Kreu Blog Faqe 874

Mendime për ankthin social, këtë epidemi të kohës… !

Shkendije Berisha – Pacolli

ANKTHI -EPIDEMIA E DEKADES !

Frika si ndjenjë bazë apo më shumë si instinkt është në secilin nga ne. Për mirëqenien tonë është e domosdoshme përderisa pas frikës nuk fshihet ndjenja e të qënurit i kërcënuar qoftë nga ana jonë subjektive apo objektive. Është pastaj perceptimi ynë që jo gjithmonë arrin të bëj këtë dallim. Kjo diskrepancë shpesh ndikon në fiziologjinë dhe psikologjinë tonë ku rezulton si tension emocional e që mund të zhvillohet edhe në një çrregullim ankthi social.

Ankthi social që mbetet i pa trajtuar, paraqet një faktor rreziku për depresion ku për ndryshim nga sëmundjet e tjera shëndetësore, çrregullimet mentale (emocionale) si frika, ankthi dhe depresioni shumë shpesh në shoqërinë tonë mbesin „të padukshme“ dhe jo gjithmonë janë të matshme edhe nga ana e familjarëve apo mjedisit ku jetojmë.

Sipas shumë studimeve një numër i madh i rasteve që po ndikojnë dhe ndihmojnë në rritjen e frikës sociale në vitet e fundit është edhe bullizmi virtual apo „Cyber Mobbing“. e që simbolizon një anë tjetër të komunikimit shumë negativ në mediat sociale me karakteristikat e ofendimit, ngacmimit (edhe seksual), turpërimit, e sidomos kërcënimit ndaj të tjerëve.

Veçanërisht këtu si të prekur përfshihen adoleshentët dhe të rinjtë ose më saktë brezi i ashtuquajtur „Digital Natives“ , të cilët ende nuk njohin jetën pa internet, ku likes dhe followers në botën virtuale janë eliksir i rëndësishëm jete për përcaktimin e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit në vazhdimësi.

Pasojat e bullizmit virtual për të prekurit janë të paparashikueshme, por mund të jenë edhe shkatërruese e që kanë ndikim të njëjtë sikur se bullizmi klasik.

Nga rrjetet sociale ku ne të gjithë tani veq po kalojmë kohën më të madhe, komentet fyese dhe bullizmin e kemi gratis dhe nuk po e vërejmë fare se si neve si shoqëri na është rritur tendenca per të ofenduar dhe nënvlerësuar të tjerët në permasa jashtë çdo norme etike. Është krijuar një lloj trendi që sa me vullgarisht komenton, kritikon, paragjykon të tjerët aq me IN je, duke harruar se çfarë dhune emocionale i shkaktojmë tjetrit. Pasojat e bullizmit virtual përpos që ndikojnë në psikologjinë tonë, rrisin frikën , shkaktojnë stres akut deri në atë kronik, ankth, depresion, izolim social dhe në raste ekstreme deri në vetëvrasje.

Kjo dukuri e shëmtuar tani po ndodh në tërë botën, mirëpo ne si popull që jemi lënduar, paragjykuar, kërcënuar dhe më se keqi ofenduar më vite për të vetmin fakt se jemi këta që jemi, nuk na ka hije ¨që ti bashkangjitemi kopesë! Edhe pse këto të meta tek ne mund të jenë pikërisht pasojat që ne trashëguam nga bullizmi etnik , e që është ngulitur thellë në ndërdijen tonë kolektive.

Stresi postraumatik e që është në secilin nga ne në mënyrë të dukshme apo të pa dukshme na rritë urrejtjen të flasim më shumë për njeri tjetrin, sesa me njeri tjetrin. Të hutuar në kërkim të „gabimeve“ harrojmë urtësinë se „gabimet“ që nuk përseriten nuk janë gabime por investime dhe përvojë jetësore.

Nuk ka brez që nuk lenë gjurmë , e ne çfarë po zgjedhim si investim? E vërtetë se nuk jemi brezi i internetit dhe as brezi i analfabetëve funksional , por mos të mbetemi as brez neutral i trishtuar nga lufta dhe pasojat e saj, brez i brishtë në kërkim të identifikimit personal e shpirtëror. Një brez që ka humbur shumë nga jeta, duke harruar se kur humb diçka jo medoemos mbetet zbrazëtirë, shumë shpesh krijohet edhe një hapësirë.

Prandaj të bëhemi brezi i martirëve që këtë hapësirë do e mbushë me dashuri e dhëmbshuri , duke larguar frikën se paku në komunikimin e ndërsjelltë virtual dhe atë real që të behemi shembull për fëmijët tonë tashme veç se vendas digjital.

  • Shkëndije Berisha, është psikologe klinike .

Në 18 vjetorin e amshimit të Presidentit Rugova, mbahet akademi përkujtimore në Mynih

