





Në Prekaz sot sërish pati kërkim-falje. Klara Sandulloviq, e bija e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, erdhi nga Beogradi dhe, ashtu si babai i saj javë më parë, bëri homazhe në kompleksin përkujtimor në Drenicë. Ajo tha se babai i saj, kryetar i Partisë Republikane, i cili më pas u rrah nga shteti serb, është i vetmi politikan në Serbi që promovon paqen dhe prosperitetin, dhe se politika e tij bazohet në falje.
Pas këtij gjesti, Sandulloviq tha se tash pret reagimin e Qeverisë së Serbisë për veprimin e saj.
Klara Sandulloviq erdhi për të nderuar të rënët në Prekaz, pavarësisht se i ati i saj, Nikolla Sandulloviq, kryetar i Partisë Republikanë Serbe, u arrestua dhe u rrah nga shteti serb, pikërisht se kishte bërë homazhe pranë varreve të Jasharëve.
Kurorën me lule e mbishkrimin “Të respektojmë që të mos përsëritet më”, Sandulloviq e vuri mbi varrin e anëtares më të vogël të Jasharëve, Blerinës, e cila ishte 6 vjeç kur u vra nga paramilitarët serbë.
Klara Sandulloviq tha se babai i saj është i vetmi politikan që promovon paqe dhe se politika e tij ka këtë synim, falje dhe paqe.
“Vitin e kaluar ai erdhi këtu për të shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës në këtë vend. Ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundim se ky ishte krim dhe kjo ishte gjuhë e urrejtjes. Kështu që edhe unë vendosa të bëhesha kriminel, njësoj si babai im duke ardhur këtu të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat. Po ashtu, t’ia shprehë brezit tim se ne duhet ndaluar urrejtjen dhe të falim njëri-tjetrin. Gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe gjëra të tilla të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, ka thënë Klara Sandulloviq, e bija e politikanit serb Nikolla Sandulloviq.
E pyetur nëse është e frikësuar nga ajo që i ndodhi babait të saj pas vizitës në Prekaz, Klara Sandulloviq e pohoi një gjë të tillë, derisa shtoi se tani pret reagimet nga qeveria serbe.
Ndërkaq nënkryetari i Partisë Republikane në Serbi, Mihajllo Todiq, derisa përsëriti kërkimfaljen e Sandulloviqit, tha se duhet të ndodhë pajtimi mes popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdohet drejt së ardhmes.
“Ndiej keqardhje të thellë për secilën viktimë të pafajshme të cilitdo popull, besimi apo orientimi politik dhe lutemi që me kërkimfaljen tonë të gjithë të jenë më të mëdhenj, sesa kryerësit e së keqes që na ka poshtëruar. Jemi të vetëdijshëm që me akuzat e ndërsjella, me manipulimin e së vërtetës historike, me interpretimin e ngjarjeve të luftës për qëllime ditore politike, me ofendime dhe me poshtërime shkaku i përkatësisë kombëtare apo fetare, bëhemi të burgosur të së shkuarës dhe humbës të së tanishmes”, ka thënë Mihajllo Todiq.
Ditë më parë, politikani serb, Nikolla Sandulloviq, u arrestua dhe u rrah nga shërbimi informativ i Serbisë, pasi kishte bërë homazhe në Prekaz. Këtë e pohoi edhe Aleksandër Vulin, ish-shef i BIA-s.
Në fletarrestimin e tij thuhet se ai ka nxitur urrejtje kombëtare dhe racore e fetare.

Fazli FERATI
(Prend Buzhala: “Një buzëqeshje përtej varrit”, Tregime pleqërishte për një roman me frymë të shkurtër, botoi Lena, Prishtinë, 2023)
Në mesin e katërmbëdhjetë veprave në prozë, vepra “Një buzëqeshje përtej varrit” është romani i katërt i autorit Prend Buzhala. Po e quajmë roman, meqë ky libër ka një strukturë unike të romanit modern, siç janë personazhet e përbashkët. Janë 43 tregime pleqërishte, siç i përkufizon autori për të shënjuar reflektim e thellë mbi realitetin, filozofinë e jetëskohës dhe ngjarjeve.
1. Zhanri krijues i veprës
Kështu, edhe shprehja përkufizuese a referenca “tregime pleqërishte” krijon një nuancë zhanrore të veçantë, duke treguar se lënda e përfshirë për trajtim në tregime është e fokusuar në përvojën dhe perspektivën e njerëzve të moshuar, nga njëra anë, duke u lidhur me një gamë të gjerë tregimesh letrare, siç ishin përrallat dikur që shpërfaqin jetën, refleksionet, dhe ngjarjet nga perspektiva e personave të moshuar. Përrallëtari i dikurshëm si rrëfyes, vazhdon edhe sot të na rrëfejë, sepse ai mund të jetë një shkrimtar, një aktor, një rrëfyes oral në televizion, ose një artist i fushave të tjera që përdor këtë formë të narracionit për të përçuar mesazhe, mësime, përvoja ose thjesht për të kënaqur audiencën. Për më tepër, përrallëtari ka aftësinë të lidhë fiksionin e dëgjuesit apo lexuesit në botën e krijuar, duke e bërë atë një figurë thelbësore në ruajtjen dhe pasqyrimin e kulturës dhe traditave letrare. Kështu, përpos përbërësit artistik “tregim”, autori ndërfut edhe pjesën tjetër përkufizuese “pleqërishte”. Pleqërishte, shqip, nuk shënjohet vetëm mosha, por është edhe njeriu që ka prirjen t’i shqyrtojë çështje e ndërlikuara të jetës e shoqërisë ku jeton, sipas pasurisë së përvojës së tij, urtësisë së tij. Ka edhe kuptimet: pleqëron hallet, pleqëruan: shqyrtuan etj). Pleqnari te shqiptarët ishte figurë e zakoneve (e Kanunit të Lekë Dukagjinit). Tregimet letrare që kanë si qëllim të përshkruajnë dhe ta kuptojnë jetën pleqërishte, shpesh ofrojnë një perspektivë të veçantë dhe të ndjeshme për moshën dhe përvojat e pleqërisë (pra, jo vetëm të PLEQËRISË, por atë PLEQËRISHTE, të urtisë, meditimit etj.). Pleqërishte: ka të bëjë me një sjellje të karakterizuar nga një qasje e thellë, reflektuese ndaj jetës dhe përvojave, duke i shqyrtuar dhe vlerësuar ato në një mënyrë të pjekur dhe të mençur. Kjo fjalë përdoret për të përshkruar një mënyrë të veçantë të të menduarit dhe të sjelljes që shpesh shoqërohet me moshën më të thyer dhe të pjekur. Në këtë kontekst, “pleqërishtja” paraqet NJË FORMË TË VEÇANTË TË URTISË dhe të njohurisë së fituar nga përvojat e gjata jetësore. Në gjuhën shqipe, përdorimi i fjalës “pleqërishte” lidhet me karakteristikat e një njeriu të moshuar që ka përjetuar shumë në jetë dhe ka mësuar nga përvoja e tij. Kjo përfshin prirjen për të analizuar çështje komplekse, për të trajtuar problemet me durim dhe mençuri, dhe për të ndihmuar të tjerët me dijen dhe përvojën e tij. Njeriu i karakterizuar kështu, ka aftësinë për të trajtuar dhe përballuar sfidat dhe telashe të jetës me një qasje të zgjuar dhe të mençur. Kjo vjen në përputhje me figurën e PLEQNARIT, si një figurë e zakoneve, e pasur me njohuri të thella të jetës dhe një shpirt i mençur.
Shprehja “tregime pleqërishte” krijon një nuancë zhanrore të veçantë, duke treguar se materialet e përfshira në tregime janë të fokusuara në përvojën dhe perspektivën e njerëzve të moshuar. Ky nocion i rikrijuar nga autori nga lënda e kulturës sonë popullore e antropologjike, lidhet me një gamë të gjerë tregimesh letrare, poezi, ose përralla që shpërfaqin jetën, refleksionet dhe ngjarjet nga perspektiva e njerëzve të moshuar. Tregimet pleqërishte janë të pasura me emocionet e kujtimeve, me ndjenjat e reflektimit, si dhe me thellësinë e përvojave të jetës së tyre. Këto tregime shpesh trajtojnë sfidat dhe gëzimet e një periudhe të jetës ku njerëzit kanë përjetuar shumë dhe kanë fituar njohuri të mëdha.
Pleqëria është shpesh një kohë e pasur me histori dhe një periudhë e jetës kur vlerat, zakonet, kurse PLEQËRISHTJA dhe urtësia janë thelbësore. Prandaj, tregimet pleqërishte shpesh përqendrohen në këto elemente, duke shkruar histori që rrëfejnë përvojat e tyre dhe kontribuojnë në kuptimin e gjërave të jetës në mënyrë të thelluar dhe të mençur.
Përrallëtari është personi që kujdeset për tregimin e përrallave. Pra, është një rrëfyes. Edhe pleqnari është një rrëfyes. Të dy kanë prirjen për ta përdorur imagjinatën dhe krijimin artistik për të krijuar rrëfime që nxisin vëmendjen dhe shkaktojnë ndjenja të ndryshme tek lexuesit ose dëgjuesit.
Këto tregime fokusohen në kujtimet, reflektimet dhe sfidat që hasin njerëzit në këtë periudhë të jetës.
Një shkrimtar, me prirjen për krijimin e zhanrit të papërsëritshëm letrar, ose një shkrimtar që luan me zhanret ekzistuese, shpesh quhet “zhanërkrijues” (një term që e përdor autori Buzhala në shkrimet e tij kritiko-letrare për vepra e autorë modernë); pra krijuesi i tillë ndryshon ose përdoron zhanre tradicionale në një mënyrë inovative dhe krijuese. “Zhanërkrijuesit karakterizohen nga prirja e tyre për të shpikur ose përdorur forma të reja të shkrimit letrar”, thotë vetë autori diku tjetër, në cilësinë e kritikut letrar; meqë shkrimtarët e tillë lënë pas dore modelin tradicional të një zhanri të caktuar. Ata mund të eksperimentojnë me formën, strukturën, temat, dhe gjuhën, duke sjellë një frymë të re dhe të çliruar kreative në letërsi. Vërtet, procedimi i tillë letrar është edhe prirje e modernitetit dhe e postmodernizmit.
Meqë kjo prozë është e shkëputur apo buron nga romani i tretë i tij, me titullin “Në kapërcyell” (një metodë po ashtu inovative kjo e sprovuar edhe te dy romanet e para të këtij autori); atëherë, po qe se lexohen dy veprat e fundit në zhanrin e romanit, do të vërejmë se konteksti i kohës së rrëfimit është ky i pasluftës.
