Kreu Blog Faqe 748

Institucionet autonome në mbrojtje të identitetit kombëtar

0

Nail Draga, Ulqin

Tema e dilema

Në vendet më përbërje multinacionale me qeverisje demokratike për ruajtjën dhe mbrojtjën e pjesëtarëve të popujve të ndarë përkatësisht të  pakicave kombëtare janë formuar institucione të pakicave të cilët janë në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar, duke dëshmuar në mënyrë praktike përkushtimin për barazi qytetare e nacionale, ndërsa  shqiptarët në Mal të Zi janë dëshmi e shpërfilljës së identitetit kulturor e arsimor si në kohën e monizmit dhe tash në pluralizëm sepse pushteti vazhdon me qasje unitariste që është në kundërshtim me standardët ndërkombëtare

Mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve  në Mal të  Zi  në rrethana të reja shoqërore në kohën e pluralizmit, paraqet çështje te mbijetesës në  këtë mjedis multinacional dhe multikulturor. Ndonëse me rënien e sistemit monist është pritur që të ndodhin ndryshime cilësore, por jemi dëshmitarë se  nuk ka ekzistuar gadishmëria e pushtetit për ndryshime sepse  këtu  ende është i pranishëm  mentaliteti i kohës së monizmit, por tash me sintagmen e “shtetit qytetarë”. Nëse përjashtojmë themelimin e komunës së Tuzit për territorin e Malësisë nga 1 shtatori i vitit 2018, që është e arritura e vetme, që është dëshmuar në praktikë si shumë pozitive,  ne rrethanat e reja shoqërore në kohën  pluralizmit, për shqiptarët  çdo gjë tjetër i ngjason kohës së monizmit  që nuk është në favor te avancimit  te të drejtave  sipas standardëve ndërkombëtare.

Shqiptarët me status të dyfishtë 

Duke marrë parasysh se Mali i Zi me strukturën heterogjene të popullsisë,paraqet rast specifik në Evropën Juglindore,por në këtë mozaik të popujve shqiptarët  dallohen nga popujt e tjerë  me histori, gjuhë, kulturë e traditë, sepse janë të  vetmit që nuk iu takojnë popujve sllavë.

Pikërishtë në saje të tyre elementeve  në këtë vend ata veçohen  me status të dyfishtë, sepse nga njëra anë  janë shtetas të Malit të Zi, ndërsa nga ana tjetër janë pjesë e pandarë e popullit shqiptarë. Andaj, kemi të bëjmë me një binom i cili  meriton qasje të veçantë,  nga strukturat qeveritare  në Mal të Zi.

Por, një dimension i tillë deri më tash nuk është trajtuar  asnjëherë nga strukturat qeveritare, çështje e cila duhet të jetë preokupim i të gjithëve  e në veçanti të partive politike të shqiptarëve, si përfaqësues autentik të tyre. Pikërisht në këtë drejtim ata nuk duhet  të heshtin, por duhet shtruar kërkesa të vazhdueshme sipas standardëve ndërkombëtare    për avancimin  e pozitës dhe statusit të  shqiptarëve në Mal të Zi.

Çështje parësore janë institucionët autonome, sepse të tillët janë në mbrojtje të identitetit   kombëtar të çdo populli, duke filluar nga qeverisja lokale e pakicës(komunat) deri të institucionet e ndryshme qe janë enkas në mbrojtje të identitetit kombëtar(informimi, arsimi dhe kultura). Formimi i institucioneve te tilla,  janë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të tyre në mjediset multinacionale dhe multikulturore, sipas standardëve ndërkombëtare.

Sfidat e mbijetesës

Të ndodhur në kuadër të Malit të Zi, si me herët dhe me pas në ish republikën socialiste, ndaj shqiptarëve pushteti kishte strategji të veçantë kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ne këtë aspekt ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme, sepse ndiqej politikë e asimilimit dhe ajo e shpërnguljes. Ishte ky një veprim perfid i pushtetit  për spastrim të heshtur etnik, të viseve shqiptare në këtë mjedis.

Brezi i ri nuk mund ta kuptojë se deri në vitin 1968, mësuesi në shkollat më mësim në shqip, orën në ditarin e klasës e ka shkruar në gjuhën serbe. Po ashtu të tilla kanë qenë edhe dëftesat shkollore, qe janë dëshmi e diskriminimit praktik. Nga ana tjetër përveç abetarës dhe librit të leximit  që ishte në shqip, të tjerat  kanë qenë sipas konceptit unitar arsimor, duke mos respektuar veçantitë e shqiptarëve në këtë mjedis, që ka të bëjë me lëndët mësimore  te identitetit kombëtar.

Por, pas demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, u bënë ndryshime pozitive edhe te shqiptarët në Malt të Zi, sepse, u hapën shkollat më mësim në gjuhën shqipe ne vendbanime të ndryshme nga jugu në Ulqin dhe Rozhaja në veri. Ishte kjo koha e rilindjes arsimore e kulturore të shqiptarëve në këtë mjedis. Për të parën herë deftesat dhe librezat shkollore ishin në gjuhën shqipe, ndërsa tekstet shkollore arrinin nga Kosova.