0
Foto grupore me Kolonel Anton Quni në sallën e Akademisë
 ___
Bashkim Halilaj
&
Idriz Zeqiraj
___
“Janari i përflakur, dhimbje fisnike”, është emërtuar Akademia përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova, në 18 vjetorin e amshimit. Skenari i menduar mirë dhe paraqitja skenike domëthënëse. Janë heronjtë e janarit, në mes tyre ikona e pavarësisë, Presidenti Rugova. Në foltore moderatori Blerim Cakiqi, në anësore studenti Florian Zymeri operon me zërimin e hymneve: Kombëtar, Dardan dhe Shtetëror, që pason me heshtjen nderuese për dëshmorët e lirisë.
Dega e LDK-së për Bavari, me kryetare Saranda Musliu dhe nëndegët e saj: në Starnberg me kryetar Ibrahim Potoku; në Mynih me kryetar Milaim Gërvalla dhe Oberbayern me kryetar Rexhep Nikçi, organizuan Akademi përkujtimore, në nderim të Presidentit Rugova dhe të heronjve të rënë në muajin janar.
Sekretari Blerim Cakiqi, përshëndeti Kolonel Anton Qunin, nënkryetar i LDK-së; kryetaren e LDK-së për Bavari, Saranda Musliun, familjet e dëshmorëve, veprimtarët e hershëm të Mërgatës; shoqatat: “Rilindja” në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Gentian Ferizi; “Abeja” në Freissing, me kryetar Agron Haxhijaj; “Rrufeja” në Moosburg, me kryetar Xhemajl Hoxha; “Alba” në Augsburg, me kryetar Myslim Berisha; “Ilirida” në Landau, me kryetar Tefik Jaha; “Shqiponja” në Mynih, me kryetar Milaim Krasniqi; Klubi letrar “Martin Camaj” në Mynih, me kryetar Bashkim Halilaj; Shkolla shqipe “LAPSH” në Bavari, me kryetar Milazim Ukaj; Lidhja e Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, me kryetar Musa Jupolli, si dhe të  gjithë të pranishmit në këtë Akademi.
Si gjithëherë, dashuria në gjallje dhe nderimi pas amshimit, të Presidentit Rugova, janë të bollshme nga Mërgata. Emri dhe vepra e Tij kanë qenë dhe mbetën pafundësisht të admirueshme. Andaj, sallat mbushën, lehtësisht, në organizimet që bëhen në  nderim të Tij. Binomi Rugova dhe Kosova është një dhe i pandarë. Roli i Dr. Rugovës është pakrahasuesshmërisht në historinë shqiptare, që nga Gjergji ynë e këtej. Ky cilësim, tashmë, është bërë -hit-, nga personalitete shqiptare dhe të huaj.
Moderatori Blerim Cakiqi fton në skenë kryetaren e Degës të LDK-së, për Bavarinë, Saranda Musliu, për të folur për – Janarin e përflakur, dhimbjen fisnike -:
        I nderuari nënkryetar i LDK-së Anton Quni,
        Të nderuar bashkatdhetarë,
Sot dhe tërë muajin e fillimvitit, kryefjalë kemi emrin Janar, emër ky që sapo përmendet, trupin dhe shpirtin na e përshkojnë vrushkuj dhimbjesh, malli dhe rrënëçethjesh trishtuese shpirtërore! Jo rrallë është quajtur Kallnori i Malarjes vrastare të Gjergj Kastriotit, Kallnori i acartë i vrasjeve makabre të Isë Boletinit me bashkëluftëtarë, të Ismail Qemal Vlorës, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të Musa Hotit, Enver Malokut, Reçaku i sakrificës, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj dhe jo pak të tjerë, deri te ikja e dhimbëshme e Fadil Feratit, kryetari emblematik i Istogut!
Historia jonë është e mbushur përplotë me data ngjarjesh nga më të ndryshmet, lavdie e krenarie, luftërash e betejash për mbijetesë kombëtare, ngjarje që krijojnë epoka apo shëmbin mite, ngjarje sa legjendare, po aq edhe të kthesave historike!
Secili muaj është i veçantë në përmbajtësi dhe narracion rrëfimtar. Dhe, varësisht se cilin e merr në shqyrtim, aty ndeshesh me sakrificën në mbrojtje Kjenësie Etnike, në përpjekje për çlirim, shtetformim e shtetndërtim, që nga Nëntori i Kastriotit dhe kthimit të tij në Atdhe, shpalosja e Flamurit Kombëtar, tevona i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Qershori i Lidhjes së Prizrenit dhe Çlirimi i Dardanisë, Korriku apo Shkurti i Deklaratës dhe Ri-Deklarimit të Pavarësisë, Marsi i Pranverës së Zgjimit Kombëtar, dhe veçorive tjera të secilit muaj. Por Janari është krejtësisht tjetër nga muajt tjerë, sepse Janari është muaj i dhimbjes, muaj i lotëve, muaj i mallit, muaj i acarit të jashtëm dhe vlimit të brendshëm shpirtnor!
Po, gjithsesi jo pak poetë e shkrimtarë, artistë e filozofë, Janarin e quajtën muaj të flakës kushtrimore nga përflakja shpirtnore, sepse ndodhën edhe vrasje makabre të personaliteteve tona, nga më të dalluarat kombëtarisht e intelektualisht. Vrasje me prita sa qyqare, po aq tradhtare, vrasje nga frikacakë që i frikoheshin edhe hijes dhe emrit të tyre. E kjo e bënë Janarin shumëfish më të dhimbshëm që identifikohet edhe me kobin e tmerrshëm!
Të dashur të pranishëm, kjo Akademi Përkujtimore e organizuar nga Dega e LDK-së për Bavari, sigurisht që është vazhdimësi e nderimeve dhe përkujtimeve të vazhdueshme të veprimtarëve atdhetarë, të cilët në muajin Janar shkuan në pavdekësi. Përkujtime e nderime kudo dhe në forma e mundësi të ndryshme dhe shumëllojshme, por me vetëm një qëllim: T´i nderojmë dhe përkujtojmë pa dallim përkatësie politike e partiake, atdhetarisht e kombëtarisht, pa fije dallimi, sepse kështu e kemi TESTAMENT nga Presidenti Rugova, për të gjallë të tij dhe do ta vazhdojmë në PAVDEKËSI të tij dhe të Filozofisë Rugoviane!
Secili prej nesh ta bëjë argatin e tij apo të saj në shërbim të Atdheut, Kombit dhe Kauzës së drejtë Kombëtare. E ka borxh, e ka sa privilegj po aq sakrilegj, synon ta bëjë në mundësitë dhe dijen që ka, por me qëllimin më fisnik, të paktën, kështu e kërkon etika dhe detyra jonë atdhetare! Urojmë që me shtetndërtimin e mirëfilltë ligjor e institucional, të gjitha ngjarjet e pasqaruara përfundimisht dhe të patrajtuara meritueshëm dhe drejtë ligjërisht, të marrin tretmanin dhe epilogun meritor fisnik nga Drejtësia e Shtetit Ligjor!
Sigurisht që urojmë, kërkojmë por edhe këmbëngulim në realizimin të kësaj domosdoshmërie!
Nuk dua të zgjatem më shumë, nuk e kërkon as momenti dhe nevoja, falënderimi ju vjen i përzemërt për madhështinë që i jepet nderimit dhe përkujtimit të Presidentit Rugova dhe personaliteteve që përkujtuam e nderuam përzemërsisht sot”, – tha, në mes tjerash, kryetarja Sarandë.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm Presidentit Rugova me dëshmorët e tij, me heronjtë e Kosovës!
Djali i Kaçanikut, poeti i mërgimit, Gazmend Dashi, nënkryetar i Shoqatës “Sali Çekaj”, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, autor i disa librave me poezi, reciton krijimin poetik, “Legjendë e Urtësisë”, kushtuar urtakut Ibrahim Rugova:
Legjendë e urtësisë
Shkrimtar e studiues i kohërave të lashta ilire
freskues i traditave shekullore
formulues kushtetute, shteti, ardhmënie
promovues i pazëvendësueshëm pavarësie.
I tillë ishte i përkushtueshëm
për komb të shqiptarisë
i dashurisë vllazërore
simbol i qëndresës dhe i urtisë.
I tillë ishte qoftë i bekuar
emri i tij Ibrahim Rugova
qoftë gjithmonë i uruar…
Mysafiri i parë i kësaj Akademie ishte Kolonel Anton Quni, nënkryetar i LDK-së. Prania e Kolonelit ngjallë gjithëherë emocione dhe me kujtimet e Tij për Kosharën heroike, legjitimuese e Ushtrisë Çlirimtare, sikur na i sjell në sallën e Akademisë heronjtë Sali Çekaj, Agim Ramadanin, me 112 heronjtë të rënë, në betejat e nderit në Koshare dhe të 2.438 luftëtarët të mbijetuar në atë luftë. Kolonel Quni, hero i gjallë i luftës ballore të Kosharës, i saktë në rrëfime, zotërues i emocioneve, për komandantët, oficerët dhe ushtarët heroikë të Kosharës, tashmë, të amshuar.
Moderatori Blerim Cakiqi, mezi priste ta ftonte në foltore Komandantin FARK-istë të Ibrahim Rugovës, Kolonel Anton Qunin, të cilin masa mërgimtare në sallë, e duartrokiti me përzemërsi dhe admiratë. Fjala e Tij përmbajtësore dhe fort e veçantë, ishte mbresëlenëse:
          E nderuara kryetare e degës të LDK-së për Bayern, Saranda Musliu-Hoffer,
          Të nderuar anëtarë, veprimtarë e struktura të LDK-së,
          Të nderuar të pranishëm,
Kam nderin dhe kënaqësinë që tu përcjellë përshëndetjet më të thella e të falat më të përzemërta të kryetarit tonë, Lumir Abdixhiku, me rastin e Akademisë Përkujtimore, në 18 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, si dhe përkujtimin e nderimin e heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve të atdheut.
Përshëndes ish-kryetarin e Degës të LDK-së për Gjermani, Osman Ferizi, kryetaren Saranda Musliu, Familjet e heronjve: Gërvalla, Ismet Rrahmani, Zeqiraj, Hasani dhe familjet tjera të heronjve; veprimtarët veteranë: baca Nikollë Skelaj, Mehmet Kokaj, Idriz Zeqiraj, Emrush Tafa, Hazir Muriqi, Ahmet Kolgecaj, Naim Gashi, Fazli Gashi, Bashkim Leci, Musa Hamzaj, deputetin për Bavarinë e Epërme, Deli Balidemaj, mikun e Kosovës, Christian Hoffer, President në PAN Europa, të burgosurin politik, Naser Krasniqi, Mehmet Zymeri, Lindita Musliu, Familjen e Isuf Qetaj, bashkëluftëtari im.
Gjatë një takimi me kryetarin Abdixhiku, gjersa e informova se do të jem në mesin tuaj, ndër të tjera, i thashë: Kryetar, më duhet ta shkruaj një fjalim për këtë ngjarje dhe më duhet që ta bëj sa më të mirë.
      Për një çast ndaloi e më vështoi në dritë të syrit dhe më tha:
“Komandant, unë për vete sa herë që shkruaj për Presidentin Rugova, ndjej kënaqësi për të vërtetën, sepse shkruaj për të vërtetin e vendit, ndërsa e vërteta e tij është vetë e vërteta jonë dhe ajo quhet: Republika e Kosovës”. Dhe, bazuar në këtë bisedë me kryetarin, e kam edhe këtë fjalim, të cilin do ta quaj: “E vërteta për të vërtetin e atdheut”.
Të nderuar të pranishëm, janari i vitit 2006 mbetet muaji më i ftohtë në historinë shqiptare. Ishte muaji më i acartë. Lajmi për ndërrimin e jetës të Presidentit Rugova e bëri të acartë çdo zemër shqiptari. E bëri të acartë Republikën e Kosovës. E bëri të acartë çdo vend shqiptar. E bëri të acartë krejt mërgatën shqiptare.
Fatkeqësisht, pikërisht në janar, disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Rugova u privuan nga jeta: Tahir Zemaj, Enver Maloku dhe Smajl Hajdaraj, u vranë pabesisht nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Mirëpo, përkundër janarit të acartë, trashëgimia e Presidentit Rugova jeton ngrohtë përherë me ne. Jeton për paraardhësit tanë. Jeton për brezat që do të vijnë. Jeton për të gjithë. Jeton përgjithmonë: Republika. Sepse trashëgimia e tij e artë quhet: Republika e Kosovës.
Vizioni i Presidentit Rugova nuk ka afat. Ishte dhe është udhërrëfyes i domosdoshëm për Republikën e tij, Republikën tonë – Republikën e Kosovës.
Rrugëtimi për liri, pavarësi e demokraci, ishte misioni i tij dhe njëherit misioni më i suksesshëm shqiptar. Orientimi i tij pro-perëndimor është vetë orientimi ynë natyral e origjinal. Integrimi i Kosovës në NATO e BE, dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të, është amaneti i tij, e njëherit rruga jonë njëdrejtimshe.
Të nderuar të pranishëm, Presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte i dashur e i pranuar nga të gjithë. Ai rrethohej nga patriotët më të mëdhenj të atdheut.
Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin shumë nga heronjtë, dëshmorët dhe veprimtarët e devotshëm, për të cilët ne sot e përgjithmonë ruajmë respektin dhe kujtimin e përhershëm.
Me këtë rast, në vatrën tuaj kujtojmë se ju dhatë profesionistët ushtarakë dhe veprimtarët trima më të mëdhenj të atdheut, ndër ta dhatë heronjtë, si: Sali Çekaj e Tahir Zemaj, të cilët bashkë më shumë bashkëluftëtarë të lirisë i dhanë të gjitha për atdheun – e dhanë edhe jetën. Dhatë veprimtarë e patriotë, aktiviteti i të cilëve ishte dhe mbetet shembullor. Dhatë dhe vazhdoni të jepni gjithçka për popullin tuaj. Poashtu është muaji kur kujtojmë lajmëtarët e lirisë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Muaji janar ka sjellë në kujtime me emocione dhe përkulje madhështinë e kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Ta ruajmë e ta çmojmë historinë tonë të lavdishme; ta ruajmë e ta çmojmë përherë. Ky është nderimi më i mirë që ia bëjmë atdheut. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë të vërtetës dhe të vërtetit të atdheut; Republikës së Kosovës dhe Presidentit Rugova. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë vetës në rrugëtimin tonë të sigurtë.
Më lejoni që për fund, edhe një herë të shprehë konsidetatën maksimale për organizimin e kësaj akademie.
     Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Presidentit Rugova!
     Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri e pavarësi!
     Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
     Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Poezinë “Dijetari”, të shkruar nga poeti Bashkim Halilaj, e recitoi, mjeshtërisht, moderatori Blerim Cakiqi. Poeti Halilaj, tashmë, ka bërë emër me botimet e tij poetike. Është anëtar i kryesisë të Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, anëtar i kryesisë për arsimin plotësues në Bavari dhe nënkryetar i Shoqatës “Bekim Berisha-Abeja”.
Dijetari
A do t´kemi fat përsëri
Të na vjen edhe një si ti
Dhe njëherë të na bashkon,
Si më parë në Epoken tonë?!
Truallit tim kudo që shkova,
Gjeta respektin në çdo vend,
Për ty Kolos Ibrahim Rugova,
Për ty i dashur President!
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe veprimtari Bashkim Leci, ushtari i kontigjentit të ushtrimorës të Surrelit të Tiranës, në vjeshtën e vitit 1991. Në mes tjerash, ushtar Leci evokoi kujtime nga ajo kohë, themelimin e
e partisë së parë pluraliste në Ballkan, LDK-së, të prirë, trimërisht dhe mençurisht, nga Dr. Ibrahim Rugova. Rrugëtimi ynë ishte i vështirë, i mundimshëm, në kushtet e një pushtimi të egër dhe brutal. Por, vendosmëria e Rugovës, me shokë shumë, bëri epokë, arriti ta bëjë rezistencën aktive paqësore dhe luftën e armatosur, me formacione të rregullta ushtarake. Oficerët atdhetarë, të shkolluar në Akademitë Ushtarake jugosllave, profesionistë të të gjitha armëve, taktikave dhe strategjisë luftarake moderne, bënë detyrën në shërbim të Atdheut-Kosovë,- tha, në mes tjerash, ushtari i djeshëm dhe veprimtari i sotëm i Mërgatës, Bashkim Leci.
Akademia Përkujtimore u përmbyll me baladën “Njeriu-Presidenti Ibrahim Rugova”, me tekstin lirik të poetit të mirënjohur, Mentor Thaçi, sekretar i Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë; muzika Prof. Eduard Krock, të kënduar nga tenori Shkodran Tolaj, i njohur në të gjithë Etnikumin shqiptar dhe gjithandej në Mërgatën shqiptare në shtetet evropiane dhe përtej Oqeanit.
Më në fund, edhe më skeptikët dhe kritikët më fanatikë të Presidentit Rugova, tashmë, janë bindur se Ai mbetet shtetari më i dashur, më i respektuar, deri në adhurim, personaliteti unik, udhëheqësi më emblematik dhe me integritet të plotë, në të gjithë Shqiptarinë e shekujve të pas kryeheroit Kastrioti.

