Kreu Blog Faqe 80

“Mos u dorëzo Ines”

1
Poezinë lirike “MOS U DORËZO INES”, së shpejti do ta interpretoj në gjuhën shqipe.
(Ja një përkthim të cilin e përshtata me imagjinatën time të çmendur)
MOS U DORËZO, INES
Mos u dorëzo, Inesi im,
as pas gjithë atyre viteve të rënda.
Mos iu dorëzo,
as pleqërisë,
as zakoneve të saj të pamëshirshme.
Sepse dhoma jote
është ende e ngrohtë,
e mbushur me atë hijeshinë e pafund,
që mund t’ia japin vetëm mobiliet e zgjedhura
me shije të përkryer.
Ti ke pasur gjithmonë
më shumë shije se unë.
Dhoma jote…
ah,
çfarë mrekullie.
A është ende në spital
e zonja e shtëpisë
ku banon?
Ti ke qenë gjithmonë
ndryshe nga të gjitha të tjerat.
Nga shoqet e tua
të dallonin
madje edhe ngjyrat
e zarfeve
dhe të celofaneve,
me të cilat i mbështillje
letrat,
kujtimet
dhe dhuratat e tua
të pakrahasueshme.
Të nesërmen,
rreth orës nëntë,
më përcolle
deri te stacioni i autobusit.
Dhe autobusi i gjelbër,
i shtyrë përpara
nga stuhia e vjeshtës, u rrokullis si një gjeth i tharë, tatëpjetë shpatit
më të pjerrët të Prishtinës.
Unë kisha veshur
kostumin tim të mbrëmjes.
Dhe kur fuqia
e rrokullisjes
më hodhi mbi trotuar,
e tërhoqa vëmendjen
e të gjithë kalimtarëve të rastit.
Mos u dorëzo,
rinia ime.
Mos u dorëzo,
Ines.
Takimi ynë
ishte prej kohësh
i paracaktuar nga Zoti.
E megjithatë,
ndodhi
sikur të ishte
një rastësi e thjeshtë:
Pranë një rakie të nxehtë
dhe disa fjalëve të ndrojtura,
që mezi arrinin
ta fshihnin epshin tonë
të papërmbajtshëm.
Ti silleshe
si një zonjë qyteti,
Por faqet e tua i ngjanin atyre të vajzës më të pafajshme
të fshatit.
Ah,
e vrazhda dhe njëkohësisht
fisnikja ime.
Po gjinjtë e tu,
të fryrë
si dy balona,
me maja
të mprehta
si brirët
e një dhie?
Po shtrati ynë,
dhe dhoma ime,
që edhe sot
qëndron pezull
midis qiellit dhe tokës
si një portokall i zjarrtë?
Si një llambë portokalli
mbi ujërat
jeshil-blu
të Zagrebit.
Në rrugën
Proleterska Brigada 39,
te Krkoviqit.
Po rruga
e lagur nga shiu, të cilën e trazonin tramvajet
e mbrëmjes?
Ah,
ato çaste
të paharrueshme
malli,
dashurie
dhe varfërie,
në banjën tonë
të përbashkët.
Dhe të lutem,
nëse dikush të
flet keq për mua…
Mos iu dorëzo,
Ines.
E sheh,
u ngrita vetëm
për ta kthyer
pllakën e gramafonit.
A është vallë
i papërshtatshëm
ky çast,
nën tingujt
e Requem-it, Mozart-it
dhe Agnus De-it ?
E megjithatë,
fillimin
e kësaj melodie
e dua
më shumë
se çdo gjë tjetër.
Ende i ruaj
në kujtesë ato
miliona çaste
prekëse
të rinisë sonë magjepsëse, e
të shfrenuar,
që me sytë e saj mashtrues
na josh,
na grabit
dhe në fund
na braktis
përgjithmonë.
Mos u dorëzo,
Ines.
Grise ftesën.
Anuloje darkën.
Tradhtoje burrin tënd
me mua.
Thuaji
se po zbukurohesh
për të, para pasqyrës
së një hoteli
pak më të mirë.
Prekmë
nën tavolinë
me gjurin tënd,
të lagur
nga dëshira
e pashuar,
për ta derdhur
mjaltin e shkrirë të dashurisë sate
mbi vullkanin
e trupit tim.
Gjenerata ime.
E dashura ime.
E di,
rinia
do të rikthehet
një ditë.
Por kurrë më
ajo
e vitit 1938.
Unë nuk dua
të mbetem i ri, kur ju të gjithë po
plakeni.
Sepse një rini e tillë
do të ishte
e pakuptimtë
për mua.
E megjithatë,
do të vijë dita
kur edhe unë do ta kuptoj
se ju megjithatë kishit të drejtë.
Sepse ju të gjithë
më latë
krejtësisht vetëm
në këtë ishull
të mallkuar,
të cilin
e braktisët
me zemër
të thyer.
Dhe shiu
filloi përsëri,
si kaq shumë herë
më parë,
mbi këtë ishull,
që duket
sikur edhe vetë Zoti
e ka braktisur.
Ah,
ky shi
i pafund
i tetorit,
mbi ishujt
ngjyrë hiri
të këtij deti
të bekuar.
Nën këtë qiell
ngjyrë pluhuri.
Mes zërave të largët
që shkrihen
me njëri-tjetrin:
zëri
i nënës sime të ndjerë,
i miqve të mi të harruar,
i vajzës sime të humbur,
i së dashurës sime të çmendur,
i të afërmve të mi të larguar,
i vëllait tim mosmirënjohës…
Mes rrobave,
që mblidhen
me nguti
para shiut,
dhe që humbasin
në bardhësinë
qumështore
të mjegullës
së mëngjesit.
Edhe pak shëtitje
buzë detit dhe
gjithçka
do të marrë fund.
Mos u dorëzo,
Ines…

Ëndrra nuk mund të vdes, për aq kohë sa SHQIPTARI jeton

0

Nga Aurel Dasareti

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je  shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.

***

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet e nderuara, dhe duke shkelur me këmbë dogmat kombëtare, ai fyen pikërisht ZOTIN.

Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

***

Edhe pse shqiptarët nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë – jo nga autoriteti, por prej jetës – sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen. Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme, të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe, e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia, Turqia…

Kohët e fundit kam përshtypjen që jeni të vetëdijshëm se gjendeni në një botë të huaj dhe ju ka kapluar ndjesia e pafuqisë që rrjedh prej kësaj. Kjo lehtësisht mund t`ju mposhtë. Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.

Nuk ka rrezik tjetër si ai kur mendja të ngulet në një pikë e nuk luan vendit, kurse unë jam vërtet nga ata që gjatë përmbushjes së detyrës, kanë nevojë për emocionet e lidhura me rreziqe e me marrje rreziqesh përsipër, për ta pasur mendimin të kthjellët. Ky është element i prirjeve të mia.

Një mik më pyeti: “Aurel, nga e nxjerrësh këtë kënaqësi emocionale, nga dashuria apo rreziku që vjen nga kjo lojë?”

Përgjigja ime ishte: “Nga rreziku. Sepse më nxit. Por, të lutem, mos më keqkupto,  rreziqet nuk më pëlqejnë, më pëlqen t`u bëj bisht. Kështu u hapet rrugë energjive të mia.”

Ata që nuk kujdesen për ndjenjat e të tjerëve mund të bien shpejt në telashe. Shumica e vendimeve të marra janë të bazuara në emocione. Kjo ndoshta nuk duket ashtu sepse ne i maskojmë me fjalë të arsyeshme dhe shpjegime, por shpesh janë “ndjenjat e barkut” ato që vendosin.

Emocionet janë nxitës të fuqishëm në njerëz, për të mirë dhe për të keq dhe diçka që ne dëgjojmë me vëmendje kur ne të hasim në diçka që na sfidon. Janë instinktet origjinale indigjene që na tregojnë nëse ne duhet të ikim ose të luftojmë.

Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër që njeriu është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.

***

Sa e shkurtër është rruga nga normal te i çmendur?

Çfarë është çmenduri dhe çfarë është normalitet? Kjo është një pyetje e lashtë me shumë përgjigje. Tradicionalisht ne e perceptojmë shpesh çmendurinë  në lidhje me mangësinë e realitetit. Njerëzit që përjetojnë botën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme se publiku i gjerë, shpesh konsiderohen si të sëmurë psikik, me çrregullime shpirtërore. Shumica e njerëzve e kuptojnë marrëzinë dhe çmendurinë si e kundërta nga e arsyeshmja.

Ne duhet të jemi sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe një zë të lartë, por të cilët nuk janë myslimanë të vërtetë. Dhe, këta krijesa nuk përfaqësojnë shqiptarët mysliman. Ekstremizmi i tyre ka të bëjë me ideologjinë dhe jo Islamin. Më injorantët dhe më të çmendurit prej tyre:

  • propagandojnë mësimin fetar islam në shkolla
  • propagandojnë mbulesën me jorgan të femrave
  • kërcënojnë me dhunë të përhapin islamin politik

Politikanët injorantë, servil, tradhtarë dhe të korruptuar deri në vesh:

  • dhe plaçkitën të gjitha pronat shoqërore
  • motivojnë / detyrojnë ikjen e shqiptarëve dhe boshatisjen e vendit
  • përpiqen të zvogëlojnë numrin e shqiptarëve të Kosovës, duke ua ndaluar lindjen e fëmijëve
  • ua dhurojnë fqinjëve KOASH-in, qytetet (Mitrovicën), minierat (Trepçën), lumenjtë (Vjosa, Radika), detin, kodrat, fushat, malet, tokën, qiellin, ajrin…

Botëkuptimet e tyre të përdredhura për çështjet dhe gjërat, janë fuqia më shkatërruese për Kombin dhe Atdheun.

***

Nacionalizmi i shqiptarëve është vrarë si pasojë e “pastrimit të trurit”, ndërkaq fqinjët shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër. Megjithatë, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen. Doemos, edhe shoqëria shqiptare të pastron plehrat nga kopshti vet, të krijojë strukturë dhe institucione të mirëfillta, të përhershme, që i sigurojnë asaj qëndrueshmëri.

***

Në shtator 2012, me disa miq dhe bashkëluftëtarë të mi ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:

Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…

***

PS: Kjo letër e imja (ky artikull) u botua në disa gazeta kombëtare në mars të vitit 2015.

Më poshtë sot (16.07.2026) shkrova një shtesë për të:

Kjo thënie e imja (publikuar shpesh në shtypin shqiptar), trajton debatin rreth vetëdijes kombëtare dhe gjeopolitikës në rajon.

Këndvështrimi i im ndahet në dy elemente kryesore:

1) Zbehja e nacionalizmit shqiptar: U përpoqa të argumentoja se ndërgjegjja kombëtare është dobësuar për shkak të ndikimeve të jashtme, propagandës dhe ndryshimeve sociale.

2) Agresiviteti i fqinjëve: Unë theksova se, përballë këtij pasiviteti, shtetet fqinje që kanë pushtuar trojet tona, vazhdojnë të konsolidojnë politikat e tyre fashiste apo shoviniste, terroriste (siç jam shprehur në artikujt e të botuar në shumë gazeta/portale shqiptare.

