Kreu Blog Faqe 779

80-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri, gjenocid i pa dënuar deri tash

Nail  Draga, Ulqin

Me rastin e 80-vjetorit të gjenocidit të shovenistëve grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, me 27 qershor, Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minut heshtje në nderim të viktimave, ndërsa Fondacioni ALSAR organizoi një konferencë shkencore kushtuar 80-vjetorit të këtij gjenocidi, por, mungoi shënimi i këtij përvjetori jubilar nga Qeveria dhe  institucionet shtetërore veprim qe nuk mund të arsyetohet me asgjë!  
Ndërsa ga  partitë politike vetëm PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kanë kujtuar 80- vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në homazhin e përvitshëm në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer në Konispol

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht  80-vjetë me parë  shqiptarët në krahinën e Çamërisë përjetuan terror  dhe dhunë   nga  27  qershori i vitit 1944 e deri në mars 1945, që me të drejt quhet gjenocid i realizuar nga forcat greke të Zervës qe rezultoi me vrasjen e vdekjen masive dhe shpërnguljen e dhunshme  të shqiptarëve të përkatësisë fetare islame. Ishte ky një skenar  i   politikës greke në bashkëpunim me aleatet për  spastrim etnik të kësaj krahine etnogjeografike shqiptare, ku në nderim të viktimave shqiptare nga viti 1994, Kuvendi i Shqipërisë  ka miratuar datën 27 qershor si  Dita e gjenocidit grek kundër shqiptarëve të  Çamërisë, që përkujtohet çdo vit  nga shqiptarët duke mbetur çështje e hapur, sepse krimi ende nuk është dënuar.

 

Çamëria krahinë shqiptare

Krahina e Çamërisë shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë së Poshtme, nga Liqeni i Butrintit e lumi i Pavllës, në gjirin e Prevezës, me rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margelliçit, të Paramithisë, të Pargës, të Prevezës e të Filipjadhës, me një sipërfaqe prej 5000 km2, me një vijë bregdetare prej 100 km dhe popullsi shqiptare(myslimane e ortodokse) prej me shumë së 75000 banorë(viti 1913). Në aspektin historik Çamëria ka qenë e banuar që në antikitet nga fiset ilire, ndërsa në periudhën osmane njihet si pjesë e Vilajetit të Janinës deri në vitin 1912.

Përveç krahinës së Çamërisë hapësirës etnogjeografike shqiptare iu shkeputën  edhe vise të tjera ku kishte numër të madh të popullsisë shqiptare, si Janina qe  kishte qenë kreqendra e Shqipërisë së Poshtme, Voshtina, Konica, rrethet e Kosturit, e të Follorinës dhe fshatra të tyre në jug të Gramozit, ku kishte gjithashtu popullsi shqiptare. Duke llogaritur dhe numrin e këtyre kazave,numri i popullsisë shqiptare në trojet qe iu dhanë Greqisë arrinte në më shumë  se 120.000 frymë.

Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në vitin 1912/13, u legalizu një padrejtësi ku pjesa më e madhe e Çamërisë iu dha Greqisë, ndërsa brenda kufijve të shtetit shqiptar mbetën 13 fshatra me popullsi myslimane dhe ortodokse nga ana e Konispolit  dhe pikërisht pas këtij vendimi të kobshëm  do të fillonte tragjedia për popullatën çame.

Harta e ÇamërisëMijëra shqiptarë në Çamëri, në pjesën veriperëndimore të Greqisë, u dhunuan dhe u masakruan në fund të Luftës së Dytë Botërore. Si pasojë e këtij gjenocidi mb 30 mijë çamë u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore.

Politika pushtuese  greke kundër  Çamërisë

Qe nga fillimi i luftërave ballkanike(1912) qe ishin pushtuese kundër  popullit shqiptar  ka filluar  presioni i vazhdueshëm nga fqinjët tanë(sllavet dhe greket) për shpërnguljen e shqiptarëve nga hapësira e tyre etnogjeografike. Një politikë e tillë ekspansioniste u legalizu fatkeqësisht  në sajë vendimeve në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, qe përfundoi me pasoja, sepse gjysma e popullsisë dhe  e hapësirës shqiptare mbeti jashtë Shqipërisë, me pasoja të mëdha deri në ditët tona.

Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.  Në këtë aspekt  duhet cekur se më 1913 u krye masakra në përroin e Selanit (Paramithi) ku u likuiduan   72 krerë të Çamërisë dhe  qindra të tjerë.

Masakrat në Shqipërinë Jugore

Por grekët nuk u ndalën me kaq sepse ata  me 1913-14 kaluan kufirin jugor të Shqipërisë, duke bërë masakra të pa para duke djegur fshatra e vrarë popullsinë vendase, kryesisht ate të përkatësisë myslimane. Kemi të bëjmë me gjenocidin grek , kur ushtria dhe bandat greke masakruan me dhjetra mijra banorë shqiptarë në Gjirokastër, në Tepelenë, në Përmet, në Ersekë, në Korçë, në Skrapar, në Berat etj.  Së paku janë djegur e rrafshuar 192 fshatra, ndërsa  popullsia e shpërngulur llogaritet  rreth 100.000 vetë, duke u vendosur kryesisht në Vlorë e Myzeqe dhe vendbanime tjera. Ne popull dhe në historiografi njihen: Masakra e grekëve në Panarit, Masakra e grekëve   në Hormovë, Masakrat e grekëve në Frashër, Masakrat e grekëve në Kolonjë etj.

Krimet e grekëve  në Shqipërinë Juglindore në vitet 1913-1914 kanë një emërtim e me të drejtë quhet Gjenocid për pastrim etnik nëpërmjet dëbimit dhe masakrimit të popullsisë civile.  Pasqyrimi i krimeve greke ndaj popullsisë civile të Shqipërisë Juglindore deri në vitet 1920 nga autorë shqiptarë dhe të huaj në të gjitha  botimet e tyre, libra e gazeta është bërë fjalë për këto krime, duke informuar opinionin vendas dhe të huaj për synimet pushtuese dhe krimet e grekëve në Shqipëri.

Marrëveshja e Lozanës në këmbim të popullsisë

Se pushteti grek ndaj shqiptarëve ndiqte luftë speciale, dëshmohet se në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve mijëra hektarë tokë të cilët më pas u shpërngulen në Anadolli(Turqi). Por, në këtë drejtim kulmi arriti me rastin e marrëveshjes së Lozanës në mes Turqisë e Greqisë  në vitin 1923, me shpërnguljen e dhunshme të çamëve të përkatësisë së fetare islame në Turqi, që ishte në favor të spastrimit etnik të shqiptarëve në Çamëri.

Ne lidhje me këtë periudhë  kohore rol pozitiv luajti Qeveria e Shqipërisë e cila arriti të ndaloj përkohësisht shpërnguljen e shqiptarëve të fesë islame, se ata ishin shqiptarë e jo turq, ku  me shumë sakrificë  shqiptarët  mbijetuan.  Por, nga viti 1936, në Greqi triumfoi fashizmi, ku nga gushti këtij viti u zyrtaru diktatura fashiste, ku të parët u viktimizua popullsia çame. Sipas të dhënave popullsia shqiptare ishte në presion  të vazhdueshem   ne vendbanimet e tyre, madje në  Paramithi  shqiptarëve iu ndalua  të flasin  në gjuhën shqipe. Po ashtu Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj myslimanëve.

Vendbanimeve shqiptare iu ndryshuan emrat

Politika qeveritare greke nuk u ndal vetëm me kaq, sepse  atyre iu pengonte çdo gjë shqiptare, kështu në këtë kohë iu ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spathar, Galbaq,  Picar, Varfanj, Arpicë me emra grekë, respektivisht në Trikoforos, Elea, Aetos, Parapotamos,   Perdhika etj., për të eliminuar  identitetin shqiptarë të tyre duke i kolonizuar me pas me popullsi greke të zhvendosur nga Turqia, në këtë mjedis, për të ndryshuar strukturën etnike të popullsisë, e cila dominohej nga shqiptarët.

