Kreu Blog Faqe 76

Shoqata Intelektuale “Jakova” e Gjakovës: Liria fetare nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike dhe respektimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës

0

Në foto Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije, që në traditën e gjatë serbomadhe vazhdon ta konsideroj Kosovën “tokë të shenjtë serbe”, duke punuar me forca të brendshme e të jashtme për ripushtimin e saj.

QËNDRIM PUBLIK I SHOQATËS SË INTELEKTUALËVE “JAKOVA”

Liria fetare nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike dhe respektimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka ndjekur me vëmendje deklaratat e fundit të pastorit amerikan Mark Burns lidhur me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe dhe me kërkesën që Patriarkut Porfirije t’i garantohet qasje e pakufizuar në objektet fetare të kësaj Kishe në Republikën e Kosovës./ https://www.facebook.com/share/1BsVJXrPZL/

Si shoqatë që mbron vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe dialogut ndërmjet popujve, e konsiderojmë lirinë fetare një të drejtë universale, të garantuar për çdo individ dhe çdo bashkësi fetare. Republika e Kosovës e ka dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme përkushtimin e saj për mbrojtjen e objekteve fetare dhe të trashëgimisë kulturore, pa dallim përkatësie.

Megjithatë, liria fetare nuk mund të trajtohet jashtë kontekstit historik dhe politik në të cilin ndodhet Kosova. Çdo vlerësim serioz duhet të mbështetet në të vërtetën e plotë dhe jo në një lexim të pjesshëm të historisë.

Është e njohur se gjatë dekadave të fundit të shekullit XX, pjesë të hierarkisë së Kishës Ortodokse Serbe u rreshtuan publikisht përkrah politikave nacionaliste që çuan në luftëra, spastrime etnike dhe krime të rënda në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Në opinionin publik ndërkombëtar janë dokumentuar raste të bekimit të formacioneve ushtarake e paramilitare, si edhe deklarata që kontribuuan në legjitimimin moral të politikave agresive të regjimit të Slobodan Millosheviqit. Deri më sot nuk është shprehur një distancim i qartë institucional dhe i pakushtëzuar nga ky kapitull tragjik i historisë.

Prandaj, është e papranueshme që sot të flitet për lirinë fetare duke anashkaluar përgjegjësinë historike dhe duke krijuar përshtypjen se Kosova përbën rrezik për ushtrimin e besimit fetar. Fakti flet ndryshe. Objektet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë janë ruajtur dhe mbrojtur me përkushtim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa e drejta e besimtarëve për ta ushtruar fenë e tyre është garantuar me Kushtetutë dhe me ligj.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” konsideron se procedurat administrative që zbatohen për vizitat e personaliteteve të larta fetare nuk janë cenim i lirisë fetare, por shprehje e ushtrimit të ligjshëm të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Çdo shtet demokratik ka të drejtë dhe detyrim të zbatojë procedura të tilla në funksion të sigurisë, rendit kushtetues dhe interesit publik.

Ne besojmë se paqja nuk ndërtohet duke harruar historinë, por duke e pranuar atë. Nuk ndërtohet duke relativizuar krimet, por duke dënuar qartë ideologjitë që i prodhuan ato. Nuk ndërtohet mbi narrativa të njëanshme, por mbi respektin për viktimat, drejtësinë dhe të vërtetën.

Në këtë frymë, u bëjmë thirrje miqve të Republikës së Kosovës që, krahas mbrojtjes së lirisë fetare, të mbështesin edhe të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar në paqe, në siguri dhe me dinjitet, pa u përballur me narrativa që shpërfillin vuajtjet e tij historike apo vënë në dyshim sovranitetin e shtetit të tij.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” mbetet e bindur se dialogu, pajtimi dhe bashkëjetesa mund të ndërtohen vetëm mbi pranimin e së vërtetës historike, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe njohjen reciproke të dinjitetit të të gjithë popujve. Çdo përpjekje për ta ndarë lirinë fetare nga këto parime themelore nuk i shërben paqes, por rrezikon të ushqejë keqkuptime dhe tensione të reja.

Shoqata e Intelektualëve ‘JKOVA’-Gjakovë

Korrik 2026

Zgjedhja e kryetarit përmes Referendumit, akt i kthesës së madhe në LDK!

0

Duke e parë tendencën e katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare, e shpreha gatishmërinë time që ta marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të parandaluar ndarjen e re dhe për të ndihmuar ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.

Kthimi në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kjo nuk është deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.

Kemi nevojë për lidership të ri dhe unitet veprues në reformimin dhe konsolidimin e plotë të strukturave të LDK-së përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik e jo përmes Kuvendeve të improvizuara për të ruajtur vazhdimësinë e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së!

Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kërkesë për Referendum qyetarë për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, e cila është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.

Të shumtë janë mbështetësit e filozofisë politike rugoviane edhe nga partitë e tjera, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për rikthim të menjëhershëm në LDK në rast të zgjedhjes time në krye të LDK-së!

Unë, në rrugëtimin politik nuk e synoj vetëm në 16 përqindëshin e mbetur në LDK, por e synoj 30 përqindëshin e elektoratit pasiv (rugovian) të shpërndarë gjithandej subjekteve e tjera politike!

E mirëpres edhe vullnetin pozitiv nga 16 përqindëshi i elektoratit të LDK-së, të rreshtuar verbërisht pas rrënuesve të filozofisë politike rugoviane.

Më 2 Janar 2026 ka filluar Epoka e dryshimit në LDK

Pavarësisht heshtjes së zyrtarëve të lartë të LDK-së, me kandidaturën time për Kryetar të LDK-së, më 2 Janar 2026 ka filluar Epoka e dryshimit dhe e rikthimit të fuqishëm të filozofisë politike rugoviane, të cilin nuk mund ta pengojë dhe parandaloj askush!

Tashmë krahë meje janë rreshtuar shumica e elektoratit të heshtur të LDK-së dhe të penduarit që kanë ikur nëpër parti të tjera si pasojë e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!

Elektorati e ka mirëpritur dhe vlerësuar lartë kandidaturën dhe misionin tim jetësor për ringritjen e LDK-së si ‘Feniksi’ nga hiri i rrënuesve të pamëshirshëm!

Vullneti im dhe gatishmëria e elektoratit janë fisnike dhe hyjnore, janë aq impulsive sa që nuk ka forcë që na ndalon në misionin tonë për ringritjen e LDK-së!

LDK-në nuk mund ta ringrisin ata që e rrënuan, ata që e kapën dhe e shfrytëzuan pamëshirshëm për dy dekada për interesa personale.

LDK nuk ringritet me demokraci të improvizuar pa moral politik dhe pa etikë njerëzore.

Ringritjen nuk mund ta bëjë një autokrat i sojit të Lumir Abdixhikut, i cili dorëheqjen e ktheu në pazar politik dhe në luftë klasash në LDK!

Lumir Abdixhiku dhe askush tjetër nuk mund ta konsideroj si fitore votimin në “Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor”, pasi diferenca mes mbështetësve dhe kundërshtarëve do të jetë minimale dhe nuk do t’i jepë votëbesim të plotë!

Votëbesimi është demagogji dhe mashtrim i radhës i klanit të Isa Mustafës, të cilët me kërkesën kinse për dorëheqjen e Lumirit, për qëllim e kanë mbrojtjen dhe jo largimin e tij nga drejtimi i partisë!

Vjosa pa kredibilitet më shumë e dëmtoi sesa e ndihmoj LDK-në

Me rikthimin e Vjosa Osmanit jo vetëm që nuk ndodhi ‘bashkimi i madh’, ndodhi përqarja më e madhe e elektoratit brenda LDK-së!

Vjosa është produkti që e solli loja djallëzore e Lumirit dhe mbështetësve të tij morbid, ku prapa tij qëndron një klan i fuqishëm antirugovist dhe antishtetëror!

Klanorët po mundohen t’ia shesin ‘sapunin për djath’ elektoratit përmes të ashtuquqjturit “Kuvend i Jashtëzakonshëm Zgjedhor”, të cilat janë mashtrime të kriposura me hipokrizi siq ishte “dorëheqja” e Abdixhikut pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar!

Pas votimit të kontrabanduar në ‘Kuvendin e Punës’ jo vetëm që nuk ndodhi ndryshimi në qasjen e drejtimit të partisë, LDK-në e çojë drejt ndarjeve dhe përplasjeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme!

U dëshmua katërçipërisht se në LDK nuk janë vetëm dy klanet e së njëjtës kokë (Isa Mustafa) që u ballafaquan në Kuvendin e 31 Janarit, por janë edhe shumë klane tjera me ambicie për të udhëhequr me këtë subjekt politik, të cilat do të përplasen fuqishëm në të ashtuquajturin “Kuvend i Jashtëzakonshëm Zgjedhor”!

Referendumi e kthen vendimarrjen tek elektorati dhe e shpëton LDK-në nga zhbërja totale

Në fakt, kjo është arsyeja pse unë vendosa të kandidoj për drejtimin e partisë. Kandidatura ime nuk është ambicie personale por mision për ringritjen e LDK-së!

Kandidatura ime është treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!

Pa kaluar kohë e gjatë do të bindeni për këtë, por kam dronë se do të jetë vonë për LDK-në!

Në rrethanat aktuale të ndarjes dhe fragmentizimit të LDK-së, e vetmja mundësi për kthimin e shpejtë të besimit është krijimi i një grupi të pavarur brenda elektoratit për organizimin e një Referendumi për zgjedhjen e Kryetarit, në të kundërtën, në LDK asnjëherë nuk do të ketë paqe mes yryshnikëve të pushtetit derisa kjo parti të bie në humnerën e pakthim, pasi LDK është katandisur keq jo vetëm në aspektin numerik, por në vlerat demokratike.

Baza deleguese e Kuvendit të LDK-së është e vjetëruar dhe e konsumuar nga viti i largët 2010, të cilën e instaloj Isa Mustafa përmes puçit politik.

Andaj, vetëm Referendumi mund ta kthejë vendimarrjen tek elektorati dhe mund ta shpëtoj LDK-në nga zhbërja totale!

Kthimi i vendimarrjes tek elektorati kinse përmes “Kuvendeve të Jashtëzakonshme” pa zgjedhje të brendshme, të lira dhe të ndershme është vetëm një frazeologji mashtruese e klanorëve, të cilët dëshirojnë që ta konsolidojnë tandemin Lumiri-Vjosa në LDK pa zgjedhje të brendshme dhe pa e reformuar partinë!

Vendimarrja tek elektorati kthehet vetëm përmes Referendumit si barometër demokratik i cili e bën matjen më të saktë të vullnetit të elektoratit!

Vullneti i popullit është vullneti i Zotit!

Cilido kandidat që zgjedhet Kryetarë i LDK-së përmes Referendumit do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe i suksesshëm në ringritjen e partisë.

Nëse elektorati më ngarkon me besim për drejtimin e LDK-së, unë do ta shpërblejë me ringritje të shpejtë në vendin që e meriton, si zonjë të parë të skenës politike kosovare dhe mbretëreshë të qeverisjes së vendit pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare!

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!

Orsago (Itali), 20.07.2026

Bishti si argument për daljen nga deti

  • Autor i shkrimit. Prof. Dr. Bozhidar Jezernik që është në foto – Lublane

01.12.2007. Gazeta ‚‘‘Danas‘‘ Beograd.

Do të merrem me librin ‚‘‘Arnautet dhe fuqitë e mëdha‘‘ të shkruar nga Vladan Gjorgjeviq, një politikan serb (kryeministër nga viti 1897 deri në vitin 1900), anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe një autor i shquar. Në këtë libër, Gjorgjeviqi thotë se shqiptarët janë njerëz të etur për gjak, të shkurtër në rritje, të ngjashëm me kafshët, dhe aq të pakrahasueshëm injorantë sa nuk mund të dallojnë ndryshimin midis sheqerit dhe borës.

Ata “Trogloditët” bashkëkohorë i kujtuan atij “njerëzit prehistorikë, ata njerëz që, për shkak të frikës nga kafshët e egra, flinin në pemë, të cilat i mbanin me bishtat e tyre që të mos binin”. “Në mijëra vitet e mëvonshme, në të cilat bishti i njeriut përdorej gjithnjë e më pak, ky organ i trupit të njeriut u bë gjithnjë e më i shkurtër, derisa më në fund në kohët historike u reduktua në disa kocka në kockën e pasme. Vetëm midis Arnautëve duket sikur edhe në shekullin e 19-të kishte ende disa njerëz me bisht”. Duhet theksuar se Gjorgjeviqi nuk shpiku vetë asnjë nga këto pretendime (jashtëzakonisht brutale). Ai në fakt thjesht kopjoi informacionin rreth njerëzve me bisht nga librat e lartpërmendur të konsullit von Hahn dhe redaktorit të gazetës vjeneze Paul Ziberc. Pohimi se shqiptarët nuk mund të dallojnë sheqerin nga bora u shkrua nga Ivan Jastrebov në monografinë e tij mbi Serbinë dhe Shqipërinë e vjetër; ai thotë se gjatë udhëtimeve të tij midis fiseve shqiptare, ai shpesh takonte njerëz që e ngatërronin sheqerin e çajit të tij me borën.

