Pashko Vasa për kombin shqiptar, si Fichte për kombin gjerman
Historia, rrjedha historike dhe individi Zekeria Cana



FARK-u u krijua me mbështetjen amerikane, nën hiarearkinë e Ibrahim Rugovës

Lansohet “Dritarja për Investimet e Diasporës”
Prishtinë, 16 korrik 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në ngjarjen lansuese të “Dritares për Investimet e Diasporës”, programi më i ri inovativ për garantimin e kredive i cili synon tërheqjen e investimeve nga diaspora. Kjo nismë është krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, në partneritet me USAID-in, përmes Projektit Promovimi i Investimeve dhe Qasja në Financa.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi faktin se mërgata konsiderohet faktori kyç për ndryshimin e imazhit dhe trajektores së zhvillimit ekonomik të Kosovës. Sipas tij, “Dritarja për Investime të Diasporës” është një hap i cili dëshmon tutje përkushtimin tonë për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.
“Po e hapim dritaren për garantimin e investimeve të diasporës, e cila e lehtëson financimin e projekteve në të cilat bizneset e mërgatës sonë iu mundëson që të zgjerohen edhe në Kosovë. Përmes kësaj dritareje, do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërkaq e tërë dritarja parashihet që të arrijë deri në 100 milionë euro”, tha kryeministri.
Përmes kësaj mundësie, bashkatdhetarët tanë shndërrohen nga investitorë pasivë që investojnë në instrumente financiare dhe tërthorazi mbështesin zhvillimin e vendit, në investitorë aktivë që investojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e krijimin e vendeve të reja të punës. Në anën tjetër, krahas kapitalit financiar, mërgata do të sjellë edhe aftësitë, njohuritë dhe kulturën e punës nga vendet ku jetojnë aktualisht e cila është e rëndësishme për ekonominë e vendit.
Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi dhënë zotimin që të kontribuojmë deri në 8 milionë euro kapital shtesë në Fondin për Garanci Kreditore, ndërkaq Fondin për Garanci Kreditore ka ofruar 2 milionë euro, dhe me këtë 10 milionësh mundësohet garantimi i deri në 100 milionë euro kredive që mund të lëshohen për anëtaret e mërgatës sonë që janë të interesuar të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.
Në këtë ngjarje, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore për kapitalin që i’u dedikua kësaj dritare. Gjithashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja e partneritetit mes tri palëve: Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
Fillimisht më lejoni që edhe unë të ju bashkangjitem ngushëllimeve për Alban Kastratin. Njeri i dashur, i drejtë, i qetë sikurse ai nuk mund ta mendosh, se lerë më të takosh tjetër. Unë kam pasur fatin, rrjedhimisht edhe pikëllimin e madh këto ditë meqenëse jemi rritur bashkë në fëmijërinë tonë të hershme, por duhet ta gjejmë forcën e ta përballojmë këtë humbje të madhe e të vazhdojmë punën për shtetin e Kosovës, për ekonominë e vendin tonë në të cilën ai kontribuoi me profesionalizëm dhe devotshmëri.
I nderuari Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati,
E nderuara Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,
E nderuara Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi,
Shkëlqesi Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Jeffrey M. Hovenier,
E nderuar Znj. Eileen Devitt, Drejtores e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID,
I nderuari Z. Besnik Berisha, Drejtor Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, të institucioneve dhe agjencive në vendin tonë,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Është kënaqësi të jem sot këtu, në ceremoninë e lansimit të dritares garantuese për investimet e mërgatës sonë. Ky është një hap i cili edhe më tej dëshmon përkushtimin tonë për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.
Në shkurt të vitit 2021, pra para gati 3 vjet e gjysmë, patëm premtuar një qeverisje ndryshe. Patëm premtuar një Qeveri të pakorruptuar e të drejtë, të mirë e demokratike. Patëm premtuar politika të mirë-menduara të cilat do ta ndryshojnë imazhin por edhe trajektoren e zhvillimit ekonomik të vendit. Për realizimin e këtyre synimeve, mërgatën tonë e kemi parë si faktorin kyç.
