Kreu Blog Faqe 788

35 vjet nga fjalimi i MIllosheviqit në Gazimestan, miti i sajuar i Kosovës, klerofashizmi serb dhe shteti i Kosovës

0
Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
Para 35 vitesh në Gazimestan, para turmës një milionëshe serbe, me fjalët se “pas gjashtë shekujsh, prapë gjendemi para betejave dhe në beteja, të cilat nuk janë të armatosura, por sado që të tilla nuk përjashtohen”, Milosheviqi, hapi kapitullin e përgjakshëm të rrënimit të Jugosllavisë me pasoja tragjike për popujt e saj.
Në këtë ditë, në tribinën e Gazimestanit, para kryesisë së shkërmoqur jugosllave dhe sy botës së hutuar me ato që po ngjisnin me trashëgimin e Titos, u promovua “vozhdi” serb i reinkarnuar nga Lazari i Kosovës që ta rikthejë “lavdinë histotorike serbe” dhe, si tha, “misionarizmin e serbëve për ta mbrojtur qytetërimin europian” (kuptohet nga shqiptarët pushtues të tokave të shenjta serbe)!
Po ato ditë, diku afër Gazimestanit, dr. Ibrahim Rugova, asokohe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në një intervistë historike dhënë magazinit gjerman “Der Spiegel”, ndër të vetmit, në emër të ndërgjegjes intelektuale, historike, kulturore dhe politike (ndonëse pa mandat të saj), ia ktheu përgjigjen kërcënimeve të Millosheviqit drejtuar shqiptarëve po edhe të tjerëve në festën klerofashishte të Vidovdanit serb.
Me pak fjalë, kundërpërgjigja e Dr Rugovës Millosheviqit, në të përjavshmen më të fuqishme gjermane dhe europiane të kohës, ishte se në mars të atij viti, në ditën e 23-të, Millosheviqi, me tanke dhe në rrethanat e gjendjes së jashtëzakonshme, rrënoi autonominë e Kosovës, si njësi federative. Me këtë bëri puç ndaj kushtetutës jugosllave. Ky veprim nga shqiptarët shikohet si ripushtim i Kosovës, mbas atij të vitit 1945. Me këtë rast Rugova tërhiqte vërejtjen serbëve se “sa herë ndonjë popull i vogël, e të tillë janë edhe serbët, kanë provuar të vejnë hegjemoni në Ballkan, kanë përfunduar tragjikisht”.
Pra, orgjia klerofashishte serbe e qershorit të vitit 1989, përfundoi siç parashikonte dr Rugova në magazinin gjerman. Por nga këndvështrimi i sotëm historik, Gazimestani nxori në pah dy nga akterët më të rëndësishëm të saj, që shënuan epoka me kah të kundërt.
Në njërën anë, Millosheviqin – humbës të saj, i cili në vitin 2003, si president i mbetjes jugosllave, përfundoi në Trtibunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime lufte kundër njerëzimit ku edhe vdiq gjatë procesit në vitin 2006.
Dhe, në tjetrën anë – dr Ibrahim Rugovën, si lider historik të shqiptarëve, i cili, me themelimin e LDKs-ë më 23 dhjetor të vitit 1989, me mandatin e votës së lirë nga zgjedhet presidenciale dhe parlamentare në vitin 1992 dhe 1998, mori përgjegjësinë historike të rezistencës institucionale (me shtetin paralel) deri te ajo e armatosur, e cila solli ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.
Historia, midis demistifikimit të mitit të sajuar serb të Kosovës për qëllime hegjemoniste dhe të lirimit të Kosovës prej tij që për epilog pati shtetin e pavarur të Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, mund të thuhet se fillimin e fundit e pati më 28 qershor 1989 në Gazimestan.
Ky kapërcim i jashtëzakoshëm historik, megjithatatë, ka lënë prapa frymën e klerofashizmit serb, i cili, në çdo Vidovdan, përpiqet që në Kosovë, ta mbajë të gjallë mitin mesjetar të “Kosovës djep historik serb”, sadoqë realiteti (shteti i Kosovës dhe përkatësia perëndimore e shqiptarëve) e ka zhvlerësuar deri në anakronizëm!

