Kur „një e drejtë njerëzore“ cenon tjetrën
Dënohet sulmi ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, z. Gorski Guriç
Prishtinë, 28 janar
Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, z. Gorski Guriç.
Nga Policia e Kosovës jemi njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, z. Gorski Guriç.
Ky sulm ndaj z. Guriç dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë.
Sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet tona, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona.
Ftojmë Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë.
Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim.
Të rihapet shërbimi shqip i Radio Londrës (BBC)!

Nga Frank Shkreli
Ky është rekomandimi i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes i House of Lords — Dhoma e Epërme e Parlamentit të Britanisë së Madhe. Ky komision, në një letër dërguar Ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Lordit Cameron, kërkon që Qeveria britanike të rishqyrtojë qendrimet dhe politikat e saj ndaj Ballkanit Perëndimor – vetëm disa ditë pas kthimit të tij në Londër nga një vizitë të shkurtër në rajon, përfshir Prishtinën – ku rithekosi angazhimet e qeverisë së tij në mbështetje të Kosovës dhe rajonit, në takimet e tija me udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin Albin Kurti.
Komisioni i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes i Dhomës së Epërme të Parlamentit britanik, shpreh shqetsimin për rritjen e tensioneve, kohët e fundit, në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që përmend dhunën në veri të Kosovës, protestat në Beograd dhe gjendjen e brishtë politike në Bosnje e Hercegovinë. Për më tepër, invadimi i Ukrainës nga Rusia vazhdon të prek sigurinë evropiane dhe kjo, sipas Komisionit, ka pasoja serioze edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor – duke shfaqur shqetësimin, veçanërisht, në lidhje me fushatat ruse të dezinformimit në mediat e rajonit. Ndërsa, sipas fjalëve të Komisionit, në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbretëron përhapja korrupcionit, ndërkohë që sipas antarëve të Komisionit britanik të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, në vendet e ballkanit Perëndimor janë përkeqësuar masat kundër lirisë së medias. Përball kësaj situate të krijuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komisioni i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe kërkon prej qeverisë britanike rishqyrtimin e politikës së Londrës zyrtare ndaj rajonit ballkano-perëndimor, ndërsa sugjeron edhe disa rekomandime për të ndidhmuar në arritjen e sigurisë, të stabilitetit dhe begatisë në atë rajon. Porosit qeverinë britanike që, njëherazi, të shtojë lidhjet ekonomike me vendet e rajonit me qëllim për të promovuar rritje ekonomike afat-gjatë në përputhje me përpjekjet e Bashkimit Evropian për të stabiliaur atë rajo dhe për ta integruar Ballkanin Perëndimor me institucionet Euro-Atlantike. I bëhet thirrje qeverisë britanike që të bashkrendojë sanksionet dhe programet anti-korrupcion me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që të luftohet kleptokracia në Ballkanin Perëndimor.
Është interesant fakti se në një prej këtyre rekomandimeve kyçe të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Dhomës së Epërme të Parlamentit Britanik, i kërkohet qeverisë që të sigurohen fondet për hapjen e Shërbimit shqip të BBC- radio Londrës, diçka që sipas Dhomës së Epërme (The House of Lords) të Parlamentit britanik – do të ndihmonte për të kundërshtuar përhapjen e informacionit fals në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është një rekomandim që, për fat të keq, të sjell në kujtesë luftën e ftoftë midis botës komuniste dhe perëndimit demokratik gjysëm shekullin e fundit të shekullit të kaluar si dhe luftërat në ish-Jugosllavi gjatë 1990-ave. Ishte një periudhë përplasjesh ideologjike dhe luftarake kur, siç dihet, e vërveta është gjithmonë viktima e parë – kur qeveritë perëndimore demokratike mundoheshin që mungesën e lirisë së shtypit në vendet komuniste ta zevendësonin me programe shtesë dhe në gjuhë të ndryshme të Evropës dhe ish-Jugosllavisë. Objektivi, sipas Komisisonit të Parlamentit britanik, për të rekomanduar rifillimin e programeve të Shërbimit shqip të BBC-së, është që të miratohen fondet afat gjatë për zhvillimin e programeve në rajon, me qëllim, përveç promovimit të lirisë së shtypit, njëkohsisht edhe për të promovuar rritjen ekonomike dhe për të luftuar korrupcionin e përhapur në Ballkanin Përendimor.
