
Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Nynorsk (Norvegjishtja e Re) mund të bëhet e detyrueshme në shkollat në Vestland
Henrik Sande Giæver, Aftenposten, Oslo
Vitin e ardhshëm shkollor, Nynorsk mund të jetë forma e vetme e synuar që do të shihet në të gjitha dërrasat e zeza në shkollat e mesme të larta në Vestland, shkruan Bergens Tidende.
Më 1 gusht, hyn në fuqi një ligj i ri arsimor. Ai thotë se çdo qark duhet të zgjedhë gjuhën kryesore për të gjitha shkollat e tij.
Nëse Vestland vendos që të gjitha shkollat duhet të kenë Nynorsk si gjuhë kryesore e tyre, atëhere kjo mund të përfundojë me mësuesit që të detyrohen ta përdorin Nynorsk në të gjitha komunikimet me nxënësit dhe prindërit.
_____
Sqarim. Në Norvegji janë në përdorim në mbarë vendin dy gjuhë standarde norvegjeze, njëra që quhet Bokmål dhe tjetra Nynorsk. Bokmål e flasin dhe shkruajnë 75 për qind të vendit, ndërsa Nynorsk, 25 për qind. Me ligjin e ri arimor shkollat kanë mundësi ta përdorin gjuhën standarde që e duan, pasi këtë e garanton Ligji i Ri Arsimor. Për këtë, sipas këtij ligji në Vestland do tïa nisin që ta përdorin norvegjishten – po ashtu standarde, Ny Norsk.
Kjo është sikur në hapësirat ku jetojnë Shqiptarët në Gadishullin Ilirik (Ballkan), ti lihej hapësirë Gegnishtes përmes ndonjë ligji që të flitet, shkruhet dhe folet nga ata që duan ta përdorin zyrtarisht.
Në të vërtetë, me Gjuhën Standarde të Unjisuar, Gegnishtja që flitet nga pothuaj 80 për qind e popullit shqiptar, nuk është marrë parasysh ashtu qysh e meriton e duhet dhe kjo është jo vetëm diskriminuese .
Kryeministri Kurti priti në takim krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
Maqedonia as me Talat Xhaferin nuk do të flas shqip!
Florim Zeqa
Zgjedhja në rrethana normale e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut do t’na bënte të gjithëve të ndjehemi të lumtur dhe krenar, por zgjedhja e përkohshme pa mandat të plotë kushtetues dhe juridik, nuk është gjë tjetër, veqse një vetmashtrim i shqiptarëve! Në këtë situatë të krijuar, shqiptarët kanë të drejtë për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht!
Kryeministër simbolik për gëzim të përkohshëm të shqiptarëve
Shqiptarët e Maqedonisë edhe pse e bën luftën “çlirimtare”, jo vetëm që nuk u çliruan nga pushtuesit maqedon, nuk e fituan asnjë të drejt kushtetuese, madje as të drejtën e popullit shtetformues, siq e kanë minoritetet tjera në rajon!
Serbët edhe pse shumfish më pak në numër në Kosovë sesa shqiptarët në Maqedoni kanë fituar më shumë të drejta sesa çdo minoritet në shtetet e rajonit dhe në botë.
Glorifikimi i tepruar i rastit të Talat Xhaferit, si kryeministri i parë dhe historik në Maqedoninë e Veriut, paraqet (vet)mashtrimin më të madh dhe historik të shqiptarëve në këtë shtet!
Pasi dihet mirëfilli, se një qeveri kalimtare nuk ka kompetenca të plota juridike dhe as të drejtën e marrjes së vendimeve dhe as të nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Rasti i Talat Xhaferit është tregues, se sa lehtë mashtrohen shqiptarët për pozita, qofshin ato edhe të përkohshme, duke u larguar nga interesi madhor i kërkimit të drejtës ndërkombëtare për të qenë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut!
Pas tre muajve krenarie kombëtare, rrjedha e lumit do të kthehet në vendin e vet, pra shqiptarët do të kthehen përseri në minooritet pa asnjë të drejt!
Pas tre muajve, ky kryeministër dhe këto parti politike shqiptare që u kënaqen me postin e një kryeministri transitor, do ta hedhin vallen ‘alla maqedonçe’ si më parë, pa e fituar asnjë të drejtë kombëtare, pra as të drejtën e dy gjuhësisë në tërë territorin e shtetit maqedon!
Por, e mira është se për këta tre muaj do të dëgjojmë fjalë të mëdha dhe glorifikuese, do të dëgjojmë edhe këngë folklorike dhe patriotike, të cilave pas tre muajve do t’iu humb shija e dëgjimit!
