Kreu Blog Faqe 753

Presidentja Vjosa Osmani: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008

0

Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

7 shtator i vitit 1990, dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi.
Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës.

Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008. Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Behixhe Mehmet Pakashtica, mësuese dhe këngëtare

Behixhe Mehmet Pakashtica

Gani I. Mehmeti

Nga veprimtaria atdhedashëse e pakashticëve (vazhdimi i katërt)

BEHIXHE  MEHMET PAKASHTICA, MËSUESE DHE KËNGËTARE[1]

Behixhe Pakashtica është një nga figurat e shquara të shqiptarëve në Kosovë në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore. Si bijë e Mehmet Pakashticës, njeriu i cili nuk kurseu fare pasurinë personale për të alarmuar Europën e viteve të `20-ta të shekullit XX për masakrat serbe që po i bënin mbi shqiptarët anekënd Kosovës. Behixhja u shkollua dhe përveç që punoi si mësuese, është njëra ndër mësueset e para pas LDB-së në Kosovë, që dha kontributin e saj edhe në lëmin e muzikës, të cilën jo që e pati vetëm për hobi por edhe si talente e këngëve popullure që ishte, e ndjeu edhe si obligim që të argëtojë dhe të vjelë këngën shqiptare, duke i kënaquar shikuesit para të cilëve këndonte atë kohë dhe për t`i kënaqë dëgjuesit në të gjitha kohët, kur këngët e saja jepeshin e jehonin përmes Radio Prishtinës, që fatkeqësisht nuk ka pasur mundësi të inçizoheshin në kamerë atë kohë, dhe, as që kishte TV në Kosovë.

Behixhe Pakashtica ka mbaruar shkollimin e lartë pas LDB dhe ka punuar si mësuese. Ajo përveç gjuhës shqipe, ka njohur edhe gjuhën turke, si prishtinase që ishte. Pas Nexhmije Pagarushës, ajo është këngëtarja e parë e Radio Prishtinës. Edhe sot gjenden në fondin e kartotekës të regjistruara gjashtë këngë të inçizuara të Behixhes. Këto këngë janë:

  1. Kënga e nostalgjisë, e inçizuar në vitin 1959;
  2. Qyteti im (1961);
  3. Dëshira (1960)
  4. Festa Kubane (1960)
  5. Mustafa (1960) – në duet me Zef Tupecin, dhe
  6. Pa ty s`kam jetë (1960) – në duet me Kolë B. Shirokën.[2]

Behixhja u shpërngul në Turqi me familje në vitin të 1961 dhe më nuk dimë se me çka është marrë atje – vazhdoi  këngën shqipe, apo vetëm me atë turke, sepse këndonte edhe këngë në gjuhën turke. Për më shumë, ne nuk kishim kontakte me njerëz që e njihnin. Mundemi të themi se, me largimin e saj nga Kosova, asaju iu, imponua çdo mundësi të vazhdojë me taleniçtin e saj në këngën shqipe dhe sikur shuhet, përkundër që ajo ka jetuar diku deri rreth vitit 2020.

Dimë se ajo nuk ndërroi mbiemrin kurrë, as si e martuar, as si e shpërngulur në Turqi, që nuk linin kujt pa ia ndryshuar mbiemrin. Behixhja, në shenjë përkujtimi nga Kosova, me vete mori për mbiemër emrin e fshatit nga ishin shpërngulur herët të parët e saj – Pakashtica, por me prapashtesën turke -li = Pakashticali, pas shpërnguljes në Turqi. Të vetmit me këtë mbiemër shkuan në Turqi kjo dhe vëllai i saj – Bajram Pakashtica, aktor dhe berber.

Behixhja lindi rreth vitit 1933-35. Jetoi në Stamboll dhe vdiq në fillim të viteve 2020, nuk e di saktësisht.

Figura të shquara nga fshati Pakashticë, ka edhe me dhjetëra. Mirëpo, këta të katër, ishin pothuaj të një familjeje, nisur nga Hasan Ismail Pakashtica, i cili dha jetën pêr Kosovën në kufi; duke u vrarë me kryeçetnikun në Merdare, që ishte xhaxhai i Mehmet Pakashticës, që edhe ky nuk kurseu pasurinë e tij për të ndalë masakrat serbe dhe përndjekjet për në Turqi të shqiptarëve. Vazhduam edhe me birin e Mehmet Pakashticës, aktorin e frizerin  Bajram Pakashtica, ndërsa sot, në vazhdimin e katërt paraqitëm bijën e Mehmetit, mësuesen dhe këngëtaren, Behixhe Pakashtica, trupi i të cilëve tretet në Turqi, me mallin e pashuar për Kosovën e shqiptarët.

Babai Mehmet Pakashtica  në mes me fëmijët e tij: Behixhe Pakashtica në të majtë dhe Bajram Pakashtica në të djathtë.

Lagja Behrami e Qenogës në Pakashticë, vendbanim i hershëm, që konsiderohet të ketë qenë edhe qytet,r që u shemb. Por, hulumtime arkeologjike nuk janë bërë.

Katundi Pakashticë

[1]  Gani I. Mehmeti : PAKASHTICA, Monografi, Podujevë, 2005, faqe 257.

[2] Titujt e këngëve, të kënduara nga Behixhe Pakashtica, të inçizuar dhe të ruajtura në fonotekën e Radio Prishtinës, janë marrë prej fonotekës së Radio Kosovës në Ptrishtinë në vitin 2002.

Moj e Bukura More, poezi nga Behlul Jashari

0

Poezi nga Behlul Jashari

___

Një këngë arbëreshe natë e ditë të këndon

MOJ E BUKURA MORE

Më vjen si valët e Jonit si puhi e Alpeve

Det as bjeshkë se ndanë as s’e ndalë

Dashurinë e mallin për Arbërinë

 

Moj e bukura More

Poeti Serembe përtej shtatë deteve të kërkoi

Deri në çmendi deri në vdekje

Në det iu mbytën vargjet këngët

Përjetë mberti ajo dashuri ajo këngë për Ty

 

Më vjen si valët e Jonit si puhi e Alpeve

Më vjën si nga ëndërrat E Bukura More e Re

Me emrin e lashtë të tokës arbërore

A ta dua si bukurinë a si atdheun a si motrën

A mundem të mos e dua kur shumë e dua

 

Det as bjeshkë se ndanë as s’e ndalë

Ndjenjën për dashurinë etjen për bukurinë

Edhe kur e fshehim edhe kur e kemi të ndaluar

Edhe kur vetëm një Dritë e kam dritë në jetë

Që veç një herë lind kurrë pa përënduar

 

Dashurinë e mallin për Arbërinë

Një këngë arbëreshe përjetë e këndon

Moj e Bukura More

Ajo këngë shetitë nëpër kohë e botë

Herë mbushë zemrat gëzim herë mbushë sytë me lotë

 

***

 

(Shënim i 8 Shtator 2024: Kjo është një vjershë imja e fillimit të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, që e përshkruajta sot nga dorëshkrimi, ku ishte pa titull. Është një nga dorëshkrimet e mia letrare të pakëta që i shpëtuan zjarrit e zhdukjes gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Pas muajëve që i kalova si refugjat lufte, kur u ktheva në Kosovë shumë dorëshkrime të tjera, mes tyre tre libra poezishë  (Ora e Diellit, Prohona, Kurdelkuqja), nuk i gjeta ku i kisha lënë a fshehur bashkë me librin tim Ecim kah një mrekulli, të botuar në vitin 1973 nga Shtëpia Botuese Rilindja në Prishtinë. Forcat serbe edhe kishin uzurpuar banesën time, ku nuk munda të shkoja kur duke raportuar si gazetar i akreditur te forca më e madhe ushtarake planetare nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që hyri në Kosovë në Ditën e Lirisë –  12 Qershor 1999 mbërrita në Prishtinë…)

Forhåndsvisning av bilde

Shqiptarët, i presin sfida dhe zhvillime interesante “hamletiane”!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Siç po duket, Amerika po tërhiqet apo të paktën në faza afatgjata dukshëm do i reduktoj si ndihmat financiare ashtu edhe ato ushtarake në Ukrainë e Gaza dhe se këtë problem do ia “delegoj” së shpejti BE-s. Gjeopolitika e re (pas luftës në Ukrainë dhe në Gaza) amerikane me reduktimin e “përkujdesjes” si ndaj Evropës, ashtu edhe ndaj Ballkanit Perëndimor vetëm sa do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një Rend të ri bipolar botërorë.