Çamët dhe lufta italo-greke 

Në rrethana të njohura shoqërore e politike  para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh  kundër popullsisë shqiptare. Kështu dy  muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste greke të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, i burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Një veprim i tillë  racist  është dëshmi autentike se çamët   të përkatësisë fetare islame konsideroheshin armiq, ku nga ky konitigjent 350 veta u masakruan  ndërsa 400 të tjerë vdiqen nga torturat dhe uria.Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe kundër regrutëve çamë si shtetas grek në vitet 1939-1940, që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, por me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme, duke i trajtuar si robër lufte. Ishte ky një diskriminim i shqiptarëve nga ana e grekëve, të cilët vepruan në këtë mënyrë për të realizuar misionin e tyre ne këtë moment të përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë.

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt.

Qeverisja shqiptare në Çamëri

Pasi forcat pushtuese italiane hynë në Greqi në prill të vitit 1941, për shqiptarët ishte moment i veçantë sepse u krijuan kushtet  për vetëqeverisje dhe bashkim me shtetin amë-Shqipërinë. Por, ndonëse një veprim i tillë u zbatu në praktikë te shqiptarët në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni, diçka e tillë nuk ndodhi me Çamërinë dhe në viset tjera shqiptare  te aneksuara nga Greqia, që dëshmohet në sajë të hartës në Luftën e Dytë Botërore, për këtë regjion. Një veprim i tillë nuk është lejuar në sajë të marrëveshjes gjermano-greke të 8 prillit 1941, ku kufiri shtetëror ne mes Greqisë e Shqipërisë mbetej ai i caktuari në vitin 1913, ku  Çamëria mbeti bredna kufirit grek.

Te ndodhur në një situatë jo të favorshme,shqiptarëve nuk iu mbeti mundësi tjetër por të vetëorganizohen në nivel krahine. Kështu në korrik 1942  u arrit të ngrihej Këshilli i Përgjithshëm i Mbrojtjes, organizëm politik, administrativ e ushtarak me qendër në Gumenicë dhe me degë në shkallë rrethi në Filat, Margëlliç, Paramithi e Pargë. Në krye të Këshillit u zgjodh Mazar Dino dhe nënkryetar për mbrojtjen Nuri Dino. Këshilli i Përgjithshëm i Çamërisë përbëhej nga 42 vetë, dhe si organ ekzekutiv  ku kishte ingerenca në  gjykatë, prokurori, polici, financa, arsim, kulturë etj. U hapën shkollat në gjuhën shqipe, dhe u vendos flamuri kombëtar shqiptar, duke menjanuar ate grek. Me këto struktura qeverisëse  u vendos administrata shqiptare në Çamëri për të parën herë qe paraqet  qeverisjen  autonome e cila zgjati  vetëm tre vite(1941-1944).

Por, qeverisja shqiptare dhe vendosja e kësaj administrate në Çamëri iritoi  qeveritarët e Athinës. Më 13 shkurt 1944 komanda gjermane lëshoi një dokument “ripushtimi i prefektuirës së Thesprotisë”.

Më 22 maj 1944 iu njoh Zervës të shtrihej në Epir, që nga Preveza e lart. Ishte ky një paralajmërim  se  fati i shqiptarëve të Çamërisë kalon në duar e kriminelit Zerva, me mundësi të mëdha për pasoja qe u dëshmua në muajt në vijim.

Me 27 qershor 1944  qyteti i Paramithisë u kthye  thertore

Forcat shoviniste greke, të udhëhequra nga gjenerali Napoleon Zerva dhe të armatosura gjer në dhëmbë nga aleatët anglo-amerikanë, filluan përgatitjet  për të sulmuar krahinën e Çamërisë.
Forcat e gjeneral Zervës që numëroheshin në 10.000 vetë ishin shumica me prejardhje çamësh shqiptarë, por të helenizuar nga kisha orthodhokse greke. Këto forca vepronin simbas urdhërave që merrnin nga qeveria greke në emigrim, me seli në Kajro. Përballë kësaj force agresive ndodheshin reparte të vogla çame muslimane të armatosura keq dhe të paorganizuara..

Më 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke të komanduara nga vetë gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundër fshatrave dhe qyteteve çame. Grekët me bajoneta, çanin barqet e grave shtatzëna dhe hidhnin në flakë të gjallë fëmijë dhe pleq. U dogjën xhami, shkolla dhe gjithçka që identifikonte kombësinë shqiptare.

Në një xhami në qytetin e Parathimisë u dogjën të gjallë rreth 40 gra dhe fëmijë që kishin shkuar atje për të gjetur strehim. U dogj medreseja e qytetit dhe të gjitha xhamitë në qytet dhe në fshat. Grekët vranë myftiun e Parathimisë, dijetarin Hasan Efendiun së bashku me hoxhallarët Mulla Çafaja, Haxhi Shehun dhe hafiz Esat Ademin. Vetëm në krahinën e Parathimisë dhe Margëllëçit në datën 27 qershor u vranë 782 veta. Forcat zerviste me thika ndër dhëmbë dhe ura të ndezura në duar, u vërsulën si ujq të tërbuar, drejt veriut, duke e kthyer Çamërinë në një tokë të djegur.

E vetmja rezistencë e armatosur u bë në vendin e quajtur Munin, gusht 1944 ku 72 çamë luftuan heroikisht për 24 orë kundër 5 batalioneve zerviste të përbërë prej 2500 vetash. Të 72 çamët ranë në fushën e betejës duke i shkaktuar forcave greke 400 të vrarë dhe 600 të plagosur.  Forcat greke, kundër shqiptarëve i vazhduan masakrat dhe plaçkitjet  edhe pas  27 qershorit deri  në mars  të vitit 1945.
Në lidhje me numrin e të vrarëve  sipas statistikave, gjatë masakrave të viteve 1944-1945, kundër shqiptarëve  në  Greqi, ka të dhëna të ndryshme ku ai numër  është 3829 burra, gra dhe fëmijë. Po ashtu këta kriminel  me anë të urisë shkaktuan vdekjen  e rreth  2.987  vetëve, kryesisht, gra, fëmijë e pleq, që gjithsej janë 6.816 vetë , apo 1/7 e krejt  popullatës  çame  myslimane përtej kufirit shtetëror. Sipas qytetëve u vranë si vijon: Filati 1.286 vetë, Paramithi 807 vetë,  Gumenicë 722 vetë, Margëlliç e Pargë 713 vetë  etj.

Ky qe fati i të gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamëria. Ka dëshmitarë të gjallë të kësaj masakre  të cilët  i  kanë shkruar në libra të ndryshëm, që mund të jenë skenar për filma dokumentar

Në Çamëri nuk mbeti asnjë shqiptar i fesë islame

Kjo kasaphanë përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 35.000 çamëve që erdhën me foshnje në duar e me një bohçe në krah  e u strehuan si refugjatë  në Shqipëri në kushte  të vajtueshme. Ata lanë mbrapa pasurinë e tyre të vënë gjatë brezave qe llogaritet me vlerë 4 miliardë dollarë. U dogjën e u shkatërruan 68 katunde mbi 6500 ndërtesa banimi si dhe 85 faltore islamike.

Shtëpitë, ullishtet, kopshtijet, pyjet dhe zabelet iu dhanë grekëve dhe vllehëve të shpërngulur nga zona e Gramozit, gjatë luftës civile 1945-1949. Autoritetet greke nuk e ndalën dorën e tyre edhe ndaj varreve të çamëve muslimanë. Me buldozerë, ata rrafshuan të gjitha varret, kudo që ishin.

Përgjegjësi indirekte për këtë gjenocid, mbajnë edhe fuqitë aleate, të cilët me qëndrimin e tyre ata inkurajuan shovinistët grekë, për të kryer masakrën çame.
Aktualisht në Çamëri, zyrtarisht nuk ka mbetur asnjë çam i besimit musliman. Atje mund të gjesh vetëm ca rrënoja të xhamive dhe medreseve, që kanë ekzistuar para vitit 1945.

