Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Zotërin e Parë, Prindon Sadriu janë pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Postimi i Presidentes Osmani:
Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!
Shkrimtari dhe studiuesi Jusuf Buxhovi ka shënuar me veprën e tij kapitale ‘Kosova” vërtet një kthesë në historiografinë shqiptare. Kjo kthesë ka të bëj në rend të parë me ndërrimin e paradigmës studimore në rrafshin e interpretimit apo botëkuptimit modern të proceseve historike.
Vepra ‘Kosova’ na paraqitet me një kualitet të ri prezantues, të cilin unë do ta quaja shtjellim sintetik. Proceset historike nuk shihen më vetëm si procese thjesht politike apo të izoluara nga ndikimet e faktorëve të natyrave tjera, ato shihen dhe trajtohen në ndërveprim të vazhdueshëm dhe jo monokauzalisht apo fatalisht.
Autori na dëshmon jo për të parën herë jo vetëm mendimtarin e spikatur të letrave shqip, por edhe punëtorin e madh të dijes e shkencës.
Njohuritë e tij universaliste e radhisin atë detyrimisht, pa asnjë hamendësim a pikëpyetje, në traditën e pashkëputur të eruditizmit postrilindas, e bëjnë atë një lloj Humbolti apo enciklopedisti modern.
Me kontributin e tij të nduardurshëm Buxhovi ka kohë që është shndërruar në një epiqendër poliedrike, në një institucion referencial për gazetarinë, publicistikën dhe studiuesit e kulturës e historiografisë ilire-shqiptare.
“Kosova”, e ribotuar në pesë vëllime paraqet një vepër kapitale, apo më saktë një vepër enciklopediste dhe analitike të përmasave kombëtare e ndërkombëtare. Me botimin e saj tashmë edhe në anglisht, si dhe receptimin relativisht të shpejtë nga bibliotekat dhe universitetet në disa vende perëndimore do të shërbej pa mëdyshje si një burim informacioni, konsultimi e studimi.
Madje, duke pasur parasysh edhe validitetin dhe realibitetin e lartë dokumentues e shtjellues si dhe numrin e madh e të larmishëm të burimeve të konsultuara, ‘Kosova’ e Buxhovit lirisht mund të cilësohet si një enciklopedi e historisë ilire-shqiptare.
Vëllimi i parë – Antika, po ashtu mund të klasifikohet edhe si libër hyrës në historinë universale të lashtësisë dhe antikës evropiane. Kjo natyrisht e diktuar nga faktografia relevante historike, e cila si qendër tradicionale (nga e cila kanë pikënisjen të gjitha zhvillimet kulturore dhe historike me peshë të lartë specifike) ka territorin iliro-thrakas përkatësisht korpusin e kapshëm historiko-kulturor Dardan-Trojan-Hetit.
Këto zona kulturore përgatisin edhe brumin e parë, nga i cili në fillimet e Antikës do të lindin Etruskizmi, Helenizmi dhe Romakizmi si sistemet më komplekse kulturore të organizimit shoqëror në historinë botërore për kohërat antike.
Duke paraqitur rrugëtimin historik, sidomos të Dardanisë Antike, Buxhovi skicon me gjuhën e argumentit shkencor edhe rolin e madh të elementit protoilir në lindjen e helenizmit klasik, por edhe formimin dhe mbajtjen në jetë të Perandorisë Romake.
Roli i Dardanëve shihet në këtë kontekst nga autori me plotë të drejtë si themelor apo kauzal.
Jo vetëm burimet primare antike, edhe shënimet e mëvonshme, pastaj gjetjet arkeologjike në territorin iliro-thrakas, vërtetojnë fondamentalisht konceptin e autorit mbi rolin vendimtar kulturo-prodhues dhe kulturo-përcjellës të subtratit iliro-thrakas në tërësi, dhe përbrenda këtij e subsubstratit dardan si superqendër inicuese dhe krijuese.
Autori, sidomos në pjesën hyrëse, sqaron e përshkruan me elegancë dhe akribi të rrallë studimore jo vetëm historikun e studimeve albanologjike, por edhe vonesën e tyre të kuptueshme si pasojë e realitetit gjeopolitik mas shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe krijimit të shteteve të reja nacionale. Vërtetimin e vonuar të lashtësisë ilire-shqiptare autori e klasifikon si njërin nga faktorët e rëndësishëm, ndoshta më të rëndësishmin, për copëtimin e tokave shqiptare nga fuqitë e kohës dhe shtetet kristiane ballkanike.
Këtë kuadër kauzalitetesh do ta plotësoja me një analizë formale të faktorëve që kanë përcaktuar dinamikën gjeopolitike të kohës, nga e cila mund të ekstrahohet faktori themelor konvertimi në masë i shqiptarëve në fenë islame, sidomos gjatë shek XVII, dhe nivelin e lartë kolaboracionist me pushtetin osman.
Kjo solli fillimisht rreshtimin e gabueshëm në anën e të “Sëmurit të Bosforit”, e më vonë edhe vonesën evidente në organizimin e lëvizjes nacionale. Rreth kësaj problematike do të thellohem në analizën time për vëllimin mbi Perandorinë Osmane të autorit.
Autori na jep një pasqyrë të gjerë mbi historinë e studimeve albanologjike, duke filluar nga filozofi Lajbnic, pastaj eruditi Han, Ksylenderi, Bopi, Mylleri, Gisemini, Luisini, Kondoni, Zhaku, Krispi, D’anzheli, Katapano, Klodin, por edhe autorët modern si Ndreqi, Vlora, Frashëri, Matje, Stipcevic, Zheji, Çabej, Demiraj etj,
Pajtohem plotësisht m vlerësimin e merituar që autori i bën sidomos punës shkencore të studiuesit P. Zhejit mbi vërtetimin e numrit të lartë të njësive morfemike elementare me polivalencë të lartë fjalëformuese në gjuhën shqipe.
Autori zotëron me nivel të lartë analitik punën me burimet antike, vlerësimin e tyre real historik, interpretimin, harmonizimin faktografik dhe ekuideor me studimet moderne. Duke filluar nga Heziodi, vazhduar me Homerin, Herodotin, Izokratin, Thukiditin, Platonin, Aristotelin, Vergjilin etj., autori na ofron vërtet një enciklopedi të tërë citatesh, referencash e shpjegimesh të dobishme.
Angazhimi i autorit për një vazhdimësi pellazge-ilire-shqiptar qëndron në përputhje të plotë faktografike me burimet antike, por edhe me rezultatet e studimeve albanologjike. Shkëputja e studimeve albanologjike nga ato të shtresimeve ilire dhe protoilire dhe përpjekja e dështuar e disa studiuesve kombëtar e ndërkombëtar, sidomos e të ashtuquajturit Rrethi i Vjenës, dhe një mori studiuesish tjerë, deri në nivelet universitare në Tiranë e Prishtinë, që trashëgiminë dhe lashtësinë shqiptare ta reduktojnë e minimizojnë si njërën nga temat e studimeve ballkanike, ku shqipja futet në një grup me gjuhët e sllavëve juglindor, neogreqishten dhe rumanishten, marrin përgjigjen përfundimtare si tentativa joshkencore, e të politizuara skajshmërish.
Vepra e Buxhovit është nga përgjigjet më të mira e të fuqishme kundër politizimit të historisë.
Herodoti në veprën e tij etnografike ‘Historia’ thoshte se “Dikur dikush ishte shumë i madh, kurse sot është tejet i vogël”. Kjo ndoshta do të ishte tragjedia e historisë ilire-shqiptare, e cila ende trajtohet padrejtësisht si një fëmijë jetim përgjithësisht nga shkenca historike botërore, me pak përjashtime.
Libri “Kosova” në pesë vëllime i Buxhovit paraqet për momentin materialin më adekuat dhe më të plotë për mësimin e historisë ilire-shqiptare.
Më 10 shtator 2023 u themelua Shoqata “Hora e Skënderbeut”, me qëllim që në emër të mërgimtarëve shqiptarë t’u dhurojë arbëreshëve të Italisë shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si mirënjohje dhe respekt për kontributin e tyre të gjithanshëm dhe sidomos për solidaritetin e pashembullt që treguan duke hapur dyert e shtëpive dhe zemrat bujare për shqiptarët e dëbuar gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.