2. Plaku, një personazh i ndërliqshëm letrar
Plaku është personazh i ndërliqshëm, si personazh në tregimet dhe narracionet e veprës, ka një thellësi dhe kompleksitet të veçantë. Disa elementë kyç që e bëjnë Plakun një personazh të pasur dhe të ndërlikuar janë:
Mjeshtri i Kohës: Plaku paraqitet si një personazh që ka kaluar nëpër shumë peripeci dhe ka përjetuar shumë ngjarje. Kjo përvojë i ka dhënë një perceptim të veçantë mbi kohën, duke e shikuar atë jo vetëm si një rrjedhje lineare, por edhe si një përvojë shpirtërore dhe simbolike.
Kujtimi dhe Nostalgjia: ai ka tendencën për të kujtuar dhe rrëfyer kujtime nga e kaluara. Ky element jep një dimension emocional të fortë dhe shpesh e lidh atë me një kohë më të pasur, duke treguar se si kujtimet kanë ndikim të thellë në perceptimin e tij të realitetit.
Raportet Familjare: Raportet me nipin dhe mbesën paraqesin një thellësi të lidhjes mes brezave.
Një nga momentet kulmore është fundi i romanit, kur Plaku i lë dorëshkrimet e rrëfimeve si një memorial familjar. Ky akt simbolizon lidhjen e trashëgimisë dhe përcaktimin e trashëgimisë së tij.
Koincidencat dhe Deshifrimi i Kodeve: Plaku i atribuon rëndësi koincidencave dhe i sheh takimet dhe ngjarjet si deshifrim të kodeve misterioze. Ky perceptim i bën tregimet e tij më shumë se thjesht një rrëfim, por një gjurmim i thellë i jetës dhe rastësisë. Ngjarjet e Rëndësishme: Disa ngjarje kyçe, si ajo e hapjes së vorrit dhe ngjarjet nga viti 1956, sjellin emocione të forta dhe kuptim të thelluar mbi jetën dhe vdekjen.
Urtësia dhe Përqendrimi: Plaku shfaq një lloj urtie dhe përqendrimi në analizën dhe interpretimin e ngjarjeve. Ai nuk është vetëm një dëgjues, por gjithashtu një vlerësues i thelluar i botës dhe kujtimeve të tij. Ngjet si te romanet e Paulo Koeljos, ku veprat e tij shpesh janë të pasura me elemente filozofike dhe spirituale, duke përdorur një stil shkrimi të qartë dhe të thjeshtë për të shprehur ide të thella.
Reflektimi dhe Meditimi: plaku ka tendencën për të reflektuar mbi ngjarjet dhe për t’i dhënë kuptime të thella.
Dashuria dhe Kujdesi për Familjen: Lidhja e tij me nipin dhe mbesën tregon një dashuri të fortë dhe një rol aktiv në krijimin e lidhjeve familjare. Ky element e shndërron atë jo vetëm në një person individi të veçantë, por edhe në një anëtar thelbësor të një bashkësie. Njohja e vlerave të thella: Plaku shfaq një kuptim të thellë për vlerat e jetës, duke u munduar të shpërblejë të mirat dhe të ndjekë udhën e duhur.
3. Tregimi i hapjes së veprës dhe disa rrëfim-tregime thelbësore
Vepra hapet me tregimin FRYMA E ASAJ QË E FLET. Teksti është një reflektim mbi jetën, kujtesën dhe mënyrën sesi një individ i interpreton dhe shpreh përvojat e tij nëpërmjet rrëfimit. Plaku, personazhi kryesor, ka një perceptim të veçantë ndaj jetës dhe historisë së tij. Ai e vlerëson jetën si një përrallë, por ndjen një mungesë të thellë të përfshirjes së tij vetë në këtë përrallë. Ka dëgjuar histori të shumta gjatë jetës së tij, por asnjëherë nuk e ka rrëfyer të vetën. Kjo reflekton një ndjenjë të vetmisë dhe mospërfaqësimit të tij në historinë që ai e ka përjetuar. Tregimi përfundon me një ndjesi melankolike dhe pasiguri, duke lënë lexuesin të reflektojë mbi kompleksitetin e rrëfimit dhe jetës. Plaku ka një natyrë reflektuese dhe introspektive. Ai mendon thellë për jetën, përvojat dhe mënyrën sesi i ka përcjellë ato nëpërmjet rrëfimit. Ky personazh përcjell një vlerë të rrëfimit të historive. Duke theksuar se historia nuk mund të shkruhet, por duhet të rrëfehet, tregimi përcjell mesazhin e rëndësisë së komunikimit dhe ndarjes së përvojave me të tjerët.
Rëndom, tregimet edhe te ky vëllim janë tejet të shkurta, apo siç i quante autori më parë: TREGIME ME PAK FJALË.
4. Një interpretim ose dendësia narrative
Kështu, prozat e tilla ngërthejnë dendësinë narrative në një hapësirë tejet të pakët përshkrimi e thurjeje. Ja një tregim i tillë:
“FRYMA E ASAJ QË E FLET
Po e dëgjoj vetveten, tha Plaku. Gjithçka tashmë e kishte të pakët: frymëmarrjen, mushkëritë, forcën, gjumin… Ja, ende mund të ec, pëshpëriti vetëmëvete. Jeta i dukej si një përrallë, me princër e princesha, me trima e burra të urtë, por gjithnjë përfundimi është i gëzueshëm. Ai gjatë tërë jetës së vet kishte dëgjuar histori. I kishte rrëfyer pambarimisht, por të vetën asnjëherë. E po qe se do ta niste këtë rrëfim, ai duhej të ishte krejtësisht tjetër, diçka që i ngjet rrëfimit të shenjtë për krijuesin e rruzullimit, aty ku ai i ndjente dhe i shihte me kthjelltësi gjërat. Yjet. Qeniet e përtejbotshme. E hetoi: kur ishte i ri, ai thurte poetikën e rrëfimit, e tashmë ai po thurte filozofinë e rrëfimit të historive të tij. Historia ende jeton, për deri sa edhe Plaku është i gjallë; kur të mos jetë më, do të ndjehet një boshllëk; ishte përvoja që e kishte përjetuar me të parët e vet: “Eh, sa shumë nuk dimë për të kaluarën; as për historinë time, zor se do të dinë, mbasi nuk e kam rrëfyer asnjëherë.” Çuditej me ata që shkruanin. “Historia nuk mund të shkruhet, ajo rrëfehet”. Pranë e kishte nipin e rritur. Po i tregonte se si do të shpëtonte nga gabimi i jetës së tij e nga dhimbjet në zemër. Nipi po i thoshte: plaku është një libër i gjallë. Plakut iu ngatërruan shkrimi dhe rrëfimi: e si mund të shkruhet fryma e asaj që e flet?”
Sikundër shihet, ky tregim ka vërtet pak fjalë, por rrëfimi e strukturuar përdor dendësinë maksimale. Ky tregim është një reflektim mbi jetën, kujtesën dhe mënyrën sesi një individ interpreton dhe shpreh përvojat e tij nëpërmjet rrëfimit. Plaku, personazhi kryesor, ka një perceptim të veçantë ndaj jetës dhe historisë së tij. E vlerëson jetën si një përrallë, por ndjen një mungesë të thellë të përfshirjes së vetvetes në këtë përrallë. Ai ka dëgjuar histori të shumta gjatë jetës së tij, por asnjëherë nuk e ka rrëfyer të vetën. Kjo reflekton një ndjenjë të vetmisë dhe mospërfaqësimit të tij në historinë që ai e ka përjetuar. Kur ishte i ri, ai thurte poetikën e rrëfimit, por tani ai ka zhvilluar një filozofi më të thellë rreth rrëfimit të përjetimeve. Ai shpreh dyshimet e tij ndaj shkrimit të ngjarjeve, duke thënë se historia nuk mund të shkruhet, por duhet të rrëfehet. Kjo është një pikëpamje interesante që tregon vështirësinë e përcaktimit objektiv të historisë dhe thellësinë e ndjenjës së jetës.
Ai tani është duke i dhuruar përvojat dhe njohuritë e tij me nipin e rritur. Nipi e konsideron plakun si një libër i gjallë, duke përmendur se ai mund të mësojë shumë nga historia dhe filozofia e tij personale. Kjo interpretohet si një mënyrë për të përcjellë trashëgiminë e tij të përjetuar dhe mësuar nga jeta. Përfundimisht, teksti ka një ndjesi melankolike dhe mendime të thella rreth jetës, historisë dhe mënyrës së rrëfimit të përvojave personale. Plaku përjeton një lloj pasigurie dhe paaftësie për të shkruar “frymën e asaj që e flet,” duke theksuar kompleksitetin e rrëfimit personal dhe ndjenjën e pa imagjinuar të jetës. Në këtë tregim theksohet elementi i mungesës së vetërrëfimit: Plaku thekson mos përfaqësimin e tij në historinë që ka përjetuar.
Ky element i tregimit shpreh thelbin e strukturës narrative. Mungesa e vetërrëfimit të plakut shërben si një pikë kritike e ndryshimit dhe zhvillimit të tij si personazh. Kjo ngjarje thekson ndjenjën e vetmisë dhe paaftësisë së plakut për të përfshirë veten në historinë e tij të jetës.
Plaku përjeton ndjesinë e vetmisë, duke përmendur se historia e tij është e paktë e ndarë me të tjerët e që krijon një ndjesi të dhimbshme dhe melankolike, duke paraqitur një si izolim emocional të tij. Paaftësia e plakut për ta përfshirë veten në historinë e ti,j tregon për një lloj pengese apo kthetrat në jetën e tij. Ky është rezultat i zgjedhjeve të tij, ngjarjeve tragjike, ose thjesht një ndjenjë e thellë e mohimit personal.
Vetmia dhe mospërfshirja e vetes në rrëfim, është burim konflikti brenda vetë qenies së plakut. Ky tension shqipton dëshirën e tij për të ndryshuar, për ta kuptuar veten dhe për ta përfshirë historinë e tij me të tjerët. Në fund ai vendos rrëfejë përfundimisht historinë e tij, duke shfaqur transformimin e mundshëm ose një lloj përfundimi.
