Kreu Blog Faqe 766

Më i keq se shtisi është dorasi…!

0

Gani I. Mehmeti

  • Peter Stano, mik i Serbisë, armik i Kosovës!

Stano, me deklaratat e tij vazhdimisht u prin veprimeve kundër Kosovës nga Serbia. Në shumë kërkesa e veprime për ta shtrirë sovranitetin në tërë Republikën e Kosovës, Bashkësia Europiane, në krye me zëdhënësin e saj, Peter Stano, ka qenë kundër sundimit të ligjit dhe kundër Kushtetutës së Kosovës.

Nuk do duhej bëhej fjalë për simpati e antipati të njërit apo tjetrit, vetëm do duhej të jetësohej Kushtetuta e Kosovës në tërë territorin e saj. Mirëpo, pikërisht këtu, Stano del kundër, mbron qëndrimet e Serbisë mbi Kosovën, pastaj, sikur Kosova është problem i Serbisë e jo i Kosovës, paraprinë me qëndrime se çka duhet bërë Serbia, përmes frazave të tij se është përshkallëzuese, destabilizuese, e njëanshme, e të tjera. Asnjëherë nuk iu kundërvu Serbisë, asnjëherë nuk kërkoi nga Serbia të veprojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ky, përmes qëndrimeve të veta, Kosovën e paraqet sikur të ishte e Serbisë, dhe nuk guxon asgjë të ndërmarrë në shtrirjen e sovranitetit të saj në këto vise, pa miratimin edhe të Serbisë!

Kështu, shumë herë del jo zëdhënës i BE, por zëdhënës i Serbisë dhe vetë Vuçiqit.

Kështu na del edhe me rastin e hapjes së urës në lumin Ibër.

Sikur Stano dhe BE do të pranonin hapjen e urës, Serbia do të heshtte, sepse ajo e di se nuk është problem i Serbisë kur duhet të hapet e kur duhet të mbyllet. Kjo  u bë problem i BE-së si avokate e Vuçiqit. Prandaj, Vuçiqi thot ashtu si thot BE-ja, pse asnjëherë deri sot nuk e kundërshtoi Vuçiqin në qëndrimet e tij. Mbani mend kur thonin se qëndrimet e Vuçiqit janë konstruktive, se Vuçiq është konstruktiv në dialog! Kjo nuk është prej sot, por prej kur Stano është zëdhënës i BE-së, i cili, nëse paraqet qëndrimet e BE edhe BE ështê një zëdhënëse e Vuçiqit. BE, përmes Peter Stanos, po harrojnë se Kosova është shtet, dhe ajo vet ka të drejtën të rregullojë punët e saja të brendshme.

Përse BE dhe Vuçiq po e kërkojnë kohën e Thaçit për bisedime? Sepse edhe ai thoshte siç thoshin të tjerët – BE dhe Stano, Borell e Lajçak. Kurti nuk shkoi atje për të bërë pazare në dëm të shtetit të tij, por për të vendosur shtetin e së drejtës.

BE me Stanon, më shumë po përkrahin Serbinë në gllabërimin e veriut të Kosovës, sesa për shtrirjen e sovraniteteit të Kosovës në gjithë territorin e saj.

Siç e tha edhe avokati Tomë Gashi, nuk është kufiri mes Kosovës e Serbisë në urën e Ibrit, që të përzihen e të pengojnë hapjen e kësaj ure, të cilën BE e të tjerë po e konsiderojnë si një lloj kufiri!

Kosova këta kufij i ka që nga viti 1878, kur u vendos në Berlin për dhënien e tokave shqiptare nga këtu e deri përtej Nishit.

Serbia është mjaft e madhe në krahasim me tokat shqiptare. Ajo më shumë u mori toka shqiptarëve me ndihmën e ndërkombëtarëve sesa iu la atyre.

Stano thotë të mos bëhen veprime të njëanshme! Me kë duhet të bëhen veprime të dyanshme? Me Serbinë apo me BE-në? Apo me të dyja, sepse pa thënë PO BE-ja nuk thotë as Serbia. Vallë, KFOR-i, që është për ruajtjen e qetësisë  të të gjithë qytetarëve, siç thuhet, duhet të mbrojë kufirin e Kosovës atje ku është nga serbët që kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës, apo ai (KFOR-i) duhet të ruajë veriun e Kosovës nga lëvizjet e lira të shqiptarëve, kur ky veri është i Kosovës?!

“Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj kemi thënë gjithmonë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike dhe si të gjitha çështjet problematike duhet të zgjidhet me dialog. Sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, ka thënë Stano. (Kosova Sot, 11. 8 .2024).

Po, kjo urë është me rrethana të ndryshme politike, se vetë i keni krijuar kêto, duke ndaluar shqiptarêt të jetojnë në shtëpitë e veta në veri të Kosovës. Dhe, këto rrethana, vetë ndërkombëtarêt i krijuan, jo vendasit, jo shqiptarët, menjëherë që nga paslufta.

Këtu BE-ja ka për qëllim që veriun e Kosovës ta marrë e t’ia japë Serbisë. Kjo po shihet haptas dhe nuk ka se çka të fshihet më. Nëse i qenka premtuar Serbisë veriu i Kosovës, qoftë me Marrëveshjen e Kumanovës a ku ta dimë kur e ku, është bërë një gabim i madh, i pafalshëm. Jetët e shqiptarëve të vrarë nga Serbia nuk u bënë për ndarje të Kosovës. Dëshmorët nuk dhanë jetën për ndarje të Kosovës, dhe, edhe lufta nuk u bë për ndarje të Kosovës.

Është i pakuptueshëm edhe dialogu, kur Vuçiq ka thënë haptas se kurrë nuk do e pranojnë Pavarësinë Kosovës! E, për çka atëherë duhet të zhvilloàhet dialogu, për çka të bisedohet? Për t’i dhënë Serbisë atë që do! Serbia e do Kosovën, e do Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën, e do Shqipërinë deri në Durrës për të dalë në detin Adriatik. Dhe, vetëm atëherë do të ishte e kënaqur, kur nuk do të kishte shqiptarë deri në Durrës .

Pra, nëse Ballkanin e shohim të turbullt e të paqëndrueshëm sot, vetëm Serbia është ajo që kërcënon paqen në këtë pjesë të nënqiellit. Serbia ka pretendime territoriale në veçanti ndaj tokave shqiptare, pastaj edhe ndaj atyre malazeze e maqedonase. Mendoni, sikur Serbia do të ishte «paqësore» siç proklamon shpeshherë, nga kush do prishej qetësia e Ballkanit sot. Pra, për momentin, e vetmja Serbia është ajo që kërkon të pushtojë vende përreth saj. E, për të pasur qetësi në rajon, të gjithë popujt e tjerë do duhej të ishin ushtarakisht më të fortë se Serbia, nga që, ajo njeh vetëm gjuhën e forcës, jo gjuhën e drejtësisë e të fqinjësisë së mirë.

Nëse Serbia kundërshton hapjen e urës së Ibrit, përse ka «arsye» kjo të kërkohet edhe nga BE e shtete të tjera? Duhet të marrin fund favoret e Serbisê nga ndërkombëtarët, trazueses së Ballkanit të sotëm.

Nëse ura u mbyll nga Serbia, në aleancë me KFOR-in, ajo duhet të hapet tani në aleancë mes Kosovës dhe NATO-s.

Përndryshe, shtisi është BE-ja që e mbron mbylljen e urës e dorasi dihet prej kohësh kush është – Serbia!

Jetëshkrimi i profesor Gasper Jakoves (1908 – 1979)

Gasper Jakova, lindi me 10 Janar 1908,  në nji familje të njohun në Shkoder. Megjithëse ishin shume fëmijë i jati Cin Jakova  u perpoq me i dhanë educatë të shendoshtë  familjare.

