Kreu Blog Faqe 776

Një përgjigje e Eshref Ymerit rreth një komenti të Paul Tedeschinit

1

Nga: Eshref Ymeri

Përgjigje e Eshref Ymerit dhënë Paul Tedeschinit në një koment rreth shkrimit të tij : “Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani”

I nderuar Paul,
Ideja juaj është shumë e drejtë, por problemi është se kush ta kërkojë krijimin e Asociacionit shqiptar, po në territorin shqiptar, që ndodhet nën pushtimin e Serbisë? Të vdekurit? Se politikanët shqiptarë janë të vdekur e të pakallur. Ndërkombëtarët, të cilët janë rreshtuar në anën e Serbisë fashiste, janë të bindur se shqiptarët do të tërhiqen dhe do të lejojnë krijimin e Asociacionit varrmihës për Republikën e Dardanisë. Pse? Sepse Evropa i vlerëson shqiptarët si mendjelehtë.
Ju me siguri që e keni lexuar një informacion, të botuar para disa vjetësh në internet lidhur me luftën e Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare në Maqedoni në vitin 2001. Në atë informacion thuhet:
“Dihet… se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Agim Qeriqi. “I robëruari nuk ka çka humb në luftë,
përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 21 tetor 2012).
Pra, i nderuar Paul, shqiptarëve, siç e dini shumë mirë, tradicionalisht, që nga Pallazgoiliria, e keqja u ka ardhur dhe vazhdon t’u vijë nga vetja. Në fundin e viteve ’90, kur Serbia fashiste, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, po kryente krime të përbindshme në Dardani, Shqipëria, në veri të vendit, siç më ka rrëfyer koloneli Dilaver Goxhaj, kishte të dislokuara 400 tanke, por nuk futi në Dardani as edhe një tank të vetëm për të ndihmuar vëllezërit tanë dardanë.
Ju uroj çdo të mirë e mbarësi në familjen tuaj.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 19 korrrik 2024

____

Paul Tedeschini Te falem nders Eshref per skjarimin.
Nga kjo po me vjen nji idè: Pse te mos kerkohet atehere nji” Asociacion” edhe ne territorin e Serbise per tokat e banume nga popullsi shqiptare?
Ky asht Parimi i Reciprocitetit pra Drejtesia vlene per te gjithe njilloj e jo vetem per njenen pale.

Kush qëndron prapa atentatit ndaj Trump?

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë 

Pa i hyrë teorive konspirative për atentatin e dështuar ndaj Trump të dhënat që ka nxjerrë FBI tregojnë se Trump është goditur me tre lloj armësh gjysëm automatike, pra duhet të kenë marrë pjesë më shumë se një person në attentat. Në vëndin ku u vra atentatori është gjetur edhe një radio-transmetuese , pra me dikë komunikonte. Argumente te tjera janë disa si plogështia (?!) e disa punonjësve të gardës që mbronte Trumpin për të kontrolluar zonën , madje edhe kur një  nga spektatorët i tha punonjësve të sigurisë se.. dikush është mbi cati dhe ka një armë…, por ata nuk reaguan dhe mbeten si të hutuar. Vrasja e dy personave nga FBI përfshi dhe atentatorin dhe plagosja e një spektatori, tregon që atentati ka qënë serioz dhe me qëllim eliminimin e kandidatit për President të SHBA.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson tha gjithashtu se Dhoma e Përfaqësuesve do të kryejë një hetim të plotë të sulmit në tubimin e fushatës së Trump. “Populli amerikan meriton të dijë të vërtetën,” tha Johnson. “Ne do të kemi Drejtoreshën e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dhe zyrtarë të tjerë përkatës nga DHS dhe FBI të paraqiten për një seancë dëgjimore përpara komiteteve tona sa më shpejt që të jetë e mundur (Donald Trump appeared to be the target of an assassination attempt. Here’s what to know (msn.com).

Edhe reagimi i Presidentit Biden ndaj atentatit Ishte fortë dhe domethënës: “të gjithë duhet të dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj Ish-presidentit Donald Trump.Duke Iu drejtuar kombit rreth dy orë pas të shtënave, Biden tha se ndjehej I lehtësuar që Trump thuhet se “po bën mirë”. Ai tha se nuk kishte qenë në gjendje të kontaktonte Trump përpara komenteve të tij, por Shtëpia e Bardhë tha se ai foli me Trump disa orë më vonë.”Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë,” tha Biden. “Ideja se ka dhunë si kjo në Amerikë është thjesht e padëgjuar” (Biden says ‘everybody must condemn’ attack on Trump | AP News).

Edhe udhëheqësit e tjerë të botës shprehën përkrahje për kandidatin Trump dhe dënuan aktin e atentatit ndaj tij si  një shënjë e keqe për demkracionë perëndimore. Sigurisht qeveria shqiptare dhe eksponentë politikë shqiptarë e dënuan atentatin dhe shprehen solidaritet me demkoracinë amerikane dhe SHBA.

Problemi qëndron se kush mund të ishte i interesuar për të vrarë ish presidentin Trump?

Mund të ishte një person me probleme mendore që bëri atentatin, i nxitur nga retorikat e ndezura politike në SHB? Kjo mund të bjerë poshtë lehtësisht po të marrësh parasysh se të sëmurët mendore nuk mund të planifikojnë por mund të bëjnë gjera të çastit dhe pa u përgatitur mirë e pa patur ndonjë ekip që ti përgatisë sepse impulse patlogjik është i çastit dhe veprimi është i menjëhershëm.

Pra problemi mbetet tek grupet politike brënda apo jashtë SHBA që  nuk duan që Trump të bëhet President. Duke ditur se atentatet ndaj Presidentëve amerikanë ku katër nga ata kanë qënë vdekje- prurëse, kanë patur si qëllim eliminimin e një Presidenti i cili dëshëronte të realizonte politika kretjësisht antagoniste me kandidatin tjetër, pra kanë qënë pasoja të luftrave politike të ashpra në SHBA por në kuadër të demokracisë amerikane. Kjo po ndodh edhe sot në SHBA. Shpresojme të mos përsëritetet.

Kush mund të jenë këto grupe politike që mund të përfitojnë nga largimi i Trump ?

Këta mund të jenë ata grupe që dëmtohen nëse Trump do të mund të bëhej President. Kjo argumentohet me retorikat e Trump gjatë fushatës, retorika të cilat kërkojnë: ndalimin e emigracionit të paligjshëm në SHBA sidomos të meshkujve  kontrabandistë e kriminalët hispanikë duke ngritur muret në kufi me Mexikën, ndërprerjen e luftës në Ukraine, ndalimin e luftës në Gaza, rishikimet e prgrameve të NATO-s, zvogëlimin e borxhit buxhetor të SHBA i cili është rreth 20 trilion dollarë, përpjekje për marëveshje me shtetet si Kina, Rusia, Koreja e Veriut,  dhe mundesisht mbajtja larg e luftës.

Më të Interesuarit për të vazhduar luftrat, janë lobet amerikane ushtarake që kërkojnë vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe kudo, me qëllim të rritjes së fitimeve nga shitjet e armëve, dhe mbajtjes së dobësuar të Rusisë dhe Kinës duke forcuar NATO-n si pjesë e sigurisë kolektive të botës perëndimore.

Një argument tjetër është edhe fraza e një opozitari ukrainas ndaj Zelenskit, Viktor Medvedchuk, i cili i dërgoi një letër Trump ku shkruhej : “Eleminimi fizik i kundërshtarëve politikë dhe korrupsioni politik janë hallka në një zinxhir për ata që kërkojnë të qëndrojnë në pushtet dhe po përfitojnë nga lufta në Ukrainë duke u shitur armë neo-nazistëve ukrainas.” (https://www.yahoo.com/neës/russian-media-medvedchuk-sends-letter-145034803.html).