Ky qëndrim (jo vetëm i imi por i disa atdhetarëve tjerë) nxit shpesh diskutime në opinionin publik lidhur me raportin mes patriotizmit, integrimit rajonal dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Argumenti se nacionalizmi shqiptar është dëmtuar nga një formë e “pastrimit të trurit” është një tezë që shpesh diskutohet në publicistikën dhe sociologjinë shqiptare. Ajo ngrihet për të shpjeguar zbehjen e vetëdijes kombëtare dhe faktorët e jashtëm që kanë ndikuar te shqiptarët.

Kjo tezë mbështetet në disa pika kryesore:

1) Deformimi i Historisë: dokumentohet se historiografia është manipuluar gjatë periudhave të ndryshme politike (sidomos gjatë regjimit komunist dhe ndikimeve pasuese), duke çuar në një perceptim të gabuar të rrënjëve dhe vlerave kombëtare.

2) Ndikimi i Agjendave të Huaja: Dokumentohet (kam theksuar ) se qarqe të caktuara, shpeshherë shoviniste fqinje, kanë investuar për dekada në nxitjen e përçarjes fetare, krahinore apo ideologjike për të dobësuar kohezionin shqiptar.

3) Humbja e Identitetit Autentik: Argumentohet se përmes indoktrinimit dhe imponimit të kulturave të huaja, shoqëria shqiptare është larguar nga nacionalizmi tradicional (bashkimi përtej dallimeve partiake, fisnore, krahinore…) dhe është drejtuar drejt një pasqyre të dëmshme vlerash (pothuajse aspak nuk mërziten për kombin por për fenë që ua imponojnë armiqtë tradicional që mjerisht i kemi me shumicë.

***

Në kontrast me këtë këndvështrim, studiuesit e historisë dhe sociologjisë (siç evidentohen tezat e disa studiuesve të njohur mbi lëvizjen kombëtare) e përkufizojnë nacionalizmin shqiptar si një model unik. Ky model historikisht u ndërtua mbi parimin e ndarjes së fesë nga përkatësia kombëtare, duke i lënë vendin bashkëjetesës…

PS: Shqipëria dhe Kosova (dhe trojet nën okupim) janë vend laik.

Aurel DasaretiUSA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ministrja Serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq,duhet të jap dorëheqje sa më parë dhe të përgjigjet penalisht

0

Nga Flori Bruqi

New York,17.07.2026
 
Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Dardaninë, ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në arenën ndërkombëtare.
Skender Kodra
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Akademik Prof.dr. PHD Skender Kodra, Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikaane më seli në New YOrk dhe degët e saja në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup si dhe anërët tjerë të Akademisë dhe Bordi i AAAS-it., të cilët  e kanë  cilësuar të papranueshme një deklaratë të tillë dhe ka kërkuar përgjegjësi nga ministrja serbe e lindur në Pejë. Profesor dr.Skender Kodra, PHD  ka thënë se Snezhana  Paunoviq ka pretenduar se do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998, duke vlerësuar se deklarata të tilla bien ndesh me vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Snezana Paunovic
“Kjo deklaratë është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së  Dardanisë  dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.
 Në një qeveri demokratike nuk duhet të ketë hapësirë për deklarata të tilla; ato e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor.
Ministrja Paunoviq duhet të japë dorëheqjen”, shkroi  psikologu klinik  Akademik Prof.dr. Skender Kodra, PHD.

Kërcënohet nga emigracioni masiv: Një fshat anglez do të shkëputet nga Britania e Madhe

0

Thame Road, rruga hyrëse për në Piddington. Foto: Robin Webster / CC BY-SA 2.0

Arnt Jensvoll / Document.no

Në një votim në fshatin e vogël Piddington në Oxfordshire, Angli, të gjithë 96 për qind e atyre me të drejtë vote mbështetën një propozim për të shkëputur fshatin nga Britania e Madhe.

Piddington është një fshat tipik anglez me rreth 400 banorë – një komunitet i qetë, tradicional dhe i lidhur ngushtë. Tani fshati përballet me ndryshime dramatike: Autoritetet planifikojnë të krijojnë një qendër azili në një bazë ushtarake të mëparshme pranë fshatit, që do të presë deri në 1250 kërkues azili meshkuj të rritur – rreth tre herë më shumë se sa gjenden në gjithë fshatin.

Frikë se fshati do të ndryshojë përgjithmonë
Lidhja me energjinë elektrike, ujin dhe kanalizimin është e planifikuar për në fund të gushtit ose fillim të shtatorit. Banorët lokalë thonë se vendi nuk u ndërtua kurrë për këtë qëllim dhe që gjendet pranë një zone loje për fëmijë.

Banorët shqetësohen për rritjen e kriminalitetit dhe pasigurinë, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, për mbingarkesën e policisë dhe shërbimeve lokale si shkollat, shërbimet mjekësore dhe infrastruktura, plus një ndryshim të përhershëm të karakterit dhe strukturës sociale të fshatit.

Mbështetja prej 96 përqindësh për një votim proteste është jashtëzakonisht e lartë dhe tregon një kundërshtim shumë të fortë. Banorët ndihen të injoruar nga një qeveri qendrore në Londër që nuk dëgjon shqetësimet lokale.

«Jo në oborrin tim»
Disa komunitete të vogla britanike kanë protestuar vitet e fundit kundër vendosjes së detyruar të kërkuesve të azilit. Qeveria ka vështirësi të gjejë vend për dhjetëra-mijëra emigrantë të paligjshëm që vijnë përtej Kanalit të Anglisë, dhe pasi kapaciteti në zonat periferike është tejkaluar, zgjidhja është t’i shpërndajë ata në fshatra të vegjël.

Kjo ka nxitur një lëvizje «Jo në oborrin tim» me mbështetje që shkon shumë përtej grupeve të etiketuar si «e djathta ekstreme»; janë njerëz që e përjetojnë politikën kombëtare të migracionit si një kërcënim direkt për ambientin e tyre lokal dhe cilësinë e jetës.

Që një fshat i vogël me 400 banorë të flasë për «pavarësi» nga Britania e Madhe, natyrisht që është simbolike, por tregon ndarjen e thellë midis Londrës dhe qytetarëve të zakonshëm që ndihen se identiteti, siguria dhe kultura e tyre po shpërbëhen me forcë.

Trues av masse­innvandring: Engelsk lands­by vil løs­rive seg fra Stor­britannia

“Rroftë Serbia e Madhe!” është ulërima që e zvogëlon Serbinë më së shumëti

1
___
(në shqip dhe serbisht)
___
Të dashur serbë të Vuçiqit, Millosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit, Sheshelit dhe Arkanit,
Sinqerisht ju përgëzoj për shfaqjen e shkallës më të lartë të cinizmit, hipokrizisë, gënjeshtrës, mashtrimit dhe manipulimit.
Ju jeni krijesa dykëmbëshe që e keni kthyer serbizmin agresiv dhe demonstrativ në një profesion të përditshëm, ndërsa njëkohësisht jetoni si parazitë mbi kurrizin e shtetit tuaj, buxhetin e të cilit e mbushin qytetarët e varfër dhe të vuajtur të Serbisë — pikërisht ata njerëz të cilëve ju ua shkatërroni jetën çdo ditë, përmes dhunës, plaçkitjes, urrejtjes dhe iluzioneve tuaja mitologjike.
Por se as kjo nuk i mjafton trurit tuaj të çmendur:
Sa herë që kapeni duke i vjedhur, plaçkitur, mashtruar dhe dëmtuar serbët e ndershëm, humanë dhe të arsimuar, ju ulërini si ujq të tërbuar :
“Rroftë Serbia e Madhe!”
Ironikisht, sa më e madhe që bëhet ulërima juaj, aq më e vogël, më e izoluar, më e zbrazët dhe më e vdekur bëhet Serbia.
Ju, që e shihni veten si trashëgimtarë krenarë të gjeneve gjenocidale të Vuçiqit, Sheshelit, Millosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit dhe Arkanit, jeni pa konkurrencë studentët më të dalluar të “Fakultetit të Hamutologjisë” — shkencës imagjinare të justifikimit të marrëzive dhe gënjeshtrave.
Prandaj nuk kam aspak dyshim se Aleksandar Vuçiqi do t’ju dekorojë personalisht me titullin “Hamutologët e shekullit”, nën duartrokitjet e fuqishme të të gjithë profesionistëve të tundjes së kokës.
Sipas logjikës suaj të kalbur, Serbia ka qenë gjithmonë e pafajshme si një qengj i porsalindur. Ajo kurrë nuk i ka bërë keq askujt, nuk e ka shkelur as edhe një milingonë të vetme, ndërsa gjithçka që i ka ndodhur është vepër e jashtëtokësorëve, masonëve, komploteve botërore dhe forcave kozmike.
Vërtet një teori mahnitëse – i mungon vetëm pak fantashkencë që të jetë plotësisht e kompletuar.
Kur ministrja Snežana Paunović shpreh publikisht keqardhje që Millosheviqi nuk e përfundoi spastrimin etnik të Kosovës, në vend që të distancoheni nga një deklaratë e tillë, ju e mbroni sikur t’jua kishte treguar recetën e byrekut, e jo të kishte shprehur keqardhje që një popull nuk ishte vrarë ose dëbuar tërësisht.
Dhe pastaj ende prisni që dikush t’ju besojë se jeni autoritete morale dhe viktima të përjetshme.
Ky nuk është argumentim. Kjo është një propagandë e turpshme e paketuar si e vërtetë.
Nuk është rastësi që Dobrica Ćosić e konsideronte gënjeshtrën si aftësinë dhe arritjen tuaj më të madhe politike.
Problemi është se ju, si nxënësit e tij më të zellshëm, atë “mësim” e keni shndërruar në profesion të përjetshëm.
Prandaj sot gënjeni me një vetëbesim të tillë, saqë e vërteta ju duket si propagandë armiqësore.
Turpi nuk qëndron tek fakti që njeriu gabon. Turpi fillon atëherë kur dikush e justifikon dhe e mbron një deklaratë që shpreh keqardhje pse një popull nuk është vrarë ose dëbuar tërësisht vetëm sepse ka jetuar gjithmonë në territorin e vet autokton, të cilin ju nuk e sollët mbi shpinën e ndonjë gomari nga Karpatet.
Ju me të vërtetë nuk e meritoni që t’ju përfaqësojë një njeri me përmasa botërore, madhështi njerëzore dhe integritet moral si Nikola Sandulovic.
Por këtë padyshim e meritojnë të gjithë qytetarët normalë, të ndershëm dhe dashamirës të Serbisë, të cilët dëshirojnë që më në fund të zbrisni nga kurrizi i tyre dhe të mos i tërhiqni për hunde drejt urrejtjes, izolimit dhe shkatërrimit.
„ŽIVELA VELIKA SRBIJA!“ JE URLIK KOJI NAJVIŠE SMANJUJE SRBIJU
Autor : Lirim Gashi
Dragi Vučićevi, Miloševićevi, Karadžićevi, Mladićevi, Šešeljevi i Arkanovi Srbi,
Iskreno vam čestitam na ispoljavanju najvišeg stepena cinizma, licemerja, laži, prevare i manipulacije.
Vi ste dvonožna bića koja su agresivni i demonstrativni srbizam pretvorila u svakodnevni životni poziv, dok istovremeno živite kao paraziti na leđima sopstvene države, čiji budžet pune siromašni i napaćeni građani Srbije — upravo oni ljudi kojima svakodnevno uništavate život kroz nasilje, pljačku, mržnju i vaše mitološke zablude.
Ali izgleda da ni to nije dovoljno vašem pomračenom načinu razmišljanja.
Svaki put kada kradete, pljačkate, prevarite ili oštetite poštene, humane i obrazovane Srbe, vi zavijate poput pomahnitalih vukova:
„Živela Velika Srbija!“
Paradoksalno, što je vaše zavijanje glasnije, Srbija postaje sve manja, mrtvija, izolovanija i praznija.
Vi, koji sebe vidite kao ponosne naslednike genocidne političke ideologije Vučića, Šešelja, Miloševića, Karadžića, Mladića i Arkana, bez konkurencije ste najbolji studenti „Fakulteta Govnojedologije“ — izmišljene nauke o opravdavanju besmislica, zabluda i laži.
Zato nemam nikakvu sumnju da će vas Aleksandar Vučić lično odlikovati titulom:
„Govnojedi Veka“, naravno uz snažan aplauz svih profesionalaca u veštini klimanja glavom i slepog poslušništva.
Prema vašoj iskrivljenoj logici, Srbija je oduvek bila nevina kao tek rođeno jagnje. Nikada nikome nije nanela zlo, nije zgazila ni jednog jedinog mrava, dok je sve što joj se dogodilo delo vanzemaljaca, masona, svetskih zavera i kosmičkih sila.
Zaista fascinantna teorija — nedostaje joj još samo malo naučne fantastike da bi bila potpuno zaokružena.
Kada ministarka Snežana Paunović javno izrazi žaljenje što Milošević nije završio etničko čišćenje Kosova, umesto da se od takve izjave jasno ogradite, vi je branite kao da vam je ispričala recept za burek, a ne kao da je izrazila žaljenje što jedan narod nije bio u potpunosti ubijen ili proteran.
A onda još očekujete da vam neko veruje da ste moralni autoriteti i večite žrtve.
Ovo nije argumentacija.
Ovo je sramna propaganda upakovana kao istina.
Nije slučajno što je Dobrica Ćosić proglasio laž najvećim dostignućem srpske trule politike.
Problem je u tome što ste vi, kao njegovi najrevnosniji učenici, tu „lekciju“ pretvorili u doživotno zanimanje.
Zato danas lažete sa takvim samopouzdanjem da vam istina izgleda kao neprijateljska propaganda.
Sramota nije u tome da čovek pogreši. Sramota počinje onda kada neko opravdava i brani izjavu kojom se izražava žaljenje zato što jedan narod nije ubijen ili potpuno proteran samo zato što je vekovima živeo na svojoj istorijskoj zemlji — zemlji koju vi niste doneli na leđima nekog magarca sa Karpata.
Vi zaista ne zaslužujete da vas predstavlja čovek svetskih razmera, ljudske veličine i moralnog integriteta poput Nikole Sandulovića.
Ali takvog predstavnika svakako zaslužuju svi normalni, pošteni i dobronamerni građani Srbije — oni koji žele da ih konačno oslobodite svog tereta i prestanete da ih vučete za nos prema mržnji, izolaciji i samouništenju.