2. Po ashtu hetohet se Uashingtoni tashmë kapacitetet e veta ushtarake po i drejton shumë më shumë kah Kina dhe Paqësori. Këtë fakt, tani kanë filluar ta “pëshpërisin” zëshëm shumë nga kancelaritë e Brukselit. Ani pse nuk duhet harruar se Amerika përmes NATO-s, ende si superfuqi globale mund ta kontrolloj pa probleme të theksuara si sigurinë ashtu edhe stabilitetin e rajoneve… siç është edhe Ballkani Perëndimor, ku Serbia përmes Aleksander Vuçiqit po e loz rolin e Putinit të vogël…

3. Rreziku për një deevropianizim (lexo; një kaos politik e ekonomik) të Amerikës mund të vij vetëm me rizgjedhjen e mundshme të Donald Trumpit. I cili sipas shumë analistëve perëndimor, po edhe vetë deklaratave të tija publike në fushata, është i interesuar më shumë për “interesat amerikane” se sa ato globale e sidomos ato evropiane. Bota aktualisht ndodhet para sfidave dhe ndryshimeve rrënjësore gjeopolitike. Shqiptarët, duhet të veprojnë si një komb dhe të jenë në unitet të plotë sidomos kur rrezikohen interesat kombëtare e ato shtetërore.

Ata, edhe më tej duhet ta ndjekin “rood mapp-en” veriatlantike (NATO-n) dhe gjithë miqtë që na u gjetën në kohërat më të vështira…

Xhihadi terrorist – islamik për Palestinë dhe kush janë “palestinezët”

0

Një variant i xhiharit islamik palestinez

 Gjergj – Skender Jashari

Agresioni i Terror-rusisë kundër Ukrainës i shkurtit 2022, nuk shkoi siç e kishte planifiku agresori, kjo bëri që të përpiqej të gjente vatra të reja krizash, e që i provoi t’i nxiste konfliktet në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovën Veriore, por falë institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, u ruajt paqja dhe siguria. S’do mend që organizatat terroriste islamike edhe sot si edhe më parë, mbeten vegla të shkëlqyera të agjenturës ruse. Prandaj mund të thuhet që “ Terror-rusia më 7 tetor 2024, kreu agresion terrorist islamik, përmes terroristëve islamik të Palestinës, kundër Izraelit.”

Që nga 7 tetori me rastin e agresionit terrorist islamik të Hamasit, kundër Izraelit, në Trojet tona, menjëherë të njejtët hoxhallarë dhe të tjerë, kanë propaganduar në dobi të terrorizmit islamik palestinez, si dhe kanë shpreh urrejtje ekstreme anti-semite. Këto kanë qenë tejet të numërta, derisa asnjë rast institucionet e sigurisë, ndjekjes etj, nuk kanë reaguar a ndjekur penalisht. Kjo ka bërë që propaganda e tyre isislamike palestineze të radikalizohet në vazhdimësi.

Nuk janë vetëm hoxhallarët e njejtë që kanë propaganda terrorizmin isislamik për ISIS-in dhe organizatat të tjera terroriste gjatë viteve 2014-2017, por ka pasur edhe hoxhallarë më “liberal” a më “tradicional” që të influencuar nga Turqia, ashtu edhe teologe dhe teolog isislamik shi’it që nën influencën e Iranit, gjithashtu kanë propaganduar propaganda terroriste isislamike palestineze. Mjafton të kërkoni në internet dhe dalin me mijëra material, video incizime, fotografi etj të kësaj propaganda. Madje dalin edhe pamje dhe përmbajtje edhe më konkrete, qoftë për nxitjen dhe shtyrjen për terrorizëm isislamik.

Fatkeqësisht tashmë kemi pa a dëgju edhe për raste konkrete të rekrutimit, organizimit për pjesëmarrje në grupe terroriste isislamike në Palestinë. Këto vërehen më lehtë e më qartë në llogaritë e rrejshme në rrjetet sociale që nxitësit, organizatorët a shtytësit bëjnë me emra të rrejshëm. Sërish institucionet tona heshtin. Heshtja e tyre bëhet shkaku që në këto institucione ka persona që janë mbështetës të isislamizmit apo edhe të varur nga masa e elektoratit isislamik a edhe më së keqi, të blerë nga qarqet jomiqësore, që të jenë mbështetës të kauzave të tyre agjenturore. Kjo heshtje do zgjasë, derisa reagimi dhe presioni i Perëndimit e në veçanti i SHBA-së, do detyroj Republikën e Kosovës, që sërish t’i ndjek penalisht Luftëtarët e huaj Terrorist isislamik që shkuan e do shkojnë në Palestinë. Personalisht aspak nuk besoj që institucionet tona, do ndërmarrin masa konkrete adekuate dhe efektive në kohë të duhur, për t’i parandalu këto rekrutime dhe pjesëmarrje në luftën terroriste isislamike palestineze.

Institucionet e vendeve tona, mbeten sot, përgjegjëse për çdo Luftëtar të huaj Terrorist isislamik që shkoi a do shkoj në Palestinë dhe për çdo terrorist isislamik që do kryej akte terroriste isislamike, pasiqë propaganda terroriste isislamike palestineze është edhe më e madhe në intenzitet sesa propaganda terroriste isislamike për ISIS-in. Nëse në herën e parë, zyrtarët e institucioneve tona u bënë sikur se dinin, s’ishin sprovuar më parë, tashmë këtë arsyetim nuk mund ta përdorin.

Shenjtërimi i Palestinës( gjegjësisht Jerusalemit) nga islami, filloi nga dinastia Umajade. Kjo u bë që në vazhdimësi, qëndrimi i islamit ndaj Jerusalemit të zgjerohet dhe thellohet në radikalitet, ekstremizëm, terrorizëm e deri në gjenocidizëm. Sot, as edhe në një rast të vetëm nuk mund të gjesh një predikues fetar islam, që nuk e lidh Jerusalemin, xhaminë al-aksa, Palestinën, me islamin. Mirëpo “palestina” si nocion kombëtar, etnik a gjuhë e veçantë, kurrë nuk ka ekzistuar, para viteve 1967, kur filloi lindja e “kombit” palestinez.

As sot, nuk ke popullatë palestineze, që etnikisht, kombëtarisht a edhe gjuhësisht a edhe në ndonjë element tjetër kombformues, nuk ka që t’i bashkoj muslimanët e Izraelit, në një komb “palestinez.”