Nuk ka ndonjë të dhënë se rregjimi Iranian të kërkonte eliminimin e Trump duke ditur se në kohën e Trump marëdhëniet e SHBA me Iranin ishin në një nivel diplomatik pa retorika armiqësore.

Këto Informacione  tregojnë mundësinë e një lufte politike të ashpër në SHBA mdis lobeve që duan të vazhdojnë luftrat, me idenë se Kina, Rusia dhe në përgjithësi BRICS, dhe organizata e Shangait (një forum për sigurinë dhe mbrojtjen në Euroazi), dhe po rrezikojnë demokracinë perëndimore e për pasojë duhen mbajtur nën kontroll, – me lobet që kërkojnë marëveshje dhe zgjidhje të konflikteve pa luftë.

Si konkluzion duket qartë se SHBA në këto zgjedhje të ardhshme presidenciale gjëndet përballë dy strategjive komplet të ndryshme të të dy Partive kryesore të SHBA: Demokratët që duan të ruajnë dominimin amerikan nëprmjet forcimit të NATO-s dhe bashkëpunimit të të gjitha demokracive perëndimore me BE, Australi, Kanada, Angli, për të ruajtur dominimin e Dollarit amerikan dhe të zonave të Influencës në botë, dhe nga ana tjetër strategjia Trump për `Make Amerika great again`, duke pranuar realitetin ndryshe të botës sepse kanë dalë forca të tjera ekonomike-politike me të cilat duhen ndarë zonat ekonomike-politike, dhe për një botë globaliste por jo me dominimin e vetëm të një shteti dhe të një monedhe, por arritja e zgjidhjeve me marëveshje e jo me luftë.

p.prifti@umb.edu.al

Lufta e Serbisë “me historinë”…!