Në lidhje me shkollimin e nxënësve shqiptarë në shkollën fillore duhet cekur se disa shqiptarë vazhduan si më parë  për ti dërguar fëmijet e tyre në shkollat në gjuhën serbe. Kemi të bëjmë me  një veprim perfid të pushtetit, qe ishte kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Por, në sajë të demonstratave në Kosovë në vitin 1981, filloj fushata shtetëtore kundër shqiptarëve, gjoja se janë duke luftuar nacionalizmin shqiptar, që pati pasoja të mëdha deri në ditët tona. Në këtë aspekt u rrudhosën edhe ata të drejta të pakta të realizuara me herët ku më së shumti e pësoi arsimi, sepse u ndryshuan programet mësimore si dhe u ndaluan të përdorën tekstet shkollore të botuara në Prishtinë, duke përdorur tekstet nga autorët sllavë të përkthyera në shqip, që ishte kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve dukuri qe  fatkeqësisht vazhdon edhe sot!

Institucionet   identitare  në favor të barazisë

Në  rrethana të reja shoqërore e politike në pluralizëm në mjediset multinacionale nuk mund të mendohet me filozofinë e kohës së monizmit, sepse në pluralizëm  në skenën skenën politike janë të pranishme partitë politike të popujve të ndryshëm qe janë përfaqësues autentik të tyre.   Në këtë drejtim  përvoja pozitive e vendëve të ndryshme demokratike evropiane, duhet të jetë model në Mal të Zi, sepse në pluralizëm  përveç institucioneve qeveritare shtetërore çdo kush duhet të ketë institucionet e tyre  të mbrojtjës së identitetit, që janë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të tyre në mejdisin përkatës.

Pikërisht angazhimi për institucione autonome  sidomos nga fusha e arsimit  dhe e kulturës me financim nga buxheti i shtetit, duhet të jetë preokupim i vazhdueshëm i subjektëve politike të shqiptarëve si përfaqësues i tyre autentik.

Çdo përpjekje e angazhim  ne këtë drejtim, nuk cenon të drejtën e të tjerëve, andaj duhet të mbeshteten edhe nga subjektët tjera politike në Mal të Zi sepse është në favor të avancimit të barazisë  qytetare e nacionale dhe eliminon hegjemonizmin shtetëror. Andaj në favor të kësaj çështjeje për shqiptarët është e nevojshme të themelohen:

Qendra e  arsimit shqip, ku si ingerencë do të kishte planprogramet shkollore, tekstet mësimore dhe administratën  shkollore   dhe

Qendra  Kulturore Shqiptare, si subjekt autonom për mbrojtje, zhvillimin dhe hulumtimin e vlerave kulturore shqiptare në Mal të Zi, që do të ishin të financuara nga buxheti shtetëror.

Guximi i munguar

Ndonëse  partitë politike të shqiptarëve duke qenë pjesë e koalicionit qeveritar nga viti 1998 e më pas, nuk kemi informacion se këtë çështje e kanë trajtuar në tryezën e takimëve. Dhe nga një qasje e tillë  dëshmon se ata nuk kanë  pasur guxim me u marrë me kërkesat legale dhe të ligjshme në mbrojtjën e identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis. Një qendrim i tillë opurtunist iu konvenonte strukturave qeveritare sepse deri sa nuk ka kërkesa  nga ata  si përfaqësues , atëherë çdo gjë qenka në rregull(!). Dhe nga një qendrim i tillë indiferent nga partitë politike të shqiptarëve pjesëmarrëse në qeverisje qendrore, nuk ka pasur mundësi të paraqiten kërkesa konkrete  për  themelimin e  institucionëve të pakicës nga fusha e arsimit dhe e kulturës.

Duhen veprime konkrete

Pjesëmarrja në Qeverinë aktuale me tre ministra ku njëri është në rolin e ndihmës kryeministrit  si përfaqësues autentik i shqiptarëve qe është hera e parë në Mal të Zi, duhet shfrytëzuar maksimalisht, në favor të avancimit të pozitës së shqiptarëve në këtë mjedis. Sepse çdo kërkesë e shqiptarëve që është në favor të avancimit të pozitës së tyre e cila nuk është kundër të tjerëve duhet të miratohet nga çdo qeveri demokratike. Ne këtë aspekt tash janë mundësitë reale qe të punohet në këtë drejtim, e jo duke hezituar, sepse vendnumrimi nuk është në favorin e shqiptarëve. Një qasje e tillë duhet të jetë  mësim për të tashmën e të ardhmen andaj duhet angazhim konkret, me profesionist të dëshmuar dhe individë të guximshëm. Opinioni shqiptarë në Mal të Zi pret veprime konkrete e jo premtime sikurse në fushatat zgjedhore, sepse është koha e transparencës dhe çdo kush do të vlerësohet për angazhimin dhe veprat e realizuara.