Në cilët planetë bien ”shi” diamantesh?
Nga Oliver Serani
LONDER, 30 janar /ATSH/- Nëse një ditë njeriu arrin të ndërtojë një anije kozmike të aftë për të depërtuar në atmosferën e Neptunit, atëherë dikush mund të përjetojë ecjen nëpër një dush diamantesh, shkruan focus.it.
Sipas studimeve të reja të kryera nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh planetët ku mund të ”korren” diamante do të ishin shumë të shumtë.
Ashtu si në Neptun, edhe në Uran formimi i kristaleve të diamantit bëhet i mundur nga dy faktorë të pranishëm në thellësi të atmosferës së tyre: presionet e larta dhe temperaturat e larta.
Këto kushte zbërthejnë hidrokarburet si metani në atome individuale, duke lejuar që atomet e karbonit të bashkohen për të formuar molekula diamanti në gjendje të ngurtë, të cilat nga ana tjetër mund të krijojnë struktura gjithnjë e më të mëdha.
Bazuar në hulumtimin e kryer në studimin e fundit – në të cilin proceset e formimit të diamantit u simuluan në mjedise laboratorike – u zbulua se temperaturat dhe presionet për të shkaktuar formimin e diamanteve janë më të ulëta sesa mendohej më parë.
Kjo do të bënte të mundur reshjet e diamantit jo vetëm në planetë të mëdhenj si Urani, por edhe në planetë të ngjashëm më të vegjël të gaztë: ata quhen “mini-Neptune” dhe qindra prej tyre janë zbuluar jashtë sistemit tonë diellor.
“Ky zbulim jo vetëm që thellon njohuritë tona për planetët tanë të akullt lokalë, por gjithashtu ka implikime për të kuptuar procese të ngjashme në ekzoplanetët përtej Sistemit tonë Diellor”, theksoi Siegfried Glenzer i Laboratorit Kombëtar të Përshpejtuesit SLAC.
Ajo që zbuluan Glenzer dhe kolegët e tij mund të shpjegojnë gjithashtu disa karakteristika aktualisht të pakuptueshme të fushave magnetike të Uranit dhe Neptunit.
Ndryshe nga Toka, në fakt, planetët si Neptuni dhe Urani nuk kanë fusha magnetike simetrike, por prania e diamanteve në rënie të lirë mund të ndihmojë në shpjegimin e kësaj anomalie. /os/
Austria, mbështetëse e fuqishme e Kosovës
- Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e falënderoi Ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e palëkundur të Austrisë ndaj Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit theksoi se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht por edhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese, duke nënvizuar njëherësh rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Në takim, ku u shkëmbyen pikëpamje edhe përkitazi me zhvillimet politike në vend e rajon, u bisedua me theks të veçantë për bashkëpunimin në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Austriak, ku nëpunës të administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësinë të marrin njohuri dhe të njihen me praktikat e Parlamentit të Austrisë.
Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Schnetzer po ashtu shprehën gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha e sektorë të tjerë me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës si palë konstruktive në këtë proces. Presidentja theksoi se marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit 2023 dhe aneksi i Ohrit i 18 marsit 2023 duhet të zbatohen në plotni.
Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.
Në këtë takim u përshëndetën të arriturat e fundit sa i përket zbatimit të marrëveshjes për energji si dhe asaj për targa, si hapa drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa poashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë.
Pse dredharakët, posaçërisht sundimtarët, i shajnë ose lavdërojnë?
Tim Shkupi Profeti i shqiptarëve “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”

Nga: Luan Dibrani
Tim Shkupi Profeti dhe Teolog i kohës moderne. Profet i të gjitha trevave shqiptare “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.
Tim Shkupi Profet ,Teolog ,filozof dhe studiues me i spikatur nga te gjitha kohërat i kuranit dhe veprimtar i rreshtuar në rangun e rilindësve heronjve dhe patriotëve shqiptar ndër shekuj. Tim Shkupi i vendlindjes së Nënë Terezës aty pikërisht i përqendruar në selinë e tij mu në zemrën e Kalasë së Shkupit ,po pret me mijëra shqiptar qe e vizitojnë për çdo ditë.
Tim Shkupi edhe të shtunën e kaluar priti në Rezidencën e tij përfaqësuesit e Lëvizjes se Kosovës “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” në krye me Dr Nijazi Gashin.