Historia e identitetit kombëtar palestinez, është e diskutueshme mes studiuesëve.[1]  Arabët e Izraelit(“palestinezët”), kanë historinë që shpesh në etapa të ndryshme të historisë lidhet me arabët, e që nuk ekzistonte si term etno-nacional më parë, por vetëm si term gjeografik. Shumica e palestinezëve e shohin veten si pjesë të arabëve ose të komunitetit musliman,[2] madje në vitet 1920-1930, palestinezët e identifikonin veten me Sirinë.[3] Hebrejt në Izrael dhe në Bregun Perëndimor përgjithësisht identifikohen me Izraelitë, kurse qytetarët arab të Izraelit identifikojnë veten si izraelit, palestinez ose arab.[4]

Në fund të shekullit XVIII, pati lëvizje në dy drejtimet mes Egjiptit dhe Palestinës. Mes viteve 1829-1841, mijëra fellahin( fshatar) Egjiptian, arritën në Palestinë, pasiqë ikën nga rekrutimet e Mehmet Ali Pashës, e cila ishte casus belli që të pushtonte Palestinën në tetor 1831, për t’i riatdhesuar të arratisurit.[5] Duke i kthyer dhe rivendosur në Deltën e Nilit, mirëpo kjo çoi në Revoltën e Fshatarëve në Palestinë më 1834,[6] por edhe pas tërheqjes së Egjiptit më 1841, shumë punëtorë e dezertorë mbetën në Palestinë, shumica e të cilëve shumë shpejt u aasimiluan në qytetet e Jaffa-s, Gazës, Ultësirës Sharon dhe Nahal ‘Iron. Sipas vlerësimeve migrantët Egjiptian në këtë periudhë ishin rreth 15.000-30.000, derisa popullata totale e Palestinës ishte rreth 350.000 njerëz. Pas Luftës së I Egjiptiano-Osmane në vitet 1831-1833, ku Mehmet Ali Pasha pushtoi gjithë Sirinë e Madhe. Mirëpo më 1839, Mehmet Ali Pasha diskutoi me Sir Moses Montefiore, për të regjeneruar Palestinën duke i kthy hebrenjët, por ky plan dështoi pasi Perandoria Osmane e ripushtoi Sirinë( përfshirë edhe territorin izraelit të Palestinës).[7]

Mirëpo edhe pas vitit 1878, kur Austro-Hungaria e pushtoi Bosnjën, një numër i vogël i muslimanëve u shpërngulën për në territoret izraelite të Palestinës.[8] Pastaj Perandoria Osmane edhe në Beershaba më 1914, vendosi rreth 55.000 popullatë beduinësh nga Hexhazi dhe Transjordania jugore.[9] Gjatë viteve 1922 derisa ishte Mandati Britanik mbi territoret izraelite të Palestinës, kishte 670.000 arab, kursë më 1948, emigruan duke u dyfishu numri në 1.2 milion banorë.

Prandaj Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor, kanë karakteristika të dallueshme mes vete, të cilat dallime vërehen edhe në ditët e sotme.  Ka dallime mes “palestinezëve” të Gazës dhe atyre të Bregut Perëndimor, kjo edhe për faktin që me rastin e krijimit të shtetit Izraelit më 1948, Gaza administrohej nga Egjipti i cili e toleronte nacionalizmin palestinez, e që shumë lider të Gazës kishin studiuar në universitetet e Egjiptit dhe ishin influencuar nga Vëllazëria Muslimane. Plani i ndarjes që ishte parapa nga OKB, parashihte opsionin e dy shteteve, atij izraelit dhe atij palestinezo-arab,[10] por mbreti i Jordanisë Abdullahu i kurorëzuar mbret i Jerusalemit nga peshkopi kopt më 15 nëntor 1948,[11] derisa palestinezëve arab, të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit lindor, i garantonte shtetësinë jordaneze dhe gjysmën e ulseve të parlamentit jordanez.[12] Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor, u pushtuan nga Izraeli në luftën gjashtë ditore të 1967, e që Bregu Perëndimor qëndroi nën administrimin ushtarak izraelit deri në vitin 1982. Liga Arabe në samitin e vitit 1974, me rezolutë caktoi Organizatën për Çlirimin e Palestinës, si përfaqësuesen e vetme legjitime të qytetarëve palestinez, kurse Jordania vetëm në vitin 1988, do heq dorë nga pretendimi për këtë territor,[13] ku ndërpreu gjitha lidhjet administrative dhe ligjore me Bregun Perëndimor dhe u hoqi shtetësinë jordaneze palestinezëve të Bregut Perëndimor.[14] Bregu Perëndimor, prej vitit 1920-1947, ishte nën Mandatin Britanik, e që në vitin 1948 dhe me Marrëveshjen e armëpushimit të 1949,[15] ku u përcaktuan kufijt e saj e cila ishte nën pushtimin e Transjordanisë, gjegjësisht Jordanisë, të cilën e mbajti deri në vitin 1967.

Kurse Bregu Perëndimor, ishte i bllokuar dhe ishte shoqëri kryesisht agrokulturale e aneksuar nga Jordania, e që palestinezët e këtij rajoni që kishin studiuar a bënin biznes në Jordani, Siri a Liban, ishin të influencuar nga sekularizmi i këtyre shoqërive. Pra Gaza me Bregun Perëndimor, janë dy bota të ndryshme, e që këto diferenca vërehen edhe në strukturat e Hamasit dhe liderët e saj.[16

Si përfundim, agresioni terrorist isislamik i Terror-rusisë, përmes terroristëve isislamik Palestinez kundër Izraelit, në Atdheun tonë reflektohet në propagandimin pro-palestinës, rrjedhimisht propagandë kjo në dobi të Terror-rusisë, e padyshim edhe në dobi të Serbisë dhe kundër Atdheut tonë dhe Aleatëve tonë perëndimor. Në këtë rast Terror-rusia është përfituesi kryesor, pastaj pan-islamizmi( si suni ashtu edhe shi’it), pan-arabizmi( vende të ndryshme arabe) gjithashtu edhe neo-osmanizmi( Turqia). Si në rastin e ISIS-it, ashtu edhe më parë, në rastin e Luftërave të viteve 1878-1913( në Trojet tona), Serbia përfitoi përmes isislamit. Prandaj largimi dhe çlirimi nga ndikimi dhe robëria isislamike, mbetet Shpëtimi i Kombit dhe Atdheut tonë. E kjo mund të arrihet vetëm përmes ndjekjes së Rrugës së Gjergj Kastriotit, i cili në të kthyer në 3-4 nëntor 1443, nëpër Luginë të Preshevës për në Krujë, kishte thirrur në “Kthimin e Shqiptarëve në Fenë e të Parëve,” pra në largimin nga ideologjia isislamike.

Më: 08.09.2024

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik! Ka kryer drejtimin juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] Law and identity in mandate Palestine, Assaf Likhovski, The University of North Carolina Press, 2006, faqe 174; The Israel-Palestine Conflict: One Hundred Years of War, James L. Gelvin, Cambridge University Press, (13 Januar 2014), faqe 93.

[2] The Colonial and Postcolonial Middle East, Bailet Maxim, 2016, faqe 153.

[3] The Human Record: Sources of Global History, Volume II: Since 1500, Alfred J. Andrea, James H. Overfield, Cengage Learning, 2011, Edicioni i  7të, faqe 437.

[4] “Noted Arab citizens call on Israel to shed Jewish identity”, Isabel Kershner, (8 shkurt 2007), International Herald Tribune.