0
Pas krizës së fundit në mes Kosovës dhe Sebisë me rastin e reciprocitetit të targave të automjeve, kërcënimi serb për një luftë të re shkoi aq larg sa i ngriti në ajr aeroplanat bombardues Mig29.
Menjeherë, pas kësaj sekuence, ndodhi një akt terrorist, i organizuar nga serbët dhe përgjegjegjësinë e mori Radojciq.
Kështu, Serbia dhe ardhacakët serbë po e vazhdojnë luftën me historinë edhe në shekullin 21 për qellime hegjemoniste ndaj shqiptarëve atutoktanë.
LUFTA E SERBISË ME HISTORINË
Beteja e propagandes shkon deri ne te kaluaren e lashte. Serbia zyrtare krenohet me historine e saj heroike dhe te qendreses. Problemi i vetem jane faktet.
___
Nga Christopher Bennett
___
Ndersa Serbia sfidon fuqine e Perendimit, shume Serbe krenohen se historia e tyre provon se pavaresisht nga ndryshimi i fuqise se armeve, ata asnje here nuk do te munden.
Problemi eshte se versioni i te kaluares qe tregohet ne Beograd nuk qendron. Serbia nuk eshte duke luftuar vetem kunder NATO-s, ajo eshte ne lufte edhe me historine.
Pasioni dhe ekspertiza me te cilat kaq shume serbë flasin aq shpesh dhe aq gjate rreth vendit te tyre dhe se kaluares se tij heroike permban nje mungese te madhe balance, paanesie dhe kuptimi. Opinionet bazohen pothuajse krejtesisht ne paragjykime dhe parakushte. Qe prej betejes famekeqe te Kosoves ne vitin 1389 deri ne ngjarjet e ketij shekulli, historia dhe mitet jane nderthurur ne nje besim pothuajse fetar nacional. Cdo njeri qe guxon te vere ne dyshim nenet e ketij besimi etiketohet si heretik.
Sipas legjendes se Kosoves, udheheqesit Serb, Princi Lazer, i eshte ofruar ne prag te betejes nje mundesi per te zgjedhur midis nje mbreterie ne toke dhe nje ne parajse. Duke u betuar se “Eshte me mire te vdesesh ne beteje se sa te jetosh me turp,” ai zgjodhi boten tjeter, dhe per kete aresye u vra te nesermen, ne ate qe perkujtohet si nje disfate e lavdishme qe i dha fund perandorise Serbe te Mesjetes dhe qe çoi ne pothuajse pese shekuj erresire nen zgjedhen e huaj Otomane.
Eshte e vertete, qe nje beteje u be ne diten e Shen Vitus ne 1389 ne Fushe Kosove, fusha e zogut te zi, ne te cilen Princi Lazar dhe Sulltan Murati, udheheqesi Otoman, u vrane qe te dy. Deri ketu eshte e qarte. Megjithate, pothuajse cdo aspekt tjeter i betejes-perfshire edhe perfundimin e saj-mbetet nje mister.
Bazuar ne provat historike, si ushtria Otomane ashtu edhe ajo Serbe ka shume mundesi qe te kene qene forca shumekombeshe. Ne fakt, ka shume mundesi qe pjesa me e madhe e popujve te Krishterete Ballkanit, perfshire ketu edhe Shqiptaret, te kene kontribuar me trupa per kauzen Serbe dhe se Serbet dhe Shqiptaret te kene luftuar ne te dyja krahet.
Per sa i perket rezultatit, duket se beteja nuk ka qene aq e rendesishme dhe vendimtare sa eshte pershkruar. Rezultati ka qene me teper nje barazim se sa nje fitore e Otomaneve, sepse forcat Turke menjehere pas kesaj beteje u terhoqen nga rajoni. Vete perandoria Serbe ishte shkaterruar qe perpara 30 vjeteve, megjithese pavaresia e shtetit mbeti ne fuqi edhe per 70 vjete te tjere.
Verbimi i serbëve
Mitet historike ne asnje menyre nuk jane vetem ekskluzive te serbeve, dhe natyrisht, nuk jane domosdoshmerisht te demshme. Ne te vertete, shume shoqeri kane nxjerre forca nga legjendat-pavaresisht ne se ka qene ajo e Arturit apo ajo mbi Washingtonin dhe pemen e qershise-te cilat, nese shikohen me sy kritik, nuk kane baza historike. Ndryshimi me marreveshjen e Kosoves, eshte qe me ane te saj eshte abuzuar per te rrënjosur nje ndjenje viktimizimi tek Serbet e cila i ka verbuar ata kundër popujve te tjere te Ballkanit.
Plani vdekjeprures per Serbine e Madhe ne fund te shekullit te 20te doli nga mendimet dhe shkrimet e Dobrica Çosiq, nje prej romanciereve me te njohur ne Serbi dhe nje shkrimtar i epikave historike popullore. Çosiq ka qene partizan gjate Luftes se Dyte Boterore dhe nje mik i Titos per me teper se 20 vjet, por megjithate ai nuk mund te binte dakort me perpjekjet e Titos per te emancipuar Shqiptaret e Jugosllavise dhe u likuidua per nacionalizem ne vitin 1968. Gjate periudhes se frustracionit te tij per renien nga maja e piramides, Çosiq zhvilloi nje teori komplekse dhe paradoksale te persekucionit kombetar serb. Pas me shume se dy dekadave, kjo teori evoluoi ne nje program per Serbine e Madhe te cilin Slobodan Miloshevici fillimisht e përvetësoi dhe pastaj e ndoqi.
Psikologjia kombetare Serbe e cila ka revoltuar boten qe prej vitit 1991 nuk eshte pra produkti i nje evolucioni historik ne shekuj, por eshte fabrikuar me qellim dhe eshte kultivuar intensivishtnga media Serbe qe prej ardhjes ne pushtet te Miloshevicit, ne vitin 1987.
Mit, fantazi, gjysem te verteta dhe genjeshtra te plota janë transmetuar cdo nate neper lajmet e televizionit. Teoria e nje komploti e enderruar nga nacionaliste te frustruar si Cosic ne fund te viteve 1960, 1970 dhe ne fillim te viteve 1980 eshte bere e vertete.
Cdo ngjarje e ndodhur ne historine Serbe eshte rritur dhe shtremberuar per te ushqyer kompleksin e persekutimit te njerëzve te thjeshte, te cilet ne nje kohe te renies se madhe te standartit te jeteses, gradualisht u pushtuan nga vala e ksenofobise. Atmosfera ishte aq e nxehte dhe fushata aq gjithë perfshirese sa njerezit humben kontaktin me realitetin.
Sipas ortodoksise se re, Serbet ishin viktima te shfrytezuar nga dhe ne rrezik prej popujve te tjere te Jugosllavise. Ndersa ata kishin bere sakrifica te panumerta dhe kishin derdhur gjak per te krijuar Jugosllavine dhe kishin qene fitues neper luftera, ata ishin gjoja mashtruar ne kohe paqe dhe shperndare neper disa republika ne kohen e shtetit te decentralizuar te Titos.
Si cdo teori tjeter komploti, ka edhe ketu nje grimce te vertete ne ortodoksine e re Serbe. Por eshte nje grimce teper e vogel.
Po te shikohen per shembull, marredheniet ndermjet Serbeve dhe Kroateve. Ndersa propagandistet e sotem (ne te dyja krahet) thonë se keta popuj kane luftuar me njeri tjetrin qe prej shume kohesh, rivaliteti Serbo-Kroat eshte ne fakt nje fenomen i shekullit te 20te. Ne shekullin e 19te, nacionalistet Kroate, te cilet ishin te zene duke luftuar ndaj Austriakeve dhe Hungarezeve, kane qene ne fakt admirues te medhenj te Serbise dhe perkrahesit me te medhenj te nje shteti Jugosllav. Dhe partia ne fuqi ne parlamentin Kroat te vitit 1914 e cila votoi per te nisur luftën me Serbine ishte Koalicioni Serbo-Kroat.
Me pas vjen Lufta e Dyte Boterore. Per Serbet, ky konflikt eshte prova me e madhe qe ata kane pothuaj nje monopol te vuajtjeve dhe si rrjedhim nuk mund te bejne asgje te keqe. Ne fund te fundit, ata do te thone se luftuan perkrah aleateve kunder Nazisteve dhe pesuan shume humbje ne njerez. Por a eshte me te vertete kjo nje pamje e asaj qe ka ndodhur?
Ne nje shkalle te madhe Lufta e Dyte Boterore ne Jugosllavi ka qene nje perzierje e disa lufterave civile te cilat kane pasur pak te bejne me luften boterore qe luftohej jashte vendit. Te gjitha grupet, me perjashtim te Slloveneve, kane luftuar kundër Serbeve, megjithese jo te gjithe ne unison, ndersa nacionalistet ekstreme ne te gjitha krahet kane pasur mundesi te nxisin fantazite e tyre me te cmendura.
Pjesa kryesore e ushtrise partizane te Titos ne fillim perbehej kryesisht nga Serbe te cilet largoheshin krimet e Ustasheve ne Kroaci dhe Bosnje, por jo nga Serbe prej brenda Serbise. Pervec se nje kryengritje te shpejte ne vitin 1941, e cila u shtyp egersisht, Serbia mbeti pak a shume e qete deri prane fundit te luftes.
Hitleri vendosi nje udheheqes Kuisling, Gjeneralin Milan Nedic, i cili ishte besnik ndaj Nazisteve. Ne mungese te luftimeve, Nedic qe ne gjendje te spastronte komunitetin Hebre te Serbise nen mbikqyrjen e Gjermaneve, ne menyre me efikase se sa Ustashet komunitetin Hebre te Kroacise dhe Bosnjes. Megjithate, propagandistet Serbe ne vitet 1990 nuk hezituan te flisnin per nje ndjenje te vecante afersi midis Serbeve dhe Hebrenjve.
Edhe ceshtja e te vrareve gjate luftes eshte shtremberuar shume. Numri zyrtar i Jugosllaveve te cilet kane vdekur ne luftime ndaj fuqive te Aksit ishte 1.7 milion. Shifra ishte vetem nje numer i perafert i kalkuluar menjehere pas luftes per qellime te demshperblimeve dhe ato propagandistike. Tito synonte qe nga njera ane te merrte sa me teper kompensime nga Gjermania dhe nga ana tjeter ti tregonte botes shkallen e heroizmit dhe vuajtjeve te Jugosllavise.
Por ne qarqet nacionaliste Serbe, te cilat veprojne ne baze te principit “ sa me shume aq me mire”, shifrat e serbeve te vdekur zmadhohen deri ne nivele absurde-ngadonjehere deri ne 700,000 vetem ne kampin famekeqe te perqendrimit ne Jasenovac.
Gjate viteve 1980, kerkime te pavavrura mbi kete ceshtje nga dy njerez Bogoljub Kocovic, nje serb i emigruar dhe Vladimir Zerjavic, nje kroat, kane dhene rezultate shume te ngjashme. Te dy kerkuesit nuk jane bazuar mbi numerime te trupave apo mbledhje te kujtimeve te te mbijetuarve por mbi analiza kompiuterike te regjistrimit te popullsise dhe indekseve demografike. Sipas Kocovic, shifrat e te cilit jane pak me te larta se ato te Zerjavic, rreth 1,014,000 ose 6.4% e popullsise se Jugosllavise se vitit 1941, kane vdekur gjate ose menjehere pas Luftes se Dyte Boterore nga te gjitha krahet. Sipas rezultateve te tyre, ne shifra absolute, serbet kane pasur humbjet me te medha, me 487,000 te vdeku. Shifrat jane tronditese–dhe vetem numrat nuk mund te japin ne menyre adeguate tmerret e kryera. Por per fat te mire ato jane shume me te uleta se shifrat zyrtare, dhe natyrishtme te uleta se ato te ekstremisteve nacionaliste.
Kontributi i Jugosllavise ne radhet e Aleateve eshte gjithashtu ekzagjeruar shume, se pari nga vete fituesit dhe me vone edhe nga zyrtare shteterore te cilet deshironin te justifikonin politiken e mosnderhyrjes ne konfliktin e tanishem.
Per shkak te kaosit te shkaktuar nga lufterat civile brenda Jugosllavise, Gjermania asnjehere nuk ka pasur nevoje te vendose nje numer te madh trupash atje. Te vetmet here qe Gjermania ka pasur nje numer te madh trupash ne Jugosllavi ka qene gjate pushtimit 12 ditor me 1941 dhe me 1944 kur trupat e vendosur ne Greqi u terhoqen nepermjet Jugosllavise. Perndryshe, Gjermania eshte mbeshtetur ne aleatet e saj, Italianet, Hungarezet dhe Bullgaret, si edhe tek bashkepunetoret vendas per te mbajtur nen kontroll Jugosllavine. Luftimet me te ashpra jane kryer kryesisht
ne Bosnje.
Pavaresisht se c’fare aspekti te historise Serbe studion, versioni zyrtar i dale nga Beogradi duket se bie ne kundërshtim me faktet. Ajo qe eshte vecanerisht e trishtueshme, eshte qe deri pak kohe me pare, perpara daljes ne skene te Miloshevicit , Serbia ka qene republika me liberale dhe progresive ne Jugosllavi. Mediat serbe ishin vecanerisht te hapura ne baze te standarteve te Europes Lindore dhe opozita politika ishte e tolerueshme madje edhe inkurajohej.
Duke pare prapa ne historine serbe eshte e mundshme te interpretosh shume ngjarje ne menyra te ndryshme madje edhe te gjesh periudha te bashkepunimit midis serbeve dhe joserbeve. Pavaresisht nga rezultatet e fushates se NATO-s e ardhmja e Serbise mund te varet ne nje pjese te madhe nga lufta me historine e saj.
Christopher Bennett eshte ish drejtor i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Ballkan dhe autor i librit Shkaterrimi i Pergjakshem i Jugosllavise (Chris Hurst).
Perktheu: Seff Krasniqi

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për rrezikun nga vendimet e gjykatave që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës!