Profeti dhe zoti i kësaj lëvizje gjithë shqiptare kudo qe ka shqiptar i gostiti mysafirët nga e cila Lëvizja e Kosovës e njoftuan të madhin Tim Shkupin në kryeqytetin i Dardanisë antike ( Shkupin),me aktivitetin e tyre gjë qe i prezantuan edhe platformën e kësaj Lëvizje me moton luftën kundër islamit politik dhe ortodoks , terrorizmin islamik dhe atë ortodoks qe po monitorojnë në trojet tona me financat e Serbisë, Greqisë Rusisë dhe satelitët arabo- turke për ta tjetërsuar këtë komb me vlerat me të larta të qytetërimit botëror në histori!!!
Tim Shkupi luftëtar dhe dijetari ma i spikatur qe po i zhvesh antikombëtarët hoxhallarë, po e qet turpin e tyre mbi sipërfaqe dhe rrenat ,propagandën dhe budallallëkun e tyre mbi sipërfaqe duke iu kthyer këmbët nga dielli.
-Njeriu qe po bën revolucion në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare kundër këtyre mashtruesve hoxhallarë nga shkollat e Beogradit të Athinës të Rusisë dhe Turqisë dhe shteteve arabe!?. Tim Shkupi, me shkrimet dhe ligjërimet e tij po revolucionarizon shtresat e besimtarëve shqiptarë dhe po reformon mësimet, idenë dhe diskursin teologjik në trevat tona. Inovacionet, përkatësisht, zbulesat e tij studimore kur’anore po tronditin mendjet e mykura të hoxhallarëve dhe imamëve miopë e konservativë, veçanërisht të qarqeve fundamentaliste, tradicionaliste dhe, e veçantë, shqiptarofobe, ndërkohë që po gëzojnë, freskojnë dhe pasurojnë mendjet atdhetare shqiptare. Për më tepër, vështruar nga këndi akademik ai detabuizon dhe demitologjizon shumë çështje e tema delikate religjioze që ndër shekuj janë konsideruar tabu (të paprekshme) nga teologë ithtarë të dogmave konvencionaliste e rigjide “islamike”.
-Islami politik apo ai tradicional?!. Për Timin këto shprehje (sintagma) janë inekzistente, fiktive, të sajuara nga nomenklatura hoxheske e imameske, me doktrinat e tyre nga Bagdadi, Kairoja e Stambolli dhe te finnacuara nga Beogradi Moska dhe Athina..
Së këndejmi ai deklaron botërisht që nuk ekzistojnë nocionet (emërtimet) islam dhe mysliman në Kur’anin e shenjtë dhe vë në fokus të vëmendjes parullën programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të Neo-shqiptarizmës:
“FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.
Rrjedhimisht, ai pohon zëshëm:
“UNË JAM SHQIPTAR”.
Tim Shkupin do ta përkrahin të gjethe shqiptarët e vërtet qe e duan kombin gjuhën dhe kulturën shqiptare . Pikërisht ky do të jete Profeti i të gjithë shqiptarëve kudo qe janë,qe pas 500 vitesh robëri nga Perandoria osmane do te na mëson shqip të lutemi ,shqip të falemi ,shqip të varrosemi , shqip të këndojmë dhe shqip te jetojmë me moton “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA“, ta ç’kapim islamizmin dhe ortudosizmin terrorist në trojet tona.
Bota po ecë me kohë e me minuta përpara. Bota po përpiqet te bëjnë vendbanime edhe në planetët tjera shqiptarët e pa tru kanë mbet në xhamia e në rruge duke u lutur pa dite se çka po thonë!
-Ka qe 24 vjet, qe Islami politik në krye me Hoxhallarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po veprojnë në territoret tona ,asgjë më shumë se me u lutur nëpër rrugë e xhamia, arabisht pa ditë as çka luten e çka thonë . Këto mbeturina mundohen te zhvlerësojnë çdo gjë shqiptare , madje në këtë shekull qe bota po përparon në çdo orë.
Bota po ecë me kohë e me minuta përpara. Bota po përpiqet te bëjnë vendbanime edhe në planetët tjera ,ndërsa në shqiptarët kemi mbet aty ku Muhameti i la arabet para mijëra vitesh me Allahu Ekber ,duke u lutur dhe asnjë hap se kane bere në zhvillim teknologjik.
S’kanë bërë asnjë prodhim deri me ditët e sotme ,prandaj mos te mbesim nen ndikimin e asaj kohe dh te këtyre mercenareve hoxhallarë, or vëllezër e motra shqiptare qe iu kane shlyer trurin këta tradhtar hoxhallarë të shitur te armiqtë tanë shekullor.
Tim Shkupi pasardhës i denjë i Aleksandërit të Madh, Skënderbeut , Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ka lindur në Shkup, dhe Rilindësve tanë!