Fakti që Jastrebov shërbeu për vite me radhë si konsull rus në Prizren dhe e njihte situatën në rajon në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë u jep peshë shtesë pretendimeve të tij. Megjithatë, në udhëpërshkrimin e H. A. Brown, një udhëtar britanik në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kjo njohuri u vu në dyshim; pasi ai takoi tre “evropianë” në Prizren – konsullin rus të cilin ai e quan Astrabof, zëvendëskonsullin austriak dhe ndërmjetësin austriak – Braun arriti në përfundimin se konsujt rrallë dalin nga shtëpia dhe madje edhe më rrallë nga qyteti. Ndërsa udhëtonte nëpër kodrat shqiptare, Braun, në përputhje me zakonin shqiptar, i shërbente kafe pa sheqer në çdo shtëpi ku ndalonte. Por kur ishte midis Mirditëve, udhërrëfyesi i tij i tha mikpritësit se Brown e pinte kafenë e tij me sheqer. Meqenëse nuk kishte asnjë, mikpritësi dërgoi menjëherë një burrë në një shtëpi rreth një çerek ore larg në këmbë, ku, shpresonte ai, kishin sheqer. “Pas rreth gjysmë ore, emisari u kthye i mbuluar me borë dhe duke u dridhur nga dimri, por solli një grusht sheqer të papërpunuar. Megjithatë, kur stuhia e borës ndaloi gjatë rrugës nga Mirdita në Lumë, udhërrëfyesi i Braunit, Franja, tundi dorën drejt maleve të mbuluara me borë dhe thirri: ‘Mirupafshim, lamtumirë Mirdita sheqer!’ Pra, historia jonë e njerëzve me bisht nuk është thjesht trillim; është më shumë një histori se si grupe, kombe ose kultura të caktuara i perceptonin të tjerët. Kur ndërtojnë botën shoqërore, njerëzit përpiqen të përcaktojnë se cili konstrukt do t’i japë më së miri kuptim një ngjarjeje. Në të njëjtën kohë, ata e përcaktojnë përvojën e tyre dhe e përgjithësojnë atë në komunikim me të tjerët, duke i dhënë kështu një qëndrueshmëri të caktuar. Periudha të ndryshme, grupe të ndryshme shoqërore dhe individë të ndryshëm i njohin konstruktet e ndryshme si të përshtatshme për këtë qëllim, në përputhje me pritjet dhe interesat e tyre. Prandaj, ndërtimi është një proces i pafund i dhënies së kuptimit botës. Ai pasqyron ide fetare, etike, politike dhe të tjera në kontekstin e të cilave krijohen interpretime dhe vlerësime dhe ajo që është përkufizohet e rëndësishme, e parëndësishme, e arsyeshme ose e pakuptimtë. Këto konstrukte nuk na tregojnë asgjë për grupet e njerëzve që përshkruajnë, por ato janë burime të vlefshme njohurish rreth grupit që i ndërtoi ato, sepse ajo që një grup njerëzish imagjinon për të tjerët është, si rregull, një imazh i përmbysur i asaj që mendojnë për veten e tyre.

Çfarë do të thotë të gjithë këta Ballkananë? Çfarë qëllimi shërbejnë dhe në çfarë mënyre? Këto pyetje ndoshta mund të sqarohen pak në bazë të seksionit vijues nga libri im Jo cogito ergo sum (1994). Të burgosurit në Goli otok dhe kampe të tjera përqendrimi për të ashtuquajturit agjentë të Informbyrosë që ishin ende “nën hetim” identifikoheshin nga bishtat e bërë nga lecka të vjetra të lidhura në shpinë. Gjatësia e bishtit tregonte akuzat kundër tyre. Për t’i bërë bishtat të dukeshin sa më autentikë, ndonjëherë përdorej bisht i vërtetë kau, deleje ose derri. Këta të burgosur të damkosur quheshin “reponje” dhe ky emër fyes përdorej edhe kur rriheshin gjatë kthimit nga puna.

Nga kjo rrjedh se bishtat e burrave ishin konstrukte kulturore të përdorura nga të fuqishmit për të degraduar individë të caktuar në nivelin e kafshëve: ata ishin të mirë për punë nëse detyroheshin ta bënin këtë, por përndryshe mendohej se nuk kishin inteligjencë. Edhe pse ishte një konstrukt i dukshëm kulturor, natyra e tyre “shtazore” nënkuptonte se ata duhej t’i nënshtroheshin një procesi duke u riparuar ose duke u civilizuar në mënyrë që të bëhemi përsëri qenie njerëzore. Siç e kemi parë, klubi ishte një mjet i dobishëm për të ngritur atë qëllim të lartë.

Megjithatë, historia jonë për njerëzit me bisht si një konstruksion i racistëve dhe shovinistëve nuk mbaron këtu. Ajo luan një rol të spikatur në librin e sociologut Peter Gay, të botuar në vitin 1993. Në studimin e tij mbi urrejtjen, Gej citon Vladan Gjorgjeviçin, “politikan serb dhe ekspert të shëndetit publik”, për të ilustruar se si racistët “për dekada… e lanë imagjinatën e tyre të egër”. Por sociologu Gej nuk e vëren se Gjorgjeviç, të cilin ai e citon si shembull të një racisti ekstrem, nuk e shpiku vetë atë histori. Për më tepër, Gej me sa duket nuk humbi shumë kohë duke lexuar librin e Gjorgjeviçit – madje edhe emri i tij nuk shkruhet gjithmonë saktë – dhe anashkalon plotësisht faktin se historia e dhënë është më shumë se 2,000 vjeçare dhe se, megjithëse e bazuar në thashetheme të pastra, ajo ka kapur me shumë sukses imagjinatën njerëzore. Duke injoruar historinë që të çon kaq shumë dhe duke ia drejtuar gishtin Gjorgjeviçit, Gej jo vetëm që i shfajëson informatorët e tij dhe paraardhësit e tyre, por edhe i zhvlerëson argumentet e veta.

Për të kuptuar siç duhet pse Gjorgjeviçi e (ri)tregoi historinë e vjetër – një pyetje që Gej nuk i kushton vëmendje në studimin e tij – është me rëndësi thelbësore të dimë se kujt po përpiqej t’ia drejtonte atë. Gjorgjeviçi ishte një politikan me përvojë dhe plotësisht i vetëdijshëm për faktin se, pavarësisht sa i habitshëm, pretendimi i tij nuk do të tërhiqte vëmendjen e publikut nëse nuk do të shkaktonte ndonjë emocion më të thellë. Në të njëjtin vit, kur u përpoq t’i paraqiste shqiptarët si Trogloditët bashkëkohorë, ai e shpalli publikisht veten një “nxënës mirënjohës të shkollës gjermane dhe një mik besnik të Vjenës sime të dashur” dhe në atë rast shpjegoi se “gjatë luftës në Turqi, dhe veçanërisht kur po zgjoheshin në një jetë të re kombëtare, Ballkani besonte fuqimisht në frazat e mëdha të politikës evropiane”. Prandaj, nuk është çudi që ai mbështetej në faktin se pretendimet e njohura tashmë si të besueshme nga lexuesit gjermanishtfolës do të ishin mjaftueshëm bindëse për ta. Sidomos pasi ai ishte mjaft i kënaqur me to.

Serbia aspironte të merrte dalje në det përmes Shqipërisë veriore, sepse bregdeti dalmat ishte i mbyllur për të. Deri në vitin 1879, mbështetësit serbë të kauzës serbe shpresonin të aneksonin ato zona të Turqisë Evropiane të banuara nga një pakicë mjaft e madhe serbe. Kështu, më 16 shtator 1876, ushtria e shpalli Princin Milan “Mbret të Serbisë dhe Bosnjës”. Duke bashkuar Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbia do të kishte një kufi të gjatë me Malin e Zi dhe dy shtetet serbe mund të bashkoheshin më në fund dhe kështu të realizonin ëndrrën e Serbisë së Madhe. Por në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, fuqitë evropiane autorizuan Austro-Hungarinë të pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën, që do të thoshte se hyrja e forcave serbe në zonë do të ishte e njëjtë me shpalljen e luftës kundër Monarkisë së Dyfishtë. Serbia u përpoq të gjente ndonjë mënyrë tjetër për të arritur “pretendime të justifikuara” për dalje në det. Shpejt, shovinistët serbë, të etur për të futur duart në bregdetin shqiptar në Adriatik, filluan një fushatë propagandistike që synonte rivendosjen e nderit të Dushanit. Për këtë qëllim, ata përdorën metodat dhe ideologjinë e kolonializmit evropian. Meqenëse planet e Serbisë përkonin me interesat e Gjermanisë, kancelari Bismarck, i famshëm për zakonin e tij të injorimit të pamatur të fakteve që nuk i përshtateshin, pohoi në Kongresin e Berlinit se nuk kishte komb shqiptar. Duke përbuzur këtë qëndrim, korrespondentët perëndimorë nga vendi i ngjarjes raportuan se shqiptarët janë një popull absolutisht i pakompromis që as nuk pret dhe as nuk pret mëshirë, kështu që ata “kafshojnë mjekët në spitale që përpiqen t’i ndihmojnë”. Kur një udhëtar britanik në Podgoricë e pyeti Dr. Fox, i cili kishte jetuar në Serbi për vite me radhë, “aq afër Shqipërisë sa jeton një biznesmen mesatar afër zyrës së tij”, se çfarë dinte ai për shqiptarët, ai i shpjegoi atij se “shqiptarët janë plehrat e Ballkanit, pasardhësit e banditëve të dëbuar nga vendet e tjera të Ballkanit; një botë e ndyrë, si moralisht ashtu edhe fizikisht”. Shqiptarëve nuk duhej t’u jepej një shtet sepse urrejnë çdo formë qeverisjeje dhe janë të paaftë të menaxhojnë punët e tyre. Ky argument u përdor për herë të parë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania si kundërshtim ndaj propozimit britanik për të krijuar një Shqipëri të pavarur.                                     

Më vonë, edhe politikanët serbë morën një qëndrim të tillë. Kryeministri serb, Nikolla Pashiq, për shembull, pohoi se këmbëngulja për pavarësinë e Shqipërisë nuk do të ishte as në interes të Shqipërisë dhe as në interes të Evropës, sepse shqiptarët nuk janë as të gatshëm për të dhe as nuk e meritojnë; ata nuk kanë njerëz që mund ta qeverisin vendin. Nëse do të ishte e pavarur, Shqipëria do të ishte gjithmonë shkaku i trazirave në Ballkan. Në këtë kontekst, Gjorgjević e ritregoi historinë e kombit të bishtmadh duke përdorur “argumente” të huazuara nga autorë austriakë për të vërtetuar se shqiptarët janë të paaftë të qeverisin veten.  Historia u botua në serbisht, por edhe në gjermanisht sepse supozohej të ishte në dispozicion të lexuesve në Perëndim.

Burrat e shtetit të Ballkanit kanë mësuar nga përvoja e gjatë e fuqive të mëdha evropiane se do të bëjnë më mirë nëse ndihmojnë veten, se një fakt i kryer është më i vlefshëm sesa një argument i arsyeshëm. Sepse Kur u paraqit mundësia në dhjetor 1912, forcat serbe pushtuan Durresin në veri të Shqipërisë. Kur panë detin nga maja e kodrës, të gjithë ushtarët ndjenë se ishte një moment solemn në historinë e kombit të tyre. Dera e çlirimit kombëtar qëndronte e hapur para tyre. Kishte një det të hapur përmes të cilit Serbia mund të merrte pjesë pa pengesa në tregtinë dhe qytetërimin e botës. Në një rend të përsosur, ata marshuan drejt bregdetit pranë Durresit. Trengjyrëshi serb u hodh në ujë dhe ndërsa fusha e kuqe, blu dhe e bardhë valëvitej në erë, u dëgjua një britmë e trefishtë: “Rroftë deti serb”.

Prof.dr. Bozhidar Jezernik (1951 – Novo Mesto) është etnolog dhe antropolog sllovenBozhidar Jezernik është ligjërues në Departamentin e Etnologjisë, Fakulteti i Arteve, Universiteti i Lubjanës. Në vitet 2003 – 2007 ai ishte dekan i Fakultetit të Arteve. Ne vitin (2009) librat e tij Imagining the turk (Turku imagjinar),  dhe ‘’Evropa e eger’’ jane përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe.

PS. Shkrimi eshte bukur i vjeter (2007) por aktualiteti i deklaratave nga Serbia se ”shqiptaret eshte dashte me i pastrue etnikisht ne vitin 1998” e imponon vemendjen e publikut. Shkrimi eshte perkthyar nga gjuha serbe.

