Kreu Blog Faqe 778

Pse athua politikanët fshehin “hesapet” afariste…?

0
Nga: Agim Vuniqi
___
Nuk ka mbuluar pluhuri politik harresën për lidhjet e biznismenit serb, Bogoljub Kariq me biznismenët kosovarë, i kërkuar nga Interpoli që nga viti 2006, dyshohej se fshihej në Pejë. Sipas të përditshmes serbe “Kurir”, thuhej se Kariq është duke u fshehur në Pejë dhe është duke u ndihmuar nga biznesmenët kosovarë Ekrem Lluka e Ramiz Kelmendi (i konvertuar herë në AAK, herë në LDK, pas koketimeve të tij me LDK-ne, serish ne PDK) gjë që nganjehere mohohej nga ky i fundit. “EULEX-i nuk mund ta transferojë apo ekstradojë një person nga Kosova, për shkak se kjo është kompetencë e autoriteteve të Kosovës. Marrëveshja teknike për operacionet policore nuk ka të bëjë me çështje të tilla, por me shkëmbim informatash”, thonte në atë kohë zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal. Ndërkaq, biznesmeni serb është lajmëruar nga autoritetet serbe në Interpol që nga viti 2006. Për të fillimisht mediat serbe kishin raportuar se kishte kërkuar azil politik në Rusi. Multimilioneri nga Peja, Ramiz Kemendi, kishte mohuar se është i lidhur me biznesmenin serb të kërkuar nga Interpoli. Sipas tij, raportimet e medieve serbe kishin më shumë konotacion politik.“ Serbët mundohen që të na paraqesin ne, biznesmenëve shqiptarë dhe politikanët në Kosovë si njerëz që po e fshehim Kariqin, edhe pse ata vetë janë njerëz që e fshehnin Ratko Mladiqin, që kërkohej për krime lufte”, kishte thënë atëherë Kelmendi.
Ai ka thënë se rrjeti i supermarketeve që gjendet në Kosovë, ETC-ja e tij, nuk ka lidhje me asnjë biznesmen serb. “As që jam në dijeni që ka ETC në Beograd se ka një kohë të gjatë që nuk kam qenë. Nuk kam nevojë as t’i kopjoj markat e tyre e jo më të bashkëpunoj me serbët”, ka thënë biznesmeni Kelmendi. Ndërkaq biznesmeni tjetër nga Peja, Ekrem Lluka, ka qenë i pakontaktueshëm për gazetën. “Kurir” raportonte se Bogoljub Kariq është plotësisht i mbrojtur në Kosovë, kryesisht për shkak të marrëdhënieve me Kelmendin, gjithashtu edhe me biznesmenin Ekrem Lluka. “Biznesmeni i arratisur serb, Bogoljub Kariq, mban supermarketet zinxhir ETC në të gjitha qytetet e mëdha, së bashku me biznesmenin kosovar, Ramiz Kelmendin”, ka raportuar ky medium. Jadranka Tasiq, një zëdhënëse e familjes Kariq, ka deklaruar për “Kurir” se nuk është në dijeni, nëse rrjeti i supermarketeve ETC në Kosovë kontrollohet edhe nga biznesmeni Bogoljub Kariq. Sipas këtij mediumi, Kariq ende i ka të katër shtëpitë në Pejë, dhe një vilë në një kodër mbi Patrikanën e Pejës. “Në vilë është pothuajse e pamundur për të arritur, sepse gjendet në lartësi më të madhe se 100 metra. Pronën e tij e ruajnë shqiptarët dhe janë të vetmet shtëpi serbe në Pejë, të cilat nuk janë djegur”, ka raportuar “Kurir”.
Autoritetet serbe, sipas Balkan Insight në Beograd, kanë ngritur tri aktakuza ndaj biznesmenit Bogoljub Kariq e njëra prej tyre ka të bëjë me një favor që ai ka kryer ndaj biznesmenit pejan, Ekrem Lluka. Biznesmeni serb akuzohej se ia ka transferuar një pjesë të licencës së telefonisë mobile “Mobtel” biznesmenit Ekrem Lluka ish-pronar i kompanisë “Mobikos”, i cili sipas marrëveshjes ndërmjet dy palëve operonte në territorin e Kosovës. Kjo sipas ministrit të atëhershëm për zhvillim ekonomik, Predrag Bubalo, nuk mund të bëhej pa pëlqim nga Qeveria serbe.
“Transferimi i një pjese të licencës së ‘Mobtelit’ te një palë e tretë mund të bëhej vetëm me pëlqimin në formë të shkruar nga ana e qeverisë. Për shkak të dëmeve të shkaktuara shtetit, autoritetet kanë ngritur tri akuza kundër Kariqit”, ka thënë Bubalo për këtë medium.
Ndërkaq, sipas të dhënave të regjistrimit të bizneseve në Ministri të Tregtisë, biznesmeni Ekrem Lluka ka themeluar më 11 korrik të vitit 2003 kompaninë “Mobikos” që për aktivitet kryesor ka telekomunikimet.
Me shenjat që jipte Thaçi dhe Pacolli në kohën kur ishin në koalicion, biznesi duket se ka pasur rolin kyç në zgjedhjen e tij president, që ishte goxha “më kërkuese”; si duket LDK-ja, edhepse kooperuese në fushën e biznesit “më jep-të jap” ende nuk ka tejkaluar rebelimin e brendshëm, kur ishte në pyetje demarkacioni. Lëvizja “Vetëvendosja” , është e vendosur të mos e ndryshojë kursin politik, vetëm me qytetarët kundër të gjithëve. Kemi hy pra në periudhën e ngjizjes së një fenomeni, të pandashëm tani e tutje për sistemin politik, të raporteve të biznesit më politikën dhe vazhdimin me ekonominë informale, e cila luhatet nga shkelja e ligjeve apo moszbatimi i tyre deri tek evazioni fiskal, por pa mbërritur te paraja e krimit. Dhe grupi i tretë sigurisht është ekonomia kriminale, e cila ka bërë para nga trafiku i qenieve njerëzore, prostitucioni i detyrueshëm apo droga dhe grabitjet. Paralelisht me këtë janë shfaqur të gjitha fenomenet negative për mënyrën se si një qeveri apo një lidership politik mund ta trajtojë biznesin: Kufizimi dhe klientelizmi në privatizime, në leje ndërtimi dhe licensa, në shpërndarjen e barrës fiskale. Për të përfunduar e gjithë kjo te ryshfetet, tenderet dhe shndërrimin e biznesmenëve në “pagatorë” të vizitave apo turizmit brenda apo jashtë vendit, të qeveritarëve nga më të lartët.