Universiteti i Prishtinës feston 54 vjetorin

0

Universiteti i Prishtinës -rektorati. Foto: Behlul Jashari

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

-Në prag të shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur rektorin Qerim Qerimi

PRISHTINË, 8 Shkurt 2024/ Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë muaj Shkurt 2024 shënon 54 vjetorin e themelimit të vlerësuar ngjarje historike për popullin e Kosovës, por edhe për gjithë kombin shqiptar.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore shqiptare-kosovare një vit më herët – në 1968. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte, në 16 Shkurt 1970,  kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, më të cilat u shtyp edhe abetarja e parë në gjuhën shqipe në Kosovë në nëntor 1946.

 “Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë zhvillime e aspiratat tona”, kam shkruar në Monografinë e gazetës historike. 

Universiteti i Prishtinës i posathemeluar kishte Fakultetin Filozofik, Fakultetin Juridiko-Ekonomik, Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa tani ka 17 fakultete.

Kosova shtet i pavarur nga 17 Shkurti historik 2008 ka hapur universitete publike edhe në disa qytete të tjera.

Forhåndsvisning av bilde

Në prag të shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  në 7 Shkurt 2024 ka pritur  në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesorin Qerim Qerimi, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Bisedë e diskutimit ishin arritjet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion. Rektori Qerimi e njoftoi Kryeministrin Kurti se me draft statutin e ri për Universitetin, përveçse dokument i rëndësishëm për institucionin, ai synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë. 

Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh. Rektori Qerimi e falënderoi Kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin. 

Kryeministri Kurti e falënderoi rektorin Qerimi për kontributin e tij drejt përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë, e kësisoj edhe zhvillimit të shoqërisë në shtetin tonë. Ai gjithashtu shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës.

Forhåndsvisning av bildeGjatë takimit u potencua edhe nevoja për angazhim shtesë rreth çështjes së profileve deficitare. Universiteti i Prishtinës deri më tani ka marrëveshje bashkëpunimi me 500 institucione akademike ndërkombëtare. Për të shtuar shkëmbimin e përvojave me shtetet e tjera, Universiteti i Prishtinës është duke krijuar programe të tjera alternative edhe në gjuhë angleze për studentë nga jashtë, si dhe programe të përbashkëta studimi në nivel të doktoratës dhe masterit.