E përgatiti: Enmver Ferati

Kujt i referohet emri “kali i Kaligulas”

0
Emri “kali i Kaligulas” i referohet Incitatusit, një kalë garash i çmuar në pronësi të perandorit romak Kaligula. Ndërsa historia më e famshme për Incitatusin është se Kaligula kishte ndërmend ta bënte atë senator, të dhënat historike sugjerojnë se ai nuk u emërua kurrë në të vërtetë. Kaligula e mbuloi Incitatusin me trajtime ekstravagante, duke përfshirë një stallë mermeri, ushqim të veçantë dhe madje duke detyruar t‘i veshnin mbulesë të purpurta.
Deputeti vs. kalit Incitatus
Në Romën e lashtë,
perandori Caligula,
i zhgënjyer nga servilizmi i senatorëve,
vendosi të emërojë kalin e tij Incitatus…
si konsull!
Po, një kalë.
Me strehim mermeri,
ushqim me tërshërë të artë,
dhe shërbëtorë me uniforma më të rregullta
se deputetët koçovarë të Kuvendit tranzitore.
E pse e bëri Caligula këtë?
Jo sepse i pëlqente hipizmi,
por për të treguar
se Senati ishte aq i pavlerë,
saqë edhe një kalë mund të ishte më i dobishëm.
Tani…
të ndalemi një çast.
A nuk ju duket se…
dikush në Prishtinë po lexon manualin e Caligulës?
Në Kuvendin tonë,
debati është sport kontestimi,
jo ligjvënie.
Deputetët nuk i lexojnë ligjet –
vetëm i votojnë me regji partie.
Dhe populli që i votoi?
Hesht.
Jo nga frika,
por nga lodhja.
Universitetet janë kthyer në dhoma heshtjeje.
Akademikët flasin për etikë,
por e matin guximin me termometër diplomatik.
Analistët tanë?
Shesin mend si ambulantët që shesin kukulla kineze –
njësoj, për gjithçka.
Sot për veri, nesër për Gaza, pasnesër për traktorë.
Mediat?
i ndajnë ekranet si pjatat në dasëm:
pak për këtë parti,
pak për atë parti,
dhe gjithmonë “një ekskluzive bombastike”…
që zgjat sa reklama e pastës së dhëmbëve.
Shoqëria civile?
Mat ndikimin me numër projektesh,
jo me ndikim real.
Raportet e tyre lexohen…
nga donatorët që i kanë financuar.
Në këtë mozaik absurd,
edhe kali i Caligulës
do të dukej më i denjë
për një ulëse në Kuvend.
Ai s’do të përzihej në tendera,
nuk do të krijonte qeveri pa legjitimitet,
as s’do të kërcënonte gazetarë në konferenca për shtyp.
Dhe për ironi…
do të dëgjonte më shumë,
se shumica e atyre që sot flasin 24/7 nëpër studio.
Pra…
nuk kemi një Caligulë.
Kemi një sistem që e ka tejkaluar Caligulën
me kreativitetin e vet destruktiv.
Ky nuk është më vetëm dështim institucional –
është një shfaqje kolektive.
Një farsë ku të gjithë luajnë rolin e viktimës,
por askush nuk pranon të jetë përgjegjës.
Dhe pyetja mbetet:
Nëse në Romën antike,
një kalë ishte simbol përçmimi për Senatin,
atëherë…
kush është simboli ynë sot?

Gruaja me bindje të hekurt, Strašila Mastrubić

0

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

(Lirim Gashi, Prizren)

Zonja Strašila Mastrubić ishte një grua me bindje të hekurt.
Ajo besonte seriozisht, se të gjithë burrat e botës e kishin organizuar një komplot ndërkombëtar kundër vaginës së saj, e cila vuante nga një kruarje e padurueshme.
Pas shumë netësh, të kaluara duke e kërkuar fajtorin e kësaj fatkeqësie, ajo arriti në një përfundim të thjeshtë dhe të pakundërshtueshëm:
Fajtorë ishin burrat.
Me një letër dramatike në dorë, ajo iu drejtua Adolf Hitlerit — për të cilin besonte se ishte njeriu i vetëm në botë që mund ta zgjidhte këtë “krizën e saj vaginale” me metoda njëqind përqind efikase.
Vetëm Zoti e di pse zonja Strašila e shihte pikërisht Adolf Hitlerin si shpëtimtarin e fundit të vaginës së saj të vuajtur.
Sepse një gjë ishte e sigurt:
Ai nuk ishte gjinekolog.
Mirëpo ai e kishte një aftësi të jashtëzakonshme:
E shpallte vetveten ekspert në çdo fushë që nuk e kuptonte.
Prandaj, e mori shumë seriozisht kërkesën e saj.
Kështu filloi operacioni më absurd në historinë e njerëzimit:
Eliminimi i të gjithë burrave që nuk pranonin t’ua zgjidhnin problemet vaginale të gjitha grave që vuanin nga kruarja e padurueshme e vaginës.
Me vetëbesimin e Mizi Pipidak Pilifuncit dhe me dijen e Hajvan Hajvanićit, Adolf Hitleri pas pak e shpalli veten “Mbrojtës Suprem të të gjitha Vaginave që Vuanin nga Kruarja e Padurueshme”.
Dhe sikur as kjo të mos mjaftonte, ai e themeloi Ministrinë për Zgjidhjen e Problemeve Vaginale.
Ministri i parë — dhe njëkohësisht i vetmi kandidat i mundshëm — ishte zoti Mendim Hapsira Kin Kini.
Ai shpëtoi nga ekzekutimi vetëm për një arsye të jashtëzakonshme:
Sipas raportit zyrtar, ai ishte i vetmi burrë që ishte deklaruar i gatshëm për t’u marrë me këtë problem të rëndë global.
Urdhri i parë i ministrisë u botua me shkronja të mëdha:
“Çdo burrë që nuk i zgjidh problemet e çdo gruaje që vuan nga kruarja e padurueshme në vaginë, shpallet fajtor derisa ta dëshmojë të kundërtën.”
Këshilltarët e Hitlerit heshtën.
Jo sepse mendonin se urdhri kishte kuptim, por sepse kishin frikë se një ditë mund të krijohej edhe një komision shtetëror për ta hetuar paaftësinë e tyre për ta kuptuar humorin absurd.
Por problemi kryesor mbeti i pazgjidhur.
Një ditë, zonja Strašila hyri në “kallamoqin” e fqinjit, Sami Kurčubić, për ta kruar vaginën, sepse ai i kishte premtuar se do ta zbulonte metodën me efikase për eliminimin e shkaktarit.
Pas gjithë kësaj përpjekjeje madhështore, ndodhi diçka tronditëse:
Kruarja në vaginën e zonjës Strašila vazhdonte ende.
Madje, sa më shumë burra që zhdukte ushtria e Hitlerit, aq më shumë i shtohej kruarja.
Atëherë zonja Strašila u ul para pasqyrës, e vështroi gjatë vetveten dhe pëshpëriti:
“Mos vallë burrat nuk ishin fajtorë? Mos vallë i paragjykova pa u konsultuar më parë me trurin tim ?”
Në atë çast, diku lart në qiell, një satirist plak buzëqeshi dhe tha:
“Ka njerëz që kërkojnë armiq në çdo cep të botës, vetëm për të mos e pranuar se problemi më i madh jeton në imagjinatën e tyre.”
Dhe kështu përfundoi historia e Ministrisë së Kruarjes:
Një institucion madhështor me shumë vula, me shumë urdhra dhe me shumë viktima — por pa asnjë zgjidhje për problemin e vërtetë.
Sepse ndonjëherë njerëzimit nuk i duhet një ministri e re, por vetëm një pasqyrë ku mund ta shohë vetveten.

Portreti letrar dhe artistik i një vajze të suksesshme

0

Valbonë R. Dibrani, “IKJA IME PREJ MEJE”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “ROZAFA”,  faqe 100. ISBN 978-9951-02-584-3. Editor: Ramadani Mehmeti; Redaktor: Sulejman Dërmaku, shtypi “Drita Pres”. Realizimi kompjuterik “Marubi”, ndërsa piktura në ballinë dhe vizatimet: Autorja.

Jeta dhe formimi 

Valbonë Dibrani-Hajdari, e lindur në Gërdoc të Llapit, përfaqëson një gjeneratë që është formuar në kufirin mes vendlindjes dhe mërgimit, mes kujtesës dhe përpjekjes së vazhdueshme për të mos dështuar në një realitet të ri. Historia e saj është pjesë e asaj vale të madhe njerëzore, kur fëmijët shqiptarë janë detyruar ta ndërpresin shkollimin e tyre fillor, për të vazhduar në mërgim, jo si zgjedhje personale e tyre, po më tepër si domosdoshmëri familjare.

Babai i saj, Rexhepi, për arsye pune, kishte emigruar së pari në Zagreb të Kroacisë, e më pas, nga atje, në Zvicër, ku për vite të tëra punoi si punëtor stinor në ndërtimtari, mjeshtëri që lidhej natyrshëm me përvojën e tij profesionale. Kështu, Valbona u formësua nga një përvojë e hershme, ku kaloi një fëmijëri të ndarë, mes mungesës së babait dhe përkujdesjes së nënës, gjyshërve dhe familjes së zgjeruar, që përputhet me sfidat e asaj kohe.

Edhe fëmijëria e saj i ka anët e dyfishta: nga njëra anë, malli për rrënjët familjare në Kosovë dhe, nga ana tjetër, vështirësitë e vazhdueshme të stabilitetit familjar në një ambient të ri. Gjithsesi, në kujtesën e saj mbeten kujtimet e kësaj periudhe, të cilën e kaloi nën përkujdesjen e gjyshërve, veçmas kur, për shkaqe shëndetësore, nëna e saj u detyrua të shkonte te babit në Zvicër.

Pesë klasat e para të shkollës fillore (1986–1992) i kreu në Gërdoc. Pas emigrimit, Valbona u përball me një realitet krejt tjetër, ku gjuha, kultura dhe sistemi arsimor përbënin një sfidë të re ekzis­ten­ciale. Megjithatë, ajo arriti të përfundonte klasat e mbetura të shkollimit fillor në vitet 1993-1995 dhe më pas të vazhdonte edhe Klasën e Dhjetë, si formë orientimi dhe përshtatjeje në sistemin arsimor zvi­ceran.

Në kërkim të një rruge më të qëndrueshme akademike, ajo ndoqi edhe shkollimin privat në “Ortega Schule” në St. Gallen (1999), duke bërë për­pjekje të vazhdueshme për të gjetur një drejtim shkollimi që e ëndërronte dhe që do t’i hapte hori­zonte profesionale.

Profesioni, përpjekjet dhe rruga e vështirë 

Në sistemin arsimor zviceran, shkollimi i mesëm profesional kërkon gjetje të vendit praktik ku zhvi­llohet përvoja varësisht nga profesioni: spitale, kopshte fëmijësh, farmaci, institucione sociale etj. Valbona bëri praktikë në këto fusha, në të cilat ishte fokusuar ëndrra e saj profesionale. Prandaj, fillimisht ajo kreu praktika në spitale dhe kopshte fëmijësh, si dhe në sektorë të farmacisë e të shërbimeve sociale.

Megjithatë, rruga drejt një kualifikimi të plotë nuk ishte e lehtë dhe as fat nuk kishte. Pavarësisht nga kërkesat e vazhdueshme në shumë institucione të kantonit St. Gallen dhe më gjerë, ajo më shpesh u përball me mbyllje dyersh dhe mungesë solidariteti që t’i krijohej mundësi për shkollim profesional në drejtimet që dëshironte.

Kjo sfidë për të gjetur një institucion a organi­zatë përfshinte një gjeografi të gjerë kërkimesh dhe përpjekjesh, si në: Rorschach, Rorschacherberg, Goldach, St. Gallen, Rheineck, St. Margarethen, Lachen-Walzenhausen, Altstätten, Flawil, Wattwil, Uznach, Wil, Arbon, Kreuzlingen, Romanshorn, Fraunfeld, Zürich, Wintethur, Winkel-ZH, Uster, Schaffhausen, Neuhausen, e shumë qytete të tjera. Kjo nuk ishte dëshirë, ishte më shumë sakrificë për një vajzë, e cila ishte e gatshme të udhëtonte aq larg rreth dy orë vetëm njëri drejtim, për të siguruar vendin e punës, dhe pastaj për t’u sistemuar në procesin edukativ e arsimor të Zvicrës.

Pavarësisht nga vështirësitë, ajo nuk u dorëzua. Më vonë u orientua në drejtimin e tregtisë dhe kon­tabilitetit, të cilin e përfundoi me sukses. Punimi i saj i diplomës ishte me një simbolikë të veçantë: KOSOVA, të cilën ajo e paraqiti me përkushtim të thellë. Në këtë rrugëtim dhe në këto përpjekje, Valbona nuk e ndali asnjëherë përpjekjen për vetëzhvillim dhe edukim. Ajo perfeksionoi gjuhën gjermane dhe fitoi Diplomën e përkthyeses në “HDS – Klein Goethe Diplom”. Kjo diplomë i mundësoi të punonte si për­kthyese zyrtare në institucione shkollore, sociale dhe gjyqësore në nivel qyteti dhe kantoni.

