Kreu Blog Faqe 876

Ku gjënden që s’po shihen e dëgjohen askund për interesat e popullit të vet, udhëheqësit e shqiptarëve të Maqedonisë Veriore…?

0

Nga: Luan Dibrani

  • Qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë veriore ku jeni?
    Ne vendbanimet shqiptare te Maqedonisë se Veriut u ndalohet mësimi në gjuhen shqipe nxënësve shqiptar në dy Bashki në atë të Çashkës dhe Gazi Babës, ndërsa ushëheqësit e shqiptarëve në atë shtet, të zgjedhur prej votës së lirë të popullit të tyre, nuk dëgjohen e as që ndihen se janë të gjallë askund …?! 

Pse…? Dhe deri kur do të sillen në këtë mënyrë, duke treguar se janë të paaftë, demagog dhe persona që e kanë të ngulitur në shpirt ndjenjën e inferioritetit në këtë shtet në raport me maqedonasit “superior”…?!!

Nga një grup ekstremist maqedonas të prirur nga fryma nacionaliste sllavo maqedane protestojnë dhe bllokojnë hyrjen dhe daljen në Çashkës dhe Gazi Babe të cilët janë kundër mësimit në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”.Pos këtyre Bashkive ka edhe zona tjera qe cenohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare shqipe .
Protesta reprezalje dhe dhunë e cenim te të drejtave ndaj shqiptarëve janë përcjell nga ish sistemi jugosllav deri më ditët e sotme.
„Në një njoftim thuhet se nga 27 nëntori i 2023 nxënësit maqedonas e ndërprenë mësimin, shkaku i hapjes së paraleles në gjuhen shqipe dhe më pas nga ana e protestuesve u bllokua i gjithë procesi arsimor edhe për 80 nxënësit shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase“. “A ka diskriminim ma të madh qe në këtë shekull fëmija me ndjekur mësim në gjuhen e popullit tjetër qe e pat forcën deri dje”???.
Rasti aktuale të pengimit të së drejtës për arsimim në gjuhën amtare është edhe në komunën Gazi Babës, ku grupe qytetarësh të inkurajuar nga qendrat e pushtetit politik protestojnë kundër shkollimit ne gjuhen shqipe ne mënyra edhe me të ashpra edhe me sulme ofendime dhe përbuzje.

Deri me tani nuk ka kurrfarë reagimi zyrtar nga Ministria e Arsimit as nga Qeveria aktuale, qe kryeministri është shqiptari Taulat Xhaferi.
Para disa ditësh u qua pluhur i madh se në krye të qeverise maqedonase u vau një kryeministër shqipta, duke brohoritur dhe kënduar se shqiptarët qenkan te barabartë me maqedonasit. I bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe atyre qe janë ne bashkëqeverisje me maqedonasit sllav , se shqiptarët nuk janë te barabartë, as me kushtet elementare. Një populli qe i ndalet shkolla në gjuhën amtare nuk është i barabartë me tjetrin.

“Përfaqësuesit e partive politike shqiptare qesin tym e flak për mes TV-ve, se ne kemi bërë popullin shqiptar te barabartë me maqedonasit ,pa të drejte shkollimi në gjuhën shqipe , pa te drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar ,pa te drejtën e përfaqësimit ne arenën ndërkombëtare si shqiptar !!!Prandaj Qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë veriore ku jeni”?

Shqiptar ne pozite dhe opozite koha është për mobilizim dhe organizimin e zgjedhjeve ne Maqedoninë e veriut unik e jo te përçarë .

Banorët maqedonas të Çashkës protestojnë kundër kërkesave për shkollim të shqiptarëve, ku nxënësit shqiptarë nuk e kanë ndonjë të drejtë të plotë për arsimim në gjuhën amtare, por vetëm “të drejtën” për tu asimiluar në “turq”, “Musliman” apo “maqedonas”!!

Përçarja dhe sulmet kundër njeri tjetrit u panë edhe sot. Mobilizoni të gjitha forcat politike dhe intelektuale mos e mashtroni ma qytetarin shqiptar, por dilni zot atdheut tuaj dhe dëshmoni me forcën tuaj politike se Maqedonia është e popullit shqiptar nga “Aleksandri i Madh e këndej” ,por formimi i Maqedonisë artificiale nga ish Federata jugosllave cenoj të drejtën e shqiptarëve deri me ditën e sotme, siç po ndodh me mos lejimin e shqiptareve ta ndjekin mësimin ne gjuhen amtare. “Tu kujtojmë se Maqedonia sllave ka asimiluar mbi 300,000 mije shqiptarë nga ortodoks në maqedonas” ?!: Kanë asimiluar dhe ndërruar çështjen nacionale me qindra mijëra shqiptarëve përmes fesë islame dhe shndërruar një numër të madh në mysliman e turq .

Prandaj, është momenti i fundit që në këto zgjedhje ta tregoni veten qe ti tregoni botës se shqiptarët në Maqedoninë e veriut, ose janë popull shtet-formues ose Maqedonia s’do të ekzistoje, por do te behet shpejt shpartallimi i saj dhe ndarja e saj sipas kuteve shqiptare dhe të tjerëve. Nëse ndodhë kjo gjë që se dëshiron askush, atëhere le të dihet se atë vend e zhbëri padrejtësia.

Ish-refugjatja nga Kosova, Vesa Vuniqi, histori suksesi në Amerikë

0
Ndërsa 2018-a shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në mendje të vijnë mijëra refugjatë që u detyruan të largohen nga lufta. Mes tyre ishte edhe Vesa Vuniqi e cila sot jeton në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë pjesë e shoqërisë amerikane duke kontribuar mes të tjerash, në fushën e sportit.
Originally published at – https://www.zeriamerikes.com/a/4448875.html
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Vesa and Bleta with US Senator Gary Peters
Vesa dhe Bleta Vuniqi , me senatorin amerikan Gary Peters
Vesa ne helikoptere mbi Rio de Janeiro, Brazil
Mund të jetë një imazh i 5 persona

… with proffesor of law Geoffrey Nice, a deputy prosecutor at the Trial of Slobodan Milosevic/ International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia, and PhD. Nevenka Tromp. Nevenka Tromp is lecturer in East European Studies at the University of Amsterdam (UvA), Netherlands, and was a member of the Leadership Research Team (LRT) at the International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia (ICTY); from 2000 to 2006 she was the principal researcher in the team prosecuting Slobodan Milosević

Në foto une, Vesa dhe Bleta me profesorin e drejtësisë Geoffrey Nice, zëvendës prokuror në Gjyqin e Slobodan Millosheviçit/ Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, dhe PhD. Nevenka Tromp (Nevenka Tromp është pedagoge në Studimet e Evropës Lindore në Universitetin e Amsterdamit (UvA), Holandë dhe ishte anëtare e Ekipit Kërkimor të Udhëheqjes (LRT) në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY); nga viti 2000 deri në vitin 2006 ajo ishte studiuesja kryesore në ekipin që ndiqte Sllobodan Millosheviqin.
Lexo Nevenka Tromp: https://telegrafi.com/tromp-gjykimi-ndaj-thacit-dhe-te..