Gasper Jakova,  klasat e para të fillores i kreu në shkollen Françeskane e cila siç  dihet filloi jeten e saj, në vitin 1861 dhe që per shumë kohë asht drejtue nga poeti ynë kombetar i paharruari At Gjergj Fishta.

Pasi kreu mësimet e fillores në vitin 1922, rregjistrohet per të ndjekë mësimet në liceun e Shtetit Shkoder. E të mos harrojmë se pikerisht në këtë vit, kjo shkollë filloi jeten e saj. Këtu do të vazhdojë pa nderpreje, deri në marrjen e defteses së pjekurisë.

Në vitin 1930 familja dhe vetë Gaspri vendosen per të ndjekë studimet e larta në Itali (Firenze), në degen letersi Gjeografi. Këtu Gaspri ven të gjitha forcat dhe energjitë dhe duke ju perkushtue me nji pregatitje të gjithanshme arrin të perfundojë me rezultate të larta.

Me 29 tetor 1934 laurohet.

Prof Gasper Jakova Diploma

Ai e mbrojti diplomen me nji liber të shkruem prej tij prej 65 faqe në italisht, me titull “Ricerche etnogeografiche nella vallata del Torrente Secco”. E per ta ba këtë temë Gaspri nuk e pati të lehtë. Atij iu desht me shkel sa e sa vende, ti prekë ato disa herë, per të studiu kushtet gjeografike bimesinë traditat etj.. sepse siç dihet asht nji prrua në Malesinë e Madhe me veçori e specifika të veçanta.

Me mbarimin e universitetit u kthye në Shqiperi  dhe në vitin 1934 emërohet në Shkollen Normale të Elbasanit ku qendron deri në vitin 1936.

Në vitin 1936 transferohet në Tirane, pranë Liceut të shtetit, ku qendron 10 vjet, pra deri në vitin 1946.

Ne vitin 1947 punon në Liceun e Korçes, në vitin 1948 kthehet në Shkoder, pranë Shkolles Pedagogjike, mandej në gjimnazin e Shtetit dhe së fundi në Institutin Pedagogjik (sot Universitetit Luigj Gurakuqi), duke dalë në pension në vitin 1966.

Pas viteve të daljes në pension shkruan, hulumton, studion mbi gjeografine, historinë etj, në mars te viti 1979 ndrroj jetë, nga nji atak në zemer.

Në vitin 1994 dekorohet me urdherin “Mësues i Popullit”.

Porto Palermo, burg mizor i një kohe mizore !

Nga: Frank Shkreli  

Përshëndes mikun dhe bashkpuntorin tim në publicistikë të nderuarin e të vuajturin në burgjet dhe kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe të vetmin të mbijetuar sot i kampit të përndjekurve anti-komunist në Porto Palermo – Lekë Pervizin. E përshëndes Z. Pervizi si njërin që ka vuajtur dekada në burgjet më mizore të botës së atëhershme komuniste – ato të regjimit komunist sllavo-aziatik të Enver Hoxhës. Por mbi të gjitha, i mbarë Kombi shqiptar duhet ta falënderojë dhe t’i jetë mirënjohës Lekës për punën e tij që ka bërë fshehurazi gjatë kohës në ato kampe të ferrit komunist për të dokumentuar me vizatime dhe mënyra të tjera, krimet çnjerzore në ato kampe. Por, më tepër duhet t’i jemi mirënjohës atij për dëshminë e tij të palodhur që ka vazhduar të dokumentojë për më shumë se tre dekada tranzicion — për brezat e ardhëshëm – krimet dhe jetën, nëse mund të quhet e tillë, të mijëra të burgosurve dhe të përndjekurve në kampet e punës e të përqendrimit në Shqipëri – përfshir gra e fëmij, pleq e plaka.

Lek Pervizi, ikonë e qendresës antikomuniste 

Është nder dhe privilegj të flasë për këtë shqiptar të madh, por edhe për shumë të tjerë që kanë vuajtur të zezën e komunzimit. Gjatë viteve, unë jam munduar, në atë mënyrën time më modeste që dokumentacioni dhe dëshmitë e Lekës për vuajtjet dhe krimet në burgjet komuniste, t’i paraqiten sadopak edhe lexuesve të cilët ndoshta nuk do të kishin mundësi të lexonin shkrimet dhe librat e tija, përfshir ato në anglisht. Tepër të rëndësishme dhe unike janë edhe skicat mbi jetën në kampet e përqendrimit – që Leka, si artist e mrekullueshëm që është, i ka paraqitur në ekspozita të ndryshme dhe i ka dokumentuar përgjithmonë edhe në veprat e botuara prej tij. Megjithse në moshën 95-vjeçare, Leka vazhdon të përgatisi revistën e njohur tanimë për lexuesit shqiptarë, Revista Kuq e Zi – online, që vazhdon të botohet sot e kësaj dite, për tre dekada tashti. pas lirimit të tij nga burgjet komuniste, me shembjen e Murit të Berlinit, dhe si pasojë edhe e shembjes së regjimit vrasës e dikatorial të Enver Hoxhës në Shqipëri. Frank Shkreli: Lek Pervizi, ikonë e qëndresës anti-komuniste në Shqipëri dhe më gjërë | Gazeta Telegraf

Prandaj, ishte kënaqësi të lexoja se në këtë frymë dëshmie e tregimi për krimet e komunizmit, por edhe përkujtimi të mijëra viktimave të komunizmit shqiptar,  Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, AIDSSH, njofton në faqën e portalit zyrtar se në kuadër të 22-23 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, të përcaktuar nga Parlamenti Evropian, KE dhe Këshilli i Evropës, për të nderuar dinjitetin njerëzor të viktimave të totalitarizmit, do të mbahet aktiviteti, “𝐏𝐨𝐫𝐭𝐨 𝐏𝐚𝐥𝐞𝐫𝐦𝐨 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 – 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐚𝐦𝐩 𝐧ë 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 – 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨𝐞𝐳𝐢”, organizuar nga 𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇 në bashkëpunim me 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐞𝐱𝐢𝐦𝐢𝐭 dhe Bashkinë e Himarës.

Pikërisht, në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare AIDSSH ka përzgjedhur që në kalanë historike të Porto Palermos të sjellë në vëmendje të shoqërisë, përmes dëshmive, dokumenteve arkivore dhe ekspozitës me portrete njerëzore, vizatuar nga ish i përndjekuri 𝐋𝐞𝐤 𝐏𝐞𝐫𝐯𝐢𝐳𝐢, historinë e pathënë të saj, si vendvuajtje për familjet e kundërshtarëve politikë të regjimit komunist, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AIDSSH.   Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 | Tirana | Facebook

