Kreu Blog Faqe 740

Jimmy Carter i mbushi njëqind vjet jete, Presidenti i parë SHBA që e vizitoj Shqipërinë postkomuniste në shtator 1993

0

Jimmy Carter dhe Bardhyl Tirana – “Njeriu i Carter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara

Nga: Frank Shkreli

  • ISH-PRESIDENTI I SHTETEVE TË BASHKUARA XHIMI KARTER MBUSHI 100-VJET – I PARI PRESIDENT I AMERIKËS QË KA VIZITUAR SHQIPËRINË POST-KOMUNISTE NË SHTATOR, 1993

Lidhjet e tij me Shqipërinë dhe Kosovën

Me 1 Tetor, 2024, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter festoi 100-vjetorin e lindjes, duke u bërë këlshtu ish-presidenti i parë i këtij vendi që arrinë këtë moshë.  Zoti Carter ka shërbyer si Presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara — nga vitit 1977-1981 – fitues i Çmimit Nobel për Paqë në vitin 2002, me motivacionin, “Për përpjekjet e tija të palodhura, prej dekadash, për gjetjen e zgjidhjeve paqësore ndaj konflikteve ndërkombëtare, për avancimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, si dhe për promovimin e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore”, në botë.

Në 100-vjetorin e lindjes, Presidenti Carter mori urime nga personalitete nga mbarë bota si dhe, natyrisht, edhe nga Shtetet e Bashkuara. Një ndër ta, Presidenti aktual i këtij vendi, Joe Biden, mik i vjetër i sh-Presidentit Carter, shprehi me këtë rast, admirimin e tij për arrijet dhe për karakterin e 100-vjeçarit Jimmy Carter.  Duke i uruar atij 100-vjetorin e lindjes, Zoti Biden e cilësoi Z. Carter, “një forcë morale e kombit tonë dhe botës.”  Duke venë në dukje mbështetjen e tij, qysh heret, si një senator i ri në kohën ku Carter ishte president i këtij vendi, Joe Biden theksoi në mesazhin e tij, se kjo ishte pikërisht, arsyeja që ai e kishte mbështetur atë gjatë mandatit të tij dhe më vonë. Sepse, “Ju jeni një zë prej guximtari, bindjeje, dhembëshurie , por mbi të gjitha mik i dashur i imi dhe I familjes time…Vizioni juaj shpresëdhenës për vendin tonë, angazhiami juaj për një botë më të mirë dhe besimi juaj i patundur në mirësinë njerëzore, vazhdojnë të jenë një dritë udhëzuese, për gjithë ne”, është shprehur Presidenti Biden në mesazhin e tij, drejtuar ish-Presidentit Carter me rastin e 100-vjetorit të lindjes.Top of Form

Në fushatën e tij për president në vitin 1977, Jimmy Carter ka premtuar ndryshime të mëdha në bërjen e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ishte koha e komunizmit, kulmi i Luftës së Ftohtë dhe qëllimi i tij ishte një moral i ri të jetë pjesë e zhvillimit të diplomacisë amerikane, në nivel ndërkombëtar — me një përqendrim të theksuar për mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut, anë e mbanë botës.

Lidhjet e tij me Shqipërinë dhe me shqiptarët nuk kanë qenë, ndoshta aq aktive gjatë mandatit tët tij, për shkak të faktit se Shtetet e Bashkuara nuk kishin marrëdhënje diplomatike me regjimin komunist të Enver Hoxhës.  Pasardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, siç dihet, u angazhuan më vonë, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor – përfshir ndërhyrjen ushtarake të NATO-s – që përfundoi në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.  Por, edhe Jimmy Carter – siç ka ndodhur me disa paraardhës të tij dhe sidomos me pasardhës të tjerë të tij, në Shtëpinë e Bardhë gjatë dekadave — ka lenë gjurmët e tija në historinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, por edhe me Kosovën.  Për vet faktin se ish-Presidenti Carter ishte i pari president i Amerikës – ndonëse jo në detyrë — që ka vizituar Shqipërinë.  Ka qenë shtatori i vitit 1993 kur Jimmy Carter ka vizituar për ditë Shqipërinë. S’do mend se subjekti kryesor i bisedimeve të ish-presidentit amerikan me udhëheqsit më të lartë të Shqipërisë së asaj kohe – Presidentin Sali Berisha dhe Kryeministrin Aleksandër Meksi – ishte Kosova dhe konflikti i atëhershëm në ish-Jugosllavi – pjesë e të cilës ishte edhe Kosova në atë kohë.  Sipas një raporti të kohës, nga agjencia e lajmeve United Press International, (UPI) në një konferencë të përbashkët me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, Presidenti Carter ishte shprehur se ishte e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të “Demontronte forcën dhe të përdorte të gjitha masat e mundshme për të mënjanuar dhunën.”  Sipas agjencisë së lajmeve UPI, ish-presidenti Carter është shprehur se, “Washingtoni do të ishte kundër çdo agresioni ndaj popullitzbatimin e të tdrejtave të njeriut anë e mbanë botës – do të Kosovës”.  Me atë rast, Jimmy Carter ka premtuar se Fondacioni Carter – një ent ky që mbikqyr zbatimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën, do të mbikqyrte situatën në Kosovë.

Sipas agjencisë së lajmeve UPI, ish-presidenti Carter ka thënë, me atë rast, se Fondacioni i tij, së bashku me Presidentin Ibrahim Rugova, kishin analizuar gjëndjen e rëndë në Kosovë. Gjatë asaj vizite, Jimmy Carter, si presidenti i parë që vizitonte Shqipërinë – është takuar me zyrtarët e lartë të shtetit e të qeverisë dhe me disa anëtarë të opozitës.  Natyrisht se, Jimmy Carter u interesua për gjëndjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe kritikoi ashpër monopolin e qeverisë mbi radion e televizionin në vend.

Një lidhje tjetër e ish-presidentit Carter me Shqipërinë dhe shqiptarët, sidomos me komunitetin shqiptaro-amerikan ishte edhe avokati shqiptaro-amerikan i njohur, i ndjeri Bardhyl Tirana, familja e të cilit ishte vendosur në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe i cili në vitin 1976 ka shërbyer si bashkëkryetar i ceremonisë së inaugurimit të ish-presidentit Jimmy Carter.  Në administratën e Presidentit Carter, Bardhyl Tirana ishte Drejtor i Mbrojtjes Civile në Departamentin e Mbrojtjes, që me rekomandimin e tij sot është një agjenci federale më vete: Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, FEMA, rekomandim dhe sot trashëgimi e shqiptaro-amerikanit, Bardhyl Tiranës.  Falë bashkpunimit dhe përvojës së tij politike gjatë shërbimit të tij në administratën e Jimmy Carter, Bardhyl Tirana i përdori shumë bukur lidhjet e tija me ish-Presidentin Carter ndërsa gjatë viteve më vonë ai u angazhua për çështje që kishin lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën dhe kontriboi në një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan ndër të cilat edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) për të cilin ofroi rregullisht falas shërbimet e tij ligjore. Më kujtohet kur isha drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Bardhyl Tirana më telefonnte shpesh duke pyetur për nevojat tona dhe duke ofruar ndihmë të llojllojshme, në atë kohë.