Përgjatë një viti të plotë, ky projekt ishte publik dhe të interesuarit kanë mundur ta shohin pamjen e shtatores në gazeta, portale dhe intervista televizive. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk pati asnjë vërejtje për realizimin artistik apo aluzion për “përngjasimin” e shtatores me kryeministrin Rama. Projekti u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pikërisht më 30 gusht 2024, në 536-vjetorin e kremtimit të themelimit të vendbanimit arbëresh, Hora e Arbëreshëvet, u inaugurua shtatorja madhështore e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të shtatores, autoritetet bashkiake të Horës së Arbëreshëvet dhe të Shoqatës “Hora e Skënderbeut” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për gjetjen e formave përkatëse, për t’i kontribuuar kohezionit kombëtar dhe lidhjes sa më të fortë të mërgimtarëve me arbëreshët e Italisë. Ky fakt mobilizoi “instrumentet” e Serbisë për të sabotuar realizimin e memorandumit të bashkëpunimit.
Në funksion të mbjelljes së dyshimit, që është parakusht për të penguar afrimin e mërgimtarëve shqiptarë me arbëreshët e Italisë, të nesërmen e ceremonisë së inaugurimit të shtatores dhe nënshkrimit të memorandumit, rrjetet sociale vërshuan me përpjekje për të përbaltur shtatoren.
Në shkrimin tim të titulluar “Shtatorja e Gjergj Kastriotit dhe Sindromi i Fregolit” nxora disa aspekte të histerisë që kishte kapluar kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që shihnin fytyrën, dorën dhe hijen e tij edhe aty ku nuk janë. Të gjithë miqtë e mi dhe një pjesë e opinionit publik i dinë mospajtimet e mia me disa qëndrime të Edi Ramës dhe kushdo qoftë që dëshiron të informohet rreth saktësisë së kësaj, mjafton të “lundrojë në internet” si Dritan Goxhaj. Mirëpo divergjencat dhe kundërshtitë me qëndrimet e cilitdo politikan, nuk mund të më verbojnë që të kaloj në urrejtje patologjike ndaj personave me të cilët nuk pajtohem, siç është bërë e zakonshme të lexojmë apo të shohim në mediet televizive.
Reagimi i parë kundër shkrimit tim ishte shkrimi në emër të Dritan Goxhajt, edhe pse paraprakisht as ky, as i ati, Dilaver Goxhaj, nuk kishin dalë me asnjë qëndrim lidhur me thashethemet për pamjen e shtatores së Skënderbeut, të realizuar nga Gëzim Muriqi. Ky reagim habiti të gjithë ata që nuk e dinin të vërtetën se kush është Dritan Goxhaj. Pas përgjigjeve që i dhashë autorit të shkrimit në reagimin tim me titull“Logorreja dhe ’kapsllëku’ i ideve konstruktive” dhe “’Llogjika’ serbe e manipulimit me citatet e Moikom Zeqos dhe logorreja alla-Goxhaj”, doli në shesh burimi i histerisë së lartpërmendur. Pikërisht termi “mercenar” në konkluzionin e përgjigjes sime, se “nuk do t’u jap llogari mercenarëve që na kanë thinjur leshin e kokës me kërkesat e vazhdueshme për të marrë rroga të përjetshme për kontributin e madh kombëtar që na paskëshin dhënë”, i bëri të humbnin toruan, të nxirrnin lepurin nga strofulli dhe të villte “atë lugë gjelle të prishur” që kishin në bark (shprehje e një personazhi të një filmi shqiptar, që ishte infiltruar në radhët e çlirimtarëve). Në reagimin e datës 29 shtator 2024, Dilaver Goxhaj pretendon se “Bardhyl Mahmuti nuk e ka ditur kuptimin e fjalës shqipe ‘mercenar’ deri para se të shkonte për studime në Francë” dhe vazhdon: “E themi këtë, ngaqë këtë fjalë ndërkombëtare nuk e ka vetëm gjuha serbe, të cilën ai e njeh me rrënjë e me degë, pasi, serbisht mercenarit i thonë: placenik em; kurse rusisht: nayemnik. Dal në këtë përfundim se kuptimin e fjalës “mercenar”, z.Mahmuti e ka mësuar kur ka dalë për studime jashtë ish-Jugosllavisë, pasi fjala “mercenar” është fjalë ndërkombëtare, p.sh.: fërngjisht – mercenaire; anglisht –mercenary. Kështu, edhe pse nuk e njeh mirë gjuhën shqipe, Mahmuti Bardhyl fjalës mercenar ia ka mësuar kuptimin nga ferngjishtja, kur studjoi disa vite atje dhe jetoi po disa vite të tjerë”.
Fjala “mercenar” ka origjinë latine dhe ka kuptimin e kompensimit material për një punë që bën. “Mësuesi i anglishtes”, Dilaver Goxhaj, e di se “në gjuhën serbe dhe atë ruse fjala ndërkombëtare ‘mercenar’ ka kuptimin e rrogëtarit”, por shtiret se nuk e di që kuptimi i parë i kësaj fjale me origjinë latine, në Oxford Dictionary përkufizohet kështu: “A soldier who will fight for any country or group that offers payment” (Ushtar që lufton për cilëndo ushtri ose grup që ofron pagë), ndërsa Cambridge Dictionary e përkufizon si: “Interested only in the amount of money that you can get from a situation” (I interesuar vetëm për shumën e parave që mund të nxjerrë nga një situatë).
Sado e vogël që t’i jetë dukur shuma e parave që deklaron se ka marrë për të ardhur në luftën e Kosovës (500 marka gjermane në muaj, që në atë kohë këmbeheshin me 40 mijë lekë të reja, dhe shuma prej 4000 markash, që mori në gusht të vitit 2000, që bënin 320 mijë lekë të reja), është fakt i pakontestueshëm se Dilaver Goxhaj kishte ardhur në luftën e Kosovës në këmbim të një pagese mujore që duhej t’i jepej familjes së tij!
Është e drejtë e pakontestueshme, që njerëzit të hyjnë në raporte kontraktuese edhe për pjesëmarrje në luftë dhe të revoltohen nëse nuk u janë plotësuar kushtet. Mirëpo, në rastin konkret, është poshtërsi përpjekja për të mashtruar lexuesit e painformuar, duke shtruar dilema nëse unë, “nga urrejtja që paskam pasur për kontributin e familjes goxhaj”,“si këshilltar i Hashim Thaçit, e paskam këshilluar Hashimin për dhëniet me diferencime të dekoratave, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, për kontribuesit nga Shqipëria” dhe se gjoja në mesin e “mbi 100 qytetarë nga Republika e Shqipërisë, Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar edhe kamarjerët që i kanë servirur kafe, por jo edhe 3 (tre) oficerat nga Republika e Shqipërisëqë), që kanë kryer detyra të larta komanduese në radhët e UÇK-së brenda në Kosovë, të dalë të gjallë nga ajo luftë,ndërsa Indrit Cara dhe Tahir Sinani ranë dëshmorë”.
Gënjeshtra se gjoja unë paskam këshilluar Presidentin Hashim Thaçi për të dhënë dekorata në mënyrë të diferencuar është gënjeshtër shumë e vogël në krahasim me të tjerat. Të gjithë ata që kanë përcjellë rrjedhat politike në Kosovë, e dinë se asnjëherë nuk kam qenë këshilltar i Hashim Thaçit, por kam kryer funksionin e njërit prej gjashtë përfaqësuesve politikë të UÇK-së, ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Përkohshme, si dhe nënkryetar i PDK-së. Por është tepër e pështirë, kur një mercenar që ka ardhur në luftë në këmbim të një rroge, e krahason veten me heroin Indrit Cara, që la rrogën dhe luksin londinez dhe erdhi të luftojë në Kosovë. Është poshtërsi e llojit të Goxhajve, të gënjejë se në luftën e Kosovës ra dëshmor Tahir Sinani!
Për meritat që ka pasur në udhëheqjen e luftës çlirimtare, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Tahir Sinani u dekorua nga Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës me Urdhrin “Adem Jashari”, që ishte mirënjohja më e lartë në atë kohë!
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Tahir Sinani u emërua Komandant i Zonës së Tretë Operative të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), por e braktisi këtë funksion sapo filloi lufta në Luginën e Preshevës. Një kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si komandant dhe udhëheqës i Brigadës 116, që mbante emrin e tij. Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 29 korrik 2001, heroi Tahir Sinani humbi jetën në malësinë e Gostivarit, bashkë me 4 luftëtarë të brigadës së tij.
