Kreu Blog Faqe 752

Kosova me Amerikën, kujton 11 Shtatorin 2001…

0

-Para 23 viteve – 11 Shtator 2001: Populli i Kosovës manifestime solidariteti me popullin amerikan dhe duke dënuar sulmet terroriste kundër SHBA-ve: Amerikë, ne jemi me ty…/

-Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i dërgonte telegram: Me rastin e sulmit mbi Qendrën Tregtare në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, drejtuar kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj, pranoni simpatinë time dhe të popullit të Kosovës, i cili këtë tragjedi po e jeton me dhembje dhe në zi/

– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati, bënë sot homazhe dhe vendosën lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton”/

Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 11 Shtator 2024/ Kosova solidarizohej fuqishëm me Amerikën e goditur nga sulmet terroriste të para 23 viteve – 11 Shtatorit 2001.

Atëherë media raportonte se, e gjithë Prishtina ishte në Sheshin Nëna Terezë në shenjë solidariteti me Popullin Amerikan dhe duke dënuar sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerikë, ne jemi me ty – ishte motoja kryesore e pankartave.

Shumë nga qytetarët, që kishin dalë në sheshe e rrugë për të përkrahur Popullin Amerikan dhe për të protestuar kundër terrorizmit që i goditi SHBA-të, ishin mbështjellë me Flamurin Amerikan.

Manifestime solidariteti dhe protesta kundër terrorizmit u mbajtën edhe në qytetet tjera të Kosovës si në Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan etj. Pjesëmarrja e popullatës edhe në këto qytete ishte e madhe.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndodhej për një vizitë në Kanada, me rastin e sulmeve kundër SHBA-ve, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i dërgonte këtë telegram:

I nderuari President,

Me rastin e sulmit mbi Qendrën Tregtare në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, drejtuar kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj, pranoni simpatinë time dhe të Popullit të Kosovës, i cili këtë tragjedi po e jeton me dhembje dhe në zi.

E dënojmë këtë sulm dhe jemi të bindur se të gjithë ata që bëjnë akte terrori dhe horrori kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj dhe kundër njerëzimit, duhet të ndalen.

Në këto momente të rënda, jemi së bashku me Ju dhe me Popullin Amerikan, që së bashku me aleatët Tuaj ia sollët lirinë Kosovës.

Jemi të bindur se Ju do të mendoni një strategji të re të mbrojtjes për SHBA-të dhe për miqtë Tuaj e për botën e lirë demokratike.

Juaji sinqerisht,

Dr.Ibrahim Rugova

GAZETA  RILINDJA ME KRYETITULLIN NË BALLINË “SULM TERRORIST NË SHBA”  NË TË GJITHA FAQET E SAJ – E TËRA I KUSHTOHEJ NGJARJES TRONDITËSE DHE ZHVILLIMEVE E REAGIMEVE PAS SAJ

Në 11 Shtator 2002 Televizioni i Kosovës dhe televizionet e tjera nacionale e lokale janë kyçur drejtpërdrejt në rrjetin amerikan CNN me përkthim simultan për të përcjellë raportimet për sulmet terroriste në Amerikë.

Poashtu gazetat e përditshme të Kosovës shkruanin gjerësisht.

Gazeta  tradicionale e Kosovës “Rilindja” me kryetitullin në ballinë “Sulm terrorist në SHBA” dhe me dënim të fuqishëm të sulmit e me shumë mesazhe solidarizimi me Shtetin e Popullin Amerikan botonte shkrime e fotografi në të gjitha faqet e saj – e tëra i kushtohej ngjarjes tronditëse dhe zhvillimeve e reagimeve pas saj.

Gazeta “Bota Sot” në gjerësinë e tërë faqes së parë kishte titullin “Seri aktesh terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, supozohet për mijëra të vrarë”.

Gazeta “Koha Ditore” në faqen e parë shkruante në kryetitull “Në Nju Jork sulmohet civilizimi botëror”.

Gazeta “Zëri” në ballinë kishte titullin kryesor “Sulm terrorist kundër Amerikës”.

Gazeta “Kosova Sot”  kryetitull kishte “Terrroristët sulmojnë Amerikën”.

Të gjitha gazetatat e Kosovës botonin shumë shkrime e fotografi në ballina e faqe të brendshme. 

Kryeministri Kurti bën homazhe në përkujtim e nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001 

Prishtinë, 11 shtator 2024 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati, bënë sot homazhe dhe vendosën lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton”, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 Shtatorit, që ndodhën në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në përkujtim të viktimave të atij sulmi mizor e terrorist kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti u shpreh se sot kujtimi ynë shkon për viktimat, si dhe solidariteti ynë me familjet që i kanë humbur më të dashurit e tyre. 

Kryeministri më tej kujtoi se në mesin e atyre që u vranë para 23 vjetësh ishin edhe tre bashkatdhetarë shqiptarë të familjeve Camaj, Dedvukaj dhe Gjonbalaj. 

Ai shtoi se terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë dhe duhet bashkëpunimi i secilit shtet, secilës qeveri, secilit aktor e faktor, secilit politikan, secilit qytetar liridashës, i cili dëshiron paqe, demokraci, të drejtat e njeriut, pluralizëm politik dhe mirëqenie, që nuk diskriminon asnjeri. 

“Republika e Kosovës qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë përkujtimi dhe theksojmë partneritetin, aleancën dhe miqësinë tonë të fuqishme në çdo aspekt e në veçanti, në luftë kundër terrorizmit,” përfundoi kryeministri. 

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti: 

Jemi këtu bashkë me zëvendëskryeministren, me ministra e zëvendësministra, dhe me zëvendës ambasadoren amerikane për të nderuar viktimat e 11 Shtatorit 2001, viktimat e atij sulmi mizor e terrorist kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kujtimi ynë shkon për viktimat, solidariteti ynë me familjet që i kanë humbur më të dashurit e tyre, dhe gjithashtu bashkëpunimi ynë me qeveritë demokratike anembanë botës të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftë kundër terrorizmit. 

Para 23 viteve, 2977-të qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kullat Binjake, në Pentagon, në katër avionët dhe 403 zjarrfikës e policë, duke provuar t’i shpëtojnë ata, humbën jetën, ranë heroikisht dhe shënuan një datë e cila sot paraqet edhe një epokë të re, që prej atëherë, sepse terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë, dhe duhet bashkëpunimi i secilit shtet, secilës qeveri, secilit aktor e faktor, secilit politikan e do të thosha secilit qytetar liridashës i cili dëshiron paqe, demokraci, të drejtat e njeriut, pluralizëm politik dhe mirëqenie që nuk diskriminon asnjeri.

Në mesin e atyre që u vranë para 23 vjetësh ishin edhe tre bashkatdhetarë shqiptarë që gjithashtu i kujtojmë, të familjeve Camaj, Dedvukaj dhe Gjonbalaj. 

Republika e Kosovës qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë përkujtimi dhe theksojmë partneritetin, aleancën, dhe miqësinë tonë të fuqishme në çdo aspekt e në veçanti, në luftë kundër terrorizmit. 

Nderime dhe lavdi të gjitha viktimave dhe qëndresës e sakrificës së zjarrfikësve dhe policëve amerikanë!