0

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” alarmon për rrezikun nga vendimet e gjykatave vendore që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë!

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Sot, më 18 korrik 2024, Kryetari i Degës së Kosovës i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, z. Bujar Dugolli, dorëzoi zyrtarisht në:

• Këshillin Gjyqësor të Kosovës

• Këshillin Prokurorial të Kosovës

• Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

• Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës,

parashtresën me shqetësimet tona.

Siç jeni të informuar, më 15 korrik 2024, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, shprehu publikisht shqetësimin e vet për shkeljet e rënda që ka bërë Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, në rastin e rikualifikimit të veprës penale të krimit në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, duke e degraduar në shkallën më të ulët të krimeve të rënda të parashikuara me të drejtën penale ndërkombëtare, në krime lufte!

Mbesim me shpresë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë do të alarmohen për rrezikun që ngërthen në vetvete qasja joprofesionale e trajtimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, sepse vendimet që mund të sjellin gjykatat themelore do të shfrytëzohen nga mohuesit e gjenocidit për të mbështetur pretendimet e tyre, se gjoja Serbia nuk ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, por krime lufte.

Gjenevë, 18 korrik 2024

QENDRA “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Bujar Dugolli, Kryetar i Degës në Kosovë

_____

P.S. Ky njoftim është publikuar edhe në faqen tonë:

https://kosovogenocide.com/qendra-gjenocidi-ne-kosove-plage-e-hapur-alarmon-per-rrezikun-nga-vendimet-e-gjykatave-vendore-qe-degradojne-natyren-e-krimeve-te-kryera-gjate-luftes-ne-kosove/

***

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

E-Mail: info@kosovogenocide.com

Online: www.kosovogenocide.com 

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS

Rr. “Luan Haradinaj” nr. 133

10000 Prishtinë

Kosovë

E njëjta përmbajtje u është drejtuar edhe:

  • Këshillit Prokurorial të Kosovës
  • Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
  • Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës 

LËNDA:

PARASHTRESË

Shprehim shqetësimin tonë se Departamenti për Krime Lufte dhe
Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave
dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!

Të nderuar anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

Të nderuar anëtarë Këshillit Prokurorial të Kosovës,

Të nderuar anëtarë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Të nderuar anëtarë të Gjykatës së Apelit,

Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të sigurojë funksionimin e pavarur, profesional dhe të paanshëm të gjykatave në Kosovë dhe të vlerësojë njohuritë profesionale, kapacitetin për arsyetime ligjore, aftësinë profesionale, aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore, aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndershme, me kujdes dhe me përgjegjësi;

Duke pasur për bazë faktet:

  • më 29 mars 2022, z. Ilir Morina, prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Muharrem Alidemajt, për arsye se dyshohej që, “si pjesë e forcave ushtarake dhe policore serbe, më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë, ka kryer veprën penale Krimi i Luftës kundër popullsisë civile”;
  • për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më 12 korrik 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues me përbërje: Vesel Ismajlin (kryetar), Kushtrim Shytin (anëtar) dhe Violeta Namanin (anëtare), dënoi me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.

Rikujtojmë se në bazë të së drejtës penale ndërkombëtare, klasifikimi i krimeve më të rënda bëhet si më poshtë:

  1. në kategorinë e parë është krimi i gjenocidit, si krim më i rëndë, që ka për qëllim të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar si të tillë;
  2. në kategorinë e dytë janë klasifikuar krimet kundër njerëzimit, ku futen veprat që janë kryer gjatë një sulmi të përgjithshëm dhe sistematik të drejtuar kundër një popullsie civile;
  3. në kategorinë e tretë dhe të fundit janë krimet e luftës, ku përfshihen krimet që ndodhin gjatë një konflikti të armatosur ndërkombëtar apo jo ndërkombëtar dhe nuk janë respektuar të drejtat e kategorive të mbrojtura me Konventat e Gjenevës të vitit 1949.
  4. krimi i agresionit si kategori e katër është e një natyre tjetër.

Duke marrë në konsideratë faktin se, në arsyetimin e tij për ngritjen e aktakuzës, prokurori Ilir Morina pretendon se mbështetet në jurisprudencën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (f.10, 46, 48, 49, 51 etj.) dhe i referohet vendimit të kësaj gjykate në procesin gjyqësor kundër udhëheqësve të Jugosllavisë: Millan Millutinoviqit (Milan Milutinović), Nikolla Shainoviqit (Nikola Šainović), Nebojsha Pavkoviqit (Nebojša Pavković), Vllastimir Gjorgjeviqit (Vlastimir Đorđević) dhe Sreten Llukiqit (Sreten Lukić) . Madje që në fillim të arsyetimit theksohet: “Masakra e Izbicës është një nga masakrat më të mëdha që ka ndodhur në territorin e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovës, gjatë viteve 1998-1999. Disa udhëheqës shtetërorë të RFJ-së dhe Serbisë, u gjykuan dhe u dënuan për këtë masakër dhe disa të tjera në tërë territorin e Kosovës”;

Duke pasur parasysh faktin, që përkundër asaj se prokurori Ilir Morina ka qenë në dijeni të përmbajtjes së vendimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, të cilave u referohet, ai ka përpiluar një aktakuzë që degradon natyrën e krimit që është kryer në fshatin Izbicë, duke e kualifikuar si “krim lufte”;

Duke pasur parasysh faktin, se mbi bazën e kësaj aktakuze trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i përbërë nga Vesel Ismajli, Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani, sollën vendimin që legjitimon degradimin e natyrës së krimit që është kryer në fshatin Izbicë;

Duke vepruar në këtë mënyrë, prokurori dhe trupi gjykues në fjalë kanë dëshmuar papërgjegjësi profesionale me pasoja të mëdha.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” bën ankesë publike për shkak se Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!

ARSYETIM 

  1. Që në kontaktet e para të kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte (Karla Del Ponte) me pushtetarët e rinj në Beograd pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit, ajo u kërkoi arkivat e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Mirëpo hasi në refuzim kategorik, sepse, siç pohon zëdhënësja e Prokurores Del Ponte, Florence Hartmann, “zyrtarët serbë ishin të bindur se arkivat e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë mund të shpinin deri te dënimi i Serbisë për gjenocid.” [Florence Hartmann, Paix et châtiment, (Paqja dhe ndëshkimi), Flammarion, 2007, f. 118].

Për të ilustruar këtë pohim, zëdhënësja Hartmann sjell qën­drimin e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Goran Svilanović (Svillanoviq), i cili në zyrën e kryeprokurores Del Ponte në Hagë, më 3 tetor 2003, përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Në këtë takim, Goran Svilanović kishte deklaruar se, “nëse ju ndihmojmë ta dënoni Millosheviqin për gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet të paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim…” (Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).  

Përveç refuzimit të dorëzimit të dëshmive të krimit të gjenocidit, udhëheqësit e rinj të Beogradit deklaronin haptazi, se “inte­resi jetësor kombëtar” i tyre ishte t’i fshihnin Gjykatës Ndër­kom­bëtare të Drejtësisë të gjitha informatat që mund ta bënin përgjegjëse Serbinë për krimin e gjenocidit. Ajo që është edhe më neveritëse në strategjinë e regjimit të Vojislav Koštunica-s (Vojisllav Koshtunica) për të fshehur faktet e gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë lidhet me qëndrimet e pushtetit në Beograd, se gjoja “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në rajon dhe veprojnë kundër paqes”. (Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).