Të jetosh në mesin e derrave!

1
Kështu vepron nëntoka agjenturore për krijimin e “njeriut të ri”, sikurse manipulon me fëmijët kësaj vere në Vushtrri. Pasataj, ky “njeri i ri” mendon ndryshe; sikurse derr i egër dhe si jo-njeri e jo-shqiptar edhe ndaj femrës shqiptare…!

Nga: Dijana Toska, Shkup

Në Tv 21 mbrëmë u zhvillua një debat mbi të drejtat e grave, ku folëset paraqitën pikëpamjet për jetën, secila sipas kutit dhe afiniteteve që kishin. Dhe deri këtu ishte ok. Por, ndërkohë që emitohej emisioni, gjueti derrash kishte filluar në faqen e këti mediumi në FB; ofendime, sharje, fjalor vullgar, poshtërime, një unison derrash të egër po vritnin pamëshirshëm një nanë, një motër, një grua shqiptare vetëm e vetëm se kishte një mendim ndryshe nga derrat shqiptar.

Nuk e hamë mishin e derrit se është haram, ama shajmë e ofendojmë femrën shqiptare si derrat e Serbisë, nëse nuk na pëlqejnë mendimet e saja liberale për jetën.
Këta derra që flasin shqip e veprojnë serbisht e arabisht janë shndëruar në Covid shkatërues që duan të ndryshojnë ADN kombëtare dhe traditën mijëvjeçare në këtë vend.
Këta derra analfabet, apo me vetëdije e me mision të caktuar nga shërbime të ndryshme të nëntokës me vite të tëra po krijojnë një diskurs antikombëtar, rrënues të çdo vlere e tradite shqiptare, një degradim kulturor e identitar duke helmuar ambientin jetësor dhe lënduar rëndë shpirtin e shoqërisë shqiptare.
Këta derrkuca të sëmurë që kanë marr mbi supe haramin e që shpërfaqin agresivitet vetëm ndaj lirive dhe të drejtave të grave shqiptare, fuqinë e guximin e mbështesin në programet dhe pushtetin e qindisur nga derrat sllav të cilët historikisht kanë dashur të na shohin si njerëz me bisht, përkatësisht majmuna të cilëve me një banane kryet ua shëndrojnë në prapanicë.
Këta derrkuca të riprodhuar nga kuzhina të ndryshme antishqiptare kurrën e kurrës nuk do të mund ta frikësojnë e as tia mbyllin gojën një femre të edukuar me taban patriotik e një intelektualeje që është arsimuar për ta dashte e mbrojtë kombin më shumë se vetja.
Historia jo e largët na ka mësuar se ky lloj i burrecave ka koqe me e kërcnu e nënçmu veq gruan shqiptare, ndërsa para nje grue të huaj gjithmonë jargaviten si derra të flliqt.
Ky nuk është niveli publik i komunikimit tim, por e detyruar tu përgjigjem kësaj kategorie që e kupton vetëm këtë gjuhë.
PS
Tv 21 dhe çdo Tv tjetër kur ftoni musafir në studio nuk guxoni të lejoni që të njejtit të denigrohen nga një turmë e shkretirave. Prandaj, gjeni mënyrë për të qenë në nivel të asaj për çka i shërbeni shoqërisë, e më së paku të jeni profesionist.
Me dashamirësi!

La Stampa (1989) / Intervista me Ismail Kadarenë në Milano rreth librit të ri “Kush e solli Doruntinën?” dhe mesazhi për Kosovën

Ismail Kadare (1936 – 2024)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Korrik 2024 

“La Stampa” ka botuar, të premten e 26 majit 1989, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Ismail Kadarenë në Milano rreth librit të tij të ri ”Kush e solli Doruntinën?”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Takimi në Milano me shkrimtarin Ismail Kadare rreth librit të ri

Fati shqiptar në një thriller

Burimi : La Stampa, e premte, 26 maj 1989, faqe n°3

Burimi : La Stampa, e premte, 26 maj 1989, faqe n°3

Milano — “Ju italianët flisni më shumë për Mozambikun se sa për Shqipërinë”. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nuk tregon as habi dhe as qortim “Përkundrazi, ju jeni popullor te ne. Ne e duam artin, letërsinë dhe kinemanë tuaj. Ne e njohim muzikën tuaj, përfshirë atë të Festivalit të Sanremos”. 

Kadareja e di se shumë italianë nuk e kanë parë kurrë vendin e tij, madje as në fotografi. Shqipëria këtu duket e largët, ekzotike, Kadare duhet ta dijë se edhe Shqipëria ka njëfarë përgjegjësie në këtë gjendje. Gjithçka e izoluar, e mbyllur. Ky është të paktën imazhi konvencional. “Saktësisht, konvencional. Ne nga ana tjetër jemi normalë. Sigurisht që shkëputëm marrëdhëniet me BRSS-në 30 vjet më parë. Nuk kemi ende marrëdhënie diplomatike. Por ne kemi marrëdhënie të mira me vendet e tjera”. Me vendet e Evropës Lindore, Perëndimore apo vetëm Evropës? “Evropën dhe kaq”. 

Kadare flet për tokën (vendin) e tij të panjohur në Itali dhe peizazhet në jetën e tij. Detin e bukur. Dhe shtëpia e madhe në Gjirokastër ku ka jetuar kur ishte fëmijë : “Për mua ishte një shtëpi e madhe, me dhoma të mëdha dhe plot mistere. Ndoshta që atëherë, në ato hapësira pa kufi, lindi pasioni im për paqartësinë (ambiguitetin – dykuptimësinë). Librat e mi kanë një erë historie dhe legjendash, imagjinate të mundshme”. Ashtu si ky roman, që ndodhet tani në libraritë tona : Kush e solli Doruntinën? (Longanesi). 

“E kam shkruar dhjetë vjet më parë, duke u nisur nga një legjendë mesjetare”. Një vajzë, Doruntina, po martohej në një fshat të largët, trembëdhjetë ditë më këmbë. Nëna e saj jep pëlqimin sepse një nga nëntë djemtë e saj, Kostandini, i premton : “Mos u shqetëso, do të ta sjell në shtëpi sapo të të marrë malli për të”. Në vend të kësaj, Kostandini vdes dhe të gjithë vëllezërit e tij vdesin. Doruntina nuk di më asgjë për familjen e saj dhe as në shtëpinë e vjetër nuk ka më ndonjë lajm. Nëna plakë mbi varrin e Kostandinit thotë këto fjalë : “Tani që jam plotësisht e vetmuar në botë, meqë nuk e ke mbajtur premtimin tënd, dheu mos të të përthithë kurrë”. 