Ky tregim reflekton mbi disa vlera thelbësore që interpretohen nëpërmjet sjelljes dhe mendimeve të personazhit kryesor, Plakut. Ai ka një natyrë reflektuese dhe introspektive. Ai mendon thellë për jetën, përvojat dhe mënyrën sesi i ka përcjellë ato nëpërmjet rrëfimit. Ky aspekt shfaq vlerën e reflektimit personal dhe vëmendjes ndaj njohurive vetjake. Në ofrimin e përvojave me nipin e tij, Plaku përcjell idenë e historisë si një trashëgimi e çmuar që duhet të përcillet. Ky personazh përcjell një vlerë të rrëfimit të ngjarjeve dhe historive. Duke theksuar se historia nuk mund të shkruhet, por duhet të rrëfehet, tregimi përcjell mesazhin e rëndësisë së komunikimit dhe ndarjes së përvojave me të tjerët. Filozofia e zhvilluar e Plakut rreth rrëfimit të historive, tregon për një vlerë të ndryshimit dhe evoluimit personal. Ky element ndihmon në paraqitjen e rëndësisë së hapjes ndaj njohurive të reja dhe pritjes së ndryshimeve në jetë.
Këto vlera dhe mesazhe shërbejnë si udhëzime dhe frymëzim për lexuesit për të reflektuar mbi jetën dhe marrëdhëniet e tyre personale.
Këso thellësie shumështresore kanë pothuajse të gjitha këto tregime që autori i quan tregime pleqërishte.
5. Personazhi i nipit, familja dhe zërat narrativë
Personazhi i nipit dhe dinamika e familjes janë elemente të rëndësishme në rrëfimet e kësaj vepre. Nipi shërben si një lidhje midis brezave, duke sjellë një perspektivë të re dhe duke shtuar një dimension tjetër emocional në tregime. Këtu janë disa pika që mund të përmenden për personazhin e nipit dhe familjen:
Lidhja mes tij dhe Plakut shfaq një histori familjare të pasur dhe një lidhje të fortë. Përballja mes Plakut dhe nipit shpesh reflekton marrëdhënien mes gjeneratash, duke treguar ndryshimet dhe përshtatjet në vlera dhe kulturë nga një brez në tjetrin. Nipi, duke qenë një person i ri, sjell përvojat e kohës së re dhe mësimet e tij në familje. Ky element i jep rrëfimit një perspektivë të freskët dhe kontrastuese. Përmes marrëdhënies së Plakut me nipin, lexuesit njihen më mirë me historinë dhe ngjarjet që kanë ndodhur në familje, duke krijuar një rrjedhë më të gjerë të kujtimeve. Familja shfaq ndryshime dhe zhvillime gjatë kohës. Lidhja mes Plakut dhe nipit shpesh shfaq emocione të forta, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve familjare dhe lidhjen emocionale midis brezave.
Në përgjithësi, këto elemente kontribuojnë në thellësinë e rrëfimit dhe e bëjnë më të pasur për lexuesin.
Përveç Plakut e nipit, janë edhe zërat tjerë narrativë rreth elementëve të përbashkët.
Në shumë tregime dallohen disa shtresime narrative, siç janë përdorimi i zërave narrativë dhe paraqitja e personazheve.
Ndër shtresa narrative vlen të veçohen disa veçori. Shtresë e parë: Përshkrimi i situatës së Plakut dhe rrëfimi i të padukshmit që ka “mbërthyer” tregimin, duke e lënë Plakun të ndiejë një pranverë të padukshme dhe të çuditshme, siç është tregimi me titull “Rrëfimi që nuk lindi”. . Shtresë e dytë: përshkrimi i konfliktit midis Plakut dhe rrëfimit, ku Plaku ka vështirësi të përballojë zërin e padukshëm dhe krijesën që e kërcënon. Zëri i rrëfimit: njihet nga përdorimi i fjalëve të rrëfimit, por është një entitet i padukshëm dhe i papërcaktuar. Ai ndihmohet nga dialogu me Plakun për të transmetuar mesazhin dhe për të nxjerrë në pah tensionin. Rrëfimi i padukshëm: bëhet figurë antropomorfike, një si
METARRËFIM, si një personazh i veçantë që përfaqëson një element të fshehur, një mister që i kërcënon ndjenjat dhe qetësinë e Plakut. Ai ka një reagim shqetësues ndaj këtij rrëfimi, duke e përjetuar si një gjendje të mbërthyer. Kjo mund të interpretohet si peshë e një historie të fshehur, të cilën Plaku nuk është gati ta ndajë ose ta pranojë. Rrëfimi i padukshëm paralajmëron Plakun për mundësinë e pasojave negative nëse historia tjetër (Njeriu i Harruar, Fjala e Lirë, Dashuria, etj.) do të rrëfehet. Ky element shpjegon tensionin dhe kundërshtimin e Plakut ndaj tregimit. Ky Rrëfimi i padukshëm propozon disa tema të mundshme për tregime, duke filluar nga një histori dashurie deri te ngjarje me karakter politik. Kjo zënkë a replikë me Plakun shërben si një përpjekje për të kapur vëmendjen e Plakut dhe për të lindur një rrëfim. Pjesa përfundimtare e rrëfimit paraqet një imazh të mbytur, ku njerëzit shndërrohen në “Vetveten e harruar” dhe humbasin historinë dhe identitetin e tyre. Ky element ka një ndjesi eklipsi dhe humbjeje totale.
6. Elementët e një strukture unike
Këto tregime bëjnë një roman modern, që lidhen me dy personazhe…
Tregimet për Plakun shërbejnë si elemente të një romani modern, duke lidhur ngjarjet dhe personazhet në një rrëfim më të gjerë. Kjo është një qasje interesante, pasi tregon për një ndërtim të rrëfimit nëpërmjet disa ngjarjeve dhe personazheve të përbashkët. Elementë të një strukture unike të kësaj vepre janë edhe perspektivat dhe struktura e rrëfimit që ndikojnë njëkohësisht dhe përbëjnë lidhjen e tregimeve. Kështu edhe marrëdhënia e Plakut me ngjarjet e personazhet e tjerë ndryshon nëpërmjet tregimeve. Rëndësia e ngjarjeve të kaluara ka ndikuar në marrëdhëniet dhe sjelljet e personazheve. Ato kanë një ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e tregimit. Këtu janë disa pista që identifikojnë simbolikën dhe metaforat:
Rrjedha e Lumit: ky element është simbol i kohës, jetës, apo rrjedhjes së ngjarjeve.
Rruga ose Ura: kur ka përmendje të rrugës, urës, ose udhëtimit, simbolizojnë rrugën e jetës, sfidat dhe aventurat. Përdorimi i elementeve natyrore si pyjet, fushat, oqeanet, shërbejnë si metaforë për gjendjet emocionale të personazheve.
Në rrëfimet e Plakut dhe nipit të tij, vërehen shumë shenja të dukshme të simbolikës dhe metaforës. Këtu janë disa shembuj të mundshëm:
1. Varri: Varri shpesh përdoret si një simbol i jetës dhe vdekjes. Hapja e varrit dhe kujtimi i ngjarjeve tragjike që ndodhën aty në vitin 1956 simbolizojnë vuajtjet dhe humbjet në jetë, si dhe ndryshimet dhe kujtimet që mbeten pas.
2. Buzëqeshja: Buzëqeshja e plakut dhe e mbesës është një metaforë për një moment të lehtësimit dhe gëzimit. Ajo përfaqëson një lloj fitoreje mbi vuajtjet dhe një aftësi për të gëzuar të mirat e bukurinë e jetës.
3. Dorëshkrimet e Rrëfimeve si Memorial: Dorëshkrimet e rrëfimeve që lënë pas si memorial, shfaqen si një metaforë për trashëgiminë dhe lidhjen e brezave të një familjeje. Ato përfaqësojnë një mënyrë për të ruajtur dhe ndarë historinë dhe përvojat me brezat e ardhshëm.
4. Koincidenca dhe Deshifrimi i Kodesh: Takimet rastësore dhe deshifrimi i kodeve simbolizojnë qëndrimin ndaj fatit dhe kërkesën për të kuptuar thellësinë e jetës dhe ngjarjeve.
Romani modern ka shpesh një strukturë më të fragmentuar, duke përfshirë disa vështrime, perspektiva, dhe ngjarje paralele që lidhen në mënyrë delikate ose simbolike. Këto 43 tekste shfaqin disa nga karakteristikat e romanit mozaik dhe përfshijnë kompleksitetin dhe fragmentaritetin e jetës dhe perceptimeve moderne.
7. Semantika dhe metaforika e buzëqeshjes përtej kufijve të jetës
Titulli i veprës “Një buzëqeshje përtej varrit”, si një krijesë metaforike e thellë, i përmbys shumëfish realitetin e drejtpërdrejtë, me faktin që krijon një realitet artistik. Interpretimi i parë: aty te varri nuk pikon loti, por nga varri buron buzëqeshja! Kjo është përmbysja e një rituali të jetës sonë, ku i vdekuri përcillet me lot. Interpretimi i dytë: ose përmbysja e dytë që sugjeron ky titull me paradoksin e tij, është kontrasti sfidues që ia bën jetës; qenia që vazhdon të jetojë përtej kësaj jete, përtej varrit ku të gjallët e varrosin atë që ndahet nga jeta; jeton dhe e përcjell këndej buzëqeshjen! Interpretimi i katërt, i mundshëm i titullit: edhe pse varri është një vend i dhimbshëm, një vend i humbjes, ka një epilog të lumtur ose një prirje për të gjetur kuptim dhe gëzim përtej tij. BUZËQESHJA PËRBËN NJË SIMBOL TË SHPRESËS DHE LIDHJES QË TEJKALON KUFIJTË E JETËS DHE VDEKJES! Kjo buzëqeshje na shëmbëllehet me forcën e artit në disa tregime, siç janë këto pjesë:
“Fotot po sillnin lule në dimër, buzëqeshjet e pavenitura” (tregimi “Nëpër portat e kujtesës depërtonte një ngrohtësi dimërore”),
“E kishte ëndërruar, këtë aktore, kur ishte e re, duke i buzëqeshur në rrugë” (tregimi “Personazhi i një drame të heshtur”), dhe fjalia më kulmonte e një tregimi në këtë vepër:
“Meditoi rreth një rrëfimi: në çastin kur një vajzë po voziste në shpejtësi, dhe kur po i linte lamtumirën e jetës, ajo ishte duke buzëqeshur” (tregimi “Në kapërcyell”).
