
Peisazh Vendlindjeje (Lushnjes sime), poezi nga Irena Kuka Dragoti

Rreth letrës së dytë të Jusuf Gërvallës, që ia kishte dërguar Enver Hoxhës


Çfarë po ndodh me Suedinë apo si El-Haj ndërhyri në rastin e azilit…?!

Gjenerali më i madh i të gjitha kohërave, Gjergj Kastrioti, që i shërbeu dhe e ngriti shtetin Arbëror në fuqinë më të lartë

Dodona dhe Epiri – histori dhe qytetërim pellazgo-ilir

Nga: Kujtim Mateli
Pak histori derisa nisa të shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”
(Pjesa e parë e parathënies)
Aty pas vitit 2000, u njoha me tempullin dhe orakullin e Dodonës, me madhështinë e tyre në botën e antikitetit. Që nga fusha e betejës në Trojë, Akil Pelindi iu drejtua me lutje tempullit të Dodonës, kurse Odiseja do të vepronte sipas këshillave të orakullit, kur të kthehej në Itakë. Enea i Trojës, para se të hidhej në Itali, erdhi në Dodonë dhe u këshillua me orakullin. Duke u njohur me këtë madhështi të Dodonës, vendosa të shkruaj një libër. Rezultatet e kërkimeve të mia më çuan në përfundime të ndryshme nga ato që njiheshin dhe pranoheshin në botën akademike. Burimet e autorëve të antikitetit e vendosnin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë ilire, që do të thotë se Dodona ndodhej në kufirin midis Ilirisë dhe Epirit. Dodona e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës, ishte në mes të Epirit. Kërkimet e mia të disa viteve, më dhanë mundësinë që në dhjetor të vitit 2011 të botoj librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”. Libri ishte i ndërtuar në zbardhjen e tri të vërtetave historike:
E para: Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.
E dyta: Vendndodhja e Dodonës është në Dëshnicë të Përmetit: qyteti dhe tempulli në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë, kurse orakulli përgjatë lumit Dëshnica.
E treta: Përkatësia etnike e Dodonës është pellazgo-ilire dhe nuk ka lidhje me helenët.
Libri u mirëprit dhe u dhanë vlerësime nga lexues dhe studiues. Prof. Neritan Ceka, e vlerësoi librin duke thënë se tani: “…ne e kemi një pasuri të madhe në gjuhën shqipe, një përmbledhje burimesh që me sa di unë, nuk ekziston as në gjuhët e tjera. Asnjeri nuk ka bërë një përpjekje për të mbledhur gjithçka, pothuajse gjithçka që ekziston për Dodonën në një libër të vetëm…”. (Teksti i plotë gjendet te ‘Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II’ Tiranë 2016, faqe 10)
Shkrimtari Bardhyl Londo, e vlerësoi vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit si të argumentuar mbi dëshmi dhe fakte: “Është për t’u përshëndetur edhe metoda shkencore të cilën ka ndjekur Kujtim Mateli. Pasi ka lexuar gjithë literaturën që është shkruar për Dodonën dhe vendndodhjen e saj, studiuesi hulumton dhe krahason edhe terrenin përkatës duke e ballafaquar atë me të dhënat që japin për Dodonën autorët e lashtësisë. Është pikërisht ky ballafaqim që i jep autorit të librit një nga argumentet më bindëse për të arritur në përfundimin se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, se përshkrimi i autorëve të lashtësisë përputhet plotësisht me Dëshnicën dhe nuk ka të bëjë fare as me Janinën, as me malin e Tomorit.” (Teksti i plotë gjendet te ‘Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II’ Tiranë 2016, faqe 11)
Por tezat që parashtroheshin në libër për vendndodhjen e Dodonës dhe përkatësinë e saj etnike, u kundërshtuan katër muaj më vonë, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nga nënkryetari i saj, prof. Muzafer Korkuti:
“Siç përmenda më sipër rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012).
Pra, Dodona ndodhej në jugperëndim të Janinës, se e kishte parë me sytë e tij Ismail Qemali. Por Dodonës kishte 15 shekuj që nuk i dihej vendndodhja dhe autorët e shekullit të XIX e kanë kërkuar në çdo hapësirë të Epirit për ta gjetur dhe secili kërkues ka përcaktuar vendndodhje të ndryshme. Kur të gjithë këta arkeologë, historianë dhe dijetarë nuk e shihnin Dodonën, sepse ajo ndodhej diku nën rrënoja, si e paska parë Ismail Qemali?!