Majlinda Bregu në Prishtinë: Strategjitë e ekonomisë qarkulluese, mund të krijojnë qindra mijëra vende pune

0
– Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) lançoi Platformën e Aktorëve të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë e Gjelbër dhe Qarkulluese, e përbërë nga përfaqësues të qeverisë, biznesit, donatorëve dhe OSHC-ve, në një takim të nivelit të lartë që po mbahet sot në Prishtinë.

Majlinda Bregu në Prishtinë: Strategjitë e ekonomisë qarkulluese mund të krijojnë qindra mijëra vende pune dhe të hapin mundësi ekonomike me vlerë miliarda euro
Prishtinë 

“Ndonëse duke u bërë një pikë e nxehtë për ndryshimet klimatike, rajoni ynë shpesh mund të përdorë lente miopike në mënyrë instinktive. Kjo ende nuk kap me të vërtetë urgjencën dhe gjithëpërfshirjen e ndryshimit të klimës dhe as, për shembull, normat e ulëta alarmante të riciklimit dhe mbetjet e larta të krijuara në nivel lokal. Barometri ynë Ballkanik thotë se vetëm 30% e pronarëve të bizneseve e shohin ndryshimin e klimës si një problem për bizneset e tyre; ndërsa 43% besojnë se tranzicioni i gjelbër nuk do të ketë ndonjë ndikim në biznesin e tyre dhe 37% që nuk kanë kanë marrë asnjë hap për të reduktuar ndikimin mjedisor të bizneseve të tyre. Për fat të keq, më shumë se një e treta e bizneseve nuk ndërmarrin asnjë aktivitet/iniciativë të ekonomisë qarkulluese”, tha në hapje të takimit Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu. 

Arsyet për këtë, siç citohen nga bizneset e Ballkanit Perëndimor, janë: kosto shtesë (49%); mungesa e aftësive dhe ekspertizës (30%), mungesa e një kuadri rregullator (28%) dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria (29%). 

“Shumica e bizneseve e konsiderojnë më lirë prodhimin e një produkti të ri sesa një të ricikluari. Këto përqindje nuk do të na largojnë nga rruga e modeleve lineare të përdorimit të burimeve dhe duket se janë në kontrast të plotë me përqindjet inkurajuese që jam e sigurt se na kanë mbledhur të gjithëve këtu sot: strategjitë e ekonomisë qarkulluese mund të zvogëlojnë emetimet globale të gazeve serrë me 40%; të krijojnë 700,000 vende të reja pune vetëm në BE deri në vitin 2030, ose të hapin mundësi ekonomike me vlerë 4.5 miliardë dollarë. Prandaj, ne kemi nevojë për më shumë qëndrime të orientuara drejt veprimeve konkrete dhe mundësive midis të gjithë aktorëve kryesorë në rajon”, përfundoi Bregu. 

Krahas Sekretares së Përgjithshme të RCC, fjalën hyrëse e mbajti Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit dhe Lulzim Rafuna, Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF). Paneli ministror i nivelit të lartë që mblodhi ministrat e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e ministrive përgjegjëse për çështjet e mjedisit dhe përfaqësuesi i Gjermanisë, si iniciatori dhe aktori kryesor i Procesit të Berlinit, diskutoi avancimin e zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Më vonë gjatë ditës, tre panele të tjera do të trajtojnë temat e potencialit investues, tranzicionit të Ballkanit Perëndimor drejt ekonomisë qarkulluese dhe hapat e mëtejshëm. 

Qëllimi i Platformës, e cila do të funksionojë në kuadër të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), është të rinovojë angazhimet e nivelit të lartë të marra në kuadër të GAWB, të nxisë një qendër rajonale të të mësuarit dhe shkëmbimit të njohurive mbi Ekonominë Qarkulluese dhe të harmonizojë rrugët e financimit dhe investimeve të gjelbra. 

Takimi, i organizuar nga RCC, me mbështetjen e WB6CIF dhe Projektit EU4GREEN, mblodhi përfaqësues nga Ballkani Perëndimor, rreth 20 donatorë dhe institucione financiare ndërkombëtare, 66 organizata ndërkombëtare, kompani dhe më shumë se 50 përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile. 

*** 

Ekonomia qarkulluese është një model prodhimi dhe konsumi, i cili përfshin ndarjen, ripërdorimin, riparimin, rinovimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese për aq kohë sa të jetë e mundur. Në këtë mënyrë zgjatet cikli i jetës së produkteve. Në praktikë, kjo nënkupton reduktimin e mbetjeve në minimum. 

Gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Sofje, të mbajtur më 10 nëntor 2020, rajoni arriti një moment historik të rëndësishëm duke miratuar Deklaratën e Liderëve për Axhendën e Gjelbër që përputhet me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së. Qëllimi kryesor është të arrihet neutraliteti i karbonit deri në vitin 2050 dhe të përafrohet me elementët kryesorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. 

Më shumë informacion për GAWB

Kryeministri Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

1

Prishtinë, 8 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës.

Who Dr. Ibrahim Rugova Was, Is, and Will Be!

0


By Don Lush Gjergji

***

5 February 2024, European Parliament, Strasbourg

___

About 18 years since his passing and 80 years since his birth, after so many perspectives and analyses, for me, the central question remains who the Historic of President of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, was, is and will be!
Answering this question is essential, but that is based on my own personal experience, friendship, brotherhood, knowledge of and cooperation with Dr. Rugova, and it is not intended to impose it on anyone, as a good Latin saying goes: Quot capita, tot sentetiae (so many heads, so many opinions).
In light of this, in my perspective, Dr. Ibrahim Rugova was first a fruit of holy providence, an also a product of the dramatic history of the time—a time which hinged on the matters of life and death, light and darkness, good and bad, freedom and enslavement, lies and truths, democracy and dictatorship, existence and destruction, which could all be summed up the Shakespearean way with the famous saying—to be or not to be.
With Dr. Ibrahim Rugova, we, the Albanians of Kosova and beyond, stood on the side of life, justice, light, freedom, democracy, and independence through peaceful and non-violent means.
He did not arrive at these determinations, commitments and brave and visionary directions easily, but through a very tough philosophical journey based on the history of our Illyrian and Arberian predecessors as well as that of our Mediterranean and European region, and in accordance with the school of thought of Gandhi, Martin Luther King, Havel, and especially Pope John Paul II, and Mother Teresa.
His starting point was very pragmatic: it is better to be a live donkey than a dead bear; which meant that it was essential to save the existential being of our people, in accordance with Mother Teresa’s postulate: give your best.
He expressed this with these words: “Our powerful weapons are antiquity, tradition, culture, roots, and our identity, as well as our youth… Albanian intellectuals want to serve the people. What do we need, a Kosovo diminished by massacres or exclusions?… Now it is crucial to save the people. We will seek from the international community a transitional phase, international protectorate for several years, then we will work together for the independence of Kosovo… Two personalities have positively influenced me: Pope John Paul II and Mother Teresa…”
Therefore, he was and remains a visionary, a “sower,” in a way, even a “prophet,” an architect, the historic President of a free, independent, democratic, open Kosovo, open to all, to Belgrade and Tirana, always seeking dialogue, communication, and discussion for the good, the right, the truth, above all life and love, which are links in the common historical and current chain.
I will never forget his life principle: “If the world recognizes who we have been and are, what we want and how we want to achieve it, then the world will be with us because antiquity, history, tradition, culture, civilization, our centuries-old Christianity, above all life and justice, equality are with us… We want to seek human and democratic ways for them to accept us for who we are without harming anyone… The people, through experience, teach and guide us: Good comes slowly, while evil comes quickly…”
And history happened – the miracle, the world was with us, with small Kosovo, with our people, because our principles, attitudes, and our cause became the scrutiny of the conscience of all humanity.
His far-reaching mind, his great heart, his human and national culture, allowed Dr. Ibrahim Rugova to be timely and timeless, both in the assessment of the past, history, antiquity, and martyrdom, as well as in the projection of the future, freedom, democracy, and independence, for the benefit and good of all.
Principles such as: “On our side is the truth, history, the land of Kosovo, the people… The peaceful and nonviolent strategy is a solution and a necessity to prove that we are a people who have chosen peace through peaceful and nonviolent means… Nonviolence is a choice, as we have remained without police, without parliament, without government, because Serbs have expelled Albanians from these institutions. However, the peaceful and nonviolent strategy is more of a determination than a necessity, so that the world investigates that we are oppressed and abandoned by
all…” (Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex – Jugoslavia, EMI
Bologna, 1993, p. 29 -30).
This method, form, strategy has proven to be the best, even the only one, to avoid the oppression or expulsion of the people, to avoid massacres and our destruction.
Dr. Ibrahim Rugova never “knew” and never wanted to defend himself, but courageously, wisely, and very successfully, he defended the Albanian people, especially our Kosovo, everywhere. He never “knew” and never wanted to attack anyone, except for evil, injustice, dictatorship, hatred, falsehood, deception, and always with the power of Truth and Love, with the persistent and
inspiring strategy of forgiveness, reconciliation, cooperation, and coexistence with all.
My appreciation for Dr. Ibrahim Rugova is this: Some write history, some remain in history, some are history. Dr. Ibrahim Rugova writes history, remains in history, and what is even more important, he is historical and a marvel, our present and future, the Albanian “Gandhi,” the guide and inspirer of our freedom, independence, and democracy