Angazhimi i tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe komunikimet e mia me Bardhyl Tiranën, zhvilloheshin, më dukej mua, në frymën e politikës së ish-bosit të tij dhe të fjalëve të Presidentit Jimmy Carter: “Pasi ne jemi të lirë, nuk mund të jemi kurrë indiferent ndaj fatit të lirisë kudo tjetër në botë. Sensi ynë moral na detyron qart që të preferojmë ato shoqëri të cilat ndajnë me ne respektin e palëkundshëm për të drejtat indivuale të njeriut.”  Thirrja e ish-presidentit Jimmy Carter pothuaj 50-vjet më parë për zbatimin e një strategjie në mbrojtje të drejtave të njeriut, anë e mbanë botës, është bërë tanimë gur-themeli i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara — trashëgimi e ish-Presidentit Jimmy Carter që kujtohet edhe sot me respekt në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Ish-Presidenti Carter duke folur në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me 4 shtator, 1977 – Kritikat e tija ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës, shënoi një ndryshim strategjik në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. (Jimmy Carter Library)

Jimmy Carter dhe Bardhyl Tirana – “Njeriu i Carter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara

Presidenti Jimmy Carter në 100-vjetorin e lindjes, (1Tetor, 1924)

“Ilirët e Bujarisë”, libër i Lulzim Osmanajt

Nga: Lulzim Osmanaj

I. ILIRËT E BUJARISË

1.1 SHTIRJA E ILIRISË

Në kohën romake, Iliria përfshinte të gjitha tokat që shtriheshin në lindje të Retisë dhe Italinë në jug të Danubit, dhe grekët e quanin gjithçka në veriperëndim i shtrirë dhe vend malor. Banorët ishin pjesërisht të fisit kelt dhe pjesërisht të fisit ilir, si albanët apo arnautët që i përkasin këtij të fundit, edhe sot, një racë njerëzish shumë luftarake dhe e vështirë për t’u zbutur.

Forhåndsvisning av bilde

Ilirët, për sa i përket përhapjes së tyre vendore, patën një rëndësi të posaçme ndërmjet popujve të vjetër të Europës. Ata jetonin nga bregu i djathtë i Danubit në Bavari, në Austrinë e sipërme e në të poshtmen, në Bohemi (Çekia e sotme), Sllovaki, Poloni, po ashtu edhe në Hungarinë e perëndimit, ndër të gjitha Alpet e lindjes, e duke përfshirë fushën perëndimore të Hungarisë, deri në Adriatik, ku ishin te tyret edhe Venediku edhe Istrija. Përveç këtyre viseve, shtriheshin kah jugu në krejt pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik, duke përfshirë ishujt e Dalmacisë deri në Thesali, në Epir, e në veri-perëndim të Greqisë. Ilirët banonin ku më shumë e ku më pak edhe bregut të Danubit, në bregun perëndimor të Adriatikut në Italinë e mesme e në Apulja, në Korfuz, në Azinë e Vogël veri-perëndimore e ndoshta edhe në Siçili.

Forhåndsvisning av bilde

Vendbanimi i parë nga fiset ilire në Gjermani daton rreth vitit 2000 p.e.s. 1500 vjet më vonë ilirët u përzien me keltët pushtues. Rreth vitit 15 p.e.s e gjithë zona ishte nën sundimin romak për gjysmë mijëvjeçari. Gjatë kësaj kohe, stacioni romak i udhëtimit Partanum, Partenkirchen i sotëm, u ndërtua si një stacion në Heerstrasse midis Brenner dhe Augsburg. Në fillim të shekullit të VI pas Krishtit, bavarezët e parë u vendosën në luginë. Garmisch, i quajtur atëherë Germareskauue, (ku ndoshta sipas mendimit tim edhe Termin Germani, Gjermo,Thermo që do të thotë i ngrohtë,vend qe sot quhet Termal dhe nga ku edhe mund të thahet apo terët trupi.Germare, Germadhe (Germadha) aty ku germojmë për të gjetur thesarin ku edhe mund të jenë ndikuar nga fise ilire që fillimisht shfaqet si një vendbanim gjermanik e që ishte edhe selia e Gaugrafëve nëdokumentet e vitit 802.

Forhåndsvisning av bilde

Por Germania apo (Gr.Germaniko) do të thotë lumi i ngrohtë.Germania në Ilirisht vend i palokalizuar ku këtë emër e hasim edhe ne Dardani dhe në Thraki.Ilirët e Europës qendrore i quanin lumenjtë e Gjermanëve si Germania,Germanikos,Thermos sot Termal vend per tu terur apo tharë.Ç’kuptim kishte kjo?

Forhåndsvisning av bilde

Përgjigja ka ardhur nga disa ushtarët ilir që kishin ngritur kampin e tyre në Babiloni dhe ata e quanin Eufratin Germanika ose lum i ngrohtë. Pra, ilirët e lashtë, banorët autoktonë të këtyre zonave, u bënë një prej tyre përkrah trakëve dhe helenëve.

Një paralajmërim i para shtat vitesh rreth islamizimit nga ana e Afrim Musliut, më i rrezikshëm sot se në atë kohe!

0
Gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, shpesh herë kam mbetë i çuditur e i shokuar, besa shumë herë edhe i zemëruar tej mase me dukurinë e ritualeve fetare e cila është futur dhe praktikohet në të gjitha segmentet e jetës. Në shkolla e univerzitete, akademi, shkencë, pushtete qëndrore e lokale, polici, ushtri, sport e gjetiu! Dhe, mendoj se nuk jam i vetmi që me habi dhe mllef e shoh dhe e përjetoj këtë epidemi nga e cila kurrë më parë nuk kemi lënguar! Aq shumë është e përhapur kjo epidemi, saqë as Kosova e as Shqipëria aspak nuk i ngjajnë një shteti laik, siç edhe quhen këto në bazë të Kushtetutave së tyre respektive.
Duke bërë hulumtime, analiza, rezonime dhe kalkulime të shumta, kam ardhë në përfundim se në këtë rend të “besimtarëve të devotshëm” hyjnë këto kategori:
– Persona me të meta psiqike dhe çrregullime të ndryshme mendore;
– Persona me një të kaluar të alkoholistit dhe/apo narkomanit;
– Persona të mbushur përplotë me mëkate;
– Persona lakmitarë të cilët janë në gjendje që edhe shpirtin e tyre t’ia shesin dreqit për të mira materiale;
– Persona që gjenden në depresion dhe që të vetmën shpresë e kanë në ndonjë fuqi të imagjinuar mbinjerëzore.
Për të mos u bërë faqja e zezë e Europës, shteti duhet rreptësisht të ndalojë të gjitha ritualet fetare nëpër institucionet dhe organizatat shoqërore dhe me këmbëngulje dhe vendosmëri ti përmbahet Kushtetutës, pra mbajtjes dhe mbrojtjes së laicizmit!
Kurse, që kjo dukuri totalisht e dalur nga kontrolli që gradualisht dhe suksesivisht të zhduket nga trevat tona, atëherë shteti duhet punuar më shumë që qytetarëve të tyre t’iu kthejë shpresën e jetës që të shohin realitetin se fuqia e vetme mbinjerëzore në këtë botë, është vetë njeriu!
___

Për pseudogazetarin që mërgatën e quan “të poshtër!”

