S’pajtohem dot me fatin , poezi nga Kumrie Shala
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, si zyra të punësimit
Nga: Nail Draga, Ulqin
Diskursi socio-politik
Në kohën e pluralizmit të partitë politike në pushtet si në nivel lokal e ate qendror dukuria e punësimit ka marrë përmasa shqetësuese, sepse ma vlerë ka libreza partiake se sa diploma e fakultetit. Një dukuri e tillë është e pranishme në të gjitha vendet e ish kampit socialist ku as Mali i Zi nuk është përjashtim. Pikërisht nga ambiciet e tilla janë formuar partitë politike, sepse ofrojnë mundësi punësimi si dhe përfitime të ndryshme jo vetëm materiale për individ të ndryshëm në elektoratin e tyre votues
Edhe këtu si në regjion formimi i partive politike ka marrë përmasa të mëdha sepse përmes tyre individet e klanët e ndryshme kanë përfitime jo vetëm materiale. Pikërisht nga ky aspekt në Mal të Zi janë formuar një numër i madh i partive politike, që është i veçantë duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend. Në sajë të dhënave nga Ministria e administrates publike në Mal të Zi në këtë moment janë të regjistruara 51 parti politike, ku nga to 17 më përfaqësuesit e tyre janë të pranishëm në parlamentin shtetëror, duke përfituar benifite të ndryshme.
Nga ana tjetër nëse krahasojmë të dhënat nga shtetet e dala nga ish Jugosllavia, del se Mali i Zi me 51 parti politike ka më së shumti parti për banorë, ku në çdo 12.000 banorë vjen një parti politike. Në Kroaci janë të regjistruara 157 parti, Serbi 120, B e H 96, Slloveni 87, Maqedoni të Veriut 63 dhe në Kosovë 50.
Grupe të interesit
Në sajë të rrethanave shoqërore e në veçanti ato ekonomike në kohën e pluralizmit partitë politike në Mal të Zi janë profilizuar si subjekte përkatësisht të grupeve të interesit të individëve dhe klanëve të ndryshme. Ne këtë aspekt ata iu ngjasojnë zyrave të punësimit për elektoratin votues, duke zgjidhur çështje të ndryshme materiale, apo avancimin në resoret e ndryshëm në nivel lokal e ate qendror.
Opozita mësoi nga pozita
Një dukuri e tillë nuk është e panjohur sepse partitë kanë mësuar nga njëra tjetra, madje në disa aspekte edhe i kanë tejkaluar. Pikërisht nga gushti i vitit 2020 kur në Mal të Zi u bë rotacioni i pushtetit, ish opozita u mobilizua në çdo aspekt duke dëshmuar se qeverisja qendrore ofron përfitime qe është shfrytëzuar për të plotësuar kërkesat e elektoratit të tyre votues. Me përjashtime, pothuaj të gjithë të punësuarit kalojnë në profilin partiak, duke filluar nga punëtorët sanitar e tutje. Një veprim i tillë duhet të jetë shqetësues për çdo shoqëri, sepse bëhët diferencimi i qytetarëve në baza partiake, sepse ata të cilët nuk janë pjesë apo mbeshtetës të partive politike, janë në pozitë të vështirë për tu punësuar.
Nënshkrimet e obligueshme
Varësisht prej vendeve në regjion për themelimin e partive politike duhen nga 100 deri në 10.000 nënshkrime të qytetarëve. Kështu për themelimin e partisë në Serbi duhen 10.000 nënshkrime të qytetarëve, ndërsa më së paku duhen në Kroaci, gjithsejt 100. Në Mal të Zi e Slloveni duhen 200 nënshkrime, BeH 500, Maqedoni të Veriut 1.000.
Në këtë aspekt ka propozime qe në Mal të Zi numri i nënshkrimeve për themelimin e partive politike duhet të jetë më i lartë. I mbetet Këshillit për reformën zgjedhore në Mal të Zi të vendosë për këtë çështje, qe sipas gjasave do të filloj të punojë gjatë këtij viti.
Koalicionet me partitë e vogla
Duke vlerësuar situatën politike dhe mundësitë për të arritur objektivat e tyre formimi i koalicioneve parazgjedhore është bërë dukuri e njohur pothuaj në të gjitha ciklet zgjedhore, në nivel lokal e ate qendror. Në këtë aspekt koalicionet llogariten si shpëtim për partitë e vogla, të cilat të vetme nuk do të arrinin të kalonin pragun zgjedhor. Por, në sajë të pasigurisë për të arritur objektivat e tyre partitë më të mëdha i marrin në koalicion partitë e vogla, të cilat në shumë raste i kushtezojnë ata si në aspektin material dhe të mandateve(këshilltar e deputet).
Një veprim i tillë dëshmon në mënyrë transparente se nuk kemi të bëjmë me parimet apo programet partiake, por kryesisht interesin për përfitime jo vetëm materiale, ku përvoja e deritanishme e dëshmon një konstatim të tillë.
Po ashtu, duhet cekur se ne këtë formulim zgjedhor, ka kohë qe marrin pjesë edhe grupët e qytetarëve të cilëve iu mundëson ligji zgjedhor. Ata dallohen nga partitë politike, me lehtësimin e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje përkatësisht në skenën politike. Në këtë aspekt shqiptarët kanë një përvojë si në Ulqin dhe në Tuz, ku grupët e qytetarëve ishin pjesë e zgjedhjeve lokale e ate qendrore.
Shqiptarët me shumë parti politike
Në sajë të ambicieve lideriste, animozitetit e sjelljeve autokratike në skenën politike në Mal të Zi, shqiptarët dallohen me numër të lartë të partive politike. Dhe një përbërje e tillë e cila në një moment ishin 12 parti politike apo grupime qytetarësh, ka ndikuar në dobësimin e kohezionit politik të shqiptarëve qe është dëshmuar si në zgjedhjet lokale e ata parlamentare. Një situate e tillë konfuze i ka konvenuar pushtetit, që ishte i angazhuar në këtë drejtim, sepse partitë politike të shqiptarëve, janë përfaqësuesit autentik të tyre. Ndonëse në dy zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi(2020, 2023) nuk u arrit që shqiptarët të dalin me një listë zgjedhore, por, janë paraqitur me dy lista zgjedhore, një veprim i tillë u mbeshtet nga elektorati votues shqiptar duke qenë pjesë e parlamentit dhe pjesë e pushtetit qendror.
Çështje të veçantë paraqet përfaqësimi me kuadra në qeverisje lokale e qendrore, sepse në shumë raste nuk kanë qenë të qelluar. Sepse në pozita të ndryshme nuk mjafton vetëm përfaqësimi por peshë të veçantë ka prezantimi. Në lidhje me këtë çështje pa nënçmuar kuadrat e mbeshtetësit partiak, përparësi duhet dhënë kuadrave të dëshmuara në profesionin e tyre.
Vetëm ne këtë formë do të dëshmohej respektimi i vlerave profesionale, autoriteti shoqëror dhe meritokracia si kudo në botën demokratike. Në këtë aspekt shqiptarët kanë mundësi të mësojnë nga të tjerët e jo duke qenë peng i konceptëve autokratike e militantëve partiakë. Eshtë koha të mendohet për unifikimin e partive politike, duke zvogluar numrin e tyre, sepse bashkimi i tyre favorizon edhe kërkesat për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis.
Kuadrot imazhi i partive
Në skenën politike te çdo mjedisi partitë pjesëmarrëse krijojnë imazhin me programin e tyre i cili mbeshtetet nga elektorati votues. Ne këtë aspekt rol të veçantë luajnë kuadrot përfaqësuese të cilët përveç se përfaqësojnë subjektin politik, ata kanë mundësi të dëshmojnë përgatitjen e tyre profesionale në sektorët përkatës. Por jo rrallë dukuria e punësimit e kuadrove partiake nuk është e qelluar, madje disa lënë për të dëshiruar, sepse nuk janë të denjë për pozicionet përkatëse.
Në kohën e krizës morale të gjithë jemi dëshmitarë se dukuria e antivlerave ka marrë përmasa shqetësuese, sepse më vlerë ka libreza partiake se sa diploma e fakultetit. Kemi të bëjmë me një dukuri e cila bënë diferencimin e qytetarëve në ata partiakë e jopartiak, me pasoja sot dhe në të ardhmën.
(Shkurt 2024)
Fjala e plotë në gjuhën anglishte dhe shqipe e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti , në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Thank you Madame President,
Distinguished members of the Security Council,There is a deep and uncomfortable irony — and, frankly, a dystopian feeling — in responding to false allegations of human rights abuses made by a country known to have committed the last genocide of the 20th century, and a government that is currently one of the biggest authoritarian threats to regional peace and security.This very Security Council established the ICTY in 1993 because of “horrific crimes” and “grave breaches” of the Geneva Conventions. The Serbian government throughout the ’90s ordered, planned, and committed murder, torture, mutilation, and rape, committing genocide in Srebrenica and in Kosova. Feminist legal scholars have extensively shown how rape was used as a tool of war. The brutality of what was committed changed international human rights law forever.Out of this misery, Kosova emerged from the war as a symbol of the fight for dignity and the triumph of human rights. And we did not grow bitter. We have built ourselves into a forward-facing multi-cultural and multi-ethnic Republic, and a growing and robust democratic state. Sixteen years after independence, and a quarter-century after war and devastation, today we stand tall and proud — a republic for all, a multi-ethnic society of all.Our Government’s dedication to democracy, rule of law, and human rights has bolstered both our economy and internal unity. Since the NATO intervention, we’ve actively engaged with numerous international allies to establish democratic and efficient institutions.In the last three years, our economy has surged: with 6.2% average growth, doubled Foreign Direct Investments and exports, and a 2/3 rise in tax revenues without substantial fiscal policy change. We’ve funneled this growth into the region’s largest fiscal package, recognized by the World Bank, to directly aid citizens, families, and businesses in facing global energy and cost-of-living challenges.Kosova is a success story of NATO intervention in the spring of 1999, and an inspiring lesson on how economic development and democratic progress can go hand in hand. This progress has been recognized by a number of international organizations. The 2023 Freedom House report ranks Kosova 1st in the Western Balkans, 2nd in Europe, and 3rd globally for advancements in political rights and civil liberties. We improved by 22 places in just two years in the Reporters Without Borders’s World Press Freedom Index. Similarly, we jumped 21 places in the Transparency International’s Corruption Perception Index since our government took office.Our growth and wellbeing are shared with minorities. We proudly have and enforce one of the constitutions with the highest protections of minority rights which include 20 guaranteed seats in the parliament (out of 120) out of which 10 are for Serbs. For perspective the entire population of Kosova is approximately 1.8 million, and the Serbian community is about 4% of it. Serbs in Kosova also run 10 out of 38 municipalities, so over 25% of them. We have made sure to allocate a substantial part of our budget to them and made sure that the Serbian language is an official language everywhere.We are actively working, with the help of international governments and international NGOs, to bolster these rights. Just last year, the Ministry for Communities and Returns — led by an ethnic Serb minister — allocated millions for 265 grants to NGOs, farmers and small businesses from non-majority communities. The majority of these funds went to Kosova Serbs. This month, we’re launching a new initiative to support employment for up to 2,000 residents of the four northern municipalities. This effort will be facilitated by our newly established Employment Agency Office at the Municipality of Leposaviq – a Serbian majority municipality.The Ministry of Finance’s ‘Kosovo Generation Unlimited’ program provides paid internships for youth, awarded also to the Kosova Serb youth. Our Energy Efficiency program subsidizes energy-efficient home heating equipment, with 17% of subsidies benefiting non-majority communities, including Kosova Serbs. We’ve allocated funds for building and repairing homes in Serb communities, and provided an additional 5.6 million euros to Serb-majority municipalities this year. Education grants for these municipalities are over 20% higher per student compared to others.In the period of 2008–2022, the 10 Serb-majority municipalities enjoyed on average a 62% larger budget per capita than the rest of Kosova. And for 2024, the Ministry for Communities and Returns has the largest budget increase of all ministries – apart from the Ministry for Culture, Youth and Sports, which has the investment for the Mediterranean games 2030. The Office of Prime Minister press releases are in Albanian and in Serbian language all of the time. In addition, Government meetings are also live streamed both in Albanian and Serbian.The idea that Kosova is conducting an ethnic cleansing campaign, or prosecution against the Serb community is a lie — one that has been debunked by numerous public bodies. Last October, the European Parliament approved a resolution calling on Serbian authorities and media to refrain from hate speech against Kosovars and the dissemination of propaganda about ‘ethnic cleansing’ and ‘pogroms’ in Kosova. Last year, the Helsinki Committee for Human Rights detailed how the Serbian government intentionally spreads fear regarding the false endangerment of Serbs in Kosova in order to radicalize society and to create a toxic atmosphere in which an agreement with Kosova would be rejected.The false claims have also been disproven by the European Stability Initiative, a think tank based in Berlin and Vienna that obtained documents directly from official Serbian institutions. Their official statistics on state health insurance, enrollments in schools, pension recipients, the birth rates in hospitals prove that the percentage of Serbs leaving Kosova corresponds to that of those leaving Serbia. Therefore, Serbs who leave Kosova, just as those who leave Serbia, do so to pursue opportunities in Western Europe, not to flee some fictional ethnic cleansing campaign.Instead, let’s focus on Serbia’s treatment of its ethnic Albanian population today: an ethnic cleansing campaign carried out administratively. The Serbian Government has systematically removed over 4,200 ethnic Albanians from the Civil Registry in Medvegja and over 2,000 in Bujanoc. This erasure has tangible consequences: victims lose access to IDs, passports, medical services, social assistance, vehicle registration, property transactions, pensions, and voting rights, leaving them stateless. This discriminatory targeting constitutes a method of depopulation against the Albanian community in Serbia.Ethnic Albanian citizens are far from being the only targets of Serbia’s authoritarian regime. On the 2nd of January of this year, The Guardian’s editorial board described the state of politics there as “state capture”. A few hours ago, the European Parliament adopted with overwhelming majority a resolution calling for an investigation into the elections held in December, citing manipulating results, aggressive rhetoric, verbal abuse and Russian media actively engaging in disinformation on behalf of the government.Serbia has aligned itself with Russia. It is the only European country, except for Belarus, not to impose sanctions following Putin’s invasion of Ukraine. And it acts as the Kremlin’s Trojan horse in Southeastern Europe, in a geopolitical war against the democratic world. When I was a political prisoner in Serbia at the age of 24, for 2 years and 7 months, I heard the guards loudly expressing joy and euphoria one day. It was September 11, 2001. Sadly, that violent, anti-democratic sentiment prevails, and mafia, authoritarianism, and the glorification of torture reign supreme.I now turn to the Central Bank of Kosova’s recent Regulation on Cash Operations, which entered into force on February 1. Let me be absolutely clear: the Regulation does nothing to prohibit or prevent the Government of Serbia from providing financial support to Kosova Serbs. Any suggestion to the contrary is nothing more than false propaganda aimed at inciting ethnic tensions. The Regulation seeks merely to ensure the transparency and legality of cash imported into Kosova, in line with both our