Nostalgji Tirone

0
Nga: Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Mbrëmja më e bukur në oborrin më të dashur të zemrës, oborri i shtëpisë time
…. Ishte e premtja e fundit e vajzërisë.
Kisha vendosur vite më parë, me gjyshen time, që pasditen e vizitave (siç i themi ne të paktën) nuk do e bëja sipas trendit të kohës (siç ndodh zakonisht kur prenotohet një lokal etj) por sipas traditës që më pëlqen aq shumë. Ajo pasdite që ishte e fundit e vajzërisë do të bëhej tek oborri i shtëpisë, siç e doja unë, siç kishte bërë dhe mami im shumë vite më parë.
Përgatitjet filluan që disa javë më parë. U lye avllia me të bardhë borë, u lyen tjegullat e vogla sipër avllisë me të kuqe gjak, u lyen të bardha po ashtu bordurat me guralecë anës saksive me lule. U vunë drita pafund të qepura tek hardhia e rrushit me erë, me lloj lloj ngjyrash, u vunë vazo të reja që vareshin në mure e kudo ku kishte çengelë të vegjël enkas për to. U zbukuru çesmja e gurit, e u hoqën sapllaket nga vendi ku rrinin zakonisht. U vunë tavolina e karrige pa prishur hapësirën e mesit.
Tezet, hallat, kushërirat e mami im kishin përgatitur bakllavatë ku petët duhen bërë aq të holla sa të lexohej gazeta po ta vije poshtë (kjo pjesë është vuajtje e madhe për ata që e njohin), sheqerparet, kompekaj, amareta, llokume me arre, shurup trëndafili, thane, gliko kumbulle me një kokërr bajame në vend të bërthamës e reçel rrushi me vdek aty brenda (ky i fundit është i preferuari im). Ishte ruajtuar rakia e ballit të kazanit prej 7 vjetesh enkas për këtë ditë e mami im që pickonte faqet duke thënë : “qyqja na turpnut, s’keni ble asnji pije t’jashtme për rininë!”
Atë ditë oborri i zemrës ishte bërë nuse e pas kaq vitesh do të përcillte me lule, ngjyra e gëzim gocën e vetme të shtepisë, “Ervin honmin” (hanëmin siç njihet ndryshe po ne në dialekt kështu i themi) siç më thërriste nona ime. Unë nuk vesha fustan nusërie siç ndodh zakonisht me vajzat edhe ditën e premte kur presin vizitat, por vesha dimiqtë e Shqipërisë së Mesme. Nona ime e dashur nuk jetonte më e nuk do të mund ta mbante premtimin për të më rregulluar dimiqtë ( për ata që nuk e dinë është një proces i gjatë i mbështjelljes e lidhjes së tyre që kërkon mjeshtëri e nuk mund ta bëjë kushdo). Një nonë tjetër (nona e shoqes time më të mirë) erdhi për t’më ndihmuar. I qava me lot e fjalë zemre ato minuta që vishja dimiqtë duke kujtuar 100 biseda që kisha bërë me nonën time për këtë ditë.
Isha gati, këmisha e hollë si tyl xhami shoqërohej nga jeleku me xhevahirë (jo të vërtetë), me kapelen e vogël po me xhevahirë mbi krye, tek këmbët, rreth belit. Skarpinat me gurë që shkëlqenin, vezullonin njësoj si duplat e florinjta mbi ballin tim. Nona e shoqes më puthi në ballë e më shoqëroi te dera ku ishte mami, e cila mendonte se meqë ishte vetëm dita e premte e vizitave nuk do të emocionohej aq shumë. Shtangu e i rrodhën lotët dënesë – “Biri i mamit t’vet, sa shpejt m’u rrite mi non!” – nuk mbaheshin më lotët as për mua.
Preferova të zbres vetë shkallët (shtëpia ishte 2 katëshe) po kur dola në krye të tyre të gjitha shoqet, tezet, kushërirat shtangën po ashtu. E kuptova se duhet ta bëja unë rolin e të paemocionuarës. Zbrita ngadalë duke kënduar vetë “sa bukur na ka dalë nusja…” filluan të qeshin pastaj dhe e mblodhën veten shpejt.
Filluan të vinin miqtë e parë. Kur më shihnin si nuse “zamoni” ishte e pamundur të mos thonin fjalë shpirti, jo për gocën e shtëpisë po për atë çfarë dimiqtë e oborri i zemrës po u kthente atyre në kujtesë. Unë nuk bëra nusen e zakonshme, por njësoj si ime më para shumë vitesh, isha me tabaka në dorë duke qerasur me mrekullitë e traditës tonë të bëra me aq dashuri nga duart e atyre grave që më kishin rritur (mami, tezet, hallat) të gjithë miqtë. Më kishin parë për vite me rradhë t’u bëja kafen, t’i sajdisja, t’i çoja “i gastare” me ujë të ftohtë, por atë pasdite ishte ndryshe. Atë pasdite unë isha nusja!
S’ka nevojë besoj t’ju tregoj për ahengun që filloi me Isuf Myzyrin, Hafsa Zyberin e të tjerë të brezit të tyre, e mbaroi me Artiola Toskën. Po harruar jaret shkodrane, vallen e Tropojës e atë të Kukësit që unë i kam kërcyer gjithmonë si të ishin valle te trevës time. Rinia nuk i preku me dorë ato “pijet e jashtme” që i kishte aq merak mami im mos turpërohej po të mungonin, po shurupet e trëndafilëve u bënë ikona atë mbrëmje. Mos me përmend “ballin e kazonit” për të cilin isha kujdes vetë personalisht bashkë me babin, gjatë kohës më të bukur e të rëndësishme për ne të dy “zierjen e rakisë”.
U këndu e u kërcy pafund, u bë festë e hare si rrallë herë. Nuk mbeti kalimtar pa hy me pa atë nusen me dimiq e atë ambient aq të bukur dashurie e askush nuk doli pa qeras nga gocat e shtëpisë.
Oborri shkëlqente nën tinguj vallesh e hareje, po përcillte gocën qe e kishte yzmetu për vite! Lulet qeshnin e vallëzonin bashkë me mua, por Zoti e dinte sa do më mungonin! Kujtova me lot por jo trishtim çdo cep që kishte prekur dora ime, çdo pemë të mbjellë, çdo lule të ujitur, çdo vazo të thyer, çdo pllakë që lëvizte…. oborri im i zemrës….
Mos mendoni se kjo ka ndodhur 100 vite më parë ka ndodhur vetëm 16 vite më parë, në Tiranë, ditën e dasmës time, të premten e vizitave. Unë doja ta jetoja historinë e traditës tonë aq të bukur në ditën time më të veçantë e nuk kishte vend që i shkonte shpirtit ma për shtat se oborri i “ashikëve”, oborri i zemrës time, në Tironën time.

Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato

0

Florim Zeqa 

Në kuadrin e festimeve të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës, më datat 22 e 23 qershor në palestrën e bukur të sporteve në Rovato (Lombardia) u mbajt turniri përmbyllës “Muaji i Lirisë, organizuar nga treshja e të rinjëve entuziast Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi.

Forhåndsvisning av bilde

Festimi i Ditës së Çlirimit të Kosovës 

Në palestrën e bukur të sporteve në Rovato, në një ambient të bukur dhe festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës u përballen me njëra-tjetrën 16 ekipet pjesëmarrëse:

1)    Treviso (Treviso)

2)    Rion Pavimentazioni (Vicenza)

3)    Leon Pav (Vicenza

4)    FC Sadri Guraziu (Treviso)

5)    Edil Kolgeci (Treviso)

6)    Mirsad Group (Brescia)

7)    Vali Costruzioni (Brescia)

8)    Noli Ponteggi (Brescia)

9)    Alice Costruzioni (Brescia)

10)  Nuove Coperture (Brescia)

11)  Euro KB Ponteggi (Brescia)

12)  Edil Ponteggi (Brescia)

13)  By Paci (Brescia)

14)  Bar Sport (Brescia)

15)  Fratelli Gashi (Brescia)

16)  Cambio Automatici 4F (Brescia)

Forhåndsvisning av bilde

Si zakonisht, turniri fillojë me intonimin e himnit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës, ndërsa më pas, organizatori Arbër Llugagjiu i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falenderuar për pjesëmarrje, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë turnirit dyditor.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë Ura lidhëse mes të rinjëve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra dhe mijëra pjesëmarrës, siq ishte ky në Rovato, ku përveq 16 ekipeve me nga 10 lojtarë (160 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), ndeshjet i përcjellen mbi 1 mijë futbolldashësh, numër ky i paarritshëm nëpër aktivitet e tjera mërgatës sonë në shtetin italian.