Që në vitin e parë të qeverisjes, në korrik të vitit 2021, përmes Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve për herë të parë patëm emetuar Bonot e Diasporës. Ky ishte një produkt financiar, i garantuar nga shteti e që paguante interes të liruar nga tatimi, me anë të së cilës mërgatës sonë i mundësohej të investonte kursimet në njërën anë dhe të mundësonte zhvillimin ekonomik në anën tjetër.
Paratë e mbledhura me Bonot e Diasporës, 10.43 milionë euro, i orientuam drejt zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, siç kishim premtuar, duke subvencionuar kreditë investuese për prodhuesit tanë.
Kjo u dha hov të paparë më herët investimeve në kapacitete prodhuese, ku për një kohë shumë të shkurtër u investuan më shumë se 100 milionë euro investime, gjë që u përkthye edhe në punësim edhe në eksport, përkatësisht në rritje të të dy këtyre.
Gjatë dy viteve të fundit unë kam vizituar e kam parë me dhjetëra biznese anë e mbanë komunave të Kosovës, të cilat i kanë zgjeruar kapacitetet prodhuese e i kanë shtuar vendet e punës, si rezultat i kësaj mbështetjeje.
Ky ishte vetëm hapi i parë drejt shfrytëzimit të potencialit të mërgatës sonë.
Ky lloj investimi që bëri mërgata jonë, përmes bonove të diasporës, në terma financiarë njihet megjithatë si investim pasiv. Pra, kur investitori investon kursimet në një instrument të sigurtë e që ka kthim në investim, por që nuk angazhohet vetë në operimin apo menaxhimin e biznesit.
Tani, me Dritaren e Investimeve të Diasporës, po e bëjmë edhe hapin tjetër. Po krijojmë mundësinë që ta shndërrojmë mërgatën tonë nga investitorë pasivë në instrumente financiare dhe tërthorazi të mbështetet zhvillimi i vendit, në investitorë aktivë që investojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Për këtë, po e hapim dritaren për garantimin e investimeve të diasporës, e cila e lehtëson financimin e projekteve në të cilat bizneset e mërgatës sonë iu mundëson që të zgjerohen edhe në Kosovë. Përmes kësaj dritareje, do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërkaq e tërë dritarja parashihet që të arrijë deri në 100 milionë euro.
Pra një bashkatdhetar i cili dëshiron që të investojë në Kosovë, tani do ta ketë shumë më të lehtë të marrë kredi investuese, të garantuar nga Fondi për Garanci Kreditore, dhe kësisoj të bëhet pjesë e iniciativës sonë zhvillimore. Gjithashtu, nga USAID ofrohet edhe mundësia e mbështetjes me grant për lehtësimin e zhvillimit të biznesit, për ato biznese të cilat investojnë përmes dritares së diasporës.
Përveç kapitalit financiar i cili është i domosdoshëm për zhvillimin e vendit, mërgata jonë do të sjellë edhe aftësitë e njohuritë, dhe kulturën e punës nga vendet ku ata jetojnë aktualisht. Kjo gjë ka vlerë të jashtëzakonshme për ekonominë e vendit dhe padyshim që reflektohet si në planifikim ashtu edhe në administrim.
Por një gjë edhe më e shtrenjtë, e që nuk mund t’i caktohet çmimi, e kjo është kthimi i mërgatës sonë për të jetuar në Kosovë.
Tashmë kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë, për të banuar e jetuar këtu, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron shumë kushte të mira për të zhvilluar aktivitete biznesore, dhe për ta është shumë e lehtë të punojnë e të fitojnë në vendin e tyre.
Dëshirojmë që ta hapim një kapitull të ri të marrëdhënies së bashkatdhetarëve me atdheun e tyre nga ajo parulla kontribuoni duke sakrifikuar, investoni për të fituar, pra nuk po ju themi që të sakrifikojmë që të kontribuojmë por po duam që ata të fitojnë duke investuar e asisoj me siguri që edhe për pasojë kontribuojnë.