Pamje për media nga homazhet për 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit: 

https://we.tl/t-GNzyZAxdNd

Kurti: Në veri Qeveria e Kosovës nuk po mbyllë zyre, përkundrazi po hapë zyre

0

Prishtinë, 11 shtator 2024

   Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës 

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra, 

Dje, bashkë me ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi ishim në një vizitë në Komunën e Leposaviqit, fillimisht përkatësisht në fshatrat, Bistricë, Cerajë e Leshak,  e më pas edhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut. 

Vizitat tona, të zyrtarëve shtetërorë, në këto komuna nuk janë kundër askujt. Ato në fakt janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë, pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj. Pikërisht për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella dhe për të kuptuar se sa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekadat pararendëse. Po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve.

Në fund të muaji të kaluar, pas raportimeve dhe dëshmive të konfirmuara se në katër komunat veriore po funksionojnë komuna paralele të Serbisë në hapësira të uzurpuara, dhe po zhvillojnë veprimtari ilegale, institucionet tona të sigurisë kishin ndërmarrë veprime ligjore për mbylljen e tyre. Kjo na ka mundësuar neve, institucioneve qeverisëse që pastaj të ofrojmë shërbime të ligjshme. N  ato objekte, do funksionalizohen Njësia e Patentë Shoferëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Qendra për Punë Sociale dhe Shërbime të Mirëqenies Sociale në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, pastaj shërbimi për regjistrimin e automjeteve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e shërbime tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  e të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Forhåndsvisning av bilde

Pra, Qeveria jonë nuk po mbyllë zyre. Përkundrazi, Qeveria jonë po hapë zyre. Nuk po zvogëlon apo kufizon shërbimet, përkundrazi po i shton ato. Nuk po i largon shërbimet publike prej qytetarëve, përkundrazi  po i ofron tek ata. Kësisoj duhet të shihen veprimet tona në veri të vendit. 

Se kush është për mbyllje dhe kufizim, e pamë edhe një herë në fund të javës së shkuar. Grupe personash të maskuar, në prani të Policisë së Serbisë, në kufi me Republikën e Kosovës por në territorin e Serbisë, bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura e legjitimuar udhëtarë për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike. Gjatë atyre ditëve, institucionet tona, policia dhe inteligjenca kanë punuar nga minuta në minutë që planet e qëllimet e këtyre grupeve të dështojnë siç edhe ndodhi.

Ka tepër shumë punë që bëhen, për të cilat nuk dihet fort në publik, e nuk ka aq diskutime në publik. Me këtë rast, dua të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë zyrtarët policorë dhe agjentët tanë të cilët janë kujdesur e përkujdesen çdo herë që publiku e qytetarët të shohin dhe jetojnë dhe përjetojnë vetëm rezultatet pozitive, për kundruall planeve të këqijave që synohen por që nuk realizohen dhe nuk merren vesh asnjëherë. 

Të nderuar kolegë, 

Dje po ashtu shënuam edhe 12-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes katër vjeçare të pavarësisë sonë, me ç ‘rast Republikës së Kosovës iu besua plotësisht qeverisja demokratike dhe e pavarur në shërbim të të gjithë qytetarëve. Ne i jemi mirënjohës mbështetjes së miqve dhe aleatëve tanë, atyre 25 shteteve në kuadër të Grupit Ndërkombëtar Mbikëqyrës dhe jemi krenarë për kuadrin e fortë institucional që gëzon vendi ynë si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta. Jemi krah për krah me ta edhe sot në vlera e orientime, në parime e bindje. Republika e Kosovës është histori e dëshmuar e suksesit, është triumf i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe ligjshmërisë.

E para se të fillojmë me rendin e ditës, dua të veçoj dy nga vendimet që do t’i marrim sot: projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Programin Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës. 

Për çështjen e parë, kemi votuar edhe një herë, në dhjetor të vitit 2021. Pas kontestimit të Ligjit nga partitë opozitare në Gjykatën Kushtetuese dhe pritjes së gjatë prej 17 muajsh për trajtim nga ky institucion, Ministria e Drejtësisë e ka sjellë para neve projektligjin e ri me vërejtjet e adresuara të Gjykatës, për të dëshmuar edhe një herë seriozitetin dhe qëndrueshmërinë tonë për këtë nismë ligjore. 

Kurse çështjen e dytë, do ta kemi për herë të parë para nesh; është Programi i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse apo i Mbrojtjes Totale siç thuhet ndryshe i hartuar nga Ministria e  Mbrojtjes që është i bazuar në sisteme të ngjashme të cilat  aplikohen në vende të ndryshme të NATO-s. Përmes tij synojmë të ndërtojmë qëndrueshmëri kombëtare në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistoj, të reagoj dhe të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura. Ky sistem ka në thelb mbështetjen që qytetarët e japin në baza vullnetare për Forcën e Sigurisë së Kosovës të kombinuar me strukturat e tjera shtetërore. Për të dy këto vendime, do të flasin më gjerësisht në konferencën për medie pas kësaj mbledhje të 220-të të Qeverisë sonë, ministrja Haxhiu dhe ministri Maqedonci. 

Të nderuar kolegë, le ta ritheksoj që drejtësia e pavarësisë sonë e ka për argument edhe përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare 4 vjeçare para 12 vjetësh, kurse dobishmëria e pavarësisë sonë e ka për argument progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe paqen e qëndrueshme dhe sigurinë e shtuar për të gjithë.

Forhåndsvisning av bilde

E kjo duhet theksuar pikërisht sot kur shënojmë 23-vjetorin e sulmeve terroriste mizore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç ‘rast humbën jetën 2977 qytetarë amerikanë, në mesin e të cilëve edhe 343 zjarrfikës dhe 60 policë të cilët heroikisht u përpoqën të shpëtojnë jetë. Në këtë ditë 23 vjet më vonë Qeveria e Republikës së Kosovës, populli i Kosovës, qëndron solidar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, familjet e viktimave dhe i bashkëngjitet qeverive demokratike anë e mbanë botës që bashkëpunojnë kundër terrorizmit. 

Nderimi dhe kujtimi për ta është i përjetshëm.

102 vjet nga Kongresi i Beratit që shpalli Autoqefalinë e Kishës Orthodokse Shqiptare

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

(Dhe nje debat me mikun me Prof . Arben Gjata).

Prof. Arben Gjates , mikut tim, per te Madhin  Fan Noli me rastin 102 vjetorit te Kongresit te Beratit ku Kisha Orthodokse shqiptare u shpall AUTOQEFALE dhe u shkeput praktikisht nga kisha greke , dhe ne 1937 u shkeput edhe juridikisht. Kete ngjarje KOASH nuk e Permend.

Ne librin tim te ri “ Autoqefalia e Fan Nolit perballe KOASH te Kryepeshkopi Anastas”,te sapo botuar nga Shtepia Botuese DUDAJ, eshte folur hollesisht per kete problem.

Me 10 shtator 1922 filloj Kongresi ne Berat per vendosjen e Autoqefalise se Kishes shqiptare orthodokse duke e ndare ate nga Kisha greke Beratit i cili zgjati mbi 2 jave. Ky kongres u iniciua nga vepra e te madhit Fan Noli i cili qe me 1908 ne SHBA Boston ngriti Kishen Autoqefale orthodokse dhe foli per here te pare shqip. Po ashtu ne 1914 ne Durres  predikoi per here te pare ne shqip por ne oborrin  Kishes se Shen Spiridonit, se prifti grek nuk e la te predikonte shqip brenda kishes.