Po cili ishte dhe pse AIDSSH përzgjodhi pikërisht kampin e përqëndrimit Porto Palermo për të kujtuar Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare nepërmjet përkujtimeve dhe dëshmive?  Kësaj pyetjeje i përgjigjet Lek Pervizi, i vetmi i mbijetuari – siç thotë edhe vet ai – i këtij kampi famë keq, në editorialin e numrit të fundit të revistës së tij Kuq e Zi, kushtuar kampit të Porto Palermos, titulluar: “Dy fjalë”.  Leka shkruan se internimet nisën, kryesisht, për familjet e mëdha anti-komuniste, fillimisht, në Berat për familjet nga veriu ndërsa familjet nga Korça u dërguan në Krujë.  Numri i internimeve në këto kampe dhe të tjera si për shembëll, Tepelena u rrit si pasojë e numrit të arratisjeve pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë komuniste me Jugosllavinë, ashtuqë regjimi komunist u detyrua të dërgonte disa nga të burgosurit e të përndjekurit në ishullin Porto Palermo. Kjo ide, sipas Lekë Pervizit, ishte pjellë e Manush Myftiut, Drejtor i burgjeve dhe kampeve të dëbim-internimit dhe anëtar i Byrosë Politike.  Kështuqë kampi i Tepelenës nuk mjaftonte për numrin e madh të përndjekurve dhe autoritetet komuniste u detyruan që në verën e vitit 1949 të transferonin disa familje nga kampi i Tepelenës për në Porto Palermo duke i mbyllur të burgosurit në Kalanë e Ali Pashës. Kështu, shkruan Z. Pervizi, u krijua kampi i Porto Palermos si një aneks i kampit të Tepelenës.  Por pas një viti, shton Z. Lekë, aty u sollën familje, pleq e gra edhe nga Korça e Devolli, por edhe individë nga krahina të tjera të vendit. Ky kamp, sipas Lekës, u mbyll papritmas në Tetor të vitit, 1950 dhe të burgosurit u kthyen urgjentisht në kampin e Tepelenës, duke e kthyer kampin e Porto Palermos në repart ushtarak. Z. Pervizi shkruan në editorialin e tij se në Porto Palermo vdiq një fëmij 10-vjeçe, nëna e të cilës ishte nga Shkreli ose nga Vermoshi, sipas Lekës.

Sido që të jetë, Porto Palermo megjith historinë dhe peizazhin mbresëlënës, rreth 70 vite më parë, ka qenë një KAMP INTERNIMI, siç e thekson edhe AIDSSH –por as më i mirë as më i keq se kampet e tjera të internimit anë e mbanë territorit të Shqipërisë — ku me mijra shqiptarë të pafajshëm kanë pësuar dënimet e rënda.  Ndoshta pak më i vogël për nga numri i të burgosurve, por aspak më i butë sa i përket trajtimit çnjerzor e kriminal të burgosurve të pafajshëm — se ai ishte vendi i pothuaj 200 të dënuarve politikë, 𝒃𝒖𝒓𝒓𝒂, 𝒈𝒓𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝒇𝒆̈𝒎𝒊𝒋𝒆̈, të cilët kanë vuajtur dhe janë trajtuar çnjerëzisht gjatë viteve 1949-1950, theksohet në portalin e Autoritetit të dosjeve.  Duhet të lavdërohet dhe të mbështetet nisma e AIDSSH që në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare organizon ekspozitën: “Porto Palermo tjetër – nga Kamp në përkujtim”.

Por për fat të keq, qeveritë e njëpasnjëshme të dy partive kryesore politike në Shqipëri, për më se 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit ndërkombëtar, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa dhe vendet individuale evropiane – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri. Më vjen shumë keq, por vazhdoj të jem i mendimit se me heshtjen zyrtare të qeverive shqiptare sa i përket kësaj çështjeje — ju po vazhdoni të mbroni krimet çnjerzore të ‘shqiptarit kundër shqiptarit’. Me heshtjen tuaj zyrtare ndaj krimeve komuniste po vazhdoni t’a identifikoni veten, si liderë të vendit e të Kombit që jeni — jo me viktimat e pafajshme të regjimit komunist — por me mbeturinat e atij morali komunist që duan të përjetësojnë, duke mbrojtur si të justifikueshme, krimet dhe të këqiat e ideologjisë komuniste sllavo-aziatike. Me heshtjen tuaj ju po mbroni dhe ruani të kaluarën komuniste kriminale si dhe trashëgiminë dhe pasojat e komunizmit të regjimit diktatorial enverist në jetën e përditshme aktuale, politike, shoqërore dhe kulturore të vendit, duke filluar jo vetëm nga politika, por edhe në drejtësi, akademi, shkolla dhe universitete. Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan i kishte shpallur luftë perandorisë të së keqes të komunizmit (the evil empire). Vetëm në Shqipëri vazhdon të mbrohet trashëgimia e kësaj të keqeje!

Një zhgënjim dhe një dështim moral e politik, i përmasave kombëtare I klasës politike të tranzicionit të ashtuquajtur “post-komunist”!

Prandaj, për autoritetet qeveritare dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë, (Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi), 22-23 gushti, 2024, Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, duhet të jetë dita që edhe Shqipëria më në fund dhe Kombi shqiptar, me vendim zyrtar, me propozim të qeverisë dhe me miratim të Kuvendit të Republikës, pozita dhe opozita, në këtë ditë t’i bashkohen Evropës demokratike – duke u përballur zyrtarisht me të kaluarën komuniste dhe me krimet e asaj ideologjie shkatërruese për Kombin shqiptar. Si pozita ashtu edhe opozita shqiptare, po të jenë të sinqertë me vetveten dhe me shqiptarët.  Nëqoftse e shikojnë veten në pasqyrë – duhet të vinë në përfundimin se as njëra as tjetra palë politike e Tiranës zyrtare kanë bërë shumë pak, për të qenë krenarë – në përputhje me vendet Evropiane — për dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe në trojet shqiptare në përgjithësi.

Prandaj, edhe njëherë, ndërsa po afron 22-23 gushti, 2024, Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, le ta marrë vesh e gjithë bota shqiptare dhe e mbarë bota jo shqiptare, e sidomos ajo evropiane dhe amerikane, se e VËRTETA HISTORIKE, liria e plotë dhe demokracia e vërtetë në Atdheun e të parëve tanë ka qenë, është dhe mbetet një mision i shenjtë për ne. Si rrjedhim, ia vlen të përsërisim për të gjithë ata të cilët mund të mos e dinë se Shqipëria e sotme, e ashtuquajtur demokratike, megjithëse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, e që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që: Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste. Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e regjimit barbar-komunist terrorist të Enver Hoxhës në burgjet dhe kampet e përqendrimit anë e mbanë Shqipërisë, si ai i Porto Palermos. Dhe Kuvendi nuk ka  caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë putiniste.

Prandaj 22-23 gushti, 2024, Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare — duhet të jetë pra edhe dita që Shqipëria i bashkohet Evropës duke dënuar, ndër të tjera, zyrtarisht, krimet e komunizmit, duke u distancuar nga e kaluara komuniste dhe duke caktuar një ditë të kujtimit të viktimave të pafajshme të komunizmit – në përputhje me qendrimet demokratike, morale dhe politike të Evropës demokratike, pjesë e të cilës — predikojnë me fjalë —  se duan të bëhen me antarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Hirësia e tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj takim me Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Dr. Gentiana Sula.  Muajin e kaluar, Hirësia e tij Haxhi Dede Baba vizitoi arkivën e Autoritetit dhe plotësoi formularin për t’u informuar me dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për rreth 70 klerikë të këtij komuniteti të dënuar, burgosur dhe pushkatuar nga regjimi komunist.