Fshehja e provave të gjenocidit nga ana e auto­riteteve të Beogradit mund të jetë e kuptueshme për arsye të vazhdimësisë së strukturave të regjimit të Millosheviqit në pushtetin “e ri”. Por ajo që është “e çuditshme” në këtë strategji, lidhet me marrëveshjen që gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë kishin bërë me autoritetet e Serbisë, për t’i mbajtur të fshehura provat nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga publiku dhe të mos akuzonin Serbinë për Krimin e Gjenocidit që kishte kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo Florence Hartmann denoncoi publikisht këtë marrëveshje dhe për herë të parë nxori në shesh të dhëna të sakta lidhur me hipokrizinë e drejtësisë ndërkombëtare.  Vërtetësinë e marrëveshjes mes Gjykatës së Hagës dhe Serbisë, që ia zbuloi publikut Florence Hartmann, nuk e kundërshtoi askush. As Gjykata e Hagës, që ngriti akuzë kundër saj për publikimin e doku­menteve konfidenciale, nuk e mohoi vërtetësinë e strategjisë së fshehjes së provave të krimit.

  1. Si rezultat i marrëveshjes që kishte bërë Carla Del Ponte me pushtetarët e Beogradit, udhëheqësit e shtetit serb u akuzuan për krime kundër njerëzimit, krime që hyjnë në kategorinë e krimeve një shkallë më poshtë se krimi i gjenocidit.

Në proceset gjyqësore që u referohet prokurori Ilir Morina, udhëheqësit e lartpërmendur serbë u akuzuan dhe u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krimet e mëposhtme:

  • dëbimi, si krim kundër njerëzimit (vepra e parë);
  • vrasja, si krim kundër njerëzimit (vepra e dytë);
  • vrasja, si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës ( vepra e tretë dhe e katërt);

dhe

  • persekutimi, si krim kundër njerëzimit (vepra e pestë);

(Referenca: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-T, vendimi i datës 26 shkurt 2009, f. 9).

Në këtë vendim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, çështja e krimeve të kryera në fshatin Izbicë trajtohet hollësisht nga paragrafi 557 (f. 240) e deri në paragrafin 1223 (f. 510).

Në përfundim të shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmive që u prezantuan gjatë procesit gjyqësor, Dhoma erdhi në këtë përfundim:

“Sa i përket vrasjes të së paku 93 shqiptarëve të Kosovës në Izbicë, nuk ka asnjë dyshim se autorët e krimit kanë shkaktuar dhe kanë dashur vdekjen e këtyre personave, Dhoma erdhi në konkluzionin, që të gjitha elementet konstitutive të krimit të vrasjes, si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës të ndëshkueshme me nenin 3 të statutit janë plotësuar. Për më tepër, duke pasur parasysh faktin se këto krime janë kryer në kuadër të një sulmi të përgjithshëm dhe sistematik kundër popullsisë civile dhe se aktet e autorëve të krimit bëjnë pjesë në kuadër të këtij sulmi, për pasojat e së cilave ishin në dijeni ata ose personat nën urdhër të të cilëve vepronin, Dhoma është e bindur se të gjitha elementet e krimit të vrasjes, si krim kundër njerëzimit, të dënueshme në përputhje me nenin 5 të statutit, janë përmbushur. Në fund, duke kryer këto krime, autorët e krimit synonin shqiptarët e Kosovës për shkak të origjinës së tyre etnike, duke i fyer dhe duke i detyruar të heqin kapelat e tyre tradicionale, duke i çnderuar në këtë mënyrë simbolet e origjinës së tyre etnike. Sipas Dhomës të Shkallës së Parë, autorët e krimit kanë kryer vrasje në mënyrë të vetëdijshme, me qëllim që të zbatojnë një diskriminim kundër shqiptarëve të Kosovës, si grup etnik. Prandaj të gjitha elementet përbërëse të  krimit të persekutimit që mori formën e vrasjes, dëshmojnë se janë përmbushur të gjitha kushtet se ka ndodhur një krim kundër njerëzimit, i dënueshëm me nenin 5 të statutit”. (Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-T, vendimi i datës 26 shkurt 2009, paragrafi 1223, f. 510).

  1. Nga dëshmia e sipërcituar e zëdhënëses së Carla Del Pontes, Florence Hartmann, del qartë se, si pasojë e pazarllëqeve që kishin bërë prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, u hoq dorë nga akuza për Krimin e Gjenocidit që kishin kryer forcat e armatosura serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës 1998-1999 dhe akuza u degradua për një shkallë më ulët: Krime kundër Njerëzimit!

Nuk e di se cilat janë motivet e vërteta, që e kanë shtyrë prokurorin e Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, të përpilojë një aktakuzë të tillë, nëpërmjet së cilës aktet gjenocidale që kanë kryer forcat e armatosura serbe në Izbicë t’i degradojë në shkallën më të ulët të krimeve: në krime lufte! Mirëpo një veprim i tillë paraqet një papërgjegjësi profesionale të shkallës së rëndë, me pasoja të mëdha për ndriçimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe ngadhënjimin e drejtësisë!

  1. Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi, sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte!

Ftojmë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Gjykatës së Apelit, që të ushtrojnë ndikimin e tyre në përputhje me kompetencat që kanë që të rikthejnë rastin e Muharrem Alidemajt për rigjykim dhe të kërkojnë rikualifikimin e veprës penale nga krime lufte në krim të gjenocidit, si kusht paraprak për të ngadhënjyer drejtësia dhe të vihet përpara përgjegjësisë individuale për pjesëmarrjen e tij në krimin e gjenocidit në fshatin Izbicë!

Gjenevë, 15 korrik 2024

QENDRA “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”

Mbi turizmin në Shqipëri, patriotët kujdestar, për ata që e duan me zemër dhe ata që e shohin dhe e ndjenjë nga distanca vlerën e turizmit

1

Nga:Musa Sabedini, Gjilan

Ditëve të fundit është bërë çështje problematike krejt e panevojshme dhe madje për mua humbje kohe, mbi turizmin në Shqipëri, mbi propagandat e ulëta dhe mbi gjendjen reale në Shqipëri, dhe mbi faktet e pamohueshme që Shqipëria në të ardhmen duhet të përballet me gjendjen reale. Meqë brenda vitit sigurisht frekuentojë mbi 12 herë në bregdetin shqiptar, e njoh mirë situatën atje dhe asnjë lajm, kronikë, apo dokumentar nuk mund ta dëmtojë apo pengoj shkuarjen e kosovarëve në Shqipëri. Kosovarët mund të pengohen, dëmtohen, torturohen vetëm nga sjelljet e vendasve, çmimet e pakontrolluara dhe lojërat e shpeshta me ndjenjat e pushuesve. Pra, Shqipëria duhet ta ndryshojë strategjinë mbi turizmin, sidomos ndaj kosovarëve sepse nëse njëherë e ke mashtruar apo gënjyer kosovarin, ai nuk të harron lehtë ose anasjelltas. Vëllezërit tanë në Shqipëri duhet ta kuptojnë se ne bëjmë nga 4 deri në 8 orë rrugë të lodhur e me rreziqe të shumta për ta shijuar ujin e ngrohtë të bregdetit shqiptar. Liberalizimi i vizave e ka frenuar në një masë të madhe frekuentimin masiv të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, por kjo nuk zgjatë shumë sepse vlerat që i ka deti i Shqipërisë nuk i ka asnjë vend përreth. Krejt çka duhet të investohet nga shteti shqiptar është cilësia, vlera dhe mikpritja më e ngrohtë për pushuesit kosovar. Kjo nuk do të thotë se ka munguar ose mungon mikpritja, por koha e sezonës kërkon një përkushtim dhe përgjegjësi më të avancuar, kundrejt kërkesave të pushuesve kosovar.