Fan Noli nuk ishte ne kongresin e Beratit ne 1922, por idea e Nolit per Autoqefaline u miratua nga Kongresi  dhe me 21 nentor 1923 u zgjodh nga kt kongres  si Peshkop i Korces dhe Mitroolit i Durresit, f.118 e librit.

Ne kongresin 3 te Autoqefalise  ne Korce ne 1929, Fan Noli u zgjodh Mitropolot i Durresit dhe mbeti perjete ideatori i Kishes Autoqefale orthodokse shqiptare.

Ishte Noli dhe askush tjeter qe predikoi per here te pare SHQIP ne SHBA 1908, ne 1911 ne Bukuresht, ne 1911 ne nje qytet Bullgarise ku takoi edhe familjen, ne 1914 Durres, dhe ato qe thashe me lart.

Ata qe duan te eklipsojne nuk jane gje tjeter vecse grekafone qe per te marre nje pension apo nje rroge , hedhin dyshime per kete figure te madhe patriotike.

Orthodoksia shqiptare mbetet Fan- Noliste dhe kerkon rehabilitimin e kesaj figure Poliedrike si deshmor i KOASH.

Logorreja dhe “kapsllëku” i ideve konstruktive! 

0

Bardhyl Mahmuti

Në një kontekst shoqëror, ku sindromi i Fregolit ka prekur një numër të konsiderueshëm njerëzish, janë plotësisht të kuptueshme të gjitha llojet e reagimeve ndaj shkrimeve që nuk përputhen me bindjen e krijuar, se kundërshtari i tyre politik, Edi Rama, është transformuar në shtatore të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe që nga Hora e Arbëreshëvet përtej detit i persekuton… Rrjedhimisht, edhe reagimet ndaj shkrimit tim për këtë vepër artistike i kam parë në këtë kontekst.

Nga pakënaqësitë që ka shkaktuar shkrimi im i titulluar “Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe sindromi i Fregolit”, kam përzgjedhur reagimin e Dritan Goxhajt, për arsye se shkrimi i tij nxjerr në pah disa simptoma të kësaj sëmundjeje mendore.

Që të kuptohet në tërësi prekja e tij nga sindromi i Fregolit, po sqaroj lexuesit që nuk janë në dijeni, se më 31 korrik të vitit 2023, ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, u arrestua padrejtësisht nga autoritetet e Shqipërisë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Fatmirësisht, Gjykata e Apelit e Tiranës refuzoi ekstradimin e tij në Hagë dhe, pas shumë presioneve dhe vuajtjeve që përjetoi ai dhe familja e tij, më në fund u lirua.

Duke pasur parasysh këtë të dhënë, kur lexova reagimin e tij, m’u kujtua një miku im, që kishte reaguar ndaj atyre, që prapa çdo gjëje shihnin fytyrën, dorën apo hijen e Edi Ramës. Për arsye se nuk dëshiroj ta përfshij në këtë polemikë, po e parafrazoj reagimin e mikut tim B.H.: “Reagimet e atyre që në shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut shohin fytyrën e Edi Ramës, më kujtuan kohën kur pushtuesit serbë na kishin ndaluar të presim dru në pyjet tona, për t’u ngrohur në dimrin e acartë. Nga frika se mund të zbuloheshim, kur futeshim “ilegalisht” në pyll çdo lis na dukej si fytyra e rojtarit të pyllit”. 

Prandaj simptomat paranojake që dalin në pah në reagimin kundër shtatores së realizuar nga artisti Gëzim Muriqi, rrjedhimisht edhe replika e Dritan Goxhajt kundër shkrimit tim, janë të kuptueshme: gjithkund shohin fytyrën, zërin, dorën dhe hijen e “persekutorit të tyre”!

Një karakteristikë e të prekurve nga sëmundja mendore e sindromit të Fregolit, është vjellja kundër atyre që nuk e interpretojnë realitetin sipas psikozës së tyre. Ankthi që i kaplon nga paranoja e “persekutorit”, që i ndjek dhe që shfaqet gjithandej për t’i torturuar, u bllokon kapacitetin e trurit për të menduar në mënyrë konstruktive dhe u shkakton një jashtëqitje nga goja të asaj që kanë në bark! Me një fjalë, si pasojë e “kapsllëkut” në kokë, shpërthejnë në logorre (diarre e fjalëve)!

Në kuadër të kësaj logorreje, Dritan Goxhaj i referohet “psikologjisë së aviacionit” dhe, nëpërmjet saj, dëshiron të shpjegojë “llogjikën” që kam përdorur “si mekanizëm mbrojtës” për “të justifikuar aktin si për veten time, ku kam qenë pjesëmarrës në këtë ceremoni, i ftuar nga vetë autori i shtatores, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë”.

Për hir të korrektësisë ndaj lexuesve, po sqaroj se për pjesëmarrjen në manifestimin madhështor të inaugurimit të shtatores në fjalë nuk kam pasur ftesë personale as nga autori i shtatores, siç shpif Dritan Goxhaj, as nga shoqata “Hora e Skënderbeut”, që organizoi mbledhjen e mjeteve financiare për realizimin e kësaj shtatoreje, dhe as nga nikoqiri i këtij manifestimi, kryetari i bashkisë Hora e Arbëreshëvet. Së bashku me bashkëshorten time kemi shkuar privatisht si shqiptarë, pasi u informuam nga mediet për organizimin e këtij manifestimi të organizuar në mënyrë të përkryer.

Mirëpo, të gjithë “shokët” dhe bashkëveprimtarët me të cilët kemi vepruar në kuadër të “lëvizjes politike ‘ilegale’- LPK-së”, e dinë fare mirë se, edhe në rast se do të kisha qenë i ftuar nga artisti Gëzim Muriqi, të cilin nuk e kam njohur dhe nuk e kam takuar asnjëherë përpara se të realizonte skulpturën e mrekullueshme të shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nuk do të heshtja për ngjashmëritë eventuale të pamjes së shtatores së Heroit Kombëtar me të ndonjë personaliteti politik. Unë kam folur dhe ngritur zërin edhe në kohën kur në trojet shqiptare nën Jugosllavi, siç thuhet në Kosovë,  “pasuli numërohej kokërr për kokërr”, e jo sot, ku e drejta për të shprehur mendimin i ka mundësuar lloj-lloj mushke të livadhisë si t’ia dojë qejfi.

Në vend që të lëshohet për së rrafshi dhe të shohë iluzionin e provokuar nga paranoja e të persekutuarit, Dritan Goxhaj ngjitet në qiell dhe harron se psikologjia e aviacionit, si drejtim i psikologjisë së aplikueshme, ka për qëllim të sensibilizojë pilotët për rreziqet që ndërlidhen me iluzionet që shfaqen si rezultat i ndërveprimit kompleks të fizikës, perceptimit njerëzor dhe teknologjisë, kur ata lundrojnë në qiell. Fatkeqësisht, edhe kur “zbret në tokë”, paranoja e pengon Dritan Goxhajn të lirohet nga “fjalët në hava”.