Nga regjistrimi i fundit i popullsisë që patëm, doli se një numër shumë i madh i banesave janë të zbrazura, që kryesisht janë të blera nga mërgata. Nëse e shikoni strukturën e investimeve të huaja direkte, një pjesë e konsiderueshme është investim në patundshmëri dhe kjo vjen në masë të madhe pikërisht nga mërgata jonë.
E kjo tregon se mërgata jonë hapin e rëndësishëm tashmë e ka bërë pra banesën e ka këtu, kanë ku të banojnë vetëm pse duhet të kthehen edhe të banojnë, të jetojnë e të punojnë në vendlindjen e tyre të dashur në Kosovën tonë.
Kjo është dëshmi pra që mërgata asnjëherë nuk heq dorë nga ëndrra për t’u kthyer, dhe nga krijimi i kushteve për realizimin e kësaj ëndrre siç është edhe një banesë apo një shtëpi në Kosovë përkundër dekadave të jetesës në Evropën Perëndimore, në shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjithandej globit asnjëherë mërgata nuk e ka braktisur Kosovën, ajo mund të ketë qenë jashtë vendit por gjithsesi brenda kombit e do të thosha edhe shoqërisë e ekonomisë tonë
Tani ka mbetur që ëndrra e kthimit të fillojë e të bëhet realitet. Dhe ne këtë nuk e shohim vetëm në pushimet e tyre që bëjnë në Kosovë, por edhe për punën dhe mundin që duhet ta bëjnë në Kosovë.
Një ndërmarrës i cili jeton në Gjermani, kur mori vesh për këtë iniciativën tonë të re ekonomike, për këtë dritare për diasporën, më shkroi se me këta hapa që po ndërmarrim ka shumë gjasa që deri në vitin 2030 do t’i kemi 2 milionë banorë në Kosovë dhe unë uroj që kjo të realizohet pikërisht duke e ndihmuar edhe ekonominë por gjithashtu duke e shtuar edhe popullsinë. Më fjalë të tjera në Kosovë ka vend edhe për më shumë popullsi, edhe për më shumë punë, edhe për më shumë jetesë e zhvillim.Me mundësimin e investimeve, hapjen e vendeve të punës, e përmirësimin e kushteve të jetesës, nuk mbeten edhe shumë arsye të forta që bashkatdhetarët të vazhdojnë ta kenë cilësimin mërgimtar, nuk do të kenë më arsye kur e kanë mundësinë që me kushte të ngjashme e ndoshta edhe më të mira, të kthehen e të bëjnë biznes, e të jetojnë në vendin e tyre. Ne e dimë që ata nuk duan t’i quajmë diasporë për shkak të etimologjisë nga greqishtja e lashtë e kësaj fjale por i quajmë mërgimtarë më parë sepse dëshirojmë të mendojmë që ata edhe kthehen sikur shpendët shtegtarë që kthehen në pranverë dhe unë besoj që pranvera ekonomike ka mbërri në Kosovë.
72 vjet nga themelimi i Kinostudios, shtëpisë së filmit shqiptar
Nga: Edlira Ruzi
TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Më 10 korrik 1952, filloi punën industria e filmit shqiptar me inaugurimin e ndërtesës “Shqipëria e Re” dhe me kompleksin e studiove filmike Kinostudio, në periferi të Tiranës.
Filmi i parë i prodhuar ishte “Skënderbeu”, bashkëpunim ky me sovjetikët në vitin 1953, ndërsa filmi “Tana” i vitit 1958 mban vulën e prodhimit shqiptar duke u ndjekur nga 270 filma me metrazh të gjatë, 700 dokumentarë dhe 150 filma të animuar.
Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” arriti një prodhim prej 14 filmash në vit. Pas ndryshimit të sistemit, ajo u transformua në “Albafilm”, ekzistenca e së cilës zgjati deri në vitin 1996. Në vitin 1996 kjo qendër u quajt Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Nga janari i vitit 2015 në këtë godinë të stilit neoklasik, e cila është konsideruar si unikale nga arkitektët, ndodhet Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, etj.
“Shqipëria e Re” lë në trashëgim mbi 200 filma, një pjesë e të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike, por me gjithë kornizat ideologjike dhe autocensurën e kineastëve, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re”, mbetet në kujtesën e shumë brezave.
75 vjet NATO! Nga një “mburojë” në Luftën e Ftohtë, në forcë të sigurisë globale
Nga: Almarina Gegvataj
TIRANË, 8 korrik/ATSH/- Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut Verior, në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harry Truman, u shpreh me fjalë të thjeshta për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë.
Shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, këtë javë, organizata që u themelua nga Traktati, NATO-ja, do ta shënojë momentin kur 12 aleatët firmosën zotimin për marrëdhënie transatlantike dhe për adresimin e kërcënimit sovjetik ndaj paqes dhe sigurisë në Evropës.
I përcaktuar në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, parimi thekson se nëse njëri nga vendet nënshkruese sulmohet, ai do të konsiderohet sulm ndaj të gjithë nënshkruesve tjerë.
Sigurisht se gjatë konferencës do të theksohet se Neni 5 është vënë në përdorim vetëm një herë – pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.
Për ironi, gjatë themelimit të NATO-s, Shtetet e Bashkuara qenë ndër më skeptiket e Traktatit dhe të Nenit 5.
Për SHBA-në, garancia bërthamore e së cilës do t’i jepte më pas Traktatit peshë, shpallja automatike e luftës përbënte shqetësim, sepse Kushtetuta amerikane i jep vetëm Kongresit kompetencën për të shpallur luftë, thotë John Deni, historian i NATO-s, njëherësh profesor në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë amerikane, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.
Por, Uashingtoni më parë kishte nënshkruar Paktin e Rios, më 1947, i cili siguronte ndihmë reciproke përgjatë Hemisferës Perëndimore, por nuk përfshinte ndonjë zotim ushtarak. Deni thotë se kjo hapi derën për pesë partnerë evropianë – Belgjikën, Francën, Luksemburgun, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar – që të flisnin me SHBA-në për mbrojtjen e përbashkët evropiane.
“Ne ishim partnerë hezitues”, pohon Deni. “Ky ishte krijim i britanikëve. SHBA-ja donte rilindje ekonomike nga Evropa”.
Ndonëse publikut amerikan iu tha se Traktati ishte mënyrë për të kundërshtuar komunizmin, Deni thotë se një “arsyetim i fshehtë” për aleancën erdhi nga nevoja amerikane për stabilitet dhe sukses ekonomik në Evropë.
Sipas fjalëve të Trumanit, NATO-ja do të ishte “mburojë që do të na mundësojë… të sigurojmë një jetë më të plotë dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë”.
Deni pohon se ngjarjet e 1948-tës – një puç në Çekosllovaki dhe bllokada sovjetike e Berlinit – kishin alarmuar SHBA-në për ndikimin e paqëndrueshmërisë në ekonominë evropiane, dhe “ndryshuan mendjet në Uashington”.
Por, Traktati u shkrua “në mënyrën që ne amerikanët e kërkuam”, thotë Deni. Ai nuk parashikoi shpallje automatike të luftës, dhe rrjedhimisht siguroi mbështetje dypartiake në Kongres.
Në fillim të 1949-tës u bë gati një projekttraktat, i cili do të nënshkruhej më 4 prill, në Uashington, në një takim të krerëve të shteteve të 12 vendeve themeluese. Bashkimi Sovjetik u njoftua se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior nënkuptonte reagimin e përbashkët për mbrojtje të anëtarëve të saj.