Politikan, gazetar, qytetar, vëzhgues pasiv, komentues të kot në rrjetet sociale e të tjerë, ditëve të fundit janë marrë me një fenomen, që në dukje të parë duket shumë i ulët dhe pa asnjë fitore të taborëve të ndryshëm.

“Plazhet bosh”, “Mungojnë pushuesit kosovar”, “Çmimet e larta largojë pushuesit”, “Shezllonet me çmime astronomike”, pra janë vetëm disa nga titujt që u pushtuan nga portalet, duke mos e pasur asnjë fitim nga ky muhabet shterpë.

E vërteta është se mbi turizmin në Shqipëri duhet të flitet, duhet të debatohet shtruar dhe pa asnjë ngarkesë sepse Turizmi mendoj unë, pak a shumë është brengë e përbashkët, në këtë rast të kosovarëve si pushues dhe të vendasve si mikpritës.

Pra çështjen e trajtoj ose do ta orientoj në këtë pikë. Se turizmi në Shqipëri lëngon prej shumë vitesh nga gjëra të thjeshta, por shumë të domosdoshme për një pushues, kushdo qoftë ai dhe ky shpjegim imi as është ndërtuar nëpër laboratorët e Rusisë e Serbisë, siç kanë dëshirë ta përshkruajnë “patriotët kujdestar” e të gjitha kohërave, që nuk pajtohen asnjëherë me ndonjë vlerësim, që ata mendojnë se dëmtohet Shqipëria.

Unë asnjëherë s`jam pajtuar edhe me këto video lojërat e momentit që bëhen virale në situata të ndryshme në bregdetin shqiptar.

Pushues do të ketë gjithmonë në Shqipëri dhe këtë fakt se ndalon askush, por ne mund të flasim për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në Hotelierit, apartamentet private, plazhet që shpesh janë të papastra, mungesa e energjisë elektrike deri në 8 orë në ditë, mungesa e infrastrukturës, et.

Kam frekuentuar ose qëndruar edhe në Hotele të 200 eurove për një natë, po edhe në Hotele nga 70 euro e tutje dhe asnjëherë se pash ose nuk e takova tek dera e Hotelit, një person apo shoqërues që do të thotë “Mirëserdhe zotëri”. Pse mungon ky gjest mikpritjeje asnjëherë se kam kuptuar.

Do të duhej që në rate të tilla një shoqërues të shprehet: ”Mirë se erdhe vëlla dhe kaloni qaste të mira në ambientet tona”, mungon ky detaj në çdo cep të bregdetit.

Duhet ta keni parasysh se pushuesi kosovar zgjohet në 5 të mëngjesit për të mbërri në plazh, vjen i lodhur, i rraskapitur dhe momenti i parë ose kontakti i parë atij i kërkohet pagesa dhe netët e qëndrimit.

Janë elemente dhe cikërrima periferike, por që kanë pesh tek pushuesit.

Më rastisi të jem natën finale të kampionatit evropian në Shëngjin. Një Hotel bukur luksoz ku hyra për të pirë kafe, mezi më shërbyen me arsyetimin se janë të rezervuara tavolinat. Ngula këmbë dhe qëndrova derisa e përfundova kafenë. Përballë ose në hyrje të Hotelit luksoz ishin hiq më pak se 30 thasë mbeturina, ndërsa ngjitur pothuajse pushuesi kosovar, që ishte me familje po kryente ushqimin e pasditës. Kjo nuk është propagandë as diçka që e dëmton turizmin, përkundrazi ua hap sytë pronarëve, që kujdesi ndaj klientëve duhet të jetë maksimal dhe jo të shihen apo trajtohen si punë leku.

Pa humbur kohë turizmin në Shqipëri mund të dëmtohet e lëndohet vetëm nga vendasit, pra nga personat e parë që kanë kontakt me pushuesit, këtu hynë kamerierët, stafi i Hotelit, mbikëqyrësi i plazhit, kuzhina dhe pjesa e ushqimit.

Shqipëria po ecë shpejt, por krahas kësaj ajo duhet të kujdeset urgjentisht për cilësi në ushqime, cilësi në sjellje e mirësjellje, cilësi e shtim të sigurisë, kujdes maksimal në urgjenca mjekësore, shmangie e tollovi të trafikut, balanci i çmimeve ose ruajtja e tyre, sigurimi i energjisë elektrike, kujdestari 24 orë të largimit të mbeturinave nga kontejnerët, që kundërmojnë erë të tmerrshme.

Atëherë pse mos t`i debatojmë hapur këto situata absurdi dhe situata që me pak përgjegjësi institucionale dhe kujdes shtetëror mund të eliminohen.

Nuk besoj që ka ndonjë kosovar, me përjashtim të Agjencive Turistike, që tek e fundit e kanë biznes vajtje ardhjet në Shqipëri, dëshirojnë apo i gëzohen situatave kur plazhet mund të duken të zbrazëta.

Unë takova disa pronar të Hoteleve dhe më thanë me shqetësim se sivjet ka rënie të numrit të turistëve, krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo dukej qartë.

Tjetër janë dronët e Edi Ramës, i cili pa pikë nevoje mundohet të tregojë situatën ndryshe, në vend që Edi Rama, të investoj miliona në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, të paktën në trotuaret publike, që duken jo të mirëmbajtur sa duhet dhe të krijoj e mundësoj rend e rregull edhe në trafik.

Më pëlqeu kolegu nga Tirana, Lutfi Dervishi i cili me shembuj konkret kishte ngritur shqetësimin serioz të siç është shprehur ai :“Shkatërrimit të turizmit në jug” pikërisht nga pasoja e ngritjes së çmimeve.

E dëgjova edhe këtë teori se biznesmen nga Vlora kishin ardhur në Shëngjin dhe u kanë bërë presion Hoteleve të atjeshme që të ngrisin çmimet e dhomave dhe kjo më është argumentuar nga disa pronar shumë serioz.

Tani, a duhet të brengosemi për mungesën e pushuesve, që mund të jetë e përkohshme apo duhet të brengosemi për të gjitha ato shqetësime, e dilema që i prezantova më lart.

Bindja ime bazohet vetëm në gjetjet faktike që turizmi në Shqipëri, ka nevojë për reforma hoteliere, komunikim modern dhe qasje në komunikim në të gjitha platformat.

Tani dhe një shembull shumë periferik, por që pushuesit kosovar i kushton shumë. Shumë Hotele kanë mungesë të recepcionistëve ose kanë mungesë stafi. Dhe nëse t`i thirr në tel ose viber apo whacap në 90% të rasteve nuk e hapin telefonin dhe të sugjerojnë që të shkruash mesazh.

Mungesa e kamerierëve profesionist është shumë evidente dhe ata përbëjnë një pejzash të rëndësishëm të asaj që quhet turizëm me nivel cilësor. Kamarierët janë shumë “agresiv” dhe nuk kanë dëshirë të humbin shumë kohë me ty sepse nuk e kanë mendjen fare aty, ata e shohin vetën të përkohshëm dhe jo si pjesë e pandashme e Hotelit, ku punon e paguhet.

Nga ky mal problemesh tani në sfond na dalin “mbrojtësit kujdestar” ata patriotët me baterija që sulmojnë çdo personalitet, që jep një mendim ndryshe ose të paktën tregon gjendjen reale.

Unë nuk i thash, e as i përshkrova as 20% të defekteve, që ka turizmi në Shqipëri sepse për mua si do që të jetë gjendja atje, unë e dua e përjetojë dhe e ndjej bregdetin shqiptar.