Forhåndsvisning av bilde

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Alice Costruzioni dhe Cambio 4F ishte një finale e bukur dhe e paharruar e cila do të mbetët gjatë në kujtesën e të pranishmëve të shumtë në të këtë eveniment sportiv.

Me plot meritë vendin e parë në këtë turnir e zuri ekipi Alice Costruzioni, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.

Ndarja mirënjohjeve dhe shpërblimeve

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjiu në emër të Këshillit Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e nderit dhe më meritorët për lirinë e Kosovës, veteranët e UÇK-së.

Këshilli organizativ i shpalli lojtarin më të mirë, golashënuesin e parë dhe portierin më të mirë, si në vijim;

 -Lojtari më i mirë Denis Spanesci

-Golashënuesi i parë Davide Giardini

-Portieri më i mirë Paolo Gazurelli

Pa dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga një kupë dhe medalje për dy vendet e para:

 -Vendi i dytë, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit Cambio 4,

 -Vendi i parë, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit Alice Costruzioni.

-Vendi i tretë i takoj ekipit Rion Pavimentazioni,

-Vendi i katërt i turnirit për ekipin Nuove Coperture.

Në fund organizatori Arber Llugaxhija i falenderoj bashkëpunëtorët e afërt dhe të largët, si: Faton Berisha, Mentor Smakiqi Agron Berisha, Loni Ber, Arton Berisha, Arbnor Llugaxhiu, Fadil Bajraktari, Massimo Kolgecaj, Arben Kastrati, Adnan Podrimqaku, Kujtim Sadiku, Avdi Hajraj Albi Lumi, Florim Zeqa, Florim Lumi, Fejza Kastrati, Fisnik Bogujevci, Fitim Jashari, Kastriot Krasniqi dhe Kujtim Kolgeci.

Të rinjët ambasadorët më të mirë të vendit tonë

Turniri në Futboll të Vogël për nder të çlirimit të Kosovës, e dëshmoj se për të rinjët shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso dhe Rovato (Lombardia) ka më tepër se një dekadë që bashkëpunojnë mes tyre, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga 500-700 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore për të festuar së bashku.

Përderisa sportistët janë dhe mbetën ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim, të rinjët janë gjaku më i pastër dhe arterja jonë më e shëndoshë kombëtare.

Liria e Kosovës është rezultat i sakrificës së shumë brezave, i rezistencës së gjatë paqësore dhe luftës së lavdishme çlirimtare.

Ky ishte njëri ndër turniret më mirë të organizuara ndonjëherë në pjesën veriore të Italisë falë treshes profesioniste Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi, të cilët edhe një herë e dëshmuan se, përveqse veteran të futbollit janë edhe organizator të suksesshëm të turnireve në këtë pjesë të Italisë.

Mysafir special i turnirit ishte Fatmir Limaj-Komandant Çeliku, i ardhur enkas për këtë aktivitet sportiv për të cilin organizatorët e kishin përgatitur një Tortë të madhe me emblemën e UÇK-së. Vlenë për të theksuar se Komandant Çelikun në këtë aktivitet sportiv e sollën Rinor dhe Selim Guraziu, miq dhe bashkëlojtar të vjetër të Arber Llugaxhiut.

Forhåndsvisning av bilde

Sot e gëzojmë lirinë falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.

Mbi gjakun e heronjëve dhe dëshmorëvei kemi themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Florim Zeqa, 27.06.2024

Presidentja Vjosa Osmani uron sekretarin e ri të NATO-s: Shpresoj të punojmë së bashku për ta avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar sekretarin e ri të NATO-s, Mark Rutte.