Në të njëjtën kohë, ajo u shqua edhe në fushën e përkthimit letrar: Për një kohë të shkurtër ka përkthyer tekste të ndryshme letrare, ndër të tjera edhe poezitë dhe biografinë e axhës së saj, disa artikuj të ndryshëm nga shtypi zviceran, si dhe ka konkurruar në mënyrë anonime, “me shifër”, në konkurse letrare të asaj kohe. Ndërsa në periudhën 1998-2000, Valbona ka shkruar edhe poezi të shumta dhe ka realizuar vizatime artistike, të cilat bashkë­risht e përbëjnë këtë përmbledhje me poezi.

Stabilizimi profesional dhe familja 

Me kalimin e kohës, Valbona vazhdoi kualifi­kime të tjera profesionale, duke u certifikuar si ins­truktore për përgatitjen e kandidatëve për patentë shoferi, si dhe për kurse të ndihmës së parë dhe sjelljes në trafik, duke u shndërruar në vajzën e parë shqiptare në këtë profesion në regjionin e saj dhe madje në tërë kantonin St. Gallen. Më vonë ajo u martua me Valbon Hajdarin nga Buroja e Skenderajt, i cili gjithashtu u specializua në të njëjtën fushë dhe u zhvillua edhe më tej profesionalisht deri në nive­lin e ekspertit për të gjitha kategoritë e shoferëve, duke mbajtur ligjërata në shkollime të avancuara për shoferë profesionistë, në njërën nga kompanitë më të mëdha të autotransportit në St. Gallen.

Së bashku, ata ndërtuan jetën e tyre familjare dhe një bashkëpunim profesional të suksesshëm, duke u shndërruar për vite me radhë në një shembull të punës dhe përkushtimit profesional në regjionin Rorschach-Rheinthal.

Sot, Valbona jeton në Rorschach (kantoni St. Gallen), së bashku me burrin e saj dhe tre fëmijët: Albanin, Jonën dhe Hanën.

Përmbyllje

Historia e Valbonë Dibranit është një rrëfim i qëndresës, përshtatjes dhe transformimit. Ky shënim është portreti i një brezi që e ndërtoi veten mes mu­ngesës dhe mundësive, mes largësisë dhe identi­te­tit, duke dëshmuar se suksesi nuk është dhuratë, por një proces i gjatë i durimit dhe i vetëbesimit.

 

Shefqet Dibrani, Prishtinë

Carmen, turistja spanjolle që pastroi Prevallën dhe na dha një mësim qytetarie

0

Prevallë pamje e Carmen, turistja spanjolle që po pastronte Prevallën, u takua rastësisht me një qytetar shqiptar të Kosovës që, me nismën e vet, po kryente të njëjtin veprim fisnik. Dy të panjohur, të bashkuar nga dashuria për natyrën.

Foto-ilustrim: Luan – Asllan Dibrani

Luan Dibrani, Prevallë

Natyra nuk njeh të huaj: Carmen, turistja spanjolle që pastroi Prevallën dhe na dha një mësim qytetarie

Nëntitulli:

Mes ujërave të kristalta, luleve dhe pyjeve të Sharrit, një turiste e huaj mbrojti natyrën tonë nga mbeturinat që ne vetë i lamë pas.

Një takim i rastësishëm me një grua pa bujë dhe pa pretendime, e cila po mblidhte mbeturinat e lëna nga vizitorët e papërgjegjshëm, u shndërrua në një mësim të madh qytetarie, ndërgjegjeje dhe dashurie për natyrën. 

Në jetë ndodhin takime që nuk planifikohen, por që mbeten gjatë në kujtesë. Një takim të tillë e përjetova këto ditë në Prevallë, në këtë perlë të natyrës shqiptare, ku majat e maleve, pyjet e dendura, freskia e ajrit dhe përrenjtë me ujë të kristaltë krijojnë një pamje që të qetëson shpirtin.

Teksa po shijoja bukuritë e këtij vendi, vëmendjen ma tërhoqi një grua që ecte nëpër fusha dhe mblidhte mbeturinat e hedhura nga njerëz të papërgjegjshëm. Ajo përkulej herë pas here, merrte shishe, kanaçe, qese plastike dhe mbetje të tjera, duke i larguar nga gjelbërimi.

Nuk ishte punonjëse e pastrimit. Nuk ishte përfaqësuese e ndonjë institucioni dhe askush nuk e kishte ngarkuar me atë detyrë. Ishte një turiste nga Spanja, e quajtur Carmen, e cila kishte ardhur për ta vizituar dhe shijuar Prevallën.

Ky veprim i saj, i heshtur por jashtëzakonisht njerëzor, më la mbresa të thella dhe më frymëzoi t’ia kushtoj këtë artikull.

Një emër i vetëm, por një personalitet i madh

Carmen nuk kërkoi vëmendje, publicitet apo lavdërime. Madje, nga modestia, nuk pranoi të ma tregonte as mbiemrin. Ajo dëshironte të përmendej vetëm me emrin e saj, sepse, siç më tha, nuk donte që ky veprim të ushqente egon personale.

Sipas saj, artikulli do të ishte po aq, madje edhe më kuptimplotë pa mbiemrin, sepse kështu dëshmohet se veprimi ishte bërë vetëm nga dashuria, admirimi dhe respekti për natyrën.

Në një kohë kur shumë njerëz vrapojnë pas famës edhe për veprimet më të vogla, Carmen zgjodhi të mbetej vetëm një emër. Por pikërisht modestia e saj e ngre edhe më lart personalitetin dhe vlerën e veprës së saj.

Ajo nuk kërkoi që ta shihte askush. Nuk mbajti fjalime dhe nuk bëri fotografi për t’u lavdëruar. Ajo vetëm u përkul dhe mblodhi atë që të tjerët, pa turp e pa ndërgjegje, e kishin hedhur në tokë.

Ndonjëherë një veprim i heshtur flet më fuqishëm se një mijë fjalë.

“Natyra nuk njeh të huaj”

Kur e pyeta se çfarë e shtyu, si turiste e huaj, të kujdesej për natyrën e Prevallës, ajo më dha një përgjigje që meriton të shkruhet me shkronja të mëdha:

“Natyra nuk njeh të huaj. Të gjithë jemi pjesë e saj. Unë kujdesem për natyrën ashtu siç kujdeset ajo për mua. Kjo është më e pakta që mund të bëj për të. Më dhemb kur e shoh në gjendje të keqe.”

Kjo fjali është zemra e këtij rrëfimi.

Në të vërtetë, natyra nuk pyet nga cili shtet vijmë, cilën gjuhë flasim apo cilit komb i përkasim. Ajo na dhuron të gjithëve ajër, ujë, freski, qetësi dhe jetë. Para saj nuk ka vendas dhe të huaj; ka vetëm njerëz që e duan dhe e mbrojnë, si dhe njerëz që e shfrytëzojnë dhe e dëmtojnë.

Carmen, një vizitore nga Spanja, u soll ndaj Prevallës sikur ajo të ishte oborri i shtëpisë së saj. Ndërkohë, disa prej nesh që e quajmë këtë tokë tonën, vazhdojmë t’i hedhim mbeturinat në fusha, në pyje, pranë lumenjve dhe përgjatë shtigjeve.

Ky kontrast duhet të na zgjojë ndërgjegjen dhe, njëkohësisht, të na turpërojë.

Dy njerëz që u njohën rrugës për te kontejneri

Gjatë pastrimit, Carmen takoi edhe një qytetar shqiptar që po bënte të njëjtën gjë. Fillimisht mendova se ai po e ndihmonte atë, por Carmen ma sqaroi se nuk njiheshin më parë.

Edhe ai, me nismën e vet, po mblidhte mbeturinat e hedhura në natyrë. Ata u takuan rastësisht, ndërsa secili po i dërgonte mbetjet drejt kontejnerit.

Carmen nuk ia dinte emrin. Ajo dinte vetëm se ai jetonte jashtë vendit prej rreth 40 vjetësh, me gjasë në Zvicër, dhe se po qëndronte për disa net në shtëpizat ngjyrë kafe pranë rrugës në Prevallë.

“Një mënyrë e çuditshme për t’u njohur me njerëzit”, tha ajo me humor.

Por unë do të shtoja: ishte një mënyrë e bukur për t’u takuar dy njerëz me ndërgjegje të njëjtë. Ata nuk i bashkoi një festë apo interes personal; i bashkoi kujdesi për natyrën.

Bukuria e Prevallës flet vetë

Fotografitë e realizuara nga Carmen janë një dëshmi e fuqishme e asaj që Prevalla na ofron: pyje të dendura, shtigje të mbuluara nga gjelbërimi, shkëmbinj të veshur me myshk, lule të rralla dhe ujëra të kristalta që rrjedhin mes gurëve.

Pamje Parkut nacional i Sharrit nga Uji i kristaltë, lulet shumëngjyrëshe, rrezet e diellit, pyjet e gjelbra dhe freskia malore dëshmojnë pasurinë e rrallë të Parkut Nacional të Sharrit.

Ilustrimin e realizoi autori: Luan – Asllan Dibrani

Carmen e përshkruan Prevallën me një admirim të veçantë:

“Prevalla ka peizazhe natyrore mbresëlënëse, pyje jashtëzakonisht të dendura, gryka të mëdha dhe lumenj të mrekullueshëm, nëpër të cilët rrjedh ujë i kristaltë.”

Ajo beson se natyra është përgjegjësi e secilit që hyn në të, pavarësisht arsyes së vizitës. Duhet ta mbrojmë për mjedisin, për veten dhe për të drejtën e brezave të ardhshëm që ta përjetojnë të njëjtën bukuri.

Mesazhi i saj është i qartë:

“Duhet ta lëmë natyrën në gjendje edhe më të mirë sesa e gjetëm kur hymë në të.”

Çfarë mësimi i fuqishëm! Të mos kënaqemi vetëm duke mos e ndotur, por të japim secili një kontribut që ajo të mbetet edhe më e pastër.

Një pamje që akuzon papërgjegjësinë tonë

Përballë bukurisë së pyjeve, luleve dhe ujërave të Prevallës qëndron edhe një pamje e rëndë: kontejnerë të tejmbushur dhe grumbuj mbeturinash të shpërndara përreth tyre.

Kjo pamje nuk e dëmton vetëm peizazhin. Ajo akuzon mungesën e ndërgjegjes së disa qytetarëve dhe neglizhencën e institucioneve përgjegjëse.

Prevalla sot dhe si duhet të jetë: nga grumbujt e mbeturinave te një hapësirë e pastër, e rregulluar dhe dinjitoze.

Është e pafalshme që një pasuri e tillë natyrore të trajtohet si deponi. Vizitori që sjell ushqime, shishe, kanaçe dhe ambalazhe, duhet të jetë i aftë t’i marrë ato me vete ose t’i hedhë në vendin e caktuar. Askush nuk ka të drejtë ta shndërrojë pronën e përbashkët në koshin e vet personal.

Nëse e shndërrojmë natyrën në mbeturinë, në të vërtetë po e varfërojmë dhe po e helmojmë jetën tonë. Po ndotim ujin që pimë, ajrin që thithim dhe tokën që ua lëmë fëmijëve tanë.

Edhe autoritetet komunale duhet ta shtojnë urgjentisht angazhimin: të sigurojnë kontejnerë të mjaftueshëm, zbrazje të rregullt, tabela ndërgjegjësuese, mbikëqyrje dhe gjoba për ndotësit. Mbrojtja e Prevallës nuk mund t’u lihet vetëm ndërgjegjes dhe vullnetit të disa individëve.

Mbeturinat sjellin edhe rrezikun e zjarrit

Carmen tërhoqi vëmendjen edhe për një rrezik tjetër serioz: zjarret.

Kanaçet, xhamat dhe shishet e hedhura në bar e në pyll mund të nxehen nën rrezet e forta të diellit dhe të shtojnë rrezikun e zjarrit. Po ashtu, disa vizitorë ndezin zjarre në vende të papërshtatshme, pa marrë masa sigurie dhe pa menduar për pasojat.

Një shkëndijë e vetme mund të shkatërrojë brenda pak orësh atë që natyrës i janë dashur dhjetëra apo qindra vjet për ta krijuar.

Për këtë arsye duhet të përcaktohen dhe rregullohen hapësira të posaçme për ndezjen e zjarrit, të pajisura me masa mbrojtëse, në mënyrë që flakët të mos përhapen në pyje. Jashtë këtyre zonave, ndezja e zjarrit duhet të ndalohet dhe të ndëshkohet rreptësisht.

Prevalla nuk guxon të mbetet në mëshirën e pakujdesisë.

Turistja që na mbajti një pasqyrë përpara

Carmen nuk erdhi në Prevallë për të na kritikuar. Ajo erdhi për ta admiruar natyrën. Por, me veprimin e saj, ajo na vendosi përpara një pasqyre.

Në njërën anë qëndron turistja e huaj, e cila përkulet dhe pastron tokën tonë. Në anën tjetër qëndrojnë ata që vijnë, hanë, pinë, argëtohen dhe mbetjet i hedhin aty ku u teket.

Cila prej këtyre dy pamjeve na përfaqëson?

Nuk mjafton të themi se e duam Prevallën, Kosovën dhe atdheun. Dashuria për vendin dëshmohet edhe duke mos hedhur një shishe në tokë, duke mos lënë një qese plastike në pyll dhe duke mos ndezur zjarr aty ku mund të digjet një mal i tërë.