Po ashtu duhet cekur se nga forcat e Zervës në Çamëri janë llogaritur se janë grabitur: 17.000 kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21.000 kv. bereqet, 80.000 kv. vaj; gjithashtu produkti i vitit 1944-1945 që arrijnë në 110.000 kv bereqet dhe 30.000 kv vaj. Gjatë emigracionit 110.000 bagëti të holla dhe 24.000 bagëti të trasha ngordhën dhe humbën.

Varrezë monumentale për viktimat

Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Çamërisë tregojnë se masakrat u kryen me armë të ftohta, me varje e zjarr. Mëshirë nuk patën as ndaj fëmijëve e as grave shtatzëna. Bilancin e viktimave e rënduan edhe vdekjet nga kushtet e këqija të jetesës, uria dhe vështirësitë gjatë shpërnguljes.

Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam, janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, që shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame. Ne nderim të tyre   në vitet 2012-2013 në një hapësirë prej 12.000 m2  është ndërtuar Varreza Monumentale “Trendafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Konispolit me emrat e 2900 viktimave çame ku me 27 qershor çdo vit është bërë vend pelegrinazhi, në përkujtim të gjenocidit kundër çamëve nga zervistët grek.

U masakruan edhe shqiptarët ortodoksë

Masakrimi  popullsisë shqiptare të përkatëlsisë fetare islame, përveç se kemi të bëjmë me urrejtje patologjike kundër shqiptarëve, ajo ishte porosi edhe kundër shqiptarëve të përkatësisë fetare ortodokse, qe mos të deklarohen se janë shqiptarë, por grek.

Por, ata shqiptarë ortodoks të cilët kanë pasur qendrim kombëtar e kanë pësuar me kokë, sepse edhe ata u eliminuan. Ne mënyrën me makabre  nga forcat zerviste e pësoj avokati Spiro Çalluka, i cili ka qenë drejtori i arsimit shqip në Paramithi. Ate zervistët e burgosen me 30 qershor  1944 dhe pas disa ditë torturash çnjezërore në moshën 87 vjeçare, ia nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë. Më pas së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë mes qytetit për të dhënë shëmbullin se shqptarët ortodoksë do të kishin të njëjtin fat mizor nëse deklarohen shqiptarë.

Shqipëria dhe çështja çame 

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në rrrethana aspak të favorshme shoqërore, e politike  me keq ardhje  është konstatuar  se Qeveria  komuniste e Shqipërisë, i la  çamët e ardhur nga Çamëria në mëshirën e fatit  dhe nuk bëri asnjë përpjekje, për t’iu siguruar strehim, bukë dhe punë. Por, me  angazhimin e tyre  e sidomos  me përkrahjen e popullsisë shqiptare, ata u vendosën si në Konispol, Sarandë, Vlorë Fier,Elbasan, Durrës, Tiranë etj. Madje çamët, shikoheshin me dyshim nga qeveria e Tiranës dhe trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë.

Dy kongrese të çamëve

Në mjedisin e ri në cilësinë e refugjatëve çamët në Shqipëri në fund të vitit 1944 krijuan  Komitetin Antifashist të Emigrantëve Çamë, si pjesë e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, me mision për të lobuar për kthimin e çamëve në shtëpitë e tyre dhe për të krijuar kushte për mbijetesën e tyre, në kampet e refugjateve  që u krijuan në Shqipëri.

Komiteti në kuadër të veprimtarisë së vet organizoj dy kongrese, i pari në fund të LDB në Konispol, ndërsa i dyti me 23 shtator 1945 në Vlorë. Si Kongresi i parë dhe i dytë miratoi shumë Memorandume, që iu dërguan Misioneve të ndryshme ushtarake të aleateve në Shqipëri, duke kërkuar të diskutohej çështja çame, ku   si e vetmja zgjidhje  ishte riatdhesimi i tyre në Çamëri dhe gjykimet e drejta për ata që i dëbuan.

Por, çdo angazhim në këtë drejtim ishte i kotë sepse aleatët heshten, duke mos treguar interesim për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin e duhur, ku përgjegjësi mban edhe Qeveria e Shqipërisë.

Përsekutimi i çamëve nga pushteti

Në lidhje me çamet moment i veçantë paraqet viti  1948,  sepse  për interesa ideologjike Qeveria e Shqipërisë urdhëroi mobilizimin e disa qindrave çamëve, për ti dërguar në Greqi që të luftonin në radhët e komunistëve grekë.  Por, ndaj një urdhëri të tillë çamët refuzuan dhe s’pranuan të bëheshin mish për top, për interesat komuniste. Nga një qendrim i tillë mbi 1000 çamë u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit, në Lozhan. Nga trajtimi çnjerëzor, vdiqën rreth 80 vetë.

Në  rethana të tilla shoqërore në vitin 1951 çamëve iu dha me dhunë shtetësia shqiptare dhe Komiteti u shpërbë, më ç´rast çështja çame mbeti në heshtje nga pushteti në Shqipëri.

Persekutimi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk përfundoi me gjenocidin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri pjesëtarët e këtij komuniteti u përndoqën dhe u dënuan për motive të ndryshme, përfshirë edhe ato politike.

Organizatat dhe partitë që mbrojnë të drejtat e popullsisë çame, por edhe dokumentet e ndryshme arkivore të shtetit shqiptar tregojnë për persekutimin e pjesëtarëve të komunitetit çam nga regjimi komunist, ku qindra familje të shqiptarëve të Çamërisë janë përndjekur dhe persekutuar në mënyrë sistematike dhe dhjetëra personalitete me origjinë çame janë ekzekutuar.

Nuk ka të dhëna të sakta se sa mund të jetë tash  numri i çamëve në Shqipëri, edhe pse ai numër llogaritet aproksimativisht  rreth 200.000 çamë.

Jo heshtje ndaj çështjes çame

Në sajë të kursit ideologjik të Qeverisë së Shqipërisë dhe politikës izoluese gjatë kohës së komunizmit (1944-1991) Çamëria dhe çështja çame mbeti në heshtje. Dhe një qendrim i tillë fatkeqësisht  ishte në favor të politikës greke, e cila vazhdimisht ka pasur qasje antishqiptare.

Ndërsa pas rënies së sistemit monist nga viti 1991 e më pas çështja çame nuk mbeti në heshtje  por ajo trajtohet si çështje e pazgjidhur kombëtare, duke arritur te ndërkombëtarizohet. Në këtë drejtim rol të veçantë kanë luajtur  kryesisht pjesëtarët çam si përmes partive politike apo  nga shoqëria civile, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nuk ka dilemë se gjenocidi grek ndaj popullsisë çame është i dokumentuar në dokumente arkivore, por edhe rrëfehet ende në ditët e sotme nga shumë shqiptarë të Çamërisë që e kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të masakrave, ku edhe vetë historianë çamë dhe të tjerë  kanë dokumentuar dhe rrëfyer gjenocidin patologjik nga greket ndaj tyre.

Në shumë raste kemi degjuar rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Çamërisë të cilat vështirë të imagjinohen se kanë ndodhur para 80 viteve nga fqinjët e shqiptarëve, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një urrejtje patologjike sa kombëtare dhe fetare, për pastrim etnik të krahinës shqiptare të Çamërisë.

Gjenocidi kundër shqiptarëve në Çamëri e në viset tjera shqiptare në Greqi me qellimin e spastrimit etnik është identik me serbët  që vepruan  kundër shqiptarëve   në Sanxhakun e Nishit(1877/1878), të cilët i vranë dhe i shpërngulën shqiptarët nga 648 vendbanime( urbane e rurale). Ata që patën fat e shpëtuan  u vendosen si muhaxherë në vendbanime të ndryshme të Kosovës, kryesisht në Prishtinë, Vushtrri, Podujevë, Gjilan etj.