(Shtator  2024)

81 vjet qyshkur u themelua Lidhja II e Prizrenit nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit

0
Më 16 shtator 1943 , 81 vite ma parë, u themelua Lidhja II e Prizrenit nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit, me delegatë nga Prizreni, Prishtina, Dragashi, Suhareka, Rahoveci, Gjakova, Peja, Plava, Gucia, Rozhaja, Novi Pazari, Senica, Gjilani, Mitrovica, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Ohri dhe Ulqini. Kuvendin e drejtoi Komiteti Ekzekutiv, me kryetar Musa Shehu. ‘
Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta.
Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, më pas Bedri Pejani dhe Xhaferr Deva.

Në Blinisht të Lezhës, më 21 shtator 2024, në ora 10, promovohet libri “Pjetër Zarishi mes plagëve dhe tradhëtive të kohës’

0

Anna Hida 

(Nushe Zhuba)

TË GJITHË, të apasionuarve, mbas relacioneve të vërteta të marra nga Arkivat e Vatikanit, mbas figurave historike, mbas Poetit të Rilindjes Pjetër Zarishi. Të afërm, miq, dhe intelektualë,
Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit” Pjetër Zarishi mes plagëve dhe tradhëtive të kohës’
Aktiviteti zhvillohet në fshatin e tijë të lindjes në Blinisht Lezhë me datën 21, ora dhjetë, pranë Kishës së Martirëve.
Pjetër Zarishin e shoqërojnë në libër dhe shokët e tijë të Kolegjit Urban, Dodmasej, Krasniqi, Gallata, etj. Vende si Blinishti, Nënshati, Oroshi, dhe Kallmeti. Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij kuvendi!

Përfundojnë takimet e ndara, s’ka takim trepalësh në Bruksel

0

Gjeraqina Tuhina / RTK-Bruksel

(E plotësuar, 15:15) Kanë përfunduar takimet e ndara të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, ndërsa pala evropiane nuk ia doli që t`i bindë ata për një takim të përbashkët.

Se nuk do të ketë takim trepalësh, këtë e konfirmoi Besnik Bislimi, i cili dy herë është takuar me Lajçakun gjatë ditës.

Kryenegocitorët kanë zhvilluar takime të ndara me Lajçakun

Kryenegocitorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emisarin evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Është ky një nga tentimet e palës evropiane që të organizojë një raund dialogu në nivel te kryenegociatorëve, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do të vije deri tek takimi i përbashkët.

Një zyrtar evropian i informuar lidhur me takimet ne fjalë kë thënë se është vështirë të parashihet nëse do të ketë takim të përbashkët dhe se gjithçka do të varet nga atmosfera që do të dominojë gjatë bisedave të ndara.

Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës ka përfunduar tashmë takimin e ndarë më Lajçakun i cili kishte filluar në orën 9 dhe ka zgjatur gati 2 orë. Një takim të ngjashëm, me pas e ka zhvilluar edhe homologu i Bislimit nga Beogradi, Petar Petkoviq, kryenegociatori serb.

Një ditë më parë, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian kishte paralajmëruar se në raundin e radhës do të diskutohen mënyrat si të shkohet tutje me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër në mars të vitit 2023, si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat sipas Stanos, po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Paqartësitë lidhur me mbajtjen e takimit të përbashkët nisën qysh të premten që shkoi, kur kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për mbajtjen e takimit trepalësh, por se Serbia e ka refuzuar agjendën e ndërmjetësit.

Se kishte keqkuptime rreth agjendës, këtë e kanë konfirmuar disa burime në Bashkimin Evropian. Por këta zyrtarë shpjeguan se të dyja palët janë përgjegjëse për dështimin eventual të mbajtjes së takimit trepalësh. Gjithnjë sipas këtyre burimeve të dyja palët u përpoqën të diktojnë agjendën e takimit trepalësh dhe nuk u dakorduan me kërkesat e ndërsjella, teksa kanë injoruar propozimin origjinal të palës evropiane.

Pagëzohuni fshehtas, që të mos “prishet toleranca fetare”, e cila përderisa shkatërrohej nga wahabët, askush nuk reagonte me kaq zell!

2
Blerim Latifi, Prishtinë
___
Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit.
Pagëzohuni jashtë kishave, nëpër shpija private e guva! Si të ishim në kohën e Pjetër Bogdanit.
Mos e bëni publik pagëzimin! Si të ishim në kohën e Jashar Pashë Gjinollit, i cili masakronte kriptokatolikët e Anamoravës dhe në Drenicë donte të ndërtonte harem me vajzat shqiptare. Besoj e keni dëgju historinë për Drenicën e Pashës!
Pothuajse e njëjta logjikë sot po u kërkohet shqiptarëve që me vullnet të lirë duan të bëhen të krishterë, duke shfrytëzu një të drejtë që ua njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, lirinë e besimit dhe të manifestimit publikisht të tij.
Dhe pse?
Gjoja për t’mos e prishur tolerancën fetare, të cilën kur e shkatërronin wahabët, askush nuk reagonte me kaq zell.
Jo, nuk është në pyetje brenga për tolerancën fetare. Në pyetje është brenga se mos preken shokët dhe bashkëpunëtorët e shumtë në Kosovë të Mevludin Dudičit, i cili, me urdhër të shefit të tij në Beograd, ka nisur misionin antishqiptar të boshnjakizimit të Luginës së Preshevës, e më pas edhe të Kosovës.

