Kreu Blog Faqe 880

BE, kundër Europës dhe Euro-s!

3

Nga: Gani I. Mehmeti

Monedha e Europës doli me EURO në pjesën e parë të emrit të kontinentit të Europës. Krejt në rregull. Askush nuk e kontestoi. Të gjitha shtetet e Europës së Bashkaur, që ne e njohim me Bahskimi Europian e përdorin këtë. E fundit që nuk e përdoret ishte Kroacia, por edhe kjo, prej kur hyri në Bashkimin Europian, tani punon me të. Dhe, në njëfarë mënyre i ka përballuar ende edhe dollarit, duke pasur vlerën diçka më të lartë se ai.
Kosova si shtet, ani pse nuk është në BE e OKB dhe në disa organizata tjera ndërkombëtare, jo me faijn e vet, është e përcaktuar që të hyjë në BE heret apo vonë, edhe kjo nuk po varet prej saj, pse po i dalin shumë punë me ndërmjetësuesit e dialogut “të lehtësuar” që nuk po e lënë të çelë syt, prandaj, kjo do të plotësojë kushtet për në BE vetëm atëherë kur të thonë Borelli dhe Lajçaku, që me plot të padrejtë, i vunë edhe masa, natyrisht, sipas kërkesës së Vuçiqit.
Kjo u pa edhe këto ditë, kur Aleksandër Vuçiq u ankua në BE, QUINT e SHBA për largimin e dinarit serb nga tregu në Kosovë. Të gjithë vrapuan dhe bënë presionin mbi Bankën Qendrore të Kosovës, sa Vuçiq kërkoi anulimin e këtij vendimi, ndërsa tjerët kërkuan pezullimin e vendimit për një kohë të gjatë, pa caktuar afatin se për sa kohë do të pezullohej. E tërë kjo u bë me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesit të dialogut, komisionerit Lajçak, i cili është kundër Pavarësisë së Kosovës dhe di të qortojë e të ndëshkojë vetëm Kosovën e kurrë edhe Serbinë, që ai e quan “shumë konstriktive” në dialog e sa here ky shkon tek ai për bisedime, ani që ai ka deklaruar haptas, madje edhe me shkrim, i ka dërguar BE-së letrën se nuk do të zbatojë të gjitha pikat e Marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, ku bëhet fjalë për Serbinë, por vetëm ato pika ku detyrohet të zbatojë Kosova. Dhe, asgjë! Kurrë nuk kërkoi Lajçak sqarim ndaj Serbisë përse, kurrë nuk i tha se je i detyruar të zbatosh në përgjithësi Marrëveshjen e Ohrit! As që i ka shkuar ndërmend t’i përmendi Njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe se duhet ta heqë nga kushtetuta e Serbisë.
Ndërkaq, për Kosovën, nuk mbetet takim pa thënë se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe! A i thuhet këtij ndërmjetrësuesi se është i paanshëm? A shihet se mban krahun e Serbisë dhe të Vuçiqit?
Kështu, me të kërkuar nga Vuçiqi, ky vrapoi në BE edhe ju tha se dinarin nuk bën ta largojë nga përdorimi Banka Qendrore e Kosovës. Dhe, për fat të keq, këtë nuk e menduan, nuk e peshuan mirë as të tjerët, siç është QUINT-i dhe SHBA kësaj radhe, duke e dëgjuar Lajçakun e po bëjnë trysni për pezullimin e vendimit nga BQK, pse po mbetkan keq serbët e veriut të Kosovës, kur, siç u tha, aty paska investuar Serbia mbi 800 milionë euro! Mirë e tha zëvenmdëskryeministri i Kosovës, z. Besnik Bislimi: Sikur të kishte investuar 800 milionë euro Serbia për 60 mijë banorë, do u dilnin të ardhurat më të larta se në Japoni.
Nejse, po e lëmë këtë, por po i kthehemi BE-së dhe Europës e EURO-s.
Deri sa EURO është monedhë e Europës, pra e Europës së Bashkuar, e kjo Europë është kundër përdorimit të EUROS në një vend që është më europin se vetë Europa, a do të thotë se kjo Europë është kundër vetë monedhës së vet që e ka krijuar dhe që e përdorë në Bashkimin Europian? A do të thotë se, për këtë Europë, më i dashur, më i vlefshëm qenka DINARI serb se sa vetë monedha e saj – EURO?
Prandaj, matematika ime ma kap se vetë Europa është kundër EURO-s së vetë. Çka ka kundër serbëve të Kosovës dhe kundër vetë Serbisë Euro-ja? Vallë, a mos e ka krijuar këtë vetë Kosova dhe tani e përdor krejt Europa, që Serbia të jetë kaq xheloze në të?
A nuk shihet se Serbia është xheloze dhe armik i Kosovës me krejt çka përdor e shfrytëzon Kosova. Por, nuk e kuptoj përse vetë Europa të jetë kundër monedhës së vet!
BE – përmes të gjitha këtyre reagimeve kundër Kosovës, je gabim. Është mirë t’i vëni gishtin kokës, jo se Kosova mund të bëjë diçka kundër jush, por se ju po bëni kundër Kosovës. Dhe, ju them me plot gojën se, Kosaova është shumë më Europiane se që jeni ju vetë.