Një natë trokasin në derën e nënës së vjetër. Është Doruntina. “Kush të solli?” “Kostandini”, “Por ai vdiq tre vite më parë”. Dy gratë i nënshtrohen misterit. Fillojnë hetimet. Kapiten Stresi rindërton disa faza të atij udhëtimi të kthimit, të cilin Doruntina çuditërisht dukej se e kishte realizuar vetëm në atë kohë, në kujtimin e “një nate të pafundme, mes mijëra yjeve që vraponin në tufa nëpër qiell”.  Dhe gjatë rrugës, mbi një kalë të vetëm, ajo vuri re disa herë se “flokët e burrit nuk ishin vetëm të mbuluara me pluhur, por edhe me baltë të sapotharë dhe se trupi i tij lëshonte një erë dheu të lagur”. 

Kush ishte ky kalorës? A kishte lëvizur vërtet Kostandini gurin e varrit dhe kishte shkuar të merrte motrën e tij? Apo ishte një mashtrues? Po sikur Doruntina t’i kishte sajuar të gjitha? Në fund, kapiten Stresi zhvillon teorinë e tij mbi “besën”, fjalën që i ka dhënë nënës Kostandini në jetë. Çfarë rëndësie ka nëse ishte apo jo vetë Kostandini që e solli Doruntinën? Gjithsesi ishte ai, Kostandini. Ajo që duhet të bie në sy është respektimi i përbashkët i një ligji që nuk është shkruar në zemrat e të gjithëve. Aty ku një nuk arrin, mbërrijnë të tjerët. Nuk ka më bindje individuale ndaj një ligji të jashtëm, jo më gjykata dhe altarë të ndryshueshëm dhe grindavecë. Shqipëria, e vogël dhe gjithmonë në rrezik Shqipëria, gati e “kapur në ves”, dje si sot, “mes dy botëve, Perëndimit dhe Lindjes”, sheh lindjen e një njeriu të ri në “petkun transparent”, që di të përshtatet me ligjet “të qenësishme në vetë njeriun, të paprekshme dhe të padukshme”. Falë kësaj “besës”, besnikërisë fitimtare ndaj ligjeve më të fshehta e të vërteta, Shqipëria do të mund të dalë e padëmtuar nga vorbulla mes dy botëve të Perëndimit dhe Lindjes. 

Ismail Kadare nuk insiston shumë në këtë vizion të heroizmit individual dhe shoqëror. Rrëfimi i tij është para së gjithash një thriller i lehtë dhe mahnitës. Dhe atëherë ndoshta Kadare e konsideron këtë vizion si të vjetëruar. Ai tashmë është shprehur se për të sot Shqipëria është “normale”. Nga ana tjetër, secili roman i tij lindi nga takimi i momenteve të ashpra historiko-politike dhe shpikjes (imagjinatës) së lirë. Ashtu si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (Longanesi), ku një gjeneral italian kthehet në Shqipëri njëzet vjet pas konfliktit, në kërkim të trupave të ushtarëve të tij për t’i sjellë përsëri në atdhe. Ashtu si “Daullet e shiut” (përsëri Longanesi), një afresk i fuqishëm i rrethimit turk të shekullit të pesëmbëdhjetë në Shqipëri, një metaforë për lakun bashkëkohor sovjetik. Gjithashtu tema mbizotëruese në “Muzgu i perëndive të stepës” (Sei). 

Tani është çështja e Kosovës, e diskutueshme mes serbëve dhe shqiptarëve. Ismail Kadare thotë : “Ne shqiptarët e Shqipërisë jemi tre milionë. Dy milionë shqiptarë të tjerë jetojnë jashtë Shqipërisë. Kryesisht në Kosovë. Kjo është e gjitha. Megjithatë, ne duhet të shkojmë drejt një ure miqësie në Ballkan. Nëse dikush më pas sugjeron se Kosova është e trazuar sepse atje po mbërrijnë petrodollarët islamikë, kjo është marrëzi, thjesht marrëzi”. 

Kadare në Milano merr pjesë në “Takimin e parë me intelektualë nga jugu i Mesdheut”, promovuar nga Arci Nova. Ai është 53 vjeç. Jeton me paratë që i fiton nga shitja e librave jashtë shtetit. Ndër shkrimtarët bashkëkohorë italianë ai preferon Sciascia-n. Ai jeton në Tiranë me gruan dhe dy vajzat në një apartament pa dhomat e mëdha të fëmijërisë. “Por dritaret kanë pamje nga parku pranë sheshit Skënderbe, heroi kombëtar i Shqipërisë.” 

Claudio Altarocca

Mark Palnikaj për rrugëtimin e tij studimor në Kosovë nën shoqërimin e Qazim Namanit, Emin Sallahut dhe Rezarta Loxha Vitakut