Tim Shkupi si askush tjetër në botë e njeh mortajën islamike në trojet tona prandaj si atdhetar i devotshëm i dëshiroj sukses në të gjitha sferat e çdo të mirë në jetë këtij njeriu të madh pasardhës i denjë i Aleksandërit të Madh, Skënderbeut , Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ka lindur në Shkup, dhe Rilindësve tanë. Ky po ep kontribut të madh në demaskimin e islamit politik dhe ortudosizmit në Serbi, Maqedoni dhe Greqi në përgjithësi, dhe imamëve dhe priftërinjve antikombëtare në veçanti. Me këtë rast ftoj te gjithë shqiptarët qe ta përkrahmini njeriun tuaj Profetin Tim Shkupin ,njeriun qe po bënë “Revolucion” kundër islamit politik dhe atij ortodoks. Aq është i pezmatuar ne këto forca antikombëtare sa qe teologu, Musa Lamallari-Tim Shkupi , i jep të gjithë imamët shqipfolës për disa qime të bishtit të kalit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Me poshtë po u sjell disa citate te Profetit të shqiptarëve te të madhit Tim Shkupi. Ja citati se çka thotë për hoxhallarët:
“I kam kolegë, i njoh. Nuk janë kështu te këqij, por janë qyla pagane, për shkak sa janë të paafte, ku vetëm kodosh likun e kanë profesion dhe si me shitur moral të rrejshëm në emër të fesë se Bagdadit!?.Dy lidhje nuk i kane me Kuranin!?… Ju betohem në Zot se nuk e njohin Kuranin. Imitator te këqij te mulla Sules! Se paku, mulla Sula këmbët mbi këmbë nuk i ka mbajtur kur dikush ka bere Lutje! Me fole mulla Sula për këta, ju keni me filluar edhe xhamitë me i prish ka kane shkelur këmbët e tyre” .
Vazhdojmë me poshtë thëniet e Tim Shkupit për hoxhallarët se çka thotë ku i gjykon këto forca qe bëjnë krime edhe me fëmijët shqiptar akoma pa shkuar në shkolle, shihni Videon më poshtë :
“Nëse e gjeni një ajet në Kuran se Zoti i thirr myslimanet me i fal 5 vakte namaz, unë jo ruski rulet, por plumb vetvetes ne koke i japi!
A e keni të qarte vëllezër e motra !!!
Unë nuk jam ka ju kërkoj as vota, as poste, as leke, as medalje, as nuk po ju thirr ejani pas mejepor thjesht , vetëm po ju kallëzoj!!!
Eh, tani qe na kane mashtruar, kjo po shihet, nuk do kallauz!!!
Siç e dini ju, unë e di para juve, kam 56 vjettë te dynjasë dhe jam ka pendohem çdo nate për kohën në të kaluarën ,por një kam fituar ketë botë xhenetin qe e kam studiuat Kuranin dhe kam studiuar pikërisht në shtet arabe, aty ku është shkruar Kurani prandaj, nuk do ti le këta shpirtshitur hoxhallarë të rrejnë dhe të mashtroje shqiptarët përmes Kuranit qe nuk e kanë studiuar , nuk e njohin dhe nuk e kane kuptuar . Hoxhallarët e shkolluar nga shkollat serbo -ruso -greke s’do i lejojmë me te manipulojnë me popullin tonë .ata do ti pret burgu!!!
https://www.facebook.com/shefqet.cakiqi/videos/441430131112528?locale=de_DE
Citati tjetër i Tim Shkupit për objektet tona fetare!
“Unë me qenë Kryeministër(i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë ) i çliroj të gjitha objektet e ashtuquajtura fetare të fesë islame dhe fesë ortodokse dhe krishtere, një nga një, por a ma jep kush votën”? Ne duhet ta kuptojmë që këto objekte në të kaluarën ju kanë shërbyer perandorive dhe regjimeve antishqiptare për t’i mashtruar besimtarët(që kanë shkuar në ato objekte) dhe për t’i kontrolluar më lehtë në favor të pushtimit të tyre. Sot, gjithashtu, ato objekte fetare janë kidnapuar dhe po punojnë me agjenda të huaja kundër interesave të bashkimit të shqiptarëve në një “ymet”(shtet) në gadishullin ilirik” përfundon citatin Tim Shkupi.
Citate nga teolog Tim Shkupi për objektet fetare :
-“Disa televizione duket që janë të kurdisura për të mbjellë pesimizëm”.
– “Unë nuk jam budalla (i painformuar) që u them të ikni nga xhamitë”.
-“Në xhami nuk mësoni asgjë”.- “Në kisha dhe xhami shkojnë vetëm njerëzit që ndihen të pafuqishëm(që u janë nënshtruar klerikëve abrahamikë gënjeshtarë, sharlatanë, mashtrues dhe tradhtarë)”.