Ai harron kontekstin kohor dhe hapësinor ku ndodhet dhe nxjerr nga arsenali paranojak kërcënimin si “mekanizëm mbrojtës, duke vringëlluar Kodin Penal: “Në Republikën e Shqipërisë ka një nen në Kodin Penal që mbron cenimin e simboleve dhe emblemave kombëtare, dhe duke qenë se ju, por edhe të gjithë ne, e konsiderojmë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun si Emblemë Kombëtare, çdo lloj simboli që nuk puqet me historiografinë e kohës dhe të Shqipërisë është cenim i kësaj embleme”! “Dhe shoku Bardhyl – vazhdon Dritan Goxhaj, – është marrë vetëm me ujkun, duke anashkaluar total yllin e Davidid në mburojën e Skënderbeut. Në asnjë riprodhim të sajin dhe as në versionin e saj origjinal nuk mban kjo mburojë një yll mbi kokat e shqiponjës. Edhe në këtë rast është tentuar të cënohet jo pa qëllim flamuri ynë kombëtar, kur dihet që flamuri ynë është flamuri i Skënderbeut”.

Mbetet e paqartë nëse Dritan Goxhaj kërcënon me nenin 268 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1977, që sanksiononte masat ndëshkuese me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj, për ata që cenonin simbolet kombëtare, në mesin e së cilave edhe flamurin kombëtar. Në rast se i referohet këtij kodi penal, atëherë Dritan Goxhaj, që konsideron se “flamuri ynë kombëtar është flamuri i Skënderbeut”, duhet ta ketë të vështirë të argumentojë se çfarë kërkonte ylli i kuq komunist me pesë cepa mbi shqiponjën e zezë dykrenore, sepse ky kod penal mbronte flamurin e  përkufizuar me nenit 108 të Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të vitit 1976, ku flamuri ynë kombëtar “paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes, mbi të cilën është një yll i kuq me pesë cepa, qëndisur rreth e rrotull në ngjyrë ari”. Ndërkaq, nëse u referohet kodeve penale pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, ato sanksiononin cenimin e flamurit të përkufizuar në nenin 14 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të miratuar me referendum në vitin 1998, ku “flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes”.  

Dritan Goxhaj do ta ketë të vështirë të sqarojë gjithashtu se, përveç ngjyrës së zezë, çfarë ka të përbashkët shqiponja e flamurit kombëtar të ngritur më 28 nëntor 1912, me shqiponjat e flamurit të periudhës komuniste dhe asaj postkomuniste. Sidoqoftë, uroj të mos i shpallë të dënueshme me “kodin e tij penal”, për shkak se nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiponjën e bardhë ose ngjyrë bronzi të vulave të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, apo me yllin gjashtëcepash mbi shqiponjën dykrenore të vulës së Gjegj Kastriotit-Skënderbeut dhe ujkun nën kthetrat e shqiponjës në vulën e dytë të Heroit Kombëtar.

Simbolet kombëtare janë rezultat i raportit të forcave në një kontekst të caktuar shoqëror dhe historik dhe duhet të vlerësohen në përputhje me rrethanat përkatëse. Ndërkaq, prezantimi artistik i simboleve është e drejtë ekskluzive e artistëve, pa marrë parasysh nëse dikujt i pëlqen apo nuk i pëlqen. Dritan Goxhaj duhet ta dijë se koha e diktateve të “llogjikës” së Andrei Zhdanovit, që veprat artistike të bëhen në përputhje me shijen dhe pikëpamjet ideo-estetike të Generalisimusit, ka perënduar përgjithmonë. As përdorimi i fjalës “shok”, as transkriptimi fonetik në variantin sllav “llogjikë” për fjalën “logjikë”, dhe as ëndrrat e tyre nostalgjike për të kaluarën nuk mund ta kthejë rrotën e historisë prapa! Ka vdekur njëherë e përgjithmonë periudha e “llogjikës” së diktatit dhe e kërcënimeve me kode penale ndaj artistëve!

Nëse Dritan Goxhaj dhe njerëzit e së njëjtë “llogjikë” nuk shohin simbolikën e lëkurës së ujkut të rrjepur mbi supin e shtatores së skulpturuar nga Gëzim Muriqi si një ndër elementet që paraqesin origjinalitetin e prezantimit artistik të figurës emblematike kombëtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por shohin Edi Ramën me lëkurën e dhelpërakut në shpatullat e tij, është mirë t’i drejtohen Doktorit dhe të gjejnë “shërim” të përbashkët nga epidemia e sindromit të Fregolit!

Sa më përket mua, asnjë element artistik në realizimin e Gëzim Muriqit nuk cenon Emblemën tonë Kombëtare! Përkundrazi! Origjinaliteti i punës së artistit e nxjerr figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga “llogjika” e moçme e perceptimit uniform dhe e mishëron me gjeneratat e reja!

Madje edhe në rast se Gëzim Muriqi do të kishte vënë nën këmbën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut puplat e ndonjë huti, nuk do ta cenonte aspak Heroin Kombëtar, por do t’i jepte një dimension artistik, që do ta ndërlidhte me aktualitetin që po kalojmë si shoqëri, ku lloj-lloj HUTI i jep të drejtë vetes të përdhosë një vepër artistike!

P.S. 

Fatkeqësisht Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk ka lënë ndonjë sqarim a porosi për Dritan Goxhajn, për arsyet e vendosjes së yllit me gjashtë cepa në njërën vulë dhe ujkun nën kthetrat e shqiponjës në vulën tjetër! Kjo do t’i kishte mundësuar “shokut” Dritan t’i jepte përgjigje fëmijës së tij 7-vjeçar” për këto çështje. Sa për arbëreshët, nuk kemi përse të brengosemi: ata e bartën në shpirt figurën e Heroit tonë Kombëtar dhe ua përcollën brez pas brezi edhe shqiptarëve të trojeve të tjera etnike.

Histeria paranojake që ka kapluar të sëmurët mendorë nga sindromi i Fregolit më kujtuan një barsoletë të viteve ‘90-të, të asaj kohe kur polarizimi ndërmjet Sali Berishës dhe Fatos Nanos kishte arritur kulmin.

“- Doktor, kanë vrarë Fatosin!”

“- E ka vrarë Nano!”, u përgjigj Doktori!

Me kaq i jap fund çështjes që lidhen me shtatoren e madhërishme të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të realizuar nga Gëzim Muriqi.

Respekt pa fund, Maestro! 

Rugovë, e fundit e more… , ndër të parët e hodhe !