[5] Haifa in the Late Ottoman Period, 1864-1914: A Muslim Town in Transition, Mahmoud Yazbak, Maḥmūd Yazbak, 1998, faqe 18; The Egyptian Question, 1831-1841, The Expansionist Policy of Mehmed Ali Paşa in Syria and Asia Minor and the Reaction of the Sublime Porte, Muhammed H. Kutluoğlu,1998, faqe 58; The Royal Archives of Egypt and the Origins of the Egyptian Expedition to Syria, 1831-1841, Ǎsad Gibrā’īl Rustum, 1936, faqe 78.

[6] Transformed Landscapes: Essays on Palestine and the Middle East in Honor of Walid Khalidi, Walid Khalidi, Kamīl Manṣūr, Leila Tarazi Fawaz, American Univ in Cairo Press, 2009, faqe 83-87.

[7] Battleground, Fact and Fantasy in Palestine, Shmuel Katz, 1985, faqe 106; Jews in Nineteenth-Century Egypt, Jacob M. Landau, 2016, faqe 17; The Judaic Tradition, Texts,Nahum Norbert Glatzer, 1969, faqe 659.

[8] “The Arab Bosnians?: The Middle East and the Security of the Balkans” Ibrahim al-Marashi. (PDF), faqe 4.

[9] https://users.cecs.anu.edu.au/~bdm/yabber/census/PalestineCensus1922.pdf, (qasur më 20.08.2024), faqe 4; The Rise of Israel Practical Zionism, 1920-1939, Contributor:Aaron S. Klieman, 1987, faqe 28; Census of Palestine 1931, Volume 1, Eric Mills, Palestine Census Office, 1933, faqe 329.

[10] Palestine and the Palestinians in the 21st Century, Rochelle Davis, Mimi Kirk , Indiana University Press, 2013 faqe 192.

[11] The Holy Places of Jerusalem in Middle East Peace Agreements: The Conflict Between Global and State Identities, Enrico Molinari, Sussex Academic Press, 2010, faqe 92.

[12]Jerusalem: One City, Three Faiths. Armstrong, Karen, New York: Ballantine Books, 1996, faqe 387.

[13] The Palestine Yearbook of International Law 1987-1988, Anis F. Kassim, (1988), faqe 247.

[14] Israel, the Hashemites, and the Palestinians: The fateful triangle, Efraim Karsh, P. R. Kumaraswamy, (2003), faqe 196.

[15] https://unispal.un.org/UNISPAL.NSF/0/F03D55E48F77AB698525643B00608D34 (qasur më 20.08.2024).

[16] From Bullets to Ballots, Violent Muslim Movements in Transition, David L. Phillips, 2011, faqe 77.

Deklarata sakdaloze e ish-ministrit Armend Mehaj, ku ai akuzon Serbinë, Rusinë dhe Kinën për ndërhyrje në çështjet fetare përmes lëvizjeve antiislame

1
Deklarata e ish-ministrit Armend Mehaj, ku ai akuzon Serbinë, Rusinë dhe Kinën për ndërhyrje në çështjet fetare dhe për nxitje të mosbindjes përmes lëvizjeve antifetare, është e pavend dhe e pabazë. Pa dyshim, armiqtë historikë të Kosovës kanë ndërhyrë në të kaluarën përmes destabilizimit politik dhe social, por sot situata është ndryshe. Pakënaqësia aktuale ndaj qeverisë nuk buron nga lëvizjet antifetare, por kryesisht nga keqeverisja dhe korrupsioni i brendshëm, të cilat po thellohen nga mungesa e transparencës dhe efikasitetit institucional.
Pretendimi i Mehajt se lëvizjet antifetare janë të nxitura nga faktorë të jashtëm është i pabazë dhe absurd. Nëse ai aludon te lëvizje si ajo e Deçanit, Organizata Shqiptaria, Kufijtë e Arbrit dhe Lëvizja për Braktisjen e Islamit, ai duhet të kuptojë se këto janë lëvizje autentike shqiptare, që kundërshtojnë fuqimisht ndikimet serbe, ruse, kineze, turke dhe arabe në Kosovë. Pikërisht këto lëvizje janë ato që i rezistojnë fuqishëm agjendave që synojnë zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e identitetit shqiptar. Mehaj përmend ndikimin serb, rus dhe kinez, por lë pas dore ndikimin shqetësues të vendeve si Turqia dhe disa shtete arabe, të cilat kanë agjenda që synojnë islamizimin dhe largimin e Kosovës nga orientimi i saj evropian.
Prandaj, është e qartë që këto lëvizje, të cilat aludon Mehaj i akuzon pa bazë, janë në të vërtetë lëvizje iluministe që mbrojnë interesat kombëtare dhe promovojnë një orientim pro-Perëndimor dhe pro-shqiptar. Në vend që t’i akuzojë këto lëvizje, Mehaj, me deklaratën e tij të gabuar, duket se po kontribuon, me vetëdije ose jo, në agjendat serbo-ruse që synojnë përçarjen e shoqërisë dhe destabilizimin e Kosovës.
___
Organizata “Shqiptaria”, Prishtinë, më 08.09.2024 
____

Ernest Koliqi dhe Sami Frashëri për rolin e Fan Nolit në arenën ndërkombëtare: një përfaqësim i denjë !

1

Nga: Frank Shkreli

“Ata e dinin ku t’a vjerrnin pushkën e ku t’i mbanin shpresat

për të ardhmen e kombit të vet.”

 “Fan Noli në Kombet e Bashkuara në New York më 9 shtator 2024”  

“Fan Noli në Kombet e Bashkuara në New York më 9 shtator 2024” – ky është titulli i një njoftimi botuar në gazetën Dielli të Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork.  Search Results for “fan noli në kombet e bashkuara” – Dielli | The Sun (gazetadielli.com). Në njoftim thuhet se ky organizim, për herë të parë në Selinë e OKB-së, realizohet me iniciativë të Bibliotekës Fan Noli në Boston, VATRA dhe degës së saj në Boston, gazetës “Dielli,” dhe me mikpritjen dhe mbështetjen e ambasadorëve të Shqipërisë në Amerikë dhe në Kombet e Bashkuara.  Thuhet se ky simpozium përkujtimor dhe historik mbahet me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të misionit të Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.  Sipas njoftimit, për publikun, në gazetën Dielli thuhet se në simpozium do të flasin ambasadori i Shqipërisë në Washington si dhe ambsadori i Shqipërisë në OKB, përfshir  drejtuesit e VATRËS, gazetës “Dielli”, akademikë, studiues dhe autorë të ndryshëm shqiptarë që kanë shkruar për të madhin Fan S. Nolin.  Ky simpozium përkujtimor dhe historik do të mbahet me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të misionit të Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.

Ernest Koliqi

Për rolin e Fan Nolit në arenën ndërkombëtare — subjekt i këtij simpoziumi të henën në OKB — është folur e shkruar edhe më përpara.  Kanë folur e shkruar gjatë dekadave të kaluara shumë figura të njohura dhe personalitete të diasporës shqiptare të pas Luftës së II Botërore, si Ernest Koliqi e Sami Repishti, ndër të tjerë.  Në një shkrim të botuar 10-vjet më parë –  Frank SHKRELI/ Fan Noli, diplomati që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare | Gazeta Telegraf –kam pasqyruar, shkurtimisht, vlerësimet e Ernest Koliqit dhe Sami Repishtit, mbi rolin ndërkombëtar të Fan Nolit, që besoj se ia vlen t’i kujtojmë, me këtë rast — sa për ilustrim.