2
Nga: Krist Colaj
____
Nga nji pseudo-gazetar, apo intelektual, qe Diasporen e quan „te poshter, baushtellca e me intelegjencë te kufizuar“, etj; si dhe nje nga ata te shkolles se gazetarise se M. Krasniqit, R.Kelmendit e ndonje tjetri si kete.
– Eshte e vetkuptueshme qe harron, madje edhe mohon kontributin e „te poshterve, baushtellcave“, per vendin e tyre; para dhe pas luftës! Sikur dihet, kontributi i Diaspores ka qene dhe eshte i shumllojshem, i ngjet dashurise se nanes per femiun,- çka do te duhej te ishte e ndersjelle!
Ti lumë “gazetari”, bashke me ca politikane dhe nje dore (b)analistash, jeni shenja me e miri qe rrefeni per mjerimin qe i ka ndodhur Kosoves!
Ti dhe punëdhansi juaj, çobani i deleve, qe e perçmoni diasporen, qe quani te cunguar, analfabet funksional“.- mbase keni te drejte, sepse ndonje qe u sherben juve, apo qe u perkrahe, veç i tille mund te jete!
Por e verteta eshte krejt ndryshe!? Ju nga LW, Intelekualet nga diaspora nuk i njifni, nuk i keni takuar, sepse ata nuk denjojne te humbin kohe me ju!
Ju nuk e dini, psh, qe diaspora e Zvicres, para kater vitesh ne Universiteter e ketij vendi, kishte mese 5 mije studente!- Dhe se ata jane studente te Universiteteve me te mira te botes, psh si ai i studimeve ekonomike ne St. Galen, ekuivalent me ate te Harvardit, dhe nga aty kane dalur me dhjetra studente shqiptare, qe tash drejtojne institute me renome nderkombetare ( 5 te tille jane veç nga Klina e Dukagjinit)!
Diaspora e zvicres ka mijra mjek me tituj te larte shkencore, si dhe drejtues te Klinikave Universitare; interniste e te tjere me fame!
Pothuaj ne te gjitha unversitetet ketij vendi, ka asistent e deri te profesor fushash te ndryshme shkencore, si matematike, fizike, psikologji e shume te tjere!
Ke prokurore e prokuror shqiptar; gjygjtare e gjygjtar, qindra advokate e advokat; e mos te flasim per ekonomiste e institute finansiare e ne banka me emer e reputacion nderkombetare!
Po keshtu eshte edhe ne fushat te tjera si ato te arkitektures e ingjinierise; kantiere ndertimi, e zbatimi projektesh gjigante gjithandej!
Nuk ka ekip futbolli ku nuk dominohet nga lojtaret shqiptaret! Ekspertet e turizmit e te gastronomise, ligjerojn ne shume univerzitete te globit, qe nga Tokio, Australija, Europa e deri ne SHBA!
Ju duhet ta dini se shqiptaret e Zvicres dominojn ne shume fusha vitale te ketij vendi, dhe se ne biografine e tyre kurre nuk do te gjeni, ta zeme shembullin e kryetarit te LW, i cili punen e tij te pare e ka si kryeminister!
Prandaj ju „ intelektualet“ e Albinit, i icili ditën e parë te punës e ka kryminister; ju ekonomistet Bislimit, ju politikberesit e Dimalit e Dejones, para se te flisni e shkruani, duhet ta njihni me mire diasporen e Zvicres. Sepse vetem ateheredo ta kuptoni, se ju vete jeni ata analfabetat funkcional!
Besoj shume, se edhe elektorati e ka kuptuar se kush jeni ju, dhe ku sollet Kosoven me veprimet tuaja, e ne bashkepunim me enveristet Milladinit, dhe nipat e Rankoviçit!

Seff Krasniqi: Vdiq koha kur SHIK-u t’i lexonte letrat në xhep

0
Nga: Seff Krasniqi
___
Dikur SHIK-u t’i lexonte letrat në xhep! Tash tjerët po ia lexojnë SHIK-ut edhe kur po i fsheh në geta (hullahopke) të grave. Edhe sipas përmbajtjes së letrave SHIK-u ta përgatiste edhe “dhuratën” (ekzekutimin). Të nesërmen të vajtonte Hashimi në emër të vetin dhe PDK-së me këngën monotone “ky veprim është i dënueshëm”! Kanë qenë të lumtura ato familje të cilave SHIK-u ua ka vra njerëzit e nuk i ka shpallur edhe tradhtarë edhe agjentë të Serbisë!
Pastaj procedurat zhvilloheshin sipas ritualit…
LDK ta mbante të pamën në mënyrë aq dinjitoze sa njerëzit filluan të lutën; “inshalla nuk më ndodh gjë, veç nëse e ka shkru Zoti me më ndodh, amanet po e lë, LDK le të ma mbaj të pamën”!
Ndonjërin, me rastin e ndonjë feste, edhe e shpallte dëshmor ose hero të Kosovës për t’ia zbutur sado pak dhimbjen familjarëve, farefisit edhe miqve.
Policia e Kosovës hapte hetimet dhe mbetej në to pa dhënë kurrë rezultate.
La naissance du mal aimé (Lindje e padeshiruar)
I vetmi subjekt që e sfidonte Hashimin dhe SHIK-un ishte Lëvizja Vetëvendosje! (lindje e padeshiruar) e cila kishte vendosur të bëj politikën në rrugë dhe të shpreh mos dëgjueshmërinë qytetare. Por edhe Hashimi nuk ia falte! Haptas, me drejtë apo pa të drejtë, ua lëshonte policinë në shpinë krejt në stilin e Millosheviqit. Si duket, pati marrë mësim edhe nga do policë serbë të Rumanisë që vrisnin në emër të UNIK-ut, sikur ata të Millosheviqit.
A u lodh Hashimi apo ndërkombëtarët!?
Pasi ndërkombëtarët, apo vetë Hashimi, e dinin se çdo rrahje e qytetarëve, edhe nëse janë të Vetëvendosjes! i revolton masat, vendosën ta ndërrojnë sjelljen ndaj Vetëvendosjes! Kështu, një ditë Hashimi e thirri, për ta sfiduar, Albinin, që forcën mos ta shpreh në rrugë, por ta mbas veten në Parlamentin e Kosovës. Vetëvendosje! pranoi edhe këtë formë dhe hyri në Parlament për ta zhveshur Hashimin, jo vetëm nga maska, pas cilës fshihej, por e zhveshi fare, veç shumë akteve tjera, me aferën Pronto bëri që Hashimit t’i dalin edhe dy “kopila”.
Nga këto zhvillime, LDK në krye tash me Z. Isa Mustafën, fatmirësisht, vendosi të kërcej në shteg aq shumë kohë të pritur. Duke bërë koalicion të pa pritshëm me AAK, NISMA dhe të zorshëm me VV bëri një “het trik”- një të ramë dy të vramë!
Si rrjedhojë…
– Sot (më 02.10.2014) SHIK-u dhe Hashim Thaçi kanë ikur nga Parlamenti i Kosovës. Inshalla nuk dalin në mal se as Enver Hasani nuk i kthen dot në shtëpia. Këshilla ime është të dalin në mal, sipas këngës “Më mirë n’pyll se n’qytet”. Vetëm në pyll, ka mundësi, që dora e Dick Martyt dhe e prokurorit Williamsson mos t’i kap. SHBA nuk kanë leverdi t’i angazhojnë aeroplanët drona ose UAV (Unmanned Aerial Vehicle) pra aeroplan pa pilot që godasin individë në tokë
– Edhe nëse Hashimi dhe SHIK-u vendosin të dalin në mal, mos ta marrin me veti Jabllanoviqin me “Srpsken” se i ndërpret bisedimet Serbia! Edhe ashtu, sado që e gjithë dynjaja është ngrit në këmbë (jo veç portalet e SHIK dhe “analistët e pavarur” të PDK), koalicioni i katër partive shqiptare e ka qit prej loje “Srpsken” e Vuçiqit.
Edhe pse në kohën e Dr. Rugovës, LDK i bënte ballë SHIK-ut dhe Hashimit, Rugova nuk fliste publikisht dhe nuk e bënte të madhe për të mos i egërsuar edhe më shumë. Por edhe Hashimi nuk ankohej publikisht, sepse e dinte që në këtë mënyrë do t’i bënte publicitet forcës së LDK-së.
Prandaj, pas pesëmbëdhjetë viteve, haptas, LDK po e luan rolin e vërtetë duke i bërë ballë SHIK-ut dhe duke ia lexuar letrat në geta të grave. Por, a do të qëndrojë LDK, sepse prej saj varet gjithçka? Çdo hamendje apo lëkundje e saj do t’i kthehet në boomerang me pasoja të pariparueshme.
Prandaj LDK – qëndro!