Entuziazmi për kryeministrin shqiptar të Maqedonisë Veriore

0
Nga: Arif Molliqi
___
“Jena gëzua, jena gëzua/
jena ba me u tranue…” thotë disi kështu një këngë e jona.
Edhe në shqiptarët kudo qofshim (është bërë modë të themi kështu), jena gëzua që në Maqedoninë e V. është zgjedh një kryeministër Shqiptar- Talat Xhaferi.
Edhe unë them së është mirë kjo që ka ndodhë.
Edhe unë jam gëzuar.
Pa marrë parasysh se ky kryeministër është i përkohshëm për 3-4 muaj, është qeveri teknike, me detyra të kufizuara…
Edhe ashtu jemi gëzuar.
Gjithsesi “Kryeministrin teknik” e “promovuan” me shumë pompozitet “ajka” e mediave shqiptare si: Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhala të sponsorizuar nga BDI-ja, dhe që gjithë kohën gjatë ceremonisë ata qëndronin në ulëset e ambasadorëve dhe VIP-ave, në sallën e Parlamentit maqedonas…
Edhe ky gjest na gëzoj(?!)
Nejse, në kemi harruar (për pak qaste) se në qeverisjen e BDI-së, 20 vjet kanë mbetur vendbanime, fshatra shqiptare në Maqedoni që s´kanë shkolla në gjuhën shqipe, s´ka emërtime shqip, s´ka lëshim dokumentesh shqip…Në librat e gjeografisë dhe historisë çka nuk thuhet për shqiptarët…?!
Nejse,
në kemi harruar se edhe në kohën e Jugosllavisë kemi pas kryetar shqiptar Sinan Hasanin… dhe e dini ku kemi qenë?! Disa në burgje, disa me të drejta të kufizuara dhe qytetarë të diskriminuar…Pra, ai kryetar, paramendo i gjithë Jugosllavisë çka prodhonte përveç lavdërimeve (sikur tani) dhe burgjeve si ky i Idrizovës…

Arbëria jonë në rrezik nga murtaja islamike

Reshit Lala, regjisor, Tiranë
___
A R B Ë R I  N Ë  R R E Z I K 
___
* JEMI PARA GREMINËS: OSE DO TË HUMBIM PËRGJITHMONË NGA SULMET MIZORE TË MURTAJËS ISLAMIKE – OSE DO TË FITOJMË PËRGJITHMONË! NISMA E DEÇANIT ËSHTË SHPRESA E VETME DHE E FUNDIT! A DO TË MBIJETOJË KOMBI I ARBËRIT?
___
Shqiptarët në Tiranë nderojnë heroin tonë kombëtar Skëndërbeun dhe luftërat e fitoret e tij dhe të shqiptarëve kundër turqëve! Betejat madhështore të Skëndërbeut u bënë legjendë dhe pushtuan Europën. Ndaj përmendorja e tij është e vendosur në shumë k/qytete të Europës e botës! Nga ana tjetër shqiptarët detyrohen të nderojnë edhe dy xhami të mëdha-njera në Tiranë dhe tjetra në Prishtinë, të cilat janë SIMBOL i pushtimit turk dhe i ndërrimit të fesë me dhunë (nënkupto pushtimit fetar)!
Kjo ishte një humbje e madhe strategjike për shqiptarët e BREZIT TONË, se këto objekte janë OBJEKTE TË NDËRTUARA PËR QËLLIME PUSHTUESE dhe, nuk mund të prishen lehtë! Të gjithë vizitorët e huaj në dekadat e ardhëshme, që do të vizitojnë Tiranën dhe Prishtinën do të thonë: Më në fund shqiptarët u dorëzuan! Ata mbetën skllevër të turqisë. Skllavi ka mbetur SKLLAV! Është fatkeqësi, që skllavi do gjithmonë pushtuesin e tij- vrasësin e tij!
Kockat e shqiptarëve dhe të Skëndërbeut, që luftuan kundër Turqisë dhe Islamit do të dridhen atje ku janë. Ata e ndjejnë, se brezi ynë e ka tradhëtuar luftën e tyre dhe ka shkelur mbi gjakun e qindra mijrave shqiptarë për t’i fituar këto luftëra! Është tragjedi, që brezi ynë mori përsipër një përgjegjësi historike për ndryshimin e historisë vetëm për ti shërbyer Turqisë. Brezi ynë U FUT NË LUFTË CIVILE PËR FLAMURIN KOMBËTAR E SKËNDËRBEUN, që u përpoq ti varroste Turqia! Ai u sulmua nga turqia dhe feja Islame dhe e humbi këtë luftë! Edhe pas mijëra vjetësh turqit do të thonë: Shqiptarët janë turq! Shihni xhamitë, që ka ngritur turqia! Hapsira shqiptare është arabia e Ballkanit. Mijëra XHAMI simbolizojnë pushtimin FETAR total të hapsirës Shqiptare!
Kjo është një tragjedi! Këtë tragjedi ne jua lemë edhe brezave të ardhshëm, si dëshminë e humbjes së luftës me turqinë e fenë Islame. Brezat e ardhshëm do të na akuzojnë përjetësisht si BREZI I DËSHTUAR NË LUFTËN KUNDËR TURQËVE DHE FESË ISLAME. Turqit nuk arritën ta heqin Skëndërbeun, por arritën t’i VENË VULËN ARABE TOJEVE SHQIPTARE.
Xhamitë e mëdha në Tiranë e Kosovë do të mbeten objekt konflikti shoqëror, si xhamija Pushtuese AL aksa në Jeruzalem! Përgjegjësia historike e kthimit të trojeve shqiptare në troje arabe në “Afganistan e taliban” bie mbi të gjithë shqiptarët e, veçanërisht mbi popullsinë myslimane! Shqiptarët, me ndërtimin e mijëra xhamive në hapsirën e tyre kanë pësuar një humbje historike e tragjedi kombëtare!
Shpresa e vetme mbetet LËVIZJA E DEÇANIT-largimi i myslimanëve nga feja Islame! Unë besoj se myslimanët shqiptarë dhe patriotët e mëdhenj mes fesë islame do ta kuptojnë tragjedinë, që i kanë shkaktuar kombit të tyre në këto 30 vjetët e fundit! Jemi në pragun e greminës.O biem në greminë e humbim përgjithmonë- ose LARGOHEMI nga feja Islame dhe shpëtojmë përgjithmonë! Me respekt dhe dhimbje Reshit Lala!