Prof. Muzafer Korkuti duke e marrë të mirëqenë vendin ku e kishte parë Dodonën Ismail Qemali, në luginën e Carakovistës, me të njëjtin arsyetim kundërshton edhe vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit:
“Këto që dëgjojmë e shohim sot se do të ngrihet një monument tjetër i pavarësisë në Tiranë më duken si ato diletantizmat e atyre që Dodonën antike 1500-vjeçare duan ta çojnë në kalanë e Këlcyrës.” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012)
Akademik Korkuti nuk argumenton përse Dodona nuk ndodhet në Kalanë e Këlcyrës, ku poshtë kësaj kalaje, në shpat të malit ndodhen ende 600 rrënoja shtëpish. Kërkon të krahasojë dy gjëra që janë të pakrahasueshme: Monumentin e Pavarësisë në Vlorë që përjetëson një ngjarje historike të ndodhur 100 vjet më parë me Dodonën pellazge që ka 1500 që iu shkatërrua tempulli dhe orakulli nga perandorët e Romës. Monumenti i Pavarësisë do të qëndrojë në Vlorë, se atje është shpallur Pavarësia, kurse Dodona do të shkojë atje ku ka vendndodhjen e saj të vërtetë, që nuk është në rrethinat e Janinës, por në Dëshnicë të Përmetit.
Nga përgjigjet që jep Akademia e Shkencave e Shqipërisë, shihet qartë se nuk ka argumente as për ta mbrojtur vendndodhjen e saj në Carakovistë të Janinës, as për të kundërshtuar vendndodhjen e saj të vërtetë.
Megjithatë akademik Korkuti e plotëson deri në fund argumentin e tij dhe këtë radhë edhe për përkatësinë etnike të Dodonës: nuk kishte rëndësi se cilës etnie i përkiste Dodona.
“Unë thashë që çdo ngjarje dhe çdo monument ka domethënien e vetë, ka kohën e vetë. Diletantizëm është që të lëvizësh një monument që i takon një fakti historik të njohur dhe ta çosh në një vend tjetër. Është me të vërtetë diletantizëm se shtrembërohet historia. Unë ju thashë një shembull që nuk mund të lëvizë tempulli i Dodonës pellazgjike. Është atje, tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon në pikëpamje etnike” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012)
Një institucion shkencor e ka për detyrë të zbardhë historinë e popullit të vet. Ky mosinteresim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka bërë që Dodona, e njohur historikisht nga të gjithë autorët e antikitetit si pellazge dhe pas pushtimit romak si ilire, të tjetërsohet si helene dhe si helene ta njohë dhe bota akademike evropiane e më gjerë.
Përgjigjja e z. Korkurti ishte e qartë: Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk i interesonte as vendndodhja e Dodonës, as përkatësia e tij etnike.
Në këtë kohë u vura para dilemës: ç`të bëj?
M`u deshën dhe katër vite të tjera, gjersa në vitin 2016, botova librin e dytë për Dodonën. Që Dodona nuk ishte në luginën e Carakovistës, duhej të vinte e plotë, si nga burimet e autorëve të antikitetit, si nga gjetjet arkeologjike të luginës së Carakovistës. Duke i analizuar të gjitha gjetjet arkeologjike të zbuluara nga Karapanos, Evangjelides dhe Dakaris, asnjëra prej tyre nuk e shënonte qytetin. Në mungesë të emrit të qytetit, dëshmia tjetër që do ta vërtetonte Dodonën atje, do të ishte që ky qytet të nderonte Di Dodonen. Gjetjet arkeologjike vërtetojnë se atje nderohej Di Naio, që do të thotë se ky qytet nuk i përket Dodonës. Mungesa e burimeve historike që do ta vendosnin Dodonën në mes të Epirit, mospërputhja e topografisë që paraqet lugina e Carakovistës me dëshmitë e autorëve të antikitetit, si dhe mungesa e gjetjeve arkeologjike, janë provë e sigurt që Dodona nuk ndodhet në vendin e pretenduar deri më sot, por atje ku e kanë vendosur autorët e antikitetit: në veri të Epirit dhe në kufijtë e Ilirisë.