Constitution and EU monetary policy. The very same rules apply to all cash imports from any country, in any currency: they do not ban transfers of dinars from Serbia, any more than they ban transfers of dollars from the U.S., pounds from UK, or for that matter, lekë from Albania.The Central Bank of Kosova is committed to doing all that it can to ensure that Kosova Serbs are able to continue receiving financial support from Serbia, uninterrupted and unimpeded. It has sent a letter to its counterpart, the National Bank of Serbia, proposing an agreement on the transfer of funds through legal and transparent means, in full compliance with the new regulation. And our government is fully committed to ensure a smooth transition with sufficient time invested in education and information instead of imposing penalties for noncompliance. We are committed to jointly identify and promote the best available tools to ensure a continuation of financial transfers from Serbia towards legal municipalities or households.The Central Bank’s regulation seeks not to harm any single group of citizens, but rather to protect all citizens — of every ethnic community — from the threats of organized crime, arms trafficking, and money laundering. All of these activities rely on the ability of criminal groups to receive illegally smuggled cash, largely across our border with Serbia. Citizens in the north of Kosova — the overwhelming majority of whom are ethnic Serbs — are threatened day in and day out by such groups.Our Serb citizens face intimidation from criminal groups dictating their actions, from protesting to voting. Disobedience results in violence, car burnings, and threats to family members. When Kosova Serbs ask to meet with me, we cannot make the meetings public because their lives and livelihoods are threatened. This must stop. Belgrade cannot be permitted endlessly to finance its criminals and terrorists in Kosova with undeclared and unregulated streams of money, flowing freely — and illegally — into our country.And that, Distinguished Members of the Security Council, is the real source of Belgrade’s hysteria over the Central Bank’s regulation. Belgrade has sounded the alarm not because of dinar exchange into euro, but because we are banning large sacks of money at the border. They are crying foul, not out of concern for the plight of Kosova Serb citizens, but because their convenient pipeline of illegal cash into the north of Kosova is about to be shut off. This gathering, and the propaganda and vitriol that has preceded it, is nothing more than part of a ruthless campaign by an authoritarian regime.The Republic of Kosova is fortunate to enjoy broad support from its international partners and allies in its fight against organized crime and corruption. The Central Bank and its regulations are just as essential to that fight as police officers, prosecutors, and judges.In some ways, we are not surprised that Serbia would create problems out of democratic procedure. Since the end of the war, the Serbian government, run by many of the people who held senior positions in the Milosevic government — including Mr. Vucic, Milosevic’s Information, Propaganda Minister — has mustered all its power and imagination to find new ways to terrorize Kosova. Unsurprisingly, Serbia not only promotes genocide denialism, but also violently enforces it. After Serbian opposition leader Nikola Sandulovic apologized for Serbia’s war crimes in Kosova and laid flowers on the grave of a seven-year-old victim, the Serbian secret service arrested him early this January and beat him until he was unconscious, leaving him paralyzed. Meanwhile, Kosova Serbian journalist Radomir Dimic, who has resided in Serbia, has publicly stated that he plans to return to Kosova because Mr. Vucic’s authoritarian regime has made life unbearable for journalists. And as we speak now, he has arrived in Kosova.Sadly, even 25 years after the war, Serbia persists in its attempts to violently reclaim Kosova. A glaring instance of this occurred on September 24th last year. Around 80 paramilitary troops, organized and supported by Serbia, launched an unprovoked attack on a Kosova Police patrol, resulting in the death of one police sergeant, Afrim Bunjaku, and injuries of two others. Despite the terrorists’ attempt to use innocent Serbian pilgrims as human shield in a monastery aiming to exploit any casualties for anti-Kosova propaganda, our police force’s professionalism averted civilian casualties.Then, on September 27, Serbia declared an official three-day mourning period for the terrorists killed in the Kosova Police’s anti-terror operation. And you noticed today, that Mr. Vucic was recalling several Serbs being wounded or injured in different incidents, but he did not mention three killed Serbs. Why did he not mention them? Because he knows that they were terrorists which were financed, supported, orchestrated by him. That is why the three killed Serbs were not mentioned at all.And on September 29, the White House National Security Council drew the world’s attention to an “unprecedented” deployment of Serbian tanks, troops, and heavy artillery along the Kosova–Serbia border. Only after U.S. and other international pressure did Serbia finally draw down its forces.Meanwhile, Kosova Police discovered a disturbing set of documents left behind by the terrorists in their hasty retreat back to Serbia. The documents showed that the September 24 attack had been part of a larger plan to violently annex the north of Kosova, via a coordinated assault on 37 distinct positions. A corridor was then to be established to enable a continuous supply of arms and troops from Serbia.In the subsequent months, Serbia has rejected international calls to extradite the terrorists to Kosova or otherwise hold them accountable. The paramilitary leader of the September 24 attack, Milan Radoicic — the U.S. and UK–sanctioned former Vice President of the Belgrade-sponsored political party in Kosova, Lista Srpska — still roams free in Serbia, just as Serbia itself has thus far escaped international sanctions for its role in the attack. Radoicic has an outstanding arrest warrant by Interpol that was issued this past December, and that Serbia has ignored.This impunity is both unacceptable and dangerous. As President Biden stated in October of last year, “history has taught us that when terrorists don’t pay a price for their terror, when dictators don’t pay a price for their aggression, they cause more chaos and death and more destruction. They keep going.” These are wise words. Serbia must be held to account for its terror and aggression. Otherwise, it will keep going.Serbia’s increasingly alarming acts of aggression and terrorism make it all the more urgent that it fulfill its obligations under the Basic Agreement, reached between our countries on February 27 of last year. The agreement was facilitated by the European Union and reflects Europe’s renewed engagement in resolving the main dispute between Kosova and Serbia. It has also been endorsed as legally binding by the United States. The European Union’s obligations in the dialogue emanate from UN General Assembly Resolution 64/298. Accordingly, on May 12 of last year, the EU notified the Secretary-General that an agreement between Kosova and Serbia had been reached. The next logical step would be for the EU to formally register that agreement with the UN.The Basic Agreement sets a benchmark of de facto recognition, based on the 1972 Basic Treaty between the East and West Germany. The Agreement’s text expressly invokes the UN Charter as the guiding light governing the relations between our countries. It imposes on the parties a number of obligations, including: to develop good neighborly relations (as specified in Article 1), to engage with one another on the basis of sovereign equality and to respect one another’s territorial integrity (as specified in Article 2), to refrain from the threat or use of force (as specified in Article 3), and Serbia’s obligation not to object to Kosova’s membership in any international organizations (as specified in Article 4). The chief innovation of the agreement is to elevate de facto relations between our countries to the level of sovereign equals — beyond the mere recognition of documents, symbols and institutions and a minor upgrade of liaison offices.Unfortunately, nearly a year after the agreement was reached, Serbia seems to be suffering from a severe case of buyer’s remorse. Its Prime Minister, Madam Ana Brnabic sent a letter to the EU on December 13, stating that the agreement isn’t legally binding. Serbia also rejects two key obligations: not to object to Kosova’s international memberships and to respect its territorial integrity. This refusal, particularly the latter, suggests a willingness to retain the option of invading Kosova.Against this background, signing the agreement is not a mere formality; it’s the only guarantee for its full and unconditional implementation, Kosova’s national security, and regional peace. Despite my repeated offers, Mr. Vucic has refused to sign. I invite him, present at this meeting, to sign here and now, emphasizing the UN Charter’s crucial role in our agreement and relations. This symbolic act would demonstrate his commitment to peaceful and neighborly relations with Kosova.Kosova is primarily known worldwide for the massacres and ethnic cleansing under the Milosevic regime, but few realize this was just the latest chapter in a century-long history of state crimes against Kosova Albanians. Starting with Ilija Garashanin in the 19th century, leading Serbian figures devised 24 plans for the deportation or extermination of Kosova Albanians. Our people’s history represents one of the greatest, yet internationally unrecognized, anti-colonial struggles of the twentieth century. While the genocide in the 1990s marked a climax, our oppression began long before and resonates with citizens across many nations.Acknowledging the painful history of oppression and violence endured by our people, we are committed to safeguarding the rights of all individuals. Our past experiences have instilled in us a profound desire to create a safe and inclusive environment for everyone. As a nation that has overcome immense adversity, we aspire to serve as a beacon of solidarity and respect for human rights.Thank you.
Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Përkthim jo zyrtar
Faleminderit Zonja Presidente,
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit,
Ka një ironi të thellë dhe të pakëndshme – dhe, sinqerisht, një ndjenjë distopike – në përgjigjen ndaj akuzave të rreme për shkelje të të drejtave të njeriut, të bëra nga një vend i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të dhe një qeveri që aktualisht është një nga kërcënimet më të mëdha autoritare për paqen dhe sigurinë rajonale.
Vetë ky Këshill i Sigurimit themeloi Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në Ish-Jugosllavi (ICTY) në vitin 1993 për shkak të “krimeve të tmerrshme” dhe “shkeljeve të rënda” të Konventave të Gjenevës. Qeveria serbe gjatë viteve ’90 urdhëroi, planifikoi dhe kreu vrasje, tortura, gjymtime dhe përdhunime, duke kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë. Studiueset Juridike Feministe kanë treguar gjerësisht se si përdhunimi është përdorur si mjet lufte. Brutaliteti i asaj që u bë ndryshoi përgjithmonë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
Nga ky mjerim, Kosova u ngrit nga lufta si simbol i betejës për dinjitet dhe triumfit të të drejtave të njeriut. Dhe ne nuk mbetëm të hidhur. Kemi ndërtuar një Republikë multikulturore dhe multi-etnike me drejtim përpara, dhe një shtet demokratik në rritje dhe të fortë. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë dhe një çerek shekulli pas luftës dhe shkatërrimit, sot ne qëndrojmë të fortë dhe krenarë – një republikë për të gjithë, një shoqëri multietnike e të gjithëve.
Përkushtimi i qeverisë sonë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut ka forcuar ekonominë tonë dhe unitetin e brendshëm. Që nga ndërhyrja e NATO-s, ne jemi angazhuar në mënyrë aktive me aleatë të shumtë ndërkombëtarë për të krijuar institucione demokratike dhe efikase.
Në tre vitet e fundit, ekonomia jonë ka shënuar rritje: me një mesatare vjetor prej 6.2%, me dyfishim të investimeve të huaja direkte dhe eksporteve dhe një rritje prej 2/3 të të ardhurave nga taksat pa ndryshime thelbësore të politikës fiskale. Këtë rritje e kemi orientuar në paketën fiskale më të madhe të rajonit, të njohur si të tillë nga Banka Botërore, për të ndihmuar drejtpërdrejt qytetarët, familjet dhe bizneset në përballje me sfidat globale të energjisë dhe kostos së jetesës.
Kosova është një histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s në pranverën e vitit 1999 dhe një mësim frymëzues se si zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik mund të ecin paralelisht. Ky progres është njohur nga një sërë organizatash ndërkombëtare. Raporti i Freedom House për vitin 2023 e rendit Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor, të 2-tin në Evropë dhe të tretën në nivel global për avancimet në të drejtat politike dhe liritë civile. Ne u përmirësuam me 22 vende në vetëm dy vjet në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Në mënyrë të ngjashme, ne kemi ngritur për 21 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International që kur qeveria jonë mori detyrën.
Rritja dhe mirëqenia jonë është ndarë me pakicat. Me krenari e kemi dhe njëherazi e zbatojmë një nga kushtetutat me mbrojtjen më të lartë të të drejtave të pakicave që përfshin 20 vende të garantuara në parlament (nga 120) nga të cilat 10 janë për serbët. Për perspektivë, e gjithë popullsia e Kosovës është përafërsisht 1.8 milionë banorë dhe komuniteti serb është rreth 4% e saj. Serbët në Kosovë kanë gjithashtu 10 nga 38 komuna, pra mbi 25% të tyre. Jemi siguruar që t’ua ndajmë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit tonë dhe jemi siguruar që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare kudo.
Ne po punojmë në mënyrë aktive, me ndihmën e qeverive ndërkombëtare dhe OJQ-ve ndërkombëtare, për t’i forcuar këto të drejta. Vetëm vitin e kaluar, ministria për Komunitete dhe Kthim – e udhëhequr nga një ministër me etni serbe– ndau miliona për 265 grante për OJQ-të, fermerët dhe bizneset e vogla nga komunitetet joshumicë. Shumica e këtyre mjeteve shkuan për serbët e Kosovës. Këtë muaj, ne po lansojmë një iniciativë të re për të mbështetur punësimin për deri në 2000 banorë të katër komunave veriore. Kjo përpjekje do të lehtësohet nga Zyra jonë e sapokrijuar e Agjencisë së Punësimit në Komunën e Leposaviqit – një komunë me shumicë serbe.
Programi ‘Kosovo Generation Unlimited’ i Ministrisë së Financave ofron praktika me pagesë për të rinjtë, të cilat ndahen edhe për të rinjtë serbë të Kosovës. Programi ynë i Efiçiencës së Energjisë subvencionon pajisjet për ngrohjen e shtëpive me efikasitet energjetik, me 17% të subvencioneve që përfitojnë komunitetet joshumicë, duke përfshirë serbët e Kosovës. Ne kemi ndarë fonde për ndërtimin dhe riparimin e shtëpive në komunitetet serbe dhe kemi dhënë 5.6 milionë euro shtesë për komunat me shumicë serbe këtë vit. Grantet e arsimit për këto komuna janë mbi 20% më të larta për nxënës në krahasim me të tjerat.
Në periudhën 2008–2022, 10 komunat me shumicë serbe kishin mesatarisht 62% buxhet më të madh për kokë banori se pjesa tjetër e Kosovës. Ndërsa për vitin 2024, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka rritjen më të madhe buxhetore nga të gjitha ministritë – përveç Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila ka investimin për lojërat mesdhetare 2030. Komunikatat për shtyp të Zyrës së Kryeministrit janë në shqip dhe në gjuhën serbe çdo herë. Gjithashtu, mbledhjet e qeverisë transmetohen drejtpërdrejt në gjuhën shqipe dhe serbe.