Nga: Mark Palnikaj
___
RRUGËTIM STUDIMOR NË KOSOVË
___
Nga data 10 deri me 14 korrik 2024 vizitova disa vende historike të Kosovës. Ky lloj udhëtimi ka vlera vetëm nëse dikush që e njef mirtë zonën të shoqëron në rolin e njeriut që të spjegon me vullnet të mirë dhe me pasion. Kjo u mundësua falë mbështetjes krejt dashamirëse të IKMM (Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve) dhe posaçërisht të dy studjuesve të arkeologjisë dhe historisë, të apasionuar të këtij instituti, zotërinjve Qazim Namani dhe Emin Sallahu dhe mbështetjes dashamirëse të Drejtoreshës së këtij Instituti Znj. Rezarta Loxha Vitaku të cilët nëpërmes këtij shkrimi i falenderoj me përzemërsi për mundësitë që më krijuan për të kryer një udhëtim studimor të suksesëshëm.
Unë, këtë udhëtim e kam planifikuar shume kohë më parë për të vizituar çdo fshat dhe vend arkeologjik të Kosovës, për të plotësuar njohjet e mija që kam nëpërmet librave dhe dokumenteve arkivore të arkivave nga vende të ndryshme. Me shum dashamirësi, personat që përmenda më sipër, më mundësuan që këtë nismë timen ta fillojmë me datën 10 deri me 14 korrik 2024. Në këto tre ditë hulumtimi, arritëm të kryejmë vizita në këto vende:
E filluam në rrethinat e Prishtinës në zonën e Gollakut (Galabit) me fshatinLlukar e Markoc për të vijuar nëpër lokalitetin arkeologjik Obzerik, në fshatin Grashticë (Istrina e hershme), pranë kalasë dhe lokalitetit Fratishtë, dolëm në kodrinën Stallova ose Bunari i Thatë. Në anën e majtë ishte rruga për Koliq, vijuam rrugës për Keqekollë, u ndalëm në lokalitetin arkeologjik Konaku i Jonuzit, për të parë vendin ku kishte qenë kisha katolike e cila ishte rrënuar në vitin 1946, dhe me gurët e kishës ishte ndërtuar shtepia e kulturës në Keqekolle. Në hyrje të kishës në fjalë ishte zbuluar një pllakë e mermerit me mbishkrin laten të cilën më vonë e kishin zhdukur. Në fshatin Keqekolle u ndalem tek përroi i cili lidhej me lokalitetin Glac të fshatit Koliq, atje kur në shekullin XVII Andrea Bogdani e kishte vizituar kishën katolike. Në këtë lokalitet patem rastin edhe të shohim skorjet e mbetjeve nga përpunimi i metaleve. Nga shoqëruesit u njoftova se në çdo prrockë të kësaj malësie hasen skorje që kishin mbetur qysh nga kohet e hershme te përpunimit të metaleve. Më pas vazhduam rrugën për në fshatin Prapashticë. U ndalëm në lagjen Balaj, në lokalitetin (Berkovica) ku ndodhen vende arkeologjike si Kisha dhe lokaliteti arkeologjik te xhamia e sotme, Gomuri, dhe u njoftova për kodrinat e fortifikuara Suka, Lisina, Makica, Kodra e Madhe (Quka), Konaku i Bilallit fortifikat te Dabishevci dhe gjytetin (lokalitetin arkeologjik) në Gllogovicë. U ndalëm në rrugën e cila dikur e lidhte Ulpianën me fshatrat e Medvegjës. Nga Gllogovica ka gjurmë të rrugës që lidhte qytetet Justiniana Prima me JustinianaSekonda. Këtu ndodhej edhe qyteti i periudhës romake i rangut Polis, dhe tani fusha e ketij fshati nga Polis quhet Polje. Udhëtimin tonë e vazhduam në Krilevë në komunën e Kamenicës e quajtur Dardana. U ndalem tek xhamia e fshatit ku më parë kishte qenë kisha te lokliteti Fratishtë. Aty pamë një varr i cili ishte sinjalizuar me dy shtylla që dëshmonin per qytetërimin ne kulinen e fshjatit. Nga Krileva shkuam në Strezoc, lokalitet arkeologjik që e kishte kalanë dhe kishën e antikitetit të vonë në vendin e quajtur Vaganesh. Në dalje të Strezocit kaluam prane kalase se fshatit Buxhenice, lokalitet arkeologjik e nga ku ishte sjellur nje Pitos ne fakultetin Filozofik të Prishtines. Kaluam në fshatin Hajnoc, ku në dalje ishte Kisha paleokristiane dhe kështjella e Hajnocit apo Reqan. Nga aty hymë në Kamenica, prane kulines ku eshte zbuluar stella dardane me ritin e varrimit. Nga Dardana udhetuam në drejtim të fshatit Strelica, në të majtë mbeti kështjella në Grizime ndërsa në të djathtë shkuam tek Manastiri i Moqares. Nga manastiri i Moqares vazhduam rruges që shkonte pranë kufirit të Serbisë për tu kthyer në Prishtinë. Kaluam prane fshatit Kopernicë, lokalitet i njohur arkeologjik me gradine dhe kështjellën e fshatit, nëpër fshatin Gmicë, dolem në Tugjec e Sfirce. Rrugës në të majtë lamë anash kështjellat në Jallaqemeshin e Tuxhec, ndërsa në të djathtë ishte qyteti arkeologjik në fshatin Gjyrishec. Prej Sfirces nëpër fshatin Zajqec, kaluam në fshatin Hjkobille, ku u njoftova për kalanë e këtij fshati, rrugën e vjetër që dikur shkonte në Medvegje. Pamë skorjet e shumta të metaleve, kishën e fshatit dhe galeritë e minierave. Nga Hajkobilla kaluam fshatin Dabishec dhe në lagjen e Balajve u lidhëm me rrugën që e kishim kaluar e cila përmes Prapashticës shkonte në Prishtinë.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ditën e dytë me 11 korrik shkuam në qendrën e madhe arkeologjike në Ulpianë, Dardania, Graçanica, Kishnica,Harroc, Mramur, Slivova, Llaishec, Brus, Peshter, Gllama e Llajshecit, Llabiani, Prekoc për të përfunduar në qendrën arkeologjike të Artanës të quajtur nga joshqiptarët edhe Novobërda, Monte Novo, Noe Berg etj. Në Marec mbi hyrjen e galerise se minieres se Artanes, ndodhej kisha e Shën Martinit. Në kalanë e Artanës kishte kishë paleokristiane dhe nje kishe mesjetare. Jashte mureve rrethuese të kështjellës ishte Kisha e Shënkollit me kapacitet rreth dy mijë vende, funksionale deri në vitin 1660 sipas dokumenteve ngaArkivi i Propagandës Fide në Vatikan. Disa qindra metra larg nga kjo kishë, ndodheshin rrënojat e kishës së Shën Mërisë e vlerësuar me kapacitet tre mijë besimtar, e ngjajshme me Kishën e Shën Pjetrit në Vatikan për nga kapaciteti. Udhëtimin tonë e vazhduam në fshatrat Bostan, Makresh, e Gjilan ku e përfunduem kërkimin për këtë ditë.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Me datën 13 korrik shkuam në zonën e Mitrovicës ku në fillim vizituam Trepçën dhe Muzeun Kombëtar të Kristaleve me eksponate të mrekullive të natyrës së këtij vendi. Vizituam edhe Kishen e shen Pjetrit në StanTërg. Kjo ishte një kishë paleokrstiane, nga aty vizituam edhe njërën nga xhamijat më të vjetra të Kosovës e quajtur Xhamija e Mazhiqit. Afër kësaj xhamie ndodheshin rrënojat e disa kishave katolike. Me këtë rast bëmë një vizitë në shtëpinë e Xhavit Rushitit, një familje e vjetër e kësaj treve. Objektet arkeologjike dhe të dhënat që më prezantuan specialistët që më shoqëronin ishin për mue një dritare e re, me të cilën unë mund të ballafaqoj dokumentet arkivore që kam marrë në arkiva të ndryshme me faktet në terren dhe besoj se së shpejti do ju paraqes një kronikë me komentet dhe këndvështrimin tim i cili në shum raste ndryshon nga ato që kam lexuar në botimet e ndryshme të studiuesve shqiptar dhe serb.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe monument
Udhëtimin e ndërpremë për ta vazhduar më vonë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës duke mbajtur shënime për çdo objekt historik. Besoj se deri nga fundi i muajit shtator do ja arrij të përmbushi misionin tim, për të vizituar të gjitha vendet me rëndësi historike në Kosovë.
Mark Palnikaj, Prishtinë me 14 korrik 2024
Mund të jetë një imazh i pemë
Mund të jetë një imazh i pemë
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe bar