Pas botimit të librit të dytë, kërkimet më çuan te burimet e perandorisë romake, që i përkasin shekullit të IV-t pas Krishtit, që e vendosnin Dodonën në rrjedhat e lumit Aos (Vjosa e sotme), një përputhje e plotë me autorët e antikitetit. Autorët e antikitetit thoshin se Dodona ishte në veri të Epirit, në kufijtë e Atintanisë dhe në tokën molose. Edhe burimet e Perandorisë Romake e vendosnin Malin Tomar të Dodonës si mali që ndante Molosinë me Atintaninë dhe njëkohësisht Ilirinë me Epirin, kurse Dodona ishte në pjesën lindore të këtij mali, në tokën molose.
Para se ta botoja librin e tretë, ua dhashë për ta parë dy personaliteteve në fushë të shkencës, prof. dr. Alqi Naqellarit dhe prof. dr. akademik Flori Bruqit, recensat e të cilëve konfirmuan se Dodona nuk ndodhej në luginën e Carakovistës, por vendndodhja e saj ishte në Dëshnicë të Përmetit, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës ku ndodhet kalaja antike dhe poshtë saj rreth 600 rrënoja të qytetit antik që i përkasin qytetit të Dodonës, kurse orakulli përgjatë lumit të sotëm të Dëshnicës, që në antikitet përmendet si lumi Dodon.
Aurel Dasareti, psikolog ushtarak, SHBA: “Qeveria e Kosovës duhet të ndalojë menjëherë pagesat për avokatët dhe mbrojtësit e superkriminelit Hashim Thaçi”
Nga: Aurel Dasareti, ekspert i psikologjisë ushtarake, SHBA
____
Parat e taksapaguesve të varfër të Kosovës keqpërdoren për të paguar avokatët e kriminelit miliarder Taçi Hashim
Kam thënë dhjetëra herë: “Qeveria e Kosovës duhet të ndalojë menjëherë pagesat për avokatët dhe mbrojtësit e superkriminelit Hashim Thaçi”.
Me qindra vite dëgjoj se Hashim Thaçi është tradhtar, spiun i të huajve, vrasës i atdhetarëve shqiptarë (sidomos oficerëve profesionist që luftuan për liri), hajdut që i ka vjedhë edhe paratë që diaspora shqiptare (përshirë mua) kanë derdhë në fondin kinse të UÇK-s: “Vendlindja Thërret”, ka nënshkruar shitjen e Kosovës (republikë çetnike në mes të saj) dhe krejt të këqijat e panumërta. Me fjalë të tjera, një horr që nuk meriton burgim të përjetshëm, por dënim me vdekje. Harrova të them se ai meriton më shumë dhe do të ishte fat për shqiptarët që nëna e tij të mos e kishte lindur por ta kishte abortuar.
Të ndaloj vetëm te ato 500-600 milion dollar apo euro që ai i ka vjedhë nga fondi “Vendlindja thërret”. Ato ishin “para gjaku” që kriminel Hashimi (dhe kriminelet tjerë) i ka përvetësuar për vete. Pasojat e kësaj vjedhje janë katastrofë për Kombin shqiptar, sidomos ata të Dardanisë. Pse? Sepse sikur me ato para të ishin blerë armatosje dhe municion për luftëtarët e UÇK-s, do të kishte:
· më shumë çetnikë – barbarë të vrarë
· më pak ushtarë (terroristë) çetnik, më të dobët në fushëbetejë
· më pak të vrarë nga radhët e UÇK-s
· më pak femra shqiptare të dhunuara
· më pak fëmijë, gra, pleq e burra të masakruar…
Pra, shqiptarët përveç dobësive tjera janë kontrovers edhe për këtë çështje. I numërojnë pisllëqet, tradhtinë, kriminalitetin ekonomik, vrasjet, ndarjen e Mitrovicës, dëmet që ai pleh kundërmues i ka sjellë popullit dhe vendit, megjithatë ndajnë me miliona euro nga buxheti i shtetit të Kosovës (parat e taksapaguesve të varfër të Kombit tim) për të paguar ato 10-12 avokatët e tij atje diku në Hagë.