Ideja se Kosova po kryen një fushatë spastrimi etnik, apo persekutim kundër komunitetit serb është një gënjeshtër – e cila është hedhur poshtë nga shumë trupa publikë. Tetorin e kaluar, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që u bëri thirrje autoriteteve dhe mediave serbe të përmbahen nga gjuha e urrejtjes kundër kosovarëve dhe nga përhapja e propagandës për ‘spastrimin etnik’ dhe ‘pogromet’ në Kosovë. Vitin e kaluar, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka detajuar se si qeveria serbe shpërndan qëllimisht frikën për rrezikimin e rrejshëm të serbëve në Kosovë për të radikalizuar shoqërinë dhe për të krijuar një atmosferë toksike në të cilën do të refuzohej një marrëveshje me Kosovën.
Pretendimet e rreme gjithashtu janë hedhur poshtë nga Iniciativa Evropiane e Stabilitetit (ESI), një institut kërkimor me bazë në Berlin dhe Vjenë që merrte dokumente drejtpërdrejt nga institucionet zyrtare serbe. Statistikat e tyre zyrtare për sigurimet shtetërore shëndetësore, regjistrimet në shkolla, pensionistët, nataliteti në spitale dëshmojnë se përqindja e serbëve që largohen nga Kosova korrespondon me atë të atyre që largohen nga Serbia. Prandaj, serbët që largohen nga Kosova, ashtu si ata që largohen nga Serbia, e bëjnë këtë për të ndjekur mundësitë në Evropën Perëndimore, jo për të ikur nga ndonjë fushatë fiktive e spastrimit etnik.
Por, le të përqendrohemi këtu pak te trajtimi i Serbisë ndaj popullsisë së saj etnike shqiptare sot: një fushatë spastrimi etnik e kryer në mënyrë administrative. Qeveria serbe ka hequr sistematikisht mbi 4200 shqiptarë etnikë nga Regjistri Civil në Medvegjë dhe mbi 2000 në Bujanoc. Kjo fshirje ka pasoja të prekshme: viktimat humbasin qasjen në kartat e identitetit, pasaportat, shërbimet mjekësore, ndihmën sociale, regjistrimin e automjeteve, transaksionet e pronës, pensionet dhe të drejtat e votës, duke i lënë ato pa shtetësi. Ky shënjestrim diskriminues përbën një metodë shpopullimi ndaj komunitetit shqiptar në Serbi.
Qytetarët shqiptarë etnikë janë larg të qenit objektivi i vetëm i regjimit autoritar të Serbisë. Më 2 janar të këtij viti, redaksia e The Guardian e përshkroi gjendjen e politikës atje si “kapje e shtetit”.
Pak orë më parë, Parlamenti Evropian miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që kërkon hetim për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor, duke përmendur rezultate manipuluese, retorikë agresive, abuzim verbal dhe media ruse që angazhohen aktivisht në dezinformim në emër të qeverisë.
Serbia është rreshtuar me Rusinë. Është i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë, që nuk vendos sanksione pas pushtimit të Ukrainës nga Putin. Dhe vepron si kali i Trojës i Kremlinit në Evropën Juglindore, në një luftë gjeopolitike kundër botës demokratike. Kur isha i burgosur politik në Serbi, në moshën 24 vjeçare, për 2 vjet e 7 muaj, dëgjova një ditë gardianët duke shprehur gëzim dhe eufori me zë të lartë. Ishte 11 shtatori i vitit 2001. Mjerisht, ende mbizotëron ajo ndjenjë antidemokratike dhe e dhunshme, dhe mafia, autoritarizmi dhe glorifikimi i torturës sundojnë.
Tani po ju drejtohem lidhur me Rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme, e cila ka hyrë në fuqi me 1 shkurt. Më lejoni të jem absolutisht i qartë: Rregullorja nuk bën asgjë për të ndaluar apo penguar qeverinë e Serbisë që të ofrojë mbështetje financiare për serbët e Kosovës. Çdo sugjerim për të kundërtën nuk është gjë tjetër veçse një propagandë e rreme që synon nxitjen e tensioneve etnike. Rregullorja synon thjesht të sigurojë transparencën dhe ligjshmërinë e parave të gatshme të importuara në Kosovë, në përputhje me Kushtetutën tonë dhe politikën monetare të BE-së. Po të njëjtat rregulla vlejnë për të gjitha importet ‘cash’ nga çdo vend, në asnjë monedhë: ato nuk ndalojnë transferin e dinarëve nga Serbia, sikurse nuk ndalojnë transferin e dollarëve nga ShBA, paundëve nga Mbretëria e Bashkuar, ose lekë nga Shqipëria.
Banka Qendrore e Kosovës është e përkushtuar që të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që serbët e Kosovës të jenë në gjendje të vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Serbia, pandërprerë dhe pa pengesa. Ajo i ka dërguar një letër homologes së saj, Bankës Kombëtare të Serbisë, ku i propozon një marrëveshje për transferimin e mjeteve përmes mjeteve ligjore dhe transparente, në përputhje të plotë me rregulloren e re. Dhe qeveria jonë është plotësisht e përkushtuar për të siguruar një tranzicion të qetë me kohë të mjaftueshme të investuar në edukim dhe informim në vend që të vendosë dënime për mosrespektim. Ne jemi të përkushtuar që së bashku të identifikojmë dhe promovojmë mjetet më të mira të disponueshme për të siguruar vazhdimësinë e ransfereve financiare nga Serbia drejt komunave ose familjeve legale.
Rregullorja e Bankës Qendrore synon të mos dëmtojë asnjë grup të vetëm qytetarësh, por përkundrazi të mbrojë të gjithë qytetarët – të çdo komuniteti etnik – nga kërcënimet e krimit të organizuar, trafikut të armëve dhe pastrimit të parave. Të gjitha këto aktivitete bazohen në aftësinë e grupeve kriminale për të marrë para të paligjshme të kontrabanduara, kryesisht përtej kufirit tonë me Serbinë. Qytetarët në veri të Kosovës – shumica dërrmuese e të cilëve janë të etnisë serbe– kërcënohen çdo ditë nga grupe të tilla.
Qytetarët tanë serbë përballen me frikësimin nga grupet kriminale që diktojnë veprimet e tyre, nga protesta deri në votim. Mosbindja rezulton me dhunë, djegie makinash dhe kërcënime ndaj anëtarëve të familjes. Kur serbët e Kosovës kërkojnë të takohen me mua, ne nuk mund t’i bëjmë takimet publike sepse u kërcënohet jeta dhe mjetet e jetesës. Kjo duhet të ndalet. Beogradit nuk mund t’i lejohet pafundësisht të financojë kriminelët dhe terroristët e tij në Kosovë me flukse parash të padeklaruara dhe të parregulluara, që rrjedhin lirshëm — dhe ilegalisht — në vendin tonë.
Dhe ky, të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, është burimi i vërtetë i histerisë së Beogradit mbi rregulloren e Bankës Qendrore. Beogradi ka dhënë alarmin jo për shkak të këmbimit të dinarit në euro, por sepse po ndalojmë thasët e mëdhenj me para në kufi. Ata ankohen keq, jo nga shqetësimi për gjendjen e rëndë të qytetarëve serbë të Kosovës, por sepse kanali i tyre më i përshtatshëm për para të paligjshme në veri të Kosovës është gati duke u mbyllur. Kjo mbledhje, dhe propaganda e vreri që i ka paraprirë, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e një fushate të pamëshirshme të një regjimi autoritar.
Republika e Kosovës është me fat që gëzon mbështetje të gjerë nga partnerët dhe aleatët e saj ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Banka Qendrore dhe rregulloret e saj janë po aq thelbësore për këtë luftë sa policët, prokurorët dhe gjyqtarët.
Në një farë mënyre, nuk jemi të befasuar që Serbia do të krijonte probleme nga një procedurë demokratike. Që nga fundi i luftës, qeveria serbe, e drejtuar nga shumë prej njerëzve që mbanin poste të larta në qeverinë e Millosheviqit – duke përfshirë zotin Vuçiq, Ministri i Informacionit, Ministri i Propagandës së Millosheviqit– ka grumbulluar të gjithë fuqinë dhe imagjinatën e saj për të gjetur mënyra të reja për të terrorizuar Kosovën. Nuk është çudi që Serbia jo vetëm që promovon mohimin e gjenocidit, por edhe e ruan me dhunë këtë mohim. Pasi lideri i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç kërkoi falje për krimet e luftës të Serbisë në Kosovë dhe vendosi lule mbi varrin e një viktime shtatëvjeçare, shërbimi sekret serb e arrestoi atë në fillim të këtij janari dhe e rrahu derisa humbi vetëdijen, duke e lënë të paralizuar. Ndërkohë, gazetari serb i Kosovës, Radomir Dimiq, i cili ka banuar në Serbi, ka deklaruar publikisht se planifikon të kthehet në Kosovë për shkak se regjimi autoritar i z. Vuçiq ua ka bërë jetën të padurueshme gazetarëve. Dhe teksa flasim tani, ai ka mbërritur në Kosovë.
Mjerisht, edhe 25 vjet pas luftës, Serbia vazhdon në përpjekjet e saj për të rimarrë Kosovën me dhunë. Një shembull i qartë i kësaj ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar. Rreth 80 trupa paraushtarake, të organizuara dhe të mbështetura nga Serbia, filluan një sulm të paprovokuar ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës, me pasojë vdekjen e një rreshteri të policisë, Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e dy të tjerëve. Përkundër përpjekjes së terroristëve për të përdorur pelegrinët e pafajshëm serbë si mburojë njerëzore në një manastir që synonte të shfrytëzonte çdo viktimë eventuale për propagandë kundër Kosovës, profesionalizmi i forcës sonë policore shmangu viktimat civile.
Më pas, më 27 shtator, Serbia shpalli tre ditë zie, zyrtare, për terroristët e vrarë në operacionin anti-terror të Policisë së Kosovës. Dhe e keni vënë re sot, se z.Vuçiq po kujtonte disa serbë të plagosur apo të lënduar në incidente të ndryshme, por ai nuk përmendi tre serbët e vrarë. Pse nuk i përmendi? Sepse ai e di që ata ishin terroristë të financuar, mbështetur, orkestruar prej tij. Prandaj tre serbët e vrarë nuk u përmendën fare.
Dhe më 29 shtator, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ngriti vëmendjen e botës për një zbarkimi të “të paprecedentë” të tankeve, trupave dhe artilerisë së rëndë serbe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. Vetëm pas presionit të ShBA-së dhe të tjerëve ndërkombëtarë, Serbia përfundimisht tërhoqi forcat e saj.
Ndërkohë, Policia e Kosovës zbuloi një sërë dokumentesh shqetësuese të lëna pas nga terroristët gjatë tërheqjes së tyre të nxituar për në Serbi. Dokumentet treguan se sulmi i 24 shtatorit kishte qenë pjesë e një plani më të madh për të aneksuar me dhunë veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të ndryshme. Më pas do të krijohej një korridor për të mundësuar furnizim të vazhdueshëm me armë dhe trupa nga Serbia.
Në muajt në vijim, Serbia ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për ekstradimin e terroristëve në Kosovë, ashtu siç ka refuzuar edhe t’i mbajë ata përgjegjës. Udhëheqësi paraushtarak i sulmit të 24 shtatorit, Millan Radoiçiq – ish-zëvendëspresidenti i partisë politike të sponsorizuar nga Beogradi në Kosovë, Lista Serbe, i sanksionuar nga ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar– ende endet i lirë në Serbi, ashtu siç vetë Serbia deri më tani i ka shpëtuar sanksioneve ndërkombëtare për rolin e saj në këtë sulm. Radoiçiq ka një urdhër-arresti të pazgjidhur nga Interpoli që është lëshuar dhjetorin e kaluar dhe që Serbia e ka injoruar.
Ky mosndëshkim është edhe i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Siç ka thënë Presidenti Biden në tetor të vitit të kaluar, “historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin e tyre, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos, vdekje dhe shkatërrim, ata vazhdojnë.” Këto janë fjalë të mençura. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për terrorin dhe agresionin e saj. Përndryshe, do të vazhdojë.
Aktet gjithnjë e më alarmante të agresionit dhe terrorizmit të Serbisë e bëjnë gjithnjë e më urgjente përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Marrëveshjes Bazike, të arritur mes vendeve tona më 27 shkurt të vitit të kaluar. Marrëveshja u lehtësua nga Bashkimi Evropian dhe pasqyron angazhimin e ripërtërirë të Evropës në zgjidhjen e mosmarrëveshjes kryesore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo gjithashtu është mbështetur si marrëveshje ligjërisht e detyrueshëm edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Detyrimet e Bashkimit Evropian në dialog burojnë nga Rezoluta 64/298 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rrjedhimisht, më 12 maj të vitit të kaluar, BE-ja e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm se ishte arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Hapi tjetër logjik do të ishte që BE-ja ta regjistrojë zyrtarisht atë marrëveshje në OKB.
Marrëveshja Themelore vendos një pikë referimi të njohjes de facto, bazuar në Traktatin Themelor të vitit 1972 ndërmjet Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Teksti i Marrëveshjes thërret shprehimisht Kartën e OKB-së si dritën udhëzuese që rregullon marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona. Ajo u imponon palëve një sërë detyrimesh, duke përfshirë: zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë (siç specifikohet në nenin 1), të angazhohen me njëri-tjetrin mbi bazën e barazisë sovrane dhe të respektojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit (siç specifikohet në nenin 2), të përmbahet nga kërcënimi ose përdorimi i forcës (siç specifikohet në nenin 3), dhe detyron Serbinë të mos kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare (siç është specifikuar në nenin 4). Risia kryesore e marrëveshjes është ngritja de facto e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona në nivelin e të barabartëve sovranë – përtej njohjes së thjeshtë të dokumenteve, simboleve dhe institucioneve dhe një përmirësimi të vogël të zyrave ndërlidhëse.
Fatkeqësisht, gati një vit pas arritjes së marrëveshjes, Serbia duket se po vuan nga një rast i rëndë i asaj që quhet “pendim i blerësit”. Kryeministrja e saj, znj. Ana Brnabiq i dërgoi një letër BE-së më 13 dhjetor, duke thënë se marrëveshja nuk është ligjërisht e detyrueshme. Serbia refuzon gjithashtu dy obligime kryesore: të mos kundërshtojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të respektojë integritetin e saj territorial. Ky refuzim, veçanërisht ky i fundit, sugjeron një gatishmëri për të mbajtur të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës.
Në këtë sfond, nënshkrimi i marrëveshjes nuk është thjesht një formalitet; është e vetmja garanci për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të saj, sigurinë kombëtare të Kosovës dhe paqen rajonale. Pavarësisht ofertave të mia të përsëritura, z. Vuçiq ka refuzuar të nënshkruaj. E ftoj atë, të pranishëm në këtë takim, të nënshkruaj këtu dhe tani, duke theksuar rolin vendimtar të Kartës së OKB-së në marrëveshjen dhe marrëdhëniet tona. Ky akt simbolik do të tregonte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore dhe fqinjësore me Kosovën.
Kosova është e njohur kryesisht në mbarë botën për masakrat dhe spastrimin etnik nën regjimin e Millosheviqit, por pak e kuptojnë se ky ishte vetëm kapitulli i fundit në një histori shekullore të krimeve shtetërore kundër shqiptarëve të Kosovës. Duke filluar me Ilija Garashanin në shekullin e 19-të, figurat kryesore serbe hartuan 24 plane për dëbimin ose shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. Historia e popullit tonë përfaqëson një nga betejat më të mëdha, por të panjohura ndërkombëtarisht, antikoloniale të shekullit të 20-të. Ndërsa gjenocidi në vitet e 90-ta shënoi një kulm, shtypja jonë filloi shumë më parë dhe rezonon me qytetarë të shumë kombeve.
Duke pasur parasysh historinë e dhimbshme të shtypjes dhe dhunës së duruar nga populli ynë, ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë individëve. Përvojat tona të kaluara na kanë rrënjosur një dëshirë të thellë për të krijuar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Si një komb që ka kapërcyer vështirësi të mëdha, ne aspirojmë të shërbejmë si një fener solidariteti dhe respekti për të drejtat e njeriut.
Faleminderit.
Qyteti i vjetër i Janjevës, në prag të rijetësimit
TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku njoftoi se, ky është viti i fundit i projektit të madh për rivitalizimin e qytetit të vjetër të Janjevës.

Vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro, bashkëfinancim me zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë dhe me partner zbatues UNDP Kosovo.


“Restaurimi i 14 shtëpive po vazhdon sipas dinamikës, ndërsa paralelisht po punohet në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike”, bëri me dije ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku.

Janjeva është një qytezë, me të kaluar dhe histori të pasur. Ajo është një qytezë karakteristike dhe shumë e veçantë, me rrugë të ngushta e shtëpi të vjetra.


Janjeva ndodhet mes kodrave të larta, rreth 600 metra mbi nivelin e detit dhe vetëm 18 km në juglindje të Prishtinës. Ka qenë e njohur veçanërisht për xehetari (ar e argjend) e zejtari; për përpunim të metaleve e të plastikës, për artizanate, për tregti etj.

Konsiderohet se Janjeva është një lokalitet i lashtë, që daton nga shek. IV, por, në dokumentet e shkruara përmendet nga shek. XIV, në vitin 1303.


Janjeva është gjithashtu vendlindja e Atë Shtjefën Gjeçovit (1874 – 1929), veprimtarit të shquar të lëvizjes atdhetare shqiptare, që ishte edhe prift, etnograf, arkeolog, shkrimtar, përkthyes e folklorist.
Një luftë që askush nuk e dëshiron – Kujt po i intereson hapja e Kutisë së Pandorës?
Në foto: Gjenerali famëkeq i Serbisë së dikurshme, Bozhidar Jankoviq …

Nga Dr Sadri Ramabaja
- Serbia po dëshmohet po aq e vendosur sa edhe Rusia si fuqi bërthamore, e cila jo rrallë po vepron e kujdeshme në fushbetejat e saj në Ukrainë.
Dialogu para dështimit
Pas një beteje të ashpër politike të brendshme Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) më në fund, saktësisht më 2 shkurt ia kanë dorëzuar Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok.
Ky propozim u dorëzua dy ditë më vonë se afati që e kishin dhënë vendet anëtare në takimin e 12 dhjetorit të vitit të shkuar, kur kishin kërkuar që para fundit të muajit janar të këtij viti Komisioni dhe EEAS ta dorëzonin propozimin. Kjo kërkesë për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 për Serbinë pason pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një letër dërguar EEAS -së më 15 dhjetor, pra dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, duke precizuar në mënyrë taksative se Serbia hedhë poshtë Marrëveshjen e Brukselit të 24 shkurtit 2023.
Letra në fjalë në fare pak rreshta e bën të qartë se Serbia nuk ka ndermënd t`i zbatojë disa prej pjesëve të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të arritur më 18 mars në Ohër. Si e tillë ajo është dokumenti i parë me shkrim që pa ekuivoke e bën të ditur se Beogradi e pohon hapur mospajtimin me zbatimin e disa prej neneve të ujdisë, me të cilën vetë presidenti Aleksandar Vucic ishte dakorduar.
Menjëherë pas publikimit të saj, për Radion Evropa e Lirë pat dekklaruar një zyrtar i lartë i BE-së se “kjo nuk do të kalojë aq lehtë te vendet anëtare të BE-së”.
Të kujtojmë se në pikët e para të Marrëveshjes taksativisht kërkohet respektimi i integritetit territorial mes palëve, ndërkaq neni 4 i saj, parashikon që Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Në letrën e kryeministres serbe theksohet qartë se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB apo në organizatat dhe agjencitë që ekzistojnë në kuadër të OKB-së, me çka bie ndesh me ujdinë e arritur mes palëve. Ndërkaq duke pohuar me forcë se “Serbia nuk njeh integritetin territorial” të Kosovës, de fakto ajo e bën publik pretendimin e saj ndaj një pjese të Kosovës, duke promovuar kështu ligjin e luftës të pashpallur.
Me këtë letër eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), mendon se tani, Serbia, de facto e ka çuar dialogun para dështimit. “Për një kohë të gjatë dialogu de facto dukej që nuk po funksiononte dhe po përdorej vetëm për menaxhimin e krizave. Por me këtë letër, Serbia e ka zyrtarizuar dështimin e dialogut”, u shpreh Vogel. [1]
Vuçiqi në pritje të ndryshimeve gjeopolitike
Më 2 shkurt, para se t’i drejtohej kombit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte pritur diplomatët e Quintit. Sipas mediave opozitare serbe, çështja e aktit terrorist serb më 24 shtator 2023 në Banjë [Albanik/Leposaviq] dhe zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin kryetema për të cilat Vuçiqit i është dashur të përballet me diplomatët perendimor, por as edhe në brifingun me gazetar nuk kishte si t’i eskivonte.
Fill pas këtij takimi, Vuçiqi pati audiencën e rregullt tek ambasadori i Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Harčenka. Përveç raportimit të Vuçiqit për takimin e tij paraprak, si vasali para Perandorit, ata tok kanë shestuar e koordinuar edhe veprimet pasuese subversive të Serbisë ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, me objektiv të qartë: përshpejtimin e hapjes së frontit të dytë të luftës në Europë.
Vuçiqi në fund të fjalës në atë komunikim me media, nuk ngurroi ta pohoi publikisht se është në pritje të ndryshimeve gjeopolitike, për rikthimin e ëndërruar serb në Kosovë. [2]
Ai duket ende nuk e ka parasysh se, një aventurë e tillë, do të bënte që Serbia të kthehej në “amën e saj” – tek Pashallëku i Beogradit.
Me një qëndrim kaq vendimtar në kontekstin e situatës aktuale në lidhje me zhvillimet në rajon, kur një lagje e diplomatëve perëndimor janë duke llogaritur dhe hezitojnë të dënojnë ashpër Serbinë, Federata Ruse po korr simpati në të gjithë “botën serbe” dhe më gjerë, natyrisht edhe për arsye të njohura historike dhe ideologjike.
Ballkani Perednimor sërish ndjehet i rrezikuar për shkak të vazhdimit të luftës hibride serbe e ruse tok. Cenzusi në Mlin e Zi i pasuar me deklaratën e tre kryetarëve të tri parlamenteve të entiteteve serbe [Serbi, Mali i Zi dhe Republika Serbe në Be H] më 16 nëntor 2023,[3] e mbi të gjitha akti terrorist i 24 shtatorit 2023 në veriun e Kosovës, janë maja e Ajsbergut dhe prologu i luftës së pashmangshme.
Serbia do të synojë përsëritjen e aktit terrorist të tipit të Pandas , që kishte organizuar në Pejë gjatë periudhës së luftës, duke vrarë gjashtë të rinjë serb, si parakusht, respektivisht alibi reale për intervenim blic-ushtarak. Përqëndrimi i tri prej katër armatave të ushtrisë serbe rreth e përqark Kosovës, flet shumë për objektivin serb.
Ndërkohë, për dallim nga Teherani, që kërcnon hapur duke paralajmruar se cilat baza amerikane i ka marrë në shënjestër, Beogradi vazhdon ta luaj rolin e viktimës! Në këtë rol ai pretendon t’i futet aventurës së re, duke rihapur frontin e ri të luftës në Europë. Por, nëse deri tashti ushtritë serbe kanë marshuar në pushtim të hapësirave shqiptare, pa u përballur me ushtri të rregullta, kësaj radhe do të pritet nga ushtria e rregullt dhe gjithësesi do ta ketë edhe humbjen më të pallogaritur në këtë epilog të rivalitetit shekullor.
Pavarësisht zërave alarmues për një luftë të re shqiptaro-serbe, ajo që mund të thuhet qartë është se, për këtë më së miri e din presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Por, unë shpresoj se ai nuk do të jetë aq i çmendur sa të kaloj rubikonin dhe të fillojë këtë luftë. Një luftë, siç dihet, ai e ka humbur në përballje me UÇK-në dhe NATOn [1999]. Meqenëse ne si Republikë dhe si Komb jemi ndërkohë shumë herë më të fortë ngasa ishim atbotë, Serbia do ta humbiste një konfrontim të tillë.
Serbia ende nuk e ka të qartë se nuk do ta presin njësi guerile të vogla dhe të improvizuara me nxitim, e as kryengritës popullor si në Kumanovë, Merdar e Sfircë [1912] a Kikë e Ush [1944], të krijuara si rezultat i veprimeve të kufizuara vullnetare kundër mësymjes serbe.
FSK- ja dhe fill pas saj edhe Ushtria Shqiptare janë tani përgjegjëse për përballjen në vijën e parë të frontit, por një Komb i tërë pastaj do të rreshtohet në radhët e tyre të unisuara.

“Bota serbe” – çelësi për kontrollin e ish hapësirës së Jugosllavisë
Akti agresiv i Serbisë në Banjë [Albanik – veriun e Kosovës] me elmente të pastra të terrorit shtetëror [24 shtator 2023], që kishte të bënte me cenimin më të ashpër të sovranitetit të Republikës pas largimit të ushtrisë serbe nga Kosova [qershor 1999], pretendohej të ishte rubikoni që do të shenjonte kalimin nga lufta hibride tek ajo reale.
Hyrja e luftës në Ukrainë së shpejti në vitin e tretë të saj, mund të jetë një nxitje më shumë për ndërlidhjet e saj me zhvillimet e reja të pritshme në Ballkanin Perendimor, që nënkupton realisht gjasat për shpërthimin e frontit të dytë të luftës në Europë, pikërisht në Kosovë.
Ashtu si nuk ka një fillim të përcaktuar qartë të Luftës së Ftohtë, nuk ka as dakordësi e kur përfundoi ajo. Megjithatë studjuesit janë dakord në një pikë: ajo përfundoi në vende të ndryshme në kohë të ndryshme. Por, në hapësirën post-sovjetike, nuk mbaroi kurrë. Ndërkaq, kalimi nga Lufta e ftohtë në atë reale ishte rrjedhojë e natyrshme e proceseve politike.
Ky fakt katapultoi me pushtimin e Krimesë [2014].
Marrëveshjet paraprake mes dy superfuqive, sidomos dy prej tyre që konsideroheshin si qenësore:
e para, që ka të bëjë me çështjet bërthamore dhe e dyta, që ka të bëjë me idenë për mosndryshimin real të rendit botëror, konsideroheshin si arritje me karakter gjeopolitik dobiprurës për që të dy palët. Bota tutje, sipas këtyre marrëveshjeve, do të duhej të mbetej bipolare.
Fillimi i luftës për pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, me idenë për vendosjen e një qeverie satelite në Kiev, përmbysi të gjitha marrëveshjet në fjalë dhe i dha fund këtij iluzioni. Ndërkaq insistimi për hapjen e frontit të dytë të saj në Ballkan ose Baltik, është një element i ri i Luftës së Ftohtë, respektivisht luftës hibride, me mundësi reale të shndërrimit të saj në luftë reale. Ky hap do të ishte gjithësesi vendimtar për zhvillimet aktuale në Europën Juglindore dhe përgjithësisht në hemisferën perëndimore.
Ashtu si Rusia që e shikonte Komonuelthin e Shteteve të Pavarura si një formë të ruajtjes së kontrollit të saj mbi hapësirën post-sovjetike,[4] edhe Serbia duke ju rikthyer idesë së “Botës serbe”, respektivisht mundësive për ringjalljen e “Ballkanit të hapur”, i rikthehet gjakimit për kontrollin e ish hapësirës së Jugosllavisë, duke përjashtuar dy republikat veriore të saj – Slloveninë dhe Kroacinë, por duke ia shtuar kësaj krijese të re Shqipërinë politike.
Nëse përqëndrimi i të gjitha armëve bërthamore në duart e Rusisë ishte i lidhur me vizionin rus për ruajtjen e kontrollit mbi hapësirën sovjetike, armatimi enorm i Serbisë në dekadën e fundit, ka po të njejtin vizion – rikthimin e kontrollit dhe influencës në Europën Juglindore, duke i shtuar kësaj edhe idenë e krijimit të “Botës serbe”. Insistimi për mbajtjen gjallë dhe me çdo kusht të sistemit të organizimit parashtetëror në Kosovë [rati i krizës së shpifur të dinarit, e cili realisht ka zgjidhjen e vet optimale brenda koordinatave të Planit evropian të rritjes] flet qartë se Serbia është në kërkim të alibisë për të kaluar në skenarin e luftës reale. Shih për këtë, ekspertët ushtarak e konsiderojnë luftën si vazhdim i politikës hegjemone serbe, si diçka që po bëhet gjithnjë e më shumë e pashmangshme. Megjithëse ata harronë t’ia kujtojn Vuçiqit sentencën e komedianit Will Rogers se “hegjemonia nuk është ajo që ka qenë dhe nuk ka qenë kurrë.” [5]
Ky konstatim i ekspertëve të sigurisë, duket të ketë për bazë “gjendjen shpirtërore dekadente”; ajo shpërfaq më shumë psikologjinë e elitës serbe sesa që flet për gjeopolitikën. Serbia nuk ia ka dalë ende të reflektojë politikisht për dëmet që u ka shkaktuar shqiptaërve gjatë më shumë se një shekull [prej vitit 1844 e këtej]. Nëse ajo ia ka arritur që për një shekull të ushtroj plot katër gjenocide mbi shqitarët dhe të aplikojë ekspansion territorial pas secilës luftë rajonale a botërore në dëm të shqiptaërve, tani ka ardhur koha që t’i friksohet më shumë rritjes së nacionalizmit populist brenda vendit, sesa etablimit të faktorit shqiptar në rajon.
Është me interes të theksohet se marrëveshjet e akorduara mes superfuqive në përmbyllje të Luftës së Ftohtë, nuk kishin të bënin me akordimin e SHBA-ve që tërheqja e armëve bërthamore nga shtetet e tjera të nënkuptonte pretendimin rus se ato shtete do të duhej të kishin sovranitet të kufizuar. Në këtë kuadër konkluzioni se “marrëveshja për çështjen e armëve bërthamore dhe mosmarrëveshja për fatin e republikave e bëri hapësirën post-sovjetike një zonë pasigurie”,[6] duket se qëndron, po aq sa qëndron edhe konkluzioni se ndërhyrja e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit serb dhe me këtë luftës në Kosovë [1999], përveç se bazohej në kapitullin e 7-të të Kartës së OKB-së, që kishte të bënte me anën humanitare – shpëtimin e një populli, ndërlidhet edhe me interesa të pastra gjeopolitike. Këto interesa të Perendimit kësaj radhe përputheshin plotësisht me interesat nacionale shqiptare. Fundja bombardimi i Serbisë, mund të cilësohet si sprovë në përballjen e madhe me Rusinë në Ukrainë njëzetë vite më vonë.
Në këtë kuadër prezenca e NATO-s në Ballkanin Perednimor, sidomos në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, shndërrohet në faktor sigurie, por edhe stabiliteti dhe paqeje, përderisa ndodhë krejt e kundërta me hapësirat e ish Jugosllavisë, me theks Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, që tashmë trajtohen nga Moska si zona të interesit rus dhe me to po mirret Rusia.
Le të rikujtojmë se Neni 7 i Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është një dispozitë e rëndësishme që mundëson Këshillin e Sigurimit të marrë masa të ndryshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo dispozitë lejon Këshillin e Sigurimit për të vepruar në raste të veçanta kur ka rrezik të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Dispozitat e Nenit 7 janë përdorur në disa raste të historisë, përfshirë luftën e Gjirit Persik në vitin 1991 dhe ndërhyrjet ushtarake në Bosnjë dhe Kosovë në vitet 1990-ta. Përdorimi i këtij neni është i lidhur ngushtë me qëllimet dhe principet e OKB-së për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, pavarësisht se nuk qe arritur të bëhet përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ajo u bazua pikërisht në këtë nen të Kartës së OKB-së dhe i hapi rrugë rishikimit të zonave të interesit gjeopolitik.
Rikthimi i Serbisë tek ideja e “Botës serbe” në këtë kontekst të zhvillimeve gjeopolitike, mund të krijojë tensione të mëtejshme me NATO-n, nëse kjo retorikë shkon përtej qëllimeve të diplomacisë dhe do ta vështirësonte gjithësesi dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe aleatëve të saj perëndimor. Vizita e Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, në Beograd më 7 shkurt, me theks përplasja e tij në konferencën për media me presidentin serb Aleksander Vuçiq lidhur me armatimin e Kosovës,[7] e me kët aftësimi i saj për vetëmbrojtje, që de fakto është ledhi real që pengon aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia, flet qartë se rikthimi tek platforma e “Botës Serbe” do të ndikojë në politikën dhe marrëdhëniet e Serbisë me aleatët e saj ndërkombëtarë.