Poshtërsitë e Goxhajve nxorën në sipërfaqe vetëm një aspekt të karakterit të tyre. Mirëpo për ta kuptuar “ku fle lepuri” i Dilaver Goxhajt dhe arsyet e sulmeve të tyre, më duhet t’u rikujtoj lexuesve disa çështje që kanë të bëjnë me shpifjet serbe kundër UÇK-së.
Që nga dita e bërjes publike të raportit që mban emrin e Dick Marty-t, kam përsëritur vazhdimisht se bëhej fjalë për një raport të përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe kam akuzuar senatorin zviceran për “plagjiaturë”, për arsye të vënies së emrit të vet mbi një dokument që nuk e ka hartuar ai.
Analiza krahasuese e përmbajtjes së “librave të bardhë” të Shërbimit Sekret të Serbisë me përmbajtjen e raportit në fjalë është përfshirë në veprën “Mashtrimi i madh” (shkurt 2015). Rreth katër vjet pas dorëzimit në shtyp të “Mashtrimit të madh”, analiza ime u vërtetua tërësisht. Më 24 tetor të vitit 2018, në emisionin e mëngjesit në televizionin serb “TV Happy”, gjatë përurimit të librit autorial “Vendi i Vilhem Telit – Rrëfime nga Zvicra”, ish-ambasadori serb në Bernë të Zvicrës, Milan St. Protić (Protiq) ka rrëfyer për mënyrën si ia kishin dhënë Dick Marty-t “provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për shtëpinë e verdhë”[1]. Në këtë bashkëbisedim televiziv, Milan St. Protić rrëfeu se ishte ngarkuar si ambasador në Zvicër, pikërisht për të vënë kontakt me Dick Marty-n, për t’i dorëzuar dosjet e përgatitura nga institucionet shtetërore të Serbisë për raportin e titulluar “Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi kundërligjor i organeve njerëzore në Kosovë”. Madje ai saktësoi, se “takimet e para me Dick Marty-n i kishte pasur ende pa ia dorëzuar letrat kredenciale vendit nikoqir”. Ndërkaq, në librin “Vendi i Vilhem Telit – Rrëfime nga Zvicra”, ish-ambasadori përshkruan takimin e delegacionit serb me Dick Marty-n në stacionin hekurudhor të Zyrihut (Milan St. Protić, Zemlja Viljema Tela, – Priče iz Švajcarske, Vulkan, 2018, f. 105).
Delegacioni serb përbëhej prej katër anëtarësh, që kishin ardhur nga Beogradi në Zvicër për t’i dorëzuar Dick Marty-t dosjet e përgatitura nga Shërbimi Sekret i Serbisë. Nga katër personat e delegacionit, Protić jep identitetin e dy prej tyre: prokurorët Vladimir Vukčević dhe Bruno Vakarić, të cilët kishin sajuar dëshminë e “dëshmitaritokular” (Po aty, f. 105). Për njërin nga dy pjesëtarët e delegacionit, Protić kufizohet vetëm në të dhënat se kishte qenë “pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë”. Ndërkaq, për personin e katërt theksohet “funksioni” i saj: asistente e gjykatësit” (Po aty, f. 108). Identiteti i të dyve mbetet sekret!!!
Në kontekst të asaj që mund të na ndihmojë të shohim “ku fle lepuri” i Dilaverit, po përmend raportin e përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë që mban emrin e Dick Marty-t. Në paragrafin e 13-të të këtij raporti thuhet:
“Sa i përket këtyre zhdukjeve (të përmendura në paragrafët paraprake – sqarim imi), duhet të nënvizojmë që një numër i konsiderueshëm familjeve shqiptare që kanë humbur një të afërm pas 12 qershorit 1999, kanë deklaruar se zhdukja ka ndodhur në një datë përpara kësaj date, nga frika se të afërmit e tyre mund të konsiderohen si ‘tradhtarë’ të ndëshkuar nga UÇK-ja. Është domethënës fakti se ligji kosovar për dëmshpërblimin e familjeve të ‘martirëve’, shprehimisht përjashton personat që kanë vdekur pas vendosjes së forcave të KFOR-it. Sa i përket ligjit për dëmshpërblimin e familjeve të të zhdukurve, që është në diskutim e sipër, qëndrimi i autoriteteve kosovare është që të përfshihen vetëm zhdukjet që kanë ndodhur ndërmjet 1 janarit 1999 dhe 12 qershorit 1999. Në të vërtetë, kjo dëshmon se deri në çfarë shkalle është e ndjeshme çështja e të zhdukurve shqiptarë. Sipas bashkëbiseduesve të shumtë që kemi pasur, kjo temë mbetet një tabu i vërtetë dhe një pengesë serioze në kërkim të së vërtetës, sepse gjuetia e ‘tradhtarëve’ shpesh ka fshehur luftën e përgjakshme ndërmjet fraksioneve të UÇK-së dhe ka shërbyer për të fshehur krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së ose të personave të lidhur me të”.
Nëpërmjet kësaj sajese, propaganda serbe përpiqej të mohonte vrasjet e civilëve shqiptarë nga forcat serbe dhe e drejtonte gishtin nga pjesëtarët e familjeve të viktimave si fajtorë që, për përfitime financiare, kanë fshehur krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata përpiqeshin të mohonin vrasjet e civilëve shqiptarë në funksion të shkatërrimit të shqiptarëve si grup i veçantë kombëtar, e që përbën akt gjenocidal, të përfshirë në paragrafin a) të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe të dokumenteve themelore të së drejtës penale ndërkombëtare.
Dëshmitë e njërës prej viktimave të dhunës seksuale, zonjës Vasfije Krasniqi – Goodman në Kongresin Amerikan, në Senatin dhe Kongresin Italian dhe në shumë institucione të shteteve të BE-së, shënon një ngjarje tepër të rëndësishme për sensibilizimin e opinionit publik ndërkombëtar dhe të institucioneve politike të shteteve demokratike perëndimore për vërtetësinë e krimit të gjenocidit në Kosovë. Duke u nisur nga fakti se dhuna seksuale, me qëllim që të shkatërrohet integriteti trupor dhe mendor i një apo më shumë pjesëtarëve të një grupi kombëtar, etnik, racial ose fetar, si i tillë, hyn në kategorinë e akteve gjenocidale të parapara në paragrafin b) të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe në dokumentet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare (Gjenocidi nëpërmjet lëndimit të rëndë të integritetit trupor ose mendor), Shërbimi Sekret i Serbisë mobilizoi informatorët e vet në të gjitha ish-republikat e Federatës së Jugosllavisë në dy drejtime:
Mohimi i tërësishëm i akteve të dhunës seksuale që kanë kryer forcat e armatosura serbe ndaj shqiptarëve në luftën e fundit;
Në rastet kur nuk mund të kontestohen dëshmitë e dhunës seksuale, të prezantohen si raste individuale.
Strategji e tillë serbe mund të kuptohet nëse kemi parasysh, se gjenocidi përmes dhunës seksuale, si formë e lëndimit të integritetit fizik dhe mendor, ka të bëjë me faktin se në këtë kategori nuk hyn dhuna seksuale që është bërë si akt individual për shfryrje të epsheve, por vetëm aktet që kanë për qëllim shkatërrimin të cilitdo nga grupet e mbrojtura me Konventën e Gjenocidit dhe dokumentet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare.
Pikërisht për këtë arsye, preokupimi i strukturave që kanë planifikuar dhe zbatuar planin e gjenocidit është fshehja e krimeve. Meqenëse në Kosovë viktimat ishin evidente, strategjia e Serbisë dhe e mbështetësve të saj ishte zvogëlimi i numrit të viktimave dhe zhvendosja e përgjegjësisë nga shteti, në grupe dhe individë (paramilitarë), që gjoja ishin jashtë kontrollit shtetëror.
Rrëfimet publike për disa raste të dhunës seksuale në Kosovë e dëshmojnë më së miri këtë strategji. Gjatë disa dhunimeve kemi “ndërhyrjen” e eprorëve ushtarakë serbë, “duke i qortuar” ata që kryenin dhunime dhe i trajtonin si “pisa”. Madje kemi raste, kur kriminelët prezantohen si “të dehur ose nën ndikimin e lëndëve narkotike”. Në këtë mënyrë, shteti serb përpiqet t’i prezantojë si veprime individuale aktet e dhunës seksuale dhe të mohojë vërtetësinë, se synimi i kësaj dhune ishte lëndimi i rëndë i integritetit fizik dhe mendor i shqiptarëve të dhunuar, me qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si të tillë.