Ndalojini menjëherë pagesat për kryekriminelin e Shqiptarisë (thuhet se është gjysmë-serb).
Shqiptarët bien në kundërshtim me atë që është thënë dhe dokumentuar:
· “Hashimi është kriminel i pistë”,
· “Ndihmojeni Hashimin që të dalë prej burgu”.
Janë kontradiktorë. Ata që reagojnë mund t`i numëroj në gishtat e dorës.
A i ka menduar qeveria e Kosovës këto që them?
Vlora Çitaku dhe Driton Selmanaj , e zhvlerësojnë Albin Kurtin në OKB!

Nga: Luan Dibrani
Në mbledhjen në OKB, të thirrur nga Serbia, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti vendimin e BQK-së, që parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa – duke ndaluar përdorimin e dinarit. Ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti ai që e përfaqësoi Kosovën dhe u përball me presidentin serb Aleksandar Vuciq në këtë mbledhje.
Kryeministri i ynë e mbrojti Kosovën më së miri nga të gjitha kohërat. Albini e la botën pa fjale. Pati paraqitje thjeshtë brilante, me argumente bindëse,mbresëlënëse dhe të mrekullueshme.
OKB-ja tryeza e Kombeve të Bashkuara mblodhi miqtë dhe armiqtë e shqiptareve mbrëmë në selinë e vet dhe u munduan qe ta epin opinionin e vet për situatën politike dhe po edhe lidhur me heqjen e valutës serbe. Diskutimi i zotit Albin Kurti shkëlqeu dhe i rrezoj tezat sharllotane të Serbisë me propagandën e saj shekullore.
Në Kosovë pati zëra qe e kundërshtuan zotin Kurti e ma te zëshmit ishin dy protagonist politik njëra, deputete i PDK-se zonja Vlora Çitaku dhe tjetri deputeti i LDK-së Driton Selmanaj , bile ky i fundit e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, më rastin e vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb. Me tutje ai thekson duke kritikuar qasjen e kryeministrit duke shtuar aithekson:
“ Kurti në raport me parterët ndërkombëtar, duke thënë se ata kanë humbur besimin ndaj Kosovës!. Selmanaj ka thënë se qasje të tillë ndaj këtyre vendeve kanë vetëm shtetet jodemokratike. „Logjika që po tenton të instalohet në Kosovë është anti-demokratike. Diskurs të tillë kundër ShBA-ve kanë Bjellorusia, Venezuela, Kuba”, tha Selmanaj nder te tjera”.
Po edhe zonja Vlora Çitaku e kritikoj Kurtin citojmë vetëm një fraze të sajë „Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”. Deklarata shumë skandaloze nga te dy këta politikaj me një qëndrim shumë primitiv dhe te pa kurrfarë logjike ,por mund të quhen edhe deklarata skandaloze.
Si është e mundur qe këta politikaj t’i dalin në krah Serbisë në këto çaste dramatike për Kosovën?!. Si te Krahasohet zoti Kurti me shtet armike qe u prononcuan mbrëmë kundër Kosovës, apo si të na bind zonja Vlora Çitakut me sllogani „Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë“. .Kjo domethënieje e Vlorës ka kuptimin krejt te ndryshëm dhe e them se “Sa më shumë që flitet për Kosovën në OKB, aq më shumë shohin ndërkombëtarët realitetin ne Kosovë”. A nuk u ngopen politikajt e Kosovës qe kurrë një fjale s’ka pas kush me na mbrojt asnjëherë deri sa doli Albin Kurti me njëmijë e një qind argumente e deklasoj propagandën serbo-sllave mbrëmë para botes. Le tu vij turp ju opozitar qe mendoni si Vlora Çitaku dhe Driton Selmanaj!
Gashani: ”Që nga liberalizimi i vizave nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave”
Prishtinë, 9 shkurt
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e rregullt me Atashetë e Migrimt të ambasadave të huaja në Kosovë, me qëllim për të diskutuar trendët e përgjithshme të migrimit, me theks të veçantë lëvizjet migratore, si dhe monitorimin e procesit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës pas procesit të liberalizimit të vizave.
Në këtë takim, Koordinatori kombëtar për Migrim, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani theksoi menaxhimi i migracionit është ndër politikat më të rëndësishme të institucioneve të Kosovës.