Antagonizmi gjeopolitik në veprim
Kosova është pa dyshim qartësisht në anën e Perëndimit dhe ka shprehur vazhdimisht solidaritetin e saj me Ukrainën. Për arsye humanitare dhe politike, Kosova që në fillim të luftës në Ukrainë ishte në anën e Ukrainës, pavarësisht se kjo e fundit ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe historikisht ka mbajtur marrëdhënie të mira me Serbinë.
Revolucioni demokratik i heshtur i 14 shkurtit 2021, që risolli në pushtet Qeverinë Kurti 2, i kishte krijuar mundësinë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që në përputhje me platformën politike të forcës politike që drejton – Lëvizjes Vetëvendosje, të paralajmërojë qartë se Qeveria e tij, në raport me Serbinë, do të zbatonte me përpikmëri parimin e reciprocitetit, rrjedhimisht edhe të ashtuquajturat “masa të reciprocitetit” që njeh ky parim në marrdhëniet ndërkombëtare.
Le të rikujtojmë faktin se parim në marrëdhëniet ndërkombëtare është një koncept i rëndësishëm që përcakton qëndrimin dhe sjelljen e një shteti në bazë të trajtimit të njëjtë që ai merr nga shtetet e tjera. Në esencë, kur një shtet vepron ndaj një tjetri në një mënyrë të caktuar, pritet që ky shtet të trajtohet në një mënyrë të ngjashme në të njëjtën situatë ose në situata të ngjashme. Historia me targat dhe një varg raportesh me Serbinë janë dëshmi se Serbia duhet të detyrohet që ta respektojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet e saj me Kosovën.
Për më tepër, Kurti kishte proklamuar qartë në platformën qeverisëse se, autoriteti i Kosovës duhet të zbatohet në të gjithë hapësirën e Republikës, d.m.th. detyrat e shtetit sovran duhet të kryhen vetëm nga autoritetet e Kosovës, krejtësisht në përputhje me Kushtetutën dhe interesin nacional.
Kjo ndodhi gjatë kësaj legjislature qeverisëse me targat, me zgjedhjet serbe, me referendumin serb, me zgjedhjet për pushtetin lokal … e po vazhdon sot me largimin e dinarit nga qarkullimi si valutë zyrtare.
Prandaj konkluzioni se “Qeveria e Kosovës po përdor antagonizmin gjeopolitik në interes të pozicionit të saj ndaj Serbisë”,[8] nga studjues të huaj ka bazë reale. Ndërkaq reagimi i Brukselit dhe Uashingtonit, si në rastet pararendëse, e edhe tani me çështjen e dinarit, për opinionin shqiptar dhe jo vetëm atë, duket jo vetëm i paarsyeshëm, por edhe i pabazë.
Ky qëndrim rrjedhmisht cilësohet kontravez sidomos tashti kur vërehen analogji në mohimin rus të shtetësisë së Ukrainës dhe qëndrimit serb ndaj Kosovës.
Kjo sjellje e një lagjeje të diplomacisë perendimore, duke insistuar tutje në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht se Serbia refuzon Marrëveshjen e Brukselit [24 shkurt 2023], krejt natyrshëm “nxit argumentin e palës kosovare se në një moment do të ketë një Republikë Serbe, një Donbas apo një Luhansk në territorin e saj. Për më tepër, nuk mund të përjashtohet që Rusia të vazhdojë ta lërë konfliktin të pazgjidhur duke bllokuar organet
ndërkombëtare.” [9]

Siç dihet tashmë, projekti për krijimin e parakushteve për ndarjen e Kosoëvs, respektivisht tentativës për aneksimin e veriut më 24 shtator 2024 si akt të kryer, ka një parahistori tragjike.
Krahas marshit të trupave të NATO-s fill pas përfundimit n e lufëts [qershor 1999], kur trupat serbe ishin detyruar të tërhiqeshin konform Marrëveshjes së Kumanovës [9 qershor 1999], Serbia e mbështetur nga trupat franceze të KFOR-it, që ishin dislokuar në veri, tetë muaj pas përfundimit të lufëts, do ta bëjë akt të kryer spastrimin etnik të veriut të Kosovës.
Gjatë orëve të kalimit të natës së 3 e 4 shkurt të vitit 2000, strukturat ushtarake dhe ato të shërbimit sekret serb, tok me kriminelët e të gjitha ngjyrave, do të kryenin njërën nga fushatat më kriminale në veriun e Kosovës , duke e bërë akt të kryer spastrimin etnik të Mitrovicës nga shqiptarët. Atë natë ata i vranë 10 shqiptarë dhe i plagosën 25 të tjerë, nëdrkaq përmes dhunës ndaj dhjetra të tjerëve mbollën terrorin psikologjik që do t’i shërbente projektit për spastrim të plotë etnik të veriut. Në ditët në vijim gjatë muajit shkurt, grupet kriminale serbe të mbështetura nga Beogradi, i dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë.
Ngjashëm, siç kishin vepruar gjatë procesit kolonizues të Kosovës në vitet pas pushtimit të saj [1912 1941] , drejtuesit lokal, që në fakt ishin edhe drejtues të trupave paramilitare serbe, e që më vonë do të krijonin organizatat teroriste me emrat “Rojet e Urës”, “Brigada e Veriut”… do të uzurponin shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë, ku do të vendoseshin serbë madje edhe nga Bosnja, duke ua pamundësuar tutje deri tashti rikthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe tokat e tyre. Ky spastrim etnik i kryer para 24 viteve, e ndryshoi krejtësisht strukturën demografike të Mitrovicës dhe veriut në tërësi.
Sipas një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave të asaj kohe, para shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, 53% të njehsorëve të energjisë elektrike ishin nëpër amvisëri të shqiptarëve. Nëse marrim parasysh faktin se numri anëtarëve të failjeve shqitare, krahasuar me ato serbe, vazhdimisht ka qenë më i madh, kjo përqindje reflektohej në disa her më e madhe në përbërjen demografike.
Kërkesa që sot Mitrovica e veriut të shndërrohet në qendër administrative të Asociacionit Serb, prandaj shihet si një dublifikim i qëllimshëm i Donbas-it a Luhansk-ut, që fare lehtë do të mund të shërbente si alibi për aventurën serbe të radhës.