“Burnout” , sindromi te kirurgët e përgjithshëm të Qendrës Klinike Universirare të Kosovës

0
Nga: Dr. Preveza Abrashi
___
* Fragmente nga nje punim I imi I prezentuar ne Kongresin e Kirurgeve per pasojat e renda ne shendet te kirurgeve te cilet jane te obliguar ne orare te stergjata te punes dhe stress kontinual
___
BURNOUT SINDROMI TE KIRURGET e PERGJITHSHEM TE QENDRES KLINIKE UNIVERSITARE TE KOSOVES
___
Ky është një studim inicial për Burnout sindromin te kirurgët e përgjithshëm të Qendrës Klinike Universirare të Kosoves.
Termi “burnout” është përdore herën e parë para 25 vitesh nga psikoanalisti Amerikan Freudenberger, ku në menyrë shkencore është bërë pershkrimi I “thyerjes” fizike dhe psiqike te profesionet që performojnë në orare të gjata dhe nën stress afatgjatë
Në Klinikën e Kirurgjise Abdominale janë 33 kirurgë te pergjithshem, me mbi njëmijë operacione elektive, mbi njëmije operacione emergjente, ku bëjne pjesë traumat më të renda të vendit tonë, mbi katerqind operacione laparaskopike dhe një numer ekstrem i madh kontrollash dhe intervenimesh të vogla kirurgjike. Ata përballen përveq me kushtet e keqia të punës në Qendren tonë, me orare të gjata dhe pune nate, pune me shumë stres dhe pergjegjësi të madhe, lodhje kronike gjer në rraskapitje.
Këtu do të përmenden në pika të shkurta simptomet, faktorët e riskut dhe mundësitë e prvenimit dhe trajtimt të këtij sindromi me pasoja të rënda për shendetin dhe profilin intelektual e njerzorë të kirurgëve
Trajtimi serioz i kesaj dukurie është me interes jetik social për shoqerinë tone.
Specializimi i kirurgjise si dhe ushtrimi i kesaj detyre janë punë e rëndë me përpjekje shume stresuese
Kirurgët e përgjithshëm janë pjesë grupit të degëve kirurgjike të cilët punojnë shumë, punojnë me orare të gjata, ballafaqohen rregullisht me situatat e rënda të jetës dhe vdekjës së pacientëve të tyre duke bërë sakrifica substanciale personale gjatë praktikës në fushën e tyre.
Këto atribute të praktikës kirurgjike, së bashku me vështirësitë dhe kohëzgjatjen e shkollimit,
specializimit dhe trajnimit të ketij profesioni, tërheqin individë me një karakter dhe vendosmëri të veçantë. Këta individë i permbahen një kodi të pashkruar por edhe të nënkuptuar të rregullave si dhe normave dhe pritjeve të larta morale
Ky kod përfshin ardhjen heret në punë dhe qëndrimin gjer vonë, punën e natës dhe orare afat gjata, orare gjate fundjavëve, duke kryer një vëllim të madhë procedurash, duke plotësuar afate të shumëfishta, duke mos u ankuar kurrë dhe duke mbajtur emocionet ose problemet personale jasht nga angazhimet në punë.
Ky lloj orari mund të çojë në kundërproduktivitet në raport me punën me pacientët ose madje edhe sjellje vetë-shkatërruese që mund të ndikojnë edhe në kujdesin per vetën dhe pacientin.
Stresi afatgjatë te kirurgët mund të ketë seriozitet në manifestime duke përfshirë ankthin, depresionin, çrregullimet e gjumit, apatine, rritjen e ndjenjes së vetmisë, shfaqjen e dhimbjeve somatike, veshtërsi në koncentrim, ndikon në rritjen marrëdhënieve ndërpersonale të thyera dhe mund të rritë numrin e divorceve te të martuarit, alkoolizmin, abuzimin e substancave narkotike, dhe në rastet më të rënda vetëvrasjet
Për fat të keq, shumë nga këto probleme janë më të përhapura në mesin e kirurgëve dhe mjekëve në krahasim me ata të cilët praktikojnë disa profesione të tjera.
Stresi afatgjatë te kirurgët mund të ketë seriozitet në manifestime duke përfshirë ankthin, depresionin, çrregullimet e gjumit, apatine, rritjen e ndjenjes së vetmisë, shfaqjen e dhimbjeve somatike, veshtërsi në koncentrim, ndikon në rritjen marrëdhënieve ndërpersonale të thyera dhe mund të rritë numrin e divorceve te të martuarit, alkoolizmin, abuzimin e substancave narkotike, dhe në rastet më të rënda vetëvrasjet
Për fat të keq, shumë nga këto probleme janë më të përhapura në mesin e kirurgëve dhe mjekëve në krahasim me ata të cilët praktikojnë disa profesione të tjera…

Kurrë më i marrë & Poezi nga Mentor Thaqi

0
Mentor Thaqi
___
KURRË MË I MARRË
___
Poezi
___
Unë … i marrë dukem
kur heshtë … kur strukem,
thënë troç … i lig´ jam
si me këmbë n´lloç, kur ngecje kâm
tinëz ha veten , në fshehtësi tretem
dhe s´kam guxim, të ha jo t´mirën
në dyluftim, nuk e vras smirën
*
E ti … derëzi
e ti … dorëzi
e ti … jonjeri
e ti … më shanë kjènësi
e ti … m´përdhosë krenari
më bën t´shkretë
pa dinjitet … pa identitet
*
Më shanë Flamur, unë përbi helmin,
më mallkon gjuhë, kapërdij mllefin,
më truan shkrimin, më nèmë leximin
bëhem i mjerë, e ha betimin,
ti më jep terr … t´më mbyllësh n´ferr
s´t´godas me zjarr … shihem i marrë
*
Po po, i marrë dukem … kështu si strukem
ata tërbohen, ata trimërohen
nuk godas … më godasin
kafshojnë, helmojnë … lehin … ciasin
jo jo vëndçe … tëhuajsisht
gjithësesi … mercenarisht
*
I lig dukem … i lig dhe dola
të flisja kur duhej, heshta, nuk fola
e deri kur, duroj si gur
derisa m´prekin … edhe n´Flamur
*
Ah … jo më qe besa … jo më … jo
nuk do të heshtë, fjalën do e ngjeshë
*
Ti që mallkon këndimin tim, je një ind i tërbuem,
e të thëm pa ngurrim: je langua i shëmtuem
bileten t´a jepi t´pa kthim, për n´dreq të mallkuem,
unë nuk jam i marrë, as i lig, as i mekur
turpin heqë zvarrë, në gjen për t´mos m´prekur
mbes shqiptar … si më parë
të kam braktisur, shëmti e stisur
dhe do flas … dhe do thërras:
as sot, as n´mot … me ju jo dot
as këtu e as n´atë botë, or´ llum i ndot´
mos m´fëlliq rrâjë … dreqi të t´hajë
se paskëtaj, dreqi do t´kjajë
i vetëm mbetesh, në llum do t´tretesh
___
Mentor Thaqi
05 fror 2024