Dihet se dhuna seksuale ka pasoja të rënda për viktimën. Por kur dhuna seksuale hyn në funksion të strategjisë së shkatërrimit të një grupi, siç ishin dhunimet e shqiptarëve në Kosovë, atëherë qëllimi i dhunimeve seksuale nuk është vetëm shkatërrimi i viktimave të drejtpërdrejta, por, nëpërmjet dhunimeve, synohej të lëndohej integriteti mendor edhe i të afërmve të viktimave, i tërë grupit, i të gjithë shqiptarëve. Vetëm në kuadër të këtij qëllimi mund të shpjegohen dhunimet e meshkujve dhe detyrimet e dhunimeve brenda anëtarëve të së njëjtës familje, ku prindi detyrohej të kryente marrëdhënie seksuale me fëmijën e vet dhe anasjelltas.
Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm kur përpiqemi të hedhim dritë mbi këtë formë të gjenocidit, sepse rrezikojmë të individualizojmë një krim shtetëror.
Një ngjarje tjetër që lidhet me sensibilizimin e opinionit ndërkombëtare për krimin e gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë ka të bëjë me aktivitetin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”. Po sqarojmë lexuesit se me nismën e Shoqatës Kulturore “Zëri i Atdheut” në Montebelluna të Italisë dhe ndihmës së shoqatave dhe mërgimtarëve shqiptarë, u përkthye dhe u botuan në italisht 1000 ekzemplarë të romanit tim “Eskadronët e vdekjes”, të cilin, më 15 janar të vitit 2024, në Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e shpalli si librin më të mirë, që ndriçon gjenocidin ndaj shqiptarëve në luftën e fundit.
Shpërndarja falas e romanit dokumentar për krimet e tmerrshme që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës dhe aktivitetet në Itali të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, nuk lanë indiferent mohuesit e gjenocidit të Serbisë. Fakti se Adnan Asllani, nismëtar i themelimit të kësaj qendre dhe zëvendëskryetar i saj, ishte tepër aktiv për realizimin e projektit për t’ua dhuruar shtatoren në fjalë arbëreshëve të Italisë, mund të shpjegojë një pjesë të arsyeve përse u hodhën në ofensivë kundër nesh instrumentet e Shërbimit Sekret serb.
Në vlugun e sulmeve të orkestruara ndaj meje, më 12 shtator 2024, u publikua pjesa e librit të ri “Krimi i gjenocidit – Aspekte teorike dhe studime rasti) dhe tërheqja e vëmendjes në domosdoshmërinë e përdorimit të saktë të terminologjisë lidhur interpretimin e krimeve të kryera në Kosovë.
Në të njëjtën frymë si të paragrafit të 13-të të raportit të lartpërmendur, Shërbimi Sekret i Serbisë lëshoi gënjeshtra se gjoja autoritetet e Kosovës kanë miratuar ligje që ofrojnë shuma të majme financiare për të inkurajuar gratë shqiptare, që do të deklarojnë rrejshëm se janë përdhunuar seksualisht nga pjesëtarë të forcave të armatosura serbe.
Në reagimin e fundit ndaj Isuf Sherifit, Dilaver Goxhaj e nxori “lepurin nga strofulla” e BIA-s (emër i ri i UDB-së):
“(…) A jini ju qe brohoritet me te madhe: “Serbet gjate periudhes mars-qershor 1999 na kane perdhunuar 20 mije femra”? A ka turp me te madh amoral? Vetem femra shqiptare dallohet nga te gjithe kombet per moral; dhe kete e konstatova edhe gjate luftes, ku femrat shqiptare ne UCK ishin me trime se ju meshkujt. Nje femer qe nuk i trembet as plumbit dhe as predhes se topit, do t’i trembet nje shkau?! Në vend te vrisni veten per kete turp qe i beni femres shqiptare, keni guximin e me shkruani mua, se nuk njoh realitetin ne Kosove! Por nuk mjaftuat me kaq, por nxorret vendim Qeverie, duke bere thirrje: “Ato femra shqiptare qe jane perdhunuar nga serbet gjate Opercionit “Potkoi” te paraqiten dhe te marrin 10 mije Euro! Genjej une? Perse do t’i “shperblenit” ato femra, nese me te vertete do te kishte ngjare nje gje e tille? A ka burre me dinjitet qe te dali ne publik e te thote: “Me kane perdhunuar gruan”? A eshte kjo mendesi sllavo-jugosllave? Dhe çudia me e madhe eshte fakti qe keni vene shifren “20 mije femra te perdhunuara”, shifer e barabarte me shpifjet e kundershtareve te Luftes se Armatosur Clirimtare (UCK), qe thoshin e thone se UCK-ja kishte vetem 20 mije luftetare, e cila mund te kuptohet edhe keshtu: Te gjithe atyre djemve dhe burrave shqiptare te Kosoves qe guxuan dhe rrembyen armet kunder Serbise, serbet u perdhunuan per hakmarrje nenat dhe grate. A mund te kuptohet edhe keshtu? Po a e kuptoni prapavijen e kesaj gjoja te vërtete, 20 mijë me 20 mijë? Kjo do te tote: “O shqiptarë, po na sulmoi perseri Serbia, mos guxoni te rrembeni armet se serbet do t’u perdhunojne grate dhe motrat”. Fillo e fyej perseri ty dhe te gjithe ju mbeshtetesit e antishqiptareve dhe te profitereve te asaj lufte clirimtare.
Pse nuk morret vendimin qe te gjitha nënat dhe grate e deshmoreve te vine e te marrin 10 mije Euro, por e bete kete per te “perdhunuarat”?”
Askush nuk duhet të habitet përse një mercenar si Dilaver Goxhaj përhap sajesat e Shërbimit Sekret të Serbisë dhe angazhohet në shërbim të strategjisë serbe për mohimin e krimit të gjenocidit në Kosovë. Për të fshehur origjinën serbe të kësaj sajese dhe për ta prezantuar si ide të vetën, Dilaveri shtron pyetjen: “Gënjej unë?”
Ftoj të gjithë lexuesit shqiptarë, që të shqyrtojnë ligjin nr.04/L-172 dhe të binden se nuk ka asgjë të vërtetë në shpifjet e pështira që përhap Dilaver Goxhaj.
Vetëm një shpirt mercenari mund të përhapë gënjeshtra se gjoja “Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje femrave shqiptare qe jane perdhunuar nga serbet gjate Opercionit ‘Potkoi’ te paraqiten dhe te marrin 10 mije Euro”!
Shpifje të tilla në funksion të mohimit të dhunës seksuale si akt gjenocidal e kanë burimin e sajesës në Beograd. Me vetëdije apo pa vetëdije, të gjithë ata që përhapin sajesa të tilla, janë shërbëtorë të propagandës serbe të sajuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë.
Shpifjet në funksion të mohimit të gjenocidit janë vepër kriminale. Nëse mercenari Dilaver Goxhaj nuk tregon publikisht kush ia ka dhënë këtë sajesë serbe, ku e mori dhe nga cilat burime, atëherë përgjegjësia e tërësishme për këtë krim bie mbi të!
Pa marrë parasysh se çfarë mund të llomotisin në të ardhmen, me kaq i përfundoj replikat ndaj instrumenteve të Shërbimit Sekret Serb. Me kategorinë e mohuesve të krimit të gjenocidit, të cilësdo përkatësi etnike të jenë, do të merrem me veprat e radhës.
[1] Milan St. Protic – Izvestaj Dika Martija i unisteni dokazi o zutoj kuci – Jutarnji Program TV Happy, 24.10.2018.
Irani, mbrëmjen e 1 tetorit ka sulmuar Izraelin me raketa.
Në lidhje me këtë ka reaguar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka dënuar sulmin e Iranit mbi Izraelin.
Ai ka thënë se i bashkohet qeverive të shteteve të tjera për të dënuar këtë sulm. Kurti tha se rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante, duke shtuar se Izraeli e ka të drejtën ta mbrojë vetën.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Pozicionimin e Kosovës krah Izraelit dhe perëndimit e ka komentuar njohësi i çështjeve politike, Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”.
Tali, shpjegimin e tij e nis nga datimi i Palestinës si vend, për të cilën thotë se zanafillën e ka në Rezolutën 181, të OKB-së, të vitit 1947.
Ai madje, thotë se në gjithë këtë përfshihet edhe Rusia për interesa të saj.