Mbi të gjitha, Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simbol i marrëdhënieve të ngushta e miqësore, shqiptaro-amerikane. Por pa harruar rolin e rëndësishëm që ka luajtur edhe At Gjergj Fishta – si njëri prej arkitektve kryesorë të këtyre marrëdhënieve, veçanërisht, rolin që ka luajtur Gjergj Fishta në njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe në lidhjen diplomatike midis dy vendeve tona.  Frank Shkreli: At Gjergj Fishta, arkitekt i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, vazhdon të jetë i padëshiruar në vendin e vet | Gazeta Telegraf

Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simboli kryesor i  marrëdhënieve të ngushta, e miqësore, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai i vuri themelet këtyre marrëdhënieve, mbi të cilat ndërtuan edhe brezat e shqiptaro-amerikanëve pas tij, por sidoqoftë, ato mbeten deri diku, trashëgimia e tij, megjithse edhe të tjerë kanë luajtur rol të rëndësishëm, gjatë dekadave të shekullit të kaluar, në zhvillimin e këtyre lidhjeve midis dy kombeve tona.

Simpoziumi që mbahet të henën në Nju Jork me 9 shtator, 2024 më kujtoi vlerësimet e dikurshme të dy figurave kombëtare, Ernest Koliqit dhe Sami Repishtit, mbi rolin diplomatik ndërkombëtar të Nolit dhe kontributit të tij në fushën e diplomacisë midis dy popujve tanë, por edhe në fushën ndërkombëtare, në përgjithsi, gjithmonë në mbrojtje të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, mbi interesat personale.

Është i mirënjohur tanimë roli dhe përpjekjet e Nolit për të bindur Presidentin amerikan Udrou Uilson që të mbështeste pavarësinë e shtetit të ri shqiptar.  Ai ia doli të siguronte mbështetjen e Udrou Uilsonit në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili sipas Nolit, i kishte thënë atij se: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”. Ishte ky një angazhim i Presidentit Uilson që ndaloi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe një akt tepër i rëndësishëm i Fan Nolit në fushën e diplomacisë.  Ishte oratoria që thuhet se e dalloi atë në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, në mbrojtje të interesave të kombit të vet, siç kisha shënuar 10-vjet më parë, në shkrimin e lartë përmendur. Oratoria e Nolit në Gjenevë kishte tërhequr vëmendjen e gazetës angleze ‘London Daily Mail’, ndërsa ajo ka përmendur zotësitë e Nolit në fushën e diplomacisë dhe e kishte cilësuar atë si burrështetasin më të aftë të Ballkanit të asaj kohe.  Ndërsa, gazeta amerikane “Nju Jork Times” e datës 16 Mars 1965 në njoftimin me rastin e kalimit të tij në amshim vdekjen në Florida, në mënyrë të veçant thekson rolin që Noli ka luajtur në krye të delegacionit shqiptar në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Gazeta e njohur amerikane shkruante se ai kishte habitur delegatët në atë konferencë me një fjalim të ashpër dhe kritik ndaj vet Lidhjes së Kombeve, duke e cilësuar veprimtarinë e Lidhjes si, “flluska që i merr era”. Dhe se, “Sekretariati i Lidhjes së Kombeve ishte si një varr ku vdesin të gjitha idetë konstruktive”.

Ndërsa me rastin e vdekjes së Nolit, Ernest Koliqi  kishte shkruar një nekrologji të gjatë në 3-4 faqe të revistës së tij ‘Shëjzat’ e vitit 1965, mbi veprimtarinë dhe jetën e Fan Nolit dhe veçanërisht mbi, atë që Koliqi e cilëson si “fytyrën vigane të Emzot Nolit nëpër kumbim të ligjëratës së Tij historike n’Asamblenë e Lidhjes së Kombeve”.  Ernest Koliqi shkruante se përfaqsuesi i Serbisë në atë konferencë, i përkrahur nga përfaqësuesi i Greqisë, duke përdorur “një frëngjishte të dobët e çaluese, paraqiste një grumbull arsyenash për t’i bindë përfaqsuesit e shteteve pjesëmarrëse për të mos pranue Shqipninë”.  Përfaqësuesi serb dhe ai grek, sipas Koliqit, paraqisnin, “Nji ndër arsyenat ma të rrezikshme”, se Shqipërisë duhej t’i mohohej antarësia, “mbasi Shqiptarët në shumicë ndiqshin besimin muhamedan, se me krijimin e shtetit shqiptar do t’u krijonte nji Turki e re midis Ballkanit, në të cilin të krishtënët do të psojshin salvime.”  Për të hedhur poshtë pretendimet e Serbisë dhe të Greqisë, ka shkruar Ernest Koliqi, para Konferencës së Lidhjes së Kombeve, “Ngrihet Emzot Noli, me kamilaf në krye e me veladon të zi episkopal, ku vezullonte nji kryq i madh ari… që vetvetiu në pamje rrëzonte pohimet e të dërguemvet serb e grek”.

Ernest Koliqi ka vlerësuar mëtej rolin diplomatik të Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, të “Një prelati shqiptar, i krishtënë, që kërkonte nji Shqipni të lirë dhe të hynte dorëzanë, se ndjeksat e tri besimeve (në Shqipëri) do të rrnjoshin vëllaznisht në harmoni të plotë vullnetesh e qellimesh.  Prania e Tij ishte nji përgnjeshtrim i akuzave t’anmiqvet”, të kombit shqiptar, shkruante Ernest Koliqi.  Koliqi vazhdon duke thënë se të pranishmit në Konferencën e Lidhjes së Kombeve nuk e pritshin një ligjëratë të Peshkopit shqiptar, i cili përdorte një anglishte klasike me plot argumente e fakte historike dhe me një përgatitje të jashtëzakonshme kulturore.  “Si mos me pranue nji shtet që nxierte njerz me gjithë ato veti të rralla?”, si Fan Nolin pyeste Profesor Ernest Koliqi duke shprehur bindjen e tij se: “Atë ditë Shqipnija, për hir të zotsisë së Emzot Nolit, siguroi të drejtat e veta dhe doli faqebardhë.  Kurrgja tjetër mos me pas ba Noli për atdheun tonë, veç këtë mrekulli, meriton mirënjoftjen e përjetshme të Shqiptarvet”, përfundon Ernest Koliqi vlerësimin e tij për rolin diplomatic të Fan Nolit në konferencën e Lidhjes së Kombeve.

Ndërsa Profesor Sami Repishti në vlerësimin e jetës dhe veprimtarisë së Nolit, në një shkrim botuar në gazetën ‘Dielli’ me rastin e 100-vjetorit të lindjes ka shkruar se, Noli ishte një person shumë dimensional, i cili i kalonte kufijtë e botës shqiptare, duke u përpjekur të ngrejë subjektin e vet në horizonte më të larta, në nivelin e mbarë njerëzimit, duke kërkuar, thotë Profesor Repishti, që vlerat universale të jenë gjithashtu pikësynime edhe për kombin shqiptar. Sami Repishti shkruante se Noli u përpoq të hapte portën nëpër të cilën shqiptarët, ende të vetmuar e të izoluar, të mund të hyjshin në familjen e madhe njerëzore, trashëgimtare e qytetërimeve të kaluara dhe ndërtuese e botës së re, përfundon Profesor Sami Repishti.