0
Urime Rugovë! E fundit e more dhe ndër të parët e hodhe. E hodhe sepse kurrë s’tu kap. S’të rrinte dot ky petk i huaj që synonte të ta zaptojë shpirtin dhe mendjen… Të të bëjë rob të një kulture të huaj, të një kodi të shëmtuar, të një mendësie që nuk shartohej dot me zemrën tënde liridashëse malësore.
Të njoh unë Rugovë, të rrahurat e zemrës ti di. Nuk i gjynjëzohesh dot një zakoni dhe një libri të shkruar nga njëriu që thërret të mos jesh vetja. Që thërret në gjynjëzim dhe në nënshtrim, që të urdhëron të çkyqesh trurin dhe ta kyqësh në idhujtari të verbër një “sistemi vlerash” që nuk njeh gjak, nuk njeh farë e fis dhe nuk njeh atëdhe… Që të kërkon të egzistosh i përulur pa zë dhe pa mendje tënden. Që të egzistosh vetëm dhe vetëm për t’i shërbyer një fiksimi të interpretuar nga injorantë qafëtrashë që lakmojnë gjakun e vet për grua dhe ndjekës të verbër nga mendja…
Mund të jetë një imazh i ‎6 persona, Bazilika e Shenjtërores Kombëtare të Konceptimit të Papërlyer dhe ‎teksti që thotë "‎i J یر 1 f‎"‎‎
Ti Rugovë i përkulesh atëdheut, gjakut dhe lirisë së popullit tënd. Dhe kur i drejtohesh një tempulli që përçon fjalën ngushëlluese për halle dhe derte të jetës, e dëgjon vetëm kur të flet shqip. Dhe nuk i përkulësh verbërisht. Merr, por edhe i jep, përderisa të udhëzon me respekt për ç’je. Me respekt për rrënjët që ke lëshuar thellë në gurajë dhe kersh të Rugovës dhe në tokë pjellore të Dardanisë.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti
Sepse, edhe kur kthehesh tek rrënjët, kthehesh për t’i ruajtur dhe jo për t’i kalbur ato.
Mu për këtë, ndër të parët edhe e hodhe rrobën e huaj. E hoqe dhe e hudhe në baltë, sepse nuk e kishte ngyrën tënde, sepse ngjyrën e baltës kishte. E bajtë me shëndet ai e kujt është, nuk është e imja, i the dhe ia ktheve shpinën.
Për hajr dhe për përjetësi Rugovë dhe Dardani!
Mund të jetë një imazh i 8 persona
(P.S. Kisha në foto është ngritur në troje të paraardhësve të mijë rugovas, vëllazëria Gjevukaj të Kuqishtës)!

Për disa shqiptarë që për pesë minutat “orgazmike”, e rrezikojnë kombin e shtetin…!

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Si dikush familja dhe të afërmit e të cilit u masakruan mizorisht nga ushtria gjenocidale serbe, unë duhet të kërcej nga gëzimi si kanguri, kur policia jonë arreston një serb me bilbil në gojë.
Mirëpo, unë nuk mund t’i gëzohem këtij budallallëku qyqar dhe naiv, sepse jam dëshmitar okular i marrëzisë së disa shqiptarëve të uniformuar të cilët mbi dy këmbët e lëvizshme e bartin barrën e rëndë të trupave muskulorë dhe kokave të zbrazura nga mendja.
Sepse ata nuk janë të vetëdijshëm se njerëzve të qytetëruar nga vendet më të zhvilluara dhe më dominuese të botës po u dërgojnë sinjale direkte në pjesët më të ndjeshme të trurit, se serbët nga veriu i Kosovës janë të ekspozuar ndaj terrorit të Qeverisë Kurti, të ngjashëm me atë që përjetuan shqiptarët e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Prandaj, kësaj here ndjej obligim qytetar dhe moral që ta kritikoj ashpër kryeministrin tonë, që nuk e ka ftuar pranë vetes serbin që ka fishkëlluar me bilbil, për ta nisur me të një bisedë intelektuale në formë të përballjes me argumente bindëse, humane, tolerante dhe elokuente, që do t’i dërgonin një sinjal madhështor botës së qytetëruar se ai është një njeri që i merr seriozisht shqetësimet, frikën dhe nevojat e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Pse e them këtë ?
Sepse jam i bindur se është shumë më i zgjuar se sa që dëshmoi dje performanca e tij parazgjedhore në veri të Kosovës
Natyrisht, disa njerëz injorantë dhe naivë me uniforma nuk e kanë idenë se sa ndjenja pozitive apo negative u dërgojnë fotografitë njerëzve të qytetëruar nga perëndimi, ndaj patriotizmi i tyre është jashtëzakonisht injorant, i dëmshëm, i rrezikshëm dhe fatal.
Në fund të fundit, për të gjitha veprimet njerëzore ekziston një masë racionale dhe e arsyeshme që korrespondon me shijen e mirë dhe kur njerëzit në dukje të zgjuar nuk i përmbahen asaj, ata lënë përshtypjen e budallenve të dhunshëm.
Nga ana tjetër shumica e shqiptarëve mezi arrijnë t’i gjejnë shkronjat e gabuara për të hartuar fjalë dhe fjali gramatikisht të pasakta dhe logjikisht të pakuptueshme, për shkak të mësimit sipërfaqësor vetëm për nota kaluese, gjë që përfundimisht rezulton në mungesën e kapacitetit dhe vullnetit të nevojshëm mendor për t’i zgjidhur siç duhet problemet e tyre shoqërore dhe shtetërore.
Madje edhe problemet private ata i zgjidhin duke u mbështetur në dhuntinë e tyre natyrore, sepse Zoti gjithmonë mëshirohet me budallenjtë të cilëve u jep gjithmonë më shumë fat sesa dije, kështu që në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar ai u dha urdhër të gjithë yjeve astrologjikë të rreshtoheshin në përputhje me nevoja e tyre shoqërore dhe kombëtare për liri dhe shtet të pavarur.
Ndërsa superfuqitë e mëdha vetëm e zbatuan vullnetin e Zotit, sepse Millosheviqi u dha atyre aq shumë arsye gjenocidale për ta bombarduar infrastrukturën logjistike dhe ushtarake të vendit të tij, saqë nuk kishin zgjidhje tjetër.
Mirëpo, ne si një popull mosmirënjohës u lazdruam aq shumë nga ndihma e tyre, saqë krijuan përshtypjen se ishim të zgjedhur nga Zoti që ta meritonim deri në ditën e gjykimit çdo lloj ndihme prej tyre.
Këtë qasje çergare mendjemadhe dhe mosmirënjohëse ndaj fatit unè quaj mbingarkesë me budallallëk sepse rrezikojmë ta shpenzojmë bonusin e Zotit dhe njësoj si afganët të presim edhe një shekull derisa ndonjë fuqie të madhe botërore t’i kujtohet se ekzistojmë.

Një shtatore në Podujevë për Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën

0

Nga: Frank Shkreli

– “Për më të dijturin dhe më të urtin e të gjithëve” (At Zef Pllumi për Ibrahim Rugovën)

Në përvjetorin e 34-të të Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, fund javën që kaloi, me 7 shtator, në Podujevë u përurua shtatorja e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë historik të Kosovës (24 maj 1992) dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës së çliruar (4 shkurt 2002). Kjo shtatore në Podujevë, u bashkohet  disa shtatoreve si motra të Presidentit historik në Prishtinë, Rugovë, Istog dhe Pejë, mos qofsha gabim.  Në ceremoninë e përurimit morën pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit dhe dhe qeverisë qendrore dhe përfaqsues të administratës lokale të Podujevës, bashkëpunëtorë të ish-Presidentit Rugova, familjarë të tij, si dhe qytetarë nga treva e Llapit por edhe nga gjithë trevat shqiptare. Fjalën kryesore me këtë rast e mbajti Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani.  Në emër të familjes Rugova përshëndeti djali i Presidentit Rugova, Ukë Rugova.

“Shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, e zbuluar sot në Podujevë, nuk është vetëm një monument prej bronzi, por një testament i idealeve për të cilat punoi deri në vdekje ati themeltar i Republikës sonë: për Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike”, është shprehur fillimisht, Presidentja Vjosa Osmani, duke përshëndetur të pranishmit. “Prandaj, sot po nderojmë kujtimin për udhëheqsin e madh, vizionarin e pashoq, për njeriun i cili me guxim e mençuri e orientoi Kosovën drejt vizionit euroatlantik dhe solli vëmendjen e gjithë botës demokratike, pikërisht, në Kosovë.  Përball shtypjes dhe dhunës së Millosheviqit, ai zgjodhi rezistencën paqësore. Kur rruga përpara, ishte e pasigurt, vemdosmëria dhe qëndrueshmëria e tij ishte e palëkundur.  Ai ishte njeri i dijeve. Siç thoshte At Zef Pllumi, ‘Ai ishte më i dijturi dhe më i urti i të gjithëve’.  Presidenti Rugova ishte një njeri i shpresës, një njeri që besonte në fuqinë e fjalës.”

“Në vitet më të errëta të historisë tonë ai qëndroi i palëkundur me vizionin e tij: pavarësi dhe asgjë më pak. Në ditë më të errëta, ai dëshmoi se forca e Kombit tonë është përbashkimi dhe vullneti i pathyeshëm, për liri, paqe, demokraci dhe pavarësi. Kjo shtatore është një nderim për burrshetasin, për kryearkitektin e shtetit tonë, i cili na priu në kohët më të rënda për ne. Ishte mjeshtria diplomatike e Presidentit Rugova, ajo që forcoi lidhjet tona me miqtë dhe aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e kuptoi se rrugëtimi drejt shtetësisë, nuk mund të bëhej i vetëm. Ndaj besoi fort se shtëpia mbahet me miq. Ai ndërtoi ura besimi me liderët anë e kënd globit, të bazuar në respektin reciprok dhe në vlerat e përbashkëta. E këto miqësi janë bërë shtyllat mbi të cilat qëndron edhe shteti ynë i ri. Ajo që bëri Presidenti Rugova nuk ishte vetëm vizioni i tij politik por edhe integriteti i tij. Ai kurr, askujt nuk i punoi pas shpine.  Presidenti Rugova ishte transparent, i ndershëm dhe thellëssisht i përkushtuar ndaj punës së bazuar në vlera”, ka thenë ndër të tjera Dr. Vjosa Osmani.  “Ai besonte në unitet, nepërmjet vlerave të përbashkëta, ndaj udhëhoqi me çiltërsi dhe pastërti morale.  Presidenti Rugova nuk ishte i vetmi në këtë mision. Ai ju kishte të gjithë juve prapa tij…”.

Presidentja Osmani e përfundoi fjalën e saj me këtë rast, duke thënë se vizioni i Presidentit Rugova për Kosovën “është më aktual së kurrë “.  Me këtë rast, Presidnrtja e Republikës së Kosovës, bëri thirrje për bashkim të klasës politike për realizimin e plotë të ëndrresë së Ibrahim Rugovës: “Si udhëheqës dhe përfaqësues të popullit tonë, ne duhet të mbetemi të bashkuar dhe të fokusuar në realizimin e ëndrrës së plotë të Presidentit Rugova. Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm një aleancë strategjike, por është, poashtu edhe themeli i sigurisë, prosperitetit dhe të ardhmes sonë…Le të qëndrojë kjo shtatore si simbol i përkushtimit tonë të përbashkët ndaj vlerave që na përcaktojnë, si shtet, si popull dhe si Komb”, përfundoi Presidentja e Republikës së Kosovës, fjalimin e saj me rastin e përurimit, fund javën që kaloi, të shtatores së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës në Podujevë.

Në ceremoninë e përurimit të shtatores së Presidenti historik të Kosovës, Dr. Ibrahim mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, cili nuk foli në ceremoninë e zhvilluar në Podujevë, por ka shënuar në portalin zyrtar të tij fjalët dedikuar Presidentit Ibrahim Rugova me këtë rast:“Me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi. Kjo shtatore e Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë, e realizuar si vepër arti nga skulptori Gëzim Muriqi, e pasuron ikonografinë e shesheve tona publike në nderim dhe kujtim për të”.

Por në emër të qeverisë Kurti foli me këtë rast Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, duke e cilësuar Presidentin Ibrahim Rugova, “Si intelektual e idealist, kur po rrënohej liria dhe po rrezikohej ekzistenca e popullit të tij, Ibrahim Rugova doli në ballë të lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës”, tha ajo ndër të tjera. “Shqiptarët dhe bota po shihnin se brenda natyrës së qetë e të butë, shprehjes së hollë e të kulturuar, brishtësisë dhe elegancës së intelektualit Rugova, ekzistonte një vullkan i rrallë energjie dhe vendosmërie për Kosovën. Dhe, së bashku me të, edhe ne të gjithë, një popull i tërë, po e formësonim e po e forconim Kosovën me një imazh të ri.” Ministrja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla shtoi se Presidenti Rugova, “Me vizionin largpamës dhe udhëheqjen e tij të matur e të mençur, zgjoi mobilizimin më të madh në historinë e shqiptarëve për një rezistencë pa dhunë, por shumë aktive dhe konsekuente. Kosova jo vetëm që shpalli pavarësinë e filloi jetësimin e saj, por edhe i shpëtoi goditjes së planifikuar me dekada të nacionalizmit serb, goditje që do të ishte e përmasave ndoshta apokaliptike.”

Vizionit dhe parimeve, Ibrahim Rugova u qëndroi edhe në vitet nëntëdhjetë, edhe gjatë luftës 98/99, nënvijoi Zonja Gërvalla: “Edhe një herë, vizioni i tij i qartë, mençuria, thellësia e mendimit, këmbëngulja në parime, dhe sidomos besimi e dashuria që populli i Kosovës nuk ia kursyen as pas luftës, e shpëtoi vendin tonë nga një vorbull e rrezikshme e nga një rivalitet i egër politik, i cili rrezikonte të zhbënte Kosovën prapë, edhe pasi ishte fituar liria.”  Ajo paralajmëroi se, “furtunat në Ballkan ende nuk kanë pushuar. Kosova e lirë dhe e pavarur, të cilën po mundohemi ta zhvillojmë e përparojmë, është trashëgimia më e madhe e vizionarit Ibrahim Rugova. Prandaj, sot kur po e kujtojmë dhe nderojmë veprën e tij, duhet të reflektojmë për rrugën e vizionin e tij, rrugën e vështirë të Kosovës deri këtu”, përfundoi ajo fjalën e saj.

Ndërkaq, Kryetari Komunës së Podujevës, që miratoi dhe financoi shtatoren e Presidentit Rugova, Z. Shpëtim Mulliqi tha se, “Në këtë ditë, në 34-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, një prej ngjarjeve më të ndritura të Kosovës, po nderojmë njërin nga figurat më të shquara të historisë sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, duke e zbuluar shtatoren e tij në qendër të qytetit tonë. Ky monument, që tashmë do të qëndrojë në Parkun e Qytetit të Podujevës, është një përkujtim i përjetshëm për njeriun që me urtësi, qëndresë dhe vizion e udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka thënë Kryekomunari i Podujevës, Z. Shpejtim Bulliqi. Ai, ndër të tjra, se Ibrahim Rugova ishte udhëheqësi që simbolizoi lëvizjen për liri të Kosovës. “Shtatorja që po e zbulojmë sot është më shumë se një vepër arti; ajo është një simbol i përkushtimit të Rugovës për paqe, dialog dhe unitet. Ky monument na kujton për çdo ditë se liria dhe pavarësia jonë janë arritur falë përkushtimit dhe sakrificës së njerëzve të mëdhenj si Rugova, që vunë interesat kombëtare mbi gjithçka tjetër”.