“Saga që po zhvillohet në Lindjen e Mesme e ka zanafillën në Rezolutën 181, të OKB-së, të vitit 1947, e cila nga kolonia e mandatuar Britanisë, prej Ligës së Kombeve, e të cilën Britania e pagëzoi me “Palestinë Mandatore” (në konatacion të Filistinës antike) krijoi dy shtete: atë hebreje dhe arabe.
Ideja e shtetit hebre në Levant u refuzua nga të gjitha shtetet arabe andaj edhe plasi “Lufta e Parë” hebrejo – arabe, në maj të 1948, të cilën e fituan hebrenjtë në mars të 1949. Nga atëherë rajoni është pothuajse në luftë të pandërprerë me viktima civile të shumta nga dy anët.
Është interesant se deri me Revolucionin Islamik në Iran, të vitit 1979, marrëdhëniet në mes Iranit dhe Izraelit ishin shumë miqësore. Irani ishte shteti i dytë mysliman, pas Turqisë, që e njohu Izraelin.
Gjersa, fuqia tjetër myslimane, Arabia Saudite, edhe pse akoma nuk e njeh Izraelin megjithatë qasjen e ka ndryshuar dukshëm. Tashmë është futur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve nëpërmes të ashtuquajturës “Marrëveshja e Abrahamit”.
Dhe ndërkohë, në konfliktin arabo-hebre, involvohet Rusia për interesat e saja.
Duhet cekur se Rusia, në Luftën Civile në Siri, ishte në anën e diktatorit Asad. Në anën e diktatorit Asad ishte edhe Hezbullahu (shiitë) i cili u akuzua për krime të rënda ndaj civilëve synitë. Siç dihet lufta e fundit hebreje – arabe, filloi pas sulmit terrorist të Hamasit (që është organizatë synite) në Izrael.
Dhe nga momenti i parë kur filloi Izraeli sulmin hakmarrës në Rripin e Gazës kundër terroristëve të Hamasit, Hezbullahu filloi të gjuaj me raketa Izraelin.
Pra, Hezbullahu i cili në Siri masakronte synitë tashti mbron synitë në Gaza!?
Po ashtu duhet përmendur edhe lidhjet e ngushta që ka Hamasi me Rusinë.
Nuk ishte e rastit që Hamasi reagoi nga të parët në dënimin e sulmit terrorist në Qendrën Tregtare të Moskës, të marsit të këtij viti. Pra Hamasi i cili para pesë muajve vet ndërmori “sulm xhihadist mysliman” e dënoi “sulmin xhihadist të myslimanëve” në Rusi.
I ceka gjithë këto për ta ilustruar atë se çka po ndodhë aktualisht në Lindjen e Mesme”, shpjegon Tali.
Kurse, krejt në fund, Tali thotë se Kosova duhet ta mbështes shtetin që na njeh duke e shpreh keqardhjen tonë për viktimat e pafajshme.
“Andaj, duke i pasur parasysh gjitha këto, shtrohet pyetja se cilat ishin alternativat e Kosovës së vogël? Ta mbështesim Izraelin, i cili na njeh, duke e shpreh keqardhjen tonë për viktimat e pafajshme dhe dëshiruar që lufta të përfundojë sa më shpejtë ose ta përkrahim Iranin shiit, aleatin e ngushtë të Rusisë (së bashku me dy organizatë terroriste) i cili nuk na njeh, dhe i cili këtë përkrahje të sunitëve të Gazës e ka me hile”, përfundon ai për “Bota sot”.
Në jetën e përditshme, ideja e sigurisë psikologjike ia vlen peshën e saj në ar.
***
Në një shtet totalitar nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit, pasi qeveria mund të sundojë popullin me forcë me ndihmën e një klubi politik. Por kur nuk mund t’i kontrollosh njerëzit me forcë, duhet të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit, dhe mënyra e zakonshme për ta bërë këtë është përmes propagandës.
Një shtet totalitar, siç është Shqipëria, është një sistem qeverisjeje ku ata që janë në pushtet kontrollojnë ose ushtrojnë ndikim pothuajse në çdo aspekt të sjelljes publike dhe/ose private, d.m.th., pamjen e përgjithshme të shoqërisë.
Në shtetet totalitare, besimi midis qytetarëve shpesh gërryhet dhe pranohet vetëm mendësia e ideologjisë mbizotëruese. Regjimet apo lëvizjet totalitare ruajnë pushtetin politik nëpërmjet përdorimit masiv të propagandës që përhapet përmes mediave të kontrolluara nga shteti, një parti që shpesh karakterizohet nga adhurimi i personalitetit, kontrolli shtetëror mbi ekonominë, rregullimi dhe kufizimi i lirisë së shprehjes, mbikëqyrja masive dhe përdorimi i gjerë i terrorizmit shtetëror.
***
Është e mahnitshme që kryeministri joligjor i droguar Rama, tradhtari më i keq në historinë e Shqipërisë, përmes mediave të tij antikombëtare, mund të inkurajojë shqiptarët kaq drejtpërdrejt t’i nënshtrohemi shpëlarjes së trurit duke e ekspozuar veten vetëm ndaj një këndvështrimi të shoqërisë.
Edvin Kristaq Rama na kërkon të mbyllim të gjithë zërat e tjerë dhe t’i japim atij dhe njerëzve të ngjashëm me të një qasje ekskluzive në mendjet tona. Çfarë dobie mund të ketë për t’i mbrojtur njerëzit nga të gjitha këndvështrimet e tjera të botëkuptimit sesa vetëm një?
***
Disa strategji që forcat politike dhe ekonomike, nëpërmjet medias, përdorin për të kontrolluar dhe manipuluar publikun: Lista e mëposhtme është një renditje e metodave të manipulimit masiv. Qëllimi i këtyre strategjive, sipas meje, është krijimi i individëve të bindur, të nënshtruar dhe tru-shpëlarje.Këtë e shkruaj veçanërisht në lidhje me analizën kritike të rolit të masmedias në shoqërinë tonë.
Strategjitë që përdor media për të na manipuluar
Shpëlarje e truve:
Është emri popullor për teknikat e ndryshme që përdoren për kontrollin sistematik dhe masiv psikologjik të shumëllojshmërisë (varietetit) totalisht pushtues, ku personi duhet jo vetëm të ndryshojë qëndrimet dhe besimet (perceptimet) bazë, por edhe të ndalojë së menduari në mënyrë të pavarur, të ndalojë së bëri pyetje dhe të dorëzohet (anashkalohet) plotësisht.
Shpërqendrimi:
Strategjia për shpërqendrim (ka për qëllim) përbëhet nga largimi i vëmendjes së publikut nga çështje të rëndësishme. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke vërshuar lajmet me histori për probleme të parëndësishme. Qëllimi është të shpërqendroni njerëzit dhe t’i mbani mendjet e zëna. Rezultati është se njerëzit pushojnë së bëri pyetje se pse media nuk flet për çështje të caktuara; njerëzit harrojnë çështjet e vërteta.
Problemi – Reagimi – Zgjidhja:
Kjo metodë korrespondon me kryerjen e një “sondazhi të opinionit” në politikë. Kjo do të thotë, se konsiston në testimin e popullatës duke përhapur thashetheme ose ide për të vlerësuar se si do t’i pranonte popullata. Po krijon një problem për ta zgjidhur më vonë. Pastaj publiku i sheh manipuluesit si heronj.
Gradualizmi (gradualisht):
Gradualizmi manipulon njerëzit duke i bërë ata të pranojnë vendime të padrejta shoqërore. Çelësi është ta bëni atë gradualisht, ngadalë, gjatë disa viteve.
Për shembull, le të themi se qëllimi është shkarkimi i 7o% të stafit të një kompanie të madhe të profilit të lartë. Media do të fillojë të përfshijë lajme negative për kompaninë: rënie të shitjeve, rënie të bursës, thashetheme, etj. Ngadalë do të ndërgjegjësohej dhe do të fillonte të përgatiste njerëzit për “lajmet e mëdha”. Nëse shkarkimet do të ishin bërë të njohura që në fillim, do të kishte bërë bujë publike.
Devijimi:
Një strategji tjetër që përdor media për të na manipuluar është që vendimet jopopullore t’i paraqesin si “të nevojshme”, “për një të ardhme më të mirë” ose “për të mirën tonë”. Ato e bëjnë publikun me të vërtetë të besojë se sakrificat e tyre do t’i bëjnë gjërat dukshëm më mirë më vonë.
Pra, qytetarët mësohen me cilësi më të ulët të jetës. Ata fillojnë ta shohin atë si normale. Përfundimisht, njerëzit do të dorëzohen në gjendjen aktuale dhe do të pushojnë së kërkuari atë që kërkuan.