– “I miri dhe i keqi(hajni, krimineli) nuk mund të ulen në të njëjtën vijë (sikurse që ndodh të ulën në të njëjtën vijë në xhami).
- Luan – Asllan Dibrani ish i burgosur politik , anëtar i Lidhjes së krijuesve dhe artistëve shqiptar ne Gjermani , piktor dhe veprimtar shumë vjeçar i çështjes shqiptare në Shtuttgart – Gjermani Janar 2024
Edhe në Valdemarsvik të Suedisë u hapën paralelet me mësim në gjuhën shqipe
Në foto: Disa nga titujt e librave që punuam me nxënës, përveq Abatares

Sinan Kastrati, Suedi
- Puna si mësues dhe vëshirësitë në punë
Kujtime të paharrueshme e të hidhura, nga viti kalendarik 1992 dhe viti shkollor 1992/1993.
”Të punojmë me planprograme mësimore, ti zgjedhim temat që kanë përmbajtje, porosi, temel e taban kombëtar në njësitë mësimore, të mbajmë shënime në orët e mësimit, të punojmë me ditarë të punës, të përdorim libra e mjete tjera mësimore që i kemi, fletore, lapsa, harta, dërrasa (të zeza) etj. ishte rekomonadimi im”. që shumicën i kisha unë (Në Suedi mi dhuroi Xhafer Durmishi, një paketë me libra që i kishte marrë në ambasadat shqiptare nëpër Europë)
Rruga e largët nga Kosova deri në Suedi.
Në Kosovë kam punua në arsim, si mësues Gjuhë dhe Letërsie Shqipe deri më 26 mars 1981. Dita e fundit që e kam lënë ditarin e punës, ka qenë e mërkurë, 25 mars 1981, për me u (ri)kthye më 1 shtator 1991, pas më shumë se 10 vite.
Viti shkollor 1991/1992, ishte viti kur Serbia na ndali financimin dhe na largoi nga objektet shkollore.
Edhe unë e gruaja ime, si shumica dërmuese e mësuesve punuam pa pagesë.
Ky fat më ndoqi edhe në Suedi. Vitin e parë, punova pa asnjë qindarkë vetëm e vetëm për dashurinë e mallin që kisha për atdheun e robëruar e popullin e shtypur shqiptar në Kosovë.

Gramatike e gjuhës shqipe (morfologjia)
Puna pa pagesë, thoshte një ish mësues është e paitibar e pamagbullshme (shprehje me fjalë orienale, të pavlerë. Ai nuk donte të punonte pa para, tash emër i njohur). Isha i vetëdijshëm se vendi nuk çlirohet me fjalë e as familja (ime) e fëmijët nuk ushqehehe me patriotizëm, me këngë e përralla por me bukë. Unë bashkë me më shumë 200 mëuses, bënim ate që kishim mundësi ta bënim, të mbajmë gjallë mësimin në gjuhën shqipe. Kolegët tanë në Kosovë, e mbanin mësimin në kushte shumë të vështira, nëpër shtëpi private e pa dritare dimrit, në xhami e kisha e shpesh iu fishkëllenin edhe plumbat afër veshëve e ne, këtu në Suedi nuk ishim të rrezikuar.

”Meshari” i Gjon Buzulut, Eqrem Çabej
Kur u nisa për Suedi, nuk guxova të marrë asnjë libër në gjuhën shqipe.
Rruga nga Prishtina në Shkup, Sofje, Bukuresht (Bukarest), Budapesht, Pragë, Bratisllavë, Varshavë, Gdansk ishte rruga më e gjatë që ndonjëherë kisha udhëtua me autobus.
Shumë fëmi qanin, sëmureshin nga ushqimi, uji i papastër që pinin në vendet ku ndaleshin autobusët për pushim dhe për nevoja, udhëtarët. Në mungesë të parave që të blejnë pije freskuese a ujë, nënat i mbushnin shishet me ujë, ku shihnin se ka ujë pa e ditur se mundet me qenë ujë që nuk pihet, sidomos në Rumani.
Fëmijët i kërkonin gjyshet, macet e qentë. E nënat i shtrëngonin fëmijët e tyre me shpresë se ata do ti ”harrojnë” gjyshet, bukën e ujin.
Kjo ma kujtonte (librin e) Wilhelm Moberg, kur 1/3 e suedezëve shpërngulen në SHBA. Udhtimi i tyre nëpër oqeanin Atlantik ishte edhe më i tmerrshë, e me rreziqe, se sa i joni. Ata që vdisnin në anije, nga rruga disa javore, të afërmit ishin të detyruar ti gjuanin në oqean nga frika e përhapjes së sëmundjeve.