Ai tha se që nga fillimi i zhvillimit të politikave të migracionit të artikuluara në kuadër të dokumenteve strategjike, fokusi kryesor ka qenë tek parandalimi i migracionit të parregullt dhe garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt. Dhe kjo qasje e ndërtuar ndër vite ka dhënë rezultatet e saj dhe tashmë tendencat e migracionit, veçanërisht migracioni i parregullt nga Kosova drejt Bashkimit Evropian, ka shënuar një zvogëlim të ndjeshëm, ndërsa trendi i migracionit të rregullt, veçanërisht për qëllime të punësimit, është në rritje.
“Siç jeni në dijeni, nga data 1 janar 2024, ka filluar lëvizja e lirë në zonën Schengen për qytetarët e Republikës së Kosovës, e drejtë kjo e fituar me shumë punë dhe përkushtim. Si institucione kemi bërë përgatitjet e duhura për të menaxhuar këtë proces, duke përfshirë informimin e qytetarëve tanë lidhur me të drejtat dhe obligimet që derivojnë nga kjo liri e lëvizjes. Në bazë të raporteve, të cilat i kam pranuar nga mekanizmat përgjegjës institucionalë deri më tani, çdo gjë
është duke shkuar në suaza normale dhe nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave”, theksoi zëvendësministri Gashani.
Në këtë takim zëvendësministri Gashani, vuri në dukje se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të planit legjislativ të Qeverisë, presim të miratojmë Ligjin e ri për të Huajt, si një ndër ligjet bazike që rregullon fushën e migracionit në Republikën e Kosovës.
“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat padyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë i është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi zëvendësministri Gashani.
Në këtë takim u diskutuan për çështje të ndryshme për fushën e migrimit. Në këto diskutime morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Atashe, si dhe organizata që mbështesin fushën e migrimit.
Replika e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurt gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 8 shkurt
Përkthim jo zyrtar Faleminderit zonja Presidente
Kush ishte, është dhe do të jetë për mua Dr. Ibrahim Rugova?

Don Lush Gjergji, Prishtinë
Pas 18 viteve të vdekjes, 80 viteve të lindjes, këndvështrimeve dhe analizave të llojllojshme, për mua pyetja thelbësore dhe qendrore është dhe mbetet kjo: kush ishte, është dhe do të jetë për mua, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova?
Përkufizimi për mua është i domosdoshëm, sepse në asnjë mënyrë përvojën, njohuritë, bashkëpunimin, miqësinë dhe vëllazërinë shumëvjeçare time me Te, nuk dëshiroj t’ua imponoj askujt, sipas parimit të vjetër latin: Quot capita, tot sentetiae, sa koka, aq edhe mendime.
Nisur nga këto dy parime të qarta dhe të domosdoshme, për mua Dr. Ibrahim Rugova ishte së pari fryt i Provanisë hyjnore, pastaj edhe i historisë dhe rrethanave të atëhershme dramatike, që ishin pyetje mes jetës dhe vdekjes, dritës dhe territ, të mirës dhe të keqes, lirisë dhe robërisë, gënjeshtrës dhe të vërtetës, demokracisë apo diktaturës, qenies apo shkatërrimit, apo në stili shekspirian: të jesh apo mos të jesh!
Dr. Ibrahim Rugova, me Të ne Shqiptarët e Kosovës, edhe më gjerë, ishim në anën e jetës, drejtësisë, dritës, lirisë, demokracisë, pavarësisë, me mjete paqësore dhe jodhunore.
Deri te këto vlerësime, përcaktime, vendosje, orientime të guximshme dhe largpamëse, ai nuk arriti rastësisht, për me një rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm filozofik, botëkuptimor dhe jetësor, duke analizuar mirë dhe në hollësi historinë tonë ilire, arbërore dhe shqiptare, si edhe atë të Mesdheut, Evropës dhe të botës, në stilin e Gandit, Martin Luter Kinguta, Havelit, sidomos të Papës Gjon Pali II dhe Nënës Tereze.
Pikënisja e tij ishte mjaft pragmatike: më mirë gomar i gjallë, se ari i cofur, që me fjalë tjera domethënë ruajtja me çdo kusht e Popullit, sipas parimit të Shën Nënës Tereze: Jepe pjesën më të mirë të vetvetes.