(Agim Vuniqi, babai i Vesës)
Vesa në Nevada hiking (17 janar, 2023)
Vesa Vuniqi, Ri de Jairo, Brazil
Vesa ne helikoptere mbi Rio de Janeiro, Brazil
Duhet përkujtuar se sportistja tashmë kulminante me famë botërore, Vesa Agim Vuniqi, sa ishte ne Kosove ka qenë shpresë në olimpike, dhe ka fituar medalien e parë të bronztë në Kupën Botërore me 1998, për grupmoshat e saj në moshën 10 vjeçare, të mbajtur në Mishkolci tëe Hungarisë, ku kanë marrë pjesë 45 shtete
___
* Vesa Vuniqi, është vajza e Agim Vuniqit, publiçistit të njohur që jeton në SHBA. 

Pistorius garanton Kosovën për mbështetje ushtarake

0

PRISHTINË, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka siguruar qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Gjermanisë mes tensioneve me Serbinë, gjatë një vizite disaditore në shtetin ballkanik.

“Manovrat ushtarake po zhvillohen me një ritëm të plotë në mënyrë që ne të jemi gati për dislokum ashtu siç është planifikuar”, tha sot Pistorius gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.

Gjermania ka planifikuar të rrisë numrin e ushtarëve që shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

“Aktualisht, rreth 90 anëtarë të Bundeswehr-it janë dislokuar në rajon. Nga prilli e tutje, Gjermania ka planifikuar të dislokojë 150 ushtarë shtesë në Kosovë”, tha Pistorius.

Pas tensioneve të fundit, Pistorius u bëri thirrje serbëve dhe shqiptarëve etnikë që të përdorin negociatat për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Rendi i ditës është dialogu dhe shmangia e përshkallëzimit te situates”, tha ai, duke shtuar se kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian.//a.i/

Kryeministri Kurti mirëpriti ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius

0

Prishtinë, 5 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputet të Bundestagut gjerman. 

Duke i uruar mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, kryeministri Kurti, që në krye të herës, shprehu falënderimin e tij, të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë në gati 25 vitet e fundit, nga çlirimi, te pavarësia e deri në shtetndërtim, dhe ndihmën e vazhdueshme në integrimin evropian dhe euro-atlantik. Ai veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre.

Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë. 

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të parë të tij. Ai u shpreh i lumtur që ushtarët gjermanë gëzojnë respekt dhe popullaritet në mesin e qytetarëve. Theksoi se Gjermania, së bashku me partnerët e saj në NATO, ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në dekadat e fundit, dhe se ajo është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Përgjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Pistorius me rezultatet e qeverisjes, prioritizimin e sigurisë dhe mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024 dhe për zhvillimet e fundit në vend. Bashkë folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. 

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministrit Pistorius, u përcoll edhe me një takim tjetër me delegacione të zgjeruara ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga komisionet parlamentare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Pas këtyre takimeve, ministri Pistorius u prit gjithashtu edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilën zhvilluan një takim bilateral.

Për toponimet apo deri ku shkon marrëzia e shqiptarëve…!?

Nga: Bardh Nëngurra, Sarpsborg, Norvegji

SHIFNE DHE LEXONE BUDALLAKUN SHQIPTAR

Më ka rastis disa herë të kem pas replika deri edhe konfrontime ,verbale me shqiptarë të Shqipërisë zyrare, të cilët kanë një prirje që gjithçka që ka Shqipëria e në vecanti toponimet, akronimet dhe mikrotoponimet, me i quajt me origjinë sllave!!! Ja ku e keni linkun më poshtë me këtë shkrim shkarravinë të këtij portali maskarallëk që shkruan se si me dekretin e Mbretit Zog, Parlamenti i Shqipërisë me datë 05.05.1937, votoi ligjin NR: 753 për ndryshimin e emrave me kuptim sllav të fshatrave dhe qyteteve në Shqipëri, ligj i cili u bë i plotfuqishëm më 06. 07. 1938 nga Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Ministrit të drejtësisë së asaj kohe, z. Faik Shatku.

Reagimi im asht ky: …. si ka mundësi që në Shqipëri të mbretnojë kjo ide, ky mendim, se emërtimet dhe toponimet nëpër Shqipni, nese kane spjegim të paqartë SHQIP, atëhere ato janë SLLAVISHT?!!!

Si ka mundësi që këta njerëz, mos ta mendojnë se me ide dhe me deklarata të tilla po bajnë argatin e politikës hegjemoniste  ekspansioniste antishqiptare të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale serbe, të cilat nëpër dekada mbledhin materiale dhe dëshmi të rrejshme me të cilat para botës duan ta paraqesin opinionin se Shqiptarët janë ardhacake, pushtues në tokat që quhen Shqipëri, Kosovë,  Maqedoni, Lugina e Preshevës, Malësia e Madhe, Sanxhaku etj, etj. Ju që thoni se emnat, toponimet akronimet, mikrotoponimet e tokave shqiptare kane domethënie serbe, ju jeni TRADHËTAR TË KOMBIT. Ju jeni dobica gjak sllav, sepse pohimet e tilla çfarë juve i bani, as vet fashistët më gjakpirësa serbë nuk do kishin guxue me i thanë. Po, po, nuk do kishin guxuar sepse ata megjithatë do ishin skuqur kur dikush do i konfrontonte me fakte të tjera e jo ashtu si po shkruani ju.

Juve nuk turpnoheni fare!

Zoti ju marroftë dhe ju mallkoftë!

Këtu në këtë listë që me dekretin e Mbretit Zog qenka marrë vendim në Këshillin e Ministrave, me ndryshue emnat e fshatrave dhe qyteteve, qenkan 22 emertime. Unë që njof shkëlqyeshëm 9 gjuhë sllave dhe që i flas rrjedhshëm dhe i shkruej edhe me alfabetet e tyre cirlikë, në këtë listë nuk po shof asnjë emër fshati e as qyteti që ka kuptim dhe spjegim në cilëndo gjuhë sllave, por unë shof se që të gjitha këto spjegohen e kuptohen vetëm në Gjuhën Shqipe. Po analizoj disa:

VELABISHTI, togfjalësh apo fjalë e përbërë ku pjesa e dytë BISHTI ka kuptimin vetëm Shqip. Të gjitha gjuhët sllave i thonë REP kësaj fjale ”bisht”. Gjithashtu, as pjesa e parë VELA nuk mund të ketë asnjë kuptim në asnjë gjuhë sllavisht, por ka kuptim vetëm Shqip.

KUCOVA, çfarë kuptimi sllavisht ka këtu?! Pse nuk qenka shqip nga togfjalëshi KU U COVA?!