Urimi i plotë I Presidentes Osmani:

Urime mikut tonë Mark Rutte për zgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Përvoja, lidershipi dhe dija e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën!
Ndër vite kemi punuar së bashku në shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim që bashkëpunimi ynë i fuqishëm do të vazhdojë tani që ai e merr këtë përgjegjësi të re. Shpresoj të punojmë së bashku për ta avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes së qëndrueshme dhe sigurisë në tërë kontinentin tonë dhe më gjerë.

Nenad Rashiq për takimin Kurti-Vuçiq: Do ta rrisë intensitetin e dialogut

0

B. H. | RTKlive

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk është optimist për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e sotëm në Bruksel, por thekson se takimi i liderëve është një lëvizje drejt negociatave më intensive që do të çojnë në një marrëveshje përfundimtare.

“Me këtë do të duhej të fillonte intensiteti që duhet t’i japë pak më shumë dinamikë dialogut. Ka një momentum që ndoshta është dhënë për pezullimin e pjesshëm të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe kësisoj do të përdoret qasje më optimiste për fillimin e raundit të negociatave dhe bisedimeve që mund të përfshihet, për mendimin tim, si një paketë që do të jetë gjithëpërfshirëse”, tha Rashiq në një intervistë për RTK 2.

Mënyra më e mirë për një zgjidhje kompromisi dhe normalizim të marrëdhënieve, sipas ministrit Rashiq, do të ishte sikur serbët të ishin pjesë teknike e negociatave.

Sipas tij “ky është në thelb gabimi më i madh i Brukselit”. E kur bëhet fjala për krijimin e Asociacionit, Rashiq beson se modeli i formimit të tij do të prezantohet nga ana e organizatave të huaja që punojnë si këshillëdhënëse në administratën e Brukselit.

Sipas Rashiqit “gjëja më e rëndësishme është se kryeministri Kurti ka konfirmuar se detyrimet që janë marrë përsipër, të cilat janë nënshkruar më herët, Kosova do t’i ndërmarrë sepse marrëveshjet ndërkombëtare kanë një peshë më të madhe se ligjet vendore  dhe për këtë arsye ato duhet respektuar, pavarësisht se kush është kryeministër”.

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA, viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

0

Prishtinë, më 27 qershor 2024

Më datë 26.06.2024, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, së bashku me Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm z. Fehmi HOTI dhe Atasheun Kimberly Riffe, DOJ-ICITAP pranë Ambasadës Amerikane vizituan veriun e vendit, gjegjësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku me 24 Shtator 2023 u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Forhåndsvisning av bilde

Drejtori HOXHA bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit. Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë,  drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit. Po ashtu, delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri z. Veton ELSHANI, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit.

Forhåndsvisning av bilde

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me bashkëpunëtor vizitoi dhe vuri kurorë me lule, në vendin e rënies së heroit të Kosovës Enver ZYMBERIT.

Me respekt

Forhåndsvisning av bilde

The Kosovo Police General Director, Colonel Gazmend HOXHA,

visits police officials in the north of the country

Pristina, on 27.06.2024   

On 26.06.2024, the General Director of the Kosovo Police, Colonel Gazmend HOXHA, together with the Deputy General Director Mr. Fehmi HOTI, DOJ-ICITAP Attaché Kimberly Riffe, of the American Embassy, visited the north of the country, respectively the Border Police units and of Public Order in Jarinje, Leposavic, Bërnjak, and Banjska where Sergeant Afrim Bunjaku was killed on September 24, 2023.

Forhåndsvisning av bilde

Director HOXHA talked to the police officers who were performing their duties, and inquired on the general situation, challenges, difficulties and the realization of police duties and activities in that part of the country. Among other things, in his meetings with police officials, the Director congratulated the officers for their work and commitment in performing their duties, providing security for everyone without distinction and maintaining the rule of law. Likewise, the delegation from Prishtina was also received by the Deputy Director of the Regional Police Directorate Mitrovica North, Mr. Veton Elshani, who informed the KP superiors about the overall security situation in the north of the country.

The Director and the delegation visited and laid a wreath of flowers at the place where the hero of Kosovo, Enver ZYMBER, fell.