Torturat “spastruese” të UDB-ashit Mehmet Loci dhe Ismajl Haradinaj

0

Nga: Bardhyl Mahmuti

Për më shumë se një çerek shekulli nga tërheqja e aparateve politike dhe atyre të dhunës shtetërore serbe nga Kosova, në kuadër të forcave politike që garonin për pushtetin politik në Kosovë u instalua logjika e mbotjes së “UDB-ashëve” dhe pinjollëve të tyre që aderonin në partitë e tyre dhe sulmit ndaj “UDB-ashëve” dhe pinjollëve të “UDB-ashëve” që aderonin në partitë rivale. Me një fjalë, zotëroi logjika se “UDB-ashët” dhe fëmijët e “UDB-ashëve” të partisë sonë janë më të mirë se “UDB-ashët” dhe fëmijët e “UDB-ashëve” të partive të tjera!

Dëshmitë e një numri veprimtarësh politikë në emisionin e gazetarit Ermal Panduri, të titulluar  “Tradhëti vëllezërish, shqiptarët dhe UDB-ja”, në “TV Dukagjini”, nxorën në publik ferrin nëpër të cilët kanë kaluar atdhetarët shqiptarë që merrnin guximin të cenonin “parajsën jugosllave”.

Meqenëse në shumicën dërmuese të dëshmive të tranmetuara deri tani, përmendet inspektori i atëherëshëm i Sekretariatit Krahinor për punë të Brendshme, Mehmet Loci, gazetari e pa të udhës t’i jepte mundësi edhe ish “UDB-ashit”, të sqarohej.

I edukuar të veprojë në përputhje me logjikën serbe të shpërndarjes së gënjeshtrave, që në fillim të intervistës së tij, Mehmet Locin e “tradhëtoi” mosha: shpall si karakteristikë të popujve ballkanas, atë që ja kanë ngulitur në shpirt mentorët e tij serbë! Në minutën e 19-të të intervistës së transmetuar më 3 shtator 2024, ai deklaroi: “Po ju them diçka ! Ne jemi popull i Ballkanit. Tek ne gënjeshtrës i besohet ! E vërteta duhet të provohet ”!

Duke u nisur nga këto premisa të edukimit serb që ka marrë gjatë periudhës së konvertimit nga “arkeolog” pa përvojë, në “UDB-ash” të regjur, Mehmet Loci nuk la gjë pa shpifur apo pa lënë mundësinë e interpretimit të rrejshme të çështjet për të cilat e pyeste gazetari.

Nga të gjitha gënjeshtrat e sajuara që volli gjatë kësaj interviste, ishin të pështira fjalët që tha për Heroin e Kombit, Ismajl Haradinaj, dhe dy kolosët e luftës sonë çlirimtare (Nasimin dhe Agronin).

Për shkak të insinuatave që bartë me vete thëniet e tij: “nuk do të tregojë se çfarë na i paskësh thënë Ismajl Haradinaj gjatë ‘bisedave spastruese’” dhe përmendja e Haradinajve në kontekst të pohimit se “të burgosurit politikë edhe gjatë vuajtjes së dënimit kanë qenë të tërhjekur për bashkëpunim nga operativcat e Sekretariatit për Punë të Brendshme të burgut të Nishit”, më shtrëngoi të sqaroj me sa vijon:

  • Ismajl Haradinaj, nuk kanë qenë asnjëherë i transferuar në burgun e Nishit;
  • Pas shqiptimit të dënimit maksimal prej 15 vjetësh, Ismajl Haradinaj është transferuar nga burgjet hetuese të Kosovës, në burgun famëkeq “Zabella” të Pozharevacit (vendëlindjen e Sllobodan Millosheviqit);
  • Gjatë qëndrimit në këtë burg, Ismail Haradinaj është mbajtur në Pavijonin 7, ku ishin të burgosurit e kategorisë që mbaheshin “Nën Mbikëqyrkje të Përforcuar pa Punë”;
  • Më 12 mars 1982 më transferuan nga Burgu i Qarkut i Mitrovicës, në burgun “Zabella” të Pozharevacit;
  • Në periudhën 12 mars 1982 – 28 tetor 1986, sa kam qëndruar në këtë burg, më shumë se një vjet kam qenë në të njëjtën kthinë me Ismajl Haradinajn;
  • Përkundër asaj se komunikimi nga kthina në kthinë ishte rreptësisht e ndaluar, të burgosurit politikë që mbaheshin në Pavijonin 7 e dinin se gjendja shëndetësore e Ismajl Haradinajt ishte shumë e keqe. Mirëpo tek pasi e sollën në kthinën tonë, u bindëm se ai ishte në gjendje të tmerrshme:
  1. i sëmurë nga turberkulozi, pa trajtim mjeksor dhe pa terapi, sa herë që kullej, Ismajl Haradinaj nxirrte nga goja copëza gjaku të kuaguluara, që dukeshin si pjesë të mushkërive të shkulura nga krahërori;
  2. sipas pohimeve të Ismajl Haradinajt, gjatë torturave në “bisedat spastruese” që janë zbatuar ndaj tij, Mehmet Loci dhe “UDB-ashët” e tjerë kishin përdorur edhe mjete kimike për t’ia “spastruar trurin” nga idetë “kundërrevolucionare që synonin ta ndanin Kosovën nga Serbia dhe ta prishnin vllazërim-bashkimin me serbët”.
  3. si pasojë e eksperimenteve që kishin zbatuar “gjatë bisedave spastruese” ndaj tij, Ismajl Haradinaj kishte humbur aftësinë e artikulimit të mendimeve;
  4. eksperimentet kimike që ishin zbatuar ndaj tij, kishte lënë pasoja kaq të mëdha dhe të pakthyeshme, saqë pas daljes nga burgu, në tetor të vitit 1992, duke u shërbyer me dokumentacionet e dikujt që kishte leje qëndrimi në Suedi, familja dhe shokët organizuan transferimin e Ismajl Haradinajt nga Gllogjani në Tetovë dhe pastaj nga Tetova në Stokholm;
  5. fatkeqësisht dëmet ishin kaq të mëdha, saqë edhe pas trajtimit dy dekadhësh, as mjekësia e avancuar suedeze nuk mundi t’ia përmirësonte gjendjen e rëndë shëndetësore.