Teksa Uashingtoni po bëhet gati të jetë mikpritës i Samitit të NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik, dhe të shënojë 75-vjetorin e aleancës, rëndësia e Nenit 5 dhe arritjet e NATO-s qenë në agjendën e disa organizimeve të bëra nga organizatat joqeveritare në kryeqendrën amerikane.
Disa folës theksuan se uniteti i NATO-s u testua në fund të Luftës së Ftohtë, kur aleanca më nuk përballej me kërcënimin sovjetik që Max Bergmann, drejtor i Programit të Evropës të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), thotë se ajo ishte “themeluar për ta adresuar”.
Folës të tjerë kujtuan se disa politikëbërës dhe politikanë argumentuan asokohe se NATO-ja më nuk ishte e nevojshme, përderisa të tjerë parapëlqenin adaptimin me rendin e ri botëror.
Phillippe Dickinson, zëvendësdrejtor i Iniciativës për Siguri Transatlantike në Këshillin e Atlantikut, thotë se fundi i Luftës së Ftohtë nxiti “një ndryshim të vërtetë në qëndrimin dhe qëllimin e NATO-s në botë”.
NATO-ja krijoi programin e saj të Partneritetit për Paqe gjatë asaj periudhe, duke ftuar Rusinë më 1994 për t’u bërë pjesë e tij, një marrëveshje që zgjati 20 vjet, derisa Moska aneksoi ilegalisht Krimenë më 2014. Më pas ndodhën dy valë të mëdha të zgjerimit pas Luftës së Ftohtë, më 1999 dhe më 2004, kur disa vende evropiane dhe të Baltikut iu bashkuan organizatës.
Aleanca më vonë zhvendosi fokusin në operacionet ndërkombëtare, në kundërterrorizëm dhe në menaxhim krizash. Aleatët e NATO-s, po ashtu, nisën misione paqeruajtëse përtej Atlantikut Verior, përfshirë në Irak dhe në Kosovë. Përveç ruajtjes së paqes, NATO-ja ka rritur bashkëpunimin me vendet përtej Atlantikut Verior, veçanërisht në rajonin e Indo-Paqësorit.
Katër prej 35 vendeve partnere të NATO-s – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – janë ftuar në diskutimet e aleancës rreth kërcënimeve në Indo-Paqësor, në samitin e ardhshëm.
Përveç Indo-Paqësorit, shumica e 31 vendeve tjera partnere të NATO-s janë nga Evropa Lindore, Mesdheu dhe Lindja e Mesme.
Të gjithë anëtarët dhe partnerët e NATO-s, me përjashtim të Afganistanit, Bjellorusisë dhe Rusisë – të pezulluar – janë ftuar të marrin pjesë në samit. Ftesë kanë marrë edhe Gjeorgjia, pavarësisht miratimit më 28 maj të atij që shumë njerëz e quajnë “Ligj për agjentët e huaj” – të frymëzuar nga Rusia – dhe Ukraina, e cila pritet të përfshihet në zgjerimin e ardhshëm të NATO-s.
Pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia dhe kërcënimet e reja rajonale ndaj NATO-s pritet të jenë tema kryesore në samit, por gjithashtu do të bëhet e qartë se në 75 vjetët e ekzistimit, aleanca është zhvilluar për t’u ballafaquar me më shumë se vetëm kërcënimin sovjetik, parandalimi i të cilit qe arsyeja pse ai u themelua.
Pavarësisht evoluimit, fjalët që Truman tha më 1949 ende qëndrojnë: “Metoda jonë e arritjes së unitetit ndërkombëtar, përmes bashkimit vullnetar të vendeve të ndryshme, të përkushtuara për një kauzë të përbashkët, është një hap efektiv drejt vënies së rendit në botën tonë të trazuar”./ REL
75 vjet NATO: Nga një “mburojë” në Luftën e Ftohtë, në forcë të sigurisë globale

Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut Verior, në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harry Truman, u shpreh me fjalë të thjeshta për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë.