Generalni Direktor PK-a, pukovnik Gazmend HOXHA, posetio je policijske službenike na severu zemlje

Priština, 27.06.2024

Dana 26.06.2024, generalni direktor Policije Kosova pukovnik Gazmend HOXHA, zajedno sa zamen. generalnim direktorom g. Fehmi HOTI, DOJ-ICITAP atašeom Kimberly RIFFE, posetili su sever zemlje, odnosno policijske jedinice Granične Policije i policijske jedinice javnog reda na Jarinju, Leposaviću, Brnjaku i u Banjskoj gde je dana 24 Septembra 2024 ubijen vodnik Afrim Bunjaku.Direktor g. Hoxha je razgovarao sa policijskim službenicima koji su obavljali svoje dužnosti, interesujući se za opštu situaciju, izazove, poteškoće i realizaciju policijskih dužnosti i aktivnosti u tom delu zemlje. Između ostalog, na sastancima sa policijskim službenicima, direktor im je čestitao na trudu i zalaganju u obavljanju dužnosti, pružanju bezbednosti za sve bez razlike i vladavinu zakona i reda.

Takođe, delegaciju Prištine je dočekao zamen. direktor Regionalne Direkcije Policije Mitrovica Sever, g. ELSHANI, koji je obavestio pretpostavljene PK-a o opštoj bezbednosnoj situaciji na severu zemlje.

Direktor je sa saradnicima obišao i položio venac na mestu gde je stradao heroj Kosova Enver ZYMBERI.

Në mungesë të softuerit, vonon publikimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë

0

Nga: Nail Draga, Ulqin

Diskursi demografik

Ndonëse është paralajmëruar më herët  se rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, të mbajtur me 1-28 dhjetor 2023 do të shpallen më së largut në muajin qershor, sipas informacioneve të fundit për çështje teknike, përkatësisht në mungesë të sofuerit ata do të shpallën më vonë, qe hapë dilema dhe spekulime  ku  çështje  kyçe  paraqet struktura kombëtare e gjuhësore e popullsisë në këtë mjedis, që është dukuri e shoqërive të pakonsoliduara, ku bënë pjesë edhe Mali i Zi

Nga ana e MONSTAT-it  kanë njoftuar se deri me tash janë shpallur  dy tenderë për blerjen e softverit por ata kanë dështuar, por së shpejti do të shpallet tenderi i tretë dhe shpresohet se do të realizohet me sukses qe do të mundësojë shpalljen e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë. Por, deri atëherë do të vazhdojnë komentet negative në lidhje me këtë çështje, që krijon mundësi për spekulime në opinionin  e gjerë.

Të dhënat e përgjithshme të publikuara

Të dhënat  paraprake mbi regjistrimin e popullsisë, familjeveve  dhe të banesave në Mal të Zi që është mbajtur nga 1-28 dhjetor 2023  nga ana e MONSTAT-it opinionit   iu prezantuan me 25 janar, ku numri i përgjithshëm i popullsisë  është 633.158 banorë apo  për 2.1% më tepër së në vitin 2011(620.029 banorë).

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë,  në aspektin regjional, del se regjioni Verior në Mal të Zi, është i përfshirë nga dukuria e shpopullimit  sepse për pesëdhjetë vjet 1971-2023, numri i banorëve ka rënë për 70.617(30.66%) nga 230.309(1971) në 159.662(2023).

Nga ana tjetër regjioni Qendror ka pasur rritje për 106.944 banorë(34.54%) nga  202.612(1971) në  309556(2023). Po ashtu rritje ka pasur edhe regjiioni Jugor për 65.277 banorë(39.81%) nga 96.683(1971) në 163.960(2023).

Dukuria e tillë e shpopullimit të popullsisë, dëshmon pabarazinë e zhvillimit ekonomik në aspektin regjional, e cila në sajë të parashikimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmën, ku me atraktiv do të jetë regjioni Qendror e ai Jugor.

Shpopullimi, dukuri shqetësuese

Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2011 në Mal të Zi ishin 43 vendbanime pa banorë(3.3%)ndërsa tash ky numër është rritur  në 74(5.1%) e numrit të përgjithshëm në Mal të Zi.