Trajtojini njerëzit si fëmijë:
Sa më shumë që media do të manipulojë publikun, aq më shumë do të flasin me publikun sikur ata (publiku-njerëzit) të ishin fëmijë. Përdoren argumente, shenja dhe intonacione të pikturuara me trëndafil, sikur njerëzit të ishin shumë të dobët ose të papjekur për të trajtuar të vërtetën. Qëllimi është gjithashtu një reagim i nënshtruar, profesional. Ideja është që njerëzit të mos mendojnë në mënyrë kritike si të rriturit.
Apel për emocione:
Thirrjet emocionale janë shumë më të fuqishme se ato sterile, thjesht objektive. Mediat e dinë këtë, dhe kështu u bëjnë thirrje emocioneve të njerëzve. Përsëri, ata përpiqen t’i pengojnë njerëzit të mendojnë në mënyrë kritike; ata përpiqen të kontrollojnë mendimet e tyre. Mos harroni se sa e fuqishme mund të jetë frika.
Mbajtja e publikut në nivelin injorant dhe mediokër:
Sipas meje, media preferon një publikë (audiencë) injorante, të pa-kultivuar. Mbajtja e tyre të izoluar nga njohuritë i bën më të lehtë për t’u manipuluar. Gjithashtu mban larg mosbindjen dhe rebelimin. Informacioni është fuqi.
Inkurajoni njerëzit të kontribuojnë në mediokritetin:
Kjo pikë dhe ajo e mëparshme janë shumë të ngjashme dhe kjo është një nga strategjitë më delikate që përdor media për të na manipuluar. A janë programet e ofruara në TV apo në portale (gazeta) në përputhje me atë që dëshiron publiku? Apo na imponohen nga mediat? Me fjalë të tjera, a po shohim në të vërtetë atë që duam të shohim, apo atë që ata duan që ne të shohim?
Për mua përgjigja është e qartë. Konsumimi dhe banaliteti po na hipnotizojnë. Prandaj, ne nuk kujdesemi për mjedisin tonë dhe jemi trajnuar të jemi mediokër (me aftësi të kufizuara-gjysmë budallenj).
Vetëqortim:
Në të njëjtën kohë që media inkurajon injorancën tonë, na bën të besojmë se jemi të vetmit përgjegjës (fajtorë) për vështirësitë tona. Mediat na thonë se aftësitë tona të pakta do të na bëjnë të mjerë dhe të dështuar. Në thelb, ata kërkojnë vetë-inkriminim përmes justifikimit dhe e pengojnë publikun të mobilizohet.
Njohuri të plota rreth publikut (audiencës):
Për të ushtruar kontroll mbi dikë, duhet ta njihni atë. Fatkeqësisht, oligarkët tonë modern janë kujdesur në mënyrë të përsosur për këtë. Për mua, përparimet psikologjike, sociale dhe teknologjike tani i lejojnë korporatat e mëdha të dinë gjithçka për çdo person të vetëm. “Sistemi” na njeh dhe kjo do të thotë se mund të na manipulojë pikërisht aty ku jemi të dobët.
____
Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Vuçiq: Nuk do të ketë konflikt në Kosovë, edhe pse Kurti provokon çdo ditë!
Ato banda qe po i pregatit rreth kufirit të Kosovës, për kë janë? Vuçiqi, atëhëre kur praqitet qengj duhet të përgatitemi si për ujk. Njeri artist qe di ta emitojë viktimën edhe atëhere kur i viktimizon të tjerët.
Por: Uji fle, armiku s’fle! – thotë një fjalë e urtë popullore.
Pra, Vuçiqit, nuk i besohet edhe kur thot se nuk do të ketë konfilkt në Kosovë.
Vuçiqi, i cili sa herë është kërcënuar, sa herë u është drejtuar edhe ndërkombëtarëve se nuk do e njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës, sot paska deklaruar se nuk do të ketë lkonflikt në Kosovë, edhe pse Kurti po «provokuaka»!
Por « Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, tha Vuçiq.
E, shikuar nga ky citat i deklaratës së tij, sërish lufta është në prag, deri sa ai kërkon «mbrojtjen» e popullit serb pa e sulmuar askush, sepse, kështu nisin luftërat, kur edhe pa të sulmuar askush, ti i thua se po më sulmon e kjo është vetëm për të zënë shkas. «Për vendin tonë në Kosovë» – vazhdon, duke e llogaritur Kosovën si pjesë të Serbisë, edhe pse më shumë se gjysma e shteteve të botës e kanë njohur e pranuar shtetin e Kosovës, duke mos qenë më kurrë pjes e Serbisë.
Mirëpo, Vuçiqi nuk ka të drejtën ta quajë si pjesë të Serrbisë Kosovën,
Sepse, Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj, jo njëanshëm, siç e thotë Vuçiqi, por bashkarisht me shumë shtete të botës, e kanë njohur 117 shtete në botë, nga 193, përfshirë edhe Kosovën sa ka gjithsej, ose 61% e shteteve të botës,
Sepse, Gjykata Ndërkombëtare e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, në të cilën Gjëkatë vetë Serbia e pati dërguar, dhe tani, po të ishin sado pak të arësyeshëm, që nga shpallja e GJND-së, është dashur ta pranojnë Pavarësinë e Kosovës, duke hequr inatin. Dhe, kjo do të ishte fundi i dialoguit, kur ende nuk pati nisur.
Sepse, Kushtetuta e Ahtisarit, serbëve të Kosovës u ka dhënë të drejtat më të mëdha që kanë minoritetet.
Sepse, Vuçiqi dhe serbët të gjithë e dinë se Kosova ka qenë e pushtuar, jo se ishte ndonjëherë tokë e tyure, përkundër që ata e qajnë dhe dëshirojnë të jetë e tyre.
Sepse, në të jeton populli shqiptar nga kur është krijuar bota, pra, nuk është djepi i serbëve, siç e thonë ata, por pikërisht i shqiptërve
Sepse, serbët kanë bërë masakra çnjerëzore në popullin shqiptar në përgjithësi, veçanërisht në Kosovë, Sanxhak të Novi Pazarit, Kosovë Lindore, që sot meritojnë të jenë të lirë në tokën e tyre.
Për të gjtha këto e shumë tjera që nuk janë thënë, Vuçiqi do duhej pranuar sa më parë Pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që, vërtet edhe serbët e Kosovës do të ndjeheshin fare të lirë, sepse ata do të integroheshin me të tjerët në të gjithë shtetine Kosovës pa pengesa.
E, sa i përket Albin Kurtit, ai nuk është duke provokuar, është duke u përpjekur të zbatojë ligjin në të gjithë Kosovën, për çka ju po e pengoni me pa të drejtë.
Prandaj, çdo konflikt në Kosovë, do të ishte i panevojshëm dhe i paarsyeshëm.
Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi si shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe si dhe gjoja autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1275). Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, që do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.
Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike, është e udhës që të sqarohet historia e këtij mashtrimi. Ajo gjithsesi lidhet me fuqizimin e dinastisë së Rashës Nemanjane (me prejardhje tribale) si dhe kyçjën e saj në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimi i rrethanave të dobësimit të Bizantit, që u krijoi mundësi për ngritje të fuqishme në Ilirik. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhiografisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Peshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Natyrisht se edhe kisha e Kostandinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Ne-manjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbret” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtypshkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Sremski Karlovcit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lësho-hej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:
“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit.
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.
(Shkëputje nga libri “Dardania – antika, mesjeta”, Prishtinë,2020).
Me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.
Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.
Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.
(Apo; Çfarë inxhinieringu medial e konformizmi politik,po manifestojnë sot shqiptarët?)