Gjenerali i Serbisë Bozhidar Jankoviq pas masakrës së njohur të Lumës në Shqipëri… Emrin e këtij gjenerali famëkeq që mbetët sinonim i pushtimit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare pas vitit 1912, për dhjetëvjetsha të tërë e ka mbajtur Hani i Elezit, në kufi me Maqedoninë.
Përfundim
Në vazhdën e Luftës në Ukrainë, Serbia ia arriti të rimarrë një rol vendimtar në ish hapësirën e Jugosllavisë dhe më gjerë në Europën Juglindore, duke imponuar agjendat e saj për të luajtur në terrenin e ‘konflikteve të ngrira’ [siç pretendon ta kualifikojë rastin në Kosovë dhe Bosnjë] dhe për të kontrolluar rrjedhën e tyre.
Duke modernizuar ushtrinë e saj dhe duke vendosur 48 baza të armatës dhe xhandarmësisë së saj rreth e përqark Kosovës, gjithmonë duke pretenduar se vepron në vetmbrojtje [sic!] ajo është në gjendje gadishmërie në çdo kohë për marshim drejt Kosovës në emër të mbrojes së gjoja minoritetit serb, natyrisht edhe duke u thirrë në interesat e saj strategjike.
Vetëviktimizimi i Vuçiqit në fjalimin që ai pati në takimin e thirrur nga Serbia në Këshillin e Sigurimit të OKB -së më 8 shkurt, krahas përdorimit të statistikave të pavërteta dhe një malë gënjeshtrash të pështira, ishte plotësisht në funksion të krijimit të alibisë për aksionet pasuese terroriste me mundësi reale për përshkallëzim të përballjes së re shqiptaro-serbe.
Në dritën e zhvillimeve gjeopolitike aktuale pala kosovare me të drejtë ndjehet e zhgënjyer për faktin se presioni perëndimor sërish po vazhdon të ushtrohet ndaj Prishtinës zyrtare, ndërkaq kundër Serbisë mungon, respektivisht ai është i mefshtë dhe për rrjedhojë nuk po jep efektin e dëshiruar. Kjo sjellje shpjen në kalendrat greke realizimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila do t’i mundësonte Kosovës të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare pa rezistencën serbe, duke i mundësuar Republikës së Kosovës të avancojë zhvillimin ekonomik e shoqëror si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare.
Presidenti serb ndërkohë, edhe në komunikim me media, nuk ngurron fare ta thotë publikisht se Serbia pret qastin e duhur historik, rrethanat gjeopolitike, duke potencuar pushtimin e Nagorni Karabahut nga Azerbajxhani si model, për rikthimin e ëndërruar serb në Kosovë.
Ai duket se nuk e ka parasysh që, një aventurë e tillë, do të kishte kosto të paparashikueshme para së gjithash për Serbinë – federalizimi i saj i brendshëm, do të ishte çmimi më i vogël për fundin e asaj aventure.
Në shqyrtimin e kujdeshëm të politikës së sigurisë në Europën Juglindore në përgjithësi e me theks në raportet shqiptaro-serbe, gjykoj se dinamikat e politikës së sigurisë vazhdon të karakterizohet kryesisht nga qasje neo-realiste. Ndërkaq përforcimi i trupave të KFOR-it me njësi speciale dhe rikthimi i vëmendjes së NATO-s i shprehur me aktivitetet e saj në rajon, kanë detyruar Serbinë të aplikojë një mendim neoralist të politikës së sigurisë, pavarësisht se nuk pajtohet dot se po humbet gradualisht statusin e saj hegjemon në rajon.
Ballkani Perendimor tutje mbetet një rajon krize në të cilin interesat gjeopolitike dhe ato gjeoekonomike të fuqive të mëdha luajnë një rol të madh.
Në rrethanat aktuale, pavarësisht se përballjen e re shqiptaro-serbe nuk e dëshiron asnjëra nga palët konstruktive të qendrave vendimmarrërse perendimore, nga ekspertë të fushës, jo rrallë po cilësohet si e pashmangshme. Kujt po i intereson hapja e Kutisë së Pandorës?
_______________________
Fusnotat
1. https://www.youtube.com/watch?v=-gZ5zbqbMsI
2. https://www.sd.rs/vesti/info/vucicevo-obracanje-naciji-2024-02-02?fbclid=IwAR19MC_kYv09hNNKDJ3mHDwBK-KJLUZINTSEZrqqsXOUylDn3Nh3RqfK3ZU
3. https://www.ishgj.org/aktualiteti/unioni-i-shteteve-serbe/
4. https://www.iwm.at/publication/iwmpost-article/die-ukraine-der-kalte-krieg-und-der-krieg
5. https://www.project-syndicate.org/commentary/with-trump-american-decline-becomes-self-fulfilling-prophecy-by-joseph-s-nye-2024-02
6. https://www.iwm.at/publication/iwmpost-article/die-ukraine-der-kalte-krieg-und-der-krieg
7. Po aty.
8. https://www.evropaelire.org/a/gjermania-tensionet-kosove-serbi-/32809561.html
9. https://www.kas.de/de/laenderberichte/detail/-/content/kosovo-politische-und-gesellschaftliche-auswirkungen-ein-jahr-nach-beginn-des-russischen-angriffskri
Eksperti për intervistën e Putinit: Si intervistimi i Adolf Hitlerit në vitin 1939
Një intervistë e diskutueshme televizive me Vladimir Putin do të transmetohet rreth mesnatës së kohës norvegjeze. Foto: Kontribues/Getty Images
Ndërsa gazetarët e pavarur rusë po persekutohen dhe burgosen në vendet e tyre të origjinës, ish-gazetari i Fox News, Tucker Carlson transmeton një intervistë të diskutueshme.
Versioni i shkurtër i VG.
- Ish gazetari i Fox News, Tucker Carlson interviston presidentin rus Vladimir Putin në uebsajtin e tij
- Ekspertët e Rusisë besojnë se qëllimi i Putinit është të ndikojë dhe të arrijë votuesit amerikanë, si dhe të minojë demokracinë amerikane dhe besimin në Shtetet e Bashkuara si një ofrues i sigurisë për Europën
- Ndërsa intervista po zhvillohet, gazetarët rusë në atdheun e tyre ndeshen vazhdimisht me ngacmime, sulme e madje edhe vrasje
- Rreth mesnatës me orën Norvegjeze transmetohet intervista që ish-spikeri i Fox News ka bërë me presidentin rus Vladimir Putin.
“Po flasim për dy personalitete që të dy njihen si shumë manipulues”, thotë eksperti i Rusisë Jakub Godzmirski në NUPI për intervistën e planifikuar.
Tucker Carlson ishte një nga yjet më të mëdhenj të Fox News.
Por në prill të vitit të kaluar ai humbi punën në kanalin televiziv për të cilin punon që nga viti 2009. Intervista e Putinit transmetohet në faqen e tij të internetit.
– Nuk po flasim për një person që ka qenë i njohur si gazetar i ndershëm. Mendoj se mund të presim shumë manipulime dhe konspiracione, thotë Godzmirski.
Vetë Tucker Carlson ka bërë disa deklarata të diskutueshme në lidhje me intervistën me presidentin rus.
Asnjë gazetar i vetëm perëndimor nuk ka marrë mundimin të intervistojë Vladimir Putinin, ka deklaruar ai sipas BBC.
“Shumica e amerikanëve kanë zero ide pse Putini pushtoi Ukrainën apo cilat janë qëllimet e tij tani. Ata nuk e kanë dëgjuar zërin e tij. Kjo është gabim,” tha ai, sipas Politico.
Por disa gazetarë e kundërshtojnë pretendimin e Carlson se nuk do të intervistojnë Putinin.
“Ne kemi dërguar disa kërkesa në Kremlin gjatë 18 muajve të fundit, por gjithmonë na kanë mohuar”, ka shkruar gazetari i BBC Steve Rosenberg në X.
Profili i CNN Christiane Amanpour gjithashtu e kundërshton pretendimin.
A mendon vërtet Tucker se ne gazetarët nuk jemi përpjekur të marrim një intervistë me presidentin Putin çdo ditë që nga pushtimi i tij në shkallë të plotë në Ukrainë? Është absurde — ne do të vazhdojmë të kërkojmë një intervistë ashtu siç kemi bërë prej vitesh tashmë,” shkroi ajo në X.
“Lufta e informacionit”
Inna Sangadzhieva e Komitetit Norvegjez të Helsinkit beson se Putin është në udhëkryq dhe se intervista e Tucker Carlson është “pjesë e luftës së informacionit të presidentit.”
“Nga njëra anë, ka një të djathtë shumë të fortë anti-amerikane dhe retorikë anti-perëndimore në Rusi. Veçanërisht që kur filloi lufta,” thotë ajo.
“Propaganda e ka përcjellë vizitën e Tucker Carlson , sikur një gazetar i njohur dhe i pavarur po vjen për të thënë të vërtetën. Carlson gjithashtu shërben si propagandist në Shtetet e Bashkuara. Është një lojë nga të dy.
Të dy ekspertët e Rusisë VG kanë folur për të besuar se motivimi i Putinit për kryerjen e intervistës është, ndër të tjera, të ndikojë dhe të arrijë votuesit amerikanë.
“Tani ka të bëjë me pengimin e demokracisë amerikane,” tha Godzimirski.
“Minimi i besimit në Shtetet e Bashkuara si një ofrues i sigurisë për Evropën është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm. Kjo mund të krijojë trazira – dhe të kontribuojë që gjërat të shkojnë keq, vazhdon ai.
Godzimirski beson se Putini do të përsërisë disa herë gjërat që ka thënë për luftën e Ukrainës në të kaluarën.
“Ai sigurisht do të përsërisë se beson se Ukraina është një shtet artificial, se ata do t’i kishin arritur qëllimet e tyre nëse nuk do të kishte qenë për mbështetjen perëndimore. Ai mund të dëshirojë të frikësojë armët bërthamore. Dhe ai do t’u bëjë thirrje vlerave konservatore si familja,” tha ai.
Ekspertët e Rusisë VG kanë folur për t’u kërkuar njerëzve që shikojnë intervistën ta marrin atë me një kokërr kripë – dhe të tregojnë skepticizëm të shëndetshëm për këtë.
“Është pak si një gazetar që shkon te Adolf Hitleri dhe e interviston atë në vitet 1938-1939 dhe të presësh atë që do të dëgjosh është një komunikim i ndershëm”, thotë Godzimirski.
– Siguron fuqi dhe kontroll
Dhe ndërsa Putin e vë veten në dispozicion të amerikanit Tucker Carlson, kushtet për gazetarët rusë në vendin e tij janë të tmerrshme.
“Kontrolli mbi mediat jep fuqi dhe kontroll mbi tregimet. Putin e pa mjaft herët se media e pavarur ishte një armik. Që nga ardhja në pushtet në vitin 2000, gazetarët kanë qenë subjekt i abuzimit, reprezaljeve dhe persekutimit nga autoritetet. Jo vetëm ndryshimet fizike, por edhe legjislative,” tha Sangadzhieva.
Ndërsa Carlson po vizitonte Rusinë, dy gazetarë amerikanë, Evan Gershkovich i Wall Street Journal dhe Alsu Kurmasheva i Radios Evropa e Lirë, mbahen në burg pa gjyq në Rusi.
Gazetarja Olesia Krivtsova u procedua në Rusi për aktivizëm kundër luftës. Sot ajo punon në mërgim në Norvegji – si gazetare në The Barents Observer.
“Nuk e kam parë intervistën. Por mendoj se do të jetë propagandë nga natyra,” tha ajo.
Ajo përballet me deri në 10 vjet burg në Rusi si rezultat i ligjeve të reja armiqësore ndaj medias futur pas luftës në Ukrainë
“Unë mbështes lirinë e fjalës në çdo formë. Dhe më pëlqen që qeveria amerikane, ndryshe nga autoritetet ruse, nuk arreston gazetarët për kritika, madje edhe propagandë pro-ruse.
Ajo ka disa kolegë që aktualisht janë të burgosur në Rusi.
“Mendoj se Putini e ka kryer këtë intervistë për të treguar se është i hapur për shtypin – përfshirë edhe shtypin perëndimor. Në mënyrën e vet, Kremlini po përpiqet të tregojë se është i hapur për mediat masive dhe nuk censuron. Por të gjithë e dinë se kjo është një gënjeshtër,” tha ajo.
Botuar: 08.02.24 në 10:49 pm
Përditësuar: 08/02/24 à 23:13
Ekspert om Putin-intervju: – Som å intervjue Adolf Hitler i 1939 (vg.no)
Paralajmëron Evropën: Ndihmës nga SHBA po i vjen fundi
Ishte një mesazh i zymtë që senatori Ted Cruz i bëri Sekretarit të Shtetit të Norvegjisë Espen Barth Eide. Foto: Thomas Nilsson / VG
Senatori Ted Cruz i jep një paralajmërim ministrit të Jashtëm Espen Barth Eide: Evropa duhet të kuptojë se mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën ndoshta po i vjen fundi.
Nilas Johnsen dhe Thomas Nilsson (fotot)
Raporti nga: Washington D.C., SHBA
VG ishte e pranishme gjatë gjithë takimit midis senatorit republikan të profilit të lartë dhe ministrit të jashtëm norvegjez në Senatin e SHBA.
Pas takimit, VG mori një intervistë me senatorin me ndikim, ku iu përgjigj asaj që ai mendon se është çështja më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara tani: Të ndihmosh Ukrainën të fitojë luftën kundër Rusisë ose të futë masa për të siguruar kufirin me Meksikën.
– Sigurimi i kufirit tonë është më i rëndësishmi. Është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë. Kufijtë e hapur të qeverisë Biden na ekspozojnë ndaj një kërcënimi të madh nga terroristët, thotë Cruz për VG.
Cruz beson se vërshimi i migrimit në Shtetet e Bashkuara do të thotë se rreziku i një sulmi terrorist është më i madh se në çdo kohë që nga 11 shtatori 2001.
“Shteti im i Teksasit është në vijën e parë të pushtimit që po shpaloset tani. Do të bëj gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për ta ndaluar atë,” tha Kruz.
Senatori, i cili është një mbështetës shumë i rëndësishëm i ish-presidentit Donald Trump, erdhi direkt nga një votim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën, një çështje që është plotësisht e bllokuar në Kongres.
Mbështetja për Ukrainën është e lidhur me masat kufitare.
Administrata Biden do të lidhë mbështetjen për Ukrainën me mbështetjen për Izraelin dhe masat në kufi për të ndaluar emigrantët.
Senati fillimisht miratoi, por më vonë e refuzoi, zgjidhjen e propozuar të paketës. Tani po shkon drejt një trajtimi të ri.
Paketa që po diskutohet do të shpërndajë një total prej 118 miliardë dollarësh, që korrespondon me rreth 1,250 miliardë korona norvegjeze. (shih kutinë e fakteve më poshtë)
Pakoja për Ukrainen
Ja për çfarë ra dakord për herë të parë Senati:
Paketa përfshin pak më shumë se 20 miliardë dollarë për sigurinë kufitare, sipas një burimi të Senatit.
Ajo përfshin gjithashtu rreth 60 miliardë dollarë në mbështetjen e Ukrainës dhe pak më shumë se 14 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Izraelin. Mbi këtë vijnë 10 miliardë dollarë ndihma humanitare për civilët në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Ukrainë.
Përveç kësaj, afro 2,5 miliardë dollarë vijnë në Komandën Qendrore të ushtrisë amerikane (Centcom) dhe konflikti në Detin e Kuq.
Ai përfshin gjithashtu afro 5 miliardë dollarë për të mbështetur vendet partnere të Amerikës në situatën e përshkallëzuar me Kinën.
Është në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët janë në pushtet, që çështja të përballet me opozitën më të fortë. Trump u ka kërkuar mbështetësve të tij atje që ta refuzojnë marrëveshjen.
Në takimin me Eide, Cruz shpjegoi se besonte se marrëveshja do të kalojë përfundimisht në Senat, por se nuk beson se ajo do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ministri i Jashtëm norvegjez shpjegoi pse është kaq e rëndësishme si për Evropën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara që të ofrojnë mbështetje për Ukrainën, në mënyrë që Putin-Rusia të mos e fitojë luftën.
Cruz shpjegoi se ai ndan këtë pikëpamje dhe është shumë i preokupuar që Rusia ta humbet luftën në Ukrainë.
Por ai ishte gjithashtu i qartë në lidhje me këtë: Edhe nëse kjo paketë mbështetjeje do të miratohej, ajo mund të ishte e fundit.
Cruz beson se një fitore zgjedhore për Donald Trump ka të ngjarë të nënkuptojë fundin e mbështetjes amerikane për Ukrainën dhe se Evropa gjithsesi duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj .
Ai e përpunoi këtë në bisedë me VG më pas:
“Ju lëshuat një paralajmërim se Evropa duhet të pranojë se Shteteve të Bashkuara ndoshta po u vjen fundi në mbështetjen e saj për Ukrainën. Sa shpejt e shihni këtë duke ndodhur, dhe duke e ndaluar atë tani me këtë projektligj?
“Nuk mund ta them me siguri, por mendoj se ky projektligj i Ukrainës do të kalojë përfundimisht në Senat, por mënyra se si është thënë tani, nuk po kalon në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Pse jo?
Sepse Shtëpia nuk do të ofrojë mbështetje në rritje për Ukrainën pa masa shumë më të forta për të siguruar kufirin jugor të Amerikës. Atëherë demokratët duhet të pyesin: A janë ata më të shqetësuar për sigurimin e Ukrainës sesa mbajtjen e politikave të tyre të hapura kufitare që administrata Biden ka zbatuar? Sepse nëse demokratët nuk bëjnë më shumë për të siguruar kufirin tonë, kjo paketë mbështetjeje (për Ukrainën) nuk do të kalojë.
Cruz i tha Eide se vala e emigrantëve që hyjnë në SHBA kontrollohet nga rrjetet kriminale globale.
“Shumë amerikanë po pyesin veten, pse jemi më të shqetësuar për ndalimin e një pushtimi të Ukrainës sesa në vendin tonë.
Cruz ka besim se nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale, kufiri me Meksikën do të mbyllet shumë shpejt. Ai beson gjithashtu se Trump do të jetë i shqetësuar për dërgimin e fondeve të reja në Ukrainë.
“Evropa duhet të fillojë të përgatitet për fundin e mbështetjes amerikane për Ukrainën. Nuk e di me siguri, por është diçka që Evropa duhet të merret me këtë mund të ndodhë. Kjo nuk ndihmon për ta mohuar atë,” tha Kruz.
Cruz beson se vetë Evropa duhet të bëjë më shumë për të ndalur Putinin, duke pranuar se mund të ketë një situatë ku Shtetet e Bashkuara nuk kanë më kontribute për të dhënë.
Cruz, megjithatë, ishte i qartë se ai beson se Trump nuk do të jetë serioz rreth tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO, një aleancë që Cruz mbështet.
Cruz beson se veprimet e Trump duhet të konsiderohen si “saber-rattling”, por mund të shpjegohet me faktin se Trump beson se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shpenzojnë aq shumë para për NATO-n.
Ashtu si shumë republikanë, Cruz beson se megjithëse Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një rol udhëheqës në botë, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta paguajnë faturën vetëm.
Eide thotë pas takimit se Cruz është një republikan “plotësisht qendror” që ai duhet të takohet, edhe nëse mesazhi nuk ishte ai që donte të dëgjonte.
– Është shqetësuese. Ne dëshirojmë të marrim një vlerësim të sinqertë dhe është e rëndësishme ta dëgjojmë këtë, në mënyrë që Norvegjia dhe Evropa të përgatiten për atë me të cilën duhet të punojmë, thotë Eide për VG.
Ministri thotë se ai lë Shtetet e Bashkuara me përshtypjen se shumë mund të ndryshojnë shpejt në qoftë se Trump fiton, si lidhur me mbështetjen e Ukrainës, ashtu edhe me angazhimin e NATO-s.
A keni frikë për angazhimin amerikan për të kontribuar në sigurinë e Evropës?
“Ka sigurisht një rrezik real që Shtetet e Bashkuara po lëvizin në një drejtim më izolues. Ne nuk duam një përfundim të tillë, por është e rëndësishme të dimë se po flitet kështu në Uashington, kështu që ne mund të përpiqemi të ndikojmë në Shtetet e Bashkuara dhe t’i tërheqim ato në drejtimin që duam.
Eide u takua gjithashtu me senatorin republikan Lindsey Graham, por VG nuk u lejua të shkonte atje.
“Graham shpjegoi se ai ishte shumë mbështetës i Ukrainës, por se ai dëshiron që masat kufitare të vendosen së pari,” i tha Eide VG rreth atij takimi.
Graham është i sinqertë se ka një lidhje politike që republikanët po bëjnë për t’i detyruar demokratët të mprehin emigracionin.
Eide tha se nuk ndihet i sigurt se do të ketë një marrëveshje përfundimtare mbi mbështetjen e Ukrainës, pasi republikanët si Graham dhe Cruz janë të lidhur me mbështetjen e Ukrainës duke u lidhur me një politikë të re kufitare.
“E kam të vështirë ta kuptoj këtë peizazh këtu dhe nuk ndihem i sigurt se do të kalojë. “Është e komplikuar,” si të thuash. Jam pak i shqetësuar. Po mbështetem drejt vendosjes së saj, por shoh se askush nuk është shumë i sigurt.
Jashtë Senatit, Eide u përshëndet shkurtimisht nga senatori demokrat John Fetterman. Ai ka një pikëpamje krejtësisht të ndryshme për paketën e Ukrainës.
Senatori, i cili njihet për veshjen me kapuç në vend të kostumit, mendon se është e turpshme që Kongresi nuk ka qenë në gjendje të bie dakord për mbështetjen e Ukrainës.
Është ndërhyrja e Trump që shkatërron, beson ai.
“Republikanët duhet të mblidhen së bashku dhe të marrin topat e tyre nga tavolina e Trump dhe të votojnë për një paketë që përmban gjithçka që kanë kërkuar. Ata donin një marrëveshje kufitare dhe ne gjithashtu qëndrojmë me aleatët tanë në Ukrainë, në Izrael dhe Tajvan. Kjo është një «slam dunk»,” tha Fetterman.
Një numër i vogël protestuesish qëndruan gjithashtu jashtë Kongresit, me një thirrje drejtuar politikanëve amerikanë për mbështetje të vazhdueshme.
Midis tyre ishin refugjatët ukrainas Anna Pikula (32) dhe Yuliia Kobzan (34).
“Ndalimi i ndihmës për Ukrainën do të ishte një gabim. Nëse Ukraina nuk e fiton luftën, kjo do të krijojë një kërcënim edhe për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, thanë të dyja.
Jeta si mësues në mërgatë
Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar “Familja e parë shqiptare nga Kosova në Mönsterås të Suedisë, ishte familja ime“, publikuar më 6 Shkurt 2024
Pjesa e katërt dhe e pestë (4, 5)
Vështirësitë që po e përcjellin mësimin shqip (shkollën shqipe) në Suedi dhe përgjithësisht në Mërgatë.
Për mësuesit dembelë e prindërit e painteresuar *)
Unë dëshiroja, angazhohesha e punoja që në Mönsterås të mbahej mësimi rregullisht në gjuhën shqipe. Numri i nxënësve ishte i mjaftueshëm, gjithësejt ishin gjashtë nxënës, tre fëmijët e mi dhe tre të Brahim Krasniqit i cili sapo e kishte marrë lejen e qëndrimit dhe ishte vendosur në Mönsterås por ai nuk dëshironte që fëmijët e tij të mësonin shqip ndoshta pse nënen e kishin boshnjake nga Sangjaku.
Komuna më shkruajti, puno vetëm me tre fëmijët e tu e ne të paguajmë! Unë punoja, njëherë në javë nga dy orë mësimi por nuk doja që komuna të më paguaj për punën që bëja për fëmijët e mi.
Drejtoria e shkollës, Mölstadsskola ma siguroj një klasë dhe më thanë blej libra e mjete tjera mësimore për punë e ne ti paguajmë! Unë porosita disa dhjetëra libra nga letërsia, gjuha, historia, gjeografia, muzika, harta të ndryshme, historike e gjeografike, nga Rilindja, ndërmarrja e teksteve dhe mjeteve mësimore, në Zvicër. Pagesën e bëra por kur i hapa pakot me libra, mungonin disa. Pra, edhe Rilindja më mbeti borxh. I shkruajta Mehmet Emërllahut, përgjegjës i Rilindjes në Zvicërr, por nuk mora përgjigje atëherë e sot.
Disa nga ato libra kur u shpërngula nga Mönsteråsi, ia fala bibliotekës së shkollës me shpresë se nëse ndonjëherë vjen ndonjë nxënës shqiptar e dëshiron me pasur mësim në gjuhën shqipe, nxënësit e mësuesit të kenë libra të mjaftueshëm, sa për me e fillua punën.
Kusherinë, Sinani ma ka ngjit smujen e gojës
Kur erdhi baca Brahim nga Hulfsredi, qytet në Småland, shkuam te ai dhe përveç mirëseardhjes ia dërguam edhe një lule. Gruaja e bacës Brahim kishte qenë alergjike*) ndaj luleve natyrale dhe u detyruam ti marrim lulet tona që ia dhuruam.
Baca Brahim është me fis krasniq, sikurse gruaja ime që është krasniqe. Ai e thirrte kusherinë*) dhe kur kishte ndonjë punë, fliste dhe i ankohej Nexhës. Unë kisha qenë te mjeku i dhëmbëve dhe për një kohë pata probleme me dhëmb. Mishi i dhëmbëve dhe buzët më ajeshin*), nga infektimi i dhëmbëve.
Njëherë, kur rrinim me bacën Brahë ai i tha Nexhës:
-Kusherinë, Sinani ma ka ngjit smujën e gojës. Nexha ia k`theu:
-O baca Brahim, e qysh ta ngjiti ty Sinani smujën, e mu qi pa flej me te nuk ma ngjiti?
Mësimi në gjuhën shqipe nuk më shkonte si duhët, qysh kisha dëshirë dhe mundësi në Mönsterås edhe nga shkaku se nuk kishte nxënës shqiptar, përveç fëmijëve të mi të cilët i detyroja. Me ta mbaja mësim nga dy orë në javë në klasët e shkollës ku mësonin suedisht. Nganjëherë i vëreja se edhe fëmijët e mi nuk po vijnë në mësim me dëshirë por mua nuk më thonin se nuk po duan me ardhur vetëm e pa fëmijë të tjerë. Ata i detyroja që të vijnë rregullisht, të marrin me vete, librat, fletoret, lapsat dhe i kontrolloja detyrat që iu kisha dhënë javën e kaluar, njëjtë sikur kur punoja me nxënësit e tjerë e shkollat e tjera në Kosovë e në Suedi.