Kjo frazë e shkëputur, shpalos një moment të ndodhur në një situatë tragjike, ku një vajzë e re humb jetën në një aksident trafiku. Përballë pyetjeve të dëshmitarëve, Plaku përmend se në momentin e fundit të jetës, vajza ishte duke buzëqeshur. Kjo skenë krijon NJË KONTRAST të theksuar mes fatit tragjik dhe sjelljes së papritur të vajzës. Buzëqeshja e saj në këtë moment të fundit të jetës, krijon një atmosferë të pazakontë dhe ngjall ndjenja të ndryshme paradoksale edhe te lexuesi. Interpretimi i një buzëqeshjeje në këtë kontekst, është i shumëfishtë: se vajza mund të ketë pasuar një akt të fundit të rezistencës ose forcës njerëzore, i shprehur përmes buzëqeshjes së papritur. Një perspektivë tjetër mund të jetë se buzëqeshja shihet si një akt i fundit i gëzimit, duke refuzuar të përqendrohet tek tragjedia e rëndë. Ky moment shërben si një thirrje për reflektim mbi kuptimin e jetës dhe vdekjes, duke shtuar një dimension emocional dhe filozofik në ngjarjen tragjike.
Ky kontrast i theksuar mes fatit tragjik të vajzës, e cila humbet jetën pasi është goditur nga një mjet në trotuar, dhe sjelljes së papritur të saj, që përcaktohet si BUZËQESHJE NË MOMENTIN E FUNDIT TË JETËS, krijon një tension emocional dhe një ngjashmëri të pazakontë. Në përgjithësi, një vdekje tragjike shpesh paraqitet si një moment i pikëllueshëm dhe i trishtueshëm. Megjithatë, në këtë rast, buzëqeshja e vajzës bën që ngjarja të ndihet më komplekse dhe më sfiduese për interpretim. Buzëqeshja interpretohet si një akt i fundit i rezistencës, një mënyrë për të shprehur forcën dhe rezistencën ndaj fatkeqësive, apo thjesht një akt i papritur që shton një dimension tjetër emocional në ngjarje. Ky kontrast i theksuar na thotë se realiteti njerëzor është i pasur me sfida të ndryshme, dhe njëkohësisht, njeriu gjen momente të bekuara ose shprehje të papritura të gëzimit edhe në rrethana të vështira.
Ky tregim paraqet një reflektim të Plakut lidhur me perceptimin e kohës dhe përpjekjet për ta zotëruar atë. Ndërsa dëgjon bisedën e dy të rinjve rreth shpejtësisë së kohës dhe ndjesinë e vjedhjes së saj, Plaku bie në mendime rreth kapërcyellit të jetës. Ai përdor metaforën e një kapërcyelli për të përshkruar sfidat dhe pengesat që paraqitet përballë kohës dhe jetës së tij. Në këtë rrëfim, Plaku është duke u përballur me kohën, duke u ndalur në një pikë reflektimi për të hyrë në kuptimin dhe sfidat e kalimit të kohës. Kapërcyelli simbolizon rrugën e tij jetësore, e cila ka pasuar kthesa, ngjitje dhe zbritje, përballje me ngjarje të ndryshme dhe ndjenja të pashpjegueshme. Përmes kësaj figure, autori dëshiron të shprehë një shpirt reflektues ndaj jetës dhe përvojave që e kanë përcjellë.
Siç e pamë, kjo vepër është ndër të rrallat në letërsinë tonë që përfaqëson krijimin e zhanrit brenda romanit.
Janar 2024
Nga Frank Shkreli
Më poshtë është një artikull i botuar tre vjet më parë. Në këtë 75-përvjetor të çlirimit të kampit nazist Auschwitz, po flitet dhe shkruhet shumë në median shqiptare mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, pothuaj askush nuk përmend rolin e Kol Bib Mirakës i cili si Ministër i Brendshëm, në atë kohë, autorizoi lëshimin e pasaportave shqiptare për hebrenjtë në Shqipëri, duke ua bërë të mundur largimin e tyre nga Shqipëria — duke shpëtuar jetën e rreth 2000 hebrejve. Askush nuk flet për këtë fakt historik sot, megjithëse ekzistojnë dokumentat historike për rolin e tij, siç është libri i Z.Faik Quku, me titull, “Qëndresa Shqiptare Gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një shënim mbi këtë libër mund ta lexoni më poshtë, botuar tre vjet më parë. Ka ardhë koha që edhe emëri i Kol Bib Mirakës të rreshtohet në listën e atyre shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë nga nazistët, por edhe në pllakën e nderit, “Righteous Among the Nations” të shtetit të Izraelit, për njerëzit që rrezikuan edhe jetën gjatë Hollokaustit për të shpëtuar hebrenjtë nga zhdukja fizike.
Frank Shkreli: Kol Bib Mirakaj: Më në fund një e vërtetë historike
24/01/2017
Më në fund, historia flet, njihet e vërteta. Të pakën në një rast. Deri tashti dikush tjetër dhe të gjithë të tjerët — emër e pa emër, të merituar e të pa merituar, — morën kredinë për shpëtimin e hebrenjve nga nazistët gjermanë, në Shqipërinë e okupuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por asnjëherë, në këto 25 vitet e fundit, nuk iu përmend emri protagonistit kryesor të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri nga Kolë Bib Mirakaj, të cilin historiografia komuniste e karakterizon me epitete fyese të lloj-llojshme.
Shumë vite më parë, unë e kisha dëgjuar rolin që kishte luajtur Kol Bib Mirakaj në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga babai i bashkshortës time Vitores, (Pashk Ademi Markgjonaj), por edhe nga bashkohas të tjerë të Kol Bibës, si Ernest Koliqi, e të tjerë. Por në mungesë të ndonjë dokumentacioni si ky që ka zbuluar dhe botuar në librin e tij kohët e fundit, Faik Quku – i mbajta të dhënat e tyre, të qeta, në heshtje mbrenda vetes. Ishte një heshtje, jo vetëm për mua por edhe për shumë të tjerë që kishin dëgjuar të njëjtën bisedë, por në mungesë të dokumentacionit si është ky i paraqitur nga autori Faik Quku, duhej pranuar në heshtje ato që dëgjonim e lexonim për shpëtimin e hebrenjve shqiptarë, megjithse jo të gjitha të dhënat e këtij rasti që kemi dëgjuar deri tani, i përgjigjeshin të vërtetës.
Mbarë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët kudo, me të drejtë duhet të jenë krenarë për shpëtimin e hebrenjve shqiptarë nga nazistët, por është një njollë e zezë mbi ata që kanë promovuar këtë akt me të vërtetë humanitar të shqiptarëve, por pa përmendur kurrë rolin që ka luajtur Kol Bib Miraka në këtë mes. Por, ja tani, gazeta e Tiranës Telegraf sjellë një lajm për lexuesit e saj, në lidhje me librin e autorit Faik Quku, me titull, “Qëndresa Shqiptare Gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ku dokumentohet roli i Kol Bib Mirakës në shpëtimin e hebrenjve, dokumenta të kohës këto, të nënshkruara nga vet dora e tij si Ministër i Mbrëndshëm i Shqipërisë së asaj kohe. Tashti, kemi librin e Faik Qokut dhe dokumentacionin siç duket të padiskutueshëm që përbën mbrenda veprat e tij në lidhje me rolin që ka luajtur Kol Bib Miraka gjatë luftës.
Sipas gazetës Telegraf, në librin e tij, autori Faik Quku, bazuar në dokumentacion, ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kol Bib Mirakajt. Siç mund të shihni në linkun e gazetës Telegraf http://telegraf.al/opinion/kole-bibe-mirakaj-ministri-shqiptar-qe-shpetoi-2000-hebrenj-2/ spikaten dy gjëra me rëndësi historike, sipas dokumentave të zbuluara nga autori.
Njëra nga këto të vërteta ka të bëj me vendimin e Kol Bibë Mirakës për të paisur me pasaporta shqiptare 2000 hebrenjtë që gjatë Luftës së Dytë Botërore ndodheshin në territorin shqiptar, një akt ky që mundësoi strehimin e tyre në Italinë jugore, të çliruar nga anglo-amerikanët, duke i shpëtuar ata nga forcat naziste. E vërteta e dytë me rëndësi është fakti i zbuluar me këtë libër se Ministri “fashist” Kol Bib Mirakaj kishte refuzuar shumën e parave që hebrenjtë donin t’i jepnin atij si shpërblim për vendimin e tij humanitar. Jo një herë, por refuzoi parat dhe napolona ari, dy herë: një herë Shqipëri dhe tjetrën herë në Romë, ku Kol Biba ishte i mërguar dhe ku jetonte në skamjen më të madhe, për të cilin kujdesej urdhëri françeskan, nga të cilët varej për bukën e gojës.
Ta merr mendja se vendimi i Kol Bib Mirakës, si ministër i Mbrendshëm i asaj kohe — duke paisur me pasaporta hebrenjtë shqiptarë për tu larguar shëndosh e mirë nga Shqipëria — mund të kishte pasur pasoja të rënda për ‘të, po të ishte zbuluar ky akt humanitar i tij nga nazistët. Thonë se burri dhe miku i mirë njihet në ditë të vështirë! S’ka dyshim se për hebrenjtë shqiptarë Kol Bib Mirakaj, jo vetëm që ishte burrë dhe mik i mirë në një ditë tejet të vështirë për ta, por autori Faik Quku provon se ai në të vërtetë ishte diçka më tepër, ai ishte shpëtimtari i tyre, i cili madje edhe refuzoi çdo shpërblim nga hebrenjtë shiptarë për paisjen e tyre me pasaporta shqiptare, gjë që tani dihet se bëri të mundur largimin e tyre për në Itali. Si do që ta merrësh, për atë kohë, por edhe për sot, ky ishte një akt heroik nga ana e Kol Bib Mirakës, për të cilin flitet shumë pak ose aspak!
Tashti, kemi librin e Faik Qukut dhe dokumentacionin që përbën mbrenda vepra e tij, mbi rolin e Kol Bib Mirakës në shpëtimin e 2000 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që vet Kol Bib Mirakaj do të shprehej se nuk kemi më nevojë tani, “Me pranue më heshtjen tonë për një cilësim të tillë që nuk i përgjigjet të vërtetës”, sepse ka shkruar ai në librin e tij “Vrasja e Nji Kombi”, me heshtje, “Mua më është dukë se bajmë krim kundër vetvetes, kundër historisë e kundër fëmijve e njerzëve tanë, që do të mbeteshin me kryeultë për breza të tanë, para shoqënisë.”