Më 12 shkurt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shënohet 79 vjetori i gazetës “Rilindja”

0
SHËNOHET 79 VJETORI I DALJES SË GAZETËS “RILINDJA”
___
Në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, më 12 shkurt 2024, me një aktivitet simbolik, shënohet 79 vjetori i botimit të numrit të parë të gazetës “Rilindja”, njofton Zeqir Bekolli , ish gazetar dhe mbrojtës i shquar i të drejtave të gazetarëve të Rilindjes, tashmë të shuar.
Me këtë rast, sipas Bekollit, do të promovohet edhe libri i ish gazetarit të Rilindjes dhe avokatit të tashëm prishtinas, Hamdi Podvorica, me titull: “Gjenocidi serb në sytë e gazetarit të “Rilindjes”.
Ceremonia e shënimit fillon në ora 12.
Ftohen kolegët e gazetës që të marrin pjesë në këtë përvjetor.
Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe monument

Shteti nuk është zgjidhja, sepse shteti është vetë problemi

0

Ky është fjalimi special i Javier Milei, President i Argjentinës, i cili u zhvillua gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Mirembrema.

Faleminderit shumë.

Sot, jam këtu për t’ju thënë se bota perëndimore është në rrezik. Dhe është në rrezik, sepse ata që supozohet se duhet të mbrojnë vlerat e Perëndimit janë të përfshirë nga një vizion i botës, që çon në mënyrë të pashmangshme drejt socializmit dhe rrjedhimisht në varfëri.

Fatkeqësisht, në dekadat e fundit, liderët kryesorë të botës perëndimore, kanë braktisur modelin e lirisë për versione të ndryshme të asaj, që ne e quajmë kolektivizëm.

Disa janë motivuar nga individë me qëllime të mira, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët, dhe të tjerë janë motivuar nga dëshira për t’i përkitur një kaste të privilegjuar.

Ne jemi këtu, për t’ju thënë se eksperimentet kolektiviste nuk janë kurrë zgjidhja e problemeve që mundojnë qytetarët e botës, por përkundrazi, ato janë shkaku kryesor.

Më besoni: askush nuk është në vend më të mirë se ne, argjentinasit, për të dëshmuar për këto dy pika.

Tridhjetë e pesë vjet, pasi adoptuam modelin e lirisë, në vitin 1860, ne u bëmë një fuqi kryesore botërore.

Dhe kur përqafuam kolektivizmin, gjatë 100 viteve të fundit, pamë se si qytetarët tanë filluan të varfërohen sistematikisht dhe ne ramë në vendin e 140-të globalisht.

Por, përpara se të fillojmë diskutimin, fillimisht do të ishte e rëndësishme që ne të hidhnim një vështrim në të dhënat, që tregojnë se përse kapitalizmi i sipërmarrjes së lirë nuk është vetëm sistemi i vetëm i mundshëm për t’i dhënë fund varfërisë botërore, por gjithashtu se është i vetmi sistem moralisht i dëshirueshëm për ta arritur këtë.

Nëse shikojmë historinë e progresit ekonomik, mund të shohim se si afërsisht nga viti zero deri në vitin 1800, PBB-ja botërore për frymë praktikisht mbeti konstante gjatë gjithë periudhës së referencës.

Nëse shikoni një grafik të evolucionit të rritjes ekonomike gjatë historisë së njerëzimit, do të shihni një grafik shkopi hokej, një funksion eksponencial që mbeti konstant për 90% të kohës dhe që u shkaktua në mënyrë eksponenciale, duke filluar nga shekulli i 19-të.

Përjashtimi i vetëm nga kjo histori stagnimi ishte në fund të shekullit të 15-të, me zbulimin e kontinentit amerikan, por për këtë përjashtim, gjatë gjithë periudhës midis vitit zero dhe vitit 1800, GDP-ja globale për frymë ngeci.

Tani, nuk është vetëm se kapitalizmi solli një shpërthim në pasuri, që nga momenti kur u miratua si një sistem ekonomik, por gjithashtu, nëse shikoni të dhënat, ajo që do të shihni është se rritja vazhdon të përshpejtohet gjatë gjithë periudhës.

Dhe gjatë gjithë periudhës midis vitit zero dhe vitit 1800, norma e rritjes së PBB-së për frymë mbetet e qëndrueshme në rreth 0.02% në vit. Pra, pothuajse asnjë rritje. Duke filluar nga shekulli i 19-të me Revolucionin Industrial, shkalla e përbërë e rritjes vjetore ishte 0.66%. Dhe me atë ritëm, për të dyfishuar PBB-në për frymë, do t’ju duheshin rreth 107 vjet.

Tani, nëse shikoni periudhën midis vitit 1900 dhe vitit 1950, ritmi i rritjes u përshpejtua në 1.66% në vit. Pra, nuk ju duhen më 107 vjet për të dyfishuar PBB-në për frymë, por 66. Dhe nëse merrni periudhën midis 1950 dhe vitit 2000, do të shihni se norma e rritjes ishte 2.1%, që do të thoshte se vetëm në 33 vjet ne mund të dyfishi i PBB-së për frymë në botë.

Ky trend, larg nga ndalimi, mbetet i gjallë edhe sot. Nëse marrim periudhën midis viteve 2000 dhe 2023, ritmi i rritjes përsëri u përshpejtua në 3% në vit, që do të thotë se mund të dyfishojmë PBB-në botërore për frymë në vetëm 23 vjet.

Thënë kjo, kur shikoni PBB-në për frymë që nga viti 1800 e deri më sot, ajo që do të shihni është se pas Revolucionit Industrial, PBB-ja globale për frymë u shumëfishua me mbi 15 herë, që nënkuptonte një bum në rritje që ngriti 90% të popullsia globale e dalë nga varfëria.

Duhet të kujtojmë se deri në vitin 1800, rreth 95% e popullsisë së botës jetonte në varfëri ekstreme. Dhe kjo shifër ra në 5% deri në vitin 2020, para pandemisë. Përfundimi është i qartë.

Larg nga të qenit shkaku i problemeve tona, kapitalizmi i tregtisë së lirë si sistem ekonomik, është i vetmi instrument që kemi për t’i dhënë fund urisë, varfërisë dhe varfërisë ekstreme në të gjithë planetin tonë. Dëshmia empirike është e padiskutueshme.

Prandaj, meqenëse nuk ka dyshim se kapitalizmi i sipërmarrjes së lirë është superior në terma produktivë, tek sa e majta ka sulmuar vazhdimisht kapitalizmin, duke pretenduar çështje morale, duke thënë kështu pretendojnë kritikuesit – se është e padrejtë. Ata thonë se kapitalizmi është i keq, sepse është individualist dhe se kolektivizmi është i mire, sepse është altruist. Sigurisht, me paratë e të tjerëve.

Prandaj, ata mbrojnë drejtësinë sociale. Por ky koncept, i cili në botën e zhvilluar u bë modë kohët e fundit, në vendin tim është një konstant në ligjërimin politik për mbi 80 vjet.

Problemi është se drejtësia sociale nuk është e drejtë dhe nuk kontribuon në mirëqenien e përgjithshme.

Përkundrazi, është një ide thelbësisht e padrejtë, sepse është e dhunshme. Është e padrejtë sepse shteti financohet nga taksat dhe taksat mblidhen me detyrim. Apo mund të thotë ndonjëri prej nesh që paguajmë taksat vullnetarisht?

Kjo do të thotë se shteti financohet me detyrim dhe se sa më e lartë të jetë barra tatimore, aq më i lartë është detyrimi dhe aq më e ulët është liria.

