Kreu Blog Faqe 738

Presidenti Rugova: I vetmi kompromis për Kosovën është Pavarësia

0

Ibrahim Rugova e Behlul Jashari – Rilindja e 28 Nentor 2002 në tryezën e Rugoves ne Rezidencen Presidenciale ne Velani – Prishtinë

-“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë/

Nga Behlul Jashari

PRISHTINË, 6 Tetor 2024/ Para 19 viteve,  pikërisht ishte 6 Tetori 2005 kur Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej si vazhdimisht nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

 Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, ritheksonte se pavarësia është e padiskutueshme, tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi.

Pavarësinë e Kosovës, të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, nga shtetet fqinje, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende. Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federates me të drejtë vetoje, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën gjithësej shtatë – edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

Klinton – Rugova

NGA ARKIVI-6 TETOR 2005: PRESIDENTI RUGOVA ME GRUPIN NEGOCIATOR: KOMPROMIS PËR KOSOVËN ËSHTË PAVARËSIA

PRISHTINË, 6 Tetor 2005-QIK – I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon, tha sot Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pas takimit me Grupin negociator për statusin, në rezidencën e tij në Velani.

Presidenti Rugova takimin e quajti të frytshëm, konstruktiv e miqësor, ndërsa tha se kanë biseduar për planin operativ të funksionimit të delegacionit të Kosovës, për dokumentet e ndryshme që do të aprovohen.

“Natyrisht do të kem një dozë të besueshmërisë të një diskrecioni sepse është delegacion shtetëror dhe për gjëra të rëndësishme do t’ju njoftojmë”, tha Presidenti. “Ne do të vazhdojmë punën mbi këtë plan apo skicë të punës të delegacionit të Kosovës.

Përcaktimi ynë dhe vullneti politik i popullit është pavarësia e Kosovës, pra këto biseda janë për pavarësinë e Kosovës, ndërsa unë edhe të gjithë ne insistojmë për një njohje të drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovë që do të ishte edhe më e lehtë sepse do ta qetësonte popullin tonë edhe këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, u shpreh pas takimit Presidenti Rugova.

Ai bëri të ditur se Grupi, për çdo rast, po përgatitet, dhe se të gjithë janë dakord që nëse fillon zgjidhja e statusit në rrugë ndërkombëtare, nëpërmjet negociatave, atëherë, delegacioni do të jetë “i gatshëm, i aftë dhe i përgatitur”, ta udhëheqë Kosovën drejt bërjes së pavarësisë.

Pyetjes nëse mund të ketë kompromis rreth statusit të Kosovës, Presidenti Rugova u përgjegj në mënyrë kategorike, duke thënë: “Kompromis për Kosovën është pavarësia e saj dhe ky është optimum i gjithë shqiptarëve në rajon, andaj nuk kemi kërkuar një bashkim me Shqipërinë që do të krijonte probleme të reja. Prandaj një Kosovë e pavarur do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, nënvizoi Presidenti Rugova, duke ripërsëritur bindjen e plotë se nuk ka shteg tjetër veç pavarësimit të vendit.

Ndërkaq në pyetje tjetër nëse grupi do të ketë platformën për bisedime, Presidenti është përgjigjur qartazi: “Ne platformen e kemi dhe ajo është pavarësia. Neve na duhet operacionalizimi i punës së këtij grupi apo delegacionit të Kosovës nëse do të ketë biseda për pavarësinë e Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës. Ne insistojmë në njohje të drejtpërdrejtë dhe ajo pakoja përcjellëse që do të ketë pavarësia e Kosovës”, tha Presidenti Rugova.

Kryekuvendari i Kosovës, Nexhat Daci, sukses më të madh e ka quajtur që Grupi Negociator, apo siç e quajti ai, pesëshja dhe koordinatori i grupit, “janë absolutisht në një frekuencë”.

“Ky delegacion i Kosovës do ta marrë mandatin në parlamentin e Kosovës dhe kufiri më i ulët siç e tha Presidenti është pavarësia e Kosovës”, tha Daci. Ai theksoi se çdo gjë do të rrjedhë nëpërmjet Parlamentit, ndërsa deputetët do të informohen për punën e delegacionit. Delegacioni do t’ia japë mendimet dhe udhëzimet e veta koordinatorit, i cili pastaj mendimet profesionale i sjell, dhe pas miratimit nga delegacioni i Kosovës, ato bëhen publike edhe për parlamentin”.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi u shpreh se delegacioni i Kosovës duhet të prezantojë fuqinë politike të partive politike në Kosovë, duke shtuar se çdo dokument i delegacionit në mënyrë konsensuale dhe me miratimin e Kuvendit të Kosovës duhet të fuqizohet dhe të institucionalizohet, dhe pastaj të prezantohet edhe në raport me ndërkombëtarët.

“Besoj se javën e ardhshme do të jemi së bashku edhe në parlamentin e Kosovë sashtu siç jemi zotuar se do ta ruajmë atë unitet të qëndrueshëm për rikonfirmimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran”, tha Thaçi.

Ndërkaq lideri i ORA-s, Veton Surroi tha se platforma e grupit është e qartë. “E ka pikënisjen, e ka pasur dhe do ta ketë për pavarësinë. Eshtë një elaburim më i gjatë, i cili ka konsensus të plotë dhe duhet të paraqitet në Kuvendin e Kosovës. Si i tillë bëhet obligues për çfarëdo procesi negociator”, tha Surroi.

CLINTON PARA PESËMBËDHJETË VITEVE NË KOSOVË TREGOI SE SI RUGOVA KËRKOI NGA AI TË NA NDIHMOJ

Ne 20 vjetorin e Lirisë – ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, në Prishtinë ka qëndruar ish-Presidenti i Amerikës, Bill Clinton. Kjo ishte vizita e tij e katërt në Kosovë, ndërsa një vizitë shtetit për të cilin kontribuoj për liri dhe pavarësi Clinton e pati edhe në vitin 2009.

Presidenti i 42-të amerikan, kur erdhi në nëntor të vitit 2009 mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, teksa përshëndetjen e nisi duke ndarë një kujtim që kishte me ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.“Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kuj­toi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugov­ës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i krista­leve të papërpunuara. Kur ia tregova Presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kujtonte Presidenti Amerikan Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës.

Tetë vite nga shugurimi i Kishës “Shën Abrahami” në Llapushnik

0
Bojken Breca, Llap
(Pajazit Jashari)
____
Përvjetori i shugurimit të kishës shën Abraham, Majellapushnikut.
___
Sot, në Majellapushnik, qielli na befasoi me shi, por për ne ishte një bekim i dyfishtë. Ishte dita e përvjetorit të 8-të të shugurimit të Kishës shë Abraham, një simbol i qëndresës, shpresës dhe besimit. Dhe në një ditë të tillë, shiu që binte ngadalë mbi tokën tonë u duk si një përkujtim i heshtur i vuajtjeve dhe fitoreve të së shkuarës.
Ne e prisnim festën në oborr, me fëmijë që vrapojnë dhe familje që festojnë së bashku, por shiu na bëri një sfidë të vogël. Asgjë nuk mund të na ndalonte, sidoqoftë. Pas meshës së shenjtë, vendosëm të festonim në objektet përcjellëse të kishës, që janë ende të pa përfunduara.
Dhe si gjithmonë, këngët ishin zemra e festës. Filluam me këngën për Adem Jasharin, heroi i pashoq që u bë legjendë. Fjalët e këngës ngriheshin mbi kokat tona, si një kujtesë e gjakut të derdhur për liri dhe krenari kombëtare. Kjo këngë na lidhte të gjithëve, duke na kujtuar sakrificat që ishin bërë për të arritur deri këtu. Zëri i burrave dhe grave që këndonin bashkë përshkonte muret e kishës dhe përzihej me ritmin e shiut që vazhdonte jashtë.
Pas saj, kënduam të tjera këngë patriotike, ato që kanë mbajtur gjallë shpirtin e popullit tonë për breza me radhë. Çdo varg ishte një testament i qëndresës sonë, i dashurisë për atdheun dhe i lidhjes sonë të përhershme me tokën e shenjtë. Edhe fëmijët, me zëra të njomë, këndonin bashkë me ne, duke marrë pjesë në këtë trashëgimi që u përçohej prej brezash. Në atë moment, e kuptuam se ne nuk po festonim vetëm për kishën, por për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë tonë.
Kisha shën Abraham, e mbushur me këtë energji të pastër, qëndronte e fortë dhe madhështore, një dëshmi e palëkundshme e besimit tonë. Shiu nuk na pengoi, përkundrazi, ai bëri që çdo këngë, çdo fjalë dhe çdo përqafim të ndihej edhe më i thellë. Përvjetori nuk ishte vetëm një ditë për të kujtuar, por një ditë për të jetuar – të bashkuar nga besimi, historia dhe dashuria për atdheun.
Në fund, ndamë jo vetëm bekimin e kishës, por edhe të këngëve që mbajtën gjallë shpirtin tonë patriotik. Kisha Abraham u bë shtëpia e një feste që do të mbahet mend gjatë – një ditë ku këngët për heronjtë tanë dhe shiun që na bekonte, u ndërthurën në një festë plot kuptim e frymëzim.
P.S.
Qershia mbi tortë ishte vizita e austriakut eurodeputet, Lukas Mandl, bashk me dy të tjerët…
Historia po përsëritet!
Austriakët 1912, por austriakët edhe sot me ne.
Insert nga Festa e Kishës! 🙏🇦🇱
Shih videon:

1932 / “Ja çfarë shikoj nga dritaret e ambasadës amerikane në Tiranë” — Rrëfimi i hollësishëm i ambasadorit Herman Bernstein

Herman Bernstein, ministër amerikan në Shqipëri — Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Tetor 2024 

“The American Foreign Service Journal” ka botuar, në mars të 1932, në faqet n°3-6, rrëfimin e hollësishëm të ambasadorit Herman Bernstein mbi atë çka ai vështronte asokohe rreth e rrotull ambasadës amerikane në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria — Vendi i Popullit të Shqiponjës

(Pamje nga dritaret e Legatës Amerikane në Tiranë)

Nga Herman BERNSTEIN, Ministër amerikan në Shqipëri

Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Nga dritaret e Legatës së re Amerikane në Tiranë mund të shihen shumë pamje të çuditshme dhe magjepsëse, të cilat ofrojnë një pamje të jetës shqiptare në të gjitha ngjyrat dhe nuancat e saj të larmishme. 