Nëse pushuesi kosovar ose kushdo qoftë ai del herët në mëngjes, për të ecur skaj plazhit qysh në start do të bëhet nervoz sepse e sheh se asnjë nga plazhet nuk janë të pastruara, veti kjo shumë e dëmshme dhe neveritëse.

Ose kur në mbrëmje ke dëshirë për të ecur trotuareve publike, do të kënaqesh me kundërmimin e kontenjerëve të papastër. Të bëhemi real këto bashkitë e ato kompanitë publike, që paguhen nuk e kryejnë as 10% punën e tyre.

Jam i lidhur me atë hapësirë shqiptare dhe dëshirojë që ta shoh të ngritur e të avancuar çdo pjesë të bregdetit në Shqipëri, duke lejuar këtu edhe mendime ndryshe dhe ide e propozime, që mund të ndikojnë pozitivisht, për ta ndryshuar rrëmujën që po shkaktohet nga vetë vëllezërit tanë.

Unë kam përjetuar edhe momente e situata të pakëndshme, gjatë këtyre 24 viteve dhe nuk i takojë kategorisë së kolegëve të mi, që ngarendin pas reklamave dhe detin e shijojnë vetëm nga kafiteritë, thjesht flas nga përvoja ime e përjetuar, por pavarësisht kësaj bregdeti shqiptar për mua mbetet prioriteti kryesor sepse e dua me zemër, e dua me shpirt dhe nuk më bëjnë përshtypje tek e fundit finesat e vogla, anipse me pak syqeltësi ato mund të evitohen nga vëllezërit tanë.

  • Autori është themelues në Rajonipress dhe ligjërues në degën e Media dhe Komunikim në UBT

Gjeniu e strategu ynë i madh, Gjergj Kastrioti …!

0
___
Shpëtimtari, kryeheroi i dërguar nga Zoti, Gjergj Kastrioti(Skënderbeu),ishte ai që si nje gjeni e strateg i madh ,dhe me krahun e tij i vendosi një pengesë përparimit të otomanëve.
Nëse Gjergj Kastrioti nuk do ta kishte bazuar fushatën e tij në mënyrë strategjike dhe diplomatike, ai do të kishte qenë një aventurier dhe një entuziast i kotë.
Ai është një nga heronjtë më të mëdhenj të historisë dhe do të qëndrojë në panteonin e personaliteteve europiane dhe botërore.
Gjergj Kastrioti(Skënderbeu)është një nga mbajtësit më fisnikë të kurorës iliro-arbërore dhe europiane.
Sot si asnjëherë me parë populli ynë në Kosovë ka nevojë për një udhëheqës të urtë, vizionar, trim e shpëtimtar sikur ishte Gjergji i Madh që e kthen popullin në rrënjët e tij e natyrshme kombëtare dhe e bashkon me familjen e kombeve të civilizuara të Europës.

Liqeni i Ujmanit dhe “Zajednica” vetëm zotime apo diçka më shumë

0

Nga: Agim Vuniqi

Problemet që janë shfaqur lidhur me pikën e 9-të të dokumentit bazë ku përmendet Liqeni artificial i Ujmanit i nënshkruar si zotim, jo si marrëveshje, duhet të përmbyllet me Marrëveshje ndërshtetërore-trakt në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke pasur kujdes që më vonë të mos shndërrohet në marrëveshje në mes të “Zajednicës” dhe Serbisë, meqenëse

Liqeni i Ujmanit gjindet në pjesën e territorit ku pushtetin lokal e kanë katër komunat me shumicë serbe. Skepticizmin tim e bazoj nga traktati i ujërave kufitare në mes të SHBA dhe Kanadës të nënshkruar në vitin 1909, të anuluar më vonë dhe të nënshkruar me Traktati i Ujërave kufitare të vitit 1950.

Traktati i Ujërave kufitare u nënshkrua në 1909 për të parandaluar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet mbi përdorimin e ujërave të ndara nga Kanada dhe Shtetet e Bashkuara dhe për të zgjidhur çështje të tjera ndërkufitare.

Traktati themeloi Komisionin e Përbashkët Ndërkombëtar (KPGJ) për të ndihmuar të dy vendet të zbatojnë dispozitat e tij. Në atë kohë, mosmarrëveshjet mbi ujin tashmë krijonin tension përgjatë kufirit. Kolonët në Montana dhe Alberta po ndërtonin kanale konkurruese për të devijuar ujërat e lumenjve “St. Mary dhe “Milk”për përdorimin e tyre.

Në lumin Niagara, ishte gjithnjë e më e qartë se të dy vendet kishin nevojë për një plan menaxhimi që mund të ekuilibronte kërkesën në rritje për energji hidroelektrike me interesat e lundrimit, duke ruajtur bukurinë unike natyrore të Ujvareve të Niagarës “Niagara Falls”.

Traktati siguroi një kornizë për t’u marrë me këto mosmarrëveshje. IJC mbajti mbledhjen e saj të parë në 1912 dhe ka punuar për të zgjidhur më shumë se 100 çështje të ngritura nga dy qeveritë federale. Më vonë traktati i vitit 1909 ndryshoi dhe u hartua Traktati i devijimit të Lumit Niagara Traktati i Devijimit të Ujit të Lumit Niagara 1950 Traktati i Devijimit të Ujit të Lumit Niagara midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara u krijua për shkak të shqetësimit të përdorimeve të ujërave të lumit Niagara.

Traktati u nënshkrua në 27 Shkurt 1950 dhe hyri në fuqi më 10 Tetor 1950. Qëllimi i tij është të ruajë dhe të përmirësojë bukurinë pamore të Ujëvarave të Niagara-s dhe Lumit Niagara, ndërsa parashikon përdorimin më të dobishëm të ujërave të lumit.

Kufizimet mbi sasinë e ujit të devijuar nga lumi Niagara për qëllime të gjenerimit të energjisë të vendosur fillimisht nga Traktati i Ujërave Kufitar të vitit 1909 u ndërprenë dhe u zëvendësuan nga traktati i vitit 1950.

Marrëveshjet e përkohshme të devijimit për prodhimin e energjisë në 1941 dhe 1948 marrëveshjet midis dy qeverive u anuluan.

Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani

4

Nga: Eshref Ymeri

  • Para pak ditësh në internet ishte botuar informacioni në vijim:

“Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se vendi i saj kërkon garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Osmani iu referua kryesisht çështjes së Asociacionit, pikës më të nxehtë në mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit” (Citohet sipas: “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 10 korrik 2024).

U befasova tej mase nga ky informacion fort shkurajues. I kapluar keqë nga një dëshpërim i thellë, iu drejtova me letrën në vijim një mikut tim, nacionalist i njohur në Republikën e Dardanisë:

“I dashur miku im,

Sapo lexova në internet informacionin me titull “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”.

Vajmedet, ore miku im i nderuar!

Kryeqytetarja e Republikës së Dardanisë nuk e kuptuaka që jo pak ndërkombëtarë kanë vite të tëra që janë radhitur në mbështetje të Serbisë kriminale?

Madje vetë ish-shefi i UNMIK-ut në Republikën e Dardanisë, Lamberto Zanieri, dikur pati deklaruar:

“Pas ndërhyrjes ushtarake një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas faqes së internetit “Voal”. 16 prill 2011).

Kjo deklaratë e presidentes Osmani na mbush me “shpresë” se së shpejti Serbia fashiste do të ketë në territorin e Republikës së Dardanisë republikën serbska 2, me në krye Dodikun  2.