Në klasë me nxënës e mësuesen. Valdemarsvik, dhjetor 1992
Nganjëherë, Nëntori, në orën e mësimit qeshte ngadalë e kur e pyesja:
-Pse po qesh, ai me tregonte ndonjë histori të stisur për motrat (Mimozën dhe Entelën) apo për ndonjë tregim që iu kisha lexua. E vërteta ishte se Nëntori i dëgjonte që ato pritonin me ardhur ndërsa ky, si më trim ma thonte mua.

Vertetim mbi kursin e parë për mësimin e gjuhës suedeze. Valdemarsvik, 22 janar 1993
3%-shi, një obligim qytetar e më shumë nevojë e obligim kombëtar
Ato pakë familje që ishin pa leje qëndrimi në Mönsterås, një natë i thirra në banesën time dhe iu fola se edhe ata duhët të paguajnë 3% -in, është nder e obligim që ne ti ndihmojmë ato familje skamnore, për mësuesit e minatorër që nuk kishin të ardhura në Kosovë. Ata u pajtuan. Ali Berishën e caktuam si udhëheqës. Punën administrative iu kryeja unë pasi kisha makinë shkrimi që ma kishte dhënë Xhafer Durmishi, maqinën që kishte shkrua për ”Zërin e Kosovës” me Jusuf Gërvallën. Nuk më kujtohet sa muaj kanë pagua por, edhe ato familje sa ishin në Mönsterås kanë kontribua.

Një këkesë e komunës për një nxënëse shqiptare. Kërkesa i dergohet Nexhës. Mönsterås Kommun, 940318
Një lugë kos e prish një kusi me tâmel
Në Blomstermåla, javën e parë që fillova punën si mësues i thirra prindërit në shkollë dhe i informova se përveç mësimit, librave e orarit, ne duhët ta ndihmojmë atdheun duke paguar çdo muaj një shumë të vogël. Ata nuk deshën me paguajt. Disa prindër më thanë se ti don me i marrë paratë tona e kur unë iu thash se paratë që ju i grumbulloni, ne ose ju dërgoni me postë ose në bankë dhe unë nuk mund ti falsifikoj faturat e pagesave në Suedi. Nuk pata sukses. ”U pajtova”.
Në Oskarsham, Xhevati kishte bisedua me drejtorinë e shkollës Kristinebergskolan që familjet shqiptare, më shumë se 20, duam të kemi mësim në gjuhën shqipe. Mendoj se edhe në Oskarshamn kam qenë mësuesi i parë shqiptar që kam punua në shkollë me më shumë se 20 mxënës (nuk jamë i sigurtë, por PO). Xhevati iu kishte dhënë numrin e telefonit tim e ata më thirrën.

Ne nxënësit e kursit kompjueterik dhe mësuesin Carl-Erik, afër meje, në mes. Mönsterås, qershor, 1996
Në Oskarshamn më pranuan në punë por ende pa e fillua punën, shqiptarët ishin kapur në mes veti se kush duhët të punoj, unë apo një tjetër, ”profesor”. Ishin ndarë në dy grupe, ata që e përkrahnin Xhevatin, dmth ishin për mua, shumicë dhe tjerët, pakicë e bashkë me ta edhe … përkthyesi J. Gashi të cilët nuk i lejuan fëmijët e tyre me ardhur në mësimin e gjuhës shqipe.
Isha shumë i prekur sepse me asgjë nuk kisha ndikua që shqiptarët të ndahen, në fund të fundit unë nuk kisha jetua e as punua në Oskrshamn më parë dhe nuk i njihja.
Ata që nuk i lejonin fëmijët ma ardhur në mësimin e gjuhës shqipe dhe të tjerët që nuk paguanin për shkollën shqipe në Kosovë, edhe pse ishin të paktë, ma kujtonte fjalën e urtë popullore që gjyshi na thonte: ”Një lugë kos e prish një kusi me tâmel ”
Ajo pranverë e vitit 1995 që punova në Oskarshamn, për mua si mësues ishte një gjysmëvjetor i dështuar edhe pse, unë dhash maksimumin me nxënës, nuk pata sukses.
Ajo që mbaj mend, unë kam shënimet e plota në ditarët e punës, në Oskarshamn kishte nxënës shembullorë e familje me traditë, kulturë e arsim.
Nuk e harroj një nxënës, Granit Hasin, kur unë më nuk punoja, prindërit e tij ishin shpërngulur nga Oskarshamni në Gislaved. Atje ai ishtë sëmurë rëndë e kishte vdekur. Vdekja e Granitit më preku sepse e kisha pasur nxënës. Menjëherë thirra e telefonin e mora motra e Granitit, nxënësja ime. Valentinën i shpreha ngushëllimet e mia, si mësuesi për nxënësin.

Mësimi në gjuhën shqipe. Informim nga komuna për mësimin në gjuhën shqipe dhe studiehandledning për Nëntorin, kl. 2 A, Entelën, 4 A dhe Mimozën, 5 A. Mönsterås Kommun, 1994-09-23
Valentina, ishte nxënësja më e mirë shqiptare në Oskarshamn. Ajo mi kujtoi ditët e lumtura në Oskarsham, me Granitin dhe nxënësit e tjerë shqiptar në orët e gjuhës shqipe, ku shiheshim njëherë në javë, shumica, orë mësimi që askush nuk do ti harronte. Më mori malli dhe e kujtova Valentinën dhe motrën e saj më të madhe që kishin flokë të gjata deri në gjunj. Nuk mund të harroj kur Valentina më kishte tregua se disa nxënës nga gjelozia e smira, kur motra e Velentinës ulej në bankë, nxënësit që ishin mbrapa saj, ia kapnin flokët, në orët me mësim në suedisht. Më erdhi keq. U preka shumë por edhe nga inati që brenda më vlonte gjak ballkanasi dhe nuk prita e shkova e lajmërova rastin te drejtori i shkollës …
Një kujtim tjetër, kur punoja në Oskarshamn, si (språkresurs-hemspråkslärare) me fëmi të vegjël deri në 5 vjet. Më thirrën nga shkolla që para gjumit, në kohë dreke të iu tregoj fëmijëve nga një përrallë. Një vajzë e vogël, 4 vjet kur nëna vinte dhe e lente në parashkollë, ajo qante se nuk donte të rrije pa nënen. Unë njëherë qëllova dhe iu afrova asaj. Ia lemoja flokët dhe mundohesha ta qetësoj, ndërsa kryet e afroja afër kokës së saj e ajo më thonte, në mënyrë të padjallëzuar:
-Mësues, mos më përqaf mua, përqafoje nënen!
Në vitin 1994, kur e fillova mësimin në Mönsterås, vetëm me tre fëmijët e mi, dy viteve të fundit të qëndrimit tim në Mänsterås vazhdova shkollën në dy kurse, njërin për kompjuter në Mönsterås, kurs 4 javor (1996) që kurrë nuk e mësova sa duhët kompjuterin dhe kursin tjetër, (shtator 1995-qershor 1996) që më tepër isha i obliguar nga Enti i punësimit, se sa që më duhej. Enti për punësim na dërgoi sa me na heq qafe se sa që mësova diçka të re. Ishim afro 25 student shumica nga ish Jugosllavia por edhe nga Amrika Latine e Afrika, të gjithë me fakultete të kryera, me përgatitje akademike (invandrare med akademisk bakrund). Nga Kosova ishim 5 shqiptar e nga Bosnja kishte më shumë, boshnjakë, kroat e serb.
Në Mönsterås Arbetsförmedlingen (AF), Enti për punësim e kishte hapur një kurs për kompjuter. Interesimi ishte i madh por AF na dërgoi disa që kishim mbetur pa punë e ishim lajmërua në AF e kërkonim punë. Mësues të kompjuterit e kishin caktua një mësues që e njihja, Carl Erik-Erikson qysh kur erdha në Mönsterås, më 1993. Ai udhëtonte çdo mëngjes nga Kalmari, 50 km larg Mönsteråsit.
Carl Erik-u ishte mësues shumë i mirë, i sjellshë e me kulturë e kompetent. Ai vinte 30 minuta para kohe dhe i bënte kafetë gati, e vlonte ujin për qaj dhe tavolinat i mbushte me ëmëlsira e keksa që në kohën e pushimit të kafesë të hanim e pinim ne nxënësit. Ishte ndër kurset e para që komuna dëshironte të ketë sa më shumë nxënës për kompjuterë. Ata na thonin ”ai që s`din me përdorë e me punua me kompjuter, është handikap”. Ai e pastronte klasën, enët …
Një ditë kisha vendosur që edhe unë ta ndihmoi mësuesin. U ndalëm pas mësimit unë e gruaja ime dhe e ndihmuam që ta pastrojmë klasën e atij i erdhi mirë sepse askush nuk e ndihmonte. Njëherë tjetër iu kishte prishur makina (një mini komb). Në kohë të pushimit, ata që pinin duhan dilnin në oborr, Carl-Erik-u po tregon se makina iu ka prishur dhe nuk mundet me ardhur me kohë prandaj pyeti nëse mundet me e huazuar ndonjë makinë që kishim ne. Njëri nga nxënësit, suedez po i thotë Carl Erikut, ”nëse don, merre kerrin tim”! Kur e pyeti, sa duhet të paguaj, ai i tha: ”njëjtë sikur në firmë ose në Statoil”.
Kur Carl -Eriku kur donte të hynte brenda në klasë unë e ndala:
-Carl-Erik, merre kerrin tim?
-Sa duhët me të pagua?
-Asgjë …vetëm mbushe me benzinë sa mos me të lënë në rrugë!
Kur përfundoi kursi për kompjuter, Carl Eriku na propozoi që se bashku, e gjithë klasa me të gjithë nxënësit kursistë të shkojmë në një restorant në bregdet të ham një drekë lamtumirëse.