Kol Biba do të falënderonte Faik Qukun, që me librin e tij mbi këto të vërteta të dokumentuara nga jeta e Kol Bib Mirakës, ai i jep “histori-shkruesit të së nesërmes nji dokument që ta kenë të gjithë Shqiptarët për studim”, një dokument që ai do të pohonte se ia “nxjerrë kartat në shesh dhe ia parashtron haptas Gjyqit të Historisë”, ngjarjet e asaj periudhe. Ndonse nuk e kam lexuar librin, duke vlerësuar nga këto të dhëna të paraqitura në Gazetën Telegraf, me librin e tij, autori Faik Quku zhdukë jo vetëm heshtjen por edhe shumë paragjykime dhe të pavërteta të promovuara nga disa pseudo historianë shqiptarë, mbi rolin dhe veprimtarinë e shumë personaliteteve shqiptare, përfshirë Kol Bib Mirakën, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Manovrat e NATO-s janë të një dimensioni të ri.
Kambanat e alarmit për frontin e ri të luftës në Ballkan, meritojnë një përgjigje adekuate nga Kosova – kjo nënkupton se reflektimi dhe veprimi politik duhet të jetë i mbështetur në një patriotizm të paramenduar mirë
1.
Në kontinentin e vjetër sërish merrë peshë fjala e gjeneralëve. Këtë konkluzion e imponon komunikimi i fundit publik i gjeneralit amerikan Christopher Cavoli, oficeri më i lartë ushtarak i NATO-s dhe Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) i vendosur në Stuttgart-Vaihingen. Ai bëri të ditur nga selia e NATO-s në Bruksel, se aleanca më e madhe politiko-ushtarake NATO, në dritën e zhvillimeve të reja në frontet e luftës në Ukrainë, do ta ketë manovrën më të madhe të saj që nga viti 1990.
Qarqeve proruse në Perendim ky akt [manovrat] sikur ju duket i tepërt, për aq kohë sa nuk është hequr dorë nga plani për stërvitjet “Steadfast Defender”, që pritet të mbahen po brenda vitit 2024. Natyrisht dimensioni i planifikuar për këtë vit na rezulton për qarqe të veçanta europiane, edhe mes ekspertëve ushtarak, befasues.
Gjenerali Cavoli shpjegoi decidivisht: “Stërvitja ‘Steadfast Defender 2024’ do të jetë stërvitja më e madhe e NATO-s në dekada, në të cilën do të marrin pjesë rreth 90,000 forca të armatosura nga gjithësejt 31 shtetet e aleancës dhe partneri ynë i mirë Suedia.” Ndërkaq kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali holandez Robert “Rob” Bauer shtoi: NATO “po përgatitet për një konflikt me Rusinë dhe grupet terroriste”.
Qëllimi i manovrës është i qartë. Gjithashtu i qartë është edhe mesazhi për Rusinë, por edhe për segmente të veçanta brenda Bllokut perendimor.
Por, derisa qarqet e majta pro-ruse brenda BE-së [presidenti slloavak Robert Fico, kryeministri hungarez Viktor Orban, …], në emër të paqes bënë thirrje për dorëzimin e Ukrainës Lindore dhe gjithë pjesëve të pushtuara të saj, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, më 22 janar, gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, deklaroi se ata tok u pajtuan se tani nuk është koha për të reduktuar ndihmën për Ukrainën.
“Përkundrazi, ne duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sa i përket burimeve financiare, pajisjeve ushtarake, trajnimeve ushtarake dhe gjithë mbrojtjen që i duhet Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të projektojmë këtë ndihmë”,[1] konkludoi Borrell gjatë konferencës për media pas takimit.
Disonanca e qartë me këtë qëndrim vije jo vetëm nga Fico.
Fico dhe bashkëmendimtarët e tij brenda BE-së, në emër të kompromisit, de fakto, pledojnë për dorëzim të Perednimit.
“Duhet të ketë një lloj kompromisi,” i tha Fico transmetuesit publik sllovak RTVS. “Çfarë presin ata, që rusët të largohen nga Krimea, Donbasi dhe Lugansku? Është joreale”,[2] përfundon ai në këtë paraqitje eksplicite.
Kryeministri sllovak është kaq i hapur, prandaj duket se ka të drejtë opozita që e akuzon atë jo vetëm si një populist, por edhe pro-rus, që mori pushtetin në dhjetor pasi partia e tij e majtë Smer fitoi zgjedhjet në shtator me premtimet për t’i dhënë fund dërgesave të armëve në Ukrainë, për të bllokuar anëtarësimin e mundshëm të Kievit në NATO dhe për të kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë.
Por nëse këto disonanca brenda BE-së vijnë kryesisht nga ish shtetet që dikur ishin satelite të Rusisë, ku kryesisht e majta na rezulton pro-ruse, në bërthamën e BE-së ndodhë pothuajse e kundërta. Këtu, e djathta, sidomos ajo ekstreme, gjithnjë e më shumë po pozicionohet pro Rusisë!
Kjo përballje mes dy rrymave të fuqishme politike javën që lamë pas u shpërfaq edhe në amfitetatrin e madhë të politikës gjermane.
Pas lajmit për koketimin e Aleancës për Gjermaninë [Aleanz für Deutschland – AfD] me neofashistët edhe në rrafshin e politikave që prekin qytetarët gjerman me begraund emigrimi, pati protesta masive. Ishin mbi një milion qytetar në sheshet e qyteteve gjermane gjithandej, që jipnin pamjen e një erupcioni vullkanik – që ishin hedhur në protesta në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor. Atyre nuk ju shkoi mendja se ka gazetar e komentator të shtypit të ashtuquajtur liberal që do ta cilësonin reagimin e tyre si “thikë me dy teha” – madje edhe do ta akuzonin presidentin federal se “po i ndan edhe një herë njerëzit”.[3]
Protestat e qytetarëve kundër ngritjes së neofashizmit në Gjermani ishin gjithësesi mbresëlënëse: disa qindra mijëra njerëz, që sipas komentatorëve të ARD-së kalonin një milionshin, dolën në rrugë në Gjermani, në fundjavën që lamë pas për të shprehur indinjatën e tyre kundër AfD-së dhe koketimit të saj me Rusinë. Ata paralajmronin se nuk do të lejonin me asnjë çmim rikthimin në zanafillën e fashizmit.
Në sheshet kryesore të qendrave të mëdha gjermane u shpërfaq në mënyrën më civilizuese të mudnshme ai lloi i patriotizmit të paramenduar mirë.
Pozicionimi i Qeveria gjermane në mbështetje të Ukrainës, ia doli që të organizojë demonstrata masive në mbështetje jo vetëm të qëndrimeve të saj në rirreshtimin e ri gjeopolitik [Zeitwende], por edhe të fusë të djathtën ekstreme ndërkohë të prfaqësuar nga AfD—ja në terrene të eksperimentimit të rrezikshëm dhe kryekreje antikushtetues. Qytetarët kësaj radhe u shprehën zëshëm se nuk do të tolerojnë me ansjë çmim kthimin e Gjermanisë në gjendjen që ishte në prag të pushtimit të Bundestagut nga Nacionalsocialistët e Hitlerit [1933].
Në këtë kuadër nuk ka as edhe një element të befasisë së pritshme.
2.
Duke pasur parasysh ngërçin në luftën aktuale të NATO-s kundër Rusisë, paralajmrimi për mbajtjen e manovrës më të fuqishme nga ana e gjeneralit amerikan duket se vije si një përgjegje për dy palët: përballja me Rusinë në fushbetejat në Ukrainë, nuk mund të jetë e sukseshme për aq sa brenda Bllokut ka disonancë të kësaj natyre. Prandaj kjo manovër dërgon sinjale në dy adresa. Ajo shoqërohet me demonstrimin e unitetit të sforcuar të Pereedimit për ta mbështetur Ukrainën në njërën anë, dhe dërgon sinjale të qarta edhe për neofashistët gjithandej në Europë, me theks atij serb e rus, se kërcnimi me hapjen e fronteve të reja – në Bllkan e Baltik, nuk tolerohet.
Më 4 prill, 75 vjet më parë, NATO u themelua zyrtarisht. Krijimi i saj ishte kundërpërgjegjia më e qartë e mundshme e Perendimit në përballje me shtrirjen e influencës ruse në Europë.
Ai akt ishte një kundërpërgjegje e natyrës së pastër gjeopolitike.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, pati iluzione në Perendim se, tani jemi në agsholin e “Fundit të historisë” dhe Ariu polar do të kënaqet me thërmiat e tryezës së Perednimit!
Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe tentativa për hapjen e frontit të dytë të luftës pikërisht në Ballkan, në 24 shtator 2023 [impenjimi në përmasat e terrorizmit shtetëror serb në Kosovë ishte i qartë], dëshmoi se tashmë Ariu polar është rizgjuar dhe ka pretendime për të rikthyer ekuilibrin e forcave.
Bashkë me zgjimin e tij ai ka vënë në veprim edhe vasalët e tij në Ballkan.
Siç bëhet e ditur nga një hulumtim, nga viti 2014 deri në fund të vitit 2023, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë investuar 2.87 miliardë dollarë në pajisje dhe armatime ushtarake. Në këtë shifër nuk përfshihet vlera e avionëve Mig-29, tankeve T-72B1MS dhe mjeteve të blinduara BRDM-2MS, të cilat i janë dhuruar Serbisë nga Rusia.[4]
Në fundjavën pararendëse, presidenti Vuçiq, gjatë një vizite në Qendrën Operative të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake në Beograd, njoftoi për blerjen e armëve të reja në përgjigje të blerjes së raketave antitank Javelin nga Prishtina. Ai po ashtu bëri të ditur se Serbia këtë vit do të shpenzojë afër 740 milionë euro për blerjen e pajisjeve ushtarake. Pra, trendi i rritjes së investimeve në armatim dhe pajisje ushtarake duket se po vazhdon edhe në fillim të këtij viti.
Perednimi tashmë e ka të qartë se armatosja e Serbisë nuk është sekret dhe se ky veprim ka një objektiv real ushtarak e politik. Ndërkaq me organizimin e aktit terrorist në Banjë të Albanikut [Leposaviqit] Serbinë e ka shpërfaqur të tillë si është: partner i pabesueshëm për NATO-n, ndërkaq duke u vënë në shërbim të agjendës ruse , ajo është krejtësisht reale të pritet se mund të ndërmarrë veprime të njëanshme të cilat mund të çojnë në destabilizimin e rajonit.