Nga ana tjetër është rritur dukshëm edhe numri i vendbanimeve nga 10 banorë e më pak qe janë 304 (20.8%) ndërsa në vitin  2011 ishin 120 apo 9.2%. Një e dhënë e tillë  dëshmon

se për disa vite në vijim një e katërta   e vendbanimeve  do të jenë pa banorë, që është  dëshmi e migrimit të popullsisë, përkatësisht e shpopullimit të vendbanimeve!

Spekulime me strukturën e popullsisë

Në mungesë të publikimit zyrtar të strukturës  së popullsisë nga individë të ndryshëm janë prezantuar informata sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë. Një çështje e tillë ka të bëjë kryesisht  ne lidhje me numrin e të deklaruarëve  në aspektin kombëtar  si malazez dhe serb, sepse në sajë të raporteve  politike viteve të fundit në Mal të Zi kjo çështje është politizuar shumë.

Ndërsa  nëse analizojmë të dhënat nga  regjistrimet e kaluara te popullsisë (1948-2011) ka fakte të mjaftueshme se janë bërë falsifikime numërike  në këtë drejtim, e ate kryesisht  në favor të malazezëve e në dëm të popujve tjerë, që ishte në kundërshtim me realitetin në këtë mjedis multinacional. Ne këtë aspekt falsifikime janë bërë edhe ndaj shqiptarëve qe dëshmohet  nëse analizohen të dhënat sipas vendbanimeve te banuara me popullsi shqiptare  në viset e tyre si popullsi autoktone në këtë mjedis, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.

Por, pasi në ndërkohë mungojnë të dhënat zyrtare nga regjistrimi i popullsisë e sidomos  ne lidhje me veçoritë  etnike e kulturologjike  individë të ndryshëm janë paraqitur me  prezantim të te dhënave të cilat  nuk janë si rezultat i të dhënave të përpunuara nga regjistrimi i popullsisë andaj si të tilla  nuk  kemi të bëjmë  me informata të sakta por janë parashikime personale apo grupeve të ndryshme, dhe si të tilla  nuk janë zyrtare por  janë lajthitje  për opinionin e gjerë.

Pikërisht ne lidhje me këtë çështje nga MONSTAT-i kanë informuar se të dhënat e mbledhura  sipas pyetësoreve ka qenë e nevojshme të vendosen në sistem, për të filluar procesi i kontrollit dhe përpunimi i të dhënave. Vendosja  e të dhënave ka filluar në muajin shkurt dhe ka zgjatur deri në fund të prillit. Krahas fazës së vendosjes së të dhënave  është edhe kontrollimi i  të dhënave, ku kjo fazë do të zgjasë deri në publikimin e të dhënave definitive nga regjistrimi i popullsisë.

Duke marrë parasysh se nga janari e deri tash është krijuar një vakum  kohor  individëve  të ndryshëm  iu është dhënë mundësia për paraqitje  te të dhënave të ndryshme  në lidhje mbi  strukturën kombëtare e gjuhësore të popullsisë qe me të drejt i quajmë spekulime  sepse  për të dhënat zyrtare kompetent është vetëm MONSTAT-i e askush tjetër.

Në pritje të softuerit

Kemi të bëjmë me softuerin i cili ka rolin e kontrollit te të dhënave të grumbulluara  gjatë regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe të banesave, i cili deri me tash nga ana e MONSTAT-it është shpallur dy herë por ka dështuar andaj së shpejti do të shpallët tenderi i ri i treti më radhë, duke shpresuar qe përfundimisht të zgjidhet kjo çështje teknike, qe është e nevojshme për publikimin e të dhënave zyrtare të regjistrimit të popullsisë.

Në sajë të ligjit MONSTAT-i e ka paraparë si obligim që qytetarëve t´iu ofrojë mundësinë  për të vërtetuar   të dhënat e tyre, në lidhje me karakteristikat etnike e kulturologjike  të mbledhura ne procesin e regjistrimit përmes softverit. Kemi të bëjmë me një procedurë qe nuk mund të vlerësohet  vetëm si teknike, sepse ka të bëjë me seriozitetin dhe saktësinë e të dhënave të prezantuara në regjistrimin e popullsisë. Kemi të bëjmë me mundësinë teknike te çdo qytetari për të lexuar e parë  personalisht të dhënat e regjistruara në fletën e regjistrimit të popullsisë, çështje e cila eliminon dilemat për spekulime të ndryshme, që është dukuri e shoqërive e vendeve të pakonsoliduara, ku bënë pjesë edhe Mali i Zi.