“UDB-ashi” i regjur, Mehmet Loci, shpreson se periudha katër dekadëshe që ka kaluar nga ajo kohë për të cilën flasin dëshmitarët, do t’i mundësojë  “të përhapë gënjeshtra, të cilave, populli shqiptar, si popull ballkanas, do t’u besojë”. Mehmet Loci, UDB-ashët e tjerë dhe pjella e tyre duhet ta dijë se ka vdekur koha e torturave “spastruese” që zbatonin ndaj atdhetarëve shqiptarë.

P.S.

Gjatë intervistës në fjalë, gazetari Ermal Panduri disa herë ia tërhoqi vërejtjen të ndërpriste përpjekje për të shitur mjegull. Krahas këtij aspekti, përpjekjet e Mehmet Locit për të përqendruar vëmendjen e teleshikuesve në atë përse ish të burgosurit politikë që kanë dëshmuar deri tani nuk i përmendin edhe UDB-ashët serbë, nxjerr në sipërfaqe kauzën serbe të mishëruar në shpirtin e kësaj kategorie UDB-ashësh!

Emisioni i Ermal Pandurit titullohet “Tradhëti vëllezërish, shqiptarët dhe UDB-ja”! Vetëm ata që shpirtërisht ishin të vëllazëruar me serbët, si Mehmet Loci dhe të ngjashëm si ai, mund të kërkojnë përmendjen e “vëllezërve UDB-ashë serbë”! Por një gjë e tillë nuk mund kërkohet as nga Nasim Haradinaj e as nga të atdhetarët e tjerë, të cilët janë të dëshmuar si të pashoq për guximin që t’i thonë gjërat ashtu siç kanë qenë!

____

Loci e pranon se ka ushtruar dhụnë ndaj ish të burgosurve politikë,por jo edhe lidhjen për radiatori (youtube.com)

Pirro Prifti mendon se ilaçi për Kosovën është një Referendum për bashkimin me Shqipërinë

0

Prof: Pirro Prifti, Tiranë

Problemet e pazgjidhura te Kosovës me Serbinë kanë kohë që janë në vëmëndje të ndërkombëtarëve . Mos njohja  e shtetit të Kosovës nga Serbia, por edhe nga disa shtete europiane të BE, si Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia, Qipro, tregon edhe njëherë vështirësitë  që po kalon Kosova që të integrohet në BE dhe në OKB.

Shkaqet e vështirësive jan të shumta dhe mund të rendisim shkaqet jashtë Kosovës që ndikojnë në përfshirjen e Kosovës si shtet në OKB dhe në BE, dhe këto mund të jenë:

  • Probleme të njëjta që kanë disa shtete me shkëputjen nga vëndet e tyre të popullatave që nuk janë të tyre si p.s.h, Spanja me Baskët dhe Katalanasit, Qipro me ndarjen fetare që ka, Rumania me problemet me pakicën hungareze
  • Ndërkombëtarët si disa vënde të BE si Franca, Gjermania, Anglia, të cilat kanë qënë dashamire me Serbinë dikur por sot kërkojnë në emër të BE `lëshime` nga Kosova në dobi të Serbisë
  • Strategjia e SHBA dhe BE për të shkëputur Serbinë nga diktati rus duke i krijuar lehtësira asaj në dëm të Kosovës
  • Ndikimi i Rusisë për të patur një Serbi të fuqishme

Përsa i përket vështirësive dhe problematikave të Kosovës në raport me Serbinë dhe Ndërkombëtarët, ato janë gjithashtu të shumta, por më kryesoret mund të jenë këto:

  • Futja në burg e drejtuesve të UÇK të cilët kishin plane më të sakta për të gjetur një zgjidhje me Serbinë, gjë që shkaktoi turbulencë në zgjedhjet e Kosovës duke bërë Albin Kurtin dhe Vetvendosjen fitues me 25% të zgjedhjeve parlamentare,
  • Miratimi i Asociacionit Serb në Kosovë me githe rreziqet potenciale që mund të ketë në të ardhmen
  • Refuzimi i Albin Kurtit për bashkëpunim me Shqipërinë dhe krijimi i një klime politike anti-shqiptare
  • Roli i Serbisë për të vazhduar përçarjen Kosovë Shqipëri dhe dinakëria greke ndaj Kosovës e cila në përfundim shkakton të njëjtën përçarje Kosovë-Shqipëri
  • Roli i lobit fetar i cili nuk e do BE por afrimin me Turqinë
  • Divergjencat politike në zgjidhjen e problemeve midis Kryeministrit Kurti dhe Presidentes së Kosovës

Tani të hymë  në një analizë të shkurtër të mundësive që mund të ketë Kosova në zgjidhjen e problemeve dhe në kalimin e vështirësive.

Niveli i acarimit të marëdhënieve është rritur shumë kur në 13 shtator Vuçic, në një konferencë të posaçme parashtroi 7 pika për zgjidhjen e problemeve në `dobi të dialogut`, por në favor të Serbisë sigurisht, si: shpalljen e zgjedhje në veri dhe tërheqjen e njësive speciale, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe funksionet gjyqësore, asosacionin, lirimin e të burgosurve politikë dhe kthimin e dinarit (‘Ndizen’ tensionet mes dy vendeve, ish zv/ministri i Jashtëm i Kosovës për Report Tv: Falë Kurtit Serbia po viktimizohet – Shqiptarja.com).

Në një farë mënyre Vuçic deklaroi që Kosova të jetë përsëri një krahinë autonome nën shtetin serb?!

Kryeministri i Kosovës me të drejtë thotë se dikush po përpiqet që të viktimizohet Serbia… Në fakt është e kundërta. Kosova është shteti i ri që nuk po gjen rrugëdaljen e duhur. Mos Gjetja e një rrugdaljeje të duhur e ka origjinin jo vetëm në problemet brënda Kosovës, jo vetëm me ato jashtë Kosovës për të cilën shkrova më sipër, por problemi kryesor që po rri në hije është mungesa e bashkëpunimit vëllazëror me Shqipërinë dhe stigmatizimi i politikës shqiptare kryesisht i Kryeministrit shqiptar gjoja si `përkrahës i Serbisë`. Me këto anatemime ndaj politikës shqiptare të shkon mëndja se politika kosovare ka rënë pre e taktikës serbe `dividere et impera`, pra eliminimi i politikës shqiptare në dobi të Kosovës nga propaganda serbe dhe i ndonjë lobi politiko-fetar Kosovar antishqiptar, ka dhënë rezultatet e saj.

Përkundrazi strategjia e Serbisë për të mbajtur Kosovën të varur nga ajo, qoftë nëpërmjet lidhjeve të vjetra me Francën, Gjermaninë, Anglinë, dhe aleatin e saj Rusinë, qoftë me mbajtjen të përçarë të shqiptarëve, po jep rezultatet e saj pikërisht tek ky prononcim i Vuçiçit nëpërmjet 7 kërkesave të tij.

Pra, në vënd që politika kosovare të mbajë nën presion Serbinë, po ndodh e kundërta-Serbia po e mban nën presion kosovën pikërisht nëprmjet 7 kërkesave të saj, duke e izoluar Albin Kurtin nga mbështetësja më e madhe e tij Shqipëria, por edhe duke diz-informuar BE-në. Nëse Kryeministrin e Kosovës e gënjen mëndja se është një politikan i madh dhe kjo po ndodh qoftë për ti bërë karshillëk suksesit politik ndërkombëtar të Ramës, por edhe për tu dukur para kosovaëve si më i miri, në fakt, z. Kurti po shpërfill kërkesat e amerikanëve dhe BE, duke e vënë në pozitë të vështirë Kosovën. Një nga zgjidhjet më të mundshme është si të themi një marrje inisjative nga ana e politikës së Kosovës në kundërpërgjigje të kërkesave serbe të cilat në fund të fundit duan një nihilizim të pavarësisë së Kosovës duke e ditur se Kosova në të ardhmen, nuk mund të jetojë si shtet i vetëm pa përfshirjen në një Federatë me Shqipërinë, të cilës i është marrë ky territor dhe kjo popullsi që nga viti 1913 në favor të Serbisë.

Vetë prania e politikës shqiptare në rezolutën 1244 të OKB  e pranon këtë fakt, dhe politikanët kosovarë të Vetvendosjes dhe të LDK apo kushdoqoftë që kërkon një identitet Kosovar apo gjuhë kosovare apo popull mysliman, duhet të pranojë se Kosova nuk ka të ardhme dhe nuk mund të mbrohet ndryshe pa ndihmën vëllazërore të shtetit shqiptar amë.