Kundër kësaj rrëshqitje të Serbisë në pozicionin e vasalit rus dhe mundësisë që ajo të shërbejë si një kazus belli për frontin e dytë të lufëts në Europë, shoqëria serbe ende nuk ka protestuar. E ashtuquajtura shtresë liberale e saj, pjesa urbane, protestojnë me të drejtë kundër vjedhjes dhe manipulimit me vota nga ana e pushtetit, por ende nuk është organizuar në rrugët e sheshet e Serbisë protestë kundër armatimit deri në dhëmb të shtetit, pregaditjes për luftë dhe thirrjeve për marshimin e ushtrisë për Kosovë!
Prandaj fyreri serb taktizon. Këto taktizime të pushtetit rrjedhimisht mund të lexohen edhe si tentativë e Serbisë për ta rikthyer rrotën e historisë mbrapa, respektivisht aty në zanafillën e saj – në agsholin e Lufëts së Ftohtë, kur Jugosllavia qe shndërruar në xhandarin e besueshëm të Ballkanit, duke koketuar herë me Perednimin e herë me Lindjen. Ndërkaq gjatë gjithë periudhës që kur pasoi agresioni rus mbi Ukrainën – fillimisht me pushtimin e Krimesë [2014] e më pas me fillimin e luftës në shkallë që gjerë për pushtim të të gjithë Ukrainës [shkurt 2022], çdo hap i Serbisë në drejtim të Rusisë dhe Kinës, ishte një hap i largimit të saj real nga Europa dhe Perendimi. Pavarësisht këtij fakti, ambasadori Christopher R. Hill dhe jo vetëm ai, vazhdojnë ta trajtojnë Vuçiqin si partner të vetëm për “ruajtjen e paqes në rajon”!
Rrjedhimisht përpjekja e Serbisë për rikthim në vitin 1948, në zanafillën e të ashtuquajturit “neutralitet” ala titist, pavarësisht kësaj mbëyshtetje, mbetet një iluzion i lloit të vet, po aq sa edhe shkëputja e shpejtë e Serbisë nga orbita ruse.
3.
Një zgjim i ndërgjegjes njerëzore bazuar në patriotizmin e menduar mirë, do të mund të ishte pengesa reale e marshit të neofashizmit dhe kthimit në zanafillën e tij, jo vetëm në Serbi, po gjithandej në hemisferën perendimore.
Nisur vetëm nga pikëpamja morale, heronjtë janë figura paradoksale, do të thoshte Niklas Luhmann. Për të, figura e heroit përfaqëson “ndoshta formën më mbresëlënëse semantike që është zhvilluar në historinë evropiane për devijimin e rregulluar moralisht”: heroi “prodhon konformitet (vullnet për të imituar) përmes devijimit”,[5] do të shprehej në konkluzat e tij Luhmann-i.
Sidoqoftë, në shoqërinë bashkëkohore sado që krijohet përshtypja se nuk ka vend për heronj, po, kënga e tij e mjellmës tregon aporinë e çdo përpjekjeje për të riaktivizuar rrëfimet heroike përmes filozofisë morale.
Susan Neiman trajton një nga këto apori në “Qartësia morale. Udhëzues për idealistët e të rriturve”. Për Neiman-in, historitë e heronjve janë thelbësore sepse ato përbëjnë bazën e gjykimit moral. Të gjithë mund të përmendin “të paktën një person që mendojnë se ka sfiduar vdekjen për të bërë atë që është e drejtë […]. Mbajtja pas idesë së një personi të tillë është një mënyrë për të ruajtur imazhin e njerëzimit, sepse shembuj të tillë na lejojnë të shikojmë dinjitetin njerëzor si një kryevlerë e pakrahasushme me asgjë tjetër.”[6]
Zhvillimet më të reja në Gjermani, jo vetëm gjatë fundjavës së kaluar, por edhe në ditët pasuese, paralajmrojnë qartë një zgjim të theksuar të ndërgjegjes, që tashmë mund të thuhet se ka shpërthyer tek shtresa e mesme dhe liberalët e majtë, për të parandaluar ngjitjen e AfD-së në pushtet dhe me këtë kthimin në zanafillë – në vitin 1933.
A mund të quhet ky një lloj manifestimi mediadik i heroikës që po ndodhë në Gjermani, apo një lloj eroizimi i masës në vend të individit hero? Këtë do ta dëshmoj shpejt koha. Meqë, si pohuam në fillim të kësaj eseje politike, në Europë sërish merrë peshë fjala e gjeneralëve. Shih për këtë, “Steadfast Defender 2024” vjen në një kohë kur realiteti i ekuilibrave të rinj të fuqisë në botë, nuk mund të trajtohet tutje si iluzion. Lufta ruse në Ukrainë dhe tentativat e saj për hapjen e fronteve të reja të luftimeve kudo që do t’ia arrinte [jo vetëm në Baltik e Bllkan, por edhe në Lindjen e Mesme e Detin e Kuq…] mbesin pjesë e agjendës dhe strategjisë ruse. Koha tutje punon për gjeneralët dhe politikanët që janë mbrujtur me atë tip të patriotizmit të paramenduar mirë.
Si kundërpërgjigje agjendës ruse, kjo lagje politikanësh kanë nevojë të identifikohen me kultin e heroit modern, në rast se duan ta ndalin rrëshqitjen e shoqërisë në batakun e zanafillës së fashizmit në njërën anë dhe marshit rus në anën tjeëtr. Në këtë marsh për t’i dalë së keqes përballë dhe mundësisht për ta shmangur atë, NATO-ja vazhdon pregaditjet për përballje kudo që cenohen interesat e Perendimit, ndërkaq dy qeveritë e dy republikave shqiptare [Tiranë e Prishtinë], janë pozicionuar qartë konform interesit nacional, duke marrë në konsideratë se rreziku i luftës është real.
Patriotizmi i paramenduar mirë kërkohet që të kthehet në kulturë dominuese , që do të mund t’i shërbejë zhvillimit kushtetues të dy republikave tona. Pritshmëria për t’iu përshtatur këtij produkti ligjor, që fundja është nusprodukt i villnetit politik të Kombit si tërësi, në mënyrë patriotike kushtetuese, duke i funksionalizuar dy Republikat tona në kuptimin e mirëfilltë të fjalës edhe si parakusht drejt krijimit të Federatës Shqiptare, është garanca e vetme e shndërrimit të Kombit si i barabartë mes të barabartëve në mesin e kombeve tjerë të Europës. Ky gjakim, fundja, është krejt i natyrshëm.
_______________
1. https://www.evropaelire.org/a/josep-borrell-ndihme-ukraine-/32787269.html
2. https://www.geopolitika.news/vijesti/slovacki-preijer-ukrajina-ce-morat-dati-dio-rusiji/
3. https://www.nzz.ch/der-andere-blick/proteste-gegen-die-afd-regierungen-sollten-gut-regieren-statt-zu-demonstrieren-ld.1775341
4. https://www.danas.rs/vesti/drustvo/vucic-naoruzavanje-vojska-nato/
5. Niklas Luhmann, Die Autopoiesis des Bewußtseins, in: Niklas Luhmann, Soziologische Aufklärung 6. Die Soziologie und der Mensch, 3. Aufl. Wiesbaden 2008, S. 55–108 (zum Helden f. 86ff.), këtu f. 86.
6. Susan Neiman, Moralische Klarheit. Leitfaden für erwachsene Idealisten, Hamburg 2010, f. 112.
Gjek Ndou, Sazan Guri , Gjergj Lulaj, Marqel Lataj , Nikoll Gj. Lleshi , e shumë figura të tjera nga të gjitha trojet shqiptare , të gjithë me tituj akademik, ishin sëbashku me të tjerë në një takim që u mbajt sot në Milot , Shqipëri, për ta përkrahur Nismën e Deçanit për Braktisjen e Islamit, njoftoj për Drinin njëri ndër nismëtarët kryesor të kësaj nisme, Alberto Lekaj nga Lumbardhi Deçanit.

Të gjithë të pranishmit ishin të njëzëshëm se braktisja e islamit tashmë është një proces i pakthyeshëm kombëtar gjithëpopullor pasi njerëzit e kanë kuptuar se cilat janë pasojat e panislamizmit në rrethanat e islamit Global.

Pra, siç doli nga takimi i intelektualëve të shquar të kombit kjo braktisje e fesë islame tashmë ka karakter gjithëkombëtar dhe ndërlidhet me interesat e kombit për të mos i lejuar të tjerët që në emër të kësaj feje të na shembin e shkatërrojnë kluturalisht e kombëtariesht.

U arrit pajtimi i përgjithshëm se në këtë vazhdë do të mbahen takime të tjera në mbarë Shqipërinë dhe hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Gashullin Ilirik (Ballkan). Në bazë të asaj që thekson aktivisti i njohur i kësaj nisme, Rizë-Fishtë Krasniqi nga Prishtina, aktivitetet e tilla për ndërgjegjësimin e popullatës shqiptare do të mbahen në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik.

Sipas deklaratës së Fisht Krasniqit për Drinin, nisma tashmë ka marrë hov dhe përqafohet nga shtresa të mëdha të popullatës shqiptare.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe aktivistja e çështjes kombëtare nga Skenderaj, Vlora Gashi, poeti Sokol Halili etj.


F.S / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vehbi Miftarin ambasador në Misionin e Posaçëm në Vatikan.
Nga 1 shkurti, Miftari do të udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Vatikan, duke lënë pozitën e këshilltarit politik të presidentes Osmani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës”.

Vehbi Miftari me Vjosa Osmanin
“E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar Miftari në Facebook.
Ndryshe, Osmani dy javë më parë ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ajo ka thënë se dekretimi formal i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë vjen pas dy vite përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit.

Nga: Klajd Kapinova, New York
Publikimi i dokumentit origjinal nga bossi Musk, konfirmoi atë që ne e dinim tashmë si të detajuar me kohë nga Devine. Fushata e Biden-it, demokratët dhe Shteti i Thellë (Deep State), punuan pa u lodhur për t’i ndaluar amerikanët të mësonin të vërtetën, për jetën e neveritshme të drogave, prostitutave dhe dramës familjare të Hunter-it siç detajohet qartë në laptop, ku ka një lidhje me gruan dhe fillon të flejë me gruan e vëllait të tyre të vdekur dhe më pas motrën e saj (kunaten) brenda javësh dhe muajsh nga varrosja e tij!?)
Siç besonin Joe, Jim dhe Hunter, me emrin Biden do të hapnin dyert për bisnes dhe klientët në mbarë botën. Joe e quajti atë Rruga e Delaware.
Qysh nga viti 2007, disa nga bashkëpunëtorët e tyre të biznesit janë dënuar për mashtrime federale ose akuza korrupsioni, megjithëse per çudi asnjë anëtar i Familjes së Parë, nuk është përfshirë në ato krime.