Ai pohonte këtë me këto fjalë: “Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rina jonë… Intelektualët shqiptarë duan të jenë në shërbim të Popullit. Çka na duhet Kosova e përgjysmuar nga masakrimet apo përjashtimet?… Tani është e rëndësishme ta shpëtojmë Popullin. Do të kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare një fazë kalimtare, protektoratin ndërkombëtar për disa vite, pastaj do të punojmë së bashku për pavarësinë e Kosovës… Në mua kanë ndikuar shumë pozitivisht dy personalitete: Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze…”
Prandaj, ai ishte dhe mbetet vizionar, “vegimtar”, në një mënyrë edhe “profet”, arkitekt, Presidenti historik i Kosovës së lirë dhe të pavarur, demokratike, të hapur ndaj të gjithëve, Beogradit dhe Tiranës, gjithnjë në kërkim të bisedimit, dialogut dhe komunikimit, për të mirën, të drejtën, të vërtetën, mbi të gjitha jetën dhe dashurinë, që janë hallka që e përbëjnë zinxhirin e përbashkët historik dhe aktual.
Kurrë nuk do ta harroj parimi e tij jetësor: “Nëse bota na njeh se kush kemi qenë dhe jemi, çka duam dhe si duam të arrijmë atë, atëherë bota do të jetë me ne, sepse me ne është lashtësia, historia, tradita, kultura, qytetërimi, krishterimi ynë shumëshekullor, mbi të gjitha jeta dhe drejtësia, barazia… Ne duam të kërkojmë mënyra njerëzore dhe demokratike që të na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askënd… Populli nga përvoja na mëson dhe orienton: E mira vjen ngadalë, ndërsa e keqja shpejt…”
Dhe ndodhi historia – mrekullia, bota e madhe ishte me ne, Kosovën e vogël, me Popullin tonë, sepse parimet, qëndrimet, çështja jonë u bë shqyrtim i ndërgjegjes së mbarë njerëzimit.
Mendja e tij largpamëse, zemra e tij e madhe, kultura dhe qytetërimi i tij njerëzor dhe kombëtar, ia mundësuan që Dr. Ibrahim Rugova të ishte i kohës dhe me kohë, por edhe në vlerësimin e së kaluarës, historisë, lashtësisë dhe martirizimit, si dhe në projektimin e së ardhmërisë, lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, në dobi dhe të mirë te të gjithëve.
Parimet si: “Në anën tonë është e vërteta, historia, toka e Kosovës, Populli… Strategjia paqësore dhe jodhunore është zgjidhje dhe nevojë për ta dëshmuar se jemi Popull që ka zgjedhur paqen me mjete paqësore dhe jodhunore… Jodhuna është një mënyrë, pasi që ne kemi mbetur pa polici, pa parlament, pa qeveri, sepse serbët i kanë dëbuar shqiptarët nga këto institucione. Megjithatë strategjia paqësore dhe jodhunore është më tepër një përcaktim se një nevojë, në mënyrë që bota ta hetojë se jemi të nëpërkëmbur dhe të vetmuar nga të gjithë…” (Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex – Jugoslavia, EMI Bologna, 1993, f. 29 -30).
Kjo mënyrë, formë, strategji është dëshmuar që ishte më e mira, bile edhe e vetmja, për t’iu shmangur përgjysmimit apo dëbimit të Popullit, për t’i ikur masakrimeve dhe shfarosjes tonë.
Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por guximisht, urtisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti Populli shqiptar, sidomos Kosovën tonë. Ai nuk “diti” dhe deshi kurrë ta sulmonte askënd, përpos të keqes, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së Vërtetës dhe të Dashurisë, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese të faljes, pajtimit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me të gjithë.
Vlerësimi im për Dr. Ibrahim Rugovën është ky: Dikush shkruan histori, dikush mbetet në histori, dikush është histori. Dr. Ibrahim Rugova shkruan histori, mbeti në histori, dhe çka është edhe më e rëndësishme, Ai për mua, është historik dhe mrekulli, e tashmja dhe e ardhmja jonë, Gandi “shqiptar”, udhërrëfyesi dhe frymëzuesi i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.
Parlamenti Evropian:
Prishtinë – Strasburg, 5 shkurt 2024