Pikërisht për këtë arësye, inisjativa numur NJË e politikës kosovare për të përballuar 7 kërkesat djallëzore serbe është marrja e vendimit për realizimin e një Referendumi  në Kosovë për bashkimin më Shqipërinë në parim. Një shtet i madh shqiptaro-kosovar është një gur themeli në mirëqënien dhe prosperitetin e popullsisë shqiptare, por edhe për paqen në Ballkan.

priftipirro2017@gmail.com

Mevludin Dudiqi dhe misioni i tij serbomadh për islamizimin e Shqiptarëve

0

Nga: Saim Tahiraj

___

Deklerata e Mevludin Dudiqit, misionarit serb se nuk është shqiptar, po musliman dhe se po punojnë për islamizimin e gjithë Ballkanit, është treguesi më i mirë se Islami Politik në Kosovë dhe trevat mbarëshqiptare po lulëzon. Megjithëse e thënë në vitin 2018, gjashtë vite më parë, Dudiqi , që tashmë ka një vit që është Kryetar i Meshihatit të BI të Serbisë, qëkur me të madhe po shpërndanë helm gjithandej në opinionin publik.

Sëfundmi ai ishte edhe në Prizren dhe e shpalli këtë qytet historik të shqiptarëve, “qytet musliman”!

Ky agjent serb dhe pinjoll i Vuçiçit, që nën petkun e hoxhës, po e kryen misionin e ti të dalura nga elaboratet serbe për shkatrrimin e identitetit kombëtar shqiptarë dhe zavëndsimin me identitet fetar islam. Ky agjent i shërbimit sekret serb, nuk ndalon vetëm me këtë deklerat raciste kundër Kombit Shqiptar në Luginë të Preshevës, por vazhdon edhe në qytetin Historik të Prizerenit, ku në vendë që të gjuhet me gurë mbi te, i duartrokasin me të madhe, fatkeqsisht edhe shqiptarët. Si ka mundësi ta lejoj shteti i Kosovës, të lëvizë i lirë nëpër Dardanin tonë të dashur dhe të vjell vnerë racizmi kundër Kombit Shqiptarë? Ky emisarë faqezi duhet të arrestohet dhe të burgoset bashkë me bashkëpuntorët e tij në Kosovë dhe gjetiu.

Mevludin Dudiq, duke folur në maj 2018 në Preshevë. Shih videon:

(5) Facebook

Kjo veprimtari e këtij agjenti serb, i maskuar si hoxhë faqezi, së bashku me shumë misionarë tjerë në Kosëvë, nën masken e hoxhallarëve faqezi, po veprojn hapur pa kurrfar frike për ta shkatrruar çdo gjë që është shqiptare. Hapur, pa fije frike në rrjete social, në portale dhe television, në xhamia dhe vende publik; fyejn flamurin Kuq e Zi, Kryeheroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin, figurat më të rëndësishme historike të kombit tonë, humanisten e madhe, nobelisten Nëna Terezë, Kanunin e Lekë Dukagjinit si pjesa më e rëndësishme e kulturës dhe traditës sonë, muzikën tradicional shqiptare, instrumentin tonë tradicional Çiftelinë, e shumë e shumë gjëra tjera të kulturës dhe traditës sonë.Të gjitha këto bëhen për të zhdukur çdo gjë që është shqiptare dhe për ta zëvendësuar me kulturën, traditen, zakonet turko-arabe dhe me sheriatin arab. Me ligjëratat e tyre famkëqija, këta misionarë-hoxhallarë faqezi e kan infektue thellë rininë tonë shqiptare dhe po e kthejnë kundër kulturës, traditës dhe zakonëve të bukura shqiptare.

E kan ndryshuar edhe pamjen e individit, veshjet e tija, sjeljlet dhr edukatën tradicionale shqiptare.

E kan ndryshuar pamjen e Dardanisë sonë të bukur me aq shumë xhamia të ndërtuara pa leje dhe plan urbanistik.

Kur i shikon të krijohet përshtypja që nuk je në Dardani, porë në ndonjë shtet arab! Jam shumë i habitur dhe zhgenjyer me institucionet përgjegjëse të shtetit tonë të cilat heshtin dhe me një qetsi të quditshme dhe e lejojnë këtë shkatërrim kombëtar.

Gjithashtu pyes veten, i habitur se ku janë shkollat tona, univerzitetet, institutet, akademia dhe shumë intelektual; pse heshtin dhe janë dorëzuar para këtij shkatërimi kombëtar? Jo vetëm që jan dorzuar , por disa janë kthyer në shërbëtorë dhe zëdhënës të këtij shkatërrimi që po e bënë Islami Politik. Duke e par këtë rrugëtim që po na dërgon në vetvrasje kolektive si komb, lindi „Lëvizja e Deçani“ e cila në shenjë revolte doli haptas në Deçan me 20.10.2023, duk ju kundërvën këtyre deformimeve fetare dhe shkatërrimeve kombëtare që fatkeqësisht dhe pa fije etike, po bëhen në emër të Islamit dhe Allahut. Në ball të kësaj lëvizje është dashur të dalin elita intelektualët e kombit tonë, si në vitet e 90-ta më në krye profetin Rugova. Jo vetëm që nuk po dalin dhe përkrahin, porë disa nga ta dolen dhe e sulmuan paftytyrësisht „Lëvizjen e Deçani“, duke u rreshtuar me vetshkatrrimin, Islamin Politik.