Mbasi gënjeu shumë here, para fakteve kryeneçe të mediave, më në fund në muajin dhjetor 2020, Hunter Biden pranoi ekzistencën e një hetimi federal penal të çështjeve të tij tatimore, i cili u përqëndrua në marrëdhëniet e tij jashtë shtetit, përfshirë levizjet në Kinë.
E rëndësishmja, është se Devine tregon se si Joe e përdori fuqinë e tij si senator i SHBA-së, për t’i gjetur punë Hunter-it me kompani dhe në nivelet e pagave që Hunter nuk e meritonte (d.m.th., Burisma nuk ishte hera e parë, që dikush e pagoi Hunterin për asgjë).
Familja e korruptuar Biden, gjithashtu arriti të blejë dhe shesë pasuri të paluajtshme me fitime marramendëse të majme. Devine i detajon këto fakte origjinale, ndërsa ajo ndërton me kujdes çështjen kundër Joe Biden, duke çuar në shitjen me shumicë të aksesit, pasi ai u bë zv/President, me Hunter-in që shërbente gjithmonë si pikë kontakti për t’a mbajtur Beau-n “të pastër” në rrugën që ai të bëhej senator i SHBA-së.
Asnjë person i arsyeshëm, që lexon kapitujt 9-14, nuk mund të nxjerrë ndonjë përfundim tjetër, përveç se ka prova të rëndësishme të drejtpërdrejta dhe rrethanore të njohurive dhe përfshirjes së Joe në mashtrimin e familjes Biden.
Ish-partneri Tony Bobulinski e kuptoi mashtrimin, por zbatimi i ligjit (FBI dhe DOJ), nuk bëri asgjë me pretendimet e tij, të mbështetura në dokumente, se Joe ishte i përfshirë në mashtrime.
“Kur The New York Post publikoi artikullin e tyre, një individ i quajtur Andy Stone ndërhyri. … Dhe e hodhi poshtë modelin e fakteve. Gjëja interesante me këtë, Tucker, është se Andy Stone nuk më ka arritur (takuar) kurrë. Ai kurrë nuk i thirri avokatët e mi. Adresa ime e emailit ishte aty. Unë jam i lehtë për t’u mbajtur. Facebook, kurrë nuk më kontaktoi dhe më tha, hej, Toni ne e shohim këtë email që sapo e publikoi The New York Post, a është i vërtetë!? Mund të na dërgoni emailin? Unë brenda pesë minutave, ua kisha dërguar e-mailet nëse Twitter, Facebook, apo dikush tjetër do të më kishte kontaktuar, unë do ta kisha ofruar emailin. Sot të gjithë duan të flasin për datat, oh, emailet që prodhohen nuk kanë asnjë të dhënë, e unë do t’i kisha dhënë atyre të dhënat që janë me faqe të gjata në atë email që publikoi The New York Post.”

Sot, ka më shumë prova të forta të sjelljes së paligjshme të Biden, se sa ka pasur ndonjëherë për marrëveshjen e fshehtë të Trump me Rusinë, megjithatë “bisnesmeni” Hunter Biden mbetet i lirë nga një avokat special, pavarësisht konfliktit të qartë të interest në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së (DOJ) e politizuar në krah apo duke u bërë favore demokratëve në hetimin e çështjes.
Gazetarja hulumtuese Miranda Devine, bën një punë brilante të përpiktë dhe të shkëlqyer, për të lidhur udhëtime të ndryshme jashtë vendit ose ngjarje në Washington, D.C., me fakte të mbledhura nga burime të tjera (si Kongresi Amerikan), për të treguar që Joe për mrekulli shfaqet gjithmonë në darka, duke organizuar mëngjese ose duke theksuar praninë e Hunter-it te klientët e tij ose “investitorët” e mundshëm.
Ajo me pendën esaj të mprehtë, zbulon detaje që nuk janë dëgjuar kurrë më parë. Nuk ka asnjë dyshim nëse libri i Devine do të ishte identik, përveç shkëmbimit të familjes Biden me familjen Trump, ajo dhe ekipi në New York Post do të kishin fituar një çmim Pulitzer, për punën e tyre dhe do të krahasoheshin me Carl Bernstein dhe Bob Woodward.
Mjerisht, në shoqërinë tonë të dy standardeve, demokratët marrin një leje për të bërë atë që do t’i jepte fund karrierës së një republikani (shih John F. Kennedy, dhe Ted Kennedy, Bill Clinton, Hillary dhe Joe Biden).
Pjesa më interesante e librit ishte rrëfimi i Devine-s, për skandalin e kompanisë gaznxjerrëse ukrainase Burisma.
Zv/ Presidenti i SHBA-së Joe Biden, asokohe u mburr për fuqinë e tij persekutuese, në shkarkimin e Prokurorit e Përgjithshëm të Ukrainës Viktor Shokin, në këmbim të 1 miliard dollarëve nga fondet e SHBA-së akorduar popullit të këtij vendi të varfër, por edhe më të korruptuar në botë.
Autorja e librit Devine, bën një punë fenomenale, duke paraqitur faktet dhe afatin kohor, duke përfshirë materiale dokumentare origjinale, për të cilat askush nuk kishte dëgjuar apo lexuar më parë.
E majta komuniste globaliste amerikane, thjesht dhe qëllimisht është përpjekur të errësojnë atë që ndodhi me laptopin original të Hunter Biden. Fakti, që brenda pak muajve pas largimit të Joe nga detyra (viti 2016), Burisma përgjysmoi pagën mujore të Hunter-it, duhet të kishte qenë gjithçka që i duhej kujtdo për të parë mashtrimin.
Një element i jetës së Hunter-it i ekspozuar nga Devine, të cilit sinqerisht duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje, është se gjoja babai më i “mirë” në botë, Joe Biden vendosi të kandidojë për president, pasi vendndodhja e djalit të tij nuk dihej gjatë një konsumimi tjetër të nxitur nga droga.
Pasi humbi vajzën Naomi, në një aksident tragjik automobilistik dhe djalin Beau nga një sëmundje e pashërueshme, është tronditëse ndjekja e katërt narcisiste e Joe për presidencën ishte qartësisht më e rëndësishme për të, sesa gjendja e djalit të tij Hunter, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun real të tij si qindra dhe mijëra të tjerë.
Vrapimi i Joe për tu bërë president i vendit më të lire në botë, thjesht duket i shëmtuar tani, duke e ditur se sa keq po shkonte djali i tij i vogël Hunter Biden. Megjithatë, me drejtësi, më duket e pahijshme se sa politikanë në fund të viteve 1970-1980 të tyre ngjiten pas pushtetit në Washington DC, në vend që të shijojnë jetën e qetë në shtëpi me bashkëshortet, fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tyre.
Detaji i fundit jetik i nxjerrë në pah nga gazetarja investigative Devine, është prania e marrëdhënieve të familjes Biden me presidentin kinez Xi Jinping. Ajo bashkon faktet, që dalin prej dekadash, për të treguar se Joe dhe Hunter kishin lidhje të thella me Xi dhe bazën e tij të pushtetit.
A është me të vërtetë një hap i madh, për të lidhur aktin e qëllimshëm të qeverisë kineze të Xi, për të lejuar udhëtimin ndërkombëtar në Perëndim nga Wuhan (Instituti i Virusologjisë në Kinë), pasi ai ndaloi udhëtimet e brendshme nga Provinca Hubei, duke e ditur se do të shkaktonte vdekje, shkatërrim ekonomik dhe, më e rëndësishmja, rrezikonte Trump-in nga rizgjedhja.
Pasi Joe siguroi nominimin e demokratëve, Kina e dinte se do të përballej me një Amerikë shumë më pajtuese me Joe në Shtëpinë e Bardhë, sesa Trumpi i ashpër ndaj Kinës komuniste.
Nga ana e tjetër, Kina kishte investuar në dollarë për antarët e familjen Biden, në një fond shumë-miliardë dollarësh të lidhur me Xi, leva thjesht nuk do të ishte një problem.
Duke u mbështetur në raportimet e fundit të Kongresit Amerikan, Biden ende zotëron aksionet e tyre në fonde dhe kjo ndoshta shpjegon reagimin e vakët të Joe ndaj protestave në Kinë dhe më saktë në Hong Kong.
Presidenti Donald J. Trump, me të vërtetë ka një ankesë legjitime, që mandati i tij i parë (2016-2020) u zhyt nga demokratë ose më saktë nga komunistët fanatikë amerikanë, në mënyrë të padrejtë nga mashtrimi i Rusisë dhe se zgjedhjet e vitit 2020 u manipuluan si Hemingway dhe Devine detaje në librat e tyre.
Biden-ët, jo vetëm që nuk janë më të mirë se Trump-ët, por në fakt janë shumë të keqinj. Familja Trump u pasurua, duke bërë marrëveshje të pasurive të paluajtshme dhe famën e tyre. Bidenët, u pasuruan, duke shitur Main Street America, në disa raste armiqve tanë.
E majta komuniste këtu dhe shtojcat e saj të ndryshme, duke përfshirë punën kryesore të Shtetit të Thellë (Deep State), punuan me zell për të sulmuar Presidentin Trump në çdo hap, ndërsa në të njëjtën kohë bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur sleepy Joe Biden.
“Rigged” dhe “Laptop from Hell”
Këto dy libra, janë dy goditje të rënda, që ekspozojnë atë komplot, për të mashtruar amerikanët dhe për të kapur pushtetin. Realiteti i tmerrshëm, është se ata patën sukses. Mendimi më i tmerrshëm është se çfarë do të bëjnë më pas Biden-ët, për të mbajtur pushtetin!?
Fatmirësisht, Disa nga këto informacione, tani po ekspozohen më gjerësisht dhe masivisht në opinionin publik amerikan dhe ndërkombëtar.
Përmbajtja e laptopit iu bllokua në mënyrë propagandistike pa të drejtë publikut amerikanë, përpara zgjedhjeve të vitit 2020, në një mbulim masiv të krijuar nga makina e fuqishme e teknologjisë së madhe, mediave të mëdha, financave të mëdha dhe qeverisë së madhe.
Libri i ri, dokumenton jetën e zjarrtë dhe të shkrirë të Hunter Biden, duke shpenzuar miliona dollarë çdo ditë për drogë, grepa dhe hotele luksoze me prostituta. Ai tregon për shkatërrimin, që ai u ka bërë grave, fëmijëve dhe të dashurave të tij.