Vuajtjet me udhtarët në dy autobusëve që isha edhe unë me familjen time, me ”Barileva Tours”, edhe tash kur e kujtoj, mishi më rrëqethet.

Duke lexuar Rilindjen. Valdemarsvik, 1992
Histori që s`ka mbarim
Nga qyteti i bukur polak, Gdansk, udhtuam me anije nëpër Baltik e zbritem në qytetin e vogël suedez, Ystad, më 24 qershor 1992.
Natën e parë fjetëm në Ystad, në një sallë të madhe sporti, mashkujt veç ndërsa gratë dhe fëmijët i quan dikund tjetër, në dhoma gjumi me kreavtë.
Të nesërmen me dy autobusë na dërguan në një fshat të bukur turistik që dukej se dikur kishte kishte qenë si poligon apo kazermë ushtarake, Rinkaby, afër qytetit Kristianstad, krahina e Skåne-s, jugu i Suedisë.
Aty, qëndruam 1 javë. Flenim nëpër shatorrë. Ushqim të llojllojshëm me bollëk, me pije frekuese, qumëshjt, kafe e qaj merrim sa të donim.
Në Rinkaby na dhanë edhe sapunë, shamponë, peshkira etj.
Pas 1 jave na dërguan disa autobusë, dy prej tyre me shqiptarë dhe bashnjakë për në Nynäshamn, qytet (70 km.) afër Stocholmit.
Fillimi i shtatorit më gjeti e bukur Oskarsham. Një mëngjes isha dalur pra oborrit dhe shikoja anijen e madhe me ushëtarë, makina, autobusë e kamionë se si dilnin nga dyert e anijës. Mendoja kot. Mendjen e kisha në katundin tim. Shakollat ishin hapur e zilja i thirrte nxënësit. Pas meje kishte qenë shefja, Monica me përkthyesin Ramazanin. Më pyeti suedisht që s`e kuptoja. Ramazni përkthente. Iu luta Ramazanin, që t`më pranoj Monika për një bisedë të shkurtër.

Gjatë përgatitje për programin me nxënës për festën e 28 Nëntorit. Mësuesi Sinan Kastrati, Valdemarsvik, nëntor 1992
-Po, patjetër.
U ulëm dhe i tregova pse jam i mërzitur. ”Në Kosovë ka fillua mësimi”. I erdhi keq por në hotel nuk kishte mundësi për mbajtjen e mësimit në gjuhën shqipe. Mësimi në shkollat në Suedi, fillon në fillim të gushtit, për mësues dhe në mes të gushtit, nxënësit fillojnë.
Pas dy muajve e gjysëm qëndrimi në hotelin Nynäs, në Nynäshamn, shefja e kampit, Monica Karlsson që punonte në Entin për të huaj, me refugjatë me thirri dhe më tha:
-Siann, vetëm ti dhe familja juaj do të transferoheni në Valdemarsvik, krahina e Östergötland. Atje e keni një banesë me 3 dhoma të mobiluar. Valdemarsvik, është qytet në kufi me qyetin Västervik që i takon një krahine tjetër, Småland, më afër Xhaferit ku unë dëshiroja të vendosem. Në krahinat tjera nuk mundem me të dërgua, tha Monica as në Oskarshamn, qyteti ku jetonte Xhaferi, në Kalmar Län, krahina e Småland-it, pa pasur Leje Qëndrimi (PUT, Permanent Uppehåtistånd) nga Drejtorati për të huaj, qendra e të cilit ishte Norrköping-u.
Në Valdemarsvik ishte një lagje me të huaj, me refugjatë, ndoshta 200 familje e me beqarë që kishin ikur nga ish armata, ose nuk donin të shërbeni në APJ, sepse ajo i dërgonte në frontet e luftës në Kroaci.
Shqiptarët në Valdemarsvik kishin qenë të organizuar bukur mirë. Mësimin në gjuhën shqipe e mbanin rregullisht, 3%-in shumica, e paguanin, 99 %, në bazë të listave që i kishim. Te stacioni i autobusëve në Valdemar më pritën puntorët e Entit për refugjatë më një kombi bus dhe më dërguan deri para banesës. Të nesërmen më thirrën dhe më dhanë edhe ndihmat materiale, para për 15 ditë, që ishin të mjaftueshme për ushqim
Në mbrëmje erdhën 3 shqiptarë dhe më dëshiruan mirëseardhje dhe më pyetën:
-A don me e pagua 3%-in dhe a don me i regjistrua fëmijët për mësimin në gjuhën shqipe?