Nga Prizreni në Hagë, një histori e proceseve gjyqësore ndaj elitës shqiptare

Mr.sc. Naim J. Krasniqi, historian

Hyrje

Historia e popullit shqiptar është studiuar kryesisht përmes luftërave, kryengritjeve,
lëvizjeve kombëtare dhe proceseve të shtetformimit. Më pak vëmendje i është kushtuar një dukurie që shfaqet pothuajse në çdo periudhë historike: ndjekjes sistematike të elitës politike, ushtarake, fetare dhe intelektuale shqiptare nga pushtetet që kanë administruar ose kontrolluar trojet shqiptare.
Nga fundi i shekullit XV e deri në ditët tona, pothuajse çdo lëvizje politike shqiptare është
shoqëruar me arrestime, internime, procese gjyqësore, dënime ose ekzekutime të drejtuesve të saj.
Ndryshojnë regjimet, ndryshojnë sistemet juridike dhe ndryshojnë arsyetimet ligjore, por modeli duket se përsëritet: pas përfundimit të konfliktit ushtarak ose politik, në bankën e të akuzuarve përfundojnë drejtuesit shqiptarë.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të mohojë përgjegjësinë individuale të askujt dhe as të vërë në dyshim legjitimitetin e çdo procesi gjyqësor. Përkundrazi, synimi është të analizojë, në një këndvështrim historik, vazhdimësinë e një fenomeni që shfaqet në periudha të ndryshme dhe nën pushtete të ndryshme: përdorimin e drejtësisë si instrument politik pas konflikteve që kanë përfshirë shqiptarët.

I. Perandoria Osmane: ndëshkimi i rezistencës

Pas rënies së shtetit të Skënderbeut, shqiptarët hynë në një periudhë të gjatë sundimi osman. Përveç ndryshimeve administrative dhe shoqërore, kjo periudhë u karakterizua nga ndëshkimi i vazhdueshëm i çdo forme rezistence politike ose ushtarake.
Shpërnguljet drejt Italisë, Dalmacisë dhe viseve të tjera evropiane nuk ishin vetëm pasojë e luftës, por edhe e represionit ndaj familjeve fisnike dhe luftëtarëve shqiptarë. Edhe më vonë, gjatëluftërave austro-osmane të shekujve XVII dhe XVIII, shqiptarët që mbështetën ushtrinë austriake u përballën me hakmarrje të ashpër pas rikthimit të administratës osmane.
Në të njëjtën kohë, ndëshkimi nuk u kufizua vetëm te prijësit ushtarakë. Ai u shtri edhe ndaj elitës kishtare dhe intelektuale. Në këtë kontekst duhet përmenden si Pjetër Budin (1622), vdekja e të cilit mbetet edhe sot e rrethuar me paqartësi historike, si dhe Pjetër Bogdani (1689), varri i të cilit u dhunua dhe eshtrat iu nxorën jashtë varrit pas rimarrjes së Prishtinës nga ushtria osmane. Figura si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Theodor Anastasi Kavalioti, Theodhor Haxhifilipi dhe Grigor Voskopojari dëshmojnë se përpjekjet për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe hasën pengesa të shumta. Vrasja makabre e Ali Pash Tepelenes, ku koka i dergohet ne Stamboll si trofe, tregon egersin ndaj luftetareve shqiptare kunder pushtuesve. Vrasja e Ali Pashë Tepelenës nuk shënoi fundin e përndjekjes së elitës shqiptare nga Perandoria Osmane. Vetëm tetë vjet më vonë, në
vitin 1830, ndodhi Masakra ne Manastirit, ku me urdhër të Vezirit të Madh Mehmed Reşid Pasha, qindra bejlerë shqiptarë u ftuan me premtimin e pajtimit dhe të shpërblimit për besnikërinë ndaj Portës së Lartë. Gjatë një parade ushtarake, ata u rrethuan dhe u vranë nga ushtria osmane. Kjo
ngjarje shënoi një nga goditjet më të rënda ndaj elitës politike dhe ushtarake shqiptare në shekullin XIX, duke dëshmuar se, krahas proceseve gjyqësore, edhe eliminimi fizik ishte përdorur si mjet për shuarjen e çdo autonomie dhe rezistence shqiptare.
Kulmi i kësaj periudhe ishte shtypja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për herë të parë, udhëheqësit politikë shqiptarë u përballën me procese të organizuara gjyqësore për veprimtarinë e tyre
kombëtare. Abdyl Frashëri dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan jo për krime të zakonshme, por për sfidimin politik të autoritetit perandorak.
Kjo krijoi një precedent që do të përsëritej edhe në shekujt vijues.

II. Nga Perandoria Osmane te shtetet kombëtare ballkanike

Në fund të shekullit XIX ndryshoi jo vetëm harta politike e Ballkanit, por edhe natyra e presionit mbi shqiptarët.
Nëse deri atëherë kundërshtari kryesor kishte qenë Perandoria Osmane, pas vitit 1878 shqiptarët u gjendën përballë politikave territoriale të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Këto shtete e shihnin zgjerimin territorial si pjesë të projektit të tyre kombëtar, ndërsa trojet shqiptare konsideroheshin objekt i këtyre pretendimeve. Si pasojë, një pjesë e elitës shqiptare ugjend nën ndjekje nga disa pushtete njëkohësisht.
Vrasja e Haxhi Zekës, ndjekja e organizatorëve të kryengritjeve të viteve 1910–1912 dhe më pas procesi kundër Themistokli Gërmenjit gjatë Luftës së Parë Botërore tregojnë se edhe në këtë periudhë drejtuesit shqiptarë vazhduan të përballeshin me gjykime dhe ndëshkime politike.
Ndryshonin shtetet, por jo modeli.

III. Mbretëria Shqiptare: konsolidimi i shtetit dhe kufizimet e pluralizmit
politik

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 nuk solli menjëherë stabilitet politik. Lufta e Parë Botërore, ndërhyrjet e fuqive të huaja dhe rivalitetet ndërmjet elitave shqiptare e lanë vendin për vite me radhë pa institucione të konsoliduara. Vetëm në mesin e viteve njëzet filloi procesi i ndërtimit të një administrate shtetërore më funksionale.
Me ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut, fillimisht si president (1925) dhe më pas si mbret (1928),
Shqipëria hyri në një fazë të re të organizimit shtetëror. U krijuan institucione të përhershme administrative, u miratuan kode moderne ligjore dhe u ndërmorën reforma në administratë, financa dhe drejtësi. Megjithatë, ky proces u shoqërua edhe me një përqendrim të madh të pushtetit politik në duart e monarkut.
Në këtë periudhë, konflikti politik nuk u zhvillua vetëm përmes debatit parlamentar, por edhe përmes kryengritjeve, atentateve dhe proceseve gjyqësore kundër kundërshtarëve të regjimit. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit në vitin 1924 dhe rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet, shumë nga mbështetësit e qeverisë së Fan Nolit u detyruan të largoheshin nga vendi, ndërsa të tjerë u arrestuan ose u ndoqën penalishtsi dhe u ekzekutuan permes antetateve.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se Shqipëria e viteve 1925–1939 nuk ishte një përjashtim në Ballkan.
Në të njëjtën periudhë, shumë shtete të rajonit karakterizoheshin nga sisteme autoritare, kufizime të pluralizmit politik dhe ndërhyrje të pushtetit ekzekutiv në funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Për këtë arsye, zhvillimet në Shqipëri duhen parë edhe në kontekstin më të gjerë të historisë politike evropiane ndërmjet dy luftërave botërore.