Patriotizmi nuk është vetëm fjalë. Është edhe kulturë, përgjegjësi dhe kujdes për çdo pëllëmbë të tokës sonë.

Mirënjohje për Carmen, zërin e ndërgjegjes në Prevallë

Ky artikull është një falënderim publik për Carmen, turisten modeste spanjolle, e cila me një veprim të thjeshtë dha një mësim të madh.

Ajo nuk na tregoi mbiemrin, por na tregoi karakterin. Nuk kërkoi lavdi, por na la një mesazh. Nuk ishte në vendin e saj, por u kujdes për Prevallën si për shtëpinë e vet.

Emri i saj i vetëm mjafton, sepse tashmë përfaqëson diçka shumë më të madhe se një identitet personal: përfaqëson ndërgjegjen qytetare, dashurinë pa kufij për natyrën dhe përgjegjësinë ndaj brezave që do të vijnë.

Le të na shërbejë shembulli i saj si thirrje:

Mos e lini mbeturinën pas jush. Merreni me vete. Mos e ndizni zjarrin aty ku rrezikohet pylli. Mos prisni gjithmonë që dikush tjetër ta pastrojë atë që ju e keni ndotur.

Prevalla nuk ka nevojë vetëm për admirues. Ajo ka nevojë për mbrojtës.

Sepse natyra nuk njeh të huaj. Ajo njeh vetëm njerëz që e duan dhe njerëz që e dëmtojnë.

Dhe, në fund, zgjedhja është e secilit prej nesh: në cilën anë dëshirojmë të qëndrojmë?

Vitet e ankthit dhe të tmerrit

Memorialistikë

Vitet 1998 dhe 1999 mbeten ndër periudhat më të rënda në historinë e popullit shqiptar të Kosovës. Ishin vite të mbushura me ankth, dhunë, vrasje, burgosje, dhunime, masakra, dëbime dhe shkatërrime.

Mijëra njerëz u vranë, u plagosën ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre. Toka u mbulua me gjak, ndërsa frika dhe dhimbja u bënë pjesë e jetës së përditshme.

Shkoi viti 1998 me mijëra e mijëra varre dhe plagë në trup. Toka u ul në gjak. Makineria e dhunës ishte tërbuar: vriste, gjymtonte, dhunonte, dëbonte dhe rrënonte gjithçka që gjente përpara.

Fshatra të tëra u dogjën, familje të tëra u shuan dhe mijëra njerëz mbetën pa strehë.
Në të njëjtën kohë, të verbrit dhe të shurdhrit e kancelarive evropiane vazhdonin me avazin e vjetër. Bënin sehir, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Reagimet ishin të vonuara dhe të pamjaftueshme, ndërsa tragjedia e popullsisë shqiptare thellohej çdo ditë.

Edhe viti 1999 filloi me gjëmë e me lumenj gjaku. Numri i viktimave rritej vazhdimisht. Ishte e pamundur të numëroheshin të gjitha kufomat dhe, në shumë vende, mungonin edhe njerëzit që do t’ua hapnin varret. Tmerri dhe llahtaria vazhdonin.

Njerëzit vriteshin, dhunoheshin dhe masakroheshin, ndërsa autorët e krimeve përpiqeshin t’ua humbnin gjurmët viktimave, duke i hedhur trupat e tyre në humnera, liqene e përrenj ose duke i transportuar larg vendeve ku ishin kryer krimet.

Në anën tjetër vazhdonte eksodi biblik i popullsisë shqiptare. Kolona të pafundme njerëzish detyroheshin të braktisnin shtëpitë e tyre. Kudo kishte të pastrehë, të uritur, të plagosur dhe të rraskapitur nga dhuna dhe rrugëtimi i gjatë.

Familjet ndaheshin, fëmijët humbnin prindërit, ndërsa të moshuarit vdisnin përgjatë rrugëve të dëbimit.

Kur errësira dukej se kishte mbuluar gjithçka dhe makineria e spastrimit etnik vazhdonte rrugën e saj shkatërrimtare, përtej Atlantikut erdhi drita e lirisë.

Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e mbështetur nga aleatët e NATO-s, ndali dorën vrastare të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, shpëtoi një popull nga shfarosja dhe i hapi Kosovës rrugën e lirisë.

Ky nuk ishte vetëm një intervenim ushtarak; ishte triumfi i ndërgjegjes njerëzore mbi krimin, i qytetërimit mbi barbarinë dhe i shpresës mbi dëshpërimin. Populli i Kosovës do ta ruajë përherë me mirënjohje kujtimin e këtij akti historik, që i dha fund një tragjedie dhe i mundësoi kthimin në vatrat e veta.

Krimet e kryera në Kosovë nuk ishin vetëm një tragjedi e një populli, por edhe një njollë e rëndë mbi ndërgjegjen e Evropës. Heshtja dhe reagimet e vonuara të bashkësisë ndërkombëtare nuk arritën ta ndalnin me kohë makinerinë e vrasjes, e cila për muaj të tërë mbolli terror, shkatërrim dhe vdekje.

Edhe sot, pas gjithë këtyre krimeve, në Beograd vazhdojnë të dëgjohen zëra që e arsyetojnë ose e relativizojnë politikën e spastrimit etnik të regjimit të atëhershëm.

Vetëm pak ditë më parë, ministrja serbe Snezhana Paunoviç deklaroi se, po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht” Kosovën.

Kjo deklaratë nuk përbën vetëm një fyerje ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe një arsyetim të hapur të dëbimit të dhunshëm, të përndjekjes dhe të krimeve kundër njerëzimit.

Në vend që një gjuhë e tillë të dënohej pa mëdyshje, Ivica Daçiq doli në mbrojtje të saj, duke i cilësuar kritikat ndaj ministres si të padrejta dhe hipokrite. Kjo dëshmon se retorika që frymëzoi krimet e viteve 1998–1999 nuk i përket vetëm së kaluarës.

Ajo vazhdon të shfaqet edhe sot në jetën politike serbe, e veshur me petkun e nacionalizmit dhe të mohimit të së vërtetës.

Prandaj, kujtesa historike nuk është hakmarrje, por detyrim moral. Viktimat duhet të kujtohen me dinjitet, krimet duhet të dokumentohen me përgjegjësi, ndërsa mohimi dhe relativizimi i tyre duhet të kundërshtohen me të vërtetën. Popujt ndërtojnë paqen vetëm kur kanë guximin të përballen me të kaluarën e tyre.

Historia ka dëshmuar se askush nuk mund t’i shpëtojë përgjithmonë përgjegjësisë për krimet e kryera. Drejtësia mund të vonojë, por ajo nuk shuhet. Dhe, siç e thotë një thënie popullore: “Mos i nxirrni punë hyjneshës në fron”, sepse ajo, herët a vonë, ua tregon vendin atyre që përpiqen të ndërtojnë pushtetin mbi gjakun, vuajtjen dhe fatkeqësinë e njerëzve të pafajshëm.

Ka borxhe që nuk shlyhen kurrë. Njëri prej tyre është borxhi ynë ndaj djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata pa e lëkundur qerpikun ia falën rininë, gjakun dhe jetën lirisë së atdheut. Emrat e tyre jetojnë në kujtesën e kombit dhe në historinë e Kosovës së lirë.

Arif Ejupi
Gjenevë, më 18 korrik 2026

Ku jemi dhe si të arrihet bashkimi kombëtar

Shqipëria e katër vilajeteve duhej t` i kishte 115 000 kilometra katrorë. Dhe e tillë u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

“Politikanët shqiptarë janë duke jetuar kundërthënjet e egra mes veti.Ndërsa populli e don bashkimin kombëtar, i cili do të jet sfida më e vështir e mileniumit.Po askush nuk do ta pranojë me flamur të bardhë, për të lëshuar territore që i kanë marr falë”. Pra dy shtetët shqiptare dhe katër krahinat do të ishte zgjidhje logjike të bashkohën në një federatë republikash e krahinash demokratike!

1.A mund ta bëjmë bashkimin për një herë apo në proces

Shqiptarët sot janë të coptuar në disa pjesë. E si të bashkohën është mendim i shprehur në këtë studim, i cili nuk do të thot se është thënë as mbi gjysma e detyrave, që na presin, në dekadat që pasojnë. Edhe më e komplikuar bëhet çështja kur dihet se Shqiptarët sot nuk e kanë asnjë program të hollësishëm të bashkimit. Ndërsa për bashkimin po flasin e shkruajnë ndër më jofunksionalët.Ta themi që në fillim se për bashkimin kombëtar nevoitën dy faktor: forca dhe e drejta. E drejta është në anën tonë. Por, forca jo vetëm që na mungon, por nuk kemi fuqi ekonomike se si ta krijojmë, sepse Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit i pati okupuar Serbia më 1912; Vilajetin e Janinës, gati në tërësi e pati okupuar Greqia me 1912; Vilajetin e Shkodrës, pjesën dërmuese e pati okupuar Mali i Zi po më 1912. Këto shtete për rreth nuk do të pajtohën t` i lirojnë trevat që i kanë okupuar po thuaj se pa LUFTË. E në atë luftë, faktorët e fuqisë jashtë kombit tonë, nuk janë që të vijë deri te një krizë e re evropiane tani për tani, për të dalur shqiptarët prej saj të bashkuar.Për shembull, Serbia me ndihmën e Rusisë, po krijon opstruksione të ndryshme. Bje fjala çështja e rreshtimit “Ballkani i hapur” nuk ishte asgjë tjetër, vetëm se një përpiekje për riokupim të Kosovës, me mjete tjera, me metoda perfide moderne. Ne në rrugën e bashkimit duhet zgjedhur një shembull origjinal, sepse ata që e kanë përdor dhunën, në fund të luftës më shumë kanë humbur.E si do ta gjejmë  rrugën është çështje e shumë enigmatike.

Ne nuk guxojmë të amortizohemi dhe t` i pshtjellojmë detyrat me prapavi amortizuese për të krijuar bajraktar dhe tregtar të flamujëve.Se historia ishte e padrejtë ndaj neve mësojmë edhe në shembujt nepër Evropë dhe më gjërë. E lidhur me këtë mësojmë se derisa shtete të Evropës Perendimore, sidomos Franca dhe Angla, po edhe Spanja me Portugali e disa të tjera me kapacitete më të ulët imperialist, do t` ia arrijnë qëllimit për të okupuar treva e tregje që majftonin për ekonimitë e tyre. Ndërsa, Gjermania dhe Austro Hungaria, si fuqi respektive me Italinë kishin mbetur shumë prapa ambicjeve te fuqisë anglo-franceze në anën Perendimore, dhe, asaj pansllaviste ruse, në anën Lindore. Për çështjën shqiptare, pas përpiekjeve që të themelohen dy principata shqiptare: Principata e Janinës 1798-1820; Principata e Bushatlinjëve-Shkodrës 1820-1830,ishin shansë e shekullit për bashkim.Por, ngjitas tragjedia që ua përgatiti Stambolli për LIKUiDIMIN e 800 politikanëve shqiptarë në korrik 1830 në Manstir, shqiptarët do të mbesin për një kohë të gjatë, (deri më 1878), si trupi pa kokë, pa prijës të vërtetë kombëtar, për ta bërë Shqipërinë Etnike.

Po, Jeronim De Rada e bëri një Program kombëtar të bashkimit më 1844, por ai mbeti vetëm “një shkrim në letër”, sepse nuk kishte kush ta lexoj, ta kuptojë dhe ta zbatojë. E vërteta edhe më 1869 Mithat Pasha, do ta propozojë themelimin e NJË vilajeti shqiptar.  Por kjo ide, do të pengohet nga Porta dhe Stambollit do t` i dali në krah ambasadori rus në Stamboll (N. Iganitev) po atë vit.

  1. Po pse fqinjët tanë patën sukses në planet e tyre okupuese

E kundërta ngjanë me fqinjët tanë. Së pari  Çartoriski, pastaj  Nikolaj Danillevski dhe sidomos Franjo Zahu si pansllavosta, do ta shkrijnë tërë aftësin intepektuale dhe politike për ta krijuar një Perandori panslllaviste në tërë Globin, në të cilën “dielli kurrë nuk do të perendonte”. E projektuar ashtu, ajo Perandori do t` i kishte 23 milionë kilometra kagtrorë dhe do të kishte dalje në KATËR DETNAT: Në lindje deri në Bering; në Jug deri te Bosfori e Dardanelet; në Perendim deri te Gjibraltari dhe në veri pa kufi-tërë Antartiku.

Me këtë rast do t` i referohemi Franjo Zahut, i cili sajoi programin: “ KONCENTRIMI I SLLAVËVE TË BALLKANIT NË NJË PERANDORI”. Duke synuar që të përfitojnë prej këtij projekti, kisha dhe qarqet politike serbe, do ta angazhojnë Franjo Zahun, që t` ua themelojë një ushtri bashkohore, me armatim adekuat, krejtë me “qëllim për ta larguan osmanlinë nga Ballkani dhe për ta themeluar Perandortinë e sllavëve në këtë trevë” , e cila në Antikë mbulohej gati në tërësi nga Ilirër dikur, prej të cilëve shqiptarët e kanë prejardhjën. Por, për  qëllimin pansllavist, Franjo ZAH, ishte për një kohë të gjatë në krye të ushtrisë serbiane, në gjysmën e dytë të shekullit XIX-t.