Artisti i Popullit Andrea Skanjeti: “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)”

Në foto TEATRI I JEZUITVE në Shkoder

Pregatiti Z. Genc Hoti “Kritika e Historise se Teatrit »

Më e rëndësishmja në këtë histori është ekzistenca në qytetin e Shkodrës të shtatë teatrove, bashkangjitur shkollave dhe shoqërive (sot ne Tirane nuk ka shtatë teatro). Përmënd me rradhë (jane marre nga librat :

“100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992) botuar më 2002 dhe “Jeta kulturore e Shkodrës, mesi i shek. XIX – XX”, të botuar në “MVSIKA ALBANIKA”, vëll. II (studime dhe dokumenta) me autor muzikologun Tonin Zadeja (1926-2011), botuar më 2006, faqe 37 – 71, bashkësia e të cilëve jep një panoramë krejt tjetër për tjetër e cila në mos qoftë më e plota, të paktën, është më e shumta në raport me te gjithe librat mbi historine e teatrit shqiptar; -ketu kam parasysh Josif Papagjonin ne librin e tij mbi historine e teatrit ne Shqiperi):

1.Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde

2.Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde

3.Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet      300 vende, f. 37)

Teatri jezuit Deka Skenderbeut 1916

4.Salloni i Shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro- hungareze gjatë luftës së I-rë botërore) me 400 vënde

5.Kinoteatri “Rozafat” me 400 vënde (T.Z. 450 vënde, f. 37)

6.Salloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vënde (T.Z. 400 vënde, f. 37)

7.Salloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vënde (T.Z. 450 vënde, f. 37)(libri i Andrea Skanjetit, f. 15)

Teatri jezuit Deka Skenderbeut 1916-2

Duke bërë një përmbledhje të të gjithë aktivitetit teatror në qytetin e Shkodrës per peridhen 1911-1939 (duke permbledhur edhe kohen kur lindi teatri) konkludojmë se kanë qenë gjithsejt 28 grupe teatrore nga të gjitha shtresat dhe moshat duke shfaqur rreth 465 premiera me mbi 1000 aktorë të të gjithë niveleve. Duhet të kemi parasysh qe ky qytet më 1926 kishte 22 784 banorë (sipas Shqipëria e Ilustruar, 1927, f. 375) dhe rrjedhimisht i bie që të ketë pasur një aktivitet teatror shumë-shumë herë më të madh se Tirana e viteve 1990 e cila nga viti 1944 deri me 1989 ka dhëne vetëm 209 premiera (kur popullsia e saj të ketë qenë, më 1984, 206 100 banorë, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 1985) nga të cilat 121 me pjesë shqiptare dhe 88 të përkthyera (Josif Papagjoni, Teatri Kombëtar, f. 85). Mbi këtë bazë a nuk mund të ngremë idenë që Teatri Kombëtar Shqiptar është themeluar ne qytetin e Shkodres më 1879 për të formuar ndërgjegjen kombëtare të popullsisë shqiptare? Atehere perse Shkodra me 1932 paska qene “e prapambetur, e merzitshme e plot pikellim”? Mos valle keto vargje te Migjenit jane te lidhura me gjendjen e tij shendetesore dhe aspak me qytetin e tij te Shkodres?

Teatri jezuit Llogoret e Mullive 1921

Dinamika e ideve teatrore në qytetin e Shkodrës është e lidhur vetëm me kulturën europiane, me anë të Klerit Katolik Shqiptar, dhe kjo përbën thelbin e realitetit njerëzor në atë qytet. Kjo duhet pasur parasysh kur flitet për idete letrare te ketij qyteti per ate kohe dhe kete nuk ka marre parasysh Kadare me nje paragjykim te theksuar antiqytetar, antikatolik, antishqiptar dhe antishkodran.

Per kohen qe ka jetuar Migjeni, ne qytetin e Shkodres kishin lindur, studiuar, punuar, krijuar dhe luftuar per Shqiperi keta korifej te mendimit shkencor shqiptar (renditja sipas germes se pare):

– Át Alfons Çuni (1900-1976), filozof;

– Át Anton Lufi (1910-1992), shkencetari, letrari dhe filozof;

– Át Agostin Ashiku (1905-1986), profesor, drejtor dhe muzikolog;

– Át Anton Luli (1910 – 1999) filozof, letrar, studiues i shkencave natyrore, mesues, rektor i Kolegjit Saverian;

– Dom Ast Koka (1894-1975) filozof, poliglot;

– Át Anton Kiri (1902-1945), profesor i shkencave te natyres;

Teatri jezuit Ora e Maleve 1920

– Át Anton Harapi (1888-1946), politikan e shkrimtar, filozof e publicist, orator e studiues, nje nder mrekullit e mendimit filozofik shqiptar te te gjithe koherat, nje nga ata njerez “qe popujt e civilizuar i lindin nje here ne nje mije vjet”;

– Dom Aleksander Sirdani (1892-1948) poet, linguist, folklorist dhe etnograf i shquar;

– Dom Anton Zogaj (1905-1948) filozof, poliglot;

– Imzot Antonin Fishta (1902-1970) filozof, historian, muzikant, poet;

– At Bernard Llupi (1886-1946), merr pjese ne kryengritjet antimalazeze te viteve 1914-1916, shkrimtar;

– Át Bernardin Palaj (1894-1946), filozof, profesor poliglot, poet, autor i “Visaret e Kombit”, muzikant, publicist, studiuesi i Ciklit te Kreshnikeve Legjendare;

– Dom Benedikt Dema (1904 – 1971) filolog, gjuhetar, profesor, redaktor, shkrimtar historian, publicist, enciklopedist;

Teatri jezuit Llogoret e Mullive 1921

– Át Bone Gjeçaj (1873-1957) filozof, muzikant, lektor;

– Imzot Bernardin Shllaku (1875-1956) filozof, patriot i shquar ne Levizjen Kombetare Shqiptare;

– Át Ciprian Nikaj (1900 – 1948) filozof, muzikant, publicist;

– Át Çiril Cani (1875-1967);

– Át Engjell Palaj (1870-1956) veprimtar i shkollave shqipe dhe anetar i Lidhjes kombetare;

– Ernest Koliqi 20 Maj 1903 – Romë, 15 janar 1975 ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, ministër arsimi në qeverine e Verlacit 1939-1942

– Át Ferdinand Pali (1907-1985) filozof, poliglot, gjuhetar, mesues;

– Át Frano Kiri (1901-1986), filozof;

– Imzot Frano Gjini (1886-1948) filozof;

– Imzot Frano Gjuraj (1893-1947) poliglot;

– Át Florian Berisha (1897 – 1970) filozof;

– Át David Pepa (1889-1967) poliglot, shkrimtar, bibliotekist;

– Át Donat Kurti (1902-1983), filozof, Doktor i Shkencave, mesues, gjuhetar, poliglot, perkthyes, autori i “Visaret e Kombit”, drejtori i Gjimnazit Franceskan, vjollca e letrave shqipe;

– Át Daniel Dajani (1906-1946), letrar, filozof, profesor, gjuhetar, matematicien;

Teatri jezuit Moisi Golemi 1917 - 2

– Imzot Gasper Thaçi (1889-1946), filozof, politikan e diplomat, publicist;

– Át Gasper Suma (1897 – 1950) filozof;

– Imzot Gasper Gurakuqi (1885-1967) filozof, studiues, historian, erudit;

– Át Gjergj Fishta (1871-1940) Poeti yne Kombetar;

– Imzot Gjergj Volaj (1904-1948), filozof, orator, moralist, historian, sociolog;

– Át Gjon Karma (1896-1975) nje nder autoret e “Visaret e Kombit”, rektor, studiues, gjuhetar;

– Át Gjon Shllaku (1907 – 1946), studiues i otomanizmit, shkrimtar e perkthyes, filozof, sociolog;

– Dom Jak Bushati (1890-1949) filozof;

– Dom Jak Zekaj (1906-1995) filozof, poliglot, perkthyes, poet, shkrimtar;

– Imzot Jul Bonati (1874-1951), filozof, poliglot, perkthyes;

– At Justin Rrota (1889-1964) personalitet shkencor e shoqeror ne fushen e gjuhesise shqipe, te letersise dhe te arsimit shqiptar;

– Imzot Kolec Prennushi (1902-1950) shkrimtar, filozof;

– Át Klement Miraj (1882-1956) filozof, gjuhetar e arkeolog, etnograf, folklorist dhe letrar;

– Át Leon Kabashi (1906-1998) filozof, profesor i arteve te bukura, piktor, sekretar i Pader Gjergj Fishtes;

– Dom Leke Dredhaj (1899-1976) filozof, historian, perkthyes;

