
Mendime pas rileximit të letrave të Jusuf Gërvallës

Deklaratë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore për Operacione me Para të Gatshme
Prishtinë, 6 shkurt 2024Unë e shkruaj këtë deklaratë duke theksuar se Zyra e Kryeministrit mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe profesionalizmin me të cilin ajo kryen detyrat e veta. Në këtë cilësi, ndihem i obliguar që të mbroj profesionalizmin e trupave publike.Në fund të vitit të kaluar, Banka Qendrore nxori rregulloren e saj mbi pagesat me paratë e gatshme. Rregullimi i mënyrës se si monedhat e huaja operojnë në një vend është, natyrisht, një kompetencë thelbësore e Bankës Qendrore.Kjo rregullore nuk e targeton Dinarin e Serbisë. Banka Qendrore ka kërkuar, me të drejtë, që transaksionet joformale që kryhen në Dinarë të Serbisë të formalizohen; prandaj, ekzistenca dhe vazhdimi i tyre kishin qenë të kundërligjshme. Monedha zyrtare e Kosovës është Euro dhe rregullorja vjen thuajse 16 vjet pas deklarimit tonë të pavarësisë.Ky vendim është përgjegjësi themelore e Bankave Qendrore, duke synuar rregullimin e hyrjes së monedhave të huaja brenda territorit. Mungesa e një rregulloreje të tillë mund të rezultojë në shpëlarjen e parasë, financimin e terrorizmit dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme.Në këndvështrimin praktik, ky vendim nënkupton se pagesat e marra nga serbët e Kosovës janë ende të lejueshme, por do të deponohen në llogaritë e tyre me Euro. Natyrisht, posedimi privat i monedhave të huaja mbetet i lejueshëm.Meqenëse Qeveria jonë shpërndan para publike në formë të subvencioneve dhe mjeteve të tjera për mbrojtje sociale, të cilat janë marrë njëkohësisht nga komuniteti serb në llogaritë e tyre bankare në Euro, ka dëshmi të forta se këto llogari bankare kanë përdorim të gjerë. Pothuajse 35% e komunitetit serb në Kosovë marrin pensione nga Qeveria jonë në llogaritë e veta në Euro. Pensionet që marrin nga Serbia mund të transferohen në të njëjtat llogari, si plotësim dhe jo si zëvendësim të skemave ekzistuese të përfitimeve. Përveç degëve bankare zyrtare, ka 15 institucione të tjera financiare ku pensionet nga Serbia mund të ndahen, në mungesë të llogarive bankare. Për më tepër, hapja dhe mirëmbajtja e llogarive të reja bankare në Euro do të jenë pa pagesë. Përpjekjet tona të vazhdueshme synojnë ta thjeshtësojnë këtë proces. Periudha e tranzicionit ka filluar tashmë dhe përpjekjet e përbashkëta do të sigurojnë shpejtësinë dhe lehtësinë e saj. Ndryshimi gjithmonë sjell vështirësi, edhe nëse ndryshimet forcojnë demokracinë. Por një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik. Kjo periudhë ndryshimi bëhet më e vështirë jo përmes zërave të komunitetit serb këtu, por përmes nxitjes së frikësimit, kur ne, në fakt, do të duhej të ushtronim maturi dhe qetësi.Ne e kuptojmë se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzion. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur. Tash e tutje, zotohemi po ashtu që të promovojmë fushata të komunikimit që adresojnë këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë.Është mendimi i të gjithëve që e duan Kosovën, që jemi në progres dhe ka progres për t’u realizuar. Në këtë rrugëtim, veprimet tona gjykohen mbi dy baza: (1) qëllimet dhe (2) shkronja e ligjit. Një veprim që synon të forcojë demokracinë duke zbatuar ligjin, duhet të interpretohet për atë çka është. Ndërsa vendi ynë është duke u rritur në fuqinë e vet demokratike, atij me gjasë do t’i duhen ca përshtatje.Për palët e shumta që janë fuqishëm të investuara në prosperitetin e vendit tonë, të njëjtën e inkurajoj: përshtatjet le të ndodhin, që të arrijmë hapin tjetër, drejt të cilit të gjithë punojmë me zell.
Gazzetta di Venezia (1931) / Një bisedë ekskluzive me Rexhep Jellën, prefektin e Tiranës, në qytetin tonë
Rexhep Jella (1895 – 1974)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Shkurt 2024
“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të enjten e 21 majit 1931, në faqen n°3, bisedën ekskluzive me prefektin e Tiranës, Rexhep Jellën, askohe për vizitë në qytetin e Venecias, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një bisedë me prefektin e Tiranës
Rilindja e Shqipërisë
Vendi ku fluturojnë të gjithë – Nga shpina e gomarit në kabinën e aeroplanit – Makinat dhe rrugët – Peizazhi dhe turistët

Burimi : Gazzetta di Venezia, e enjte, 21 maj 1931, faqe n°3
Shkëlqesia e Tij Rexhep Jella, prefekt i kryeqytetit shqiptar dhe kryetar i organizatave rinore të mbretërisë mike, kaloi më shumë se një javë në Venecia dhe, natyrshëm, u dashurua me të.
Duhet pranuar, për më tepër, se njeriu i shquar zgjodhi një moment të lumtur për vizitën e tij në Serenissima : një diell i artë, një turmë e mrekullueshme të rinjsh të mrekullueshëm, një festë dritash, ngjyrash dhe flamujsh : të gjitha të kurorëzuara nga grumbullimi madhështor i së dielës dhe mbyllja e garave ndërkombëtare të gjimnastikës.
Të premten e kaluar, në orën dhjetë të mbrëmjes, teksa vezullimet jeshile dhe vjollcë të flakëve ngjyrosnin mrekullitë arkitekturore të Sheshit (Piacës) me ngjyrat “e një mijë e një netëve”, Rexhep Jella, ulur në Quadri, admiroi skenën në ekstazë.
— Si ju duket, Shkëlqesi ?
— Nuk e kam besuar kurrë se diçka e tillë mund të shihej.
— Është hera e parë që Shkëlqesia Juaj e sheh qytetin tonë ?
— Në fakt, kam qenë edhe në vitin 1913, por kalimthi, dhe më kujtohej shumë pak : për sa u përket monumenteve, nuk i kisha vizituar atëherë; këtë herë, megjithatë, arrita të admiroj thesaret kryesore artistike të këtij qyteti simpatik. Unë jam magjepsur prej tyre dhe mund t’i përshkruaj një nga një, por… venecianët i njohin më mirë se unë.
— Kjo nuk është plotësisht e provuar : por, nëse Shkëlqesia Juaj më lejon, do të kërkoj disa informacione për Shqipërinë. Aktualisht, si është Tirana ?
— Tridhjetë e pesë mijë banorë : atje jetojnë mjaft mirë dhe fizionomia e qytetit po përmirësohet dukshëm, natyrisht shumë gjëra mungojnë… përfshirë edhe hekurudhën, por po ndërtohet një seksion hekurudhor Durrës – Tiranë që do të përurohet sa më shpejt të jetë e mundur. Tani për tani fluturojmë ! Ju nuk mund ta imagjinoni sa fluturime ka në Shqipëri : linjat tona janë të shumta, të pajisura në mënyrë perfekte, dhe ajo që ka rëndësi ëshë se ato gëzojnë besimin e plotë të klientëve të tyre; dhe duhet të kemi parasysh se këta malësorë të mirë, aspak të frikësuar nga një përparim kaq i vrullshëm, zbresin nga shpina e lodhur e gomarit, për t’u ngjitur në kabinën e aeroplanit me lehtësinë më olimpike. Për momentin, në fund të fundit, ata kanë çdo të drejtë; në vite e vite shërbimi të vazhdueshëm e intensiv, asnjë fatkeqësi nuk ka ardhur që të lëkundë besimin e merituar të shqiptarëve tek avionët.
— Po ndërtimi i rrugëve, Shkëlqesi, si po ecën ?
— Sigurisht që rrugët që keni ju në Itali nuk i kemi dhe asfaltimi është praktikisht i panjohur për ne; por duhet hedhur poshtë legjenda se në Shqipëri nuk mund të vozisësh makinë : gjithsesi dua të pohoj që rrugët shqiptare nuk janë aspak më të këqija se ato serbe dhe greke. Në zona të caktuara natyra gurore dhe me luspa e terrenit e bën shumë të vështirë punën e peizazhit : në disa të tjera, anasjelltas, fundi moçal paraqet pengesa të kundërta : prandaj duhet të jeni të duruar dhe të nxitoni me makinë ku të jetë e mundur…
— A ka shumë makina ?
— Mjaft dhe janë gjithnjë në rritje : por përhapja e mjeteve motorike është e destinuar natyrshëm të ndjekë me të njëjtin ritëm zhvillimin e rrjetit rrugor. Për momentin nuk është e mundur të neglizhohet kalërimi, i cili në fund të fundit është i vetmi mjet transporti i përshtatshëm për të gjitha terrenet. Kemi kuaj të shkëlqyer : shumë të importuar nga Hungaria dhe shumë autoktonë, më të vegjël, por shumë rezistentë, me një maturi proverbiale dhe të pajisur me këmbë “dhie”; u ngjiten maleve si dhia e egër.
Megjithatë, pas pak vitesh do të mund të udhëtohet në të gjithë Shqipërinë me makinë; Në këtë drejtim, i hedh poshtë energjikisht të gjitha thashethemet për interesin e kufizuar turistik të vendit tonë : shumë të huaj janë të bindur se Shqipëria është një vend krejtësisht i shëmtuar dhe i shkretë, i pasur vetëm me male të thepisura dhe këneta të liga. Kjo është e pavërtetë; ne kemi rajone të tëra shumë pjellore, të mbuluara me bimësi të mrekullueshme dhe lugina piktoreske që nuk kanë asgjë për të pasur zili ato më të famshmet.
— Aktualisht, a ka një lëvizje turistike ?
— Shumë e kufizuar; duhet të inkurajohet absolutisht në çdo mënyrë. Edhe të huajt vijnë; do të mund të bindin lehtësisht se Shqipëria nuk është Hirushja e një peizazhi që pretendohet të jetë dhe se mikpritja, tradicionale mes njerëzve tanë, është e sinqertë dhe e përzemërt. Italianët duhet të vizitojnë Mbretërinë tonë që është në ethet e plota të rilindjes : ata do të mirëpriten si vëllezër. Na bashkojnë histori shekullore dhe, më në fund, çfarë na ndan ? Një krah i detit; një humnerë, dikush mund të përgjigjet. Po, për njerëzit që urrejnë njëri-tjetrin, por një traget i lehtë dhe i këndshëm për njerëzit që e duan njëri-tjetrin.
Një shpërthim i fundit flakërimesh i vë zjarrin San Marcos (Shën Markut), Kullës së Sahatit dhe Kampaniles, ndërsa sheshi është i mbushur me një turmë të jashtëzakonshme.
Rexhep Jella ngrihet dhe dëshiron të largohet.
— Dëgjo, më thotë, kushdo që është i sigurt se nuk do të kthehet më në Venecia, pas një vegimi të tillë, do të bënte mirë të mbyllte sytë dhe të largohej menjëherë për të mbajtur në kujtesë imazhin e pavdekshëm të kësaj tabloje ëndrrash. Por unë do të kthehem; një krah i detit, po e përsëris, bëhet një traget i këndshëm për ata që duan njëri-tjetrin!…
- Tommaseo Ponzetta
* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/gazzetta-di-venezia-1931-nje-bisede-ekskluzive-me-rexhep-jellen-prefektin-e-tiranes-ne-qytetin-tone/.
Nuk digjet jorgani për një plesht!
Florim Zeqa
Në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare kërkohet pjekuri politike dhe maturi në marrjen e vendimeve politike në ruajtjen e miqësisë me aleatët strategjik dhe të zgjerimit të aleancave edhe me shtetet e tjera anë e kënd botës. Assesi nuk guxojmë t’i humbim miqtë e e fituar me pjekuri politike dhe mirëbesim reciprok.
Kapja pas gjërave të vogla nuk e ndihmon shtetin e Kosovës
“Nuk digjet jorgani për një plesht” (popullore)! Qeveria e Kosovës, nuk duhet të tregohet kryeneqe në kundërshtimin e kërkesave të ndërkombëtarëve duke u thirrur në të drejtën ligjore për largimin e “Dinarit” serb në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, edhe pse ka të drejt, nuk duhet të këmbëngul në kundërshtimin e rekomandimeve të ndërkombëtare. Çështja e “Dinarit” është krejtësisht teknike dhe ndikon fare pak ose hiq në aspektin monetar në Kosovë!
Ngritja e çështjes së “Dinarit” pa asnjë nevojë të kujton çështjen e targave, nga e cila Kosova, jo vetëm që nuk fitojë asgjë, përfundojë nën sankcione ndërkombëtare, duke humbur me qindramiliona euro e dollarë amerikan, ndihma të parapara për projekte zhvillimore në Kosovë.
Zhvillimet e gjithmbarshme ndërkombëtare nuk janë duke shkuar në favorin e Kosovës, andaj Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e përgjegjshme ndaj kërkesave të miqve ndërkombëtar dhe të jetë e kujdeshme në veprimet e saja politike për të mbrojtur interesin e përgjithshëm, duke mos e rrezikuar shtetin për asgjë!
“Luani” i vogël përballë dinosaurëve
Përderisa Ambasadorët e vendeve të Quintit në Prishtinë, po kërkojnë me ngulm që vendimi i BQK-së për ndaljen e qarkullimit të dinarit serb të shtyhet, kryeministri Albin Kurti po e luan lojën e “Luanit” duke harruar se është i rrethuar me përbindësha të mëdhenj, të cilët mund ta gëlltitin brenda natës tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti duke u thirrur në institucione të pavarura (BQK), me ose pa vetëdije është duke e rrezikuar stabilitetin rajonal dhe atë vendor në veçanti!
Vërtetë do të ishte mrekulli sikur të kishim institucione të pavarura nga politika siq pretendon Kurti për BQK-në, por është një e vërtetë e hidhur se asnjë institucion publik në vendin tonë nuk funksionon në mënyrë të pavarur nga politika dhe parapolitika!
Albin Kurti gabon nëse mendon se mund t’i mashtron ndërkombëtarët siq i mashtron çdo ditë dhe në vjimësi qytetarët e Kosovës. Për këtë arsye, kryeministri i vendit tonë duhet të heqë dorë nga loja më fjalë, kinse “institucionet janë të pavarura”, por ta shtyjë vendimin e heqjes së “Dinarit”, ashtu siç po i kërkojnë shtetet e Quintit dhe SHBA në veçanti.
Ngutia që ngritë dilema të mëdha!
Pse gjithë kjo nguti e Kurtit për “Dinarin” serb, kur ai me dekada qarkullon në tregun e Kosovës dhe përtej kësaj, pasi janë edhe të gjitha mallrat serbe që qarkullojnë në tregun e Kosovës!
Vërtetë mbetet enigmë e madhe ngutia e Kurtit (sikurse për Targat), se a e ka njëmend për të mirë apo, mos vallë po dëshiron ta “djegë jorganin (Kosovën) për një plesht (dinarë të lodht në tregun e Kosovës!
Dinari serb, qarkullon në tregun e Kosovës me dekada, dhe çka është kjo nguti për Qeverinë e Kosovës,kur ka shumë çështje tjera më urgjente, më të mençura, dhe më interes madhor për vendin, siq është Vettingu në “Sistemin e kapur të drejtësisë.
Shtrohet pyetja hipotetike, në rast që shpërthen një luftë e re në rajonin e Ballkanit, si do të veprojë Albin Kurti pa aleancën më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-n dhe pa aleatët strategjik SHBA-të dhe pa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!?
45 milionë euro nga Turqia neoosmane për xhaminë e “salltanetit” në Prishtinë, që edhe më shumë ta zhbëjnë popullin shqiptar me Islam?!



Me shkuarjen në amshim të arsimtarit Shemsi Hasani, mbetëm edhe pa një arsimdashës

Gani I. Mehmeti
Më 5 shkurt 2024 u nda nga kjo jetë arsimtari i Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Podujevë, Shemsi Hasani, i cili krejt jetën e tij ia kushtoi arsimimit.
Vuajtjet i pati të rënda, që nga shkollimi i mesëm në Gjimnazin “8 Nëntori” në Podujevë. Ishte diku në klasën e dytë të gjimnazit, kur UDB-a e kishte marrë dhe po donte ta bënte për vete, duke menduar se ai do të thyhej lehtë, por e kishin pasur gabim, se nuk e kishin gjetur njeriun që po e kërkonin. Edhe sot më tingëllojnë në vesh fjalët e tij kur më thoshte: “Dajo, më kanë marrë për çdo ditë pas mësimit dhe më kanë mbajtur në polici çdo ditë rresht deri në mëngjes. Në fillim më ofruan gjithçka, më ofruan pagë të majme, kur iu thash se mua më duhet shkolla, ata më premtonin se të gjitha do t’i kem, edhe pagën e mirë edhe diplomën e shkollimit. Normal, se unë i refuzoja të gjitha. Më lutën me të mirë që të më bëjnë për vete, por unë nuk isha ai që ata po e kërkonin. Kishin gabuar tek unë, përkundër që më premtonin se do të kem një pasuri të majme dhe do të jetoja për mrekulli. Dhe, kur unë i refuzova të gjitha çka më ofronin, ia nisën me tortura, fillimisht më të lehta e shkonin duke i rënduar sa gjithë natën më mbanin të zgjuar, më rrahnin, këmbët po më ajeshin. Ato m’i fusnin në ujë to ftohtë për t’u çajur. Problemin më të madh e kam ndjerë kur më kanë rënë kërbaç në shputa të këmbëve! Atëherë më shkonte dhimbja deri në majë të kokës dhe për një moment nuk dija as ku jam. Nuk guxoja as të tregoja në shkollë për këto tortura e mbetesha pa gjumë. Pork jo më ka ndodhur për plot një javë, nga e hëna e deri të shtunën. Është e vështirë të përshkruhen edhe me fjalë gjithë ato vuajtje, mundime, tortura. Kurrë nuk e kisha marrë me mend se mund të rrahet një nxënës, një i ri në mënyrë të tillë. Pas një jave të plotë, më nuk më kërkuan të shkoja dhe u lirova. Nuk e di se a e ka përjetuar edhe dikush tjetër këtë, qoftë si i ri apo si nxënës”. – më fliste Shemsiu.
Shemsi Hasani kishte pasur telashe edhe në shërbimin ushtarak. Ishte me trup i gjatë, i plotë dhe mendonin se do ta thyenin, por kurrë nuk u thye, duke mbetur vetvetja.
Shemsi Hasani lindi më 1 qershor 1946. Mbasi kreu Gjimnazin në Podujevë, studioi Gjuhën e letërsinë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Njëkohësisht ai kishte filluar edhe të punonte, duke filluar nga fshatrat e largëta në jugperëndim të Llapit, si në Buricë, Sibovc, Vendenisin e lashtë (Gllamnik) ku udhëtimin e bënte me biçikletë nëpër shi e nëpër bore, në vape e në ngrica për çdo ditë deri sa vie në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, ku punon deri në pension.

Në foto: Shemsi Hasani djathtas, bashkëshortja e tij, majtas
Shemsiu, si të gjithë punëtorët e tjerë, kishte punuar edhe në vitet e 90-ta, kur poilicia serbe po i mbyllte shkoillat.
Një ditë, kur ajo po donte të hynte në shkollën ku po punonte Shemsi Hasani, i cili ishte kujdestar dite, ai u del në derë, duke iu thënë: “Ju do të mund të hyni brenda në shkollë, vetëm mbi mua të vdekur”! – dhe i kishte vënë të dy duart në të dy anët e derë dhe këmbët të zgjëruara për të dhënë shenj se ai nuk do të lejonte assesi të hynin për të gjallë të tij, Ishte bërë gati që të qëndronte!
Tortura e maltretime kishte pasur edhe gjatë luftës në fshatin Koliq, por asnjëherë nuk ishte dorëzuar.

Pra, si shumë të tjerë që kishin dalë në mbroijtje të shkollës shqipe dhe të nxënësve, edhe Shemsi Hasani kishte qëndraur në mbrojtjen e shkollës dhe të nxënësve nga pushtuesit serbë.
U shua një punëtor i brezit të Artë i arsimit, përkundër punës së çdo pëllëmbë toke se duhej mbajtur familjen, mbajtjes së bagëtisë, dhe sërish gjente kohë të bënte e shkruante planin për çdo orë mësimore, duke qenë gjithherë i përgatitur për orë në nivelin më të lartë.
Ndante kafshatën e gojës për libra, e shpesh ato i kishte blerë edhe me kredi, të cilat në fund i dhuroi për Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, aty ku kishte punuar kohën e fundit.

Ai ishte i etur për dije dhe kurrë nuk iu nda librit edhe pasi u pensionua. Librin e kishte shokun më të mirë, andaj edhe lexonte pandërpre, deri në fundin e jetës së tij fizike.

Familja ime qe e para familje shqiptare nga Kosova në Mönsterås të Suedisë…!
Foto: Në kohë të lirë, në natyrë me Nexhën dhe Entelën. Mönsterås, 1995
Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar ”Gjuha e folur në familje dhe mbjatja e mësimit në gjuhën shqipe me nxënës, na mbajti të gjallë si popull në mërgatë” publikuar më 3, 4 shkurt 2024
Pjesa e tretë (3)
Puna si mësues në Mönsterås, Blomstermåla, Oskarhamn dhe shkollimi, kurset për mësimin fillestar të gjuhës suedeze (Grundläggande svenskundervisning för invandrare), SFI, Kurs kompjuterik (Kurs i grundläggande ABD), Kurs për të huaj me pergatitje akademike nga vendlindja, në shkollën e lartë në Kalmar (Kurs för invardrare med akademisk bakrund, Kalmar Höhskolan)
Puna praktike dhe shkolla, SFI në Mänsterås
Familja e parë shqiptare nga Kosova në Mönsterås të Suedisë, ishte familja ime, Familja Kastrati nga Turjaka, ish komuna e Rahovecit.
Në Oskarshamn, qyteti më i afërt, 30 km. larg Mänsteråsit ka pasur tri familje shqiptare me leje qëndrimi, një familje nga Rugova e Pejës Familja Nikqi, një e ish policit nga rrethi i Gjakvës, Osman apo Asman Beqiri dhe ajo e J. Gashit, përkthyes nga Çabiqi i Klinës. Natyrisht, ishte edhe banori i parë shqiptar në Oskarshamn (që e njoh unë), Xhafer Durmishi, ish përkthyes, atdhetar, bashkëpunëtori dhe shoku më besnik i Jusuf Gërvallës, i pamartuar, autor i disa librave.
Kur u shpërngula nga Valdemarsviku, në Mönstreås*), edhe pse më pritën mirë, jeta në Mänsterås, shpejt u bë e mërzitshme. Nuk kishte shqiptar në qytezë e nuk kishte pasur asnjëherë më parë. Asnjë familje shqiptare nuk kishte jetua as nuk ishte ndalur me pi ujë, me pushua nga rruga ose me punua. Isha familja ime, e para familje shqiptare që erdha në Mänsterås. Pas meje, sa isha në Mänsterås, ka ardhur edhe një familje shqiptare me leje qëndrimi nga rrethi i Pejës, Brahim Krasniqi, me gruan dhe tri vajza dhe një tjetër familje, në Blomstermåla që kishin hapur një piceri.

Me Trimin, papegojën e vogël në banesë. Mönsterås 1994, 1995
Të vetmit që erdhën me na vizitua, kur shkuam në Mönsterås ishin Jehovas vittnen, një sekt fetar që shpërndanin libra në shumë gjuhë, dhe në gjuhën shqipe (Biblën etj.), foto e revista (fetare) në kolor se si do të jetojnë njerëzit bashkë me shtazët, luani me njeriun, të barabartë pa e sulmua askush e pa luftë … dhe Irena, një grua aktiviste suedeze e cila i ndihmonte të huajtë, sidomos gratë. Ajo kishte adoptua edhe dy fëmijë nga vendet afro-aziatike dhe i donte si fëmijët e saj. Megjithate, mallin e shqiptarëve, bukën me djath Turjake e ndejën afër oxhakut nuk ma hiqte askush. Ne shqiptarët, bashkë s`mund të bâjmë e vetë (pa shqiptarë), smund të jetojmë (S. K.).
Gëzoheshim kur vinte Xhaferi në Mönsterås e përkthente. Ne nuk hanim bukë, pa ardhur Xhaferi, e pritnim Xhaferin, tamam sikur kur i pritnim mysafirët në Turjakë. Emrin, adresën dhe numrat e telefonave të Xhaferit i kisha lënë në shkolla, te mjeku e kudo, vetëm e vetëm që të kemi një të afërm, shqiptar ku mund të bisedojmë shqip dhe pa harrua, që ai të ketë punë.
Kohën e lirë, përveç shetisë me familje peshkim e kur mblidhnim lejthia, kohën tjeër e kaloja me zogun tim, papegojën e vogël që e pagëzuam Trim. Trimi ishte ishte një zog, papegojë e vogël por shumë i mençur që nuk donte të rrinte brenda në kafaz por dëshironte të fluturoj i lirë nëpër dhomë. Ai fluturonet nga dhoma në në dhomë e pushonte mbi mbi krihët e mi e të fëmijëve. Nëse nuk dilte kur ai dëshironte, cicëronte kur i vinte koha për sheti, ai i hante lulet, në shenjë hakmarjeje. Një ditë, dola me Trimin në ballkon, me shpresë se ai nuk do të fluturoi por Trimi iku e nuk u këthye më. Femijët u mërzitën shumë e mua më erdhi keq për Trimin se me siguri nuk ka mundur me i përballua kohës e natës së ftohtë e pa ushqim.
Kur mërzitesha, e thirrja Xhevatin, vëllai i madh i Xhaferit i cili ende jetonte në një kamp refugjatësh*), në Figeholm (Katundi me shtëpi të drunjta), afër Oskarshamnit. Ai vinte me familje te ne ose, vinte vetëm me makinë e na merrte neve. Xhevatin, e kam edhe baxhanak*). Me Xhevatin u njohëm si student në konviktin e studentëve në Prishtinë. Më vonë i njoha prindërit dhe familjen e Xhevatit, babën Mustafë Jashar Majancin që ishte mikëpritës i madh, pleqnar i drejtë, axhallarët e Xhevatit, balin Adem e balin Dulë… Nuk njoh dhe nuk kishte familje më bukëdhënëse e mikëpritëse në Stanofcin e Qerkezëve (Stanofc i Poshtëm), komuna e Vushtrrisë se sa Familja e Mustafë Majancit, e ardhur nga katundi Majanc i Llapit, në Stanofc.

Borë para banesës Jakobs gränd, me famile, Mimoza, Entela, Nëntori, Nexha dhe unë. Mönsterås, janar 1995
Menjëherë, pasi u vendosa në banesë, më erdhën dy letra nga komuna, njëra që duhët të filloi shkollimin për mësimin e gjuhës suedeze dhe tjetra për punë praktike.
Në gusht, 3 fëmijët e mi filluan shkollën në Mölstadsskolan, afër banesës ku banonim ndërsa unë e Nexha, gjithashtu e filluam shkollimin e obligueshëm për të rritur (Komvux), për gjuhë suedeze, 4 orë në ditë mësim dhe 4 orë punë praktike. Qellimi i punës praktike, sipas tyre ishte që të kemi kontakte me suedez, me e mësua gjuhën dhe me u njohur me kulturën e traditat suedeze. Paradreke shkonim në shkollë e pas shkollës, pasdreke, unë punoja në një shitore të mobileve ndërsa Nexha, punonte si praktikante me pleq. Nuk mund të them se puna praktike na ndihmoi në mësimin e gjuhës, megjithate ishte një përvojë e mirë se si punohet në Suedi, si repektohet puna e orari në punë.
Njëherë kur e kisha krye punën e doja të shkoja në banesë, ishte ditë e premte pasdreke, Maria, një grua si mbretëreshë, pronarja e shitorës, më dëshiroi vikend të këndshëm, suedisht trevligt helg, ndërsa unë në vend se me i thënë detsamma (faleminderit, gjithashu), i thash, Marie, tillsamans (me ty së bashku e kalofshum vikendin, fundjavën). Ajo filloi të qesh se e kuptoj që unë mendova ndryshe e fola ndryshe.

Para shkollës Parksskonan me dy mësuese (kujdestare) suedeze dhe dy nxënëse shqiptare, Venera dhe Veneza Muçolli, Nönsterås , 1994
Pasi që në Mänsterås dhe rrethinë erdhën disa disa familje shqiptare që ishin vendosur përkohësisht në Mänsterås e pritnin përgjigjen nga Enti për të huaj, përgjegjësit e arsimit në komunën e Mönsteråsit mu lutën që ti ndihmoj nxënësit shqiptar në lëndë të ndryshme, ata që nuk i kuptonin suedishten (as unë nuk e njihja suedishten…) e unë iu shpjegoja në gjuhën shqipe dhe, për ato familje që duan me pasur gjuhë shqipe (gjuha shqipe nuk është e obligueshme por, nëse ka 5 e më shumë nxënës në një shkollë ose komunë, atëherë, komuna shpall konkurs për pranimin e mësuesit edhe për gjuhën shqipe).
Në Mönsterås nuk kishte më shumë se 7 familje dhe 4 beqarë e një vajzë beqare që banonin afër meje, ndërsa në Blomstermåla kishte 12-15 familje shqiptare. Ata kishin kërkua nga komuna që duan me pasur mësim në gjuhën shqipe, për fëmijët e tyre. Përktyesi (jo, J. Gashi) por djali i Sadulla Zendeli- Daja, autori i fjalorit suedisht-shqip (Svensk- Albanskt Lexikon) i cili jetonte në Öland, ujëdhesa me e madhe në Suedi pas Gotlandit*), i kishte njoftua familjarët shqiptarë dhe ata të komunës se është një familje shqiptare në Mönsterås, burrë e grua, mësues të kualifikuar që duan të punojnë.

Ura mbi det që lidh Kalmarin me ujdhesën Öland
Përgjegjësi i arsimit i komunës, na thirri me bisedua për punë. Ne pranuam me dëshirë me punua me nxënës sepse ishte profesioni ynë. Numrin e orëve e prpopozon kujdestari i klasës dhe e vendos drejtori i shkollës, bazuar në numrin e nxënësve. Ne shkonim dy herë brenda javës në Blomstermåla. Udhëtonim me autobus, 8-10 km larg Mönsteråsit, nga 4 orë shkollore (40-60 min.). Nxënësit i ndamë në dy grupe. Me të medhenjtë, deri në 15 vjet, punoja unë e me të vegjëlit, punonte Nexha.
Mësimin e mbanin pasdreke, kur ata/ato e kryenin mësimin suedisht.
Ato ditë që shkonim në Blomstermåla, dy herë brenda javës, shumica e nxënësve, nganjëherë edhe ndonjë prind me ata, na pritnin te stacioni i autobuseve dhe kur e përfundonim mësimin, nxënësit nuk ndaheshin nga ne, por na përcillnin derisa hypnim në autobus.
Ishte një kënaqësi që nuk e kishim provua asnjëherë më parë, as në Kosovë që nxënësit nuk donin të ndaheshin nga mësuesit. Dashuria për mësimin e gjuhës shqipe te të vegjëlit ishte një ndjenjë, krenari dhe obligim edhe kombëtar. Nuk na pritej dita kur kishim gjuhë shqipe në Blomstermåla. Rrugës bisedonim me nxënës e na tregonin pjesë nga jeta e tyre, lojërat, familja, jeta në shkollë, për shokët e shoqet në Kosovë dhe për jetën me moshataët e tyre suedez, për ushqimin në shkollë, për aktivitetet e lira pas mësimit dhe për mallin që kishin për ish shokët e shkollës në Kosovë dhe të afërmit, gjyshet e gjyshërit, dajt e tezet.

Letër e shefit për arsim i komunës së Mönsterås-it, Björn Assarsson që më njoftonte për nxënës shiptar nga Kosova që komuna është e interesuar për mësimin e tyre në gjuhën shqipe. Mönsterås, 1994-02-22
Në parashkollat, shkollat fillore dhe të mesme (gjimnaze) në Suedi nxënësit ushqehen falas, pa pagesë me ushqime të shumta e të shishme, drekën por disa komuna të pasura, edhe në mëngjes nxënësit ushqehen në kuzhinat shkollore (në Blomstermåla)
Në vitin 1994 flitej por nuk kishte asgjë zyrtare, se do të ketë një amnisti*), që do të thotë se shumica e familjeve shqiptare do të ndalen në Suedi. Kjo i gëzoi pa masë familjet shqiptare në Blomstermåla, krejt e arësyeshme por kjo pati një ndikim e u pa edhe në disponimin dhe ndryshimin e menjëhershëm të sjelljeve te nxënësit. Ata më nuk na përcillnin deri te stacioni i atutobusëve në Blomstermåla e nuk na pyesnin gati asgjë. Thjesht, interesimi për mësimin në gjuhën shqipe nuk ishte ai në që duhet, që kishin tregua nxënësit kur filluam. Kishte edhe nxënës që familjet e tyre ishin mbyllur, fshehur në kisha e familje suedeze derisa të mirret ndonjë vendim tjetër nga qeveri e tash, pas amnistisë, edhe fëmijët e tyre vinin në shkollë, suedisht e shqip por iu thonin nxënësve të tjerë:
– Çka na duhët gjuha shqipe tash? Këto fjalë e ftohje, mendoj unë, i kishin dëgjua nga prindërit e tyre, mjerisht.
Një rast tjetër, që nuk mund ta harroj ishte edhe ky që na ndodhi një ditë kur e kishim përfundua mësimin. Unë e gruaja i mbyllshim dyert e shkollës ndåersa nxënësit dualën në oborr të shkollës. Kur dualëm edhe ne, nxënësit ishin të parët, aty afër kalon një punëtore administrate që punonte me të huaj (në SIV). Një nga nxënëset e mia, e përshëndeti me dorën lartë por ajo nuk e ulte dorën, e valëviste dorën si të ishte dora e saj flamur … duke dashur ti tregoj asaj se ty e juve iu jemi mirënjohës.
Letër e Björn Assarsson e dt. 09. 03. 1994 në adresën time që komuna e Mönsterås-it donin qe unë ta filloj punën në Blomstermåla, me nxënës shiptar
Ajo nxënëse, sigurisht se tash është bërë nënë, mua më preku. Kur fillova punën, orën e parë, ajo më kishte thënë, kur unë u prezentova dhe iu tregova orarin e mësimit, kohën, vendin e klasën (informim dhe prezentim), natyrisht u prezentuan edhe nxënësit.
-Mësues, unë jam e sëmurë, më dhemb shumë kryet. Kur e pyeta unë:
-Pse të dhemb kryet?
-Mësues, kur kam qenë e vogël kam ra prej prehnit të nânes me krye në tokë. Më erdhi keq dhe gjatë gjithë kohës sa kam punua në Blomstermåla, ajo ka qenë ndër nxënëset që jam nteresua a mos po e keqtrajton ndonjë nxënës me fjalë ndërsa në fund më doli se ajo paska ditur më shumë se sa unë mendoja.
Vërtetim nga Shk. Lartë, Kalmar Högskola, për kusdro me përgatitje akademike nga vendlindja. Kalmar, 960424
*) Mönsterås kommun, Komuna e Mönsterås është një komunë në rrethin e Kalmar-it, në krainën e Småland-it. Ështe në mes të mes të të rrugë, qytetitit Kalmar dhe Oskarshamn.
Është, kryesisht me pyje e tokë bujqësore. Pjesa veriore përshkohet nga (lumi) Emån dhe përgjatë bregdetit ekziston një arkipelag i përbërë nga më shumë se 300 ishuj. Shumica e punëve të bashkisë janë në qytetin qendror dhe Blomstermåla. Komuniteti lokal i biznesit u dominua në fillim të viteve 2020 nga industritë e prodhimit dhe shërbimeve. Që nga krijimi i komunës, numri i banorëve ka mbetur i njëjtë, rreth 13,000 banorë.
Fabrika e drurit, është ndër më të njohurat në Suedi. Ka disa shkolla, banka, muzeun e qytetzë, kishën, gazetën. Pjesa e vjetër e qytetit është ruajtur.
https://sv.wikipedia.org/wiki/M%C3%B6nster%C3%A5s_kommun
*) REFUGJAT m.
Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar një fatkeqësie të përgjithshme; i ikur, i shpërngulur. Refugjat politik. Refugjatët e luftës. Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët.
*) Baxhanak m.sh. – Secili nga burrat që i kanë gratë motra; i shoqi i motrës së gruas. Janë (u bënë) baxhanakë. Dy baxhanakë mbajnë shtegun e ariut. fj.u.
*) Öland është ishulli i dytë më i madh dhe peizazhi më i vogël i Suedisë. Öland ndodhet në Detin Baltik në lindje të Småland, nga i cili ndahet nga Kalmar Sound. Që nga viti 1972, ishulli është lidhur me kontinentin përmes urës Öland, e cila është ura më e gjatë e Suedisë, duke numëruar pjesët e urës që shtrihen brenda kufijve të vendit (që lidh qytetin Kalmar me ujdhesën shën.imi),
Öland-i jugor dominohet nga fusha si stepë dhe pa pemë Stora alvaret, rreth dhjetë kilometra e gjerë. Që nga fillimi i mijëvjeçarit, ai është përfshirë në trashëgiminë botërore të peizazhit bujqësor të Södra Öland.
(Përktim nga google tranlate)
*) Amnisti Falje a ulje e dënimeve të dhëna nga gjyqi, që shpallet nga pushteti ligjvënës. Amnisti e plotë (e përgjithshme). Shpall amnistinë. Përfiton nga amnistia. amnisti do te thote falje.
Në rastin që po flasim, familjet që kishin marrë përgjigje negative e duhej ta lënë Suedinë, falen. ….
Është intersant se prej ditës kur u shpallë amnistia, familjet që kanë qenë në rrugë, kthim për në Kosovë, me avion ose me atobus, i kanë këthye në Suedi, i kanë vendosur në banesa të përkohshme derisa iu kanë sigurua banesa të përhershme.

Një familje suedeze, Björn me gruan Eva, mysafire në familjen tonë. Mönsterås, 1995
Vazhdon
Malmö, 4, 5 e 6 shkurt 2024
Skandaloze: Për mospagesë të kontributeve për Serbinë, penalizohen gazetarët e “Rilindjes”!

Zeqir Bekolli, Prishtinë
(Pensionistët që marrin nga 100 euro për 45 vitet e punës dhe sakrifikuan për lirinë e vendit po trajtohen nga Qeveria si qentë endacakë të Përparim Ramës)
Ka tri vite që Qeveria e “premtimeve ” dhe e shpresave u mor me plotësim- ndryshimet e Ligjit për Skemat Pensionale për kategorinë e pensionistëve të diskriminuar. Tash po vërtetohet se “premtimi” i dhënë për eliminimin e diskriminimit, jo vetëm që ishte mashtrim , por edhe shtyrje e procesit për të mos zgjidhur këtë çështje, për të vazhduar me diskriminim ashtu siç e lanë ata që ranë nga pushteti.
Është folur e shkruar njëkohësisht nga zyrtarët se do të njihen vitet pas vitit 1990, por në realitet nuk ndodhi kjo !? Bie fjala, gazeta “Rilindja” u ndalua në vitin 1990 dhe këtë e gjithë bota e mori vesh. Por ky fakt nuk u mor fare për bazë nga administrata pensionale dhe të gjithë gazetarëve e punonjësve të “Rilindjes”, që nisen punën më 1985, pothuaj se iu refuzuan kërkesat. Ndërsa vitet e punës në gazetën “Bujku”(nga viti 1990 deri në vitin 2002) kur u ndalua nga Administrata e UNMIK-ut, as që u morën në konsiderim!
Në këtë plan, gazetarët dhe punëtorët e gazetës nga të gjitha qeveritë, por edhe nga kjo Qeveri u diskriminuan duke mos ua njohur këto vite për pension dhe si pasojë e kësaj mbetën me 100 euro. Në një pozicion të ngjashëm ishin edhe punonjësit e arsimit por atyre ua njohin vitet nën pushtim, kurse punonjësve të gazetës jo!
Madje, punonjësve të gazetës, të cilët kundërshtuan pushtimin, dhe nxorën gazetën “Bujku”, që ishte në funksion të Republikës së Kosovës , iu kërkohen me ngulm kontributet e Serbisë edhe pse e dinë mirë se në atë fazë kolektivi i gazetës” ka paguar kontributet për Qeverinë në ekzil.
Në anën tjetër, iu njihet e drejta në pension kontributdhënës të gjithë atyre që punuan me regjimin kriminal serb, i cili kontributet e punëtorëve i mori me vete, pas largimit nga Kosova! Duhet thënë pa droe se punonjësit dhe gazetarët e “Rilindjes”(“Bujkut”), që po i marrin nga 100 euro, edhe pas 45 vitesh përvojë, po trajtohen njësoj si qentë endacakë nga Përparim Rama!

Dhe cila është rrugëzgjidhje e kësaj kategorie? Si do të mund të mbijetojnë ata dhe pensionistët tjerë që kanë të njëjtin fat.
Të vuajnë për bukë e ilaqe, apo të marrin rrugën e kurbetit e të vdesin nëpër srehimorët e azilkërkuesve.

Për këtë Qeveria nuk qanë fare kokën sepse po dëshmohet se nuk dallon nga qeveritë tjera, kurse kategoria siç është kjo për të cilën po shkruajmë as që i intereson.
Kush, kur dhe ku e ka themeluar LNÇKVSHJ-në?
Lëvizja e Deçanit, një lëvizje tanshqiptare për Shqiptarët
Lëvizja e Deçanit e dalë kohët e fundit është tashmë e njohur si lëvizje tanshqiptare që do të mund të mbarështroi koncepte sesi çdo shqiptar para se të ketë apo të ushtrojë një besim të caktuar më parë ka qenë dhe është shqiptar. Në vetvete, ajo përfaqëson një shkëndijë për të provokuar një flakë shqiptare nga ku mund të burojë një vokacion të mençur që ngjan si në fillimet e veta me atë të kombit shqiptar, më shumë si lëvizje hyjnore me bazë vetëdijen historike, ku shtylla kryesore e saj është më tepër ruajtja e vlerave kombëtare, gjuhësore dhe etnokulturore, se sa një vokacion jo rrallë radikal të besimeve të caktuara.
Ajo lindi në një kohë të nevojës së madhe, ku besime të caktuara po radikalizojnë qëndrimet e tyre ndaj vlerave të kombit, ndaj figurave historike, ndaj datave përkujtimore të popullit shqiptar që të tëra së bashku ruajnë atë mëvetësi, atë identitet dhe ato tradita të këtij populli. Kësisoj, lëvizja është për t’i thënë jo ndërhyrjeve të çdo lloj besimi që atakon vlerat e sipër përmendura.
Kjo lëvizje nuk ka për qëllim të krijojë një besim të ri apo një fe të re, aspak! Përkundrazi, mbi bazën e besimeve ekzistuese që për fat ky popull i ka në respekt dhe në reciprocitet me njeri tjetrin, ai ngrihet duke freskuar doktrinën e Vaso Pashës që feja e shqiptarit është shqiptaria, por edhe të mbështetur me doktrinën e Fishtës që do të shkrijë kryqet e mia për të mbrojtur besimin tjetër të vëllezërve shqiptarë. Kësisoj, lëvizja është respekt ndaj gjakut, ndaj kombit dhe vlerave të traditës, ku duam s’duam filozofia e kësaj lëvizje është ajo e Pashko Vasës, me emërues të përbashkët edhe filozofitë e Gj. Fishtës.
(Megjithëse nisma është një fillim i ri që nuk interpreton dosido format e vjetra)
Kjo lëvizje na sjell ndërmend atë që shqiptari ka bërë deri në disa dekada më parë që kur zbriste nëpër aeroporte e porte detare nuk thoshte se i përkas kushedi besimit, por me plot gojë që ngahera e mbushte me thënien se jam shqiptar.
Normal që si lëvizje s’ka si të jetë dakord me atë lloj besimi, kur ato tejkalojnë normat e tyre duke futur duart kudo, në politikë, në art, në shkencë, në etnokulturë deri nëpër institucione publike të një shteti laik ku arrijnë edhe ushtrojnë praktikat e tyre. Prandaj i kanë të përcaktuara dy rreziqet kryesore madhore në këtë drejtim.
Gjithashtu, lëvizja e Deçanit ka për qëllim midis të tjerave edhe mbrojtjen e atyre vlerave shqiptare, ku brezat tanë të rriten pa ndikime të huaja, që jo në pak raste këto vlera sulmohen me parimin shqiptar, sikundër Ati i lë amanet të birit që të lash malin – të më rritësh djalin, por pa ndikim përçarës nga të huajt.
Kjo lëvizje kurrsesi nuk bie ndesh me harmoninë e krijuar ndër shekuj midis besimeve dhe vetë identitetin kombëtar për të qenë kështu një Republikë e besimeve të pastra shqiptare, sikundër thoshte E. Kanti që Europa është një Republikë e pastër e krishterë.
Lëvizja nuk është braktisje e besimeve të mëparshme, por mbështetje e besimeve sipas një norme që është karakteristikë e vetë këtij kombi si norma hyjnore e respektimit dhe pranimit të besimeve të ndryshme që me fjalë të tjera d.m.th pluralizëm brenda lëvizjes, pranim të të gjitha besimeve, por mos dakortësi kur ato bien vet ndesh me frymën kombëtare dhe përshkallëzojnë situatën deri në vet largim me vullnet.
Në konsultat vëllazërore në Milot të Shqipërisë, e ku ishin bashkërisht një pjesë e veprimtarëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, ju dha përkrahje e pa rezervë Nismës së Deçanit, duke mbrojtur vlerat kombëtare e kulturore si gjuhën, historinë, traditën dhe lashtësinë tonë si një ndër popujt më të vjetër në kontinentin e Evropës e më gjerë.
Milot, 27. 01. 2024

Sazan Guri dhe Vesel Lekaj