Përgjigja sigurishte ishte PO!
Unë ia bashkangjita duke i përkrahur dhe ndihmuar ish kolegët dhe vullnetarët e tjerë.

Mësuesi Nazmi Thaçi me Mimozën dhe Entelën, në përgatitje për festën e 28 Nëntorit, nëntor 1992, Valdemarsvik
Kërkova nga SIV (Enti për të huaj) që ta kemi edhe një gazetë në gjuhën shqipe, RILINDJEN dhe vendin ku mund ta lexonim Rilindjen. Kërkesa na u plotësua dhe tash kishim mundësi që ta lexonim edhe Rilindjen ato 40 e më shumë familje shqiptare.
Rilindja shtypej në Zofingen, në Zvicërr.
Si mësues në mësimin në gjuhën shqipe punonin nëse nuk kam harrua 4 mësues por mund të bëhej edhe më shumë e jo veç të punohej sa me thënë, partizanqe.
Punonin Nazmi Thaçi, kimist i diplomuar, Ismet Gashi, inxhinier i diplomuar, Skënder Hamza, kimist i diplomuar dha një tjetër me emrin Haxhi nga një katund afër Kijevës, komuna e Klinës. Ai kishte të kryer Akademinë Pedagogjike por më vonë iku në Gjermani dhe Nazmi Thaçi, në Norvegji ndërsa Skënder Hamzën e këthyen në Kosovë, pasi kishin marrë përgjigje refuzuese nga SIV (Statens Invardrarverk, tash Migrationsverket, Enti për të huaj, për refugjatë).
![]()
Programi festiv më 28 Nëntor 1992, në Valdemarsvik. Në rreshtin e parë, mysafirë suedezë, polit. drejtorë shkollash … dhe Xhevat Durmishi me kostum me ngjyrë të zezë, kravatë bashkë me gruan Naxhën, gruan time, Nexhën. Valdemarsvik, 28 Nëntor 1992
Edhe Nexhmie Kastrati (Krasniqi, gruaja ime) e unë, filluam me punua si mësues. Duhët shtua edhe se klasë të mësimit nuk kishte pasur për nxënës shqiptarë.
Tekstet mësimore të përshtatshme për moshën e fëmijëve gjithashtu nuk kishin pasur. Unë iu dhash disa tekste që mi kishte dhënë Xhafer Durmishi, libra nga Tirana që gëzoheshim shumë vetëm kur i shihnim se janë botuar në Tiranë anipse kishte tekstemësimore me përmbajtje ideologjike të kohës.
Ato libra e literaturë i kam ende dhe i ruaj në raftin e bibliotekës time për nipin e mbesat dhe libra të tjerë për fëmijë që porosita më vonë nga Zofingeni, aty ku shtypej Rilindja.
Njëri nga mësuesit, Ismet Gashi, inxhinier burrë i mirë e puntor shembullor punonte si mësues i lëndës ”Gjuhë Shqipe” por ai u ankua se nuk kishte asnjë libër, gramatikë në gjuhën shqipe.

Protestë e nxënësve, mësuesve e prindërve shqiptarë dhe suedezë në përkrahje të shkollës shqipe në Kosovë. Në rreshtin e parë, në ballë të protestës mësuesja Nexhmie Kastrati, gruaja ime, gruaja e mësuesit Skënder Hamza me karrocë me fëmijë të vogël.
Unë ia dhash librin që e kisha ”Gramatikën e gjuhës së sotme letrare shqipe” (Morfologjia), grup autoresh, ribotim në Prishtinë. Librin, bashkë me Mesharin e Gjon Buzukit, dy pjesë që mi kishte falur Xhafer dhe dhjetëra libra të tjera për historinë, gjeografinë e Shqipërisë, libra leximi, romane, vjersha, tregime për të vegjël nga autorë vendas e të huaj.
Me ato libra, që ishin të mjaftueshme, unë e fillova punën. Mësimin e mbaja në dhomën time të ditës, në banesën time. Unë punoja me nxënës të rritur (deri në 20 vjet), e me më të vegjëlit, klasët e ulëta, punonte gruaja, që ishte normaliste dhe kishte punuar 15 vjet si mësuese klasore në Kosovë.
Por jo të gjithë mësuesit mi kërkonin librat e mia. Sigurisht se nuk donin të tregoheshin para prindërve e nxënësve që janë më pakë të dishëm e të ligj, më pakë kompetentë e të papërgatitur. Si e sa kanë punua ata, nuk e di por libra në gjuhën shqipe, plan mësimor … e ditarë pune, me shënime të plota sa nxënës kishte, sa mungonin etj. nuk kanë pasur e nuk kanë mbajtur (administratë pedagogjike) deri sa kam shkua unë. Kjo nuk u prit mirë nga disa mësues dhe prindër për gjithë ato ndryshime që edhe u bënë me insistimin këmbëngulës timin.