1. Përkundër faktit se Kosova e Shqipëria, ende po i “shijojnë pamëshirshëm ethet” e proceseve dhe zhvillimeve të transicionit, prap se prap duhetthënë që të dy këto shtete i kanë konsoliduar po ashtu deri diku edhe institucionet kyçe(Kushtetutat ani pse përplot ambiguitete!) demokratike. Gjithashtu ato i kanë ngritur nënivele reprezentative e solide edhe institucionet esigurisë (policitë dhe ushtritë që me perfeksionim e tyre, nuk janë larg standardeve të Nato-S) që sigurisht krijojnë kondita solide për një mbrojtje tëinteresave gjithë shqiptare dhe të aleatëve tanë. Mirëpo, duhet po ashtu të thuhet se Shqipëria dhe Kosova kanë avansu edhe në sferat emercenarizmit, krimit e korrupsionit, nepotizmit, poltronizmit.., e madje edhe të krijimit të një mafie oligarkike, e meditative. Ndërkaq, të dy këto shteteende nuk kanë arritur të krijojnë një platformë unike pragmatike të sundimit të ligjit, ku pa dallime partiake, ideologjike, klasore, kombëtare, fetare e sociale do të ndëshkoheshin pa pardon si “peshqit” e vegjël ashtu edhe ata mëdhenj që u shkaktuan dëme të pariparueshme e vonesa të pa arsyeshme këtyre demokracive. Tani, këto vonesa që në “gjuhen” sociologjike shquhen si mungesë tipike e një “kontrolli social”, fajësinë e ngecjes shqiptare në proceset dhe zhvillimet integrative, duhet adresuar vetëm elitave politike. Që dukeshfrytëzuar monopolet dhe autoritetin e “fuqisë” weberiane të politikes, përvetësuan e akumuluan për vete, familjen, klanin dhe partinë, pasuri marramendëse. Duke krijuar kështu një shtresëzim të shpejtuar e artificial klasor dhedëme të mëdha e vonesa absurde, i vonuan dukshëm shqiptarët në proceset dhe zhvillimet integrative që i nisi Evropa !? Për ta kuptuar gjithë këtë precedent socio ekonomik, e dëm padyshim edhe politik duhet një riorganizim shumë më i gjerë dhe një reformë më e thellë ekonomike, mediative, ligjore, arsimore, etj. Në mënyrë që të shkëlqej fryma dhe atmosfera e standardeve demokratike, ashtu si është në shtetet dhe vendet që e kanë testuar tashmë mekanizmin e identifikuar si “kontroll social”.
2. Në shoqëritë e brishta demokratike shqiptare, bie fjala liria e shprehjes dhe ajo e mediave elektronike shpesh herë qëllimshëm “ngatërrohet” e identifikohet me lirinë e shfrenuar mediatike. Ku të gjithë ushtrojnë pa pardon si të “drejtën” ashtu dhe “argumentin” e tyre. Dhe kjo ndodh kështu vetëm e vetëm që t’u krijojë hapësire meditative pseudo kompetentëve e pseudo ngjarjeve tërësisht periferike dhe pa kurrfarë rëndësie e peshe për interesat e shtetit dhe kombit. Kjo mënyrë e “komunikimit” publik që është instalua në diskursin publik të dy shteteve shqiptare, dosido sjell përveç hutisë në publik edhe vonesë në konsolidimin e institucioneve të shtetit! Demokracia mediale si “kolonizatori” më sofistikuar e politikës bashkëkohore, sot përmes infuzioneve dhe përmbajtjeve kinse interesante e atraktive në mënyrë radikale është duke e ndryshuar si rolin ashtu dhe mesazhin tradicional të ofertave e joshjeve publike politike. Në fakt, mediat kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin (fisnik padyshim) e ndërmjetësuesit (“big social sandwich”) tradicional, që vijëzohej zakonisht; si raport mes “publikut të gjerë” dhe “politikës së pakët”! Partitë politike dhe politikanët e kotit, përmes doktrinës së njohur të spinë doktorëve, po e arrijnë ta kontrollojnë (lexo; manipulojnë) dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymëmarrjen” e lodhur të opinionit publik në shoqëritë shqiptare në gjithë rajonin. Pa asnjë mëdyshje, mediat publike sa më shumë që e avokojnë diskursin politik (p.sh. për temat madhore të interesit kombëtar e shtetërorë) në një prezantim të thjesht argëtues, aq më shumë i realizojnë pritjet e publikut të gjerë. Sepse, në periudhën e transicionit, kur ende nuk janë stabilizuar as “përgjegjësia”, e as “sundimi i ligjit”, e kanë shumë më lehtë të lozin rolin e “viktimës në sandviç”! Tjetër, jo profesionalizmi e programuar që pa asnjë dyshim po financohet nga disa qarqe; antishtetërore e antishqiptare ka bërë që ca matrapazëve lokal medial e ca mercenarëve politik (që janë bërë “kockë e asht”), t’u jepet hapësirë enorme meditative! Kjo tendencë mediale, apo “frymë” tipike antikombëtare që ndryshe në shkencat sociale identifikohet e shquhet si mënyra dhe metoda më e djallëzuar dhe më e sofistikuar e “shpëlarjes së trurit”, ka “pushtuar” turravrap pothuajse pjesën dërmuese të monopolit mediatik.
3. Më e keqja, e gjithë këtij “pushtimi” të pa hetuar nga publiku i gjerë, por jo edhe nga sociologët dhe ekspertët mediatik qëndron në atë; se përveç kurdisjeve tematike që bëhen me të gjitha mjetet propaganduese (rrjetet sociale, Tv-et private, në këtë periudhë të ndryshimeve gjeopolitike), ato, janë duke i kontaminuar tmerrësisht dhe qëllimisht, pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë publike e jo publike. Duke i “skanuar” disa nga këto “norma e vlera” shkatërruese kryesisht në mediat dhe rrjetet sociale mbarëkombëtare nga ana e këtyre matrapazëve dhe injorantëve tanë mercenar, ne përmes “briskut” tonë sociologjik kemi kuptuar që fushatat e tilla të programuara dhe të orkestruara nga “qendrat kibuciane”, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme! Nuk janë të rastësishme, shkaku se përsëritjen e “lajmeve dhe temave” (natyrisht; gjithnjë të përzgjedhura me kujdesin maksimal!) që ata i imponojnë publikut të gjerë, pra , sidomos një shtrese ende amorfe e injorante ia gatuajnë e ia servojnë me pretekstin e trendit apo “produktit” kinse gjithëpërfshirës!? Ajo çfarë bie në “syzet” tona pa dioptri paragjykuese, janë format dhe përmbajtjet e veprimit të tyre në unison mediatik, kur janë në pyetje temat rreth proceseve e zhvillimeve të karakterit tonë shtetërorë e kombëtar!? Me këtë rast, këtu s’dua t’i amnistoj fare as mediet që vijnë me backgraundi lindor që “promovohen” nga mercenarët “identitar” shqipfolës, e as, ato perëndimor që prodhohen, fabrikohen, e dizajnohen kryesisht nga planifikuesit e sofistikuar digjital…Por, pyetja një milionëshe që meriton përgjigjen adekuate është; nëse, “testimi” i shkallares së atrofimit të gjykimit tonë qytetar për të kaluarën e pakthyeshme qenka përplot me dilema identitare, e hamendje historike, e kulturore, meriton sot ndonjë përgjigje “kirurgjikale” mediatike (në vend të asaj akademike!?) për t’i kënaqur ambiciet e sëmura politike?! Në këtë “valle e lojë” (padyshim) djallëzore të “lajmeve” e “të vërtetave”, ky tip gazetarësh mercenar që po i plasojnë përmes medieve sociale nga “kibucet”, publikut të hutuar e të frikësuar po mundohen t’u “amputojnë “heshtazi e me aplikativitet masovik, disa ligje, vlera, norma, rregulla e kode gjëja të reja; sociale identitare!? Qëllimi dhe imperativi i tyre përveç mjegullës dhe hutisë, dosido mbetet rritja e dozës dhe histerisë së pakënaqësisë kolektive, në mënyrë që qëllimet e vërteta politike (kontestimi shtetësisë së Kosovë dhe ai i bashkimit kombëtar) të zgjatohen edhe për një kohë nëpër aulat dhe kancelarit e vendimmarrëse global!? Në ketë “projekt” të dëmshëm, nëse politika bë kompromise (ashtu siç ka bë në këto dy dekadat e fundit) shkaku i ambicieve të sëmura karrieriste, akademia dhe gjithë ai “mal” intelektualësh që i kemi, nuk duhet të heshtin dhe të bëhen “më katolik, se papa”. Duhet cekur, se kësaj “odisejade” të rrezikshme konformiste e oportuniste në jetën tonë publike po i bashkëngjitet edhe gjuha e deformuar, mendimi paragjykues dhe stereotipia sistematike e stilit kaotik hobsian (bellum omnium contra omnes), ku të gjithë duhet të jenë kundër të gjithëve dhe se (në emër të lirisë së shprehjes, shih ti!?); askush nuk duhet të mbetet i paprekur (!?), sepse, këtë “pa prekshmëri” e garantojnë si normat ashtu dhe sistemi demokratik!? Duhet theksuar se degradimin e gjuhës së komunikimit publik, nëpër trevat shqipfolëse sot përveç politikanëve “kozmopolit” (që Shqipëria, tashmë i ka edhe për eksport) po e ushtrojnë kryesisht ca intelektual injorantë e tipat të mercenarëve mediatik, të cilëve u ka humbur si “busulla” orientuese e kohës bashke me etiken dhe moralin intelektual, ashtu edhe ekuilibri etik publik i standardeve të qytetarisë. Tipat e tillë denigrues, përmes mercenarizmit mediatik, s’ka asnjë dyshim se përveç nivelit të emancipimit të tyre politik, pasqyrojnë si defektet arsimore ashtu edhe varfërinë e mendjes së tyre intelektuale identitare! Ngase, ata nuk e kuptojnë se natyrshmëria identitare, duhet të ruhet, mbrohet, kultivohet e konservohet vetëm përmes ruajtjes së origjinës sonë sociale e kulturore. Tekefundit, kështu kanë vepruar gjitha kombet e emancipuara. Këtu asgjë të re, ne shqiptarët nuk po zbulojmë. Andaj, çdo “arratisje” eventuale improvizuese, e qëllimshme, apo qoftë edhe e detyrueshme (sado kudo e përkohshme e joshëse) e zbehët e improvizuese duhet ta shqetësoj identitetin e origjinës sonë fillestare. Ngase, thjesht; “stacionimi” social dhe ai kulturor në origjinën tonë identitare, do frymoj më natyrshëm, më arsyeshëm, më akomodues, e besa edhe më qëndrueshëm. Meqë, po jetojmë në procesin e vetë kërkimit “emancipues”, qytetaria shqiptare ani pse po joshet deri në ekzaltim me të gjitha mënyrat në sferat e jetës…duhet të bëjë përpjekje solide ta ruaj mobilitetin e veçantisë identitare. Natyrisht, kjo qytetari (sado e ngritur)nëse prapa vetës nuk e ka një elitë intelektuale, një klasë patriotike politike dhe një komunitet të organizuar e të pjekur mediatik, e ka të pamundur arritjen e vetë kërkimit të lartcekur emancipues.Tek e fundit, historia jonë ne mësoj, se gjithnjë kur nuk ishim subjekt aktiv kulturor, u shndërruam me lehtësi të paparë (!)në objekt (lexo; dukusuritjeje)aktiv politik.