Duke marrë parasysh zhvillimet politike të fundit të botës shqiptare, sidomos absurditetin aktual të zhvillimeve politike në Shqipëri, figura e Dr. Ibrahim Rugovës sa vjen e rritet dhe shkëlqen, si një udhëheqës ndryshe. Ndërsa është kujtuar dhe kujtohet si udhërrëfyesi i Kombit. At Zef Pllumi e ka cilësuar Presidentin historik të Kosovës, “Një ndër burrat e rrallë të kombit”, ndërsa Ismail Kadare, është cituar të ketë thënë se, “Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, i botës shqiptare. Kjo botë ka nevojë sot të mbrohet.”   Fatkeqësisht, Presidenti Rugova ka ikur nga kjo botë tepër herët, atëherë kur Kosova dhe Kombi shqiptar, ndoshta, kishin më së shumti nevojë për një njeri si ai dhe për një zgjim dhe hov të pashterrshëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqert, për një zëdhënës dhe për një përfaqësues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, pro-perëndimore të shqiptarëve — pas një periudhe errësire shekullore 500-vjeçare dhe më pas të përvojës së shekullit të kaluar, të një periudhe të zezë sllavo-komuniste prej gjysëm shekulli. Të bazuar në një ideologji sllavo-aziatike, e cila zbatonte brutalisht, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht – të kundërshtarëve që përfaqësonin këto vlera kombëtare dhe zhdukjen e identitetit autentik kombëtar të shqiptarëve. Një ideologji enveriste, trashëgimia tragjike e të cilës shihet qartë edhe sot në zhvillimet politike shqiptare 34 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — sidomos, në Shqipëri, por, fatkeqsisht, edhe në Kosovë. Megjithse përurimi i një shtatorje tjetër në Kosovë — në nder të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, në Podujevë – është një simbol shprese në mbrojtje të  vlerave të këtij Kombi shqiptar – një pasqyrim i aspiratave dhe i një qytetërimi i botës shqiptare që përfaqësonte Dr Ibrahim Rugova,  i një bote –e cila siç është shprehur edhe i ndjeri Ismail Kadare – ka nevojë sot të mbrohet.

*Për më shumë foto nga ceremonia: Komuna e Podujevës | Podujevë | Facebook

Jam për marrëdhënie të mira me ty, nëse ti thua si them unë !

1

Gani I. Mehmeti

  • Mitsotakis: «Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, çështja e të drejtave të pronës nuk është larguar kurrë nga rendi i ditës»
  • «Duam marrëdhënie të mira me Greqinë, çështja e Çamërisë dhe tokave tjera shqiptare në Greqi, nuk është larguar kurrë nga rendi i ditës, Mitsotakis»! 

A ka m arrëdhënie të mira këso fare, kur tjetri të parashtron kushte edhe kur të shkel, edhe të ka pushtar vende, e cila është me pa të drejtë anëtare e BE-së. Kjo, sepse, në Informacionin e Përgjithshëm mbi Bashkimin Evropian dhe Procesin e Integrimit Evropian, pika 3, thuhet :  Vendi aplikues duhet të përmbushë disa kritere para se të fillojnë negociatat. Të ashtuquajturat “Kriteret e Kopenhagenit”, të përcaktuara në dhjetor të vitit 1993 nga Këshilli Evropian i Kopenhagës, i kërkojnë vendit kandidat: përveç tjerash, të ketë ngritur institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Apo, ndoshta, më heret nuk ka qenë kështu, kur janë pranuar shtete të ndryshme pa e plotësuar këtë kusht, që tani ata paraqesin kushte për të drejtat e pakicave të tyre në shtetet e tjera, pa e plotësuar vetë këtë kusht që atëhere e deri sot, siç është vetë Greqia, e cila mohon çdo të drejtë të popullit shqiptar brenda shtetit të tij.

Greqia është ndër vendet që nuk i ka njohur shqiptarët si pakicë kombëtare, me të drejtat që kanë pakicat kombëtare. Madje nuk ka as një ligj për pakicat kombëtare, nuk i njeh as arvanitasit e dikurshëm, që ishin e janë aty më përpara se vetë grekët Në Greqi, do të ishte e arsyeshme shqipja si gjuhë e dytë, pse ka shumë shqiptarë dhe janë të shtrrirë në të gjithë Greqinë, jo vetëm në një vend të saj.

Ndërkaq, Greqia është ajo që të drejtat e « pakicës » shqiptare as që i njeh, sepse nuk i njeh shqiptarët për pakicë. Ndoshta këtu ka të drejtë, se shqiptarët në Greqi e në Maqedoni nuk janë pakicë, por janë shtetndërtues dhe do duhej t’i kishin të drejatt e tyre të barabarta me grekët në Greqi dhe me maqedponët në Maqedoni. Mirëpo, kjo mohohet nga të dyja këto shtete, për t’i shkelur shqiptarët, për t’ua mohuar të drejtat atyre, që do duhej të quheshin shtete shumetnike, ashtu sikur po e detyrojnë ta quajnë Kosovën, madje Greqia edhe Shqipërinë, që ka në të një grusht grekësh, edhe ata janë të mashtruar nga Greqia, e cila merr të drejtën t’i paguajë për t’i joshur e për të quajtur shqiptarët veten grek, nga që janë të pakarakter dhe e shesin lëkurën e tyre për disa drahma greke. 

Me çfarë të drejte paraqet edhe kushte Greqia për hyrjen në BE të Shqipërisë, kur ajo i shkel vetë ato të drejta.

Është dobësia e Shqipërisë që nuk ngre zërin për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Shgqiptarët ishin aty, ata janë aty jo pse shkuan prej dikah tjetër, por ishin dhe janë aty të shkelur e të përbuzur, sa nuk guxojnë as të tregojnë se janë shqiptarë.

Politika që është ndjekur ndaj shqiptarëve gjatë shpërnguljes në Turqi pas vitit 1912, pas pushtimit të Kosovës nga serbët, është zhvilluar edhe nga Greqia e edhe nga Serbia. Ndoshta e para ishte Turqia aso kohe, kur të gjithë shqiptarët e shkuar në Turqi, në kufi ua ndërronin mbiemrin. Kjo ishte një thikë me dy teha : njëri që të mos mund të gjenden nga të afërmit e tyre se nuk ua dinin mbiemrin e ri, dhe tjetri, që ata të mos kenë lidhje më me atdheun e tyre, prej nga kishin shkuar, duke mos menduar më se ata ishin shqiptarë.

Greqia dhe Serbia i bëjnë këto për t’i serbizuar e sllavizuar, për të mos u quajtur më shqiptarë a shqiptare.

Kjo ka ndodhur edhe me emigrantët shqiptarë që shkuan në Greqi pas vitit 1990. Për t’u punësuar, duhej ndryshuar emrin nga shqip në grek ! Kjo ka ngjarë she me rastin e regjistrimit të fêmijëve të tyre në shkollë, oqe nuk pranohej fare ! DHe, çka është më e keqja, ka ndodhur nga një shtet që është në Bashkimin Europian!

Natyriosht, këtu është edhe faji i BE-së se nuk e përcjellë gjendjen në disa shtete, ku të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave kombëtare janë të diskriminuara.

Kështu që kushti i Greqisë për Shqipërinë duhet të heqet, të mos pranohet.