Ata që promovojnë drejtësinë sociale, nisin me idenë se e gjithë ekonomia është një byrek, që mund të ndahet ndryshe. Por ajo byrek nuk është e dhënë. Është pasuria që krijohet në atë që Israel Kirzner, për shembull, e quan një proces zbulimi të tregut.

Nëse mallrat ose shërbimet e ofruara nga një biznes nuk kërkohen, biznesi do të dështojë nëse nuk përshtatet me atë që kërkon tregu. Ata do të bëjnë mirë dhe do të prodhojnë më shumë nëse bëjnë një produkt cilësor me një çmim tërheqës. Pra, tregu është një proces zbulimi, në të cilin kapitalistët do të gjejnë rrugën e duhur ndërsa ecin përpara.

Por nëse shteti i ndëshkon kapitalistët, kur ata janë të suksesshëm dhe i pengon procesin e zbulimit, ata do të shkatërrojnë stimujt e tyre dhe pasoja është se ata do të prodhojnë më pak.

Byreku do të jetë më i vogël dhe kjo do të dëmtojë shoqërinë në tërësi. Kolektivizmi, duke penguar këto procese zbulimi dhe duke penguar përvetësimin e zbulimeve, përfundon duke lidhur duart e sipërmarrësve dhe i pengon ata të ofrojnë mallra dhe shërbime më të mira me një çmim më të mirë.

Pra, si ndodh që akademia, organizatat ndërkombëtare, teoricienët ekonomikë dhe politikanët demonizojnë një sistem ekonomik, që jo vetëm që ka nxjerrë 90% të popullsisë së botës nga varfëria ekstreme, por ka vazhduar ta bëjë këtë gjithnjë e më shpejt?

Falë kapitalizmit të tregtisë së lirë, bota tani po jeton momentin e saj më të mirë. Asnjëherë në të gjithë njerëzimin apo historinë e njerëzimit nuk ka pasur një kohë më të begatë se sot.

Kjo është e vërtetë për të gjithë. Bota e sotme ka më shumë liri, është e pasur, më paqësore dhe e begatë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vendet, që kanë më shumë liri ekonomike dhe respektojnë të drejtat pronësore të individëve.

Vendet, që kanë më shumë liri janë 12 herë më të pasura se ato që janë të shtypura. Përqindja më e ulët në vendet e lira është më mirë se 90% e popullsisë në vendet e shtypura.

Varfëria është 25 herë më e ulët dhe varfëria ekstreme është 50 herë më e ulët. Dhe qytetarët në vendet e lira jetojnë 25% më gjatë se qytetarët në vendet e shtypura.

Tani çfarë nënkuptojmë kur flasim për libertarianizëm? Dhe më lejoni të citoj fjalët e autoritetit më të madh për lirinë në Argjentinë, profesor Alberto Benegas Lynch Jr, i cili thotë se libertarianizmi është respektimi i pakufizuar i projektit jetësor të të tjerëve bazuar në parimin e mossulmimit, në mbrojtje të së drejtës për jetën, lirinë dhe pronën.

Institucionet e saj themelore janë prona private, tregje të lira nga ndërhyrja e shtetit, konkurrenca e lirë dhe ndarja e punës dhe bashkëpunimi social, në të cilat suksesi arrihet vetëm duke u shërbyer të tjerëve me mallra më cilësore ose me një çmim më të mirë.

Me fjalë të tjera, biznesmenët e suksesshëm kapitalistë janë përfitues socialë, të cilët, larg nga përvetësimi i pasurisë së të tjerëve, kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme.

Në fund të fundit, një sipërmarrës i suksesshëm është një hero.

Dhe ky është modeli që ne po mbrojmë për Argjentinën e së ardhmes. Një model i bazuar në parimin themelor të libertarianizmit. Mbrojtja e jetës, e lirisë dhe e pronës.

Tani, nëse sipërmarrja e lirë, kapitalizmi dhe liria ekonomike janë provuar të jenë instrumente të jashtëzakonshme për t’i dhënë fund varfërisë në botë, dhe tani jemi në kohën më të mirë në historinë e njerëzimit, ia vlen të pyesim pse them se Perëndimi është në rreziku.

Dhe këtë e them, pikërisht sepse në vendet që duhet të mbrojnë vlerat e tregut të lirë, pronën private dhe institucionet e tjera të libertarianizmit, sektorë të establishmentit politik dhe ekonomik po minojnë themelet e libertarianizmit, po i hapin dyert socializmit dhe po dënojnë potencialisht ne në varfëri, mjerim dhe stanjacion.

Nuk duhet harruar kurrë se socializmi është gjithmonë dhe kudo një fenomen varfërues që ka dështuar në të gjitha vendet ku është provuar. Ka qenë një dështim ekonomik, social, kulturor dhe gjithashtu ka vrarë mbi 100 milionë qenie njerëzore.

Problemi thelbësor i Perëndimit sot nuk është vetëm se ne duhet të ballafaqohemi me ata që, edhe pas rënies së Murit të Berlinit dhe dëshmive dërrmuese empirike, vazhdojnë të mbrojnë varfërimin e socializmit.

Por, ka edhe vetë udhëheqësit tanë, mendimtarët dhe akademikët, që po mbështeten në një kornizë teorike të gabuar, për të minuar bazat e sistemit që na ka dhënë zgjerimin më të madh të pasurisë dhe prosperitetit në historinë tonë.

Kuadri teorik, të cilit i referohem është ai i teorisë ekonomike neoklasike, e cila harton një grup instrumentesh që, pa dëshirë ose pa kuptim, përfundojnë duke i shërbyer ndërhyrjes së shtetit, socializmit dhe degradimit social.

Problemi me neoklasikët, është se modeli me të cilin ata ranë në dashuri nuk e përshkruan realitetin, kështu që ata i nënshtrojnë gabimet e tyre për dështimet e supozuara të tregut në vend që të rishikojnë premisat e modelit.

Me pretekstin e një dështimi të supozuar të tregut, futen rregulloret. Këto rregullore krijojnë shtrembërime në sistemin e çmimeve, parandalojnë llogaritjet ekonomike dhe për rrjedhojë parandalojnë edhe kursimet, investimet dhe rritjen.

Ky problem, qëndron kryesisht në faktin se as ekonomistët e supozuar libertarian nuk e kuptojnë se çfarë është tregu, sepse nëse do ta kuptonin, do të shihej shpejt se është e pamundur që të ketë dështime në treg.

Tregu nuk është një grafik i thjeshtë, që përshkruan një kurbë të ofertës dhe kërkesës. Tregu, është një mekanizëm për bashkëpunim social, ku ju shkëmbeni vullnetarisht të drejtat e pronësisë. Prandaj, bazuar në këtë përkufizim, të flasësh për një dështim tregu është një oksimoron.

Nuk ka dështime në treg. Nëse transaksionet janë vullnetare, i vetmi kontekst në të cilin mund të ketë dështim, tregu është nëse ka shtrëngim dhe i vetmi që është në gjendje të detyrojë në përgjithësi është shteti, i cili ka monopolin e dhunës.

Rrjedhimisht, nëse dikush mendon se ka një dështim tregu, unë do t’i sugjeroja që të kontrollojë nëse ka ndërhyrje shtetërore. Dhe nëse ata zbulojnë se nuk është kështu, unë do t’i sugjeroja që të kontrollojnë përsëri, sepse padyshim ka një gabim. Dështimet e tregut nuk ekzistojnë.

Një shembull i të ashtuquajturave dështime të tregut të përshkruara nga neoklasikët, është struktura e përqendruar e ekonomisë.

Nga viti 1800 e në vazhdim, me shumëfishimin e popullsisë me 8 ose 9 herë, PBB-ja për frymë u rrit me mbi 15 herë, kështu që pati kthime në rritje që çuan varfërinë ekstreme nga 95% në 5%.

Megjithatë, prania e kthimeve në rritje përfshin struktura të përqendruara, atë që ne do ta quajmë monopol. Atëherë, si ndodh që diçka që ka gjeneruar kaq shumë mirëqenie për teorinë neoklasike është një dështim tregu?