Kjo “portë”, për hapjen e së cilës punoi aq shumë Fan Noli, pothuaj gjatë gjithë jetës së tij, fatkeqësisht mbetet ende e mbyllur për Shqiptarët dhe për aspiratat e tyre të integrimit, kjo më pak nga kundërshtimet e të huajve, por më shumë për arsye të një politike përçarëse në radhët e vet klasës politike shqiptare të këtyre 30-viteve të kaluar. Përveç kësaj, në vend të përpjekjeve për të hapur “portën” drejtë integrimit europian, sot diplomacia shqiptare fletë shumë për “partneritete strategjike” me një numër vendesh të ndryshme, një politikë kjo, të cilës, fatkeqësisht, i vjen era interesa persosnale e partiake, në kurriz të partneriteteve, vërtetë, strategjike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, të provuara gjatë historisë. Kur një vend shprehet për marrëdhënie të partneritetit strategjik me aq shumë vende, atëherë ai vend s’ka partneritet strategjik me asnjë.

Sami Frashëri

Fan Noli kishte një politikë konsekuente diplomatike të interesave të kombit shqiptar. Shqiptarët në fillim të shekullit të kaluar e kishin punën ngushtë me shumë armiq, të cilët ishin të vendosur të copëtonin vendin, por pa shumë miq, në krahasim me situatën e sotme. Suksesi i Fan Nolit në mbrojtjen e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, e vërtetoi dhe e ngriti atë në një diplomat të rangut botëror dhe e bëri Nolin si njërin prej udhëheqësve më të dalluar të jetës politike dhe diplomatike shqiptare ndoshta i të gjitha kohërave. Kujtojmë pra një burrështeti dhe diplomatin shqiptar, i cili me veprat e tij kombëtare, në vazhdimësi, nderon kombin shqiptar dhe sipas një komenti të gazetës britanike, ‘Manchester Guardian’ të vitit 1924, kujtojmë, “një burrë me të cilin do krenohej çdo vend, një diplomat i përkryer, një ekspert i politikës ndërkombëtare, një debatues i aftë, i cili la një përshtypje mbresëlënëse në Gjenevë.  Ai, me një mjeshtëri të pazakontë, i mundi kundërshtarët e tij ballkanikë, gjithmonë duke u qeshur”, shkruante gazeta britanike, një shekull më parë.

Për fatin e mirë, Shqipëria atëherë mbijetoi si shtet falë atdhedashurisë dhe patriotizmit pa interesa personale e partiake të burrave si Fan Noli, Faik Konica, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi e Sami Repishti, ndër të tjerë,  të cilët gjatë jetës së tyre, mbrojtën vet me punën e tyre interesat kombëtare në nivel ndërkombëtar, por edhe vlerësuan të gjithë ata që vazhduan të mbrojnë interesat e vërteta të Kombit dhe lidhjet e ngushta me partnerët, historikisht, të sprovuar strategjikë dhe miq të shqiptarëve. Fan Noli i përkiste një brezi viganësh të Rilindjes së vërtetë të Kombit shqiptar, të cilët “dinin ku ta vjerrnin pushkën e ku t’i mbanin shpresat për të ardhmen e kombit të vet”.

Fan Noli ka thënë se Shqipëria i ka shumë borxhe Amerikës. Edhe komuniteti shqiptaro-amerikan – i vjetër dhe i ri –i kishte borxh Fan Nolit, një detyrim moral, në të vërtetë që, pjesërisht, po shpërblehet.

“O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!” “Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”. Fan Noli 1917. (Autori duke mbajtur fjalën kryesore të rastit në ceremoninë e emrimit të një rruge në Bronx të Nju Jorkut me emrin: Fan Noli – Prill, 2022)

Me Senatorin e Nju Jorkut, Charles Schumer në ceremoninë e emrimit të rrugës “Fan Noli në lagjën Bronks të Nju Jorkut (Prill , 2022).

Kronologji mbi rihapjen e shkollës shqipe „Rilindja“ në Heilbronn të Gjermanisë

0

SHKOLLA ME MËSIM NË GJUHËN SHQIPE NË HEILBRON EMËROHET
“ RILINDJA”

Përpjekjet për të rihapur shkollën shqipe në Heilbronn nuk ishin edhe aq të lehta kur dihet fakti se vitet e pauzimit të mësimit shqip në emigracion mbas luftës së Kosovës dhe Pandemia, (virusi korona) që çoi në izolim gati gjithë botën gjë që shënoj edhe një përtacëri por edhe një avari tek mërgata shqiptare në Heilbronn.
Me një iniciativë dhe mjete vetanake Lulzim Osmanaj arriti që brenda një kohe të shkurtër të mbledh dhjetra shqiptarë mbas vehtes dhe të shpalos planin e tij përpara komunitetit shqiptar por edhe përpara Konzullatës Kosovare në Stuttgart.
Ai me gjithë sakrificën dhe vullnetin e palodhshëm të një shqiptari dhe patrioti që zotëron arriti që brenda një viti të hap tri paralele të shkollës shqipe në Heilbronn.Çdo gjë filloj duke çarë hallet me diasporën shqiptare me prindërit me fëmijët duke biseduar me njëri-tjetrin për mundësin e rihapjes së shkollës shqipe për fuqizimin e Shoqatës BESA dhe badhkimin e shqiptarëve dhe gjetjen e kuadrove të reja.


Me datë 08.02.2023 në ambientet e Restaurantit shqiptarë Oda në Heilbronn u mbajt takimi i shumë pritur.Në këtë takim u diskutuan hapat e mëtejme rreth rihapjes së mësimit plotësues.Pjesmarrës në këtë organizim ishin diplomat të Konzullatës së Republikës së Kosoves në krye me Konzullën Lumturie Lipoveci dhe zv.Konzullin Gramoz Berisha me seli në Stuttgart e cila tregoj mbështetje por edhe përvojat e saja mbi punën që na pretë dhe hapat që duhet ndërmarrim.
Lulzim Osmanaj pas këtij takimi të frytshëm me shtetin e ri të Kosoves dhe Konzullatën tonë në Stuttgart trokiti derë më derë shkollave gjermane në Heilbronn dhe rrëthinë duke kërkuar një klasë për mbarvatjen e mësimit plotësues shqip.
Disa shkolla nuk ishin edhe gatshme për të ofruar bashkëpunim por njëra ndër to na ofroj bashkëpunim e që ishte Grünewaldschule në Böckingen të Heilbronnit.Ishte Drejtoresha e shkollës Eva Happold ajo që dha dritën e gjelbërt për mbarvajtjen e mësimit.
Me 24 Mars 2023 pas një aktiviteti të bujshëm këshilli organizativ në krye me shkrimtarin dhe studiuesin Lulzim Osmanaj arriti ta rihap shkollën me mësim në gjuhën shqipe .Ishte ditë e premte me diell pridërit të shoqëruar me fëmijët e tyre për në shkollë me mësim në gjuhën shqipe shumica prej tyre në dorë mbanin buqeta me lule si shenjë nderi dhe respekti për mësuesin Lulzim dhe konsullën Lumturie Lipoveci.Nga shumica e prindërve vlenë të përmenden dy mësues veteran të Arsimit si pjesmarrës Z.Skender Alimetaj dhe Z.Abaz Imeri Abaz Imeri një veprimtar i pa lodhur kudo që e kërkon nevoja nuk heziton të jetë prezent dhe të ndihmojë për çdo nevojë materialisht apo edhe në organizime për çështje kombëtare Cen Berisha siç e quajm në Heilbron “Dardani” e solli mbesën në shkollë dhe shumë nëna tjera me fëmijët e tyre e bënë që ky fillim të jetë i mbarë.Duke parë interesimin e madhë të prindërve shqiptarë për fëmijët e tyre ne pamë të udhës qe të hapin edhe paralelën e dytë në Silcherschule po në Heilbronn. Ndërsa me 26.04.2024 duke mos u ndalur dhe duke shkuar me hapa të sigurt Shkollës Shqipe Rilindja iu shtua edhe një paralele e trëtë e mësimit plotësues në Rosenauschule Heilbronn.
Në prani të Konzullit të Republikës së Kosovës në Stuttgart z.Hamdi Berbatovci dhe zv.Konzullit Gramoz S. Berisha hapem pikën e tretë të mësimit plotësues në Rosenauschule.