POLOVONA , s’ka kuptim sllavisht. Ka kuptim Shqip, PO LOZ VON ()nëse ka fshat me këtë emër se në dijeninë time ka fshat me emrin VELABISHT).

COROVODA, mund ta ketë kuptimin sllavisht prapashtesa VODA (UJI shqip) dhe mund ta kenë marrë sllavët nga ne, CURRIL UJI dhe e kanë bërë përkthim bukfal ose tesktualisht, CURI = VODA, e pastaj shqiptarët e kanë shqiptarizuar sllavishten në COROVODA.

BELLOVA s’ka kuptim sllavisht fare, ka kuptimin Shqip; BEL HOLLA.

POLLOZHANI…. sllavisht nuk është, Shqip tingëllon ma shumë, por unë nuk jam ekspert i fonetikës e as onomastikes për ta zbërthyer në Shqip ndaj më tej le të merren ekspertët.

BULQIZË = asgja me asnjë gjuhë sllave. Shqip BULÊZOJ.

BRADASHESHI asgja me asnji gjuhë sllave. Prapashtesa SHESHI asht Shqip. pastër.

TROPOJA… o Zot cfarë krimi, toponimin e pastër kristal SHQIP, shqiptarzinjtë e sllavizojnë dhe e spjegojnë me toponimin serbisht TRI POLJE që Shqip përkthehet TRI FUSHAT. Tmerr, tradhëti kombëtare asht ky mendim. Toponimi TROPOJË asht nga shqipja PO TRUPOJ, po eci shkurt, pra banorët e Malësisë së Mbishkodrës, Malësisë së Madhe dhe vetë Malësisë së Gjakovës po I bien shkurt për të ardhë në Gjakovë, Prizren apo Pejë për të arritur me shpejt.

DRASHOVICË …s`kam shpjegim, por sllaviszëm as këtu nuk ka.

VODICË, pse sllavisht, pse jo një VIJË UJI nga Shqipja.

KARBUNARA nuk ka asgja sllavisht, por po, ka turqizëm që Shqip bukfalisht mund ta përkthejëm PUSI ( BUNARI ) I ZI.

MAVRAVË apo MAVROVË, as këtu s`ka asgjë sllavisht. Por ka Shqip, p.sh. MA VRAVE.

SELENICË, asgja sllavisht, Shqip S`E LEN HIC, S`E LEN FARE.

TREBLOVË asgja sllavisht , por paster Shqip, TRE BLUAN , bluarja e misrit, grunit në mulli.

GORISHT asgja sllavisht.Ky fshat asht në Mallakastër dhe asht vend guror, pra toponimi është nga Shqipja GURISHTE.

ZVËRRNEC asgjë sllavisht, Shqip Z`VË , NUK VE me prapashtesen tjetër që sllavisht nuk është e Shqip nuk di ta spjegoj.

CERKOVINË asgjë sllavisht, Shqip GJER KU VIJNË.

POGRADEC asgja sllavisht, por shqip pastër PO RA DIELLI.

DERVICAN asgja sllavisht, Shqip DERI (gjer) ATY VIJNË dhe CAJNË.

FRASHTAN asgja sllavisht, pastër shqip nga emri i drurit FRASHËR.

TERIHAT asgja sllavisht, pastër shqip TI RRI RAHAT

Prishtina, Kasova dhe Trudla e deshmojne se Keshtjella e Kassoves ishte Keshtjella e sotme ne fshatin Siqeve, rreth 10 km ne verilindje te Prishtines! (Qazim Namani, studjues nga Prishtina).

Pra, portal që e ke postue këtë shkarravitne turpërohu për veprimin antikombëtar e proserbosllav që paske ba.

Edhe ju studjues të lamive TOPOGRAFI, ONOMASTIKË, ARKEOLOGJI, HISTORI, ANTROPOLOGJI etj, etj., si dhe ju qytetarë të thjeshtë, ju lutem njëherë e përgjithmonë harroni këto budallaqe tue i shkrue emërtimet dhe toponimet e trojeve shqiptare gjithmonë me spjegimet tuaja injorante si emërtime e toponime sllave, sepse kështu ju po vërtetoni RRENEN SERBE, se ata ishin para neve në Ballkan, në trojet tona ARBNORE dhe neve paskemi mbetur aty si mbeturina të pushtimit pesë shekullor OSMANLINJ.

____

Shembulli:

Si ishin dhe si u emëruan emrat e fshatrave dhe qyteteve në Shqipëri më 1938 nga origjina sllave në atë shqiptare?!

Gazzetta di Venezia (1938) / Parlamenti shqiptar miratoi projektligjin për dhënien e medaljes së meritës për fermerët e vendit të tij

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shkurt 2024 

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të martën e 22 marsit 1938, në faqen n°2, një shkrim rreth miratimit asokohe nga Parlamenti shqiptar të projektligjit për dhënien e medaljes së meritës për fermerët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Medalja e meritës për fermerët shqiptarë

Burimi : Gazzetta di Venezia, e martë, 22 mars 1938, faqe n°2

Burimi : Gazzetta di Venezia, e martë, 22 mars 1938, faqe n°2
Tiranë, 21 mars.

Parlamenti shqiptar ka miratuar një projektligj që vendos medaljet e meritës për fermerët, me synimin për t’i dhënë një shenjë të prekshme dallimi fermerëve dhe blegtorëve që kanë qenë meritorë gjatë fushatës së nisur nga qeveria për forcimin dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Ministri i Ekonomisë Kombëtare, Toçi (Terenc), ilustroi projektligjin para deputetëve, duke nënvizuar nevojën për të mos lejuar fermerët të braktisin tokën, duke u shprehur se është e nevojshme të kërkohen dhe kanalizohen të gjitha energjitë për t’i dhënë rritjen maksimale aktiviteteve bujqësore që përbëjnë burimin kryesor të pasurisë së vendit.

___

  • Aurenc Bebja, Francë . (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazzetta-di-venezia-1938-parlamenti-shqiptar-miratoi-projektligjin-per-dhenien-e-medaljes-se-merites-per-fermeret-e-vendit-te-tij/. 

80-Vjet heshtje zyrtare ndaj gjenocidit Grek në Çamëri! Deri kur më!?

Nga Frank Shkreli 

Gjenocidi ndaj çamëve, edhe pse është denoncuar disa herë nga instanca të ndryshme, nuk është përballur asnjëherë me drejtësinë, me asnjë gjykatë apo forum juridik. Çështja çame ka nevojë për një zhvendosje në binarët e duhur nga politika greke

OKB: Për një botë pa masakra në masë – T’i jepet fund pandëshkueshmërisë!

/Telegraf.al/ Më ra në sy një lajm ditët e fundit në lidhje me 80-Vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë; i shpërndarë nga Fondacioni Çamëria, “Hasan Tahsini”. Ky fondacion njofton për ekspozitën tre ditore, titulluar “80-Vjet gjenocid”, çelur në Kalanë e Tiranës, të enjtën që kaloi. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të veprimtarive të ndërmarra me rastin e 80-Vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë të organizuara nga Fondacioi Çamëria, “Hasan Tahsini”.

Sipas njoftimit, në ekspozitë janë paraqitur 80 fotografi autentike disa prej të cilave të panjohura deri më tani, por që dokumentojnë kalvarin dhe vuajtjet e shqiptarëve çam – gjenocidin kundër çamëve autokoton në trojet e veta shekullore.

Fotot nga Fondacioni Çamëria, “Hasan Tahsini” ekspozita e titulluar “80-Vjet gjenocid”, çelur në Kalanë e Tiranës, të enjtën që kaloi.

“Fotot në këtë ekspozitë janë dëshmi që provojnë gjenocidin grek dhe japin një dimension më të gjerë të kësaj tragjedie ndaj shqiptarëve të Çamërisë, mbi këtë popullsi të pafajshme”,- tha kuratorja e ekspozitës, Admirina Peçi. “Ato mbartin një vlerë të madhe historike, por shërbejnë edhe si një apel ndaj ndërgjegjes së atyre që e shkaktuan tragjedinë. Ato duket sikur bëjnë thirrje për vëmendje e drejtësi. Nëpër këto foto bardhezi, disa prej tyre të papublikuara më parë, ndihet tensioni dhe dhimbja e një epoke të ngarkuar. Janë portrete fëmijësh, grash e burrash, që mbartin dhimbje. Por nuk mbartin vetëm dhimbje, ka edhe shpresë në portretet e tyre”, shprehet kuratorja e ekspozitës.

“Mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre”,- citohet të ketë thënë, në vijim, kuratorja Admirina Peçi. Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam janë mbi pesë mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet dhe kjo shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame”, është shprehur ajo.

“Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, 80 Vjet më parë, nuk ishte diçka spontane, por një platformë politike e qeverisë greke”, ka thenë për Fondacionin Çamëria, “Hasan Tahsini”, historiani dhe studiuesi i çështjes çame, Z. Hajredin Isufi, i cili aktualisht jeton në qytetin e Durrësit, i vendosur aty me familjen e tij që nga viti 1945. Ai është një nga të mbijetuarit e gjenocidit, ndërsa solli, shkurt, disa momente të dëbimit të dhunshëm nga vendlindja, si dhe kujtimet e tij të hidhura.

Emigrimi i shqiptarëve të Çamërisë ishte një dramë e vërtetë, – tha më tej Z. Isufi, për portalin e Fondacionin Çamëria, “Hasan Tahsini.” E drejta njerëzore, juridike, ndërkombëtare është në anën e popullsisë çame, sepse këto janë vlerat perëndimore, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, e drejta e pronës etj.” Duhet të jemi të bindur se do të triumfojë kjo drejtësi për një nga popujt më të lashtë dhe më të persekutuar me kaq shumë drama e tragjedi, me kaq shumë sakrifica për të mbajtur lart emrin e shqiptarit të Çamërisë, të një vendi me kaq shumë kulturë e histori”, -tha mes të tjerash historiani Hajredin Isufi, duke theksuar se çështja çame duhet zgjidhur, pasi ndryshe nuk ka për të patur marrëdhënie të drejta e të shëndosha mes Shqipërisë e Greqisë.

“Masakrat dhe genocidi ndaj popullsisë çame përbëjnë gjenocid, me dimensione krejt të veçanta,- tha për Fondacionin Çamëria, Prof. Pëllumb Xhufi. “Ikja masive e çamëve nuk ishte zgjedhje, por dëbim nga dhuna e gjeneralit Zervas, që ishte pikërisht ideatori dhe zbatuesi i spastrimit etnik. Çamët vuajtën tmerrin e deportimit dhe shpërnguljes me dhunë dhe kanë gjetur forcën për të mbijetuar. Ky ishte një krim i shfarosjes në masë, ishte diçka që nuk duhej të ndodhte, me të cilin nuk mund të pajtohesh, dhe mbi të cilin nuk mund të heshtet. Gjenocidi ndaj çamëve, edhe pse është denoncuar disa herë nga instanca të ndryshme, nuk është përballur asnjëherë me drejtësinë, me asnjë gjykatë apo forum juridik. Çështja çame ka nevojë për një zhvendosje në binarët e duhur nga politika greke. Ajo është ideologji për çdo shqiptar”, -tha më tej prof. Xhufi. “Ka ardhur koha që qeveritë shqiptare t’i kthehen zbatimit të agjendave shqiptare, ashtu siç i detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe siç presin prej tyre qytetarët shqiptarë”.

Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, duke përshëndetur vizitorët dhe gjithë të pranishmit në ekspozitë, mes të tjerash tha: “Fryma e kësaj ekspozite në 80 Vjetorin e gjenocidit dhe mesazhi që përcjell, është një dhe i vetëm: Drejtësi për Çamërinë! Çështja çame është një e drejtë ndërkombëtare. Këto fotografi nuk janë stoli, por aktakuza, që na japin një panoramë të tmerrshme të asaj që ka ndodhur. Gjenocidi ndaj Çamërisë është një prej plagëve më të mëdha kundër njerëzimit në histori. Çamët u vranë, u masakruan dhe u shkulën nga rrënjët, vetëm se ishin shqiptarë, se nuk ishin në harmoni me “Megaliidenë” shoviniste greke. Kemi ende dëshmitarë të gjallë. Kemi njerëz të mbijetuar, që kanë parë me sytë e tyre gjenocidin. Ata kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Shumë vite kanë kaluar, mirëpo problemi madhor i shkeljes së të drejtave të njeriut në Evropë, i quajtur edhe si “problemi çam”, mbetet ende i pazgjidhur. Ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh. Greqia vetëm do të fitonte, sikur të lehtësonte kthimin e individëve të minoritetit çam në shtëpitë e tyre. Greqia do t’i afirmonte botës mbarë se është vërtetë vend demokratik e i pjekur, nëse do t’i trajtonte këto probleme me mendje të hapur e me zemër të gjerë, duke respektuar të drejtën e kthimit të minoritetit çam dhe të pasardhësve në shtëpitë e tyre.

Sa i përket interesimit të Tiranës zyrtare gjatë dekadave, për çështjen çame, Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Z. Alket Veliu, është shprehur me këtë rast se, “Diplomacia shqiptare, deri më sot, ka qenë e paaftë për të ngritur me sukses zgjidhjen e problemit çam para palës greke. Kemi një heshtje totale që i shërben Athinës. Heshtje që kërkohet nga shteti grek dhe zbatohet në Shqipëri. Asnjë qeveri nuk e ka shtruar dhe nuk e ka pasur çështjen çame në tavolinën e bisedimeve me Greqinë! Ndërkohë që Athina zyrtare bën presion edhe me çështje të paqena si ajo e Belerit, dhe mobilizon gjithë strukturat e shtetit grek. Detyrimi ndaj Kushtetutës, ndaj Rezolutës për Çamërinë, si dhe ndaj parimeve universale të drejtave të njeriut, kërkojnë që çështja çame të jetë në krye të agjendës së marrëdhënieve dypalëshe. Të drejtat e njeriut nuk janë përzgjedhëse, por universale. Ato u takojnë të gjithëve, dhe nuk duhen parë sikur “ca janë të nënës dhe ca të njerkës”.

Sidomos në këtë 80-Vjetor të gjenocidit çam – këtij krimi të spastrimit etnik Çamëria dhe çamët e përhapur nëpër botë kërkojnë drejtësi dhe dinjitet njerëzor, që krimet ndaj tyre, por dhe të drejtat e tyre, përfshirë pronat e tyre në Çamëri, të trajtohen bazuar në ligjet dhe konventat ndëkombëtare mbi të drejtat universale të njeriut. Heshtja zyrtare përballë vuajtjeve njerëzore dhe gjenocidit, nuk mund të jetë një opcion në shekullin XXI, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres’ me rastin e 15-vjetorit të miratimit të marrveshjes së Kombeve të Bashkuara mbi, “Përgjegjësinë për të mbrojtur” njerëzit  nga gjenocidi, spastrimet etnike dhe prej krimeve kundër njerëzimit. Me atë rast, udhëheqësit botërorë njëzëri kanë miratuar marrveshjen duke marrë përsipër përgjegjësinë e përbashkët, duke u angazhuar për të bërë më shumë për të mbrojtur popullsitë e ndryshme nga krimet si gjenocidi, krimet e luftës, spastrimet etnike dhe nga krimet kundër njerëzimit.

Nuk ka asnjë dyshim se çështja çame është një rast i tillë. Ky 80-Vjetor i gjenocidit çam paraqet një rast të përshtatshëm për Greqinë dhe për Shqipërinë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar, sidomos Bashkimin Evropian, antare e të cilit është Greqia, që më në fund të përballen me krimet greke në Çamëri 80-vite më parë. Që të mos heshtin, por të përballen me krimet, përfshirë gjenocidin, kundër shqiptarëve çamë të krahinës së Çamërisë Shqiptare – Krahinës më Jugore e Trojeve Etnike –  Frank Shkreli/ Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare | Gazeta Telegraf

“Për të vdekurit dhe për të gjallët, ne duhet të jemi dëshmitarë”, të vuajtjeve të viktimave të gjenocidit dhe shtypjeve, ka thënë Elie Ëiesel, i mbijetuar i holokaustit. Kjo vlen edhe për viktimat e nazizmit, komunizmit të Enver Hoxhës, fashizmit grek dhe krimeve gjenocidale serbe në Kosovë.

Heshtja nuk është opcion përballë krimeve kundër shqiptarëve në shekullin XXI! Mjaft heshtjes zyrtare ndaj masakrave dhe krimeve për çfarosjen e shqiptarëve të Çamërisë!

Megjithatë, bashkëveprimtaria me Jusuf Gërvallën ka vazhduar

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Për shkak të dëshpërimit që Jusufi ka prezantuar në letrën e 5 nëntorit 1981 (e publikova dje), shkaktuar nga dështimi i bashkimit në takimin që kishin në Stamboll, më 14 tetor 1981, Sabri Novosella me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën, kjo letër e 16 nëntorit 1981 përmban raportimin që Jusufi ia bën “udhëheqësit” SN edhe këtë:
“Tani të njoftoj se bashkë me shokun e ‘Bashkimit’ [Ibrahim Kelmendi] dhe të „Lirisë” [Kadri Zeka] kemi vendosur të organizojmë një manifestim qendror për kremtimin e festës kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit në Shtutgart. Do të mblidhemi nja 300-400 veta nga Gjermania, Zvicra e Belgjika. Një pjesë e shokëve do të shkojnë për festë në Vjenë.”
Pra, edhe në ato rrethana dëshpëruese bashkëveprimtaria po vazhdonte, dhe ajo kishte rëndësi, sepse bashkatdhetarët që tashmë ishin ndërgjegjësuar me pjesëmarrje në demonstrata e tubimet e përbashkëta informative, nuk duhet të dinin se kishte një përkeqësim të marrëdhënieve në mes të Jusufit me Kadri Zekën, i cili, në fakt, ishte pasojë e angazhimit komplotist të SN.
Manifestimi i festave të nëntorit ishte dinjitoz. Pyetjeve dhe bashkëbisedimit që bënë pjesëmarrësit, iu përgjigjen Jusufi dhe Kadriu. Që do të thotë, askush nuk vërejti ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve mes Jusufit dhe Kadriut, siç i kishte prezantuar Jusufi në letrën e 5 nëntorit 1981. Ndërsa lexuesit e vëmendshëm, të cilët kishin lexuar “Zërin e Kosovës”, organin e LNÇKVSHJ-së, numrin e parë, nëntori 1981, nuk hetuan përkeqësim të bashkëpunimit gjatë manifestimi. Përkundrazi, tashmë mirëkuptimi gjatë manifestimi pat surprizuar për mirë.
(ibrahim Kelmendi)
***
Në vazhdim teksti i letrës që Jusuf Gërvalla duhet t’ia ketë dërguar Sabri Novosellës, më 16 nëntor 1981:
I dashur vëlla Mërgim!
Para tri ditësh t’i nisa një pako dhe tri zarfa me revistën. Po letrën që ta dërgova me to, e shkrova shkurtimisht, se prisja të përfundojë një ngjarje dhe të të shkruaj më gjerësisht.
Të shtunën, më 14 nëntor, në Shtutgart erdhi për të dhënë koncert Orkestrina e Radiotelevizionit të Prishtinës me tetë këngëtarë. Meqë në Shtutgart ende nuk ka klub të shqiptarëve dhe punëtorët e këtushëm, pos me një demonstratë, nuk kanë pasur si ta shfaqin revoltën dhe mendimin e vet lidhur me ngjarjet e Kosovës, ne patëm vendosur ta bojkotojmë koncertin e tyre. Ishte parashikuar nga ana e tyre që, para koncertit, ndonjë politikan të thoshte ndonjë fjalë lidhur me 29 nëntorin (jugosllav). Kurse ne planifikuam që, mes fjalës së tyre dhe koncertit, t’i thërresim punëtorët për dy minuta heshtje në nderim të luftëtarëve të rënë në pranverën e përgjakshme të Kosovës, të lexojmë një tekst të shkurtër (1,5 faqe të shtypura në makinë), të thërresim parullat „Jashtë nga vatrat tona ushtria dhe milicia fashiste jugosllave“, „Rroftë populli shqiptar”dhe „Kosova – Republikë“, me ç’rast kjo e fundit „Kosova – Republikë”do të vazhdonte pandërprerë deri në ndërprerjen e programit të „mysafirëve“. Por, ngjarjet u zhvilluan shumë më mirë sesa e kishim parashikuar ne. Në këtë drejtim na ndihmuan vetë armiqtë, me nervozën dhe druajtjen e tyre, siç po na ndihmojnë për të na vajtur punët mbarë që nga pranvera. Konsullata jugosllave kishte organizuar si kujdestarë nja dyzet shqiptarë të mashtruar e serbë, me shirita kujdestarie në duar. Ata duhej të mbanin rend gjatë koncertit. Pas hyrjes në sallë të publikut (nja 5 – 600 veta) dhe të trimave tanë, të organizuar, nja 30 veta, një përfaqësues i ambasadës jugosllave, me emrin Bashkim Hisari (ish punëtor i TV Prishtinës) i afrohen Besnikut dhe një punëtori shqiptar e i nxjerrin nga salla si persona të padëshirueshëm. Meqë Besniku, për shkak të profesionit që ushtron, është i njohur pothuaj për të gjithë shqiptarët e këtushëm, , publiku ngritet i tëri në këmbë dhe reagon për largimin e tij. Atëherë, një shok yni, i LNÇKVSH, e shfrytëzon mirë rastin, hipën energjikisht mbi tavolinë, thërret të madhe parullën „Kosova – Republikë“, duke vendosur kështu ta shkurtojë krejt procedurën e planifikuar. Publiku përnjëherë ngrihet i tëri në këmbë dhe i përgjigjet njëzëri parullës. Kujdestarët e neveritshëm dhe personeli i konsullatës jugosllave, me këlyeshët e tyre mercenarë, zënë të tolloviten dhe përpiqen të marrin masa. Por, si vetëtimë u lëshohen në shpinë djelmoshat tanë dhe publiku bashkë me ta. Përfundimi: tragjik dhe komik për armiqtë tanë. Përfaqësuesit të konsullatës i çahet koka me karrige (këtë njeri, Bashkim Hisarin, e kanë rrahur njerëzit tanë edhe në demonstratën e Shtutgartit, se qe treguar shumë i zellshëm dhe dinak e këmbëngulës në realizimin e qëllimeve të poshtra të armikut), e përgjaken të gjithë ata që kanë pranuar të hynë në vallën e tyre. Prej njerëzve tanë e punëtorëve, asnjë i plagosur, as i gërvishur, bile. Në taborin e tyre, disa të plagosur rëndë (ka qenë rrezik që të mbetet edhe ndonjë i vdekur). Fotografia e satrapit Tito dhe flamuri jugosllav grisen e shkilen nga publiku, instrumentat e Orkestrinës fluturojnë, thyhen e shkilen nëpër sallë. Gjatë gjithë kohës, shqiptarët, në përleshje e sipër, nuk e ndalin parullën „Kosova-Republikë“. Përleshjet bëhen të rrëmbimshme, të rrufeshme, shumë energjike. Prej salle, i tërë publiku del përjashta dhe, për më se një gjysmë ore rresht, nuk shpërndahet por thërret parulla me zë të lartë, kështu që manifestimi shndërrohet në një demonstratë të shkëlqyeshme. Autobusi i jugosllavëve mbushet me parulla të ndryshme, pëllëmbë për pëllëmbë, me sprej për ngjyrosjen e automobilave. Më në fund, shpërndahen pa therrë në këmbë. Është interesant të shtohet se policia gjermane, prezente gjatë tërë kohës së përleshjeve, nuk intervenon asnjëherë, por e ndjek ngjarjen me gjakftohtësinë më të madhe. Asnjë punëtor nuk merret nga policia, as shfaqet fare ndonjë tentim i tillë nga ana e policisë. Disa nga policët gjermanë u bashkohen thirrjeve të parullës „Kosova – Republikë”dhe u thonë hapurazi njerëzve tanë se kanë të drejtë të veprojnë kështu, sidomos pas nxjerrjes përjashta nga salla të dy njerëzve tanë. Si e përshkruajnë shokët, ky ishte një manifestim i shkëlqyeshëm i vendosmërisë së punëtorëve tanë dhe i solidarizimit të tyre me bashkatdhetarët në Kosovë. Jugosllavët e pranishëm kanë se çka u tregojnë eprorëve të tyre.
Një shfaqje të ngjashme atyre u kanë organizuar, një javë më parë, edhe punëtorët tanë në Cyrih të Zvicrës. Por, atje, sipas mendimit tim, kanë bërë një gabim të vogël: punën e kanë nisur si kundërshtim ndaj një kënge popullore serbe, të kënduar nga nga një këngëtare serbe. Ndryshe, edhe atje u kanë dhënë mend aq, sa trupa menjëherë e ka ndërprerë turnenë nëpër Zvicër dhe ka kaluar në Gjermani. Në Mynih nuk ka pasur manifestim nga shqiptarët, por ka pasur një lloj bojkotimi. Nga afro 10 mijë shqiptarë që punojnë në atë qytet, në koncert kanë shkuar gjithsej 70 – 80 veta.
Këta rreshta t’i shkrova nën përshtypjen e kësaj ngjarjeje, që neve po na duket me rëndësi.
Tani të njoftoj se bashkë me shokun e „Bashkimit”dhe të „Lirisë”kemi vendosur të organizojmë një manifestim qendror për kremtimin e festës kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit në Shtutgart. Do të mblidhemi nja 300-400 veta nga Gjermania, Zvicra e Belgjika. Një pjesë e shokëve do të shkojnë për festë në Vjenë.
Kulla e familjes Gërvalla në Dubovik
*
Të fala vëllazërore e revolucionare
Sokoli
Ja më në fund adresa e kërkuar e atij shokut në Australi:
B. Kr., Penington Hostell, Penington SA 5013, Adelaide, Australia
(Adresën e kemi marrë nga „Lisi“, që duhet ta njohë shoku B. Kr. Kurse „Lisi“, që ka qenë këtu në Gjermani, te i ati, i ka marrë njoftimet nga „Bungu”ose „Guri“, në mos qoftë njëri prej këtyre vetë shoku B. Kr. Besniku e di mirë, por nuk është këtu në këtë çast.)
[Shënim i Xhafer Durmishit: “Këtë letër ma dërgoi Kadri Rexha, më 31 gusht 2013”. Është publikuar për herë të parë nga Faridin Tafallari në www.albaniapress.com, më 1 tetor 2013; ripublikuar edhe nga Xhafer Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 250-256.]
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Delja “Syska”, racë autoktone ilire që gjendet në trevat shqiptare

Ashtu si indianët që krenohen me lopën si një krijesë të Perëndisë, shqiptarët ndoshta mund të krenohen me delen Syska Ilire. Ferit Alliu është një ndër rritësit e deles autoktone. “E kemi pasur brez pas brezi këtë lloj dele.Ozuni shpjegon cilësitë e rralla të deles ilire duke theksuar faktin se është mjaft rezistente ndaj sëmundjeve, gjë që e ka ruajtur dhe sjellë deri sot.Kjo pra është raca jonë e deleve e mbarështuar nga të parët tanë Ilirë dhe që kërkon vëmendje të veçantë.

Ashtu si indianët krenohen me lopën si një krijesë të Perëndisë, shqiptarët ndoshta mund të mburren me delen. Po. Ekziston një racë në vendin tonë që u ka mbijetuar kohërave dhe ka mbërritur deri në ditët tona.

Është “konsevuar” atje thellë në malet e Polisit në Librazhd. Vendasit e njohin si “Lara e Polisit”. Më gjerë njihet si “Syska”. Sipas gojëdhënave të zonës së Polisit kjo dele është aq e lashtë sa nuk mbahet mend dhe ka shoqëruar banorët autoktonë brez pas brezi.

Ka të moshuar që thonë se ajo vjen nga Iliria dhe është autoktone shqiptare, që me rezistencën e saj ka arritur deri sot. Për specialistët e fushës së blektorisë, “Lara e Polisit” është një racë autoktone që vjen e pastër gjenetikisht nga thellësia e shekujve. Fshatarët e konsiderojnë si bagëti të bekuar sepse ajo u fal atyre gjithë të mirat, që nga bulmeti i shëndetshëm, leshi, lëkurët dhe mishin.

Varieteti i rrallë për fat i shpëtoi edhe çmendurisë në diktaturë kur u krye tufëzimi i bagëtive, por edhe kryqëzimet me raca të tjera me demek për të rritur prodhimin. Edhe gjatë viteve të demokracisë nuk iu kushtua vëmendje e veçantë dhe ishin vetë banorët që e ruajtën racën thjeshtë dhe vetëm për faktin se prodhimet e saj ishin unike. Dy vjet më parë “Lara e Polisit” rrezikoi të zhdukej. Sipas specialistëve të bujqësisë kishin mbetur vetëm 11o krerë. Por dikush u kujtua. Në fakt ishte një iniciativë e specialistëve të drejtorisë së Bujqësisë të cilët ndërmorën një fushatë sensibilizimi për nxitjen e mbarështimit të racës autoktonë. Dhe rezultati ishte befasues.

Për dy vjet raca u shtua në 486 krerë. Banorët shprehen shumë të kënaqur e ndjehen madje krenar për racën e tyre. Ferit Alliu është një ndër rritësit e deles autoktone. “E kemi pasur brez pas brezi këtë lloj dele. është shumë e veçantë pasi na jep shumë qingja dhe e përshtatshme për terrenin tonë të vështirë. Do të vazhdoj të mbaj dele edhe pse fëmijët nuk janë më si ne që kujdesemi. Duhet dhe mbështetje nga shteti pasi vetë e kemi të vështirë ti mbajmë”.

Tashmë që po ia shohin më shumë leverdinë, fermerët po nxitojnë të blejnë delen autoktone “Syskë”. Janë disa familje që kanë nisur mbarështrimin e saj dhe kërkesat vijnë gjithnjë e në rritje. Po kështu mjaft të kërkuara janë prodhimet e deles. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në qarkun Elbasan, Fatmir Ozuni thotë se numri i fermerëve që po rrisin larën e Polisit është shtuar duke u shtrirë edhe në zonat përreth Polisit. “Aktualisht janë 6 blegtorë që mbarështojnë rracën e rrallë. Mjaft të tjerë janë të interesuar që ta mbarështrojnë.

Drejtoria e Bujqësisë, nëpërmjet shërbimit veterinar, ndjek të gjitha procedurat për ruajtjen dhe zhvillimin e e kësaj race në zonat ku tradicionalisht ka ekzistuar. Kjo racë konsiderohet ende e rrezikuar nga zhdukja edhe pse ka pasur politika mbështetëse për shtimin e numrit të krerëve. Në vijim ne kemi në plan që të mbështesim fermerët me gjithë asistencën e nevojshme e njëkohësisht ti fusim ata në skemat e subvencionimit. Raca ka vlera shkencore dhe pse jo edhe historike”.

Ozuni shpjegon cilësitë e rralla të deles ilire duke theksuar faktin se është mjaft rezistente ndaj sëmundjeve, gjë që e ka ruajtur dhe sjellë deri sot. “Lara e Polisit arrin mesatarisht 30-45 kg me 40 deri në 45 kg qumësht në vit. Ka pjellshmëri shumë të lartë deri në 110%. Shfrytëzon shumë mirë kullotat e zonës nga ku ka marrë edhe emrin”. Aktualisht “Lara e Polisit” është e shtrirë në Polis, Librazhd dhe disa zona kufitare pjesë e bashkisë Elbasan. Kjo pra është raca jonë e deleve e mbarështuar nga të parët tanë Ilirë dhe që kërkon vëmendje të veçantë. Pse jo, kjo pasuri duhet të mbrohet edhe me ligj.

Rahiq për betejën për Karanovçin e dikurshëm: Kraleva e sotme dikur ishte e shqiptarëve!

Sipas autorit Esad Rahiq, krahina e Sanxhakut, si një rajon transversal, kurrsesi nuk ka mund të jetë i anashkaluar nga ndodhitë gjatë kohës së Kryengritjes së Parë serbe, sepse krerët e kryengritjes serbe ishin të vetëdijshëm se pikërisht nëpër këtë territor kalon lidhja në mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Perandorisë Osmane, dhe se vetëm nëpër territorin e Sanxhakut mund të vijnë në kontakt të ngushtë me Malin e Zi dhe Kosovën.

Këtë e kishte kuptuar edhe pashai ambicioz i Shkodrës, Mahmud Pashë Bushatliu, i cili është i magjepsur me idenë për t’ia rrëmbyer sulltanit gjithë Turqinë evropiane dhe në këtë mënyrë përkohësisht mori nën kontroll Novi Pazarin, Prijepolen, Senicën dhe Nova Varoshin.

Udhëheqësi i Kryengritjes së Parë Serbe, Karagjorgje Petroviq, në fillim nuk kishte asnjë ide se kryengritja do të përhapet përtej kufijve të Sanxhakut të Smederevës.

Ndërsa, është interesante se pashallarët që qeverisnin përreth, kryengritjen e serbëve në fillim e kanë shikuar në mënyrë të qetë, meqë raportohej se është lëvizje e drejtuar vetëm kundër dainjve dhe jeniçerëve.

Ishte e ditur se një sulm të mundshëm të Sanxhakut të Novi Pazarit, trupat kryengritëse mund ta kryejnë nëpërmjet Karanovcit (Kralevës së sotme) drejt Studenicës dhe Novi Pazarit, ose nëpërmjet Uzicës dhe Nova Varoshit. Kryengritësit serbë në vitin 1804 përparuan shumë, madje filluan të forcojnë hallkën rreth Karanovcit. Por, në ndihmë vendasve iu arriti nga Novi Pazari.

Në Karanovc kishte më shumë se 2,000 myslimanë të armatosur. Përndryshe, në këtë kasaba ishte selia e Nahijes së Pozhegës dhe kishte rreth 700 shtëpi me kopshte të bukura, të gjera e me plot lule dhe fruta. Në periudhën para kryengritjes ishte një vendbanim me rreth 4,000 banorë ku mbi 90 për qind ishin shqiptarë dhe boshnjakë.

Vendbanimi nuk kishte kulla dhe mure, por vetëm në njërën anë të fortese së madhe kufizohej nga një hendek i gjerë e i thellë. Në krye të kanalit ishte i ngritur një gardh, përmes të cilit ishin të vendosura defektet. Pa përdorim të fort të artilerisë nuk mund merrej, edhe pse nuk kishte topa.

“Karanovci në zinxhirin e fortesave turke ishte porta dalëse e Shumadisë në drejtim të Novi Pazarit, Kosovës, Maqedonisë dhe Hercegovinës” (Bogomil Hrabak, “Život u Karanovcu za vreme Prvog srpkog ustanka”, 80).

Myslimanët (shqiptarët e boshnjakët) e Karanovcit edhe më tutje shpresonin se ndaj kryengritësve serbë po përgatitej ofensiva e madhe osmane nga Bosnja, Nishi dhe Vidini.

Karanovcin dhe rrethinën nuk e kishte kapluar nga fillimi jehona kryengritjes serbe – në njërën anë për shkak të distancës nga qendra e kryengritjes e nga ana tjetër për shkak të afërsisë së kufirit austriak, por edhe për shkak të afërsisë së Novi Pazarit në të cilën ndodheshin resurset ushtarake e me të cilët kryengritësit serbë nuk duan të hyjnë në përleshje luftarake.

Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane nga zonat që janë prekur nga kryengritja, si dhe nga i gjithë qarku Pozhegës, gravituan dhe u koncentruan në Karanovc i cili ishte vendbanimi më i fortifikuar në këtë pjesë të sanxhakut të Smederevës.

Kah mesi i qershorit, harku i kryengritësve serbë shtrëngohej drejt Karanovcit. Karanovci u sulmua nga ushtria serbe e cila numëronte rreth 6,000 ushtarë, prej të cilëve 1,000 ishin kalorës. Sulmi dhe rrethimi u drejtua nga kapetan Radiqi.

Ushtria serbe së pari goditi rojet myslimane dhe arriti t’i eliminojë. Kur ushtria serbe kaloi Moravën, Karanovasit të udhëhequr nga kryetrimi i tyre Mehmed-agë Zguri, u përpoqën për të parandaluar një sulm të papritur. Kjo përpjekje kishte dështuar dhe Mehmed-aga u vra.

Popullata myslimane u largua nga shtëpitë dhe pronat e tyre dhe u tërhoq në fortifikatë ku ishin në gjendje për të mbrojtur më gjatë, për të pritur një ndihmë të re ushtarake nga Novi Pazari dhe Uzhica.

Duke ditur se në fortifikatë ka sanxhaklinj të armatosur, Karagjorgje më 17 qershor 1805 i dërgoi një letër pashait së Novi Pazarit, Ejub Ferhatagës, duke i kërkuar atij të tërheq njerëzit e tij nga Karanovci, duke ia bërë me dije se nuk duhej ndërhyrë në punët e një pashallëku tjetër.

Sulmi në Karanovc filloi të dielën pasdite më 18 qershor. Në lidhje me këto ngjarje, Vuk Karaxhiq thotë: “Duke pritur përgjigje të këtij libri (letre-shkrese), serbët sulmojnë Karanovcin, por turqit ( shqiptarët dhe boshnjakët – I.A.) u mbrojtën dhe kështu thyen ushtrinë serbe e cila pothuajse iku dhe Karagjorgje shkoi në Vrbovkë (për të ngritur një ushtri të re), dhe një pjesë të vogël të ushtrisë e cila nuk iku e la në duart e eprorëve tjerë “.

Për shkak se Karanovci i myslimanëve përbëhej kryesisht nga shtëpitë prej drurit, ushtria serbe me zjarr të topave artilerikë dogjën shumë shtëpi. Të kapluara nga zjarri u mundësua që me ndriçimin e tyre të vazhdohej lufta gjatë gjithë natës. Beteja zgjati deri në mesditë të 19 qershorit.

Pastaj, me një sulm të përgjithshëm nga serbët u sulmua kalaja e Karanovcit. Llogoret e gjera dhe të thella rreth kalasë dhe trimëria e mbrojtësve detyroi ushtrinë serbe të tërhiqen me humbje të konsiderueshme.

Karagjorgje, në konsultim me eprorët e vet, vendosi për të mbajtur kapitenin Radiqin.

Petroviqi në një masë më të vogël të ushtarëve ende mbajti Karanovcin të rrethuar, ndërsa shkoi në Topollë me qëllim që nga atje të sjell armë – gjegjësisht ndonjë top, sepse me ato armë që posedonte nuk ishte në gjendje për të luftuar me sukses dhe të merrte fortesën.

Për shkak të rrethimit të gjatë në kalanë e Karanovcit dhe duke mos patur zgjidhje tjetër, luftëtarët pranuan një marrëveshje me serbët për ta liruar kalanë dhe dorëzimin e vendit të tyre.

Rreth 3,000 myslimanë (boshnjakë dhe shqiptarë) u larguan nga qyteti i tyre brenda një dite për të shpëtuar kokën. Nga Kurillova vazhduan rrugën drejt Novi Pazarit.

Një grup i vogël shkoi në Nish. Karagjorgje dha urdhër që e gjithë ushtria për të shkuar në Karanovac ku vendbanimi ishte braktisur, pa asnjë njeri të gjallë.

Aty ishin veç disa romë dhe dy hoxhallarë që qëndruan pranë xhamisë për t’u kujdesur që të mos digjet. Ndërsa Karagjorgje kaloi pranë tyre, u lutën për xhami. Karagjorgje premtoi se xhaminë nuk do ta prekë.

Por, ushtria serbe gjithmonë me vet mbante mjete për ndezjen e objekteve. Ndaj, Karanovci për pak kohë u shndërrua në flakë.

Për disa orë nga Karanovaci mbeti vetëm prushi dhe hiri. Ajo që mbeti pa u djegur u rrënua nga serbët.

Ushtria e tyre pastaj u kthye në Moravë. Karagjorgje me një grup të rinjsh u rikthye në Karanovc dhe i vuri zjarrin xhamisë. As për të nuk kishte mëshirë.

Karanovci i ri – Kraljeva e sotme – nuk është ndërtuar në vendin e qytetit të vjetër provincial, por pak më lartë rrjedhës së lumit Ibër, shkruan Esad Rahiq në punimin e tij “Ndikimi i Kryengritjes së Parë Serbe në boshnjakët e Sanxhakut” (faqe 75-79).