![]()
Ka qenë Janari i vitit 2011 kur Shërbimi Botëror i BBC-së kishte vendosur të mbyllte Shërbimin shqip, thjesht për “kursime”, pat deklaruar në atë kohë Ministria e Jashtme britanike, duke arsyetuar se “ne duhet të përqëndrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikim më të madh.” Rekomandimi aktual i Komisionit të Parlamentit britanik për të rivendosur programet e Shërbimit shqip të BBC, 13 vite pasi e kishin mbyllur Shërbimin shqip, tregon se vendimi i Londrës zyrtare për të mbyllur programin shqip ka qenë i gabuar por tregon gjithashtu se programet në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare të enteve të gazetarisë së lirë, siç është BBC, janë një mjet i dobishëm jo vetëm për politikat gjeostrategjike të Britanisë së Madhe por edhe të dobishme për lirinë, demokracinë, stabilitetin, paqën dhe sigurinë rajonale edhe evropiane. Kjo e vërtetë është provuar, sidomos, gjatë shekullit të kaluar, por edhe në ditët e sotëme.
Duke u bazuar në përvojën time 30-vjeçare në Zërin e Amerikës, unë jam i bindur se radiostacionet perëndimore, kryesisht Zëri i Amerikës, BBC dhe Radio Evropa e Lirë, kanë qeneë dhe janë forca vendimtare në luftën kundër nazizmit dhe komunizmit si dhe forcave të tjera të errëta më vonë në Evropë, si politika fashiste e Millosheviqit kundër popujve të tjerë të Ballkanit, sidomos politika e tij e gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës. Ish-disidenti polak dhe më vonë president i Polonisë, Lech Walesa ka thënë se, “pa këto radiostacione, përpjekjet për liri do të ishin më të vështira dhe rruga drejtë demokracisë do të kishte qenë më e gjatë.”
Unë vazhdoj të jem i besimit se megjithëse lufta e ftohtë nuk është më, misioni i këtyre mediave ndërkombëtare nuk ka marrë fund. Transmetimet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të BBC-së, drejtuar Shqipërisë dhe Shqiptarëve, janë më të rëndësishme se kurrë. Liria e shtypit, sipas organizatës prestigjioze Freedom House, ka vazhduar të bjerë anë e mbanë botës, përfshirë edhe Ballkanin, duke i cilësuar shumë vende si, “jo të lira” ose “pjesërisht të lira”, përfshir Shqipërinë dhe Kosovën. Thirrja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe për të rihapur Shërbimin shqip të BBC — është një votë mos besimi, jo e favorshme për lirinë e shtypit në botën shqiptare. Dikur, kur vendosnin hapjen e një shërbimi në gjuhë të huaja, pyetja e parë dhe më e rendësishme ishte: cila është gjëndja e lirisë së shtypit në atë vend – si faktor kryesor për hapjen e një programi të ri.
Programet në gjuhën shqipe, të BBC-së duhet të vazhdojnë të shërbejnë si shembull dhe si burime të lirisë së shtypit në këto vende përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën, duke transmetuar lajme e komente të pacensuruara dhe të painfluencuara nga politika ose elementë të tjerëtë errët politikë, shoqërorë dhe ekonomikë. Kto programe janë në interes të atyre të cilëve këto programe u drejtohen në gjuhë të huaja, por në të njëjtën kohë, ato janë edhe në interesin e vendit nga ku burojnë këto transmetime si edhe në interesin e paqës dhe të demokracisë rajonale, evropiane dhe botërore, pasi një vend demokratik ka më pak gjasë të kërcënojë fqinjët dhe rendin ndërkombëtar.
BBC dhe transmetuesit e tjerë perëndimorë, siç është Zëri i Amerikës, me programet e tyre duhet të vazhdojnë të inkurajonë forcat e lirisë dhe të demokracisë anembanë botës dhe në të njëtën kohë të diskurajonë dhe të diskreditojnë forcat e errëta të shtypjes dhe armiqët të lirisë, të demokracisë dhe drejtësisë.
Shkëmbimi ose përhapja e informatave të sakta sot si edhe gjithëherë më parë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, për vlerat morale dhe demokratike ndaj të cilave aspirojnë të gjithë popujt vullnetmirë, anembanë botës, përfshir Kombin shqiptar. Lajmi se Dhoma e Epërme e Parlamentit britanik rekomandoi, javën që kaloi, rivendosjen e programeve të BBC-së në gjuhën shqip, është një lajm i mirë për të gjithë. Për Britaninë e Madhe dhe për interesat e sajë në Ballkanin Perëndimor. Por një program shtesë ndërkombëtar lajmesh e informacioni në gjuhën shqipe nga një ent prestigjoz lajmesh si BBC, është një lajm i mirë për dëgjuesit shqiptarë anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, pasi përveç Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë, ndër të tjera, do të kenë edhe një burim tjetër lajmesh dhe informacioni të një standardi të lartë gazetaresk dhe redaksional nga një ndër më prestigjozët në botë.