Të pranishëm kishim mësuesen e Grünerwaldschule zonja Raza Llugaxhiu Vranovci,mësuesi Tasim Refki Kryeziu , prindër,nxënësa, veteran të mesimit si Skender Alimetaj,Abaz Imeri njashtu dhe kryetari i shoqatës BESA Besnik Thaqi si dhe Erblin Lekaj udhëheqës i këshillit të prindërve në Heilbronn.Mësueses sonë të re Verona Kastrati i urojmë punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen.

Konzulli Berbatovci na solli tekstet shkollore njeherit Erblin Lekaj shpërndau, dhurata dhe buqetat e bukura me lule.
Numri i nxënësve për momentin në tri paralelet ku po mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe është mbi 60 nxënësa dhe dita e ditës po shtohet gjithashtu, kërkesat për hapjen e pikave tjera me mësim në gjuhën shqipe edhe në rrethinë të Helbronnit .

Urojë që fëmijët tanë të angazhohen sa më shumë sepse mësimi në shkollën me mësim në gjuhën shqipe edhe më shumë i lidhë dhe i afron më atdheun dhe kjo është rezultatë i prindërve që fëmijët e tyre të jenë sa më aktivë në komunikim me gjuhën amëtare shqipe.
Me angazhim e të përbashkët arrihen rezultate që inkurajojnë fëmijët tanë për suksese të mëtutjeshme.I falenderoj të gjithë që ndihmuan dhe ndihmojn për ardhmërin dhe suksesin e shkollës me mësim në gjuhën shqipe në Heilbron që tani e tutje mbanë emrin “Rilindja” .

___

  • Lulzim Osmanaj
  •  Erblin Lekaj
  • Gani Kryeziu

Wafa Sulltan: “Kur Allahu asht nji perbindsh“

0
* Kush asht ish-muslimania Wafa Sulltan?

 

(Perkethye me shkurtime nga siti http://it.wikipedia.org/wiki/Wafa_Sultan )

Ish-muslimania Wafa Sulltan ka linde ne Damask (Siri) ne vitin 1958 ne nji familje tradicionale musulmane. Deri ne moshe te madhe ajo asht edukue me mesimet fetare te islamit. Jeta e saje mori nji kethese te madhe kur ajo studente e mjeksise ne universitet ishte e pranishme ne ekzekutimin e profesorit te saje nga „Vllezrit musulman“ . Ne vitin 1989 familja e saje emigron ne Kaliforni ku perfundon studimet e mjekesise ne degen e psikologjise. Aty merret me nji sit te reformatorve te Islamit “An-naqed” (Kritika) , te cilin e kishte krijue nji sirian tjeter. Nji nga shkrimet e saje mbi „Vllezrit musulman“ terheq vemendjen e televizionit ma te madh arab ne Katarr Al-Jazeera, i cili ne korrik te vitit 2005 e ftoi te ballafaqohet me nji profesor algjerian te universitetit islamik. Gjate programit ajo ven ne diskutim mesimet fetare, te cilat i shtyjne te rijte te bahen kamikaxe ne emen te Allahut. Mendimet e saje u debatuene ne te gjithe boten dhe emni i saje mbuloi shtypin dhe sitet e internetit arab. Reputacioni i saje u rrit ne te gjithe boten kur ajo u ftue preseri ne TV Al-Jazeera me 21 shkurt 2006. Sot Wafa Sulltan perpunon nji liber me titull:

“I burgosuni i arratisun: Kur Allahu asht nji perbindsh”.

Rreth ketij libri ajo komenton: “…e kam shkapercye piken e moskethimit dhe nuk e ndjej vehten te kethem mbrapa, nuk kam ma rruge tjeter. Un vej ne dyshim çdo mesim te Librit te Shejte” .

Ne intervisten e 21 shkurtit 2006 Wafa Sulltan bahet e famshme ne arenen nderkombetare, ku disa e quejne “zani i arsyes” , ndersa te tjere e quejne “heretikja” . Intervista e saje u perhap menjihere dhe u shkarkue ne internet ne rreth nji miljon kopje. Ne kete interviste, veç te tjerash, pohon se muslimant jane te zhytun ne barbarì; ne kundershtim me tezen e perplasjes se dy qytetnimeve, kjo psikologe beson ma shume rreth perplasjes ndermejt barbarise dhe modernitetit, vjolences dhe arsyes. Ne qoftese nga njera ane reformistat islamik e kan duertrokite, nga ana tjere islamistat radikal e kan kercnue me vdekje.

Më poshtë jepet teksti i plotë i përkëthyer në shqip i debatit të datës 21 shkurt 2006 në televizionin më të rëndësishem arab “Al-Jaseera” (në Katarr) midis psikolloges arabo-amerikane Dr.Wafa Sulltan dhe klerikut të Universitetit teologjik islamik “Al Azhar” (Kajro) Dr. Ibrahim Al-Khouli.

( Wafa Sultan Debating Islamic Cleric http://www.youtube.com/watch?v=ciOGS6r97oE )

Dr. Wafa Sulltan:

Perplasja që neve shohim në botë nuk ëshë një perplasje fetare ose një perplasje qytetrimesh.

Kjo është perplasja ndermjet dy të kundertave, ndermjet dy epokave.

Kjo është nje perplasje ndermjet një mentaliteti që i perket kohrave të mesjetës dhe të një mentaliteti tjeter që i perket shekullit të XXI.

Kjo është një perplasje ndermjet qytetrimit dhe mbrapambetjes, ndermjet njeriut të qytetruar dhe atij primitiv, ndermjet barbarisë dhe racionalitetit.

Kjo është një perplasje ndermjet lirisë dhe shtypjes, ndermjet demokracisë dhe diktatures.

Kjo është një perplasje ndermjet të drejtave të njeriut, nga njera anë, dhe shkeljes së ketyre të drejtave, nga ana tjeter. Kjo është një perplasje ndermjet atyre që e trajtojnë fëmren si bagetì, dhe të atyre që e trajtojnë si qënje njerzore.

Kjo që neve shohim sot nuk është një perplaqsje qytetrimesh. Qytetrimet nuk perplasen, ato konkurrojnë.

Intervistuesi:

Me sa kuptoj unë, ajo që ndodhe sot është një perplasje ndermejt kultures prendimore dhe mbrapambetjes, injorances së muslimanve?

Dr. Wafa Sulltan:

Është pikrisht kjo që dua të them unë.

Intervistuesi:

Kush e perhapi konceptin e një perplasjeje ndermjet qytetrimeve? A nuk është Samuel Huntington? Nuk është Bin Ladeni. Unë deshiroj që të diskutohet duke filluar nga këtu, po të deshironi …..

Dr. Wafa Sulltan:

Janë muslimant ata që kanë filluar ta perdorin këtë shprehje. Janë muslimant ato që kanë filluar perplasjen e qytetrimeve.

Profeti i besimit Islam ka thënë: “ Unë kam marrur urdhërin ti luftoj njerzit deri sa ato të besojnë në Allah dhe të derguarin e tij”.

Atëherë kur muslimant i ndanë popujt në musliman dhe jomusliman, dhe bënë thirrje të luftohen të tjerët derisa ato të jenë në të njëjtin besimi me to, prà janë ato që e shperthyen këtë perplasje, dhe filluan këtë lufte.