Mendime për Shqipërinë të Robert Elsie-s, të risjella për publikun nga Irsa Shore

2
(Përgatitur nga Irsa Shore)
ROBERT ELSIE , ka thënë:
Po të jetoja në Shqipëri, do te çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë të egra. E di që është vetëm një fasadë dhe se brenda e kanë shpirtin e mirë, por ka një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si nje lepur, une nuk di të mbrohem. Unë vij me shumë kënaqësi te ju, por nuk besoj se mund ta përballoj të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion në jetën e përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa te kota, vetëm për të arritur diçka qe në një vend tjetër e arrij pa asnje kokecarje dhe mund te shijoj sigurine e te gezuarit i qete, jetën time.”
MEMORIE…
R. ELSIE ishte studiuesi më i njohur i huaj, i cili la pas një vepër të pashembullt për kulturën, letërsinë dhe gjuhësinë e kombit shqiptar. Për shumë dekada ai kërkoi nëpër arkivat e gjithë Evropës dhe më gjerë, duke kuruar tekste, artikuj, poema, përralla, fragmente, udhëtime dhe fotografi për popullin shqiptar dhe historinë e tij, të cilat i përkthente, redaktonte ose i nxirrte në dritë, në gjuhët angleze dhe gjermane. Vepra e tij e plotë për Shqipërinë është e gjerë, duke numëruar mbi gjashtëdhjetë libra në të cilat ai u rendit si autor, redaktor, përkthyes, komentues ose kontribues.
Trupi i tij pushon në fshatin piktoresk Theth, kurse emri i tij do të mbahet mend përjetësisht.
DHJETË ALFABETET E SHQIPES
Përpara vendosjes përfundimtare të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit, shqipja është shkruar në më shumë se dhjetë alfabete. Në këtë përfundim kishte arritur albanologu i njohur, 𝐑𝐨𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐄𝐥𝐬𝐢𝐞.
Pas një punë të gjatë studimore dhe hulumtuese, albanologu i njohur do të botojë “𝐀𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩: 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐮𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫”, duke u bazuar kryesisht në periudhën kohore 1750-1850, një periudhë shumë e pasur në shkrimin e gjuhës shqipe.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘫𝘢 ë𝘴𝘩𝘵ë 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘯ë 10 𝘢𝘭𝘧𝘢𝘣𝘦𝘵𝘦 𝘵ë 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘮𝘦, një rekord i vërtetë për gjuhët evropiane”, do të deklarojë ai. Kryesisht këto alfabete janë një adaptim i alfabeteve latine, greke, arabe dhe cirilike.
Gjuha shqipe është dokumentuar shumë vonë. Të parën kemi Formulën e Pagëzimit, që daton në vitin 1462 dhe vepra më madhore është “Meshari” i Gjon Buzukut, që daton në vitin 1555.
Sigurisht, gjuhëtarët janë të mendimit që gjuha shqipe është shkruar më herët, por deri më sot nuk ka dokumente që ta vërtetojnë këtë fakt.
Gjatë shekullit XVIII, sipas Elsie, vihet re një larmi shkrimore dhe pikërisht në përpjekjen e madhe të intelektualëve shqiptarë kemi dhe përdorimin e kaq shumë alfabeteve. Ishin në fakt përpjekjet e mëdha të intelektualëve shqiptarë që të kishin një alfabet të vetin dhe me të të shkruanin gjuhën shqipe.
Sigurisht që ndikimet e huaja ishin të pranishme. Duke qenë se në Veri mbisundonte katolicizmi dhe qenë kishtarët ata që për nevojat e tyre duhej të shkruanin, atëherë ata krijuan alfabetet e tyre duke u mbështetur në atë latin. Në vendet ku mbizotëronte kisha ortodokse nuk mund të imagjinohej tendencë tjetër përveç përdorimit të alfabetit grek. Por, dhe feja islamike do të kishte ndikimet e veta.
Në vitet 1750-1850 dëshira për një alfabet shqiptar do të vihej re veçanërisht në Shqipërinë e Mesme dhe do kishim një nga dokumentet më të rëndësishme të kësaj treve, që është “Dorëshkrimi i Ungjijve 1761”, i cili tregon dëshminë për krijimin e një alfabeti shqiptar.
Sipas Elsie kemi alfabete të huazuara, por interes të madh shfaqin alfabetet origjinale. Ndër më të rëndësishmit është “Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve” që, sipas autorit, është vepër e Gregorit të Durrësit.
Ndër dy alfabetet që u krijuan në Elbasan vlen për t’u shënuar dhe alfabeti i Todrit, i krijuar nga Todhri Haxhifilipi nga Elbasani. Ky alfabet u zbulua nga albanologu Han.
Një tjetër është alfabeti i bazuar mbi kodeksin e Beratit. Një dorëshkrim me 154 faqe, hartuar mes viteve 1764 e 1798. Dorëshkrimi mban emrin e Kostë Beratit dhe sipas albanologut Elsie në faqen 194 gjejmë dy radhë shqip të shkruara me një alfabet origjinal prej 37 germash, të ndikuara nga glagolishtja.
Në fund të shekullit XVIII gjejmë dhe alfabetin e Gjirokastrës, një sistem grafik prej 22 germash, i zbuluar dhe ky prej Hanit. Po në këtë krahinë do hasim dhe alfabetin e Vellarait me 30 germa që kanë bazë latinishten dhe greqishten.
Një alfabet shumë i rëndësishëm në këtë periudhë është dhe ai i Naum Veqilharxhit, i cili shpiku një alfabet prej 33 germash, që e botoi në një abetare shqipe në vitin 1844.
Por, vetëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare do të kemi përpjekjen serioze për njehsimin në një alfabet që do të jetësohej në Kongresin e Manastirit dhe më pas do të merrte jetë rrugëtimi zyrtar i gjuhës shqipe.
*Marre nga web

”Kolaboracionistët” si Ramiz Hoxha ishin më atdhetar se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Fatmir Lima e Rexhep Selimi