“Për ne, lufta nuk është e pashmangshme”, tha Truman. “Burrat me guxim dhe me vizion mund t’ia përcaktojnë fatin vetes. Ata mund ta zgjedhin robërinë apo lirinë, luftën ose paqen. Unë nuk kam dyshim se çfarë do të zgjedhin ata”.
Shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, këtë javë, organizata që u themelua nga Traktati, NATO-ja, do ta shënojë momentin kur 12 aleatët firmosën zotimin për marrëdhënie transatlantike dhe për adresimin e kërcënimit sovjetik ndaj paqes dhe sigurisë në Evropës.
Pasi panë përçarjen e kontinentit nga Perdja e Hekurt, 12 vende – Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – ranë dakord për mbrojtje kolektive, një parim që përbën thelbin e NATO-s sot.
I përcaktuar në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, parimi thekson se nëse njëri nga vendet nënshkruese sulmohet, ai do të konsiderohet sulm ndaj të gjithë nënshkruesve tjerë.
Sigurisht se gjatë konferencës do të theksohet se Neni 5 është vënë në përdorim vetëm një herë – pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.
Për ironi, gjatë themelimit të NATO-s, Shtetet e Bashkuara qenë ndër më skeptiket e Traktatit dhe të Nenit 5.
Për SHBA-në, garancia bërthamore e së cilës do t’i jepte më pas Traktatit peshë, shpallja automatike e luftës përbënte shqetësim, sepse Kushtetuta amerikane i jep vetëm Kongresit kompetencën për të shpallur luftë, thotë John Deni, historian i NATO-s, njëherësh profesor në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë amerikane, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.
Por, Uashingtoni më parë kishte nënshkruar Paktin e Rios, më 1947, i cili siguronte ndihmë reciproke përgjatë Hemisferës Perëndimore, por nuk përfshinte ndonjë zotim ushtarak. Deni thotë se kjo hapi derën për pesë partnerë evropianë – Belgjikën, Francën, Luksemburgun, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar – që të flisnin me SHBA-në për mbrojtjen e përbashkët evropiane.
“Ne ishim partnerë hezitues”, pohon Deni. “Ky ishte krijim i britanikëve. SHBA-ja donte rilindje ekonomike nga Evropa”.
Sipas fjalëve të Trumanit, NATO-ja do të ishte “mburojë që do të na mundësojë… të sigurojmë një jetë më të plotë dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë”.
Deni pohon se ngjarjet e 1948-tës – një puç në Çekosllovaki dhe bllokada sovjetike e Berlinit – kishin alarmuar SHBA-në për ndikimin e paqëndrueshmërisë në ekonominë evropiane, dhe “ndryshuan mendjet në Uashington”.
Por, Traktati u shkrua “në mënyrën që ne amerikanët e kërkuam”, thotë Deni. Ai nuk parashikoi shpallje automatike të luftës, dhe rrjedhimisht siguroi mbështetje dypartiake në Kongres.
Në fillim të 1949-tës u bë gati një projekttraktat, i cili do të nënshkruhej më 4 prill, në Uashington, në një takim të krerëve të shteteve të 12 vendeve themeluese. Bashkimi Sovjetik u njoftua se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior nënkuptonte reagimin e përbashkët për mbrojtje të anëtarëve të saj.
Teksa Uashingtoni po bëhet gati të jetë mikpritës i Samitit të NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik, dhe të shënojë 75-vjetorin e aleancës, rëndësia e Nenit 5 dhe arritjet e NATO-s qenë në agjendën e disa organizimeve të bëra nga organizatat joqeveritare në kryeqendrën amerikane.
Folës të tjerë kujtuan se disa politikëbërës dhe politikanë argumentuan asokohe se NATO-ja më nuk ishte e nevojshme, përderisa të tjerë parapëlqenin adaptimin me rendin e ri botëror.
Phillippe Dickinson, zëvendësdrejtor i Iniciativës për Siguri Transatlantike në Këshillin e Atlantikut, thotë se fundi i Luftës së Ftohtë nxiti “një ndryshim të vërtetë në qëndrimin dhe qëllimin e NATO-s në botë”.