Franjo Zah, në programin e tij e projektonte krijimin e Pernadorisë sllave ballknaike në dy faza: Faza e parë ishte: “LUFTA ÇLIRIMTARE”; Faza e DYTË sipas Franjo Zahut ishte “SPASTRIMI I TERRITOREVE TË HAPËSIRËS JETËSORE SLLAVE NGA TË HUAJTË”. Nga kjo politikë dolën programet: Naçertania serbiane 1844; Otoçestvenia bullgare 1844; Megali idea greke 1844,dhe, programi shqiptar i Jeronim De Radës më 1844. Gjithnjë sipas Franjo Zahut, qëllimi drejtë krijimit të Perandorisë Sllave ballkanike, mund të arrihet përmes: “GEWALTSAMAKEIT=DHUNËSHMËRISË-TIRANISË HUMANE”, dhuna këto të llojit special, që u zbatuan nga Principata serbe më 1877 në Sanxhakun e Nishit me 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare. Këtë siperfaqe e okupoi Serbia në dhjetor 1877 duke e  kthyer popullsinë shqiptare në krematorium. Kuptohet se këtë detyrë e kreu Serbia parafashite në bazë të Marrëveshjes sekrete Rusi –Austro Hubgari më 15 janar 1877 në Bukuresht.

  1. Krijimi i blloqeve imperialsite

Duke e vrejtur se sllavet po i synojnë krijimin e një Perandoie në “KATËR DETRAT”, më 1879 për ta kundërshtuar do të lidhet Marrëveshja ushtrako politike Gjermani-Austro Hungari; më 1882 Marrëveshja do të zgjërohet duke u lidhë në të njejtin bllok Gjermania dhe Italia. Ndërsa më 1893 do të pasojë Marrëveshja  edhe me pajtimin Austro Hungarez dhe  Italian. Kështu mendohej se ishte krijuar blloku i QËNDRES, që do ta pengonte fuqinë pansllaviste, pa e lanë anash çështjën e largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani, si dhe duke larguar influencën francezo britanike, nga kjo siujdhesë.

Si përgjegje në këtë rreshtim të shteteve që kishin mbetur prapa në pushtimin e tokaave të huaja (pra:Gjermania, Austro-Hungraia dhe Italia),  do të fillojë kundërshtimi politik dhe ushtrak duke lidhë Alenacë Franca me Anglin më 1897; pastaj  alenacë do të lidhin Franca dhe Rusia më 1904. E më në fund, kornizimi i Alenacës që u quajtë Antantë, do të përfundojë  me marrëveshjëmn Angli dhe Rusi më 1907. Këto dy taborre: Shtetet e Boshtit (Gjrermania, Austro-Hungaria dhe Italia) dhe ato të Antantës (Anglia, Franca dhe Rusia), për shkak të kundershtimeve në me styre, do ta ndajnë MEJDANIN pasi që në Luftën Ballkanike (1912), si parathënje e atij “mejdani”, kur u mendua se “ I smuri në Bosfor” u shtri në tabut dhe u largua prej Ballkanit, por që plaga shqiptare, mbeti më e përgjakura dhe më e goditura, do të pasojë Lufta e Parë Botërore 1914-1918. Lidhur me këtë, jo rastësisht Eduard Grei (MPJ të Britansië) do të deklaroi më 1913: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e siguruam paqën”. E në esencë kjo deklaratë ishte plotë cinizëm antinjerëzor, sepse po këto taborre do të hyjnë në Luftën e Parë Botërore, për ta siguruar interesin e tyre për tregje të reja, prej kah do të merrnin lëndën e parë, e nuk do të inevstonin asgjë, në tokat e okupuara. E ne që jemi dëmtuar nga  çdo anë, do ta shtrojmë pyetjën strategjike.

                          4.Si mendojnë shqiptarët të bashkohën dhe si të sillën pas atij akti historik

Sigurishtë se në trevat shtetërore shqiptare do të mebsin pakicat, është çështja që na imoponohet, të përgjigjemi. E shqiptarët, nuk do të sillen kurrë sikurse janë siellë fqinjët ndaj neve. Kjo është porosia e këtij shkrimi, por edhe porosia e të gjithë prijësve shpirtëror shqiptar, siç janë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Ymer Prizreni, Iamail Qemaili, Adem Demaçi etj.   

A duhet këtij elaborimi një analizë historike, apo përnjëherë duhet kaluar në zbërthimin e një teme, që popujve më të fuqishëm iu kanë nevoitur shekuj e shekuj bredhjësh dhe luftërash për liri dhe bashkim. Apo, çështjën ta konsiderojmë se është një evolucion, se ashtu si e kanë mbaruar bashkimin disa kombe, ashtu edhe ne do të sillemi, pa dilema. Lidhur me këtë temë, sa me interes shkencor dhe kombëtar, po aq më tepër e vështirë dhe nga shumë kënde se si zhvillohet politika sot,  gati na shtrohet para veti se është një fatamorganë pas së cilës do të ngasim, pas së cilës duhet të nxitojmë dhe ujin dikurë kur do ta gjejmë,  atëherë mund të themi se, nuk do të na duhet, sepse detyrën nuk e kemi kryer si duhet në përmasa respektive humane dhe civilizuese, gjithnjë të nxitura nga çarjet e brendëshme, por edhe të penguar nga jashtë, sepse askush nga fqinjët nuk do t` i salutojë të drejtës sonë.Pra imonohet pyetja: A jemi të vetmuar, mund të themi Po dhe Jo? Pra, kjo çështje duket kështu, si janë zhvilluar ndodhitë historike deri me tash. Prandaj, kjo hyrëje disi po më duket se jamë jo tepër por pesimist disi korrekt, në shiqimin e parë. E ky “pesimizëm” vjen nga vështërsitë që kanë pasë Fuqitë Evropiane me na ndarë, por që i kemi kontribuar edhe vet, me përçarjet tona të çdo lloji, nepër etapat e përgjakura historike. Pra, ne mendojmë se me pakicat duhet të sillemi me standardet më të larta.Po kush të na besojë.

Pra, të themi se me luftë do të bashkohemi. Po kush garanton se do të fitojmë kur sot jemi të përqarë në dhjeta tarafe politike, të cilat nuk shohin asgjë përtej hundës dhe interesit tyre fluvial.

5.Elaborimi i bashkimit kombëtar është çësjtje e drejtë por shumë e ndërlikuar

Sot (2026) Kombi shqiptar ekziston, por i ndarë në disa shtete dhe nja 52 tarafe politike, që veprojnë lirëshëm brenda tij dhe çdo gjë e përçajnë, asgjë nuk bashkojnë.Pra,nuk dihet a më vështirë, kuptohet me luftë, do të jetë më i bashkuar pjesa e Shqipërisë jashtë kufijëve të Konferencës Londrës, apo edhe më i vështirë do të jetë bashkimi politik brenda shqiptarë, sepse trafet politike janë egërsisht të hasmuara në mes veti. E kur dihet se më 28 XI 1912 në Vlorë u shpallë Shqipëria e pavarur (shih përfaqësimin e delegatëve), por që FUQIA nuk ishte në anën shqiptare, pa marrë para sysh se kishim të DREJTË, bashkimi nuk ndodhi, madje kur diheshin kornizat e Shqipërisë në katër vilajetet administrative. Lidhur me këtë realitet, Sami Frashëri, Shqipëria ç` ka qenë  ç`është e ç` do të bëhëtë, Bukuresht, 1899 shkruante për bashkimin: “….Dy gjërëra duhene në këtë: e drejta dhe fuqija. E drejta pa fuqi, si dhe fuqija pa të drejtë është si një krah i vetëm; nonjë zok s` fluturon dot me një krah. Më të rrallë bën punë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rrallë dëgjohet. Prandaj, Shqipëria sot, është e rrethuar prej disa cakejsh dhe dhelpërash , që ia kanë lidhë këmbë e duar me fajin tonë, sepse jemi të përçarë përbrenda”,  çortonte Sami Frashëri atëherë dhe nuk do të zbrapsej edhe sot, po të ishte në mes nesh për të na drejtuar.

Pra e pyesim trurin tonë: a e kemi fuqinë, se për cikrrimet tjera, do të kishim disi guxim t` i hyjmë detyrës, por disi do të mbeteshim në “knetë”, sepse jashtë rreshtimit tonë, përbrenda kemi armiqësi dhe interesa meskine të individëve cakej dhe grupeve të maskarenjëve për ‘eksport” nëse i blenë dikush. Pra edhe sot, nuk ka drejtësi për çështjën tonë të drejtë, me fajin tonë primitiv politik. E po kush është sot ai Skenderbej, që do ta krijojë FUQINË dhe do ta zbatojë DREJTËSINË, brenda Kombit, është një pyetje që i ngjanë në qyteti madhështor me plotë daullgji dhe me kavalla sa që zhurma e tyre politike të shurdhon në plotëni. Por shumë hiejrëndë- (Magna urbs et multisima gravis), janë edhe disa individë që kanë dituri, por nuk kanë aftësi politike, e çuditërisht e synojnë fronin e “mbretit”, ndërsa nuk kanë kulturë as për t` i ushqyer delet, e lëre më popullin, plus bashkimin kombëtar. Pesimizëm i pasjkaj, do të çortonte Adem Demaçi. Por jo nuk jam fare pesimist, sepse unë guxojë për t` i hyrë “avanturës” bashkimit, me një kujdes civilizues dhe të prajshëm, duke u marrë me çështje të vogla. Po armiqët nuk flejnë. Do të na i lexojnë synimet, do të na i lexojnë synimet e “vogla” të zbuluara nga brenda dhe do të na sulmojnë kur duan ata e nuk do flejnë. E kjo do të thot, prap, që kemi shembuj autoktonë për bashkim, por  nuk kemi nevojë të bredhim e të marrim detyra nga “punëdhënsit”,  sepse ata pastaj do të na kërkojnë ta paguajmë “kamatën”. Pra, prap jemi aty ku jemi, të përqarë në tarafe politike, që e ndërlikojnë detyrën dhe nuk i japin krah  bashkimit në asnjë segment. Pasqyra e këtillë politike përbrenda, të detyron të shpërtheish: I mjeri ai politikanë-burrshteti që i hynë punës bashkimit kombëtar sot, sepse do të likudohet nga maskarenjët, që nuk dijnë t` i drejtojnë as delet në kullosa. Merrne shembull Bajram Currin, Hasan Prishtinë, që i vranë shqiptarët, asgjë tjetër. Megjithë këtë do të punojmë me diersë dhe dituri t` i bashkojmë trojet.

6.Pse nuk dijtëm të rreshtohemi në gjeoplotikë dhe gjeostrategji

Po të mësohet mirë historia, vërehet se shqiptarët qysh në fund të shekullit XVIII-të dhe në fillim të shekullit XIX, STARTUAN në rrafshin që shpje në bashkim kombëtar. E për këtë kapital i kishin dy PRINCIPATA shqiptare: Principata e Janinës (1796-1820) dhe Principata e Shkodrës (1820-1830). Këto principata do të japin sinjal se shqiptarët me pak logjikë intelektuale mund të afroheshin dhe bashkoheshin në NJË PRINCIPATË SHQIPTARE, për të cilën Jeronim De Rada shkroi Program më 1844. Po kush ta lexoi dhe ta realizojë atë progarm, ishte çështje e tragjedisë, që e përgatiti me kujdes Stambolli dhe e ndiohmuan pastaj qarqet rreligjioze dhe politike për rreth e rrotull shqiptarisë, natryrishtë të ndihmaura nga gjashtë fuqitë e  Mëdha të Evropës. E kur t` i shtohet fakti se dy principatat u shuan pikërishtë më 1820 përkatësisht më 1830, mu në këtë kohë në vend se të ngritemi, do ta PASOJË vrasja e 500 politikanëve (bajraktarëve) shqiptarë, më 9 korrik 1830, në Manstir, me organizim të Oborrit sulltanor. Kjo tragjedi për shqiptarë, në vazhdim  ishte një humbje kombëtare, e cila do të kompenzohet në një mënyrë  vetëm pas 50 vjetësh me Lidhjën Shqiptare të Prizrenit (1878), në vijim me Qeverinë Provizore të YMER PRIZRENIT (1881), Qeveri ajo e dalur nga Lidhjsë Shqiptare e Prizrenit.

Po nëse studiohet Programi i LSHP në 15 pika (KARARNAMEA 18 qershor 1878) e të cilin Program e kanë nënshkruar 47 përfaqsues të : Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gucisë,Pazarit Ri, Senicës, Tashlixxhës, Mitrovicës, Vushtrris, Prishtinës, Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës, rrezulton se aty nuk ishin të përfaqsuara viset tejra kombëtare, në fillim. Prandaj, plotësimi i Kreut të Lidhjsë me të deleguar të tejrë ishte një bazament se shqiptarët, me gjithë atë nuk do të pajtohen kurrë që në trojet  e veta mos të shndërohen në vise të okupuara, ndërsa shqiptarët në vatrat e tyre të shëndërrohën  në muahxherë, fakt ai që fajin kryesor e kishte jo vetëm Stambolli, por edhe Wjena e sidomos Peterburgu, me fuqitë tjera që e denuan egërsisht shqiptarinë më 13 qershor 1878.