Mund të jetë një imazh i 1 personMund të jetë një imazh i 1 person dhe Stari MostMund të jetë një imazh i 1 personMund të jetë një imazh i 2 persona dhe pemëMund të jetë një imazh i 2 personaMund të jetë një imazh i 3 personaMund të jetë një imazh i 1 person dhe bar

Jetmir Krasniqi, futbollist i dalluar dhe poliglot i vërtetë

0

 Nga: Arif Ejupi

Jetmir Krasniqi 29 vjeç i rritur në Nyon të Zvicrës, qysh si nxënës i ciklit fillor bie në sy me lojën e tij të bukur.

Ai nga dëshira që të përparoj në këtë fushë regjistrohet në klubin futbollistik FC “Nyon” kategoria e pionierëve. Talenti i paparë dhe puna sistematike bëjnë që Jetmiri shumë shpejt të jetë i kërkuar nga Klubi fqinj FC Lausanne, të shumtën e kohës anëtar i “Superligaue“ të Zvicrës.

Krasniqi ambicioz dhe përherë i disponuar për lojë në fanellën e voduazve luajti 31 ndeshje.

Shkëlqimi i tij në fushat e futbollit në pozitën e mbrojtësit bëri që përzgjedhësi i shpresave U-20, i Zvicrës, z.Gerard Castella, njëherit edhe analist i rregullt i futbollit në Radio Televizionin e Zvicrës, romane ta ketë në listën e tij, më 2014, edhe Jetmir Krasniqin, atëherë vetëm 19 vjeç, me origjinë nga Drenoci i Klinës së Kosovës.

Krasniqi në repartin e mbrojtjes që në start me shpresat U-20-të, të Zvicrës, kënaq të gjithë me lojën e tij të mrekullueshme.

Pierluigi Tami në atë periudhë përzgjedhës i shpresave U-21, në marrëveshje me kolegun e tij, Castella e fton  në 11-shin e parë edhe Krasniqin.

Jetmiri së bashku me bashkëmoshatarët tij, Shani Tarashaj dhe Florent Hadergjonaj, ka luajtur me shpresat e Zvicrës, 22 ndeshje dhe ka shënuar një euro-gol, nga një distancë bukur e largët.

Ai çdoherë në kërkim të suksesit krahas lojës dallohet edhe në mësime. Me nota të shkëlqyeshme e përfundon edhe të ashtuquajturën Maturë profesionale në lëmin e ekonomisë.

Megjithatë, përkushtimi dhe dashuria për futbollin e çojnë më 2016, në skuadrën tjetër të qytetit të Lozanës FC “Le Mont” anëtare e “Challenge Legau”, e përafërt në cilësi me Super Ligën e Zvicrës.

Jetmiri në këtë klub ku kishte shokë të shumtë, i luan me mjaft sukses 28 ndeshje. Nga pasioni për gjuhët e huaja ai më 2017, i përgjigjet pozitivisht ftesës së skuadrës FC “Chiasso” të Zvicrës tiçineze, në rang të njëjtë të garave.

Me të përfunduar kampionati Krasniqin e sjell në radhët e veta FC “Lugano” anëtare  e elitës së futbollit zviceran.

Gjatë kësaj periudhe Krasniqi ftohet edhe në kombëtaren e Kosovës, ftesës së cilës i pati dhënë përparësi në raport me atë të seleksionit të Zvicrës.

Murat Yakin, aktualisht përzgjedhës i Zvicrës i përqendruar që FC Schaffhausen-in, ta kthejë  në shoqërinë e më të mirëve, ku  edhe ishte vite të tëra e angazhon në këtë skuadër si përforcim kryesor Jetmir Krasniqin.

Krasniqi me skuadrën e orëtarëve të Zvicrës, luajti 63 ndeshje. Edhe pse në rolin e mbrojtësit shënoi për Schaffhausen-in, tre gola, me çfarë bëri të ditur se me mjaft sukses mund të luajë edhe në pozitën e sulmuesit të djathtë apo të majtë.

Gjatë këtyre ditëve Krasniqi është ndarë me kujtime nga më të mirat me këtë skuadër, që dha emra të njohur futbollistësh dhe trajnerësh.

Krasniqi një sezon pati luajtur edhe në FC Voluntari të Rumanisë. Sikurse në çdo sport tjetër edhe në futboll lëndimet janë të mundshme. Krasniqi pati pësuar një lëndim të rëndë në momentin kur seleksioni A- i Zvicrës, llogariste  në kontributin e tij.

Përveç sukseseve në futboll Jetmir Krasniqi, njihet edhe si poliglot i vërtetë . Ai i flet dhe shkruan gjuhët: frëngjisht, shqip, italisht, gjermanisht, anglisht e pjesërisht edhe gjuhën rumune.

Nga biseda e djeshme telefonike me Jetmirin, mësuan që klube të shumta brenda dhe jashtë Zvicrës, kanë shprehur interesim të madh për te. Mirëpo, derisa ai është në negociata dhe analizim të ofertave nuk përmendi asnjë nga emrat e ekipeve.

Sidoqoftë, Krasniqit,me një karrierë të gjatë në klubet e Zvicrës, i urojmë suksese edhe në rrugëtimin e ardhshëm!

PDI-u dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, vleresojnë vizitën e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj nē varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” të Kllogjerit

0
Pdiu dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, vleresojnë vizitën e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj nē varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” të Kllogjerit.

Z .Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtesitë e së kaluarës.

Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!