NATO-ja krijoi programin e saj të Partneritetit për Paqe gjatë asaj periudhe, duke ftuar Rusinë më 1994 për t’u bërë pjesë e tij, një marrëveshje që zgjati 20 vjet, derisa Moska aneksoi ilegalisht Krimenë më 2014. Më pas ndodhën dy valë të mëdha të zgjerimit pas Luftës së Ftohtë, më 1999 dhe më 2004, kur disa vende evropiane dhe të Baltikut iu bashkuan organizatës.
Aleanca më vonë zhvendosi fokusin në operacionet ndërkombëtare, në kundërterrorizëm dhe në menaxhim krizash. Aleatët e NATO-s, po ashtu, nisën misione paqeruajtëse përtej Atlantikut Verior, përfshirë në Irak dhe në Kosovë. Përveç ruajtjes së paqes, NATO-ja ka rritur bashkëpunimin me vendet përtej Atlantikut Verior, veçanërisht në rajonin e Indo-Paqësorit.
Katër prej 35 vendeve partnere të NATO-s – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – janë ftuar në diskutimet e aleancës rreth kërcënimeve në Indo-Paqësor, në samitin e ardhshëm.
Përveç Indo-Paqësorit, shumica e 31 vendeve tjera partnere të NATO-s janë nga Evropa Lindore, Mesdheu dhe Lindja e Mesme.
Të gjithë anëtarët dhe partnerët e NATO-s, me përjashtim të Afganistanit, Bjellorusisë dhe Rusisë – të pezulluar – janë ftuar të marrin pjesë në samit. Ftesë kanë marrë edhe Gjeorgjia, pavarësisht miratimit më 28 maj të atij që shumë njerëz e quajnë “Ligj për agjentët e huaj” – të frymëzuar nga Rusia – dhe Ukraina, e cila pritet të përfshihet në zgjerimin e ardhshëm të NATO-s.
Pavarësisht evoluimit, fjalët që Truman tha më 1949 ende qëndrojnë: “Metoda jonë e arritjes së unitetit ndërkombëtar, përmes bashkimit vullnetar të vendeve të ndryshme, të përkushtuara për një kauzë të përbashkët, është një hap efektiv drejt vënies së rendit në botën tonë të trazuar”.
Përgatiti: Trim Haliti
Një “kishë serbe” e një fshati të Gollapit, sa një kotec pule …!

Katolicizmin shqiptarët nuk e morën nga Vatikani por Shën Pali erdhi vetë deri ne Epir dhe Durrës për ta përhapur
‘Srpska kuća’, pjesë e propagandës serbe në Lojërat Olimpike Verore në Paris

1969 / “La Nación”, Santiago (Kili) : Filmi “Aventurierët” me Bekim Fehmiun është më shumë se një film brutal…
Fehmiu, duke kërcyer me Shirley MacLaine — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Korrik 2024
Gazeta kiliane “La Nación” ka botuar, të dielën e 7 shtatorit 1969, në faqen n°22, një shkrim për filmin “The Adventurers – Aventurierët” me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një film shumë brutal (i vrazhdë), por jo vetëm kaq
Nga Barry Norman

Bekim Fehmiu, aktori jugosllav që mishëron “egërsinë” që i nevojitej Gilbertit për protagonistin e tij. — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22
“The Adventurers – Aventurierët”, një roman i Harold Robbins, ka qenë baza për realizimin e një prej filmave më të vrazhdë në kujtesë, por, sipas producentit dhe regjisorit të tij, Lewis Gilbert, e gjithë dhuna dhe seksi në film është funksion i gjuhës kinematografike dhe jo thjesht për të tërhequr publikun. Diçka që është padyshim e siguruar nëse kemi parasysh se në tre vitet që nga shfaqja e romanit, tashmë janë shitur 9 milionë kopje.