– Át Leke Luli (1908 – 1944), studiues;

– Át Leonard Tagaj (1910-1945), filozof;

– Imzot Luigj Bumçi (1872-1945) filozof, politikan, historian, patriot;

– Dom Lazer Shantoja (1891-1945), filozof, gjuhetar poliglot, publicist, perkthyes, muzikant;

– Dom Luigj Pici (1907-1946), edukator;

– Dom Luigj Gashi (1899-1957) filozof;

– Át Mark Harapi (1890 – 1974), botanisti, filozof, perkthyesi gjuhetari, levruesi i Gjuhes Shqipedhe shkrimtari

– Dom Mikel   Koliqi (1902 – 1997), inxhinjeri, edukatori,   mesuesi,   shkrimtari,   publicisti,   Kardinali   i   ardhshem;

– Át Mehill Troshani (1904-1983), studiues dhe gjuhetar;

– Át Mehill Miraj (1909-1978), matematicien, mesues, sportist;

– Dom Mark Gjani (1909 – 1945), filozof;

– Dom Mark Bicaj (1911-1946), dijetar dhe intelektual;

– Át Mati Prenushi (1882-1948) veprimtar i ceshtjes kombetare;

– Imzot Mark Shllaku (1865-1951) poliglot me 11 gjuhe te huaja, doktor ne filozofi, teologji, avokature e elokuence, delegat ne Kongresin e Manastirit me 1908;

– Dom Mati Fishta (1889-1971) filozof;

– Át Marin Sirdani (1885-1962) gjuhetar, historian, shkrimtar, studiues;

– Dom Mehill Çuni (1871-1965) filozof;

– Át Mark Papaj (1902-1970) filozof, profesor;

– Dom Ndre Lufi (1888-1969) filozof;

– Dom Nikolle Gjinaj (1911-1987) filozof;

– Dom Ndre Zadeja (1891 – 1945), filozof, shkrimtar, folklorist, psikolog;

– Dom Nikolle Gazulli (1893-1946), filozof, gjuhetar, shkrimtar, dijetar;

– Dom Ndoc Nikaj (1864-1946), romancieri i pare shqiptar, historian, letrar;

– Dom Ndoc Suma (1887-1962), filozof;

– Dom Ndoc Sahatçija (1906-1993) filozof;

– Imzot Nikolle Deda (1892-1948) filozof, studiues;

– Dom Nikolle Kimza (1878-1960), filozof;

– Imzot Nikolle Tusha (1885-1946) filozof;

– Át Nikolle Kolej (1875-1956) filozof,

– Dom Nikolle Dragusha (1888-1962) filozof dhe luftetar i ceshtjes kombetare shqiptare kundra synimeve e veprimeve shoviniste malazeze;

– Át Pjeter Meshkalla (1901 – 1988), filozof, shkrimtar, poet;

– Dom Pal Gjini (1905-1975) dijetar e poliglot;

– Át Pashko Gjadri (1877-1953), filozof, studiues dhe mesues i Gjuhes Shqipe, pedagog;

– Át Pashko Bardhi (1870 – 1947), historian, biograf, gjuhetar, perkthyes;

– Át Pal Dodaj (1880-1951) studiues, mesues, filozof, historian, publicist, bibliotekist, diplomat;

– Át Pal Çucija (1878-1957) filozof;

– Dom Pashko Zojzi (1885 – 1958) filozof;

– Imzot Preng Doçi (1846-1917), BABAI autor i alfabetit te Gjuhes Shqipe;

– Át Pashko Prelaj (1877-1966) mesues, patriot, politikan, deputet ne Mal te Zi (1918);

– Dom Preng Qefalia (1900-1967), historian e letrar, publicist;

– At Rrok Gurashi (1894-1965) filozof, folklorist;

– Dom Rrok Frisku (1892-1956) filozof;

– Át Rrok Vataj (1905-1976) filozof;

– Át Simon Mikeli (1892 – 1945), filozof, mesues;

– Át Silvester Hila (1905-1967) filozof, muzikant, mesues, letrar, shkrimtar, rektor;

-Dom Shtjefen Kurti (1898-1971) historian, shkrimtar, rrefyesi i pare i Nene Terezes se Kalkutes, laureates te cmimit “Nobel”;

– Dr. Dom Tom Laca (1898-1962) filozof, jurist;

– Imzot Vincenc Prennushi (1885-1949) atdhetar, poet, prozator, dramaturg, publicist, perkthyes, folklorist, predikator i shquar, filozof, autori i romances “Gruaja Shqiptare”, poliglot;

– Át Viktor Volaj (1910-1995) etnograf, gjuhetar, profesor, perkthyes, letrar, rektor;

– Át Zef Mesi (1869-1945), filozof;

– Át Zef Saraci (1884-1954) docent ne filozofi, shkrimtar, historian;

(te gjithe te dhenat mbi Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar jane marre nga vepra monumentale e Dr. Pjeter Pepa: “Tragjedia dhe Lavdia e Klerit Katolik ne Shqiperi”, vell. 1 dhe 2, Tirane 2007 dhe nga vepra e Át Zef Pllumit: “Histori kurre e shkrueme, Tirane 2006. Keto personalitete te kultures shqiptare i kam trajtuar pak si me ndryshe ne artikullin: 78-Cfare perfaqeson Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i vitit 1972?, lexuesi duhet te me fale pasi mund te kem harruar pa vene autor te tjere po aqe te lavdishem se te mesipermit).

Diku rreth vitit 1937 njeri prej ketyre korifejve doli ne nje fotografi me ajken e artisteve, shkrimtareve dhe intelektualeve te Shqiperise. Te pakten njeri prej tyre, Lasgush Poradeci, ishte i barabarte me Ernest Koliqin ne çdo permase (foto poshte), duke argumentuar se produkti intelektual i nje populli ka vetem nje rruge formimi, pamvaresisht se ku jetojne ata dhe prej nga rrjedhin (kjo vlen edhe per edukaten apo karakterin individual te Njeriut).

by  më 18/05/2019

Dil Gjergj Fishta, prej kah je

0
Besnik Palnikaj (poezi)
***

-Dil, Gjergj Fishta, prej kah je,

E shifi këta bijt e tu,

Si ia ndritën faqen kombit,

-Né Deçan janë besatu.

Ka po kthehen n’fen e t’parve,

-Për me pasë bekim ndër breza,

Siç u kthye Gjergj Kastrioti

N’rrugën e shenjtë si Nânë Tereza.

Cohu, vigan i gjuhës shqipe,

-Na jep zemër si ma parë,

Bashko germat e bashko zemrat,

Për kta djem, burra shqiptarë.

-Veçse po, mos me harrue,

Në Lahutën e Malësis,

Me ia shtu faqet e reja,

Në kët pikë të historis.

-Deshtën me na zhdukë kulturen,

Dikush duhej me na pri,

Djalli e Turku janë ba bashkë,

Me gjak tonin s’dinë me u ngi.

-Por sa t’ket n’Deçan djem nanash,

Sa t’ket gjak prej Kastriotit,

Ka me kthy Kosova kryet,

Për me ecë n’rrugën e Zotit.

-Se ka prap shqiptarë të ndershëm,

Që për hir t’Perëndisë,

Kanë me ecë n’gjurmët e t’parve,

Me ia kthye nderen Shqipnisë.

Sovraniteti dhe sovranistët

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Çdo vend (i pa) varur në botën e sotme pohon dhe pretendon se respekton sovranitetin e të tjerëve. Por, siç e dimë gjithë dhe siç flet “gjuha” e do t’ju thotë çdo ithtar i Realpolitikes bashkëkohore, gjërat nuk funksionojnë kështu! Sot egzistojnë shtete me sovranitet më të theksuar dhe ka sish me sovranitet më të zbehur. Raporti midis këtyre dy sovraniteteve “(ri)ndërtohet”jo vetëm përmes fuqisë që shtetet i disponojnë por, edhe përmes dobësive që ato i shfaqin dhe shpërfaqin gjatë egzistencës së tyre sociopolitike.