Nga: Sinan Kastrati, Suedi
”I gjallë nëse jam, Shaban Polluzhën kam me e nxjerr hero e Fadil Hoxhën, tradhtar” kishte thënë Profesor Muhamet Pirraku (1944-2014), historian nga Sankoci ose Sankofci, komuna e Drenasit. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Flamuras.
___
Edhe dy, tri fjalë për dëshmitarin e rrejshëm Demush Lacin- Krasniqin nga Drenoci i Malishevës
Vazhdon nga numri i kaluar ”Demush Krasniqi, dëshmitar, bedel apo rrotel, po rren sa je i madh“, publikuar më 23 Shtator 2024
Për lexuesin e painformuar:
Në Llashkadrenoc, komuna e Malishevës Pas vitit 1999, është i njohur edhe me emrat Drenar dhe Llashkadren.
Shumica e familjeve janë me fis Krasniq por ka edhe të fisit Morinë. Është fshati më i madh i komunës së Malishevës dhe ka disa mahallë.
Të fisit Krasniq janë këngëtarët e njohur për këngë të trimërisë e të ashikisë, Salih, Feriz e Ali Krasniqi, Ali Paci, atdhetari Vesel Krasniqi (i mahallës së Kapllanëve) të mulla Osmanit. Demushit, djalit të mulla Osmanit, i Kapllanëve, Xhevë Krasniqi-Lladrovci … I LLashkadrenocit është edhe Vesel Krasniqi, ish Sekretar i Sekratar. për Punëve të Brendshme në Prizren, njeriu më zëmadh për të keq. Edhe Demush Laci-Krasniqi, ish “polici ushtarak” e tash, dëshmitar i rrejshëm, kusheri i Vesel Krasniqit-UDBASH-it është nga LLashkadrenocit
Demush Laci-Krasniqi, ti ke qenë si Vesel UDBASHI, burri i mësueses Zelihe por jo i fuqishëm e pushtetshëm e as i hijshëm si Veseli
Është mirë që ke qenë e ke mbetur si Veseli. Mirë është mos me e lënë Veselin shoqin vetëm se edhe ai mërzitet, është prej mishit e ashtit, sikurse ti që ke gjak shiqptari, mish e asht e po i del në krah e ”mbron” Hashimin.
Qe pse Demushi është dëshmitar i rrejshëm
Demushi tha si dëshmitar në Hagë:
“Fëmijëve që lindin ua vëmë emrin e Thaçit në Kosovë, jemi krenarë“.
Kjo nuk është e vërtetë.
Ndoshta Demushi ndonjë fëmiut të vetë ia ka lënë emrin “Hashim” por jam i sigurt se asnjë prind as familjarë e farefis të Demushit nuk do ta pagëzonin djalin a nipin e tyre me emrin “Hashim”, “Hajdar” etj.
Përveç presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan (february 1954), askush tjetër nuk do ta pëlqente emrin “Hashim”.
Demushi tha edhe këte: “Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë”
Demush, po ta përsëris:
Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga LLashkadrenocit, Fehmi Kryeziu nga katundi Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva i keni pritur deri sa ka dalur Jakupi e Ceni nga zyra amerikane ku bisedonin me z. Shaun Byrnes dhe i keni ”shoqërua” deri në gojë të ujkut. Gjatë kohës sa ishin në bisedë, Jakupi e Ceni, Skënder Hoti, ndoshta ti, keni hyrë në zyrë dhe i keni thënë Jakupit e Cenit, po ju pret një ushtarak i madh në kundërshtim me çdo normë, sjellje e rregull njerëzore.
Z. Shaun Byrnes, iu ka lutur që të pritni jashtë, derisa ta keryejmë bisedën.
Zyra Amerikane ishte vendosur në shtëpinë e Isuf Paqarizit, nga Dragobili, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, familje besnike, bujare e bukëdhënëse.
Pse Demush “nuk e paske parë ti Hashimin“?
Në njërën nga makinat Jakupin e Cenin i ka pritur ”Gjarpëri”, ”Sabit Geci”, Hashim Thaçi i mëvonshëm i cili pasi i ka “intervistua”, iu ka lidhur duart e kryet iu ka mbulua me thas bërlloku (najlloni) që mos ta shohin rrugën dhe burgun.
A nuk ishte kjo pabesi e Hashimit Demush Laci?
Demush, burrat flasin vetëm të vërtetën. Burrat e fortë falin edhe gjakun.
Ti Demush Laci je ”burrë” i ligë. Kjo është ndërgjegja jote.
Të jesh i sigurtë se ty Hashimi nuk të beson e aq më pak Gjykata në Hagë.
Ndryshe, nga dëshmitari Demush Laci- Krasniqi i cili nuk e tregoi të vërtetën, rrejti dëshmitari tjetër, Ahmet Rrahmani nga katundi Bubël tha shumë të vërteta në Hagë të pathëna deri më tash.
Katundi Bubël e LLashkadrenoc, nuk janë larg katundit tim, Turjakë. Me Bublin na ndajnë Livadhet e Poshtme dhe dushkajat ”Llazet e Bublit” e na bashkon, lumi Mirusha. Një vrap kali larg Turjakës është Bubli ndërsa LLashkadrenoci, është më larg, ndoshta 35-40 min. këmbë deri në mahallën e Lacajve, në LLashkadrenoc.
Sinan Kastrati, foto e vitit 1978
Ahmet Rrahmani foli si burrat. Tha se e njeh Fetahin (Fetah Ruadajn nga Rudi) dhe ka dëgjua edhe për Ramiz Hoxhën e Bellanicës (e Selman Binishin nga Baja).
Por ajo që deri tash nuk e kisha dëgjua, ata që u burgosën, u keqtrajtuan, u torturuan, u vodhën ”e …u vranë nga UÇK-ja nuk ishin koloboracionistë”, tha Ahmet Rrahmani.
Dëshmitari flet për persona të ndaluar nga UÇK-ja disa prej të cilëve ishin gjetur të vdekur, e që janë quajtur kolaboracionistë
”Në një deklaratë të mëhershme për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), dëshmitari kishte folur për një roje pylli në Komunën e Klinës, që ishte vrarë me pretekstin se ishte kolaboracionist. Rrahmanaj tha se ky person e kishte emrin Avdyl Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Për mua nuk ka qenë kolaboracionist, për arsye se e kam njoftë personalisht, por ndoshta për arsye që ushtronte funksionin e rojtarit të malit në atë kohë ku ishte i vetmi dhe nga të rrallët i punësuar pranë autoriteteve të dhunshme të asaj kohe të Serbisë”, tha dëshmitari.
Rrahmanaj po ashtu tha se nuk e di kohën se kur është vrarë ky person, por mendohet nga fundi i ‘98-ës ose fillimi i ‘99-ës. Ndërsa se kush e ka vrarë Gashin, dëshmitari tha se nuk ka njohuri.
Ai deklaroi se një person me emrin Fetah Rudi e njihte dhe se ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), aktivitet të cilin e ka ushtruar para, gjatë dhe pas luftës.
Ai shtoi se 90 % të ushtarëve të UÇK-së, kanë qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Dëshmitari tha se ka dijeni se Rudi ishte ndaluar nga UÇK-ja.
“Është periudha kur unë nuk kam qenë polic ushtarak, por me rrëfimin e Fetahut si mik, po. E kam ditur”, tha Rrahmanaj, duke shtuar se një gjë të tillë ai ia kishte thënë në korrik të 1999-ës kur dëshmitari kishte ardhur në Kosovë.
“Fetah Rudi më ka treguar se pas një problemi që ka ndodhur në mes disa ushtarëve të UÇK-së, Fetahun e kanë shoqëruar dhe arrestuar. Dyshimet e tij janë që për shkak të aktivitetit të tij politik për arsye se ai bënte lëvizje në atë kohë edhe pse ishte ushtar i UÇK-së, ai udhëtonte drejt Prishtinës për të qenë pjesë e mbledhjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha dëshmitari.
Pas arrestimit, Rrahmanaj tha se Rudin e kanë dërguar në fshatin Bubël.
“Një shtëpi aty ku kanë qenë si Shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është mbajtë në njërën nga banjat aty të shtëpisë”, tha dëshmitari.
Rrahmanaj theksoi se Rudi ishte arrestuar së bashku me një kushëri të dëshmitarit, i cili ishte akuzuar për vjedhje. Sipas tij, Fetah Rudi i ka thënë atij që e kanë dërguar në një gjyq ushtarak, e pastaj e kanë lënë të lirë.