Nga dritaret e përparme mund të shoh kopshtin tonë me lule të kujdesur nga një kopshtar shqiptar që pretendon se ka punuar në pallatin e vjetër të Sulltanit në Kostandinopojë dhe nga një ish-oficer rus që kishte ikur nga bolshevikët dhe kishte shërbyer në forcat Wrangell dhe më pas kishte ardhur në Shqipëri me ushtrinë e vogël të drejtuar nga Ahmet Zogu kur u kthye në pushtet pas mërgimit të tij në Beograd. Më tutje, te porta e Legatës, qëndron shtëpiza e dy kavasëve të Legatës, Sulejmanit dhe Rasimit, shqiptarë që kanë kaluar (jetuar) disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulejmani konsiderohet nga shqiptarët si me fat të veçantë jo vetëm për faktin se ai punon në Legatën Amerikane, por edhe sepse është babai krenar i pesë djemve. Vajzat kërkojnë pajë kur martohen në Shqipëri, ndërsa djemtë u sjellin prikë prindërve. 

Përpara portës së Legatës ndodhet rruga e re që të çon nga Durrësi në Elbasan dhe Korçë. Durrësi, në Adriatik, është porti më i rëndësishëm i Shqipërisë. Qyteti, tani i vogël, me një popullsi prej rreth 10.000 banorësh, dikur ishte një qendër e madhe tregtare, që lidhte Perëndimin me Lindjen. I ndërtuar rreth 700 vjet para epokës së krishterë, Durrësi, i njohur në të kaluarën si Dyrrachium (Dyrrahu), dëshmoi skena lavdie, betejash të përgjakshme, të konfliktit midis ushtrive të Cezarit dhe Pompeut dhe të kryqtarëve në rrugën e tyre për në Tokën e Shenjtë. Besohet se edhe atje, në brigjet e Adriatikut, Shën Pali ka predikuar krishtërimin. 

Rruga e re e Elbasanit, tashmë në përfundim, të çon në Korçë, e cila është një nga qytetet më përparimtare dhe moderne të Shqipërisë, kryesisht për shkak të ndikimit të shqiptarëve të emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe që u kthyen në Korçë pasi kishin përvetësuar pasuri të konsiderueshme materiale dhe mënyrat e zakonet e Amerikës. Disa u kthyen për vizita në tokën e tyre të lindjes dhe sollën me vete konceptet e biznesit dhe metodave të bujqësisë amerikane dhe një standard më të lartë jetese, i cili u prezantua gradualisht në rrethin e Korçës. Për vite me radhë Korça ka marrë gjithashtu shuma të konsiderueshme të dërguara nga shqiptarët amerikanë për të afërmit e tyre në vendlindjen e tyre. Për këtë arsye Amerika është e njohur në Shqipëri. Shqipëria i është gjithashtu mirënjohëse Amerikës për ndihmën e Presidentit të ndjerë Wilson dhënë për çështjen e pavarësisë së Shqipërisë në një periudhë shumë kritike gjatë Konferencës së Paqes. Arsyet e tjera për vlerësimin e Amerikës nga Shqipëria janë shkollat amerikane në Tiranë dhe Kavajë, të drejtuara nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe Fondacioni i Lindjes së Afërt, si dhe puna kundër malaries e Fondacionit Rockefeller. 

Përtej rrugës së re të Elbasanit mund të shoh nga dritaret tona të përparme një fushë të madhe, kazerma, ushtarë që bëjnë ushtrime; kuajt, lopët, delet duke kullotur — skena të stërvitjes ushtarake të përziera me idilet baritore të paqes. Ndonjëherë dëgjoj zhurmën e mitralozëve që jehojnë në male. Dhe menjëherë pas kësaj dëgjoj barinjtë që luajnë melodi të këndshme në fyellin e tyre, ose fshatarë që këndojnë këngë orientale ndërsa kalojnë mbi kuajt e tyre të vegjël ose gomerët e vegjël. Aty-këtu shoh shtëpi të reja të shpërndara nëpunësish e fisnikësh shqiptarë. Përballë Legatës Amerikane do të ngrihen edhe disa prej legatave të huaja. Në një distancë të shkurtër, shihni kodrën në të cilën po ndërtohet pallati i ri i nënës mbretëreshë. 

Teksa kthehem nga dritaret në të djathtë, përballë qytetit të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, që mban emrin e Teheranit rreth 300 vjet më parë, shoh kope delesh bardh e zi, buaj, lopë, selvi madhështore, xhami, minare të holla të bardha. Më pas pallati modest i nënës mbretëreshë dhe pesë princeshave, motrat e mbretit Zog, burgu i ri, ndërtesat e reja ministrore mjaft imponuese dhe Bashkia në qendër të Tiranës; pallati i vjetër i Mbretit Zog, i vetmi mbret në Evropë që ka ardhur në pushtet si bir i një prijësi të shquar malësor, trim, i cili luftoi për vendin e tij në rini, i cili më pas mbajti postet e Ministrit të Brendshëm, Kryeministrit dhe Presidentit, dhe i cili në vitin 1928 u shpall Mbret nga Asambleja Kushtetuese. Udhëheqësi i Popullit të Shqiponjës, siç njihen shqiptarët, është një i ri 36-vjeçar shtatlartë, i hollë, inteligjent, i cili sillet me një dinjitet dhe ekuilibër të thjeshtë por mbresëlënës.

Natën dritat e Tiranës shkëlqejnë me gëzim dhe e bëjnë kryeqytetin të duket shumë më i madh se sa është. Në festat kombëtare rrugët, kulla e sahatit dhe minaret janë zbukuruar me flamujt e Shqipërisë Kuq e Zi dhe me ndriçim elektrik shumëngjyrësh.

Tiranë, Shqipëri — Panorama e qytetit siç shihet nga Legata e re Amerikane, 1931 (Foto nga H. Bernstein) — Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Tiranë, Shqipëri — Panorama e qytetit siç shihet nga Legata e re Amerikane, 1931 (Foto nga H. Bernstein) — Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Nga xhamat e pasmë dalloj Alpet e purpurta shqiptare në perëndimin e diellit, me malin e Dajtit të mbuluar me borë në qendër. Shoh shpesh aeroplanë që fluturojnë sipër, shqiponja që fluturojnë, borë në majë të malit, gjeth të gjelbër në rrëzë të malit dhe në kopshtin tonë, jo shumë larg, trëndafila të lulëzuar në dhjetor. Unë shoh disa banesa të ulëta, tipike shqiptare me çati të kuqe prej tullash balte; mullarë të artë të rregulluar në dizajn fantastik; hijet e reve që bien përtej malit; dhe herë pas here ylberë të dyfishtë të shndritshëm shqiptarë në sfondin e malit të Dajtit. Përtej këtyre Alpeve është Kruja, shtëpia e Skënderbeut, Gjergj Kastriotit, Uashingtonit shqiptar që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe për disa vite qëndroi fitimtar kundër turqve. Skënderbeu, lavdërimi i të cilit u këndua nga Longfellow në “Tales of a Wayside Inn”, ishte jo vetëm një ushtar dhe çlirimtar i madh, por, duke gjykuar nga testamenti i fundit për të birin, edhe një burrë shteti i mençur dhe largpamës.

Nga dritaret në të majtë shoh rrugën dredha-dredha për në EIbasan, rrugën e famshme romake Via Egnatia, e cila në ditët e para të epokës së krishterë të çonte nga Durrësi në Selanik. Unë shoh kodra të ulëta, në njërën prej të cilave qëndron një vend i shenjtë i braktisur bektashian i rrethuar me pemë. Më poshtë është një kasolle e vogël, e përdorur tani si kafene, ku ciganët kërcejnë dhe luajnë muzikën e tyre me zë të lartë, të çuditshëm, shpesh rrëqethës gjatë gjithë natës, gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës. Shumë nga burrat dhe gratë që kalojnë përgjatë rrugës së Elbasanit janë të rreckosur, zbathur. Ndonjëherë veshin kostume të qëndisura artistikisht me dizajne të pasura dhe të bukura. Herë pas here një me beben e saj. Shpesh një grua e mbuluar, hipur mbi një gomar, duke mbajtur fëmijën e saj në njërin krah dhe duke mbajtur një ombrellë të hapur në dorën tjetër — jo për ta mbrojtur atë nga shiu apo nga rrezet e diellit të shndritshëm, por më tepër si një shenjë dallimi midis myslimanëve shqiptarë.

Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Shoh një kortezh të gjatë gomerësh, kuajsh, mushkash, buajsh, qesh, sidomos të enjteve, kur fermerët e fshatrave fqinjë dalin në treg në Tiranë. Kafshët janë të vogla dhe të holla; burrat dhe gratë janë të dobët, të drejtë, me pamje të trishtuar, rrallë të buzëqeshur, shpesh duke kënduar me ankth, zërat e tyre kumbojnë qartë si kambana argjendi. Tani shoh një hoxhë, të gjatë, të veshur me një çallmë jeshile, të hipur mbi një gomar të vogël, me këmbët që lëkunden në mënyrë ritmike, gati duke prekur tokën. Populli, edhe pse ende supersticioz, nuk njeh konflikte apo grindje fetare në Shqipëri. Udhëheqësit fetarë të myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve jetojnë në harmoni dhe besimtarët e tyre ndonjëherë vizitojnë vendet e lutjes së njëri-tjetrit. Ndërsa shikoj nga dritaret e Legatës, shoh Tiranën në rritje, kryeqytetin e Popullit të Shqiponjës, duke marrë formën moderne, njerëzit që përvetësojnë nga jashtë rrugët përparimtare të Perëndimit, por ende të kapur pas disa prej traditave të tyre të shkëlqyera të lashta të cilat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim me shekuj; ndërtimi i një shteti të pavarur, më i vogli nga shtetet ballkanike, i cili mban një pozicion kaq të rëndësishëm në Adriatik. Në Shqipëri, Orienti dhe Perëndimi gërvishten si në pak vende të tjera. Femrat shqiptare vlerësohen shumë nga burrat. Një grua që udhëton vetëm është e sigurt kudo në Shqipëri. Dhe asnjë burrë nuk duhet të ketë frikë nga hakmarrja stërgjyshore e një armiku nëse shoqërohet nga një nga gratë e tij. Mikpritja proverbiale dhe ndjenja e nderit e shqiptarëve nuk janë ndryshuar gjatë marshimit të shpejtë të vendit drejt modernizimit. 

Një ditë, turistët në kërkim të peizazheve të çuditshme dhe të bukura, zakoneve dhe kostumeve të veçanta do të zbulojnë këtë vend nga më piktoreskët në Evropë. Nëse vonojnë vizitën e tyre në Shqipëri, do të jetë tepër vonë. Pjesa më e madhe e sharmit magjepsës të Shqipërisë po zhduket, duke i lënë vendin kostumeve perëndimore dhe ritmit të vrullshëm të jetës moderne.

Bizanti dhe dinastia Iliro – Dardane (II)

0
Agron JAHA
___
o Jusuf Buxhovi: “KOSOVA” II, MESJETA. Botues: “Jalifat Publishing” – Houston & “Faik Konica” – Prishtinë, 2015.
___
Autori me të drejtë i kthehet rolit të faktorit dardan përkatësisht ilir brenda ngrehinës shtetërore të Perandorisë Romake duke konsideruar këtë pjesë të historisë globale evropiane, por para së gjithash si thesar unikat të rrugëtimit të elementit etnik ilir. Shpesh na bie të dëgjojmë se Perandoria Romake ka qenë tërë kohën „pushtuese“ dhe se iliro-shqiptarët ishin të pushtuar nga romakët!Dhe se gjuhë zyrtare ka qenë latinishtja.
Autori këtu zgjidh „enigmën“ apo mirë të themi pseudoenigmën e kinse pushtimit të vazhdueshëm me qindra vite nga romakët. Buxhovi paraqet si përgjigje elokuente faktin se ilirët shumë herët u shkrinë në aspektin etatist dhe adminstrativ në Perandorinë Romake (në shtetin e parë të organizuar në baza jofisnore, jopatriarhale në historinë botërore). Ai thekson se „qysh nga koha e Karakallës realisht nuk mund të flitet më për pushtimin romak“.
Këtë e argumenton edhe faktografisht duke përshkruar shtresimin identitar ilir brenda korpusit global romak.
IDENTITETI ADMINSTRATIV-VETËQEVERISËS:
Individualisht dhe kolektivisht posedimi i shtetësisë romake, si dhe autonomia maksimale si provincë Ilirikum, e cila të paktën nga periudha e Dioklecianit në aspektin politik e strategjik ekonomik do të jetë me rëndësi të dorës së parë për tërë Peramdorinë.
IDENTITETI SHPIRTËROR:
(Krishtërimi në fazat më të hershme, nominalisht, institucionalisht i legalizuar nga Konstandini).
Me këtë rast është e nevojshme, shkurtimisht të thuhen disa fjalë rreth periudhës parakonstandiniane ë për t’u parë rëndësia dhe roli i perandorëve iliro-dardan në ngrehinën shtetërore bizantine.
Nga fundi i shek. Të II-të e deri te fundi shek. të III-të Perandoria Romake ndodhej në një gjendje permanente të konflikteve të brendshme, në shumicën e rasteve paraqiten perandorë që vetëm për një kohë të shkurtër mund të qëndrojnë në fronin perandorak dhe zakonisht abdikojnë nga rebelimet e brendshme të ushtrisë romake. Një numër i madh i tyre ishin me origjinë ilire. Është kjo koha e dyndjeve të shumë popujve në drejtim të tokave nën ingjerencat romake. Romakët si njerëz apo specialist të punës praktike që ishin këta popuj në burimet e tyre i cilësojnë me kolektivin barbarë, e jo rrallë edhe gjermano-keltik.
2
Ashtu siç e thotë autori, dhe vlen sot edhe si fakt i siguruar, stabilizimi do të arrihet vetëm me ardhjen në pushtet të Perandorit me origjinë ilire (nga Dioklea, sot Mal i Zi) – DIOKLECIANIT, i cili me një varg reformash do të ndikoj në mënyrë vendimtare në stabilizimin e sigurisë publike, në rritjen ekonomike dhe sigurinë në kufijtë e Perandorisë. Autori përmend këtu dy levat e reformës, ndarjen e pushtetit civil nga ai ushtarak (DUKA, DUX) dhe formimin e njësive lëvizëse për sigurinë e brendshme (COMITATENSIS). Deri te Diokleciani ushtria romake përbëhej vetëm nga njësitet kufitare (LIMITANEI).
KONSTANDINI I MADH DHE INSTITUCIONALIZIMI I KRISHTËRIMIT
Buxhovi është historiani i parë shqiptar që shprehimisht dhe publikisht nxjerrë para publikut shqiptar figurën kolosale evropiane me origjinë iliro-dardane, Konstandinin e Madh.
Deri te Buxhovi Konstandini trajtohej vetëm kalimthi si perandor romak apo bizantin sipas motos ‘shqiptarët nuk kanë hise në historinë e Perandorisë Lindore Romake’, e lëre më në atë romake. Autori ia kthen personalitetin qendër historisë Iliro-thrakase, dhe kështu korrigjon një gabim trashanik të historiografisë shqiptare, asaj evropiane dhe më gjerë.
Nuk janë pra sipas Buxhovit qendra e historisë ilire as Genci, as Bardhyli, as Agroni e Teuta, por Konstandini dhe Justiniani (parafrazim nga kon-apo ndërteksti konceptual i autorit!).
Autori paraqet hollësisht të gjitha aspektet e vitas dhe veprimtarisë unikate të Konstandinit për lejimin si religio libera (Edikti i Milanos, 311 mbas Krishtit), përcaktimin e kredos (formulës dogmatike) dhe vendimin për instucionalizimin e Krishtërimit (Këshillimi i Nikeasë, 325). Autori përmend si pjesëmarrës në Këshillimin e Nikeas edhe Peshkopin e Shkupit, i firmosur si „Ducus Dardaniae.“
Kontributi iliro-thrakas, korpusi ky më vital dhe kulturëproshues i Perandorisë Lindore Romake përgjatë shumë shekujve pasqyrohet nga Buxhovi edhe me numrin e madh të prelatëve të lartë të Krishtërimit institucional, siç ishin Shën JERONIMI nga Dalmacia ilirike, i pari që Biblën e përktheu (në një gjuhë evropiane dhe për publikun evropian) në latinishten vulgare, libër ky që deri në ditët e sotme shërben si bazë e studimeve teologjike dhe linguistike.
Pastaj Niketë DARDANIN nga Remisiana, një personaliet i rrallë që vepronte kryesisht në hapësirën dardane dhe që konsiderohej si njëri nga doksologët më të njohur të kohës, të cilit i atribuohet edhe hartimi i hymnit themelor kishtar ‘TU DEUM.’
Vitaliteti i lartë i pjesës lindore (iliro-thrakase) të Perandorisë Romake krahasuar me atë iliro-latino-italike dhe Iliro-Dalmatine, i dëshmuar si shpëtimtar për mbijetimin dhe forcimin e Perandorisë Romake (citat nga studimet e mija mbi „Rolin shpëtimtar të Iliro-thrakasve në mbrotjen dhe jetëgjatësinë e P. Romake) sidomos nga koha e Dioklacianit, shënon edhe fundin e përqendrimit të shtetit romak në hapësirën italike.
3
Konstandinopja do të jetë NOVA ROMA.
Me kalimin e kohës, sipas autorit, do të kemi, sidomos mbas periudhës së Theodeziut dhe ndarjes së Perandoirisë Romake, zhvendosjen dramatike të pushtetit në kuptimin e qendrës së re, Kostandinopojës, i cili edhe faktikisht do të ekzistoj deri në vitin 1453, kur ndodhë edhe pushtimi i kryeqytetit nga ushtria osmane.
Në shekujt vijues (IV-VI), pushteti perëndimor romak do të ndodhet në lëvizjen e tij të vazhdueshme drejt humbjes totale të ingerencave për shkak të dobësive të brendshme dhe invadimit të popujve të ndryshëm, gotët, vandalët etj. Këta popuj do tia shkëpusin sferës perëndimore romake një pjesë të mirë të Italisë, Afrikën Veriore etj. Por, këto pushtime, sipas autorit, nuk do të pranohen si të ligjshme asnjëherë nga Perandoria Lindore Romake. Deri në fillim të shek. të VI-të, megjithatë, nuk do të kemi përpjekje serioze të rikthimit të tyre.
Me ngritjen në fronin perandorak të Perandorit Justinian (Pjetër Sabati) nga Dardania Iliro-Romake, sipas autorit, falë aftësive të tija pushtetare, si në sferën organizative, ashtu edhe diplomatike, do të nisë sipas autorit puna me ringjalljen apo rikthimin e plotë të Perandorisë në teritoret e humbura, ajo që në shkencë njihet si ‘Renovatio de Imperii.’ Autori Buxhovi shihet se e njeh me saktësi shkencore veprën historike të autorit më të rëndësishëm burimor nga kjo periudhë, Prokopin nga Cezarea. Prandaj e drejtë është qasja e tij e bazuar jo vetëm në këtë burim, por edhe veprat moderne studimore, se kjo periudhë e Perandoria Lindore Romake përbën një nga shekujt më të rëndësishëm në historinë iliro-romake përkatësisht gjithë evopiane.
Po i numëroj telegrafisht rezultatet e mëdha të Justinianit:
– Rikthimi i pushtetit romak në Itali pas luftës mbi 20 vjeçare kundër gotëve, kryesisht nën drejtimin operacional të kryestrategut – Belizari.
– Rikthimi i pushtetit romak brenda pak muajve në Afrikën Veriore, edhe ky operacion nën patronatin e Perandorit Justinian dhe i drejtuar nga Belizari.
– Ndërtimet dhe fortifikimet e shumë kështjellave e kullave me rëndësi ushtarake-strategjike, ndërtimet e panumërta sakrale dhe publike.
– Rihartimi konpilativ dhe përmbledhës i të Drejtës Romake, ‘Corpus Iuris Civilis’.

Rikujtime: Kastriot Myftaraj, tashmë i ndjerë, në vitin 2016 kërkonte nga Gjykata të ndalohet Kur’ani

Gazetari kontravers Kastriot Myftaraj ka shkruar një status në “Facebook” ku i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë dhe të ndalohet Kur’ani.

Sipas Myftarajt, Kur’ani përmban elementë të veprave penale të parashikuara në nenet 73, 74, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht “Gjenocidi”, “Krimet kundër njerëzimit”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”.

Statusi i plotë i Kastriot Myftarajt

Sot dërgova në Prokurorinë e Tiranës një kallzim penal ndaj Kuranit, duke kërkuar hetimin dhe ndalimin e Kuranit, si libër që përmban elementë të veprave penale të parashikuara në nenet 73, 74, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht “Gjenocidi”, “Krimet kundër njerëzimit”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”.

Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht “Gjenocidi”, “Krimet kundër njerëzimit”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”.

Në tekstin e kallzimit që po e sjell më poshtë, unë paraqes prova që Kuranipërmban një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, që nxit urrejtjen ndërmjet feve, etnive, racave, si dhe që fyen dhe poshtëron një pjesë të popullsisë.

KALLZIM PENAL

Kallzues:
Kastriot Myftaraj, i dtl. 1966, vendlindja Korçë, vendbanimi Tiranë

Objekti:

Hetimi dhe ndalimi i Kuranit, si libër që përmban një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, që nxit urrejtjen ndërmjet feve, etnive, racave, si dhe që fyen dhe poshtëron pjesë të popullsisë.

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Baza ligjore:
Neni 73, 74, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
Nenet 280, 283 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë

Unë kallzuesi, në cilësinë e qytetarit të një shteti laik, ku nuk ka fe zyrtare (Neni 10 i Kushtetutës në fuqi), i kërkoj Prokurorisë që të hetojë dhe eventualisht të ndalojë librin e quajtur Kurani, për shkak se në përmbajtjen e tij ka elementë të veprave penale të parashikuara në nenet 73, 74, 265 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht “Gjenocidi”, “Krimet kundër njerëzimit”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”.

Këtu dua të saktësoj se nuk e kam fjalën për një botim të caktuar të Kuranit, por për këtë libër në përgjithësi. Unë në këtë kallzim i ofroj Prokurorisë shumë pjesë nga Kurani që përmbajnë thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë ndaj njerëzve me përkatësi fetare joislame, duke përfshirë edhe të krishterët e hebrenjtë.

Sa iu përket citimeve që sjell unë nga Kurani, i kërkojë Prokurorisë që të ndjekë praktikën e kryerjes së verifikimeve sipas referencës së saktë që jap unë në çdo rast, me emrin e sures (kapitullit), numrin e saj në rendin kuranor zyrtar, si dhe numrin e ajetit (ajeteve) përkatës.

Këtu çështja është se sipas cilit version të Kuranit do t’ i bëjë Prokuroria verifikimet për nevoja hetimore. Për të gjetur të vërtetën duhet që Prokuroria t’ i kërkojë zyrtarisht Komitetit Shtetëror të Kulteve, një kopje të Kuranit, në gjuhën shqipe, të njohur zyrtarisht si version korrekt sa iu përket pjesëve kontraverse.

Kjo kopje në shqip e Kuranit duhet të shoqërohet së bashku me tekstin origjinal arab nga ku është përkthyer, të transliteruar në alfabet latin, pra që paragrafet e tij me përmbajtje të diskutueshme, të na jepen bashkë me tekstin përkatës në arabisht.

Kjo është metodologjia korrekte shkencore të cilën Prokuroria ka detyrim ta zbatojë në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Nëse nuk ekziston një verifikim i tillë, i kryer nga institucionet përkatëse, që nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, atëherë unë dhe çdo qytetar laik i këtij vendi kemi të drejtë të pyesim se çfarë përmbajtje ka teksti arabisht që thirret me megafonë pesë herë në ditë nga minaret e xhamive të Shqipërisë, nëse është thirrje për luftë gjakësore kundër të krishterëve dhe afetarëve laikë, apo diçka tjetër.

Një praktikë të tillë e kërkoj posaçërisht për librin e shenjtë të një feje, Islamit, sepse në librat e shenjtë të feve të tjera të njohura në vend, nuk ekziston në marrëveshjet e shtetit me fetë e tjera, por në librat e shenjtë të tyre nuk ka fyerje dhe thirrje për dhunë ndaj feve të tjera dhe besimtarëve të tyre, siç është rasti i Kuranit. Së paku deri më sot as vetë muslimanët nuk e kanë mëtar këtë gjë.

Unë i tërheq vëmendjen Prokurorisë që të mos bëjë shpikjen teologjike që t’ i shikojë ato që thuhen në Kuran si gjëra që vlejnë për kontekstin e kohës kur jetoi dhe veproi Muhamedi. Sepse në fakt këtu është dhe problemi-kyç që pengon reformimin e Islamit global sot, pra që këto udhëzime të shihen si të vlefshme për një kohë të shkuar.

Nuk ka asnjë pohim të tillë zyrtar të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të sanksionuar në dokumentet me të cilët janë rregulluar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Nëse Komuniteti Musliman i Shqipërisë do të bënte zyrtarisht një pohim të tillë, ky do të ishte një lajm botëror.

Unë i tërheq vëmendjen Prokurorisë që ta shqyrtojë përmbajtjen e Kuranit në rend kronologjik, sipas rendit të shpalljes së sureve (kapitujve) nga Muhameti, ashtu siç mëtonte ai se ia kumtonte Allahu. Kurani është i vetmi libër i shenjtë i feve në Shqipëri, të cilit i është përmbysur rendi i kapitujve. Sigurisht këtë gjë nuk e ka bërë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, këtë e ka bërë sundimtari i Khalifatit arab në shekullin VII, Uthmani, disa vite pas vdekjes së Muhamedit.

Nëse merrni në dorë çdo tekst Kurani që të doni, do të vini re se në fillim të çdo sureje (kapitulli) ka një shpjegim ku tregohet se cili është numri i saj sipas rendit të shpalljes, domethënë kronologjik me të cilin nuk përkon pothuajse kurrë rendi në të cilin janë vendosur suret në Kuran.

Shqyrtimi i sureve të Kuranit sipas rendit kronologjik është shumë i rëndësishëm, pasi nëse lexohen suret e Kuranit në rend kronologjik, që është dhe ai i sakti i Muhamedit, na shfaqet qartë e vërteta e Kuranit. Rendi i sotëm zyrtar i sureve të Kuranit është bërë nga një khalifi Uthman, një nga kryetarët e Khalifatit arab pas vdekjes së Muhamedit.

Prandaj Prokuroria duhet t’ i kërkojë Komitetit të Kulteve, dhe palës së interesuar Komunitetit Mysliman një kopje të Kuranit të botuar në rendin kronologjik të shpalljes së sureve.

Në një lexim të tillë, siç do të provoj më poshtë, Kurani na shfaqet si një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, si një manual me udhëzime që i jepen një minorance aktive të dhunshme të popullsisë, për të arritur të nënshtrojë dhe të kontrollojë shumicën tolerante të popullsisë. Nëse i bëhet një lexim kronologjik Kuranit do të vihet re se ata paragrafë të tij që pretendohen se shprehin tolerancën dhe bashkëjetesën me të ndryshmit në fe, janë dhënë si udhëzime taktike për sa kohë që muslimanët janë të pakët dhe të dobët. Kur numri i tyre rriten, jepen të tjera udhëzime, të dhunshme, për nënshtrimin me forcë të shumicës së popullsisë.

Kështu, në suren e tetëmbëdhjetë, sipas rendit të shpalljes, atë Al-Kaaferoon (jobesimtarët, mohuesit), e cila është e njëqindenënta në Kuran Allahu e porosit Muhamedin, në kohën kur predikonte në Mekë, që të bëjë kompromis me jomuslimanët (jobesimtarët te Allahu) duke u thënë që secili të adhurojë fenë e vet. Në këtë sure Muhamedi udhëzohet që t’ u thotë kundërshtarëve:
“Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time”.(Kuran, El Kaaferoon: 109: 6)

Ky ajet citohet shpesh si provë e tolerancës së Kuranit dhe Islamit. Por, nëse lexohet Kurani në rend kronologjik shikohet se ky udhëzim është dhënë për muslimanët në kohën kur ata ende ishin një minorancë e dobët në Mekë.

Duke u zhvendosur kjo sure në fund të Kuranit, krijohet përshtypja se toleranca ishte një nga udhëzimet përfundimtare që Muhamedi mori nga Allahu, çka nuk është e vërtetë. Kur numri i ithtarëve të Muhamedit u rrit dhe lëvizja e tij u fuqizua, dolën sure shumë intolerante, të dhunshme, me thirrje për gjenocid ndaj atyre që iu përkisnin feve të tjera, të krishterëve, hebrenjve, idhujtarëve, jobesimtarëve në përgjithësi, siç quheshin jomuslimanët.

Në Suren En Nisa, e nëntëdhjetëedyta e shpallur, pra e kohës kur lëvizja e Muhamedit ishte fuqizuar, shpallet intolerance ndaj të krishterëve (ithtarëve të librit) dhe feja e tyre shpallet gënjeshtër:

“O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë fenë tuaj dhe mos thoni gjë tjetër për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë… Besoni pra Allahun dhe të Dërguarin e tij dhe mos flisni për Trininë. Pushoni së foluri se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah dhe larg qoftë që ai të ketë fëmijë”.(Kuran, En Nisa: 4: 171)

Këtu të krishterëve u kërkohet që të heqin dorë nga një gjë themelore e fesë së tyre, Trinia e Shenjtë, dhe qënia e Krishtit biri i Zotit. Në këtë sure edhe kryqëzimi i Krishtit, një gjë themelore kjo për Krishterimin quhet një gënjeshtër:

“Por ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan por atyre u përngjau”.(Kuran, En Nisa: 4: 157)

Shpejt pas kësaj sureje do të shpallej urdhëri i Allahut për vrasjen e të krishterëve. Në suren e nëntëdhjetë e gjashtë sipas rendit të shpalljes, atë të emërtuar “Muhamed”, (e dyzeteshatata në Kuran) thuhet: “Prandaj, kur t’ i takoni jobesimtarët, goditini pas qafe dhe kur të keni bërë një banjë gjaku me ta, vendosni një shpërblim për lirimin e atyre që mbeten gjallë”.(Kuran, Muhamet: 47: 4)

Cilët janë këta jobesimtarët, të cilët duhen shfarosur? Në Suren El Maidë, e pesta në rendin zyrtar uthmanik, por e nëntëdhjetëekatra sipas rendit të shpalljes së sureve, dhe që i përket kohës kur lëvizja e Muhamedit ishte fuqizuar dhe ithtarët e saj ishin shtuar si numër, tashmë thuhet hapur se të krishterët ishin ndjekës të një feje të rreme dhe se vetëm duke besuar te Kurani ata mund të quheshin besimtarë te Zoti.

Në këtë sure thuhet se Allahu qëllimisht nxiste urrejtjen ndërmjet të krishterëve për t’ i zhdukur ata, si dhe kërcënohen të krishterët duke iu thënë në mënyrë ultimative që të heqin dorë nga feja e tyre ndryshe do të shfarosen në masë. Me këtë rast iu thuhet të krishterëve se parimet bazë të fesë së tyre, siç është ai se Krishti ishte trupëzim i Zotit, janë gënjeshtra:

“Ne morën zotimin edhe të atyre që thanë: ‘Ne jemi nesara (të krishterë)’, por dhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi nxitur urrejtjen dhe armiqësinë ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë Allahudo t’ i njoftojë ata mbi atë që bënë.
O ithtarë të librit, juve ju erdhi i Dërguari jonë i cili ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.

Allahu e vë me Kuranin në rrugën e shpëtimit atë njeri i cili bën atë çka është e kënaqshme për Allahun dhe me ndihmën e tij i nxjerr ata prej errësirës në dritë dhe i udhëzon në rrugën e drejtë.

E mohuan të vërtetën ata që thanë se Zoti është Mesihu, biri i Merjemes”.(Kuran, El Maidë: 5: 14-17)

Kurani është i vetmi libër i shenjtë ku fyhen besimtarët e feve të tjera, të krishterët, dhe hebrenjtë. Në Suren El Maidë, të përmendur më lart, Allahu, i cili flet me gojën e Muhamedit, i sulmon dhunshëm hebrejtë dhe të krishterët, kur thotë:

“Jehuditë dhe të krishterët thanë: ‘Ne jemi bijtë e Zotit dhe të dashurit e tij”. Thuaju: “E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” (Kuran, El Maidë: 5: 18)
Po në Suren El Maidë, Muhameti shpalli si urdhër të Allahut për muslimanët:

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është një prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”.(Kuran, El Maidë: 5: 51)

Hebrenjtë dhe të krishterët shpallen kështu si një popull zullumqar, domethënë që është i prirur për të bërë keq.
Në të njëjtën Sure El Maidë tregohet se si në ditën e Gjyqit të Fundit Isai (Jezusi, Krishti) do të merret në pyetje nga Allahu si një kriminel fajtor për shkak se pati njerëz që besuan se ai ishte Zoti i mishëruar në njeri dhe do të pyetet nëse ai ka folur për një dogmë bazike të Krishterimit që është Trinia e Shenjtë:
“E kur Allahu të thotë:

O Isa, i biri i Merjemes, a ju ke thënë ti njerëzve: më merrni mua dhe nënën time për dy zotër përveç Allahut?
Ai (Isai) do të thotë: Nuk më takon mua të them, çfarë nuk kam të drejtë ta them. Nëse unë do ta kem thënë këtë Zoti sigurisht që e ka ditur këtë gjë. Ai e di çfarë ka në mendjen time dhe unë nuk e di se çfarë ka në mendjen e tij.” (Kuran, El Maidë: 5:116)

Këtu, dogma bazë e Krishterimit, trinia e shenjtë, tjetërsohet duke u quajtur sikur ajo shpallte statusin e Zotit për nënën e Krishtit, dhe pastaj bëhet Krishti që ta mohojë Trininë e Shenjtë.

Në suren Et Tevbe të krishterët dhe hebrenjtë mallkohen dhe quhen idhujtarë. Muslimanëve u kërkohet që të luftojnë kundër tyre:

“Jehuditë thanë Uzayri është djalë i Zotit, të krishterët thanë Mesihu është Biri i Zotit. Kjo është një thënie prej gojës së tyre; Me këtë ata veç imitojnë çka jobesimtarët e hershëm janë mësuar të thonë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta: sa shumë ata janë të zhgënjyer larg prej së vërtetës”.(Kuran, Al Taëbah, 9:30)

Jobesimtarët e hershëm janë idhujtarët.
Në këtë sure iu kërkohet muslimanëve që t’ i luftojnë të krishterët dhe hebrenjtë (ata që nuk besojnë fenë e vërtetë, pra Islamin) deri në nënshtrimin e tyre.
“Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i Dërguari i tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa të japin xhisjen në dorë e duke qenë të mposhtur.” (Kuran, Al Taëbah, 9:29)
Në suren El Enfalë Allahu jep udhëzime të sakta, për atë se në ç’ raport numeric me kundërshtarin muslimanët duhet të ndërmarrin luftën ndaj jomuslimanëve, luftë, çka mund të quhet edhe si Ligji Islamik i Triumfit të Minorancës Fanatike të Dhunshme:

“O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty. O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm dhe trima, do t’ mundni dyqind armiq, e nëse janë njëqind, do t’ i mundni njëmijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë përse luftojnë. Allahu ju bëri lehtësim tash duke ditur se jeni të dobësuar”.(Kuran, El Enfalë: 8i64-66)

Në Kuran ka thirrje për urrejtje ndaj një pjese të popullsisë që janë femrat, duke i fyer dhe shpifur për to, në kuptimin që quhen krijesa njerëzore të padenja për të patur liri dhe të drejta, dhe që duhen mbajtur nën kontroll nga burrat me dhunë.

Në Kuran urdhërohet mbulimi i femrave. Në suren e nëntëdhjetëedytë e shpallur që është An-Nisa (Gratë), e cila është e katërta në rendin uthmanik kuranor, përcaktohet statusi i diskriminimit negativ të femrës në Islam, që arrin deri atje sa burrit i njihet e drejta e rrahjes së gruas. Fakti se kjo sure është vënë në fillim të Kuranit, tregon se sa rëndësi ka për Islamin diskriminimi negativ i femrës.

Islamizimi i fëmijëve në Preshevë…

“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka vënë disa njerëz mbi të tjerët dhe ngase burrat kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj Allahu i bëri gratë e mira të ruajtura, çka i bën ato që të jenë besnike, të kenë respekt, të ruajnë të fshehtën. E kur gratë tuaja janë kryelarta, i këshilloni, i largoni nga shtrati dhe pastaj edhe mund t’ i rrihni”.(Kuran, An Nisa: 4i 34)
Kështu meshkujt muslimanë e kanë si të drejtë hyjnore rrahjen e femrës.

Në suren e njëqindedytë të shpallur që është Al-Noor (Drita), e cila është e njëzetekatërta në Kuran urdhërohet mbulimi i detyrueshëm i grave:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, etërve të vet, ose etërve të etërve të vet, djemve të vet, ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre dhe robëreshave të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndjejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra”.(Kuran, En Nurë: 24:31)

Nuk e fsheh aspak se unë e kam bërë këtë kallzim edhe për arsye personale.

Unë, për shkak të veprimtarisë sime si opinionist në median, si publicist dhe si studiues, jam gjendur vazhdimisht në situatën kur për shkak të analizave të mia, ku ndër të tjera, kam shqyrtuar nëse Islami dhe libri bazë i tij Kurani pajtohen ose jo me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, kam pësuar kallzime penale, procedime penale, gjykime, për të cilat kam marrë pafajësi. Por përsëritja periodike e këtyre ngjarjeve më pengon mua në punën time të përditshme dhe më cënon të drejtat e mia si qytetar i një shteti laik.

Unë, ndërsa jam i detyruar, dhe këtë e bëj me përgjegjshmëri qytetare dhe ligjore, që të jap shpjegime për shkrimet e mia, të cilat i nënshtrohen shqyrtimit të organeve të hetimit penal, nuk jam në gjendje që të njëjtën gjë ta bëj për Kuranin, duke përdorur ato dispozita penale që përdoren ndaj meje.

Unë qytetar i një republike laike, jam vënë praktikisht në pozitën paradoksale të qytetarit të një republike islamike.
Në një republikë laike, ku feja është e ndarë nga shteti, si Republika e Shqipërisë, shkrimet, librat dhe thëniet e mia, duhet të kenë të njëjtin status sa i përket detyrimit për pajtueshmëri me ligjet në fuqi dhe posaçërisht me Kushtetutën, ashtu si librat bazikë fetarë. Detyrimi i feve të njohura me ligj në Shqipëri për të qenë në pajtim me Kushtetutën është sanksionuar në marrëveshjet e komuniteteve fetare me qeverinë, të cilat janë ratifikuar edhe në Kuvend duke u shndërruar në ligje.

Islamizimi nën mbikqyrjen e shtetit të Serbisë…(Po në Preshevë) 

Në konsiderim të gjithçka sa thashë më lart, i kërkoj Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të nisë hetimet për Kuranin dhe ta ndalojë këtë libër duke urdhëruar konfiskimin e kopjeve të tij që gjenden në qarkullim, si literaturë që përmban element të veprave penale të përmendura më lart në këtë kallzim. /Albeu.com/

http://www.albeu.com/shqiperi/skandal-kastriot-myftaraj-kerkon-nga-gjykata-te-ndalohet-kurani/246479/

Më 06/12/2016

Ps!

  • Kastriot Myftaraj ka vdekur në rrethana misterioze për shumkë para disa vitesh, në Tiranë.

Dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq si kusht për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi?!

0
Enver Bytyçi, Tiranë
___
Kryeministri Kurti duket se dialogun me Serbinë po e kushtëzon me dorëzimin e Milan Radoiçiq te autoritetet e gjyqësorit në Kosovë. Në një intervistë për mediumin e njohur amerikan “Blomberg”, Albin Kurti ka ritheksuar dy momente shumë interesante dhe ka bërë kërkesën e lartpërmendur. Dy momentet që ai thekson kanë të bëjnë me faktin se ka një shpërpjestim të madh midis alarmit të ndërkombëtarëve për konflikt në rajon në rastin e presionit ndaj Kosovës për masat sovrane në veri, ndërkohë që asgjë nuk ka ndodhur nga ato paralajmërime. Dhe se Serbia është bërë agresive ndaj Kosovës për shkak të përparimit demokratik dhe në fusha të ndryshme të Kosovës.
Unë mendoj se të dyja këto konstatime janë reale. Komuniteti ndërkombëtar vendosi masa ndëshkuese me kërkesën e Lajçak dhe të Borrell për Kosovën kur u promovuan kryetarët e komunave në veri të vendit. Por nuk ndodhi ndonjë hata e destabilizim i madh. Ndërsa pas Banjskës fiaskoja serbe ishte trishtuese për të. Ndërkaq respekti ndaj principeve të demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe pakicave, si dhe përparimi politik, institucoional dhe ekonomik i Kosovës ka thelluar diferencën me qeverisjen në Serbi dhe në Shqipëri, ku duken qartë sjelljet arrogante e autoritare me qytetarët e vet.
Por le të ndalemi te kushtëzimi i dialogut me dorëzimin te organet e drejtësisë së Kosovës të kryeterroristit, Milan Radoiçiq. Eshtë hera e parë që dialogu Kosovë-Serbi kushtëzohet nga ana e qeverisë kosovare me një kërkesë eksplicite si kjo. Deri tani kemi pasur kërkesa të tilla, si p.sh “Vuçiq të nënshkruajë Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit e më pas nisim me plotësimin e saj”! Të enjten e shkuar Albin Kurti kërkoi dorëzimin e bashkëpunëtoorit më të ngushtë të presidentit serb në Kosovë, terroristit Radoeçiq. A përbën kjo një zhvillim të ri në vijimin e bisedimeve midis palëve?! Në përceptimin tim kjo kërkesë është një risi. Pse?
Sepse nga pikëpamja ligjore dhe e së drejtës kërkesa e kryeministrit të Kosovës është plotësisht legjitime. Për Radoiçq është ngritur një akuzë publike e juridike. Ai është shtetas i Republikës së Kosovës dhe drejtësia në Kosovë ka autoritet të plotë për ta gjykuar. Akti terrorist i udhëhrqur prej tij ka ndodhur në territorin e Kosovës. Ndërsa INTERPOL-i e ka shpallur atë në kërkim po në Kosovë. Për pasojë kërkesën për dorëzimin e tij te drejtësia kosovare nuk mund ta deligjitomojë askush. Ndërkohë ndërkombëtarët nuk mund të thonë në këtë rast se “Nëse Radoiçiq i dorëzohet organeve gjyqësore kosovare, atëherë ka rrezik të zhvillohen trazira dhe të kemi destabilitet”! Dorëzimi i këtij krimineli të dëshmuar nuk rrezikon as territorin, as KFOR-in, as EULEX-in, as Policinë e Kosovës, asgjë.
Nga ana tjetër, Vuçiq vihet në një pozicion të vështirë. Ai e ka marrë nën mbrotje të hapur e të drejtpërdrejtë Milan Radoiçiq, megjithëse ky terrorist i Banjskës ka pranuar publikisht aktin e vet kriminal në zyrën e presidentit të vendit. Për këtë arsye nuk do ta dorëzojë. Por edhe për shkaqe tjera nuk gjasa që Radoiçiq të vihet në dispozicion të hetimit dhe gjykimit në Kosovë. Më së pari se Serbia me dorëzimin e tij do të njihte drejtpërdrejt institucionet e Kosovës, shtetin e Kosovës, lirinë e pavarësinë e saj. E dyta, sepse Radoiçiq gëzon status të posaçëm e të priveligjuar nga BIA serbe, pra nga shërbimi sekret. Dhe shërbimi sekret serb drejtohet de facto nga ana e Aleksandër Vulin, dmth nga shërbimi sekret i Rusisë. Vulin po e përdor kryeterroristin e Banjskës për të përgatitur grupe të tjera paramilitarësh, në modelin e Stanishiqit që ngriti dikur Tigrat e Arkanit, Berretat e Kuqe apo grupe tjera paraushtarakësh, me qëllim ndërhyrjen në Kosovë dhe vazhdimin e aktit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
Kjo do të thotë se bisedimet do të ngrihen, do të shtyhen derisa të gjendet zgjidhja e gjykimit të Mila Radioçiq. Palët nuk do të takohen. Dialog nuk do të ketë. A ka të bëjë ky kushtëzim i Albin Kurtit me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit? Normalisht që po. Por a vjen në kundërshtim me interesat e Kosovës kjo kërkesë? Mendoj se jo. Pasiqë Kosova, institucionet e saj dhe kryeministri duhet të sillen si lider të një shteti sovran. Nëse këta nuk sillen kësisoj, atëherë askush nuk do t’i marrë seriozisht dhe madje do të dyshojnë edhe partnerët në përkrahjen e tyre për shtetin e Kosovës. Sa më seriozisht ta kenë shtetin institucionet e Kosovës e madje vetë qytetarët e saj, aq më pak ka shanse që të dëmtohet shtetësia, liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit.

Trastë ëndërrash, poezi nga Bekim Blaku

0
BEKIM I BLAKU

 

TRASTË   ËNDËRRASH ✅

Me dorën time mblodha

Edhe lulen e fundit

Të  kësaj vere

Me hithër regja kohën e heshtjes

Që heshtte kohën pafundësisht

Dhe ditën që ikte drejt natës

Ndjenjën hergjelé

Por të brishtë

Shëtita lugjeve të dëshirave

Ku ka dhe togje lulesh tjera

Më sill me vete

E falma  një natë

Një trastë  përplot

Ëndërra të bardha

Që sot

E deri

Në pranverë.

Berlin, 3 tetor 2021

Sulmet ndaj Arbër Gashit e të tjerëve nga ana e atyre që i shfrytëzojnë simbolet kombëtare për të na zhbërë e komprometuar, duhen ndalur!

1
Nga: Bojken Breca, Podujevë
(Pajazit Jashari)
___
Në ditët e sotme, shqiptarët përballen me sfida të mëdha, jo vetëm nga forcat e jashtme që historikisht kanë synuar t’i asimilojnë apo t’i pushtojnë, por edhe nga brenda, ku forcat e islamizmit politik po përpiqen të manipulojnë simbolet tona kombëtare për agjendat e tyre të errëta. Flamuri ynë kombëtar, i cili gjithmonë ka simbolizuar lirinë dhe krenarinë shqiptare, përdoret në mënyrë të paqartë dhe shpeshherë keqpërdoret për të paraqitur shqiptarët si vegla të agjendave radikale që bien ndesh me vlerat tona kombëtare dhe perëndimore.
Një shembull tronditës është përballja e veprimtarit të njohur Arbër Gashi me individë të tillë si Neki Kaloshi dhe Pleurat Saliu, të cilët, në vend që ta përkrahin dhe ta ruajnë identitetin shqiptar, e sulmojnë atë për hir të interesave të islamizmit politik. Arbëri, i cili ka qenë aktivist që nga rinia e tij e hershme dhe ka kontribuar në çlirimin kombëtar përmes aksioneve të ndryshme, përfshirë edhe logjistikën për UÇK-në, është përballur me shpifje të rënda nga këta individë, që përpiqen ta paraqesin si aleat të Serbisë. Në fakt, është ironike se janë pikërisht këta zhurmaxhi që kanë dhënë më shumë kontribut për islamizmin politik sesa për kombin shqiptar.
Flamuri ynë kombëtar përdoret nga këta islamistë vetëm kur u shërben për të grumbulluar fonde për organizata terroriste si Hezbollah apo për të protestuar kundër vlerave perëndimore, siç ka ndodhur në demonstratat e tyre në Prishtinë. Ata e ngrejnë flamurin e Shqipërisë për t’u paraqitur para botës perëndimore si mbrojtës të identitetit islamik, por kurrë nuk e përdorin atë në festat e tyre fetare apo në xhamitë e tyre, përveç ndonjë hoxhe të rrallë shqiptar që është i përjashtuar dhe i anatemuar nga Kryesia e BIK-ut. Këta janë të njëjtët që lavdërojnë BIK-un, një institucion që nderon Mehmet Pushtuesin dhe Perandorinë Osmane si çlirimtarë të shqiptarëve, ndërsa përbuzin historinë e vërtetë të luftës sonë për liri.
5 Pikat e Bashkëpunimit të Islamizmit Politik me Sllavo-Ortodoksizmin
1. Rrënimi i identitetit kombëtar: Islamizmi politik dhe sllavo-ortodoksizmi punojnë në harmoni për të asimiluar dhe përçarë identitetin kombëtar shqiptar. Përmes imponimit të normave dhe dogmave fetare, ata përpiqen të zbehin historinë dhe kulturën tonë të pasur kombëtare.
2. Aleanca për destabilizimin e rajonit: Të dyja forcat kanë një qëllim të përbashkët – destabilizimin e Ballkanit. Bashkëpunimi i tyre ka për qëllim të dobësojë ndikimin perëndimor dhe të promovojë agjenda që krijojnë kaos dhe përçarje në rajon.
3. Manipulimi i vlerave tradicionale: Ata shfrytëzojnë vlerat tradicionale fetare për të përhapur ideologji radikale dhe për të promovuar agjenda që janë kundër zhvillimit dhe modernizimit të shoqërisë shqiptare. Përmes kësaj, islamistët politikë dhe sllavo-ortodoksët përpiqen të kontrollojnë ndërgjegjen e shqiptarëve dhe t’i mbajnë ata të nënshtruar.
4. Përdorimi i terrorizmit si mjet politik: Organizata terroriste si Hezbollah, të cilat janë mbështetur nga islamistët, kanë bashkëpunuar me regjime si ai i Assadit dhe me forca të tjera që mbështesin axhendat sllavo-ortodokse. Këto organizata kanë grumbulluar fonde në emër të “kauzave shqiptare”, por që në realitet financojnë dhunën dhe destabilizimin.
5. Përçmimi i vlerave perëndimore: Një nga pikat e përbashkëta më të mëdha midis këtyre dy forcave është urrejtja e tyre për vlerat perëndimore, demokracinë dhe liritë individuale. Ata bashkëpunojnë për të krijuar një realitet të ri ku shqiptarët të jenë të larguar nga këto vlera dhe të mbahen të nënshtruar ndaj ideologjive fetare dhe politike të jashtme.
Ky bashkëpunim i fshehtë, por i fuqishëm, synon të rrënojë atë që kemi ndërtuar me shumë sakrifica si komb dhe si popull. Nëse nuk qëndrojmë të bashkuar dhe nuk i mbrojmë me vendosmëri vlerat tona kombëtare, rrezikojmë të humbasim gjithçka për të cilën kemi luftuar.
Arbër Gashi dhe shumë të tjerë si ai, që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e kombit tonë, nuk duhet të sulmohen nga ata që nuk kanë bërë asnjë sakrificë për kombin. Shqiptarët e dinë të vërtetën dhe, pavarësisht përpjekjeve për të na manipuluar, flamuri ynë do të vazhdojë të valojë si simbol i krenarisë dhe lirisë sonë kombëtare.
____
Shih debatin në emision…:

The Spectator (1930) / Trajtimi i kafshëve në Shqipëri : angazhimi i qeverisë në mbrojtjen e tyre (Letra e Katherine O’Leary)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Tetor 2024 

“The Spectator” ka botuar, të shtunën e 29 marsit 1930, në faqen n°530, letrën e Katherine O’Leary në lidhje me trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Trajtimi i kafshëve në Shqipëri

Burimi : The Spectator, e shtunë, 29 mars 1930, faqe n°530

Burimi : The Spectator, e shtunë, 29 mars 1930, faqe n°530

Burimi : The Spectator, e shtunë, 29 mars 1930, faqe n°530

[Për redaktorin e The Spectator.] 

Zotëri, — Ndoshta disa nga lexuesit tuaj të shumtë humanitarë mund të jenë të interesuar se çfarë po bëhet për kafshët nga Qeveria e Shqipërisë. Në vitin 1928, zonja Violet Wood, Sekretare e Këshillit të Drejtësisë për Kafshët, bëri një vizitë të shkurtër në vend dhe unë shkova me të. Një Shoqatë për Mbrojtjen e Kafshëve u themelua në Tiranë dhe u hap një Dispanseri, e pajisur me barna nga Këshilli, në të cilën kryekirurgu veterinar i qeverisë premtoi me shumë dashamirësi se do të merrte pjesë. 

Vjeshtën e kaluar, unë shkova për llogarinë time dhe autoritetet u treguan jashtëzakonisht të sjellshëm duke më dhënë çdo lehtësi të mundshme. Unë dhashë gjashtëdhjetë e tetë fjalime në Kolegje, shkolla të të gjitha klasave, shkolla ushtarake, në polici dhe në burgje; veçanërisht autoriteteve të shkollës u jam thellësisht mirënjohëse për simpatinë dhe mirësinë e tyre. 

Pjesa më e madhe e vuajtjeve të kafshëve në Shqipëri — që është shumë e madhe — është më shumë për shkak të varfërisë dhe injorancës sesa mizorisë së qëllimshme; E kaluara e trazuar e vendit ka dhënë pak mundësi për zhvillimin e ideve që nuk janë të pranuara botërisht edhe në Angli. Me sa duket isha personi i parë që pashë në një gomar një krijesë të bukur dhe inteligjente dhe të gjithë qeshnin kur bisedoja dhe i ushqeja: por disa nga fëmijët filluan t’i përkëdhelin edhe ata dhe të citojnë fjali që u kisha mësuar në shkolla, kështu që shpresoj që ata të arrijnë të kuptojnë gëzimin e miqësisë së kafshëve. 