Organizimi i parë nga KOASH-i

Mediat njoftuan se në këtë përvjetor në Tiranë në organizim të  Kishës Ortodokse Autoqefale  të Shqipërisë  në mjediset e Kishës së Metamorfozës ne prani të dhjetra besimtarëve  është mbajtur një  përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë. Përshpirtja është liturgji ortodokse  që lutet për të përkujtuar të vdekurit, ku meshtari i Kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen  në kujtim të emrave  të tyre.

Përshpirtja u realizua  për Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto,  Thimi Gogozoto, Petro Sharra, Ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë gjenocidit  ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Të gjithë ata punuan për atdheun e tyre, Shqipërinë, deri në momentin e fundit të jetës. Ky është rasti i parë që në Kishën Ortodokse  Autoqefale të Shqipërisë  kryhet një përshpirtje  për  shqiptarët ortodoksë të Çamërisë(!).

Dita e përkujtimit të Çamërisë

Në përkujtim të popullsisë shqiptare e cila është masakruar e shpërngulur me dhunë nga Çamëria Kuvendi i Shqipërisë, në vitin 1994 datën 27 qershor  e ka shpallur si Dita e gjenocidit grek kundër shqiptarëve  të Çamërisë. Por, nuk mjafton me kaq, sepse Qeveria e Shqipërisë, duhet të jetë aktive e jo inferiore apo utilitare, sepse çështja çame vazhdon te mbesë e pazgjidhur  dhe temë delikate ne mes marrëdhënie shtetërore në mes Shqipërisë e Greqisë. Por, një situatë e tillë është rezultat i politikës shtetërore greke, e cila mohon çështjen çame.

Deri sa në Greqi është në fuqi ligji i luftës me Shqipërinë(1940), që është absurd se të dy vendet janë në NATO, si dhe çamët  të vazhdojnë të trajtohen si bashkëpunëtor të fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, është vështirë të priten ndryshime pozitive  ndaj çështjes çame. Por, nga ajo kohë e deri në ditët tona asnjë qeveri greke nuk ka pasur guxim të iu kërkojë falje shqiptarëve të Çamërisë, për masakrat e kryera ndaj tyre, që është obligim moral nga ana tyre si dëshmi e kapacitetit demokratik  dhe në favor të marrëdhënieve në mes dy popujve.

Çamëria çështje e hapur kombëtare

Dhe në fund duhet cekur ndonëse Greqia është në BE ajo iu mohon çamëve të drejtën elementare për të vizituar  vendlindjen e tyre ku ende kanë pronat e tyre, si dëshmi e origjinës në Çamëri. Ne këtë aspekt diplomacia shqiptare  nuk duhet të heshtë por duhet të angazhohet në ndërkombëtarizimin e çështjën çame sepse është obligim moral, kombëtar e kushtetues, sikurse vepron bota demokratike ndaj pjesëtarëve të popullit të vet. Duke marrë parasysh se  nuk kemi të bëjmë me çështje partiake apo të individëve sepse Çamëria vazhdon të jetë çështje e hapur kombëtare,  që kërkon zgjidhje sipas standardëve ndërkombëtare.

(Korrik  2024)

Mënyra se si sllavët u vendosën këtej lumit Danub

0

Nga Zhan – Klod Faverial

Nën Maurikun dhe Fokasin, Avarët e gjetën më të leverdisëshme të dërgonin sllavët për të shkatërruar ILIRINË për llogari të tyre. Dhe, së fundi, ata dërgua një numër aq të madh syresh, sa nuk ishte më e mundur, as t’i thërrisje pas, e as të ndaje me ta plaçkën e luftës që u merrej Romakëve. 

Dhe atëhere e gjithë Iliria, (por Shqipëria më pak se Maqedonia, Dardania, Myzia dhe Thraka), u përmbytën pëllëmbë për pëllëmbë DHE U MBULUAN NGA NJË POPULLSI E RE. 

Po në atë kohë u rrënua edhe Salona (v.639). E atëhere, më në fund, – thotë Konstantin Porfirogjeneti – të dëbuar nga Hercegovina prej Sllavëve, popullsia Romake kaluan një palë në Dalmaci, të tjerët në Durrës (v.610-640). 

Autorët pretendojnë se Herakliu ishte bërë shkas që Sllavët të vinin në ILIRI. Qëllimi i tij ishte të ripopullonte fushat e shkretuara dhe të krijonte një barierë përkundër Avarëve. Por punët nuk shkuan kështu. Gjithçka që mund të bënte Herakliu ishte të mos përpiqej të ridërgonte ata që mund t’i dëbonte më nga Ballkani dhe Pindi. Ka mundësi që t’i ketë angazhuar më pas, për të mbrojtur prej Avarëve tokat e braktisura, fshatrat dhe qytetet (sikundër janë braktisur edhe sot, D.G.), që ata i kishin në zotërim. 

Të prekur nga ajo që bënë Papa Gjoni IV dhe Abati Martin, vikari i tij, duke riblerë robërit iliro-romakë që kishin rënë në duart e Sllavëve, të Serbëve dhe Kroatëve, me një fjalë shumë prej këtyre barbarëve, vetë ata nga ana e tyre kërkuan të bëheshin të krishterë (v.640). dhe meqenëse të gjithë këto vende bënin pjesë në vikariatin ILIR, domethënë ishin nën vartësinë e Papës, atëhere Herakliu iu drejtua atij për t’u pajisur me priftërinj edhe ipeshkvë. Kjo e vërtetë është edhe më pak e dyshimtë pasi është ruajtur nga një perandor grek, Konstantin Porfirogjeneti. 

Sllavët e pagëzuar – shton ky autor – betoheshin me një sacrament që ia kushtonin Shën Pjetrit, se ata do të rronin në paqe e urti me të krishterët e tjerë, dhe si shkëmbim Papa iu premtoi atyre mbrojtjen e tij dhe atë të Zotit. 

Vërejmë se Sllavët e emigruar nuk përbënin as ndonjë shtet dhe as ndonjë konfederatë. Ishin një masë e amullt dhe e dobishme si një popullsi bujqish, por e pambrojtur nga pushteti perandorak. Çdo fis udhëhiqej nga një Zhupan, një lloj koxhabashi, dhe ndikimi i tij shtrihej pak a shumë në përpjestim me numërin dhe forcën e fisit. 

Vidimiri, një nga zhupanët, kryesorë të tyre, në pagëzim kishte marrë emrin e Viatoplokut (Viati-Pelek) “fëmijë e shenjtë” dhe, kur vdiq, ai u varros në katedralen e Doklesë, në Shqipërinë e Epërme. 

Sllavët e ardhur në ILIRI ishin, në pjesën më të madhe të tyre, të krishterë, dhe autorët grekë, (veçanërisht Konstantin Porfirogjeneti), i dallojnë ata nga vëllezërit e tyre të mbetur në Moravia, në Galici dhe në Bukovinë, duke i emërtuar si Sllavë të krishterë dhe Sllavë paganë. 

Shihet, po ashtu, se cilësohen paganë ata të trevave të Hercegovinës,, të ciët u pagëzuan shumë më vonë. 

Duke qenë në thelb bujqër, dhe pasi u mungonte një kryetar i përbashkët, duket se fiset sllave, për një kohë të gjatë, nuk u krijuan telashe të mëdha perëndorëve bizantinë. 

Por nuk ishte kështu me Bullgarët. Dikur ata patën rrethuar Bizantin, të bashkuar me ILIRËT katolikë, në kohën e perandorit Anastas, në vitet 514 dhe 518. Ata e rrethojnë përsëri atë, të bashkuar me Avarët, në vitin 625. 

Duke dalë më pas nga tutela e Avarëve, Kuvrati, prijësi apo mbreti i tyre, kërkon miqësinë e Herakliut (v.640), në të njëjtën kohë kur Amroni mori Egjyptin. 

Por, më pas, Kuvrati vdes dhe kombi serb ndahet me pesë bitjë e tij. Djali i pestë i drejtoi njerëzit e tij për në Itali. Asparuhu, i dyti, vendoset me të tjerët në Myzi (v.678). Konstantin Pogonati nxiton sakaq nga Konstantinopoja dhe kërkon t’i dëbojë prej andej. Por ai mundet në grykëderdhjen e Danubit. Dhe që prej asaj dite, Greko-Bizantinët do të kenë dy armiq kryesorë për të luftuar: Bullgarët në Europë, dhe Avarët në Azi dhe në Afrikë. 