Katundi Turjakë, Panorc, Rud dhe Bubël arat, fushat, livadhet dhe malet i kanë të përbashkëta.
Gjykata Komunale për Kundërvajtje e Malishevës, 10 nëntor 1986
___
Gjykata Komunale për Kundërvajtje e Malishevës, 10 nëntor (1986?)
Ramiz Hoxha (1935) punëtor nga fshati Bellanicë, këto ditë për fyerje u dënua me dy muaj burg.
Siq u informuam në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje të Malishevës, ky person para ca ditësh në fshtain e tij (Bellanicë) në praninë e shumë qytetarëve ka fyen rëndë organet udhëhqëse të shtetit, ato komunale si dhe LKJ-në, duke u shprehur në mënyrë të vrazhdët e banale.
Për veprën e bërë i njëjti u dërgua menjëherë për të vuajtur dënimin ”
Veli Byqtyqi (V. B.)
___
Ndërsa për një person të quajtur Ramiz Hoxha, dëshmitari kishte thënë për ZPS-në që është quajtur si kolaboracionist serb, i cili është vrarë edhe pse nuk ka qenë kolaboracionist.
“Pas një kërkesë të fshatarëve të fshatit Bellanicë që të dalin t’i mbledhin të korrat e vjeshtës, në atë kohë misrin dhe pasulin, po nuk ishin të lirë që të kryenin këtë aktivitet për arsye se policia serbe ishin shumë afër fshatit ku ishin arat me të mbjella. Ata morën vendim që të shkojnë të bisedojnë dhe t’i njoftojnë ushtrinë Serbe që do t’i kryejnë këto punë në arat e tyre. Pasi kanë ngjarë këto bisedime dhe kanë fillu t’i mbjellin të korrat e vjeshtës, është marrë Ramiz Hoxha”, tha dëshmitari.
Dëshmitari Ahmet Rrahmanaj gjatë dëshmisë së tij të hënën në Hagë, ka folur për disa persona të cilët i njeh, e që sipas tij janë arrestuar dhe ndaluar nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Disa prej tyre edhe janë gjetur të vdekur.
*
Sipas Rrahmanajt, Hoxha e ka luajtur rolin e përkthyesit të banorëve të fshatit pasi që kishte jetuar në Slloveni dhe kishte njohuri të gjuhës serbe.
Sipas tij, këtë gjë ia kishin konfirmuar dëshmitarët, banorët e fshatit, vëllai i Hoxhës dhe djali i tij. Tha se Ramiz Hoxhën e kanë marrë nga xhamia.
“Thuhet se ata kanë shkuar në xhaminë e fshatit ku ai ka qenë duke kryer ritualin ditor dhe kanë kërkuar hoxhën e fshatit dhe Ramizi del aty dhe thotë që unë kam qenë përkthyesi në atë takim dhe mundem t’ua shpjegojë. Ramiz Hoxhës i kanë thënë që duhet të vish me ne. Flitet që ka kërku edhe vëllai i tij që të shkojë me atë, por ata i kanë thënë që ti nuk mundesh”, tha dëshmitari, duke shtuar se kjo xhami gjendet në fshatin e Ramiz Hoxhës.
Ai tutje shtoi se thuhet që Ramiz Hoxhën e kanë futur në bagazhin e makinës dhe kur ka kërkuar vëllai i tij që të shkojë më atë, anëtarët e UÇK-së i kanë thënë që nuk ka vend për atë.
Fadil e Enver Hoxha, djemt e Ramiz Hoxhës dhe Sinan Kastrati (në mes) në Restaranin ”Mani” në Malishevë (2016)
*
Dëshmitari tha se për makinën flitet që ka qenë e UÇK-së, por që nuk dihet me saktësi për shkak se sipas tij njerëzit kanë qenë të maskuar.
Po ashtu, Rrahmanaj tha se në bagazh të makinës ka qenë edhe një person tjetër, i cili është gjetur i vdekur bashkë me Ramiz Hoxhën.
“Ishte edhe një tjetër njeri në të dhe ai është gjetur i vdekur bashkë me Ramizin”, tha dëshmitari, duke shtuar se ky person ishte Selman Binishi.
Dëshmitari deklaroi se pas 10 minutave këta persona janë gjetur të vdekur një apo dy kilometra larg xhamisë. Ai thotë se trupat i gjeti djali i Ramizit dhe një bashkëfshatar i tij.
“Thuhet se i kanë gjetur në çastet e fundit”, tha dëshmitari, duke shtuar se Ramiz Hoxha nuk ishte kolaboracionist.
(Pjesë nga dëshmia e Ahmet Rrahmanit marrë nga disa portale në gjuhën shqipe).
Ahmeti, nuk e di a e ka dhënë dëshminë e plotë a jo por Ahmeti mirë e din edhe për arrestimin e burgosjen e Jakup Kastratit e Cen Deskut, po nga i plotëfuqishmi, i paprekshmi Hashim Thaçi.
Ramiz Hoxha
Te Ahmet Rrahmani, ishte Hashim Thaçi e Isni Kilaj, ish kryetar i PDK-së e Kryetar i Kuvendit të Komunës së Malishevës, disa vite para se Hashimi të arrestohej.
Ahmeti në darkën kreshmore nëpërmes sekserit Isni Kilaj i ka thirrur Jakup Kastratin e Cen Deskun në darkë për maresë.
Cen Desku ka shkua me makinë të vetën nga Malisheva në Turjakë, e ka marrë Jakup Kastratin dhe bashkë, sikurse kur janë burgosur bashkë, si dikur partizanët e Titos, B. e Ramizi kanë shkua te Hashimi, në shtëpinë e Ahmet Rrahmanit në Bubël.
Ahmeti i din edhe disa vrasje të tjera që kanë ndodhur jo larg katundit Bubël (Ajet Gashi e Nazif Bashota), nga Bubaveci dhe Isa Kastrati nga Sferka e njohur më shumë si Sferka e Gashit, katund në komunën e Klinës. Pas vitit 1999 katundi është i njohur edhe me emrin Sukë e Gashit, ish Sekretar i Sekretar. për Punë të Brendshme në Prizren, pas Vesel Krasniqit. Veseli e ka emërua Isën Sekretat. Isa është pushkatua në Malin e Madh dhe thuhët, është thënë që askush nuk guxon me e marrë kufomën me e varros.
Isni Kilaj, Ahmet Rrahmani, Hashim Thaçi dhe një tjetër, nuk e njoh në odën e Ahmet Rrahmanit në Bubël (2017?)
*
Këto duhët ti din dhe është dahur ti thotë Ahmet Rahmani.
Jakupi e Ceni janë takua me Hashimin te Ahmeti dhe me siguri janë pajtua. ”Plak” ka qenë Isni Kilaj, nga Lubizhda (Lubizhdë, katund në komunën e Malishevës. Pas vitit 1999, Lubizhda i ndryshohet emri, Lumishtë . Ceni, nuk po e flet të vërtetën. Edhe në një emision televiziv, kur u pyet a je takua me Hashimin, i bishtënoi përgjigjes se është takua dhe ka hëngër darkë si në të ”Shtatat e Dovletit” me Hashimin në Bubël ndërsa Jakupi po hesht.
Një letër e shkruar me dorë në emër të UÇK-së i ishte lënë Ramiz Hoxhës së pushkatuar në trup apo xhep.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’a pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletëekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.
Burimet
“Dëshmitari: S’i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Thaçin s’e kemi parë atë ditë“, Reporteri, 23 Shtator 2024 | 12:33
“Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?“, 23 shtator 2024| 11:24
“Erdhën dy vetura”: Demush Krasniqi tregon si ushtarët e UÇK-së e ndaluan Cen Deskun“, 1 javë më parë
“Përfundon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët për sot“, 23 Shtator, 2024 Përditesimi i fundit: 23 Shtator, 2024
Fadil e Enver Hoxha, djemt e Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Sinan Kastrati, autori i shkrimit. Malishevë, 2017
“Nga arrestimi i Fetah Rudit tek vrasja e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit, Rrahmanaj jep dëshminë e tij në Hagë“, 30 shtator 2024 Në ora: 11:43 Përditësuar në ora: 15:24 më 30.09.2024
“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president”
“Shaun Byrnes, as ti nuk e the të vërtetën në Hagë. Ti e William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998“, 3 Prill 2024
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 1, 2 tetor 2024