IV Perndjekjet e shqiptareve nga Serbia- Mreteria SKS- Jugosllavise

Në fillim të shekullit XX, kryengritjet shqiptare të viteve 1910–1912 dëshmuan se rezistenca shqiptare jo vetëm që nuk ishte shuar, por kishte hyrë në një fazë të re organizimi. Udhëheqës si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Riza bej Gjakova, Nexhip Draga dhe shumë prijës të tjerë organizuan një nga lëvizjet më të mëdha politike dhe ushtarake të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Pas shtypjes së kryengritjeve, shumë prej tyre u vunë nën ndjekje nga autoritetet osmane, u detyruan të fshiheshin ose të largoheshin nga trojet e tyre, ndërsa shumë bashkëluftëtarë u arrestuan, u internuan ose u ekzekutuan. Edhe pse Perandoria Osmane nuk arriti ta shuante frymën e rezistencës shqiptare, këto masa represive dëshmojnë vazhdimësinë e përndjekjes
së elitës politike dhe ushtarake shqiptare.
Ndërkohë, ndikimi i shteteve fqinje në çështjen shqiptare po bëhej gjithnjë e më i dukshëm. Faktori serb, krahas politikës së Perandorisë Osmane, luajti një rol gjithnjë e më aktiv në ndjekjen dhe eliminimin e figurave të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Përfundimi i Luftës së Parë Botërore dhe vendimet e Konferencës së Paqes në Paris (1919) nuk sollën zgjidhjen e çështjes shqiptare. Përkundrazi, një pjesë e madhe e trojeve shqiptare mbeti jashtë kufijve të shtetit shqiptar, ndërsa Shqipëria e vitit 1913, e quajtur shpesh “Shqipëria londineze”, përballej me paqëndrueshmëri të vazhdueshme politike, institucionale dhe juridike. Në anën tjetër të kufirit, shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë Perëndimore dhe të viseve të tjera të mbetura në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene u përballën me një politikë të organizuar represioni. Lëvizja Kaçake, e udhëhequr nga figura si Azem Bejta dhe Shote Galica, u ndoq me operacione të gjera ushtarake, ndërsa veprimtarët politikë e kombëtarë u arrestuan, u burgosën, u internuan ose u
detyruan të jetonin në mërgim. Krahas represionit politik e ushtarak, autoritetet shtetërore zbatuan politika kolonizimi, shpronësimi dhe ndryshimi të strukturës etnike në viset shqiptare.

V. Lufta e Dytë Botërore: fitimtarët, humbësit dhe drejtësia politike

Pushtimi italian i Shqipërisë më 7 prill 1939 dhe, më pas, pushtimi i Jugosllavisë nga fuqitë e Boshtit në vitin 1941 ndryshuan rrënjësisht realitetin politik të shqiptarëve. Për herë të parë pas vitit 1913, pjesa më e madhe e Kosovës dhe disa vise të tjera shqiptare u administruan së bashku me Shqipërinë, ndonëse nën pushtimin italian dhe më pas gjerman.
Ky realitet krijoi ndarje të thella politike ndërmjet shqiptarëve. Një pjesë iu bashkua lëvizjes nacionaliste, një pjesë lëvizjes komuniste, ndërsa të tjerë zgjodhën bashkëpunimin me administratat pushtuese, duke besuar se në këtë mënyrë do të mbronin interesat kombëtare shqiptare.
Ashtu si në shumë vende evropiane, përfundimi i luftës nuk solli vetëm çlirimin, por edhe
vendosjen e një rendi të ri politik. Fitimtarët morën kontrollin e institucioneve shtetërore, ndërsa humbësit u përballën me procese gjyqësore, burgime, internime dhe ekzekutime.
Në Shqipëri, regjimi komunist i sapovendosur organizoi një sërë procesesh kundër figurave politike, ushtarake dhe intelektuale që konsideroheshin bashkëpunëtore të pushtuesve ose kundërshtare të pushtetit të ri. Gjyqi Special i vitit 1945 u bë simboli më i njohur i kësaj periudhe. Në bankën e të akuzuarve u ulën ish-ministra, deputetë, ushtarakë, gazetarë dhe intelektualë. Shumë prej tyre u dënuan me vdekje, ndërsa të tjerë me burgime të gjata.
Historianët vazhdojnë të debatojnë mbi karakterin e këtyre proceseve. Një pjesë i konsideron si pjesë të spastrimit politik që shoqëroi vendosjen e regjimit komunist, ndërsa të tjerë theksojnë se një pjesë e të akuzuarve kishin bashkëpunuar realisht me administratat pushtuese. Kjo e bën të domosdoshme analizimin e secilit rast në bazë të dokumentacionit historik.
Në Kosovë, situata mori një drejtim tjetër. Ndërsa pushteti komunist po konsolidohej në Jugosllavi, shumë shqiptarë kundërshtuan rikthimin e Kosovës në përbërje të federatës jugosllave. Kryengritja e Drenicës, e udhëhequr nga Shaban Polluzha, u shtyp me forcë, ndërsa mijëra shqiptarë u arrestuan ose u vranë gjatë operacioneve ushtarake.
Në të njëjtën periudhë ndodhi edhe Masakra e Tivarit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së shqiptarëve gjatë shekullit XX. Edhe pse numri i viktimave dhe përgjegjësitë konkrete vazhdojnë të jenë objekt studimesh dhe debatesh, kjo ngjarje mbetet një simbol i traumës kolektive të shqiptarëve të Kosovës.
Në këtë mënyrë, fundi i Luftës së Dytë Botërore shënoi fillimin e një faze të re: elita shqiptare nuk ndiqej më nga perandoritë tradicionale, por nga regjimet komuniste që po konsolidoheshin në Shqipëri dhe Jugosllavi.

VI. Shqipëria komuniste: drejtësia si instrument i revolucionit

Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri solli një transformim të plotë të sistemit politik dhe juridik. Partia e Punës e Shqipërisë e konsideronte luftën e klasave një parim themelor të organizimit të shtetit. Si rrjedhojë, drejtësia nuk konceptohej vetëm si mekanizëm për zbatimin e ligjit, por edhe si instrument për mbrojtjen e pushtetit revolucionar.
Gjatë dekadave të para të regjimit, mijëra persona u arrestuan ose u dënuan për veprimtari të cilësuara si armiqësore ndaj shtetit. Midis tyre kishte ish-politikanë, ushtarakë, klerikë, pronarë, intelektualë, profesorë, shkrimtarë dhe artistë.
Proceset gjyqësore të kësaj periudhe kishin shpesh një karakter publik dhe propagandistik.
Vendimet gjyqësore shoqëroheshin me fushata politike, ndërsa media shtetërore i paraqiste të akuzuarit si armiq të popullit ose agjentë të fuqive të huaja.
Veçanërisht e goditur ishte elita intelektuale. Figura të njohura të kulturës, arsimit dhe shkencës u përballën me burgime, internime ose pushkatime. Në shumë raste, akuzat mbështeteshin në veprimtari politike të zhvilluara shumë vite më parë ose në dyshime për qëndrime ideologjike.
Në këtë kuptim, historia e Shqipërisë komuniste paraqet një shembull të qartë të ndërthurjes së drejtësisë me pushtetin politik.

VII. Shqiptarët në Jugosllavinë socialiste

Ndryshe nga Shqipëria, ku regjimi komunist ishte i centralizuar, shqiptarët në Jugosllavi jetonin në një federatë shumëkombëshe. Kushtetuta jugosllave u garantonte të drejta të caktuara kombësive, por në praktikë marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve federale dhe shqiptarëve të Kosovës mbetën shpesh të tensionuara.
Pas vitit 1945 filloi një periudhë e gjatë arrestimesh ndaj atyre që kundërshtonin rendin e ri ose kërkonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Organizata të ndryshme ilegale shqiptare u zbuluan dhe u shpërndanë, ndërsa drejtuesit e tyre u dënuan me burgime të gjata. Konsolidimi i pushtetitkomunist në Jugosllavi u shoqërua me fillimin e proceseve të organizuara gjyqësore kundër elitës politike, ushtarake dhe intelektuale shqiptare. Një nga rastet më të njohura është Procesi i Prizrenit i viteve 1945–1946, i zhvilluar kundër një grupi veprimtarësh shqiptarë të akuzuar për veprimtari kundër rendit të ri shtetëror. Në bankën e të akuzuarve u ulën personalitete të njohura të jetës politike dhe kombëtare shqiptare, ndër ta edhe Gjon Sereçi, i cili u dënua me vdekje dhe u ekzekutua. Krahas tij, shumë të pandehur të tjerë u dënuan me burgime të gjata dhe humbje të të
drejtave civile. Pas Procesit të Prizrenit (1945–1946), pushteti i ri komunist në Jugosllavi nuk u kufizua vetëm në ndjekjen politike dhe gjyqësore të elitës shqiptare. Paralelisht me represionin politik u ndërmorën edhe masa ekonomike, shoqërore dhe demografike, të cilat prekën pothuajse çdo familje shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare. Reforma agrare e vitit 1946, e ndjekur nga kolektivizimi dhe sistemi i grumbullimit të detyrueshëm të prodhimeve bujqësore, i njohur në popull si “Otkupi”, rëndoi veçanërisht mbi fshatarësinë shqiptare. Në të njëjtën kohë, autoritetet jugosllave ndërmorën edhe aksionin e njohur për mbledhjen e armëve (1955–1956), i cili u shoqërua me arrestime masive, dhunë fizike, tortura dhe procese gjyqësore ndaj shqiptarëve.
Një nga figurat më të njohura të kësaj periudhe ishte Adem Demaçi. Burgosja e tij, që zgjati pothuajse tri dekada, e shndërroi në simbol të rezistencës politike te shqiptareve në Jugosllavi.
Ndër figurat më të njohura ishte Fazli Grajçevci, i cili u arrestua për veprimtarinë e tij politike dhe ndërroi jetë në burg në rrethana te pasqaruara dhe që mbetën simbol i përndjekjes së veprimtarëve shqiptarë nga regjimi jugosllav. Vdekja e tij u bë frymëzim për brezin që do të organizonte demonstratat e vitit 1968, duke dëshmuar se, pavarësisht dekadave të represionit, kërkesa e shqiptarëve për barazi kombëtare dhe politike nuk ishte shuar.
Demonstratat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981 përfaqësojnë dy momentet më të rëndësishme të rezistencës politike shqiptare në Jugosllavinë socialiste. Në të dyja rastet, reagimi i autoriteteve ishte i ashpër. Mijëra studentë, profesorë, gazetarë dhe aktivistë u arrestuan ose u dënuan për veprimtari armiqësore, propagandë kundër shtetit ose cenim të rendit kushtetues.
Në historiografinë shqiptare këto procese konsiderohen kryesisht procese politike. Ndërkohë, dokumentet zyrtare jugosllave i paraqisnin ato si masa për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial të federatës. Pikërisht ky dallim në interpretim vazhdon të jetë objekt debatesh edhe sot.