Mësuesi Sinan Kastrati me nxënës në mbështetje të nxënësve, mësueve e shkolles shqipe në Kosovë. Valdemarsvik, 1992
Mësuesi Ismet Gashi, pas një jave erdhi e më falenderoi për librin. Librin ma këtheu dhe më tha:
-Sinan, unë më nuk punoj si mësues i lëndës në gjuhën shqipe.
Mësimin e mbanim në disa lendë:
Gjuhë shqipe,
Histori,
Gjeografi dhe
Muzikë për shkakun se asnjë familje shqiptare nuk kishte leje qëndrimi dhe pritej që të gjitha familjet ose shumica e familjeve shqiptare të këtheheshin në Kosovë, pasi ”nuk kishte luftë në Kosovë”, arsyetoheshin organet e suedeze që mirreshin me refugjatë lufte, prandaj punonim aq sa mundnim, vullnetarisht që nxënësit të mos e harrojnë gjuhën dhe sado pakë, të fitojnë njohuri edhe në lëndët e tjera.
Kur ua afruan festat e fundvitit, në bisedë me Nazmi Thaçin nga Shkarashniku, katund afër maleve të Berishës, komuna e Drenasit, iu lua dhe u pajtuam që për festën e 28 Nëntorit të pergatisim një program artistik me nxënës e prindër shqiptarë.

Në vizitë në Stokholm, te Pallati Mbretëror. Sinan Kastrati me mësues shqiptarë. Pranverë, 1993, Stockholm
Disa na ndihmuan dhe bashkë me Selman Matoshin, një instrumentalist i shkëlqyer me shkollë profesionale të muzikës, ishte e vetmja familje shqiptare me leje qëndrimi në Valdemarsvik, e filluam punën për së mbari. Selmani na ndihmoi pa hile. Pastaj, Nazmi Thaçi, Ismet Gashi e Skënder Hamza nga Drenica, gjithashtu, pa harrua nxënënësit dhe disa prindër, Skënder Salihun pa të cilët nuk do të mund ta kurorëzonim punën tonë.
Më 28 Nëntor 1992, për herë të parë në Valdemarsvik u festua 28 Nëntori me këngë e valle shqiptare, me vjershat e Naimit e rilindësve të tjerë, me një pjesë të shkurtër teatrale (autor isha unë) festuam shqip.
Salla e madhe e shkollës, ishte plotë me shqiptarë e suedezë, mësues e drejtor shkollash që punonin me fëmijët shqiptarë.
Prezentimin dhe fjalën hyerëse në gjuhën shqipe e mbajta unë ndërsa, suedisht, foli Nazmi Thaçi i cili e njihte suedishtën.
Por kishte prindër shqiptarë jo vetëm që nuk më përkrahinin, se ndihmë nuk pritsha prej tyre por nuk i lejonin edhe fëmijët e tyre që të marrin pjesë në program e të vijnë në mësimin e gjuhës shqipe. Ata hapnin fjalë se unë jam i ai që i kam dënua shqiptarët në Kosovë.
Pakëz pushim në Gjiun e Valdemarsvik-ut. Unë (Sinan Kastrati), Nëntori, djali im dhe Nexha, gruaja. Valdemarsvik, 1992
Kisha punua si kontrollor në Kosovatrans, Trafiku Urban dhe thirreshin në ate se i kam dënua udhëtarët që nuk kishin pas biletë. Fjala dënim ishte vërtetë fjalë e rëndë se mi kujtonte dënimet e shqiptarëve prej 15 ditë deri në 15 vite burgim nga pushteti serb. E vërteta ishte se nëse një udhtar nuk ka blerë biletë, është dënua, që është edhe normale dhe e ligjshme por jo nga unë, nga kontrollorët e tjerë. Asnjëherë në jetën time, tri vjet sa kam punua si kontrollor nuk kam dënua asnjë nxënës, student apo njeri të varfër. Kur kam hyrë në autobus me kontrollua, bashkë me një ose dy kontrollorë të tjerë, nëse kam njohur ndonjë të varfër, nxënës, student, kondukterit i kam thënë, mos i jep biletë e nëse ai e ka blerë biletën, jashtëligjshëm ia kam marrë biletën e kondukterit i kam thënë, këtheja paratë!
Vazhdon me jetën dhe punën si mësues në Mönsterås
Malmö, 29, 30 janar 2024