SHËNIME: 

– Greko-Bizantinë – ky përcaktim nuk është për Grekët si kombësi,  

por për fraksioni kundër Konstantinit që krijoi ndarjen e perandorisë prej sektit Arianist. 

– Foka – perandor i Lindjes (602 – 610) 

– Herakliu – perandor i Lindjes (610 – 641) 

– Konstantin Porifrogjeneti – perandor i Lindjes (913 – 959), autor i  

“Administrimi I Perandorisë”, i dhënë pas artit, letërsisë, ngriti një numër monumentesh e ndërtesash. 

– Konstantin Pogoniati – perandor i Lindjes (668 – 685) 

– Perandor i Lindjes = perandor i Bizantit 

– Asparahu – khan i Bullgarëve, i vendosi ata në jug të Danubit, në Myzi dhe Thrakë. 

– Çfarë bëri Bizanti? Konvertoi në Hekenë ata që Roma I kishte kthyer në Romakë në kohën kur në Iliri po kryhej vepra e asimilimit moral, të cilën Roma dhe Krishtërimin e kishin parapërgatitur me aq mundim (f.34) 

– Sipas Strabonit Maqedonasit dhe Shqiptarët përbënin një popull të vetëm (f.36) 

– Shqipëria, ndoshta e vetmia në botën e popujve jo barbarë. (f.38) 

– (Marrë prej librit me autor Zhan-KlodFaveirial “Historia e (më e vjetër) Shqipërisë”, botim’i parë 1905, botuar shqip nga Plejad, 2004,f.114–116) 

– Primatia ilire u ruajt deri në vitin 1767, e tillë ishte ngritur qysh në fillim nga selia apostolike (f.123) 

– Dyndjet e fiseve barbare ndodhën në një kohë kur perandoria romake (753 para Krishtit – 476 pas Krishtit): avarët, vandalët, gotët, visigotët, astrogotët, vikingët, hunët, sllavët, bullgarët, normanët, turamikët etj. 

– Barbar: – i prapambetur e pprimitiv në zhvillimin e tij, i pagdhëndur e i pakulturuar, i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor. 

Francezi ZHAN-KLOD FAVEIRIAL është dijetari i parë që ka shkruar historinë e Shqipërisë, hartuar në vitet 1884–1889. Për historinë e Shqipërisë dhe gjuhën shqipe Zhan Faveiriali u referohet historianëve, dijetarëve e personaliteteve të të gjitha epokave që kanë shkruar apo shprehur për kombin shqiptar: Homerit, Herodotit, Tukididit, Aristofanit, Demostenit, Polibit, Ciceronit, Tit Livit, Strabonit, Lukianit, Dozon-it, Plinit, Plutarkut etj, etj, deri te autorë të shekullit XIX. 

Dilaver Goxhaj  

Tiranë, 31 maj 2024

Diario Crónica (1969) / Jehonë në Argjentinë për filmin “Unë kam takuar ciganë të lumtur” me aktorin e madh Bekim Fehmiu

Burimi : Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2024 

“Diario Crónica” ka botuar, të enjten e 12 qershorit 1969, në faqen n°20, një shkrim për filmin e suksesshëm “Unë kam takuar ciganë të lumtur” me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Luxor : suksesi cigan

Burimi : Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20

Burimi : Diario Crónica, e enjte, 12 qershor 1969, faqe n°20

Filmi “Unë kam takuar ciganë të lumtur ose Mbledhësi i puplave” ka hyrë në javën e dytë të shfaqjeve – ngjarje që na gëzon për cilësinë e shkëlqyer të filmit – në kinemanë Luxor, me aktorin e madh Bekim Fehmiu dhe Olivera Vučo në rolet kryesore. Kompania Kinematografike “Norma” njofton se të shtunën do të ofrohet shfaqja e filmit në orët e vona të natës nën kujdesin e Shoqatës së Kronikave Kinematografika të Argjentinës.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/diario-cronica-1969-jehone-ne-argjentine-per-filmin-une-kam-takuar-cigane-te-lumtur-me-aktorin-e-madh-bekim-fehmiu/.

Mendime të Sami Frashërit për drejtësinë

0

SAMI FRASHËRI PËR DREJTËSINË

1.    LIGJI ËSHTË EKUILIBRI I SHOQËRISË NJERËZORE.

2.    VETËM DREJTËSIA NDIHMON TË VËRTETËN, NDËRSA GËNJESHTRËN E GJITHË BOTA.

3.    MASHTRIMET E MASHTRUESIT I PËRBALLONI ME DREJTËSI, SEPSE GJITHÇKA MËNJANOHET ME TË KUNDËRTËN.

4.    ATA QË TREGOHEN TË DREJTË ME QËLLIM LARTËSIMI, PASI TË ARRIJNË QËLLIMIN, S’NDJEJNË MË NEVOJË PËR DREJTËSI.

5.    GYKATËSI I GJYKON MË ME LEHTËSI ARMIQTË E TIJ.

6.    RRUGA E JETËS ËSHTË DREJTËSIA, MOS U NDAJ NGA RRUGA PËR TË HYRË NËPËR RRUGICA.

7.    PADREJTËSIA ËSHTË SI BARUTI, SIGURISHT QË NJË DITË MERR ZJARR DHE ZHDUK EDHE SHTETIN.

8.    ME SHUMË VËSHTIRËSI JEPET E DREJTA KUR E KËRKON ME RRUGË TË DREJTË DHE JO ME ANË TË DHURATAVE E TË RRYSHFETIT.

9.    MË MIRË TË MBETET I AKUZUARI PA U DËNUAR, SE SA TË DËNOHEN TË PAFAJSHMIT.

10. DETYRA E PARË E QEVERISË ËSHTË TË MOS BËHEN  PADREJTËSI NGA ANA E GJYKATAVE.

 11. SHTETIN NUK MUND TA RUAJË NGA SHTHURJA ASKUSH VEÇSE DREJTËSIA.

 12. ËSHTË E SIGURTË ZHDUKJA E NJË VENDI KU NJERËZIT MPOSHTIN LIGJIN, E FORCA MPOSHT TË DREJTËN.

13. AQ SA E DËMTON NJERIUN NJË DENTIST, I CILI NË VEND TË NJË DHËMBI TË DËMSHËM I HEQ NJË TË SHËNDOSH – EDHE GJYKATA QË DËNON NJË TË PAFAJSHËM, PO NË ATË SHKALLË E DËMTON NJERËZINË.

14. GJYKATËSI QË NUK I NDËSHKON FAJTORËT, MUND TË NUMËROHET PËR NEGLIZHUES, POR NJË GJYKATËS QË NDËSHKON TË PAFAJSHMIT ËSHTË VET NJË KRIMINEL DHE GJAKPIRËS.

15. GJYKATËSI QË NDËSHKON TË PAFAJSHMIT, NJOLLOS EMRIN DHE FAMËN E VET.

16. BASHKIMI I MËSHIRËS DHE I FORCËS NË NJË VEND SJELL DREJTËSINË DHE LIRINË

 17. NË PESHOREN E DREJTËSISË, I DOBËTI ËSHTË GJITHMONË MË I LEHTË ATJE KU MBRETËRON PADREJTËSIA.

 18. VETËM DREJTËSIA  NDIHMON TË VËRTETËN, NDËRSA GËNJESHTRËN E NDIHMON E GJITHË BOTA.

19. KUSH FORMULON NJË LIGJ JO TË DREJTË, BËHET VRASËS I MILIONA NJERËZVE.

20. MERITA DHE TALENTI FILLOJNË TË NDRIÇOJNË PORSA LIND DREJTËSIA.

21. DREJTËSIA SADO QË E HEDH NJERIUN NË SHUMË BELA, MË NË FUND E NXJERR NË DRITË.

Shkëputur prej: Sami Frashëri: Vepra 3: “FJALË TË URTA”, Rilindja, Prishtinë,1978)

Përzgjodhi Dilaver Goxhaj

Pershendetje! lavergoxhai@yahoo.com cel:355 68 220 1446 Tirane

Regjistrimi i popullsisë 2024, Kosova 1,586,659 banorë rezidentë

0

Behlul Jashari , Prishtinë

PRISHTINË, 12 Korrik 2024/ Republika e Kosovës ka 1,586,659 banorë rezidentë, prej të cilëve 795,046 meshkuj (50.1%) dhe 791,614 femra (49.9%), sipas rezultateve paraprake të publikuara sot nga Agjencia e Statistrikave të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) të zhvilluar në vitin 2024 nga 05 Prilli deri në 24 Maj.  Regjistrimi i diasporës, përmes portalit eDiaspora, vazhdon deri më datën 31 Gusht 2024.