4. Por, tani, duhet kuptuar se akti i shndërrimit në objekt, përveç dimensioneve të hershme (që i kemi testuar si komb me pushtimet) do të “mbath” edhe cilësi të reja filozofike, sociologjike, psikologjike, sociale e kulturore. Që në kushtet dhe rrethanat e ndërtimit të raporteve të reja gjeopolitike e gjeostrategjike, nuk kemi asnjë siguri se do bien taman! Një tjetër mangësi në ketë projeksion hipotetik, “banon” edhe te fakti se shoqëritë shqiptare gjithandej ende po i vuajnë ethet e transicionit. Ato duke qenë të hendikepuara me mungesën e një lloj trashëgimie sado kudo minore të ndërtimit të raporteve kapitaliste (raporteve e logjikave të pamëshirshme tipike konkurruese), nuk arritën si kombet tjera të profilizonin dhe ndërtonin; si shtresat e ndryshme sociale ashtu edhe elitat mobile politike bashkë me fuqinë e theksuar ekonomike e ushtarake. Shoqëritë shqiptare (sidomos ajo e Shqipërisë), duke qenë të privuara nga ky rrugëtim i natyrshëm i ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve mobile sociale, politike e mediatike dhe shkaku i “katapultimit” e transformimit të tyre nga shoqëritë tipike postsocialiste (bile edhe fisnore!) në shoqëritë demokratike, nuk arritën ta fuqizojnë vetën e tyre karshi kombeve tjera.
5. Rrugëtimi historik i shqiptarëve në ndërtimin e një kapitalizmi identik me kombet tjera që tradicionalisht kishin kultivuar një tip të natyrshëm të këtyre raporteve dështoj. Dhe se ajo çfarë është duke ndodhur tani në dy shtetet shqiptare ne Ballkan, ka të bëjë me një lloj kapitalizmi grabitqar…i cili pamëshirshëm po e rrit dhe zbulon veten e vet përmes ushtrimit të monopolit në politikë dhe gllabërimit të sferave të tjera të jetës ekonomike, në vend që të krijojë parakushte ligjore e ekonomike për një shtresëzim të natyrshëm social që do të duhej të kultivohej sipas logjikës së një konkurrence lojale me rregulla strikte të arritura përmes një konsensusi të gjatë dhe maratonik midis botës së biznesit dhe shtetit si rregullator i këtyre raporteve. Bartësit e këtij lloji të kapitalizmit të vrazhdë dhe pa dyshim joproduktiv për gjithë shoqëritë shqiptare, në fakt janë jo oligarkët e ngritur në bazë të konditave dhe parametrave ekonomikë, por politikanët e katapultuar dhe rekrutuar, përmes ushtrimit të fuqisë politike që u mundësoi aparati i brishtshtetëror bashke me mekanizmat tjerë ende infantil institucional që matrapazëve dhe injorantëve politik, u mundësoj që përmes shitjes (lexo; transkaksioneve me letra!) së resurseve e pasurisë shtetërore, të bëhen kapitalist par exelance…
6. Dukuria e kooperimit të mafisë politike lokale dhe bosëve të kompanive të mëdha dhe të dyshimtë për fshehje të tatimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë në krijimin e kastës së re kapitaliste në vendet e transicionit është një proces do të thosha tejet i ri edhe nga ekspertët e lëmenjve të tjerë, por esenca është se ky fenomen në fazën e parë të ndërtimit të kapaciteteve kapitaliste, pra akumulimit të parë të kapitalit në një mënyrë apo tjetrën (siç e vlerësojnë ata) ishte në favor dhe funksion të fillimit të krijimit të kapitalit fillestar. Dukuri kjo që për shumicën e sociologeve ishte pa dyshim një shteg i radhës që pak a shumë e ndihmoi procesin tjetër të kriminalizuar dhe të njohur si “shpëlarje të parave” të një vendi që nuk ka ndonjë tradite në konsolidimin e legjislativit dhe të sundimit të ligjit. Tani kur të kihet parasysh që efektet e privatizimit në rastin e Kosovës akoma nuk janë të prekshme në kuptimin e shifrave të reduktimit të papunësisë për shtresat e gjera të punëtorëve, atëherë bëhet shumë më e qartë se shteti i ri i Kosovës është në rrugë të dështimit në menaxhimin e resurseve dhe pasurisë se gjithmbarshme nacionale që qe ngritur me djersen e gjeneratave të tera në ish-regjimin e komunizmit.
7. Zakonisht për një përshtypje të këtillë shërbehen parametrat ekonomikë dhe ata socialë, që gjenden jashtë atij vendi apo atij shteti që ndodhin këto keqpërdorime e manipulime në nivele herë herë aferash e herë skandalesh Shtresëzimi social, që mund të prodhon ky fenomen i kolapsit të pasurisë shtetërore, në favor të grupeve apo klaneve që ishin afër apo më mirë me thënë menaxhonin procesin e ndërrimit të titullarit të pronës shtetërore, bëri që tani kemi një tipologji interesante dhe do të shtoja specifike të elitave ndër ne këtu në Kosovë. Aktualisht mund në vija të trasha, mund të identifikojmë ca lloje elitash; elitat makrobiznesore që u rekrutuan nga sfera e politikës së pasluftës dhe elitat e tjera biznesoreqë përpëlitën dhe varën tërësisht nga ajo e lartcekura. Elita e cilësuar si makro biznisore në rastin tonë menaxhohet kryesisht në parime familjare, fisnore, krahinore, etj. dhe në fakt tani edhe de jure është në proces të pronësisë së shumicës së kompanive dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore. Ndërsa, elita biznesore që realisht është ajo e kompanive të vogla të cilat kane hy me rreziqe në konkurrencës jolojale vendore edhe për shkakun se bosët e makro bizneseve ushtrojnë haraç si përmes taksave të ndryshme që ua shtojnë këtyre të dytëve në cilësinë e shtetarëve, ashtu edhe përmes financimit të dyshimtë të fushatave elektorale gjatë kohës së zgjedhjeve në nivele lokale dhe nacionale…Për gjitha këto shkaqe, sot na duhet më shumë një nacionalizëm medial, se sa një shumësi konformizmashsocial…