Pushtimi prej Perandorisë Arabe të territorit Izraelit të Palestinës

0

Gjergj – Skender Jashari

Pas pushtimeve të periudhës antike, territori izraelit i Palestinës, vazhdoi të jenë pre e pushtimeve edhe pas shekullit VI të Erës tonë. Ky territor do mbetet nën pushtimin islam nga vitet 634 deri me rastin e krijimit të shtetit izraelit më 1912, kur përfundimisht do çlirohet nga pushtimet islamike, mirëpo deri më sot, vazhdojnë problemet me popullatat e asimiluara dhe të sjellura nga pushtimet arabe dhe ato osmane, popullata këto që janë mësuar për të sunduar me stile mesjetare dhe antike, e që e kanë të pamundur të kuptojnë dhe pranojnë bashkëjetesën moderne.

Orekset e Muhamedit për pushtim të territoreve të huaja, pranohen dhe argumentohen edhe me hadithe të muslimanëve suni. Muhamedi kishte parathënë për pushtimin e Jerusalemit në disa hadithe( Sunan ibn Majah 4042 dhe Sahih al-Bukhari 3176), sipas muslimanëve suni nga burime të ndryshme. Muhamedi në vitin 632, pas pelegrinazhit në Mekë, kishte caktuar Usama ibn Zayd si komandant të forcave të tij, për të kryer invasion në regjionin e Balqa-s në Perandorinë Bizantine, si hakmarrje ndaj humbjes në betejën Mu’tah, e njohur si Ekspedita e Usama bin Zayd. Ekspedita e kryer në maj/qershor 632, ishte rasti i parë që ishte i suksesshëm kundër territorit të perandorisë Bizantine.
Edhe para vdekjes së Muhamedit më 8 qershor vitin 632, në drejtim të kufijve jugor, filluan pushtimet e muslimanëve arab, kurse pushtimet më të mëdha filluan në vitin 634, në kohën e kalifit Rashidun Ebu Bekrit dhe Umar ibn Khattab-it me liderin ushtarak Khalid ibn al-Walidi-in. Me konsolidimin e hegjemonisë islamike mbi Arabinë dhe fiseve nomade arabe në luftërat e Ridës në vitet 632-633, kalifi i muslimanëve Ebu Bekri, i orientoi gjitha energjitë në drejtim të pushtimit të Sirisë.
Ebu Bekri kishte ndarë ushtrinë e tij në 4 grupe, nga Medina në vitin 633, secilit grup i ishte caktuar zona për pushtim, Amr kishte Palestinën, Yazid kishte Balqa( Transjordaninë qendrore), Shurahbil kishte Transjordaninë jugore dhe Abu Ubayda kishte vendet e Gasanidëve në Lartësinë e Golanit. Të gjitha këto grupe të ushtrisë arabe, u ndeshën në beteja të vogla, në rrethinat e Sirisë jugore, e qëllimi kryesor i tyre ishte pushtimi i arabëve nomad në Sirinë jugore.
Shumica e historianëve pajtohen që komandanti i Kurejshve Amr ibn al-As, ishte dërguar nga kalifi Ebu Bekër, në drejtim të Palestinës që ta pushtonte, në vitin 633, kurse në shkurt të vitit 634, i kërkoi që të pushtohej Siria. Në vitin 634, Ebu Bekri vdiq, e që atë e zëvendësoi Omeri, i cili vazhdoi ekspansionin në drejtim të Sirisë. Perandori Bizantin Heraclius, i’u kundërpërgjigj, por që përfundimisht u mposht në betejat në Ajnadayn në Palestinë dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636, gjë që më nuk pati rezistencë të organizuar të Perandorisë Bizantine.
E tërë Palestina mbeti e hapur për pushtimet muslimane arabe, derisa shumica e popullatës u shpërngul për në qytete me mure të rrethuara. Pas fitores në Ajnadayn, ushtria arabe u nda në disa pjesë, e që Amr ibn al-As me ushtrinë e tij pushtoi Nablus( Neapolis), Sabastiya( Sebastia), al-Ludd( Diospolis), Yibnia, Amwas( Emaus ose Nicopolis) dhe Bayt Jibrin( Eleutheropolis) si dhe qytetin bregdetar Yafa(Jaffa). Shumica e këtyre lokaliteteve u dorëzuan pas ikjes së forcave bizantine. Sërish ushtritë muslimane arabe u bashkuan në rastin e Betejës në Fahl( afër Pella-s, në Jordanin modern), 6 muaj pas betejës së Ajnadayn, gjegjësisht ndodhi më 23 janar 635. Kjo betejë ishte sinjifikante për faktin që dëboi garnizonin e fundit të perandorisë bizantine nga Palestina.
Ushtria muslimane, nga viti 637, filloi të pushtonte krahinat e Sirisë veriore, derisa qytetet i pushtonte një nga një. Në qershor/korrik 637 ose 638 kalifati Rashidun pushtoi Gazën, Ashkelonin e në fund arritën një armëpushim me Perandorinë Bizantine. Kurse Amr ibn al-As, rrethoi Jerusalemin, duke e mbajtur në rrethim deri në ardhjen e kalifit Omer, tek i cili liderët e Jerusalemit u dorëzuan në vitin 637. Me rastin e rrethimit të Jerusalemit, ushtritë muslimane nuk sulmuan parreshtur, por mbajtën rrethimin derisa të dorëzoheshin për mungesë të furnizimeve, pra ishte betejë e papërgjakshme. Pas rrethimit të qytetit për 4 muaj, Sophronius-i ofroi dorëzimin e qytetit dhe pagimin e xhizjes, me kusht që kalifi të vinte të pranonte dorëzimin personalisht. Në fillim të prillit 637, kalifi Omer arriti në Palestinë së pari në Jabiya, e që varësisht nga burimet Jerusalemi iu dorëzu kalifit më 637 ose 638, pasiqë për sa i përket datës së dorëzimit të Jerusalemit ka debate, por që përmenden vitet 636, 637, 638, por burimet dytësore më shumë priren të japin vitin 638. Qytetet bregdetare si Gaza, Ascalon dhe Caesarea, nuk u pushtuan edhe më tej, derisa Alqama ibn Mujazziz ishte dërguar në Gazë kundër forcave Bizantine. Me instruksionet e kalifit, Yazid ibn Abi Sufyani kishte marshuar kundër Caesareas duke e rrethuar. Caesarea ishte rrethuar për periudhë të gjatë në vitet 639, 640 ose 641, e më pas kishte pushtuar Ascalon, për të kompletuar pushtimin e Palestinës, që shumica e burimeve theksojnë që është pushtuar nga Amr ibn al-As. Mirëpo disa burime thonë që më 640 kalifati Rashidun pushtoi Cezaren.

Conquete de Jerusalem par le Calife Omar, disciple de Mahomet en 638. Vignette publicitaire Liebig, 19eme siecle. ©Selva/Leemage

Me ardhjen e pushtimit të muslimanëve arab, organizimi administrativ ekzistues të distriktit Bizantin të Palestinës Prima, mbeti i njejtë, e që Bilad al-Sham përbëhej nga hapësira e Sirisë së Madhe, që shtrihet në territoret e Sirisë, Libanit, Jordanit, Izraelit dhe Palestinës, si dhe në regjionet e Turqisë moderne, në regjionin Hataj, Gaziantep dhe Diarbakir. Bilad al-Sham, në fillim mes viteve 637 dhe 640 nga kalifi Omeri, u nda në katër distrikte ushtarake-Jund, e ato ishin: Filastin, al-Urdunn, Dimashq dhe Hims, derisa më pas u nda edhe Jund-i i Qinnasrin, nga Hims në kohën e kalifit Mu’awiya I ose Yazidit I.
Jund Filastin, ishte distrikti ushtarak i Palestinës që shtrihej nga Aqba, që ishte qyteti bregdetar në Detin e Kuq në Jordani dhe al-‘Arish, që ishte qyteti më i madh në Sinai, që qeverisej nga Egjipti deri në Galilenë e ultë në veri, e që përfshinte pjesën më të madhe të territorit të provincave bizantine të Palestina Prima dhe Palestina Tertia.

Jewsh in Jerusalem 1895

Gjatë sundimit Tulunid, kjo provincë u zgjeru në drejtim të jugut dhe lindjes në kurriz të Jundit Dimashq, e që përfshiu territoret e Jordanit jugor të sotëm dhe pjesën veriperëndimore të Arabisë Saudite. Jund-i Filastin( Palestina) më së shumti u zgjeru nga Rafah në jug deri në fshatin Lajjun në veri, nga bregdeti mesdhetar deri në lindje dhe juglindje të lumit Jordan, përfshirë edhe malin Edom dhe qytetin Zoar( Sughar) në juglindje të Detit të Vdekur, derisa Galileja nuk përfshihej në këtë Jund, por përfshihej në Jund-in Urdunn në veri. Pra përfshinte regjionet e Samarisë, Judesë dhe fushat fqinje bregdetare nga Mali Karmel në veri deri në Gaza në jug. Qytetet kryesore të Palestinës, gjatë kalifit Rashidun, sipas historianit arab al-Baladhuri, ishin nga jugu në veri: Rafah, Gaza, Bayt Jibrin, Yibna, Amwas, Lydda, Jaffa, Nablus, Sebastia dhe Caesarea. Nën sundimin bizantin qyteti kryesor ishte Caesarea, kurse nën pushtimin musliman arab, ishte Amwas( Emausi), i cili fillimisht ishte edhe si kamp dhe vend i fortifikuar, e që u braktis deri me rastin e murtajës së Amwas-it, në vitin 639, e që rreth vitit 640, Lud dhe/ose Jerusalemi u bënë kryeqytet politik dhe fetar i Palestinës. Pas kalifit Sulayman ibn Abd al-Malik, formoi qytetin Ramla(Ramallah), e caktoi atë si kryeqytet dhe i zhvendosi qytetarët nga Lud-i, e që gjatë shekullit IX gjatë sundimit të sundimtarëve Abasid, Jund Filastin u cilësu si më i zhvilluari që kishte së paku 20 xhami. Por edhe pas pushtimit Fatimid të distriktit nga Abasidët, Jerusalemi u bë kryeqytet, kurse qytetet kryesore ishin Ascalon, Ramla, Gaza, Arsuf, Caesarea, Jaffa, Jericho, Nablus, Bayt Jibrin dhe Amman.
Jund-i i Filistinës ekzistoi deri në pushtimin Selxhuk dhe Kryqëzatat e shekullit XI.

Më: 31.01.2024

Gjergj-Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

A po ballafaqohemi me “hordhi” afrooaziatikësh, arabësh dhe sllavësh që duan të na përdhosin e vrasin në vendin tonë…?

1
Afrim Caka, Gjakovë
___
Por një hordhi aftroaziatikësh, grekësh e sllavësh, të rreckosur dhe shpirttrazuar e përmbytën vendin. Qenë të uritur dhe të egërsuar. Dhe kaq e madhe ishte uria e tyre për kisha e xhami, tokë dhe për ta ndryshuar kulturën tonë, saqë ata më në fund e zaptuan tërë këtë tokë. Grabitën tokat e Shqipërisë, tokat e Dardanisë, rrëmbyen prona e mëdha, i coptuan, rrahën, vranë e masakruan gjersa i bënë të tyret.
Më e keqja, ata ngritën edhe shtëpi që ta quanin vetën pronar përmbi këto toka… Dhe të shpronsuarit, u shndërruan në kurbetçinjë në pesëdhjetë mijë, dhe treqind mijë dhe vërviteshin si një dallgë nëpër rrugë, sa andej dhe këndej, pa tokë e pa shtëpi. Duhet të shtrëngojmë rripat siç duhet, në mos po, e dini ç’do të na kurdisin talebanët, shkijet dhe grekët, pse jo edhe malazeztë. Veç ne mos u besofshit këtyre rreshtave se atëherë s’ka burrë që i ndalon. Po ta pyesim vetën:
“Pushkët po s’namungojnë. Trimat s’namungojnë. Më mirë, të vdesim apo të rrojmë kështu?”.
Ta marrim e t’u themi:
– Përse të mos e bëjmë!…
Këta janë gjarpërinj e jo njerëz, të them unë! U mbledhim rripat dhe mjekrrat e gjata e të zeza, t’u mbledhim. T’u kallim datën. Mbani në mendje ky kontaminim helmues mund të hiqët vetëm me rrebelime demokratike. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme qeverisëse. Kjo s’është për t’u habitur e rrnqethur. Fati i elementit shqiptar në shtetin e Shqipërisë varej nga pozicioni i tij në qeveri. Situata nisi të bëhej shqetësuese pasi fraksionet ortodokse antishqiptare të shkijeve, grekëve etj., mu në mesë të Tiranës ngrisin flamurin dhe tre gishtrinjt, deklarojnë: “Kosova është Serbi!” etj. Hë, po sikur të mos të duan t’ia dinë? Shqiptarët duhen të jetë me të vërtet luftarë për demokraci dhe duhet të bëjmë diçka që të mos e harojnë kollaj këto fantazma që dalin nga nguvat, shpellat e karpateve dhe nga pusetat e rrugëve!”. Shqipëria duhet ta parashikojë me ankth rrezikun që po vjenë: – Shqipëria s’duhet lejuar që prania e PRIFTAVE GREKË DHE SLLAVË TË MOS KENË FUQI NË KISHAT TONA!
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
I ndotshëm, ashtu qysh mund të jetë vetëm një antishqiptar… 

Me lejen e drejtorit dhe përkundër qëndrimit të mësimdhënësit Gëzim Gjin Hajrullahu, në Ferizaj nxënësit lëshojnë mësimin për t’u falur në xhami!

0

Kur të premteve është lëshaur ezani i faljes në xhamitë e Kosovës, ka ndodhur që janë ndërprerë edhe aktivitete politike e institucionale.

Por se të premteve kur falet dita e Xhumasë mungojnë me leje të drejtorit të shkollës edhe nxësit e një shkolle kjo nuk është dëgjuar të ketë ndodhur më parë, shkruan Botapress.

Por sipas një shënimi të dërguar nga arsimtari Gëzim Hajrullahu, drejtori i shkollës “Hajriz Muhadini” në Dremjak të Ferizajit, Kushtrim Avdija u paska dhënë leje nxënësve që t’i lëshojnë orët mësimore për t’u falur në xhami.

Për më shumë ja shqetësimi i arsimtarit Gëzim Hajrullahu:

Jam Gezim Hajrullahu-arsimtar,desha te ndaje me ju,nje aspekt te nje dukurie shqetesuese e qe ka per objekt dhenjen e lejes nga ana e drejtorit te shkolles z.Kushtrim Avdija te SHMU “Hajriz Muhadini’ ne Dremjak-Ferizaj,per nxenesit per te leshuar oret mesimore me qellim te frekuentimit te “xhumase” ne xhami. Sipas meje shkolla laike do te duhej te kursehej nga interferimi religjioz me synimin e hapur te klerit e fatkeqesisht me ndihmen e drejtorit qe te indoktrinoj nxenesit.

PS’ per me shume po j’u percjelle shenimin tim ne lidhje me kete dukuri, e me qellim qe te mund te hulumtoni rastin ne fjale meqenese sipas meje kjo perben interes public.

Shenimi im ne facebook:

Gëzim Gjin Hajrullahu

Jo më larg se sot,tre nxënës kishin ikur nga ora mësimore pa lejen time e me lejen e drejtorit e drejt e në xhami.

Krejt çka munda të bëj unë,ishte t’ë mbaja shënim për këtë në rubrikën “VËREJTJE”.

Ndërkohë,sikur ata nxënës do të qëndronin në klasë do te mesonin se ishin osmanët që penguan që të mos kemi nje shtet mesjetar arbëror të Balshajve që çliruan Kosovën nga nemanjidët e janë pikërisht pasardhësit e osmanëve turqit te cilet me xhami po punojnë kunder identitetit tonë.

Ja përse unë po ndiqem e kërcënohem deri me largim nga puna pikerisht për këto motive e se nuk po thyhem sikur në faktin se i vetmi e vetem ne cilësinë e nje punëtori arsimor qe prej viteve nëntëdhjetë te sistemit te pavarur arsimor te Republikes se Kosovës,nuk po lejoj shaminë në klasë

Pres pergjigjje,sado qe edhe per nje aspekt te ngjajshem ne lidhje me Perndjekjen-persekutimin u kam shkruar para disa kohesh e megjithate nuk kam marre asnjeher ndonje pergjigje,qofte edhe konfirmimin nese e keni marre letren time(e mail)

Me respekt,

Gezim Hajrullahu

______

Marrë nga: nga Bota Press

Serbia sfidon BE-në dhe SHBA-të – bëhet gati për luftë

1

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

  • 17 dhjetori serb i vitit 2023 ngjet aq shumë me 30 janarin gjerman të vitit 1933.

Marrëveshja e Brukselit [24 shkurt 2023] nuk merrte në konsideratë letrën e Joe Biden-it dërguar presidentit serb në fillim të mandatit të tij, ku potencohej njohja reciproke në qendër të dialogut Kosovë-Serbi, në themel kishte kalkulimet gjeopolitike të Francës dhe interesat e saj në Europën Juglindore. Prandaj, si e tilë, ajo i bën lëshime të ndjeshme Serbisë, me idenë që të kalohet nga njohja në qendër të dialogut tek njohja vetëm de fakto, duke e shoqëruar atë me lëshime shtesë që kanë të bëjnë me krijimin gradual të “Botës serbe”. Kështu gjykonin në Paris e më pas edhe në Bruksel, se Beogradi do të gjykojë racionalisht dhe do të pajtohet të shkëputet nga ndikimi rus.

Në këtë kuadër, Britania e Madhe rezulton se gjykonte më racionalisht duke qartësuar pozicionin e saj, pa kalkuluar në mundësitë e tërheqjes së shpejtë të Serbisë nga hemisfera e interesit rus. Ndërkaq blerja e kohës nga ana e Serbisë përmes mbështetjes së Ukrainës me stoqet e armëve dhe municionit serb, mund të cilësohet hë për hë vetëm veprim taktik i qastit dhe kalkulim më shumë prej ushtarakësh se sa prej politikanësh vizionarë.

Vazhdimi i luftës në Ukrainë gradualisht e shndërron Rusinë në vasale të Kinës ndërkaq Serbinë në vasale të Rusisë. Por, nëse për BE-në dhe Europën në tërësi rreziku rus është permanent, mbështetja për ushtrinë ukrainase është de fakto beteja vendimtare për ta ndalur shtrirjen e Rusisë tutje qoftë në Baltik, qoftë në Ballkan, për SHBA-të, për aq kohë sa ato vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me kapacitetet që po e mbështesin, Kina shndërrohet në rivalin e saj kryesor, që synim ka riformatimin “e rendit ndërkombëtar dhe fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta bërë këtë.”
Si në rastin e Kinës, edhe në rastin e Rusisë, është e ditur – ato tashmë kanë objektiva të qarta strategjike për riformësimin e rendit botëror. A do të jetë ky rend i bazuar në interesat e pesë fuqive të reja [SHBA-ve, BE-së, Kinës, Rusisë dhe Indisë], duke etabluar Rusinë në mesin e pesëshes, apo jo, është jetike për Serbinë.
Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet e fundit në Serbi, pohon politologia e njohur e portalit kroat Geopolitika dhe politologe nga Universiteti Libertas, Dr Jadranka Polović, “tregojnë se Rusia po vepron në rajon me më shumë besim, si një aktor që haptazi synon të formësojë politikën rajonale”. Në këtë kuadër, çështja në këtë rrjedhë zhvillimesh gjeopolitike nuk është vetëm lufta në Ukrainë, por edhe mundësitë që ajo të ketë fronte të reja në Europë e gjetkë, duke e shpërqëndruar betejën me Rusinë dhe frontin e ndarjes mes pesë të fuqishme në fjalë. Në këtë përplasje të karakterit të pastër gjeopolitikë, zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe fundi i tyre tashmë i njohur, rezultojnë t’i kenë shërbyer çimentimit të pushtetit të Aleksandër Vuçiqit më shumë se çdo pararendësi të tij, duke përfshirë në këtë kuadër edhe vetë Milosheviqin.

Vuçiqi tashmë këtë fuqi politike do ta përdorë për pozicionim edhe më pro Rusisë, duke cenuar rëndë interesat e BE-së dhe SHBA-ve në rajon.
Në rrafshin e analizës politike gjithësesi se mirren në konsideratë deklaratat e politikanëve, por që analiza të jetë më e plotë, më shumë i kushtohet vëmendje veprimeve të tyre. Në këtë pikë analistët i gjasojnë sivëllezërve të tyre që veprojnë në Intelegjencë. Në profesionin e inteligjencës, shprehet në një shkrm të gjatë William J. Bums, të publikuar në Foreign Affairs më 30 janar, ne studiojmë me kujdes atë që thonë liderët. Por ne i kushtojmë edhe më shumë vëmendje asaj që ata bëjnë.”
Represioni në rritje i Vuçiqit ndaj opozitës në vend dhe agresiviteti i tij, me theks ndaj Kosovës, i shoqruar me thellimin e bashkëpunimit me Rusinë, Kinën, Iranin…, janë rrjedhimisht kërcnim real i paqes në rajon dhe sfidim publik që ajo i bën BE-së dhe SHBA-ve. Shih për këtë, kundërveprimi duhet të jetë i koordinuar dhe pa vonesë.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, siç njoftojnë mediat e rajonit, ka pranuar 750 dronë kamikazë Shahed-136 nga Irani. Këtë fakt e konfirmoi të hënën që lamë pas edhe zëvendësministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për Çështjet Politike, Ali Bagheri. Ndërkaq një ditë më pas, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se, Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia. Po atë ditë në Beograd zbarkoi Mirosllav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe si për të mbuluar veprimet që pritet të ndërmarrë Vuçiqi ndaj Kosovës në javët në vijim, ai pretendon të rikthejë në vëmendje çlshtjen e dialogut, respektivisht realizimin e Marrëveshjes së Brukselit!

Ndërkohë, pas 13 vitesh Serbia po konsideron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke shfrytëzuar si alibi tensionet në Ballkan e kudo në Evropë. Ai ka thënë se ka marrë “argumente të forta” nga ushtarakët për ta rikthyer draftin, që ishte pezulluar më 2011 në përpjekjen për të profesionalizuar ushtrinë.
Iniciativa për këtë çështje, komentojnë mediat, ishte nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe, ndërkaq propozimi i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.
Presidenti serb u ka thënë gazetarëve se shërbimi ushtarak do të vendoset të jetë mes 90 apo 100 ditëve.
Kjo ide – e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, me të drejtë është cilësuar nga ekspertë e fushës jo vetëm të rajonit, se ka për synim destabilizimin e rajonit.

Formalisht Serbia është neutrale, por ushtria serbe si gjithmonë mban lidhje të ngushta me Rusinë. Nga Rusia blen shumicën e armëve të saj, duke përfshirë avionë luftarakë dhe tanke. Edhe pse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes I Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, disa herë në prononcimet e tij publike së fundmi ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga Serbia. Në konferencën e fundvitit për medie, Maqedonci ka thënë se tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovën.

Gjenerali Mojsiloviq i Serbisë…

Me këto veprime jo vetëm Serbia, por edhe një lagje e diplomatëve perendimor, de fakto po sfidojnë tok si BE-në edhe SHBA-të, ndërkaq vajtje-ardhjet e Lajçakut vetëm sa i shërbejnë vetmashtrimit në “sistemin” liberal-demokratik të Weimar-it, alias Beogradit, teksa ushqehet tutje iluzioni se Serbia, vazhdon të ketë nevojë për forcën restauruese të një lideri të dorës së fortë, siç është Aleksandër Vuçiqi!

Prandaj 17 dhjetori serb i vitit 2023 ngjet aq shumë me 30 janarin gjerman të vitit 1933. Këtë fakt kanë filluar ta pranojnë liberalët real të Serbisë, por jo edhe dyshja Borrel-Lajçak!
Refuzimi i pranimit të këtij realiteti, nuk do të thotë se ai nuk egziston!

Kompleksiteti në rritje i zhvillimeve politike në rajon, mbi të gjitha, shpejtësia e zhvillimeve në rrafshin global, është dhe po vazhdon të jetë e një rëndësie vendimtare. Në këtë kontekst, përshtatshmëria e shtuar e shtetit do të jetë thelbësore: në një botë të karakterizuar nga ndryshime të shpejta, dy republikat tona [Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës] duhet të jetn në gjendje të reagojë shpejt ndaj këtyre zhvillimeve të reja. Kjo kërkon jo vetëm që strukturat të bëhen më fleksibël, por edhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të sigurisë dhe intelegjencies.

Ushtrimet luftarake të Ushtrisë së Serbisë…

Në një botë të ndërvarur, shumë nga ndeshtrashat në sferën e sigurisë, kalojnë kufijtë. Një politikë që këtë sferë të interesit nacional, e lë totalisht në duart e “instrumenteve” mbinacionale, ose edhe më keq, një politikë e mbyllur në lëvozhgën e interesit të ngushtë shtetëror, nuk i përgjigjet realiteteve komplekse. Prandaj, në këto rrethana, ne duhet të vepromë si Komb.
___________
Fusnotat:

1. William J. Burns: https://www.foreignaffairs.com/united-states/cia-spycraft-and-statecraft-william-burns
2. 
Dr Jadranka Polović: https://www.geopolitika.news/razgovori/intervjui/dr-sc-j-polovic-globalna-geopolitika-je-na-raskrizju-a-broj-vojnih-sukoba-u-porastu/
3. Po aty.
4. https://www.slobodnaevropa.org/a/srbija-obavezni-vojni-rok-inicijativa/32762793.html

Ndërtimi i tunelit lidhës me Maqedoninë e Veriut, diskutohet fillimi i procedurave

0

Nga: Arlinda Gjonaj

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi zhvilloi sot një takim me drejtorin e Ndërmarrjeve Publike për Rrugë Shtetërore, në Maqedoninë e Veriut, Ejup Rrustemi.

Dy autoritetet diskutuan për fillimin e procedurave dhe implementimin e tunelit të përbashkët, i cili do të bëjë lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.

“Ky projekt do të sjellë lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, shërbimeve dhe mallrave duke i dhënë zhvillim thelbësor ekonomisë së të dyja vendeve”, bëri të ditur kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Punimet në segmentin e tretë të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8 po vijojnë. Gjatë Ky projekt do të finalizohet me një dalje të re në Maqedoninë e Veriut, përmes një tuneli me gjatësi afërsisht 5.8 km.

Korridori 8 është një nga projektet bërthamë të infrastrukturës, i cili ndërlidhet me tre rrjete të tjera të rëndësishme rrugore si dhe me Korridoret 4, 9 dhe Rrjetin Transeuropian.

Përfundimi i kësaj vepre do të shkurtojë gjithashtu distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.

Korridori 8, një nyje rrugore dhe hekurudhore që nis në Brindisi në Itali, kalon nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon në portet e Bullgarisë, që nga 1 dhjetor 2022 është pjesë e rrjetit strategjik të transportit Europian (TEN-T).

Agjencia Telegrafike Shqiptare – ATA 

99 vjet më parë Ahmet Zogu zgjidhej president i Shqipërisë

Nga: Edlira Ruzi

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Më 31 janar 1925, Ahmet Zogu u zgjodh president.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, më 21 janar të atij viti, datë që ka hyrë në analet e historisë, u vendos për formën e republikës së parë shqiptare. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit, Asambleja Kushtetuese u mblodh për ta shpallur Shqipërinë, Republikë Parlamentare. Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu.

Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925. Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese.

Po ashtu, në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut. Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar. Kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928.

___

* Agjencia Telegrafike Shqiptare, ATA

Vendosen tabelat informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës

0

31 janar 2024, Mirushë

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Ecopana, përfaqësuese e WWF Adria në Kosovë, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës kanë bërë sot vendosjen e tabelave informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës si Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë. Vendosja e këtyre tabelave ka për qëllim të ndërgjegjësojë vizitorët për rëndësinë ekologjike, shkencore, estetike, kulturo-historike dhe atë turistike të Ujëvarave të Mirushës.

Territori i Ujëvarave të Mirushës ka një biodiversitet të pasur, me rreth 330 lloje të bimëve vaskulare, 44 lloje të kërpudhave të larta, lloje të shumta të shtazëve, e dhjetëra lloje të rralla insektesh të ujërave. Tabelat informuese të sapovendosura do të kontribuojnë në ndërgjegjësim mjedisor dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë në ruajtjen e trashëgimisë unike natyrore të Ujëvarave të Mirushës. Me vendosjen e këtyre tabelave, ne shpresojmë të nxisim turizëm të përgjegjshëm dhe të kontribuojmë në shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore”, tha Krenare Salihu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë.

Ajo sqaroi se aktiviteti për vendosjen e tabelave informuese është bërë në kuadër të projektit për pendën (digën) e Mirushës, që mbështet nga organizatat The Nature Conservatory (TNC), Open Rivers Programme (ORP), zbatuar nga Ecopana/WWF Adria në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Komunën e Malishevës, Universitetin e Prishtinës si dhe institucionet tjera relevante. Penda në Mirushë ishte ndërtuar ilegalisht midis viteve 2011 dhe 2013 fillimisht për prodhim hidroenergjetik, por tani nuk shërben për asnjë qëllim. Studimet e bëra në kuadër të këtij projektit të Ecopana/WWF Adriana në Kosovë për pendën e Mirushës tregojnë se ndikimi i saj ka qenë i dëmshëm për florën e faunën.

“Gjatë vitit 2023 kemi bërë studime profesionale rreth lumit Mirusha si një nga degët e majta me të rëndësishmë të Drinit të Bardhë, si dhe studime për ndikimin e pendës në biodiversitet dhe mjedis, anën hidrologjike e statike si dhe sigurinë e saj. Jemi në diskutime së bashku me MMPHI-në si dhe me Komunën e Malishevës për të marrë vendimin për zgjidhjen më të mirë të mundshme, në radhë të parë për banorët që jetojnë afër, për faunën ujore që për fat të mirë është mjaft e pasur, si dhe për mjedisin”, shtoi drejtoresha ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë, Krenare Salihu. 

Ndërsa Sami Behrami nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës falenderoi Ecopana/WWF Adria për mbështetje në vendosjen e tabelave informuese. 

“Këto tabela kanë rëndësi të vecantë meqë ata që e vizitojnë Mirushën do të njoftohen më mirë për vlerat e ujëvarave dhe potencialin natyror që posedon kjo zonë. Për shkak të këtyra vlerave kjo zonë në vitin 2012 me një vendim të qeverisë është e mbrojtur si Monument i Natyrës me Rëndësi të Vecantë me sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh”, theksoi ai.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në komunën e Malishevës, Avdi Morina gjatë vendosjes së tabelave informuese theksoi rëndësinë e kujdesit më të madh të institucionale lokale dhe qëndrore për mbrojtjen e Ujëvarave të Mirushës.