Ky është Regjistrimi i dytë i popullsisë në Kosovën e pavarur, pas të parit të zhvilluar në vitin 2011.

Shifrat e publikuara sot përfshijnë vetëm banorët vendorw, jo edhe diasporën.“Në Regjistrimin e Popullsisë janë grumbulluar të dhënat për popullsinë e zakonshme rezidente (pra, ajo që jeton në Kosovë) si dhe popullsia jorezidente (ajo që jeton jashtë Kosovës – diaspora). Këto dy te dhëna janë të ndara krejtësisht (bazat e shënimeve) dhe Agjencia e Statistrikave e Kosovës do të publikojë ndaras raportet për popullsinë rezidente dhe atë jorezidente”, thekson Agjencia.

Regjistrimi 2024 u zhvillua në të 38 komunat e Kosovës, sipas rezultateve paraprake në 9 prej tyre kishite rritje të numrit të popullsisë, e në 29 komuna kishte zvogëlim, ndërsa mosha mesatare është 34.8 vjet vjet. Ka një rritje të moshës për 4.85 vjet nga regjistrimi i vitit 2011 kur mosha mesatare ishte 29 vjet. Tani dominon mosha 20 deri 24 vjet, e në vitin 2011 dominonte grupmosha 10 deri 19 vjet.

Në ngjarjen e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili në adresimin e tij tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ka qenë një nga projektet më me prioritet të Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë këtij viti, duke marrë parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë si dhe raundin e regjistrimeve globale (2015-2024).

Kosova-banorët nëpër komuna

“Ky regjistrim nuk është thjesht një ushtrim statistikor; është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës sonë – duke siguruar si shpërndarje të barabartë të burimeve po ashtu edhe hedhje të bazave për vendimmarrje të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës”, u shpreh ai. 

Statistikat janë një e mirë publike dhe duhet përdorur për marrjen e vendimeve bazuar në dëshmi. Në demokraci, marrja e vendimeve politike duke u bazuar në dëshmi, pra statistika është shumë me rëndësi për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie, shtoi më tej Kryeministri. 

Ai falënderoi qytetarët, partnerët dhe institucionet publike në krye me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, për punën e palodhshme dhe kontributin për realizimin e këtij projekti shumë të ndërlikuar dhe tejet të rëndësishëm për vendin. 

Sipas regjistrimit të kaluar të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takonte komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës ishte më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk kishte përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohej se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur atëherë autoritetet kosovare, jetonin rreth 40 mijë serbë.

Sipas statistikave kosovare, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, ku u përfshinë të gjitha etnitë, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

Kosova në verën e para më shumë se gjashtë dhjetëvjetëshave arrinte numrin prej një milion banorëve. Në 6 korrikun e vitit 1962, gazeta tradicionale kosovare Rilindja shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

Newborn-Kosovë-foto – Behlul Jashari     

RILINDJA NË 1962: KOSOVA FITOI BANORIN E NJIMILIONIT

Gazeta tradicionale shqiptare në Kosovë RILINDJA e datës 6 Korrik 1962 shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

“Simbas regjistrimit të fundit të 31 marsit të vitit të kaluem, në këtë teritor ka pasë 963.551 banorë…” shkruante gazeta duke shtuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë mashkuj ma shumë se femna”.

Lufta hibride dhe sfidat e Sigurisë Kombëtare

0

Nga: Hyzri Salihu

Lufta hibride, lloji i ri i luftës në shekullin 21 Lufta Hibride (Hybrid War) ka të bëjë me nxitjen dhe krijimin e situatave të ndërlikuara në përplasjen e identiteteve të ndryshme për të vënë nën kontroll regjime të qeverisjeve tranzitore me ndikime gjeopolitike; shkatërrimin e projekteve themelore të tyre përmes alternativave politiko – ushtarake dhe ekonomike drejt një regjimi të ri të ndikuar dhe të kontrolluar. Lufta për të siguruar informacionin ka funksionuar në çdo kohë.

Vlerat gjithpërfshirëse në jetën e brendëshme dhe të jashtme të një vendi kanë të bëjnë me strategjinë e qëndrueshme të njohjes dhe administrimit të situatave. Për ta kuptuar termin “strategji” dhe “strateg” duhet të vlerësojmë njerëzit e aftë që dinë të bashkërendojnë të gjithë elementet e luftës hibride në funksion të fitores. Mbi bazën e informacionit lufta hibride është bashkërendimi i të gjithë mjeteve që të çojnë drejt fitores, e mbështetur nga tekonologjia më e avancuar e kohës. Ajo mbështetet mbi një algoritëm, një programim të plotë të të gjithë të dhënave.

Organizatorët e kësaj lufte përfitojnë nga diversiteti fetar, etnik, historik dhe social – ekonomik, nga studimi i pikave të dobëta të traditës, kulturës, traditave luftarake dhe mënyrave të bërjes së luftës.

Ata studiojnë në detaje terrenin ku jeton dhe mund të luftojë një popull, besimet fetare, sistemin e arsimit, pasuritë e brendshme, shkallën e përpunimit të tyre, niveli i jetesës, infrastruktura rrugore, detare dhe ajrore, kapacitete lëvizëse, treguesit ekonomiko – financiar në raport me mundësitë e garantimit të sigurisë kombëtare etj. Lufta hibride nxit dhe justifikon ndryshimet administrative, fizike e gjeografike për të arritur objektivat politikë dhe ushtarakë (kontrollin), mundësitë e ndryshimit të udhëheqjes politike, pengimin e reformave kushtetuese, shpërbërjet federative apo vendosjen e sanksioneve duke nxitur rënien drastike të ekonomisë, duke shkaktuar kriza dhe kapitullime.

Elementet e bashkërendimit të të gjithë faktorëve kanë evoluar, por ajo që është specifike në këtë trajtim, është fakti që teknologjia ka ecur shumë përpara, janë vënë në përdorim teknologji të panjohura, duke ndikuar mjaftueshëm dhe në mënyrë të dobishme në elementet e luftës hibride. Qëllimi strategjik i luftës hibride ka si objektiv pamundësinë e projekteve që bashkojnë fuqi të mëdha kundër interesave gjoostrategjike të shtetit.

Shembull: Lufta në rajonin e Nagorni Karabakut është konflikti më i ri të cilin bota shkencore ushtarake po e studion me kujdes. Nëse në tre luftrat e para fiuese ishte Armenia duke pasur në mbështetje Rusinë, në këtë përplasje fitorja kaloi në Azerbaixhan. Kjo mund të quhet lufta e katërt finale midis dy shteteve.

Në përgatitjen e kësaj lufte Azerbajxhani ngriti një gjeneratë të re njerëzisht të arsimuar dhe të përgatitur ushtarakisht sipas doktrinës ushtarake turke, duke marrë përvojën e shkollës turke të luftës, pranoi praninë e ushtarakëve turq në përgatitjen e stukrurave ushtarake. Në ushtrinë azere u fut kultura ushtarake turke dhe ajo e NATO-s.