2. Është vërtetuar sociologjikisht, se shtetet më të forta ndërhyjnë rregullisht në punët e brendshme të shteteve më të dobëta, ndërsa shtetet më të dobëta vazhdimisht përpiqen të forcohen për t’i rezistuar një ndërhyrjeje të tillë, aspak të këndshme e dobiprurëse. Pra, nëse supozojmë apo edhe nëse dëshirojmë gjitha shtetet (e shpallura, të njohura dhe të panjohura, të pranuara dhe të pa pranuara) pak a shumë do të ishin vërtet sovrane (ashtu siç edhe proklamohen), atéherë asnjë nga këto shtete nuk do të kishte nevojë për shërbim inteligjence, e as për forca të armatosura, e as…

3. Megjithatë, shumica e shteteve të shpallura apo të pashpallura e “gëzojnë” të drejtën e “ushtrimit” të (paktën moral!) të një kontrolli minimal egzistencial mbi sovranitetin e proklamuar në territorin e tyre. Që nënkupton se sintagma e sovranitetit nuk është gjithnjë i pakuptimtë dhe i panevojshëm! Sepse, sovraniteti sado formal që të jet ai sido kudo mund të vendos një kufi normativ për shkallën dhe llojet e ndërhyrjeve nga shtetet që e kërcënojnë ate.

Sikurse është rasti ynë me Serbinë…

Washingtoni dhe Brukseli, po gabohen në rastin e Urës së Ibrit!

2

Nga: Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Është e dijtur kahmoti që urat si konstruksione fizike nuk simbolizojnë thjesht vetëm struktura të zakonshme prej guri, betoni ose hekuri që përshkojnë një lumë. Ato janë edhe një lloj shpirti metafizik që lidhin brigjet, lidhin njerëzit dhe bëhen alter ego i jetës, i respektit, po nëse doni edhe miqësisë midis popujve, shteteve e kombeve nga më të ndryshme. Secila urë, me këto dimensione e ndërtuar e ka një destinacion, një simbolikë, po edhe një porosi të caktuar. E përbashkëta e të gjithave urave është se ato lidhin brigje me botëkuptime, ideologji dhe bindje të ndryshme sociale, politike, ekonomike, etj. ‘

2. Të hapësh një urë do të thotë të zgjasësh dorën e miqësisë dhe të bashkéjetesës me të tjerët. Të zbusësh paragjykimet dhe të mënjanosh armiqësitë e akumuluara midis njerzëve. Pra, Urat pra synojnë të zhdukin barriera, të fshijnë kufijt etnik, fetar, social e politik, madje edhe të eliminojnë mosmarrëveshjet midis popujve. Ato fundi i fundi përveç lidhjes së brigjeve pretendojnë në shumicën e kontesteve ndërshtetërore (si është rasti ynë me Serbinë) krijojnë atmosferë tolerance dhe një lloj “kimie”interesante sociale e padyshim edhe politike mes njerëzve.

3. Moshapja e urës në Mitrovicë, padyshim që në mënyrë (in)direkte e dëshmon edhe figuratisht shtrirjen e sovranitetit të Serbisë. Ama, pajtimi me këte konstatim nënkupton decidivisht një raport antidemokratik, madje edhe anticivilizues. Sepse, mbyllja është kundër lirisë së lëvizjes e qarkullimit të lirë të njerzëve e mallrave…pra, kundër parimeve fundamentale të shtendërtimit, cilësi që edhe i identifikon shtetet e sotme perëndimore…

Muhammed Yunus, kreu i qeverisë së përkohshme të Bangladeshit dhe Shqiptarët

0

“Bankieri i të varfërve”, Profesor Mohammed Yunus, laureat i çmimit Nobel të Paqes për vitin 2006, duke folur në darkën gala të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, pasi iu dorëzua “Çmimi për Arritje Jetësore”, me 17 shtator, 2013 në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli

Mediat botërore njoftojnë se Profesori Mohammed Yunus, laureat i çmimit Nobel të Paqës për vitin 2006, arrijti në Bangladesh për të bërë betimin si udhëheqës i përkohshëm i atij vendi.  Z. Yunus, në moshën 84-vjeçare, arrijti në vendin e tij, vetëm disa ditë pasi Kryeministrja Sheikh Hasina – gruaja që ka qeverisur Bangladeshin me një dorë të hekurt autoritare për 15 vjet – u detyrua të hiqte dorë nga detyra e saj dhe të largohej nga vendi pas prtoestave më mëdha popullore që kërkonin largimin e saj.  Ajo u detyrua të jepte dorëheqje nga detyra e Kryeministres pas protestave të forta kundër qeverisë së saj. Protestat shpesh të dhunshme, të udhëhequra nga studentët – prej të cilave mbetën të vrarë qindra protestues — u ashpërsuan, për fat të keq, dita ditës përball refuzimit të Kryeministres Hasina të jepte dorëheqjen.

Një prej kërkesave kryesore të protestave të udhëhequra nga studentët ishte që Profesori Yunus, fitues i Çmimit Nobel për Paqe (2006) të emërohej në krye të qeverisë së përkohshme – me shpresën se i ashtuquajturi “bankieri i të varfërve”, do të rivendos demokracinë në Bangladesh pas disa viteve të një regjimi autokrat në atë vend.  Sipas lajmeve në mediat botërore, vendimi për të emruar Profesorin Yunus në krye të qeverisë së përkohshme është marrë pas një takimi konsultimesh midis Presidentit të vendit, Mohammad Shahabuddin, udhëheqsve ushtarakë dhe udhëheqësve të studentëve protestues kundër regjimit të kryeministres së vendit.

Në një deklaratë mbi zhvillimet e fundit dramatike politike në vendin e tij, Profesori Yunus përshëndeti “Studentët trima të cilët dolën në krye të përpjekjeve për të bërë të mundur Ditën e dytë të Fitores”, dhe falënderoi “popullin që i dha atyre mbështetjen e plotë”. “Le ta përdorim”, shtoi ai, “fitoren tonë të re” ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të qetë dhe të “përmbahen nga çdo lloj dhune”.  Ai ftoi të gjitha partitë politike por dhe të gjithë ata që nuk merren me politikë që të jenë të qetë gjatë kësaj periudhe të vështirë në historinë e vendit të tij. “Ky është vendi ynë i bukur, që ofron shumë mundësi të shkëlqyeshme. Ne duhet ta mbrojmë dhe ta bejmë edhe më të bukur për të gjithë ne dhe për brezat e ardhëshëm”, tha ndër të tjera udhëheqsi i emëruar për të qeverisur përkohsisht vendin dhe për të organizuar zgjedhje te reja.

Profesorit Yunus, i njohur anë e mbanë botës si “Bankieri i të varfërve”, iu dha Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2006, pikërisht, për ndihmën — që nepërmjet bankës së tij Grameen Bank, të cilën ai e themeloi në vitin 1983 — u jepte miliona njerëzve mundësinë që të dilnin nga varfëria, e të cilët nuk kishin mundësi të përdornin bankat e zakonta për marrje kredishë.  Ishte, pikërisht, ky program mikro-financimesh, veçanërisht për femrat, që frymëzoi projekte të ndryshme mikrofinancimesh në dyzina vendesh në botë –- e që tërhoqi vëmendjen dhe eventualisht edhe mbështetje nga shumë udhëheqës botërorë, gjatë viteve.