Deklarata e presidentes Osmani duhet vlerësuar absurde, me pasojë braktisjen e interesave kombëtare. Në vënd të kësaj deklarate, presidentja duhej të kishte dalë burrërisht me një tjetër deklaratë publike:

“Republika e Dardanisë nuk do të lejojë kurrën e kurrës krijimin e asociacionit. Këtë deklaratë  ndërkombëtarët le ta mbajnë vath në vesh!”.

Me shumë respekt vëllazëror.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 15 korrik 2024”

Miku dardan më ktheu përgjigjen e mëposhtme:

“I  nderuar mik,

Keni shumë të drejtë  në gjykimin tuaj të mprehtë dhe të saktë. Nuk është për t’i beuar asnjë shqiptari, sepse fytyrën e vërtetë po e zbulojnë sapo marrin pushtetin. Tradhtia paska qenë bashkëshoqëruesja në historinë e shqiptarëve. Të kërkosh garanci për një minishtet serb brenda Kosovës! Kjo Vjosa Osmani, me sa duket, po ia kalon edhe Hashimit, edhe Edi Ramës.

Me respekt dhe të uroj gjithë të mirat”.

Presidentja Vjosa Osmani do të bënte mirë të kishte parasysh një analizë, të botuar në internet, ku thuhet:

“Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Kosovës viktimë është një absurditet i paparë diplomatik dhe logjikisht i papranueshëm. Territoret ku jeton pakica serbe në Kosovë janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët. Edhe territoret në Luginën e Preshevës, që aktualisht administrohen nga Serbia, janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët, që logjikisht duhet t’i kthehen Kosovës” (Citohet sipas: Rexhep Torte. “James O’Brien mesazh Serbisë gjenocidale, mos e prek Kosovën se do ta thyesh kokën”. Faqja e internetit e gazetës ”Bota Sot”. 14 korrik 2024).

Me sa duket, deklarata e mësipërme e Presidentes Vjosa Osmani, është frymëzuar gjatë vizitës së saj të fundit në Shtetet e Bashkuara, ku sorosistët në Departamentin e Shtetit, si Blinkeni, Eskobari dhe të tjerë, janë radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë kriminale. Është e çuditshme se nga cilët ndërkombëtarë i kërkuaka “garancitë” Presidentja Vjosa Osmani për Asociacionin, kur dihet që Brukseli dhe Vashingtoni janë tërësisht në anën e kryetradhtarit Rama, shërbëtorit të Vuçiçit? Prandaj jo rastësisht, Sekretari i Shtetit, Blinken, gjatë vizitës disaorëshe në Tiranë, deklaroi:

“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë” (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Me deklaratën e saj, Presidentja Vjosa Osmani të kujton qëndrimin e Ismail Qemalit, kur, pas shpalljes së Pavarësisë, në vend që të lëshonte kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta e Preveza deri në Tivar dhe Nish, të shoqëruar me krijimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e trojeve tona etnike, u ngrit e shkoi në Londër të kërkonte garanci nga ndërkombëtarët për trojet tona, sepse 40 firmëtarët e Pavarësisë që ai kryesonte, ishin të paaftë t’i dilnin zot vendit. Pra, sipas Presidentes Vjosa Osmani, zjarrin në vatrën e shtëpisë duhet ta ndezë dhe ta mbajë të ndezur jo i zoti i saj, por ndërkombëtarët!!! Vajmedet!

Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani të kujton përgjithësisht mbarë politikanët shqiptarë, të cilët në qëndrimin e tyre vlersojnë ndërkombëtarët deri në përmasat e një servilizmi të pështirë dhe nuk çmojnë popullin e vet, i cili ka aftësi të bëjë mrekullira po ta duan, po ta respektojnë dhe po të mbështeten fuqimisht në aftësitë e tij krijuese.

Gazetari dhe shkrimtari Shefqet Meko, gjatë një bisede telefonike që kam pasur me të dy vjet më parë, më pati rrëfyer nga Minnesota ngjarjen në vijim, e cila është me të vërtetë tronditëse:

Gazetari italian Frencesco Picolo (1954) pati ardhur për një vizitë në Shqipëri në vitin 1992. Lidhja e gazetarëve pati caktuar si shoqërues të tij pikërisht gazetarin Shefqet Meko. Një ditë, kur ishin duke ngrënë drekë, gazetari Frencesco Picolo ja si i qe shprehur shoqëruesit të vet:

“Para se të vendosja të vija për vizitë këtu, pata lexuar shumë për të kaluarën historike të vendit tuaj. Nga gjithçka që pata mundësi të lexoj, arrita në përfundimin se e kaluara juaj, me përjashtim të periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, është një histori e turpshme”.

Qëndrimet e politikanëve shqiptarë pa bosht kombëtar, të sjellin në kujtesë librin e shqiptarit të njohur të mërgatës sonë, Kol Bib Mirakaj (1899-1968), me titull ”Vetvrasja e një kombi”. Botimet Fiorentina. Shkodër 2014.

Kaliforni, 17 korrik 2024

A i ka ndërruar Aleksander Vulin djallin me engjëllin ?

0

Gani I. Mehmeti

  • Vulin: Vuçiq është në të vërtetë një engjëll paqeje,
  • Wesley Clark është fajtori kryesor për gjithçka !

(Marrë më: 16 korrik 2024 në ora: 16:15, nga « Botya Sot »)

Eh, more Vulin! Sikur të ishte kështu si thua ti, do të ishim tepër të kënaqur, dhe do të ishim të kënaqur të gjithë, jo vetëm ne shqiptarët që kemi hequr të zitë e ullirit prej jush, prej këtij farë  « engjêllit » siç e quan ti.

Dhe, nëse Vuçiq qenka « engjëlli » i paqes, nuk paska djall, nuk paska dreq, nuk paska shejtan, as nalet!

Vulin, nuk duhet të kënaqesh me vuajtjet e tjetrit dhe të tjerëve, se deri nesër do ta pësosh vetë.

Vulin, ti që e quan Vuçiqin «engjëll«, atëherë mund të na tregosh se si është djalli?

E di ti Vulin, se mbi 1600 civilë shqiptarë ende janë të pagjetur, prej kohës kur Vuçiq ishte ministër në kohën e luftës së vitit 1999 ! Vallë, engjujt vrasin fëmijë, vrasin pleq e plaka ? Vulin, mund të të japë me mijëra emra civilësh të vrarë në vitin 1999, në kohën kur ky « engjulli » yt ishte ministër !  Ishte Ali Jaha 90 vjeçar, i Reçicës së Mavriqit të Llapit, mik i shtëpisë sime që u vra prej këtij « engjëllit » tënd !

Vulin, po të them një gjë: Me këtë si ti e quan Vuçiqin, ke ofenduar rëndë Engjëllin, sepse kështu si është Vuçiq, është një vrasës, është një kriminel që vazhdimisht kërcënon Kosovën, ani që në të janë trupat paqësorë të NATO-s.

Vulin, a s’më tregon përse janë trupat e NATO-s në Kosovë, mos pse Vuçiqi yt qenka « engjëll paqësor » ?!

Vulin, me këtë që e thua ti, tregon dobësinë tuaj se nuk di të dallosh engjullin nga djalli ! Shko lexo literaturë dhe e gjen shpjegimin !

Për fund : Vuçiq është « engjëll », pikërisht pse në Kosovë është KFOR-i në kuadër të NATO-, pra për të ruajtur paqen, jo nga shqiptarët që nuk mbahet mend të kenë sulmuar dikë, por nga ti me atë « engëllin » tënd !

Wesley Clark-un, Vuçiqi me shokë të tij, me në krye kasapin e Ballkanit, e detyruan të vinte në Kosovë, për të shpëtuar nga gjenocidi shqiptarët prej « engjëllit » tuaj. Tani mendo, engjëll është ai që vret, apo ai që shpëton njerëzit nga vrasjet!