Më tutje nëse analizohet Programi i Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit, i 15 shtatorit 1878 i botuar në “Terxhumani shark” në 7 pika, del se çështja ishte kornizuar si fillim që të veprohej për ndertimin e NJË VILAJETI SHQIPTAR, ishte me shumë dobi. Ai vilajet sërish do të mbetej peng në “prehër të Sulltanit”.Por, kjo çështje e ndërlikuar zbërthyer kështu,që do të thot se rreshtimi politik shqiptar, nuk ishte i mirëfillët, sepse vegjëlia nuk donte më të jetë nën tytelën e Satmbollit. Në këtë drejtim do të dalin edhe shumë pengesa sepse  kishte ambicje që fati i kombit shqiptar të lidhët me Romën, që do të thot ndrrim të zotëris. Madje kishin ambicje që ai fat të lidhët e të konvertohet në një kampus (fushë) me Athinën. Këtë realitet dëshmojnë argumentet arkivore e subvenciononte Beogradi, Petreburgu, Wjena, Londra,Parisi, pa e përjashtuar Stambollin, në mënyrë që shqiptarët të mbesin  me duar të lidhura, por më shumë të ngjizuar për t` i përdorë si “mish për topa”, për interesa të shteteve të krishtera për rreth.

Pas Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878-1886); pas Lidhjës Shqiptare Besa Besë e Pejës (1899), janë edhe disa lidhje që nuk kishin kapacitet e rreshtim t` i dalin e ta marrin Bajrakun e bashkimit shqiptar në duart e veta. E vërteta, Kryengritjët Shqiptare 1910-1912, ishin të tipit Hafyz Ali Korçës, shumë partiotike dhe parulla e tyre fillestare ishin vrejtur në Kuvendine Ferizajit më 23 korrik 1908, në Kulinë të Llapit më 1910, me moton: “Ja SHQIPËRI JA VDEKJE”. E të gjithë drejtuesit e kryengritjës në Llap i gjeti varja publike sipas  SHERIATIT, i cili si drejtësi është fare jo i drejtë për rrethanat tona kombëtare. Në realitet prijësit politik shqiptarë, as më 1912, nuk ishin në rriedhat Evropiane të dy taborreve kundërshtare (Fuqive të Boshtit dhe Antantës). Nuk kishin shfaqë shqiptarët miqësi me as njërin bllok, pra as me Padishahun. E kah dhe si të shkohet në bashkim pa përkrahje nga fuqitë që na coptuan, deri te krijimi i shansës për të na shfarosë, sikurse patën shembullin në Sanxhakun e Nishit në dhjetor të vitit 1877. Pra, nga historia as nuk mësuam e as nuk u rreshtuam, si duhet sepse po atë minutë që u shpallë pavarësia në Vlorë, po atë minutë, Esat Pasha do të ngritë kokë prej drejtuesi feudal, e që fatkeqësisht nuk ishte i vetmi.Tradhtitë si ajo e Eat Pashës na kushtuan në vijim të luftës sonë të drejtë. 

7.Çka ndikoi në shpalljën e Pavarësisë Shqipërisë më 28 XI 1912

Shumë dijetarë e thonë hapur e me argumente se Hasan Prishtina, me kreshnikët e vetë e çliroi Shkupin, dhe me këtë edhe tërë Vilajetin e Kosovës, në korrik 1912. Lidhur me këtë ngjarje, vetëm NJË ditë ta shpallëte pavarësinë e Shqipërisë, sot Shkupi do të ishte qytet i Shqiptarëve, për faktin se deri më 1962 ishte qyteti më i madhë me këtë popullsi. Po cilët faktorë ishin dominant që ndikuan shpalljëne pavarësisë më 28 nëntor 1912. Fillojmë me radhë.

Duke e vrejtur se më 5-23 korrik 1908, zgjati Kuvendi i Ferizajit, që ishte tubimi më i madhë i mbajtur ndonjëherë në Ballkan; duke e vrejtur  se më 24 korrik 1908 Rrevolucioni Xhonturk triumfoi; duke pasur para sysh se më 5 tetor 1908 Bullgaria e shpalli pavarësinë; duke marrë para sysh se më 7 tetor Austro Hungaria e shpalli ANEKSIMIN e Bosnje Hercegvinës; duke marrë para sysh se Asambleja e Kretës më 12 tetor 1908, e shpalli bashkimin me Greqinë, prijësve shqiptarë nuk do t` u mbetet rrugë tjetër vetëm se të ftojnë në MANASTIR një KONGRES, dhe aty ta themelojnë ALFABETIN UNIK KOMBËTARE, si një ndër shtyllat themeltare të shkruarjës dhe të kuptuarit të gjuhës shqipe, që është embrioni i ndiesisë së të qenurit shqiptar. Kjo fitore shtroi kërkesa IMMEDIATE shtesë që shqiptarët të kërkojnë dhe të hapin shkolla edhe pa lejën e Padishahut xhelat. (Në fakt më 1878 në vilajetet shqiptare ishin afro 3000 shkolla. Prej tyre 1200 ishin turke, 1200 ishin greke, me qindra shkolla ishin hapur në gjuhën bullgare,madje më 1868 Sulltani lejoi shkollë serbisshte edhe në Stamboll,  kurse vetëm 1 (NJË ) shkollë me njëmijë mundime u hap në gjuhën shqipe dhe mësuesin e saj Patrotin Kristo Negovanin na e vran grekët. Ja kjo është Perandoira osmane, të cilën kryengritjet shqiptare 1910-1912 e luftuan me tërë fuqinë, por frytet e asaj lufte të drejtë i morën fqinjët, sepse edhe Antanta edhe Fuqitë e Boshtit, ishin antishqiptare dhe nuk e pranuan luftën e tyre për shtet kombëtar në të katër vilajetet: Vilajeti i Kosovës me 32 500 kilometra katror; Vilajeti i Manastirin me 28. 500 kilometra katror; Vilajeti i Shkodrës me 10 800 kilometra katror dhe Vilajeti i Janinës më 17 900 kilometra katrorë. Pra, Shqipëria e katër vilajeteve duhej t` i kishte 115 000 kilometra katrorë. Dhe e tillë u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë.

8.Rreshtimi politiko diplomatik e ushtarak dhe çështja shqiptare e mospërfillur

Pse nuk dijtën shqiptarët të rreshtohen në anën e forcës dhe atij që e fiton luftën, atij që me forcë  imponon drejtësi në dy shekujt e fundit,  është çështje e injorancës sonë.Hapur po shihet se duke vrapuar pas okupatorëve dhe rreligjioneve fiktive; duke u rreshtuar në politikën tradhtare të tipit Esat Pashës; duke u mshehur pas bajraktarëve analfabet po edhe prjisëve të korruptuar politik, kemi mbetë në pozitën e realitetit që të presim ndihmë nga jasht.

E cilët ishin ata faktorë që diktuan histori fitimtare tek të tjerët. Në rriedha të grupimit të Fuqive Evropiane, Shqiptarët për të qenë në anën e të fortiti, duhej të shfaqnin se janë: ANTI TURK, ANTI ISLAM dhe PRO ORTODOKS, e nuk ishim. Kjo filozofi u zbatua gjatë viteve  1878-1918 me formulën matematikore 1+1+1. Periudha vijuese se kah duhej të rreshtoheshin shqiptarët më 1918-1941, krakterizohej prap në rreshtimin fitimtar matematikor: 1+1+1. Kjo do të thot se duhej të ishim: Anti Kominternë. Anti Gjermanë dhe Pro Vatikanit, e nuk ishim. Gjatë Luftës Dytë Botërore 1939-1945 ishte për shqiptarë një rreshtim nominal në dy grupe, sepse asnjëra palë nuk e kishte peshën e kërkuar ushtarake që e kërkonte fuqia.Pra peshën gjeostrategjike gjithëkombëtare e mbante treva etnike shqiptare, por nuk mjaftoi për tri fuqitë fitimtare që të përmirësohën gabimet. E për këtë politikë GJEOSTRATEGJIKE shqiptarët ishin rreshtuar në: Pro nazifashist (nacional socialsist); në pro anglo-amerikanë (demokrat) dhe në pro rus (komunist), me filozofi matematikore 1+1+1.Gjatë viteve 1945-1990) të fuqishmit diktuan (ata që e fituan luftën  vendosën  “drejtësi” vetëm për Ballkanin, që rreshtimi të jetë 2+2+2. Kjo do të thot: DY shtete duhej të ishin me Anglo Amerikanë (me Ruzvelltin dhe Cherchillin), e ato ishin: Greqia dhe Turqia; Dy shtete duhej të ishin me Rusinë (Stalinin), e ato shtete ishin Bullgaria dhe Rumunia. Kurse Jugosllavia dhe Shqipëria mbetëshin shtete “neutrale”, jashtë blloqeve. (Sihqo: “Pazret supersekrete në Jalltë, shkurt –mars 1945, të shënuara në një pako të cigarës, të cilën e nënshkroi  edhe Stalini.Më von ajo letër e mori emrin “Dokumenti i mbrapsht”.

Pas vitit 1990 deri më 2050, për herë të parë në histori,jemi rreshtuar andej kah fitohet, kah sigurohet çlirimi nga robëria, jemi të rreshtuar kah Anglo- Amerikanët.Kjo do të thot në rend të parë kah SHBA dhe BE.

 Shqiptarët nëse duan bashkim kombëtar duhet forcuar dhe mbajtur në kursin politiko-deplomatik me çdo çmim miqësinë me SHBA-n. Pra, bashkimin kombëtar duhet kërkuar me argumente që spjegohen shumë lehtë, sidomos duke u mbështetur në SHBA, në NATO dhe në BE. Prandaj, bota sikur po i kthehet formulës filozofike të origjinës (1+1+1), pro SHBA, pro NATO dhe pro BE. Me fjalë tjera, tërë energjia ekonimike dhe politike, arsimore, shkencore dhe kulturore shqiptare, duhet të argumentojë rreshtim anti ruso- kinez me një premisë ku është edhe India. Në këtë rreshtim duhet patur kujdes të mbajmë miqësi edhe me ato shtete që janë fuqi ekonimike rregjionale. Në këtë nivel duhet zbërthyer fuqinë e atyre shteteve që nuk përfshihën në forcën e Dollarit dhe Euros. Pra menjëherë shtrojmë pyetjën: ku mbetet petro dollari (?).Për këtë faktorin e fundit  dihet a është kjo “monedhë” fuqi apo  është përcaktues. Lidhur me këtë konsideroi se fuqia e petrodollarit është një filozofi historike dhe gjeostrategjike si  një SERVIS sui generis momentus.Mbi të gjitha një kurs miqësie në themele të forta (jo në kërkesën e Dautogllut), duhet mbajtur me Turqinë Kemajliste.    

  1. Bashkimi kombëtar koncept historik i shkolluar

Bashkimi kombëtar për të gjithë shqiptarët është një obligim, ndaj të cilit askush nuk guxon të mungojë. Së këndejmi si proces obligativ shkollor duhet t` i kryejmë këto detyra:

1.Më u organizua në çdo pore të jetës, dhe ajo detyrë të vuloset e shkruar dhe e aprovuar kudo; 2. Më punua seicli në profesionin e vet dhe detyrën që e kryen; 3. Më e ndarë punën dhe seicili pa hile le të shkrihet në obligimet kombëtare të rreshtimit politik; 4. Duke punuar më i ndarë FUNKSIONET dhe me punë me u përgjegjë para DREJTËSISË dhe FUQISË ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare; 5. Me u drejtua nga një VETËDIE kombëtare kastriote, për një HAPËSIRË JETËSORE, për një gjuhë kombëtare, për një ekonomi të tregut konkurent kombëtar dhe ndërkombëtar, me një politikë të jashtëme që mbështet në miqë të fuqishëm dhe të sigurtë e me BESË; me një koncern informativ dhe trust ushtrak, ku ambineti i pastër është shembull për tërë OKB-ën; duke ngritur në standard botëror infrastrukturën tokësore, ujore dhe ajrore, që është konkurente në përmasa globale.

Sot është mbushë kombi me organizata patriotike, që flasin gjuhë mitingjesh për bashkim kombëtar.Të gjitha prodhojnë energji bashkimi, por disi kanë venë porsi mburojë mesjetare konkurencën në stilin:Ne jemi më të mirët. Nga kjo “përqarje” e nxierrim konkluzën se nuk jemi bashkuar në të gjitha etapat sepse kemi pasur tepër organizta “patriotike” dhe ideologjike. Bile shumë jemi amortizuar pas ideologjive.