VIII. Nga shpërbërja e Jugosllavisë te drejtësia ndërkombëtare

Fundi i viteve tetëdhjetë dhe fillimi i viteve nëntëdhjetë shënuan një periudhë të re në historinë e Ballkanit. Kriza politike dhe ekonomike e Jugosllavisë, rritja e nacionalizmave dhe dobësimi i institucioneve federale çuan në shpërbërjen e shtetit jugosllav dhe në një sërë konfliktesh të armatosura.
Për shqiptarët e Kosovës, heqja e autonomisë kushtetuese në vitin 1989 përbënte një kthesë vendimtare. Ndryshimet kushtetuese u shoqëruan me largime masive nga administrata publike, arsimi, drejtësia, policia dhe ndërmarrjet shoqërore. Në të njëjtën kohë, u shtuan vrasjet, arrestimet dhe proceset penale kundër aktivistëve politikë shqiptarë.
Përgjatë viteve nëntëdhjetë, rezistenca paqësore e udhëhequr nga Ibrahim Rugova synoi
ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe shmangien e një konflikti të armatosur. Megjithatë, me përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe mungesën e një zgjidhjeje politike, në mesin e dekadës u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila organizoi rezistencën e armatosur kundër forcave serbe.
Lufta e viteve 1998–1999 solli pasoja të rënda humanitare. Gjatë luftës u vranë mijëra njerëz, qindra mijëra civilë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u dokumentuan shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare ne baza etnike pra kunder shqiptareve. Pas përfundimit të luftës, një numër i madh shqiptarësh që ishin arrestuar gjatë konfliktit u mbajtën në burgje në Serbi. Shumë prej tyre u liruan në vitet pasuese pas proceseve gjyqësore, amnistive ose ndërhyrjeve të organizatave ndërkombëtare.
Ky zhvillim krijoi një debat të gjerë në opinionin publik shqiptar. Shumë familje dhe organizata të të drejtave të njeriut ngritën pyetje mbi bazueshmërinë e një pjese të këtyre proceseve, ndërsa autoritetet serbe i paraqisnin ato si procedura të zakonshme penale kundër personave të dyshuar për pjesëmarrje në lufte.

IX. Drejtësia ndërkombëtare dhe rasti i Kosovës

Pas përfundimit të luftërave në ish-Jugosllavi, bashkësia ndërkombëtare krijoi mekanizma të posaçëm për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, kishte mandat të hetonte dhe të gjykonte individë të dyshuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Në këtë kuadër u ngritën aktakuza edhe ndaj disa drejtuesve të UÇK-së. Ne fund u shpallën të pafajshëm pas përfundimit të proceseve gjyqësore ose pas shqyrtimit të provave nga gjykata.
Nga këndvështrimi juridik, këto procese mbështeteshin në parimin e përgjegjësisë individuale, sipas të cilit përgjegjësia penale nuk i atribuohet një populli ose një organizate në tërësi, por individëve që dyshohet se kanë kryer vepra penale.
Megjithatë, në opinionin publik shqiptar u zhvillua një debat i gjerë mbi mënyrën se si u hetuan dhe u ndoqën penalisht krimet e luftës. Një pjesë e studiuesve dhe e opinionit publik argumentuan se drejtësia ndërkombëtare nuk arriti gjithmonë të krijonte perceptimin e një trajtimi të barabartë për të gjitha palët në konflikt. Nga ana tjetër, mbështetësit e këtyre mekanizmave theksuan se hetimet dhe aktakuzat bazoheshin në prova individuale dhe jo në përkatësinë etnike të të pandehurve, ndersa aktakuza shihet se eshte e perpiluar nga sherbimet sekrete serbe dhe disa deshmitareve te dyshimet
jo kredibil.
Ky debat vazhdon edhe sot dhe përbën një nga temat më të ndjeshme në analizën e drejtësisë tranzicionale në Ballkan.

X. Dhomat e Specializuara: vazhdimësi apo kapitull i ri?

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që mundësuan krijimin e
Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë. Këto
institucione u krijuan për të hetuar pretendimet e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, të hartuar nga Dick Marty, si dhe pretendime të tjera që lidhen me krime të supozuara të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë.
Në vitet pasuese u ngritën aktakuza ndaj disa prej drejtuesve më të lartë politikë dhe ushtarakë të ish-UÇK-së. Ndër ta ishin edhe figura që kishin luajtur rol të rëndësishëm në jetën institucionale të Kosovës pas luftës.
Këto procese kanë nxitur interpretime të ndryshme. Një pjesë e opinionit publik në Kosovë i sheh ato si vazhdimësi të një tradite historike, ku udhëheqësit shqiptarë janë përballur vazhdimisht me procese gjyqësore pas konflikteve politike ose ushtarake. Sipas këtij këndvështrimi, ekziston një vijimësi historike që lidh gjykimet e elitës shqiptare nga periudha osmane deri te mekanizmat bashkëkohorë të drejtësisë ndërkombëtare.
Një këndvështrim tjetër e kundërshton këtë interpretim. Sipas tij, Dhomat e Specializuara janë institucione gjyqësore të krijuara mbi baza kushtetuese dhe ndërkombëtare, me mandat të kufizuar për të hetuar përgjegjësinë penale individuale. Por aktakuza ( sa jemi te informuar ) ka pretendime per ndryshimin e narrtives mbi Luften e UCK-se.
Pikërisht këtu qëndron edhe sfida kryesore për historianin. Historia nuk mund të zëvendësojë
drejtësinë dhe as drejtësia nuk mund të zëvendësojë historinë. Gjykatat vendosin mbi përgjegjësinë penale individuale; historianët analizojnë shkaqet, kontekstin dhe pasojat e ngjarjeve.
Historia nuk ka për detyrë të shpallë fitues ose fajtorë. Ajo ka detyrimin të kujtojë. Dhe kujtesa historike shqiptare dëshmon se, për më shumë se katër shekuj, breza të tërë të elitës shqiptare upërballën me internime, burgime, vrasje, procese gjyqësore dhe forma të tjera represioni.
Megjithatë, ajo dëshmon edhe diçka tjetër: se çdo brez la pas një brez tjetër, duke bërë që historia shqiptare të mos jetë vetëm histori e përndjekjes, por edhe histori e vazhdimësisë së saj kombëtare.

Visari i Kosovës

0

Visari i Kosovës

(Këto vargje i kushtohen dëshmorit Visar Sabit Thaqi, i cili, duke braktisur jetën e sigurt në Zvicër, u rreshtua vullnetarisht në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut. Rënia e tij heroike më 18 korrik 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, përfaqëson një akt sublim të sakrificës kombëtare dhe të idealit për liri.)

Poezi

Me atdhedashuri dhe humanizëm
u brumos nga babai i tij,
Sabit Thaqi,
mësues i popullit.

Ishte i shëndetshëm e ambicioz,
trupgjatë
e me shpatulla luani,
i kthjellët
e me shikim skifteri.

Vetulla e qepalla
i kishte
porsi krah dallëndysheje.

Kur ia thoshte këngës
me zërin e ëmbël
dhe melodik,
i kënaqte
jo vetëm njerëzit,
por edhe zogjtë e malit.

U këndonte trimave
dhe fushave të Llapit,
Pollogut
dhe Myzeqesë.

Me ison e tij të këndshme
interpretonte
edhe këngët e Labërisë.

E donte punën,
sepse qysh si fëmijë
ishte mësuar të jetonte
nga djersa e tij.

Ishte sportist i vërtetë;
goditjet
i kishte të forta
si prej katapulte,
qitjen nga arma
të saktë
si të dajë Ali Ajetit.

Edhe pse vetëm 21 vjeç,
la Zvicrën
duke thënë:

“Jeta s’ka për mua kuptim
kur shoh që armiku
na vret
e çnderon
në konakun tonë.

S’dua as vend për varr,
nëse sot Kosovës
zot nuk i dal.

Betohem
se do të fluturoj
porsi kolibri,
drejt Llapit tim.

Do t’i marr
babë, nënë,
vëllezër e motër
në përqafim,
pastaj
do t’u bashkohem shokëve
në istikame,
do të luftoj
e rezistoj,
që pushtuesi
të mos na thyejë
e nënshtrojë.”

“Nëse vritem
në beteja për liri,
mos qani ju, prindër,
e as ju, vëllezër,
e as ti,
e dashura motër,
por ndihuni krenarë,
se jetën e dhamë
që zëri i shqiptarit
të dëgjohet
e përfillet,
si në Tiranë,
ashtu edhe në Prishtinë,
Shkup, Preshevë,
Medvegjë, Bujanoc, Ulqin,
Treg të Ri, Himarë e Çamëri.

Pastaj
të gjithë së bashku
këndoni
e hidhni valle,
se ne s’kemi vdekur,
por jemi rilindë,
që Kosova, Ilirida
dhe Shqipëria,
në shekullin e ri
ta gëzojnë lirinë
e të shohin dritë!”

Arif Ejupi, Gjenevë, 15 maj 2026

SHBA e nisë Dialogun Strategjik me Serbinë, pa vënë asnjë kusht ndaj saj për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve

2

Nga: Gani Mehmeti

RRETH DIALOGUT STRATEGJIK TE SHBA ME SERBINË

Ndërrimi i njerëzve në qeveri të shteteve, po pason me ndryshimin e marrëdhënieve mes shteteve të tjera.

Pezullimi i Dialogut strategjik të SHBA me Kosovën është bërë me pa të drejtë. Kosova nuk ka marrë asnjë hap kundër serbëve të Kosovës, por vetëm ka zbatuar Ligjin dhe Kushtetutën së saj në mbrojtjen e sovranitetit të saj.

Kjo është edhe aq më e rëndë kur, mu në ditën e hapjes së Dialogut strategjik me Serbinë fashiste me SHBA, pas lëshimit të deklaratës së Snezhana Paunoviqit për pastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë, pas më shumë se tri vite nga sulmi serb mbi KFOR-in, më 29 maj 2023, tani kur në shtator bëhen tri vite nga sulmi terrosit serb në Banjskë të Zveçanit, kur tri vite bëhen në nëntor nga sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepenc dhe kur mbi 8 mijë shqiptarve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit u janë shuar adresat, me çka po bëhet një spastrim etnik nga shqiptarët vendas, Amerika hap Dialogun  strategjik me Serbinë, pa vënë asnjë kusht ndaj Serbisë për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve.

Ne nuk mund t’i mësojmë e as këshillojmë SHBA-të për marrëdhëniet e tyre me jashtë, por kjo është një e padrejtë e madhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, kur vetëm për të drejtat e serbëve interesohen, që janë të privilegjuar disa herë më shumë se vetë shqiptarët. E, nëse do të bazohemi në kërkesat serbe, atyre do duhej të ua lëshojmë Kosovën, dhe sërish nuk do u mjaftonte, sepse ata kërkojnë dalje në det dhe do të kënaqeshin vetëm me zhdukjen e popullit shqiptar.

Kaq shumë urrehen shqiptarët prej serbëve.