“Lista për familjen” e kamufluar me petkun islam

1

Nga: Selatin Retkoceri, analist

Adriatik Kelmendi në emisionin e tij Rubikon sonte i paska mysafir një të ashtuquajtur parti politike: “Lista për Familjen” athua për cilën familje po flasin këta fanatik, familjen patriarkale turke apo familjen e vërtetë shqiptare. Mendoj se këta katër mysafir nuk kanë lidhje se cila është familja shqiptare, ata duan një familje ku gruaja nusja më e re e shtëpisë duhet tua laj këmbët e tua puthë dorën vjehrrit e vjehrres, kunetëve e kunatave, pastaj të ketë rolin e shërbtorës, kuzhinjeres, pastrueses, enëlarses, rrobalarses dhe në fund makinës për riprodhim të fëmijëve.
Të ftuar për të tregu programin e kësaj liste ishin: profesori i mjeksisë Ferid Agani, ish ministri i PB Bejtush Gashi, ish deputeti i VV-së Visar Korenica dhe një zotri jurist me profesion Fatmir Smajli.
Këta dogmatë fetar dalin në publik para qytetarëve, për ta shfletu programin e subjektit apo koalicionit, ku janë përfshi disa parti minorene me gjasë edhe pa asnjë strukturë organizative në teren.
Afërsisht merrja me mend se çfarë do të diskutojnë kjo kastë e vjetër e politikajve por me një koalicion të ri. Për ju që e keni përcjellë këte debat, besoj shumë se keni mundur ta vëreni se pika kryesore dhe e vetme e këtij koalicioni është familja dhe gruaja si një makinë seksi dhe riprodhimi. Në një parti që me shumë gjasë do të jetë parti fetare, ku gruaja ndoshta edhe do të përfaqësohet në organet e partisë, por me shumë gjasë ajo do të jetë në margjina apo në një dhomë të veçantë për gratë e Listës Familja.
Secili njeri duhet të ndjehet shumë keq kur e ndëgjon një profesor të mjeksisë duke folur për gratë të cilat duhet të përkushtohen rreth riprodhimit familjar, të lindin shumë fëmijë, të shpërblehen me pushim të gjatë me pagesë në rritjen e fëmiut edhe ate së paku deri në 3 vjet. Mysafiri tjetër thotë se do të angazhohet për familjen tradicionale shqiptare (këtu e kanë fjalën për llojin e familjes patriarkale turke) ku një grua shihet me shumë fëmijë e për bashkësi familjare. Merreni me mend se çka promovon kjo listë: familje tradicionale patriarkale, bashkësi familjare me shumë anëtar, vazhdimësi dhe ruajtje të vlerave prindërore me shumë fëmijë, duke propozuar që qiftet e reja të lindin 10 e ma shumë fëmijë. Shkohet deri atje sa shprehen dëshirat apstrakte që Kosova deri në vitin 2050 të arrijë në 15 milion banor.
Kosovës nga sot iu shtua edhe një parti e re, parti që projekte kryesore programore do ti kenë:
1.Mos votimin e Kodit Civil të RK, ligj ky më i rëndësishmi nga të gjitha ligjet.
2.Mos lejimi i fertilitetit artificial, por edhe moslejimin e lindjeve të nënave pa babain.
3.Lejimin e bartjes së shamisë dhe veshjeve tjera fetare nëpër shkollat tona.
4.Futjen e mësim besimit në shkollat fillore, me siguri këtu do ta kërkojnë që këte lëndë ta ligjërojnë hoxhollarët,
5.Gruaja sipas kësaj liste do ta ketë punën kryesore të lind fëmijë
6.Kushtetuta të zëvendsohet me Sheriat
7.Të promovojnë dhe ta formojnë një “polici të miralit”
8.Nëse kjo parti fiton, atëherë të gjitha gratë e martuara të afta për të lindur fëmijë, do të fillojnë me prodhimtari çdo tre vjet nga një fëmijë, kjo i bjen të lindin 10 fëmijë x 3 vjet = 30 vjet.
Nëse një vajzë martohet në moshën 25 vjeqare, asaj i duhen edhe 30 vjet për me i rrit 10 fëmijët e saj, kjo i bjen që kjo grua do të jetë e lirë me fillu ndonjë punë në moshën 55 vjeqare.
Të nderuara nëna, vajza, motra, gra dhe të gjitha ju zonja shqiptare, kujdes nga këto hijena që po shfaqën gjoja për të ua mbrojtur të drejtat dhe liritë tuaja, por në të vërtetë ata po duan të ju ngujojnë, mbulojnë e të ju kthejnë edhe njëherë në epokën e gjysheve e stërgjysheve tona të cilat e kanë hequr të zitë e ullirit nga burrat që ju shohin vetëm si robresha, qenje të gjalla për përmbushjen e epsheve seksuale të burrave dhe makina për riprodhim dhe lindje të fëmijëve.
Kujdes shqipëtare e shqipëtar, kjo listë është shumë e rrezikshme dhe rrezikon seriozisht të ardhmen tonë euroatlantike dhe aderimin në BE.
Në fund qytetarët e mi të dashur, duhet ta vlerësoni vet se çfarë partie po duan ta promovojnë këta antishqiptar, kjo parti tenton të naj kthen familjen ku nënat e gjyshet tona na thoshin: “ne jemi gjak turku”, pastaj përdornin fjalinë “turk elhamdurilah”!.

“Me ty në shtrat, nuk kam më frikë nga vdekja”, -i këndon dylberi Rama dylberit Vuçiç

0

Nga Aurel Dasareti

Tradhtia është një mik i vjetër i politikës shqiptare. Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm. Ata kanë më shumë tradhtarë se gjithë Europa bashkë. Por ata i trajtojnë në një mënyrë të çuditshme. Të gjithë kombet e tjerë i ndëshkojnë me dënimin më të rëndë, ndërsa shqiptarët i ruajnë si pasurinë më të madhe kombëtare.

***

Flitet shumë për Mafie, por Mafia nuk është gjë tjetër veçse privatizimi i sigurisë publike, privatizimi që ka ecur më së miri në Shqipëri.

Në politikë, një Shtet Mafioz është një sistem shtetëror ku qeveria është e lidhur me krimin e organizuar deri në atë shkallë kur zyrtarët qeveritarë, policia dhe/ose ushtria u bënë pjesë e sipërmarrjes kriminale. Thënë ndryshe “sundim nga hajdutët”; kjo ka të bëjë me korrupsionin sistematik (që bëhet me sistem, sipas një plani dhe një metode të caktuar) të një regjimi nga sindikatat e krimit të organizuar.