E gjithë kjo është bërë e mundur, madje promovuar, nga pozicioni qeveritar i babait të tij dhe i të atit. Vepra, tregon një argument të fortë që babai i tij (Joe Biden) ishte i përfshirë në disa prej këtyre sipërmarrjeve dhe në tërheqjen e fijeve, pavarësisht mohimeve të përsëritura të rrencakut Joe Biden.
Laptop nga ferri… demonstron se çfarë mund (duhet) të arrijë një reporter investigativ vërtet i pavarur, të ekspozojë korrupsionin në opinionin publik.
Fatkeqësisht, një raportim i tillë real është i rrallë dhe faktet masive si male duket se po vazhdojnë të rriten dita-ditës…
Disa fjalë për librin “Laptopi nga Ferri: Hunter Biden, Big Tech dhe Sekretet e Pista që Presidenti u përpoq të fshihte”(New York, USA, 207 faqe)
Bota e Biden-ëve, është një vend i neveritshëm
Duke lexuar faqet e librit investigativ, shohim se ka shumë subjekte të përfshira në marrëdhëniet e ndërsjellta korruptive të biznesit të madh të familjes me histori të gjatë kriminale, me emrin e vetëm dominues familja Biden.
Në tërësi të librit, mëson se pronësia, strukturat dhe marrëdhëniet e tyre janë të pakapshme dhe të ndryshueshme, të ndërthurura në mënyra të ndërlikuar, por gjithsesi me një kujdes dhe përqendrim të vëmendshëm ato shkoqiten apo zbulohen ose shfaqen hapur si ngjarje me fakte të dokumentuara, brenda vetë faqeve të librit të ri, ndër më të shiturit sot për sot në SHBA.
Titulli Laptopi nga Ferri…, është vetë Ferri një destinacion për të keqen dominuese, që ka kapluar fatkeqsisht vendin tonë në dekadat e fundit dhe për keqbërësit e papenduar, që pa pike turpi vijojnë të mohojnë gjithçka, që me fakte origjinale është publikuar nga vetë burimi kryesor, që është laptopi original i djalit të Joe Biden i vetëquajturi bisnesmeni Hunter Biden.
Eshtë vërtetuar, se koka dhe truri i Oktapodit me shumë këmbë, që zgjatën e zgjatën dhe komandohen në mënyrë përfekte nga i njëjti trup me emrin Joseph Robert Biden Jr., ose sikurse njihet sot Joe Bides – Big Guy, që merrte rregullisht 10% mbas çdo transaksioni financiarë, duke shitur kështu hapur dhe pa frikë interesat politike ndërkombëtare amerikane, duke pasuruar veten dhe familjen e tij, Biden.
Të gjitha këto përfundime, janë provuar nga dokumentët autentike, që fatmirësisht disponon sot Kongresi Amerikan, i kontrolluar nga patriotët konservatorë republikanë, të cilët fatmirësisht janë hedhur në sulm, kundër korrupsionit prej shumë dekadave të zv/Presidentit komunist të SHBA-së Joe Biden.
Laptop nga ferri…, ia vlen të rilexohet dhe botohet edhe në gjuhën e bukur shqipe, për të gjithë qytetarët në trojet etnike shqiptare, të cilët si kudo në botë kujdesen për të vërtetat e vendit të tyre, për të mësuar hapur, se bota e Biden-ëve është një vend i neveritshëm.
Varësia nga droga dhe çmenduria, nuk janë justifikime të pranueshme për tradhti të tilla ndaj popullit amerikan, ku Hunter Biden, Big Tech, Big Media Globaliste Komuniste u mundua të fshinte sekretet e pista të Presidentit komunist Joe Biden.
Në libër thuhet, se: “Prill 2020, Gjykata e Qarkut të Kievit, urdhëroi që Shokin të regjistrohej zyrtarisht si viktimë e një krimi të supozuar nga ish-zëvendëspresidenti amerikan. Identiteti i Joe fillimisht ishte redaktuar, por gjykata vendosi që ai të emërohej zyrtarisht.” (Miranda Devine, “Laptopi nga Ferri: Hunter Biden, Big Tech dhe sekretet e pista që Presidenti u përpoq të fshihte”)
“Joe fluturon për në L.A. (California), për të bërë një kontroll të mirëqenies së Hunter-it, një ditë pasi ai dëbohet nga Chateau Marmont, megjithëse ai nuk është në dijeni të dramave të djalit të tij me hotelin.
Babai dhe djali, kanë “një mëngjes emocional” në La Peer, i thotë Hunter mikut të tij, Azura. “Po e marr për një prerje flokësh. Na vjen keq, ne ishim të zhytur. Një bisedë shumë personale dhe e vonuar.”
Axha Xhimi (Jim, vëllai i Joe Biden), i shkruan mesazhe më vonë atë ditë, për të kontrolluar temperaturën: “Si po shkon me babain tënd? (1-10) 10 më të mirët.” Hunter: “7.” Jim: “Rri aty miku im. Roma, nuk u ndërtua brenda një dite!”
Kështu Xhoi (Joe Biden) largohet të nesërmen dhe Hunter shkon në një Airbnb, për të rifilluar udhëtimin e tij. “A duhet të vij… kam pilula kërpudhash,” shkruan shoku i tij Rush. “Po, ju lutem ejani,” thotë Hunter. “Prisni, a nuk qëndroni më në Chateau?” (Miranda Devine, Laptop nga Ferri, Po aty).
“Në pranverën e vitit 2019, mes periudhave të pirjes së duhanit dhe përpjekjeve me prostituta, të jetuarit jashtë hoteleve dhe erërave të tymit dhe pijeve alkoolike, Hunter Biden mori një vendim çuditërisht të kthjellët.
Ai hipi në një makinë, shkoi në një dyqan kompjuteri dhe e lëshoi laptopin për riparim. Të nesërmen, ai u kthye për t’i dhënë nëpunësit një hard disk të jashtëm, në mënyrë që përmbajtja të mund të nxirrej. Pastaj ai nuk u kthye më.
Pse Hunter vendosi ta çonte kompjuterin e tij te një riparues (dhe përfundimisht ta braktiste) dy javë përpara shpalljes presidenciale të babait të tij, në vend që të blinte një të ri, mund të jetë një enigmë interesante për teoricienët frojdian. Por nga ky vendim fati vjen libri magjepsës i Miranda Devine, Laptop from Hell: Hunter Biden, Big Tech dhe sekretet e pista që Presidenti u përpoq të fshihte.
Rrëfimi mbresëlënës i Devine për marrëdhëniet e dobëta të biznesit të familjes Biden, i nxjerrë nga përmbajtja e hard drive-it të Hunter-it, fillon aty ku mbaroi raportimi yjor parazgjedhor i Neë York Post.”
Shumë nga detajet janë raportuar apo ekspozuar më parë pjesë-pjesë nga gazetarja investigative e gazetës më të madhe amerikane New York Post Miranda Devine, e cila i bashkon ato (ngjarjet) së bashku me raportimet e reja të drejtpërdrejta mbi korrespondencën dhe dokumentet e nxjerra nga laptopi e i vendos ato në kontekst me atë që po ndodhte në atë kohë me nënpresidencën dhe kandidimin presidencial të Joe Biden.
Shumë amerikanë, mendojnë se duhet investiguar edhe vetë Presidenti Barack Hysen Obama, sepse të gjithë këto ngjarje kanë ndodhur gjatë 8 vjetëve të errëta të Presidencës së tij të deshtuar, në vitet 2008-2016.
Libri, është një kronikë shkatërruese e korrupsionit politik e financiarë të familjes Biden
Nga Ukraina në Meksikë apo udhëtimet e shpeshta në Kinë, korrespondenca private e Hunter Biden tregon se si ai dhe familja e tij përdorën pozitën e babait të tij, për të fituar pagesë të lartë dhe me punë të ulët me aktorë të huaj të dyshimtë dhe se si veprimet zyrtare të Joe Biden përfitonin drejtpërdrejt nga mbështetësit financiarë të familjes së tij.
Në rastin më të mirë, Joe Biden shfaqet si një baba i pafat, që lehtëson skemat qartësisht joetike të të birit të fitimit të parave.
Në rastin më të keq, dhe siç sugjerojnë disa nga tekstet dhe e-mailet e Hunter-it, Joe ishte një pjesëmarrës i njohur dhe përfitues i biznesit familjar.
Fakti që vlera e tregut të Hunter-it rrjedh nga pozicioni i babait të tij, dukej se ishte një burim pakënaqësie për Biden-in më të ri, edhe pse ai vazhdoi të fitonte para nga emri i babait.
Hunter u ankua në mesazhe për vajzën e tij, se ai kishte mbështetur financiarisht klanin Biden për tre dekada dhe se pop (është fjala për Joe Biden) merrte një shkurtim të “gjysmës së pagës time”.
Të dhënat financiare dhe korrespondenca e raportuar nga gazetarja investigative Miranda Devine, tregojnë se paratë nga llogaritë e biznesit të Hunterit janë përdorur për të mbuluar faturën e AT&T (kmpani telefonike amerikane) të babait të tij Joe Biden dhe shpenzimet e mirëmbajtjes së shtëpisë dhe se një pjesë e një marrëveshjeje të madhe me Qeverinë e Repunlikës Popullore të Kinën Komuniste, ishte caktuar për të moshuarin pensionist sih senator dhe ish zv/President i SHBA-së i korruptuari dhe rrencaku i madh Joe Biden.
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, korrespondenca e Hunter-it dukej gjithnjë e më shumë si protesta impotente të vëllait të mesëm Corleone, Fredo në The Godfather Pjesa II: “Unë mund t’i përballoj gjërat! Unë jam i zgjuar! Jo siç thonë të gjithë, si memec. Unë jam i zgjuar dhe dua respekt!”
![]()
Hunter i dërgoi të atit Joe Biden mesazhe të gjata, passive dhe agresive
“Vizioni yt për mua, që jam një kokë e dehur e pafat e degjeneruar, është kaq e dëmshme,” e sulmoi Hunter babain e vet Joe Biden, në një seri tekstesh në muajin korrik të vitit 2019.
“Për njëzet vjet, është ndjerë sikur thjesht të kishe nevojë, që unë të shkoja në dhomën time të gjumit dhe hesht, ndërsa të rriturit flasin. Unë ju dua të gjithëve. Por nuk kam asnjë respekt,” u ankua Hunter, në një email drejtuar vajzës së tij.
![]()
Ndryshe nga Fredo, Hunter do të mbrohej nga pasojat e veprimeve të tij shkatërruese. E njëjta gjë si përsëritje e historisë po ndodhte identik edhe me familjen super të korruptuar Biden.