0

Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Këshillit Prokurorial të Kosovës
Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës

ANKESË PUBLIKE:

Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të
drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!
Të nderuar anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
Të nderuar anëtarë Këshillit Prokurorial të Kosovës,
Të nderuar anëtarë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Të nderuar anëtarë të Gjykatës së Apelit,
Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të
sigurojë funksionimin e pavarur, profesional dhe të paanshëm të gjykatave në Kosovë dhe të
vlerësojë njohuritë profesionale, kapacitetin për arsyetime ligjore, aftësinë profesionale,
aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore, aftësinë për të kryer detyrat në
mënyrë të paanshme, të ndershme, me kujdes dhe me përgjegjësi;
Duke pasur për bazë faktet:
– më 29 mars 2022, z. Ilir Morina, prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë
Speciale të Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Muharrem Alidemajt,
për arsye se dyshohej që, “si pjesë e forcave ushtarake dhe policore serbe, më 28 mars
1999, në fshatin Izbicë, ka kryer veprën penale Krimi i Luftës kundër popullsisë civile”;
2
– për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142
lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si
ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës
penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e
Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,
më 12 korrik 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues me përbërje:
Vesel Ismajlin (kryetar), Kushtrim Shytin (anëtar) dhe Violeta Namanin (anëtare), dënoi
me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999
në Izbicë.
Rikujtojmë se në bazë të së drejtës penale ndërkombëtare, klasifikimi i krimeve më të rënda
bëhet si më poshtë:
1. në kategorinë e parë është krimi i gjenocidit, si krim më i rëndë, që ka për qëllim të
shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar si të tillë;
2. në kategorinë e dytë janë klasifikuar krimet kundër njerëzimit, ku futen veprat që janë
kryer gjatë një sulmi të përgjithshëm dhe sistematik të drejtuar kundër një popullsie
civile;
3. në kategorinë e tretë dhe të fundit janë krimet e luftës, ku përfshihen krimet që
ndodhin gjatë një konflikti të armatosur ndërkombëtar apo jo ndërkombëtar dhe nuk
janë respektuar të drejtat e kategorive të mbrojtura me Konventat e Gjenevës të vitit
1949.
4. krimi i agresionit si kategori e katër është e një natyre tjetër.
Duke marrë në konsideratë faktin se, në arsyetimin e tij për ngritjen e aktakuzës, prokurori Ilir
Morina pretendon se mbështetet në jurisprudencën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për
ish-Jugosllavinë (f.10, 46, 48, 49, 51 etj.) dhe i referohet vendimit të kësaj gjykate në procesin
gjyqësor kundër udhëheqësve të Jugosllavisë: Millan Millutinoviqit (Milan Milutinović), Nikolla
Shainoviqit (Nikola Šainović), Nebojsha Pavkoviqit (Nebojša Pavković), Vllastimir Gjorgjeviqit
(Vlastimir Đorđević) dhe Sreten Llukiqit (Sreten Lukić) . Madje që në fillim të arsyetimit
theksohet: “Masakra e Izbicës është një nga masakrat më të mëdha që ka ndodhur në
territorin e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovës, gjatë viteve 1998-1999. Disa
3
udhëheqës shtetërorë të RFJ-së dhe Serbisë, u gjykuan dhe u dënuan për këtë masakër dhe disa
të tjera në tërë territorin e Kosovës”;
Duke pasur parasysh faktin, që përkundër asaj se prokurori Ilir Morina ka qenë në dijeni të
përmbajtjes së vendimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, të cilave u
referohet, ai ka përpiluar një aktakuzë që degradon natyrën e krimit që është kryer në fshatin
Izbicë, duke e kualifikuar si “krim lufte”;
Duke pasur parasysh faktin, se mbi bazën e kësaj aktakuze trupi gjykues i Gjykatës Themelore
të Prishtinës, i përbërë nga Vesel Ismajli, Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani, sollën vendimin
që legjitimon degradimin e natyrës së krimit që është kryer në fshatin Izbicë;
Duke vepruar në këtë mënyrë, prokurori dhe trupi gjykues në fjalë kanë dëshmuar
papërgjegjësi profesionale me pasoja të mëdha.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” bën ankesë publike për shkak se Departamenti
për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave
dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!
ARSYETIM
1. Që në kontaktet e para të kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ishJugosllavinë, Carla Del Ponte (Karla Del Ponte) me pushtetarët e rinj në Beograd pas
përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit, ajo u kërkoi arkivat e Këshillit Suprem të
Mbrojtjes së Jugosllavisë. Mirëpo hasi në refuzim kategorik, sepse, siç pohon
zëdhënësja e Prokurores Del Ponte, Florence Hartmann, “zyrtarët serbë ishin të bindur
se arkivat e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë mund të shpinin deri te dënimi
i Serbisë për gjenocid.” [Florence Hartmann, Paix et châtiment, (Paqja dhe ndëshkimi),
Flammarion, 2007, f. 118].
Për të ilustruar këtë pohim, zëdhënësja Hartmann sjell qëndrimin e ministrit serb të
Punëve të Jashtme, Goran Svilanović (Svillanoviq), i cili në zyrën e kryeprokurores Del
Ponte në Hagë, më 3 tetor 2003, përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të
dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Në këtë takim,
Goran Svilanović kishte deklaruar se, “nëse ju ndihmojmë ta dënoni Millosheviqin për
gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e
4
Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet të paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim…”
(Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).
Përveç refuzimit të dorëzimit të dëshmive të krimit të gjenocidit, udhëheqësit e rinj të
Beogradit deklaronin haptazi, se “interesi jetësor kombëtar” i tyre ishte t’i fshihnin
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të gjitha informatat që mund ta bënin
përgjegjëse Serbinë për krimin e gjenocidit. Ajo që është edhe më neveritëse në
strategjinë e regjimit të Vojislav Koštunica-s (Vojisllav Koshtunica) për të fshehur faktet
e gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë lidhet me qëndrimet e pushtetit
në Beograd, se gjoja “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në rajon dhe
veprojnë kundër paqes”. (Vepra e cituar e Florence Hartmann-it, f. 118).
Fshehja e provave të gjenocidit nga ana e autoriteteve të Beogradit mund të jetë e
kuptueshme për arsye të vazhdimësisë së strukturave të regjimit të Millosheviqit në
pushtetin “e ri”. Por ajo që është “e çuditshme” në këtë strategji, lidhet me
marrëveshjen që gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë
kishin bërë me autoritetet e Serbisë, për t’i mbajtur të fshehura provat nga Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga publiku dhe të mos akuzonin Serbinë për Krimin
e Gjenocidit që kishte kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo Florence Hartmann
denoncoi publikisht këtë marrëveshje dhe për herë të parë nxori në shesh të dhëna të
sakta lidhur me hipokrizinë e drejtësisë ndërkombëtare. Vërtetësinë e marrëveshjes
mes Gjykatës së Hagës dhe Serbisë, që ia zbuloi publikut Florence Hartmann, nuk e
kundërshtoi askush. As Gjykata e Hagës, që ngriti akuzë kundër saj për publikimin e
dokumenteve konfidenciale, nuk e mohoi vërtetësinë e strategjisë së fshehjes së
provave të krimit.
2. Si rezultat i marrëveshjes që kishte bërë Carla Del Ponte me pushtetarët e Beogradit,
udhëheqësit e shtetit serb u akuzuan për krime kundër njerëzimit, krime që hyjnë në
kategorinë e krimeve një shkallë më poshtë se krimi i gjenocidit.
Në proceset gjyqësore që u referohet prokurori Ilir Morina, udhëheqësit e
lartpërmendur serbë u akuzuan dhe u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për
ish-Jugosllavinë për krimet e mëposhtme:
– dëbimi, si krim kundër njerëzimit (vepra e parë);
– vrasja, si krim kundër njerëzimit (vepra e dytë);
5
– vrasja, si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës ( vepra e tretë dhe e katërt);
dhe
– persekutimi, si krim kundër njerëzimit (vepra e pestë);
(Referenca: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-
T, vendimi i datës 26 shkurt 2009, f. 9).
Në këtë vendim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, çështja e
krimeve të kryera në fshatin Izbicë trajtohet hollësisht nga paragrafi 557 (f. 240) e deri
në paragrafin 1223 (f. 510).
Në përfundim të shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmive që u prezantuan gjatë
procesit gjyqësor, Dhoma erdhi në këtë përfundim:
“Sa i përket vrasjes të së paku 93 shqiptarëve të Kosovës në Izbicë, nuk ka asnjë dyshim
se autorët e krimit kanë shkaktuar dhe kanë dashur vdekjen e këtyre personave, Dhoma
erdhi në konkluzionin, që të gjitha elementet konstitutive të krimit të vrasjes, si shkelje
e ligjeve dhe zakoneve të luftës të ndëshkueshme me nenin 3 të statutit janë plotësuar.
Për më tepër, duke pasur parasysh faktin se këto krime janë kryer në kuadër të një sulmi
të përgjithshëm dhe sistematik kundër popullsisë civile dhe se aktet e autorëve të krimit
bëjnë pjesë në kuadër të këtij sulmi, për pasojat e së cilave ishin në dijeni ata ose
personat nën urdhër të të cilëve vepronin, Dhoma është e bindur se të gjitha elementet
e krimit të vrasjes, si krim kundër njerëzimit, të dënueshme në përputhje me nenin 5
të statutit, janë përmbushur. Në fund, duke kryer këto krime, autorët e krimit synonin
shqiptarët e Kosovës për shkak të origjinës së tyre etnike, duke i fyer dhe duke i detyruar
të heqin kapelat e tyre tradicionale, duke i çnderuar në këtë mënyrë simbolet e origjinës
së tyre etnike. Sipas Dhomës të Shkallës së Parë, autorët e krimit kanë kryer vrasje në
mënyrë të vetëdijshme, me qëllim që të zbatojnë një diskriminim kundër shqiptarëve të
Kosovës, si grup etnik. Prandaj të gjitha elementet përbërëse të krimit të persekutimit
që mori formën e vrasjes, dëshmojnë se janë përmbushur të gjitha kushtet se ka
ndodhur një krim kundër njerëzimit, i dënueshëm me nenin 5 të statutit”. (Gjykata
Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Çështja nr: IT-05-87-T, vendimi i datës 26
shkurt 2009, paragrafi 1223, f. 510).
3. Nga dëshmia e sipërcituar e zëdhënëses së Carla Del Pontes, Florence Hartmann, del
qartë se, si pasojë e pazarllëqeve që kishin bërë prokurorët e Gjykatës Penale
6
Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, u hoq dorë nga akuza për Krimin e Gjenocidit që
kishin kryer forcat e armatosura serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës
1998-1999 dhe akuza u degradua për një shkallë më ulët: Krime kundër Njerëzimit!
Nuk e di se cilat janë motivet e vërteta, që e kanë shtyrë prokurorin e Departamentit
të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, të
përpilojë një aktakuzë të tillë, nëpërmjet së cilës aktet gjenocidale që kanë kryer
forcat e armatosura serbe në Izbicë t’i degradojë në shkallën më të ulët të krimeve:
në krime lufte! Mirëpo një veprim i tillë paraqet një papërgjegjësi profesionale të
shkallës së rëndë, me pasoja të mëdha për ndriçimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë
dhe ngadhënjimin e drejtësisë!
4. Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi,
sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si
argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur
gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët:
krime lufte!
Ftojmë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të Zyrës së Kryeprokurorit të shtetit dhe të
Gjykatës së Apelit, që të ushtrojnë ndikimin e tyre në përputhje me kompetencat që kanë që
të rikthejnë rastin e Muharrem Alidemajt për rigjykim dhe të kërkojnë rikualifikimin e veprës
penale nga krime lufte në krim të gjenocidit, si kusht paraprak për të ngadhënjyer drejtësia
dhe të vihet përpara përgjegjësisë individuale për pjesëmarrjen e tij në krimin e gjenocidit në
fshatin Izbicë!
Gjenevë, 15 korrik 2024
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”


Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Këndvështrimi i një gazetari për rusët dhe Rusinë

1

Eshref Ymeri

Vladimir Pozner ka lindur në Francë në vitin 1934, është gazetar rus dhe amerikan, drejtues emisionesh radiotelevizive, publicist, shkrimtar, përkthyes, redaktor. Në fund të viteve 1980 u bë i njohur si drejtues i urave televizive Bashkimi Sovjetik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej vitit 1992 deri në vitin 1995 pati drejtuar programin Pozner/Donahue në kanalin televiziv amerikan CNBC. Është anëtar i fondit “Akademia e televizionit rus” prej vitit 1994 dhe president i parë i tij në periudhën mes viteve 1994-2008. Ka shtetësi franceze, amerikane dhe ruse.

Ja si është shprehur për popullin rus dhe për Rusinë:   

“Vitet e fundit po vras mendjen shumë herë se ç’është ai, populli rus. Nga shumë njerëz kam dëgjuar sikur rusët kanë jo pak gjëra të përbashkëta me amerikanët, çka nuk është absolutisht e vërtetë. Për më tepër, ku e paskan burimin këto fjalë, sikur midis tyre paska diçka të përbashkët, kur dihet që përvoja e tyre historike ka aq shumë ndryshime? Më përmendni qoftë edhe një popull të vetëm evropian, i cili, në shumicën e vet, ka pasë mbetur në robëri deri në gjysmën e dytë të shek. XIX… Çfarë do të kishte ndodhur sikur shteti rus të mos e kishte mbërthyer popullin me prangat e bujkrobërisë? Çfarë do të kishte ndodhur sikur vetëm gjithsej pas pak më shumë se pesëdhjetë vjetësh pas heqjes së skllavërisë së bujkrobërisë të mos ishte vendosur skllavëria sovjetike? Këto janë pyetje që mbeten pa përgjigje.