Përfundimisht cekim se sipas Ligjit për Regjistrim, publikimi i rezultateve nga regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave të vitit 2023, është në kompetencë të MONSTAT-it, andaj çdo informacion tjetër është spekulim  dhe pa vlerë për opinion e gjerë.

(Qershor  2024)

Të themelohet Instituti i Kulturës të Shqiptarëve për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen

0

Nga: Xhemaledin Salihu, Preshevë

  • Lugina e Preshevës ka nevojë për themelimin e Institutit të Kulturës të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me seli në Preshevë

Luginën e Preshevës e përbëjnë komuna e Preshevës, e Bujanocit, të cilat edhe teritorialisht janë të lidhura dhe komuna e Medvegjës, janë komuna autoktone shqiptare me shumicë të popullatës shqiptare. Këto komuna edhepse territorialisht nuk janë të lidhura/ajo e Medvegjës/, ato paraqesin etnikum të përbashkët shqiptar dhe tërësi etnike, kulturore, gjuhësore, etnomuzikologjike, të traditës, adeteve e zakoneve shqiptare, në kuadër të etnikumit gjithëshqiptar.

Presheva, Bujanoci dhe Medevegja aktualisht i takojnë Republikës së Serbisë, janë komunat më të varfura në Serbi si dhe i kanë specifikat dhe karakteristikat e veçanta në kuadër të kësaj Republike.

Ajo që i bënë të veçanta dhe specifike këto komuna është gjuha, simbolet dhe kultura e Shqiptarëve, të cilët me shumicë jetojnë në këtë krahinë.

Më vitin 2010, me seli në Preshevë është themeluar Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila ka pasur një veprimtari të bollshme.

Kohëve të fundit shprehet gatishmëria e shndërrimit të kësaj Shoqate në një Institut të Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Mirë mendimi jonë është që kjo shoqatë të shmdërrohet në Qendër të Trashegimisë dhe Krijimtarisë kulturore, ndërsa të themelohet Instituti Rajonal i Kulturës Shqiptare në Luginë

Preshevës, i cili do të merrej me studimin e simboleve, gjuhës, kultures, historisë e tjerë shqiptare, pra gjithë asaj që përmban kulturën materiale dhe shpirtërore të saj.

Instituti do të punësonte arkeologë, arkitektë, inzhinierë të ndërtimtarisë, historianë, etnomuzikologë, kuadro kulturorë, folkloristë e tjerë.

Themelues i Institutit do të ishte Këshilli Kombëtar Shqiptar, ndërsa financimin do ta bënin Këshilli Kombëtar Shqiptar nga buxheti i transferuar republikan/Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë/ dhe nga buxhetet e pushteteve lokale /Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë/, sepse vetëm kështu do t’ishte më i plotë me kuadro profesionale, më i financuar, më i qëndrueshëm dhe më jetë gjatë.

Selia e Institutit do t’ishte në Preshevë, sepse momentalisht ajo posedon kuadro dhe kushte më së miri.

Në shikim të parë themelimi i Institutit duket megaloman, i panevojshëm, por është koha e fundit që të mendojmë edhe për gjuhën, simbolet, dokumentacionin, trashëgiminë, kulturën, historinë tonë shqiptare, më denjësisht dhe ato t’i institucionalizojmë, sikur veprojnë të gjithë popujt civilizues të Europës e Amerika. Përndryshe, jemi dëshmitarë të kohës se për çdo ditë po na ik trashëgimia kulturore, gjuhësore, historike, etnologjike dhe ajo po zëvendësohet me dashje apo pa dashje me ato të huaja.

Preshevë, më 27 qershor 2024   

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë  

Xhemaledin SALIHU, kryetar

Ujku hyn në spital – infermierja u përlot nga ajo që mbante në gojë

1

Organizata e fshehtë serbe Dora e Zezë (1903-1017) dhe pasojat e saj për Shqiptarët

0