Gilbert-i ka udhëtuar 250 mijë kilometra për të mbledhur një kastë prej 300 aktorësh të 22 kombësive të ndryshme dhe 12 mijë ekstra. Në mesin e këtyre të fundit, edhe pse për qëllime rreptësisht kinematografike, përfshihen edhe dy prostituta.
Deri tani regjisori ka filmuar në Nju Jork dhe Itali, përdhunime, orgji, joshje, skena mes lezbikeve e gjëra të tilla. E cila për shumë mund të duket si përzierja e zakonshme : mëkat nën diell, epsh nën pluhur. Është një film tjetër i këtij lloji apo synimet e tij janë të ndryshme ? Rekordi i Gilbert – veprat e tij përfshijnë “Alfie” – vërteton se ai është serioz në lidhje me punën e tij në këtë drejtim.
Në rregull. Filmi është komercial. Si ta mohojmë atë. Me këtë çmim, duhet të jetë (Deri tani filmi kushton rreth 13 milionë dollarë). Por nuk e kuptoj pse nuk mund të realizohet artistikisht. Sigurisht që në film ka shumë seks dhe dhunë, por ne mundohemi ta paraqesim në mënyrë serioze, si pjesë përbërëse të historisë. Unë nuk jam i interesuar vetëm për një blockbuster.
Playboy amerikanojugor

Bekim Fehmiu, aktori jugosllav që mishëron “egërsinë” që i nevojitej Gilbertit për protagonistin e tij. — Burimi : La Nación, e diel, 7 shtator 1969, faqe n°22
Intriga e filmit flet për një playboy të Amerikës Latine. I pashëm, atletik dhe idealist, ai e kalon gjysmën e kohës në shtratet italiane dhe gjysmën tjetër duke ndihmuar në krijimin e një evolucioni në vendlindjen e tij, Kolumbinë. Duket sikur Porfirio Rubirosa të ishte bashkuar si një person i vetëm me Fidel Kastron.
Në parim është një temë mjaft serioze — thekson Gilbert —, ka kontraste të arritura shumë mirë. Njerëzit e pasur të botës në krahasim me një nga vendet më të varfra në botë. Përveç kësaj, ne i kemi lejuar vetes të bëjmë disa ndryshime në lidhje me romanin e Robbins…
Dhe kjo e fundit është e vërtetë. Historia origjinale është një përzierje jashtëzakonisht brutale e seksit dhe dhunës. E papërshtatshme për kinemanë.
Megjithatë, Gilbert bëri gjithçka në vendimin për t’ia dhënë rolin kryesor aktorit jugosllav Bekim Fehmiu. Ky aktor, emri i të cilit duket se është marrë nga “Një mijë e një netë”, është zbuluar rastësisht nga gruaja e regjisorit. Ajo e pa atë të aktronte në një film modest jugosllav dhe mendoi se kjo ishte ajo që kërkonte i shoqi. Nuk e kishte gabim.
Ky është njeriu që më duhet! Bërtiti Gilbert kur e pa atë.
Sigurisht që Fehmiu duhej të mësonte anglisht për dhjetë javë për të luajtur rolin.
Para se të vendoste për jugosllavin, Gilbert pa dhjetëra aktorë. Dhe ai është i vendosur të anulojë filmin nëse Fehmiu nuk e përfundon punën e tij në mënyrë plotësisht të kënaqshme.
Por unë mendoj se po ia dalim mirë — thekson Gilbert — Bekimi ka atë lloj “egërsie” që kërkon roli… Përveç kësaj, ai është një aktor 100 % serioz. Ai mendon se ky film është artistik. Ai nuk pranon që është komercial…
Fehmiu, 32 vjeç, nuk ka luajtur më parë jashtë Jugosllavisë. Dhe ai thotë se nuk do të punonte në një film nëse nuk do të realizohej ashtu siç është (duhet).
- Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1969-la-nacion-santiago-kili-filmi-aventurieret-me-bekim-fehmiun-eshte-me-shume-se-nje-film-brutal/.