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim me padurim të zhvillojmë një Dialog Strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigje të DASH.

Këto marrëvehje për zbatim nuk i takojnë vetëm Kosovës. Marrëveshjet do duhej të zbatoheshin nga të dyja palët, pra edhe nga Serbia, e cila u ka dërguar edhe letër BE-së se nuk do i zbatojë ato pika ku bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, dhe ka lobuar kundër pranimit të Kosovës tek shtetet e tjera, dhe nuk ka marrë asnjë vërejtje  as nga BE e as nga SHBA, me të cilën sot kanë nisur hapjen e Dialogut strategjik.

Ato përfshijnë, mbi të gjitha, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me Marrëveshjen Bazë të vitit 2023 dhe Aneksin e Ohrit. – thuhet nga DASH-i.

Po ashtu, Perëndimi kërkon që Kosova t’i zgjidhë kontestet me Kishën Ortodokse Serbe, të mbrojë liritë fetare dhe të shmangë veprime të njëanshme në veriun e vendit, të cilat, sipas Uashingtonit, kanë rritur tensionet me komunitetin serb.

Të gjitha liritë serbe, përfshirë edhe ato fetare e të kishave janë të stërmbrojtura, sa nuk janë në asnjë shtet tjetër në botë, edhe pse, nuk ka kisha ortodokse serbe, të gjitha ato kanë qenë kisha shqiptare deri me pranimin e fesë myslimane nga shqiptarët. Nuk janë serbët popull i shenjtë, siç po mendojnë e po bëjnë pas tyre si SHBA ashtu edhe BE.

Sa u përket veprimeve të “njëanshme” të Kosovës në veri, më parë se veprimi i Kosovës, njëanshëm ka vepruar Serbia me formimin e institucioneve paralele, dhe me dashjen e Serbisë ato vetëm sa do të rriteshin e shtoheshin e kurrë nuk do të ndaloheshin. Për të gjitha këto, është dashur të prijnë vetë BE dhe SHBA në heqjen e ndalimin e tyre së vepruari.

Serbët, siç u pa gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, janë prorus dhe kurrë nuk do të jenë as proeuropianë e as proamerikanë. Ata do jenë me Amerikën vetëm sa për të shfrytëzuar atë në të gjitha fushat.

Serbia, përkundër kushteve të vëna nga BE dhe SHBA, nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe ajo vetëm sa shtoi bashkëpunimin me Rusinë, Kinën e Iranin.

Kjo garniturë qeveritare e Serbisë është e tëra nga bashkëpunëtorë të Millosheviqit, që punojnë e luftojnë për Serbinë e Madhe.

Derisa, sipas DASH-it: “Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve”, përse nuk kërkohen  përmbushje të kushteve të tilla edhe për shqiptarët në Serbi?

Më 17 korrik 2026

Kërkesa për Kuvend shkarkues, pa zgjedhje, është mafioze dhe puçiste!

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Thirrja e klanorëve të Isa Mustafës, për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm zgjedhor, me qëllimin e vetëm për ta shkarkuar kryetarin aktual Lumir Abdixhiku, është puç kundër LDK-së, të djathtës të Kosovës, me qëllim të kthimit të “komandantëve” në pushtet. Qëllimet janë ende më të errëta: Të pengohet “Vetting-u” dhe “Byroja për Verifikimin e Pasurisë pa mbulesë”, duke vazhduar anarkinë dhe kthimin e bisedimeve për ndarjen e Kosovës, të dërtuar dhe premtuar vite më parë. Për këtë janë të interesuar edhe armiqtë e Kosovëse. “Bëje Zot llugë”,- thonë ata!
     Një Kuvend Zgjedhor, sigurisht, do të mbahet. Por, ai duhet të jetë i zakonshëm dhe në afatin e caktuar. Debati dhe analizat nuk do të kenë karakter puçist, si ai i vitit 1997 i LPK-së, kur agjenti i trefishtë Hashim Thaçi rrëzoi Kryesinë e Vjetër të LPK-së, duke e zëvendësuar me Kryesinë e Re, të dominuar me agjentë të shteteve armike të Kosovës, SHTAB-i i së cilës sabotoi luftën e Kosovës. Këtë e thonë, me emër e mbiemër, ish-themeluesit e UÇK-së të LPK-së, të cilët ndjehen të tradhtuar, nga uzurpuesit puçistë të LPK-së!
     Kuvendet zgjedhore të Nëndegëve, të Degëve dhe deri në LDK-Qender, duhet të karakterizohen nga debati i hapur dhe analiza e sinqertë, duke filluar qysh në hershmëri të devijimit nga rruga rugoviane të LDK-së dhe deri në ditët e sotme. Debati i shpenguar dhe votimi i fshehtë, për të gjitha nivelet e strukturave të LDK-së, në kohë-shtrirje dy dekatore, do të dëshmonte se kush do të duhej të ndëshkohen të parët. Dhe, ndoshta, Lumir Abdixhiku do të rezultonte i fundit në fajësi dhe dëmsjellje LDK-së. Prandaj, keni durim, zotërinj të deritashëm, konstitucionalitë!
     Thirrjet histerike dhe ngutia alarmuese, pikërisht, kur Lidershipi aktual vuri si krye-kauzë bashkimin dhe profilizimin e të djathtës të Kosovës, ka edhe qëllime tjera, po aq kriminale:
     1) Pengimi dhe dështimi i bashkimit politik djathtist, të kryesuar nga LDK-ja, si mundërsi dhe shansë e vetme e partisë, për ngritjen e serishme, si forcë konkurruese dinjitoze në skenën politike të Kosovës;
     2) Rezistenca e klanit Mustafa, për ruajtjen e aleancës me të majtën ekstreme staliniste, me PDK-në, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN;
     3) Sabotimin, msdje me çdo kusht, të një koalicioni apo bashkëqeverisje të LDK-LVV, si të vetmet parti parlamentare  të pa kriminalizuara.
     Tri synimet e cituara të opozitës PAN-iste, janë të barasvlershme në poshtërsi!
      Lexohet qartazi se opozita PAN-iste ka qëllime të errëta, për ta çuar vendin në zgjedhje, edhe pse është e vetëdijshme se Albin Kurti me LVV të tij dhe aleatët, ngaqë, aktualisht, kalëron shpejt dhe në distancë, duke mos i lënë shpresë opozitës për një zënie të afërme dhe aq më pak tejkalim të LVV.
     Për t`u afruar, sado pak, PAN-i e ka dëgjuar porosinë e Kurtit, se “subjektet PAN-iste, duhet bërë reforma të thella e tërësore, deri në -r i f o r m i m-“. Pra, nuk mjafton vetëm ndryshimi i emrave partiak, por duhet ndryshuar përmbajtja, përkatësisht, spastrimi radikal nga eksponentët e inkriminuar.
     LDK-ja nuk vuan nga mëkatet e pjesës tjetër të opozitës. Ajo është prej 20 vjetësh, pothuaj se, në opozitë. Sepse edhe kur ishte, gjoja, në pozitë, kishte kryeministër të dubluar, pra, hisedar ishte edhe Hashimi. Tandemi Hashimi-Isa ishin fatal për Kosovën. LDK-ja e “vllaçiti”!
     Në fakt, ishte rrethi vicioz i Isa Mustafës, me tre nënkryetarët e tij klasikë, të lidhur rrast me Hashimin, të cilët shpërfillën popullin, elektoratin, anëtarësinë, strukturat e partisë në Nëndegë dhe Degë: Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve dhe vetë Kryesinë e LDK-së.
     Rrethi vicioz, që vendoste për gjithçka, kufizohej në gishtërinjtë e një dore! E pyeta njërin nga tre nënkrytarët: “A e konsultoni për vendime Kryesinë, sekretarin…? Përgjigja ishte shokuese: “Kush e pyet atë!” Ishte viti 2015, kur kërkesat e Vjosë Osmanit, “për debat dhe analizë kuvendore, si dhe votim të fshehtë demokratik”, klani i Isa Mustafës i refuzoi me një arrogancë, deri në rrugaçëri!
Delegatët e Degëve të LDK-së Zvicër dhe Gjermani, u përjashtuan nga Kuvendi, pjesë e tyre ishte edhe autori i këtij shkrimi.
    Dr. Vjosë Osmani, një rugoviste e pa kompromis, mbronte rugovizmin dhe LDK-në. Në ndëshkimin e Vjosës, në Kuvendin e 8-të “zgjedhor”, ishin pjesë e tij edhe protagonistët e sotëm, të cilët me intrigime puçiste, në koordinim me PDK-në, kërkojnë me nguti linçimin e kryetarit të ligjshëm, Lumir Abdixhikut!
     Kërkesa e klanorëve të Isa Mustafës, për bërjen e një Kuvendi, enkas për shkarkimin e kryetarit Abdixhikut, pa hyrë në një garë zgjedhore demokratike, për të gjitha strukturat e partisë, është mënyrë mafioze dhe puçiste, për ta dobësuar LDK-në, deri në ndarjen e saj! Kësaj kërkese i është bashkuar opozita PAN-iste, me tri krijesat ilegale, kriminale: SHIK, Shqiponjat e Zeza, BIA (kosovare).
     Përgjatë gjithë sundimit të zi të tandemit Hashimi-Isa, në të gjitha kuvendet “zgjedhore”, ka mbizotëruar aklamacioni, votimi i hapur, me ngritje dore, duke përjashtuar debatin demokratik dhe votimin e fshehtë ligjor. Prandaj, shumica absolute e strukturave të partisë aktuale, janë pjellë aklamative, tërësisht, të jashtëligjshme.
     Realisht, ata që u rreshtuan në listën emërore, për shkarkimin e kryetar Lumirit, nuk kanë kredibilitet, besueshmëri faktike, sepse janë të emëruar dhe nuk janë provuar me votën e fshehtë demokratike.
     Lidershipi aktual i LDK-së, në asnjë mënyrë dhe rrethanë, nuk duhet të pranojë një Kuvend, i cili nuk vënë në provën zgjedhore anëtarësinë, me debat dhe votë të fshehtë, për të gjitha strukturat e partisë, nga baza në qendër.
     Një mendje e ndritur botërore ka porositur për vigjilencë, syçeltësi: “Popullit dhe gruas nuk i falet, nëse i dorëzohet aventurierit të parë!”
     Bashkimi dhe profilizimi i të djathtës të Kosovës, të nismuar nga binomi Vjosa-Lumiri, si krye-kauzë rishtare të LDK-së, ka shqetësuar subjektet politike PDK dhe AAK, të cilat, mashtrueshëm e falsifikueshëm, kanë proklamuar “djathtizmin” e
 tyre!? Ndërkohë që ato janë pjellë e krahut  të LPK-së ultra majtsite marksiste-leniniste enveriste-staliniste.
     Banda e kuqe barti në Kosovë ideologjinë namkeqe enveriste se “pushteti merret me grykën e pushkës”, kundër atdhetarëve djathtistë, anti-komunistë në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
     Rrjedhojat ishin fatale: Ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut, kuadrot e Ibrahim Rugovës, veprimtarët e LDK-së, gazetarët e kombëtares “Bota sot”, por edhe brenda llojit, veprimtarët e hershëm të LPK-së dhe Kosova u përgjakën.
     Lidershipit aktual të LDK-së, të kryesuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, i bie përgjegjësia historike: Ta mbrojë partinë e Presidentit Rugova, e cila bëri paqen dhe luftën, deri në shtet-formim dhe shtet-ndërtim. Dhe, të mos e dorëzojë partinë e parë pluraliste në Ballkan dhe përtej, LDK-në, tek banda e PDK-së dhe argatëve të saj të shantazhuar dhe të kërcënuar me metoda mafioze.

Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku – çifti humanitar nga Gjilani që e ktheu dhimbjen në vepër dhe Prevallën në amanet njerëzor

0

Luan Dibrani, Prevallë

  • Fotoreportazh nga shpatet e Sharrit, aty ku dy pensionistë të Kosovës dhanë nga vetja më shumë se institucionet

Ka njerëz që jetojnë pa zhurmë, pa ceremoni dhe pa kërkuar lavdi, por veprat e tyre mbeten të gdhendura në tokë dhe në kujtesën e njerëzve. Të tillë janë Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku, çifti humanitar nga Gjilani, të cilët dashurinë për nipin e tyre, Rinorin, për natyrën dhe për njerëzit e shndërruan në ura, shtigje, ulëse, ujë, dritë dhe hapësira pushimi në Prevallë.

Në shpatet piktoreske të Malit Sharr, ku ajri i freskët përzihet me aromën e pishave dhe zhurmën e ujërave malore, emrat e Sabriut dhe Rukijes tashmë janë lidhur me një humanizëm të rrallë. Ata nuk u paraqitën si investitorë që kërkojnë përfitim, por si dy pensionistë të Kosovës që nga kursimet, mundi dhe dashuria e tyre dhanë maksimumin për të mirën e përbashkët.

Në një kohë kur dora e shtetit mezi është ndier në këtë pasuri të jashtëzakonshme turistike, dy njerëz të zakonshëm treguan se çfarë mund të bëjë ndërgjegjja qytetare kur bashkohet me zemrën.

Kujtimi i Rinorit që vazhdon të jetojë

Në zemër të kësaj historie qëndron kujtimi i Rinorit, nipit të dashur të familjes Bunjaku, humbja tragjike e të cilit la një plagë të thellë në jetën e tyre.

Sabri H. Bunjaku dhe Rukije A. Bunjaku nga Gjilani  nuk lejuan që dhimbja të mbetej e mbyllur brenda mureve të shtëpisë. Ata e shndërruan atë në mirësi për njerëzit dhe në një kujtim që jeton çdo ditë në natyrë.

 

Pamje nga  “Shtegu Rinori”, një rrugëtim mes maleve, pishave dhe ujërave, ku emri i tij vazhdon të ecë me çdo turist, me çdo të moshuar që pushon dhe me çdo fëmijë që kalon nëpër këto shtigje pran Parlamentit kuvendar  ne Prevallë.

Kështu lindi “Shtegu Rinori”, një rrugëtim mes maleve, pishave dhe ujërave, ku emri i tij vazhdon të ecë me çdo turist, me çdo të moshuar që pushon dhe me çdo fëmijë që kalon nëpër këto shtigje.

Ata nuk ngritën një përmendore të ftohtë, të cilën njerëzit vetëm do ta shikonin. Ata krijuan një përmendore të gjallë: një shteg ku njerëzit ecin, një urë ku kalojnë të sigurt, një ulëse ku pushojnë dhe një vend ku bisedojnë, kujtojnë e marrin forcë për ta vazhduar rrugën.

Mbi 120 ulëse – krahë të hapur për udhëtarët

Një nga veprat më të dukshme të familjes Bunjaku janë mbi 120 ulëse druri, të prodhuara dhe të vendosura në pika të ndryshme të Prevallës.

Foto nga aksioni humanitar e këtyre dy humanistëve  pensioner në  vendosjen e ulëseve  ne Prevallë Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku

Ato gjenden përgjatë rrugicave, në shtigjet malore, pranë pikave panoramike dhe në vende ku ecja bëhet më e vështirë. Çdo ulëse është vendosur me mendimin për njeriun e lodhur, për të moshuarin, për familjen, për turistin dhe për  vizitorin që ka nevojë të ndalet e të marrë frymë.

Por veprimtaria nuk ka përfunduar. Në oborrin dhe përreth vilës së familjes Bunjaku janë përgatitur edhe dhjetëra ulëse të tjera. Hapësira është mbushur me to, ndërsa disa janë vendosur përkohësisht edhe pranë rrugës, deri sa t’u gjendet vendi më i përshtatshëm në shtigjet më të largëta të Prevallës.

Pamja e këtyre ulëseve të grumbulluara nuk është pamje e një biznesi. Është pamje e një punishteje humanizmi.

Ato presin të shpërndahen në terren dhe të bëhen strehë e vogël për lodhjen e mijëra njerëzve.

Për dikë, një ulëse mund të duket send i zakonshëm. Por për një të moshuar që ecën në terren malor, për një person me vështirësi në frymëmarrje apo për një turist të lodhur, ajo mund të jetë ndihmë e çmuar.

Në shumë pjesë të Prevallës, turisti e gjen ulësen e Sabriut përpara se ta gjejë dorën e institucionit.

Ura e Rinorit – kujtim, siguri dhe dashuri për njerëzit

Një tjetër vepër e rëndësishme është Ura e Rinorit, e ndërtuar mbi një rrjedhë ujore ku kalimi dikur ishte i vështirë dhe i rrezikshëm.

Në atë pjesë, uji, gurët e lagësht dhe terreni i thyer e vështirësonin kalimin e familjeve, të moshuarve dhe turistëve. Sot, falë kësaj ure, mijëra njerëz kalojnë më lehtë dhe vazhdojnë rrugëtimin drejt shtigjeve malore të Sharrit.

Pamje e fotove nga aksioni humanitar në ndërtimin e  Urës Rinori  te këtyre dy humanistëve pensioner në  Prevallë nga Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku

Kjo urë nuk është vetëm një konstruksion mbi ujë. Ajo është dashuria e dy gjyshërve e shndërruar në siguri për të tjerët. Është kujtim për Rinorin dhe dëshmi se dhimbja, kur udhëhiqet nga dashuria, mund të bëhet vepër për brezat.

Në rrjedhën e ujit, në hapat e turistëve dhe në fotografitë që realizohen çdo ditë mbi të, kujtimi i Rinorit vazhdon të jetojë.

“Parlamenti i Prevallës” – vendi ku njerëzit flasin pa ndarje

Një nga pikat më të njohura të zonës është vendi që turistët e kanë quajtur “Parlamenti i Prevallës”.

Aty njerëzit mblidhen çdo mëngjes, ulen, pushojnë dhe bisedojnë. Nuk ka poste, privilegje apo ndarje. Ka vetëm njerëz të zakonshëm, ajër mali dhe fjalë të sinqerta.

Ulëset e kësaj hapësire janë pjesë e kontributit të familjes Bunjaku.

Në këtë “parlament” nuk dëgjohen fjalime politike, por tregime jete. Diskutohet për shëndetin, familjen, hallet e përditshme dhe bukuritë e Prevallës. Njerëzit që nuk njiheshin më parë ndajnë të njëjtën ulëse dhe shpesh largohen si miq.

Është ndoshta parlamenti më i pastër: pa mure, pa interesa dhe pa zhurmë, nën hijen e pishave dhe qiellin e hapur të Sharrit.

Kontribut në ujësjellës dhe ndriçim

Veprimtaria e Sabri H. dhe Rukije A. Bunjakut nuk kufizohet vetëm te Ura e Rinorit, shtigjet dhe ulëset.

Sabri H. Bunjaku është gjithashtu aksionar dhe financues në projektin e ujësjellësit që sjell ujë nga lartësitë dhe burimet e kodrave të Prevallës. Ky ujësjellës, me kapacitet të konsiderueshëm, ka rëndësi të veçantë për banorët, pushuesit dhe objektet e zonës.

Ai ka kontribuar edhe si aksionar dhe investues në ndriçimin e rrugës, duke ndihmuar në krijimin e kushteve më të sigurta për qarkullimin e banorëve dhe turistëve gjatë mbrëmjes dhe natës.

Këto investime dëshmojnë se përkushtimi i tij nuk ka qenë i rastësishëm dhe as i kufizuar në një vepër të vetme. Ai ka investuar vazhdimisht në shërbime që i nevojiten komunitetit dhe zhvillimit të Prevallës.

Çdo mëngjes në shërbim të njerëzve

Puna e Sabri H. Bunjakut nuk përfundon me prodhimin e ulëseve apo me ndërtimin e urës.

Në orët e hershme të mëngjesit, ai shihet duke kontrolluar shtigjet, duke pastruar, sistemuar dhe kujdesur për kalueshmërinë e rrugicave. Ai largon mbeturinat, rregullon ulëset e dëmtuara dhe përpiqet që turistët të lëvizin sa më sigurt.

Prevallën nuk e sheh si pronë të vetën, por si pasuri të përbashkët dhe amanet për brezat e ardhshëm.

Pranë tij qëndron Rukije A. Bunjaku, e cila me dashamirësi dhe përkushtim e ka mbështetur këtë veprimtari. Kontributi i tyre është një përpjekje familjare, e ngritur mbi sakrificën, kursimet dhe dashurinë për njerëzit.

Mikpritja që dëshmon shpirtin e familjes Bunjaku

Gjatë vizitës sonë në vilën e tyre në Prevallë, unë dhe bashkëshortja ime, Igballe Vllasa–Dibrani, përjetuam mikpritjen e rrallë të Sabri H. dhe Rukije A. Bunjakut.

Pamje e fotove e këtyre dy humanistëve pensioner në  Prevallë nga Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku me miqtë Igballe Vllasa–Dibrani dhe Asllan Dibrani-Luani 

Na pritën me kafe, pije, pemë të freskëta, por mbi të gjitha me zemër të hapur. Në atmosferën e ngrohtë familjare zhvilluam një bisedë të gjatë për jetën, hallet e njerëzve, veprat humanitare dhe të ardhmen e Prevallës.

Mikpritja e tyre dëshmoi se humanizmi nuk fillon vetëm në shteg apo në urë. Ai fillon brenda shtëpisë, në respektin ndaj mysafirit dhe në gatishmërinë për ta ndarë të mirën me të tjerët.

Prevalla – pasuri e krijuar nga Zoti, por e lënë pa përkujdesjen e shtetit

Prevalla është një nga pasuritë më të bukura natyrore të Kosovës. Ajo ka ajër të pastër, pyje, ujëra malore, peizazhe të rralla dhe mundësi të jashtëzakonshme për turizëm gjatë të katër stinëve.

Por realiteti në terren është shumë më i rëndë se pamjet e bukura që shfaqen në fotografi.

Dora e shtetit ende nuk është ndier sa duhet.