Shqiptarët në atdheun e gjyshërve të mi, janë lodhur nga goditjet e fuqisë së padukshme të “Rilindjes”, krye-tradhtarit psikopat Edvin Kristaq Rama dhe zagarëve të tij, që ka kapur gjithçka dhe e trajton vendin sikur t`ia kishte pjellë mamaja.

Ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë duke rrezikuar Integritetin dhe Sovranitetin e vendit. Meriton minimum burgim të përjetshëm.

Përveç ligësive tjera, e kthen Shqipërinë në një “kamp refugjatësh” (të gjithë burra) për të gjithë azilkërkuesit nga Afrika dhe Azia, që jo vetëm Italia por asnjë vend tjetër evropian nuk i dëshiron, dhe me këtë bën ndryshimin demografik në Shqipëri, me pasojë – zhdukjen e kombit shqiptar.

Shqipëria do trashëgohet nga ardhacakët e huaj.

Synimi për të copëzuar vendin, duke krijuar një “Vatikan” (mini-shtet) fetar bektashinj në mes të shtetit laik të pandashëm, Shqipërisë. Qëllimi i tij djallëzor: të nxisë konflikte fetare midis shqiptarëve dhe më pas t’i hapë rrugën krijimit të një shteti ortodoks serb dhe grek. Kështu e mësoi i dashuri i tij serbo-çetnik, dylberi Vuçiç.

T’i shesë fuqive të huaja gjithçka që i përket popullit shqiptar, kombit më të vjetër evropian.  

O Shqiptarë! Zgjohuni menjëherë dhe ndaloni këtë kriminel të droguar, psikopatin me origjinë joshqiptare (vllahe), që paguhet nga armiqtë tanë shekullorë për të shpopulluar atdheun tonë nga shqiptarët autokton dhe mbushur Shqipërinë me emigrantë nga Indonezia, Filipinet, India, Bangladeshi, Pakistani, Afganistani, Arabistani, Serbia, Rusia e të tjerë.

Vetëm në këto 10 vitet e fundit 1 milion shqiptarë e kanë lëshuar vendin. Atje kanë mbetur pothuajse vetëm të moshuarit. Dhe, a keni menduar pse i ndreqën ato alamet kulla në Tiranë? Për të pastruar parat e pista dhe për t`i mbushur ato me të huaj.

Urrejtja e tij e fshehtë dhe e maskuar ndaj atdheut të gjyshërve të mi Shqipërisë dhe Kombit tim ilir-shqiptar, është më e pistë dhe më e rrezikshme se armiqësia e dukshme.

Ai shfaqet si një gënjeshtar, kloun, cullak keqbërës pa moral, pa detyrime, ndjeshmëri dhe mirëkuptim për të tjerët. Ai nuk është në përputhje me ligjet dhe rregulloret shqiptare, të shtetit që e ka kapur dhe e sundon, shkatërron.

Ky tradhtar nuk respekton aspak Ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ky kryeministër joligjor e i rrezikshëm (dhe regjimi i tij “Rilindja”) e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet mafioz.

I bëj thirrje popullit tim për të vënë budallallëqet, indiferencën, shkapërderdhjen dhe naivitetin e tij të rëndë prapa vetes, dhe më në fund, të marrë guximin dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe vendin që ndodhet përpara vdekjes përfundimtare. Ju duhet ta bëni këtë gjë që është jetike jo vetëm për ju por më tepër për mbijetesën e fëmijëve, mbesave dhe nipërve tuaj.

O shqiptarë! Edhe fuqia më e pakufishme e këtij keqbërësi të çmendur megaloman ka kufizimet e veta. Detyra juaj është ta hidhni sa më shpejt në koshin e plehrave, jo vetëm të mallkuarin, por edhe hajdutët e tjerë që kanë pushtuar Kuvendin.

Shqipëria lindi burra të fortë që shkëlqenin lart në qiell. Pavarësisht nga dallimet e zakonshme, ata ishin gjithmonë besnikë ndaj vendit të tyre. Dhe para çdo aktivitetit të rrezikshëm, luftonin pa ngurrim kundër frikës dhe të gjitha shqetësimeve të brendshme.

Tradhtia: „Veprimtari armiqësore, që kryhet kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; qëndrim prej tradhtari i dikujt, që kryen veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, nxjerr me dashje të fshehta të rëndësishme, arratiset në një vend tjetër etj.; largimi si tradhtar nga parimet e idetë nga një çështje e madhe; shkelje e betimit. Shkelja e Kushtetutës. Tradhti e lartë. Tradhti e hapur. Tradhti ndaj atdheut (ndaj popullit)“.

Ky psikopat, i cili ka përjetuar urrejtje në rrethin familjar që në fëmijëri, ka përvojë personale me urrejtjen, zakonisht ndjek rregullin e tij të artë: “Urreje fqinjin tënd si nënën tënde që nuk të tregon se kush është babai yt”.

Shkoni në demonstratën popullore të 7 tetorit pavarësisht nga partitë e ndryshme që ju simpatizoni. Jepni përparësi largimit të këtij regjimi antikombëtar dhe ndryshimit të domosdoshëm. Shqiptarët e vërtetë kudo që janë, duhet të mbushin rrugët me dashuri për njëri-tjetrin.

Ne duhet të zgjedhim t’i përgjigjemi me afërsi mizorisë ndaj nesh të kësaj krijese që vuan nga narcisizmi: e adhuron veten për pamjen e tij fizike (ai mendon se është i bukur) dhe për cilësitë morale (që i mungojnë). Urrejtjes së tij ndaj nesh duhet t’i përgjigjemi me unitet të pathyeshëm.

Urrejtja e tij impotente ndaj nesh shqiptarëve (të vendit dhe diasporës), është më e tmerrshmja nga të gjitha ndjenjat e tij; nuk duhet të urrehet një komb i bashkuar që nuk mund ta shkatërrojë.

Situata kërkon një front të bashkuar kundër “boshtit të së keqes”.

Një patriot nuk mund të lejojë që emocionet të sundojnë mbi arsyen. Misioni i tyre është të shpëtojnë Shqipërinë, Kosovën dhe territoret e pushtuara për brezat e ardhshëm.

Ai që nuk është zot i vetes, bëhet skllav i të tjerëve.

Ky skizofren po shkatërron Shqipërinë, duke luajtur me zjarrin. I themi: Ti çmendarak, ndalo tani, menjëherë, dhe zhduku përgjithmonë nga Shqipëria. O fëmijë i brezit të errët, o pemë e rënë nga drunjtë e gjymtuar.

Shqipëri, mafia të rrëzoi, ngrihu përsëri!

https://www.youtube.com/watch?v=t6PIbtKIOGo

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Jo “Shtet Bektashi”, brenda Shqipërisë!

0

Krijimi i Shtetit të Bektashijve në trupin e gjallë të Atdheut, është një Shtet Turkie në Shqipërinë e Atdheut. Lajmi për Shpalljen e Shtetit të Bektashijve në Shqipërinë e shqiptarëve nga Edi Rama, është lajmi më i zi për kombin.

Lajm, për një varr kanceri në Flamurin kombëtar. Bektashij, zgjohuni, kërkojeni dorëheqjen e Edi Ramës, dorëheqjen e e bektashijve që shoqërojnë budallain e Shqipërisë! Tiranë e Atdheut, nuk guxon të heshtësh. Fol Shqipëri e Naim Frashërit e Gjergj Kastriotit, Nënë Terezes dhe Ismail Kadaresë! Shembe nga froni Edi Ramën!

Shqipëria s´ka nevojë për Shtet Bektashi, por ka nevojë për kthimin Shqipërisë emrin e vet, Iliri.

Dortmund, 24.02. 2024