Lamtumirë kolegu dhe miku ynë i shumëdashur, Malush Gashi
Hebrenjte që u shpetuen nga Dom Shtjefën Kurti, At Pjeter Meshkalla dhe monsinjor Vinçens Prennushi
Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit.
Prej vitit 1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj kosovari Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri para dhe gjatë Luftës.
Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje.
Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?
Për këto le të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, firmosur nga famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen Kurti).
Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi – Arqipeshkev”.
Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën Kurti
Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë”
Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike”.
Teksti Prof. dr. Shaban Sinani
Marre nga Wikipedia https://sq.wikipedia.org/wiki/Hebrenjt%C3%AB_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri
Dom Shtjefen Kurti u pushkatue nga komunistet ne vitin 1970
At Pjeter Meshkallla u burgos dy here dhe u lirue nga burgu ne vitin 1988
Monsinjor Vinçens Prennushi u burgos dhe vdiq ne burg ne vitin 1949
Lirim Gashi: Debati im me serbin Milan Vukotić
Si u vranë vëllau me vëlla, shqiptarët në Greqi, Lleshi i Zi me Marko Boçarin, dhe rënkimi i këtij të fundit: “oh Nan”!

KKSH i Pazarit të Ri, ofroi ushqimet shqiptare të krahinës; të pranishëm Sulejman Uglanin, Shaip Kamberi, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari
Në foto: Kryetari i PAD (SDA), për Sanxhak, Sulejman Uglanin dhe Shaip Kamberi, deputet shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Pazar i Ri (Novi Pazar), më 28 janar 2024
Aktiviteti i radhës i zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazar të Ri dhe kryetares e kësaj zyre znj.Amina Nuraj, sot, në këtë qytet, ku u paraqitën ushqimet tradicionale shqiptare. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina e Preshevës, z. Nevzad Lutfiu, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi , z. Jetish Jashari, Deputeti z. Shaip Kamberi, Këshilltarja e Kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës znj. Ardita Sinani dhe z. Sulejman Uglanin, kryetari i PAD (SDA) në Sanxhak.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina e Preshevës, z. Nevzad Lutfiu, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi , z. Jetish Jashari
Kjo është hera e parë që Këshilli Kombëtar Shqiptar i këtij qyteti në Serbi, i udhëhequr nga Amina Nuraj, organizon për të pranishmit pritje të tillë, ku afrohen ushqipe tradicionale të familjeve autoktone shqiptare që jetojnë në malsitë e kësaj krahine.

Këshilltarja e Kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës znj. Ardita Sinani
Sulejman Uglanin, kryetar i PAD për Sanxhak, me seli në Novi Pazar (Pazar të Ri), pasi e përshëndeti takimin dhe idenë për ushqipmet tradicionale të shqiptarëve, theksoi se “boshnjakët dhe shqiptarët janë autokton në Sanxhak, andaj kanë të drejtë shprehjes dhe lirisë së plotë, sikurse edhe në të drejtat kulturore e gjuhësore”. Folën edhe të pranishëm të tjerë, duke i dhënë takimit të tillë një atmosferë dhe kuptim të theksuar ceremonial.

Amina Nuraj me dy të rinj të tjerë shqiptare, në pritje të mysafirëve…
Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari e të tjerë mysafë të shquar, që me praninë e tyre e nderuan këtë organizim të parë publik të Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Pazar të Ri, pas themelimit me 22 nëntor 2023. Sipas informatës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetares së këtij Këshilli Amina Nuraj që e dha për Drinin, organizimi i pritjeve të tilla, qoftë edhe duke shtruar ushqime tradicionale të shqiptarëve të Mbasbjeshkës (Masbjeshkës, Sanxhakut), i jep KKSH të Novi Pazarit (Pazarit të RI), frymë dhe organizim institucional , që është në frymën e koloritit të shumëllojshmërisë dhe organizimit multietnik në Sanxhak.
Pamje nga pritja, në video të ndryshme:
Shqiptarët , Kroatët dhe Boshnjakët, duhet ta nominojnë Nikolla Sanduloviqin për Çmimin Nobel për Paqe