Ekonomistët neoklasikë, mendojnë jashtë kutisë. Kur modeli dështon, ju nuk duhet të zemëroheni me realitetin, por me një model dhe ta ndryshoni atë. Dilema me të cilën përballet modeli neoklasik, është se ata thonë se dëshirojnë të perfeksionojnë funksionin e tregut, duke sulmuar ato që ata i konsiderojnë si dështime. Por duke e bërë këtë, ata jo vetëm që i hapin dyert socializmit, por edhe shkojnë kundër rritjes ekonomike.

Për shembull, rregullimi i monopoleve, shkatërrimi i fitimeve të tyre dhe shkatërrimi i fitimeve në rritje do të shkatërronte automatikisht rritjen ekonomike.

Megjithatë, përballë demonstrimit teorik, se ndërhyrja e shtetit është e dëmshme dhe dëshmia empirike se ajo ka dështuar nuk mund të ishte ndryshe, zgjidhja e propozuar nga kolektivistët nuk është liri më e madhe, por rregullim më i madh, i cili krijon një spirale në rënie të rregulloreve derisa ne jemi të gjithë më të varfër dhe jeta jonë varet nga një burokrat i ulur në një zyrë luksoze.

Duke pasur parasysh dështimin e tmerrshëm të modeleve kolektiviste dhe përparimet e pamohueshme në botën e lirë, socialistët u detyruan të ndryshonin axhendën e tyre: ata lanë pas luftën e klasave të bazuar në sistemin ekonomik dhe e zëvendësuan këtë me konflikte të tjera të supozuara sociale, të cilat janë po aq të dëmshme për jetës dhe rritjes ekonomike.

E para nga këto beteja të reja, ishte lufta qesharake dhe e panatyrshme midis burrit dhe gruas. Libertarianizmi, tashmë parashikon barazinë e gjinive. Guri themelor i besimit tone, është se të gjithë njerëzit janë krijuar të

barabartë dhe se ne të gjithë kemi të njëjtat të drejta të patjetërsueshme të dhëna nga Krijuesi, duke përfshirë jetën, lirinë dhe pronësinë.

Gjithçka që ka çuar axhenda e feminizmit radikal, është një ndërhyrje më e madhe e shtetit, për të penguar procesin ekonomik, duke u dhënë punë burokratëve që nuk kanë kontribuar asgjë për shoqërinë. Shembuj janë ministritë e grave ose organizatat ndërkombëtare të përkushtuara për të promovuar këtë agjendë.

Një tjetër konflikt i paraqitur nga socialistët është ai i njerëzve kundër natyrës, duke pretenduar se ne qeniet njerëzore dëmtojmë një planet, që duhet mbrojtur me çdo kusht, madje deri në avokimin e mekanizmave të kontrollit të popullsisë apo axhendës së abortit.

Fatkeqësisht, këto ide të dëmshme kanë marrë një fortesë në shoqërinë tonë.

Neomarksistët kanë arritur të kooptojnë sensin e përbashkët të botës perëndimore dhe këtë e kanë arritur, duke përvetësuar median, kulturën, universitetet dhe gjithashtu organizatat ndërkombëtare.

Rasti i fundit është më seriozi, ndoshta sepse këto janë institucione që kanë ndikim të madh në vendimet politike dhe ekonomike të shteteve të tyre anëtare.

Fatmirësisht, ka gjithnjë e më shumë prej nesh që po guxojmë të dëgjojmë zërin tonë, sepse shohim se nëse nuk luftojmë vërtetë dhe vendosmërisht kundër këtyre ideve, i vetmi fat i mundshëm është që ne të kemi nivele në rritje të rregullimit shtetëror, socializmit varfëri dhe më pak liri, dhe për rrjedhojë, standarde më të këqija jetese.

Perëndimi, për fat të keq tashmë ka filluar të ecë në këtë rrugë. E di, për shumë mund të tingëllojë qesharake të sugjerosh se Perëndimi i është kthyer socializmit, por është vetëm qesharake nëse kufizohesh në përkufizimin tradicional ekonomik të socializmit, i cili thotë se është një sistem ekonomik ku shteti zotëron mjetet e prodhimit. Ky përkufizim për mendimin tim, duhet të përditësohet në dritën e rrethanave aktuale.

Sot, shtetet nuk kanë nevojë të kontrollojnë drejtpërdrejt mjetet e prodhimit për të kontrolluar çdo aspekt të jetës së individëve. Me mjete të tilla si shtypja e parave, borxhi, subvencionet, kontrolli i normës së interesit, kontrollet e çmimeve dhe rregulloret për të korrigjuar të ashtuquajturat dështimet e tregut, ata mund të kontrollojnë jetën dhe fatet e miliona individëve.

Kështu arrijmë në pikën ku, duke përdorur emra ose maska të ndryshme, një pjesë e mirë e ideologjive të pranuara përgjithësisht në shumicën e vendeve perëndimore janë variante kolektiviste, qofshin ato shpallur haptazi komuniste, fashiste, socialiste, socialdemokrate, nacional-socialistë, kristian demokratë, neokejnesianë, progresistë, populistë, nacionalistë apo globalistë.

Në fund të fundit, nuk ka dallime të mëdha. Ata të gjithë thonë se shteti duhet të drejtojë të gjitha aspektet e jetës së individëve. Ata të gjithë mbrojnë një

model të kundërt me atë që e çoi njerëzimin në përparimin më spektakolar në historinë e tij.

Ne kemi ardhur këtu sot për të ftuar botën perëndimore, që të kthehet në rrugën e prosperitetit. Liria ekonomike, qeveria e kufizuar dhe respekti i pakufizuar për pronën private janë elemente thelbësore për rritjen ekonomike.

Varfërimi i prodhuar nga kolektivizmi, nuk është një fantazi dhe as një fat i pashmangshëm. Është një realitet që ne argjentinasit e dimë shumë mirë.

Ne e kemi jetuar këtë. Ne e kemi kaluar këtë sepse, siç thashë më herët, që kur vendosëm të braktisnim modelin e lirisë që na kishte bërë të pasur, ne jemi kapur në një spirale në rënie, një spirale me të cilën jemi gjithnjë e më të varfër, dita ditës.

Kjo është diçka që ne e kemi jetuar dhe ne jemi këtu për t’ju paralajmëruar se çfarë mund të ndodhë nëse vendet e botës perëndimore, që u pasuruan përmes modelit të lirisë, qëndrojnë në këtë rrugë të robërisë.

Rasti i Argjentinës, është një demonstrim empiric, që pa marrë parasysh se sa i pasur mund të jeni, sa shumë mund të keni, për sa i përket burimeve natyrore, sa e aftë mund të jetë popullsia juaj, sa e arsimuar ose sa shufra ari mund të keni në qendër banka, nëse merren masa që pengojnë funksionimin e lirë të tregjeve, konkurrencës, sistemeve të çmimeve, tregtisë dhe pronësisë së pronës private, i vetmi fat i mundshëm është varfëria.

Prandaj, në përfundim, do të doja të lë një mesazh për të gjithë biznesmenët këtu dhe ata që nuk janë personalisht këtu, por po ndjekin nga e gjithë bota.

Mos u trembni nga kasta politike apo nga parazitët që jetojnë nga shteti. Mos u dorëzoni para një klase politike që dëshiron vetëm të qëndrojë në pushtet dhe të ruajë privilegjet e saj. Ju jeni dashamirës socialë. Ju jeni heronj. Ju jeni krijuesit e periudhës më të jashtëzakonshme të prosperitetit që kemi parë ndonjëherë.

Askush të mos ju thotë se ambicia juaj është e pamoralshme. Nëse fitoni para, kjo është për shkak se ju ofroni një produkt më të mirë me një çmim më të mirë, duke kontribuar kështu në mirëqenien e përgjithshme.

Mos u dorëzoni përpara përparimit të shtetit. Shteti nuk është zgjidhja, sepse shteti është vetë problemi. Ju jeni protagonistët e vërtetë të kësaj historie dhe jini të sigurt që nga sot Argjentina është aleati juaj i vendosur dhe pa kushte.

Faleminderit shumë dhe Rroftë Liria!

Përktheu nga anglishtja: Klajd Kapinova