Dy foto, unë (Sinan Kastrati) si nxënës në klasë me mësuesen, Britt Inger, Valdemarsvik, dhjetor 1992
Aty për herë të parë, Björn një ish kursist derisa hanim drekë në restorant më tha, ”merr sa të duash ushqim, mish, sallatë, ëmbëlsira e kafe, paguan vetëm për një ushqim”!
Pasi u ushqyem e hëngëm sa deshëm, ai që shërbente, pronari i restorantit erdhi me pagesat në dorë. Carl Erik-u i tha se për mua e Nexhën, paguan ai. Një vajzës e një gruas së re, e ve*) nga Bosnja, nuk iu erdhi mirë që vetëm mua e Nexhës na paguajti Carl- Eriku. Ato filluan, në formë të humorit e po flasim për mua se tash që përfundoi kursi nuk e dinë çka do të bëjnë pa mua.
E gruaja ime kur i dëgjoi iu tha:
-Merrne Sinanin, falë iu koftë! Carl Eriku kur i dëgjoi, me shumë seriozitet iu drejtua Nexhës:
-Mos thuaj ashtu se ta marrin Sinanin … Unë rrija në këmbë.
Librat e literaturën tjetër të domosdoshme e ndihmëse për mësues që e kam përdorur, atëherë e sot edhe për mua, si mësues letërsie ishte e rëndë, gjuha e autorëve të Veriut, Fishtës, Shirokës e Mjedës e të mos flasim për Budin e Buzukin. Nuk kuptohet e nuk flitet gjuha e viteve 1950-1900-të. Është dashur që veprat, vjershat, poemat, tregimet të përshtaten në gjuhën e sotme shqipe. Veprat e De Radës, janë përshtatur nga prof Shaban Demiraj dhe mund të lexohen edhe nga fëmijët e nxënësit.
Në Mërgatë që në Shqipëri e Kosovë, zyrtarët e papërgjegjshëm e përdorin fjalën “diasporë”, e kishim dhe e kemi më vështirë me gjuhën e folur e mos të flasim për shkrimin dhe gjuhën e shkruar kur shumica e mësuesve shqiptarë, nuk e kuptojnë gjuhën e Mjedës e jo më nxënësit.
Cila gjuhë e cili poet botëror shkruan si (më mirë) Mjeda?
-Jo, nuk ka si Mjeda e as si At Gjergj Fishta, Naimi, Jeronim de Rada
Gavril Dara i Riu etj.
Nuk ka si poetët e Rilindjes shqiptare.
Mjafton ta lexojmë Andrrën e Jetës e duket se po vrapon pas deleve nëpër malet e Malësisë me Mjedën tonë të madh. As Shiroka që i këndoi kurbetit, mërgimit e në dhe të huaj kur nuk kishte telefon e televizor, ai porosiste shpendët (dallëndysheve e lejlekëve) që t`ju bëjnë të fala edhe varreve

Fishta, Mjeda, Naimi dhe libri ”Prindërit edukatore të parë të fëmijëve”, libra për mësues
Andrra e Jetës (Zoga)
Ndre Mjeda
I
N’për ograjë po këndojnë bylbylat
si tu u prrallë me shoqi-shojnë,
drandafilleve zymbylat
t’kandshmen erë dhunti ia çojnë.
E nalt n’qiell ma e bukur hana
rreze t’paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n’valle shoqeve m’u pri.
Lodhë prej vegësh, prej rrangësh shpijet,
si u ba natë, ndej Zoga n’votër;
ndej m’u xe me dru dullijet
që kish ba n’për mal, pa motër!
***
SHKO DALLËNDYSHE
Filip Shiroka
Udha e mbarë, se erdh prendvera,
shko dallendyshe tue fluturue,
prej Misirit n’dhena tjera
fusha e male tue kërkue;
n’Shqypni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n’gjytet tim!*)
Është e pafalshme që studjuesit tanë, regjisorët në Kinostudio “Shqipëria e Re” e “Kosovafilmi” të mos të kenë lënë një film për Mjedën, për andrrën e tij, Andrren e Jetës, që sipas studjuesit Razi Brahimi, është kryevepra e Mjedës. Pra ne kemi kryevepra që nuk i njohim.
Po pse së pakut akademitë e shkencave, institutet albanologjike (në Shqipëri, u mbyll IA) dhe Fakulteti Filologjik, gjuhë e letërsi nuk i përshtatën ato kryevepra? Cili mësues që punon në Suedi (nuk dua ti përgjithësoj se ka pasur e ka, e ndoshta do të ketë (?)) do ta përdorte librin e Mjedës në orën e mësimit? Cili nxënës do ta kuptonte “Zogën”, “Trinën” e “Loken”?
Jo, nxënësit po as mësuesit, shumica që sot punojnë, nuk e kuptojnë gjuhën e aq më pakë gjuhën e fjalorin poetik, prozën, poezinë e poemat kur dihet se letërsia rilindjes por edhe ajo e pavdekshme e përbotshme, kryeveprat i kanë shkrua në vargje.
Dhe tash kur i rilexoj them:
O Zot, çfarë vepra të mira na lanë rilindasit e ne nuk i lexojmë, nuk i njohim sepse, nuk i kuptojmë.
Gjynah.
Kur doja të shpërngulesha nga Mänteråsi për në Halmstad, Carl- Eriku erdhi me kerrin komb e më ndihmoi. Nuk kishte harrua ndihmat e mia të vockëla.
Në fund të korrikut 1996, u shpërngula në Halmstad, në lagjen e Vallåsit.
***
Pasi vendosa ti përfundoj kujtimet e mia si mësues në Mänsterås, Blomstermåla e Oskarsham e kurset e shkollimit në Mönsterås e Kalmar, (por jo në Halmstad, Falkenber, Kristianstad dhe përsëri në Blpmstermåla e në Malmö) mu kujtuan edhe disa ngjarje të vogla e biseda me një ish nxënës, Granitin, djalin e Xhevatit tash babë e burrë, mendova ta vazhdoj edhe në numrin tjetër për punën e mësimin në Kalmar Län, Småland.
Ditarin e punës me nxënës nuk e shfletova fare. Ndoshta, po them ndoshta edhe pse ka pakë shpresë se pas meje, as fëmijët e mi nuk do ti lexojnë e as ruajnë ato 28 fletore plotë shënime në detaje, në orët e mësimit, bisedat me prindër, me kolegë, me nxënës, ditarët e punës, si mësues në Suedi.
I luta fëmijët e mi që mos të mi humbin ditarët, librat, studimet e gjuhësisë e të letërsisë, veprat e autorëve shqiptarë që i kam në bibliotekën në (Malmö), Suedi, në Prishtinë e në Sarandë.
*) Mësuesit dembelë e prindërit e painteresuar, nuk dua të keqkuptohem por ka mësues që më dt 27, në fund të çdo muaji, kur mirren rrogat, ata mendojnë për 27-tin e muajit të ardhshëm, për rrogën tjetër.
Disa prindër, nuk tregojnë interesim, nuk kujdesen për fëmijët e tyre, për mësimin e gjuhës shqipe.
*) ALERGJI f. mjek.
Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja. Me sjell (me shkakton) alergji. Vuan nga alergjia.
*) KUSHËRIRË f.
Vajza e xhaxhait, e dajës, e tezes a e hallës ose secili nga fëmijët a pasardhësit e saj kundrejt meje ose kundrejt fëmijëve të mi. Kushërirë e parë (e dytë). E kam kushërirë. Shkoi te kushërirat.
*) Ajun, nga ËNJTUR f.
Pjesa a vendi i fryrë në trupin e një frymori; bullungë. U ul (i shkoi) e ënjtura.
ËNJTUR mb.
Që është fryrë (nga ndonjë sëmundje, nga një goditje etj.); kund. i çënjtur. Me duar të ënjtura. Me fytyrë të ënjtur.
*) VE f. Grua, së cilës i ka vdekur burri dhe nuk është martuar më, grua e ve, vejushë.
VE m. Burrë, të cilit i ka vdekur gruaja dhe nuk është martuar më, burrë i ve, vejan.
VE mb.Që i ka vdekur bashkëshorti ose bashkëshortja dhe nuk është martuar më. Burrë i ve. Grua e ve. Mbeti e ve.
*) Andrra e Jetës (Zoga)
https://wikisource.org/wiki/Andrra_e_Jet%C3%ABs_(Zoga)
Andrra e Jetës (Trina)
https://wikisource.org/wiki/Andrra_e_Jet%C3%ABs_(Trina)
Andrra e Jetës (Lokja)
https://wikisource.org/wiki/Andrra_e_Jet%C3%ABs_(Lokja)
*) SHKO DALLËNDYSHE
https://www.teksteshqip.com/filip-shiroka/poezi-107205.php
*) PËRSHTATJE f.
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRSHTAT, PËRSHTATEM. Përshtatja ndaj mjedisit. Në përshtatje me diçka në përputhje me diçka.
let. Vepër letrare e përkthyer lirisht, së cilës i janë bërë disa ndryshime lidhur me mjedisin, me rrethanat, me vendin e me kohën kur zhvillohet ngjarja etj., pa iu larguar në përgjithësi origjinalit. Përshtatje me vlerë artistike (e bërë me mjeshtëri).
gjuh. Përputhje në numër, në gjini e rasë (e një mbiemri a përemri) me emrin me të cilin lidhet; përputhje në numër e në vetë me fjalën me të cilën lidhet (për foljen). Lidhje përshtatjeje (me përshtatje).

Foto nga shkolla Mölstadsskolan në Mönsterås me fëmijët e mi, Entelen (nga e djathta) me Mimozen (në mes) dhe Nëntorin (në skajin tjetër, nga e majta) me mësueset Åsa e Mariann në Mölstadsskolan. Mönsterås 1994
*) SHQIPËRIM m.
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHQIPËROJ, SHQIPËROHET. Shqipërimi i veprave të letërsisë klasike. Shqipërimi i fjalëve të huaja.
Përkthim shqip i një vepre letrare të huaj. Shqipërim i bukur (i goditur). Shqipërimet e Fan Nolit
*) PËRKTHIM m.
Tekst a vepër që është përkthyer nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, ajo që është përkthyer. Përkthim besnik (i lirë). Përkthime të bukura (të bëra me mjeshtëri). Përkthimet e Nolit. Ka bërë shumë përkthime. Merret me përkthime.
*) “Kinemaja Shqiptare”
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kinemaja_Shqiptare
“Albfilm”
https://sq.wikipedia.org/wiki/Albfilm
“Përvjetori i themelimit të Kinostudio “Shqipëria e Re”
https://www.gazetaexpress.com/pervjetori-i-themelimit-te-kinostudio-shqiperia-e-re/
“Kosovafilmi”
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kosovafilmi
Vazhdon
Malmö, 7, 8 shkurt 2024
Kosova do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Prishtinë, 8 shkurt 2024
- Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e KKSh-së, Nevzad Lutfiun
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun.
Në takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime.
Zamenik premijera Bislimi primio je na sastanku poslanika Shaipa Kamberija i predsednika NSA, Nevzada Lutfiua
Prvi zamenik premijera za Evropske Integracije, Razvoj i Dijalog Republike Kosovo, Besnik Bislimi, primio je na sastanku poslanika Shaipa Kamberija i predsednika Nacionalnog Saveta Albanaca, Nevzada Lutfiua.
Na sastanku je izražena zabrinutost zbog odnosa Vlade Srbije prema Albancima u Preševu, Bujanovcu i Medveđi.
Smanjenje budžeta Nacionalnom Savetu Albanaca ozbiljno ugrožava funkcionisanje ove institucije za pružanje neophodnih usluga Albancima Preševske Doline.
Isto je neprihvatljivo da direktor Doma Zdravlja u Preševu odbija da zaposli 40 zdravstvenih radnika samo zbog nacionalne pripadnosti.
Vlada Republike Kosovo će ostati uz Albance u Preševskoj Dolini i nepokolebljivo će podržavati legitimne zahteve.
Lidhur me koncertin e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Preshevë

Nga: Xhemaledin Salihu , Preshevë
Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë organizatore e këtij koncerti me një titull të madh, të ashtuquajtur Dita e Plisit të Bardhë e reklamon me të madhe se në Preshevë për herë të parë organizohet koncerti Dita e Plisit të Bardhë nga Ansambli në fjalë dhe se nëpërmjet këtij koncerti të këngëve dhe valleve popullore shqiptare promovohet Dita e Plisit të Bardhe, në realitet institucionalizohet Plisi.
Koncerti i Ansamblit në fjalë nuk është as i parë në Luginë të Preshevës, sepse para disa vjeteve nje koncert i tillë u organizua në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc, në kocert isha i pranishëm.
Pastaj shkruhet se institucionalizohet Plisi në këtë koncert, çfarë institucionalizimi duhet të ndodhe, kur nuk është i thirrur as Ansambli as Shtëpia e Kulturës në Preshevë ta bëjë një gjë të tillë.
Lëvizjet për ta shpallë një Festë kombëtare e Plisit të Bardhe nuk kanë filluar tashti, po shumë më herët në Tiranë, ku në Malin Dajti mbahet qe shumë vite Manifestimi Festa e Plisit të Bardhë, pastaj në Kosovë, poashtu qe disa vite organizohet Festa e Plisit të Bardhë me aktivitete të shumta në lavrimin historik të Plisit, dhe me aktivitete të tjera dedikuar vetëm kësaj dite dhe këtij simboli të identitetit shqiptar. Kjo ndodh edhe në Tiranë.
Sublimja e gjithë kësaj ishte se në Junik, më 2 korrik 2023 u formua një material i dendur, i bollshëm lidhur më Plisin e Bardhe, i cili duhet të adresohet deri në UNESKO/nënshkrues i këtij materiali/kërkese/ ishte edhe Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore nga Presheva/.
Andaj këto punë, veprime me Plisin kane filluar shumë më herët se sa proklamon Shtëpia e kulturës se kjo ndodh për herë të parë në Preshevë.
Tutje, më 26 tetor 2019 në Preshevë u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi kulturor, në mes të disa Shoqatave shkencore e kulturore për organizimin dhe zotimin mbi mbajtjen e Festës së Plisit të Bardhë, deri në shpalljen Festë kombëtare.
Shoqata Shkencore dhe kulturore “Pellazgët “ Tetovë mori përsipër organizimin e Festës së Plisit të Bardhë dhe e organizoi disa herë me sukses. Kështu ndodhi edhe me Preshevën, e mori përsipër Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, e cila e filloi organizimin menjëherë në vitin 2020, duke i thirrur edhe disa Shoqata të tjera, bashkëorganizatore në organizimin e Festës së Plisit të Bardhë.
Pasi u hartua plani i organizimit dhe ai financiar u shkua në bisedë te kryetari i komunës së Preshevës që ta mbështes dhe financojë këtë project. Ai e pranoi projektin, por me nje ndryshim që në kuadër të Takimeve të kryetarëve të Bashkive nga Shqipëria e tjerë të organizohet festa e Plisit të Bardhë në Preshevë.
Shoqatat e përmendura e pranuan këtë alternativë se nuk kishin mjete për ta organizuar në Caravajkë, te Shtëpia e Bjeshkatarëve. Në këtë organizim pati edhe disa mosmarreveshje te brendhsme, në mes të organizatave, edhepse u zgjodh edhe Këshilli organizativ. Për këto janë të njoftuar mirë organizatat.
Mirëpo, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore nuk ndejti pasiv dhe më 4 qershor 2022 organizoi Ditën e Plisit të Bardhë nëpërmjet Manifestimit kulturor: “Jehona e poezise dhe e recitimit, trashëgimi shpirtërore e Luginës së Preshevës”, i cili manifestim do të mbahet në mend si ditë e veçantë kulturore në Luginë të Preshevës.

Andaj lutet organizatori që kur reklamon dhe proklamon një koncert të tillë, të tituluar Dita e Plisit të Bardhë, mos t’i anashkaloje aktivitetet e të tjerëve në Preshevë dhe se mos të proklamoje ndonjë institucionalizim të Ditës së Plisit të Bardhë, spese kjo nuk është detytë as e Ansamblit, as e Shtëpisë së kulturës.
Në fund të them se Ansambli në fjalë është i mirëseardhur në Preshevë, vjen për herë të parë dhe duhet në programin e tij të kultivoje këngë e valle të mirëfillta shqiptare, përçka është edhe themeluar e jo që më simbolika/plisi/ ta rrisë qëllimin dhe ta arrijë më të mirën/silesinë/ në vallet dhe këngët shqiptare. Kuptohet që Plisi është symbol kombër dhe pjesë e veshjes shqiptare.

Herave të tjera të kemi kujdes që most ë shpallim herë të parë, kur ajo ka ndodhur edhe më parë në kulturë, sport, e tjerë.
Në Preshevë, here pas herave po ndodh një anakronizëm, se kur po organizojmë ndonjë aktivitet e bëjmë ne, për herë parë.