Policia më ndihmoi shumë dhe prefektët dhe kryetarët e bashkive të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit u dhanë atyre urdhra të posaçëm që të ndalonin keqtrajtimet dhe mbingarkesat, të dyja të ndaluara nga ligji shqiptar. Më e rëndësishmja nga të gjitha, Qeveria ka nxjerrë rregullore të reja, njëra prej të cilave urdhëron që të gjitha kafshët e ngarkesave duhet të shkarkohen kur qëndrojnë në tregje; kjo po kryhej në mënyrë aktive nga policia kur u largova nga vendi dhe do të shpëtonte një sasi të madhe vuajtjesh dhe lodhjesh të panevojshme. 

Ky veprim jashtëzakonisht i ndritur i qeverisë shqiptare do të ndeshet me shumë admirim dhe simpati në Angli. Është padyshim e pazakontë që një vend që ka pasur rregullimin e punëve të veta për një kohë kaq të shkurtër, të merret me çështje që në përgjithësi janë kujdesi i fundit i një qytetërimi të krijuar prej kohësh.— E juaja, Zotëri, etj., 

110 Portsdown Road, W.9. 

Katherine O’Leary

Ali J. Sylejmani, që jeton në Zvicër: Punët për Atdhe nuk ndalen asnjëherë !

0
Nga: Safet Sadiku
___
* Mbi 30 vjet mërgimtari Ali J. Sylejmani, jeton në Gjermani dhe (në vitet e fundit) në Zvicër! 
___
Në vitet 1990, nisi të vinte një kategori tjetër mërgimtarësh nga atdheu, për dallim nga ata që kishin ardhur më parë. Ndër ta ishin intelektualë të shumtë që po kërkonin shpëtimin në vendet e Perëndimit. Një nga të tillët është rasti si i z. Ali J. Sylejmani, i cili kishite përjetuar përndjekje në atdhe. Ai ishte përjashtuar nga puna ku punonte si asistent në Fakultetin Filologjik për shkak të represioneve të regjimit të Millosheviçit, të cilat politika fashiste goditën tërë shoqërinë shqiptare në Kosovë. Ndërkaq, dihet se në vitet e `70-ta kishin ardhur më tepër punëtorët dhe zanatxhinjtë e ndryshëm. Por, pas viteve `90-ta filloi të vinte edhe shtresa e intelektualëve, pasi regjimi i Millosheviçit po rëndonte dhunën dhe masat represive ndaj të gjitha kategorive të shoqërisë shqiptare në Kosovë. Në këtë kohë krize çdo person që mësyente rrugën e vendeve të Perëndimit, për shpëtim hë për hë, nuk e ka pasar të lehtë. Këtë rrëfim e tregon shpeshherë ndër miqtë e tij edhe mërgimtari, poeti dhe përkthyesi z. Ali J. Sylejmani. Por, me këtë rast nuk po ndalem të shkruajë shumë, për rrugën e studimeve të tij, as për shumë aktivite ku grumbulloheshin bashkëatdhetarët në mërgatë, të cilat aktivitete kush më shumë e kush më pak i kemi përjetuar tërë shqiptarët e kohës së para luftës që kemi jetuar, dhe të shumtë nga ne ende jetojmë në mërgatë!… Personalisht dëshiroj të ndalem te komunikimin intelektual, që po paraqsite një pasyrë të re në vendet e Perëndimit, pra edhe në Gjermani, konkretisht në Magdeburg ku z. Ali J. Sylejmani veproi më së shumti para lufte dhe sidomos gjatë luftës, por edhe pas lufte!
Nëse e bind palen tjetër është edhe një lloj diplomacie! 
Ali Sylejmani tregon shpesh ndër miqtë e tij për vështirësitë që ka hasur në rrugën e tij drejt Perëndimit. Si shumë intelektualë të asaj kohe, ai pati një rol të rëndësishëm në mobilizimin e diasporës shqiptare në Gjermani, duke punuar me shoqata shqiptaro-gjermane për të ndihmuar Kosovën gjatë luftës. Kështu thotë z. Ali J. Sylejmani, filluam të komunikonim me institucionet e shtetit të Gjermanisë. Gjatë këtij procesi gjetëm mirëkuptim edhe te shumë institucione vendore, që po e kuptonin realitetin e gjendjes në Kosovë. Kur lufta filloi ne u mobilizuam përmes shoqatës së përbashkët shqiptaro-gjermane dhe filluam dërgimin e ndihmave për në Kosovë. Maunën e parë të ndihmave e dërguam në komunën time në Viti. Fati e deshti të futet në program Vitia, dhe më pas kemi vazhduar me të gjitha vendet. Sigurisht se edhe arhivat e këtij aktiviteti janë, por sot nuk i aktualizon askush më, që nga koha e pas luftës. Kjo nënkupton se ne po e harrojmë shpejt të kaluarën e afërt, që ngjanë se ky kriter nuk po respektohet, gjë që situatat dhe rrethanat në faza të caktuara rrezikojnë të na përsëriten! Pastaj, pas hapit të parë vjen faza e punëve konkrete. Pasi vështirësitë e para të jetës në Gjermani po kalonin, sidomos pas mësimit të gjuhës gjermane, gjërat në komunikim po vinin duke u përmirësuar. Por, thellimi i bisedimeve me elitën intelektuale vendore politike dhe i tërë bashkëpunimi, i mëvonshëm në mes nesh rezulton me terminologjinë: “e krijimit të besimit të ndërsjellë me autoritetet vendore”. Ky komunikim në aktivitetet e më pasme solli rezultatet e veta, pasi për herë të parë organizuam edhe takime zyrtare dhe pritje me karakter pune me autoritetet e Landit të Magdeburgut të Gjeramanisë, pra në mes tyre dhe në mes përfaqësuesve të shtetit të Kosovës. Një nga shembujt e parë ishte edhe pritja e Mujë Rugovës në një Land të Gjermanisë, e cila vizitë lëvizi dhe zhvilloi një etapë të re të gjithë aktivitetit të përbashkët të shqiptarëve dhe gjermanëve. Ky aktivitet më vonë na rezultoi shumë i rëndësishëm.
Pas luftës, angazhimi i z. Ali J. Sylejmani vazhdoi po njëjtë me përkthimet në gjuhën shqipe, gjermane dhe ato sllave, që njëherit ishin një pjesë e rëndësishme e punës së tij. Z. Sylejmani gjithashtu ka zhvilluar komunikim të frytshëm me autoritetet vendore, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe besimi në mes edhe banorëve lokal dhe përfaqësuesve shqiptarë. Ali J. Sylejmani ka punuar për shumë vite përkthyes dhe ka pasur kontakte të rregullta me institucionet vendore. Gjatë kohës së qëndrimit në Gjermani disa mendia gjermane e publikojnë aktivitetin, por edhe angazhimin e tij në funksion të senzibilizimit edhe diplomatik, të gjendjes së dikurshme në atdhe.
Ali Sylejmani herë pas herë merret edhe me shkrime letrare. Ai e ka dëshirë zhanrin e anekdodave dhe të humorit popullor që neve na rikujton: se historia e shqiptarëve dhe e përvojave jetësore të sprovuara në mesin e traditave tona shqiptare, janë një arsimim popullor! Përveç përkthimeve dhe angazhimeve intelektuale, ai ka pasion shkrimet në krijimtari letrare, veçanërisht ka fjalor për anekdotat dhe humorin popullor, që artin e tij të fjalës e lidhin me plot emocione. Fjalori i tij është frymëzues, shprehjet artistike janë tërheqëse dhe gjithë simbolika letrare ka të bëjë me traditat dhe përvojat e popullit shqiptar.
Edhe sot, z. Ali J. Sylejmani vazhdon të merret me përkthime dhe ndjek nga afër zhvillimet politike në Kosovë. Ai vlerësohet për pavarësinë e tij në gjykime dhe refuzimin e përfshirjes në klane politike, që nënkupton se kjo gjë është njëra nga parimet që z. Ali J. Sylejmanin e bëjnë të pranueshëm për shumicën e rrethit shoqëror. Pra ai nuk është ndonjë anëtar i klaneve partiake, por në gjykimet e tij është shumë i pavarur!
Përveç përkthimeve dhe angazhimeve intelektuale, në punën e përditshme ai është edhe njëri nga përkrahësit e rëndësishëm të “Platformës për Referendum Kombëtar”. Ai thotë po ashtu se “Referendumi i Parë Shqipëri- Kosovë” do të jetë një nga ngjarjet më historike për popullin shqiptar. Prandaj i fton të gjithë shqiptarët të rreshtohen pas këtij qëllimi sa madhor aq edhe historik. Kjo nënkupton se, punët e mira për atdhe nuk duhet të ndalen asnjëherë!
Unë i uroj shumë suksese z. Sylejmani në punën e përditshme krijuese.
***
Sqarim: “Ndër punët e para, ai dërgoi një maunë plot me ndihma për komunën e Vitisë”.
Gjatë bisedës sonë me z. Ali Sylejmani kam vu re këtë fjali e ka të regjistruar në memirien e tij si moment emocional i paharrueshëm në kohë të vështira kur vendi ynë Kosova ishte në luftë dhe në kushte të rënda jetese!