Armatosja e Azerbajxhanit me aviacion modern dhe lufta teknologjike mbi bazën e informacionit satelitor, duke bashkërenduar elementet luftarakë, njeriun – teknikën – informacionin. (Charles A. Kupchan, SHBA, qershor 2023) Pra një luftë hibride e cila u shtri në të gjitha frontet e ndikimit të saj psikologjik, si pjesë e veprimit të mëtejshëm ushtarak. Këtu historia gërmon, gjen dhe propogandon elemente me ndikim të fortë në anën psikoliogjike të popullit dhe lidershipit të tij.

Lufta hibride kërkon goditjen e kundërshtarit në të gjithë elementet e tij që dobësojë fuqinë kombëtare. Gjithçka u sinkronizua në funksion të fitores së luftës.

Në këtë luftë u përdor nanoteknologjia, dronë vrasës modern, përdorimi i satelitëve, drejtimi i veprimeve ajrore nga kabinete ushtarake të mbështetura në informacion të shumllojshëm, të cilët me goditje të sakta asgjësuan edhe shefin e shtabit të forcave armene në Nagorni Karabak. etj. Nëse Turqia ndikoi me armatime dhe teknologji në fitoren e luftës nga Azerët, politikisht në këtë konflikt fitoi Rusia. Ndikimi i ndërhyrjes me teknologji, armatime moderne dhe trupa, dha ndikime të fuqishme në popullsitë turqishtfolëse në ish-republikat sovjetike.

Po kështu lufta për pengimin dhe moszbatimin e projektit global të Rrugës së Mëndafshit i nënshtrohet një lufte hibride nga ana e shteteve të interesuara, veçanërisht nga SHBA, për të penguar ndikimin kinez mbi rajonin e Azisë Qëndrore, Lindes së Mesme, Evropës, Afrikës, apo dhe Amerikës Jugore. Metodat kryesore mbështeten në sigurimin e informacioneve në lidhje me luftrat e mundëshme, provokimeve për arritjen e ndryshimeve politike, krijimin e kushteve social politike dhe ekonomike për pëmbysje të sistemeve, teknikat për të shmangur një luftë konvencionale dhe arritjen e objektivave në rrugë të tjera.

Në praktikë lufta terroriste që u realizua në territorin e Sirisë është shembulli perfekt për Luftën Hibride, kundër kundërshtimeve të regjimit sirian për kalimin e gazsjellësve në territorin e Sirisë.

Një tjetër shembull konkret i Luftës Hibride është nxitja e destabilizimit të tipit “Euro-Maidan” në Kiev, duke iu kundërvënë intrigës mes BE-së dhe Rusisë në lidhje me Ukrainën. Ajo mori natyrën e përplasjes së identiteteve në lindje dhe perëndim të vendit.

Shembull i luftës hibride është situata e vitit 2015-2016 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ngjarja e Kumanovës dhe largimi i regjimit të Gruevskit), duke e orientuar politikën e shtetit drejt perëndimit. Po kështu krizat dhe luftrat në shtete afrikane kundër ndikimit kinez dhe rus etj. Përplasja e etniteteve, kulturave, besimeve fetare me ndikime gjeopolitike, protestat dhe destabilizimet për rrëzimin e regjimeve autoritariste dhe konservatore japin modelin e luftrave të tilla, të cilat arrijnë të ruajnë interesat gjeostrategjike, veçanërisht të SHBA-ve në botë. Lufta hibride dhe kërcënimet që vijnë nga ajo, janë kombinim i teknikave ushtarake dhe jo ushtarake, të cilat marrin natyrën e operacioneve të fshehta dhe të hapura me karakter operativ.

Pjesë e tyre janë përfshirja e propagandas, e cila krijon situata të paqëndrushme në shtete të ndryshme; përhapja e dezinformacioneve përmes lajmeve të pavërteta, të fabrikuara enkas në interest ë qëllimit; organizimi i sulmeve kibernetike dhe krimit kompjuterik; presionet ekonomike deri në vendosjen e sanksioneve me efekte të rënda financiare; presione ekonomike nëpërmjet manipulimit të tregjeve dhe shkëmbimeve tregëtare; aktet e sabotazhit që krijojnë humbje njerëzore dhe ekonomike duke mbjellë terrorin psikologjik; manovra ushtarake dhe dislokime e ridislokime të trupave ushtarake dhe joushtarake për të shkaktuar frikë, presion dhe lekundje brenda rendit kushtetues etj.

Duhet të pranohet se kërcënimet e luftës hibride janë rritur në masë të madhe viteve të fundit, aq sa dhe shtete të mëdha dhe organizata të ndryshme ushtarake kanë filluar t’i trajtojnë këto çështje me seriozitet në doktrinat shtarake, duke planifikuar veprime dhe trajnime të personelit ushtarak dhe civil për t’i parandaluar ato. Fakti që pasojat e luftës hibride nuk parashikohen lehtë dhe nuk përballohen edhe kur ato konstatohen, tregon se pasojat shpesh mbeten të pariparueshme.

Kërcënimet e luftës hibride sot janë më të dukëshme për shkak të mundësive të nanoteknologjisë dhe varësisë që njerëzimi po krijon nga rrjetet sociale me ndikime në jetën e popujve. Por le të kthemi për këtë çështje në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Historikisht asnjë perandori apo forcë që ka tentuar ta pushtojë këtë rajon, nuk ka arritur t’i vendosë gurët në vendin e tyre. Rajoni ka një mori kulturash dhe popujsh të ndërthurur me njeri – tjetrin.

Popullsia shqiptare sot paraqitet e vetmja popullsi homogjene dhe kompakte për një arsye shumë të ndjeshme. Nëse popujt apo shtetet e tjera kanë tentuar mbi territoret shqiptare dhe kanë synuar enklava apo zgjatime të tyre, trungut të popullit shqiptar i kanë prere pak e nga pak degët e tij, duke e rrudhosur por pa e prishur kompaktësinë territoriale dhe demografike. Nëse studiojmë sot hartën e Kosovës do të konstatohen lehtë tentakulat e shtrira nga veriu drejt jugut duke synuar enklava me popullsi sllave për të depërtuar në brendësi të kompaktësisë shqiptare.

Ky ka qenë fati i Pazarit të Ri, Nishit, Shkupit, Medvegjës, Plaves e Gucisë, Manastirit, Ulqinit, pa harruar këtu aneksimin e Toskërisë Shqiptare dhe të Çamërisë nga Greqia, e cila edhe sot është në sulm për pretendime territoriale ndaj trungut shqiptar përmes doktrinës bizantine të “Vorio-Epirit”.

Të gjitha këto ndërhyrje nuk kanë ndodhur në një ditë, por me një strategji sllave kundër kombit shqiptar, të projektuar sipas vendimeve të Traktatit të Shën – Stefanit. Ato u shtrinë në kohë, duke zbatuar elemente të luftës hibride dhe agresione ushatarke. Në konceptin e zhvillimit të luftës hibride në rajon, për kombin shqiptar rreziku kryesor është qëndrimi i shtetit rus kundër interesave shqiptare. Kredencialet mbështetëse të SHBA-ve për shtetet shqiptare janë një kundërvënie ndaj kësaj lloj lufte.

Hyzri Salihu Siguria Kombëtare 10.07.2024

Gazzetta di Venezia (1929) / “Rilindja e Shqipërisë dhe miqësia e saj ndaj Italisë”

Rauf Bej Fico (1881 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Korrik 2024

 INTERVISTA ME RAUF FICON, MINISTRIN E JASHTËM SHQIPTAR

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të enjten e 3 tetorit 1929, në ballinë, intervistën ekskluzive asokohe me Rauf Ficon, Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Rilindja e Shqipërisë dhe miqësia e saj ndaj Italisë

Burimi : Gazzetta di Venezia, e enjte, 3 tetor 1929, ballinë

Romë, 2 tetor. 

Ministri i Jashtëm shqiptar Rauf Fico në një intervistë është shprehur i kënaqur për udhëtimin në Itali. 