Në rregull, mund të thotë dikush, por çfarë ka të bëjë me Shqipërinë dhe me shqiptarët ky bankier i të varfërve, fitues i Çmimit Nobel për paqe, me origjinë nga Bangladeshi?  Ishte Janari i vitit 2013. Profesori Yunus, si fitues i Çmimit Nobel për paqe, falë ideve të tija të kredive mikro për shtresat e varfëra të shoqërisë, konsiderohej si një prej 100-personaliteteve më të njohura në botë. Në vitin 2011, qeveria shqiptare i kishte bërë ftesë atij të vizitonte Shqipërinë për të parë nga afër se si po zbatohej në praktikë teoria e tij e ndihmës teknike për hapjen e bizneseve shoqërore për shtresat më në nevojë të atij vendi.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nderoi (2013) me çmime Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe nobelistin e paqës, Muhammad Yunus, si persona që kanë kontribuar në favor të shqiptarëve kudo që ndodhen.

Unë nuk di, pasi nuk e kam ndjekur zbatimin e këtij programi gjatë viteve në Shqipëri, por më kujtohet se në atë kohë komuniteti shqiptaro-amerikan në krye me organizatën më të fortë për nja dy dekada në Washington – Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) — e mbështeti idenë e projekteve në Shqipëri të mikrofinancimeve të Bankës së themeluar nga Profesor Yunus. Mos gabofsha, sikur kjo nismë ka filluar të zbatohej në prill të vitit të vitit 2011-12, kur, aktualisht, nisën të mbështeteshin dhe të hapeshin të ashtuquajturat bizneset e para sociale në Shqipëri

Për të inkurajuar vazhdimin e këtij programi në Shqipëri, por jo vetëm, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) kishte vendosur të ftojë Profesorin Yunus që të takohej me përfaqsuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke i akorduar atij, “Çmimin Për Arritje Jetësore”, në darkën vjetore gala, në shtator të vitit 2013. Ashtu siç ishte traditë çdo vit, NAAC kishte ftuar në atë darkë udhëheqsit politikë nga të gjitha trevat shqiptare, të ardhur në Nju York për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.  Morën pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, kryebashkiakja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa, mndër të tjerë.

Atë natë, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nderoi me çmime Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe nobelistin e paqës, Muhammad Yunus, si persona që kanë kontribuar në favor të shqiptarëve kudo që ndodhen.  Me atë rast, Mohammed Yunus, foli para qindra shqiptaro-amerikanëve duke shpjeguar programin e tij bankar nepërmjet shembujve konkretë se si funksionon programi i tij për kredi të vogla, për të varfërit.  Profesori Yunus para audiencës në darkën e NAAC-ut qe shprehur optimist për interesimin – sidomos nga të rinjtë në Shqipëri — për këtë lloj biznesi shoqëror duke shtuar se, fillimisht kishte vërejtur një entuiziazëm shumë të madh në Shqipëri, në atë kohë.

Unë nuk mund të vlerësoj programin dhe projektet e zhvilluara në Shqipëri gjatë viteve nga Banka e Profesorit Yunus Mohammad — pasi siç thashë më lartë, nuk e kam ndjekur — por e dij se ai vet ishte shumë i interesuar për të ndihmuar Shqipërinë në atë kohë, ndërsa komuniteti shqiptaro-amerikan në krye me organizatën Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) ishte serioz në mbështetjen e projekteve mikrofinanciare të tij që ai kishte në plan për Shqipërinë.

Për mirë ose për keq, kjo ishte lidhja e udhëheqsit të ri të përkohëshëm të Bangladeshit me Shqipërinë dhe shqiptarët – nepërmjet komunitetit shqiptaro-amerikan,  kryesuar në atë kohë nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Është gjithashtu e vështirë të thuhet nëse emërimi tij në krye të qeverisë së Bangadeshit është diçka e mirë ose jo për të personalisht dhe për vendin e tij në këtë periudhë të vështirë politike. Çmimi Nobel për Paqe që i është dhenë atij për punën në fushën e mikrofinancës, nuk besoj se i garanton atij ose vendit të tij sukses në fushën politike.  Por ajo që unë besoj është se edhe në një vend, megjithë problemet e mëdha politike, korrupsionit dhe varfërisë së madhe me të cilat përballet një shtet, siç është Bangladeshi – gjithmonë ka mundësi dhe shpresë për ndryshime pozitive. Kjo është edhe arsyeja që protestuesit bangadeshas, të udhëhequr nga studentët, nepërmjet protestash kërkuan kthimin në atdhe të Profesor Yunus Mohammed në krye të qeverisë së përkohëshme, me qëllim për të bërë ndryshimet e nevojshme politike dhe ekonomike, nepërmjet zgjedhjeve të lira dhe drejta.

  • Frank Shkreli* –*Autori ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

Le t’i vehen masa ndëshkuese Kosovës, Ura e Ibrit duhet liruar!

0

Gani I. Mehmeti

Kur nuk bën lëvizje, kërkohen ato; kur bën lëvizje, të qortojnë të ndalesh; kur nuk zbaton ligjin e kushtetutën, kërkojnë të zbatohen. E kur ti i zbaton, jo vetëm që janë kundër zbatimit të ligjit e të kushtetutës, por të vënë edhe masa. Kësaj i thonë: Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava! Dhe, kështu do të jetë gjithmonë deri sa të jesh i vogël, deri sa tjerët duan të prejnë rrobat ty pa t’i matur fare, vetëm ashtu si duan ata, apo kësaj radhe, ashtu siç kërkon Vuçiqi, pse ai u bë i fortë me përkrahjen e Rusisë, ndërsa aleatët tanë, po duan ta sakrifikojnë Kosovën për ta kthyer nga vetja Serbinë, e cila kurrën e kurrës nuk do të kthehet, nëse i kërkohet të ndahet nga Rusia. Krejt Kosova është ze vogël, që Vuçiq të ndahet nga Rusia !

Ne jemi dëshmitarë të kohës dhe e dimë se si veriu i Kosovës mbeti me shumicë serbe! Ajo u bë me shumicë serbe, mbasi serbët me ndiohmën e KFOR-it përndoqi shumicën shqiptare nga ajo anë deri tek lumi Ibër, duke i vrarë e duke ua djegur shtëpitë sikur në Srebrenicë dhe kurrë më deri sot nuk u bë asnjë përpjekje për kthimin e tyre në shtëpitë e veta, mu sikur në Sanxhakun e Nishit në vitiet 1877/1878, politikë e Serbisë kjo, për ta marrë veriun, por me përkrahjen e KFOR-it aso kohe, e tani përmes edhe të BE-së.

Tani, kjo ,po shihet se paska qenë një koordinim atë kohë mes Serbisë dhe KFOR-it për krimin ndaj shqiptarëve në atë anë. Kjo po shihet edhe sot nga Borell, Lajçak e Stano, të cilët, kur u konvenon atyre, thonë se duhet formuar ura bashkëpunimi, por kur vie puna tek zbatimi i ligjit e kushtetutës në Kosovë, janë kundër hapjes së urës mbi lunin Ibër, sepse, me gjasë kjo paska qenë e kurdisur që nga koha e pasluftës, prandaj, lëre që nuk lejojnë të hapet ura për lëvizje të lirë, sepse po u hap kjo urë, po mbetet të kuptohet që veriu i Kosovës është i Kosovës e jo i Serbisë, por me mbetjen mbyllur të urës, po kuptohet se veriu do të ndahet, e se, do t’i bashkohet pastaj Serbisë apo do të mbetet shtet serb më vete, mbetet të shihet.

Përndryshe, po të mos jetë kjo kështu, nuk do të kishte kurrfarë logjike të kërkohet të mbetet ura e mbyllur. Kështu që, ura tani po ka dy kuptime – si urë lidhëse dhe si urë ndarëse, siç është në rastin konkret.