Per ti dhënë fund kësaje lufte, ato duhet ti rishikojnë librat dhe planet e tyre islamike, që janë të mbushura me “Takfir” (akuzë per i pa fè, qafir) dhe të mos ti luftojnë jobesimtart.

Cili qytetrim në siperfaqen e kësaj toke u lejon atyre ti quajnë njerzit e tjerë me emra që ato i quajnë “Ahl al-Dhimma” (populli Dhimm-es), aqë sa ato i quajnë “Njerzit e Librit”, e aqë më shumë i krahasojnë ato me majmunë dhe me derra, ose per më teper ti quajnë Kristjant “Ato që meritojnë zëmrimin e Allahut”.

Kush ju ka thënë që ato janë “Njerzit e Librit”?Ato nuk janë njerzit e një Libri, ato janë njerzit e shumë librave. Të gjithë librat shkencor të dobishëm që ju keni sot janë të tyret, fruti i mëndjes së tyre dhe i krijimtarisë së tyre.

Kush ju jep juve të drejtën ti quani ato “Ato që meritojnë zemrimin e Allahut””, ose “Ato që e kanë humbur drejtimin” dhe pastaj të na vini këtu dhe të thoni se besimi i juaj ju urdhëron që të mos ofendoni besimet e të tjerve?

Un nuk jam as kristjane, as muslimane, as hebree. Unë jam një qënje njerzore laike. Unë nuk besoj në të mbinatyrshmen, por unë respektoj të drejtën e të tjerve per ta besuar.

Kleriku islamik Dr. Ibrahim Al-Khouli:

A jeni ju një heretike?

Dr. Wafa Sulltan:

Ju mund të thoni çka të duani. Unë jam një qënje njerzore laike që nuk beson të mbinatyrshmen …..

Kleriku islamik Dr. Ibrahim Al-Khouli:

Mbasi ju jeni një heretike, nuk ia vlenë fare të qortoheni, mbasi ju keni blasfemuar (sharë, rënë mohit) besimin Islam, Profetin dhe Kur’an-in …..

Dr. Wafa Sulltan:

Këto janë gjëra personale, të cilat juve nuk ju perkasin. Vllà, ju mund tu besoni gurve (i referohet riteve qesharake), mjaft që ju të mos më gjuani me to. Ju jeni i lirë të adhuroni cilindo që të duani, por besimet e të tjerve nuk janë punët e juaja, që ato besojnë se Mesia është Zot, biri i Maries, apo që Shejtani asht Zot, biri i Maries. Lerini njerzit të kenë besimet e tyre.

Hebrejt kanë dalur nga tragjedia (e holokaustit), dhe kanë detyruar boten ti respektojnë me dituritë e tyre e jo me terror, me punën e tyre, e jo me ankimet e tyre apo me të thirrurat e tyre. Njerzimi u është mirënjohës shkencëtarve hebrèj për pjesën më të madhe të zbulimeve shkencore të shekullit të XIX-t dhe të XX-t . 15 miljon hebrej, të shperndarë në tërë botën, janë mbledhur dhe kanë fituar të drejtat e tyre nëpërmjet punës dhe njohurive.

Neve nuk kemi parë as edhe një hebrè ta eksplodojë vehten në ndonjë restorant gjerman.

Neve nuk kemi parë as edhe një hebrè të zhgatrrojë një Kishë.

Neve nuk kemi parë as edhe një hebrè të protestojë duke mbytur njerz.

Muslimantë i kanë transformuar në rrenoja tri statujat e Budës.

Neve nuk kemi parë as edhe një budist të djegin xhamira, të mbysin muslimanë apo të djegin një ambasadë.

Vetem muslimantë mbrojnë besimin e tyre duke djegur Kisha, duke mbytur njerz dhe duke zhgatrruar ambasada.

Kjo mënyrë e të vepruari, nuk do tu japin atyre asnjë rezultat.

Muslimanët duhet ta pyesin vetveten se çka duhet të bëjnë ato për njerzimin, për të kerkuar nga njerzimi ti respektojë. (Fund)

( Wafa Sultan Debating Islamic Cleric    https://www.youtube.com/watch?v=H1_aypp_5uI )

Publiku me 21 shkurt 2006

Pregatiti: Paul Tedeschini

Pse po “periferizohet” Kosova?

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

_____

1. Fitohet përshtypja se shoqëria kosovare kohëve të fundit, i është ekspozuar midis tjerash edhe një mori formave të presionit e ekzaltimit që në sociologjinë bashkëkohore njihet e identifikohet si fenomen i “periferizimit” (peripheralism). Natyrisht, fenomeni i “periferizmit” kur të analizohet në kontekstin zhvillimeve aktuale sociopolitike nuk mendoj se duhet patjetër të vihet edhe gjithaq në analogji me termin e përdorur nga Imanuel Wallerstein mbi “qendrën dhe periferinë”. Ngaqë, jam i bindur thellë se procesi i “periferizimit” në rastin e Kosovës, në fakt përveç kriterit të raportit “qendrës” me “periferinë” i ka edhe disa specifika të veta të reja sociale, që kujtojë se politikologët dhe sidomos sociologët në një të ardhme do të duhej t’i identifikonin e elaboronin më thellë, në mënyrë që të posedonim një “road mapp” më të qartë e më informative. Tash për tash, po më duket që ky koncept u adresohet më shumë raportit të ndryshimeve sociale, e sidomos atyre kulturore, se sa atyreve juridike e politike që janë duke ndodhur pa ndalur në të gjitha poret e jetës…

2. Pra, cilësimi social, ekonomik e kulturor si një kualitet i ri sociologjik kujtoj që mund të shfrytëzohet pa mëdyshje si një parametër i denjë për të shpjeguar e ilustruar fenomenin në fjalë. Them kështu edhe për shkak, se Kosova si gjeografi, mentalitet, kulturë e padyshim edhe si etnopsikologji aktualisht është ende në fazën e procesit të vetëkërkimit dhe identifikimit me vlerat perëndimore që nënkupton respektimin e kriterit që socilogu Imanuell Wallerstein, i merr për bazë të kualifikimit të raportit në fjalë.

3. Pra, meqenëse Kosova gjendet në një fazë të atillë emancipimi e padyshim edhe ndikimi nga agjensit e rinj teknologjik e shkencor që përveç ekspansionit të bujshëm premtues ekonomik përmbajnë edhe fenomenin e ikjes apo fluktimit nga ambienti rural në atë urban (shkaku i rrezikut nga skamja, amullia), pra, një procesi tjetër të identifikimit me sistemin e ri vleror perëndimor, atëherë fenomeni i “periferisë” në raport me “qendrën” është e natyrshme të marr dimensione të reja që tani nuk është e thënën të posedojë ekskluzivisht vetëm atributet e raportit global me atë lokal.

Raporte, këto që kujtojë se pa hezitim e pasurojnë përveç sfondit edhe vetë procesin e ri që është duke u zhvilluar në kontekst të rrethanave të reja, pra atyre të tranzicionit.

Ky”fakt” i ri dirkemian është pikërisht ai elementi apo kriteri i ri që kujtojë se e pasuron konceptin e “periferizmit” shqiptar dhe përgjithësisht situatat e ngjashme nëpër të cilat jo domosdoshmërish është e thënë kalojnë shoqëritë e tranzicionit, ku Kosova mund të shërbejë si një kampion tipik i ilustrimit dhe do thoshja edhe i përjashtimit…