Mevludin Dudiq, duke folur lirshëm për islamizimin në Prizren:

(5) Facebook

Ata shkuan aq largë në pafytyrsi sa që na akuzuan se po na financuaka Serbia. Të mbroshë flamurin Kuq e Zi, figurat madhore kombëtare, gjuhën e bukur Shqipe, kulturën, Historinë, traditat, zakonet tona kombëtare, po dashka me na finacue Serbia!

Vërtet është fatkeqësi kombëtare që kemi kësi soji të pseudointelektualëve dhe pseudohistorianëve.

Në Deçan dolën burrat më të mirë të kombit për t’i thënë ndal të keqës, ndal vetshkatrrimit, ndal vetvrasjes kombëtare. Si më parë kur filluam para katër dekadadave, në vazhdimsi pa u ndalur kurrë, në shërbim të atdheut dhe kombit. Po vazhdojmė tutje, më të vendosur se kurë me moton: „Fe mbi fe është SHQIPTARIA“, nuk ka fuqi që na ndalë deri në fitoren përfundimtare të saj.

Po i kthejmë përgjigjëje këtij misionari serb dhe të gjithë misionarëve tjerë të maskuar si hoxhallarë, Sanxhakun do e shqiptarizojmë për të vazhduar tutje ku kishte ShQIPTAR prap do ketë SHQIPTARI.

Islamizimi i juaj proserb do të dështoj turpshëm përballë SHQIPTARISË, do kthehehet aty nga ka ardhur.

Unik der Große thotë se “Muhamedi i pyeti shejtanët cilat femra guxon m’i seksirat, ata i thanë seksirate secilen që e ka taksirat!”

0

Shkruan e këndon Unik der Große

Apo: Lirim Gashi, nga Prishtina

EVOKIM PROVOKUES

🤣🤣Kur lindi Bismilahi, vëllai i Rrahmanit dhe Rrahimit, qëlloi aty për vizitë Elhame Durulahu, vajza e Rabilale Minit dhe gruaja e Maliki Jaumedinit dhe në vend që t’i binte nga gëzimi defit, ajo i ra tpinit.

Mirepo kur e dëgjuan zërin e tpinit, u zgjuan nga gjumi dreqnit e mullinit, të cilët i dhanë urdhër për ta krijuar fenë e tyre Muslimit, djalit të Nuredinit.

Por Muslimi nuk dinte se si ta krijonte vetë, prandaj kërkoi ndihmë nga Naleti Muhamed. Mirëpo Naleti Muhamed që kishte lindur tre vite pas vdekjes së babait të tij shte analfabet, prandaj u fut në shpellë ku i zbriten suret e Kuranit të cilat gjoja e mësuan se si ta dallojë hallallin prej haramit…

Dhe kur Muhamedi i pyeti shejtanët cilat femra guxon m’i seksirat, ata i thanë seksirate secilen që e ka taksirat. Ose edhe më saktë: seksirate secilen që të qëllon ma ngat, përndryshe mos e kurse asnjërën, veç a ki takat. Dhe mundësisht mos i hy asnjërës në hak se mund të ndodh që në vend të tortes të hash kakë. 🤣🤣

Shkrimtari Musliman nga Shkupi, Kim Mehmeti, kërkon të injorohen ata që “konvertohen” dhe njëherit të mos prishet “abdesi dhe namazi”

0

Lirim Gashi, Prishtinë

___

Kim Mehmeti: Injoroni antishqiptarët që po ‘konvertohen’, sepse duke u marrë me ta jo vetëm që po e dëmtoni shqiptarizmen, por edhe po e prishni abdesin dhe namazin tuaj‼️ Koment: Për t’u bërë si autori i tekstit të postuar sipër komentit që do ta shkruaj, fillimisht duhet të konvertoheni në qime bythe të gjinisë mashkullore dhe ta merrni mbiemrin Mehmeti.

E pyes Kim Mehmetin, se a e ka prishur namazin dhe abdesin në atë kohë stërgjyshi i tij i krishterë, i cili menjëherë pas ardhjes së Perandorisë Mutomane është konvertuar në mutliman?

E pyes gjithashtu se si i quan njerëzit që pranojnë besimin e pushtuesit në vend që të luftojnë kundër tij dhe t’ia kthejnë gishtat e këmbëve në drejtim të thembrave ?

Veç kësaj, e pyes Kim Mehmetin pse duhet të përdor fjalë të zgjedhura kur e përshkruaj pisllëkun mendor të një pseudo intelektuali hipokrit dhe cinik si ai, i cili i quan të konvertuarit që duan të rikthehen në besimin e krishterë me fjalët që i meritojnë të krishterët e konvertuar në fenë mutlimane?

Kim, e përsëris edhe një herë, ti ke lindur në bythë, prandaj truri dhe ndërgjegjja jote banojnë në zorrën e trashë.

Ja deklarata e tij:

(1) Video | Facebook