga politika ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj, për të realizuar në praktikë „Serbinë e Madhe“, ndonëse në opinion është duke u paraqitur përmes sintagmës „bota serbe“.Në sajë të rrethanave gjeopolitike ndonëse Serbia nuk ka vendoaur sanksione kudër Rusisë në sajë të agresionit në Ukrainë, ajo vazhdon të lëdhatohet nga BE me qellim për ta afruar me kursin evropian, por mendoj se është e kotë sepse ata vazhdojnë me besnikëri duke ndjekur politikën ruse.
Deri sa Serbia mos të ndeshkohet me sanksione nga BE, si faktor destablizues në regjion, ku për momentin ma e rrezikuar është Kosova, e cila me 24 shtator 2023 është sulmuar nga një grup terrosit për të shkëputur veriun e saj, ku askush për këtë akt nga ana serbe nuk është dënuar, dëshmon se një akt i tillë edhe mund të përseritet, që do të ishte fatal për regjionin.
Aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë
Më së fundi trembëdhjetë ditë pa u bërë viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës doli me një aktakuzë të gjatë kundër 45 serbëve. Dokumenti prej 158 faqesh përmblodhi përshkrime, veprime dhe fakte për t’i ngarkuar një numër të caktuar njerëzish, jo vetëm për Banjskën, por edhe gjithë dhunën që rrodhi në maj të 2023-tës dhe i parapriu ngjarjes që ndodhi më 24 shtator 2023.
Por, si kundërpërgjigje ndaj akuzës së tillë presidenti i Serbisë A.Vuçiqi në një konferencë për media paraqiti kushtezimet për vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Kushtet e tia në shtatë pika ishin demagogjike duke harruar se Kosova është shtet sovran dhe është në mbrojtje të integritetit territorial.
Vazhdimi i dialogut pas zgjedhjeve parlamentare
Deri sa Serbia e kushtezon Kosovën me vazhdimin e dialogut, mendoj se ky dialog ka humbur seriozitetin, andaj me e udhës është qe ai të vazhdohet në një formatizim tjetër, pas zgjedhjeve parlamentare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse deri me tash ndërmjetësit ndërkombëtar ishin të njëanshëm dhe në favor të Serbisë, duke mos e ndëshkuar ate për veprimet terroriste në Kosovë(24 shtator 2023), madje duke akuzuar Kosovën se nuk është duke u koordinuar në veprimet e saja qe janë në favor të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Ndërsa duke marrë parasysh se Kosova ka hyrë në fushatën parazgjedhore sepse zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen me 9 shkurt 2025, është e logjikshme qe dialogu të ndërpritet dhe të vazhdohet pas zgjedhjeve. Jo vetëm kaq por duhet një formatizim i ri dhe me personalitete me dinjitet, nga vendet që e kanë njohur ndërkombëtarisht Kosovën.
(Shtator 2024)
“Vatikani Bektashi”, jo në tokën Shqiptare !

Gani I. Mehmeti
Vatkani Bektashian është një mollë sherri në përçarjen e kombit shqiptar. Vatikani, i cilit do sekt fetar qoftë, nëse sot bëhet, nesër mund të zhbëhet. Prandaj, më mirë ta lëmë e të rrimë kështu si jemi. Kjo, edhe po të mos u shërbente fare qarqeve tjera shtetërore, mjafton që për një gjë të tillë, deri nesër o pasnesër do të interesohen edhe fetë tjera ta bëjnë .
Le ta dojë secili veten dhe fenë e tij, por duhet respektuar edhe njerëzit dhe fetë tjera. Vetëm kështu, siç ishim deri sot, do mund të jemi kombëtar. Ne kështu do e copëtojmë të përgjithshmen për të krijuar ndasi e armiqësi.
Një gjë të tillë do dinin ta mendonin e ta punonin vetëm armiqt e Kombit dhe të shtetit Shqiptar. Kjo na vie në kohën kur ne përpiqemi të jemi një e të bashkuar. Kjo askujt nuk i shërben më mirë e më shumë se dashakëqinjve tanë.
Prandaj, fuqishëm i themi : Jo, Shtetit të Bektashinjve dhe të askujt tjetër brenda tokave shqiptare.

Këtë «të mirë» nuk do e pranonte as Naim Frashëri, as Samiu e as Abdyli, që ishiun të kësaj feje.
Nuk do donin të përçanin popullin për shkak të fesë. Ata e donin Atdheun, Shqipërinë më shumë se fenë, të cilës i përkitnin. Ata respektonin dhe do të respektonin njësoj të gjitha fetë që do punonin për Shqipërinë, arsimin, shëndetësisnë, shkencën e përparimin.
Ata, më shumë se gjithçka donin NJERINË, sepse :
Në shpirt kam dashurinë
Pa digjem për njerinë !
…
Me zjarr dua ta djek mushkërinë
Pa të tretem për njerinë
…
Unë dua njerëzinë
Mirësin’ e urtësinë!
Unë duke përvëluar
Njerëzit i kam ndrituar
Kam qenë mik me njerinë
Andaj i di e më dinë ! – thoshte Naim Frashëri, te FJALËT E QIRIRI.
Naimi nuk vë askë e asgjë më lart se NJERINË. Dhe, vërtet, kur njeriu është njeri, nuk luan rol feja, se i cilës je. Por, kur nuk je njeri, qoftë edhe i fesë që ne i përkasim, e luftojmë.
Prandaj, përse të kemi një Vatikan Bektashi në Tiranë ? Ku mbsein fetë tjera ? E, Shqipëria është e vockël që të bëjë për secilën fe dhe për secilin sekt fetar nga një Vatikan ! Dhe, kështu të copëtuar do e donin armiqt tanë.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, e përfundoi projektin “Nxënia e diturive, edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore, nëpërmjet trashëgimisë kulturore











Kryeministri Kurti takoi Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin
New York, 27 shtator 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin.
Me themelimin e misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan, që shënon avancim të raporteve bilaterale, Republika e Kosovës dhe Selia e Shenjtë kanë treguar vullnetin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve. Takimi i sotëm në New York ishte mundësi shumë e mirë për të vijuar diskutimet mbi çështjet dhe fushat që bashkëpunimi i deritanishëm të fuqizohet edhe më tej.
![]()
Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Parolin rreth mbështetjes dhe mbrojtjes institucionale që Kosova i ofron objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare. Ai gjithashtu foli për përkushtimin e Republikës së Kosovës për respektimin e të drejtave dhe lirive fetare, dhe për politikat sociale dhe masat e punësimit të qeverisë. Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është vend i të gjithë qytetarëve të saj dhe që, në këtë drejtim, Qeveria punon në sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë drejt zhvillimit ekonomik të sigurt.
![]()
Duke e falënderuar për takimin dhe për mikpritjen që i ishte bërë atij në Selinë e Shenjtë në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Kurti e ftoi sekretarin Parolin që sikurse Kosova, edhe Selia e Shenjtë të hap misionin e saj në Republikën e Kosovës.