Pas viti 1990, kur nga Shqipëria vërshuan shqiptarët  për një ditë më të mirë në Greqi. Këtu, për të ardhur deri tek puna ose nxënësit për të fituar të drejtën e regjistrimit të tyre në shkollim grek, u duhej të ndërronin edh emrat e tyre nga shqiptarë – në grek!

Ky kusht është parë vetëm edhe në Serbi, ku edhe pse serbët të martuar me shqiptare nga Shkodra, para se të vënë kurorëzimin me të martuarin, duhej ta ndryshonin emrin e tyre. Kjo bëhet me qëllim që femrat e martuara shqiptare në serbi, të harrojnë se janë shqiptare, ato duhet të dinë se tani e tutje janë serbe!

Le të mendojë vetë BE-ja se kë e ka në gjirin e saj!

Aleksandër Vuçiqi, në bashkëpunim me Bashkësitë Islame të Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës, synon islamizimin e trojeve shqiptare!

1

Nga: Luan Dibrani

Siç e shihni në foton e mëmoshtme është Myftiu i BI të Serbisë, Mevlud Dudiq, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, në Priboj. Mevludin Dudiq është shqiptar i asimiluar gjuhësisht i Sanxhakut (Masbjeshkës) i cili gjuhën shqipe e ka mësuar në Medresën “Alaudin” të Prishtinës gjithmonë nën  ndikimin  e hoxhallarëve të Kosovës me synime te islamizimit të tokave shqiptare në bashkëpunim me Serbinë .  Qysh si nxënës i asaj medreseje nuk ka mundur t’i duronte “nacionalistët shqiptarë”, sidomos ata nga Rrafshi i Dukagjinit. Ndërkohë BI e Kosovës ndikon që paralelet e ndara të medresës “Alaudin” të Prishtinës të hapen edhe në Novi Pazar.

Mevludin Dudiq, jo vetëm në Kuvendin Komunal të Preshevës, por edhe në Prizren dhe Maqedoni , e ka shpërfaqë hapur idenë e tij islamiste (që njëherit është ide e qëllim turkomadh, serbomadh e rusomadh) , se e ka si synim e qëllim islamizimin e Bosnjës, Sanxhakut, Kosovës dhe viseve Shqiptare në Ballkan gjithmonë  ne koordinim me  BIK-un  e Kosovës .

“N’kofsh bektesh, e merr vesh…”, thonë. 

Qytetar te nderuar ,

Vëllezër dhe motra shqiptare që e praktikoni fenë islame! 

Të dashur intelektual artist, këngëtar dhe Akademi Shkencash si në Prishtinë ashtu edhe ne Tiranë e Shkup. Ju të dashur student e nxënës dhe biznesmen punëtorë , burra dhe gra dhe djem  e vajza . Shihni në këto kohë dramatike “Hoxhallarët e Kosovës dhe te Sanxhakut te Maqedonisë dhe të Preshevës se si bashkëpunojnë me kriminelin Aleksander Vuçiqin, kryetarin e Serbisë qe në luftën e Kosovës me 1999 mbajti qëndrim pushtues dhe egër me agresivitet,  sot e asaj dite, po përpiqet ta ripushtoj Kosovën “.

 

Shini Naim Ternaven dhe shumë hoxhallarë të Kosovës pjesëmarrës ne këto tubime  të përbashkëta , aq sa është armiqësore edhe janë dorë e zgjatur e Serbisë për ta pasur Kosovën nën pushtimin e vet.

Shihni këta soj njerëzish hoxhallarë qe kritikojnë dhe nuk lëne gjë pa bere kundër vlerave tona kombëtare, madje tu ta mohuar edhe flamuri ,figurat kombëtare dhe historinë duke ti mohuar  të gjitha vlerat  kombëtare në bashkëpunim me Serbinë-Rusinë  dhe shtetet aziatike qe akoma  nuk  e kanë njohur Kosovën  .Prandaj nga këto fenomene dramatike me një veprimtari antishqiptare qe janë duke e bere hoxhallarët e Kosovës iu bej thirrje te gjithëve të lartpërmendurit qe ta gjykojnë këtë fenomen të hoxhallarëve te Kosovës  të Sanxhakut të Preshevës dhe Maqedonisë në krye me Naim Ternaven Shefqet Krasniqin etj .

Iu bej thirrje qe ti bojkotoje xhamitë e tyre si pika strategjike për te na ndërruar edhe kombin gjuhen dhe vlerat tona.

Gjykoni , bojkotoni  dhe luftoni këto forca  barbare qe në këtë shekull bëjnë thirrje me pi urine kafshësh , janë kundër flamurit ton e kombëtarë , janë kundër  historisë sonë të lavdishme , thërrasin qe te martohen familje ne mes veti , thërrasin mos te festohet viti i ri , thërrasin qe muzika është haram dhe mos e dëgjoni,  thërrasin ti gjejnë burrave  gra me qira  sa për me shfryrjen e  epsheve seksuale se feja  u  lejon,  thërrasin qe ma te afërme e kane një  serb të islamizuar se një katolik shqiptar, thërrasin ti bojkotojmë  figurat ma te çmuara të kombit tonë  si Skënderbeun, Ismail Kadarene , Nënë  Terezne, Ibrahim Rugovën ,  te gjithë    rilindësit  etj . Prandaj  nga këto  synime te tyre tejet barbare dhe primitive  ne këtë kohë  qe shkenca dhe  teknologjia botërore po lëvizin  për  24 orë, e këtyre iu ka ndalur sahati  ne kuranin e para një mije  vjetëve , kështu qe nga këto motive u bej thirrje qe sa me pare ikni nga këta tradhtare e besprem qe janë dore e zgjatur e Serbisë dhe Rusisë etj . Vazhdoni populli im sa te mundeni kthejuni shpinën kësaj race te fëlliqur dhe pro serbo- ruse dhe pro araba- turke. Ikni sa me pare dhe bashkonju racës tonë shqiptare me fe e kulturë tonën kombëtare dhe vetëm shqiptare.

Vazhdoni konvertimin në fenë e  te pareve tanë ne fenë katolike e jo siç pretendojnë dhe shqipfolës hoxhallarë në paganizëm ku  ka qene një besim i njëjtë te  të gjithëve popujve . Vazhdoni populli im ta përkrahni “Lëvizjen   e Deçanit, “Feja  e shqiptarit është Shqiptarit” ,Shoqatën Shqiptaria ,  ,Lëvizjen kombëtare shqiptare” , Atdheu mbi te gjitha   etj,  qe në program kane  vlerat kombëtare , kane kombin dhe  gjuhen . Turpi u mbuloftë qe edhe një hap iu shkoni mbrapa këtyre fundërrinave  te forcave  radikale  islamike  dhe antishqiptare dhe shërbëtor te huaj*** “Ejani rreshtohuni sa me pare  ne betejën historike  qe ta mbrojmë atdheun nga  barbaria islamike  te jemi një për dhe të gjithë për një me gjuhë, flamur e komb”!

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të ARC-së dhe nënstacionit të Policisë së Kosovës në Leshak

0

Leshak, 10 shtator 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla morën pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri që do të akomodojnë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Forhåndsvisning av bilde

Objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët.

Forhåndsvisning av bilde

Duke i uruar punëkryesit punime të mbara dhe përfundim sa më të shpejt të tyre, kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde