Kreu Blog Faqe 882

Ejani! Poezi nostalgjike nga Fadil Bytyqi

0

Prof. Fadil Bytyqi

Poezi

Ejani!

(Vëndasve të mi që jeta i degdisi në dhera të huaja)

Ska më lojë
Te Kroni i Arrave
As te Vneshti i Kulles,
Ska…
Ska më ndeja
Në oda të burrave
As fëmijë me libër nder sqetull,
Ska…
Shkuat larg nga toka e bukës.
Shkuat e bët strofullen atje
Edhe kur vini për pak kohë
Si hije zhdukeni
Sju sheh kush,
Shkuat…, na harruat!
Ejani se,
Mrizet gjakojnë për një zã
Kroni i Thanes per një pikë ujë
Zemrat tona për Ju!

29 janar, 2024. Kasterc 

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me ambasadoren Ziv: Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv. 

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat pritet të nënshkruhen së shpejti. 

Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. 

Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike. 

Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve. 

Tutje, me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Presidentja Osmani përsëriti se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm të humbur në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, dhe se kjo ditë shërben si rikujtim për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja dhe paragjykimi. 

Ambasadorja Ziv e informoi për situatën e sigurisë në Izrael, ndërsa Presidentja Osmani e informoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

O ky vendi ynë, me rrugaça shumë!

2
Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
Poshtanikët !
Sa të drejtë kishte At’ Zef Pllumi kur thosh se sa shumë rrugaça paska vendi ynë i vogël.
Dje psh rrugaçat gjetën rastin me u jargavitë e me vjell vner kundër Kadaresë, me rastin e ditëlindjes së tetëdhetë e tetë të shkrimtarit.
Një prejt tyne, njëfarë Gjergj Jozef Kola, dhe nota bene, mburret se është profesor në Vienë, pasi kishte lexuar ndër postime një fragment të Kadaresë, e kishte çapërlye si mos më keq, thjesht dhe me qëllim që njerëzia të këndonin se ja kush është Kadare.
Ja postimi i rrugaçit Gjergj Jozef Kola:
“Shqiptarin asht ma lehte ta bindesh se ka vella afganin e pakistanin se arbnorin, Mark Lleshi…”
MALUA 88
Ata që e kanë studiuar veprën e Kadaresë e dinë se ai fragment është shkëputur nga Kreu i VI “Testamenti i gabuar” në faqen 6 të këtij kapitulli. Dhe nuk është as ashtu siç e ka dhënë Jozefi apo Jozela, e qëllimi është krejt tjetër.
Ja një përmbledhje e faqeve të para të “Testamentit të gabuar””
Një pazar i çuditshëm, i turbullt, gjithmonë i pashpallur, zhvillohej ditë e natë, ndër dhjetra e dhjetra vite , në gjithfarë mjedisesh, në dhoma miqsh, në log të burrave, por më shumë në ndërgjegjet e trazuara. Për gati tre shekuj ai u kthye në makthin kryesor të shqiptarëve. Jep kryqin të marrësh grada dhe poste. Mbaj kryqin, jep gjuhën shqipe. Mbaj kishën jep Kastriotin. Merr tituj jep emrin shqiptar. Mbaj armën, jep kryqin. Dhe kryesorja që të jesh turk, do përfitosh si i tillë, por, ndërkaq, si i tillë, pra si i pabesë, do të ndëshkohesh.
Qysh nga ajo kohë, fjala turke “allishverish”, që thjesht do të thoshte “mardhanje”, do të merrte një hije të keqe, që nuk do të ndahej asnjëherë. Qysh në atë kohë ndërgjegja shqiptare do të merrte atë krisje, që nuk do të riparohej dot dhe si e tillë, ende e pariparuar, do të mbërrinte deri në ditët tona., Raportet allishverish, liri-robëri, shpeshherë haptas e shpeshherë me maska, do të përbënin thelbin e një kundërthënje tragjike: shqiptarët, më të privilegjuarit, e po ata, më të ndëshkuarit.
…
Historia e vellait te rreme a te vertete, do te ishte ne fund te fundit e thjeshte, sepse s’ishte e veshtire te bindeshe se mund te kishe vella pakistanezin a afganin ne fund te botes e aspak Mark Lleshin nga rruga fqinje.
Përplasja e mendime ishte e pafundme.
Shikoni këta bejlerë e këta vezirë ! Të gjithë shqiptarë, mashalla. Kush ua dha ato grada e nishane ? Dihet kush, sulltani turk ua dha.
E shitën vendin për ato nishane. E dhanë kryqin pastaj shpirtin.
E dhanë se ashtu deshën, s’i detyroi kush. Ja ku i kanë kishat me gjithë kryq.
Kjo është e vërtetë, po ku janë shkollat. Shkolla shqipe s’ka. Pse ka shkolla turke mbi njëmijë e shqipe asnjë.
Sepse jemi në shtetin turk, pra jemi shtetas turq, dhe gjuha e këtij shteti është turqishtja.
Jam shtetas turk por gjakun s’e kam ashtu. Dhe gjaku është mbi shtetin.
Gjaku mund të jetë, por gjuha jo. Gjuha po ashtu është mbi shtet.
Unë flas shqip dhe dua të lexoj shqip, por ligji ma ndalon.
Ligji është ligj.
Ah, ligji është ligj, po pse për grekët jo? Ka njëmijë shkolla greke në Shqipëri, po aq sa turke. Ka treqind shkolla sllave, vllahe, serbe, bullgare, pse shqipe jo? Pse vetëm shqipe jo ? Këtë dua të di.
Këtë s’mund ta dijmë ne , e di vetëm ai, sulltani i madh. Mbi të s’ka kurrkënd.
Si s’ka? Eshtë Zoti. Dhe Zoti vetë e tha me gojë…
I. Kadare “Mosmarrëveshja” faqe 69 -70 – 71.
Shihet qartë edhe për novicët se Shkrimtari ka qëllim të japë tablonë e trysnisë së gjithanshme osmane për tjetërsimin e shqiptarëve. Që, parësisht, përmes islamizmit, shqiptari mysliman të shihte vëllain në Pakistan, Afganistan etj etj dhe jo një Mark, një Gjon, apo tjetër që e kishte dhjetë minuta larg.
Por Jozefi si rrugaç tipik, e ndryshon, si i do qejfi e shpirti i tij i lig.
Sa rrugaça e bastardë na qet Shqipnia.

Zonjusha Fi – Fi , tregim i Gi dë Mopasan

0

ZONJUSHA Fi-Fi 

Tregim nga Gi dë MOPASAN, i cili tregon se deri ku mbrin krenaria e femrës 

Mopasani (1850 – 1893) është  shkrimtari realist më i madh francez i gjysmës së dytë të shekullit XIX, i cili ka një zotërim të habitshëm të teknikës së tregimit të shkurtër. Tregimi “Zonjusha FiFi” është tregimi më i sukseshëm i botuara më parë në shtypin e asaj kohe. Disa nga novelat dhe tregimet e Mopasanit janë frymëzuar nga patriotizmi i popullit, në mbrojtje të lirisë dhe atdheut. Duke lexuar tregimet e Mopasanit, e ke të qartë mendimin e tij se në fakt ekzistojnë dy Franca (si dhe te ne, dy Shqipëri, dy Kosova): Franca (Shqipëria dhe Kosova) e pasanikëve dhe e pushtetarëve të pasur që janë të zhveshur nga çdo ndjenjë patriotizmi; dhe se vetëm Franca popullore, Franca (Shqipëria dhe Kosova popullore) e njerëzve të thjeshtë të punës, që nuk dinë ç’është buja, e cila është në gjendje të ruaj lirinë dhe atdheun. 

***

“Majori kont Farlsberg, komandant prusian, po mbaronte së lexuari letrat që i solli posta. Nje filxhan me kafe lëshonte avull mbi një tryezë të njollosur me pije, të djegur me puro, të gërvishur me briskun e oficerit ngadhnjimtar, që nganjëherë,  si mprehte lapsin, shkarraviste mbi mobilien e bukur ca numra ose piktura, siç i shkrepej, ndërsa përkundej në ëndërrime. 

Si lexoi letrat dhe u hodhi një sy gazetave gjermane që i kishte sjellë ordinance, u ngrit dhe u afrua te dritarja.  

Shiu po binte me rrëmbim, një shi normandie, që dukej sikur e lëshonte një dorë e marrë, një shi që bie vetëm në rrethet e Ruenit. Dëgjoi të trokitur, dhe u kthye: ishte ndihmësi i tij, baroni Kelveinshtain, një oficer me gradën e kapitenit. 

Majori ishte një vigan, me shpatulla të gjera, me një mjekër të gjatë e të hapur si fresk, që ia mbulonte kraharorin si ndonjë pecetë. 

Kapitenit shkurtabiq i vetëtinte fytyra e rruar me kujdes, e cila, kur i binte nganjëherë drita, dukej si e fërkuar me fosfor. 

Komandanti i shtrëngoi dorën dhe e rrufiti me një frymë kafenë, duke dëgjuar raportin e vartësit. 

Majori, njeri i qetë dhe burrë i martuar kënaqej me çdo gjë; po kapiteni, qejfli i pangopur, që futej vrimë më vrimë për të gjetur fustane, ishte bërë si i xhindosur që jetonte pa femra, mbyllur prej tre muaj në kështjellë, në atë fshat të humbur në vetmi. 

Dikush trokiti lehtë te dera, dhe komandanti urdhëroi të hynte Brenda; atëherë u duk një nga ushtarët automatë, i cili  u dha të kuptonin se dreka ishte gati.  

Në sallën e bukës gjetën të tre oficerët që vareshin prej tyre: një toger, Oto Groslingun; dy nëntogerë, Fric Shënanburgun dhe markezin Vilhelm d’Eirik. Këtij, sapo shkeli në Francë, shokët e tij ia ngjitën emrin “Zonjusha Fifi”. E pagëzuan kështu se e kishte trupin sqimtar e si të shtrënguar në korsi dhe nga fytyra e zbehtë, ku sapo i kishte dërsitur mustaqja, si dhe nga zakoni që kish të shfaqte përbuzjen më të thellë për njerëzit dhe për çdo gjë, duke përdorur në çdo çast shprehjen frëngjishte  –  “fi, fi donk” (pasthirmë përbuzëse e të ndotit)_ – të cilën e shqiptonte me një vërshëllimë të lehtë.  

Oficerët hëngrën bukë pothuajse në heshtje. Pas buke, kur ndezën nga një cigare dhe nisën të pinin si çdo ditë, filluan të flisnin për jetën e tyre të mërzitshme, duke mbajtur në çip të gojës ato pipat e tyre të gjata e me nyja farfurie.  

Posa e zbraznin kupën, e mbushnin përsëri me një gjest të lodhur. Po Zonjusha Fifi e thyente gjithnjë të vetën, dhe një ushtar i sillte menjëherë  një tjetër.  

Një mjegull e dendur tymi pothuajse i mbyste, dhe dukeshin sikur ishin kredhur në atë harresën e zymtë të njerëzve që s’dinë ç’të bëjnë. 

Papritmas baroni brofi në këmbë dhe thirri: 

  • Për emër të zotit!… S’durohet më, duhet të shpikim gjë sendi. 

Toger Otoja dhe nëntoger Frici, dy gjermanë, tamam gjermanë me ato fytyra të ngrysura e të vrazhda, iu përgjigjën njëzëri: 

  • Çfarë të shpikim kapiten? 

Ai u mendua disa çaste, pastaj tha: 

  • Çfarë?…Ja pra, në qoftë se na lejon komandanti, duhet të organizojmë një aheng. 

Majori hoqi pipën nga goja: 

  • Çfarë ahengu kapiten?  
  • Të gjitha i rregulloj unë, komandant – i tha kapiteni.- Do dërgoj në Ruen Detyrën që të na  

sjellë ca zonja; di unë ku t’i gjej. Këtu po gatisim një darkë, dhe i kemi të gjitha të mirat; kështu të kalojmë të paktën një natë të bukur. 

Konti Farlsberg ngriti supet dhe bëri buzën në gaz: 

  • Jeni i marrë, miku im. 

Po të gjithë oficerat u ngritën në këmbë, e rrethuan komandantin e tyre, dhe zunë t’i luteshin: 

  • Mos e pengoni kapitenin, zoti komandant, këtu plasëm nga mërzia. 

Më në fund majori lëshoi pé: 

  • Mirë pra, – tha ai; dhe menjëherë baroni thirri Detyrën, i cili ishte një nënoficer i moçëm, që i  

 kryente me fanatizëm detyrat. 

I ngrirë si statujë, Detyra, dëgjoi udhërat e baronit, dhe pesë minuta më vonë mori karrocën dhe po rendte me të katërta përmes shiut të tërbuar. 

Menjëherë një drithërimë i zgjoi të gjithë oficerat: nisën të shpihen e të përtërihen dhe zunë të kuvëndonin. 

Të pesë burrat qëndronin së bashku, duke thithur ajrin me lagështirë. Më në fund, toger Frici tha duke qeshur me gjithë zemër: 

  • Sigurisht, zonjushat që presim nuk do udhëtojnë me kohë të mirë. 

Në këtë fjalë e sipër të gjithë u ndanë, dhe cilido shkoi në shërbimin e tij. Kapiteni u mor gjithë ditën me darkën që do shtronin. 

Kur u mblodhën përsëri në të ngrysur, nisën të qeshnin se ishin bërë gjithë dritë, si për ditë parade, të rruar, me lëkurën të freskuar me pudër e me livando.  

Në ora gjashtë e dhjetë baroni u tha se po ndiente një zhurmë të largët rrotash. Të gjithë u turën te dera dhe, pas një çikë, u duk karroca që po vinte në pikë të vrapit. 

Dhe përpara portës së kështjellës zbritën pesë gra, pesë vajza të bukura, të zgjedhura me kujdes nga shoku i kapitenit, Detyra.  

Duke qenë të sigurta se do të paguheshin mirë, gratë s’pritën t’u luteshin shumë; dhe me të vërtetë, ato i njihnin prusianët prej tre muajsh që kishin të bënin me ta, kështu, ato përfitonin si nga burrat, si nga rrethanat. “E po zanati” – i thoshnin njera-tjetrës.  

Dhe hynë përnjëherë në dhomën e bukës. Kapitenit, që i qeshte nuri, i priti zonjat si mikesha të njohura, duke i pushtuar, duke i puthur, duke u marë erë, duke i matur e peshuar si vajza dëfrimi.  Dhe, me qenë se secili nga tre djemtë donte të merrte njërën prej tyre, nuk i kundërshtoi si epror që ishte. Dhe, për të mos lënë asnjë shteg për diskutime, i rradhiti gratë sipas shtatit, dhe iu drejtua më të gjatës dhe i tha me një theks ushtarak: 

  • Si quhesh? 
  • Palmera. 

Atëherë thirri: 

  • Numri një, zonjusha Palmera, i caktohet komandantit. 

Pastaj shkëputi të dytën, Blondinën, për të treguar se ajo i takonte atij. Otos i fali Armandën, më të trashën; Evën, “Domaten”, ia dhuroi Fricit; dhe më të shkurtërën nga të gjitha, Rashelën, një zeshkane shumë e re, me një sy të zi si njollë mellani, me majën e hundës pakëz përpjetë, ia blatoi oficerit më të ri, Zonjushës Fifi. 

Të tre djelmoshat deshën t’i shpinin në çast të gjitha vajzat në dhomat e tyre, gjoja për t’u dhënë furça e sapunë që të pastrohshin, por kapiteni i kundërshtoi, duke u thënë se ato ishin mjaft të pastërta. Ata iu bindën se kishin besim tek eksperienca e tij. 

Të gjithë u ulën. Edhe komandanti fluturonte nga gëzimi; vuri në të djathtë Palmerën, në të mëngjër Blondinën, dhe tha duke shpalosur pecetën: 

  • Patët një ide të shkëlqyer, kapiten! 

Pa vonuar, burrat, të dehur nga tulet e atyre grave, që i shikonin, u merrnin erë dhe i trazonin, u turrën mbi to, duke ulëritur e duke thyer pjatat, ndërsa ushtarët po shërbenin në tryezë,  pa u turbulluar fare. 

Vetëm komandanti mbante dinjitetin. 

Zonjusha Fifi e kishte marë Rashelën në gjunjë dhe, pasi ndizej më kot, herë ia puthte flokët e zinj si i çmendur, dhe herë-herë, si egërsirë e tërbuar, i shtyrë nga mania e shkatërrimit, e pickonte aq fort sa ajo ulërinte.  

Sollën ëmbëlsirat dhe pemët dhe ia kthyen me shampanjë, dhe filluan të ngrihen një sërë dollish, duke dashur t’i jepnin atij argëtimi një kuptim edhe më të lartë fisnikërie; kapiteni e ngriti për të dytën herë kupën dhe tha: 

  • Për fitoret që kemi korrur mbi zemrat! 

Atëherë u ngrit edhe toger Otoja, i ndezur, i fryrë nga të prët, dhe, i rrëmbyer befas nga patriotizmi alkolik, bërtiti: 

  • Për fitoret që kemi korrur mbi Francën! 

Megjithëse ishin të dehura, gratë heshtën; dhe Rashela i tha duke u dridhur: 

  • Shiko….ta dish se ka shumë francezë, përpara të cilëve nuk do të guxoje ta thoshje këtë  

fjalë. 

Po markezi i vogël, që po e mbante në gjunjë, nisi të qeshte, ngaqë e kishte sjellë në qejf vera. 

  • Ha! Ha! Ha! Mua s’më ka zënë syri francezë të këtillë!…Porsa dukemi ne, ata ua mbathin  

këmbëve! 

Vajza u egërsua dhe i thirri: 

  • Gënjen, qelbanik! 

Ai ia mbërtheu një herë ata sytë e tij të bardhë, pastaj zuri të qeshte përsëri: 

  • Ah! Posi, në ta ka ënda, e bisedojmë, bukuroshja ime!…Po të qenë kaq trima francezët, a do të  

Ishim këtu ne ?! 

Dhe filloi të ndizej: 

  • Jemi ne zotërinjtë e tyre! …Franca është e jona. 

Rashela u hoq nga gjunjët e Zonjës Fifi me një hop dhe u hodh në karrigen e saj. Markezi u ngrit, zgjati kupën e tij gjer në mes të tryezës, dhe thirri përsëri: 

  • Tonat janë edhe Franca, edhe francezët, edhe pyjet, edhe fushat, edhe shtëpitë e Francës! 

Të tjerët, të rrëmbyer nga entusiazmi ushtarak, rrëmbyen kupat dhe thirrën: 

  • Rroftë Prusia!… – dhe i zbrazën me një frymë. 

Vajzat s’bënë zë fare, dhe po rinin gojëkyçur e të frikura. Pushoi dhe Rashela, se nuk guxonte të përgjigjej. 

Atëhere markezi i vogël, Zonjusha Fifi, vuri mbi kokën e Rashelës kupën e tij plot me shampanjë, dhe thirri: 

  • Tonat janë edhe gjithë gratë e Francës!. 

Ajo u ngrit aq shpejt, sa kupa prej kristali u derdh mbi kokën e saj si në pagëzim, duke zbrazur verën e artë mbi flokët e zinj, dhe ra përtokë dhe u thye. Gjithë duke e përpirë me sy oficerin që po qeshte, Rashela  belbëzoi me një zë të mbytur prej zemërimit: 

  • Hë, sa për këtë, sa për këtë, jo dhe jo; gratë e Francës nuk do të bien kurrë në dorën tuaj! 

Ai u ul që të qeshte më nge dhe u përpoq që t’i fliste me theksin e Parisit: 

  • Kjo qenka e bukur! Atëhere, përse paske ardhur këtu moj vogëlushe? 

 

Në fillim Rashela heshti, se ishte e turbulluar dhe nuk i kuptoi mirë fjalët e tij; pastaj, sapo mori vesh se ç’desh t’i thoshte, u ndez nga zemërimi dhe ia priti: 

  • Për mua? Për mua thua? Unë s’jam grua: unë jam kurvë; ju prusianët nuk meritoni gra më të  

mira! 

Pa i mbaruar ajo fjalët, Zonjusha Fifi i hoqi ca shuplaka të forta; po, tek ngrinte dorën që t’i binte përsëri, Rashela, e tërbuar prej zemërimit që i ziente përbrenda, rrëmbeu në tryezë një thikë të vogël argjendi, dhe aq shpejt, sa në fillim s’e vuri re njeri, ia nguli në grykë, mu në gropëzën ku fillon kraharori. 

Markezi i vogël mbeti gojëhapur; një fjalë që po matej ta thoshte, i ngeci në gërmaz, me ca sy të shqyer që të kallnin tmerrin. 

Të gjithë lëshuan një ulërimë dhe u ngritën me shamatë, po Rashela i hodhi karrigen ndër këmbë Otos, që u rrokullis përdhé, rendi te dritarja, e çeli, para se ta kapnin, dhe u hodh në erësirë, në mes të shiut që po binte pa pushim. 

Pas dy minutash Zonjusha Fifi vdiq. Atëhere Frici dhe Otoja zhveshëm shpatat, dhe deshën të vrisnin gratë, që u ranë në gjunjë. Majori e ndaloi vrasjen me mundim të madh, i mbylli në një dhomë të katër gratë dhe la dy ushtarë që t’i ruanin; pastaj dërgoi gati 200 ushtarë në ndjekje të vajzës së arratisur, i sigurt se do ta shtinte në dorë. 

Po Rashelën nuk e gjetën dot. 

Kur mësoi këtë ngjarje , gjenerali dha urdhër t’i hidhej guna kësaj pune, që të mos i jepej ushtrisë një shembull i keq, e i dha një dënim disiplinor komandantit; ama, edhe ky dënoi vartësit e tij. 

Gjenerali paskësh thënë: 

  • Kemi ardhur të luftojmë dhe jo të dëfrejmë me gratë e rrugëve. 

Të gjithë fshatarët e dinin  se ku jetonte atje një vajzë e shkretë , në ankth e në vetmi., e ushqyer fshehurazi prej tyre. Ajo mbeti atje gjersa u largua ushtria gjermane, pastaj prifti, një mbrëmje e shpuri gjer te porta e Ruenit.  

Pas ca kohe e nxorri prej andej një patriot pa paragjykime, që e deshi për trimërinë e saj, dhe me që i hyri në zemër, e mori për grua dhe e bëri një zonjë të vyer, si gjithë zonjat e nderuara.” – Gi dë Mopasan 

___

E përgatiti: Dilaver Goxhaj, Tiranë

  • Marë me shkurtime prej librit: Gi dë Mopasan “Tregime e novela”, Tiranë 1991, f.326 – 339 

Mirëseerdhe arbërisht ndër Arbërorët, historiani ynë Belisar Jezerci, ish-Muhamet Shabani…!

12
Nga: Drini.us
___
Urime dhe mirëseerdhe në mesin tonë Msc Belisar Jezerci, historiani ynë i dashtun…! Lamtumirë ish Msc Muhamet Shabani…! Njoftim publik i Belisar Jezercit,
“Që nga sot, unë braktisi religjionin islam.Tani e tutje i takoj FESË SË SHQIPTARIZMIT. Besoj në Zot, dhe deklaroj se Kryeprofeti im (si dhe i të gjithë shqiptareve) eshtë GJERGJ KASTRIOTI.
Religjioni Islam, ne shqiptarëve, na është imponuar me dhunë.
Sot, ky religjion haptas po insiston në konvertimin e shqiptareve në komb mysliman! “
***
A e vëreni se Belisar Jezerci e paska braktisur “të dërguarin e allahut”, emnin e të cilit ia kishin ngjitë, në emën të krijimit të “miletit të profetit”, atij “umeti” që në rastin tonë e duan turko-serbo-rusët…!?
___
Msc Belisar Jezerci (ish Msc Muhamet Shabani)
Vazhdon Kryengritja Arbërore për identitet dhe rikthim tek historia e mohuar e rrënjëve tona, që shprehej edhe me emërtimet e huaja, që kishin simbolika të thella religjioze të nacionalizmit islamik-arab.
Emri i deridjeshëm Muhamet që ia kishin vënë dikur këtij burri e historiani të dëshmuar, i takon historisë së pushtimit islamik.
Belisar Jezerci është në mesin tonë, ndër shumë e shumë Arbërorët tashmë të gatshëm për të udhëzuar e për të na mësuar se si duhet të veprojmë e ecim përpara.
Mirëseerdhe Belisar Jezerci…!
Mirëseerdhe arbërisht ndër Arbërorët, historiani ynë Belisar Jezerci, ish-Muhamet Shabani…!
Mirëupafshim në një ditë të bukur pranvere, përpara përmendores së Kryeheroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë.

Liroj / Çliroj, dy fjalë të kundërta

0

Nga: Saimir Lolja , studjues

Fjalët me “Ç” janë dy llojesh: (1) Në fjalë që germën “Ç” e kanë në rrënjë, për shembull, fjala “Çaj”. (2) Në fjalë që vendosja e germës “Ç” i jep kuptim të kundërt fjalës rrënjë, për shembull, fjala “Çrrënjos” është e kundërta e fjalës “Rrënjos”. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe me 41’000 fjalë, botim i Akademisë së Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1980, faqet 237 – 281 përmbajnë tan fjalët që fillojnë më germën “Ç”.
Në Fjalor është shkruar: “Gërma Ç përdoret për të krijuar folje nga folje të tjera me kuptim përforcues, p.sh. çliroj”. (?!). Si të tilla jepen vetëm pesë fjalët e mëposhtme që sjellin habi dhe të qeshura, sepse janë krijuar me dashje ose me porosi nga autorët e Fjalorit:
I Çlirët = Jo i shtrënguar fort (?!)
Çliroj = I sjell lirinë një vendi a populli duke dëbuar pushtuesin e huaj ose duke përmbysur klasat shtypëse; e kundërta: pushtoj (?!)
Çmekem = Mekem shumë (?!)
Çnduk = E nduk shumë (?!)
Ndërkohë, fjalët e grupit të dytë që përputhen me rregullin gjuhësor në Fjalor janë: Çakordim, Çalltis, Çarmatos, Çatdhesim, Çndokush, Çedukim, Çekuilibër, Çemërim, Çend, Çënjtem, Çintegrim, Çinteresohem, Çkalit, Çlidh,…Çlodhem, Çlyrësoj, Çmagnetizim, Çmagjeps, Çmallem, Çmartohem, Çmaterializohet, Çmbështillem, Çmbledh, Çmbreh, Çmbush, Çmend, Çmërzit, Çmësohem, Çmësysh, Çmilitarizim, Çminim, Çmobilizoj, Çmontim, Çmorrit, Çmprehje, Çngjyrosje, Çnjeh, Çnjerëzim, Çnatyrim, Çnderoj, Çndryshk, Çngjit, Çngjyroj, Çoksidim, Çrradhitje, Çregjistrim, Çrras, Çrregullim, Çrrethoj, Çrrënjoset, Çrrotulloj, Çrrudh, Çorganizim, Çorientim.
Pra, Fjalori Gjuhësor vërteton pa dashje se fjala “Çlirim” është e kundërta e fjalës “Lirim”. Fjala “Çlirim” qe një fjalë e përkthyer nga fjala “Liberation” në anglisht qëllimisht në mënyrë të pa saktë. Pastaj ajo u mboll me duart e xhihadistëve sllavo-barabar (Slavic Communist, ang.) në fjalorin shqiptar në Prill 1927 kur organizata bolshevike më seli në Vjenë e quajtur Komiteti Nacional Revolucionar, e kryesuar nga Theofan Stilian Noli, me urdhër nga Kominterni mori emrin Komiteti i Çlirimit Kombëtar.
Në gjuhën Shqipe, në rastet përkatëse, gërma “Ç” vendoset para një fjale për t’i dhënë asaj kuptim të kundërt. Domethënë, e kundërta e fjalës “Lirim” është “Çlirim”, që domethënë “Pushtim”. Qeveritë shqiptare të kohës së Luftës II Botërore që ndiqnin rregullat gjuhësore kishin një ministri të emërtuar “Ministria e Tokave të Lirueme”. Ajo ministri kujdesej për tokat shqiptare ku forcat pushtuese jugosllave ishin dëbuar. Fjala “Çlirim” u fut në përdorim në vend të fjalëve “Lirim” ose “Liridhënie” për të sjellë fillimisht hutim dhe pastaj pranim të pa vetëdijshëm të pa saktësisë si saktësi. (Si një virus që prish kompjuterin.) Frutet e mbjelljes dashakeqe të disa fjalëve në Albanisht dhe përdorimit të tyre në vend të atyre në Shqip do të shijoheshin nga armiqtë që para Luftës II Botërore. Dhe Ligji Nr. 134, datë 5 Nëndor 1945, caktoi 28 Nëndorin si “Ditën e Çlirimit të Shqipërisë”.
Për sqarim, fjalët në përdorim kanë qenë e janë tre llojesh, për shembull:

ANGLISHT ALBANISHT SHQIP
Nationalist Nacionalist Kombtar
Communist
(Internationalist) Komunist
(Internacionalist) Barabar /Barbar
(Jo-kombtar)
Liberation Liridhënie
National Front Fronti Nacional Balli Kombtar
National-Liberation Front Fronti Nacional-Çlirimtar Balli Liridhënës Kombtar

Loja e zgjuarsisë me fjalët dallohet edhe në këtë tabelë. “Fronti Nacional-Çlirimtar” (alb.) domethënë “Balli Pushtues Kombtar” (Balli Jo-Kombtar) në Shqip. Organizata e “Frontit Nacional-Çlirimtar” (alb.) e krijuar prej Kominternit sllavo-barbar u quajt e mirë dhe vazhdon të quhet e mira prej propagandës sllavo-barbare (sllavo-komuniste, alb.). Armiku i kësaj organizate sllave “të mirë” u piketua organizata kombëtare e Ballit Kombtar, i cili qëllimisht nuk përcillej në Albanisht si “Fronti Nacional”. Sepse në Shqip do dukej Balli Pushtues Kombtar kundër Ballit Kombtar. Domethënë, Çlirim dhe Pushtim janë e njëjta gjë ngase janë dy fjalë të ndryshme për të njëjtin kuptim. Sepse “Çlirim” është fjala e kundërt e fjalës “Lirim” që është fjala e kundërt të fjalës “Pushtim”. Pra Çlirim = Pushtim.
(Zgjerim nga libri RECETA PA KOMB.)

Edhe Enver Hoxha – agjent i inteligjencë Servisit Britanik?

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Nuk mund të të hiqet nga mëndja sesi drejtuesit e shtetit tonë shqiptar që nga 1912 e deri më sot e kësaj dite, për të mbajtur pushtetin në këtë vënd të vogël plot trazira, u është dashur të mbështeten tek shtetet e tjera më të fuqishme. Në se Ismail Qemali u mbështet tek austriakët dhe tek italianët të cilët e helmuan, Ahmet Zogu u mbështet tek anglezët dhe italianet të cilët në fund të fundit e detyruan të largohet me ngut disa ditë para pushtimit.

Po kështu, edhe në kohën e demokracisë së sotme drejtuesit politikë shqiptarë kanë qënë të detyruar të mbështeten tek të huajt jo vetëm për të ruajtur vëndin por edhe për të ruajtur pushtetin, sigurisht ka ndodhur gjithmonë atëhere, por edhe sot: kur humbet pushtetin me zgjedhje i deklaron ato si të maipuluara apo të vjedhura dhe angazhon edhe misionet e huaja për të i përkrahur, dhe kjo edhe për drejtuesit e maxhorancës së sotme ashtu dhe për opozitën e sotme e cila ka qënë edhe ajo në pushtet nëpërmjet rotacioneve zgjedhore.

Sidoqoftë problemi më interesant dhe më tragjik që opinioni publik nuk ka patur informacion dhe nuk e ka ditur të vërtetën, ka ndodhur me diktaturën komuniste kur drejtuesit e partisë komuniste shqiptare më vonë partisë së Punës për të mbajtur pushtetin u janë drejtuar për ndihmë të huajve, madje që në kohën e luftës së dytë botërore.

Në atë kohë edhe udhëheqësit e Ballit kombëtar e të Legalitetit ashtu si dhe ata të Partisë komuniste, kërkuan mbështetje tek të huajt e disa tek fqinjët. Fati ndihmoi drejtuesit e Partisë komuniste të cilët u mbështetën që në fillim tek Koalicioni antifashist, në fillim tek jugosllavët dhe anglezët të cilët gjatët luftë patën edhe një grup misioni në Shqipëri, kurse Balli Kombëtar dhe Legaliteti u mbështetën tek pushtuesit itlianë dhe nazistët gjermanë me idenë se ata do ti lejonin të bënin Shqipërinë e madhe, pra atë natyrale, gjë e cila nuk mund të realizohej.

Interesant është fakti se megjithse historia e pas luftës është shumë enjohur paska Akoma histori të panjohura që paskan ndikuar shumë në rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri që nga 1944 e deri më sot e kësaj dite.

Le të kthehemi tek Enver Hoxha i cili mori pushtetin gjatë luftës me ndihmën e jugosllavëve duke u bërë drejtues i Partië komuniste por edhe me ndihmën e Inteligjencë Servisit anglez në atë kohë, por Misioni anglez kishte edhe Titon nën varësinë e tyre. Për këtë arësye Enver Hoxha drejtoi luftën i maskuar prapa emrave të Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe Komandantit të ushtrisë nacional çlirimtare Spiro Moisiu, por pastaj mori pushtetin pas luftës duke eliminuar kundërshtarët dhe demokracinë që duhej të ndodhte, duke vendosur një diktaturë të majtë, e kundërta e asaj të Ahmet Zogut, por me vrasje të 7010 njerëzve dhe më syrgjynosjen dhe burgosjen e 80.000 njerzve nga viti 1944-1989. Historia dihet.

Ajo që nuk dihet, mund të mësohej nga një libër interesant i shkruar nga një ish agjent shqiptar (apo sigurims) i cili punonte në Degën e Sigurimit të Jashtëm Shqiptar (DSJ) të drejtuar nga djali i Diktatorit me pseudonimin` Dofeni`.

Libri është botuar jashtë shtetit por erdhi edhe në Shqipëri rreth vitit 2006 me titullin“Odisea e një Dedektivi` në dy volume, ku tregon disa histori të autorit Agim Hamiti kur ishte në burgun e Spaçit, dhe bashku me një agjent tjetër sigurims Hamit Meli, i cili gjatë veprimtarisë së tij jashtë shtetit, kishte vrarë mbi 100 vetë. Më e kobshmja ishte se këta njerëz të dërguar nga PPSH nuk kanë vrarë vetëm `armiq` të Partisë por mesa duket kanë vrarë në emër të shërbimeve të huaja, pra në emër të Inteligjencë Servisit britanik edhe jo-shqiptarë. Dhe këtu del edhe pikpyetja e madhe nëse spiuni sovjetik me origjinë indiane Kim Filbi, i cili bënte lojë të dyfishtë në Angli që ndihmoi sigurimin shqiptar për të eliminuar diversantët nëpërmjet `lojës ë madhe` në vitet 1945-1955 ku u vranë rreth 1000 partizanë dhe disa qindar diversantë, ishte vetëm i sovjetikëve, apo paska bërë një lojë të dyfishtë duke e ditur edhe anglezët këtë gjë?

Përse Enver Hoxha ishte në shërbim të anglezëve? Dhe përse ai vendosi djalin e tij në krye të DSJ Shqiptare? Sigurisht do të vinte një njeri fare të besuar, një njeri të familjes, sepse ishte edhe sekreti i tij më i madh që nuk u zbulua asnjëherë. Djali i tij në krye të Institutit Gjashtë, në dukje pak hutaq e jo inteligjent, paskësh lozur një rol të madh në mbajtjen e pushtetit të Enver Hoxhës. Dhe kjo justifikon se si Diktatorit Hoxha nuk i hyri gjëmb në këmbë as kur u prish me jugosllavët, as kur u prish me sovjetikët, as kur doli nga traktati i Varshavës në 1968 , as kur u prish me kinezët dhe as kur vrau shokët e tij si tradhtarë, madje dhe mikun e tij më të ngushtë që e kishte shpëtuar disa here – Mehmet Shehun i kontraktuar nga CIA amerikane.

Mirë populli që e kishte bërë zap, por as kundërshtarët dhe rivalët e tij nuk arritën as ti bëjnë ndonjë atentat gjatë gjithë `mbretërimit` të tij 40 vjeçar. Përse? Sepse mbrapa paskan qënë britanikët të cilët e ndihmuan të mbajnë poshtetin, duke eliminuar çdo kundërshtar lehtësisht, por edhe duke i treguar botës së cfarë sistemi i kalbur është një sistem socialist që kërkon të arrijë barazinë dhe drejtësinë shoqërore nëpërmjet -varfërisë dhe dhunës.

DSJ i shërbeu Enver Hoxhës për të eliminuar kundërshtarët e tij jashtë shtetit por dhe brënda shtetit madje një nga detyrat e DSJ dhe djalit të diktatorit, paskësh qënë që të eliminonte një armik të Diktatorit (i cili punoi me të gjatë periudhës së diktaturës porse e tradhtoi për arsye që edhe sot e kësaj dite nuk dihen përvecse i di Dofeni) dhe u arratis. Sipas tregimit të autorit, i arratisuri u kap shumë vite më vonë, dhe u egzekutua jashtë shtetit në prani të djalit të Diktatorit.

Pak paradoksale, por bashkëpunimi ka qënë aq i fshehtë sa autori i këtij libri më në fund ka zbuluar këtë enigmë të fundit të Diktatorit npërmjet këtij tregimi dy volumësh titulluar Historia e një Dedektivi. Pra nuk paska qënë `uniteti i celnike Parti Popull` që e mbajti në Diktaturën por paska qënë ndihma e huaj që mbajti gjallë një pushtet diktatorial për interesat britanike e të spiunazit britanik për të shkatërruar Perden e Hekurt sovjetike dhe për ti treguar botës se sistemi komunist është njëlloj si romani i Orëell-it `Ferma e Kafshëve`, pra një sistem i dështuar ekonomikisht dhe politikisht.

Në fund të këtij rrëfimi të vërtetë të autorit Agim Hamiti, i cili ka dërguar dhe një letër të hapur BE dhe Ambasadorit amerikan të asaj kohe të fillimit të viteve 2000 në Shqipëri për problemet në Shqipërinë e post diktaturës shkruan: “ Libri me ngjarje të jetuara që keni në dorë denoncon Thembrën e Akilit të problemit tonë kombëtar e shoqëror, duke shtruar njëherësh edhe mënyrën e zgjidhjes së tij. Asnjë pasojë nuk mund të meremetohet, pa u eliminuar më pare shkaqet e saj. CIA ka sabotuar në maj 1984 komplotin antidiktatorial të 22 kuadrove e detektivëve të Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ), organ që drejtohej nga djali i Diktatorit në atë kohë. Ky ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej diktaturës komuniste( vol 2 f.132).

Agim Hamiti dhe Hamit Meli dy agjentët shqiptarë të DSI u arrestuan nga Diktatura dhe u liruan pasi Shqipwriahyri nwn mbrojtjen e SHBA.

Hamit Meli një nga agjentët më të aftë që sipas autorit kishte vrarë jashtë shteti mbi 100 vetë u dërgua në SHBA , kurse vetë autori është në Belgjikë. Pasi e botoi këtë libër jashtë shtetit e shpërndau dhe në Shqipëri në fillim të viteve 2000 por libri nuk u promovua por thuhet se u ble në fshehtësi nga njerëz të caktuar pa rënë në dorë të publikut.

Pasi lexon këtë libër më ngjarje të vërtet dhe të panjohura e kupton se përse u vendos Ramiz Alia në drejtim të PPSH dhe pse u vra Mehmet Shehu. Mesa duket konkurenca midis inteligjencë Servisit të përkrahur nga Familja Hoxha dhe CIA-s ameriknë për Shqipërinë të përkrahur nga Shehu, përfundoi me fitoren e inteligjencë Servisit pra lufta për pushtet në Shqipëri pas vdekjes së diktatorit ishte aq e ashpër sa përfundoi me vdekjen e shumë ish-drejtuesve komunistë. Vetëm pas vitit 1989 dhe kur fitoi demokracia Shqipëria kaloi nën kujdesin e SHBA-ve dhe kjo u pa me ardhjen e Rajersonit që në fillim të viteve `90.

Heshtja dhe vonesa për të hapur dosjet e ish-sigurimit dhe të ish bashkëpuntorëve të sigurimit paska patur një arsye të fortë për tu vonuar, sepse shumë njerëz janë gjallë. Tragjike ishte revolta

e 22 kuadrove efektivë të DSI kundër partisë së Punës sepse ata vunë re të parët që PPSH drejtohej nganjw diktator i kapur pwr hunde nga britanikët, dhe ata zbatonin detyrat e të tjerëve krahas atyre të diktaturës. Me sa duket shumica u vra dhe vetëm këta të dy shpëtuan pikërisht për shkak të interesave të fuqive të mëdha.

Historia tragjike e agjentëve shqiptarë që punuan jashtë shtetit sigurisht të indiktrinuar, pasi i u hapën sytë se ç`po ndodhte dhe u rebeluan, por u vranë dhe disa vdiqën në burgjet e Spaçit së bashku me të tjerë, tregon fatkeqësisht se vëndet e vogla kanë nevojë për të mbijetuar vetëm me ndihmën e shteteve më të mëdha dhe të fqinjeve më të pasur, por eksperienca e hidhur me fqinjët e Shqipërisë si Greqia dhe Jugosllavia e Serbia, gjatë 140 viteve që nga vitet 1878 e më sot, tregon se vëndi ynë duhet të mbështetet nga një vënd i fuqishëm – që të ketë stabilitet- por `borxhi` për këtë lidhje mund të jetë e rëndë, sepse do bësh çfarë të thotë më i forti, dhe së dyti drejtuesit shqiptarë gjithmonë shiten apo blihen nga të huajt e fuqishëm sipas interesave të tyre. E rëndësishme për Shqipërinë është, se sa këta shtete të fuqishme do të ndihmojnë popullin shqiptar dhe shtetin shqiptar që të integrohet me BE dhe të prosperojë; por çdo ndihmë- ka dhe borxhin që shoqëron ndihmën.

Shpresojmë që SHBA e cila ka treguar çdo herë respekt për Shqipërinë dhe e ka ndihmuar në momente të caktuara, të mos i kërkojë ndonjë borxh shqiptarëve të këtej dhe andej kufirit, sepse shqiptarët pranimin e një miku e bëjnë me gjithë zemër dhe pa paragjykime për një shtet të madh si SHBA, por për fqinjët, shqiptarët duhet ti shohin `dhuratat` e tyre me rezerva. Nuk është rastësi që Labëria ka një frazë të urtë: më mirë m..t se i vogël. Kemi nevojë të bashkohemi që të na vlerësojnë ashtu si jemi.

priftipirro2017@gmail.com

Aleksander Vuçiq, përse ishe në Shkup një ditë para se të votohej kryeministër Talat Xhaferi…?

0

Gani I. Mehmeti

Me këtë nuk besohet se ai kishte shkuar me qëllim të ndalimit të Talat Xhaferit kryeministër. Nuk është shumë me rëndësi se kush çka thotë, pok ai shkuar në kohën kur nuk mbetet t’i besohet. Ai, edhe ashtu, nuk ndneji shumë, pse nuk ishte koha. Apo, mos vallë, shkloi të “shmallet” me krtyeministrin në largim Dimitar Kovashevski, mbasi Stevo Pendarovski mbetet ende kryetar dhe ka kohë kur të kohet, nëse jo diku tjetër, le të presë “Open Ballkanikn”.
Duke e ditur se ai është i hasmaur me popujt që e rrethojnë, i quajti vëllezër e motra maqedonët e maqedonaset, duke harruar me problemet që kishin vite më pare rreth një vendi religjioz diku në Maqedoni. Ai u tregoi atyre se nuk kishin askë më të afërt se maqedonët, i konsideroi si vëllezër, me motivacionin e ofrimit me ta, ani pse nuk kanë asgjë të përbashkët përveç që i lidhë feja e njëjtë – ortodokse.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që me maqedonasit të ndërtojmë marrëdhënie sa më të afërta, nuk kemi ( popull), më të afërt”. – është shprehur Vuçiqi. Ai edhe u nakua në Parlamentin Evropian që po përgatit rezolutë për zgjedhjet e manipuluara në Serbi.
Dhe, si zakonisht, ashtu si e ka zakon Vuçiqi, të shprehet me cinizëm, ishte I kënaqur në pesë vendet e BE, pse nuk po dëgjojnë Parlamentin Evropian për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, me çka ishte gëziuar, por nuk mundi t’u thotë edhe atyre të pranishmëve që ta çnjohin, e në kundërshtim me këtë, ata po e zgjedhin edhe Kryeministrin shqiptar, Talat Xhaferin. Këtu e kishte dhimbjen ky, e jo diku tjetër.
Ndoshta kishte menduar se me paraqitjen e tij në Shkup, do të pendoheshin e nuk do ta zgjidhnin Talatin për kryeministër, por nuk i ndezi.

Stoltenberg: Bota do të jetë më e lënduar nëse Putin e merr atë që do në Ukrainë

0

Foto: Fabrice Coffrini / AFP

Johannes Theodor Fjeld / Dagbladet 

Suksesi rus në Ukrainë do të mishërojë fuqitë e tjera autoritare, beson shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Sot është Ukraina, nesër ndoshta Tajvani,” tha ai.

Stoltenberg e bëri deklaratën në një intervistë me Fox News të dielën.

Ai paralajmëroi se Kina po vëzhgon nga afër reagimin e vendeve aleate ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Stoltenberg beson se Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe pjesë të tjera të botës do të bëhen më të prekshme nëse Putin “e merr atë që do në Ukrainë.”

Republikanët në Kongres kanë refuzuar deri më tani të miratojnë paketat e reja të ndihmës për Ukrainën derisa të merren vesh masa të reja sigurie përgjatë kufirit me Meksikën.

Deri tani, ka pak për të sugjeruar ndonjë marrëveshje të afërt mbi masat kufitare. Ish-presidenti Donald Trump e ka veçuar këtë çështje si pjesë qendrore të fushatës së tij këtë vit dhe ai po punon për të ndalur çdo kompromis.

Ajvaz Berisha, së shpejti del me një nismë qytetare për Drenasin!

0


Nga: Zeqir Bekolli

Prof. Dr. Ajvaz Berisha, ish-dekan i FKF-së, ish-konzull në Frankfurt dhe ish-komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së për Ndërhyrje të Shpejtë, së shpejti pritet të dalë në publik me një Nismë Qytetare për Drenasin, me të cilën do të garojë në mandatin e ardhshëm për pozitën e kryetarit të Komunës. Këtë veprim ka vendosur do ta ndërmerr , siç thotë, i shtyer nga kërkesat e shumta të qytetarëve të pa kënaqur me qeverisjet e deritashme në këtë komunë.
Komuna e Drenasit, tash për tash, është njëra prej komunave më të varfëra, edhe pse disponon me pasuri natyrore, toka pjellore, rini e intelektualë të shkolluar e të emancipuar dhe me burime e natyrë të mirë. Të gjitha këto resurse që i ka ky

mjedis, në zemër të Kosovës, në vitet që shkuan nuk janë përdorë për të mirën e qytetarëve, të cilët të zhgënjyer me qeverisjet e deri tashme, kanë zënë me të madhe t’i braktisin fshatrat e tyre për të shkuar në mërgim, por edhe nëpër qendrat e Kosovës, sidomos në Fushë-Kosovë, për të siguruar ekzistencën. Berisha po thotë se mbi 50 biznese janë larguar nga komuna, në pamundisi për të vepruar, gjë që e kanë pamundësuar punësimin dhe mirëqenien në këtë komunë për qytetarët të cilëve ju mungojnë gjërat elementare për jetë siç është në radhë të parë uji i pijës.
Veç kësaj, toka bujqësore e komunës, nja 5650 hektarë ndodhen nën sistemin e ujitjes, me mundësi potenciale për zhvillimin e një bujqësie të fuqishme. Por, mungesa e politikave qeverisëse, jo vetëm bujqësinë, por edhe kulturën, sportin i kanë lënë shumë mbrapa.

Qytetarët po ankohen edhe për politika “monarkiste” si në qeverisje, ashtu edhe në politikat e punësimit, të subvencionimit, të ndarjes së bursave, thotë ai. Një logjikë e udhëheqjes mbi bazën e grupeve të interesit, të tenderomanisë e nepotizmit i ka bërë qytetarët të zhgënjehen dhe të kërkojnë një udhëheqje që në plan të parë ka interesin qytetar, e jo interesin e xhepit. Shumë prej tyre po mendojnë se unë jam njëri prej tyre, që Drensin do ta kthejë në mesin e komunave të zhvilluara sepse për këtë i janë të gjitha potencialet.

Nëse më jepet besimi mua, pohon ai, komunën do ta kthej në një vend ku qytetarët do të ndjehen plotësisht të barabartë si në politikën e punësimit, të subvencionimit. Shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, bujqësinë do t’i kem në top prioritet, kurse brenda një mandati komuna

do të ketë një fizionomi tjetër, një zhvillim tjetër, pa nepotizëm, familjarizëm, korrupsion e tenderimin. Për bizneset do të krijohen kushtet për t’u kthyer e vepruar në komunë në mënyrë që qytetarët ta gjejnë mirqenin e tyre në vendlindje pa pasur nevojë të ikin nga komuna e Kosova. Të gjitha këto Berisha i shfaqi në ndejën e mbrëmshme, në odën e tij organizuar për simpatizantët e tij të shumtë që i ka në komunë.