Dhe ,për habinë edhe më të madhe, BE-ja paralajmëron edhe masa tjera ndaj Kosovës, pse kjo po kërkon shtimin e sovranitetit dhe bashkimin e territorit të saj, edhe atje ku u nda nga KFOR-i, i cili, tani po mbron krimet e veta dhe të serbëve mbi popullin shqiptar atë kohë.

Këtu është një pabesi e tradhti e madhe nga BE. Ajo po do gjithsesi që veriun t’ia shkoqë Kosovës. Ky është plani i tyre i përgatitur prej kohësh.

Përse nuk i vunë masa Serbisë me mossanksionimin e saj ndaj Rusisë? Jo, sepse Serbia e ka Rusinë dhe është armatosur deri në dhëmbë sa e kërcënon edhe KFOR-in e i rrahë kur të dojë!

Ndërkaq, pse Kosova do sundimin e ligjit në mbarë territorin, i vehen masat. Le t’i vehen, ura duhet liruar!

Unë po të isha kryeministër, nuk do e jepja veriun për asnjë çmim. Më mirë me masa nga BE-ja sesa pa veriun.

Pra, mos qofsh i vogël, se të shkelin!

“Ruajtja e Identitetit Kombëtar Shqiptar, nuk është sulm ndaj fesë: Një kundërpërgjigje Milazim Krasniqit

1

Pamje e një varrimi në Pakistan, pas një akti terrorist të islamikëve

Nga: Basri Beka

Pretendimet e Milazim Krasniqit, se ekziston një luftë speciale psikologjike kundër shqiptarëve muslimanë në Kosovë, e nxitur nga qarqe serbe dhe islamofobike evropiane, janë të pabaza dhe të rrezikshme.

Në realitet, lëvizjet kundër islamit politik nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje për të mbrojtur identitetin dhe kulturën shqiptare nga ndikimet e huaja. Këto lëvizje synojnë të mbrojnë kulturën tonë kombëtare nga përpjekjet për të imponuar një ideologji dhe kulturë të huaj, të cilat nuk përfaqësojnë trashëgiminë tonë kombëtare.

Serbia, në fakt, ka qenë një nga aktorët kryesorë që ka stimuluar islamizimin e shqiptarëve. Serbia është ajo që kundërshton lëvizje si ajo e Deçanit dhe nismat për braktisjen e islamit politik, pasi këto lëvizje përbëjnë një kërcënim për strategjinë e saj afatgjatë për të ruajtur ndikimin e saj mbi shqiptarët dhe për të përdorur ekstremizmin për qëllimet e saj politike.

Lëvizjet që kërkojnë të mbrojnë shqiptarët nga islamizimi politik nuk janë sulme ndaj fesë, por përpjekje për të ruajtur integritetin kulturor dhe kombëtar të popullit tonë. Kalimi në islam gjatë periudhës osmane nuk ishte një zgjedhje e lirë, as një zhvillim organik i identitetit shqiptar, por një imponim i një fuqie të huaj.

Përpjekjet për të rivlerësuar dhe rigjetur rrënjët tona kombëtare nuk kanë asgjë të përbashkët me islamofobinë, por janë një përpjekje legjitime për të mbrojtur trashëgiminë dhe kulturën tonë të pasur.

Krasniqi gabon rëndë kur përpiqet të barazojë këto përpjekje me një luftë psikologjike të orkestruar nga Serbia ose qarqet islamofobike. Në të vërtetë, përpjekjet për të mbrojtur identitetin dhe kulturën shqiptare nga ndikimet e huaja përbëjnë mbrojtjen më të mirë kundër planeve serbe.

Lëvizje si ajo e Deçanit dhe nisma të tjera që promovojnë ruajtjen e trashëgimisë shqiptare dhe distancimin nga islamizimi politik janë kundërshtuar pikërisht nga Serbia, sepse këto lëvizje dobësojnë ndikimin e saj dhe forcojnë unitetin kombëtar shqiptar. Milazim Krasniqi bën një gabim të madh kur përpiqet të barazojë Kosovën me Bosnjën dhe të sugjerojë se Serbia ka një qasje të ngjashme ndaj të dyja vendeve. Kosova dhe Bosnja kanë trajektore historike dhe kontekste kulturore tërësisht të ndryshme, dhe këto dy kombe nuk mund të krahasohen në mënyrë sipërfaqësore.

Identiteti kombëtar shqiptar është i rrënjosur në lashtësinë ilire, shumë përpara ndikimeve osmane apo sllave. Shqiptarët janë një komb me një kulturë dhe gjuhë të veçantë, të cilat kanë mbijetuar përkundër sfidave të shumta.

Gjatë periudhës osmane, shqiptarët u përballën me presionin e madh për të pranuar fenë islame, që shoqërohej me dhunë dhe represion. Ky kalim i detyruar në islamizëm nuk përfaqësonte një devijim nga shqiptarizmi, por një përpjekje për mbijetesë nën pushtimin e huaj. Në anën tjetër, identiteti kombëtar boshnjak është thellësisht i ndikuar nga trashëgimia sllave, duke pasur lidhje të ngushta kulturore dhe historike me kombet sllave të Ballkanit.

Krahasimi që bën Milazim Krasniqi është një përpjekje e gabuar për të krijuar një lidhje aty ku nuk ekziston. Krahasimi i metodave serbe në Bosnje dhe Kosovë është i pasaktë dhe i paqëndrueshëm. Serbia ka ndjekur strategji të ndryshme ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, duke shfrytëzuar dallimet kulturore dhe fetare për të avancuar agjendat e saj politike.

Përderisa në Bosnje, Serbia ka përdorur retorikën fetare për të krijuar ndasi midis komuniteteve sllave, në Kosovë ajo ka mbështetur islamizimin politik për të dobësuar identitetin kombëtar shqiptar dhe për të krijuar përçarje brenda shoqërisë shqiptare. Në fund, përpjekjet për të mbrojtur identitetin dhe kulturën shqiptare nga ndikimet e huaja janë një detyrë e shenjtë për çdo shqiptar.

Pretendimi i Krasniqit se këto përpjekje përbëjnë një lloj lufte speciale kundër muslimanëve shqiptarë është një shtrembërim i së vërtetës dhe një fyerje ndaj përpjekjeve të shqiptarëve për të ruajtur trashëgiminë e tyre kombëtare.

Për më tepër, pretendimi i Milazim Krasniqit se “hapja e kësaj teme synon të shërbejë si provokim për ta shndërruar reagimin e shumicës në një ‘provë të ekstremizmit islamik’,” duke sugjeruar se Serbia do ta shfrytëzojë këtë si “corpus delicti” për të rimarrë kujdestarinë për disiplinimin e muslimanëve të Ballkanit, është një deklaratë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.

Ky pretendim mund të shihet si një thirrje e hapur për dhunë ndaj lëvizjes së Deçanit dhe çdo iniciative që synon të mbrojë identitetin kombëtar dhe lirinë e besimit. Një deklaratë e tillë është jo vetëm dezinformuese, por edhe rrezikon të krijojë një atmosferë të rrezikshme, ku lëvizje paqësore dhe demokratike etiketohen si kërcënime, duke justifikuar përdorimin e dhunës kundër tyre.

Në fund, është e qartë se përpjekjet për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin shqiptar nga ndikimet e huaja dhe për të forcuar unitetin kombëtar janë një kundërpërgjigje e domosdoshme ndaj planeve serbe për të përçarë dhe dobësuar shqiptarët.

Këto përpjekje nuk duhet të keqkuptohen apo të shtrembërohen, por të mbështeten si një mbrojtje legjitime e identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.