“Por përshtypja më e thellë – shtoi ai – ishte nga biseda me të nderuarin Musolinin. E gjithë bota tani e admiron vlerën e tij të lartë, universale, por kur flet me të të godet fort fuqia e gjeniut të tij, ndjen gjithë epërsinë e këtij njeriu që krijoi veten dhe më pas krijoi sërish Italinë. Ai është me të vërtetë një njeri i madh. 

Ne vlerësojmë të gjithë vlerën që ka aleanca italiane për ne, por sot jemi më shumë krenarë për këtë aleancë, pasi kombi juaj ka si Duçe Musolinin. Populli ynë është padyshim ende prapa në qytetërim dhe kulturë. Faji duhet t’i atribuohet pothuajse ekskluzivisht sundimit turk. Nuk mund të gjendet asnjë gjurmë e këtij dominimi : megjithatë ai daton që nga dje. Romakët, megjithatë, që kaluan nëpër këtë tokë gati njëzet shekuj më parë, lanë gjurmë të pashlyeshme, të cilat sot ringjallen në realitetin e tempujve dhe në hirin artistik të statujave. 

Por njerëzit tanë janë krenarë, kalorës dhe besnikë. Jemi xhelozë për pavarësinë tonë, por jemi besnikë ndaj miqësive që dinë ta respektojnë. Italia mundi t’i jepte miqësisë së saj formën që i përshtatej vërtet ndjenjave të popullit shqiptar. Shqipërisë i duhej një periudhë paqeje. Në këto pesë vjet gjatë të cilave, nën qeverisjen e mençur të Mbretit tonë të ri, ajo mundi ta kishte atë dhe bëri hapa gjigantë. 

Do t’ju kujtoj vetëm se në vitin 1920 eksportet tona mezi arrinin dy milionë franga ari; sot ata janë afër 20 milionë. Përparimi i vrullshëm i Shqipërisë i detyrohet kryesisht punës së organizatorëve, të cilët Italia i dërgoi këtu në fusha të ndryshme të prodhimit dhe administrimit. Ne e kuptojmë se këta organizatorë japin një kontribut shumë efektiv për vendin tonë, me koston e sakrificave të dukshme personale, sepse ata prej nesh që e dinë, duke e përjetuar atë, shkallën e rehatisë dhe modernitetit që ka arritur jeta në Itali, mund të vlerësojmë se sa komoditete morale dhe materiale i privojnë vetes gjatë qëndrimit të tyre mes nesh. Por rezultatet janë aq lajkatare, aq të kënaqshme sa ia vlejnë sakrificat.”

“Vëzhgime letrare mbi poezinë e sotme shqipe 3”, libër me vlerë për vlerat e shumë librave

0

Rizah Sheqiri

Recension

Libër me vlerë për vlerat e shumë librave

Përmbledhja më e re autorit Shefqet Dibrani “Vëzhgime letrare mbi poezinë e sotme shqipe 3”, është një libër me vështrime kritike i shkruar me përkushtim e dashuri për librat me poezi të shumë autorëve shqiptarë gjithandej trojeve shqiptare dhe në mërgatë.

Shefqet Dibrani, përveç si poet dhe publicist, ka arritur me krijuar profilin e tij edhe si studiues e kritik letrar. Ai më mirë se kushdo tjetër i ka bërë një studim të veçantë romanit “MALËSORJA” të shkrimtarit nga më të shquarit në letërsinë bashkkohore shqipe Nazmi Rrahmani, në dy vëllime voluminoze: “MALËSORJA, romani monumental i Kosvës” dhe “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin “MALËSORJA” të Nazmi Rrahmanit”. Përveç këtij studimi, autori më herët ka botuar vëllimin me kritika letrare “Libra dhe mbresa”, në të cilin janë përfshirë 130 shkrime për libra e periodik shqiptarë. Poashtu ka botuar një tjetër vëllim “SHOSHITJE LETRARE”, studime dhe kritikë letrare për libra dhe autorë nga Kosova Lindore, pastaj librin “ARTI I KRITIKËS”, bashkautor me Musa Jupollin, si dhe ka përgatitur librat për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit dhe të Arif Molliqit.

Shefqet Dibrani, viteve të fundit kryesisht është marrë me kritikë dhe studime letrare rreth poezisë së sotme shqipe. Si rezultat i kësaj pune përkushtuese kohë më parë botoi edhe vëllimin e tretë “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE 3”, duke e profilizuar edhe më tej angazhimin e tij në fushën e kritikës letrare.

Ky libër është vazhdimësi e serisë së librave të kësaj natyre me vështrime dhe kritikë letrare për poezinë shqipe. Autoret dhe autorët e trajtuar në këtë përmbledhje kryesisht janë poet e poetesha, krijimtarinë e tyre Sh. Dibrani e ka përcjellur me përkushtim duke mbuluar edhe hapësirën shqiptare dhe ata në mërgim, duke i përfshirë edhe disa nga emrat e poetëve arbëreshë në Itali. Gjithësesi ky libër me studime, përshtypje e kritika letrare, i respekton autoret dhe autorët dhe krijimtarinë e tyre poetike në përgjithësi.

Në vëllimin “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE 3” janë trajtuar veprat poetike të këtyre autorëve: Rozi Theohari, Gjekë Marinaj, Sabit Rrustemi, Erina Rrahmani, Ibrahim Kadriu, Rizah Sheqiri, Prend Buzhala, Sevdije Rexhepi, Musa Jupolli & Mentor Thaqi, Fatmir Terziu, Ajete Pavataj, Baki Ymeri, Mirela Sula, Isak Ahmeti, Giuseppe Schirò Di Maggio, Shpend Sollaku Noé, Mario Bellizzi, Miradije Ramiqi, Xheladin Mjeku, Izet Abdyli, Nerxhivane Sejdiu-Ferati, Vasil Tabaku, Skënder Sherifi, Lekë Mrijaj, Avni Çunaku, Vera Istrefaj, Arben Çokaj, Shqipe Hasani, Dardan Berisha, Gani Qarri, Nehat Jahiu, Sylë Bajrami dhe Avni Neziri.

Të gjitha shkrimet kritike të përfshira në vëllimin “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE 3”, padyshim paraqesin një pasqyrë reale të zhvillimit të poezisë dhe të vetë autorëve të trajtuar. Këtë e ka thënë edhe vet autori në parathënie të librit ku shprehet se qasjet “kritike e studimore, janë bërë me seriozitetin e të mundshmes, i vetëdijshëm se asnjë vlerësim kritik nuk arrin për t’i shtjelluar të gjitha vlerat që i posedon vepra e caktuar letrare, prandaj edhe këto përpjekje, sado profesionale, duhet të kuptohen si vrojtime e këndvështrime personale”.

Pra, përmbledhja më e re me kritikë letrare e autorit Shefqet Dibrani “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE 3”, është një libër i shkruar me pasion, me dashuri dhe me mjeshtri nga një kritik e vrojtues tashmë i rryer i vlerave letrare e poetike.

Në këtë përmbledhje në mënyrë të thukët trajtohen shumë autore e autorë dhe përmbledhjet e tyre me poezi. Ky libër jo vetëm do t’i kënaqë lexuesit e rëndomtë që e duan vëshrimin letrar, por gjithësesi ky libër me përmbajtjen e pasur do t’i ndihmoj shumë studiuesit e sotëm dhe ata të ardhshëm të poezisë sonë duke evidentuar e trajtuar me kompetencë gjithë ato vlera letrare e poetike që krijohen jo vetëm në trojet e të folmes së gjuhës shqipe por gjithandej në botë nga poete e poetë shqiptarë të cilët me krijimet e tyre padyshim e pasurojnë poezinë tonë në përgjithësi.

Libri ka 310 faqe dhe është botim i Shtëpisë Botuese “Faik Konica”, në Prishtinë 2024.  

Mail: rizahsheqiri@gmail.com

Facebook: https://www.facebook.com/rsheqiri?locale=de_DE

Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.Pjesë

marrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

Në përfundim të Samitit, Presidentja Osmani ka biseduar me Presidentin Biden,  të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.

Reflektim në 150 vjetorin e lindjes së At’ Shtjefën Gjeçovit