Mungon infrastruktura e mirëfilltë turistike. Rrugët dhe rrugicat në shumë pjesë janë të parregulluara, me pluhur, baltë dhe vështirësi për qarkullim. Gjatë fundjavave krijohen kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga bllokohet për shkak të mungesës së parkingjeve të organizuara.

Autobusët dhe automjetet e turistëve, përfshirë vizitorët nga diaspora dhe shtetet e tjera, shpesh nuk kanë ku të parkohen.

Në vend që fillimisht të ndërtohen kushtet elementare, janë shfaqur ide për vendosjen e rampave dhe pagesave hyrëse. Sabri H. Bunjaku kundërshton vendosjen e një rampe përpara se institucionet të realizojnë infrastrukturën dhe shërbimet bazë.

Nuk është e drejtë t’i kërkohet turistit pagesë për hyrje në një zonë ku ende mungojnë parkingjet, rrugët e rregulluara, shërbimet shëndetësore, informacioni dhe mirëmbajtja publike.

Së pari duhet të ofrohet shërbimi; pastaj mund të diskutohet pagesa.

Mungojnë shërbimet elementare shëndetësore

Prevalla vizitohet nga fëmijë, të moshuar, sportistë dhe njerëz që kërkojnë qetësi e përmirësim të mirëqenies së tyre. Megjithatë, mungon një ambulancë ose ordinancë mjekësore funksionale.

Mungojnë mjekët dhe personeli për ndihmën e parë. Mungon një barnatore, edhe pse në një zonë malore mund të ndodhin lëndime, rrëzime, probleme të frymëmarrjes ose raste të tjera urgjente.

Mungon fizioterapia dhe një qendër profesionale për rehabilitim e mirëqenie.

Sabri H. Bunjaku kërkon që shteti të shqyrtojë ndërtimin e një qendre ose spitali të specializuar për sëmundjet e mushkërive dhe rehabilitimin respirator, duke shfrytëzuar potencialin natyror të zonës, por gjithmonë nën mbikëqyrjen e specialistëve dhe mbi bazën e studimeve mjekësore.

Shumë vizitorë tregojnë se ecja, qetësia dhe ajri malor i ndihmojnë të ndihen më mirë. Këto janë përvoja personale dhe nuk duhet të paraqiten si zëvendësim për trajtimin mjekësor. Pikërisht për këtë arsye kërkohet prania e mjekëve, specialistëve dhe institucioneve kërkimore.

Mungojnë tabelat, broshurat dhe informimi turistik

Në një zonë me kaq shumë shtigje, burime dhe pika panoramike, mungojnë tabelat orientuese dhe mbishkrimet e nevojshme.

Vizitorët shpesh nuk dinë ku fillon dhe ku përfundon një shteg, sa kilometra është rruga, sa kohë zgjat ecja, cilat janë pikat e rrezikshme, ku ndodhen burimet, urat dhe vendet e pushimit, si dhe cilët janë numrat e emergjencës.

Mungojnë hartat dhe broshurat turistike, pikat e informacionit dhe materialet në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe gjuhë të tjera.

Prevalla ka vlera që duhet t’i prezantohen botës, por pa informacion profesional një pjesë e madhe e kësaj pasurie mbetet e panjohur.

Mbeturinat – plagë e shkaktuar edhe nga papërgjegjësia e vizitorëve

Përgjegjësia nuk bie vetëm mbi institucionet.

Edhe një pjesë e turistëve hedhin mbeturina vend e pa vend. Shishe plastike, qese, ambalazhe dhe mbetje ushqimore lihen pranë shtigjeve, ujërave dhe pishave.

Ky është një veprim i papranueshëm ndaj natyrës.

Ai që vjen në Prevallë për të marrë ajrin e pastër, nuk ka të drejtë ta lërë pas vetes ndotjen. Ai që e shijon bukurinë e malit, duhet edhe ta mbrojë atë.

Institucionet duhet të vendosin kosha, tabela paralajmëruese dhe shërbim të rregullt pastrimi. Ndërsa vizitorët duhet të kuptojnë se natyra nuk është vend për hedhjen e mbeturinave.

Humanisti nuk duhet të detyrohet çdo mëngjes të pastrojë papërgjegjësinë e të tjerëve.

Kur humanizmi përballet me pengesa

Kjo veprimtari e rrallë humanitare nuk është pritur gjithmonë me mirëkuptimin që meriton.

Sipas rrëfimit të Sabri H. Bunjakut, nga përfaqësues të pushtetit lokal ka pasur paralajmërime se ulëset mund të largohen, me arsyetimin se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leja përkatëse.

Kjo situatë ngre një pyetje të rëndësishme: si është e mundur që një qytetar, i cili me buxhetin e tij vendos ulëse për të moshuarit, familjet dhe turistët, të përballet me pengesa, ndërsa institucionet vetë nuk kanë siguruar ulëse, parkingje, shtigje të rregulluara, ambulancë, barnatore dhe shërbime të tjera elementare?

Natyrisht, çdo ndërhyrje në hapësirën publike duhet të koordinohet me institucionet dhe të respektojë ligjin. Por detyra e pushtetit nuk duhet të jetë vetëm ndalimi. Institucionet duhet të bashkëpunojnë, të udhëzojnë dhe të krijojnë një procedurë të qartë për miratimin dhe mbrojtjen e veprave që u shërbejnë qytetarëve.

Ulëset nuk janë vendosur për interes privat. Ato nuk sjellin fitim financiar për familjen Bunjaku. Ato u shërbejnë falas mijëra turistëve që ecin nëpër shtigjet e Prevallës.

Në vend të paralajmërimeve për largim, një veprimtari e tillë duhet të vlerësohet, të kontrollohet profesionalisht dhe të integrohet në një plan të përbashkët për zhvillimin e turizmit.

Teleferik, zgjerim pistash dhe parkingje të organizuara

Sipas vizionit të Sabri H. Bunjakut, Prevalla duhet të zhvillohet si qendër turistike e mirëfilltë dhe jo të mbetet vetëm destinacion spontan i fundjavës.

Ai kërkon ndërtimin e një teleferiku, zgjerimin dhe rregullimin e pistave, krijimin e parkingjeve të mëdha për automjete dhe autobusë, rregullimin e shtigjeve dhe rrugëve, vendosjen e tabelave orientuese, shërbime shëndetësore dhe emergjente, promovim turistik të organizuar dhe ruajtjen e natyrës nga ndërtimet e pakontrolluara.

Çdo të shtunë dhe të diel, situata e trafikut bëhet e rëndë. Automjetet zënë rrugën, autobusët nuk kanë hapësirë dhe kalimi i mjeteve emergjente mund të vështirësohet.

Parkingu nuk është luks. Është kusht themelor për sigurinë dhe funksionimin e një destinacioni turistik.

Dy pensionistë mbi indiferencën institucionale

Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku nuk janë kompani e madhe, as institucion shtetëror. Janë dy pensionistë të Kosovës, nga Gjilani, të cilët dhanë nga buxheti dhe puna e tyre më shumë sesa do të pritej prej tyre.

Ata prodhuan dhe vendosën ulëse.

Ndërtuan urën.

Kontribuuan në ujësjellës dhe ndriçim.

Mirëmbajtën shtigje.

Pastruan hapësira.

Krijuan vende pushimi.

Ruajtën kujtimin e Rinorit duke u shërbyer njerëzve të gjallë.

Ata nuk mund dhe nuk duhet ta zëvendësojnë shtetin. Por me veprën e tyre ia treguan shtetit se si i shërbehet qytetarit.

Kur dy pensionistë arrijnë të bëjnë kaq shumë me kursimet e tyre, institucionet nuk kanë të drejtë të thonë se nuk mund të bëhet më tepër.

Një thirrje për institucionet

Komuna e Prizrenit, Qeveria e Kosovës, institucionet e turizmit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit duhet të hartojnë një plan të përbashkët dhe serioz për Prevallën.

Para vendosjes së rampave dhe pagesave, duhet të sigurohen rrugë të rregulluara dhe pa pluhur, parkingje për automjete dhe autobusë, ambulancë dhe barnatore, mjekë dhe ndihmë e parë, shtigje të sigurta, tabela dhe harta, tualete publike, pastrim dhe menaxhim i mbeturinave, ndriçim, siguri, promovim turistik dhe mbrojtje e ujërave, pyjeve dhe peizazhit.

Prevalla nuk kërkon lëmoshë. Ajo kërkon përgjegjësi, planifikim dhe investim.

Natyra ia ka dhënë malin, pyllin, ujin, borën dhe ajrin. Shteti duhet t’ia japë infrastrukturën dhe sigurinë.

Humanizmi që nuk matet me fjalë

Humanizmi i Sabri H. dhe Rukije A. Bunjakut nuk është fjalim.

Është dru i punuar dhe kthyer në ulëse.

Është urë e ngritur mbi ujë.

Është ujë që vjen nga burimet malore.

Është dritë përgjatë rrugës.

Është shteg i pastruar në mëngjes.

Është kujdesi për të moshuarin që lodhet.

Është mikpritja në vilën e tyre.

Është kujtimi i Rinorit, i shndërruar në mirësi për mijëra njerëz.

Në një kohë kur shumë njerëz flasin për atdhedashurinë, ky çift nga Gjilani e ka dëshmuar atë me punë, sakrificë dhe zemër.

Përfundim: Kur dhimbja bëhet urë për brezat

Në Prevallën përrallore, ku mali dhe qielli takohen, Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku kanë lënë më shumë se ulëse, urë dhe shtigje.

Kanë lënë ujë.

Kanë lënë dritë.

Kanë lënë besim.

Kanë lënë mirënjohje.

Kanë lënë kujtimin e Rinorit të jetojë në çdo hap të turistëve.

Sabri H. Bunjaku nuk e pushtoi natyrën, por u bë kujdestar i saj. Rukije A. Bunjaku nuk qëndroi vetëm pranë tij, por u bë pjesë e kësaj sakrifice dhe e këtij humanizmi familjar.

Ata nuk kërkuan lavdi, por fituan dashurinë e njerëzve.

Një njeri i madh nuk matet me pasurinë që mban për vete, por me të mirat që lë pas. Ndërsa madhështia e një familjeje matet me mënyrën se si dhimbjen e vet e shndërron në dritë për të tjerët.

Sabri H. dhe Rukije A. Bunjaku, çifti humanitar nga Gjilani, e kthyen kujtimin e Rinorit në urë, shteg, pushim dhe dashuri për njerëzit, ndërsa përkushtimin ndaj Prevallës e shndërruan në ujë, dritë dhe shërbim publik.

Dhe sa herë një turist kalon mbi Urën e Rinorit, sa herë një i moshuar pushon në njërën prej mbi 120 ulëseve, sa herë dikush përfiton nga uji apo ndriçimi dhe sa herë një fëmijë ecën i sigurt në këto shtigje, vepra e tyre vazhdon të jetojë.

Kur dhimbja bashkon zemrat, dashuria bëhet urë për njerëzit dhe për brezat.

Foto, fotoreportazhi dhe teksti: Luan – Asllan Dibrani, Prevallë