  1.   Elaborimi pa asnjë anim!

Nga këndi i politikës ata faktorë që kontribuan në coptim më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër dhe më 1919 në Versaj, në Paris më 1946 e tutje në këto kuvende ‘paqeje’, çështja shqiptare u kthye në tragjedi sepse u ngjiz me ideologjinë, sa që sot, është shumë e vështirë dhe në shiqim të parë duket si një kërkesë “avanturë” që të riparohën gabimet. E vërteta, nëse Serbisë i ndihmuan në okupime të viseve shqiptare: Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Londrës (1913), atëherë në Versaj më 1919, Mbretërisë Serbe për t` u bërë Mbretëria SKS i ndihmuan sa dy kuvendet e para Kroatët dhe Sllovenët, sepse Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte një projekt francez, për ta penguar kapitalin gjerman të depërtoj  kah Lindja përmes Ballkanit.

Nga këdi i gjeostrategjisë, armiku i shqiptarisë që u krijua me hapësirën unike jugosllave, me limanet e bregdetit Adriatik, pushteti komunist pas Luftës Dytë Botërore (pas vitit 1945), ia shtoi edhe një faktor: Ia shtoi ndërtimin e hekurudhës Beograd-Tivar, duke  e lidhë Serbinë me Danubin dhe Rajnën, po edhe ia siguroi daljën në det (Tivar). Me këtë projekt, Tito ia largoi vëmendjën Serbisë nga limanet kroate në shkallë apsolute dhe nga toka e Bosnjës e Hercegovinës në shkallë rrelative, duke ia siguruar veti fronin shumë të sigurtë.

Më shembjën e Jugosllavisë më 4 korrik 1992 (Badinteri): Hapësira unike Jugosllave; është dytësuar rëndësia e limaneve në Adriatiukn kroato-malazez është relativizuar, hekurudha Beograd- Tivar, është bërë një rrugë e pasigurtë, sepse kalon nepër TRI shtete të hasmuara në mes veti: Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi.

11.Shansa shqiptare për bashkim është para syve por masoneria është në aksion

Me këtë akt të shkatrrimit Jugosllavisë është hapur shansa e shekulit, për HAPËSIRËN JETËSORE SHQIPTARE, sepse nga limanet shqiptare e deri në skajin më të largët me shumicë apsolute shqiptare, janë në çdo variantë së pakur 250-480 kilomatra hapërsië e sigurtë, mjaftueshëm për interesat gjeostrategjike të NATO-s. Në këtë drejtim ndërtimi i RRUGËS SË KOMBIT, ndërtimi i bazëz strategjike të SHBA-ve në Kuçovë,  shënon  kulmin e kërkesës imediate të bashkimit të shqiptarëve, ku mbi çdo gjë rrezaton vlera e rrugës nga Durrësi e deri në Merdar.Me këtë rrugë është dytësuar vlera e hekurudhës Beograd Tivar.Aq më parë kur pa asnjë problem mund të ndërtohët hekurudha Durrës-Merdar.

A do do të dijnë shqiptarët për ta shfrytëzuar këtë shansë të shekullit, varet kryesisht nga të kuptuarit e politikës së SHBA, se çka duan dhe si do të veprojnë me çështjën e pazgjidhur shqiptare. Së këndjemi, ndërtimi i i ndonjë qendre ushtrake të SHBA-ve në hapsirën unike shqiptare, nuk është vetëm çështje gjeopolitike por  është një garancion i sigurisë për zhvillim eknomik dhe turistik. Pra hapësira unike shqiptare po faktorizohet në suaza racionale dhe konkurente, si më e sigurta vlerë për kapitalin në lëvizje në Ballkan. Pra kushdo që investon në këtë hapësirë, nuk do të rrezikojë për asnjë çast interesat e tyre ekonomike, pa marrë para sysh a janë shqiptarët të përfshirë në dy shtete momentale, apo jashtë tyre, ka gati po aq toka ku popullsia shqiptare është me shumicë apsolute.Pra, prap shtrohet pyetja: si është e mundur që të kërkohet bashkimi shqiptarë në një hapësirë e mos të rrezikohet diçka në Ballkan. Është i mundur ky skenar, apo është vetëm një dëshirë e shkruar në letër. Eeee, kur ndërtohet fuqia, çdo gjë mund të ndërtohet dhe është e drejtë. Por fuqinë në asnjë çast shqiptari pa një racionalizëm pozitiv nuk guxojnë ta përdorin.

12.Cilësia e arsimimit është një pozitë prej kah bashkimi do të ishte më i lehtë

Shqiptarët qysh tani duhet të ndërtojnë një institucion që do të quhej SENAT, e ku do të përpiloheshin rregullore që burojnë nga një Kushtetutë për 25 vjetët e para fakultative, por që në bazë të saj do të dilnin vetëm këshilla për të dy qeveritë shtetërore, dhe  për të gjitha institucionet politike për rreth dhe në DIASPORËN shqiptare.

Shqiptarët duhet të bashkohën rreth një mediumi informativ të përbashkët: Një TV shqiptar; një Radio dhe një gazetë informative e përbashkët. Këto mjete informative do të rrezatonin edhe në Maqedoni, në Mal të Zi,në Krahinën e Preshevës, në Çamëri dhe në tërë diasporën. Finansimin duhet ta mbulojnë Republika e Shqipërisë dhe Republika e  Kosovës. Pjesëmarrja e pjesëve tjera nuk do të ishte obligative.

Shqiptarët duhet ta themlojnë një AKADEMI të përbashkët respektive nga punonjësit eminent shkencor, arsimor dhe kulturor, jo vetëm në arealin etnik, por edhe nga diaspora, ku do që janë afirmuar si eminencë.

Shqiptarët duhet ta themlojnë një Shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë, prej së cilës do të fitonte tërë kombi, me botime eminente, jo vetëm nga stafi i tyre, por edhe ata që vijnë e regrutohen në eminencën e kulturës që mendon, flet dhe vepron shqip. E shkrimet e tyre në poezi, nuk duhet të kanë përmbanjtje debatike. Ndërsa, proza e tyre nuk guxon ta plasojë mendimin aty ku e ka marrë, por duhet ta lëvizë çështjen e bashkimit me nxitëje të mednimit dhe fjalëve drejtë veprës, e kjo për faktin se coptimi i tokave shqiptare nuk është bërë për një ditë, e as nuk QEPET PLAGA për një javë, vit e dekadë, por duhet mund e punë me dekada, për ta zbërthyer çastin (DISAJDIN), se kur është momenti për veprim. Aq më parë kur shqiptarët nga të dy shtetet dhe kudo që janë, duhet, mbi të gjitha ta kanë përkushtimin, sepse Kushtetuta e Kosovës (neni 2) ua ndalon çdo bashkim me cilindo shtet fqënjë, pra ua ndalon bashkimin edhe me Shqipërinë, edhe me shtetet tjera fqinjë. E Kushtetuta ndryshohet vetëm në Kuvend. Por duhet studiuar mirë e me themel a janë deputetet ata që do të marrin guximin, natyrisht për bashkim, e duke ia garantuar pakicave të drejta kulminante. Megjithë këtë, mendoi se kjo çështje është më delikate se sa që është krijuar, sepse nevoitet dituri dhe ekonomi shumë e fuqishme. Në aspektin ekstrem, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet dot pa konsultimin e miqëve Perendimor. Mbi të gjitha, në bashkim do të ndikonin personalitetet që i kemi dhe ato që do të kriijohen në të ardhmën. Ata nuk mungojnë sot. Ata janë me permasa botërore të luftës së drejtë si: Gjergj Kstrioti-Skenderbeu, Ismail Qemaili dhe Adem Demaçi Nga lëmia e humanizmit-NËNA TEREZE.Nga lëmia e sielljës tolerante ndaj fqinjëve Adem DEMAÇI, pra, personaliteti më i veçantë politik në Evropë, për luftë të drejtë për liri.Shembulli i luftës së Adem Demaçit duhet të na përcjell në çdo etapë historike.  Nga lëmi e sportit: Majnlinda KELMENDI, Granit XHAKA, Xherdan SHAQIRI, Armando BROJA. ..Nga lëmia e muzikës Dua LIPA.  Nga lëmia e pikturës Ibrahim Kodra. Nga lëmia e artit dramaturgjik janë: Aleksandër Moisiu, Bekim Fehmiu. Nga lëmia më frekuventive në këtë detyrë të nderlikuar mund të plasohet edhe Ismail Kadare, disa herë i kandiduar për çmimin NOBEL për letërsi.

Është shumë problematike të kërkoish përmirësim te të gjitha gabimeve që janë bërë në të kaluarën në lidhje me të drejtën e shqiptarëve që të ndërtojnë një shtet ne të KATËR ish vilajetet. Sot, mbi atë hapësirë jetësore shqiptare, pas të gjitha disfatave janë krijuar një serë llojesh të miteve, fiksioneve dhe paragjykimeve, për faktin se në shumë detyra shtetërore janë inkorporuar persona jo kompetent dhe jo të dinitetëshëm. Ky realitet ka ardhur në shprehje sidomos në Republikën e Kosovës, po edhe në Republikën e Shqipërisë, në rrafshin e diploamcisë.Diplomatët shqiptar shpesh janë pozicionuar duke shfaqur qëndrime të clat nuk janë hyjnore, por ka pasë edhe ultësi në ato detyra. Ata përfaqsues, detyrat shtetërore nuk i kanë kuptuar si obligim individual e as kolektiv, por si interes klanor ideologjik, si interes personal dhe mu për këtë në shumë sfera jemi humbës kolektiv në çdo aspekt. Pra, përfaqësimi dhe drejtimi i çështjeve madhore shtetërore në ardhmëri, duhet t` u besohet profesionistëve, që janë dëshmuar me kredibilitet dhe me profesionalizmin e tyre, edhe me vepra. E vërteta, bashkimin kombëtar duhet kërkuar vetëm te fuqia intelektuale kolektive, që do ta bëjë të pamundurën. E për ta saktësuar se cila shtresë duhet të prijë në këtë rrugë delikate, sepse delikate ka qenë edhe e kaluara, duhet të kemi kulmin e ndertuar profesional, po edhe themelet pasuese të  punës,që lidhën fuqishëm me dituri qytet-fshat. dhe mbi ato themele duhet ta ndërtojmë një institucion që intelektualisht është i merituar.

Në fund duhët të hapëmi e ta shtrojmë pyetjën drejtë. Çka duhet ndertuar po dihet. E çka duhet prishur nuk dihët. Në rend të parë për bashkim kombëtar duhet të prishëndy shtetet ekzistuese. Duhet për shkak të Luginës Preshevës të prishët Serbia; duhet të prishët Maqedonia, duhet të prishët për shkak të Çamërisë greqia; duhët të prishët për shkak të Ulqinit me Malësi Mali i Zi. E kush do ta pranoi këtë realitet, çështja del si një avanturë. Por mbi të gjitha filozofia e bashkimit duhët të kërkohet dhe të projektohët mbi bazat e Kartës së OKB dhe mbi bazën e Rrezolutës së dekolonizimit nga viti 1960.

Shkrimi i kushtohët: Adem Demaçit, Adem Jasharit sepse kanë bërë më së shumti për bashkimin e trojeve shqiptare!

Më 20 korrik 2026

Kongresi amerikan kërkon antarësim e Kosovës në NATO

0

Lajm i madh vjen nga Uashingtoni

Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA është shprehur gjatë konferencës për sigurinë e organzuar dhe e drejtuar nga kreu i PR Fatmir Mediu se, “dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe, dhe e kam marrë si mision personal, është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan”.

Mediu: Kongresmen Self, Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për angazhimin tuaj ndaj Europës dhe veçanërisht ndaj Ballkanit. Ju keni qenë shumë i zë i fuqishëm për shumë çështje dhe vecanërisht për ndihmën që u keni dhënë vendeve tona që të bashkohen në partneritet dhe të ndërtojnë paqe dhe stabilitet në pjesën tonë të botës. Ju faleminderit shumë. Fjala është për ju.

Kongresmen Self: Ju faleminderit shumë. Unë kryesoj Nënkomisionin për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.

Dua të theksoj, para së gjithash, se që kur u bëra kryetar i nënkomisionit, kam pasur ndoshta 35 deri në 40 delegacione europiane që kanë kaluar nëpër zyrën time.

Ka shumë pasiguri — tarifat, Grenlanda, dhe mund të vazhdoja më tej. Por dua t’ju them se mendoj që ky angazhim prej 5% është jetik, sepse do të na bëjë partnerë më të barabartë në NATO, në Europë dhe sigurisht në Ballkan.

Dua të trajtoj edhe një çështje tjetër këtu: stabilitetin në Ballkan. Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe — dhe e kam marrë si mision personal — është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan — Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti — dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon.

Me kaq, zoti Mediu, ia lë fjalën përsëri juve. Faleminderit.

Mediu: Ju faleminderit shumë, Kongresmen Seff. Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord të paktën, për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s.

Por ndërkohë që jeni këtu, nuk mund të rri pa falënderuar miqtë e mi nga Dallas, Teksas — komunitetin shqiptar atje — të cilët kanë punuar gjithmonë ngushtë me të gjithë ju dhe kanë qenë një mbështetje e madhe për kombin tonë.