Mendoj se njëra nga tragjeditë më të mëdhaja për Rusinë ka qenë përqafimi i ortodoksisë. Po të shikojmë sot – po mjaftohemi thjesht me Evropën dhe po marrim vendet e krishtera – janë tri degë të krishterimit: katolicizmi, protestantizmi dhe ortodoksia. Po të kemi parasysh përcaktime të tilla, si demokracia, cilësia e jetës, niveli i jetesës dhe t’i shpërndajmë vendet pikërisht sipas këtyre treguesve, atëherë në vendin e parë do të jenë pikërisht vendet protestante, që të gjitha. Mandej vijnë vendet katolike. Dhe vetëm në fund vijnë vende të tilla, si Rusia, Greqia, Bullgaria etj. Dhe këto nuk janë gjëra krejtësisht të rastësishme, sepse feja më e errët dhe më e mbyllur është ortodoksia”.

Ibrahim Kelmendi për dy antishqiptarë goxha të talentuar, – teologun musliman Dr. Mustafa Bajrami dhe konspiracionistin Arianit Sllamniku rreth “rikthimit” të Perandorisë Osmane

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
* POPULLORE: MOS E VET SE KALLXON VET
Në këtë bashkëbisedim televiziv, në kuadër të emisionit “komplot”, dy turkoshakë mohamedanë e mbrojnë hapur “të drejtën historike” për t’u rikthye si perandori, meqë është trashëgimtarja e Perandorisë Osmane.
Foto e Sulltan Mehmet – Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesit të Shkodrës e të një varg qytetesh shqiptare deri në themel “për hirë të islamit famëlartë” dhe përhapjes së tij përmes shumë gjenocideve ndaj shqiptarëve. 
__
Të interesuarit për njohje të mendësisë mohamedane e turkoshake e kanë një rast të volitshëm të dëgjojnë nga gojët e këtyre dy antishqiptarëv goxha talentuar, – teologun musliman Dr. Mustafa Bajrami & konspiracionisti Arianit Sllamniku, – të cilët me zell të sforcuar po propagandojnë mendësitë mohamedano e turkoshake
Thuhet: për t’i luftuar me sukses armiqët, duhet të njihen taktikat dhe propagandimet e tyre.
Falënderime moderatores Krenare Vokshi që ia doli t’i dikreditonte me urtësi të mëndafshët!

Shih videon: 

A po rikthehet Perandoria Osmane në Ballkan? KOMPLOT (youtube.com)

Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin

0

Nga: Hyzri Salihu

Historikisht SHBA-të nëpërmjet qëndrimeve dhe vështirësive që kanë shkaktuar interesat e shteteve evropiane ndaj rajonit Ballkanik, kanë vlerësuar rolin e Kombit Shqiptar në mbështetjen e interesave gjeostrategjike, të lidhura me rajonet e tjera të botës, përballë fuqisë ushtarake ruse dhe rrezikut të depërtimit të Rusisë në Detin Mesdhe, për të kapur Maltën dhe Gjibratarin.

Pranimi i Republikës së Shqipërisë në NATO nën kujdesin e SHBA dhe siguria e jashtëme e Kosovës përmes KFOR dhe bazës ushtarake të Bon Stillit, janë një veprim i mençur kundër presioneve dhe ndikimeve të Rusisë ndaj rajonit.

Në përpjekjet e shtetit amerikan, kjo ishte një vendimmarje politike me efekte gjeopolitike dhe gjeostrategjike, e cila hap pas hapi po krijon mundësitë e krijimit të kordonit sanitar me vendet e ballkanit dhe të Evropës Juglindore kundër pretendimeve dhe rrezikut të Federatës Ruse. Ne gjykojmë se asgjë nuk ka ndodhur për përfitime, por për të krijuar një klimë paqësore të sigurtë në rajonin më të nxehtë të botës, si pikënisje e dy luftrave botërore. Baza e këtij opsioni politik mbetet vizioni strategjik i lidershipit amerikan në zbatim të doktrinës së Sigurisë Kombëtare për shekullin e XXI.

Vendi dhe roli i SHBA në këtë çështje delikate është i pazëvendësueshëm. Deri tani me bindje gjeniale është realizuar një punë me të vërtetë e madhe për të siguruar jetën e popujve të rajonit. Nëpërmjet këtyre mendimeve synohet të shpjegohen disa pika të forta të marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet SHBA-ve dhe shteteve të rajonit ballkanik, veçanërisht të Kombit Shqiptar.

Kombi Shqiptar vlerëson dhe ka besim në fuqinë shumëdimensionale të SHBA-ve, si garanci ekuilibri në çështjet e sigurisë në rajon. Ai e shikon rolin dhe fuqinë e SHBA-ve si garantin e të ardhmes, duke i qëndruar besnik interesave të përbashkëta drejt një rajoni të sigurtë dhe të stabilizuar. Ai mbetet i vetmi aleat strategjik në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të SHBA-ve dhe NATO-s dhe shfaqet shumë i ndjeshëm ndaj gjeostrategjisë amerikane.

Sot SHBA-të në pritje të zgjidhjes së një situatë të ndërlikuar për shkak të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, kanë angazhimin e tyre maksimal ndaj situatës në Ukrainë, në Lindjen e mesme, por veçanërisht në hapësirën e Paqësorit për shkak të synimeve ekspansioniste të Kinës. Urojmë që të mos përsëritet më përvoja e hidhur e zgjedhjeve të fundit që shkaktuan trazira deri në Kapitol.

Për politikën dhe opinionin shqiptar SHBA-të vlerësohen si i vetmi aleat strategjik në mbështetje të faktorit shqiptar në Ballkan, veçanërisht në ndërhyrjen ushtarake kundër Serbisë në vitin 1999-të që solli shkëputjen dhe çlirimin e Kosovës nga sundimi shekullor serb. Analiza jonë tregon se në SHBA-të nuk ka “të majtë dhe të djathtë”, por është një trup gjigand që lëviz një herë dorën e majtë dhe herën tjetër dorën e djathtë, duke i dhënë më shumë fuqi demokracisë perëndimore.

Siguria Kombëtare, 14.07.2024